ITALIA, ARSYET E KRIZËS DHE E ARDHMJA

Download (0)

Full text

(1)
(2)

QENDRA KOMBETARE E SIGURISE DHE MBROJTJES (QKSM) Page 2 of 9

ITALIA, ARSYET E KRIZËS DHE E ARDHMJA

(Analizë)

Agron Loci

Analist, Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes

Tiranë, 2013

(3)

QENDRA KOMBETARE E SIGURISE DHE MBROJTJES (QKSM) Page 3 of 9

E drejta e autorit

Copyright © 2013 nga Qendra Kombëtare e Studimeve të Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) të Ministrisë së Mbrojtjes.

Copyright © 2013 by the National Center for Security and Defence Studies (NCSD) of the Ministry of Defence.

Politika e mos-diskriminimit dhe anti-plagjiaturës

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/

autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat apo pozicionet zyrtare të Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes, apo institucioneve të tjera qeveritare.

Autori/autorët e këtij shkrimi nuk janë subjekt i ndëshkimit për shprehjen e lirë të qëndrimeve e pozicioneve të tyre individuale, edhe sikur përmbajtja e tyre të mos jetë në përputhje me qëndrimet zyrtare të institucionit të tyre.

Njëkohësisht, autori/autorët mbajnë përgjegjësi për shpifjet, shtrembërimet e fakteve, sharjet si dhe kopjimet e pa referuara të krijimeve dhe mendimeve të autorëve të tjerë.

(4)

QENDRA KOMBETARE E SIGURISE DHE MBROJTJES (QKSM) Page 4 of 9 Abstrakt: Skenari i krizave qeveritare nuk është i panjohur për italianët. Largimi i pesë ministrave nga qeveria e kryeministrit Letta na solli në vëmendje pikërisht ato kohë kur krizat politike dhe qeveritare në Itali ishin të shpeshta.

Po cilat janë shkaqet e vërteta të kësaj krize? A ka mundësi kryeministri aktual Letta ta menaxhojë situatën pa e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme? Përse pikërisht në këtë moment Italia duhej që të përjetonte këtë krizë kur po kapërcente me shumë vështirësi pasojat e krizës financiare, dhe recesionit ekonomik?

Cilat janë skenarët e të ardhmes politike në Itali? Këto dhe disa çështje të tjera të lidhura me situatën aktuale në Italinë e ditëve të fundit trajtohen në analizën e mëposhtme.

(5)

QENDRA KOMBETARE E SIGURISE DHE MBROJTJES (QKSM) Page 5 of 9

ITALIA, ARSYET E KRIZËS DHE E ARDHMJA

Vetëm 5 muaj ka kryeministri italian Enrico Letta në krye të një koalicioni të madh qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike (PD) dhe Partisë Populli i Lirisë (PdL) të drejtuar nga moguli politik dhe mediatik Silvio Berlusconi. Para dy ditësh, vetëm një ditë përpara datëlindjes së tij të 77, Berlusconi i kërkoi pesë ministrave të partisë së tij që të japin dorëheqjen nga postet politike. Kërkesa e tij u përmbush në orët në vijim duke e futur kështu Italinë në një krizë qeveritare, dhe risjellë në kujtesën e europianëve Italinë e viteve 70 dhe 80 të shekullit të kaluar, me krizat e shpeshta qeveritare, dhe për pasojë me qeveritë që në disa raste arrinin të qeverisnin vetëm disa muaj vendin.

Në fakt, kishte kohë që mosmarrëveshjet brenda koalicionit ishin shfaqur, por ato filluan të marrin një formë konflikti të qartë sidomos pas vendimit të gjykatës në fillim të gushtit të këtij viti, për të dënuar me katër vite burg “Kavalierin”, i cili u gjend fajtor pasi kishte fakte për mashtrim financiar.

Megjithatë ky vendim nuk e shpinte Berlusconin në burg, për faktin se tre vite i faleshin për shkak të një ligji që merr parasysh moshën e të dënuarit (në atë moment Berluskoni llogaritej tek 76 vjeç) ndërkohë, që një vit ai mund ta shlyente duke bërë punë për komunitetin.

Por, nëse Berlusconi i shpëtonte burgut, vendimi për pjesëmarrjen ose jo të tij në institucionet e larta politike është edhe thelbi i konfliktit politik në Itali. Prokuroria fillimisht kishte kërkuar që Berlusconi nuk duhej të lejohej të ushtronte për pesë vitet në vijim poste zyrtare, kërkesë kjo që nga prokurori i çështjes më vonë u reduktua në vetëm tre vite. Sipas prokurorit, Berlusconi kishte qenë për shumë vite

“koka drejtuese” e një mashtrimi financiar sistematik. Nuk duhet harruar, se përveç këtij procesi, kundër “Kavalierit” ka edhe disa procese të tjera në gjykatë, ku nga ana

(6)

QENDRA KOMBETARE E SIGURISE DHE MBROJTJES (QKSM) Page 6 of 9 përfshirë në afera seksuale me prostituta minorene.

Për ditën e premte dt. 04.10.2013 është parashikuar mbledhja e komisionit të senatit Italian, në të cilën do të kërkohet heqja e imunitetit të Berlusconit. Vetëm disa kohë më pare, po ky komision nuk kishte pranuar kërkesën për heqjen e imunitetit të tij, ndërkohë që pritet me kureshtje votimi i dytë i komisionit pas katër ditësh. Pas mbledhjes së komisionit të mandateve të senatit, vendimi përfundimtar pritet të merret në mesin e muajit tetor, në mbledhjen plenare të senatit.

Në fakt, rreziku për “Kavalierin” qëndron në faktin se sipas një ligji të miratuar në vitin 2012, që njihet si Ligji antikorrupsion “severino”, politikanët e dënuar me vendim gjykate për korrupsion më shumë se dy vjet, humbasin mandatin e tyre në ushtrimin e funksioneve zyrtare. Sipas avokatëve të “Kavalierit” ky ligj ka hyrë në fuqi në vitin 2012, dhe nuk ka fuqi prapavepruese pasi procesi kundër Berlusconit ka shumë vite që kalon dyerve të gjykatave.

Ndërsa pjesa më e madhe e komentatorëve dhe e opinionit publik në Itali, mendojnë se është pikërisht ky motivi kryesor, që ka detyruar Berlusconin të kërkojë tërheqjen e ministrave të tij nga qeveria Letta. Vetë Berlusconi dhe disa nga njerëzit e tij më të afërt arsyen e largimit nga qeveria e lidhin me rritjen në nivelin e 22% të taksës mbi vlerën e shtuar nga ana e qeverisë Letta, duke argumentuar se “…ata nuk mund të bëjnë pjesë në një qeveri që rrit taksat e qytetarëve italianë”.

A po luan të fortin Berlusconi duke e shpënë vendin drejt një krize qeveritare vetëm për interesa të tij personale? Apo qeveria Letta vërtet përmes paketës së saj fiskale ka kaluar vijën e kuqe që mbante të lidhur koalicionin qeverisës? Këto janë çështje që do të marrin përgjigje në ditët në vijim.

Ajo që është e rëndësishme është fakti se në takimin me presidentin italian Napolitano, kryeministri Letta ka kërkuar për të mërkurën dt. 02.10.2013 votëbesimin e tij dhe të qeverisë së në parlamentin Italian, e nëse ky votëbesim nuk do të vijë, atëherë Letta do të deklaronte se; “unë kam ndërmend që të qeveris vendin me çdo çmim”. Pra, nëse Letta nuk do ta gjente mbështetjen edhe tek partitë e tjera, atëherë Italia do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërsa Berlusconi është i bindur se aktualisht partia e tij ka shumicën e mbështetjes popullore, fakt që sipas tij mbështetet në sondazhet e fundit të opinionit publik, kjo

(7)

QENDRA KOMBETARE E SIGURISE DHE MBROJTJES (QKSM) Page 7 of 9 e bën atë të shohë me optimizëm dhe të jetë i interesuar për zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Nga ana tjetër, presidenti Napolitano po përpiqet me të gjitha mënyrat për të mos e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Në rast të një dorëheqje të qeverisë, kryetari i shtetit mund t’i kërkonte sërish Letta- s apo ndonjë politikani tjetër që të formonte një qeveri transitore, megjithëse ai vazhdon të jetë kundër këtij skenari, kjo edhe për vetë faktin se me kodin aktual zgjedhor Italian, mund të rikthehej sërish një situatë e tillë siç ishte ajo e shkurtit të kaluar, kur forcat politike kishin numër të barabartë votash, gjë që do të zgjaste edhe më shumë situatën e krizës në vend.

Në fakt kryeministri Letta ka kërkuar jo vetëm nga anëtarët e partisë së tij, por edhe nga ata të partisë së Berlusconit dhe të partive të tjera të përfaqësuara në parlament, të vlerësojnë seriozisht situatën. Një vendim kundër vazhdimit të qeverisjes aktuale dhe kalimi në periudhën transitore drejt zgjedhjeve të reja, mund të kishte pasoja në radhë të parë për ekonominë italiane, kur e para që reagoi ndaj kësaj situate të paqartë politike ishte bursa e Milanos.

Italia, si ekonomia e tretë me e madhe në zonën Euro, ekonomi që vetëm gjatë vitit të fundit ka dhënë shenja se po del me shumë ngadalësi nga faza e recensionit ekonomik, do të duhej të bënte një sforco tjetër të madhe në rast se vendi shkonte drejt zgjedhjeve të parakohshme. Vetë presidenti Napolitano e ka kritikuar ashpër partinë e Berlusconit për këtë qëndrim duke i kujtuar se “…ajo nuk duhej që përmes këtij akti të vinte në lojë funksionimin e parlamentit në mesin e një krize ekonomike, si dhe është absurd që Berlusconi një vendim gjykate kundër tij ta konsideronte si një “puç” apo si një “grusht shteti…”

Të ndodhur përpara një situate të tillë të vështirë kryetari i PD Gugliemo Epifani do ta quante vendimin e PdL së Berlusconit si akti i fundit përpara kolapsit. Sipas tij gjithçka që po ndodh këto ditë në Itali nuk është veçse një presion, që ka në bazë interesin personal të Berluskonit në mënyrë që Senati, të mos miratojë përjashtimin e tij nga Dhoma e Lartë.

Situata është e paparashikuar edhe për vetë faktin se brenda partisë së Berlusconit ka politikanë që nuk janë dakord me qëndrimin zyrtar të partisë, po ashtu siç ka edhe kundërshtarë të linjës qeverisëse të Letta-s brenda partisë demokratike.

Dita e mërkurë (02.10.2013) do të jetë një ditë kur shumë vende por edhe tregje financiare do të mbajnë sytë nga zhvillimet në parlamentin Italian. Në rast se Letta

(8)

QENDRA KOMBETARE E SIGURISE DHE MBROJTJES (QKSM) Page 8 of 9 parasysh se cilat parti janë të përfaqësuara.

Në rast të mos marrjes së mbështetjes nga parlamenti, parlamenti italian do të miratojë përbërjen e një qeverie transitore që do ta çojë vendin në zgjedhjet e parakohshme. Nëse ky do të jetë vendimi i përfaqësuesve të popullit Italian, atëherë italianët i thonë jo një projekti dhe një programi të qeverisë Letta, duke shpresuar tek një alternativë tjetër ndoshta pse jo me Berlusconin për të disatën herë si kryeministër i vendit, ndërkohë që financat dhe biznesi do t’i duhet një farë kohe të marrin veten dhe të kuptojnë lojën e politikës italiane. Po kështu edhe partnerët ndërkombëtarë të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të interesuar për një Itali të qëndrueshme.

(9)

QENDRA KOMBETARE E SIGURISE DHE MBROJTJES (QKSM) Page 9 of 9 QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM)

Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) është institucion kërkimor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në nivel strategjik. Misioni i QKSM është:

“mbështetja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve të shtetit me studime e kërkime shkencore, rajonale e teknologjike, në interes të reformave në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit për përmbushjen e misionit kushtetues të tyre dhe të detyrimeve të integrimit në NATO dhe BE”.

Në thelb të projekteve kërkimore të QKSM është qasja aplikative e tyre; paraqitja e gjetjeve dhe rekomandimeve cilësore dhe ofrimi i zgjidhjeve dhe alternativave përkatëse për autoritetet vendimmarrëse në procesin e reformave të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.

QKSM synon ta realizojë misionin e saj nëpërmjet zhvillimit të projekteve kërkimore si monitorime strategjike, analiza, raste studimore, zhvillim politikash dhe konceptesh, studime rajonale, studime teknologjike në interes të axhendës aktuale dhe perspektive të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes.

Puna kërkimore e QKSM respekton të drejtën e autorit. Ajo është gjithashtu kundër plagjiaturës, shpifjeve, apo mbajtjes së anësisë politike partiake në çështjet kërkimore. Produktet e QKSM respektojnë ligjet kombëtare dhe standardet aleate për sigurinë e informacionit.

Janë të mirëpritur të gjithë studiuesit, kërkuesit, pedagogët, studentët, dhe analistët në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes të kontribuojnë me shkrime, artikuj dhe tema studimore që plotësojnë kërkesat dhe standardet e kërkimit shkencor.

Na vizitoni tek: www.mod.gov.al/qksm

Mail: Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) Bulevardi Zhan D’Ark, Nr 31, Tiranë, Shqipëri

E-mail: qksm@mod.gov.al

Formati i artikujve/temave studimore

Formati i shkrimit i temave studimore të ndryshme të QKSM do të ketë këto të dhëna: font “Cambria”, font size “12”, spacing after “12”, Line spacing “multiple”, at ”1.5” format “justify”.

Në Header vihet: Titulli i shkrimit/artikullit në pozicionin djathtas. P.sh.

“Angazhimet e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare”.

Në Footer vihet: QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM), e cila ka në të djathtë numrin e faqeve të artikullit/ temës studimore.

Figure

Updating...

References

Related subjects :