ZGJIDHJA-E-MOSMARRËVESHJEVE-.-ROLI-I-GJYKATËS-NDËRKOMBËTARE-TË-DREJTËSISË-NË-ZGJIDHJEN-E-MOSMARRËVESHJEVE..pdf

57  13  Download (0)

Full text

(1)

kopje

1

UNIVERSITETI “ALEKSANDЁR MOISIU” DURRЁS

FAKULTETI : Shkencave Politike dhe Juridike

PROGRAMI : Master Shkencor në Administrim Publik

TEMA: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE . ROLI I

GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË NË

ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE

KANDIDATI:

UDHЁHEQЁSI SHKENCOR:

MARJUS BALO DR. EVA ALLUSHI

(2)

kopje

2

ABSTRAKTI

Zgjodha të drejtën ndërkombëtare duke parë që shumë fenomene midis shteteve po ndodhin dhe po lë shum hapesira diskutimesh . E drejta ndërkombëtare ka nje shtrirje të gjerë ashtu si vetë shtet por sot këto shtete duan më tepër rregullime.

Të gjith shtetet janë të krijuara brenda territorit të tyre,ata gjenden në pushtetin e një sovrani,i cili meret me problematikën e brendëshme të këtij shteti.

Një moment tjetër i vecantë nga ky është kur shtetet dalin në arenën ndërkombëtare,këtu ata bashkëveprojnë me njëri tjetri.Por problemi qëndron se ndërmjet tyre nuk ka nje sovran,që ti udhëheqi e që të krijoj rregulla ndërmjet tyre.Prandaj rrugët e vetme mbeten negociatat e ndërmjetme .Por kur këto rregulla të vendosura me vullnetin e tyre nuk zbatohen,tejkalohen apo shpërdorohen kush drejton?Pikerisht në këte moment lind nevoja e nje rregullatori ndërkombetar sic është Gjykata Ndërkombetare e drejtësisë.

Po pse po lindin gjithë këto konflikte midis shteteve ? Nje arsye mund të jetë ende përfitimi dhe ambicia e shum shteteve në kurriz të njëri tjetri. Kjo shkakton konfliktin midis tyre që fillimisht lind si një mosmarreveshje e vogël por më pas rritet së tepërmi deri sa shkon në gjykatë . Zgjodha këtë temë “Zgjidha e mosmarrëveshjeve. Roli i Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë duke marr shkas nga shum aspekte po më i afërt është ai i rastit të Kosovës që shkoi deri në Gjykatë, duke parë vuajtjet e një populli disa dhjetra vjeçar për të gëzuar të drejtat e tij që shtypeshin gjithmon. Por drejtësia u vendos dhe çdo gjë shkoi në vendin e saj. Popullit shqipëtar iu kthye nje borxh i marr vite me pare si shume krahina te ndara nder vite midis fqinjeve .

Natyra e këtyre temave të lë mundësinë të njohësh më tepët shtetet dhe politikën ndërkombëtare. Çdo lënde ka intersin e saj por mendoj këto vitet e fundit po gjejmë më teper hapësira te e drejta ndërkombëtare.

ABSTRACT

The present study discusses International Law, seeing that many phenomena are occurring between states and this has led to many discussions. The international law has a wider scope as the states themselves but today these states want more adjustments.

All states are created within their territory, they are under the power of a sovereign, who deals with the domestic problems of this state.

Another particular moment is when states emerge in the international arena, here they interact with each other. But the problem is that there is not a sovereign, to guide and to create rules amongst them. Therefore the only way remains the intermediate negotiations. But when these rules set by their own will are not implemented, exceeded or misused who leads? Just at this moment arises the need for an international regulator such as the International Court of Justice.

But why arise all these conflicts between states? One reason may be still the benefit and ambition of many states at the expense of each other. This causes the conflict between them, that initially arises as a small disagreement but then rises sharply until it goes to court. It is discussed the theme “Dispute resolution”. Also the role of the International Court of Justice taking into consideration many aspects, but the nearest is the case of Kosovo that went to Court, seeing the sufferings of a people dozens of years to enjoy his rights that were always oppressed.

But justice was set and everything went in its place.

To the Albanian people was returned a debt taken many years ago as many separated regions in years between neighbors.

The nature of these themes gives the opportunity to know more the states and the international politics. Each subject has its interest, but the last few years we are finding more spaces to the international law.

(3)

kopje

3

FUSHA:Marrëdhënie ndërkombëtare

FJALËT KYÇE:Negociatat, Përgjegjësia e shtetit, gjykata ndërkombëtare e drejtësise ,

Kosova në arenën ndërkombëtare .Sovraniteti i brendshëm dhe i jashtëm, vetëvendosje - e brendshme.

Mirënjohje

Doja të falenderoja pikësëpari të gjithë stafin e universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, fakultetin e shkencave politiko-juridike departamentin e masterit shkencor administrim publik. Nje falenderim do ti kushtoja kolegëve të mi për ndihmën në materiale shkencore dhe në mbështetjen morale dhe inkurajimin që më kanë dhënë në këtë periudhë të punimit të mikrotezes.

Mirënjohje e përzemert dhe rrespekte të veçanta për ped. Dr.Eva Allushi udhëheqësen time të mikrotezës e cila më ka udhëhequr në punimin e kesaj teme me mbështetje morale e materiale, e pa përtuar dhe e gatshme,që me sugjerimet e saj ka bërë që un ta punoj dhe ta paraqesë këtë temë sa më të plotë dhe sa më lehtë.

Dua të falenderoj pa fund edhe miqtë e mi që më kanë nxitur dhe motivuar në punimin e mikrotezës duke më dhënë mbështetjen e nevojëshme.

(4)

kopje

4 PËRMBAJTJA Abstrakti ...2 Fjalët kyce...3 Mirënjohje...3 Përmbajtja ...4 Shkurtesa të përdorura...5 Hyrje...6 Qëllimi,objektivat,hipotezat,metodologjia...7 KreuI Negociatat...8 1.1Principe themelore...11 Kreu II Karta e OKB (kapitulli XIV: Gjykata Ndërkombëtare)...12

KreuIII Përgjegjësia e shtetit...13

3.1 Lindja e përgjegjësisë...14

3.2 Përgjegjësi direkte dhe indirekte...15

3.3Përgjegjësi themelore dhe përgjegjësi e prejardhur...15

3.4 Shpërblimi i dëmeve...15

Kreu IV Si lindin konfliktet midis shteteve ?...16

4.1 Tri llojet e konflikteve bazë...16

4.2 Lojërat konfliktet racionale që karakterizohen nga strategjia...17

4.3 Stategjitë dhe Zgjidhjet...17

4.4 Kërcënimet e përbashkëta...18

4.5 Debatet dhe rivalitete...19

Kreu V Historiku i Gjykatёs Ndërkombëtare te Drejtësisë...19

5.1Cili është misioni i Gjykatёs Ndërkombëtare e Drejtësisë?...21

5.2Burimet... 22

5.3A janë të detyrueshme vendimet e Gjykatёs Ndërkombëtare e Drejtësisë?...22

5.4A ka qenë e sukseshme Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë?...22

5.5 Nga ndryshon Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë?prej gjykatave të tjera ndërkombëtare?23 KreuVI 6.1 Çështja e Kosovёs në arenën ndërkombëtare...23

6.2 Parimi i sovranitetit shtetëror dhe e drejta për vetëvendosje...25

6.3 Mardhëniet Kosovë-Serbi (pozita e Kosovës në periudhën 1945-1968)...26

6.4 Pozita e Kosovës (1968 -1999 )...31

6.5Prezenca ndërkombëtare para shpalljes së pavarësisë...35

6.6 Rasti i Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë...37

6.7 Fakte dhe statistika të njohjes së Republikës së Kosovës...42

6.7.1 Grafikët në përqindje të njohjes së Kosovës...45

6.7.2 Shtetet që nuk janë anëtare të Kombeve të Bashkuara por që njohin Kosovën...47

6.7.3 Konteksti i njohjeve...49

6.7.4 Sovraniteti i Kosovës përballë kërcënimeve...50

6.8 Orientimet strategjike për njohje...51

6.9Kosova e pavarur dhe bashkësia ndërkombëtare...52

KONKLUZIONE...55

(5)

kopje

5

Shkurtesa të përdorura

UÇK-(Ushtria Çlirimtare e Kosovës) PKJ-(Partia komuniste jugosllave)

RSFJ - (Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë) OSBE - (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) OIC - (Organizata e Bashkepunimit Islamik)

OKB - ( Organizata e kombeve te bashkuara) NATO- (Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior) MPJ- (ministria e punëve të jashtme)

UNMIK- (Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në

Kosovë )

KSA - (Krahina Socialiste Autonome) KFOR - një trup e armatosur ndërkombëtare COE - ( Këshilli I Evropës)

GJND - (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë) FMN- (Fondi Monetar Ndërkombëtar)

(6)

kopje

6

Hyrje

Një punim diplome është një punim shkencor, që ka një strukturë dhe një qëllim të caktuar dhe përmes të cilit studenti edhe simbolikisht i përfundon studimet në një nivel të caktuar, në rastin tim, studimet master shkencor. Edhe unë jam përpjekur që në këtë punim t’i përmbahem disa rregullave formale dhe strukturore, e që bashkë me një përmbajtje të mirë, e bëjnë punimin më të plotë.

Jam munduar të paraqes qartë temën,kam filluar me një rrugë paqësore që janë negociata rruga më e mirë përpara se ti drejtohemi gjykatës më e shpejt dhe më efektive në kohë. Më pas kam kartën e OKB-së një organizate qëndrore ku ishte ajo baza e kësaj gjykate që herët dhe që e kemi deri në ditët tona .

Si e rregullon ajo Gjykatën Ndërkombëtare në çdo aspekt që në formim dhe në detaje më të hollësishme. Në pjesën e tretë kam trajtuar përgjegjësinë e shtetit si një nga format që hap konflikte dhe më pas zmadhohen dhe kalojnë në gjykatë .

Fillimisht lindin ndoshta dhe pa shkaqe shum të fort por këto shkaqe sa vinë e rriten deri sa kërkohet drejtësia në Gjykatë .

Në pjesën e katërt është trajtuar se si lindin konfliktet që cojnë më pas në gjykatë e lidhur ngusht me këtë përgjegjësi të shteteve që folëm më lart të cilët janë përgjegjësit kryesor të konflikteve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në pjesën pesë është parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si e ka pasur historikun e saj si lindi? Si u zhvillua? Si qëndron deri në ditët tona ? Njëkohësisht dhe përbërjen e saj juridiksionin efektet dhe suksesin.

Në pjesën gjashtë është trajtuar një shqetësim i çdo njërit nga ne, një shqetësim i çdo individi që i rrjedh gjak shqiptari,rasti i Kosovës një rast historikisht problematik dhe me ngjarje nga më tronditëset .

I nisur shum vite më parë me luftra e me genocide me veprime çnjerëzore me gllabërime trojesh dhe pa shpresë.

Një kalvar historik i vuajtjeve që në planet e dikurshëm të fqinjëve deri tek traktatet . Por dhe me një fund të bukur një fund i shum pritur nga çdo shqiptarë një liri e mundur u bë vitet e fundit realitet i pa besuar por dhe një çështje në Gjykatën Ndërkombëtare që për Shqipërinë kanë qenë të pakta madje mund të thëmi fare me përjashtim të incidentit të kanalit të Korfuzit.

Përfundimi ishte me një deklerat pozitive të Gjykatës që fundosi dhe një her Serbinë dhe diplomatët e saj.

(7)

kopje

7

QËLLIMI

Qëllimi i zgjedhjes së kësaj teme është se e drejta ndëkomëtare ka një shtrirje të gjerë dhe u ka zhvilluar shum këto vitet e fundit, më parë ajo ishte nje disiplinë jo shum e zhvilluar . Një pikë tjetër e rëndësishme janë edhe konfliktet dhe përgjegjësitë të cilat rajoni jonë i ka pasur të shumta rasti më i freskët Kosova.Mund te themi që lexuesi shum nga shkaqet e trajtuara mund ti ketë jo shum të njohura

Objektivat

Njohja e lexuesit me marrdhënien ndërkombëtare , me negocimin. Të shihen qartë përgjegjësitë e shtetit.

Njohja me mënyrën e lindjes se konfliktit. Pasqyrimi i kartës së OKB dhe misioni i GJND.

Të bëhen sa më të qarta vuajtjet e një populli çdo lexuesi të tregohet realiteti i një situate problematike që do ta çonte deri në GJND.

Hipotezat

Çfarë janë negociatat ?

Cilat janë përgjegjësitë e shtetit? Si lindin konfliktet midis shteteve ?

Cili është misioni i Gjykatёs Ndërkombëtare e Drejtësisë? Si shkoi Kosova në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë?

Metodologjia

Në këtë punim kam ndjekur përdorimin e metodave analitike të disiplinës akademike, me anë të botimeve të ndryshme, duke përdurur një bibligrafi te gjerë. Vend të rëndesishëm zë trajtimi i teorive te ndryshme e bazuar edhe kjo në botime të ndryshme. Njëkohësisht edhe njohja dhe interpretimi i website, ka dhënë kontributin e tij . Njohja me nocione të

(8)

kopje

8

Kreu I Negociatat

Një formë efektive në mardhëniet ndërkombëtare janë negociatat që është një rrugë me më pak shpenzime dhe shkurtim kohe.

“Kurrë të mos negociojmë pa patur frikë; por kurrë të mos kemi frikë për të negociuar”

John F. Kennedy

Negociatat ,një nga proçedurat më të përhapura dhe më të thjeshta jane negociata dhe bisedimet direkt midis paleve . Këto bisedime u japin mundësi palëve të shkëmbejnë pikëpamjet lidhur me mosmarrëveshjet. Shtete që janë palë në mosmarrëveshje i zhvillojnë negociatat nëpër mjet përfajësuesve diplomatike. Në të gjitha rastet mosmarrëveshja ose konflikti mund të rregullohet vetëm nëpërmjet marrëveshjes së palëve.

1

Negociatat, si formë e bisedimit, dy ose shumëpalësh për zgjidhjen e problemeve të cfarëdo lloji janë të vjetra sa edhe vetë historia e njerëzimit. Negociatat janë në natyrën njerëzore të zgjidhjes së problemeve, janë rruga më e drejtë për kapërcimin e kontradiktave, janë afrimi drejt zgjidhjeve që ofrojnë palët e ndryshme apo të kundërta drejt një kompromisi që pranohet prej tyre dhe që prodhon marrëveshjen më të qëndrueshme.

Negociatat jane rruga më e mirë drejt kompromisit. Ato janë mekanizmi për shmangjen e thellimit të problemeve, të kontradiktave apo konflikteve, janë zgjidhja që prodhojnë më së shumti fitues dhe më së paku humbës.

Negociatat janë produkt i nevojës për të shmangur tensionet, kontradiktat, konfliktet dhe luftrat. Negociatat burojnë nga nevoja për mirëkuptim njerëzor dhe shpien në zgjidhje mirëkuptimi. Negociatat rrjedhin nga nevoja për paqe dhe prodhojnë paqe. Ato vijnë nga domosdoshmëria për zgjidhje të cfarëdolloj problemi midis palesh me anë të bisedimeve, këmbimit të ideve, informacioneve, dhënies së propozimeve dhe nxitjes mbi bazën e tyre të dialogut dypalësh apo shumëpalësh.

Duke buruar nga natyra njerëzore negociatat janë pjesë e sjelljes dhe e veprimit njerëzor. Gjithë njerëzit negociojnë mes tyre. Fillojnë negociatat brenda familjes, shtrihen në marrëdhënie shoqërore, profesionale, biznesi, politike e marrëdhëniesh ndërkombëtare. Në kuptimin filozofik, por edhe praktik gjithë njerëzit jane negociatore për aq kohë sa përballen me probleme që kërkojnë zgjidhje me te tjerë.

Si një element zgjidhje problemesh me anë të bisedimeve, dialogut, debatit që prodhojnë marrëveshjen midis palëvë të ndryshme, negociatat reflektojnë në evoluimin e vet shkallën e zhvillimit të njerëzimit, të shoqërisë dhe të institucioneve të krijuara prej saj në nivele kombëtare apo ndërkombëtare.

Sa më thellë që futemi në labirintet e historisë aq më pak ndeshim negociata si formë apo si mënyrë e zgjidhjes së problemeve dhe aq më tepër ndeshemi me rrugë e forma të tjera

1

(9)

kopje

9

sic janë imponimi, dhuna, forca apo konflikti. Sa më tepër që i afrohemi kohëve moderne e sa më shumë që kemi të bëjmë me rritjen e konsolidimin e elementëve të civilizimit aq më shumë shohim të rritet prania e negociatave, përdorimi dhe vlerësimi gjithnjë e më i madh i tyre si rruga më e mirë, më e drejtë dhe më me pak kosto për zgjidhjen e cdo problemi dhe arritjen e marrëveshjeve midis dy apo më shumë palëve.

Sa më i lartë të jetë civilizimi njerëzor aq më shumë rritet prania, përdorimi dhe vlerësimi i negociatave. Negociatat janë, kështu, një tregues shumë i plotë i pjekurisë së shoqërisë njerëzore dhe institucioneve të krijuara prej saj. Niveli i ulët i pranisë, përdorimit dhe vlerësimit të negociatave shpreh nivelin e ulët, të civilizimit dhe të institucioneve të një shoqërie të caktuar apo të një sistemi marredhëniesh ndërkombëtare.

Pra, negociatat janë rruga më e mirë dhe më e drejtë për zgjidhje me mirëkuptim paqësisht të problemeve në cdo fushë midis dy apo më shumë palëve, janë mekanizmi që prodhon konsesusin dhe kompromisin ndërmjet tyre, janë mënyra më ekonomike e kapërcimit të cdo krize si dhe instrumenti që dhuron zgjidhjen më afatgjatë dhe më të qëndrueshme.

Politika e forcës, e imponimit, ndonëse janë shpesh të pashmangshme, sërish nuk janë rrugët me të mira për zgjidhjen e problemeve në cdo fushë midis dy apo më shumë palëve, nuk përbëjnë mekanizmin qe prodhon konsesus e kompromis, janë mënyrat më të shtrenjta në ekonomi e ne jetë njerëzore për kapëcimin e krizave si dhe nuk dhurojnë zgjidhje afatgjatë e të qëndrushme. Politika e forcës, e imponimit, mund te konsiderohen të dobishme kur janë ezauruar plotësisht hapsirat për negociata, ose kur ato në vetëvete synojnë si objektiv krijimin e balancave që do të ulin pashmangësisht palët problematike në tryezën negociuese përfundimtare.

Negociatat janë dy tipe kryesore dhe në disa lloje te ndryshme. Dy tipet e negociatave dallohen nga numri i palëve pjesëmarrëse biseduese në to. Kështu që kemi dy tipe

negociatash:

1.Negociata dypalëshe 2.Negociata shumëpalëshe

Negociatat dypalëshe kanë të bëjne me bisedime midis dy subjekteve. Si të tilla ato jane më të thjeshta dhe më të menaxhueshme. Këto ndiqen kur palët kanë qartësine, besueshmerinë, aftësinë dhe vullnetin për t’i zgjidhur problemet vetë ndërmjet tyre pa perfshirë subjekte të tjera në to.

Negociatat shumëpalëshe kanë të bëjnë me bisedime midis më shumë se dy subjekteve dhe si të tilla janë shumë komplekse, të vështira dhe të komplikuara për tu menaxhuar. Këto ndiqen kur problemet e shkaktuara nga një palë, dy palë apo më shumë implikojnë shumë subjekte të tjera ose kur zgjidhja që synohet të arrihet efekton shumë palë. Ose ndiqen atherë kur një objekt problematik dypalësh, për arsye të mungesës së qartësisë së paleve, të skepticizmit midis tyre, të tensionit ekzistues, të paftësisë negociuese ose edhe të mungesës së vullnetit, lind nevoja për përfshirjen e subjekteve të tjera në to.

(10)

kopje

10

Për nga përfundimi i negociatave dhe mënyra e arritjes së marrëveshjes, negociata i dallojmë në disa kategori;

1.Negociata që përfundojnë me marrëveshje kompromisi midis palëve në bisedime;

2.Negociata që përfundojnë me ndërhyrje arbitrazhi; 3.Negociata që përfundojnë mbas vendimeve të gjykatave;

Zgjedhja e tipit, llojit, formës dhe kategorisë së negociatave varet drejtpërsëdrejti nga objekti i negociatave, nga specifikat e tij, nga raportet midis subjekteve që negociojnë në mes tyre si dhe nga aftësia dhe vullneti për të arritur në përfundimin e negociatave. Sikundër janë shumë të rëndësishme negociatat në vetëvete për të gjetur rrugë paqësore zgjidhje, për të promovuar mekanizmat e konsesusit, për të prodhuar zgjidhje me kosto më të ulët dhe me përmbajtje afatgjatë dhe më të qëndrushme, ku asnjë palë të mos ndjehet humbëse dhe të gjitha të ndjehen të fituara nga zgjidhja përfundimtare, po ashtu është jashtëzakonisht e rëndësishme zgjedhja e tipit, llojit, formës dhe kategorisë së negociatave sipas objektit dhe sipas subjekteve palë në bisedime.

Natyrisht, zgjedhja e tipit, llojit, fomës dhe kategorisë së negociatave lehtëson suksesin e tyre ose nxit dështimin. Për shëmbull të fusësh një objekt bisedimesh dypalëshe në tryezë shumëpalëshe do të thotë ta komplikosh, ta vështirësosh, të shtosh koston e negociatave, të vonosh kohën e zgjidhjes e ndofta ta provokosh dështimin e tyre. E kundërta, objekti i natyrës së bisedimeve shumëpalësh të bëhet përmes zgjedhjes së tipit dypalësh do të thotë të provokosh impas, pra bllokim të procesit dhe për rrjedhojë dështim të përpjekjeve për zgjidhje negociuese.

Kështu përshembull, në aspektin e llojeve, nuk mundesh të zgjedhësh llojin e bisedimeve të drejtpërdrejta për objekte shumë problematike dhe midis subjekteve të tensionuara, te esktremizuara dhe skepticiste ndaj njëri-tjetrit. Këto lloj objektesh dhe subjektesh kërkojnë mediator apo diplomaci shuttle. Gjithashtu, nuk mund të zgjidhet diplomacia publike per objekte shumë delikate, trajtimi i të cilave rrezikohet të dështojë nëse në negociata involvohet parakohe ose në proces opinioni publik e mediatik, cfarëdolloj faktorësh ekstra-negociues. E kështu, mund të gjykojmë me rallë.

Pra, sikundër janë me rëndesi, të vlerësueshme dhe të mirëpritura negociatat në vetëvete për zgjidhjen e cdo lloj problemi dhe midis cdo pale, suksesi ose mos suksesi i tyre varet shumë edhe nga zgjedhja e tipit, llojit, formës dhe kategorisë së negociatave sa më të përshtatshme për objektin e bisedimeve dhe për subjektet palë pjesëmarrëse në to.

Fakti që, objekti i bisedimeve dhe subjekteve palë pjesëmarrëse në to diktojnë në një farë mënyre edhe zgjedhjen e tipit dhe llojit të negociatave që duhet të përdoren, nuk përjashton aspak edhe mundësinë e ndryshimit të tipit apo të llojit të negociatave në proces e sipër ose në fazën përfundimtare të tyre. Kështu për shembull, ka negociata që fillojnë dypalëshe dhe përfundojnë shumëpalëshe. Sikundër ka negociata që fillojnë publike dhe në proces transformohen në sekrete, ose vijojnë paralelisht publike dhe sekrete, në mënyrë selektive. Ka gjithashtu negociata që nisin drejtpërdrejtë dhe në proces kërkojnë mediator, ose në përfundim kërkojnë arbitrazh apo gjykatë për arritjen e zgjidhjes.

(11)

kopje

11

Pra, konkluzioni është se edhe zgjedhja e tipit, llojit, formës dhe kategorisë së negociatave nuk është e ngurtë dhe e dhënë njëherë e përgjithmonë dhe e pandryshueshme nga fillimi i negociatave deri në përfundimin e marrëveshjes. Negociatat janë proces, procesi zhvillohet në kohë, koha prodhon dinamikë me ritme, kahje e intensitet të ndryshëm. Kjo ndodh midis cdo pale në nivel personal, privat, publik apo ndërkombëtar. Negociatat janë bisedime midis palëve, palët janë subjekte të gjalla, me vlera e interesa të ndryshme, me ndryshim, evoluim, progres apo regres. Negociatat duhet të arrijnë një marrëveshje, marrëveshja mund të arrihet midis palëve, por mund të bllokohet të komplikohet e të kërkojë palë të tjera, ose kategori të tjera vendim-marrëse. 1.1Principe themelore

Negociatat e sukseshme janë përpjekje e dy ose më shumë palëve për të arritur një zgjidhje të pranueshme midis tyre, si të tilla ato nuk rezultojnë më së fundi me humbës dhe fitues midis palëve. Negociatat si proces, zakonisht përfundojnë ose me sukses për palët ose me dështim për të gjitha ato.

Arti i negociatave konsiston në përpjekjen për të pajtuar atë cfarë është e pranueshme dhe e mirë për gjithë palët. Për të arritur në një situatë ku palët të fitojnë dicka për veten e tyre është e nevojshme që të bëhet përgatitje e mirë, të ketë vigjilencë dhe fleksibilitet.

Ndodh shpesh që bisedimet diplomatike direkte negociata të mos cojnë në zgjidhjen e konfliktit.

Në qoftë se palët në grindje nuk arrijnë rezultatin e dëshirueshëm nëpërmjet bisedimeve diplomatike atëher mund të hynë në punë mjete të tjera për zgjidhjen paqësore.

Një mjet i tillë është ai i shërbimit me qëllim të mirë . Shpesh ndodh kur bisedimet dalin pa sukses dhe palët në grindje nuk janë gati të shtrohen në tryezë atëher ndërhynë një shtet tjeter i tretë i cili u propozon palëve me qëllim të mirë kontributin e tij për zgjidhjen e konfliktit.

Veçoria e këtij mjeti është hyrja në mes e një shteti të tretë.

Ai përpiqet që ti afrojë palët në grindje me njëri –tjetrin, ai vet nuk merr pjesë drejtëpërdrejtë në bisedime dhe nuk bën propozime për sa i përket thelbit të çështjes. Qëllimi i tij është që të krijohet një atmosferë e shtensionuar në bisedimet midis palëve si kushtë i domosdoshëm për arritjen e një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit midis tyre. Shërbimi me qëllim të mirë është një institut i vjetër i së drejtës ndërkombëtare .

Një mjet tjetër i rëndësishëm është dhe ndërmjetësimi . 2Midis ndërmjetësim dhe shërbimit me qëllim të mirë ka ngjashmëri . Ndërmjetësi presupozon hyrjen në mes të një shteti të trete. Dallimi qëndron në karakterin e detyrës që mer përsipër shteti i tretë detyra e tij është më e gjerë.

Shteti ndërmjetësues mer pjesë vet në bisedime dhe mund të paraqes propozimet e tij përsa i përket zgjidhjes së çështjes. Shteti ndërmjetësues nuk luan rolin e gjykatës dhe nuk është detyrues për palët përkundrazi ai ua lë në dorë palëve që ta pranojnë ose jo. Shpesh mund të ndodhë që “shërbimi me qëllim të mirë” të kthehet në “ndërmjetësim”nga një angazhim më i madh i tij. Edhe pasi palët ti jenë drejtuar gjykatës atyre duhet ti jepet mundësia për zgjidhjen e konfliktit me mënyra të tjera të ndryshme

2

(12)

kopje

12

nga vendimi gjyqsor. Kjo bëhet po qe se duke pasur parasysh interesat dhe konfliktin me tërë elementët e tij kjo mënyrë e zgjidhjes së mos marrëveshjes është më e mirë për palët. Që para krijimit ishte një mekanizëm abstraktit,parandalimi i konfliktit është një

pasqyrim i rrjedhimit të veprimtarisë qeverisëse. Është një sukses i varur në mënyrë direkte në cilësinë e perfshirë deri në shkallë të fundit ,vullneti i tyre dhe zgjedhja e tyre e bërë në mënyrë trasparente. Dështimi i parandalimit të një të konfliktit shpesh rezulton i në mase të madhe , ose të paktën po aq sa mendohej, në mungesë të normave të

përbashkëta , përparësia e politikave të posacme, dhe pamjaftueshmëria e interest të politikave ekonomike , dhe si e tille perben papërshtatshmërinë e gadishmërisë së mekanizmave parandalues të konflikteve. 3

4

Proçeset gjyqsore janë më të kushtueshme dhe më lodhëse. Në proçes konflikti shikohet thjesht nga ana ligjore. Nuk meren parasysh shkaqet e konfliktit dhe interesat e palëve. Shpesh palët nuk dalin të kënaqura me vendimin efekti gjyqsor ka dhe efekt nxitës

konflikti ku vendimi gjyqsor cakton fituesin dhe humbësin.por kjo luftë kërkon shum koh dhe mund.

Kreu II

Karta e OKB

(kapitulli XIV: Gjykata Ndërkombëtare) Karta e Kombeve të Bashkuara

[nënshkruar në datën 26 qershor 1945 në San Francisko; hyrë në fuqi në datën 24 tetor 1945]

Kapitulli XIV: Gjykata Ndërkombëtare

Neni 92

Gjykata Ndërkombëtare është organi më i rëndësishëm juridik i Kombeve të Bashkuara. Ai realizon detyrat e tij sikurse parashikohet në statutin bashkëngjitur, i cili bazohet në statutin e Gjykatës së Përhershme Ndërkombëtare dhe është pjesë përbërëse e kësaj Karte.

Neni 93

(1) Të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara janë palë kontraktore të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare.

(2) Një shtet, që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara, mund të bëhet palë

kontraktore e Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare, në rast se plotëson kushtet që vendos Asambleja e Kombeve të Bashkuara me rekomandim të Këshillit të Sigriumit.

Neni 94

(1) Secili prej anëtarëve të Kombeve të Bashkuara merr përsipër, që në çdo rast konflikti, palë e të cilit është edhe ai, të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare.

3

Michael S. Lund, Preventing Violent Conflicts - A Strategy for Preventive

Diplomacy (Washington DC: United States Institute of Peace Press, 1996), faqe. 28-9.

(13)

kopje

13

(2) Nëse një palë konflikti nuk i respekton detyrimet, që rrjedhin nga një vendim Gjykate, pala tjetër mund t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit; ky, në rast se e konsideron të

nevojshme, mund të japë rekomandime ose të marrë masa për të siguruar efektshmërinë e vendimit.

Neni 95

kjo Kartë nuk e përjashton mundësinë, që anëtarët e Kombeve të Bashkuara në bazë të marrëveshjeve ekzistuese apo të ardhshme t’u drejtohen Gjykatave të tjera për zgjidhjen e konflikteve të tyre.

Neni 96

(1) Asambleja e Përgjithshme ose Këshilli i Sigurimit mund të kërkojë për çdo çështje juridike vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare.

(2) Organe të tjera të Kombeve të Bashkuara, pasi marrin autorizimin përkatës të Asamblesë së Përgjithshme, mund t’i kërkojnë Gjykatës opinione në lidhje me çështje juridike, që kanë të bëjnë me fushën e tyre të veprimtarisë.

Me konfliktet e ndyshme midis shteteve lindi natyrshëm nevoja për një organ titullar për të rregulluar këto marrdhënie që me kalimin e kohës sidomos pas luftës së dytë botërore vinin në rritje. Shumë shtete kërkonin ndihmë dhe shum çështje përfunduan në Gjykatën Ndërkombëtare për një mendim më të kualifikuar dhe më rrespektues pra siç e shikojmë çdo vendim i gjykatës rrespektohet nga çdo shtet në rast të kundër rregullimin e bën këshilli sigurimit. Çdo shtet ka të drejtë ti drejtohet Gjykatës ndërkombëtare pamvarësisht që nuk është antarë i kombeve te bashkuara. Por nuk duhet të mendojmë që çdo

mosmarrëveshje ti kalojë Gjykatës Ndërkombëtare si një gjykatë e një niveli të lartë mund të themi që siguria që mund të ketë cdo shtet mund të jetë më e madhe në këtë gjykatë por kjo nuk i ndalon ata të ndjekin rrugët e tjera të gjyqsorit. Por si një mendim më i kualifikuar mund të kërkohet gjithmonë mendimi i Gjykatës ndërkombëtare në çështje të ndyshme juridike . Duke qenë organi më i lartë i kombeve të bashkuara dhe fuqia e kësaj gjykate ështe më e madhe ngaqë kemi një pjesëmarrje të gjerë të shteteve në organizatë. Mendoj se me ndyshimet e dukshme në shtete me evolimin që nga vitët 1945 deri në ditët e sotme mendoj që karta e kombeve të bashkuara duhet të ndyshoj

pjesërisht, kshu besoj do kishim një funksionim më të mirë të këtij organi.

KreuIII

Përgjegjësia e shtetit

Juristë të ndryshëm kanë shprehur se shteti nuk mban përgjegjësi juridike.

5“Mospërgjegjësia” juridike e shetit shpallet prej tyre si një postulat jo vetëm i jetës së brendëshme të shtetit por edhe i asaj ndërkombëtare.Brenda kufijëve të tij shteti mund ti shpëtojë përgjegjsisë juridike, sepse mund të ndryshojë kurdoher ligjet që e ngarkojnë me

5

“Mospergjegjesia” juridike e shetit shpallet prej tyre si nje postulat jo vetem i jetes se brendeshme te shtetit por edhe i asaj nderkombetare. Arben Puto “Edrejta nd. Pulike”(kreu VI) albin 2008 fq 189

(14)

kopje

14

përgjegjësi dhe te nxjerri ligje të reja që e përjashtojnë nga përgjegjësia , por ideja e përgjegjësisë së shtetit cilësohet si e papajtueshme me sovranitetin e tij .Shtetet janë të vetmit gjykatës për përgjegjësinë e tyre,sepse nuk ka juridiksion që ata ti nënshtrohen. Në qoftë se del ndonjëherë ndonjë detyrim për të vënë në vend një normë të shkelur ky detyrim e ka burimin vetëm tek vullneti i shtetit shkelës. Por një shtet që ndryshon sistematikisht ligjet e tij të brendëshme për të shpëtuar nga përgjegjësia juridike nuk i shpëton përgjegjësisë morale që mund ta çojë në pasoja serioze. Kjo është e

papajtueshme me nocionin e shtetit ligjor. Pikëpamja që pretendon ta përjashtojë shtetin nga përgjegjësia në arenën ndërkombëtare duhet hedhur poshtë si jo vetëm e pathemeltë por dhe e rrezikshme . Duke mohuar parimin e përgjegjësisë së shtetit kjo pikëpamje nuk çon aspak në forcimin e parimit të sovranitetit shtetëror por e rrëzon atë. Sovraniteti ka si bazë jo mungesën e përgjegjësisë por rrespektin për interesat e të tjerëve. Një pikëpamje e tillë i ka dhënë shumë dorë shtypësve dhe pushtuesve të të gjitha kohërave .

Përgjegjësia e shtetit për të kryer detyrimet e tij ndërkombëtare është një përgjegjësi juridike . Në qoftë se shteti mund ti ndryshojë ligjet që ka në fuqi brenda territorit të vet ai nuk mund të bëjë të njëjtën gjë në arenën ndërkombëtare ai nuk mund ti krijoi ose ti anullojë normat e së drejtës ndërkombëtare vetëm me vullnetin e tij . Çdo mos përfillje e detyrimeve ndërkombëtare përbën një shkelje dhe shteti që ka pësuar nga kjo shkelje kërkon zbatimin e të drejtave të tij me të gjitha mjetet e së drejtës ndërkombëtare. Problemi i përgjegjësisë së shtetit në të drejtën ndërkombëtare është i lidhur me shtërngimin nji element i domosdoshëm i çdo të drejte. Mungesa e një force

6“mbishtetërore”e vështirëson realizimin e shtërngimit në të drejtën ndërkombëtare. Dhe po të pranohet se shtërngimi sado që realizimi i tij në praktikë është i vështirë ekziston gjithsesi edhe në të drejtën ndërkombëtare atëher si pasojë logjike duhet të pranohet edhe ekzistenca e përgjegjësisë juridike të shtetit. Subjekte të përgjegjësisë ndërkombëtare mund të jenë aktualisht edhe organizatat ndërkombëtare të cilat luajnë një rol të rëndësishëm,të madh në marrdhëniet ndërkombëtare. Ato mund të kryejnë shkelje të normave ndërkombëtare dhe atëher ato mbajnë përgjegjësi.

Por mund të ndodhë që ato të cënohen në të drejtat e tyre dhe atëhere shtrohet çёshtja e përgjegjësisë së autorëve të shkeljes. Megjithese përgjegjësia njihet dhe pranohet, përpunimi i rregullave lidhur me të ka qënë i ngadalshëm dhe i vështirë. Regjimi i përgjegjësisë ndërkombëtare ka si burim kryesor zakonin. Ai është i destinuar për të pajtuar interesat dhe vullnetet e shteteve.

3.1 Lindja e përgjegjësisë

7

Përgjegjësia lind kur një subjekt i së drejtës ndërkombëtare i shkakton një dëm një subjekti tjetër të së drejtës ndërkombëtare.Përgjegjësia lind mbi bazën e një faji.Kur flitet për “përgjegjësi ndërkombëtare” kuptojmë që në orgjinë të saj është një akt ,një fakt te paligjshem,cdo fakt i paligjshëm i një shteti shton përgjegjësinë e tij ndërkombëtare. Një fakt ndërkombëtarisht i paligjshëm kur një veprim ose mos veprim i atribohet së drejtës ndërkombëtare. Përgjegjësia e shtetit mund të lindë edhe si rezultat i një veprimi dhe si rezultat i mos kryerjes së një veprimi. Një veprim i brendshëm komform me të drejtën që është në fuqi në një shtet pra është i ligjshëm nuk është më pak i paligjshëm

ndërkombëtarisht nëse është në kundërshtim me normën ndërkombëtare.

6

Arben Puto “Edrejta nd. Pulike”(kreu VI) albin 2008 fq190-191

(15)

kopje

15

3.2 Përgjegjësi direkte dhe indirekte

Përgjegjësia ndërkombëtare mund të jetë direkte ose indirekte . Kemi përgjegjësi direkte kur një shtet shkel drejtëpërsëdrejti ai vetë detyrimet e tij ndërkombëtare.

Përgjegjësia indirekte kur një shtet merr mbi vete përgjegjësinë për një shkelje të së drejtës ndërkombëtare të bërë nga një shtet tjetër. Rastet e përgjegjësisë indirekte janë :shteti federal,shteti protektor dhe ai mandatar.

3.3Përgjegjësi themelore dhe përgjegjësi e prejardhur

8

Përgjegjësia mund të ndahet në :përgjegjësi themelore dhe përgjegjësi e prejardhur. Përgjegjësi themelore është përgjegjësia e subjektit të së drejtës ndërkombëtare për veprimet që kryejnë persona nën autoritetin e tij efektiv. Një veprim i paligjshëm i atribohet shtetit , në emër dhe për llogari të të cilit vepron autoriteti i shkeljes. Kur një shtet ka pretendime kundrejt një shteti tjetër duke e akuzuar për “mohim të drejtesisë”ai mund ta shtrojë çështjen edhe përpara një gjykate ndërkombëtare. Por asnjë gjykatë ndërkombëtare nuk mund ta marrë çështjen në shqyrtim përpara se të jenë ezauruar të gjitha mjetet ligjore të brendëshme sipas legjislacionit.

Përgjegjësi e prejardhur është kur shteti nuk mban kurrë përgjegjësi për shkeljet që mund të kryejnë persona të vecantë . Aktet e tyre nuk mund ti atribuohen shtetit. Personat e vecantë i përballojnë vetë pasojat e fakteve ndërkombëtarisht të pa ligjshëm.

Kryetari i shtetit mund të kryejë veprime të paligjshme nga pikëpamja e së drejtës. Veprimet që ai kryen si person zyrtat janë veprime të shtetit dhe e ngarkojnë shtetin me përgjegjësi. Delikti ndërkombëtarë përgjithësisht cdo veprim që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare mund ta konstatojë një gjyq arbitrazhi ose gjykata

ndërkombëtare në qoftëse të dy palët janë marrë vesh që tia parashtrojnë atyre konfliktin . Në të drejtën ndërkombëtare përgjegjësia ka si pasojë që subjekti shteti që ka bërë

veprimin e paligjshëm është i detyruar të kënaqë shtetin që ka pësuar, me anë të dëmshpërlimit,duhet ti kërkoj edhe falje zyrtare dhe publikisht.

3.4 Shpërblimi i dëmeve

Pasojat më me rëndësi edhe në të drejtën ndërkombëtare janë ato me karakter material ,shtrohet cështja e derdhjes së një shume në para për të riparuar dëmet e

shkaktuara,shpërblimi duhet të jetë i plotë as mbi as nën dëmin e shkaktuar . Në të drejten ndërkombëtare shpërblimi do të kapë,përvec dëmit efektiv dhe dëmin e munguar.e drejta ndërkombëtare e sheh me rezervë çështjen e shpërblimit të dëmeve indirekte dhe se pranon shpërblimin e dëmeve direkte.

8

(16)

kopje

16

Kreu IV

Si lindin konfliktet midis shteteve ?

9

Në pamje të parë na shtrohen tre pyetje:

 A mundet që të mbijetojnë të dy palët në konflikt?  A do të shuhet ai apo do vazhdojë të ndodhë?

 A mund të kontrollohet ai dhe të mbahet brenda kufijve të pranueshëm apo mund t’i shpëtoj të gjitha kontrolleve dhe të bëhet vetë zot i fateve të atyre që janë përfshirë në të?

Ne çdo konflikt midis shteteve këto tre pyetje janë vendimtare . Fundi i hidhur apo mbijetese e përbashkët?

Në një konflikt që ka një fund të hidhur vetëm një prej aktorëve ndërluftues ka mundësi që të mbijetojë në saj të shkatërrimit apo dorëzimit . Në konfliktin për mbijetesë të përbashkët të dy aktorët kanë mundësi të mbijetojnë por në të ardhmen mund të grinden ose bashkëpunojnë.

Në konfliktet me një fund të hidhur njëri ose të dy palët përdorin strategjitë e shfarosjes, duke pasur si qëllim të shkatërrojnë. Njerëzit e njërës palë e kuptojnë që janë duke luajtur me kokën e tyre dhe kjo i bën që ata të përdorin armët më ekstreme të luftës . Njerëzit gjatë konfliktit mund të jenë të prirur për të zgjidhur problemin me kompromis. Në qoftë se konflikti ka karakter thelbësor dmth. rrënjësor në ndonjë strukturë të përhershme . Nëse ai është aksidental është i bazuar në rrethana. Por konfliktet nuk kanë nevojë të shkatërrojnë njërën apo të dy palët kur janë në harmoni dhe një konflikt i përkohshëm mund të shkoj deri në nivel dhune.

Të kontrollueshëm apo të pakontrollueshëm

Rasti tipik është ai i luftërave. Një konflikt thelbësor është të thuash diçka që pritet lidhur me vazhdimësinë e tij në të ardhmen. Kur kërkohet që këtij konflikti ti jepet fund duhet të jetë i kontrollueshëm . Të pa kontrollueshëm është të thuash për kufizimin e tij dhe per rrezikun e shkallëzimit të tij.

4.1 Tri llojet e konflikteve bazë

10

Pavarësisht nga llojet e konflikteve që provokon një shtet ai përpiqet që të ruaj një farë kontrolli për veprimet e tij dhe të kundërshtarit. Tre llojet më të rëndësishme mund të quhen :

1. Luftërat 2. Lojrat 3. Debatet

Luftërat :llojet pjesërisht automatike të konfliktit. Në këtë llojë konflikti kontrolli dhe

vetkontrolli humbasin me shpejtësi. Një nivel i caktuar armatimi të një vendi shërben si bazë për vendin tjetër dhe vendos ta kalojë atë me diferencë 10%. Secila fuqi përpiqet tia kalojë. Kemi goditje armësh që pasohen me një kundrapërgjigje më e fort e palës tjetër, ndërhynë në këto situata fuqitë aleate ,nëpërmjet kërcënimit kundër kërcënimit

hakmarrjes dhe kundërhakmarrje.

Procese të tilla të konfliktit të llojit të luftës kanë tendencë që të jenë lëvizje automatike duke mospërdorur llogjikën. Si lëvizjet që bejnë lojtarët në lojë .Shpesh këto procese janë

9 Karl Dojç”analiza e mardhënieve ndërkombëtare”kreu 6 )shblu 1994 fq99-100 10 Karl Dojç”analiza e mardhënieve ndërkombëtare”kreu 6 )shblu 1994 fq 103

(17)

kopje

17

të shpeshta sa për ta do ishte e vështirë të dallojë reflekset. Një konflikt i këtij lloji i ngjan procesit të natyrës. Disa kushte përfajësojnë proceset e përshpejtimit dhe të ngadalesimit . E përshpejtimit janë efekte përshpejtuese që kanë lëvizjet e njërit aktor kundrejt tjetrit. Ato të ngadalësimit kanë efekte të vonimit dhe shërbejnë për të rritur vetkufizimin nga secili aktor . Efekte të tjera janë ato ekonomike dhe politike por kanë kosto të lartë.Në kushte të caktuara do të mbizotërojë faktorët përshpejtues. Në kushte te tjera faktorë të tjerë mund të rriten më shpejt sesa konflikti I përshpejtuar. Në këte rast ritmi i

shkallëzimit të një konflikti do ngadalësohet dhe i gjith sistemi mund të na qëndrojë në një pikë larg dëmtimit dhe shkatërrimit të palëve ndërluftuese.

4.2 Lojërat konfliktet racionale që karakterizohen nga strategjia

Një llojë konflikti i ngjan lojërave ku lojtarët ruajnë kontrollin mbi lëvizjet e tyre . Shumë lojra që ne i luajmë kanë ngjashmëri me jetën reale siç është rivaliteti në

bisnes,politikë dhe diplomaci . Secili nga lojtarët ka një shkallë dobishmërie për aq kohë sa ai luan prandaj për të luajtur mirë lojtarët duhet të dinë çfarë dëshirojnë duhet të mësojnë çfarë nuk dinë dhe çfarë nuk mund të bëjnë. Për aq kohë sa luajnë secili lojtar luan për të fituar jo për të humbur . Është kjo arsyeja që ata i studiojnë mirë lëvizjet të cilat quhen taktika si dhe lëvizjet dhe sekuencat më të gjata të cilat quhen strategji. Atëhere strategjia më e mirë për një lojtar është ajo që mund ti japi një rezultat pozitiv, ose dhe ajo që i shmanget një rezultati negativë. Strategjia më e mirë është ajo me anë të së cilës arrihen më tepër fitore dhe përfitimet janë më të mëdha.

Lojrat me shumë zero ose me shumë të caktuar.

Në lojrat me shumë zero shuma e shpërblimeve për të gjithë lojtarët është e barabartë me zero kshu ajo që fitohet nga secili lojtar duhet të humbasë nga lojtarë të tjerë,prandaj lojrat me shumë zero janë një grup lojrash me shumë të caktuar por cdo lojë që ka një shumë të caktuar mund të kthehet një lojë me shumë zero. Çdo lojë me shumë zero përfajëson një konflikt jo të përzier dhe të pandryshuar. Në një lojë të tillë atë që e fiton një lojtar e humb tjetri ajo që është e mirë për një lojtar është e keqe për tjetrin dhe në një shkall të caktuar e mirë për njërin mund të jetë po aq e keqe për tjetrin . E njëjta lëvizje është edhe në ditët tona në politikën ndërkombëtare kjo stategji mund të shkaktojë deri në kriza dhe konflikte rajonale .

4.3 Stategjitë dhe Zgjidhjet

11

Bota e dy njerëzve në lojrat me shumë zero është bota e konfliktit të pamëshirshëm dhe të pa pajtueshëm por lojtarët për një kohë të gjatë llogarisin mundësit e humbjes dhe të fitores .

Për këtë kohë të gjatë ata mund të hartojnë strategjinë më të mirë dhe kjo stategji do ti krijoj atyre shanse më të mira. Në mënyrë të njëjtë në politikën ndërkombëtare shtetet në mënyrë racionale mund të hartojnë strategjinë e tyre më të mirë. Në qoftë se një shtet vepron në mënyrë të pavarur, shtetet e tjera mund të përdorin proçesin e marrjes së vendimeve racionalitetin jo strategjik. Në qoftë se një shtet për realizimin e strategjive të tij bazohet në strategjitë e shteteve të tjerë racionaliteti strategjik është ai që përcakton proçesin e marrjes së vendimeve të shtetit kjo tregon mundësitë që kanë shtetet për të zgjedhur kurset e veprimit. Në qoftë se për cdo lojtar loja ka një zgjidhje të qëndrueshme kështu zgjidhjet janë nëngrup i strategjive nga i cili asnjë lojtar nuk mundet të dali pa

(18)

kopje

18

humbje. Edhe kur numri i zgjidhje në një lojë mund të jet i vogël por nuk ka lojë që të mos ketë vetëm një zgjidhje . Ka shumë mundësi për të trajtuar një situatë konflikti por mënyra e trajtimit na jep shum llojshmëri për ti trajtuar konfliktet . Por çdo shtet për zgjidhjen e konflikteve do marri dhe përputhshmërinë me vlerat dhe traditat e tij. Përveç këtyre janë edhe mundësitë alternative të zgjedhjes por që zgjedhja të bazohet në

arsyetime të plota.

Lojrat me shumë të ndryshueshme

Situatat e konfliktit në politikën ndërkombëtare ato nuk i ngjajnë vetëm lojrave me shumë zero por edhe atyre me shumë të ndryshueshme.12 Këtu lojtarët fitojnë diçka në mënyrë konkuruese jo vetme nga njëri-tjetri por edhe kolektivisht. Për lojtarët e fillimit këto lojra janë me motive të përziera. Për këta lojtarë janë lojra rivaliteti përderisa ato përpiqen të fitojnë me njëri-tjetrin por janë dhe lojra kordinimi për faktin se lojtarët do të fitojnë apo do humbasin së bashku.

Raste tipike të tyre janë psh revoltat e burgut ku ajo do ti ngjante një loje rivaliteti midis të burgosurve dhe rojeve . Në këtë rastë raporti i rojeve me të burgosur do të ishte më i pakët mund të jenë të suksesshëm rojet për atë periudhë që i mbajnë të burgosurit por ato janë më të shumtë në numër dhe ata do i kordinonin veprimet e tyre ndaj numrit të pakët të rojeve me qëllim për tu bërë ball. K jo do ti ngjante shumë lojës së rivalitetit.

4.4 Kërcënimet e përbashkëta .thuhet ndryshe si loja 13“pulës” kjo është lojë me motive

të përziera . Rasti tipik është ai i një gare me makina ku dy makina vendosen përball njëra tjetrës dhe ecin me shpejtësi në momentet e fundit njëri nga garuesit e kthen timonin duke evituar për përplasjen. Në përfundim të garës ky quhet pulë dhe fituesi mbahet si hero nga të gjithë. Kjo lojë është e ngjashme me politikën ndërkombëtare midis shumë shteteve të fuqishme. Duke kuptuar thelbin e kësaj loje arrijmë se secili lojtar ka

alternativë marrveshjen me lojtarin tjetër por mund të dali i turpëruar ose dhe refusi nga një interes i përbashkët që sjell përballjen e tyre. Mund të themi që më tepër rezultat është loja klasike ku ka shum persona dhe veprimet janë kolektive .

Vlerat e mendimit dhe aftësisë për të menduar .

Një moment tepër i rëndësishëm është vlera e mendimit dhe e vendimit që merret. Edhe në këte moment kryesorja është zgjedhja e lojtarit duke marë parasysh rrezikun. Kjo ndodh edhe politikën ndërkombëtare ku nuk kemi mundësi zgjedhje brenda kohës për këtë nuk mund të flasim dot për zgjidhje optimale sepse të dy lojtarët nuk e dinë , është e panjohur për ta . Kështu kërkimi absolutisht më i mirë kalon në strategjinë e

ndërmjetme për të kërkuar më të mirën dhe për ta fituar atë . Në politikën aktuale të shteteve koha dhe vlera e mendimit janë vendimtare. Kërkimi për strategjinë më të mirë ka synim që të gjejë një strategji të pranueshme me kosto më të mirë dhe të pushojë. Prandaj politikat e mëdha të cilat nuk ecin me modelet e teorisë së lojës në fushën e mardhënieve me jashtë nuk zgjidhen sipas modeleve të teorisë por nga një proçes i pjesshëm po ashtu i kërkimit dhe vlersimit të kufizuar.

12 Karl Dojç”analiza e mardhënieve ndërkombëtare”kreu 6 )shblu 1994 fq111-112 13 Karl Dojç”analiza e mardhënieve ndërkombëtare”kreu 6 )shblu 1994 fq114-115

(19)

kopje

19

4.5 Debatet dhe rivalitetet

14

Konfliket në të cilët kundërshtarët janë duke ndyshuar motivet e njëri tjetrit mund të quhen “DEBATE” por jo të gjitha shkëmbimet e fjalëve janë debate . 15

Mund të themi midis një debati në dy skuadra njëra del fituese por skuadra tjetër ka mësuar për temën por ata do ta kishin humbur lojën. Të njëjtat debate me natyrë të lojës janë edhe në gjykatë. Bisedimet e vërteta janë një kombinim i një loje rivaliteti me përpjekjet e

përbashkëta për gjetjen e rezultateve dhe me fushën e përbashkët e ndermjetësimit për një vlersim dhe rregullim të përbashkët të përcaktimeve. Shumë ballafaqime aktuale midis vendeve mund të kenë shumë prej karakteristikave të debateve.

Konfliktet aktuale midis shteteve shpesh i ngjajnë kombinimeve të luftërave , lojërave dhe debateve në vende të ndryshme të botës. Mjeshtëria e diplomatëve ,qeverive dhe qytetarëve që përgjigjen në këtë drejtim konstaton menaxhimin e këtyre konflikteve ndërkombëtare me qëllim që ti mbajnë ato brenda kufijve të tolerueshëm, të mbrojnë sa të jetë e mundur interesat e tanishme kombëtare në kohën që vet këto interesa vazhdojnë të zhvillohen dhe të ndyshojnë , të fitojnë kohë dhe të forcohen si dhe të sigurojnë

mbijetesën kombëtare. Këto janë objektivat me të rëndësishëm në politikën

ndërkombëtare të shteteve, duke analizuar më qartë konfliktet e ndyshme të tyre në arenën ndërkombëtare.

Kreu V

Historiku i Gjykatёs Ndërkombëtare të Drejtësisë

Kjo është një nga përvojat e reja që solli praktika e brendëshme shtetërore në marrdhëniet ndërkombëtare. Dy gjykata u organizuan në shkallë ndërkombëtare si organe të lidhjes së kombeve :Dhoma permanente e Drejtësisë Ndërkombëtare dhe Gjykata ndërkombëtare e OKB-së.

16

Dhoma Permanente e Drejtësisë është gjykata e parë ndërkombëtare që është

krijuar,me krijimin e saj kalohet në një organizim të ri. Gjykata ndërkombëtare është krijuar pas luftës së I botërore në të njëjtën kohë me lidhjen e kombeve . Krijimi i gjykatës ndërkombëtare parashikohej në statutin e lidhjes së Kombeve. Këtë detyrë e realizoi këshilli i lidhjes i cili ngakoi më 1920 një grup juristësh me studimin dhe hartimin e projektit përkatës. Pikat kryesore të projektit ishin: a) antarët e lidhjes së kombeve nuk mund të ishin patjetër antarë të Dhomës permanente të drejtësisë .b) dhoma kishte një trup gjykues i përbërë prej 11 gjyqtarë me mandat 9 vjet, zgjedhjet e para u mbajtën më 1921 nga asambleja e lidhjes kombeve . Zgjedhjet e tjera u mbajtën më 1930 dhe sollën rritjen e numrit të gjyqtarëve në 15.

c) Detyrat e gjykatës ishin :gjyqësore dhe konsultative. Detyra kryesore ishte shqyrtimi dhe zgjidhja e konflikteve midis shteteve. Ishte i domosdoshëm pëlqimi i palëve.

Juridiksioni ishte fakultativ ndërsa vendimi i detyrueshëm. Gjatë periudhës së saj Dhoma permanente ka shqyrtuar 100 raste por jo të gjitha kanë qënë të rëndësishme ,gjykatës i jepeshin ato çështje që nuk cenonin fuqitë e mëdha . Kur ishte puna çështje të

rëndësishme vendosnin Fuqitë e mëdha me mjete diplomatike . Gjykata u përshtatej qëndrimeve të fuqive kryesore që ishin në krye të lidhjes kombeve. Veprimtaria e kësaj

14 Karl Dojç”analiza e mardhënieve ndërkombëtare”kreu 6 )shblu 1994 fq130-132 15 Karl Dojç”analiza e mardhënieve ndërkombëtare”kreu 6 )shblu 1994 fq140 16 Arben Puto “Edrejta nd. Pulike”(kreu 14) albin 2008 fq443

(20)

kopje

20

gjykate vazhdoi deri në fillimin e luftës së dytë Botërore më pas fillon veprimtaria e Gjykatёs Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Gjykata ndërkombëtare e OKB

17

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë është një nga gjashtë organet kryesore të OKB-së. Ajo e filloi veprimtarinë e saj ne prill të vitit 1946, kur zëvendësoi Gjykatën e

Përhershme Ndërkombëtare të Drejtësisë që kishte funksionuar që nga viti 1922.

Organizimi. Gjykata ndërkombëtare e OKB-së ka historinë e saj,ajo është e lidhur

ngushtë me historinë e OKB. Hapat e para për organizimin dhe funksionimin e gjykatës Ndërkombëtare u hodhën pa mbaruar akoma lufta në vjeshtë të 1944 në një mbledhje që u mbajt në afërsi të Uashingtonit. Kjo mbledhje vazhdoi për 2 muaj,gusht-tetor 1944 u mor për themelimin e një organizate të re ndërkombëtare pas Luftës dytë Botërore. Duke shqyrtuar pikat kryesore të krijimit të organizatës mbledhja u ndal tek problemi i krijimit të gjykatës ndërkombëtare. U vendos të krijohej një komitet juristësh që të hartonte një projekt të gjykatës i cili duhej të ishte gati përpara prillit të 1945 përpara hapjes së konferencës së San Françiskos që do vuloste themelimin e OKB. Ky komitet nuk pregatiti ndonjë projekt të ri por ai parashtroi statutin e Dhomës Permanente të Drejtësisë Ndërkombëtare.Kjo shtroi pyetjen nëse duhej mbajtur si më parë Dhoma Permanente e Drejtësisë apo duhej të krijohej një gjykatë e re. Duke paraqitur projektin pa ndonjë ndryshim të madh . Gjykata ndërkombëtare e OKB-së nuk duhej të ishte më tepër sesa një vazhdim i Dhomës Permanente të periudhës së 2 luftërave kjo u

kundërshtua në konferencen e San Françiskos. U theksua se Dhoma Permanente e

Drejtësisë ishte e lidhur ngushtë me lidhjen e kombeve e cila falimentoi në misionin e saj. U vu në dukje se po të vazhdohej me dhomën Permante të Drejtësisë do të duhej të thirreshin në konferencën e San Françiskos edhe shtetet e mundura në luftë. Kjo ishte e pamundur sepse ishte një konferencë e shteteve që ishin bashkuar në luftën kundër fuqive fashiste. Krijimi i një gjykate të re do të bënte të mudur një pjesëmarrje të një numri të madh shtetesh të të gjitha kontinenteve mbi bazën e barazisë. Në konferencën e San Françiskos u vendos të krijohej një gjykatë ndërkombëtare e re . Kështu krahas aprovimit të kartës së OKB-së në tërësi u aprovua dhe projekti i statutit të Gjykatёs Ndërkombëtare të Drejtësisë. Statuti është një dokument më vete,por ai konsiderohet si pjesë përbërëse e kartës OKB-së. Statuti i gjykatës i merr këto ide të përgjithshme dhe i zbërthen më tej në të gjitha detajet që kërkojnë ngritja dhe funksionimi i rregullt i Gjykatës.

Anëtarësia:Të gjitha shtetet që janë anëtare të OKB janë vetvetiu ,ipso facto,anëtare të

gjykatës Ndërkombëtare.

 Po shtetet që nuk janë anëtarë të OKB-së dhe as anëtarë të Gjykatës Ndërkombëtare mund ti drejtohen gjykatës?

Statuti i gjykatës e zgjidh çështjen pozitivisht duke kërkuar të përcaktohen kushtet përkatëse në cdo rast nga këshilli i sigurimit i OKB-së.

18

Përbërja: Gjykata përbëhet nga 15 gjyqtar, të kombësive të ndryshme, që zgjidhen për

një mandat 9 vjeçar nga Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit. Votimi në të

17 Arben Puto “Edrejta nd. Pulike”(kreu) albin 2008 fq446-448 18 Arben Puto “Edrejta nd. Pulike”(kreu 14) albin 2008 fq448-449

(21)

kopje

21

njëjtën kohë bëhet në Asamblen e Përgjithshme dhe Këshillin e Sigurimit. Zgjedhjet e para u mbajtën në 1946 me short (5gjyqtar për 9 vjet, 5gjyqtar për 6 vjet dhe 5gjyqtar për 3 vjet).

Ata kanë të drejtën e rizgjedhjes, për të siguruar vazhdimësinë e gjykatës është

parashikuar që 1\3 e përbërjes dmth.pesë gjyqtarë të zgjidhen çdo tre vjet. 19Anëtarët e Gjykatёs Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk përfaqësojnë qeveritë e vendeve nga vijnë, por janë gjyqtar të pavarur. Anëtarë te gjykatës ndërkombëtare janë të gjithë shtetet anëtarë të OKB. Gjykata ndodh ta kapёcejё numrin prej 15 gjyqtarёsh në raste kur njё nga gjyqtarёt është shtetas i njёrёs nga palёt ai qëndron në pёrbërje të Gjykatёs por palës tjetër i lind e drejta të caktojë njё gjyqtar i cili bën pjesё në trupin gjykues deri në mbarimin e çështjes me të drejta të plota. Gjykata ka këto poste drejtuese

:kryetari,nënkryetari,sekretari.Kryetari dhe nën kryetari zgjidhen nga vetë gjykata çdo tre vjet ndërsa sekretari çdo shtatё vjet.Gjykata vepron si trup i pёrhershёm.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që njihet ndryshe dhe si gjykata botërore, është një gjykatë e përhershme e OKB-së me seli në Hagë.

5.1Cili është misioni i Gjykatёs Ndërkombëtare e Drejtësisë?

Gjykatёs Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dy funksione: Merr vendime në raste

mosmarrëveshjesh, kur një shtet e kërkon një gjë të tillë. 20Jep opinione kur i kërkohet nga organizma apo agjensi të OKB-së. Pra jane dy :

gjyqsore dhe konsultative .

Kush mund t'i drejtohet Gjykatёs Ndërkombëtare e Drejtësisë?

Vetëm shtetet e njohura ndërkombëtarisht mund të aplikojnë dhe të paraqiten para Gjykatës, përkatësisht vendet anëtare të OKB-së.

Gjykata mund të dëgjojë një çështje para saj vetëm në rast se shtetet e përshsira në të, e kanë pranuar juridiksionin e saj.

Një çështje nis me paraqitjen dhe shkëmbimin me shkrim të argumenteve nga palët, e pasuar nga disa seanca dëgjimore. Ajo ka per detyre te shqurtoje vetem konfliktet midis shteteve dhe jo midis individeve.

Opinione keshillimore të Gjykatёs Ndërkombëtare e Drejtësisë?

Këshillat e gjykatës kanë karakter konsultativ, nuk janë të detyrueshme për palët e përfshira.Ne statut thuhet se gjykata mund te japi mendime konsultative per çdo çёshtje qe i para shtrohet nga asambleja e pergjithshme dhe keshilli i sigurimit te OKB.

Që nga formimi Gjykata ka dhënë të paktën 25 këshilla të tilla, në çështje si anëtarësia në OKB dhe reparacionet për lëndimet e marra nga personat që punojnë për OKB-në, deri tek statusi i raportuesve të OKB-së për të drejtat e njeriut apo ligjshmërinë e kërcënimit apo përdorimit të armëve bërthamore. Tё drejtën për të kërkuar mendime konsultative e kanë dhe një numër organizatash ndërkombëtare.Por dominuese mbeten mendimet e dhëna për çështje nga Asambleja dhe Këshilli i sigurimit.

19

Çështje të historisë së shtetit dhe të së drejtës, për konkursin e pranimit në fak.e drejtësisë. Luarasi 1998

20

(22)

kopje

22

5.2Burimet:ku duhet të mbështet për shqyrtimin e çështjeve janë:

a) Traktatet ndërkombëtare të njohura nga palët.

b) Zakoni ndërkombëtar i njohur përgjithsisht si normë e së drejtës . c) Parimet e përgjithshme të së drejtës .

Mund të përdoren si mjete ndihmëse vendimet gjyqsore të mëparshme si dhe doktrina .

Proçedura:proçesi fillon me paraqitjen e marrëveshjes së dy palëve në grindje me anën

e së ciles palët ia përcjellin gjykatës. Marrëveshja me anë të së cilës palët në grindje ia paraqesin gjykatës quhet “kompromis”. Paraqitja e kompromisit në gjykatë është kusht për fillimin e proçesit. Proçesi ndahet në dy faza:me shkrim dhe me gojë . Gjykata pasi merr kompromisin e palëve ose kërkesën e njërës prej tyre cakton afatin e dorëzimit të dokumentave si memorandume ,kundërmemorandume . Faza me shkrim është më e gjatë dhe ajo zgjat disa muaj pas kësaj faze fillon faza me gojë . Në këtë fazë dëgjohen

përfajësuesit e palëve ,avokatët e tyre dëshmitarët ekspertet.Kjo fazë është më e shkurtër ajo mund të zgjasë vetem disa javë. Në përfundim të fazës orale gjykata mblidhet për të marrë vendimin . Vendimi merret me shumicë votash, në raste kur votat janë në mënyrë të barabartë peshën kryesore e ka vota e kryetarit. Vendimi i gjykatës është vendimi i shumicës por dhe mendimi i pakicës kanë të drejtë të formulojnë me shkrim mendimin e tyre dhe ta bashkangjisin me vendimin e shumicës .

Gjuhët zyrtare të Gjykatës Ndërkombëtare janë dy:frëngjishtja dhe anglishtja.

Kjo, në një farë mënyre, do të thotë se një mosmarrëveshje e caktuar mund të mbetet e pazgjidhur nëse një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit Sigurimit që kanë të drejtën e vetos, vendos që të bllokojë marrjen e masave të mëtejshme.

Që nga viti 1946, gjykata ka dhënë të paktën 93 vendime në raste mosmarrëveshjesh që variojnë nga mosmarrëveshjet kufitare dhe sovraniteti territorial, deri tek mospërdorimi i forcës, mosndërhyrja në çështjet e brendshme të shteteve, raste pengmarrjesh, të të drejtës së azilit politik e kombësisë.

5.4A ka qenë e sukseshme Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë?

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pavarësisht nga vendimet e marra, nuk ka arritur që të bëhet organizmi që donin të ngrinin themeluesit e tij në ditët e mbushura me

optimizëm të pas Luftës së Dytë Botërore, që ajo të shërbente si një forum për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me natyrë ndërkombëtare.

21

www.rrokum.tv ( dt 08.09.2010 )(Prof. ANTON BEBLER)

5.3A janë të detyrueshme vendimet e Gjykatёs Ndërkombëtare të Drejtësisë?

21

Pas seancave dëgjimore, anëtarët e gjykatës e shqyrtojnë çështjen dhe pastaj gjykata shpall vendimin publikisht. Vendimi është i formës së prerë dhe nuk apelohet.

Nëse një nga shtetet e përfshirë nuk e zbaton atë, atëherë pala tjetër mund ta çojë çështjen në Këshill të sigurimit të OKB-së.

(23)

kopje

23

Kjo ka ndodhur kryesisht ngaqë qeveritë nuk ia kanë lënë në dorë asaj vendimarrjen në rastet e mosmarrëveshjeve që kanë lidhje me to. Në vitet e para pas luftës së dytë

botërore roli i gjykatës në zgjidhjen e mosmarreshjeve ka qenë kryesor mund të themi që rreth viteve 50 numri i çështjeve në gjykatën ndërkombëtare ka qenë rreth 23 në

vit,ndërsa në vitet 62 numri i tyre u ul ndjeshëm dhe arriti 0-1 në vit kjo periudhë e dobët për gjykatën u shoqërua deri në vitin 67 ,

ku mund të themi që nga viti 1962-1967 në Gjykatёn Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk kemi as një çështje për zgjidhje.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe Asambleja e përgjithshme disa herë kanë bërë thirrje për ti kushtuar më tepër vëmëndje Gjykatës Ndërkombëtare si mjet për zgjidhjen e konflikteve por mund të themi që shumica e shteteve nuk janë të garantuar për anën që do mbajë gjykata por dhe ruajnë me xhelozi pavarësine e tyre dhe kanë frikë se mos cenohet statusi i tyre.

22

5.5 Nga ndryshon Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë , prej gjykatave të tjera ndërkombëtare?

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është gjykatë që vlerëson dhe merr vendime në mosmarrëveshjet mes shteteve, por jo individëve.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk duhet ngatërruar me Gjykatën Ndërkombëtare Penale, e cila po ashtu është me seli në Hagë, e cila është formuar për të ndjekur penalisht dhe për të nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet më të rënda: krime kundër njerëzimit e krime lufte që mund të jenë kryer në botë.

Gjykatat Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi dhe në Ruandë, gjykojnë rastet e individëve për krime kundër njerëzimit, por vetëm ato të kryera në këto territore për një periudhë të caktuar kohe.

KreuVI 6.1 Çështja e Kosovёs në arenën ndërkombëtare

23

Një nga çështjet Shqiptare e kohëve të fundit dhe aq shumë e diskutuar që arriti dhe gjykimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është rasti i Kosovës. Po të shohim pak më lart në teoritë e Karl Dojç është e njëjta skemë e ndjekur në çështjen e Kosovës dhe mund të themi e njëjta lëvizje apo e njëjta lojë po ta marim nga teoritë dhe në bazë të tre pyetjeve kryesore që ai shtron,por dhe teoria e kërcënimeve të përbashkëta.

 24

Në pamje të parë, ka tre gjëra që do të donim të dinim rreth çdo konfkliti politik. Së pari, a mundet që të mbijetojnë të dy palët në konflikt ? Së dyti, a do të shuhet ai apo do të vazhdojë të ndodhë ? Dhe së treti, a mund të kontrollohet dhe të mbahet ai brenda kufijve të pranueshëm, apo mund t’i shpëtoj të gjitha

22

www.rrokum.tv ( dt 08.09.2010 )(Prof. ANTON BEBLER)

23www.telegrafi.com dt. 27.05.2010 24www.telegrafi.com dt. 27.05.2010

(24)

kopje

24

kontrolleve dhe të bëhet vetë zot i fateve të atyre që janë përfshirë në të?( Karl Dojç, “Analiza e Marrëdhënieve Ndërkombëtare“)

Brenda kontestit të shtrimit të këtyre tri llojeve të konflikteve politike, Kosova nuk bën pjesë as në llojin e parë, por relativisht e ka kaluar llojin e dytë, por mbetet të

bashkëjetojë pa vullnetin e saj, çdo ditë, me kontrollin e konfliktit politik, i cili kontrollohet dhe mbahet në kufijtë e pranueshëm, por, që format e eskalimit të tij, që manifestohen në dhunë ndaj komunitetit tjetër, e shndërrojnë në siç do të thoshte Dojç në “zot të fatit të atyre që janë përshirë në të “.Fillimisht pas luftës, Veriu i Kosovës u vu nën një kontroll të shtuar ushtarak nga bashkësia ndërkombëtare, dhe me gjasë u

identifikua se mund të jetë burim i dhunës ndëretnike, që prodhon krizë politike varësisht se si këto forca organizohen, mënyra se si dëshirojnë t’i manifestojnë veprimet e tyre për të përfituar sa më shumë përkrahje politike, financiare dhe diplomatike etj.

Të njohura si struktura paralele serbe në Kosovë, të cilat janë konsoliduar dhe kanë fituar besimin te shumica e anëtarëve të komunitetit që i përkasin, kanë sfiduar shpesh

institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, duke reflektuar negativisht në skenën politike, brenda një dhjetëvjeçari, kanë arritur ta vënë në “lojë” një pjesë të diplomacisë evropiane, e cila jo rrallë deklarohet në favor të ideve për ndarjen e Kosovës apo rritjen e shkallës së autonomisë për komunat veriore.

Kjo situatë para se të na e vinte mendjen në një “dyshim” se vërtetë, kur të konsolidohet funksionimi i komunave serbe, a do të fillojë një qasje më ndryshe e serbëve në

integrimin e shtetit të ri të Kosovës, apo nuk do ta respektohet Kushtetuta dhe sovranitetin territorial ?

Ende pa u sajuar një përgjigje, serbët në veri, hapën një tjetër dimension të problemit, doli se ka të atillë jo pak, që janë refuzues të integrimit në institucionet e Kosovës, dhe dëshirojnë të bëhen pjesë integrale e Serbisë.

Para këtij fakti të pamohueshëm “rrënohen” si piramida të ngritura nga rëra, strategji qofshin vendore apo ndërkombëtare, ndërsa në vetëdijen e komunitetit shumicë të shqiptarëve, po shtohet bindja, e cila përgjigjen e mbyll në formën që mund të duket paranoike, se “dikush” nga të “mëdhenjtë” e paska lidhur kështu punën, me një

marrëveshje që nuk po i shihet koka as trupi, por që një ditë mund të bëhet transparent. Loja, e cila vazhdon të shpërfaqet në mënyrë episodike, në veri, ka hyrë në një etapë komprometuese për institucionet e Kosovës, që ende nuk e kanë apo nuk po mund ta japin përgjigjen e reagimit, sepse kontesti politik ka elemente të bashkëdyzuara në relacionet ndërkombëtare, i cili kërkon unitet në veprime të koordinuara, të cilat ende mbesin të “konservuara” brenda kornizave të retorikës diplomatike dhe ushtarake. 25

Heshtja dhe mungesa e reagimit janë fenomene që na shoqërojnë nga paslufta e këndej, dhe, ata që konsiderohen e kundërta e kësaj filozofie, asgjë nuk mund të thonë më

ndryshe; prapa trajtave të opsioneve të ofruara, zhvishet qëndrimi të mos mbahet gjithnjë shpata në brez, por të bëhet reagim policor, ushtarak, i kualifikuar me gjuhën politike radikale : “çrrënjosje” të strukturave paralele dhe asgjë më tepër.

Pak a shumë nocioni i strukturave paralele është i njohur, por askush nuk ka bërë ndonjë kalkulim të saktë politik të proporcionit të shtrirjes së tyre, dhe, aq më pak, të shkallës së besueshmërisë që e gëzojnë nga komuniteti serb.

Figure

Updating...

Related subjects :