• No results found

1private.docx

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "1private.docx"

Copied!
16
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

1. E drejta nderkombetare private - eshte njera nder deget me te reja te se drejtes ne sistemet juridike te shteteve. Rregullon nje lemi te caktuar te marredhenieve shoqerore qe nuk eshte objekt i rregullimit juridik te asnje dege tjeter te se drejtes.

2. Objekti i DNP-se – Sipas nje grupi autoresh objekt i DNP-se jane marredheniet juridiko private me element te huaj te cilat rregullohen me normat e DNP-se, sipas qendrimit te grupit tjeter te objektit te DNP-se jane normat qe rregullojne marredhenie te caktuara juridiko private me element te huaj. 3. Elementi i huaj juridiko privat- Elementi i huaj ne nje marredhenie juridiko private eshte nje fakt nje

rrethane faktike e cila nje marredhenie konkrete juridike te formesuar e lidh me sovranitetin e shtetit te vendit dhe te huaj ku per rregullimin e kesaj marredhenie jane te interesuara te pakten dy shtete, secili ne baze te sovranitetit te vete.

4. Faktet e identifikimit - jane ato fakte ose kuptime juridike me ndihmen e te cilave identifikohet prania e elementit te huaj ne nje marredhenie juridiko private me element te huaj.

5. Pikat e lidhjes {faktet vendimtare}- Dallohen nga faktet ne baze te cilave krijohet elementi i huaj juridiko privat per nga funksioni dhe roli, gjithashtu edhe nga elementi i huaj juridiko privat. Roli i fakteve vendimtare eshte qe te percaktoje se sipas cilave parime te normave per te drejtat civile te huajve ose kolizionit te juridiksioneve ose te kolizionit te ligjeve do te rregullohet marredhenia juridiko private me element te huaj.

6. Shmangiet nga normat kompetente te DNP-se- Shmangie do te thote kur ligjdhenesi i nje shteti ne baze te elementeve te pergjithshme e formeson normen e DNP-se para te cilit shtrohet qeshtja qe duhet t’i zbuloje normat e sistemit juridik te atij shteti, nuk do te thote qe duhet patjeter te veproje sipas atyre normave.

7. Cilesimi- Eshte institute juridik me anen e te cilit caktohet se kategorite juridike dhe nocionet juridike te permbajtura ne normat e DNP-se do te kuptohen ashtu siq e percakton e drejta e vendit ose e drejta e huaj.

8. Qeshtja paraprake - Perkufizohet si marredhenie juridike nga dispozitivi i normes materialo -juridike, respektivisht te drejtes kompetente per qeshtjen kryesore.

9. Riintegrimi- Personi i cili dikur e ka pasur shtetesine e shtetit konkret dhe pastaj e ka humbur, me ane te riintegrimit perfiton shtetsine e shtetit te njejte.

10. Kolizioni i shtetesive- Qdo shtet ne menyre sovrane i percakton me ligj kushtet sipas te cilave fitohet dhe humbet shtetesia. Duke u nisur nga interesat e veta personale dhe specifike, shtetet parashohin kushte dhe menyra te ndryshme per fitimin dhe humbjen e shtetesise.

11. Kolizioni i juridiksioneve- Konsiderohet si detyre nderkombetre e nje shteti qe t’i lejoje shtetasit te huaj qe te paraqitet para gjykatave te veta madje parimisht me kushte qe i percakton dhe ne kete menyre te siguroje mbrojtjen e te drejtave te tij.

(2)

12. Cautio indicatum solvi { e drejta e te huajit te paraqitet para organit te shtetit te vendit}- Ne

formen e vete paraprake ‘’cautio indicatum solvi’’ si institute i DNP-se paraqet institutin e tille sipas te ciles paditesi i huaj ka per detyre qe te jape shumen e caktuar te te hollave ose ndonje garancion tjeter per sigurimin e shpenzimeve te kontestit, ne qoftese hap kontestin kunder shtetasit te vendit, i padituri kerkon qe te jepet ky kaucion.

13. Njohja e fuqise argumentuese - Me fjalen njohje e fuqise argumentuese te dokumenteve te huaja publike kuptojme mundesine qe nje dokument i tille te perdoret si argument para gjykatave dhe para organeve te nje vendi. Kerkohet qe ai te jete i realizuar ne pikepamje nderkombetare te jete plotesuar kushti i reciprocitetit dhe te mos jete ne kundershtim me rendin publik nderkombetar te shtetit.

14. Konventat nderkombetare- Jane akte juridike me anen e te cilave subjektet e se drejtes nderkombetare, me marreveshje marrin te drejta dhe detyrime reciproke per rregullimin e marredhenieve midis tyre.

15. Zakonet nderkombetare- Zakoni ne te drejten nacionale eshte rregull e pa shkruar e sjelljes, te cilen per shkak te perdorimit te detyrueshem nje kohe te gjate, per rregullimin e

marredhenieve konkrete,e sanksionon shteti dhe e perfshine ne sistemin juridik.

16. Zbrastesirat juridike- ne rastet kur nuk mund te gjenden burime konkrete as ne konventat nderkombetare ose ne ligjet e shteteve konkrete, e as ne rregullat zakonore, shtrohet qeshtja e zbraztesirave juridike.

17. Kodifikimi i DNP-se- Nenkupton tubimin dhe sistematizimin e dispozitave me karakter nderkombetar juridiko privat nga burime te ndryshme ne nje tersi qe e bene lidhenesi i nje shteti ose konferencave nderkombetare diplomatike ne baze te parimeve te caktuara.

18. Autonomia e vullnetit te paleve- Perfaqeson mundesine e parapare me ligj qe palet kontraktuese vet te caktojne te drejten kompetente ose organin kompetent per zgjidhjen e kontesteve qe mund te paraqiten gjate permbushjes se kontrates.

19. Locus regit actum- Per rregullimin e formes se marredhenieve detyrimore ne te gjitha shtetet, por jo qdo here per te njejtat raste aplikohet rregulla locus regit actum.

20. Rendi publik nderkombetare- Ekzistojne dy perkufizime: 1. Perkufizimi elektik- nenkuptone teresine e ligjeve imperative te cilat duhet patjeter te aplikohen gjate rregullimit te

marredhenieve juridiko private me element te huaj, 2. Perkufizimi abstrakt- rendi publik eshte nje institute me karakter te jashtezakonshem dhe se rrethi I normave qe e sajojne rendin publik te nje shteti mund te perfshihen me nje klauzol te pergjithshme.

21. Bishterimi i ligjit- Perkufizohet si shmangie nga aplikimi i normave kompetente te shtetit te

vendit ne baze te veprimeve konkrete te individeve. Elementet konstituive jane: 1. shfrytezimi i se drejtes subjektive. 2.Qellimi per t’ju shmangur aplikimit te normes kompetente,3. sanksioni.

(3)

22. Reciprociteti- Eshte relacioni ne mes te dy shteteve sipas te cilit secili prej tyre garanton trajtimin e caktuar juridik te shtetasve te shtetit te huaj, ose ua njeh te drejtat qe ne baze te ligjeve te atij shteti nese edhe ai vepron keshtu me shtetasit e shtetit te vendit dhe me te drejtat e krijuara sipas ligjit.

23. Teresite e DNP-se jane:

1.kolizioni I ligjeve 2.kolizioni I juridiksionit

3.te drejtat civile te shtetasve te huaj 4.te drejtat civile te shtetasve te vendit.

24. Pengesat martesore:

1.

ekzistimi I kurores 2. gjinia e gjakut 3. semundja psikike

4. ndryshimi absolute fetar.

25. Teoria e statuteve- Nenkupton teorite e pjestareve te shkolles se statuteve lidhur me zgjidhjen e

problemit te konfliktit te kytymeve ne mes te qyteteve apo provincave te nje sovraniteti te vetem.

26. Perfaqesuesi me i rendesishem i shkolles holandeze - eshte Ulrich Hubert gjithashtu Paul Voet.

Perfaqesuesit e kesaj shkolle per dallim nga perfaqesuesit tjere, keta e kane zgjedhur kolizionin e ligjeve ne mes shteteve sovrane.

27.Pikat e lidhjes tek marredheniet kontraktuale jane:

1. Vendi i lidhjes se kontrates

2. Vendi i permbushjes, ekzekutimit te kontrates

3. Vendbanimi domicili i debitorit dhe 4. Lidhshmeria e afert etj.

28. Cili problem u shtrua tek shkolla italiane – per tu zhvilluar shkolla italiane e statuteve kane

ndikuar marrdheniet ekonomiko-shoqerore, si tregtia detare dhe tokesore. Problemi ishte se si te percaktohet se cili nga statutet eshte real e cili personal.

(4)

29. Qfare roli luan retorsioni – retorsioni shprehet ne rastet kur gjykatesi ose ndonje organ tjeter i

vendit nuk i njeh te huajit disa te drejta nuk e pranon kompetencen e gjykates se huaj, nuk i njeh vendimet e saj ose nuk e zbaton te drejten e huaj, e cila do te duhej te zbatohet sipas normave te kolizionit te shtetit te vendit, nuk i njeh vendimet e gjykatave te tij dhe nuk e zbaton te drejten e tij.

30. Kolizioni i ligjit te deliktet e komunikacionit rrugor – Me keto delikte juridiko-civile me

element te huaj nenkuptohen fatkeqesit e shkaktuara me automjete ne komunikacion rrugor ne te cilat eshte qofte subjekti, qofte objekti, qofshin te drejtat dhe obligimet apo te gjitha kumulativisht shprehje te jashtme. Kolizioni i ligjit ne fatkeqesite e paramenduara te

komunikacionit me element te huaj gati ne te gjitha shtetet e kohes sone zgjidhet sipas normes kolizive e cila aplikohet ndaj delikteve dhe kuazi delikteve juridiko-civile me element te huaj.

31. Zakonet ne DNP - Zakoni ne te drejten nacionale eshte rregulla e pa shkruar e sjelljes te cilen

per shkak te perdorimit te detyrueshem nje kohe te gjate per rregullimin e marrdhenieve konkrete, e sanksionon shteti dhe e perfshin ne sistem juridik. Ne DNP zakoneve

nderkombetare nuk u njihet karakteri imperativ. Aplikohen si burim i se drejtes per rregullimin e nje marrdhenie konkrete juridiko-private me element nderkombetar, vetem ne qoftese shteti pranon ne menyre shprehimore ne qoftese zakonet udhezojne ne zbatimin e tyre.

32. Kolizioni i ligjeve te zotesia kambiore dhe cekore - Kur behet fjale per zotesine kambiore te

personave pa shtetesi ajo vleresohet sipas ligjit te domicilit te personit pa shtetesi. Te zotesia cekore nuk vleresohet sipas ligjit nacional te traktatit, por sipas ligjit te shtetit ku eshte vendi i pageses se qekut.

33. Afersia e te drejtes nderkombetare publike me te DNP- Te dyja deget e se drejtes i

rregullojne marrdhenietmidis shteteve. E drejta nderkombetare publike I rregullon

marrdheniet midis shteteve sovrane si subjekte politike. DNP i rregullon marrdheniet midis shteteve sovrane, qe kane te bejne me kompetencen e tyre legjislative dhe gjyqesore lidhur me rregullimin e marrdhenieve juridiko-private ne mes te personave fizik dhe juridik qe kane shtetesine e shteteve te ndryshme.

34. Kur aplikohet norma e kolizionit- Norma e kolizionit percakton se a do te zbatohet e drejta e

shtetit te vendit per ta rregulluar marrdhenien juridiko-private me element te huaj. Norma e kolizionit e udhezon te drejten materiale per tu zbatuar tek e drejta e vendit, e shtetit te huaj apo me shume te drejta te shteteve te huaja. Normat e kolizionit gjenden ne sistemin juridik te shtetit dhe organi qe merr qeshtjen duke respektuar te drejten e sistemit juridik te vet, ai zbaton edhe normat e kolizionit me te cilat i rregullon marrdheniet juridiko-private me element te huaj. Norma e kolizionit bashk me faktet ndihmojne te aplikohet e drejta materiale tek marrdhenia e caktuar.

(5)

35. Ne cilat raste nuk zbatohet shtetesia si pike e lidhjes

1Ne rastin kur shtetasi shqiptar ka shtetesi te ndonje shteti tjeter dhe per ta zbatuar ligjin atehere epersine e ka shtetesia shqiptare

2. Ne rastin kur i huaji ka dy apo me teper shtetesi zbatohet ai ligj ku ne shtetesine e atij shteti ka vendqendrim

3. Ne rast se shtetasi i huaj nuk ka vendqendrim te zkonshemne shtetet e te cilave ka shtetesin zbatohet ligji i atij shteti me te cilin ka lidhje te ngushta.

36. Kushtet materiale per lidhjen e marteses sipas te drejtes sone- Forma e lidhjes se marteses

rregullohet nga ligji i shtetit ku lidhet martesa ndermjet personave, ku asnjeri prej tyre nuk eshte shtetas i vendit mund te lidhet para perfaqesise diplomatike apo konsullore te nje shteti te huaj nese ligji i ketij shteti e lejon kete. Forma e lidhjes se marteses e cila konsiderohet e vlefshme ne baze te ligjit te shtetit sipas te cilit eshte lidhur, mund te njihet si e tille edhe ne republiken e vendit tone.

37. E drejta e te huajit te trashegoj ne shtetin e vendit- Kushtezohet me ekzistimin e reciprocitetit ne

mes shteteve shtetesine e te cilit e ka personi qe trashegon ne shtetin e vendit.

38. Njohja dhe ekzekutimi i vendimeve te huaja gjyqesore sipas DNP- Njohja e vendimit te huaj

gjyqesor do te thote njohje e autoritetit qeshtjes se gjykuar ne menyre te prere edhe ne territorin e shtetit te vendit. Kjo do te thote se si element te ketij kuptimi juridik shfaqen kuptime tjera juridike: 1. Kuptimi i vendimit te huaj gjyqesor

2. Kuptimi i autoritetit te qeshtjes se gjykuar ne menyre te prere 3. Kuptimi i territorit te shtetit te vendit.

39. Kuptimi i se drejtes civile te shtetit te vendit- Me te drejtat civile te shtetasve te vendit kuptojme

rregullat juridike qe percaktojne se shtetasit e vendit me cilat qeshtje dhe gjera mund te krijojne marrdhenie reciproke juridike civile me element te huaj, ne qoftese mos respektimi i ketyre normave ka si pasoje sanksionin personal ose pasuror e jo sanksionin me karakter ndeshkimor.

40. Kolizioni i ligjit te martesa lidhur me perfaqsim konsullor diplomatik- Eshte e mundur se sikur

martesa me element te huaj te lidhet para organit te vendit te lidhjes ne menyre qe kushtet materiale do te jene plotesuar, dhe sikur martesa e ketille te lidhet ne te njejtin shtet ne perfaqesine

(6)

41. Si e kane zgjedh perfaqesuesit e shkolles holandeze flamane kolizionin e ligjeve - perfaqesuesit e

kesaj shkolle per dallim nga perfaqesuesit e tjere e kane zgjedhur kolizionin e ligjeve ne mes shteteve sovrane.

42. Autonomia e vullnetit te paleve ne kuptimin juridiko-privat nderkombetar- Eshte fakt unik

vendimtar primar per kontraten mbi transportin detar , nderkaq lidhja me e ngushte e kontrates eshte e vetmja pike e lidhjes subsidiare per te njejten kontrate.

43. Risite e shkolles franceze kytymeve- Dymyleni i ka pararpare dy risi per zgjidhjen e konfliktit

intelektual te kytymeve:

1. E para ka te beje me autonomine e vullnetit te paleve

2. e dyta ka te beje me formen e puneve juridike, ku thekson se rregulla juridike ‘’Locus regit Actum’’ duhet te kete karakter fakultativ e jo detyrues ngase vetem ne ate rast lehtesohet qarkullimi midis provincave.

44. Indiciet te cilat e caktojne lidhjen me te afert me kontraten jane:

1.Selia e borgjliut, 2.Vendi i permbushjes se prestacionit karakteristik

Locus Regit Actum- zbatohet per rregullimin e formes se marredhenieve detyrimore ne te gjjitha

shtetet, por jo qdo here ne te njejtat raste.

Lex rei sitae - zbatohet e drejta e shtetit ku gjenden sendet e paluajtshme.

Forum delicti commissi- zbatohet si fakt vendimtar per kompetencen gjyqesore te deliktet dhe kuazi

deliketet juridiko-civile me element te huaj.

Funksioni i rendit publik nderkombetar- Eshte evitimi i pasojave negative nga zbatimiiI te drejtes se

huaj.

Bishterimi i ligjit- Perkufizohet si shmangie nga zbatimi i normave kompetente te shtetit te vendit ne

baze te veprimeve konkrete te individeve.

Qeshtja procedurale - duhet te zgjidhet sipas ligjit te gjykates lex fori.

Qeshtjet meritore- duhet te zgjidhen sipas ligjit te vendit ku eshte lidhur kontrata lex loci contractus. Lex domicili- aplikohej te marrdheniet statusore dhe trashegimore.

(7)

Lex rei sitae- aplikohet te marrdheniet juridiko-sendore qe kane per object sendet e paluajtshme. Lex loci delicti commissi (e drejta e vendit te kryerjes se deliktit)- aplikohet per veprimet

kunderligjore.

45. Burimet e DNP-se jane: burimet nacionale dhe burimet nderkombetare.

1. grupin e pare e perbejne ato shtete qe kane miratuar ligje te veqanta per DNP

2. grupin e dyte e perbejne ato shtete te te cilat normat per rregullimin e marrdhenieve juridiko-private me element te huaj jane te perfshira ne kodet e ndryshme civile.

Burimet nderkombetare te DNP_se jane: Konventat nderkombetare dhe Zakonet nderkombetare.

Konventat nderkombetare - jane akte juridike, me anen e te cilave subjektet e DNP-se me marreveshje marrin te drejta dhe detyrime reciproke per rregullimin e marredhenieve midis tyre. Zakoni ne te drejten nacionale- eshte rregull e pa shkruar e sjelljes te cilen per shkak te perdorimit te detyrueshem nje kohe te gjate, per rregullimin e marrdhenieve konkrete, e sanksionon shteti dhe e perfshin ne sistemin juridik.

46. Kodifikimi i DNP-se – nenkupton tubimin dhe sistematizimin e dispozitave me karakter

nderkombetar juridiko-privat nga burime te ndryshme ne nje teresi qe e bene ligjedhenesi i nje shteti.

47. Elementet e pergjithshme te formesimit te norms se DNP-se:

1. Elementi i huaj juridiko-privat

2 Faktet ne baze te cilave krijohet elementi i huaj j-p me element te huaj (faktet e identifikimit) 3. Faktet vendimtare (pikat e lidhjes)

4. Shmangiet nga normat kompetente te norms se DNP-se

Elementi i huaj juridiko – privat – eshte nje fakt, nje rrethane faktike e cila nje marrdhenie konkrete e

lidh me sovranitetin e shtetit te vendit dhe te huaj.

(8)

Format kryesore (themelore) te shprehjes se elementit te huaj j-p – jane kur ai shprehet ne subject, object dhe ne te drejta dhe detyrime te marrdhenies konkrete juridiko-private.

Format plotesuese—perveq qe elementi I huaj j-p mund te shprehet ne format themelore edhe ate ne subject, object dhe ne te drejta dhe detyrime, at edhe Brenda per Brenda subjektit dhe objektit ose te drejtave dhe detyrimeve mund te shprehet ne forma te ndryshme.

48. Shmangiet nga normat kompetente te DNP-se jane:

1. Rendi publik nderkombetar 2. Bishterimi i ligjit

Rendi publik nderkombetar- ekzistojne dy perkufizime:

Perkufizimi elektik- nenkupton teresine e ligjeve imperative te cilat duhet pa tjeter te aplikohen gjate rregullimit te marrdhenieve juridiko-private me element te huaj.

Perkufizimi abstract- rendi public eshte nje institute me karakter te jashte zakonshem dhe se rrethi I normave qe e sajojne rendin public ten je shteti mund te perfshihen me nje klauzole te

pergjithshme.Rendi publik zbatohet vetem te teresite konkrete qe e sajojne DNP.

Bishterimi I ligjit – perkufizohet si shmangie nga aplikimi i normave kompetente te shtetit te vendit ne

baze te veprimeve konkrete te individeve. Elementet konstituive jane:

1. Shfrytezimi i se drejtes subjektive

2. Qellimi per t’iu shmangur aplikimit te normes kompetente 3. Sanksioni

Bishterimi I ligjit zbatohet te te gjitha teresite qe e sajojne te DNP, te drejtat civile te te huajve, te drejtat civile te shtetasve te vendit qe te krijojne marrdhenie juridiko-private me element te huaj, te kolizioni i juridiksioneve dhe te kolizioni i ligjeve.

49. Normat e kolizionit- jane instrumente themelore dhe esenciale te menyres indirekte te rregullimit.

Kane per detyre te rregullojne marrdheniet j-p me element te huaj.

Sipas sistemit juridik te shteteve njohja dhe te provuarit e te drejtes se huaj behet sipas detyres zyrtare (ex officio).

(9)

Regullimi I marrdhenieve me element te huaj permes menyres se kolizionit nenkupton dhe

presupozon shmangien konkrete nga sovraniteti absolut territorial.

Cilesimi ne kuptim te gjere- nenkupton interpretimin e normave te kolizionit.

Cilesimi ne kuptim te ngushte- nenkupton percaktimin e kuptimit juridik dhe permbajtjes juridike te

norms se kolizionit.

50. Si fakte vendimtare {pika te lidhjes} te kategorive ta caktuara te marrdhenieve j-p me element te

huaj mund te paraqiten:

1. Shtetesia, 2. Vendbanimi {domicili}, 3. Vendi ku gjendet sendi, 4. Vendi i lidhjes se punes juridike, 5.

Vendi i kryerjes se deliktit.

Keto fakte vendimtare ne sistemet juridike te shteteve te ndryshme mund te kene emertime te njejta por domethenie te ndryshme juridike, andaj edhe shfaqet konflikti latent i ligjeve, konflikti i nocioneve te fakteve vendimtare.

51.Menyrat e zgjidhjes se cilesimit jane:

1. Lex fori, 2. Lex causae, 3. Sipas kuptimeve autonome, 4. Sipas cilesimit te shkallezuar.

52. Menyrat e fitimit te shtetesise : Menyrat kryesore dhe Menyrat plotesuese.

Menyrat plotesuese te fitimit te shtetesise jane: 1. Me natyralizim, 2. Me ndryshime territorial, 3. Martesa 4. Adoptimi.

Menyrat e fitimit te shtetesise me natyralizim:

Natyralizimi madh dhe i vogel Natyralizimi i rregullt

Natyralizimi me lehtesime speciale Natyralizimi i jashtezakonshem

a.Natyralizimi me lehtesime- u lejohet fitimi i shtetesise nje kategorie te caktuar te huajsh.

b.Natyralizimi i rregullt – e fiton qdo i huaj i cili e paraqet kerkesen, i ploteson kushtet e caktuara dhe

(10)

per pune, qendrimi i pa nderprere nje kohe te caktuar ne shtetin shtetesia e te cilit deshirohet te fitohet, mosha madhore etj.

c.Natyralizimi i jashtezakonshem- u mundesohet atyre te huajve qe kane merita te veqanta per

shtetin shtetesine e te cilit deshirojne ta fitojne.

d.Qe te fitohet shtetsia sipas ndryshimeve territorial duhet te plotesohen keto kushte:

1. te ekzistoje traktati nderkombetar i cili e rregullon mundesine e fitimit te shtetesise 2.ndryshimi i sovranitetit mbi territoret e caktuara te shteteve konkrete

3. e drejta e optimist te popullsise qe te zgjedhe midis dy shtetesive.

53. Menyrat e humbjes se shtetesise:

1.Me vdekjen e personit fizik, 2.Me vendim te organit te shtetit konkret, 3. Heqja dore nga shtetesia, 4. Lenja e shtetesise, 5.Marrja, 6.Mungesa, 7.Martesa me shtetas te huaj, 8.Shkurorzimi i marteses etj. 54. Humbja e shtetesise per shkak te shprehjes se vullnetit te individit:

1.Dalja nga shtetesia, 2.Heqja dore nga shtetesia, 3.Humbja e shtetesise sipas traktateve

nderkombetare.

55. Menyrat e humbjes se shtetesise per shkak te mos permbushjes se detyrimeve te shtetasit ndaj shtetit jane:

1.Marrja e shtetesise, 2. Mungimi nga shteti.

56. Konflikti i shtetesive- shfaqet ne rastet kur personi nuk i ploteson kushtet per fitimin e shtetesise

sipas te drejtes se asnje shteti {konflikti negative}

Ne rastet kur personi i ploteson kushtet per fitimin e shtetesise sipas te drejtes se dy apo me teper shteteve dhe kur dy ose me teper shteteve ua njohin shtetsine e tyre {konflikti pozitiv}.

Kriteret per caktimin e shtetesise efektive merren: gjuha amtare, momenti i fitimit te shtetesise, ku perparesi i ipet asaj shtetesie qe personi e ka fituar te fundit.

57. Shmangiet nga shtetesia si fakt vendimtar:

1.proteksionizmi nacional

(11)

3.per shkaqe ‘’humanitare’’.

58. Llojet e vendbanimit: 1. V. me deshire, 2.V. ligjor, 3. Kuazi vendbanimi

Deshmimi te provuarit- Te te provuarit e vendbanimit varet se cili vendbanim deshmohet vendbanimi

ligjor ose me deshire, edhe menyrat e te provuarit dallohen.

Vendbanimi ligjor- krijohet ne rastet kur e cakton ligji, dhe ky vendbanim ne shumicen e rasteve

deshmohet me ane te dokumenteve zyrtare te leshuara nga organet kompetente.

Qe te provohet vendbanimi sipas deshires - duhet te konstatohet se personi a eshte juridikisht i afte

per te vepruar te kete zotesi juridike, te jete vendosur ne nje shtet.

Kuazi vendbanimi i zgjedhur- ekziston ne disa shtete. Palet kontraktuese me marreveshje e caktojne

nje vendbanim te perbashket per te dy palet dhe vlene vetem per ate marrdhenie juridike.

59. Vendbanimi si fakt vendimtar- Ne baze te vendbanimit percaktohet zbatimi i te drejtes se shtetit

te vendit ose te huaj, dhe percaktohet kompetenca e gjykates se shtetit te vendit ose te huaj te marredheniet statusore dhe trashegimore me element te huaj.

Vendbanimi si fakt vendimtar primar- Vendbanimi ne shtetet e imigracionit e ka te njejtin rol dhe

rendesi si fakt vendimtar qe e ka shtetesia ne shtetet e emigracionit.

Vendbanimi si fakt vendimtar subsidiar - Ne shtetet e emigracionit te te cilat shtetesia sherben si fakt

vendimtar, vendbanimi sherben si fakt vendimtar subsidiar.

60. Roli i perkatesise se personave juridik- konsiston ne identifikimin e presences se elementit te huaj

ne subjekt te marredhenies juridiko-private dhe e ka te njejten detyre si shtetesia dhe vendbanimi te marredheniet statusore me element te huaj.

61. Rendi publik nderkombetar- Ekzistojne dy perkufizime:

1. Elektik- nenkupton teresine e ligjeve imperative te cilat duhet pa tjeter te aplikohen gjate rregullimit

te marredhenieve juridiko-private me element te huaj.

2. Abstrakt- eshte nje institute me karakter te jashte zakonshem dhe se rrethi i normave qe e sajojne

(12)

62.Bishterimi i ligjit- Perkufizohet si shmangie nga aplikimi i normave kompetente te shtetit te vendit

ne baze te veprimeve konkrete te individeve. Elementet konstituive jane: 1. Shfrytezimi i se drejte subjektive,

2. Qellimi per t’ju shmangur aplikimit te normes kompetente 3. Sanksioni.

63. Reciprociteti- eshte shprehje e aspirates qe te sigurohet bashkepunimi reciprok dhe i barabarte

ne mes shteteve. Trajtohet ne dy menyra:

1. Nga aspekti i menyres se krijimit: Ligjor, Diplomati dhe Faktik. 2. Nga aspekti i permbajtjes juridike: Formal, Material dhe Efektiv.

Reciprociteti ligjor- krijohet me miratimin e ligjeve paralele nga shtetet e interesuara.

Reciprociteti diplomatik- krijohet me marreveshje te drejteperdrejte bilateral ose multilateral midis

shteteve.

Reciprociteti faktik- ekziston atehere kur ushtrimi I te drejtave konkrete nga te huajt nuk eshte i

garantuar as me traktat nderkombetar e as me ligje paralele te miratuara nga shtetet e interesuara.

Reciprociteti formal- ekzistone atehere kur shteti i vendit dhe shteti i huaj i barazojne te huajt dhe

shtetasit e vendit lidhur me ushtrimin e te drejtave konkrete.

Reciprociteti material- u mundeson te huajve ushtrimin e te drejtave te njejta te cilat shtetasit e

shtetit te vendit mund t’i ushtrojne ne shtetin e huaj.

Reciprociteti efektiv- I mundeson te huajit ushtrimin e te drejtave te caktuara ne shtetin e vendit, ne

qoftese mund t’i ushtroje ato te drejta, shtetasi i vendit ne shtetin e huaj ne ate sasi dhe menyre qe zbatohet ne shtetin e huaj.

64.Retorsioni- eshte nje institute juridik i cili paraqitet te te drejtat civile te huajve dhe te kolizioni i

(13)

1. Ne rastin e pare zbatohet kur shteti i huaj nuk i barazon shtetasit e shtetit te vendi me shtetasit me shtetasit e vet lidhur me ushtrimin e te drejtave private, kurse shteti i vendit e bene kete.

2.Ne rastin e dyte retorsioni zbatohet kur shtetasit e shtetit te vendit ne shtetin e huaj jane te diskriminuar lidhur me ushtrimin e te drejtave private ne relacion me te huajt e shteteve tjera.

65.E drejta e prioritetit- Sipas te drejtes se brendshme paraqet te drejten e atij qe i pari paraqet

fleteparaqitjen per patentin, vulen, modelin dhe mostren, per te marre patentin, vulen, modelin dhe mostren para te gjithe atyre qe paraqiten pas tij per kete te drejte.

66. E drejta e personit te huaj per veprimtari- Personi juridik i huaj ne territorin e shtetit tjeter mund te ushtroje dy lloje te veprimtarive:

1. Veprimtari te perhershme- e cila krijohet vetem ne baze te lejes. 2. Veprimtari e perkohshme- nuk kerkohet leja.

Sipas te drejtes sone personat e huaj juridik mund te punojne ne vendin tone vetem perveq perfaqesive tregtare dhe keta nuk mund te punojne ne Jugosllavi permes filialeve te veta perveq rasteve te veqanta.

67. Nocioni juridik i vendbanimit- Vendbanimi si kuptim juridik ekziston dhe perdoret edhe ne te drejten e brendshme edhe ne DNP. Permbajtja e tij juridike dallohet, respektivisht ndryshon kur perdoret ne te drejten e brendshme per dallim nga DNP.

Ne te DNP eshte qender e marredhenieve jetesore te nje personi ne nje shtet te caktuar qe do te thote se per DNP-ne eshte me rendesi se ku ndodhet ajo qender.

68. Faktet vendimtare te marredheniet jashtekontraktuese- Sipas ligjit per zgjidhjen e kolizionit te

ligjeve, si fakt vendimtar per caktimin e te drejtes kompetente te demet e shkaktuara nga pergjegjesia jashte kontraktuese, ne qofte se me ligj ose traktate nderkombetare nuk eshte caktuar ndryshe zbatohet e drejta ku eshte ndermarre veprimi ose e drejta ku eshte shkaktuar pasoja varesisht se cila nga keto dy te drejta jane me te favorshme per palen e demtuar, i njejti fakt vendimtar zbatohet edhe te kompenzimi i puneve te huaja.

69. Arsyeja per shfaqjen e ridegimit- Ne qoftese norma e kolizionit te shtetit te vendit parasheh se

marredhenia konkrete juridiko-private do te rregullohet sipas te drejtes ndonje shteti tjeter atehere me qka do te kuptohet me te drejte e shtetit te huaj? A do te kuptohet e drejta materiale qe ne menyre te drejteperdrejte do ta rregulloje, dhe meritore do ta rregulloje marredhenien juridiko-private ne fjale ose duhet te kihet parasysh sistemi juridik i shtetit te huaj ne teresi, keshtu qe ne keto raste do te vij deri te shfaqja e institutit te ridergimit.

Ridergimi vjen ne shprehje ne rastet kur norma e kolizionit qe ta rregulloje nje marredhenje juridiko-private me element te huaj dergon tek zbatimi i te drejtes se shtetit te huaj, sit e asaj material edhe te drejtes kolizive.

(14)

70. Menyrat e caktimit te kompetencave te arbitrazhit- Behet ne dy menyra:

1. Me sovranitetin personal te nje shteti te caktuar- Ne qoftese si kriter per perkufizimin e sistemit te vendimit te huaj te arbitrazhit merret lidhja e tille me sovranitetin personal te nje shteti te caktuar sipas nje pikepamje si kriter merret shtetesia e paleve qe marrin pjese ne proceduren e arbitrazhit, ndersa sipas pikepamjes tjeter merret shtetesia e arbitrave qe kane marre vendimin e arbitrazhit.

2. Sipas sovranitetit territorial - karakteri I vendimit te huaj te arbitrazhit duhet te percaktohet sipas vendit ku eshte marre vendimi i arbitrazhit.

71. Arsyet qe vijne deri te shmangia e rendit publik nderkombetar- Funksioni koleziv juridik i rendit publik nderkombetar konsiston ne nderrimin e faktit vendimtar, ne baze te te cilit caktohet e drejta e huaj kompetente. D.m.th pas refuzimit te se drejte se huaj krijohet nje vakum juridik e cila ne disa raste mund te plotesohet me zbatimin e dispozites adekuate te se drejtes se huaj p.sh ne Virgjini dhe Floride ka ekzistuar ndalesa sipas se ciles pjestaret e races se zeze nuk kane pasur te drejte te lidhin martese me pjestaret e races se bardhe. Pra, ne qoftese keta persona deshirojne te lidhin martese para cilit do shtet evropian do te mund te lidhin martese.

72. Si provohet domicili – te provuarit e domicilit varet se cili vendbanim deshmohet, vendbanimi ligjor ose vendbanimi me deshire ngase edhe menyrat e te provuarit dallojne.

Vendbanimi ligjor krijohet ne rastet kur shprehimisht cakton ligji dhe ky vendbanim ne shumicen e rasteve deshmohet me ane te dokumenteve zyrtare te leshuara nga organet kompetente. Qe te aprovohet vendbanimi sipas deshires duhet te konstatohet se personi a eshte juridikisht i afte per te vepruar, te kete zotesi juridike, te jete vendosur ne nje shtet, ne disa shtete deshmohet edhe vullneti se aty deshiron pergjithmone te jetoi.

73. Pikat e lidhjes te sendet e paluajtshme- Sendet e paluajtshme jane pjese e territorit shteterore dhe te vet shtetit, asnje fakt vendimtar nuk eshte aq stabil i qarte dhe i sigurt siq eshte statusi i tokes. Te marredheniet juridiko-sendore me element te huaj qe kane per objekt sendet e paluajtshme {lex rei sitae} dhe se per ato marredhenje eshte kompetente gjykata e shtetit ne territorin e te cilit gjenden sendet e paluajtshme {forum rei sitae}.

74. Procedura lidhur me ndihmen juridike- Sa i perket procedures lidhur me dergimin e akteve gjyqesore dhe jo gjyqesore dhe kryerjen e veprimeve procesore ne baze te kerkeses se gjykates se huaj duhet theksuar se behet gjithmone ashtu siq behet me ligjin e vendit {lex fori}. Kjo do te thote se vet procedura e marrjes ne pyetje te deshmitarit mandej shikimi i vendit te ngjarjes dhe veprimeve te tjera te proceseve si rregull behet ne baze te ligjit te vendit ku duhet te kryhet veprimi. Ne qoftese gjykata jone duhet te shikoje vendin e ngjarjes ne baze te lutjes se gjykates se huaj, kete duhet ta beje sipas ligjit tone.

75. Konflikti i ligjit- eshte pjese e DNP te cilen e perbejne te gjitha dispozitat juridike me te cilat caktohet se a do te mund te rregullohen te drejtat dhe detyrimet nga raportet juridiko-civile me elementin e huaj, te cilat nuk kane qene ne kontakt direkt me organin e sovranitetit te huaj sipas te drejtes se huaj, kur dhe nen te cilat kushte.

(15)

1. Sipas qendrimit te pare ka karakter teknik dhe ka per qellim te perkufizoj sferat e veprimtarise se legjislaturave te ndryshme ne raportet juridiko-civile me element te huaj. Ky qendrim nuk eshte I pranuar per arsye se sot nuk ekziston pushtet mbi shtetet sovrane I cili do te mund te bente kete perkufizim.

2. Sipas qendrimit te dyte- konflikti i ligjeve shprehet me dhenien e udhezimeve gjyqtarit apo organit tjeter per menyren se si ai duhet te veproi ne qoftese para tij shtrohet raporti juridik me elementin e huaj.

3. Sipas qendrimit te trete- funksioni i konfliktit te ligjeve eshte qe ai te rregulloje raportet juridiko-civile me element te huaj ne menyre indirekte respektivisht me norma kolizive dhe material ne te cilat udhezojne ato te parat.

77. Normat kolizive - aplikohen ne momentin kur shtrohen para gjykates se shtetit te huaj, qeshtja e atij raporti vetem atehere kur jane ne pyetje raportet qe hyjne ne grupin e raporteve juridiko-civile me element te huaj, te cilat lindin pa pjesemarrjen e organit te sovranitetit te huaj.

78. Arbitrazhet e tregtise se jashtme - jane institucione qe jane krijuar me qellim qe te evitohen ato pengesa juridike per zhvillimin e qarkullimit nderkombetar ekonomik, qe pasonin per shkak te

kompetences se gjykatave qe te shqyrtojne kontestet juridike civile me element te huaj.

79. Kemi tri kategori te dokumenteve te udhetimit:

1. Dokumentet e udhetimit te cilat nje shtet i leshon ne baze te lidhjes se personit me sovranitetin e tij personal

2. Dokumentete e udhetimit te cilat nje shtet ia leshon personit te caktuar ne baze te lidhjes se tij me sovranitetin e tij territorial

3. Dokumentet e udhetimit qe mund t’I leshojne organet nderkombetare.

80. Cautio iudicatium solvi- eshte institute qe njihet edhe ne te drejten romake dhe permendet se pari ne institucionet e Gajsit dhe ne kodeksin e Justinianit.

Sipas ketij instituti paditesi i huaj ka per detyre qe te jap shumen e caktuar te te hollave ose ndonje garancion tjeter per sigurimin e shpenzimeve te kontestit, ne qoftese e hap kontestin kunder shtetasit te vendit dhe nese shtetasi I vendit, I padituri kerkon qe te jepet ky kaucion.

81. Forum retorsionis- eshte competent ne te gjitha ato raste kur shteti i huaj shqyrton ato konteste juridiko-civile me element te huaj permes gjykatave te veta per te cilat eshte parashikuar kompetenca e gjykatave te vendit ne mbeshtetje te dispozitave vendase.

82. Forum non conveniens- eshte karakteristike per sistemin juridik anglez, paraqet mundesine qe gjykata angleze te mos shqyrtoje kontestin juridiko-civil me element te huaj ne qoftese konsideron se padia te gjykata angleze eshte paraqitur vetem me qellim qe te ngarkohet me teper i padituri.

(16)

1. Procedura e ekzekuatures se thjeshte 2. Procedura delibacionuese

3. Procedura ‘’prima facie evidens’’

Procedura e ekzekuatures se thjeshte – mjafton qe te paraqitet kerkesa me titullin qe duhet te zbatohet, te i dergohet gjykates te shkalles se pare te njerit prej ketyre vendeve, i cili pa gjykim paraprak verbal shqyrton plotesimin e kushteve qe i parashikon ligji.

Procedura e delibacionit – eshte qenesore qe qeshtja e permbarimit te vendimit te huaj gjyqesor nuk zgjidhet ne gjykaten e shtetit ku kerkohet permbarimi, pa pjesemarrjen e ekzekutuesit.

Procedura ‘’prima facie evidens’’ – konsiston ne fillimin e kontestit te ri, kurse aktgjykimi i huaj trajtohet vetem si prove solide per ate kontest, palet duhet t’i mbroje avokati, i padituri mund te theksoje se aktgjykimi i gjykates se huaj mbeshtetet ne premisat e gabueshme te argumentoj se ekziston rasti grosly ingyst ose ‘’dolus’’ me fjale te tjera mund te beje verejtje te natyres material.

References

Related documents

1 Committee on Rules of Practice and Procedure of the Judicial Conference of the United States, Preliminary Draft of Proposed Amendments to the Federal Rules of Bankruptcy and

Cuando estamos en el camino hacia la responsabilidad, Dios nos ha- rá pasar diversas pruebas. Nos quitará el pan ... pero no permitirá que muramos de hambre. Nos lo retaceará el

No significant excess of events above the expected Standard Model background is observed, therefore upper limits are set for the cross-section of the charged Higgs boson

We found no evidence that consistently used ITNs, following a mass distribution, reduced clinical malaria in this case-control study at 17 health facilities in fi ve departments

En la perspectiva actual, cuando las fronteras entre publicidad y arte, entre diseño y arte, o entre arte comercial y gran arte por decirlo con otras palabras, nos ha vuelto

 Tea- the dried leaves of an Asian plant, often shredded, used to make a drink by adding boiling water..  Ink- a liquid used in writing  Printer- a machine used

Since amino acids provide the basic building blocks of all living cells, protein is essential in the diet.. Protein is necessary for the repair, building and maintenance of

The Department of Art, Culture and Youth (DACY) along with the Building Construction Department (BCD) of the Government of the State of Bihar is planning to