Serra për kultivimin e luleve

22  13  Download (0)

Full text

(1)

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA TË BIZNESITË-PEJË

PLAN BIZNESI

SERRË PËR KULTIVIMIN E LULEVE

Mentori: Msc. Ujkan Bajra

Lënda: Planifikimi Mikroekonomik

Studente: Adelina Lajqi Hajrie Husaj Anita Avdyli

(2)

Përmbajtja:

1.Profili i biznesit...3

1.1 Shënjestra të Tregut dhe Konsumatorët (objektivat)...3

1.2 Trendët e rritjes në këtë biznes (objektivat)...4

1.3 Politika e Çmimeve (objektivat)...4

1.4 Objektivat...4

2. Vizioni i kompanisë dhe njerëzit...5

2.1 Struktura juridike e biznesit...5

2.2 Njerëzit (të punësuarit)...6

3. Identifikimi i legjislacionit që rregullon qështjen përkatse...6

4. Komunikimi ...7

5. Organizimi i biznesitë...7

6. Licencat dhe lejet e nevojshme për biznesinë...7

7. Analizimi i tregut...8

7.1 Përshkimi i kompanisë (ofertës) tuaj...8

7.2 Swot analiza...9

7.3 Synimi i Tregut...9

8. Sigurimi...10

9. Ambienti/Lokacioni (qira)...10-11 10. Kontabiliteti dhe Cash Flow...12-13 11. Financimi...14

12. E-Tregtia nëse mendoni të aplikoni...14

13. Blerjet...15

13.1 Paisjet e nevojshme...15

14. Marketingu...15

14.1 Planet rreth reklamimit dhe promovimit...16

14.2 Blerja dhe Kontrolli i Inventarizimit...16

14.3 Politikat punësimit dhe e trajnimeve...16

14.4 Konkurrenca...17

14.5 Si planifikoj të përfitojnë nga pikat e dobëta të konkurrentëve...17

15.5 Monitorimi i kontrollit te cilësisë...17

16. Planifikimi i shitjeve...18

17. Tregtia ndërkombëtare nëse mendohet të aplikohet...18

18. Menaxhimi më punëtoret dhe organizatën...18-19-20 18.1.Struktura organizative...21

(3)

1.Profili i Biznesitë

Përshkimi i Biznesitë

Biznesi ynë është emertuar lulishtja Aroma, aktiviteti që do të zhvillojmë ne është prodhues, është një serrë që mirret me kultivimin e llojeve të ndryshme të luleve dhe një angazhim në drejtim të një ambienti më të pastër dhe më të bukur.

Ne jemi të orientuar kryesisht në tregun kosovarë dhe segmentimin e tijë e kemi bërë në bazë të variablave socio- ekonomike dhe demografike.

Në fillimë kapacitetët tona do të jenë më të vogla, me synim që në të ardhmen të veprojë edhe në tregjet e jashtme.

Tregu cakë që synojmë ne janë: marketet e mëdha që merren me shitjën e luleve, tregtaret ambulant, restorantet e ndryshme, klientet individual, po ashtu do të bëjmë marrëveshje edhe më kompanitë që përkujdesen për parqet e qyteteve.

Vëndi ku është planifikuar të ngritët serra jonë është në kilometrin e 2 të magjistralës Pejë-Prishtinë, e cila do të ketë një ndertim modern dhe dizajnë të mrekullushëm.

Ndërsa numri i të punësuarve në fillim do të numëroj 21 punëtor.

1.1 Shënjestra të Tregut dhe Konsumatorët (objektivat)

Në shënjestër të tregut kemi konsumatorë kryesisht të moshës madhore përafersisht mbi 18 vjet, sepse edhe pas blerjes duhet një kujdes i veqantë për zhvillimin e luleve, ndersa tinejgjerët nuk u kushtojnë atyre edhe shumë rëndesi. Ne mendojmë se produktet tona do të kërkohen nga konsumatorët sepse qdo ditë e më shumë po rritet vetëdija e njerëzve për të pasur një ambient sa më të bukur dhe më të pastër në shtëpitë e tyre, e kjo mundë të arrihet vëtëm falë produkteve që ne i ofrojmë.

(4)

1.2 Trendët e rritjes në këtë biznes (objektivat)

Kultivimi i luleve konsiderohet si një biznesë në rritje e sipër në krahasim me vitët e mëparshme ku i kushtohej më pakë rëndësi mëqense edhe kushtet ekonomike ishin të tilla, ndërsa tani kur kemi një zhvillim më të madh ekonomik të vëndit, standard më të mirë jetësor, infrastrukturër më të zhvilluar është e mjaftë i domosdoshëm përdorimi i luleve qoftë për zbukurimin e parqeve , rrugëve apo ambientëve të ndryshme.

1.3 Politika e Çmimeve (objektivat)

Dihet se kosova nuk ka potencial të madh ekonomik për të perballuar qmime shumë të larta dhe për këtë arsye ne kemi vendosur që produktet tona ti plasojmë në treg më qmime të volitshme.

Ne si ndërmarrje do të mundohemi që të caktojmë një qmim i cili do të mbuloj shpenzimet e produktit tonë si dhe të siguroj një normë të caktuar të fitimit.

Pra strategjia e caktimit të qmimeve për vitin e parë do të jetë kosoto-marzh dhe konsiderojmë se kjo është një strategji e përshtatshme.

1.4 Objektivat

Maksimizimi i fitimit

Të krijojmë një ambient sa më të bukur dhe më të pastër

Objektiv tjetër është që përmes marketingut që ne ofrojmë të krijohet një vetëdije më e madhe tek njerëzit për kultivim sa më të madhë të luleve

Në 3 vitët e ardhshme do të rrisim kapacitetin e prodhimit, duke rritur numrin e të punësuarve

(5)

Të jemi konkurrentë rajonal dhe më gjerë në shtetet fqinje.

2. Vizioni i kompanisë dhe njerëzit

Vizioni

Ndërmarrja Aroma vëmendjën kryesore do ta ketë në realizimin e profitit dhe mbulimin e tregut kosovarë si dhe daljen apo zgjeriminë edhe në tregjet fqinje.

Përveq këtyre synimeve, mendojmë që në të ardhmën të zgjerojmë kapacitetinë e prodhimitë duke hedhurë në treg edhe lloje të pishave zbukuruse si: selvija, bredha, shemshira,hormoqa etj, dhe duke rritur gamen e produkteve tona edhe me buketat me lule të freskta, si dhe zbukurimin e ambienteve të ndryshme festive.

Misioni

Misioni kryesorë i kompanisë është të siguroj furnizimin e plotë të tregut me produktet tona me cilësi dhe dërgesa të sakta dhe të rregullta për konsumatorët.

Misioni tjetër i kompanisë është që të sigurojmë një biznes të qëndrushëm dhe prestigjoz , dhe në 3 vitet e ardhshme të rrisimë kapacitetet tona prodhuse që të jemi konkurent rajonal dhe më gjerë.

2.1 Struktura juridike e biznesit

Biznesi ynë do të jetë një biznesë me partneritet të kufizuar, që do të përbërbëhet nga tre partnerë.

2.2 Njerëzit (të punësuarit)

(6)

Sa i përket përvojës së punës lidhur me këtë biznesë, ne nuk kemi ndonjë kualifikim të veqantë në këtë fushë mirëpo mëqense jemi studente të Fakulltetit të Biznesitë kemi njohuri për formimin dhe udhëheqjen e një biznesi. Mirëpo duhet theksuar se kemi edhe njohuri të mjaftushme nga jeta e përditshme sa për të filluar më këtë biznesë, ndërsa për mbarvajtjen e punës do të punësojm edhe personel mjaftë të kualifikuar për fushat përkatëse, si dhe gjatë punës ne mendojmë se do të fitojmë përvojën e duhur e cila do të ndikoi në suksesinë e biznesitë tonë.

Pronarët

Mëqense biznesi është me partneritet atëher kemi bashkë-pronarë: Adelina Lajqi 40 % e pronësisë Fakulteti i Biznesitë AB

Hajrije Husaj 40% e pronësisë Fakulteti i Biznesitë AB Anita Avdyli 20 % e pronësisë Fakulteti i Biznesitë AB

3. Identifikimi i legjislacionit që rregullon qështjen përkatse

Legjislacioni që i rregullon qështjet e një biznesi është ligji i ATK-së, ligji i punës, rregulloret e ndryshme administrtive, udhëzime administrative varësisht nga shtrirja e kompanisë dhe statutet e komunave përkatëse.

Tatimet janë: Tvsh 16%, tatimi ne paga, trusti pensional, tatimi në fitim, tatimi në pronë. Pengesat që i sjellë legjislacioni bazë është invertarizimi me arkë fiskale për shkakë se është e kushtueshme, mos sigurimi i tregut, mos doganimi më i lartë tek artikujt të cilët bëhen importet (konkurenca interne).

Favorizimi që i sjellë legjislacioni bazë mundë të jetë: lehtësimi në repomatrial (lënd të parë ), lehtësimi i disa marrveshjeve për eksport etj.

(7)

4. Komunikimi

Komunikimi më klientët bëhet edhe përmes mjeteve teknologjike siq janë: telefoni fix dhe mobil, kompjuteri përkatësisht interneti.

Shpenzimet mujore për mjetet e komunikimit do të jenë mesatarisht 100 €.

5. Organizimi i biznesitë

Biznesi ynë është organizuar në formë partneriteti me përgjegjësi të kufizuar, për shkak të kapitalit të kufizuar që mundë të kenë invstuar. Pronarët të drejtat e tyre i rregullojnë nëpërmjet marrëveshjës së partnerëve ku bëhet sanksionimi i të drejtave dhe detyrimeve të bashkëpronarve të cilët kanë përgjegjësi të pakufizuar pra përgjigjën më të gjithë pasurin e tyre të investuar në biznesë.

Ne mendojmë që kjo është mëyra më e mirë e organizimit të binesitë për shkak të aftësisë më të lartë menaxhuse dhe organizuse dhe siguron resurse më të mëdha financiare për fillimin e biznesitë.

6. Licencat dhe lejet e nevojshme për biznesinë

Regjistrimet dhe liqencat zyrtare do ti marrimë nga Kuvendi Komunal dhe të gjitha organet legjislative në Kosovë.

Lokacioni i biznesitë tonë do të jetë në kilometrin e 2 të magjistrales Pejë- Prishtinë saktësisht afër Qëndrës tregtare ETC, ku na është dhënë leja nga Kuvendi Komunal përkatësisht nga Drejtoria për Urbanizëm për ngritjën e objektit ( serrës).

(8)

Nga Ministria e Shërbimeve Publike rexhistrimin e biznesitë, si dhe nga Shoqata e Fermerëve të Kosovës antarësimin në shoqatë.

7. Analizimi i tregut

Para fillimit të një biznesi duhet të analizohet tregu i shenjëstruar për produktet pra luleve në këtë rast, analiza e tregut fillon më percakimin e tregut dhe hulumtimin e aktereve të tregut.

Duke e bëre analizën e tregut ne njihemi për se afermi më kërkesën e konsumatorve lidhur me produktet që ne i ofrojmë si dhe përparsitë dhe të metat e konkurrentëve tanë.

7.1 Përshkimi i kompanisë (ofertës) tuaj

Produktet që ne do ti ofrojmë në treg janë:

lule të llojeve të ndryshme për oborrë si: mimoza, manushaqja, juka, aloa, tulipani, shpatorja, zambaku, lule dielli, trendafili, lule bore, anemone, gladiola etj.

Lule për saksi: begonia, lulevathi, fikusi, lule shqiponja, gardenia, kaktusi, pausedia, irisi, liliumi etj.

Ndërsa lënden e parë pra farërat do ti sigurojmë nga Maqedonia.

Nga përshkrimi i produkteve që i bëmë më lartë vërehet se janë të destinuara për tregun e gjërë pra prëfshirë marketet, konsumatoret individual, restorantet si dhe parqet e ndryshme të qyteteve.

Produktet tona më shumë përqendrohen në tregun vnedorë por në një të ardhme të afërt edhe në shtetet fqinje si : Shqipëri, Maqedoni, Mal të zi etj.

(9)

7.2 Swot analiza

Përparsit

Produkte të cilësisë së lartë Personeli i kualifikuar Lokacioni i mirë

Qmime më të volitshme

Parking të mjaftushëm për klientët

Dobësitë

Mungesa e përvojës

Shkathtësitë e pamjaftueshme Mungesa e konsumatorëve Mungesa e burimit të ujitë

Mundësitë

Rritja e nivelit të konsumit

Ndërtimi i infrasturkutrës moderne Veprimi i shtetit ligjor

Kushtet e mira atmosferike

Rreziqët Kushtet atmosferike Kriza ekonomike Rritja e taksave Konkurrentët 7.3 Synimi i Tregut

Tregu që ne synojmë të arrijmë në fillim të aktivitetit tonë është tregu lokal dhe ai

regjional, përfshirë marketët e ndryshme, restorantet, parqet e qytetëve, shitësit ambulator dhe konsumatorët individual.

Në bazë të anketave të bëra, mundësitë për shfrytëzimin e produkteve tona janë: nga 320 të anketuar, 180 kanë qëndrime pozitive dhe 150 do ti shfrytëzonin produktet tona. Ndërsa ne kemi marrë një numër më të ulët ku për fillim llogarisim 100 klient.

(10)

dhe për këtë arsye ne kemi vendosur që produktet tona ti palsojm në treg me qmime të volitshme në mëyrë që të gjitha shtresat e popullsisë të ken mundësi të blejnë produktet tona.

Ajo qka na bën neve të identifikohemi nga të tjerët është cilësia e lartë, qmimet e

volitshme, shërbimi i mirë ndaj konsumatorëve duke ju siguraur dërgesa të plota,në kohë dhe paketim të përshtatshëm për transport.

8. Sigurimi

Ne do të ndertojmë një serrë me kushte bashkohore dhe infrastruktur moderne ku produktet tona do të jenë të sigurta, megjithatë ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e nëvojshëm për sigurimin e objektit (serrës) qoftë nga zjarri, vjedhjet apo dëmtimet e ndryshme nga kushtët klimatike.

9. Ambienti/Lokacioni (qira)

Ambienti i nevojshëm që na nevojitet për fillimin e këtijë biznesi është: 40 ari tokë ku do të ndertohet:

Serra 140 m-40 m Zyra 4 m-5 m Banjo 2 m-1 m Parkingu 30m-10m

Lokacioni në të cilin do të ndërtohet serra është në kilometrin e 2 të magjistralës Pejë-Prishtinë, përkatësisht afër qëndrës tregtare ETC, ku përveq serrës do të kemi edhe një zyrë me banjo afër objektit tonë për personelin, si dhe parkingun për personelin dhe klientët tanë.

Ne do të kontraktojmë një kompani e cila do të merret me konstruktimin dhe ndërtimin e serrës e cila përveq që do të jetë moderne do të ketë edhe një dizajnë të mrekullueshem.

(11)

Serra do të jetë e ndërtuar me shufra hekuri dhe e mbuluar me qelq për serra.

Serra ka ngrohje qëndrore, burimi i saj është stufa e cila ngroh një rezervuar me 800 litëra ujë.

Stufa funksionon me thengjillë dhe drunjë, përgjatë gjithë serrës gjëndën gypa të shumët nepër të cilët rrjedh uji i ngrohët , që vjen nga stufa nëpermjet pompave.

Kështu ngrohet hapsira e serrës deri në 23 gradë celcius gjatë ditës dhe 12 gradë c gjatë natës. Vetëm dritat e ndezura që i lëmë gjatë natës ngrohin 5 gradë c .

Mëqense jemi në afersi të Birrës së Pejës kemi bërë marrveshje me ta për furnizimin e ujit që na nevojitet për ujitjen e luleve, sepse gjatë sezonit të verës nuk ka ujë të mjaftushëm nga ujësjellsi i Pejës, ndersa Birraria e Pejës furnizohet direkt nga Burimi i Drinit dhe ka ujë të mjaftushëm.

Serra gjëndet në një vendë mjaftë të përshtatshëm, mëqense gjendet pranë qëndres tregtare ETC që është një vend mjaft i frekuentuar si nga konsumatorët e rastit ashtu edhe nga biznesët e ndryshme.

(12)

10. Kontabiliteti dhe Cash Flow

Bilanci i gjëndjës Aktuale 01/12/2013 Asetet fikse Toka 100,000 Objekti (serra) 103,700 Automjetet 28,000 Malli (stoqet) 43,900 Inventari 3,425 Asetët gjithësejt 279,025 Detyrimet Kredia 5,500 Pagat bruto 76,560 Furnizimi 1,450

Riparimet dhe mirëmbajtja 240

Reklam 1,180

Shpenzimet e transportit 1,670

Telefoni dhe interneti 980

Sigurimi 12,000

Taksat 1,200

Shpenzimet e ngrohjes dhe ndriqimit 1,257

Detyrimet gjithësejt 102,037

(13)
(14)

Analiza e kostove

Shpenzimet fikse

Shpenzimet variabile

Shpenzimet e pagave

Tatimi

Shpenzimet e lëndes së parë Shpenzimet administrative Shpenzimet e sigurimitë

Shpenzimet lidhur me prodhimin (energjisë, derivateve,thëngjillitë, drunjëve, mirëmbajtja, telefoni,uji,ngrohja) Shpenzimet e transportit Shpenzimet e reklamës

11. Financimi

Strategjia e financimit

Për realizimin e këtijë projekti na nevojitën gjithësej 281,025 € ndërsa financimin për këto investime do ta sigurojmë nga kapitali ynë 181,025 € në para të gatshme dhe hua private 100,00 €.

12. E-Tregtia nëse mendoni të aplikoni

Ne mendojmë qe biznesi ynë të realizohet edhe përmes internetit përkatësisht përmes E-tregtisë, që njëherit do të ishte edhe një formë e mirë e marketingut për ti njoftuar konsumatorët rrethë produkteve tona, kjo metodë e realizimit të biznesitë do të jetë e favorshme për klientët tanë, sepse redukton kohen e tyre dhe kështu e kanë më të lehtë të porosisinë produktet tona, ndersa ne ju garantojmë dërgesa të sakta dhe të rregullta.

(15)

13. Blerjet

Për fillimin e veprimtarisë sonë do të bëjmë këto shpenzime: toka 100,000 € , objekti (serra) 101,200 € , mjete transportuese 28,000 € , shpenzime administrative 1,200 € , paisje të prodhimit (faratë, plehrat, kimikalet, mjetët e punës ) 43,900 €, ndërtimi zyrës dhe banjos 2,500 €, paisjet për zyrë 3,425 €, banjo 800 €.

13.1 Paisjet e nevojshme

Paisjet që na nevojitën për këtë biznesë janë: një zyrë , një banjo, 4 kombi, 4 kompjuterë,1 printerë, 4 karriga, 4 tavolina, 1 raftë, 3 telefona mobil, 1 telefon fix,1 arkë fiskale, 1 bar kod skener.

14. Marketingu

Nga studimet e bëra është vertetuar se konkurrenca është duke u bërë gjithnjë e më e ashpër dhe janë duke u ofruar produkte më shumë se që është kërkesa për to, kjo edhe ka bërë të domosdoshme krijimin edhe të departamentit të marketingut , ku është vërtetuar se

marketingu është komponentë e pandashme e organizatës për zhvillimin dhe përparimint e sajë.

Ne do të mundohemi që produktet tona të diferencohen si për nga qmimi ashtu edhe për nga kualaiteti, të krijojmë një vetëdije për imazhin e produkteve tona. Siq dihet pozicionimi në treg i ndërmarrjve është shum i rëndësishëm dhe ne do të mundohemi ta shfrytëzojmë këtë në favorin tonë.

(16)

14.1 Planet rreth reklamimit dhe promovimit

Për të informuar konsumatorët për ekzistimin e produkteve në treg, për risitë dhe për ofertat që kemi do të i shfrytzojmë kanalet e promocionit siq jan mediat e ndryshme : Tv, radio, gazeta dhe po ashtu edhe internetin si Facebook dhe Web-sajtin e ndërmarrjës tonë. Po ashtu pjesë e promocionit tonë do të jetë shpërndarja e broshurave informative si dhe shpërndarja e disa luleve gratisë që njihet si një formë shumë e suksesshme e promocionit.

14.2 Blerja dhe Kontrolli i Inventarizimit

Ne si ndërmarrje do të mundohemi që të caktojmë një qmim i cili do të mbuloj shpenzimet e produktit tonë si dhe të siguroj një normë të caktuar të fitimit.

Pra strategjia e caktimit të qmimeve është kosoto-marzhë dhe konsiderojmë se kjo është strategji e përshtatshme.

Blerja mundë të bëhet në mëyra të ndryshme si : duke vizituar serrën tonë si dhe porositë nëpërmjet internetit përms E-tregtisë.

14.3 Politikat e punësimit dhe e trajnimeve

Punësimi i punëtorve do të bëhet përmes konkursit që do të shfaqet përmes TV, radio, gazetë etj, kriteret që duhët ti plotsojnë të kandidatët janë së pari duhet të dorëzojnë një CV-i, diplomën universitare, përvoja paraprake e punës, qertifikata të ndryshme,

karakteristika dhe veti personale etj, pastaj bëhet rekrutimi, seleksionimi dhe vijmë deri të përzgjedhja e kandidatëve më të kualifikuar që na nevojitën në biznesinë tonë.

(17)

Trajnimi i punëtorve bëhet qysh në fazën fillestare të punës në bazë të kritereve që ne kerkojmë për realizimin e punës sonë.

14.4 Konkurrenca

Ideja për këtë projekt na ka lindur fillimisht ngase kemi vërejtur munges të perdorimit të luleve dhe ekzistencë të tregut potencial për blerje, më vonë ne vërejtëm se kjo mundë të jetë e realizueshme pasi në Kosovë një serrë me hapsirë të tillë mungon, në bazë të kësaj mundë të konkludojmë që ekzistojnë disa konkurrent por ata kryesisht kanë kapacitete më të vogla për ofrimin e luleve se sa që ne mendojmë të ofrojmë.

14.5 Si planifikoj të përfitojnë nga pikat e dobëta të konkurrentëve

Ajo që na bënë të dallohemi nga konkurrentë tjerë është së pari serra jonë është e ndërtuar me infrastruktur moderne, me kushte bashkohore për kultivimin e luleve dhe dizajnë të mrekullushëm, pastaj janë disa lloje unike të luleve që do ti ofrojmë vetëm ne, qmimet më të volitshme si dhe shërbimi i mirë ndaj konsumatorëve.

15.5 Monitorimi i kontrollit te cilësisë

Metodat që do të përdorim për të vertetuar cilësinë e produkteve tona janë anketat përmes përpilimit të pytësorve të ndryshëm.

(18)

16. Planifikimi i shitjeve

Pl an if ik im i I s hi tje ve Pl an if ik im i i sh itj ev e Muaji 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 9, 00 0 € 12 ,0 00 € 24 ,0 00 € 34 ,4 00 € 39 ,0 00 € 23 ,0 00 € 21 ,0 00 € 19 ,0 00 € 16 ,2 00 € 9, 50 0 € 9. 80 0 € 9, 50 0 €

17. Tregtia ndërkombëtare nëse mendohet të aplikohet

Procedurat e duhura për Tregtinë Ndërkombëtare

Në fillimë të 3 viteve të para kapacitetët e prodhimit do të jenë më të vogla kështu që edhe produktet do t’i destinohen kryesisht tregut regjional, mirëpo në të ardhmen si mison

(19)

kryesor kemi rritjen e kapaciteteve të prodhimit duke zgjeruar kështu gamën e prodhimeve tona edhe jashtë regjionit, pra duke eksportuar produktet tona edhe jashtë Kosovës në vënde të ndryshme.

18. Menaxhimi më punëtoret dhe organizatën

Personeli është një nga shtyllat kryesore në të cilën mbështetemi dhe do vazhdojmë të investojmë në përparimin e tyre, ne do të tentojmë të krijojmë një atmosferë të

përshtatshme për realizim të sukseshëm të punës ku secili e sheh vetën si pjesë e organizatës dhe njëkohësisht synon përmbushjen e qëllimeve individuale dhe të organizatës.

Pas konsultave të bëra ne kemi menduar që na nevojitën 20 punëtorë gjithësejt për të filluar punën dhe struktura e tyre do të jetë kësi soji :

(2) menaxherë (1) kontabilistë (1) ekspert i bujqësisë (7) punëtorë në serrë (1) arkatare (4) shoferë (2) punëtorë sigurimi (2) punëtorë mirmbajtës

(20)

Funksioni Detyratë Nr. i punëtorve

Paga Kualifikimi i kërkuar Menaxher i prodhimitë Mbikëqyr prodhiminë 1 450 € Diplom Universitare (ekonimik, menaxhment) Menaxher i marketingut Mbikëqyrja e shitjes dhe distribuimitë 1 450 € Diplom Universitare (ekonimik, marketing) Kontabilistë Mbajtja e financave 1 400 € Diploma Universitare (ekonimik, financa) Ekspertë i bujqësisë Mbikëqyrja e kultivimit 1 400 € Diploma Universitare (bujqësi) Arkatare Pagesat e konsumatorëve 1 300 € Shkollimë i mesëm Punëtor (kultivues ) Merren me kultiviminë 7 300 € (2100 €) Shkollim i mesëm (bujqësi) Shoferë Merren me furnizim dhe mirëmbajtje 4 380 € (1520 €)

Shkollim i mesëm (patent shofer B,C) Punëtor sigurimi Siguron objektin 2 250 € (500 €) Shkollim i mesëm Mirëmbajtës Mirëmban objektin 2 250 € (500 €) Shkollim i mesëm

(21)

Me një numër të këtillë të punëtorëve normalishtë që kërkohet edhe një strukturë organizative mirë e organizuar.

Të gjithë punëtorët do të jenë të angazhuar nëpër pozita të caktuara si psh , menaxhuese , mbikqyrese , kultivuese , mirëmbajtëse etj.

Sa i përket stafit menaxhues ata do të punojnë me një orarë të papërcaktuar pra sa është e nevojshme.

Kontabilisti do të punojë më një orar prej 8 orë dhe ka për detyrë mbajtjen e financave të firmës.

Eksperti i bujqësisë do të punoj në orar prej 8 orësh dhe të të ketë për detyrë kontrollimin e jetës së bimëve.

Arkatarja do të punojë më një orarë prej 10 orë dhe ka për detyrë të bëjë pagesat e konsumatorëve.

Punëtorët do të punojnë me një orarë 10 orësh në ditë dhe kanë për detyër të merrën me punët brënda objektit varësisht nga kerkesa e ekspertitë si dhe ti sherbejnë konsumatorët. Shoferët do të punojnë po ashtu me orarë 10 orësh dhe detyra e tyre do të jetë të bëjnë shpërndarjën e produkteve, pastaj sigurimit të lëndes së parë etj.

Ndërsa rojet do të kenë një orarë 12 orësh me dy ndërrime dhe kanë për detyrë sigurimin e objektit nga vjedhjet , dëmtimet etj.

Punëtorët e mirëmbajtjës do të kenë orar 8 orësh dhe ata do të përkujdesën për anen e funksionimit teknik të objektit, mbajtjen e hgjenës si dhe problemeve tjera që mundë paraqitën në suaza të punës.

18.1 Struktura organizative

(22)

Eksperti i bujqësisë

Kontabilisti

Shoferët Sigurimi Mirëmbaj

tësit Punt. e

kultivimit Arkatarja

Figure

Updating...

References

Related subjects :