• No results found

Taktika kriminalistike (përmbledhje)

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Taktika kriminalistike (përmbledhje)"

Copied!
11
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

Racia

Racia është aksion kompleks kriminalistik, i cili përfshin bllokimin e hapësirëssë hapur apo të mbyllur, brenda të cilit bëhet identifikimi i të gjithëve dhekontrollimi i personave të dyshimtë, si edhe i hapësirës. Në rastet e zbulimittë personave të dyshuar dhe të mjeteve, personat arrestohen dheshoqërohen në lokalet e policisë, për përpunim të mëtejmë kriminalistik, kurse mjetet konfiskohen përkohësisht. Bllokada e brendshme

Bllokada e brendshme duhet të bëhet gjithnjë para bllokadës së jashtme, pavarësisht se bëhet fjalë për hapësirë të hapur apo të mbyllur. Numri i policëve që bëjnë bllokadën e brendshme përcaktohet varësisht prej

madhësisë dhe karakteristikave të hapësirës. Kështu, një numër i caktuar i policëve, të cilët duhet të jenë të veshur me rroba civile dhe duhet të jenë relativisht të panjohur për rrethin e caktuar kriminal, hyjnë në objektin ose hapësirën e caktuar dhe bëjnë vëzhgimin e fshehtë. Ky duhet të jetë

funksioni më i rëndësishëm i bllokadës së brendshme, sepse kur të bëhet bllokada e jashtme mund të priten edhe reaksione të caktuara brenda hapësirës së bllokuar.

Reaksioni i parë i kriminelëve është përpjekja për të ikur nga objekti. Bllokada e jashtme

Pas bllokadës së brendshme, fazë vijuese e zbatimit të racisë, është bllokada e jashtme, i cili përfshin njëkohësisht mbylljen e të gjitha hyrjeve dhe

daljeve nga policët me uniformë. Bllokada e jashtme duhet të bëhet në mënyrë të rrufeshme dhe të papritur. Me këtë bllokadë arrihen dy objektiva: së pari, i pamundësohet kujtdo që të dalë nga hapësira e bllokuar dhe, sipas nevojës, u ofrohet mbështetje policëve që veprojnë brenda hapësirës së bllokuar. Natyrisht, në këso rastesh, parashikohet edhe mundësia e rezistencës fizike apo të armatosur të kriminelëve, prandaj bllokada e jashtme mund të transformohet pjesërisht në mbrojtje ose mbështetje për policët që bëjnë legjitimimin, bastisjen ose arrestimin e personave të

caktuar. Qëllim tjetër i bllokadës është pamundësimi që kriminelëve t'u vijë ndihmë ose mbështetje nga bashkëpunëtorët e ndihmësit e tyre, nga jashtë. Duke pasur parasysh nivelin e organizimit të nëntokës, nuk guxon të mos parashikohet mundësia që në vendin e racisë të arrijë ndonjë grup

kriminelësh që do të përpiqej të parandalonte arrestimin eventual të

kolegëve të tyre dhe të organizonte arratisjen e tyre nga vendi ose hapësira ku zhvillohet racia. Për këtë arsye, policët e bllokadës së jashtme duhet të jenë të përgatitur që të reagojnë në mënyrë adekuate në këso situatash. Gjatë kryerjes së racisë rekomandohet edhe përdorimi i qeneve të stërvitur zyrtarë.

Prezantimi zyrtar

Pavarësisht se në çfarë objekti zhvillohet racia, është e domosdoshme që policët të prezantohen në mënyrë zyrtare. Të gjithë të pranishmit në brenda objektit ose hapësirës duhet të dinë se po kryhet një veprim zyrtar dhe që mënyrën e sjelljes së tyre ta përshtatin me situatën aktuale. Prezantimi zyrtar bëhet në mënyra të ndryshme, varësisht prej objektit ku zhvillohet racia dhe situatës së caktuar.

Legjitimimi

Renditja e veprimeve që ndërmerren brenda hapësirës së bllokuar mund të jetë e ndryshme dhe përcaktohet varësisht prej situatës aktuale. Në qoftë se në plan të parë duhet të jetë maturia, atëherë veprimi i parë i policisë duhet

(2)

të jetë bastisja e të gjithë personave për çështje të sigurisë. Por, në rastin e zbatimit të racisë duhet të kihet parasysh se shumica e qytetarëve që

gjenden brenda objektit të bllokuar nuk janë as kriminelë as njerëz të dyshimtë. Për këtë arsye, përmasat dhe intensiteti i racisë duhet t'u përshtaten situatës së caktuar, duke pasur kujdes të veçantë që të mos kufizohen në mënyrë të paautorizuar të drejtat dhe liritë e njeriut. Për këtë arsye, në qoftë se në fillim të zbatimit të racisë nuk ka pasur shenja të

prishjes së rendit e qetësisë, së pari duhet të bëhet legjitimimi i personave të pranishëm. Legjitimimi bëhet nga grupi i policëve që është formuar

paraprakisht, të cilët janë të veshur me rroba civile. Pas legjitimit, vlerësohet nëse personi i legjitimuar duhet të mbahet brenda objektit të bllokuar apo duhet të lirohet të dalë jashtë. Eliminimi i shpejtë i personave që nuk janë të dyshimtë për asgjë kontribuon për efikasitetin e racisë si edhe për sigurinë e policisë dhe të personave tjerë brenda objektit. Personat që konsiderohen të dyshimtë mbi çfarëdo baze ndahen në hapësira të veçanta (në qoftë se brenda objektit të bllokuar ka hapësira të tilla) ose në një pjesë të caktuar të hapësirës dhe, pas bastisjes për çështje të sigurisë, mbahen nën vrojtimin e policisë deri në përfundim të racisë.

Shoqërimi

Me qëllim të përpunimit të mëtejmë kriminalistik, personat e arrestuar shoqërohen në lokalet zyrtare të policisë. Ky shoqërim bëhet me automjet zyrtar të policisë, por, kur bëhet fjalë për shoqërimin e më shumë personave, kjo mund të bëhet edhe me ndonjë automjet tjetër, duke evituar

komunikimin dhe marrëveshjet eventuale midis tyre. Shoqërimi është masë nëpërmjet të cilës një person dërgohet me detyrim nga lokalet e policisë, në lokalet e gjykatës ose prokurorisë ose deri te një vend i caktuar. Shoqërimi hyn në konceptin e gjerë të arrestimit, prandaj nga pikëpamja formalejuridike dhe kriminalistike duhet të vështrohet në kuadrin e kësaj

problematike.

Shoqërimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat kriminalistike, kurse ne, në këtë rast, do të ndalemi vetëm në disa segmente që kërkojnë kujdes të veçantë. Kështu, gjatë shoqërimit të personave me automjet zyrtar ekzistojnë disa momente kritike, siç janë: hyrja në automjet, dalja nga automjeti dhe hyrja në stacionin e policisë.

I pari prej këtyre momenteve është futja e personit të arrestuar në

automobilin zyrtar të policisë. Me këtë rast, policët nuk guxojnë të jenë të papërgatitur, sepse krimineli mund të përpiqet të arratiset. Gjatë futjes në automjet, personi i shoqëruar mund të shfrytëzojë pozitën e trupit të përkulur për të sulmuar policinë, por edhe mund të hedhë edhe sendet e veprës penale që i ka me vete.

Zhbllokimi

Pas përfundimit të veprimeve dhe masave të përmendura, bëhet zhbllokimi i objektit të racisë. Zhbllokimi duhet të bëhet në mënyrë graduale e

sistematike, në mënyrë që kjo të mos bëhet në mënyrë stihike. Zhbllokimi bëhet sipas planit të përcaktuar më parë apo sipas planit që mund të ketë ndryshuar në vendin e ngjarjes. Kjo përfshin tërheqjen e organizuar të policisë dhe kthimin e saj në lokalet zyrtare. Policët tërhiqen nga vendi i racisë në grupe, ashtu që siguria e tyre të jetë në nivel të lartë.

Vrojtimi i fshehtë i objektit të zhbllokuar të racisë

(3)

nevojshme të mbahet edhe për njëfarë kohe nën vrojtim të fshehtë. Kriminelët që nuk kanë qenë në vendin e racisë ose që janë liruar pas legjitimit të rregullt shpesh vijnë ose kthehen në vendin e racisë për të parë pasojat. Gjithmonë ekziston mundësia që në vendin ose hapësirën ku është kryer racia të mos jenë gjetur e konfiskuar të gjitha mjetet e veprave penale, qoftë kur bëhet fjalë për mjete të fshehura ose për mjete që janë hedhur gjatë racisë. Përveç kësaj, kriminelët që rastësisht kanë shpëtuar nga racia mund të vijnë në vendin e ngjarjet që të informohen nga dëshmitarët okularë për rrjedhën dhe efektet e racisë. Prandaj, vrojtimi i fshehtë i kujdesshëm, njoftimi me kohë i udhëheqësit të racisë dhe reagimin i mëvonshëm adekuat mund të shpien në arrestimin e personave të dyshuar dhe mund të gjenden e të konfiskohen mjete të veprës penale.

Përveç kësaj, në disa raste e varësisht prej situatës (në kafeteri, në diskotekë etj.) mund të dëgjohen komente me interes të mysafirëve dhe kamerierëve, prej të cilave edhe mund të nxirren përfundime me vlerë për veprimet në të ardhmen.

Me këtë veprim përfundon faza e parë e racisë. PUSIA

Pusia është veprim kriminalistik-taktik i organizuar që përfshin vrojtimin dhe vëzhgimin e fshehtë të hapësirës ose objektit, me qëllim të zbulimit dhe arrestimit të autorëve të veprave penale.

Për sukses të pusisë është e rëndësishme t'u përmbahemi parimeve

kriminalistike të shpejtësisë, befasisë dhe konspiracionit (fshehtësisë). Duke pasur parasysh qëllimin dhe detyrën, pusia mund të ketë njëkohësisht karakter represiv dhe preventiv (parandalues), por esencën e pusisë e përbëjnë konspiracioni dhe befasia. Konspiracioni është i rëndësishëm gjatë përgatitjes së pusisë dhe përfshin, para së gjithash, vrojtimin dhe vëzhgimin e fshehtë të vendit të vendosjes së pusisë, vëzhgimin e fshehtë të personave interesantë dhe, gjithsesi, veprimin e fshehtë të secilit polic veç e veç. Gjatë pushtimit të vendit të pusisë dhe vetë qëndrimit në pusi, konspiracioni duhet të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm, përndryshe pusia nuk do të jetë efikase.

Arrestimi i autorit të veprës penale duhet të jetë i befasishëm dhe i rrufeshëm, në mënyrë që ai të mos arrijë të bëjë rezistencë apo të ikë, si edhe të humbë ose të asgjësojë mjetet me të cilat e ka kryer veprën penale. Pusia vendoset në vend të përshtatshëm, në një vend ku pritet të kalojë personi ose grupi i të dyshuar, ose në afërsi të vendit ku, p.sh. bëhet

stërshitja e drogës. Vende të tilla mund të jenë: parqet, shëtitoret, sheshet, udhëkryqet e rrugëve të frekuentuara, kafeteritë, diskotekat, stacionet e autobusëve e të trenave ose shtëpitë e kriminelëve të caktuar.

Më tutje, nëpërmjet pusisë, zbulohen dhe kapen personat që kryejnë vepra të ndryshme penale, siç janë: tregtia me njerëz, falsifikimi i parave dhe dokumenteve, prostitucioni ilegal, tregtia me armë etj.

Në qoftë se bëhet fjalë për pusi preventive, atëherë duhet të bëhet vlerësimi i vendeve ku planifikohet vepra penale. Në të vërtetë, në qoftë se policia siguron informacion se kriminelët planifikojnë të kryejnë një vepër të caktuar penale, si p.sh. plaçkitjen e një banke, atëherë pusia vendoset pikërisht në objektin që kriminelët kanë planifikuar ta sulmojnë. Në këtë rast, qëllim i pusisë është parandalimi i veprës penale dhe arrestimi i kriminelëve. Pas vendosjes së pusisë ndërmerren edhe veprime të tjera kriminalistike e hetimore, siç janë: arrestimi, bastisja e personave dhe objektit, shoqërimi,

(4)

marrja në biseda informative etj. QENTË E STËRVITUR ZYRTARË

Në shumë segmente të punës së policisë shfrytëzohen qentë me stërvitje speciale, të cilët ndonjëherë kanë rol të veçantë në punën e policisë. Shqisat e qenve janë më të zhvilluara se sa shqisat e njeriut. Shqisa e dëgjimit te qeni është tri herë më e zhvilluar se te njeriu, sikur edhe shqisa e të parit, sepse qeni i vëren lëvizjet në distancë më të madhe se sa njeriu dhe, përveç kësaj, sheh mirë edhe në terr. Por, shqisa e të nuhaturit është shqisa më me vlerë e qenit. Kinologjia (shkenca mbi qentë) ka dëshmuar se të nuhaturit e qenit ndaj disa materieve është më i ndjeshëm se sa të nuhaturit e njeriut gati një milion herë.

Duke pasur parasysh mundësitë e jashtëzakonshme të shqisave të tyre, qentë, nëpërmjet programeve speciale të stërvitjes, aftësohen për detyra të ndryshme: qentë gjurmues, qentë mbrojtës, qentë kujdestarë, qentë për lidhje dhe qentë sanitarë.

Në këtë rast do të ndalemi vetëm te qentë gjurmues. Ata mund të shërbejnë për gjurmimin e personave, kufomave por edhe disa mjeteve të veprave penale, siç janë drogat dhe lëndët shpërthyese.

Duke pasur parasysh specifikat dhe intensitetin e aromës së disa drogave, qentë zyrtarë mund të stërviten më së shpejti për gjetjen e kanabisit dhe opiumit, ndërsa për gjetjen e heroinës, morfinës dhe kokainës është e nevojshme një stërvitje më afatgjatë. Ka mundësi që, nëpërmjet stërvitjes, disa qenë të aftësohen edhe për zbulimin dhe gjetjen e disa drogave

halucinogjene dhe amfetaminave.

Qentë gjurmues gjithnjë veprojnë bashkë me udhëheqësin. Ata mund të përdoren për zbulimin e drogës gjatë bastisjes së shtëpive, personave, automobilave të udhëtarëve, trenave, aeroplanëve, anijeve, depove dhe magazinave të ndryshme, objekteve publike, vendkalimeve kufitare dhe hapësirave të hapura. Hashashi, ndaj të cilit qentë janë më të ndjeshmit, mund të zbulohet edhe deri në 30 centimetra në thellësi të tokës, nëse është futur para pak kohësh.

Parakusht themelor për gjetjen me sukses të drogës së fshehur është që qeni të dërgohet në rrethin e ngushtë të vendit ku dyshohet të jetë fshehur droga. Pra, qeni nuk mund të nxirret në ndonjë rrugë në mënyrë që ai të zbulojë shtëpinë ku është fshehur droga, por qeni duhet të dërgohet në objektin e caktuar, i cili do të gjurmohet në tërësi. Natyrisht, gjurmimi duhet të bëhet nën kujdesin e udhëheqësit dhe sipas udhëzimeve të tij, në mënyrë që objekti ose vendi i dyshuar të kontrollohet në mënyrë të detajuar. Së këndejmi mund të përfundojmë se është i domosdoshëm bashkëpunimi i policit specialist për gjurmimin dhe zbulimin e drogës dhe qenit të stërvitur, në mënyrë që në mënyrë sa më efikase të shfrytëzohet shqisa e të nuhaturit të qenit në secilin rast konkret.

INFORMATORËT

Organet e ndjekjes penale, sidomos policia kriminalistike, gjithnjë kanë pasur nevojë të dinë çfarë ndodh në mjediset kriminale dhe për këtë qëllim i kanë shfrytëzuar shërbimet e informatorëve. Informatorët janë persona që i japin policisë të dhëna të karakterit kriminal, herë pas here ose vazhdimisht, por gjithnjë në mënyrë të fshehtë. Puna kriminalistike dhe hetimore është më efikase në qoftë se ka informacione dhe njohuri të ndryshme të marra nga informatorët. Krijimi dhe shfrytëzimi i informatorëve është punë shumë komplekse dhe delikate kriminalistike, e cila kryhet në tërësi në mënyrë

(5)

konspirative. Pavarësisht prej arsyeve përse një person i caktuar ia jep policisë disa të dhëna, konsiderojmë se bashkëpunimi afatgjatë i

informatorëve dhe policisë është i mundur vetëm në bazë të besimit reciprok. Në këtë kuptim, edhe kualiteti i informacioneve do të varet nga shkalla e besimit reciprok.

Kur bëhet fjalë për kriminalitet të organizuar, atëherë duhet të kihet parasysh se bëhet fjalë për kriminelë profesionalë e të specializuar, udhëheqësit e të cilëve përfitojnë shuma të mëdha parash që u sjellin privilegje të ndryshme. Në grupet e organizuara kriminale ose në mafi

sundojnë ligjet e pashkruara të nëntokës, të cilat nënkuptojnë konspiracionin maksimal, mbrojtjen dhe ndihmën reciproke, mosbesimin e përhershëm ndaj rrethit, përgatitjen paraprake të alibisë së rrejshme, mohimin e veprimtarisë kriminale para policisë dhe gjyqësisë, hakmarrjen ndaj denoncuesve,

tradhtarëve dhe anëtarëve të padëgjueshëm, e të ngjashme. Bartësit e kriminalitetit të organizuar janë të pajisur mirë, i krijojnë dhe i ruajnë lidhjet me njerëz që kanë ndikim në jetën publike e politike, janë të informuar mbi arritjet dhe mundësitë e policisë, doganës, prokurorisë dhe gjyqësisë, kurse shumë preh tyre janë në lidhje të vazhdueshme me avokatë të zgjedhur, në mënyrë që t'i konsultojnë menjëherë në rast nevoje.

Nga sa u tha deri më tash, nuk është vështirë të nxirret përfundimi se, pa marrë parasysh arritjet bashkëkohore shkencore e teknike të praktikës së policisë dhe hetuesisë, është shumë vështirë të sigurohen informacione mbi veprimtaritë kriminalistike të grupeve të organizuara kriminale. Dhe jo vetëm kaq. Nganjëherë, përveç informacioneve fillestare mbi veprimtarinë e

grupeve të organizuara kriminale, duke shfrytëzuar të gjitha autorizimet kriminalistike dhe juridike, është e pamundur të grumbullohen dëshmi mbi kryerjen e veprave penale konkrete .

Në disa vende, si për shembull në SHBA, bëhen përpjekje që këto situata të zgjidhen në mënyrë kriminalistike, ashtu që nëpërmjet informatorëve të grumbullohen informacione dhe dëshmi mbi veprimtaritë kriminale të bandave të caktuara apo të organizatave kriminale, ose bëhen përpjekje që përfitohet dhe të bëhet informator ndonjëri nga anëtarët e bandës

veprimtaria kriminale e së cilës është duke u hetuar. Pas kësaj ai informator paraqitet si dëshmitar kyç në gjykatë dhe, pikërisht në bazë të dëshmisë së tij, mund të përfundojë procedura penale dhe t'u shqiptohet dënimi autorëve të veprave të rënda penale. Më vonë këta dëshmitarë merren në mbrojtje nëpërmjet programeve të veçanta të mbrojtjes së dëshmitarëve.

Informatorët janë qytetarë të ndershëm, të cilët rastësisht mësojnë ndonjë informacion të caktuar të karakterit kriminal, pastaj qytetarët që kanë lidhje farefisnore, miqësore ose profesionale me kriminale si edhe vetë kriminelët. Duke pasur parasysh këtë, konsiderohet se pikërisht kriminelët mund të jenë informatorët më të mirë, sepse ata kryejnë vepra penale dhe mund t'i japin policisë informacione me interes.

Mendojmë se nga kriminelët duhet të rekrutohen informatorë të përhershëm, sepse kjo do të ishte me interes të madh për punën e policisë. Në këtë

bashkëpunim, secili informacion duhet të verifikohet për sa është e mundur e pastaj duhet të merren masa për mbrojtjen e burimit – informatorit. Kjo do të thotë se informacionet e informatorit duhet të shfrytëzohen si iniciativë fillestare ose bazike për punë kriminalistike e hetimore në gjurmimin dhe dëshmimin e veprave penale.

Më në fund, komunikimi me informatorë duhet të zhvillohet sipas normave të kriminalistikës, ashtu që të evitohet improvizimi i cili mund të shndërrohet në rrjedhje të informacioneve zyrtare që mund të arrijnë te nëntoka.

(6)

OBSERVIMI SPECIAL 1. Hyrje

Shkalla e organizimit të kriminalitetit ndërkombëtar nënkupton shfaqjen e grupeve të organizuara kriminale me nivel të lartë të internacionalizimit, si edhe profesionalizimin dhe specializimin e një numri të kriminelëve. Zbulimi, hetimi dhe dëshmimi i veprave penale të kriminalitetit të organizuar kërkon kuadër me njohuri të gjera dhe me përgatitje të lartë profesionale, i cili duhet të jetë i specializuar për punë të tilla.

Policët me përgatitje speciale, gjatë punës së tyre, duhet të shfrytëzojnë veprime të ndryshme kriminalistike-teknike, ndër të cilat është e

paevitueshëm observimi special.

Observimi special është veprimi kriminalistik-taktik i grumbullimit të fshehtë të informacioneve, nëpërmjet metodës së vrojtimit personal. Ajo përfshin vrojtimin, mbikëqyrjen dhe vëzhgimin e fshehtë të personave të caktuar, të automjeteve dhe të objekteve ose hapësirave të caktuara, me qëllim të krijimit të idesë dhe grumbullimit të informacioneve mbi gjendjen kriminale, veprimtarisë dhe identitetin e të vëzhguarve. Ky veprim kompleks është me interes të shumëfishtë në punën e policisë me rastin e zbulimit dhe hetimit të veprave penale dhe autorëve të tyre. Zbatimi i observimit, në mënyrë të pavarur ose të kombinuar me veprime të tjera kriminalistike, është i

domosdoshëm në të gjitha fazat e punës kriminalistike dhe hetimore, duke filluar që nga shfaqja e indicieve të para për një vepër penale dhe autorin e saj e deri të ndriçimi përfundimtar dhe dëshmimi se personi i caktuar e ka kryer veprën penale konkrete.

Objektiva të observimit special janë: zbulimi i veprave penale dhe përcaktimi i vendit dhe kohës së kryerjes së tyre; zbulimi i autorëve të veprave penale; vërtetimi i vendbanimeve, vendeve të veprimit, vendeve të punës, vendit e kohës së takimeve dhe kohës e drejtimit të lëvizjes së kryesve të veprave penale; krijimi i qasjes së drejtpërdrejt në lëvizjen dhe aktivitetin kriminal të personave që vrojtohen; vërtetimi i taktikës dhe strategjisë kriminale të kriminelëve që janë nën vrojtim; grumbullimi i

informacioneve të rëndësishme për përgatitjen dhe zbatimin e racisë, pusisë, bastisjes dhe arrestimit të kriminelëve; përgatitja dhe zbatimi i aksioneve të organizuara kriminalistike me qëllim të kapjes së autorëve gjatë kryerjes së veprave penale, sepse kjo është mënyra më efikase e ndriçimit dhe

dëshmimit të kriminalitetit, duke pasur parasysh se në vendin e ngjarjes (vendin e kryerjes së veprës penale, gjenden si autorët e veprave penale ashtu edhe viktimat dhe mjetet e veprës penale.

Observimi special mund të zhvillohet në disa mënyra, të pavarura ose të kombinuara: vrojtimi operativ dhe vëzhgimi i objektit dhe hapësirës; vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar i personave, objekteve apo hapësirave ku kryhet veprimtari kriminale; përcjellja e fshehtë këmbë, përcjellja e fshehtë me mjete motorike ose me mjete tjera transporti si dhe futja në grupet kriminale.

Vrojtimi dhe vëzhgimi operativ

Vrojtimi dhe vëzhgimi operativ i objektit dhe hapësirës ndërmerret, para së gjithash, pas njohurive se në një lokalitet të caktuar kryhen vepra penale. Përveç kësaj, kjo formë e observimit special ndërmerret detyrimisht kur është e domosdoshme të bëhen përgatitje për ndërmarrjen e veprimeve kriminalistike dhe hetimore, siç janë bastisjet, arrestimet, racitë dhe pusitë. Qëllim i vrojtimit dhe vëzhgimit operativ është vrojtimi i drejtpërdrejt i një objekti të caktuar, siç janë, për shembull, laboratorët ilegalë të drogës, depot e fshehta të drogës, banesat e dyshimta, restorantet, diskotekat, automjetet,

(7)

parqet ose shëtitoret, në mënyrë që nëpërmjet vëzhgimit të drejtpërdrejtë të grumbullohen informacione mbi karakteristikat e objektit apo hapësirës së caktuar. Rezultatet e vrojtimit dhe vëzhgimit operativ mund të shfrytëzohen si për zgjedhjen e bazës së përshtatshme për vrojtim dhe vëzhgim të fshehtë të veprimtarisë kriminale të cilat priten, ashtu edhe për planifikimin dhe zbatimin e bastisjeve, arrestimeve, pusive ose racive.

Vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar

Vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar i personave, objekteve apo hapësirave ku kryhen veprimtari kriminale bëhet nga baza vrojtuese e cila edhe zgjedhur dhe është pajisur mirë paraprakisht. Objekti ose hapësira e caktuar

vrojtohet kur ekzistojnë indicie se do të kryhet veprimtari kriminale.

Nëpërmjet observimit është e mundur të vërehen dhe identifikohen autorët e veprës penale, koha e kryerjes së veprës, mënyra e kryerjes së veprës dhe shkalla e organizimit dhe kujdesit të kriminelëve. Të gjitha veprimtaritë kriminale të vërejtura mund të dokumentohen me fotografi, video-xhirime dhe incizime tonike.

Me këtë lloj të observimit, praktikisht, bëhet përgatitja për veprime të tjera zbatimi i të cilave nuk do të mund të ishte as përafërsisht efikas në qoftë se nuk do të bëhej paraprakisht vrojtimi dhe vëzhgimi.

Përcjellja e fshehtë këmbë

Përcjellja e fshehtë këmbë përdoret shpesh në praktikën e policisë, me rastin e hetimit dhe dëshmimit të veprave të ndryshme penale. Meqenëse vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar është i kufizuar nga objekti ose hapësira e caktuar, ai shpesh kombinohet me përcjelljen e fshehtë të kriminelëve që janë në lëvizje. Përcjellja e fshehtë këmbë mund të bëhet në mënyrë të pavarur por edhe në kombinim me vrojtimin e stacionuar dhe me përcjelljen e fshehtë me mjete transportuese. Në praktikë, kryesisht bëhet fjalë për mënyra të

kombinuara të përcjelljes dhe vrojtimit të fshehtë. Natyrisht, kjo varet nga secili rast kriminal konkret i cili hetohet.

Përcjellja e fshehtë bëhet nga policët, të cilët realizojnë në këtë mënyrë qasje të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e kriminelëve. Nëpërmjet observimit të tillë është e mundur të zbulohet, për shembull, se ku gjendet strehimorja e fshehtë e drogës, se a e mban tregtari drogën me vete apo te

bashkëpjesëmarrësit tjerë, si bartet droga nga strehimorja deri të vendi i shitjes, mënyra se si fshehet droga, mënyra se si transportohet droga, etj. Gjithashtu, nëpërmjet përcjelljes së fshehtë krijohet qasje edhe në lëvizjen dhe sjelljen e kriminelëve.

Përcjellja e fshehtë me mjete transportuese

Përcjellja e fshehtë me automjete motorike ose me mjete të tjera

transportuese mund të bëhet në mënyrë të pavarur, por shpesh edhe në mënyrë të kombinuar me forma të tjera observimit special. Duhet të merret parasysh se kriminelët gjithnjë e më shumë përdorin mjete motorike dhe mjete tjera transportuese (motoçikleta, barka të shpejta), si në

komunikacionin urban, ashtu edhe në atë ndër-urban, por edhe në transportin detar.

Si gjatë përcjelljes së fshehtë këmbë ashtu edhe gjatë përcjelljes së fshehtë me mjete transportuese, policia ka për qëllim të ketë vështrim në lëvizjen e kriminelëve, në vendet ku mbahen mjetet e veprës penale, në vendtakimet e fshehta të kriminelëve dhe në disa aspekte të strategjisë kriminalistike. Vetë taktika e përcjelljes kërkon policë të aftësuar mirë dhe të pajisur mirë me mjete transportuese.

(8)

Kallëzimi penal i policisë

Sipas dispozitës së Nenit 207 të Kodit të Procedurës Penale, në bazë të informacioneve të grumbulluara, policia e formulon kallëzimin penal në të cilin paraqet dëshmitë e zbuluara gjatë procedurës së grumbullimit të informacioneve. Bashkë me kallëzimin penal, policia ia dorëzon prokurorit publik kompetent edhe lëndët, skicat, fotografitë, raportet e marra, procesverbalet për masat dhe veprimet e ndërmarra, shënimet zyrtare, deklaratat dhe materialet tjera që mund të kontribuojnë për efikasitetin e inicimit të procedurës penale. Nga kjo dispozitë burojnë edhe obligime të caktuara të policisë, siç është ndërmarrja e veprimeve dhe masave të

caktuara që kanë për qëllim hetimin efikas të veprës penale për kryerjen e së cilës është informuar. Me këtë dispozitë është e lidhur edhe dispozita e Nenit 201, alineja 1 e Kodit të Procedurës Penale, sipas së cilës policia është e obliguar që, në rast se ekziston dyshimi i bazuar se është kryer një vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për të gjetur kryesin, për të parandaluar fshehjen ose arratisjen e kryesit ose të bashkëpjesëmarrësve në kryerjen e veprës penale, për të zbuluar dhe për të ruajtur gjurmët dhe dëshmitë tjera të veprës penale e të mjeteve që mund të përdoren si dëshmi, si edhe për të mbledhur të gjitha informacionet që mund të jenë me interes gjatë procedurës penale.

Për të arritur përmbushjen e kësaj dispozite ligjore imperative, policia duhet të ketë autorizime të shumta. Natyrisht, me ligj janë parashikuar këto autorizime, të cilat, në të vërtetë, përfshehen në veprimtaritë operative kriminalistike. Bëhet fjalë për këto veprime dhe masa (sipas Nenit 201, alineja 2 e Kodit të Procedurës Penale): grumbullimi i informacioneve nga qytetarët; kontrolli i përkohshëm i automjeteve, udhëtarëve dhe valixheve të tyre; kufizimi i lëvizjes në rajone të caktuara në kohën që kjo konsiderohet nevojë urgjente; vërtetimi i identitetit të personave dhe mjeteve; ndjekja e personave ose mjeteve për të cilat është lëshuar flet-arrest; bastisja e ndërtesave ose hapësirave të caktuara të organeve publike dhe hulumtimi i dokumenteve të caktuara që u përkasin; konfiskimi i mjeteve që mund të shërbejnë si dëshmi gjatë procedurës penale dhe sigurimi i kontrollit mjekësor të të dëmtuarit.

Kallëzimi penal është akt joformal penalo-procesor, i cili ia ofron prokurorit publik kompetent njohuritë e para për veprën penale dhe/ose kryesin e saj, të cilat, si rregull, janë rezultat i veprimtarisë operative të policisë. Si rregull, përmbajtja e kallëzimit dhe shtesave është substrat faktik primar, bazë faktike për prokurorin publik. Përmbajtja e kallëzimit penal varet prej nivelit dhe kualitetit të veprimtarisë operative të policisë. Jo rrallë, efikasiteti i procedurës penale që do të pasojë varet pikërisht nga cilësia e përmbajtjes së kallëzimit penal dhe shtesave të tij. Gjatë paraqitjes së dëshmive, policia mund të shfrytëzojë burimet materiale dhe personale të informacionit. Në këtë punim. Burime materiale të informacionit konsiderohen gjurmët dhe mjetet që kanë lidhje me veprën penale, dokumentet e identifikimit dhe incizimet teknike (regjistrimet), ndërsa burime personale të informacionit konsiderohen njerëzit, duke pasur parasysh statusin e tyre gjatë procedurës. Në esencë, kallëzimet ndaj kryesve të panjohur (vetëm për kryerjen e veprës penale) dallojnë nga kallëzimet ndaj të dyshuarit. Në rastin e dytë mund të bëhet fjalë edhe për situatën në të cilën është arrestuar i dyshuari dhe për situatën në të cilën është identifikuar ai, por nuk është arrestuar.

(9)

Përmbajtja e kallëzimit penal të policisë

Kodi i Procedurës Penale nuk përcakton se çfarë duhet të përmbajë kallëzimi penal i policisë, në aspektin vëllimor, por vetëm e thekson obligimin e

paraqitjes së dëshmive, pra të mjeteve, skicave, fotografive, raporteve të siguruara, procesverbaleve të masave dhe veprimeve të ndërmarra, shënimeve zyrtare, deklaratave dhe materiale tjera që mund të jenë me interes për procedurën penale, duke përfshirë edhe të gjitha faktet dhe dëshmitë që janë në favor të të dyshuarit, të cilat nuk përfshehen në

përmbajtjen e kallëzimit penal, në praktikën e përditshme kriminalistike dhe procesore janë kristalizuar këto elemente të përmbajtjes së kallëzimit penal. Para paraqitjes së elementeve të përmbajtjes së raportit të personit zyrtar të autorizuar, duhet të theksohet se përmbajtja e raportit duhet të jetë e plotë, e vërtetë, e thuktë, e argumentuar dhe e verifikuar. Përveç kësaj, janë të rëndësishme edhe tërësia e përmbajtjes së raportit dhe radhitja e të dhënave të paraqitura, të cilat duhet të renditen në mënyrë kronologjike. Të dhënat dhe dëshmitë duhet të jenë të formuara qartë e në mënyrë jodykuptimore, ndërsa shkalla e sigurisë së tyre duhet të jetë e dukshme. Kompleksiteti i të dhënave të përfshira në raport i kontribuon shpejtësisë dhe ekonomizimit të procedurës penale.

Cilësia e përmbajtjes së kallëzimit penal të policisë varet drejtpërdrejt nga cilësia e përpunimit kriminalistik. Ajo është e lidhur ngushtë edhe me sasinë dhe cilësinë e përgjigjeve të fituara në pyetjet e arta të shkencës

kriminalistike. Përgjigjet sa më të plota në sa më shumë pyetje sigurojnë përmbajtje cilësore të kallëzimit. Natyrisht, në praktikën bashkëkohore kriminalistike dhe penale-procesore përmbajtjen e kallëzimeve penale e përcaktojnë rrethanat e ngjarjes ose të veprës penale konkrete dhe normat e shkencës kriminalistike që duhet të zbatohen në rastin konkret. Nga

dispozitat pozitive të Kodit të Procedurës Penale del se përmbajtja e

kallëzimit penal të policisë duhet të jetë e tillë që prokurori publik kompetent të marrë vendimin përkatës në bazë të saj. Ndonëse në KPP nuk theksohet qartë, mendojmë se kjo mund të jetë se prokurori mund të marrë ndonjërin prej këtyre vendimeve: hedhjen e kallëzimit penal, kthimin e kallëzimit për plotësim, lëshimin e mandatit për zbatimin e hetimeve ose ngritjen e

aktakuzës. Kjo nënkupton se përmbajtja e kallëzimit penal të policisë duhet të përfshijë përshkrimin e saktë të fakteve penalo-juridike dhe të tregojë të gjitha dëshmitë e nevojshme që i shërbejnë prokurorit publik për marrjen e ndonjërit prej vendimeve që i përmendëm. Paraqitja e plotë e fakteve në përmbajtjen e raportit, përveç që mundëson përdorimin efikas dhe operativ të të dhënave, i kontribuon edhe ligjshmërisë, shpejtësisë dhe ekonomizimit të procedurës. Për këtë arsye, edhe stili i shprehjes së raportit duhet të jetë i qartë, i saktë, përmbajtjesor dhe mjaft preciz, në mënyrë që të krijohet një ide e qartë e asaj që duhet të shprehë kallëzimi.

Meqenëse se kallëzimi penal është një formë e mjeteve shprehëse dhe

njëfarë mënyre e fiksimit dhe prezantimit të fakteve relevante penalojuridike, të kuptuara në kuptimin më të gjerë të fjalës, kallëzimi i policisë

duhet të jetë në nivel më të lartë se sa kallëzimet e organeve të tjera

publike, në kuptim të tërësisë, detajimit dhe argumentimit të të dhënave dhe dëshmive. Përmbajtja e kallëzimit penal ndryshon prej rastit në rast. Siç duket, kallëzimi i policisë është akt i shkruar për prokurorin publik kompetent për një vepër konkrete penale dhe/ose për kryesin e saj. Në aspektin kohor, ky kallëzim është më i afërti me veprën penale që është kryer, prandaj destinimi i tij është shumë i rëndësishëm. Pikërisht nga përmbajtja e

(10)

praktikën e përditshme të policisë, deri në njëfarë mase, janë kristalizuar përmbajtja dhe forma ( e cila nuk është e obligueshme) e këtij lloji të kallëzimeve.

Në bazë të elaborimit të deritashëm mund të thuhet se kallëzimi penal i policisë, në qoftë se dëshiron të jetë njëfarë „repetitori“ për prokurorin publik kompetent, duhet të përmbajë sidomos të dhënat e më poshtme:

1. Kush dhe kur e ka njoftuar policinë për ngjarjen penale, përveç se zbulimi i burimit të informacionit do të shkonte në dëm të interesit të ndonjë personi fizik ose juridik.

2. A është dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së

informacionit për ngjarjen kriminale, kur dhe kush ka dalë në vendin e ngjarjes.

3. Cilat masa dhe veprime janë ndërmarrë në vendin e ngjarjes dhe mbi çfarë baze, e sidomos:

(a) A janë marrë informacionet nga qytetarët, me përfshirjen e të dhënave personale të qytetarëve që kanë dhënë informacione, a kanë refuzuar qytetarët dhe cilët dhe përse kanë refuzuar të japin

informacione mbi faktet të rëndësishme, a është arrestuar ndonjë person para ardhjes së prokurorit publik ose para se t’i drejtohej atij, etj.

(b) A është bërë konfiskimi i përkohshëm i mjeteve, kur është bërë konfiskimi dhe çfarë mjetesh janë konfiskuar, mbi çfarë baze dhe për çfarë arsyesh është bërë konfiskimi, etj.

(c) A është bërë bastisja e banesës apo hapësirave tjera ose e personave dhe cilëve persona (me shpjegimin e arsyeve të zbatimit urgjent të bastisjes) dhe çfarë rezultatesh janë arritur.

(d) A është bërë shikimi i vendit të ngjarjes, kur dhe kush e ka bërë dhe a është bërë ekspertiza (në kuptimin e ngushtë të fjalës) në kuadrin e shikimit dhe kush e ka bërë ekspertizën.

(e) A janë ndërmarrë masa dhe veprime tjera në vendin e ngjarjes, çfarë masash e veprimesh janë ndërmarrë, mbi çfarë baze, me çfarë qëllimi dhe çfarë rezultatesh kanë dhënë.

4. Çfarë masash dhe veprimesh janë ndërmarrë jashtë vendit të ngjarjes penale, mbi çfarë baze, kur dhe çfarë rezultatesh kanë dhënë.

5. Në bazë të çfarë të dhënash ( informacionesh dëshmuese dhe dëshmish) nxirret përfundimi për ekzistimin e dyshimit se është kryer vepër penale apo se ndonjë person është kryes i veprës penale.

6. Përshkrimi faktik dhe titulli ligjor ( kualifikimi ligjor) i veprës penale, dhe sidomos, a është i diskutueshëm vëllimi i veprimtarisë kriminale të personit të denoncuar në kuptimin e ekzistimit të besueshmërisë se personi i

denoncuar ka kryer edhe vepra të tjera penale ose se ka pasur edhe bashkëpjesëmarrës etj.

7. Çka është e diskutueshme nga pikëpamja e qëndrueshmërisë së dëshmive në lidhje me burimet e informacionit të tyre ( burimet e natyrës materiale dhe personale).

8. Të dhënat personale në dispozicion për personin që dyshohet të jetë kryes i veprës penale me theksimin e arsyeve mbi të cilat bazohet dyshimi dhe të dhënën nëse personi i dyshuar është arrestuar apo jo.

9. Shtesat e kallëzimit, etj.

Më në fund, duhet të theksohet rëndësia e të dhënave mbi dëshmitë. Në kallëzimin penal ato duhet të renditen, ose në mënyrë kronologjike ( sipas kohës së sigurimit) ose sipas peshës së tyre (forcës dëshmuese). Kjo është çështje e vlerësimit në secilin rast konkret. Zakonisht bëhet fjalë për

(11)

procesverbale, siç është procesverbali mbi shikimin e shtesave të kallëzimit (fotografive, dokumenteve, skicave, etj.), procesverbali mbi veprimet tjera të ndërmarra, vërtetimet mbi mjetet e konfiskuara përkohësisht, dokumentet personale dhe dokumentet tjera, etj. Përveç këtyre, këtu përfshehen edhe shënime të ndryshme zyrtare, dokumente mjekësore, analiza dhe mendime mbi shkallën e varësisë së pjesëmarrësit nga alkooli, raportet e policëve mbi ndërhyrjet e mëhershme, listat e thirrjeve telefonike, dokumentacioni mbi identifikimin e kryesit ose të viktimës, shënimet mbi hulumtimet e kryera poligrafike, shënimet mbi kontrollimin e terrenit, etj.

Në bazë të bashkëpunimit të nevojshëm profesional midis policisë, prokurorit publik dhe gjykatës, në pjesën hyrëse ose në fund të kallëzimit, gjegjësisht, në shkresën plotësuese, duhet të tregohen masat dhe veprimet që janë në vijim e sipër ose ato që do të ndërmerren më vonë, si edhe mbi vazhdimin e përpunimit kriminalistik me qëllim të vërtetimit të rrethanave shtesë që kanë lidhje me veprën penale përkatëse ose me ndonjë tjetër.

References

Related documents

In cell extracts from cultures expressing wild-type cry2 proteins, photoreduction and flavin radical formation is followed by slow reoxidation after return to darkness (Figure 3A,

This appears to mirror their greater comfort with, and therefore use of, international collaborators and staff, and suggests that this group of entrepreneurs may

The number of the surplus of rice in malang regency could only fulfill the needs of rice in Malang city.However, the quanity of the rice still did not cover

Does this program need specialized accreditation in order for a graduate to become licensed by the State or to earn a national professional certification, so graduates of this

• Analyze each process and document / determine its operational status using the following: ○ The process is working. ○ The process is not working or is working poorly ○

EXAMPLE: An undamaged Heavy Cruiser is hit by enemy fire, taking 6 damage points. The first row of hull boxes is marked off, requiring a threshold roll for each system on the SSD. A

5.3.8 The arrangement of protective devices on SWER power lines shall be such that any fault on these lines will not cause a longitudinal voltage in excess of

Greedy algorithms [49, 50], and optimization- based approaches [51, 52] using the Huber function as the data fidelity term have also been proposed in the literature..