• No results found

Skripta E Drejta Evropiane

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Skripta E Drejta Evropiane"

Copied!
28
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

NOCIONI DHE KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS SË BE-së

E drejta e Bashkimit Evropian si nocion teorik përfshinë tërësinë e parimeve evropiane dhe institutet themelore të përbashkëta të së drejtës, të cilat karakterizojnë traditën juridike të shteteve të Evropës Perëndimore. E drejta e BE-së paraqet sistem të pavarur juridik. Sistemi juridik i BE-së karakterizohet me origjinalitetin e vet si për nga burimet ashtu edhe për nga objektivat dhe instrumentet për realizimin e tyre. Për nga përmbajtja ajo është e drejtë e përbashkët për shtetet anëtare, e formuar rreth rregullave që kanë të bëjnë me tregun e përbashkët, i cili ka karakter të tregut të përbashkët të qdo shteti anëtarë dhe ku zhduken të gjitha dallimet rreth natyrës, subjekteve ose lokacionit të marrdhënieve juridike. Ndërsa e drejta që i rregullon këto marrdhënie bëhet e drejtë e brendshme e përbashkët e këtyre marrdhënieve.

Për nga përmbajtja e drejta e BE-së përfshin traktatet themeluese të komuniteteve, përkatësisht BE-së, aktet juridike të institucioneve të BE-së si dhe praktikë gjyqësore të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

E drejta e Unionit Evropian

E drejta e UE eshte dege e re, dinamike dhe multidisiplinare. E drejta e UE eshte nje sistem i normave juridike. Keto norma nuk i nxjerr nje shtet, por nje entitet i perbere prej disa shteteve. E drejta e UE merret me studimin e: normave qe i nxjerrin organet dhe institucionet e UE vendimeve te Gjykates Evropiane te se drejtes.

Natyra juridike e se dretë së UE-së

E drejta e Unionit Evropjan paraqet një rregullator juridik të marrëdhënieve në mes 27 shteteve anëtare. Zbatimi i kësaj së drejte zmadhohet me rritjen e UE. Të drejtën e Unionit në mënyrë direkte e zbatojnë institucionet e Unionit dhe shteteve anëtare. Me të drejtën e UE-së në mënyrë direkte rregullohen marrëdhëniet në mes shteteve të Unionit, në mes të shteteve dhe Unionit si dhe marrëdhëniet e personave fizik dhe juridik me institucionet e UE-së. Gjithashtu me të drejtën e UE rregullohen marëdheniet e UE me shtetet e treta me të cilat është nënshkruajtur marrëveshje për asociim dhe bashkëpunim ekomomik. E drejta e UE paraqet një sistem të veçantë juridik „sui generis“ e cila me karakteristikat e veta dallohet ose veçohet nga e drejat ndërkombëtare dhe nga sistemet juridike të shteteve anëtare.

BURIMET E DREJTËS SË BE-SË

Në përgjithësi ekzistojnë tre burime të së drejtës së BE-së: - Marrëveshjet për themelimin e Komuniteteve - Legjislacioni sekondar

- Parimet e përgjithshme. Në përgjithësi dallojmë:

- Burime juridike të shkruara ku bëjnë pjesë burimet primare

Dhe burimet e pashkruara siq janë: rregullat e pa kodifikuara të krijuara nga praktika gjyqësore, parimet e përgjithshme të së drejtës, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe rregullat zakonore.

- Burimet sekondare.

Traktatet themeltare te UE (burimi kryesor i UE) Jane pese traktate kryesore:

Traktati i Parisit mbi Bashkimin Evropian per thengjill dhe celik – 1951

Traktati i Evropes mbi Bashkimin Ekonomik Evropian dhe mbi Euroatomin-1957 Traktati i Mastrihtit mbi Unionin Evropian- 1991

Traktati i Amsterdamit – 1997 Traktati i Nices – 2000.

Prej ketyre traktateve burojne dhe nxjerren akte te tjera juridike te UE. BURIMET PRIMARE TË DREJTËS SË BE-SË janë:

a.Traktati për themelimin e Komunitetit Evropian për Thëngjill dhe celik (BETHC) b.Traktati për themelimin e Komunitetit Ekonomik Evropian (KEE)

c.Traktati për themelimin e Komunitetit Evropian për Energji Bërthamore (EUROATOM) d.Akti Unik Evropian

e.Traktati i Mastrihtit f.Traktati i Amsterdamit g.Traktati i Nicës h.Traktati i Lisbonës.

(2)

a, Traktati themelimit të Komunitetit Evropian për thëngjill dhe Çelik (BETHÇ) 1951

Paraqet traktatin e parë të komunitetit evropian i cili u lidh nga 6 vendet e Evropës perëndimore me 18 prill 1951 në Paris (Franca, Rf e Gjermanisë, Italia, Belgjika, Holanda, Luksemburgu). Ky traktat ishte rezultat i iniciativës së Qeverisë Franceze, drejtuar qeverisë Gjermane rreth propozimit për të bashkuar prodhimin e thëngjillit dhe çelkut të këtyre dy vendeve, si mundësi për të vendosur bazamentin e krijimit të një komuniteti ekonomik evropian që më pas do të shtrihej edhe në shtetet tjera. Komuniteti i themeluar me këtë traktat kishte për qëllim krijimin e një tregu të përbashkët të thëngjillit dhe çelikut dhe lidhur me këtë edhe krijimin e institucioneve të përbashkëta për realizimin e këtij objektivi dhe garantimin e respektimit të detyrimeve të shteteve anëtare që dilnin nga traktati.

Traktati për realizimin e qëllimeve të lartëpërmendura parashikonte krijimin e një Autoriteti të Lartë, Asamblesë së Përbashkët, Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Drejtësisë.

b.Traktati për themelimin e Komunitetit Ekonomik Evropian (KEE)

Traktati i KEE- së ishte nënshkruar me 27 mars 1957 nga përfaqësuesit e lartë të gjashtë shteteve anëtare të BETHÇ- së në Romë. Ky traktat kishte për qëllim krijimin e një tregu të përbashkët duke përfshirë ekonominë në tërsi, të gjitha degët e industrisë, transportin, bujqësinë, tregtinë. Ky treg bazohej në krijimin e një Unioni Doganor duke eliminuar taksat doganore mes shteteve anëtare dhe kufizimet në eksportin dhe importin e mallrave si dhe përcaktimin e tarifës doganore të përbashkët dhe politikës së përbashkët tregtare ndaj shteteve të treta.

Ky traktat ka karakter të “traktatit kornizë” dhe përmban më tepër parime të përgjithshme mbi politikat e tregut të përbashkët si dhe rregulla procedurale për kompetencat e organeve të përbashkëta.

Çka është tregu i brendshëm në UE?

Pazari i brendshëm në UE paraqet një hapsirë ose teritorr pa kufi, në të cilin sigurohen: e drejta e lëvizjes së lirë të individëve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve – “të njohura me emrin 4 Liritë në UE“, pa respektimin e të cilave nuk ka treg të brendshëm.

Traktati për KEE-në paraqet një nga burimet më të rëndësishme të së drejtës së Komuniteteve dhe shpeshherë emërohet si “Traktati i Tregut të Përbashkët“.

Formimi i tregut të përbashkët ishte kufizuar nga realizimii katër lirive:

1. lëvizja e lirë e mallrave: parashikohet si bazë e Komunitetit Ekonomik Evropian. Unioni Doganor përfshinë tregtinë e mallrave dhe parashikon eliminimin e të dhënave doganore në marrdhëniet midis shteteve anëtare si dhe përcaktimin e tarifës së përbashkët doganore në marrdhëniet me vendet e treta. 2. lëvizja e lirë e kapitalit: nënkupton detyrime për shtetet anëtare që të ndërmarrin masa për të eliminuar të

gjitha kufizimet e lëvizjes së kapitalit i cili u takon personave që banojnë në shtetet anëtare si dhe çfarëdo diskriminimi që bazohet në përkatësinë nacionale të shtetit të qëndrimit dhe në shtetin ku është investuar kapitali.

3. lëvizja e lirë e shërbimeve : nënkupton lirinë e shpërnguljes së qytetarëve nga njëri shtet anëtar në një shtet tjetër si dhe lirinë e punësimit, ushtrimit të veprimtarisë profesionale.

4. lëvizja e lirë e fuqisë punëtore: nënkupton eliminimin e çfarëdo diskriminimi të punëtorëve nga shtetet anëtare.

Qëllimet dhe detyrat e Komunitetit (Unionit )Ekonomik Evropian

Detyrat e Unionit Ekonomik Evropian janë disa: nëpërmjet krijimit të një pazari të përbashkët dhe nëpërmjet harmonizimit të politikës ekonomike të shteteve anëtare të sigurojë një zhvillim të ekonomisë në suaza të krejt UE, zhvillim permanent dhe të barabartë të ekonomive, rritjen e stabilitetit të UE, rritjen e standardit jetësor si dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve. Në nenin 3 të kësaj marrëveshje janë përcaktuar instrumentet nëpërmjet të cilave realizohen këto qëllime:

- Heqja e doganave në mes shteteve anëtare, dmth. heqja kuantitative dhe ndalesave të tjera gjatë importit dhe eksportit të mallrave;

- Krijimin e një politike të përbashkët në fushën e komunikacionit dhe bujqësisë; - Vendosjen e një regjimi i cili do të sigurojë konkurencë të lirë në tregun e përbashkët;

- Përshtatjen dhe barazimin e juridiksioneve të brendhshme të shteteve në masë që është e nevojshme për

funksionimin e pazarit të përbashkët;

- Krijimi i një Fondi Social Evropian për përmirësimin e çështjes së punësimit dhe standardin jetësorë; - Krijimi i një Banke të Investimeve me mjetet e së cilës do të ndikohet në rritjen e fuqisë ekonomike të

(3)

shteteve, d.m.th. shtetet marrin për detyrë të sigurojnë dhe zbatojnë detyra që dalin nga kontratat . c. Traktati për themelimin e Komunitetit Evropian për Energji Bërthamore (EUROATOM) EUROATOM-i ishte themeluar njëkohësisht me krijimin e KEE-së me qëllim që të kontribonte në ngritjen dhe zhvillimin e shpejtë të industrive bërthamore. Në preambulën e këtij traktati ndër të tjerat theksohet se “energjia bërthamore paraqet burim të rëndësishëm i cili do të sigurojë zhvillim të industrisë së fuqishme bërthamore do të stimulohet progresi teknologjik që do të çojë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

d. Akti Unik Evropian

Akti Unik Evropian u nënshkrua më 17 shkurt 1986 në Luksemburg dhe me 28 shkurtë 1986 në Hagë. Me të u bënë ndryshime në traktatet themeluse të tre komuniteteve, për të kontribuar në përparimin e integrimit evropian.

Në prambulën e Aktit ndër të tjera thuhet se “shtetet anëtare janë të vendosura të përmirësojnë situatën ekonomike dhe sociale me zgjerimin e politikave të përbashkëta, me parashtrimin e objektivave të reja dhe me funksionimin më të mirë të tregut të përbashkët përmes krijimit të kushteve për realizimin e detyrimeve të institucioneve të komunitetit të cilat më së miri do ti përgjigjen interesave të komunitetit”.

e. Traktati i Mastrihtit

Në takimin e Këshillit Evropian të datës 9 dhe 10 dhjetor 1991 në Mastriht, shefat e shteteve dhe Qeverive, Ministrat e Punëve të Jashtme dhe anëtarët e Komisionit Evropian nga të gjitha shtetet anëtare, u diskutua Propozim/Traktati i cili kishte marrë përkrahjen e duhur ndërsa nënshkrimi i tij ishte bërë me datën 7 shkurt 1992.

BE sipas traktatit është union politik “sui Generis” (i llojit të veqantë).

Për nga struktura Traktati i Mastrihit përbëhet nga 7 kapituj, të shoqëruar nga 17 protokolle dhe 33 deklarata. Përveq Këshillit Evropian që nuk është juridikisht një institucion në kuptimin e Traktatit, katër institucione janë të përbashkëta për Bashkimin dhe për Komunitetet:

Parlamenti Evropian, Këshilli, Komisioni dhe Gjykata e Drejtësisë. BE mbështetet në tre shtyllla:

1. komunitare – KE, KEQC, EUROATOM 2. politika e jashtme dhe e sigurisë së përbashkët

3. bashkpunimi në fushat e drejtësisë dhe të punëve të brendshme.

1. Shtyllën e parë realizimi i funksioneve bëhet me përcaktimin e politikave dhe miratimin e vendimeve nga institucionet e BE-së , gjë kjo që shpreh shenja të strukturës federale të bazuar në bartjen e kompetencave nga vetë shtetet anëtare(funksionet ekonomike , politikën e arsimit , kulturës, etj.)

2. Në shtyllën e dytë politikat e përbashkëta realizohen përmes bashkpunimit ndërqeveritar , që do të thotë se politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë realizohen me një bashkpunim sistematik të shteteve anëtare e jo me delegimin e kompetencave.

3. Shtylla e tretë përfshinë bashkëpunim sistematik në fushën e jurisprudencës dhe punëve të brendshme. Procedura e Komunitetit në shtyllën e parë përdor instrumentet juridike të detyrushme dhe procedurat e bazuara ne traktatet e Romës. Ndërsa dy shtyllat tjera janë zakonisht në kompetencë të Këshillit Evropian dhe Këshillit të BE-së dhe kanë karakter ndërqeveriat.

f. Traktati i Amsterdamit

Zbatimi i traktatit të Mastrihit dëshmoi se ai nuk është dokument i përsosur dhe se duhet të përshtatet dhe rishikohet dhe të gjenden mënyra të reja për zgjidhjen e çështjeve kyqe për të cilat shtetet anëtare kishin qëndrime të ndryshme.

Italia e cila ishte kryesuse e radhës së BE-së që ngritit procedurë përpara Parlamentit Evropian dhe Këshillit për thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare për të rishqyrtuar Traktatin e Mastrihit.

Një Konferencë e tillë ishte hapur me 23 masrs 1996 në Torino.

Takimi solli rezulatat dhe u pranuan propozime nga shtetet anëtare, institucionet dhe ekspertët. Veqanërisht u trajtuan këto qështje:

- qytetari të jetë në qendër të vëmendjes së Unionit

- unioni të sigurojë rol më aktiv në aktivitetet ndërkombëtar edhe botërore

- institucionet duhet ti përshtaten ambient për funksionim të suksesshëm dhe pas pranimit të shteteve të reja.

(4)

Me 2 tetor 1997 në Amsterdam ishte nënshkruuar nga përfaqësuesit e lartë të shteteve anëtare, i ashtuquajturi “Traktati i Amsterdamit për ndryshime të traktatit të BE-së, traktatet me të cilat janë themeluar komunitetet evropiane dhe një sër aktesh lidhur me to”.

Risitë që ai parashikon kanë të bëjnë me: - Ndryshimet në shtyllën e tretë të Be-së - Ndryshimet në shtyllën e dytë

- Ngritja e nivelit të aktiviteteve lidhur me politikën e punësimit - Ndryshime në kompetencat e institucioneve

- Të drejtat themelore dhe mos-diskriminimi - Lëvizja e lirë e personave , siguria dhe drejtësia

- Përfshirja e marrëveshjeve “Shengen “ në kuadër të BE-së.

Mesazhi i këtij Traktati është që Komuniteti nuk duhet të bazohet mbi interesat ekonomike të shteteve anëtare dhe funksionimit në bazë të maredhënieve ekonomike, por përforcimi i dimensionit social dhe respektimi i të drejtave të njeriut e paraqesin BE-në si union te të gjithë qytetarëve dhe në këtë mënyrë bëhet realitet ideja për identitetin evropian të qytetarëve të saj dhe shtetësisë evropiane.

g. Traktati i Nicës

Në samitin e shefave të shteteve dhe qeverive ne Nicë 2001 u nënshkrua Traktati i Nicës me të cilin ishte rishikuar Traktati i Amsterdamit ku u përforcua pozita e BE-së dhe kompetencat e institucioneve të saj. Ky traktat hapi rrugën për zgjerimin më të madh të parashikuar ndonjëherë të Unionit, nga aspekti i paqes së qëndrushme, stabilitetit dhe prosperitetit të të gjitha shteteve demokratike të Evropës. Traktati i Nicës shënoi një fazë të re në përgaditjen për zgjerimin e BE-së dhe përfshirjen e vendeve të Evropës Qëndore dhe Lindore. Ndryshimet rrënjësore që bëri ky traktat kishin të bënin me:

- përbërjen e Komisionit

- shpërndarjen e votave në Këshill

- zgjerimin e votimit me shumicë të kualifikuar - përforcimi i rolit të Parlamentit si bashkë-legjislativ - ndarjen më efektive të detyrave të gjyqësorit h. Traktati i Lisbonës

Traktat i Lisbonës u nënshkrua me 13 Dhjetor 2007. Me nënshkrimin e “Traktatit të Lisbonës” shtetet anëtare të BE-së ranë dakord jo vetëm që të thjeshtëzonin procesin e menagjimit dhe vendimarjes por hapen edhe rrugë për pranimin e anëtarëve të rinj.

Me Traktatin e Lisbonës i cili hyri në fuqi pas ratifikimit nga shtetet anëtare me 1 dhjetor 2009, BE-ja u bë me kryetar me një mandat 2.5 vjeqarë. Ky dokument dallon nga ai i mëparshmi për shkak të risive që parashikon: - më tepër transparencë dhe demokraci

- më tepër efikasitet - më tepër të drejta

- më tepër ndikim ndërkombëtar.

Një risi të përcaktuar në Taktatin e Lisbonës paraqet edhe përfshirja e Parlamenteve nacionale në procesin e vendimmarrjes. Kjo nënkupton rritjen e demokracisë në BE. Traktati i Lisbonës për herë të parë parashikon dispozita mbi ndryshimet klimaterike dhe politikën energjetike. Po ashtu Traktati i Lisbonës përmban klauzolën e solidaritetit sipas së cilës Unioni dhe shtetet anëtare do të veprojnë bashkërisht në frymën e solidaritetit nëse ndonjë shtet anëtar bëhet “viktime” e ndonjë sulmi terrorist ose fatkeqsive natyrore.

BURIMET SEKONDARË TË BE-SË a.Urdhëresat

Urdhëresat janë akte më të rëndësishme juridike të cilat posedojnë fuqi detyruese dhe që miratohen nga institucionet e Komuniteteve. Ato kanë fuqi identike me ligjet e shteteve. Ato janë të drejtpërdrejta të zbatushme në tërë territorin e BE-së dhe janë të obligushme për të gjitha shtetet anëtare, personat juridik dhe ata fizik.

b.Direktivat

Janë akte individuale juridike të cilat janë të obligushme vetëm për sa i përket qëllimeve dhe rezultateve që duhet të arrihen, ndërsa forma dhe mjetet përmes të cilave do realizohet kjo u është lënë në dorë autoriteteve kompetente të shteteve të cilave iu është adresuar. Dmth direktivat janë të obligushme për nga rezultati që duhet të arrihet dhe obligojnë vetëm shtetet anëtare por jo individët, për aq kohë sa ato nuk janë

(5)

implementuar në legjislacionin nacional. Për dallim nga urdhëresat, direktivat duhet të implementohen në legjislacionin nacional të shteteve anëtare.

c. Vendimet

Vendimet janë akte konkrete juridike me të cilat rregullohen të drejtat individuale dhe obligime. Vendimet janë akte juridike që nuk kanë obligim të përgjithshëm por zbatohen vetëm ndaj atyre të cilëve iu adresohen, përkatësisht shteteve anëtare, kompanive ose personave fizik.

Vendimet dallojnë nga urdhëresat për shkak se ato iu adresohen personave ose grupit të personave në përgjithësi. Për dallim nga urdhëresat edhe direktivat, vendimet nuk shpallen në Gazetën Zyrtare të BE-së por hyjnë në fuqi me dorëzimin e tyre deri tek të adresuarit.

d. Rekomandimet dhe mendimet

Janë dy lloje burimesh jo-obliguese , me të cilat institucionet e Komuniteteve shprehin opinionin e tyre ose rekomandojnë direktiva për zgjedhjen e çështjeve të caktuara në shtetet anëtare. Rekomandimet nuk kanë fuqi juridike por vetëm fuqi bindëse.Këto kanë vetëm peshë politike.

Rekomandimet dhe mendimet edhe pse nuk kanë fuqi obliguese juridike janë mjete efikase për realizimin e proceseve integruse.

MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE TË BE-SË

Marrëveshjet ndërkombëtare janë burim i tretë i legjislacionit komunitar. Evropa është e përfshirë në marrdhëniet ekonomike, sociale dhe politike me pjesën te tëra të botës dhe për këtë arsye BE-ja nënshkruan marrëveshje me vendet jo anëtare dhe me organizata të tjera ndërkombëtare. Kjo mundësi parashikohet në vetë traktatet themeluese ku sanksionohet shtrirja e bashkëpunimit në fushën e tregtisë ose industrisë, fushën sociale, etj.

Ekzistojnë tre llojë marrveshjesh mes Komunitetit dhe vendeve jo anëtare: - Marrëveshja e asociimit: janë tre lloje të ndryshme të marrveshjes për asocim:

1.marrëveshje që përmban marrdhënie të veqanta mes disa anëtarëve dhe shteteve jo anëtare 2.marrëveshje për përgaditjen për anëtarsim në Komunitet ose për krijimin e një bashkimi doganor 3.marrëveshja mbi zoneën ekonomike evropiane.

- Marrëveshjet e bashkpunimit - Marrëveshjet e tragtisë.

PARIMET E PËRGJITHSME TË SË DREJTËS SË BE-SË Burimet e parimeve të përgjithshme të së drejtës së BE-së janë:

- Interpretimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë - Dispozitat e traktateve themeluse

- Parimet e së drejtës nacionale

- Parimet që dalin nga traktatet e lidhura nga shtetet anëtare.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë në praktikën e saj ndër të tjera përcaktoi disa PARIME TË PËRGJITHSHME juridike të së drejtës së BE-së nga të cilat dallojmë:

- Parimi i trajtimit të njëjtë ose jodiskriminimi - Parimi i Proporcionaliteit

- Parimi i Subsidiaritetit

- Parimi i mbrojtjes së të drejtave themelore njerëzore etj. - Parimi i trajtimit të njëjtë (jo diskriminimi)

Në kuptimin e përgjithshëm të tij nënkupton se “personat në situata të ngjashme nuk duhet të trajtohen ndryshe” përveq rasteve kur bëhet fjalë për dallime që janë objektivisht të arsyeshme. Dispozotat e Traktatit të BE-së që ndalojnë diskriminimin jane:

a. në bazë të shtetësisë

b. në bazë të gjinisë me theks të pagave

(6)

- Proporcionaliteti

Parimi i proporcionalitetit është parim themelor i së drejtës së BE-së sipas të cilit BE-ja mund të veprojë në masë të duhur që të arrihen objektivat e saj. Objektiviteti kryesor është që ti jepet rëndësi mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të individëve kur ato nuk respektohen nga ana e institucioneve të Komunitetit. Ky parim bazohet në qëndrimin se niveli i ushtrimit të pushtetit nuk duhet ti kalojë aksionet e duhura për arritjen e qëllimit të pushtetit. Sipas këtij parimi, shteti mund t’iu urdhëroj masa qytetarëve në atë pjesë që është e nevojshme, që në interes publik të arrihen objektivat, mirëpo nëse me masën e dhënë dëshirohet që të arrihet objektive tjetër atëherë ajo do të anulohet.

Proporcionaliteti është parashikur në nënin 3 ku theksohet se: “masat e BE-së nuk duhet ti kalojnë kornizat e asaj që është e nevojshme për arritjen e objektivave të këtij traktati. Ky nen thekson gjithashtu se dy parime kanë efekt akumulativ: subsidiariteti i cili përcakton kur duhet të ndërmerret veprimi i BE-së dhe proporcinaliteti i cili përcakton qëllimin e veprimit të tillë.

Proporcionaliteti është me rëndësi të veqantë në sferën e ekonomisë dhe tregut të përbashkët të BE-së. - Subsidiariteti

Parimi i subsidiaritetit paraqet parimin themelor organizativ i cili garanton se vendimet merren sa më afër qytetarëve dhe i njëjti parim përdoret si instrument për përforcimin e rolit të qytetarëve në proceset euro-integruese. Parimi i subsidiaritetit është futur në BE përmes traktatit të Mastrihit. Sipas parimit të subsidiaritetit në sferat që nuk bëjnë pjesë në kompetencë të vetme të Unionit, mund të veprohet vetëm atëherë kur objektivat nuk mund të realizohen në mënyrë të suksesshme me aksionet e ndërmarra të shteteve anëtare në nivel qëndror ose lokal, gjatë të cilave efekti më i mirë mund të arrihet me veprimin e Unionit. Formalisht parimi i subsidiaritetit zbatohet në ato sfera ku BE-ja nuk ka kompetenca të vetme ndërsa në mënyrë joformale zbatohet në diskutimet gjatë përcaktimit të asaj se cilat kompetenca duhen ti jepen BE-së dhe cilat duhet të mbajnë shtetet anëtare.

Koncepti i subsidiaritetit ka dimensioninet e vet politik dhe juridik. Kriteret e këtij parimi janë:

a. (kriteri i mjaftushmërisë) aksioni duhet të jetë i domosdoshëm pasi me veprimin e qeverive të shteteve nuk mund të arrihen objektivat

b.(kriteri i përfitimit) aksioni duhet të arrijë vlerat e duhura

c. (kriteri i afërsisë me qytetarët) vendimet duhet të merren sa më afër qytetarëve d.(kriterii autonomise) aksioni duhet të sigurojë liri më të madhe për individët.

Ky parim zbatohet vetëm në sferat e kompetencës së ndarë midis shteteve anëtare dhe BE-së , por jo në sferat ku BE-ja ka kompetenca të vetme.

- Mbrojtja e të drejtave themelore të njerit

Çdo shtet anëtar është nënshkrues i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Obligimet e Unionit mbi të Drejtat e Njeriut përfshihen në nenin 6 të Traktatit të Amsterdamit.

Të drejtat që janë pranuar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë përfshijnë: a. të drejtën e pronësisë

b. të drejtën religjioze

c. të drejtën e privatëisë jurisr-klient d. gjykimin e drejtë etj.

RAPORTI MES TË DREJTËS SË BE-SË DHE ASAJ NACIONALE

Shtetet anëtare veprojnë sipas të njëjtave rregullave dhe e drejta e BE-së duhet të ketë të njëjtën rëndësi dhe efekt tek të gjitha shtetet anëtare.

Marrdhënia midis legjislacionit të komuniteteve dhe atij nacional karakterizohet me mundësinë e ndeshjes së tyre ose konfliktit potencial. Një situatë e tillë krijohet çdoherë kur dispozitat e drejtës së BE-së krijojnë të drejta dhe përcaktojnë obligime të drejtpërdrejta për qytetarët e BE-së, ndërkohë që përmbajtja e tyre bie ndesh me rregullat e së drejtës nacionale. Duket se pas kësa ndeshje të thjeshtë fshihen dy çështje kryesore: Zbatimi i drejtpërdrejtë i të drejtës së BE-së mbi të drejtën nacionale me të cilën gjendet në konflikt dhe supremacioni i së drejtës së BE-se.

(7)

E drejta e BE-së mund të ekzistojë vetëm nëse ka efekt të drejtpërdrejtë dhe supremacion mbo të drejtën e shteteve anëtare.

Zbatimi i drejtpërdrejtë i drejtës së BE-së

Zbatimi i drejtpërdrejtë nënkupton se legjislacioni i BE-së krijon të drejta dhe përcakton obligime të drejtpërdrejta jo vetëm për institucionet e BE-së dhe për shtet anëtare, por edhe për qytetarët e tyre. Efekti i drejtpërdrejtë i të drejtës së BE-së ishte krijuar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Gjykata përcaktoi se traktatet jo vetëm që krijonë obligime për individët në shtetet anëtare por mbron edhe të drejtat e tyre përpara gjykatave nacionale. Kjo nënkupton se BE-ja sipas kushteve të caktuara mund të krijojë të drejta për individët në shtetet anëtare që do të mbrohen nga gjykatat nacionale.

Një nga rezolutat e dukshme të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë është se përmes rasteve gjyqësore, legjislacioni i BE-së vihet në zbatim të drejtpërdrejtë pa marrë parasysh rezistencën e disa shteteve anëtare, madje garanton ekzistencën e sistemit juridik të BE-së.

Vlen të përmendet vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë lidhur me rastin e parë për efektin e drejtpërdrejtë të së drejtës së BE-së mbi të drejtën e shteteve anëtare, Van Gend en Loos (1963). Ndërmarrja Van Gend & loos kërkoi në procedurat përpara organeve doganore në Holandë të mos zbatohej legjislacioni nacional që është në kundërshtim me të drejtën e BE-së. Gjykata vlerësoi se kërkesa është e bazuar dhe se kontesti duhet zgjidhur me zbatimin e drejtpërdrejtë të së drejtës së Be-së. Në analizat e veta Gjykata theksoi se lidhur me arritjen e objektivave të BE-së, dispozitat e BE-së janë të drejtpërdrejtë të zbatushme pavarsisht legjislacionit të qdo shteti anëtar. Gjykata vërtetoi qëndrimin në rastin Van Gend en Loos se Traktati për KLee-në krijoi rendin e vet juridik, union e vetëm i cili shkon më larg se organizatat e tjera ndërkombëtare. Shtetet anëtare e kanë pranuar sistemin juridik të Komunitetit dhe prandaj duhet t’iu përmbahen rregullave. Rëndësia praktike e efektit të drejtpërdrejtë të legjislacionit të BE-së në formën që zhvillohej dhe zbatohej nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, mund të thuhet se është e madhe dhe efekti i drejtpërdrejtë i së drejtës së BE paraqet një nga shtyllat e sistemit juridik të BE-së.

SUPREMACIONI i TË DREJTËS SË BE-SË

E drejta e BE-së nuk përfshin dispozita të posaqme që do të përkufizonin supremacionin dhe as nuk përmban zgjidhje të qarta lidhur me qështjen e ndeshjes së të drejtës së BE-së me të drejtën e shteteve anëtare.

Konflikti midis të drejtës nacionale dhe të drejtës së BE-së nuk mund të zgjidhet vetëm nëse e para i jep përparësi të dytës. Ndërkohë prioriteti i të drejtës së BE-së është i patjetërsushëm edhe përshkak të vazhdimit të proceseve të integrimit dhe BE-se. Megjithatë parimi i supremacionit është rregull e pashkruar e BE-së dhe zbatohet në shtyllën e dytë dhe të tretë të BE-së.

Është evidente se ka pasur dhe do të ketë përplasje të së drejtës së BE-së dhe të drejtës nacionale dhe për këtë duhet të vendosen rregulla që tregojnë se cilat dispozita juridike duhet të kenë përparsi në rast të ndeshjes së mundshme. Gjyakta Evropiane e Drejtësisë krijoi një sistem në të cilin e drejta e BE-së merr përparesi mbi të drejtën shteti anëtar dhe si rezultat i kësaj gjykatat nacionale obligohen që të sigurojnë efikasitet praktik të supremacionit në shtetet anëtare.

Rastet Costa v.Enel dhe Internationale Handelsgellschaft, qartësojnë më tepër çështje që kanë të bejnë me marrdhëniet midis të drejtës nacionale të shteteve anëtare dhe të drejtës së BE-së.

Tasti Costa v.ENEL vendos në bazën e doktrinës për supremacion, thekson se e drejta e BE-së duhet të ketë përparsi mbi të drejtën nacionale. Ndërsa në rastin Internationale Handelsgellschaft, Gjykata Evropiane e Drejtësisë thekson se e drejta e BE-së ka përparsi mbi të drejtën nacionale pa marrë parsysh a bëhet fjalë për disozitë kushtetuese apo ligjore, dhe përshkak të kësaj dispozitat kushtetuese themelore nuk mund të vihen mbi të drejtën e KE-së.

E drejta e Be-së duhet të ketë fuqi mbi të drejtën nacionale në rast konflikti. Nëse nuk do të ishte ashtu, shtetet anëtare mund ta anashkalojnë zbatimin e së drejtës së BE-së e cila nuk është ne favor të interesave të tyre. Në pajtim me doktrinën e supremacionit masat e BE-së me hyrjen e tyre në fuqi automatikisht i shtypin dispozitat që janë në kundërshtim me to. Me fjalë të tjera duhet të anashkalohet çdo dispozitë nacionale që bie ndesh me dispozitat e BE-së, ne qoftë se edhe nëse është miratuar përpara ose prapa të drejtës së BE-së. Kushtetuta e BE-së përherë të parë theksoi qartë se e drejta e BE-së ka supremacion mbi të drejtën nacionale, që nënkupton përparsi praktike të së drejtës së BE-së, të cilën Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka krijuar nga praktika e saj.

(8)

Institucionet e vendimarrjes janë : Komisioni Evropian , Parlamenti Evropian dhe Këshilli. Në përgjithësi Komisioni është ai që propozon legjislacionin e ri, Këshilli dhe Parlamenti e miratojnë ndërsa institucionet e tjera dhe organet kanë rolin e vet specifik në këtë proces.

Procedurat për miratimin e vendimeve në BE- janë: Konsultimi, Bashkëpunimi, Bashke-vendosja, Pëlqim. KONSULTIMI

Procedura e konsultimit përpara miratimit të AUE (Aktit Unik Evropian) ishte procedura më e përdorur legjislative.Sipas kësaj procedure Këshilli mund të miratojë legjislacionin duke u bazuar në propozimin e Komisionit Evropian pas konsultimit të bërë me Parlamentin Evropian dhe institucionet e tjera siç janë: Komiteti Ekonomiko-Social dhe Komiteti i Rajoneve.

Komisioni Evropian i dërgon propozim Këshillit që më pas të njëjtin propozim t’ia dorëzoj Parlamentit. Propozimi së pari shqyrtohet në disa Komitete Parlamentare , të cilat përgatisin raport dhe më pas e dorëzojnë atë në seancën e Parlamentit ku jepet mendimi pozitiv ose negativ ose propozohen ndryshime. Komisioni në bazë të mendimit nga Parlamenti mund ta ndryshojë propozimin e tij mirëpo as Komisioni Evropian dhe as Këshilli nuk janë të obliguar që të pranojnë mendimin e Parlamentit evropian.

Kjo procedurë tani gjen përdorim vetëm për vendimet që kanë të bëjnë me marrëveshjet dhe zgjerimin e BE-së si dhe për këto qështje që kanë të bëjnë me:

- rishikimin e traktateve

- nënshkrimin e marrëveshjeve të jashtme - asociacionin dhe zgjerimin e BE-së

- policinë dhe bashkëpunimin juridik në çështjet penale - diskriminimin

- civilizimin e Unionit - bujqësinë

- vizat , azilin migrimet dhe transportin - rregullat e konkurencs

- politikën ekonomike dhe tatimet. BASHKËPUNIMI

Kjo procedurë gjatë miratimit të vendimeve është e njëjtë me procedurën themelore përfshi edhe konsultimin e Parlamentit deri në momentin kur Këshilli duhet ta miratojë aktin.Mirëpo në vend që të miratojë aktin , Këshilli duke vendosur me shumicë të kualifikuar merr qëndrim të përbashkët , i cili së bashku me arsyet që e kanë shtyrë Këshillin ta miratojë atë, si dhe qëndrimin e Komisionit i drejtohen Parlamentit Evropian.Pastaj Parlamenti në afat prej tre muajsh mund ta pranojë , refuzojë ose të sugjerojë ndryshime të qëndrimit të përbashkët. Nëse Parlamenti Evropian e pranon qëndrimin e përbashkët ose nuk sjell vendim në afatin e caktuar , atëherë Këshilli e miraton aktin në përputhje me qëndrimin e përbashkët .Ndërsa nëse Parlamenti Evropian e refuzon qëndrimin e përbashkët atëherë Këshilli mund ta miratojë aktin vetëm unanimisht (njëzëri).

Nëse Parlamenti propozon ndonjë ndryshim atëherë Komisioni Evropian duhet ta rishqyrtojë propozimin e vet me ndryshimet e sjella nga Parlamenti Evropian në afat prej një muaji . Komisioni Evropian mund ti miratojë ndryshimet e propozuara nga Parlamenti Evropian ose të mos i pranojë ndryshimet e propozuara nga Parlamenti Evropianose të mos i pranojë dhe duhet të sqarojë pse ka vendosur ashtu dhe së bashku me sqarimet , ndryshimet e propozuara tia parashtrojë Këshillit. Në këtë fazë Këshilli mund të pranojë propozimin e ndryshuar nga Komisioni Evropian ose të ndryshojë amandamentet që Parlamenti Evropian ka propozuar ndërsa Komisioni i ka refuzuar (këtë mund ta bëjë vetëm njëzëshëm në afat prej 3 muajsh.

BASHKË-VENDOSJA

Bashkë-vendosja është procedura kryesore ligjvënëse me të cilën miratohet legjislacioni i BE-së.

Zakonisht procedura sipas të cilës merren vendimet quhet bashkëvendose. Sipas kësaj procedure Komisioni bën propozimin , Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian e diskutojnë atë dhe madje mund të parashikojnë edhe ndryshime të propozimit dhe së fundi vendimi përfunsimisht miratohet bashkërisht nga Këshilli dhe Parlamenti.

Kjo procedurë në fazën fillestare është e njëjtë sikurse edhe procedura e bashkëpunimit , ndërsa kur Parlamenti njihet me qëndrimin e përbashkët ai duhet të vendosë në afat prej tre muajve.

Nëse Parlamenti e pranon qëndrimin e përbashkët Këshilli mund ta miratojë aktin në përputhje me qëndrimin e përbashkët.

Nëse Parlamenti në afatin e caktuar nuk sjell asnjë vendim , atëherë Këshilli po ashtu mund ta miratojë aktin në pajtim me qëndrimin e përbashkët.

(9)

Nëse Parlamenti e refuzon qëndrimin e përbashkët për këtë njoftohet Këshilli i cili mund ta thërrasë Komitetin për Përafrim.

Nëse kjo nuk sjell rezultate dhe nëse Parlamenti me shumicë absolute të anëtarëve të tij e refuzon sërish qëndrimin e përbashkët atëherë akti i propozuar llogaritet i pamiratuar.

Parlamenti mund të propozojë edhe ndryshime të qëndrimit të përbashkët të cilat miratohen me shumicë votsh. Teksti i ndryshuar i drejtohet Këshillit dhe Komisionit evropian i cili jep mendim për ndryshimet . Këshilli në afat prej tre muajsh mund të pranojë ndryshimet (të miratoje aktn e ndryshuar) ose nuk i pranon ndryshimet.

Komiteti për Përafrim themelohet atëherë kur Këshilli në afat prej tre muajsh nuk pranon nuk pranon ndryshimet e Parlamentit Evropian.Sipas kësaj nëse Këshilli dëshiron ti pranojë ndryshimet e Parlamentit Evropian të cilat Komisioni Evropian i ka refuzuar , duhet të presë tre muaj që të mblidhet (thirret) Komiteti i cili nuk mund të pranojë ndryshimet me shumicë të kualifikuar .Atëherë ndryshimet mund të miratohen nga Këshilli Evropian me shumicë të kualifikuar, ndërsa Komisioni Evropian vetëm mund ta shtyjë miratimin e masave.

Kjo procedurë zbatohet gjatë miratimit të vendimit për:

1. rastevetë diskriminimit 2.lirisë së lëvizjes 3.të drejtës së banimit 4.tregut të përbashkët 5.mjedisin jetësor.

Në procedurën e bashkëvendosjes Këshilli vendos çdoherë më shumicë të kualifikuar votash , Parlamenti vendos me shumicë të thjeshtë votash ndërsa në Komunitetin për Përafrim që të pranohet teksti i përbashkët kërkohet votimi i shumicës së anëtarëve.

PËLQIMI

Procedura e pëlqimit ishte sjellë me AUE- në dhe sipas saj Këshilli duhet të sigurojë pëlqimin e Parlamentit Evropian përpara se të miratohen akte të caktuara , të cilat kanë të bëjnë së pari me pranimin e anëtarëve të rinj dhe lidhjen e marrëveshjeve për asociim. Kategoria e marrëveshjeve ndaj të cilave zbatohet ajo u rrit dukshëm me zgjerimin e BE-së dhe tani zbatohet në shumë marrëveshje ndërkombëtare si dhe në:

1. detyrat e posaçme të Bankës Qëndrore Evropiane

2. ndryshimet në Statutin e sistemit Evropian të Bankave Qëndore 3. fondeve strukturore dhe të kohezionit

4. procedurës së vetme zgjedhore për Parlamentin Evropian 5. qasjes së shtetve të reja nëtare

6. votimit të Kryetarit dhe të anëtarëve tjerë të Komisionit.

Sipas kësaj procedure Këshilli mund të miratojë legjislacionin bazuar në propozimin e Komisionit Evropian pas marrjen së pëlqimit nga Parlamenti Evropian (pëlqimi kërkon shumicë absolute të votave). Madje Parlamenti ka mundësi juridike të pranojë ose refuzojë çdo propozim mirëpo nuk ekzistojnë mekanizma juridik për të propozuar ndryshime. Procedura është e ngjashme me konsultimin për dallim nga fakti se Parlamenti nuk mund ta ndryshojë propozimin por duhet ose ta pranojë ose ta refuzojë propozimin.

ACQUIS COMMUNAUTAIRE E BE-SË

Acquis communautaire është term francez që në thelb nënkupton BE-ja ashtu siq është .Sipas këtij termi “ të pranuarit e acquis” nënkupton pranimin e BE-së ashtu siq është në momentin kur anëtarësohet një anëtar i ri në të. Shtetet anëtare duhet ta pranojnë “acquis” përpara se ti bashkohen BE-së dhe ta pranojnë të drejtën e BE-së si pjesë të legjislacionit nacional. Në “acquis” bëjnë pjesë të gjitha traktatet e BE-së , aktet juridike , deklaratat , rezolutat , marrëveshjet e lidhura midis shteteve anëtare mes veti në fushën e aktiviteteve të BE-së si dhe vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë , pastaj edhe aktivitetet e qeverive të shteteve anëtare në sferën e “drejtësisë dhe punëve të brendshme” si dhe ato në aferën e “plotikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë”.

(10)

HARMONIZIMI :Përshtatshmëria e së drejtës nacionale me atë të BE-së , që bëhet përmes ndonjë norme me të cilën duhet të përshtaten ligjet nacionale.

Me nocionin “harmonizim” nënkuptojmë përshtatshmërinë e të drejtës nacionale me acquis communautaire që përfshijnë : të drejtat dhe detyrimet e shteteve anëtare , parimet dhe objektivat politike të përcaktuara me traktatet themeluese , e drejta sekondare e miratuar nga institucionet , marrëveshjet ndërkombëtare të lidhura midis shteteve anëtare në suaza të kompetencave të BE-së , praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë , vendimet kornizë dhe aktet e tjera të miratuara në kuadër të shtyllës së dytë dhe të tretë të BE-së.

Për nga aspekti juridik , nocioni “harmonizim” përfshinë:

- miratimin e të drejtës së BE-së dhe harmonizimin e ndërsjelltë të legjislacionit të shteteve anëtare të BE-së

- harmonizimin e të drejtës e të drejtës së shteteve kandidate ose aspiratat për antarsim , me të drejtën e BE-së dhe atë të shteteve anëtare.

Procesi i harmonizimit kalon nëpër disa faza: identifikimi i akteve që duhet harmonizuar me aktet e BE-së , përcaktimi i shkallës së harmonizimit , përcaktimi i organeve kompetente dhe përgaditja e aktit të harmonizuar .

Metodat e Harmonizimit të Legjislacionit me atë të BE-së

- Harmonizimi përmes përcaktimit të normave në nivel të Komunitetit - Harmonizimi i plotë

- Harmonizimi opsional

- Harmonizim i pjesshëm (zbatohet në shkëmbimet ndërkufitare)

- Harmonizimi minimal (realizohen vetëm disa objektiva të përcaktuara me aktin e BE-së) - Harmonizimi alternative (akti i Be-së jep liri shteteve për mënyrën e zbatimit të atij akti) - Harmonizimi përmes pranimit të ndërsjelltë të akteve nacionale

- Harmonizimi përmes metodës së hapur të bashkpunimit .

INSTITUCIONET DHE ORGANET TJERA TË BASHKIMIT EVROPIAN BE-ja sot numëron 27 shtete anëtare.Ato janë:

Franca , Gjermania , Italia , Holanda, Belgjika ,Luksemburgu , Danimarka, Irlanda, Britania e Madhe ,Greqia ,Portugalia , Spanja , Austria ,Finlanda ,Suedia , Qiproja , Çekia, Estonia , Lituania , Letonia , Hungaria , Malta , Polonia , Sllovakia, Sllovenia, Rumania , Bullgaria.

Flamuri i Evropës, zyrtarisht flamuri i Bashkimit Evropian dhe Këshillit Evropian, përbëhet nga një rreth me dymbëdhjetë yje ngjyrë ari në një fushë të kaltër. Ai u krijua më 1955 nga Këshilli i Evropës dhe më vonë u adoptua nga BE-ja dhe Komuniteti Evropian, në vitet e 1980ta.

Institucionet e BE-së janë: Parlamenti Evropian

Këshilli Evropian Këshilli i Ministrave Komisioni Evropian

Gjyakta e Drejtësisë së BE-së dhe Gjykata e Revizorëve

Si dhe organet ndihmëse. Banka Qëndrore Evropiane Banka Evropinae e Investimeve Komiteti Ekonomik e Social Komiteti i Rajoneve

(11)

Themelimi i Bashkimit Evropian

Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit1951. Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesëG jermania,Franca,Belgjika,Italia,Holanda dheLuks emburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropiandhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM

Shtylla e parë

Komunitetet EvropianeShtylla e parë përbëhet nga tri Komunitetet Evropiane (Komuniteti Evropian, Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut dhe Euroatomi). Në momentin e themelimit të BE-së, Komuniteti Ekonomik Evropian mori emrin Komuniteti Evropian. Një ndryshim i tillë synon të shprehë kalimin nga një komunitet tërësisht ekonomik në një bashkim politik. Përfshirja e të trija komuniteteve në një shtyllë të vetme nuk nënkupton ndonjë unifikim të tyre. Shtylla e parë përfaqëson juridiksionin komunitar në formën e tij më të lartë. Brenda kuadrit të Komunitetit Evropian, institucionet komunitare mund të hartojnë normat komunitare në fushat përkatëse të veprimtarisë së tyre, të cilat zbatohen direkt mbi shtetet anëtare dhe kanë epërsi ndaj së drejtës së brendshme. Në zemër të KE-së qëndron tregu i përbashkët me katër liritë e tij themelore (liria e lëvizjes së personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit) si dhe rregullat mbi konkurrencën.

Shtylla e dytë

Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët .Përpara hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimi politik ndërmjet shteteve rregullohej nga marrëveshjet e vitit 1970 “mbi Bashkëpunimin Politik Evropian” si dhe nga Akti i Përbashkët Evropian. Këto marrëveshje parashikonin konsultime të rregullta ndërmjet ministrave të jashtëm dhe kontakte të vazhdueshme ndërmjet departamenteve qeveritare. Megjithatë, të gjitha vendimet merreshin me unanimitet. Përsa u përket çështjeve të sigurisë, bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet politike dhe financiarë. Megjithatë, krizat ndërkombëtare të viteve ‘90 (Lufta e Gjirit, lufta civile në ish-Jugosllavi) treguan se instrumente të tilla të politikës së jashtme nuk ishin në gjendje t’i siguronin Bashkimit Evropian ndikimin e merituar në arenën ndërkombëtare.

Me Traktatin e Bashkimit Evropian, Kryetarët Shteteve dhe Qeverive ranë dakord të zhvillonin një politikë të jashtme dhe sigurie të përbashkët. Pjesa më e madhe e vendimeve, në kuadër të kësaj politike, merren ende nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve. Megjithatë, janë parashikuar një sërë mjetesh të reja si, për shembull, pozicionet e përbashkëta, masat dhe veprimet e përbashkëta si dhe vendimet kuadër.

Shtylla e trete

Bashkëpunimi në fushat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme.Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policore të shteteve anëtare synon t’u ofrojë qytetarëve evropiane liri, siguri dhe drejtësi, duke parandaluar dhe luftuar bashkërisht krimin, racizmin dhe ksenofobinë. Bashkëpunimi gjyqësor ka të bëjë gjithashtu me lehtësimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimit në fushën e zbatimit të vendimeve penale, lehtësimin e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, vendosjen e normave penale uniforme në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës. Njëlloj si në fushën e politikës e jashtme dhe sigurisë së përbashkët, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme zhvillohet jashtë kuadrit vendimmarrës të Komunitetit Evropian.

(12)

Bashkimi Evropian (shkurtesa shqip: BE, zyrtarisht : EU) është një bashkësi e disa shteteve Evropiane e themeluar me qëllim të lirisë së qarkullimit të mallrave.

Bashkimi Evropian është iniciuar 60 vjet më parë.

Deklarata e Schumanit, e bërë më 9 Maj 1950, krijoi bazat mbi të cilat 6 shtetet themeluese ndërtuan Bashkësinë Evropiane të Thëngjillit dhe Çelikut, e cila

më vonë u shndërrua në Bashkim, dhe tani vazhdon të paraqesë projektin më unik dhe më të suksesshëm të integrimit rajonal në botë. Ky projekt, që kishte për qëllim sigurimin e paqes në kontinentin e shkatërruar nga dy luftërat botërore, ka përcjellë

shtetet anëtare nëpër etapa të ndryshme drejt përafrimit politik dhe ekonomik. PARLAMENTI EVROPIAN

Parlamenti Evropian është organi i vetëm i zgjedhur drejtpërdrejtë që përfaqëson interesat e popujve të shteteve anëtare të BE-së dhe përbën kështu organin e vetëm legjitim të BE-së. Parlamenti Evropian është institucioni i vetëm i BE-së , anëtarët e të cilit zgjidhen drejtpërdrejt nga shtetasit e tyre .Prandaj PE-ja gëzon shkallën më të lartë të legjitimitetit demokratik ndër të gjitha institucionet e BE-së.

Parlamenti Evropian i zhvillon punimet e tij në Francë, Belgjikë dhe Luksemburg. Kompetencat e Parlamentit Evropian:

- Ai ushtron pushtetin legjislativ në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave - Miraton buxhetin e BE-së;

- Ushtron kontroll demokratik mbi institucionet e tjera të BE-së; - Miraton marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare.

Përbërja e Parlamentit Evropian sipas Traktatit të Lisbonës është :

Parlamenti Evropian përbëhet nga 750 deputete, të cilët zgjidhen me votim të drejtpërdrejte nga qytetarët e shteteve anëtare si dhe ku asnjëri nga anëtarët nuk mund të ketë më pak se 6 dhe më shumë se 96 deputetë.

Deputetët radhitën në sallën e Parlamentit sipas përkatësië partiake e jo sipas shtetit, dhe ata votojnë sipas bindjes së tyre personale.

KOMISIONI EVROPIAN

Komisioni është një organ i pavarur politikisht i cili përfaqëson dhe mbron interesat e BE-së dhe paraqet njërin nga institucionet që ka vend dhe rol të posaqëm në menagjimin e aktiviteteve të integrimit evropian. Ai njihet edhe si “burokracia” e Komunitetit. Pra mbron interesat e BE-së e jo interesat e vendeve nga të cilat vijnë komisarët.

Përbërja

Komisioni Evropian përbëhet nga 27 anëtarë të cilët emërohen një herë në pesë vjet , brenda 6 muajve nga data e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Mandati i komisionerve është 5 vjet .

Procedura e emërimit të anëtarëve të Komisionit zhvillohet kështu :

- Qeveritë e shteteve anëtare bien dakord mbi emrin e personit që do të drejtojë Komisionin për pesë vjetët e ardhshëm.

- Presidenti i Komisionit zgjedh, në bashkëpunim me qeveritë e shteteve anëtare, anëtaret e tjerë të Komisionit.

- Parlamenti Evropian aprovon përbërjen e Komisionit të ri, në tërësi. Në rast se aprovohet, Komisioni fillon nga puna janarin e ardhshëm.

Anëtarët e Komisionit mbajnë përgjegjësi politike (individuale dhe kolegjiale) ku për punën e tij i raportojnë Parlamentit Evropian si dhe përgjegjsi ligjore që duhet të japin llogari para Gjykatës së Lartë Evropiane të Drejtësisë. Selia e Komisionit Evropian është ne Bruksel,

(13)

por ai ka një numër zyrash në Luksemburgu, përfaqësi në të gjitha shtetet anëtare të BE-se si dhe delegacione në disa prej kryeqyteteve të botës.

Kompetencat e Komisionit Evropian

Komisioni Evropian ushtron katër funksione themelore : 1. propozon aktet normative në Parlament dhe në Këshill ;

2. përfaqëson Komunitetin si brenda shteteve anëtare ashtu edhe në arenën ndërkombëtare; 3. mbikqyr zbatimin e traktateve dhe siguron funksionimin e tyre

4. si organ ekzekutiv menaxhon dhe zbaton politikat evropiane si dhe administron buxhetin. Komisioni Evropian luan një rol të rëndësishëm në implementimin e politikave të jashtme si dhe politikave të tjera.

Struktura organizative e Komisionit Evropian

- politike : e përbërë nga komisionerët , ku secili prej tyre është përgjegjës për një resor;

- administrative: e përbërë nga stafi i Komisionit Evropian që është i organizuar në departamente të njohura ndryshe edhe si Drejtori të Përgjithshme dhe nga shërbime të specializuara.

KËSHILLI i MINISTRAVE i BE-SË

Këshilli i Ministrave është institucioni kryesor vendimmarrës në BE.

Ky këshill sot përbëhet prej 27 anëtarve jo të përhershëm me mandat të pakufizuar dhe përfaqson shtetet anëtare ku në mbledhjet e tij merr pjesë nga një ministër prej qdo qeverie nacionale.

Pushtetet e Këshillit të BE-së

Për dallim nga pushtetet normative që iu takojnë institucioneve të tjera , Këshilli i BE-së ka pushtet vendimmarrës të mirëfillt i cili nuk është i pakufizuar.Këshilli mund të nxjerrë akte normative ose akte me karakter detyrues vetëm në rastet kur traktatet ia njohin shprehimisht një pushtet të tillë.Në qoftë se në dispozitat e traktateve ka zbraztira atëherë u lejohet institucioneve të marrin vendime në procedura të veqanta edhe kur nuk u janë njohur shprehimisht pushtete në fusha të caktuara.

Për sa i përket përgjegjësisë së Këshillit duhet theksuar se ministrat kanë përgjegjësi kolektive dhe askush nuk mund ti votojë mosbesim Këshillit ( as edhe parlamentet nacionae).

Kompetencat e Këshillit janë: - të miratojë ligjet evropiane;

- të koordinojë politikën ekonomike të shteteve anëtare;

- të lidhë marrveshje ndërkombëtare në emër të BE-së me një ose më shumë shtete ose organizata ndërkombëtare ;

- të aprovojë buxhetin e BE-së së bashku me Parlamentin Evropina;

- të zhvillojë politikën e përbashkët për punë të jashtme dhe politikën e sigurisë së BE-së duke u bazuar në parimet udhëzuese të Këshillit Evropian;

- të koordinojë bashkëpunimin mes gjykatave nacionale dhe forcave policore lidhur me çështjet penale , lirinë , sigurinë dhe drejtësinë.

Organizimi i punës në Këshillin e BE-së

- përgaditja e mbledhjeve të Këshillit: kjo bëhet nga dy organet e përhershme në strukturën organizative të tij (Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm dhe Sekretari i përgjthshëm).

- Mbledhja e Këshillit : Mbledhjet e Këshillit të BE-së zhvillohen në Bruksel.

- Vendimmarrja: Vendimet e Këshillit sillen në formë rregulloresh , direktivash, vendimesh , aksionesh të qëndrimeve të përbashkëta, rekomandimeve dhe mendimeve.

Procedura më e zakonshme e votimit në Këshill është “votimi i shumicës së kualifikuar”.Kjo nënkupton se për tu miratuar një propozim duhet të mbështetet nga një numër i caktuar votsh. Me

(14)

shumicë të thjeshtë votohet vetëm për qështje procedurale. Gjatë këtij lloj votimi anëtarët janë të barabartë , ndërsa duqia votuese e shteteve tek votimi me shumicë të kualifikuar është e pabarabartë pasi shtetet janë të kualifikuara sipas numrit të popullsisë e jo sipas fuqisë ekonomike.

KËSHILLI EVROPIAN

Këshilli Evropian lindi nga Samitet e Kryetarëve të Shteteve dhe të Qeverive të vendeve anëtare. Në Samitin e Parisit të mbajtur në dhjetor1974, u vendos që këto takime të mbaheshin tri herë në vit dhe të merrnin emrin Këshill Evropian. Në vitin1987, Akti i Përbashkët Evropian e bëri Këshillin Evropian pjesë të strukturës

institucionale të Komunitetit. Tashmë ai është pjesë e Bashkimit Evropian.

Kryetarët e Shteteve dhe të Qeverive si dhe Presidenti i Komisionit takohen rregullisht të paktën dy herë në vit. Ata shoqërohen nga Ministri i Jashtëm si dhe një Anëtar i Komisionit.

Funksionet e Këshillit Evropian

Funksioni i Këshillit Evropian është që të orientojë në koahe , politikat e BE-së.

Këshilli Evropian sjellë vetëm vendime politike . Ai nuk ka fuqi të sjellë vendime ligjvënse sikurse Këshilli i BE-së dhe Parlamentit Evropian.

Këshillit Evropian mund ti vishen këto funksione: - ndërtues kushtetues;

- arbitrimi politik;

- vendos për kahet e përgjithshme mbi çështjet ekonomike dhe të politikës sociale si dhe të politikës së jashtme evropiane;

- vendimet me rëndësi qenësore për BE-në “de facto” i sjell vetëm Këshilli Evropian veçanërisht për çështje kontestuese të karakterit financiar dhe institucional.

Kryetari i Këshillit Evropian

Puna kryesore e tij do të jetë përgaditja e punës së Këshillit dhe sigurimi i vazhdueshmërisë së punës përmes konsensusit të vendeve anëtare . Ai do të ndihmojë vazhdimësinë politike , do të rrisë ndikimin e BE-së në arenën botërore , do të adresojë shqetësimet mbi temat financiare dhe personlein.

KA më tepër koherencë dhe konsistencë në menaxhimin e prioriteteve të Këshillit Evropian , qasjet straktegjike dhe drejtimet e tij.

Kryetari po ashtu do të sigurojë përfaqsim të jashtëm të Unionit mbi Çështjet e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë , pa ndikuar në rolin e Përfaqësuesit të Lartë.

Përfaqësuesi i diplomacisë së BE-së (Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Çështjet e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë)

Do të rrisë shtrirjen ndërkombëtare të BE-së. Përfaqësuesi i lartë do të duhet të drejtojë politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Unionit , të kontribuojë në zhvillimin e kësaj politike dhe ta zbatojë atë gjatë mandatit të këshillave. Kompetencat e tij po ashtu janë zgjeruar në politikën e përbashkët të sigurisë dhe të mbrojtjes , për të cilën do të ketë përkrahjen e “shërbimit për veprim të jashtëm “ i përgaditur nga shërbimet e Komisionit Evropian dhe shtetet anëtare.

DALLIMET MIDIS KËSHILLIT EVROPIAN DHE KËSHILLIT TË BE-SË Këshilli Evropian dallon nga Këshilli i BE-së në shumë aspekte për shkak të: - përbërjes;

- numrit të takimeve ;

- kohëzgjatja e mbledhjeve dhe mënyra e punës; - forma dhe natyra e vendimeve.

(15)

Gjykata e Drejtësisë është krijuar në vitin 1952 me Traktatin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut. Detyre e saj është të sigurojë që e drejta e BE-se të interpretohet dhe të zbatohet në mënyre uniforme në të gjitha shtetet anëtare. Gjithashtu, Gjykata ka pushtetin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve gjyqësore ndermjet shteteve anëtare, institucioneve të Bashkimit, personave fizike dhe juridike.

Gjykata e ka selinë e saj në Luksemburg Përbërja e gjykatës së drejtësisë

Zakonisht emërohen aq gjyqtar sa shtete anëtare janë në Komunitetet Evropiane pra 27 gjykatës. Mandati i gjykatësve zgjat 6 vjet , për çdo 3 vjet bëhet rizgjedhja e gjysmës nga përbërja e gjykatësve.

Gjykata ndihmohet nga 8 avokatë të përgjithshëm , të cilët kanë për detyrë të japin mendimin e tyre për çështjet që shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës. Mendimet e tyre jepen publikisht dhe duhet të jenë të paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet e përgjithshëm emërohen me marrëveshje të përbashkët të të gjithë shteteve anëtare, për një mandat gjashte-vjeçar, i cili mund të ripërtërihet me një ose dy periudha të mëtejshme tre-vjeçare.

Kompetencat

Gjykata është kompetente të diskutojë dhe vendosë për dy kategori lëndësh: lëndë për qështje paraprake në kërkesë të gjykatave të shteteve anëtare dhe lëndë që janë në kompetencë të drejtpërdrejt.

Paditë të cilat mund të paraqiten para Gjykatës janë:

- procedura për padi të drejtpërdrejta (padi për shkelje të traktateve) - padit për anulim

- paditë për mosveprim

- padi për kompensim të dëmit

- paditë për shkelje të kompetencave zyrtare

Në procedurat e tjera bëjnë pjesë edhe procedura e marrjes së vendimeve për çështje paraprake , procedura e ekspertizës.

Roli i Gjykatës

Gjykata e KE-së pa dyshim paraqet një nga institucionet më të rëndësishme dhe më me ndikim të komuniteteve . Roli i saj në sigurimin e funksionimit normal të proceseve integruese dhe në zgjidhjen e çështjeve parimore lidhur me zhvillimin e tyre është tepër i rëndësishëm .Në sistemin institucional të Komuniteteve , Gjykata paraqet mbrojtësin themelor të së drejtës , shtyllë e integrimit në të cilën njëkohsisht zhvillohet e drejta e komuniteteve.

Gjykata e shkallës së parë

Për ta ndihmuar Gjykatën e Drejtësisë për të zgjidhur numrin e madh të çështjeve qe shtrohen përpara saj, si dhe për t'u siguruar një mbrojtje me të mire ligjore qytetareve të Bashkimit, në vitin 1989 u krijua "Gjykata e Shkalles se Pare". Kjo gjykate është përgjegjëse për zgjidhjen e një numri të caktuar heshtjesh, në mënyre të veçante të atyre qe paraqiten nga individët dhe çështjet qe kane të bëjnë me raste të konkurrencës se pandershme midis ndërmarrjeve.

GJYKATA FINANCIARE ( E REVIZORËVE)

KËSHILLI i EVROPËS

Këshilli i Evropës është një organiztaë e shteteve evropiane e themeluar me 5 maj 1949, për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkta të lirisë politike. Qëllimi i Këshillit të Evropës është të arijë një unitet më të madh midis anëtarëve të tijë , me qellim te ruajtjes dhe realizimit te me tejme te drejtave dhe lirive te njeriut.

(16)

1.Te mbrojne te drejtat e njeriut, demokracine dhe sundimin e ligjit; 2.Te gjeje zgjidhje me te cilat ballafaqohet shoqeria Evropiane lidhur me diskriminimin e minoriteteve, jotolerancen, siden, drogen, krimin e organizuar. Veprimtaria e KE ka te beje me mbojtjen e te drejtave civile dhe politike; te drejtave ekonomike dhe sociale; mbrojtjen e personave te privuar nga liria; mbrojtjen e minoriteteve; barazimin ne mes gruas dhe

Në kuadër të Këshillit të Evropës janë ratifikuar shumë kontrata , marrëveshje , konventa , të cilat i kanë kontribuar integrimit të shteteve anëtare.Lidhur me këtë është posaqërisht për tu përmendur Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut , si dhe Kartsa Sociale Evropiane.

Qendra e kësaj organizate është në Strasburg të Francës. Dallimi i Këshillit të Evropës nga Këshilli Evropian

Këshilli evropian në bazë të Kontratës për themelimin e Bashkësisë Evropiane është organ i bashkësisë Evropiane.

Organet e Këshillit të Evropës janë: Asambleja dhe Këshilli i Ministrave

Asambleja e Këshillit të Evropës e ka për detyrë që në seancat e veta ti diskutojë çështjety të cilat i gërshetojnë interesat e përbashkëta të shteteve anëtare dhe konkluzionet e nxjerrura nga këtu tia prezentojë dhe propozojë për miratim Këshillit të Ministrave.

Këtu kemi të bëjmë këtu në radhë të parë me çështjet që i përfshjnë lëmitë kulturor , ekonomik , social , administrativ, judikaticdhe posaqërisht çështjet e zhvillimit të mëtutjeshëm të drejtave dhe lirive të njeriut.

Dhjetë anëtarët e tij origjinalë janë Belgjika, Danimarka, Franca, Mbreteria e Bashkuar, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, dhe Suedia.

Këshilli i Ministrave

Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës është në të kundërtën organ ekzekutiv i cili merr masa dhe vendime lidhur me çështjet e lartëpërmendura të cilat janë të domosdoshme për përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të Këshillit Evropian.

Vendimet e Këshillit të Ministrave merren në tri mënyra: Një zërit , me 2/3 e votave dhe me shumicën e votave.

Organet e KE-se jane: komiteti i ministrave i cili perbehet nga ministrat e jashtem te 43 shteteve ametare. Ky komitet siguron qe konventat dhe mareveshjet midis shteteve anetare te zbatohen perveq komitetit te ministrave.

Organet tjera jane: asamblea parlamentare qe eshte organ keshill dhenes. Dhe organi i trete eshte kongresi i autoriteteve rajonale dhe lokale te Evropes. ORGANET KONSULTATIVE TË BE-SË

1.Komiteti ekonomiko – social u formua në vitin 1957 me Traktatin e Romës për të përfaqësuar kategoritë e ndryshme që merren me aktivitete ekonomike dhe sociale si dhe të përfshijë interesat ekonomike dhe sociale në tregun unik.Ky organ këshillon tre institucionet kryesore të BE-së Këshillin , Komisionin Evropian dhe Parlamentin.Në të përfaqësohen punëdhënësit , sindikatat , fermerët , konsumatorët dhe grupet e tjera të interesit që bashkërisht paraqesin “shoqërinë e organizuar civile”.Komiteti është organ jopolitik i cili shpreh zërin e grupeve që përfaqësojnë interesat sociale dhe profesionale.Ai paraqet vendin për shprehjen e qëndrimeve rreth politikave të BE-së.

2.Komiteti i rajoneve Përveq komitetit Ekonomiko –Social , Traktati i BE-së themeloi edhe Komitetin e Rajoneve si një organ tjetër këshilldhënës me ndikim të caktuar mbi krijimin e politikës rajonale të BE-së , që përfaqëson autoritetet rajonale dhe lokale.

(17)

Roli i Komitetit të rajoneve është që të përfaqësoj autoritetet rajonale dhe lokale e rajonale ti inkuadrojë në legjislacionin e BE-së . Këtë e bën duke shprehur mendime lidhur me propozimet e Komisionit.

Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Amsterdamit ishin futut edhe pesë sfera të tjera për të cilat mendimi apo konsultimi i Komiteti Rajonal është i detyrushëm; politika e punësimit , politika sociale , mbrojtja e mjedisit , komunikacionit , trajnimi profesional.

ORGANET FINANCIARE TË BE-SË 1. Banka evropiane e Investimeve

2. Banka Qendrore Evropiane.

1.Banka Evropiane e Investimeve (BEI) është një nga dy institucionet financiare të BE-së me seli në Luksemburg. Ajo u formua në vitin 1958 me Traktatin e Romës si Bankë e Komunitetit e cila iu jep hua afatgjatë sektorëve publik dhe privat për projekte që janë në pajtim me objektivat ekonomiko- politike të BE-së e që kanë të bëjnë me:

a. përkrahjen për ndërtimin e infrastrukturës , komunikacionit dhe telekomunikacionit dhe telekomunikacionit;

b. ngritjen e konkurrencës ndërkombëtare të indsurtisë evropiane; c. sigurimin e furnizimit me energji elektrike;

d. përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme; e. mbrojtjen e mjedisit jetësor;

f. përmirsimin e shëndetit dhe arsimimit. Funksionet e BEI-së

Detyra themelore e BEI-t është që të kontribuojë në zhvillimin e harmonizuar të tregut të përbashkët në interes të Komunitetit duke shfytëzuar fonde të tregut kapital dhe fonde të veta. Për këtë qëllim Banka ndihmon me dhëniene huave dhe garanci në bazë jofitimprurëse në financimin e projekteve në të gjitha sektorët e ekonomiksë.

Si institucion jofitimprurës dhe i pavarur i BE-së , Banka Evropiane e Investimeve dallon nga Banka qëndrore pasi huazon para në tregjet e kapitalit dhe pastaj i jep ato në hua (pa e ngarkuar buxhetin e BE-se).

2.Banka Qëndrore Evropiane

BQE u formua në vitin 1998 me Traktatin e BE-së për strukturimin dhe implementimin e politikës ekonomike dhe monetare të BE-së , për të promovuar dhe menagjuar valutë të re , duke kryer operacione këmbimi të parave dhe duke siguruar funksionim të rrjedhshëm të sistemeve të pagesës.Selia e saj është në Frankfurt.

Puna e BQE-së është për të menaxhuar euron , monedhën e vetme të BE-së dhe për të siguruar stabilitetin e çmimeve për qytetarët e BE-së që përdorin euron.

Eurozona:Është hapsira të cilën e përbejnë shtetet anëtare të BE-së që e kanë pranuar Euron si valutë nacionale.Deri më sot nga 27 shtete anëtare të BE-së vetëm 16 shtete janë në Eurozonë.

(18)

BASHKËPUNIM NË SFERËN E DERJTËSISË DHE PUNËVE TË BRENDSHME NË BE Lëvizja e lirë e qytetarëve të BE-së dhe heqja e kontrolleve kufitare , përveq përparësive ka krijuar edhe probleme dhe ka ndikuar në rritjene kriminaliteit ndërkufitarë.

Iniciativat e BE-së në këtë fushë kanë për qëllim lehtësimin e procedurave të bashkpunimit të autoriteteve të drejtësisë , në drejtim të rritjes së efikasitetit , në luftën kundër kriminaliteit. Kjo është arritur përmes bashkpunimit policorë dhe gjyqësorë për çështjet penale .Më konkretisht ky bashkpunim ka për qëllim luftën kundër krimit të organizuar dhe në veqanti terrorizmit, luftën kundër të gjitha llojeve të trafiqeve dhe krmet kundër fëmijve , korrupsionit dhe kontrabandës. Me 14 qershor 1985 qeveritë e Gjermanisë , Francës , Belgjikës , Luksemburgut dhe Holandës nënshkruan Marrëveshjen Shengen (në Luksemburg) për të krijuar një territor pa kufij të brendshëm. Qëllimi kryesor ishte lehtësimi i kontrolleve në kufijtë e brendshëm dhe kalimi i lirë i të gjithë qytetarëve që posedonin nënshtetësinë e shteteve nënshkruese të marrëveshjes . Marrëveshja nënkuptonte një fokus më të madh në kontrollin e kufijëve të jashtëm dhe një bashkpunim më të koordinuar në lidhje me politikën e vizave , azilit dhe bashkëpunimit gjyqësorë dhe policorë. Po ashtu të njëjtat shtete kishin nënshkruar edhe Konventën e Shengenit më 19 qershor 1990 edhe pse ajo hyri në fuqi 5 vjet më vonë. Kjo konventë përcakton rregullat dhe garancitë për zbatimin e lirisë së lëvizjes dhe së bashku me Marrëveshjen , formojnë të ashtuquajturën “acquis për shengen”. Drejtësia dhe punët e brendshme përdoret si nocion për të kuptuar rregullat e BE-së që kanë të bëjnë me politikat e përbashkëta të azilit , migracionit , luftës kundër krimit të organizuar , terrorizmit , drogës , kontrollit të kufijve , bashkëpunimit gjyqësor për çështjet civile dhe ato penale , bashkëpunimit policor , mbrojtjes së të dhënave etj.

POLITIKA E PËRBASHKËT E JASHTME DHE E SIGURISË NË BE

Komunitetet Evropiane nuk kanë pasur bazë legjislative për të vepruar në fushën e politikës së jashtme deri në vitin 1991 kur me Traktatin e Mastrihit u krijua baza juridike dhe korniza organizative për PPJS-në.

Qëllimet për krijimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë janë: 1.Rruajtja e vlerave të përbashkëta, intersave themelore dhe pavarësinë e Unionit*; 2.Përorcimin e sigurisë të Unionit dhe shteteve anëtare;

3.Forcimin e paqës dhe sigurinë ndërkombëtare;

4.Avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar;

5.Zhvillimin dhe forcimin e demokracisë dhe shtetit juridik, respektimin e të drejtave të njeriut dhe

lirive themelore etj.

PPJS-ja realizohet përmes instrumenteve specifike , të ndryshme nga instrumentet e politikave të shtyllës së parë:

- Strategjitë e përbashkëta - Qëndrimet e përbashkëta - Veprimet e përbashkëta

- Deklaratat me të cilat shpallen publikisht pikëpamjet e BE-së mbi incidentet e ndodhura në qdo pjesë të botës.

Roli i përfaqësuesit të lartë

Kryesuesi i Këshillit Evropian luan një rol të rëndësishëm në PPJS , duke qenë përgjegjës për përgaditjen dhe zbatimin e kësaj politike dhe duke përfaqësuar BE-në në këtë fushë (role këto që i takojnë Komisionit për politikat e së në shtyllën e parë) dhe zakonisht paraqet qëndrimet e BE-së në organizatat ndërkombëtare de në konferencat ndërkombëtare. Në suhtrimin e misioneve të tij Kryesuesi ndihmohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit i cili ka rolin e Përfaqësuesit të Lartë për PPJS-në. Roli i Përfaqësuesit të Lartë vihet në dukje gjithnjë e më shumë në negociatat ndërkombëtare ose gjatë kërkimit të zgjidhjeve për rajonet në konflikt.

References

Related documents