Hegeli - Filozofia e Se Drejtes

Full text

(1)

Hegeli, Georg Vilhelm Fridrih (HEGEL, Georg Vilhelm Friedrich), filo zof gjerm. (1770-1831). Me origjinë nga një familje e vjetër protestante, studioi në Tybingen teologjinë dhe filozofinë. Ishte mik i Hëlderlinit dhe i Shelingut; në vitin 1793 shkoi në Bern si mësues shtëpiak, pastaj në vitin 1797 në Frankfurt dhe në fund në vitin 1801 u habilitua në Jenë. Këtu së bashku me

Shelingun (i cili, ndonëse më i ri, në atë kohë ishte i njohur, kurse Hegeli kishte botuar vetëm disa shqyrtime të vogla) botoi «Revistën filozofike kritike». (Kritische Joumal fur Philosophie). Mirëpo, qysh në vitin 1807 del një nga veprat më vonë më të njohura të literaturës filozofike botërore Fenomenologjia e frymës. Hegeli bëhet redaktor i gazetave, kurse në vitin 1808 drejtor i gjimnazit në Nuremberg.Këtu e shkroi veprën e njohur të tij Shkenca e logjikës dhe së shpejti u bë profesor i filozofisë në Hajdelberg, ku shkroi Enciklopedinë e shkencave filozofike. Në vitin 1818 ftohet në Berlin, ku, përveç të tjerash, shkroi edhe Veçoritë themelore të filozofisë së të drejtës. Vdiq në Berlin, si duket, nga kolera.

Filozofia e Hegelit paraqet një sistem logjik mendor aq të gjithanshëm, të thellë dhe në vetvete konsekuent, sa për nga kjo gjithanshmëri sistematike dhe konsekuencë mendore në historinë e filozofisë nuk ka pothuaj as paraardhës as trashëgimtar. Andaj nuk e quajnë kot Hegelin Aristotel të kohës sonë. Hegeli i jep shumë rëndësi sistematizimit, pikërisht për shkak se konsideronte se filozofia pa sistem nuk mund të ketë në vete asgjë shkencore-objektive dhe të domosdoshme, me çka një mendim i tillë josistematik, edhe i rastësishëm dhe subjektiv, filozofia do të ishte fryt joobligues, do të kishte vulën e karakterit kalimtar, do të paraqiste gjendjen e realitetit çfarë është në një moment të caktuar për ne dhe opinionin tonë, dhe jo si është për vete dhe në vetvete. Hegeli pra është kulmi filozofik i frymës së përgjithshme kulturore të asaj kohe, që dëshiron të përfshijë dhe të interpretojë krejt sërish në mënyrë krijuese të gjitha fushat e praktikës dhe të teorisë, tërësinë e botës, të thelbit të saj dhe të shfaqurit të saj të pasur dhe të llojllojshëm. «Nuk ka -thotë Hegeli - qenësia e mbyllur e universumit në vete forcë e cila mund t'i bëjë rezistencë guximit të njohjes, ajo do të shkrihet patjetër para saj, do t'i tregojë thellësitë e veta dhe do t'i japë kënaqësisë». Dhe pavarësisht nga fakti se për Hegelin ideja ishte gjithmonë pozitë fillestare, e përgjithshme, ligj - çka, pra, sistetni i tij është shembull klasik i idealizmit objektiv - ndërtesa e tij e tërësishme grandioze filozofike është jashtëzakonisht e plotë dhe e pasur me material real, të gjallë, kështu që filozofia e tij shpesh ishte më reale sesa shumë koncepte «materialiste» ose «realiste».

Ndërkaq, idealizmi i Hegelit, kjo paraqitje platoniane e botës së ideve si themel i botës, kjo vendosje e nocioneve si themel dhe parim i amshueshëm i çdo ekzistence - njëkohësisht është bindje filozofike e pakufizuar. Kjo mbretëri ose ky sistem i nocioneve, qartas është tërësi unike; tek ai të gjitha nocionet e pjesërishme bashkohen në një nocion të vetëm, në të cilin të gjitha nocionet e mëparshme përmbahen si momente të thjeshta. Baza hyjnore e çdo gjëje ekzistuese është në mbretërinë e veçantë të gjitha nocioneve dhe një kuptim eternal, kuptimi i tërësishëm sundon mbi gjithçka. Në të është i fshehur çdo kuptim i veçantë, kurse ideja absolute e

amshueshme ose mendja, është përmbajtje e përhershme që përshkon të gjitha fenomenet dhe shpreh vetë substancialitetin e botës: logosi është fundament, bazë dhe përmbajtje e qenies dhe sikurse qenia që nuk mund të jetë alogjike, irracionale, ashtu edhe logosi nuk mund të jetë

(2)

ndryshe i strukturuar sesa që është vetë qenia: çdo gjë reale është e arsyeshme, çdo gjë e arsyeshme është reale («Was vernunftig ist das ist wirklich, und was wirklich ist, das ist vernunftig»). Mendja si sistem i të gjitha nocioneve është si mundësi e amshueshme, themel i çdo ekzistence të njëmendtë, kurse mendja jonë e vetëdijshme paraqet njohjen e kësaj mendjeje të amshueshme të paravetëdijshme. Në panlogjizmin e Hegelit edhe të gjitha fenomenet natyrore janë vetëm paraqitje e nocionit, mirëpo këto në fushën e natyrës janë të pavetëdijshme, nuk e kuptojnë dhe nuk e përfytyrojnë këtë nocion të vet. Vetëm njeriu e përfytyron vetveten dhe veten e kupton në vetëdijen e vetvetes: vetëm ai është për veten njëkohësisht edhe subjekt edhe objekt. Fryma, pra, është nocion që e përfytyron veten, dhe së këtejmi në frymën nocioni - i cili në ekzistencat natyrore ishte i zhytur në ekzistencën materiale dhe humbi në të - erdhi në vetvete, fryma edhe nuk do të thotë diçka tjetër përveç «të jesh te vetvetja». Ndërsa në natyrë të gjitha momentet e idesë absolute janë në ekzistenca të panumërta, të cliat në fillim janë të huaja midis tyre, ishin të shpartalluara në hapësirë, në frytnë ndërkaq ngjan mbledhja dhe bashkimi i të gjitha këtyre momenteve në një unitet të ri. Nga vetëjetërsimi i vet në natyrë nocioni, pra, në frymë përsëri i kthehet vetes. Kështu Hegeli mbylli rrethin dhe në këtë rreth përfshiu tërësinë e qenies. Skema ideore - e cila krejtësisht është e ndërtuar në formën e triadës së njohur dialektike: teza, antiteza dhe sinteza, të kësaj ndërmarrjeje të tërësishme grandioze të Hegelit, do të mund të paraqitej - në bazë të tematikës kryesore të Enciklopedisë së tij të shkencave filozofike si vijon: Logjika , Filozofia e natyrës, Filozofia e frymës.

Në Logjikën e tij, Hegeli me analizën e nocionit qenie tregoi njëkohësisht edhe

domosdoshmërinë e mbizotërimit të tij, duke zhvilluar teza diaiektike mbi kategoritë e kualitetit, të kuantitetit dhe të masës, në mënyrë që në shkencën mbi thelbin dhe në fund në shkencën mbi nocionin të tregonte paqëndrueshmërinë e të gjitha parimeve dhe tezave të logjikave

transcendentale dhe formale, duke insistuar në karakterin e pashmangshëm ontologjik të çdo strukture logjike. Nocioni më i përgjithshëm, nocioni i qenies së kulluar, njëkohësisht është edhe më i papërcaktuar. Pa përmbajtje, ai nuk është kurrgjë. Por kurrgjë, nëse është objekt i të

menduarit, përsëri është diçka, domethënë i kthehet qenies. Uniteti i këtyre nocioneve - të qenies dhe të mosqenies - kalimi i tyre njëri në tjetrin, është të ekzistuarit, përkatësisht të zhdukurit. Diçka që bëhet nuk është akoma ajo që do të bëhet edhe në të njëjtën kohë është ajo, nëse bëhet ajo. Nga nocioni i qenies rezulton nocioni i kualitetit, nga kualiteti kuantiteti. Kështu tërë përmbajtja e përvojës nxirret nga të menduarit të kulluar.

Filozofia e natyrës tregon tjetërqenien (Anderssein) e idesë që është jetërsuar në natyrë. Mendja absolute ose ideja e kulluar e bëhet natyrë për t'u bërë frymë e vetëdijes reale. Në zhvillimin gradual nga inorganikja në organiken, ideja realizohet gjithnjë e më plotësisht. Kthimi i kësaj ideje në vete bëhet në Filozofinë e frymës. Fryma subjektive paraqitet së pari si raport i shpirtit dhe i trupit, pastaj si frymë në shkallën e refleksionit (si vetëdije ndijore) dhe në fund fryma në kuptimin teorik si inteligjencë, praktikisht si vullnet, kurse fryma e lirë si unitet i dy shkallëve të para. Fryma objektive është në realitet paraqitja e Filozofisë së të drejtës e Hegelit e që është identike me etikën e tij. Realiteti më i lartë i idesë kanunore (ose morale) është shteti, kurse forma më e lartë e shtetit është monarkia kushtetutare. Fryma absolute nëpërmjet artit (që e

(3)

shpreh në mënyrë ndijore, pra, në mënyrë të ulët) - dhe andaj «arti për ne edhe për nga përcaktimi më i lartë i vet mbetet e kaluar») - nëpërmjet religjionit (që e shpreh në mënyrë përfytyrimi dhe që është unitet i të pafundmes ose absolutes dhe i të fundmes) arrin te filozofia çka fryma absolute e shpreh në formën konceptuale, pra, në formën më adekuate për atë vetë e cila është kurora e tërë sistemit dhe fund i tij, «rreth i rretheve» me të cilin absolutisht shprehet Absoluti.

Procesi i lidhjes së vetëdijes dhe i objektit dhe i përcaktimit të tij gjithnjë më të qartë dhe të saktë që e paraqet në Fenomenologjinë e frymës, tregon rrugën e zhvillimit të frymës nga saktësia ndijore naive, nëpër vetëdijen e vetvetes, mandej nëpër mendjen, frymën dhe religjionin deri te dituria absolute. Andaj edhe vetë të paraqiturit e shkencës dhe historizmi i saj janë objekt fundamental i kësaj yepre. E para, dituria e drejtpërdrejtë është joshpirtërore, ajo është vetëdije ndijore. Për t'u ngritur te dituria njëmend e vërtetë, për t'u bërë shkencë, nocioni i saj i kulluar duhet «të depërtojë me anën e një rruge të gjatë». Vetë kjo rrugë e shkencës medoemos është edhe vetë shkenca, sepse metoda shkencore nuk është jashtë lëndës së vet, por është imanente për vetë shkencën. Vetëdija në rrugën e saj të zhvillimit do të arrijë atë pikë, në të cilën do të mohojë dukjen se është e zënë me diçka tjetër, të huaj, atë pikë ku fenomeni bëhet i barabartë me thelbin, në mënyrë që në fund, duke kuptuar vetë këtë thelb të tregojë natyrën e diturisë absolute. Në këtë paraqitje të historisë së vetëzhvillimit të frymës - që e ekspozon Fenomenologjia - ka vendin e vet historik edhe arti, çka është shprehur në radhë të parë në Ligjëratat nga estetika e tij në tri vëllime.

Për Hegelin, arti ende nuk është mendim i kulluar, mirëpo nuk është më as sensualitet i thjeshtë. Dhe sikurse në kuadrin e tërë frymës absolute, si shkallës më të lartë të gjithë filozofisë së frymës, shpirti ecën nga arti me anën e religjionit te filozofia, po kështu brenda artit, ajo zhvillon nga forma simbolike (në të cilën ideja akoma nuk ka gjetur formën dhe ka figurën e vet jashtë vetës në materiaiin natyror sensual) nëpër klasikën (në të cilën ideja në harmoni të lirë dhe të përsosur me figurën e vet, dhe paraqet idealin e plotësuar dhe të njëmendësuar artistik) deri te forma romantike (e cila sërish anulon unitetin e idesë dhe të reaiitetit të saj dhe në të cilën në një formë më të lartë arrihet ndërprerja për shkak të synimit të frymës që të paraqitet në nocionin e saj të vërtet, dhe ky nuk mund të jetë i lidhur me sensualitetin). Ajo që arti më së shumti mund të realizojë është forma klasike, ndërsa kur në të paraqitet e meta, atëherë kjo e metë është vetë arti, ngase arti është i kufizuar si art me faktin se gjithmonë është medoemos paraqitje ndijore e idesë. Historia e filozofisë e Hegelit paraqet interpetimin deri atëherë më universal, por edhe më

individual të tërë zhvillimit të mendimit njerëzor. Ajo - në saje të parimeve të zbatuara konsekuente të Hegelit, sipas të cilave vetë ideja e filozofisë ka fundin e saj dhe kulmin në filozofinë e tij - është vlerësim i tërë traditës në bazë të kriterit se a gjendet më afër ose më larg nga ajo ide, nga filozofia dialektike vetjake e tij.

Filozofia e historisë, e cila tregon logosin e historisë, pikërisht ashtu si ekziston logosi i filozofisë, i natyrës, i së drejtës, i artit e tjera tregon gradualitetin e zhvillimit të parimeve

përmbajtja e të cilave është vetëdija mbi lirinë. Historia botërore është paraqitje e frymës në kohë sikurse që ideja veten si natyrë e paraqet në hapësirë. Qëllimi i zhvillimit historik është shteti i

(4)

mendjes, në të cilin realizohet liria, kurse armë të këtij zhvillimi janë, nga njëra anë, njerëzit e mëdhenj, kurse nga ana tjetër fryma e popullit. Nga bota orientale, nëpër botën greke dhe romake, historia arrin kulmin, mirëpo njëkohësisht edhe përfundon mu me botën gjermane. Te Hegeli kemi para së gjithash vëzhgimin dialektik të realitetit të tërësishëtn ideal dhe real. Dialektik do të thotë: të gjallë, të lëvizshëm, në kundërvenie të përhershme, ndryshim të pandërprerë, të luftës së të resë dhe të së vjetrës, të mohimit të mohimit. Dhe përnjëmend te Hegeli dialektika nuk është thjesht metodë e veçuar dhe e pavarur nga diçka, në të cilën më vonë si metodë do të zbatohej. Hegeli vetë metodën e tij e cilësoi si «shpirt dhe substancë» dhe si «thelb i qenies». Të filozofosh dialektikisht pra nuk do të thotë të përmendësh disa veçori të hipostazuara dhe të formalizuara të metodës dialektike, por të futesh thellë në dinamikën e brendshme të vetë qenies, ta kuptosh në mënyrë revolucionare historinë që edhe në të çdo sintezë të jetë vetëm një sintezë e re e cila lind nga antiteza. Andaj edhe vetë dialektika e Hegelit është dhe ka qenë gjithmonë e neveritshme për glorifikuesit e ekzistueses, për propaganduesit e kalimeve të qeta dhe të pozitave reformiste. Ndërkaq, dialektika e Hegelit, ngeli pjesë përbërëse fundamentale e marksizmit, mirëpo jo si skemë abstrakte, vetëzhvillim i nocionit në vete, histori e mbyllur dhe e ndalur, por si zhvillim kontradiktor gjithnjë i gjallë, i cili nuk kryhet vetëm në mendje (siç është në realitet te Hegeli), por para së gjithash në vetë realitetin historik. Në këtë drejtim, dialektika gjithsesi nuk mund të eliminohet vetë nga dialektika, pra nga vetëzhvillimi vetjak i brendshëm, të mbizotërimit vetjak të kontradiktave dhe të njohjeve vetjake të reja. Andaj dialektika edhe duhet ta thyejë rrethin e Hegelit të konstruksioneve abstrakte dhe të hipostazuara, dhe, para së gjithash, mbylljen e tyre të qenësishme ndaj ardhmërisë, ngase me gjithë tërë

kuptimin gjenial të domethënies dhe të thelbit të historisë, Hegeli është në fund të fundit filozof, i cili vetëm gjendet në prakun e historisë, ndërsa mendon se historia tashmë ka përfunduar. Me zgjidhjen parimore, panlogjiste të çështjes kryesore, me identifikimin e qenies dhe të të menduarit, me absolutizimin e njohjes filozofike absolute të Absolutit, Hegeli në të vërtetë mbylli mundësinë nga rrënja e çdo hulumtimi të ri filozofik dhe - pavarësisht nga pozita në dukje antipozitivste - dhe drejtoi tërë aktivitetin gnoseologjik njerëzor të mëtejshëm në punën e të vërtetuarit pozitiv të fakteve, të grumbullimit të diturisë.

Sipas tij, pra, ardhmëria është në konsekuencën e fundit vetëm në shkencat. Në këtë aspekt, ndërkaq, Hegeli është vërtetim i jashtëzakonshëm sesi besimi në shkencë si veprimtari që zgjidh çdo gjë tashmë eo ipso transcendenton shkencën, dhe nëse dëshiron vërtet të japë llogari për të gjitha premisat e para të veta, medoemos merr me mend pozitën e caktuar metafizike ose

ontologjike (si është për shembull teza e Hegelit: Çdo gjë e arsyeshme është reale. Edhe filozofia - në disa tendenca të veta të zhvillimit - kur rrethi filozofik i Hegelit ishte i mbyllur - u bë - nganjëherë, pikërisht në bazë të pozites metafizike të Hegelit - në dukje antimetafizike, shkencore, ekzakte, madje edhe pozitivste.

Veprat kryesore: Die PhSnemenologie des Geistes (1807); Wissenschaft der Logik (1812-1816); Enzyklopadie der philosophischen Wissenschafien im Grundrisse (1817); Grundlinien der Philosophie des Rechts oder Neutrrecht und Staatswissenschaft im Grundrisse (1821). Përveç këtyre veprave që dolën sa ishte gjallë Hegeli, nxënësit e tij shtypën, në bazë të shënimeve .të

(5)

ligjeratave të tij edhe këto vepra: Asthetik; Philosophie der Geschichte; Religionsphilosophie; Geschichte der Philosophie. Botimi i parë i të gjtiha veprave të tij doli nga viti 1832 deri në vitin 1887, në 19 vëllime.

JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E HEGELIT

* Vilhelm von Humbold (1767-1835) rimori për llogari të vet idenë e trashëguar nga miku i tij i vjetër, Shileri,se Bildung (nganjëherë "edukim", "formim" dhe "kulturë"), është një qëllim në vetvete. Nëpunës i lartë i mbretërisë së Prusisë, ai e përfshiu atë në reformën e arsimit të shtetit. Formimi superior është një formim i përgjithshëm, me zgjedhjen e lirë të subjektit të leksioneve, i unitetit të mësimit dhe të kërkimit. Profesori më i rëndësishëm i Universitetit të Berlinit - themeluar nga Humboldi dhe që sot mban emrin e tij - qe Hegeli.

* Punë, formim dhe koncept modern për informacionin Për Fredrih Hegelin, formimi që kryhet në shpirt nuk është më i ndarë nga formimi i strukturave gjatë procesit të punës, as nga njohja e këtyre strukturave nëpërmjet shqyrtimit të botës së jashtme. Koncepti i "informacionit" rrjedh lehtësisht nga kjo ide e Hegelit: ne zotërojmë njoftime në kujtesën tonë, por gjithashtu trajtojmë strukturat objektive të natyrës, teknikës dhe të shoqërisë si njoftime.

* Atëherë kur Napoleoni i dha fund Revolucionit Francez, Fridrih Hegeli vërejti se një filozofi që vendoste "zhvillimin" kantian në rang të parimeve superiore, nuk kishte më kuptim. Gjërat janë racionale ashtu si janë; në përmbledhjen historike të zhvillimit përmes formimit dhe kulturës materiale, vetëdija bindet se ato janë pikërisht të tilla. Hegeli nuk ishte një moralist, por një pozitivist që mbështetej te historia.

* Parime bazë të sistemit hegelian, të paraqitura në fillim te Phanomenologie des Geistes (Fenomenologjia e Shpirtit), të shfaqura më 1809, i drejtohen gjerësisht Fridrih von Shilerit (1759-1805). Hegeli thekson se ka vetëm një "dalje" të mundshme nga padituria: formimi. Individi i veçuar pasuron mendjen dhe këtë e bën edhe duke u formuar praktikisht: ai krijon nëpërmjet punës dhe sendëzon dijen e tij në prodhimet dhe veglat e prodhimit, duke përfshirë këtu "makinerinë". Megjithatë, formimi i tij kufizohet në nivelin më të lartë të kulturës së kohës së tij. Individi sigurisht mund të japë ndihmesë në zhvillimin kulturor, por procesi paanësisht historik i formimit, domethënë përpunimi i mundësive të reja historike, kryhet pavarësisht nga ai, "prapa shpinës së tij". Nga ana tjetër, një epokë historike mund të mos "zbulohet", bëhet e

vetëdijshme për veten vetëm në vetëdijen e individit. Zhvillimi historik e sheh veten të kryer kur është aq i përparuar sa edukimi i individëve dhe realiteti prodhojnë një zhvillim të vetëm dhe koherent. Individi është i lirë sepse sheh se gjithçka që është i përputhet vetëdijes së tij; çdo gjë është prona e tij intelektuale. Ai është pra "tërësisht" i lirë, sepse depërton në kuptimin e tërë historisë së botës dhe vendoset kështu në vetë pikëpamjen e Zotit, zot i historisë. Nga kjo pikëpamje, historia e botës do të ishte një "zhvillim në vetëdijen e lirisë", e prirur drejt së

(6)

tashmes. Liria lind nga formimi - fjala gjermane Bildung tregon gjithashtu kulturën dhe edukimin - dhe ky është një qëllim në vetvete, absolut në kuptimin kur ajo bazohet vetë si objektiv. Koncepti i formim-edukimit "zëvendëson" atë të iluministëve, si në kuptimin e "ruajtjes" dhe të "rimarrjes", aq edhe në kuptimin e "tejkalimit".

* Hegeli thotë edhe: "Kukuvajka e Minervës (zogu i urtësisë) merr fluturim vetëm në muzg" - domethënë pas fundit të një dite të historisë së botës. Sa i takon të diturit nëse kalimi në

shoqërinë borgjeze ka hapur kreun e fundit të historisë së botës, në këtë pikë mendimet mbeten edhe sot e kësaj dite të ndara.

Aforizma të përzgjedhura nga Hegeli:

* Ka shumë raste kur krijimtaria artistike është mësuesja e vërtetë e popujve. * Muzika është art i zemrës dhe, si e tillë, ajo i drejtohet direkt zemrës.

* Më mirë është të luftosh dhe ta humbësh betejën, se sa të mos luftosh asnjëherë. * Dëgjimi është fillimi i çdo urtësie.

* Pa ëndje e bredhje nuk piqet asnjë individ. * Edukimi është arti i të bërit të njeriut etik.

* Kultura dhe puna krijojnë marrëdhënie të arsyeshme. * Historia botërore është një trup gjykues.

* S'ka gjë më të thellë se ajo që duket në sipërfaqe.

* Nën trysninë e ngjarjeve të mëdha, një parim i përgjithshëm nuk hyn në punë.

* Mbaje mend mir ti njeri krenar i veprimit! - ti je, para së gjithash, asgjë tjetër veçse një instrument i pavetëdijshëm i njerëzve të mendimit.

* Qeveritë nuk kanë mësuar kurrë ndonjë gjë nga historia, dhe nuk kanë vepruar ndonjëherë në bazë të parimeve të nxjerra prej saj.

* Kafshët janë në zotërim të vetes; shpirti i tyre është në zotërim të trupit të tyre. Por ato nuk kanë të drejta ndaj jetës së tyre, sepse nuk e duan atë.

* Ideja është gjithmonë përgjithësim (abstragim), dhe përgjithësimi është pronë e të menduarit. Të përgjithësosh do të thotë të mendosh.

* Tragjedi të mirëfillta në botë nuk janë konfliktet midis së drejtës dhe së gabuarës. Janë konfliktet midis dy të drejtave.

* Është më e lehtë të zbulosh një mangësi tek individët, tek shtetet dhe tek Perëndia, se të shikosh vlerat dhe rëndësinë e tyre reale.

* Për atë që e sheh botën në mënyrë racionale. Bota, nga ana e saj, paraqet një aspekt racional. Marrëdhënia është e ndërsjellë.

Figure

Updating...

References

Updating...

Related subjects :