• No results found

Procedura e Arbitrazhit Sipas Ligjit Të Arbitrazhit Në Kosovë

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Procedura e Arbitrazhit Sipas Ligjit Të Arbitrazhit Në Kosovë"

Copied!
14
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

Armand Krasniqi & Dafina Sylqa & Donika Elshani - Procedura e arbitrazhit sipas ligjit të arbitrazhit në Kosovë

PROCEDURA E ARBITRAZHIT SIPAS LIGJIT TË ARBITRAZHIT NË KOSOVË

Mbikëqyrësi në punim: Dr. Sc. Armand Krasniqi Institucioni që përfaqëson-punon: Kolegji Evropian Dukagjini,Kosovë

Emri dhe mbiemri i Autorit:Dafina, Sylqa Institucioni që përfaqëson-punon:Kolegji Evropian Dukagjini,Kosovë

dafinos@hotmail. com Emri dhe mbiemri i Autorit:Donika Elshani Institucioni që përfaqëson-punon:Kolegji Evropian Dukagjini,Kosovë

donika_89_e@hotmail. com

Abstrakti

Arbitrazhi është një nga mënyrat më alternative dhe efikase për zgjidhjen e kontesteve. Kështu që bizneset janë të interesuara në zgjedhjen e shpejtë dhe jo-burokratike të kontesteve.

Arbitrazhi është procedurë e cila në ditët e sotme globalisht dominon në kontestet në mes të bizneseve. Kontestet më të komplikuara dhe ato me vleratë mëdha zgjidhen nga tribunalet e arbitrazheve nëpër gjithë botën. Procedura e arbitrazhit është transparente e cila ofron mjete të kontrollit të procedurës nga palët, mirpo kjo procedurë është e paraparë me rregullat e arbitrazhit, ndërsa kohëzgjatja, administrimi i provave vendoset ne pajtim të dy palëve në kontest. Palët kanë të drejtë të propozojnë nga një arbitër i cili mendojnë se ka kapacitete profesionale dhe etike të shërbej si i paanshëm. Pala tjetër ka të drejtë të kontestoj emërimin e arbitrit të propozuar nga pala tjetër nëse dëshmon se ai nuk mund të jetë i pavarur në rast. Dy arbitrit e propozuar nga palët emërojnë arbitrin e tretë. Ky balancim i arbitërve pamundëson që njëra palë të dëmtohet nga tribunali arbitërve

Fjalët kyqe: Arbitrazhi, procedurat, rëndësia e arbitrazhit, historia e arbitrazhit, metodat e përdorimit, fusha e arbitrazhit.

1. Hyrje

Arbitrazhi është një nga mënyrat alternative dhe efikase të zgjidhjes së kontesteve. Në këtë mënyrë bizneset janë të interesuara në zgjedhjen e shpejtë dhe jo-burokratike të kontesteve.

Arbitrazhi është procedurë e cila ditëve të tashme globalisht dominon në kontestet në mes të bizneseve. Kontestet më të komplikuara dhe me vlera më të mëdha zgjidhen nga tribunalet e arbitrazheve nëpër gjithë botën.

Procedura e arbitrazhit është transparente dhe ajo ofron mjete të kontrollit të procedurës nga palët. Procedura është e paraparë me rregullat e arbitrazhit, por kohëzgjatja, administrimi i provave vendoset ne pajtim të dy

(2)

palëve në kontest. Palët kanë të drejtë të propozojnë nga një arbitër i cili mendojnë se ka kapacitete profesionale dhe etike të shërbej si i paanshëm. Pala tjetër ka të drejtë të kontestoj emërimin e arbitrit të propozuar nga pala tjetër nëse dëshmon se ai nuk mund të jetë i pavarur në rast. Dy arbitrit e propozuar nga palët emërojnë arbitrin e tretë. Ky balancim i arbitërve pamundëson që njëra palë të dëmtohet nga tribunali arbitërve. 1

2. Teksti Kryesor

Objekt i studimit së drejtës së arbitrazhit është arbitrazhi,studimi dhe rregullimi juridik i tij nëpërmjet akteve ndërkombëtare, ligjeve vendore dhe akteve të tjera nënligjore të shumta. E drejta e arbitrazhit, në tërësi përfshinë zgjedhjen e kontesteve nga marrëveshjet për punët, aktivitetet dhe veprimet ekonomike, tregtare. Arbitrazhi është mënyrë e zgjedhjes së mosmarrëveshjeve në mes të palëve në marrëdhëniet juridike. Arbitrazhi quhet edhe organ ose trup e karakterit jo shtetëror i cili i zgjedh mosmarrëveshjet e palëve lidhur me kontestet në mes tyre. Karakteristikë themelore e arbitrazhit është zgjedhja private dhe jashtë juridiksionit gjyqësor të mosmarrëveshjeve. Arbitrazhi në punën e tij është konkurrente e gjykatës shtetërore, pasi që vendimi i arbitrazhit është një lloj vendimi i gjykatës. Ai nuk bëhet para gjykatave si autoritete publike, por para një arbitri, disa arbitrave të një arbitrazhi, përkatësisht institucioneve të autorizuara (gjykatës së arbitrazhit). Prandaj zgjedhjen e mosmarrëveshjeve në mes të palëve në arbitrazh, duhet të përfshijë në kontratë klauzola e arbitrazhit, i cili e siguron mekanizmin për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve.

Marrëveshja ekzistuese për arbitrazhin në mes të palëve kontraktuese është një kontratë për zgjedhjen e kontestit të caktuar. Mirëpo ekzistojnë edhe kontrata të cilat përmbajnë dispozita me të cilat rregullojnë marrëdhënie të tjera (konsullore,tregtare etj. )

Qëllimet dhe detyrat e punimit

Rëndësia e arbitrazhit si vlerë e lartë për zgjidhjen së kontesteve ekonomike në Kosovë vlerësohet më një rendësi të jashtëzakonshme për ri-këmbjen e ekonomisë përmes një vetëdijesimit të bizneseve që zgjidhjet e kontesteve të tyre ti bëjnë përmes arbitrazhit të përcaktuar në ligjin për arbitrazhin në Kosovës. Arbitrazhi në Republikën e Kosovës nuk është një risi sepse një rregulloree tillëka ekzistuar edhe më herët, mirëpo tani më është në funksion sepse ështtë rregulluar me ligjin për arbitrazhin në Kosovë ku janë të detajizuara të gjitha veprimet e zgjidhjes së kontesteve ekonomike me anë të arbitrazhit.

1

(3)

Nocioni i arbitrazhit

Arbitrazhi është një ndër metodat më të zakonshme dhe bashkëkohorpër zgjidhjen së mosmarrëveshjeve të cilat lindin gjatë zhvillimeve operacionale në tregtinë ndërkombëtare. Ky ështe një mjet privat i zgjidhjes së konflikteve bazuar në marrëveshjen paraprake të palëve për t'ia referuar kontestin eventual për një gjykate private. Procedura para gjykatës së arbitrazhit ka tendencë të jetë shumë më e shpejtë se sa çështje e njëjta kontestimore t’i adresohen një gjykate kombëtare për t’u realizuar respektivisht gjykuar. Gjykatat e rregullta zakonisht kohën e kanë të limituar, lista të gjata e të ndryshme të rasteve të cilat kërkojnë një përqendrim dhe vëmendje me të thëlluar për tu gjykuar një rast gjë e cila është situatë e vështirë. Edhe pse gjykatat arbitrazhit duhet të plotësojnë kërkesat e drejtësisë natyrore dhe të vendosin në pajtim me ligjin ato duhet dhe mund të miratojë procedurat me fleksibilitet dhe shpejtësi. Arbitrazhit mund të jetë më i shtrenjtë se procesit gjyqësor i zhvilluar në një gjykatë të rregullt, mirëpo tregtarëve u konvenon kjo procedurä dhe parimisht pajtohen që të qëndrojnë në këtë procedurë pikërisht për të fituar në kohë dhe thjeshtësi procedurale. Pos kësaj shpenzimet e arbitrazhit zakonisht duhet të jenë të përballueshme nga palët dhe sipas rregullores nuk tatimohen nga tatimpaguesit.

Zhvillimi historik i arbitrazhit

Arbitrazhi është i njohur shume kohë më parë, që nga koha e rregullimit fisnor. Udhëheqësit e fiseve kanë emëruar përfaqësues (delegat) që në emer të tyre t’i zgjidhin kontestet ndërmjet anëtarëve të fisit. Me kalimin e kohës, dhe krijimin e shteteve të para, arbitrazhet u përshtaten nevojave të kohës. Si mënyrat e zgjidhjes sëkontesteve janë shfrytëzuar në rastet kur palët për t’iu shmangur formalizmit rigoroz, dhe taksave për ngritjen e padisë para gjykatave, e kanë shtruar çeshtjen para arbitrazhit, ose në rastet kur për zgjidhjen e kontesteve konkrete nuk ka ekzstuar padi adekuate. Arbitrazhi si mënyrë e zgjidhjes së kontesteve nuk është shfrytëzuar vetëm në kuadër të territorit të një shteti, por është shfrytëzuar edhe për zgjidhjen e kontesteve midis shtetasve të shteteve të ndryshme, madje edhe për zgjidhjen e kontesteve edhe ndërmjet perandorëve. Edhe perandorët herë herë e kanë pranuar rolin e arbitrit për t’i zgjidhur kontestet ndërmjet sunduesve tjerë.

Rregullat e procedurës së arbitrazhit janë formësuar që nga koha antike. Kryesisht janë bazuar në parimet e ndershmërisë dhe ndërgjegjes. Për shkak të animit (favorizimit të njërës palë), arbitrit ka pasur mundësi të prejashtohen nga rasti. Arbitrat kanë pasur autorizime që të shqiptojnë dënime për shkak të mosrespektimit të procedurës nga palët. Gjithashtu,vendimi është dashur që patjetër të nxirret në afat të arsyeshëm.

Në shekullin e mesëm, arbitrazhi si mjet për zgjidhjen e kontesteve më së shpeshti shfrytëzohet nga tregtarët e qyteteve të ndryshme. Gjatë udhëheqjes së procedurës, arbitrat kryesisht i shfrytëzonin parimet e të drejtës romake. Me

(4)

zhvillimin e tregtisë (sh. XIV – XVII) dhe të zejeve të ndryshme, u formuan celulat e para të arbitrazheve të përhershme. 2

Metodat e përdorimit të drejtës së arbitrazhit

Sikurse çdo shkence, çdo veprim, çdo instrument ka metodat e veta të përdorimit ne praktik, poashtu edhe e drejta e arbitrazhit ka metodat e veta të funksionalizimit të tij. Metodat e arbitrazhit përcaktohen në bazë të veprimeve dhe mjeteve që ajo i përdor për objektin e kontestit gjatë punës së saj. 3 Ekzistojnë metoda të përgjithshme të cilat përdoren në disa shkenca shoqërore.

Në të drejtën e arbitrazhit si degë e së drejtës, aplikohen metoda sikurse edhe në shkencat tjera të drejtësisë, mirëpo duke marrë parasysh specifikat e kësaj shkence dhe objektit me të cilin merret kjo shkencë aplikimi dhe shumëllojshmëria e këtyre metodave është specifike.

Metodat që përdor e drejta e arbitrazhit janë:  Metoda e ekspertizës  Metoda e analizës  Metoda e sintezës  Metoda e deduksionit  Metoda abstraksionit  Metoda e klasifikimit  Metoda e krahasimit

Metodat e sipërshënuar janë të gjitha metoda aplikative nga e drejta e arbitrazhit përmes se cilave zgjidhen kontestet ekonomike dhe te gjitha këto janë praktika ndërkombëtare të funksionalizimi te se drejtës se arbitrazhit.

Llojet e arbitrazhit

Në praktikën egjykimit ë arbitrazhit, paraqiten dy lloje kryesore të arbitrazhit :

 Arbitrazhet ad hoc (A-të përkohshme) dhe

 Arbitrazhet institucionale, (gjykatat e zgjedhura të përhershme).

Arbitrazhi ad hoc – është gjykatë e zgjedhur që themelohet në bazë të

kontratës së palëve me detyrë dhe qëllim që të gjykojë vetëm një kontest të caktuar, në mënyrë që të pushojë se ekzistuari pas gjykimit të atij rasti. 4

Arbitrazhi institucionale – është organizatë permanente, e themeluar me

detyrë, që ta ushtrojë funksionin e gjykatës së zgjedhur, nëse dhe atëherë kur palët në kontest i drejtohen për këtë. Këto arbitrazhe. janë shërbime-servise joshtetërore, të gatshme për tu ndihmuar subjekteve që kanë nevojë5.

2

Prof. Dr. Asllan Bilalli Zgjidhja e Kontesteve Afariste nëpërmjet Arbitrazheve Tregtare Ndërkombëtare

3

Ramadan Thaçi „E DREJTA E ARBITRAZHIT“, Prishtinë, 2012 fq. 30

4

Prof. Dr Armand Krasniqi – E drejta biznesore nderkombetare f-94

5

(5)

Avantazhet e arbitrazhit

Tani më gjykatat e arbitrazhit po bëhen gjithnjë e më shumë të kërkuara dhe të kontraktuara, meqenëse konsiderohen se kanë më shumë përparësi nga gjykatat shtetrore. Në vazhdim do të ceken disa nga përparësitë e tyre:

 Ekzistimi (lidhja) e marrëveshjes së A-imit, si prerekvizitë e arbitrimit;

 Mundësia e zgjedhjes së arbitrave (gjyqtarëve) nga palët sipas dëshirës së tyre

 Profesionalizmi (ekspertiza) e lartë e arbitrave;  Kredibiliteti dhe autoriteti i tyre i pakontestueshëm;  Neutraliteti i arbitrave;

 Efikasiteti (shpejtësia e procedimit) dhe efektiviteti i gjykimit (procedurës së arbitrazhit. );

 Fleksibiliteti i arbitrazheve

 Kushtueshmeria (kostoja) e gjykimit;

 Procedurat dhe vendimet e arbitrazhit janë kryesisht jo publike (konfidenciale) që është relevante për bizneset;

Disavantazhet e arbitrazhit

Disa nga disavantazhet e arbitrazhit janë;

 Mungojnë mundësitë dhe instrumentet ankimore ;

 Përgjithësisht arbitrat janë të pafuqishëm që të ndërmarrin masa ndaj palëve;

 Vërtetimi (zbardhja) e gjendjes faktike të arbitrazhit. është më shumë e limituar, se sa në gjykatat e rregullta shtetërore;

 Vendimet e arbitrazhit nuk janë të ekzekutueshme aty për aty ose ekzekutohen me më shumë vështirësi etj.

Vlen të përmendet këtu që disa çështje kontestuese, me ligje të ndryshme, përjashtohen nga arbitrariteti (p. sh. kontestet lidhur me rendimin e hapësirave banesore, konsumatorët, interesin publik etj). A. si institute sui generis dhe si modalitet ekzemplarë i zgjidhjes ndryshe; alternative jo në mënyrë tipike (shtetërore) të kontesteve në mes palëve, është ngritur dhe zhvilluar gjithandej edhe në nivelin dhe përmasat e biznesit dhe ekonomisë globale. Arbitrazhi është tashmë, pa mëdyshje mjeti dhe opsioni më i admiruar dhe i aplikuar në zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare.

Procedura e arbitrazhit sipas ligjit të arbitrazhit të Kosovës

Rregullat e arbitrazhit në Kosovë janë hartuar në mënyrë që të jenë sa më fleksibile për palët dhe që tribunalit t’i shërbejnë në mënyrë sa më efikase për të arritur deri te vendimi meritor.

Korniza ligjore legjislative për arbitrazhin në Kosovë është e kompletuar. Varësisht se në cilë fazë është procedura kjo korinzë përfshinë Ligji për

(6)

Arbitrazhin, Ligjin për Procedurën Kontestimore, dhe Ligjin për Procedurën Përmbarimore. 6

Arbitrazhi është një nga mënyrat alternative dhe efikase të zgjidhjes së kontesteve. Bizneset janë të interesuara në zgjedhjen e shpejtë dhe jo-burokratike të kontesteve.

Arbitrazhi është procedurë e cila ditëve të tashme globalisht dominon në kontestet në mes të bizneseve. Kontestet më të komplikuara dhe me vlera më të mëdha zgjidhen nga tribunalet e arbitrazheve nëpër botë.

Procedura e arbitrazhit është transparente dhe ofron mjete të kontrollit të procedurës nga palët. Procedura është e paraparë me rregullat e arbitrazhit, por kohëzgjatja, administrimi i provave vendoset ne pajtim të dy palëve në kontest. Palët kanë të drejtë të propozojnë nga një arbitër i cili mendojnë se ka kapacitete profesionale dhe etike të shërbej si i paanshëm. Pala tjetër ka të drejtë të kontestoj emërimin e arbitrit të propozuar nga pala tjetër nëse dëshmon se ai nuk mund të jetë i pavarur në rast. Dy arbitrit e propozuar nga palët emërojnë arbitrin e tretë.

Me këtë ligj përcaktohen rregullat që zbatohen për marrëveshjet e arbitrazhit, procedurat e arbitrazhit si dhe njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit të nxjerra brenda dhe jashtë Kosovës.

Sipas LIGJIT NR. 02/L-75 për Arbitrazhin

Me anë te këtij ligji përcaktohen rregullat që zbatohen për marrëveshjet e arbitrazhit, procedurat e arbitrazhit si dhe njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit të nxjerra brenda dhe jashtë Kosovës.

“Marrëveshja e Arbitrazhit” nënkupton marrëveshjen e arritur ndërmjet dy ose më shumë personave, që disa ose të gjitha kontestet juridike, të cilat kanë lindur ose që mund të lindin ndërmjet tyre, do t’i nënshtrohen arbitrazhit.

“Vendimi” përfshin të gjitha urdhrat e nxjerra nga tribunali i arbitrazhit, qofshin ato të përkohshme, të pjesshme, procedurale, meritore ose përfundimtare, lidhur me të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe shpenzimet.

“Konsumator” do të thotë çdo person fizik i cili lidhë kontratë për qëllime që nuk kanë të bëjnë me tregti, afarizmin ose profesionin e tij.

“Person” përfshin të gjithë personat fizikë dhe juridikë. Në kuadër të personave juridikё bëjnë pjesë personat juridikё të së drejtës private si dhe personat juridikё të së drejtës publike.

“Gjykatë” në këtë ligj i referohet gjykatës së caktuar në marrëveshjen e arbitrazhit ose, në mungesë të një përcaktimi të tillë, Gjykatës Ekonomike.

“Tribunal” nënkupton tribunalin e arbitrazhit. 7

6

http://www. kosovo-arbitration. com/legjislacioni-kosovar-i-arbitrazhit

7

(7)

Marrëveshja e Arbitrazhit

Sipas nenit 6, te Ligjit LIGJIT NR. 02/L-75

Marrëveshja e arbitrazhit lidhet në formë të shkruar. (neni6. 1)

Kushti i mësipërm konsiderohet se është përmbushur edhe nëse lidhja e marrëveshjes së arbitrazhit dokumentohet në formë të këmbimit të letrave, telefaksit, telegramit ose mënyrave të tjera të telekomunikimit ose komunikimit elektronik, në formë të konosmanit, nëse konosmani përmban shprehimisht një klauzolë të arbitrazhit, ose në rast të paraqitjes së padisë dhe të përgjigjes në padi, në kuadër të së cilës njëra palë pretendon se ekziston një marrëveshje arbitrazhi dhe pala tjetër nuk e konteston këtë. (neni 6. 2)

Nëse një konsumator është palë në marrëveshjen e arbitrazhit, marrëveshja e arbitrazhit konsiderohet të jetë lidhur në formën e shkruar vetëm nëse të gjitha palët në marrëveshjen e arbitrazhit e nënshkruajnë personalisht dokumentin që përmban klauzolën e arbitrazhit. Nënshkrimi i cekur në këtë paragraf mund të zëvendësohet me nënshkrimin elektronik në përputhje me legjislacionin përkatës për nënshkrimet elektronike. (neni 6. 3) Mospërmbushja e kushteve të përcaktuara nё paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni nuk merret parasysh nga tribunali i arbitrazhit, nëse palët e kanë inicuar procedurën e arbitrazhit. (neni 6. 4)8

Fusha e arbitrazhit

Ligji i Kosovës për Arbitrazhin aplikohet për arbitrimin e kontesteve në të gjitha çështjet civile dhe ekonomike përveç nëse një gjë e tillë ndalohet nga ligjet tjera (neni 5. 2). Kontestet të cilat nuk i takojnë këtyre dy kategorive (civile – juridike dhe ekonomike – juridike) nuk mund t’i nënshtrohen arbitrazhit. Fushëveprimi i gjerë i Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin është në pajtim me Modelin e UNCITRAL-it për ligjin për arbitrazh (neni 1), që thekson se termi “komercial” duhet të interpretohet ashtu që të mbulojë çështjet që dalin nga të gjitha marrëdhëniet e natyrës komerciale, pavarësisht faktit nëse ato janë apo nuk janë të natyrës kontraktuese. 9

Ligji mbi procedurën kontestimore përcakton se palët mund të pajtohen që të zgjidhin njëkontest i cili del nga marrëdhënia juridike materiale (neni 511. 2).

Ndarja e klauzolës së arbitrazhit

Neni 14. 1 i Ligjit të Kosovës për arbitrazhin aplikon parimin e ndarjes. Për qëllim të përcaktimit të vlefshmërisë së marrëveshje së arbitrazhit dhe kompetencës së tribunalit të arbitrazhit për zgjidhjen e kontestit i cili i është parashtruar, klauzola e arbitrazhit e cila është pjesë e kontratës trajtohet si marrëveshje e veçantë dhe e pavarur e kontratës. 10 Si rezultat i kësaj, vendimi i

8

http://www. gazetazyrtare. com/e-gov, LIGJIT NR. 02/L-75 Neni nr6

9

Programi sistemi i permbarimit te marreveshjeve dhe vendimeve ne Kosove – USAID 2010 f-10

10

(8)

tribunalit të arbitrazhit se kontrata është e pavlefshme nuk nënkupton ipso jure pavlefshmërinë e marrëveshjes së arbitrazhit.

Efekti i marrëveshjes

Në pajtim me Modelin e UNCITRAL-it për ligjin për arbitrazh, Ligji i Kosovës për arbitrazhin kërkon nga gjykata që të hedh poshtë padinë nëse i padituri në përgjigjen e tij ndaj padisë thirret në marrëveshjen e arbitrazhit, përveç nëse gjykata konstaton se marrëveshja e arbitrazhit është e pavlefshme ose që çështja kontestuese nuk do të mbulohet nga marrëveshja e arbitrazhit (neni 7).

Para se të fillojë procedura e arbitrazhit, tribunali i arbitrazhit vendosë mbi kompetencën për zgjidhjen e kontestit i cili është parashtruar dhe mbi vlefshmërinë e marrëveshjes së arbitrazhit (neni 14).

Ligji mbi procedurën kontestimore ka dispozita të ngjashme (neni 514 dhe 520).

Nëse i padituri nuk paraqet përgjigjen e tij ndaj padisë dhe asnjëra palë nuk do të merr pjesë në seancën e dëgjimit ose nuk dorëzon provat brenda një afati të caktuar, tribunali i arbitrazhit do të mund të vazhdojë procedurën e arbitrazhit dhe të nxjerrë vendimin përkatës (neni 26).

Arbitri

Ligji i Kosovës për arbitrazhin nuk ka ndonjë dispozitë për kualifikimet e arbitrit përveç atyre për paanshmëri dhe pavarësi. Kjo marrveshje iu mundëson palëve që të përcaktojnë kualifikimet. Nëse gjykata emëron arbitrin, për shkak se palët nuk e kanë bërë një gjë të tillë, atëherë ajo duhet që të merr parasysh kualifikimet që janë pjesë e marrëveshjes së arbitrazhit. Pra është përgjegjësi e arbitrit t’i bëj publike të gjitha rrethanat të cilat mund të shkaktojnë dyshime në lidhje me paanësinë ose pavarësinë e tij dhe të njoftojë palët nëse rrethanat e tilla lindin pas emërimit të tij (neni 10. 1).

Numri dhe emërimi i arbitrave

Dispozitat e Ligjit të Kosovës për arbitrazhin për numrin dhe procedurën për emërimin e arbitrave janë në pajtim me Modelin e UNCITRAL-it për ligjin për arbitrazh. Tribunali i arbitrazhit mund të përbëhet nga një arbitër i vetëm ose nga një trup arbitrash (numri i tyre duhet të jetë tek) (neni 9. 1).

Palët mund të dakordohen për numrin e arbitrave i cili mund të jetë një arbitër apo trup arbitrash (neni 9. 1) si dhe për procedurën e emërimit të tyre (neni 9. 2). Sidoqoftë nëse palët nuk dakordohen brenda 15 ditësh11, atëhere Ligji i Kosovës për arbitrazhin përcakton një opsion: trupin prej tre arbitrave, nga një të emëruar nga secila palë ndërsa i treti zgjidhet nga dy arbitrit dhe i cili ushtron detyrën e kryesuesit të tribunalit të arbitrazhit. Nëse njëra palë nuk emëron arbitrin e saj ose dy arbitrit e palëve nuk emërojnë arbitrin e tretë brenda 30

(9)

ditësh, gjykata do të mund të bëj emërimin përkatës me kërkesë të palës (neni 9. 3-4). Gjykata duhet të merr parasysh kualifikimet e arbitrit të përcaktuara në marrëveshjen për arbitrazh dhe të sigurojë që arbitri të jetë i pavarur, i paanshëm dhe që të mos ketë konflikt interesash. (neni 9. 6)

Përderisa modeli i UNCITRAL-it për ligjin për arbitrazh (neni 11. 5) përcakton se emërimi i një arbitri nuk mund të kundërshtohet nga gjykata, Ligji i Kosovës për arbitrazhin nuk përmban ndonjë dispozitë të tillë. 11

Modeli i UNCITRAL-it për ligjin për arbitrazh (neni 11. 1) përcakton se asnjë person nuk mund të përjashtohet nga ushtrimi i detyrës së arbitrit në bazë të përkatësisë kombëtare, përveç nëse palët nuk janë dakorduar ndryshe. Edhe pse një gjë e tillë nuk është theksuar shprehimisht në Ligjin e Kosovëspër arbitrazhin, ajo është përfshirë në Ligjin e Kosovës për investime të huaja. 12 Ligji mbi procedurën kontestimore përcakton procedurën e mëposhtme: Palën e cila në bazëtë marrëveshjes për arbitrazh duhet ta emëroj arbitrin mund ta ftojë pala kundërshtare qëbrenda afatit pesëmbëdhjetë (15) ditor ta bëjë emërimin e tillë si dhe ta njoftojë për emërimine bërë. Ligji mbi procedurën kontestimore po ashtu përcakton mundësinë e emërimit tëarbitrit nga pala e tretë. (neni 515). Ne qoftë se arbitri nuk emërohet në kohën e duhur, e ngamarrëveshja nuk del diç tjetër, arbitrin e propozon gjykata shtetërore sipas propozimit tëpalës. Gjykata po ashtu është e autorizuar të caktojë kryetarin e arbitrazhit në rast se palëtnuk pajtohen rreth zgjedhjes së tij. Kundër aktvendimit të gjykatës nuk lejohet ankimi. (nenet516. 1-3). Më tej ky nen përcakton se pala e cila nuk dëshiron t’i shfrytëzojë autorizimet egjykatës për emërimin e arbitrit, ajo mund të kërkojë nga gjykata që ta quaj të pavlefshmeemërimin/marrëveshjen për arbitrazh. (neni 516. 5). Kjo dispozitë përfundimtare është nëkundërshtim me parimin e promovimit të arbitrazhit dhe është në konflikt me dispozitat dheqëllimin e Ligjit të Kosovës për arbitrazh.

Kundërshtimi i arbitrave

Dispozitat për kundërshtimin e arbitrave në Ligjin e Kosovës për arbitrazhin janë të ngjashme me dispozitat e Modelit të UNCITRAL-it për ligjin për arbitrazh. Baza e vetme për kundërshtimin e emërimit të mundshëm është nëse ekzistojnë dyshime të arsyeshme lidhur me paanësinë ose pavarësinë e arbitrit ose nëse arbitri nuk posedon kualifikimet për të cilat janë pajtuar palët (neni 10. 2). 13 Është detyrë e arbitrave të propozuar të bëjnë publike të gjitha rrethanat të cilat mund të shkaktojnë dyshime të tilla dhe të njoftojnë palët nëse rrethanat e tilla lindin pas emërimit (neni 10. 1).

Palët mund të pajtohen për procedurën për kundërshtimin e arbitrave dhe në rast se një marrëveshje e tillë nuk arrihet, Ligji për arbitrazh përcakton një opsion ku secilës palë i jepen 15 ditë për të bërë një kundërshtim të tillë (neni 11.

11

(10)

1-2). Nëse arbitri i kundërshtuar nuk tërhiqet, vendimi në lidhje me kërkesën për përjashtimin e arbitrit merret nga tribunali i arbitrazhit (neni 11. 3). Nëse kundërshtimi nuk është i suksesshëm, pala kundërshtuese ka 15 ditë14 për të kërkuar nga gjykata që të vendosë në lidhje me kundërshtimin; kundër një vendimi të tillë nuk mund të parashtrohet ankesë. Procedura e arbitrazhit mund të vazhdojë dhe vendimi përkatës mund të nxirret përderisa kërkesa është në pritje (neni 11. 4). Nëse një arbitër përjashtohet ose tërhiqet, arbitri që zëvendëson atë emërohet në pajtimme procedurën e njëjtë përmes së cilës është emëruar arbitri fillestar (neni 13).

Sikurse Ligji i Kosovës për arbitrazhin edhe Ligji mbi procedurën kontestimore detyron arbitrin e propozuar të përjashtohet nga rasti në mënyrë të njëjtë me atë të përcaktuar për gjyqtarët nga gjykata shtetërore. Bazat dhe

procedura për kundërshtimin e arbitrit janë tënjëjta me ato në ligjin për arbitrazh përveç se në Ligjin mbi procedurën kontestimorepërcaktohet një afat prej 30 ditësh.

Vendimet e arbitrazhit jashtë Kosovës

Dikur, ish Jugosllavia ka qenë palë nënshkruese e konventave ndërkombëtare për arbitrazhin dhe rregullave tjera të përmendura më poshtë. Sikurse njësitë tjera federative, edhe Kosova synon të jetë pjesë e këtyre traktateve. Megjithatë pasi që statusi i Kosovës si shtet i pavarur ende nuk është pranuar nga Kombet e Bashkuara, Kosova nuk është palë nënshkruese e traktateve të tilla. Megjithatë, në pajtim me Propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, neni 14. 2. 2, Kosova është e obliguar ndaj të gjitha marrëveshjeve dhe traktateve të nënshkruara nga UNMIK-u, përveç nëse ato nuk janë shfuqizuar ose amandamentuar. Më tej, në pajtim me Ligjin e Kosovës për investime të huaja, Kosova është pajtuar për aplikimin e Konventës për zgjidhjen e kontesteve në mes të Shteteve dhe shtetasve të shteteve tjera, Rregullave të Arbitrazhit për Qendrën ndërkombëtare për zgjidhjen e kontesteve në investime, Rregullave të Arbitrazhit të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të drejtën e tregtisë ndërkombëtare (rregullat e UNCITRAL-it), Rregullave të Arbitrazhit të Odës Ekonomike Ndërkombëtare (rregullat e ICC-së), dhe Konventës për njohjen dhe përmbarimin e vendimeve të huaja të arbitrazhit (Konventa e Nju Jorkut), të cilat janë drejtpërdrejtë të aplikueshme për investitorët e huaj.

Organizimi i arbitrazhit

Ligji i Kosovës për arbitrazhin mundëson arbitrazhin institucional (“të sponsorizuar” ose “administruar”) dhe arbitrazhin ad hoc dhe nuk bën ndonjë dallim në mes të dy llojeve të arbitrazhit.

Si arbitrazhi institucional ashtu edhe ai ad hoc janë përvoja të cilat janë duke u përdorur tash e sa kohë dhe secila ka përparësitë e saj.

(11)

Përparësitë kryesore të arbitrazhit institucional janë se procesin e ZAK-ut e menaxhon institucioni i cili përcakton rregullat e procedurës, tarifat, mirëmban një trup arbitrash për të cilët poashtu përcakton standardet. Përfitim tjetër sa i përket krijimit të ut është se institucioni sponsorizuar do të promovojë ZAK-un tek qytetarët. Përderisa arbitrazhi ad hoc (“i paadministruar”) po ashtu ka disa përparësi – është më i lirë për shkak se organizata sponsorizuese nuk ngarkon tarifat e saj – palët paguajnë vetëm arbitrat dhe ato kanë fleksibilitet më të madh në zgjedhjen e tyre dhe në përcaktimin e procedurës, sidoqoftë tek kjo formë në mungesë të menaxhimit institucional ekziston barrë më e madhe mbi palët dhe arbitrat. Palëve dhe arbitrave pa përvojë në përgjithësi u mungon njohuria dhe ekspertiza për të organizuar arbitrazhin në mënyrë efektive, gjë që mund të rezultojë në moszgjidhjen me kohë të kontestit që në fakt do të shtojë koston e përgjithshme të procesit për zgjidhjen e kontestit.

Rrezik tjetër është se vendimi i arbitrazhit do të jetë i gabueshëm dhe gjykata nuk do ta përmbarojë atë. Arbitrazhi institucional mund të parandalojë këto duke verifikuar draftin e vendimit para se ai të nxirret gjë që mundëson përmirësimin e gabimeve.

Aktualisht sponsori i vetëm i arbitrazhit në Kosovë është Oda Ekonomike e Kosovës, edhe pse ky aktivitet është shumë i kufizuar. Ligji për Odën Ekonomike të Kosovës i mundëson asaj që të ushtrojë të drejta jo-ekskluzive në ofrimin e shërbimeve të arbitrazhit në Kosovë dhe mundëson formimin e një tribunali të përhershëm të arbitrazhit në këtë odë. 12 22 Në pajtim me ligjin për Odën Ekonomike të Kosovës, Tribunali i përhershëm i arbitrazhit është i autorizuar të zgjidhë kontestet në mes të anëtarëve të OEK-së si dhe në mes të anëtarëve dhe personave tjerë fizik dhe juridik. 23 Organizimi, kompetencat dhe procedurat janë të rregulluara në statutin e OEK-së dhe aktet tjera të përgjithshme të saj.

Këshilli drejtues i OEK-së miratoi Rregulloren për arbitrazh të Odës Ekonomike të Kosovës në vitin 1999. Rregullorja parashikon procedura të veçanta për ndërmjetësim – pajtim, të cilat palët mund t’i provojnë para arbitrazhit apo si një alternativë ndaj arbitrazhit në mungesë të një marrëveshje për arbitrazh. Rregullorja përmban dispozitat themelore për arbitrazh dhe thekson se përveç nëse ndryshe është përcaktuar në rregullore, dispozitat përkatëse të Ligjit mbi procedurën civile vlejnë në procedurat e arbitrazhit. Në kohën kur është miratuar kjo rregullore, në fuqi ka qenë ligji i ish Jugosllavisë.

Tribunali i arbitrazhit i OEK-së menaxhohet nga Presidenca e arbitrazhit e përbërë nga presidenti, zëvendëspresidenti, sekretari i arbitrazhit dhe katër anëtarë të zgjedhur për një mandat katërvjeçar me mundësi të rizgjedhjes. Presidenti, zëvendëspresidenti dhe katër anëtarët zgjidhen nga Kuvendi i Odës

12

(12)

përderisa sekretari i arbitrazhi zgjidhet nga Këshilli drejtues i odës. Presidenti apo sekretari i arbitrazhit duhet të jenë juristë të diplomuar (“avokat”).

Arbitrat zgjidhen nga Kuvendi duke u bazuar në propozimin e Presidencës së arbitrazhit. Kualifikimi i vetëm i përcaktuar në rregullore është se arbitri duhet të ketë të kryer fakultetin. Sidoqoftë, rregullorja përmban dispozita për të siguruar se një avokat merr pjesë në procedurën e arbitrazhit duke kërkuar pjesëmarrjen e presidentit apo sekretarit të tribunalit të arbitrazhit nëse trupi i arbitrave nuk ka përfshirë një avokat. Grupi i parë i arbitrave, në pajtim me dispozitat e ligjit të vitit 2004 mbi OEK-në janë emëruar në vitin 2005 ndërsa grupi tjetër do të emërohet në kuvendin vjetor të OEK-së i cili pritet që të organizohet në qershor të vitit 2010. Sekretari i arbitrazhit menaxhon punët ditore të tribunalit të arbitrazhit dhe drejton sekretariatin earbitrazhit. OEK-ja ka një punëtor i cili njëkohësisht kryen detyrat e sekretariatit për tribunalin dhe avokatit të OEK-së.

Këshilli drejtues përcakton tarifat e arbitrazhit dhe kompensimin e arbitrave, ekspertëve dhe dëshmitarëve si dhe shpenzimeve tjera. Tarifa e arbitrazhit është 8% e vlerës së lëndës. Pala humbëse paguan të gjitha shpenzimet.

OEK-ja raporton se që nga viti 2000 gjithsej janë organizuar tetë “procedura”. Kontestet kanë qenë në mes të kompanive kosovare dhe atyre të huaja. Duket se këto kanë qenë procedura joformale të iniciuara nga ambasadat (shërbime komerciale) me kërkesë të kompanive të huaja. Më tej OEK-ja ka raportuar se kompanitë ndërkombëtare kanë kërkuar ndihmën e OEK-së në zgjidhjen e kontesteve me partnerët e tyre lokal, por kompanitë lokale refuzojnë të marrin pjesë dhe mbajnë qëndrim se ata mund të zgjidhin kontestet drejtpërdrejt me partnerin e tyre afarist. Kjo çështje trajtohet në pjesën e edukimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Momentalisht OEK-ja ka marrëveshje bilaterale me Bullgarinë dhe Maqedoninë ku në pajtim me këto marrëveshje odat përkatëse pajtohen të promovojnë arbitrazhin ndërkombëtar dhe të rekomandojnë që kompanitë të përfshijnë një klauzolë opsionale për arbitrazh në kontratat e tyre e cila do të përcaktojë që arbitrazhi do të mbahet në vendin e dhe në pajtim me rregullat e Odës Ekonomike të palës parashtruese të padisë. 26 OEK-ja ka për qëllim që të lidhë marrëveshje të ngjashme me odat ekonomike të Shqipërisë dhe Kroacisë.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës po ashtu ka për qëllim që të krijojë kapacitetin e saj për ZAK. Së paku AmCham-i do të përgatisë një listë të arbitrave për këtë qëllim ndërsa është duke

shqyrtuar mundësinë e ofrimit të shërbimeve shtesë. As SEAD-i e as Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë nuk njohin asnjë Odë Ekonomike Amerikane tjetër që ofron ZAK.

(13)

Përfundimi

Pasi që Kosova ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Kosova nuk është nënshkruese e konventave dhe traktateve lidhur me vendimet e arbitrazhit. Megjithatë, në pajtim me Ligjin e Kosovës për Investimet e Huaja, Kosova është pajtuar për zbatimin e Konventës për Zgjidhjen e Kontesteve në mes të Shteteve dhe Shtetasve të Huaj, Rregullat e Arbitrazhit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve të Investimeve, Rregullat e Arbitrazhit të Komisionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ligjin e Tregtisë Ndërkombëtare (Rregullat UNICITRAL), Rregullat e Arbitrazhit të Odës Ekonomike Ndërkombëtare (Rregullat ICC), dhe Konventën për Njohjen dhe Zbatimin e Vendimeve të Huaja të Arbitrazhit (Konventa e Nju Jorkut). Të gjithë instrumentet ndërkombëtare janë drejtpërdrejt të zbatueshme për kontestet me investitorët e huaj në Kosovë. Zbatimi i Ligjit të arbitrazhit në Kosovë, si një nga mjetet me të cilat përshpejtohet zgjidhja e kontesteve afariste, do të zvogëlonte numrin e lëndëve në Gjykata dhe ngritjen e investimeve të huaja në Kosovë.

Edhe pse qytetarët e Kosovës akoma nuk janë të vetëdishëm për rëndësin dhe rolin e arbitrazhit ndonëse ende mungon vetëdijesimi i duhur i bizneseve rreth rëndësisë që kanë qendrat e arbitrazhit.

Zgjidhja e kontesteve afariste ndërmjet bizneseve të Kosovës ka filluar të bëhet përmes Qendrave të arbitrazhit, të cilat funksionojnë në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj Amerikane.

Deri me tani janë dy raste të kontesteve ekonomike që ka zgjidhur Oda Ekonomike Amerikane dhe një rast që ka zgjidhur Oda Ekonomike e Kosovës. Edhe pse ky numër nuk është shumë impresiv, por duke pasur parasysh që shumë biznese nuk kanë pasur klauzolat e arbitrazhit të inkorporuara në kontrata e tyre, atëherë ky numër është mjaft sinjifikant dhe me shpresë se do të rritet, duke e ditur se kjo është metod mjaft efikase për zgjidhjen e konfikteve.

Jemi dëshitarë se gjykatat në Kosovë, kanë mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme për të zgjidhur rastet në kohën e duhur, meqëse ato ballafaqohen me raste të pazgjidhura dhe ato të cilave nuk iu ekzekutohen vendimet, mirpo në ndërkohë shifet se ka filluar të krijohet një besim në mekanizmat alternativ për të bërë zgjedhjen e kontesteve. Përveç përparësive të efikasitetit dhe transparencës, ka edhe çmim më të ulët.

Kur rastet janë të komplikuara, padyshim që mund të zgjasin, kjo nënkupton se nuk do të përfundojnë shpejtë,mirpo në Qendrën e arbitrazhit nuk ka burokraci dhe probleme, të cilat mund të hasen në gjykata. Janë procedura të qarta transparente, ka mundësi të zgjidhën arbitrat nga palët - arbritrat janë shumë ekspeditivë, argumentet vendosën në mënyrë të saktë, në mënyrë të organizuar dhe në fund dhe me pajtueshmërinë e dy palëve, vjen deri te vendimi përfundimtar.

Sipas disa raporteve ndërkombëtare Kosova është kritikuar për mosefikasitet të gjykatave, duke cituar se zgjidhja e një kontesti tregtar mes

(14)

bizneseve në vlerë prej 3 mijë eurosh, në Gjykatën Ekonomike të Prishtinë, zgjat diku rrethë 420 ditë, gjë që ishte konsideruar kohë e gjatë.

Referencat:

1. http://kosovo-arbitration. com/

2. Prof. Dr. Asllan Bilalli Zgjidhja e Kontesteve Afariste nëpërmjet Arbitrazheve Tregtare Ndërkombëtare

3. Ramadan Thaçi „E DREJTA E ARBITRAZHIT“, Prishtinë, 2012 fq. 30 4. Prof. Dr Armand Krasniqi – E drejta biznesore nderkombetare f-94 5. Prof. Dr Armand Krasniqi – E drejta biznesore nderkombetare f-94 6. http://www. kosovo-arbitration. com/legjislacioni-kosovar-i-arbitrazhit

7. http://www. gazetazyrtare. com/e-gov, LIGJIT NR. 02/L-75 Neni nr2

8. http://www. gazetazyrtare. com/e-gov, LIGJIT NR. 02/L-75 Neni nr6

9. Programi sistemi i permbarimit te marreveshjeve dhe vendimeve ne Kosove – USAID 2010 f-10

10. Programi sistemi i permbarimit te marreveshjeve dhe vendimeve ne Kosove – USAID 2010 f-12

11. Programi sistemi i permbarimit te marreveshjeve dhe vendimeve ne Kosove – USAID 2010 f-14

12. Programi sistemi i permbarimit te marreveshjeve dhe vendimeve ne Kosove – USAID 2010 f-18

References

Related documents

The % adsorption increased from 72 to 90 with increasing adsorbent dose because of the increased availability of adsorption sites therefore in order to achieve maximum

Actualmente tanto los indicadores educativos de acceso (por ejemplo, escolaridad promedio por quintil de ingreso), como los de resultados (promedios de aprendizaje en

The number of the surplus of rice in malang regency could only fulfill the needs of rice in Malang city.However, the quanity of the rice still did not cover

The current organisation of the Blood Ravens owes much organisation of the Blood Ravens owes much to a Space Marine named Azariah Vidya, to a Space Marine named Azariah Vidya, known

In several parts of the world, local fungal species have been found fruiting in exotic Eucalyptus plantations, indicating that host shifts are possible in both native and

On that basis, one can’t say it is best to keep the shareholders loan account in credit because if the LTC is insolvent, accrual income can arise for the LTC which

• Use control volume analysis to determine the forces associated with fluid flow1. • Use control volume analysis to determine the moments caused by

It is useful to discuss two references on mechanical networks, which give some hint toward the inerter idea, in order to high- light the new contribution here. 234] which describes