Mesime Te Drejtes Kushtetuse

Full text

(1)

ushtetuese -IICopyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am

1

E DREJTA KUSHTETUESE (pjesa II) SISTEMI I ZGJEDHJEVE

Sistemi i zgjedhjeve është një ndër pjesët më të rëndësishme të së drejtës kushtetuese. Nëpërmjet zgjedhjeve shtetasit realizojnë një ndër drejtat politike të veta me të cilin rast vjen në shprehje qenia e tyre politike. Sistemi i zgjedhjeve trajtohet në kuptimin e gjerë dhe atë të ngushtë.

Në kuptimin e gjerë kuptojmë tërësinë e parimeve, të drejtave, garancive, aktiviteteve dhe punëve teknike të sanksionuara me kushtetutë, ligje dhe akte tjera juridike, në bazë të cilave përcaktohet pjesmarrja e shtetasve në organin përfaqsues të shtetit.

Në kuptimin e ngushtë kuptojme sistemin e ndarjes së mandateve e cila është qështje shumë e rëndësishme, sepse ajo shpall fituesit ose humbësit e zgjedhjeve të një subjekti politik.

Komponentë shumë e rëndësishme e zgjedhjeve është e drejta e zgjedhjeve e cila ka dy kuptime:

- Kuptimi Objketiv - Kuptimi Subjektiv

Në kuptimin objketiv nënkuptojmë atë pjesë të së drejtës positive të shtetit apo sistemin e normave juridike me të cilin rregullohet zgjedhja e organeve të larta të shtetit. Këtu përcaktohet baza e elektoratit dhe rrethi i pjesmarrsve në zgjedhje, të drejtat dhe detyrimet e partive politike, detyrat e organeve shtetrore për rregullshmërinë e zgjedhjeve etj.

Në kuptimin subjektiv kuptojmë një nga të drejtat themelore të shtetasve në veprimtarinë e tyre politike, të drejtën për të zgjedh dhe të drejtën për tu zgjedhur.

RËNDËSIA E ZGJEDHJEVE DHE E SISTEMIT TË ZGJEDHJEVE

Rëndësia e zgjedhjeve qëndron aty se në kushtet e demokracisë parlamentare

mundësohet pjesmarrja formale e shtetasit në ushtrimin e pushtetit. Rëndësia e sistemit të zgjedhjeve për herë të parë ka ardhur parasysh në veprat e ideologëve borxhez të

shek.XVII dhe XVII.

Shkëndijat e para të sistemit të zgjedhjeve i hasim në poliset greke, ndërsa ai është i lidhur me shtetet bashkkohore dhe demokracinë përfaqsuese. Pas ngadhnjimit të revolucioneve demokratike, ky system dhe e drejta e zgjedhjeve rregullohen me dokumente dhe akte juridike si: përmes deklaratave, kushtetutave dhe ligjeve të vecanta mbi zgjedhjet.

Rëndësia e sistemit të zgjedhjeve qëndron në pozitën dhe rolin politik të njeriut si shtetas në ushtrimin e pushtetit në përgjithësi. Sistemi i zgjedhjeve ka rëndësi edhe nga aspekti i organizimit të pushtetit dhe funksionimit të organeve dhe institucioneve politike.

Sistemi i zgjedhjeve ka edhe rëndësi të posacshme teorike për shkencën politike e kushtetuese. Shkenca politike dhe kushtetuese, pozitën e njeriut e trajton si kualitetin dhe nivelin e demokracisë të regjimit politik të atij vendi.E drejta kushtetuese -IICopyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am

2

TEORIA POLITIKE E KUSHTETUESE – JURIDIKE DHE SISTEMI I ZGJEDHJEVE Teoria politike demokratike tradicionale ka qenë e përqëndruar në dy qështje: kush ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhjen e përfaqsuesve në organin përfaqsues dhe si mund të realizohet kjo e drejtë.

Këtu teoria politike ka ngritur dy parime:

- Parimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta - Parimin e votimit public dhe të fshehtë

Teoria politike duke u nisur nga teoria e sovranitetit popullor ka ngritur edhe parimin e mandatin e përfaqsuesve si mandate imperative, përfaqsues dhe të lidhur me revokimin. Rëndësi të vecantë për sistemin e zgjedhjeve ka edhe cështja e sigurimit të bazës reale apo adekuate zgjedhore në sistemin e përfaqsimit. Lidhur me këtë janë sajuar dy parime: - Parimi i përfaqsimit mazhoritar ( i shumicës)

- Parimi i proporcional

(2)

zgjedhjet dhe aktet juridike të pushtetit ekzekutiv. E DREJTA E ZGJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME

Është e lidhur me paraqitjen e institucioneve moderne përfaqsuese dhe është ndër të drejtat më të vjetra politike.

E drejta e zgjedhjeve nënkupton disa të drejta si: të drejtës e shtetasve të zgjedhin përfaqsuesit e vet që njihet si e drejtë active, të drejtën e shtetasit që të zgjedhen për përfaqsues që njihet si e drejt passive, të drejtën e shtetasit që të kandidohet për përfaqsues dhe të drejtën e shtetasit për referendum për qështje madhore.

Sot e drejta e zgjedhjeve të përgjithshme e emruar si “e drejtë e votës së përgjithshme” paraqet një ndër parimet themelore të sistemit të zgjedhjeve. Me sistemin e zgjedhjeve të përgjithshme kuptojmë të drejtën e përgjithshme për të marrë pjesë në zgjedhje nëse e kanë mbushur moshën madhore, pa dallim race, besimi, seksi, përkatsie kombëtare, shkallë arsimimi, culture, gjendje ekonomike etj. Për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. E DREJTA E ZGJEDHJEVE TË BARABARTA

Kjo mund të emërtohet si “e drejtë e votës së barabart” por edhe si “barazia e shtetasve në zgjedhje”. Me këtë të drejtë kuptojmë fuqinë e votës së shtetasit. E drejta e zgjedhjes jot ë barabart dallon shtetasit për nga vlera e votës së tyre. Kjo e drejtë është bërë në dy mënyra: të haptë dhe tërthortë.

Mënyra e haptë e pabarazisë së votës është bërë përmes “votumit plural”-shumzimit të votive.

E DREJTA E ZGJEDHJEVE TË DREJTPËRDREJTA DHE TË TËRTHORTA Me të drejtën e zgjedhjeve të drejtpërdrejta nënkuptojmë të drejtën e shtetasit që si zgjedhës, përmes votimit të zgjedh vetë përfaqsuesit e vet pa ndërmjetës. Të drejtën e zgjedhjeve të tërthorta e kemi atëherë kur zgjedhsit zgjedhin ndërmjetsit e tyre, në vend të vet, për përfaqsues në organet përfaqsuese. Zgjedhjet e tilla mund të jenë dy ose më

shumë shkallëshe.E drejta kushtetuese -IICopyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am

3

VOTIMI I FSHEHT DHE I HAPTË (public)

Votimi i hapët bëhet përmes aklamacionit (brohoritjes) apo me ngritjen e dorës. Kjo formë e votimit është jodemokratike, ngase mundëson kontrollin dhe presionin mbi zgjedhësit, dhe nuk i lejon ata të shprehin vullnetin e vet në zgjedhje.

Votimi i fshehtë bëhet me hudhjen e kokrrave të gomës, figurave, shenjave etj, në kutin e votimit për të zgjedhur një kandidat.

Sot në botë ky votim bëhet përmes fletvotimeve në të cilat shënohet emir dhe mbiemri i kandidatit apo partisë politike.

SISTEMI I NDARJES SË MANDATEVE ME RASTIN E ZGJEDHJEVE .

Nga forma e ndarjes së mandateve, mvaret dhe vlera e vërtetë e votës së zgjedhësit. Në teorinë politike janë të njohura dy sisteme të ndarjes së mandateve:

- Sistemi i shumicës (mazhoritar) - Sistemi proporcional i përfaqsimit

Sistemi mazhoritar – sipas këtij sistemi mandatin e fiton kandidati, përkatsisht lista e kandidatëve e cila fiton shumicën e votive në një njësi zgjedhore.

Sistemi i shumicës bazohet në shumicën absolute dhe atë relative, mund të zbatohet në njësi të mëdha ashtu edhe të vogla.

Shumica absolute zbatohet atëherë kur në listë janë një ose dy kandidat. Shumica relative zbatohet nëse në lista janë më shumë se dy kandidat.

Sistemi i përfaqsimit proporcional – në këtë system secila parti ose grup politik që merr pjesë në zgjedhje, fiton numrin e mandateve në përpjestim me numrin e votive që ka fituar në zgjedhje. Qëllimi i zbatimit të tij ka qenë, që edhe pakicës ti mundësohet numër i caktuar i mandateve, por në baza proporcionale.

Ndër sistemet që kanëpretenduar të sigurojnë mandate për pakicën kanë qenë: sistemi i grumbullumit të votive, sistemi i minimumit zgjedhor dhe sistemi i votimit të kufizuar. Sistemet e zbatuara në ndarjen e mandateve janë:

(3)

- Sistemi i D’Ont-it (matematicient belg)

Sipas sistemit të herësit numri i tërësishëm i votive së pari pjestohet me numrin e përfaqsuesve që zgjedhen në njësinë zgjedhore. Numri i fituar paraqet herësin zgjedhor. Secilës list të kandidatëve i ndahen aq mandate sa herë të pjestohet numri i votive që ka fituar lista me herësin zgjedhor. Zbatimi i këtij qëllimi ka për qëllim ekzistimin e partive të vogla.

Sistemi D’Onit ndarja e mandateve bëhet përmes operacionit matematikor i cili nënkupton shfrytzimin e “ndarësit të përbashkët”.

LLOJET E SISTEMIT TË ZGJEDHJEVE

Kriter kryesor për dallimin e sistemeve zgjedhore është vet përmbajtja e tyre. Duke u nisur nga kjo, në teorinë politike dhe shkencën kushtetuese-juridike janë bërë disa klasifikime të sistemeve zgjedhore në bazë të kritereve përmbajtsore.

- Ato që marrin për bazë parimet që përshkojnë sistemin e zgjedhjeve, këto sisteme i ndajnë në demokratike dhe jodemokratike ose përparimtare dhe reaksionare.

- Ato që marrin për bazë nivelin e përputhshmërisë si pjesë positive të një vendi,

sistemet dhe zgjedhjeve i ndajnë në reale, formale dhe fictive.E drejta kushtetuese -IICopyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am

4

Sistemet e zgjedhjeve demokratike janë: zgjedhjet pluraliste, e drejta e zgjedhjeve të përgjithshme, barabarta, drejtpërdrejta, votimi i fshehtë etj.

Ato sisteme që janë kundër këtyre parimeve dhe bëjnë vjedhjen e votive janë jodemokratike.

Sistemet e zgjedhjeve reale janë ato sisteme kur praktika e zbatimit përputhet me normat si ato kushtetuese, ligjore etj përmes të cilave rregullohen zgjedhjet.

Sistemin e zgjedhjeve formale e kemi atëherë kur sistemi i zgjedhjeve përmban parime që nuk përkojnë me mardhëniet politike reale dhe me raportin e forcave politike në atë vend. Sisteme të zgjedhjeve fictive kemi atëherë kur realiteti në zbatimin praktik të zgjedhjeve është në kundërshtim të plotë me normat kushtetuese.

Teoria mbi mandatin imperative – Kjo teori është përpunuar nga Sieyes në Francë nga fund ii shek.XVIII. Sipas kësaj teorie mandate i dhënë përfaqsuesve të zgjedhur nuk trajtohet si kuptim juridik, por politik.

Teoria politike socialiste – e ka cmuar mandatin imperative më tepër për nga sanksioni i tij përfundimtarë-revokimi. Sot ky mandate është braktisur në tërësi, madje në Francë është edhe i ndaluar.

Koncepti i mandatit përfaqsues – ky concept niset nga qëndrimi se përfaqsuesit e zgjedhur përfaqsojnë popullin në trësi, e jo zgjedhësit që i kanë zgjedhur. Gjatë kohës sa i zgjat mandate përfaqsuesi i zgjedhur nuk është në raport juridik me zgjedhësit, nuk përgjigjet për punën e vet dhe ato nuk kanë të drejtë ta revokojnë parase ti skadoj mandate.

Teoria mbi mandatin e lidhur – kjo teori është më tepër politike e më pak formalojuridike. Sipas saj përfaqsuesit nuk mvaren nga zgjedhësit. Ato janë të mvarur nga kuptimi

politik për programin dhe pikpamjet politike që i kanë prezentuar gjatë fushatës parazgjedhore dhe në bazë të cilit kanë arritur besimin e popullit.

REVOKIMI

Me revokim kuptojmë marrjen e mandatit para skadimit të tij nga ana e zgjedhësve. Revokimi është e drejtë politike dhe instrument juridik në duart e zgjedhsve. Këtë

institucion e hasim që nga shek.XVII që është zbatuar në disa njësi federale në SHBA për deputetët e parlamentit shtetëror.

ROLI I PARTIVE POLITIKE NË SISTEMIN E ZGJEDHJEVE

Partitë politike janë paraqitur shumë herët, me paraqitjen e vet shtetit dhe luftës për pushtet. Në teorinë politike paraqitja dhe funksionimi i partive politike lidhet me

demokracinë dhe të cilat janë shumë ngusht të lidhura mes veti. Demokracia moderne si element të saj ka paraqitur idenë e sovranitetit popullor. Zbatimi i zgjedhjeve paraqet detyrë të rëndë, e këtë detyrë e zbutin sado pak vet partitë politike dhe ato i bëjnë një shërbim të madh demokracisë. Prandaj, si demokracia përfaqsuese ashtu edhe sistemi i

(4)

kushtetuese -IICopyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am

5

KUSHTETUTA DHE SISTEMI POLITIK

Me termin “Sistem politik” kuptojmë ushtrimin e pushtetit politik. Sistemin politik e kanë sanksionuar vetëm institucionet shtetërore qendrore. Shumica e vendeve socialiste sistemin politik e kanë emruar si “Sistem shoqëror-politik”.

SHTETI

Shteti është forma themelore e organizimit të shoqërisë. Termi shtet buron nga fjala “status”.

Ekzistojnë edhe teori se shtetitn e ka krijuar vet zoti.

Teoritë idealiste-objektive përmes shtetit shohin rëndësinë e idesë absolute të shpirtit popullor dhe të vlerës më të lartë morale.

Teoritë biologjike organistike shtetin e kuptojnë si organizëm të një rendi më të lartë, organet e të cilit funksionojnë si ato të njeriut.

Teoritë e dhunës, lindje dhe natyrën e shtetin e mbështesin në aktet e dhunës së organizuar që ngadhnjen kundër më të dobtit.

Teoritë funksionaliste shtetin e trajtojnë si organizatë për ushtrimin e funksioneve të caktuara Brenda sistemit social.

Sipas teorisë marksiste shteti zhvillohet si product i kundërthënieve klasore antagoniste të cilat nuk mund të kapërcehen pa shtet.

Në kuptimin e ngushtë shteti nënkupton aparatin shtetrorë, dhe su subject i mardhënieve ndërkombëtare.

Në kuptimin e gjerë me shtet kuptojmë gjithë shoqërinë të përfshirë me një organizëm shtetror.

TIPET DHE FORMAT E SHTETIT

Tippet e shtetit dallohen mes veti si për nga organizimi institucional, ashtu edhe për nga natyra dhe vëllimi i funksioneve që ushtrojnë. Sipas mardhënieve në prodhim dhe

përmbajtja klasore kemi këto shtete: shtetin skllavopronar, shtetin feudal, shtetin capitalist, shtetin proletar-socialist.

PUSHTETI SHTETROR

Elementet e nocionit të shtetit janë: populli, territory dhe pushteti Sovran. Populli dhe territory konsiderohen si elemente personale e materiale të shtetit, ndërsa pushteti shtetror konsiderohet element ideal apo juridik i shtetit. Te shteti, element specific është pushteti i tij, si raport urdhërues ku njëri urdhëron e të tjerët i nënshtrohen atyre urdhrave. Në kufijtë e shtetit, pushteti shtetror është më i lartë dhe sovran.

ATRIBUTET E PUSHTETIT SHTETROR

Atributet e pushtetit shtetëror janë: pavarsia, kontinuiteti dhe pandashmëria.

Pavarësia e pushtetit shtetrorë nënkupton se ai nuk i nënshtrohet asnjë pushteti tjetër. Kjo shprehet si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

Pavarësia është rezultat i origjinalitetit të vet shtetit dhe vetëm pushteti i tij është burimor. Origjinaliteti i shtetit nënkupton se shteti është entitet i aftë për vetarsyetim.

Kontinuiteti i pushtetit shtetror dmth se ai ushtrohet pandërprerë, pavarësisht se a

ndryshohen bartësit e tij.E drejta kushtetuese -IICopyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am

6

Pandashmëria e pushtetit shtetror nënkupton se ai është një pushtet, pavarësisht nga fakti se mund të ushtrohet përmes më shumë organeve.

LEGJITIMITETI I PUSHTETIT SHTETROR

Është nocion politik e sociologjik. Me këtë nënkuptojmë njohjen nga ana e pjestarëve të një bashkësie politike – shtetit, institucioneve ekzistuese të pushtetit pasi që ato janë në pajtim me disa parime më të larta.

Legjitim është ai shtet që në veprimtarinë e tij është zbatuar sovraniteti popullor në formë sa më të drejtpërdrejtë. Kjo dallon nga ligjshmëria juridike gjegjësisht nga legaliteti. Legjim është ai pushtet që është vendosur me vendim të shumicës së popullit. FUNKSIONET E PUSHTETIT SHTETROR

(5)

Kriter më i përshtatshëm për dallimin e funksionit të shtetit janë teoritë dualiste dhe trijaliste.

Teoritë dualiste nisen nga esenca e pushtetit shtetror, respektivisht nga funksioni i tij i urdhërdhënies dhe zbatimit.

Sipas disa mendimtarëve pushteti i cili përcakton rregullat e përgjithshme të sjelljes është ai legjislativ, ndërsa pushteti i cili zbaton ato rregulla është ekzekutiv i cili përfshin atë administrative dhe atë gjyqsor.

Përfaqsues të kësaj teorie ishin: Loku, Russo, Hans, Kelzen etj.

Ndarja materiale e pushtetit bëhet në bazë të veprimtarive të shtetit ku përmes të cilave ai realizon qëllimet e veta. Sipas këtij parimi pushteti ndahet në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqsor.

Funksionin legjislativ e ushtron shteti përmes sajimit të normave me të cilat krijohet rendi juridik i shtetit, dhe përmes ligjeve.

Ligji përbëhet nga rregulla juridike të reja, të përgjithsme dhe abstrakte

Norma apo rregulla ligjore është abstrakte sepse zbatohet në raste të shumta, ajo është posa e krijuar, sepse me të zbatohet një funksion konstitutiv në rendin juridik të shtetit. Brenda funksionit legjislativ dallojmë:

- Funksionin kushtetutvënës - Funksionin e rregullt legjislativ - Funksionin normative

Funksioni ekzekutiv duhet të ndërlidhet me atë legjislativ. Pushteti ligjvënës krijon ligjet ndërsa ai ekzekutiv i zbaton ato.

Funksioni gjyqsor paraqet veprimtarinë e shtetit përmes të cilës ruhet dhe realizohet rendi juridik.

Elementet kryesore të këtij funksioni janë: - Normat juridike

- Sjelljet njerzore - Kontesti

Normat juridike janë konkrete dhe shërben si kriter për ushtrimin e funksionit gjyqsor. Sjellja e njerzve është jo që vlerësohet nga aspekti i normës juridike. Funksioni gjyqsor është i lidhur me ligjin.

Kontesti është element qensor i funksionit gjyqsor. Përmes tij dallohet gjyqsia nga

administrate.E drejta kushtetuese -IICopyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am

7

SOVRANITETI

Termi sovranitet ka prejardhjen nga latinishtjae re supremus-i pavarur dhe supremitasepërsi, si dhe nga fjala e vjetër fringe “sovrain” që dmth i pavarur. Ky term përdoret për të

shënuar pozitën më të lartë të ndonjë subjekti në fushveprimin e tij.

Termi sovranitet përdoret për të shënuar të drejtën e popujve për vetvendosje (sovraniteti kombëtar).

Teoria bashkkohore bën dallimin mes nocioneve sovraniteti i shtetit dhe sovraniteti në shtet.

Sovraniteti i shtetit paraqet atribut qenësor në shtetin nëpërmjet të cilit shprehet pavarësia e tij në raport me faktorët e jashtëm, si dhe epërsia e tij në raport me faktorët e

brendshëm.

Sovraniteti në shtet ka të bëj me bartësit e pushtetit shtetror si pushtet sovran. Me sovranitetin e shtetit kuptojmë:

a) pavarësinë e pushtetit shtetror

b) epërsinë (supermacionin) e pushtetit shtetror c) pakufizueshmërinë juridike të pushtetit shtetror

Sovraniteti i shtetit përfshin tre elemente: të jashtme, të brendshme dhe të sintetizuara. Me elementin e jashtëm nënkuptojmë pavarësinë e pushtetit shtetrorë në raport me shtetet e jashtme për të marrë vendime pa mos iu nënshtruar urdhrave të jashtme.

Me elementin e brendshëm nënkuptohet epërsia e pushtetit shtetror, ku Brenda territorit të vet është pushtet më i lartë në krahasim me të tjerët.

(6)

Elementi i sintetizuar konsiston në pakufizueshmërinë juridike të pushtetit shtetror. E drejta bashkkohore ndërkombëtare njeh sovranitetin e shtetit dhe sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, mardhëniet midis anëtarëve të Bashkësisë Ndërkombëtare duhet të bazohen në parimin e barazisë sovrane.

Sovraniteti i popullit është i lidhur me bartësit e sovranitetit Brenda shtetit. Lidhur me atë se kush është bartës i sovranitetit të shtetit ekzistojnë disa teori: teoria teokratike, legjitimiste, e sovranitetit të kombit, sovranitetit të popullit apo shtetasve, marksiste. FORMAT E DREJTPËRDREJTA

TË REALIZIMIT TË SOVRANITETIT Sovraniteti realizohet në dy mënyra:

- Nëpërmjet formave të të vendosurit të drejtpërdrejt të shtetasve dhe

- Nëpërmjet përfaqsimit politik të trupit zgjedhor në organet e caktuara shtetrore

Në formën e parë vjen në shprehje demokracia e drejtpërdrejtë, ndërsa në formën e dytë vjen në shprehje demokracia përfaqsuese.

Demokraci e drejtpërdrejt është ajo kur populli si bashkësi politike, tubohet në një vend dhe merr vendime lidhur me punët publike. Formë të parë të kësaj demokracie hasim në Greqinë Antike. Në shtetin bashkëkohor kjo formë as që mund të paramendohet.

Kjo demokraci zbatohet vetëm në bashkësi territoriale të vogla.

Në demokracinë përfaqsuese shtetasi nuk vendos drejtpërdrejt, por drejtpërdrejt i zgjedhin përfaqsuesit e tyre që vendosin në emër të tyre. Kjo përjashton popullin nga vendim marrja dhe nuk përkon me idetë e sovranitetit të popullit, mirëpo në demokracinë përfaqsuese janë gjetur disa forma të pjesmarrjes së drejtpërdrejt të shtetasve në ushtrimin e pushtetit si referendumi, plebishiti, iniciativa etj.E drejta kushtetuese -IICopyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am

8

Referendumi – është institucion më i përhapur dhe më i rëndësishëm i demokracisë si rezultat i sovranitetit të popullit. Fjala referendum vjen nga latinishtja që dmth atë për të cilin duhet informuar.

Në referendum zgjedhsit përcaktohet për njërën nga alternativat PËR ose KUNDËR. Klasifikimi i formave të referendumit bëhet në bazë të faktorve të ndryshëm siq janë: - Baza juridike për mbajtjen e referendumit

- Obligueshmëria e vendimit nga referendumi - Efekti i vendimit nga referendumi

- Cështja per të cilën vendoset me referendum - Koha e zbatimit të referendumit

Për nga baza juridike dallojmë dy lloje të referendumit: - I detyrueshëm dhe

- Fakultativ

Referendum i detyrueshëm është ai referendum i cili zbatohet medoemos, meqë është parashikuar me kushtetutë dhe ligj.

Referendumi fakultativ quhet ajo formë e të vendosurit të drejtpërdrejt, mundësia për mbajtjen e të cilit është parashikuar dhe lidhur me shpalljen e tij të merr vendim organi competent.

Për nga obligueshmëria e vendimit të referendumit dallojmë: - Referendum detyrues

- Referendum konsultativ

Me referendum detyrues nënkuptojmë qëndrimin e organeve shtetrore ndaj rezultateve të referendumit.

Referendumi këshilldhënës ose konsultativ është ajo formë e të vendosurit të

drejtpërdrejt të zgjedhsve, në të cilin akti që është object i referendumit nuk miratohet por përmes referendumit vetëm shpreh mendimin rreth tij.

Për nga efekti i vendimit që del nga rezultatet e referendumit dallojmë: - Referendumin konstitutiv dhe

- Referendumin abrogativ

Përmes referendumit konstitutiv vërtetohet efekti i një akti të miratuar nga organi shtetror përkatës.

(7)

Përmes referendumit abrogativ abrogohet akti në fuqi duke mos e zëvendësuar me tjetër.

Për nga koha e mbajtjes dallojmë:

- Referendumin paraprak “ante legume” mbahet para miratimit përfundimtar të aktit, apo para marrjes së vendimit nga parlamenti.

- Referendumi pauses paraqet atë plotësues, ngase zgjedhësit vendosin për aktin pas miratimit të tij nga ana e parlamentit.

Sipas objektit për të cilin vendoset dallojmë:

- Referendumin kushtetutvënës është formë e miratimit përfundimtar të kushtetutës ose të ndryshimit të saj

- Referendumi ligjvënës është formë e miratimit të drejtpërdrejtë të ligjit nga ana e

shtetasve dhe është forma e referendumit më e përhapur në botë.E drejta kushtetuese -IICopyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am

9

PLEBISHITI – është një ndër format e realizimit të drejtpërdrejt të sovranitetit të popullit. Termi “plebishit” buron nga fjala latine “plebiscitum” që dmth vendim i popullit i miratuar me votim. Disa mendimtarë thonë se plebishiti nuk dallon nga referendumi dhe se ai paraqet formë të referendumit ligjvënës.

INICIATIVA (nisma e popullit) – është formë e të vendosurit të drejtpërdrejt të popullit. Në të drejtën kushtetuese, kjo formë njihet si peticion i zgjedhësve. Iniciativa e popullit mund të jetë e përgjithshme dhe e kufizuar.

Iniciativa e popullit paraqitet në formë të paformuluar, si kërkesë me të cilin shprehet qëllimi dhe esenca e aktit që kërkon të nxjerret. Organi përfaqsues është i detyruar ta shqyrtojë dhe ta harotjë propozimin e aktit.

VETOJA E POPULLIT – është formë specifike e të vendosurit të drejtpërdrejtë. Termi veto ka prejardhjen nga gjuha latine veto, veteor që dmth ndaloj, hedh posht.

Përmes vetos zgjedhësit shfuqizojnë ligjet në fuqi. Në rast të hedhjes në referendum, ligji ,umd të hedhet posht vetëm nëse kundër tij kanë votuar shumica e zgjedhsve të

regjistruar.

SISTEMI PËRFAQSUES SI FORMË E REALIZIMIT TË SOVRANITETIT

Ky system mbështetet në teorinë e sovranitetit të kombit sipas të cilës kombi si trup kolektiv ushtron sovranitetin përmes përfaqsuesve të vet të zgjedhur. Ky system është si formë e imponuar e shtetit modern.

Sistemi përfaqsues së pari është paraqitur në Angli në shek.XIV me konstituimin e parlamentit anglez si organ përfaqsues i përbërë prej dy dhomave.

TEORIA MBI NDARJEN E PUSHTETIT

Ne praktikën kushtetuese hasim tre sisteme të ndarjes së pushtetit: - Sistemin presidencial

- Sistemin parlamentar - Sistemin e përzier SISTEMI PRESIDENCIAL

Ky system është formë e rregullimit kushtetues, formë e organizimit dhe ushtrimit të pushtetit. Së pari është zbatuar në SHBA me kushtetutën e vitit 1787.

Ky system mbështetet në idenë e ndarjes konsekuente të pushteteve dhe bartësve të tyre. Secili pushtet duhet ti punoj ato punë që i takojnë, dhe duhet të jetë sa më i pavarur nga dy pushtetet tjera. Ky system siguron pavarësinë e organeve të administratës dhe atyre gjyqsore nga organi legjislativ i cili është në pozitë më të volitshme nga rrafshi material. Në sistemin presidencial pushtetin legjislativ e ushtron organi përfaqsues, pushtetin ekzekutiv dhe administrative e ushtron kryetari, të cilin e zgjedh populli, ndërsa pushtetin gjyqsor e ushtrojnë gjykatat, gjyqtarët e të cilave i zgjedh populli.

Presidenti si bartës i pushtetit ekzekutiv dhe administrative si shef i shtetit ai është komandant supreme i forcave të armatosura. Ai emëron funksionarët e administratës. Presidenti është përfaqsues i shtetit dhe sovranitetit të tij, përfaqson vendom në mardhëniet ndërkombëtare, lidh marveshje ndërkombëtare, akrediton përfaqsuesit diplomatic etj.

(8)

Kryetari për punën e tij nuk i përgjigjet organit përfaqsuesit, ai nuk mund të ndikoj te organi legjislativ në miratimin e ligjeve.E drejta kushtetuese -IICopyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am

10

SISTEMI PARLAMENTAR

Ky system është karakteristikë për nga raporti mes parlamentit dhe qeverisë.

Parlamentarizmi për herë të parë u paraqit në Angli, në luftë për të ngushtuar pushtetin e monarkut.

Karakteristikat që e lartësojnë sistemin parlamentar janë:

- Epërsia parimore e pushtetit legjislativ mbi dy pushtetet tjera, i cili kontrollon punën e qeverisë dhe ka mundësi ta përmbys ate

- Ekzistimi i shefit të shtetit pa ndonjë përgjegjësi politike që konsiderohet si element stabil i pushtetit ekzekutiv

- Zbatimi i institucionit të qeverisë, përkatësisht i këshillit të ministrave si organ i posacshëm administrative. “Mbreti sundon por nuk qeveris”.

Shefi i shtetit mund të refuzojë propozimin e ministrit, gjithashtu edhe ministry mund të kundërfirmoj aktin e tij.

Ministrant i përgjigjen parlamentit i cili mund ti shkarkoj duke ua votuar mosbesimin. Ministrant përbëjnë qeverinë parlamentare, kurse qeveria i përgjigjet parlamentit si organ kolegjial, dhe nëpërmjet votëbesimit parlamenti ushtron ndikim vendimtar mbi qeverinë. Edhe qeveria mund të ndikoj mbi parlamentin, dhe këto ajo i kërkon shefit të shtetit ta shpërbëj parlamentin dhe përmes saj arrihet baraspesha mes qeverisë dhe parlamentit. SISTEMI I PËRZIER

Paraqet një system hybrid të organizimit dhe ndarjes së pushtetit shtetror. Ky

systemshquhet për nga kombinimi i parimeve dhe rregullave të sistemit parlamentar dhe atij presidencial. Ky system njihet si parlamentaro-presidencial ose anasjelltas.

Zbatimi i saj është si rezultat për krijimin e një qeverie stabile dhe eleminimin e

kualicioneve të gjëra e cila ka shkaktuar kriza politike të shpeshta. Ky system më shumë zhvillohet si formë e presidencializmit të crregullt se sa parlamentarizmit racional.

Në raport me dy sistemet e mëparshme është më i hershëm, ky është i ri. Për herë të parë është paraqit në Finland me kushtetutën e vitit 1919, pastaj në Austri 1934, Francë 1958 etj.

Në këtë system shefi I shtetit ka pozitë shumë të fotë gjithashtu vjen në shprehje edhe pavarësia më e madhe e qeverisë.

TEORIA MBI UNITETIN E PUSHTETIT

Uniteti i pushtetit është formë e rregullimit të raporteve midis pushtetit legjislativ, ekzekutivadministrativ dhe gjyqsor sipas të cilit:

- Që të tre pushtetet i ushtron një organ i vetëm

- Secilin nga tre pushtetet e ushtrojnë organet e vecanta, por organi përfaqsues e ka epërsinë mbi dy të tjerët

Forma e parë e pushtetit i takon të kaluarës ndërsa forma e dytë na paraqitet në formë të konventit dhe sistemit të kuvendit.E drejta kushtetuese -IICopyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am

11

SISTEMI I KONVENTIT

Ky është system i organizimit horizontal të pushtetit ku pushtetit ku pushteti legjislativ dhe ekzekutiv është përqëndruar në atë legjislativ, ndërsa ai gjyqsor është ndarë.

Ky system për herë të parë është paraqitur gjatë Revolucionit Francez gjatë kohës së Jakobinëve.

Konventi ka zgjedhur Këshillin e Shpëtimit Publik, i cili ka udhëhequr pushtetin ekzekutiv. Sipas Kushtetutës së Montanjarit e cila nuk hyri në fuqi, Franca nuk ka pasur as shef shteti, as qeveri, as shef të pushtetit administrative. Këto tre organe i ka përfaqsuar Konventi si organ më i lartë i pushtetit.

Anëtarët e Këshillit i përgjigjen Kuvendit. Secili anëtarë si ministër drejton një nga dikasteret e administratës. Në këtë system është karakteristike edhe institucioni i referendumit.

(9)

SISTEMI I KUVENDIT

Idetë e këtij sistemi kanë ardhur në shprehje në Komunën e Parisit (1871) dhe në shumicën e ish shteteve socialiste. Teoria politike socialiste e RSFJ këtë system e konsideron si besnik të sistemit të konventit, system që mbështetet në idenë e unitetit të pushtetit. Këtu pushteti gjyqësor arrinë një pavarësi formale dhe faktike.

SISTEMI AUTOKRATIK

Filozofi grek Aristoteli termin “autokraci” e ka përdorur për të shënuar një formë të sistemit politik, ku pushteti gjendet në duart e një individi të cilin e ushtron sipas dëshirës së vet dhe për vete. Formë më e shprehur e autokracisë është diktatura personale. Format e qeverisjes autokratike janë:

-Aristokracia, Oligarkia, Plutokracia, Tirania, Despotia dhe Diktatura. KLASIFIKIMI I ORGANEVE SHTETRORE

Organet shtetërore nxjerrin norma juridike, sigurojnë zbatimin e tyre dhe ushtrojnë punë dhe detyra tjera. Secili shtet ka organizatën e vet shtetërore. Organet shtetrore ndahen në: të armatosura dhe civile, urdhërdhënëse dhe ekzekutive, të zgjedhura dhe jo të zgjedhura, individuale dhe kolegjiale etj.

PARLAMENTI

Është organ më i lartë pëfaqsues në shtetin bashkëkohor, i cili ushtron pushtetin legjislativ dhe në disa raste edhe atë ekzekutiv.

Në vende të ndryshme ky organ përfaqsues emrohet ndryshe si: kuvend, konvent, sovjet, kongres, sejm, megjlis, sabor.

Parlamenti paraqitet me paraqitjen e kushtetutave për arsye se kushtetuta shënon kalimin gradual të pushtetit nga aristokratët dhe aristokracia në borxhezi nacionale. Fjala

parlament vjen nga fjala latine “parlare” që dmth me fol.

Ky organ është product i demokracisë borxheze, megjithse qysh në shtetet skllavopronare është paraqitur në formë të kuvendit.

Parlamenti së pari u paraqit në Angli, gjë që vrehet edhe sot në ekzistimin e Dhomës së Epërme (të Lordëve) si mbeturinë e aristokracisë. Gjatë kohës borxheze ka ardhur në shprehje Dhoma e Poshtme (komunave).

Parlamenti zgjedhet në katër vite, përmes votave të fshehta dhe është organ gjithpopullor.E drejta kushtetuese -IICopyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen

www.valonhasani.do.am 12

Paritit politike luajn rol kyc në punën e parlamentit të cilat caktojnë kandidatët e tyre dhe pas zgjedhjes ato udhëheqin punën e parlamentit qoftë si “pozitë” apo si “opozitë”. Kompetencat e parlamentit janë:

- Parlamenti është bartës formal i sovranitetit (miraton dhe ndryshon kushtetutën, ligjet)

- Parlamenti ndikon në pushtetin administrative (në sistemet e unitetit të pushtetit, në vecanti)

- Parlamenti ndikon në mardhëniet ndërkombtare.

Për të siguruar mëvetësimin e parlamentit modern, është zbatuar imuniteti parlamentar. Imuniteti parlamentar mbron anëtarët e parlamentit për të shprehur mendimin e tyre dhe lirisht të votojnë për vendimet që merren.

Si formë e mekanizmit të brendshëm të punës, parlamenti formon trupa punues të përhershëm dhe të përkohshëm, në formë të këshillave, komiteteve dhe komisioneve. SHEFI I SHTETIT

Me termin shef të shtetit në të drejtën kushtetuese, nënkuptojmë individin ose organin i cili ushtron organin e përfaqsimit të shtetit dhe sovranitetit të tij në mardhëniet e brendshme dhe ato ndërkombëtare.

Në sistemin presidencial shefi i shtetit është bartës i tërë pushtetit ekzekutiv dhe atij administrative.

Në monarkinë absolute shefi i shtetit është bartës absolut i tërë pushtetit. Të gjithë kushtetutat sanksionojnë kompetencat e shefit të shtetit.

Kemi disa forma të shefit të shtetit: - Shefi individual i shtetit dhe

(10)

- Shefi kolegjial ose kolektiv i shtetit

Shefi individual i shtetit është paraqitur në formë të monarkut, kryetarit të republikës dhe kryetarit të shtetit.

Monarku është forma më e vjetër e shefit individual të shtetit. Ai e ka trashëguar fornin dhe ka pasur pushtet të pakufizuar.

Sistemi feudal karakterizon tipin e monarkisë dinastike gjë që në shek.XX e kanë përdorur ushtarakët për marrjen e pushtetit përmes grushtshtetit. Forma më e fortë e shefit

individual të shtetit ka qenë monarkia absolute. Pastaj kemi edhe tri forma të tjera si:

1. Monarkun në monarkinë kushtetuese, i cili përfaqson shtetin, ushtron funksionin e mbrojtjes së unitetit dhe sovranitetit të shtetit

2. Shefi i shtetit me disa prerogativa më të gjera se ai i pari

3. Shefi i shtetit në monarkitë kushtetuese si shef formal ose faktik i cili emron një pjesë të parlamentit dhe përmes “dekreteve të caktuara” ndryshon kushtetutën. Shefi individual i shtetit në shtetet jomonarkiste

Këto shtete bazohen në qeverisjen republikane, dhe për këtë arsye shefi i shtetit emrohet si Kryetar i Republikës rasti i Zvicrrës dhe Kryetar i Shtetit rasti i SHBA-ve.

Kryetari i republikës është shef i shtetit si kategori kushtetuese. Kryetari i shtetit është shef faktik i pushtetit ekzekutiv si dhe shef i shtetit.

Shefi individual i shtetit është zbatuar në një sërë shtetesh socialiste si Poloni, Cekosllovaki, RFPJ, Kinë etj.

Shefi i shtetit sipas Kushtetutës së Austrisë, Brazilit, SHBA-ve duhet të ketë mbushur 35

vjet për tu kandiduar, kurse Gjermania dhe Turqia nga 40 vjet.E drejta kushtetuese -IICopyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am

13

Shefi i shtetit në këto vende zgjedhet në këto mënyra:

- Në zgjedhje të drejtpërdrejta nga ana e popullit (Qipro, Kosovë, Francë, Island etj) - Në zgjedhje të vecanta të tërthorta

- Nga ana e organit më të lartë përfaqsues

Mandati i shefit të shtetit zgjat 4,5,6,7 vjet dhe është i përjetshëm në Ganë. SHEFI KOLEKTIV I SHTETIT

Format e para të shtetit kolektiv i hasim në Grecinë Antike, ku është tentuar që pushteti ekzekutiv ti besohet organeve kolektive. Më vonë këtë e hasim në Francë, pas revolucionit demokratik.

Formën e parë të shefit kolektiv të pushtetit ekzekutiv e ka zbatuar Zvicrra (1848). Një formë të ngjashme e kemi edhe te Kushtetuta e Uruguajit e vitit 1952, ku funksionin ekzekutivo-politik e ushtron Këshilli Kombëtarë i Qeverisë që zgjedhet nga populli me mandat 4 vjecar. Përmes kësaj forme është tentuar ti shmanget si parlamentarizmit klasik ashtu edhe sistemit presidencial klasik amerikan.

Me kushtetutën e RSFSR të vitit 1918, formohet Komiteti Qendror Ekzekutiv i Sovjetëve si formë kushtetuese e organit kolektiv ekzekutiv, të cilin e ka zgjedhur Kongresi Gjithërues i Sovjetëve.

Gjithashtu në kushtetutën e BRSS të Brezhnjevit të vitit 1977 dhe atë të Stalinit (1936) zbatohet forma e shefit të shtetit si Presideum i Sovjetit Suprem.

PËRGJEGJSIA E SHEFIT TË SHTETIT

Për kushtetutshmërinë dhe demokracinë kjo ka një rëndësi të madhe. Për sa i përket monarkut, ai jnuk i përgjigjej askujt, ngjashëm është edhe në shtetet me diktaturë

personale. Në shtetet me system presidencial ekziston përgjegjsia e kryetarit, kështu psh sipas Kushtetutës së SHBA-ve kryetari i shtetit dënohet në rast të tradhëtisë, mito dhe krimeve të tjera të rënda.

E drejta e fillimit të procedurës i takon Kongresit, në bazë të institucionit të impicimentit. Në sistemet parlamentare shefi i shtetit, kryetari paraqitet para popullit, zotit dhe historisë. Në shtetet socialiste për rast tradhëtie të tij, ai është likuiduar fizikisht.

QEVERIA – në kuptimin e gjërë politik, me termin qeveri kuptojmë pushtetin. Ai përdoret edhe për ti shënuar të gjitha organet më të larta legjislative dhe ekzekutive të shtetit. Përfundimisht ky term përdoret për ta emruar organin më të lartë të pushtetit ekzekutiv.

(11)

Nga të gjitha organet dhe institucionet e shtetit, qeveria ka më shumë prioritet, sepse pushteti nuk mund të paramendohet në qoftë se nuk zbatohet. Pushteti ekzekutiv paraqet një ndër mekanizmat kryesor të pushtetit dhe formën themelore, nga e cila pasqyrohet karakteri i pushtetit dhe brendia e rregullimit politik në cdo shtet.

QEVERIA NË SISTEMIN PARLAMENTAR

Është organi më i lartë ekzekutivo-politik në një vend. Qqeveria parlamentare së pari paraqitet në Angli, që në praktikën e monarkut që ti ftojë në konsulltime ca anëtarë të Këshillit Mbretror.

Një ndër karakteristikat e qeverisë parlamentare është se ajo formohet në parlament dhe mvaret nga ai. Ajo formohet nga funksionar politik që kanë shumicën në parlament dhe mvaret nga ai. Ajo formohet nga funksionar politik që kanë shumicën në parlament.E drejta kushtetuese -IICopyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen

www.valonhasani.do.am 14

Qeveria në tërësi e ushtron pushtetin ekzekutiv dhe administrative, njëherit ajo është kolegj ministrash të cilët mbajnë përgjegjsi individuale si ministra në krye të dikastereve përkatëse.

Qeveria duhet ta gëzojë besimin e parlamentit.

Në Angli, qeverinë e formon ajo parti që ka ngadhnjyer në zgjidhjet parlamentare dhe është homogjene sepse formohet nga një parti politike. Në krye të qeverisë gjendet kryeministri, i cili është lider i partisë në pushtet.

Qeveria ka të drejtë të kërkoj zgjedhje të parakohshme. Qeveria angleze formohet në formë të kabinetit, politikën faktike e udhëheq kryeministri dhe Kanbineti. Ajo përbëhet prej 30 anëtarë.

Kabinetin e përbëjnë emrat më të shquar të partisë në pushtet të cilët udhëheqin me ministrinë e jashtme, brendshme, mbrojtjen, financat e buxhetit, me ekonominë, drejtësinë etj.

Në Francë parlamenti paraqet pushtetin themelor. Pushteti ekzekutiv sipas kushtetutës së Francës të vitit 1875 i takon Kryetarit të Republikës, të cilin funksion e ushtron drejtpërdrejt dhe që formohet sipas vullnetit të parlamentit.

Më vonë pushteti faktik është ushtruar nga Këshilli i Ministrave ku qeverinë e formon mandatari që e cakton presidenti dhe e miraton parlamenti, dhe ka mundësi ta rëzojë qeverinë.

ORGANI EKZEKUTIV NË SISTEMIN PRESIDENCIAL

Funksionet legjislative dhe ekzekutive janë të ndara. Pushteti ekzekutiv gjendet në duart e kryetarit të republikës, që mund të përgjigjet vetëm para popullit.

Kryetari është shef i shtetit, kryekomandant supreme i forcave të armatosura, krytar i pushtetit administrative dhe qeverisë.

Ai emron udhëheqsit e departamenteve të administratës udhëheq punët e jashtme që ndryshe njihet si sekretar shtetror.

Edhe pse këtu përdoren termet qeveri dhe kabinet në të vërtët nuk kemi as qeveri e as kabinet. Vendimet i merr kryetari.

ORGANI EKZEKUTIV NË SISTEMET MONOPOLISTE

Forma e parë e këtij sistemi u paraqit në sistemet politike autokrate dhe absolute. Sistemi monopolist nuk paraqet qeverisje personale ose diktaturë personale. Kjo është qeverisje plutokratike, oligarkike, militariste.

Në sistemet bashkëkohore monopoliste, funksiononin vendimtarë të pushtetit e ushtron qeveria e cila i nënshtrohet një personi. Në këtë system ekzisotn edhe organi përfaqsues. ORGANIZIMI I PUSHTETIT EKZEKUTIV NË SISTEMIN E KONVENTIT

Sipas Kushtetutës së Zvicrrës ky nocion paraqet një nga format e shprehjes së sovranitetit popullor. Përfaqsues i sovranitetit të popullit është Kuvendi, i cili në cdo 4 vjet zgjedh Këshillin Federativ prej 7 anëtarësh dhe ushtron pushtetin më të lartë ekzekutiv dhe administrative.

Këshilli Federativ nuk ka cilësinë e kolegjit të ministrave, kabinetit dhe as të qeverisë. Në kushtetutën e Uruguajit pushteti ekzekutiv i besohet Këshillit Kombëtarë, i cili përbëhet prej 9 anëtarëve, që zgjedhen drejtpërdrejt në cdo 4 vjet. Ky këshill është edhe shef i

(12)

shtetit, ai zbaton ligjet, kujdeset për ruajtjen e rendit juridik, udhëheq politikën e jashtme,

emron funksionarët ushtarak dhe gjyqtarët etj.E drejta kushtetuese -IICopyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am

15

SISTEMI I ORGANEVE TË DREJTËSISË

Me këtë system kuptojmë sistemin e vecantë të institucioneve shtetrore që organizohen dhe funksionojnë jashtë organeve përfaqsuese dhe atyre ekzekutive, të cilat e ushtrojnë pushtetin gjyqsor. Në sistemin e organeve të drejtësisë hyjnë gjykatat.

Në disa vende në këtë organ përfshihet prokuroria dhe avokatia publike. Organet e drejtësisë merren me zbatimin e rreguollave të përgjithshme juridike, dhe bën mbrojtjen e rendit shoqëror, ekonomik e politik.

GJYKATA SI KATEGORI E SË DREJTËS KUSHTETUESE

Gjykatat mbrojnë vlerat dhe interesat themelore të shoqërisë. Ato janë pjesë historike të njerzimit. Deri sa në fillim paraqiten si këshilla të shtetasve të formuar “AD HOC” sot ato paraqesin institucione përkatse të pushtetit politik, dhe organe të pazëvendësueshme të shtetit.Në fillim gjykatat kanë qenë të mvarura nga pushteti ekzekutiv, dhe kanë qenë të varura drejtpërdrejt nga ai.

Në periudhën e ndarjes së pushteteve, gjykatat u shpallën si organe të posacshme, të cilat ushtrojnë pushtetetin gjyqsor në mënyrë të pavarur.

Gjykatat kanë ndikuar shumë në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeirut, e sidomos gjatë Revolucionit Borxhez. Gjykatat varen nga niveli i demokracisë në një shtet.

SHBA-të gjykatat i konsiderojnë si institucion më të rëndësishëm të ruajtjes së lirive dhe të drejtave, të kushtetutshmërisë dhe demokracisë.

Gjykatat paraqesin institucione dualiste, dhe këtu vlen të përmendet mendimi se gjykata është institucion shoqëror-politik, organ i përkrahjes së pushtetit politik, organ i përbashkët i shtetasve dhe i dhunës së jashtme, është organ që mbron të drejtat dhe liritë e njeriut dhe së fundi është organ i tjetërsimit të tij.

FUNKSIONI GJYQËSOR

Një mori juristësh dhe mendimtarësh, duke filluar nga Ciceroni, Loku, Monteskje kanë pohuar se funksioni gjyqsor është plotësisht i pavarur dhe shërben si mjet mbrojtës për keqpërdorjen e funksioneve tjera.

Sociologët dhe politikologët “realist” pohojnë se gjyqsia është institucion thjesht politik. Funksioni gjyqsor paraqet elementin qenësor të sistemit politik në një vend. Ai përbën bazën e drejtësisë.

Funksioni gjyqsor është e garantuar me kushtetutë për mbrojtjen e paanshme të lirive dhe të drejtave të njeriut, të pronës dhe interesave shtetërore e shoqërore dhe formë e shqiptimit të sanksioneve penale në bazë të përgjegjësisë.

Ajo është formë themelore e ruajtjes së rendit juridik, dhe formë e mbrojtjes së kushtetutshmërisë.

KOMPTETENCAT E GJYKATAVE

Gjykatave iu është besuar gjykimi i veprave penale, pastaj zgjidhja e konflikteve dhe e kontesteve mes personave fizik dhe juridik, me karakter pasuror, juridik, familjar etj. Në disa vende ato ushtrojnë kontrollin e ligjshmërisë së akteve të organeve të administratës, kur vendoset mbi të drejtat e shtetasve.

Konfliktin administrative mund ta fillojë prokurori, kur konstaton se me ligj është cenuar individi apo personi juridik.

Lidhur me konfliktin e administratës ekzisotjnë dy sisteme: - Sistemi i klauzulës së përgjithshme

- Sistemi i numrimitE drejta kushtetuese -IICopyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am

16

PROCEDURA GJYQSORE

Ekzistojnë disa llojë të procedurës gjyqsore: - Penale

- Kontestimore - Jashtëkontestimore

(13)

- Përmbarimit

Procedurat rregullohen përmes ligjeve të vecanta. Për të siguruar objektivitetin e gjykatës janë zbatuar rregulla të caktuara të procedurës gjyqsore.

Parimet kryesore të këtyre rregullave janë:

- obligimi i gjykatës të marrë në pyetje secilin para se ti shqiptohet denimi - sigurimi i mundësisë, secilës palë, që para gjykatës drejtpërdrejt ti kundërvihet palës tjetër, dhe ti kundërshtoj pohimet e saj

- e drejta e palëve që para gjykatës ti shqyrtojnë cështjet me gojë - puna publike e gjykatës

- e drejta e palës të kundërshtoj vendimin e gjykatës së shkallës së parë

gjykatat marrin vendime sipas ligjit, mirëpo në disa vende ato duhet të zbatojnë aktet e organeve ekzekutive-politike dhe ato të administratës. Gjykatat anglo-saksone, vendimet i mbështetin, në vendimet e plotfuqishme të gjykatave të marrura më herët “PRECEDENTI”. Sistemi i gjykatave në vendet unitare është i thjesht, ndërsa në ato federative më i

ndërlikuar.

Gjykatat ndahen në:

- Gjykata të shkallës së parë (themelore) - Gjykata të shkallës së dytë (apelit) PROKURORIA

Prokuroria ekziston në të gjitha vendet. Ky institucion emrohet si: - Prokurori publike

- Prokurori shtetrore

Funksioni i prokurorisë qëndron në ndjekjen e kryesve të veprës penale, dhe përfshinëë fillimin e procedurës penale dhe paraqitjen e mjeteve të rregullta juridike.

Në shtetet socialiste, prokuroria ka pasur për mission të kontrollojë zbatimin e përpikt të ligjit.

Në SHBA në krye të Prokurorisë Federative gjendet prokurori (atorny) i përgjithshëm, të cilin e emron presidenti me pëlqimin e Senatit, dhe i cili njëkohsisht është edhe ministër i drejtësisë.

***

Të drejtat dhe liritë themelore Neni 21 [Parimet e Përgjithshme]

1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës.

2. Republika e Kosovës mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të parashikuara në këtë Kushtetutë.

3. Çdokush e ka për detyrë t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve. 4. Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.

Neni 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare]

Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike: (1) Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;

(2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;

(3) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj; (4) Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;

(14)

(5) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor; (6) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas; (7) Konventa për të Drejtat e Fëmijës;

(8) Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese.

Neni 23 [Dinjiteti i Njeriut]

Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Neni 24 [Barazia para Ligjit]

1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.

2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato.

Neni 25 [E Drejta për Jetën]

1. Secili individ gëzon të drejtën për jetën. 2. Dënimi me vdekje është i ndaluar.

Neni 26 [E Drejta e Integritetit Personal]

Secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij/saj, që përfshin: (1) të drejtën që të marrë vendime lidhur me reprodukimin, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me ligj;

(2) të drejtën që të ketë kontroll mbi trupin e saj/tij në pajtim me ligjin;

(3) të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin; (4) të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të saj/tij.

Neni 27 [Ndalimi i Torturës, Trajtimit Mizor, Çnjerëzor ose Poshtërues]

Askush nuk i nënshtrohet torturës, ndëshkimit a trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues.

Neni 28 [Ndalimi i Skllavërisë dhe i Punës së Detyruar]

1. Askush nuk mund të mbahet në skllavëri ose në pozitë të ngjashme me skllavërinë. 2. Askush nuk mund të shtrëngohet për të kryer punë të detyruar. Punë e detyruar nuk

(15)

konsiderohet puna ose shërbimi i përcaktuar me ligj për personat e dënuar me vendim të formës së prerë gjatë vuajtjes së dënimit ose në raste të Gjendjes së Jashtëzakonshme, të shpallur sipas rregullave të përcaktuara me këtë Kushtetutë.

3. Trafikimi i qenieve njerëzore është i ndaluar.

Neni 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë]

1. Secilit i garantohet e drejta e lirisë dhe sigurisë. Askush nuk mund të privohet nga liria me përjashtim të rasteve të parapara me ligj dhe me vendim të gjykatës kompetente, si në vijim: (1) pas shpalljes së dënimit me burgim për kryerjen e veprës penale;

(2) për dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale, vetëm kur privimi nga liria me një bazë të arsyeshme konsiderohet i domosdoshëm për të parandaluar kryerjen e një vepre tjetër penale dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohore para gjykimit në mënyrën e përcaktuar me ligj;

(3) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij/saj në një institucion kompetent, sipas një urdhri të ligjshëm;

(4) për mbikëqyrje shëndetësore të personit, i cili për shkak të sëmundjes paraqet rrezik për shoqërinë;

(5) për hyrje të paligjshme në Republikën e Kosovës ose pas urdhrit të ligjshëm për largim ose ekstradim.

2. Çdokush që privohet nga liria, duhet të vihet në dijeni menjëherë, për arsyet e privimit, në gjuhën që ajo/ai e kupton. Njoftimi me shkrim mbi arsyet e privimit duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundshme. Çdokush që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës, brenda dyzet e tetë (48) orësh duhet të dërgohet përpara gjyqtarit, i cili vendos për paraburgimin ose lirimin e tij/saj, jo më vonë se dyzet e tetë (48) orë nga momenti kur personi i privuar është sjellë para gjykatës. Çdokush që arrestohet, ka të drejtën që të nxirret në gjykim brenda një periudhe të arsyeshme, ose të lirohet në pritje të gjykimit, me përjashtim kur gjyqtari konstaton se personi përbën rrezik për komunitetin ose ka rrezik për ikjen e saj/tij para gjykimit.

3. Çdokush që privohet nga liria, duhet të njoftohet menjëherë se ka të drejtë të mos japë asnjë deklaratë dhe se ka të drejtë për mbrojtës sipas zgjedhjes së tij/saj dhe ka të drejtë që pa vonesë të informojë për këtë personin sipas zgjedhjes së vet.

4. Çdokush që i hiqet liria me arrest ose ndalim, gëzon të drejtën që të përdorë mjete juridike për të sfiduar ligjshmërinë e arrestit ose të ndalimit. Rasti do të vendoset nga gjykata brenda një afati sa më të shkurtër dhe nëse arresti ose ndalimi është i paligjshëm, do të urdhërohet lirimi i personit. 5. Çdokush që është ndaluar ose arrestuar në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, gëzon të drejtën e kompensimit në mënyrën e parashikuar me ligj.

6. Personi që vuan dënimin, ka të drejtë të ankohet për kushtet e privimit nga liria, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

Neni 30 [Të Drejat e të Akuzuarit]

Çdokush që akuzohet për vepër penale, gëzon të drejtat minimale në vijim:

(1) të njoftohet menjëherë në gjuhën që kupton, për natyrën dhe shkakun e akuzës kundër saj/tij; (2) të njoftohet për të drejtat e tij/saj sipas ligjit;

(16)

(3) të ketë kohë, mundësi dhe mjete të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e vet;

(4) të ketë ndihmën pa pagesë të një përkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhën në të cilën zhvillohet gjykimi;

(5) të ketë ndihmën e një mbrojtësi që e zgjedh, të komunikojë lirisht me të dhe, nëse nuk ka mjete të mjaftueshme, t’i sigurohet mbrojtja falas;

(6) të mos shtrëngohet për të dëshmuar kundër vetvetes ose për të pranuar fajësinë e vet.

Neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të medieve, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.

6. Ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare, nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi.

7. Procedurat gjyqësore që përfshijnë të miturit rregullohen me ligj, duke respektuar rregullat dhe procedurat e veçanta për të miturit.

Neni 32 [E Drejta për Mjete Juridike]

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.

Neni 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale]

1. Askush nuk mund të akuzohet ose të dënohet për asnjë vepër e cila, në momentin e kryerjes, nuk ka qenë e përcaktuar me ligj si vepër penale, me përjashtim të veprave të cilat, në kohën e kryerjes së tyre, sipas së drejtës ndërkombëtare, përbënin gjenocid, krime lufte ose krime kundër njerëzimit.

2. Dënimi i shqiptuar për një vepër penale nuk mund të jetë më i ashpër sesa ka qenë i përcaktuar me ligj në kohën e kryerjes së veprës.

3. Ashpërsia e dënimit nuk mund të jetë në disproporcion me veprën penale.

(17)

me përjashtim të veprave për të cilat ligji i mëvonshëm i aplikueshëm është më i favorshëm për kryesin e veprës.

Neni 34 [E Drejta për të mos u Gjykuar dy herë për të njëjtën Vepër]

Askush nuk mund të gjykohet më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale.

Neni 35 [Liria e Lëvizjes]

1. Shtetasit e Republikës së Kosovës dhe të huajt që janë banorë të ligjshëm të Kosovës, kanë të drejtë të lëvizin lirisht në Republikën e Kosovës dhe të zgjedhin vendbanimin.

2. Secili person ka të drejtë të largohet nga vendi. Kufizimet e kësaj të drejte rregullohen me ligj, nëse ato janë të nevojshme për procedurën ligjore, zbatimin e vendimit të gjykatës ose për të përmbushur obligimin për mbrojtjen e shtetit.

3. Shtetasve të Republikës së Kosovës nuk do t’u ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës.

4. Shtetasit e Republikës së Kosovës nuk mund të ekstradohen nga Kosova kundër vullnetit të tyre, me përjashtim të rasteve kur me ligj dhe marrëveshjet ndërkombëtare është përcaktuar ndryshe. 5. E drejta e të huajve për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe për t’u vendosur në vend, rregullohet me ligj.

Neni 36 [E Drejta e Privatësisë]

1. Çdokush gëzon të drejtën që t’i respektohet jeta private dhe familjare, pacenueshmëria e banesës dhe fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe e komunikimeve të tjera.

2. Kontrollet e cilësdo banese ose cilitdo objekti privat, që mendohet se janë të domosdoshme për hetimin e krimit, mund të bëhen vetëm deri në shkallën e domosdoshme dhe vetëm pas miratimit nga ana e gjykatës, pas shpjegimit të arsyeve pse një kontroll i tillë është i domosdoshëm. Shmangia nga kjo rregull lejohet, nëse është e domosdoshme për arrestim të ligjshëm, për mbledhjen e provave që ka rrezik të humbasin ose për mënjanimin e rrezikut të drejtpërdrejtë dhe serioz për njerëzit dhe për pasuri, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Gjykata duhet që të miratoj veprimet e tilla në mënyrë retroaktive.

3. Fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe komunikimit tjetër, është e drejtë e pacenueshme. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm përkohësisht, në bazë të vendimit gjyqësor, nëse është e domosdoshme për ecurinë e procedurës penale ose për mbrojtjen e vendit, në mënyrën e parashikuar me ligj.

4. Secili person gëzon të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale. Mbledhja, ruajtja, qasja, korrigjimi dhe shfrytëzimi i tyre rregullohet me ligj.

Neni 37 [E Drejta e Martesës dhe Familjes]

1. Në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin.

(18)

3. Familja gëzon mbrojtje të veçantë të shtetit, në mënyrën e rregulluar me ligj.

Neni 38 [Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë]

1. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar.

2. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtarë i një bashkësie ose grupi fetar.

3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj.

4. Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë.

Neni 39 [Konfesionet Fetare]

1. Republika e Kosovës siguron dhe mbron autonominë fetare dhe monumentet fetare brenda territorit të saj.

2. Konfesionet fetare janë të lira që të rregullojnë pavarësisht organizimin e vet të brendshëm, veprimtaritë fetare, si dhe ritet fetare.

3. Konfesionet fetare kanë të drejtë të themelojnë shkolla fetare dhe institucione bamirëse në pajtim me këtë Kushtetutë dhe me ligj.

Neni 40 [Liria e Shprehjes]

1. Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush.

2. Liria e shprehjes mund të kufizohet me ligj në raste kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare.

Neni 41 [E Drejta e Qasjes në Dokumente Publike]

1. Secili person gëzon të drejtën të qasjes në dokumente publike.

2. Dokumentet që mbajnë institucionet publike dhe organet e pushtetit shtetëror, janë publike, me përjashtim të informacioneve që janë të kufizuara me ligj, për shkak të privatësisë, të sekreteve afariste ose të informacioneve të klasifikuara të sigurisë.

Neni 42 [Liria e Medieve]

1. Garantohet liria dhe pluralizmi i medieve.

(19)

ideve nëpërmjet medieve, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare.

3. Çdokush ka të drejtë të korrigjojë informacionin e pavërtetë, jo të plotë ose të pasaktë të publikuar, nëse cenon të drejtat ose interesat e saj/tij, në pajtim me ligjin.

Neni 43 [Liria e Tubimit]

Liria e tubimit paqësor është e garantuar. Secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në to. Këto të drejta mund të kufizohen me ligj, nëse është e domosdoshme për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.

Neni 44 [Liria e Asociimit]

1. Liria e asociimit është e garantuar. Liria e asociimit ngërthen të drejtën e secilit për të themeluar një organizatë pa pasur nevojë të sigurojë leje, për të qenë ose për të mos qenë anëtar i një organizate, si dhe për të marrë pjesë në aktivitete të një organizate.

2. Liria për të themeluar sindikata dhe për t’u organizuar, me qëllim që të mbrohen interesat, është e garantuar. Kufizimi i kësaj të drejte mund të bëhet me ligj për kategori të veçanta të punonjësve. 3. Organizatat ose aktivitetet që kanë për qëllim cenimin e rendit kushtetues, shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut, ose nxitjen e urrejtjes racore, kombëtare, etnike a fetare, mund të ndalohen me vendim gjyqësor të gjykatës kompetente.

Neni 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes]

1. Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhet, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor.

2. Vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.

3. Institucionet shtetërore mbështesin mundësitë për pjesëmarrjen e çdonjërit në aktivitete publike dhe të drejtën e secilit për të ndikuar në mënyrë demokratike në vendimet e organeve publike.

Neni 46 [Mbrojtja e Pronës]

1. E drejta e pronës është e garantuar.

2. Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin publik.

3. Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronës nëse ky ekspropriim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave ekspropriohet.

4. Kontestet që lindin nga akti i Republikës së Kosovës ose autoritetit publik të Republikës së Kosovës për të cilat pretendohet se përbëjnë ekspropriimin, do të zgjidhen nga gjykata kompetente.

(20)

5. Prona intelektuale mbrohet me ligj.

Neni 47 [E Drejta për Arsimin]

1. Secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor pa pagesë. Shkollimi i detyrueshëm rregullohen me ligj dhe financohet nga fondet publike.

2. Institucionet publike sigurojnë për secilin person mundësi të barabarta për t’u arsimuar, sipas aftësive dhe nevojave të veçanta të tij/saj.

Neni 48 [Liria e Artit dhe e Shkencës]

1. Liria e krijimtarisë artistike dhe shkencore është e garantuar. 2. Liria akademike është e garantuar.

Neni 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] 1. E drejta e punës garantohet.

2. Secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.

Neni 50 [Të Drejtat e Fëmijës]

1. Fëmijët gëzojnë të drejtën e mbrojtjes dhe të kujdesit të domosdoshëm për mirëqenien e tyre. 2. Fëmijët e lindur jashtë martese, kanë të drejta të barabarta me të lindurit në martesë.

3. Secili fëmijë gëzon të drejtën për të qenë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi dhe eksploatimi. 4. Të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me fëmijët, të ndërmarra qoftë nga institucionet e pushtetit publik, qoftë nga institucionet private, do të jenë në interesin më të mirë të fëmijëve.

5. Secili fëmijë gëzon të drejtën për raporte të rregullta personale dhe kontakte të drejtpërdrejta me prindërit e vet, me përjashtim kur institucioni kompetent përcakton se një gjë e tillë është në kundërshtim me interesat më të mira të fëmijës.

Neni 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale]

1. Kujdesi shëndetësor dhe sigurimi social rregullohen me ligj.

2. Sigurimi social themelor, që ka të bëjë me papunësinë, sëmundjen, aftësitë e kufizuara dhe moshën e shtyrë, rregullohet me ligj.

Neni 52 [Përgjegjësia për Mjedisin Jetësor]

1. Natyra dhe biodiversiteti, mjedisi jetësor dhe trashëgimia kombëtare, janë përgjegjësi për secilin. 2. Institucionet e pushtetit publik angazhohen për t’i garantuar secilit mundësinë që të ndikojë në

(21)

vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor ku ajo/ai jeton.

3. Ndikimi në mjedisin jetësor merret parasysh nga institucionet publike në procesin e marrjes së vendimeve.

Neni 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]

Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Neni 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.

Neni 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore]

1. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj.

2. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi.

3. Kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk mund të bëhen për qëllime të tjera, përveç atyre për të cilat janë përcaktuar.

4. Me rastin e kufizimit të të drejtave të njeriut dhe interpretimit të atyre kufizimeve, të gjitha institucionet e pushtetit publik, dhe sidomos gjykatat, e kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të

kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe të shqyrtojnë mundësinë e realizimit të atij qëllimi me kufizim më të vogël.

5. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk bën të mohojë kurrsesi esencën e së drejtës së garantuar.

Neni 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme]

1. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme sipas kësaj Kushtetute dhe vetëm deri në masën sa është e domosdoshme nën rrethanat e dhëna.

2. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 23, 24, 25, 27, 28, 29, 31, 33, 34, 37 dhe 38, të Kushtetutës nuk është e lejuar në kurrfarë rrethanash.

Figure

Updating...

References

Updating...

Related subjects :