• No results found

E drejta nderkombetare private pjesa 1 dhe 2.pdf

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "E drejta nderkombetare private pjesa 1 dhe 2.pdf"

Copied!
49
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

1

E drejta Ndërkombëtare Private – Viti III

Nocioni i së drejtës ndërkombëtare private

E drejta ndërkombëtare private është degë e së drejtës së një sistemi juridik të shtetit konkret ashtu siç janë edhe degët tjera të së drejtës shembull : e drejta familjare , e drejta penale , e drejta civile , e drejta administrative , e drejta ekonomike , e drejta e punës etj. Pra kjo e drejtë rregullon një lëmi të caktuar të marrëdhënieve shoqërore që nuk është objekt i rregullimit juridik të asnjë dege tjetër të së drejtës.

E drejta ndërkombëtare private si degë e së drejtës e sistemit juridik të një shteti konkret përfaqëson tërësinë e normave juridike me anën e të cilave rregullon marrëdhëniet juridike private ku paraqitet (është i pranishëm) elementi i huaj juridiko-privat.

Emërtimi i të drejtës ndërkombëtare private

Lidhur me këtë lëndë ekzistojnë dy emërtime të cilat janë pranuar në doktrinën juridike dhe atë :

 E drejta ndërkombëtare private

 Konflikti i ligjeve ( Anglo-sakson – Conflict of Laws)

Lidhur me emërtimin “ E drejta ndërkombëtare private “ mbi sundon qëndrimi se ky emërtim nuk është adekuat .Përkatësisht ajo nuk është ndërkombëtare ngase siç theksuam më lart ajo është degë e së drejtës së brendshme. Marrëdhëniet që i rregullon nuk janë marrëdhënie ndërkombëtare por përmbajnë në vete element ndërkombëtar , ngase permes elementeve te marredhenies (subjektit , objektit apo te drejtave dhe te detyrimeve) jane te lidhura edhe me sovranitetin e shtetit tjeter ( te huaj ose te me teper shteteve tjera).Gjithashtu e drejta nderkombetare nuk eshte as private. Nuk ka dyshim se termi ( nocioni) private e ka prejardhjen nga koha e kapitalizmit liberal ku e drejta eshte ndare ne te drejten publike dhe private. Arsyeja e vetme per perdorimin e termit marredhenie juridiko-private (juridiko – civile) ne kushtet e sotme konsiston ne shkaqet praktike , ngase nuk ekziston emertim me adekuat i perbashket per te drejten civile , familjare , ekonomike dhe te drejten e punes.Per shkaqe dhe arsye te njejta eshte ruajtur fjala private edhe tek i emertimi i lendes sone.

Objekti i te drejtes nderkombetare private Objekt i se drejtes nderkombetare private jane :

a) Marredheniet juridike private ( me element te huaj)

b) Normat juridike qe i rregullon keto marredhenie me element te huaj c) Kolizioni i ligjeve

d) Kolizioni i juridiksioneve

a) Te Marredheniet juridiko-private duhet te kemi parasysh faktin se marredheniet e cekura me lart e perbejne objektin e se drejtes nderkombetare private vetem ne qofte se ne vete e permbajne elementin e huaj qofte ne subjekt , objekt apo ne te drejta dhe detyrime , ne te dy nga keto elemente apo ne te gjitha elementet.

b) Mosmarreveshjet jane me te medha kur si objekt i kesaj dege te se drejtes trajtohen ato norma qe i rregullojne marredheniet juridiko-private qe permbajne ne vete element te huaj. Keto jane normat e te

(2)

2

drejtes procedurale , te drejtes materiale civile , te drejtes se punes , te drejtes ekonomike si dhe te drejtes administrative.

c) Duhet te theksojme se ekziston vetem nje lemi qe pranohet nga te gjithe se eshte e teresi e te drejes nderkombetare private ne fakt , behet fjale konfliktin e ligjeve qe ngerthen ne vete normat e kolizionit te cilat percaktojne te drejten kompetente materiale (substanciale) per rregullimin e marredhenieve qe permes elementit te huaj lidhen me me teper sovranitete dhe per rregullimin e te cilave jane te interesuara dy ose me teper shtete.

d) Objekt i DNP shpesh here konsiderohen edhe normat e konfliktit te juridiksioneve , perkatesisht dispozitat qe i rregullojne marredheniet juridiko-procedurale me element te huaj , parasegjithash dispozitat per kompetencen nderkombetare dhe per njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve te huaja per kundrejt qendrimit se keto dispozita e perbejne objektin e nje disipline te veqant te drejten nderkombetare procedurale civile.

Paraqitja dhe zhvillimi i DNP

Si të gjitha degët tjera të së drejtës edhe DNP është lidhur me levizjet shoqerore dhe ekonomike. DNP kerkon qe te studiohet ne te gjitha periudhat dhe formacionet e zhvillimit ekonomiko-shoqeror qe te kuptohet zhvillimi i saj.

Paraqitja intenzive dhe masovike e marredhenieve te llojllojshme juridike private me element te huaj dhe pamundesia qe ato marredhenie te rregullohen me deget ekzistuese te se drejtes imponuan nevojen qe te krijohen normat dhe dega e se drejtes qe do ti dallonte ato marredhenie te cilat jane te lidhura njekohesisht me sovranitet te shteteve te ndryshme.

Zanafilla e DNP ne Rome

Njelloj sikurse te te drejtat civile te huajve , burimet e shkruara te se drejtes romake na bejne me dije se ato kane permbajtur norma qe mund te konsiderohen si nje lloj i normave te konfliktit te ligjeve por megjithate ende nuk mund te konsiderohet se jane norma te se drejtes nderkombetare private. Edhe pse e drejta romake nuk ka permbajtur norma te kolizionit ne kuptimin klasik megjithate disa raporte juridike te te huajve qe jane krijuar sipas statutit te tij personal (lex origo) jane pranuar (njohur) edhe ne territorin e Romes. Padyshim superioriteti ekonomik i shtetit romak ka ndikuar edhe ne superioritetin e jurdiksionit dhe te drejtes romake.

Zhvillimi i DNP ne Greqi

E drejta e huaj nuk eshte zbatuar ne Greqi. Gjykatat e kane zbatuar te drejten e vet – Lex Fori. Por ka pasur raste kur e drejta ( e drejta e polisit tjeter) eshte marre parasysh , keshtu per shembull , ne nje konflikt rreth hartimit te testamentit , thekson se do te arrihej rezultati i njejte sikur te zbatohej e drejta e venbanimit ku ka jetuar testatori dhe e ka hartuar ashtu edhe sipas te drejtes nacionale (trashegimlenesit) e gjithashtu edhe sipas te se drejtes se te paditurit te trashegimtareve ligjor ( ky eshte rast ne te cilin thuhet se duhet te behet zbatimi i te drejtes se huaj).Gjithashtu ne marredheniet tregtare me Egjiptin , ne kontrata u percaktua ne rast kontesti , kompetente per zgjidhjen e tij ishte shteti ne gjuhen e te cilit ishte shkruar kontrata.

(3)

3

Pas pushtimit te Romes nga fiset barbare pushteti qendror ka qene tejet i dobet te mund ta zbatoje sistemin unik juridik ne tere territorin per te gjithe pjesetaret e shtetit , aq me pak ka qene ne gjendje qe zgjidh problemet e konfliktit te llojeve. Per kete arsye si parim kryesor per zgjidhjen e kolizionit te ligjeve eshte dashur te merret parimi i personalitetit e jo lidhja territoriale. Gjate percaktimit te se drejtes kompetente. Çdo individ marredheniet juridiko-civile do ti rregulloje sipas te drejtes personale pra sipas te drejtes se fisit te cilit i takon , pa marre parasysh se ku eshte krijuar marredhenia konkrete.

Parimi i Territorialitetit

Me dobesimin e lidhjeve fiserore dhe lidhjeve te gjakut , parimi i personalitetit gradualisht fillon te zbehet dhe ne vend te tij paraqitet nje lidhje tjeter shume me e theksuar ajo per token (territorin) dhe si e tille lidhja per token ka qene kriteri i vetem dhe pozita juridike e njerezve varej nga kjo lidhje. Ne vend te parimit te personalitetit mbisundon parimi i territorialitetit. Ne teresi i formesuar parimi i territorialitetit ka nenkuptuar qe te gjitha raportet juridike te krijuara ne territorin e feudalit do te vleresohen sipas te se drejtes qe zbatohet pavaresisht prejardhjes gjykata ne zgjidhjen e rasteve zbatonte te drejten e vendit (Lex Fori).

Teoria e Statuteve

Me teorine e statuteve nenkuptonte koncepcionet e perfaqesuesve te shkolles se statuteve lidhur me zgjidhjen e problematikes se kolizionit te statuteve ose te kytymeve midis qyteteve apo provincave qe jane gjendur ne kuader te nje sovraniteti te nje shteti.

Qytetet Italiane me traktatin e Konstances te vitit 1183 kane fituar autonomi te gjere deri ne ate mase saqe jane konsideruar sovrane , keshtu kane filluar te miratojne te drejën e vet (partikulare). Ne qofte se statutet qe jane miratuar nga qytetet kane parapare zgjidhje juridike qe kane ndryshuar nga zgjidhjet e parapara sipas te drejtes romake , atehere statutet e kane deroguar te drejten romake sipas parimit “Lex Posterior derogat legi priori “ keshtu qe eshte mundesuar te shtrohet çeshtja e kolizionit te ligjeve.

Shkolla Italiane e Statuteve

Padyshim se ka luajtur rol te rendesishem ne te drejten nderkombetare private. Shume parime te kesaj shkolle gjejne ende zbatim ne te drejten pozitive.Ato fillimisht i zgjodhi doktrina juridike e me pas praktika gjyqesore. Kolizioni i ligjeve (statuteve) doktrina i ka zgjidhur duke i studiuar dhe glosuar tekstet e caktuara te se drejtes romake. Gjate percaktimit te rregullave ( te se drejtes kompetente) per rregullimin e marredhenieve konkrete juridike midis qyteteve perkatesisht raporteve juridike me element interlokal , ata u ben glosator dhe postglosatore dhe duhet ti zgjedhin keto dilema :

Sipas se cilave kritere duhej percaktuar marredhenia konkrete juridiko-civile me element interlokal qe eshte lidhur juridikisht edhe me qytetin tjeter , dhe ne baze te cilave kritere duhej te percaktohej aplikimi i te drejtes (statutit) te qytetit te vendit apo te drejtes se qytetit te huaj , ose drejtes romake si e drejte e pergjithshme. BARTOLUSI beri ndarjen e statuteve reale dhe personale. Statutet reale do te aplikohen ndaj te gjitheve ne territorin jane miratuar por nuk do te aplikohen jashte atij territori , kurse statutet personale do te aplikohen vetem ndaj atyre personave qe jane banore te sovranitetit qe e kane te miratuar statutin dhe ndaj atyre personave do te aplikohet edhe atehere kur ata persona gjenden jashte kufirit te shtetit .

(4)

4

Per dallim nga shkolla italiane ajo franceze nuk konsideronte se e drejta romake eshte e drejte e pergjithshme. Çasja e tyre ndaj problematikes se kolizionit interlokal te ligjeve kerkonkte kombinimin e parimit territorial dhe personal.

DYMYLENI – mendimtar i shquar i shkolles franceze do te mbahet mend per dy risi qe i ka parapare per zgjidhjen e konfliktit interlokal te Kytymeve :

- E para ka te bej mbi autonomine e vullnetit te paleve

- Risi e dyte ka te beje me formen e puneve juridike ku thekson se rregulla juridike “locus regit actum” duhet te kete karakter fakultativ e jo detyrues ngase vetem ne ate rast lehtesohet qarkullimi midis provincave.

DARZHANTRE – angazhohet per aplikimin dhe ruajtjen e parimit territorial , me tej angazhohet ta argumentoj kete dhe i ndane statutet ne :

- Statuta Realia (reale) - jane statute qe iu dedikohen paluajtshmerive (de rebus)

- Statuta Personalia ( Personale) - jane vetem ato qe u dedikohen individeve , perkatesisht ato qe kane te bejne me te drejtat personale ku perfshihen te drejtat mbi sendet e luajtshme. Ato percaktojne statusin e individit , zotesine juridike , veprimit jane eksterritoriale , e percjellin me kohen ate edhe jashte.

- Statutet e Perziera (Statuta Mixta) – njekohesisht u dedikohen edhe sendeve edhe individeve (p.sh : Fitimi i pronesise mbi sendet e luajtshme).

GIJ KOKIJ – shquhet per metoden e tij teresisht te ndryshme per zgjidhjen e kolizionit te ligjeve. Ai thekson se duhet te merret ne konsiderate vullneti dhe qellimi i drejtes qe i ka miratuar Kytymet. Dhe me ate rast duhet hulumtar se Kytymi a eshte aprovuar ne emer publik apo privat.

Shkolla Holandezo – Flamane

Konsiderohet se DNP moderne (bashkekohore) lindi ne Holande eshte hera e pare ku paraqitet çeshtja e kolizionit te ligjeve ne kontekst supranacional. Ndikim te madhe ne zhvillimin e ideve ketu pati Darzhante i cili aplikimin e gjen te parimi territorial.

- Ulrich Huber - ka konsideruar se parimet per zgjidhjen e kolizionit te ligjeve , perkatesisht per percaktimin e te drejtes kompetente te krijohen “ Me pelqimin e heshtur te popullit”. Ata theksojne se duhet te ekzistojne parime universale per zgjidhjen e kolizionit qofte interlokal ashtu edhe internacional. Parimet universale per zgjidhjen e kolezionit te ligjeve ne nivel nderkombetar i gjeten ne te drejten nderkombetare publike.

Shkolla Holandeze Flamane ne menyre te veqante thekson sovranitetin e shtetit ne territorin e vet (Johanes Voet).

Ulrich Huber ka parapare tre parime kryesore te quajtura “ AKSIOMA” – (AXIOMATA) :

a) Ligjet e çdo shteti aplikohen brenda kufijeve te tij dhe i obligojne gjithe banoret e tij por nuk aplikohej jashte kufijeve shteterore.

b) Banoret te shtetit jane te gjithe personat qe gjenden brenda kufijeve te tij , marre parasysh se aty ndodhen perkohesisht apo pergjithmone.

c) Qeverite e shteteve nga miresjellja mundesojne qe e drejta e nje shteti e cila brenda kufijeve te tij ka krijuar efekte juridike , ta ruaj kete efekt çdokund , ne qofte se nuk eshte e demshme per qeverite e tjera ose qytetaret e tij.

Burimet e DNP-së

Pasi qe DNP eshte dege e sistemit juridik e nje shteti konkret e cila i rregullon marredheniet juridiko-private me element e huaj. Andaj edhe burimet e saj ne aspektin formal juridik jane te dy llojshme :

(5)

5

- Nacionale

- Nderkombetare

Burimet Nacionale te DNP-së

Dispozitat e DNP nuk jane te sistemuara ne nje ligj te veqant. Varesisht se ku mund ti gjejme dispozitat e kesaj natyre , shtetet mund ti klasifikojme ne dy grupe :

- Shtetet qe kane miratuar ligje te veqanta per te DNP-ne , perkatesisht normat me anen e te cilave rregullohen marredheniet juridiko – private me element te huaj jane te perfshira ne ligje te veqanta. - Shtetet te cilat normat per rregullimin e marredhenieve juridiko-private me element te huaj jane te

perfshira ne kodet e ndryshme civile , si zakonisht ne pjesen hyrese te tyre.

- Ne SHBA rregullimi i marredhenieve juridiko-civile me element te huaj eshte ne kompetence te shteteve anetare. Burim me i rendesishem per rregullimin e ketyre marredhenieve jane precedentet gjyqesor, apo rastet ku ato jane te rregulluara me dispozita federative apo konventave nderkombetare.

- Ne Angli burimet kryesore te se DNP-se jane : Ligjet , vendimet gjyqesore dhe Doktrina.

Burimet ndërkombëtare të së DNP Burimet nderkombetare te se DNP jane :

- Konventat nderkombetare - Traktatet nderkombetare

Pse konventat nderkombetare jane burim i DNP-se

Konventat jane akte juridike me anen e te cilave shtetet , me marreveshje marrin te drejta dhe detyrimore reciproke per rregullimin e marredhenieve ne mes tyre. Konventat e nenshkruara dhe te ratifikuara krijojne te drejta dhe detyrime , si rregull vlen ndaj paleve nenshkruese (Inter Partes) kurse ne mes shteteve te treta nuk krijon as te drejta dhe detyrime (ies iner alios acta). Megjithate , konventat qe rregullojne marredheniet juridiko-private me element te huaj nga lemi i tregtise , çeshtjet konsullore lidhur me te drejtat civile te te huajve mund te veprojne edhe ndaj shtetit te trete ne qofte eshte stipuluar klauzola e privilegjeve me te medha.

Zakonet nderkombetare - Burime te DNP-se

Ne te DNP , zakoneve nderkombetare nuk u njihet karakteri imperativ (detyrues). Ato aplikohen si burim te se drejtes per rregullimin e nje marredhenie konkrete juridiko-private me element te huaj , vetem ne qofte se shteti i pranon ne menyre shprehimore , ne qofte se zakonet udhezojne ne zbatimin e tyre (zakoneve). Si burime konkrete per rregullimin e marredhenieve te caktuara ose ne qofte se gjykatat praktikisht i aplikojne dhe ua pranojne cilesine e burimit. Karakteristike per zakonin ne DNP eshte roli i saj me i vogel , papercaktueshmeria (jo preciziteti) dhe subsidiariteti.

- Papercaktueshmeria e tyre shfaqet si rezultat i interpretimit te ndryshem te zakonit nderkombetar prej shtetit ne shtet

- Aplikohet ne nje shtet si burim i te drejtes vetem ne rastet kur nuk ekzistojne as burime nacione e as traktate nderkombetare.

Kierarkia e burimeve te DNP-se

Shfaqja e kolizionit te kierarkise se burimeve te se DNP-se eshte e mundshme per dy arsye : nga njera ane shtrohet qeshtja e kierarkise se burimeve midis traktateve nderkombetare dhe burimeve te ndryshme te brendshme (nacionale) te se drejtes nderkombetare private qe rregullojne qeshtje te njejta juridiko-private me element nderkombetar.

(6)

6

Raporti midis konventave nderkombetare dhe burimeve nacionale

Ne rast se qeshtja e njejte rregullohet edhe me konvente nderkombetare por edhe me burimet nacionale atehere eshte rregull i DNP-se qe te aplikohet konventa nderkombetare. Per dy arsye :

- Konventa nderkombetare si zakonisht ratifikohet nga Parlamenti dhe me pas hyrje ne fuqi shnderrohet ne Lex Specialis dhe sipas Maximes Romake ka perparesi.

- Aplikimi i tyre eshte i detyrueshem edhe pershkak te respektimit te parimit. Gjithashtu konventa e Vienes 1969 per te drejtat e traktateve ne nenin 27 parasheh qe “Nje shtet nuk mund te thirret ne dispozitat e te drejtes se brendshme e qe te arsyetoje mos permbushjen e konventes. Eshte parim universal qe te iu ipet perparesi konventave bilaterale ne raport me burimet nacionale. Problem paraqet aplikimi i kontratave multilaterale sidomos : kur shtetet kontraktuese kane ratifikuar dy ose me teper konventa multilaterale te cilat ne menyra te ndryshme e rregullojne te njejten materie juridiko-private me element te huaj

- Kur shteti kontraktues ka ratifikuar dy ose me teper tekste te reviduara te nje konvente te njejte multilaterale.

Pra ne rastet e kolizionit midis konventes nderkombetare dhe ligjit perparesi iu ipet konventes nderkombetare ne qoftese krijohet kolizioni midis konventave nderkombetare perparesi i ipet konventave dypaleshe.Kurse kolizioni midis me teper konventave te nivelit te njejte zgjidhet , pra sipas parimit Lex posterior derogat legi priori , por me kusht ne qofte se konventa e mevoneshme nuk parasheh ndryshe.

Zbrasetirat juridike ne te DNP

Ne rastet kur zgjidhjet nuk mund te gjenden ne konventa e as ne burime nacionale shtrohet qeshtja e zbrastirave juridike. Kete materie e rregullon ligji per zgjidhjen e kolizionit , ligjeve me dispozitat e shtetve tjera ne marredhenie te caktuara i cili ne nenin 2 parasheh “ Ne qofte se ne ate ligj nuk ka dispozita per te , kompetente per rregullimin e marredhenieve te para ne nenin 1 alineja 1 te ketij ligji (per dispozita per percaktimin e drejtes kompetente per marredheniet statusore , familjae dhe pasurore me element te huaj) , atehere aplikohen dispozita dhe parimet e ketij. Parimet e sistemit juridik RM-se dhe parimet e te drejtes nderkombetare private.

Sipas interpretimit te ngushte aplikimi i parimeve duhet te behet sipas renditjes te permendur ne ligj. Sipas interpretimit te gjere aplikimi i parimeve mund te behet ne menyre alternative.

Kodifikimi i DNP

Nënkupton tubimin dhe sistematizimin e dispozitave me karakter ndërkombëtare juridiko-privat nga burimet e ndryshme në një tërësi (ligje ose traktat nderkombetare), qe e bene ligjdhenesi i nje shteti ose konferenca nderkombetare diplomatike ne baze te parimeve te caktuara. Dallojme kodifikimin e brendshem (intern) dhe kodifikimi nderkombetare (internacional).

Kodifikimi i DNP ne planin nacional

Kodifikimi i dispozitave te DNP ne shtetet konkrete fillon ne shek.XIX. Ne fillim perfshihen normat konkrete ne pjesen hyrese te kodeve civile, te cilat rregullojne marredheniet juridiko-private me element te huaj. Ndërsa pas luftes se dyte boterore disa shtete miratojne ligje te veqanta me anen e te cilave i rregullonin marredheniet e reja qe u krijuan gjate bashkepunimit te shteteve lidhur me krijimin e marredhenive juridiko-private me element te huaj.

(7)

7

Kodifikimi i DNP ne planin nderkombetare

Konferencat e para per kodifikimin e DNP jane mbajtur nga fundi i shek.XIX. Karakteristikat e ketyre kodifikimeve jane : karakteri regjional, konventat i kane nenshkruar nje numer i vogel i shteteve si dhe tendencat e universalitetit te kodifikuar. Pas L.II-te boterore, rendesi te veqante qeshtjes se kodifikimit i kushtohet nga OKB dhe Konferenca e Hages.

Metodat e kodifikimit nderkombetare DNP Kodifikimi dhe unifikimi i DNP behet ne dy menyra:

a) duke unifikuar normat e kolizionit

b) duke unifikuar normat substanciale (materiale).

- a) Metoda e unifikimit të normave te kolizionit eshte metode e kodifikimit e cila aplikohet nga ana e shteteve gjate nxjerrjes se ligjeve ku ne planin nderkombetare e aplikon K.Hages. Marredheniet ne fjale rregullohen ne menyre indirekte ( te terthorte), duke miratuar dispozitat juridike te asaje natyre te cilat percaktojne secila e drejt do te aplikohet per rregullimin e marredhenies juridiko-private me element te huaj.

-b) Unifikimi i normave substanciale (materiale) eshte metode e kodifikimit sipase se cilës ne menyre te drejtperdrejt (direket), unifikohen dispozitata juridike me ane te te cilave rregullohen marredheniet juridiko-private me element te huaj si ne deget tjera te se drejtes. Me ane te kesaj metode behet unifikimi i dispozitave juridike materiale te shteteve konkrete ne planin nderkombetare.

Qendrimet e ndryshme lidhur me vendin e DNP ne sistemin juridik konkret

a) Sipas qendrimit te pare DNP eshte dege e te drejtes nderkombetare te pergjithshme, te cilen e perbejne DNP dhe DN Publike.

b) DNP eshte pjes e se drejtes civile te sistemit juridik te shteteve konkrete. c) DNP eshte dege e pavarur e se drejtes ne sistem juridik te qdo shteti.

Pikëpamja sipas te ciles DNP eshte pjes e te drejtes nderkombetare

Ky eshte qendrimi universalist-internacionalist sipas ketij qendrimi e DNPublike i rregullon marredheniet ne mes shteteve sovrane si subjekt politik ndersa DNP i rregullon ato pavarsishte qe kan te bejne me kompetencen ligjislative, gjyqesore lidhur me rregullimin e marredhenive juridiko-private ne mes te personave te caktuar qe kane shtetesi te shteteve te ndryshme.

Arsyetimi i dyte ka te beje me kompetencen e organeve te cilat i rregullojne keto marredhenie ne DNPublike, kjo behet permes perfaqesive diplomatike dhe konsulore ndersa, ne DNP permes organeve gjyqesore.

Arsyetimi i trete ka te beje me faktet se ne te DNP dhe DNPublike, burimet e perbashketa, perkatesisht konventat nderkombetare (bilaterale dhe multilaterale) dhe zakonet nderkombetare jane burime juridike te perbashket,

Pikepamjet sipas te cilave DNP eshte pjese e te drejtes civile

Ky eshte qendrimi (mendimi) territorialist. Ky qendrim arsyetohet me objektin e njejte qe kane, pra marredheniet juridiko-private, vetem se DNP i rregullon ato marredhenie te cilat permbajne element te huaj. Autoret mendimin se DNP shfrytezon burimet e njejta me DNPublike, nuk e pranojne si kriter per caktimin e vendit te kesaje dege te se drejtes. Gjithashtu ata thekesojne se normat e te DNP te shtetit konkret eshte pjes perberese e konstituteve dhe normes adekuate civile te ati shteti.

(8)

8

Pikepamjet sipas te cilave DNP eshte dege e pavarur e sistemit juridik konkret.

Mbi sundon qendrimi sipas te cilit DNP eshte e pavarur e se drejtes te qdo sistemi juridik te shteteve konkrete dhe pavaresisht nga sferat fqinjesore (afersia). Ne te drejten civile dhe DNPubile dallohet nga ato, pra nuk ekziston DNP unike per te gjitha shtetet, por ekzistojne te drejta nderkombetare private sa shtete dhe sisteme juridike ka ne bote.

Argumentet per keto pikepamje jane :

a) Specifika e objektit (marredheniet juridiko-civile te cialt jane te lidhura me sovranitete te shteteve te ndryshme)

b) Karakteri i dy llojshem i burimeve – (burimet e brendshme nacionale, dhe burime nderkombetare internacionale)

c) Specifika e sanksionit.

Elemente e pergjithshme te formesimit te normes se DNP Elementet e pergjithshme te formesimit te normes se DNP jane:

a) Elementi i huaj juridiko-privat b) Faktet e identifikimit

c) Faktet vendimtare (pikat e lidhjes)

d) Shmangiet nga norma kompetente te DNP respektivisht nga faktet vendimtare.

Elementi i huaj juridiko-privat

Elementi i huaj ne nje marredhenie konkrete jurdiko-private eshte nje fakt dhe njerrethane faktike e cila marredhenie konkrete juridike te formesuar e lidh me sovranitetin e shtetit te vendit dhe te huaj per rregullimin e kesaj marredhenie ( qe ngerthen ne vete elementin e huaj), jane te interesuara te pakten dy shtete secili ne baze te sovranietit te vet (qofte sovran personal apo territorial). Fakti ose rrethana faktike qe e quajme element i huaj mund te jete i shfaqur ne subjekt , objekt , te drejta dhe detyrime.

Format themelore te shprehjes se elementit te huaj juridiko-privat

Format themelore te shprehjes se elementit te huaj juridiko-privat jane kur ai shprehet ne : Subjekt , Objekt , ne te drejta dhe Detyrime.

Shprehja e elementit te huaj juridiko-privat ne Subjekt

Shprehet atehere kur njeri nga subjektet e marredhenies eshte i huaj (ka nacionalitet te shtetit te huaj). P.sh: Nje ndermarrje nga Kosova (ose shteti Kosovar) lidh kontrate per shitblerje ne nje ndermarrje te SHBA-ve.

Shprehja e elementetit te huaj juridiko-privat në Objekt

Në qoftë se objekti i punës juridike eshte jashte vendit atehere elementi i huaj juridiko-private shprehet ne objekt. P.sh : Shtetasi Kosovar dhe Amerikan lidhin kontrate per shitblerje per mallin qe gjendet ne Angli.

Shprehja e elementit te huaj juridiko-privat ne te drejta dhe detyrime

Ne rastin kur marredhenia krijohet ne nje shtet kurse duhet te permbushet (realizohet) ne shtetin tjeter , atehere elementi i huaj juridiko-privat shprehet ne te drejta dhe detyrime.

(9)

9

a) Elementi i huaj juridiko-privat shprehet si i thjeshte ne rastin kur ne marredhenie juridiko-civile si i huaj shprehet vetem njeri nga elementet e marredhenies , perkatesisht si i huaj shprehet ose vetem ne subjekt , ose ne objekt , ose ne te drejta dhe detyrime.

b) Elementi i huaj shprehet si i shumefishte ne rastin kur ne marredhenin juridiko-private si te huaj jane te shprehura se paku dy ose te gjitha elementet e tij.(S+O , S+D.D , O+D.D , S+O+D.D).

Elementi i huaj juridiko-privat unik

Eshte i shprehur si unik kur ne marredhenien juridiko-private si te huaj jane te shprehur nje ose me teper elemente te marredhenies , te cilat juridikisht jane te lidhura vetem per sovranitetin e huaj. P.sh: i huaji adopton te huajin ne shtetin e vendit , martesa mes te huajve ne shtetin e vendit etj.

Elementi i huaj juridiko-privat i përzier (miks)

Shprehet kur nje marredhenie juridiko-private nje ose me teper elemente te huaj te marredhenies njekohesisht jane te shprehur si te huaj dhe te vendit. P.sh : Shtetasi Italian martohet me shtetasin e vendit.

Elementi i huaj juridiko-privat i njëlloji (gjinie)

Shprehet kur ne marredhenien juridiko-civile , si teresi jane te shprehur nje ose me teper te marredhenies por juridikisht jane te lidhur me sovranitet te huaj te njejte. P.sh : Kur shtetasi Anglez me Angleze lidh martese ne Kosove.

Elementi i huaj juridiko-privat i llojeve (gjinive) te ndryshme

Shprehet , kur elementet e marredhenies juridikisht jane te lidhur me dy ose me teper sovranitete te huaja te ndryshme. P.Sh : Shtetasi Anglez me shtetasen Italiane lidhin martese ne Kosove.

Elementi juridiko-privat i thjeshte unik i njelloji

Shprehet ne qofte se ne marredhenien juridiko-private si i huaj shprehet vetem nje element i marredhenies (vetem Subjekti ose Objekti ose te Drejtat dhe Detyrime) i cili juridikisht eshte i lidhur vetem me nje sovrantitet. P.Sh : Dy shtetas italian lidhin kontrate ne RKS.

Elementi i huaj juridiko-privat i thjeshte unik i llojeve te ndryshme

Shprehet ne qofte se marredhenien juridiko-private si i huaj ekskluzivisht shfaqet vetem nje element i marredhenies ( ose vetem ne S , O , apo D.D.) i cili juridikisht eshte i lidhur per dy ose me teper sovranitete te huaja. P.Sh : Shtetasi Italian dhe Austriak lidhin martese ne Kosove.

Elementi i huaj Juridiko-privat i thjeshte mikst i njelloji

Shfaqet , ne qofte se ne marredhenien juridiko-civile si i huaj shfaqet vetem nje element i marredhenies i cili njekohesisht shprehet si i vendit dhe si i huaj , ku te shprehurit e tij si i huaj lidhet vetem me nje sovranitet te huaj te njejte. P.sh: Ndermarrja Italiane dhe Kosovare lidhin kontrate per shitblerjen e mallit qe gjendet ne Kosove.

(10)

10

Shprehet ne qofte se ne marredheniet juridiko-civile i huaj shprehet vetem nje element i marredhenies i cili njekohesisht shprehet si i vendit dhe i huaj , ku te shprehurit e tij si i huaj lidhen se paku me dy ose me teper sovranitete te huaja. P.sh: Ne qoftese se si trashegimtar te mases trashegimore te shtetasit Kosovar e cila gjendet ne RKS paraqiten shtetasi turk , shtetasi gjerman dhe shtetasi italian.

Elementi i huaj Juridiko-privat i shumefishte unik i llojeve te ndryshme

Shprehet ne qoftese ne marredheniet juridiko-private si te huaj jane te shprehur se paku dy ose te gjithe elemenetet e marredhenies , ku çdonjeri nga elementet e marredhenies ose ndonjeri prej tyre juridikisht jane te lidhura per dy ose me shume sovranitete. P.sh : Shtetasi Italian me shtetasin Anglez lidhin martese ne France.

Elementi i huaj juridiko-privat i shumefishte unik i njelloji

Shprehet ne qoftese ne marredhenien juridiko-private si te huaj jane te shprehur se paku dy ose te gjitha elementet e marredhenies ku çdonjeri nga elementet e saj juridikisht eshte i lidhur vetem me nje sovranitet te huaj. P.Sh : Shtetasi Italian me shtetasin Italian lidhin martese ne Austri.

Elementi i huaj juridiko-privat i shumefishte mikst dhe i njelloji (gjinie)

Shprehet ne qoftese ne marredheniet juridiko-private si te huaj jane shprehur se paku dy ose te gjtiha elementet e marredhenies , ku çdonjeri nga elementet ose ndonjeri prej tyre njekohesisht eshte i lidhur edhe me sovranitetin e shtetit te vendit edhe me nje sovranitet te shtetit te huaj.

P.Sh: Ndermarrja nga Kosova lidh kontrate me Austriaket per mallin i cili pjeserisht eshte ne RKS ndersa pjesa tjeter eshte ne Austri.

Elementi i huaj juridiko-privat i shumefishte mikst dhe i llojeve te ndryshme

Shprehet ne qoftese ne marredheniet juridiko-private si te huaj jane te shprehur se paku dy ose te gjitha elementet e marredhenies , ku çdo njeri nga elementet ose ndonjeri prej tyre njekohesisht eshte i lidhur edhe me sovranitetin e shtetit te vendit edhe me dy ose me teper sovranitete te huaja. P.sh : Ndermarrja Kosovare me ate Bullgare lidhin kontrate per shitblerjen e mallit qe pjeserisht gjendet ne itali e pjeserisht ne Hungari.

Rendesia e prezences se elementit te huaj ne marredheniet juridiko-private Prezenca e elementit te huaj ne marredheniet juridiko-private konsiston ne :

a) Marredheniet nga e drejta private transformon ne marredhenie te cilat duhet ti rregullojne normat e DNP. b) Gjithashtu eshte i rendesishem ngase ajo marredhenie mund qe njekohesisht te rregullohet me normat e sistemit juridiki te shtetit te vendit dhe shtetit te huaj.

c) Gjithashtu permes prezences se elementit te huaj percakton kompetencen e gjykates si dhe cilat kundermasa juridikisht te lejuara mund ti perdor.

Faktet e identifikimit

Faktet e identifikimit jane ato fakte ose kuptime juridike me ndihmen e te cilave identifikohet prania e elementit te huaj ne nje marredhenie. Roli i tyre konsiston ne ate se permes saj konstatohet se nje marredhenie juridiko-private eshte prezente apo jo elementi i huaj. Ekziston apo nuk ekziston ? A jane nje apo me shume elemente te marredhenies juridikisht te lidhura me sovranitetin e shtetit tjeter ?

(11)

11

Faktet e identifikimit ne subjekt te marredhenieve juridiko-private me element te huaj Si fakte ne baze te te cilave konstatohet prezenca e elementeve te huaj ne nje subjekt jane :

a) Shtetesia dhe Vendbanimi (domicili) per persona fizike. b) Nacionaliteti per persona juridik.

Faktet e identifikimit ne objekt te marredhenieve juridiko-private me element te huaj Si fakte ne baze te te cilave shfaqet elementi i huaj ne objekt te marredhenieve juridiko-private jane : a) Vendi ku gjendet sendi

b) Nacionaliteti (perkatesia) e mjeteve themelore te transportit (aeroplanit , hekurudhes , anijes).

Faktet e identifikimit ne te drejta dhe detyrime te marredhenieve juridiko-private me element te huaj

Si fakte te identifikimit ne baze te te cilave percaktohet prezenca e elementit te huaj ne te drejta dhe detyrime jane :

a) Vendi i lidhjes se punes juridike

b) Vendi i permbushjes (ekzekutimit) te puneve juridike

c) vendi i selise para se ciles shtrohet çeshtja e plotfuqishmerise se puneve juridke d) Vendi ku eshte kryer veprimi kunderligjor

Faktet e vendimtare (Pikat e lidhjes)

Roli i tyre konsiston ne percaktimin e rendit juridik konkret te shtetit te vendit ose te huaj , normat juridike te cilit do te zbatohen per rregullimin e marredhenies juridiko-private me element te huaj dhe te percaktojne se i huaji a mund te gezoje (ushtroi) te drejta konkrete civile ne shtetin e vendit dhe se a do te jete kompetent te gjykata e shtetit te vendit ose te shtetit te huaj.

Shmangiet nga normat kompetente te se drejtes nderkombetare private – korrektimi i kolizioneve.

Shmangiet nga normat e te drejtes nderkombetare private (faktet vendimtare) karakterizohen ne dy grupe edhe ate :

a) Shmangiet qe zbatohen te te gjitha teresite qe e sajojne te drejten nderkombetare private , perkatesisht rendin publik nderkombetare dhe bishterimi i ligjit. Keto zbatohen te te gjitha teresite dhe te te drejtat civile te te huajve , kolizioni i juridiksioneve dhe kolizioni i ligjeve.

b) Ridergimi dhe retorsioni qe zbatohen te disa teresi qe e sajojne te drejten nderkombetare private.

Ridergimi zbatohet te disa teresi qe e sajojne te drejten nderkombetare private perkatesisht zbatohet te kolizioni i juridiksioneve dhe kolizioni i ligjeve.

(12)

12

Menyrat e rregullimit te marredhenieve juridiko-private me element te huaj

E drejta nderkombetare private i rregullon marredheniet juridiko-private me element te huaj, perkatesisht ato marredhenie juridike qe krijohen midis subjekteve te se drejtes , personave fizik dhe juridik. Keto marredhenie juridike qe perndryshe rregullohen nga deget konkrete te sistemit juridik te qdo shteti (e drejta civile, detyrimore, familjare , trashigimore, ekonomike, etj), behen objekt i rregullimit te se drejtes nderkombetare private nga ai moment ku ne qfaredo menyre jan te lidhura me sistemin juridik te huaje perkatesishte me shtetin e huaj.

Menyra direket ( drejtperdrejte) e rregullimit te marredhenieve juridiko-private me element te huaj

Sipase kesaj menyre marredheniet juridiko-private me element te huaj , rregullohen si ne te gjitha deget tjera te sistemit juridik konkret , ku perhere zbatohet vetem e drejta e shtetitit te vendit . Instrumentet te menyres direkte te rregullimit jane normat juridike te cialt ne menyre te drejperdrejt e rregullojne marredhenien konkrete ne teresi dhe perfundimisht ( in meritum) duke i zbatuar vetem normat substanciale te sistemit juridik te vendit. Rregullimi i marredhenieve juridiko-private me element te huaj ne menyre direkte behet edhe me ane te traktateve nderkombetare ne planin nderkombetar.

Menyra e kolizionit e rregullimit te marredhenieve juridiko-private me element te huaj

Menyra indirekte ose e kolizionit e rregullimit te marredhenieve juridiko-private me elemnet te huaj eshte karakteristike dhe tipike vetem per te drejten nderkombetare private. Sipase kesaje menyre , marredhenia juridiko-pirvate me element te huaj nuk rregullohet drejtpersedrejti (si menyra direkte e rregullimit) por percaktohet se a do te zbatohet e drejta e vendit ose e drejta e huaj qe te rregullohet marredhenia konkrete ne teresi dhe perfundimisht (keshtu qe marredhenia rregullohet vetem pjeserisht). Instrumentet themelore dhe esenciale te menyres indirekte te rregullimit jane norma specifike te cilat quhen norma te kolizionit. Normat e kolizionit nuk e rregullojne marredhenien juridike por udhezojne ne te drejten materiale e cila duhet te zbatohet e drejta e shtetit te vendit ose te shtetit te huaj ose me teper te drejta te shtetve te huaja.

Njohja e drejtes se huaj

Organin para te cilit shtrohet marredhenia juridiko-private me element te huaj , qofte burimet nderkombetare ( traktatet bilaterale ose multilaterale) ose burimet nacionale mund ta udhezojne qe ta zbatoje te drejten e huaj. Ne keto raste zbatohet e drejta materiale (substanciale) . P.sh : sipas nenit 32 te LDNP-se kushtet materiale per lidhjen e marteses te shtetaseve te huaj ne Kosove ose ne Maqedoni ( ne shtetin e vendit ) parimisht vleresohen sipase se drejtes se shtetit, shtetasit e te cilit lidhin martese, qe do te thote shteti i vendit para te cilit lidhet martesa (Kosova dhe Maqedonia ) duhet ta njohe (mesoje) te drejten e huaj ta zbatoj perkatesisht te konstatoje se a ekzistojne pengesat martesore qe te lidhin martesa ne shtetin e vendit.

(13)

13

Ne legjislacionet e shtetve te ndryshme lidhur me njohjen dhe te provuarit , perkatesisht te argumentuarit e te drejtes se nje shteti te huaj me qellim qe te zbatohet gjate rregullimit te marredhenive juridiko-private me element te huaj kryesisht ekzisotojne dy sisteme :

a) Sipas sistemit te pare, i cili zbatohet ne shtetet anglo-saksone , e drejta e huaj parimisht trajtohet si fakte tjera gjate shqyrtimit te marredhenive juridiko-private me element te huaj e drejta e huaj trajtohet si fakt (rrethane faktike) te cilen vet palet pjesmarrese ne procedure duhet te argumentojne si qdo fakt tjeter. Gjate shqyrtimit te marredhenive juridiko-private me element te huaj gjykatesi, perkatesisht organi para te cilit shtrohet qeshtja ka rol pasiv. Kurse barra e te provuarit dhe te argumentuarit e te drejtes se huaj (onus probandi) bie mbi vet palet te cialt permes deshmitareve ose permes dukumneteve publike te cilat i leshojne zyrat per te drejtat krahasuese jane te detyruare te argumentojne te drejten e cila zbatohet ne shtetin e tyre.

b) Sipase sistemit te dyte i cili eshte me gjersishte i perfaqesuar dhe zbatohet ne nje numer me te madhe te shteteve siq jane ish shtetet socialiste ne Evropen Lindore, Austri, Gjermani, Itali, France, Turqi, Greqi, Suedi, Finlande, Brazil etj., e drejta e huaj trajtohet si e drejt. Sipase sistemit juridik te keyre shtetve njohja dhe te provuarit e te drejtes se huaj behet sipase detyres zyrtare ( ex officio) nga gjykata ose organi i cili duhet te zbatoje te drejten e huaj materiale (substanciale). Sipase ketij sistemi pala e pakenaqur munde te kerkoje revizion per shkake te zbatimit te gabuare te drejtes materiale. Ne kete raste legjislacionet e disa shteteve (ne qofte se nuk ka mundesi te njihet e drejta e huaj) e zbatojne ligjin e gjykates para se ciles shtrohet qeshtja (lex fori).

Njohja dhe te provuarit e te drejtes se huaj ne shtetet me sisteme te perbera juridike

Struktura e brendshme e shteteve me sisteme te perbera juridike u jep shkas ekzistimin e rregullave te kolizionit te brendshem te ligjeve qe kane per detyre te percaktojne te drejten kompetente qe do te zbatohet te marredheniet qe jane te lidhura me rajonet juridike te ketyre njesive (kantone , provinca , republika etj). Keshtu psh : ne qofte se gjykata ose organi para te cilit shtrohet qeshtja duhet te njihet me te drejten e Britanise se Madhe qe ta zbatoje ku ne kater rajone te ndryshme juridike ( Angli , Skoci , Irlande Veriore dhe e drejta qe zbatohet ne disa ujdhesa ne Lamansh). Kete qeshtje e percaktojne normat e kolizionit qe rregullojne kolizionin e brendshem te ligjeve ne Britani te Madhe. Kjo per arsye se shtetet Anglo-Saksone nuk bejne dallimin midis normave te kolizionit mbi konfliktin nderkombetare dhe konfliktin e brendshem (interlokal) te ligjeve. Ne keto shtete doktrina juridike dhe praktika kane qasje te njejte ndaj te drejtes se huaj dhe te drejtes se shtetit te nje rajoni te caktuar te te njejtit shtet (ku ekzistojne me teper rajone juridike). Mundesia tjeter me njohjen e te drejtes se huaj kur norma e kolizionit te vendit dergon tek zbatimi i te drejtes se shtetit te huaj me sistem te perbere juridik eshte qe kjo norme drejtpersedrejti ta percaktoje jo vetem te drejten e shtetit qe do te zbatohet por te percaktoje se e drejta e se ciles njesi rajonale do te zbatohet.

Ndryshimi i te drejtes se huaj materiale qe duhet te zbatohet nga organi i shtetit te vendit

Gjate rregullimit te marredhenieve juridiko-private me element te huaj me norma te kolizionit te sistemit juridik te shtetiti te vendit para organit te cilit shtrohet qeshtja dergone qe te njihet e drejta e huaj me qellim qe te zbatohet. Mirpo mund te ndodhe qe ka momenti i shtruarjes se marredhenies para organit te shtetit te vendit e deri te momenti i njohejes te se drejtes se huaj perkatesishte deri te momenti i rregullimit te marredhenies konkrete, te pesoje ndryshime e drejta materiale te shtetit te huaj. Ne drejtesi kryesishte zbatohet parimi sipase te cilit ligji me i ri e shfuqizon (derogon) ligjin e vejter (lex posterior derogat legi prior). Me gjitheate ne te drejten nderkombetare private nga ndonjeher hiqet dore nga zbatimi i ketije

(14)

14

parimi. Kjo do te thot se nuk eshte patjeter qe qdo her te zbatohet ligji i ri , e sidomos ne qofte se palet nuk e kan parasyshe gjate lidhjes se punes juridike, (p.sh: kur behet fjale per investimet e huaja ne ndermarrejt e shteiti te vendit).

Arsyet per njohjen dhe zbatimin e te drejtes se huaj materiale

Njera nga dy menyrat e rregullimit te marredhenive juridiko-private me element te huaj eshte menyra e kolizionit (indirekte, e terthorte). Rregullimi i marredhenieve me element te huaj permes menyres se kolizionit nenkupton dhe presupozon shmangien konkrete nga sovraniteti absolut territorial, ku edhe njekohesishte kjo menyre e rregullimit mundesone elementet e bashkpunimit ne suaza te vendosjes meritore ( in meritum ). Zbatimi i te drejtes se huaj nga gjykatat ose organet e shtetit te vendit para te cilave shtrohet qeshtja ben pjes nder te arriturat me te rendesishme te se drejtes nderkombetare private. Zbatimi i se drejtes se huaj gjate rregullimit te marredhenieve juridiko-private me element te huaj ne raste te caktuara eshte parakusht i stabilitetit dhe qendrueshmerise te marredhenieve me elemten te huaj. Ne qofte se gjykata ose organi i shteiti te vendit para te cilit shtrohet qeshtja do ta zbatoni vetem te drejten materiale te shtetit te vendit ( lex fori ) ateher do te rrezikoj qendrueshmerin e shume marredhenive juridiko private ( p.sh : shume marredhenie familjare madje edhe marredhenie nga tregetia nderkombetare).

Cilesimi ( Kualifikacioni )

Cilesimi etimologjikisht e ka prejardhjen nga fjala latine “ qualifare”, qe do te thot te zgjedhesh njerin ne mesin e barabarteve ( njejteve ) . Perkatesisht, kur organi para te cilit shtrohet qeshtja duhet ta zbatoje normen e kolizionit dhe mendimin e faktit vendimtar (pikave te lidhjes) te vije deri tek e drejta kompetente per rregullimin e marredhenies konkrete juridiko-private me element te huaj, duhet ta shqyrtoje mudesin se gjendejn faktike do ta supsumoje ( nenveje) nen noncionin juridik ose kategorin juridike ose institutin juridik qe e kan emertimin e njejte si ne te drejten e vendit ashtu edhe ne te drejten e huaj. Pra cilesimi eshte institut juridik me anen e te cilit caktohet kategorite juridike me anen e te cilit caktohet se kategorit juridike dhe nocionet juridike te permbajtura ne normat te drejtes nderkombetare private do te kuptohen ashtu siq e parasheh e drejta e vendit ose e drejta e huaj.

A eshte cilesimi interpretim i se drejtes ?

Cilesimi ( kualifikuacioni ) respektivishte kolizioni i cilesimit nuk shtrohet te normat e te drejtes nderkombetare private te cilat ne menyre te drejtperdrejt i rregullojne marredheniet juridike nga se keto norma miratohen ne baze te sovranitetit territorial te shtetit te vendit, keshtu qe ne kuader te sistemit juridik te cilit i takojne ska nevoje te behet interpretimi i normave juridike ngase gjate rregullimit te marredhenive jurdike konkrete nuk ka mundesi qe te zbatohen me teper te drejta. Andaje, qeshtja e cilesimit shtrohet vetem te normat juridike te cilat ne menyre indirekte (te terthorte) i rregullojne marredheniet juridiko-private me elemnt te huaj.

Cilesimi i kategoris juridike

Edhe pse cilesimi ka ngjashmeri te madhe me interpretimin i cili shfaqet ne te gjitha lemite e zbatimit te se drejtes, megjithate ekziston dallimi i madhe misdi ketyre dy qeshtjeve. Interpretimi behet ne kuader te nje te drejte dhe se gjat cilesimit qdo here kerkohet kuptimi juridik i nje norme juridike ne suaza te nje te drejte konkrete. Ne qofte se e kemi parasyshe tekniken juridike te hartimit dhe te zbatimit te normave te kolizionit, atehere problemi i cilesimit brenda per brenda normes se kolizionit dhe gjate zbatimi te saj shtrohet ne dy

(15)

15

raste, edhe ate lidhure me natyren juridike te vet marredhenies juridiko-private me element te huaj ose ndryshe thene te kategoris juridike dhe lidhure me kuptimin juridik te fakteve juridike respektivishte instituteve juridike, te cialt ne rastin konkret paraqiten si fakte vendimtare ( pikave te lidhjes ).

Cilesimi i pikave te lidhjes apo fakteve vendimtareve

Faktet vendimtare ( pikat e lidhjes ) me ndihmen e te cilave caktohet edrejta kompetente materiale qe do te zbatohet per rregullimin e marredhenies konkrete gjithashtu caktohet edhe kompetnca e gjykates (te vendit ose te huaj ) dhe te huajve u njihen te drejtat e caktuara civile ne shtetin e vendit , munde te paraqiten fakte konkerete ne baze te cialve krijohet elementi i huaj, nese ligjevenesi u jep perparesi ndaj fakteve tjera ne baze te cialve krijohet elementi i huaj. Andaj si fakte vendimtare (pika e lidhjes ) te kategorive te caktuara te marredhenive juridiko-private me element te huaj mund te paraqiten p.sh : shtetesia, vendbanimi, vendi ku gjindet sendi, vendi i lidhjes se punes jurike, vendi i permbushjes te punes juridike, vendi i kryerjes se diliktit etj.

Menyrat e zhidhjes se cilesimit ( kualifikacionit )

Ne teorin dhe praktiken e te drejtes nderkombetare private ekzistojne keto menyra te zgjidhjes se cilesimit: a) Cilesimi sipas lex fori,

b) Lex causae

c) Sipas kuptimeve autonome d) Cilesimi i shkallezuar

Cilesimi sipas Lex Fori

Ne teorin dhe praktiken gjysore mbi sundon qendrimi sipase te cilit cilesimi duhet te behet sipas lex fori, perkatesisht sipas te drejtes se shtetit para organit te te cilit shtrohet qeshtja, dhe sipas normave te kolizionit te shtetit te cialt sherbejn si pikenisje per zgjidhjen e kontekstit. Cilesimi sipas ligjit te gjykates para se ciles shtrohet qeshtja lex fori arsyetohet me faktin se gjate cilesimit shtrohet qeshtja e te kuptuarit te drejt te normes se kolizionit. Kurse norma e kolizionit juridikisht mund te sqarohet dhe kuptohet brenda per brenda sistemit dhe siapse nocioneve te atije sistemi juridik qe i takon, qe ne rastin konkret eshte ligji i gjykates para se cilit shtrohet qeshtja.

Cilesimi sipas lex causae

Sipas ketij lloji te cilesimit qdo here gjate percaktimit dhe interpretimit te normes se kolizionit qdo here si piknisje sherben edrejta e gjykates para se ciles shtrohet qeshtja (lex fori), kurse te shkalla e dyte ne qofte se duhet te zbatohet e drejta e huaj si e drejt kopetente ateher intepretimi i saj behet sipase nocioneve te permbajtura ne lex causae, ku perfaqesusi i kesaj teorie eshte Despagnet.

Cilesimi sipas kuptimve autonome

Sipas teorise se kuptimeve autonome cilesimi nuk duhet te behet as sipas lex fori e as lex causae, respektivishte pa mos u mbeshtetur dhe bazuar ne neje te drejt nacionale por duhet te zbatohen kuptimet autonome pavarisht nga te drejtat nacionale ( e drejta civile ) dhe ne kete menyre praktikisht evitohet problemi i cilesimit. Cilesimi mund te evitohet ne qofte se shtete gjat lidhjes se traktateve nderkombetare ne

(16)

16

mes veti i caktojne permbajtejet juridike te nocioneve juridike. Cilesimi sipase kuptimeve autonome kritikohet nga aspketi i pamundesise se zbatimit ne proaktik. Sipase ketije cilesimi pra te kuptimeve autonome problemi evitohet duke u percaktuare ne konventat nderkombetare por edhe gjate lidhjes se puneve juridike te shtetve ku do te precizoheshin ne menyre koncize nocionet juridike qe do tu permbaheshin palete kontraktuese.

Cilesimi sipas metodes se shkallezimit

Themelues i teorise se cilesimit te shkallezuar eshte Schnitizer. Sipas kesaje teorie dizpozitata materiale dhe te kolizionit duhet te interpretohen dhe te cilesohen qdo her sipase atij sistemi juridike qe i takojne. Ne kete raste dallohen dy shkalle te cilesimit :

a) Cilesimi i shaklles se pare, respektivishte supsumimi (nenevenja) e situatave juridike ne normen e kolizionit te se drejtes fillestare behet sipase lex fori.

b) Cilesimi i shaklles se dyt vjen ne shprehje pasi norma e kolizionit para se ciles shtrohet qeshtja dergone drejt te zbatimi i te drejtes kompetente dhe sipase asaje te drejte behet edhe cilesimi. Ne kete raste shtrohet qeshtja e ridergimit ( renvoi ) te cilesimit. Keshtu p.sh ne qofte se nuk supsumohet nenrregulla te njejta juridike qeshtja para se ciles eshte shtruar te organi kjo qeshtje zgjidhet sipas te drejtes pas dergimit ne zbatimin e lex causae, ku zbatohet dhe behet sipas asaje te drejte cilesimi.

Cilesimi ne te drejten krahasimore te kodifikuar

Ne kodifikimet e fundit te se drejtes nderkombetare private zbatohet cilesimi sipas lex fori dhe lex causae. Keshtu p,sh ne nenin 3 te ligjit Rumun per te drejten nderkombetare private parashihet ne qoftese percaktimi i te drejtes kompetente vrate nga cilesimi qe duhet te behet per institutin juridik ose marredhenien juridike, kopetent eshte cilesimi juridik i parapare ne te drejten Rumune.

Qeshtja parapkrake ( prejudiciale )

Qe te rregullohet nje marredhenie juridiko-priavte me element te huaj, norma e kolizionit para organit te cilit shtrohet qeshtja respektivisht legis fori dergon ne zbatimin e te drejtes se huaj. Ne kete raste pytje paraprake trajtohet si teresi juridike ne vete dhe e pavarur. Qeshtja paraprake perkufizohet si marredhenie juridike nga dispozitivi i normes materiale juridike respektivisht te drejtes komptente per qeshtjen kryesore (legis causae ).

Arsyet dhe kushtet per shuarjen e qeshtjes paraprake

Qeshtja paraprake ne te drejten nderkombetare private shtrohet ne qoftese plotesohen tri kushte :

a) Kushti i pare eshte qe sipas normes se kolizonit te shteitit para organit te te cilit shtrohet qeshtja, patjeter te jet kopetente e drejta e huaj.

b) Kushti i dyte ngerthen ne vete tri nen kushte :

b.1 . Qeshtja paraprake qe shtrohet para organit te shtetit te vendit patjeter duhet te permbaje element te huaj,

b.2. Qeshtja paraprake patjeter duhet te jet tersi e pavarur juridike ( te mund te shtrohet si qeshtja kryesore ),

(17)

17

b.3. Per zgjidhjen e qeshtjes paraprake patejter duhet te ekzistoje norma specifike e kolizonit

c) Sipas kushtit te tret, rezultati juridiko-material deri tek i cili shpie lidheshemria duke u bazuare ne lex fori, duhet te ndryshoj nga rezultati juridiko-material deri tek i cili arrihet ne qofte se si fakt vendimatre ( e lidhjes ) zbatohet lex causae. Kjo per arsye se lidhshmeria e ndryshme shpie deri te rezultati i njejt respektivisht zgjidhja e njejt meritore (in meritum) per shkake te permbajtjes se njejte te me teper te drejtave, shkakton dilem te rrejshme qe disa autor e quajne si konflikt te rrejshem te ligjit ( false conflict ).

Zgjidhjet e qeshtjes paraprake ne aspektin komperativ ( krahasimore ) Kryesisht ekzisotjne tri metoda lidhure me qeshtjen paraprake krahasimore:

a) Grupi i pare i autoreve e zbatojne metoden e lidhshmerise se kufizaur ( dergimit te kufizuar ). Sipas kesaj metode e drejta materiale e cila do te zbatohet tek pytja paraprake caktohet duke zbatuar normen e kolizionit e cila do te zbatiohet ne qeshtjen kryesore respektivishte lex causae.

b) Sipas grupit te dyte te autoreve metoda respektivisht formula e lidhshmeris e cila konsiderohet si lidhshmeri e pavarur dhe nenkupton se nga aspketi i te drejtes nderkombetare private qeshtja paraprake do te gjykohet ne menyre te njejte sikur te jet qeshtje kryesore. Sipas kesaje metode e cila rregullohet edhe ne praktiken gjyqesore qeshtja praprake rregullohet me zbatimin e normve te kolizionit te lex fori. c) Sipas grupit te tret te autoreve veshtire eshte qe ne fillim per zgjidhjen e qeshtjes paraprake te perkrahet

nje zgjidhje e vetme. Por ne qdo raste konkret respektivisht prej rastit ne raste te vleresohen interesat per rregullimin e pyetjes paraprake konkretisht te behet percaktimi per unifikimin ncional ose nderkombetare te zgjidhjeve keshtu qe ne rastin e pare per rregullimin e pyetjes prarpake mund te zbatohen rregullat e kolizionit legis fori kurse ne rastin e dyt legis causae.

Shtetesia si fakt indentifikimi

Roli i shtetesi si fakt indetifikimi konsiston ne ate se personi i cili merr pjes ne cilendoqofte marredhenie juridiko-private (statusore trashegimore, detyrimore etj)., nuk eshte shtetas i vendit, qe te konstatohet se marredhenie e tille nuk rregullohet me norma te degeve tjera te sistemit juridike te shtetit te vendit por rregullohet me normat e te drejtes nderkombetare private.

a) Shtetesia si tersi juridike nenkupton teresin e normave juridike te sistemit juridik te nje shtetit konkret qe percaktojne menyren e fitmit dhe te humbjes se shtetesise.

b) Shtetesia si lidhje juridike e karakterit juridiko-publik eshte lidhje e perhershme juridike e personit fizik me nje shtet te caktuare sovran, lidhje qe shprehet me nje varg te drejtashe dhe detyrash ne raport me shtetin, sipase se ciles personi fizik ne pikpamje formale juridike i gezon te drejtat civile, politike, dhe ekonomiko-sociale pa marrre parasysh se a gjendet ne territorin e shtetit te vet apo ne territorin e shteitit te huaj.

Qendrimet e ndryshme per kuptimin e shtetesise

Sipas nje qendrimi shtetesia eshte lidhje kontraktuese midis shtetit dhe personit fizik ne baze te se ciles lidhje, kirjohen te drejtat dhe detyrimet reciproke, kete teori e perfaqeson doktrina farnqeze ku perfaqesuses kryesore eshte Andre Weiss. Zanafillen e ka ne teorine e Zhan Zhak Rusose per kontraten shoqerore sipase se ciles edhe shteti eshte kriju ne baze te kontrates shoqerore.

(18)

18

Sipas pikpamjes tjeter ku perfaqesuses kryesore i se ciles eshte Niboyet, shtetesia eshte lidhje politike dhe shpirterore misdis persnoit fizike dhe shteiti sovran.

Menyrat e fitimit te shtetesise

Faktoret qe ndikojne ne drejtimin per fitimin e shtetesise jan: politika populacioniste e shteiti, faktoret ekonomik, politika e kolonizimit, qeshtjet e nderrimit ( ndryshimit ) te kufive te shtetve ne menyre paqesore ose me dhune, shperberja e shtetve , dhe krijimi i shteteve te reja. Te gjitha keto situata ndikojne ne menyreat e fitimit dhe te humbjes se shtetesise andaj edhe ne legjislacionet e shteteve te ndryshme perfitimin dhe humjen e shtetesise parshihen kushte dhe menyra te ndryshme.

Menyrat kryesore te fitimit te shtetesise a) Ius Sanguinis

b) Ius Soli c) Natyralizimit

d) Sipas traktateve nderkombetare

Fitimi i shtetesise sipas Ius Sanguinis

a) Nje femije e fiton shtetesine R.Kosoves me lindje nese ne kohen e lindjes se femijes te dy prinderit jan shtetas te R.Kosoves.

b) Nese ne kohen e lindjes se femijes vetem i njeri prinde e ka shtetesine e R.Kosoves, femija e fiton shtetesine R.Kosoves me lindje ne rastet vijuese:

- Femija eshte i lindur ne territorin e R.Kosoves

- Femija eshte i lindur jashte territorit te R.Kosoves dhe prindi tjeter eshte me shtetesi te panjohure ose pa shtetesi

- Femija eshte i lindur jahste territorit te R.Kososves dhe prindi tjeter ka shtetesi tjeter, por te dy prinderit pajtohen me shkrim qe femija te fitoje shtetesine e R.Kososves. Kjo dispozite duhet te ushtrohet para moshes 14 vjeqare te femiut.

Ne te drejten romake ne periushen klasike paraqitet dhe zbatohet ne shtetet ne te cilat parimi i barazize se burrit dhe gruas eshte pranuar dhe aplikuar ne menyre konsekuente. Kjo menyre nenkupton caktimin e shtetesise se femijeve qe lindin rishtazi.

Fitimi i shtetesis sipas sistemit Ius Soli ( ne territor )

Ky sistem prejardhjen e ka nga koha e feudalizmit dhe ateher ka qen e vetmja menyre e fitimit te shtetesise. Zbatohej si menyre e fitimit te shtetesise ne ato shtete imigracionit ku eshte shfaqure nevoja per fuqi punetore (SHBA, Kanada, Australi).

Fitimi i shtetesis me lindje ne territorin e R.Kosoves behet :

a) Femija i gjeture ose i lindur ne territorin e R.Kosoves prinderit e te cilit jan te panjohure e fiton shtetesine e R.Kosoves me rastin e lindjes perkatesisht gjetjes.

b) Ne raste se te pakten njeri prinde te percaktuare ne paragrafin a) indetifikohet para se femija te ket mbushur moshen 7 vjeqare dhe prindi ne fjale nuk eshte shtetas i R.Kosoves me kerkes te prindit femija e humb shtetesine e R.Kosoves, me kusht qe me humbjen e shtetesise se R.Kosoves femija te mos mbetet pa shtetesi.

(19)

19

c) Femija i lindure mbrenda territorit te R.Kosoves prinderit e te cilit kane shtetesi tjeter per te cilet kan

leje qendrimi te vlefshme ne R.Kosoves mund te fitoje shtetesin e R.Kosoves me pelqimin e te dy prinderve.

Dallimet midis menyrave kryesore dhe plotesuses te fitimit te shtetesis

Perderisa menyrat e fitimit kryesore te shtetesis burojne nga lindja territori dhe sovraniteti qe perndryshe jan menyrat Ius Sanguinis, Ius Soli, ku ne kete relacion ne qdo person konkret shteti i percakton kushtet e fitimit, nderrimit dhe pushimit te shtetesise.

Menyra plotesuses te fitimit te shtetesis njihen si natyralizimi, dhe fitimi i shtetesis sipas traktateve nderkombetare. Varsisht nga rrethanat konkrete , kushtet shoqerore dhe ekonomike, qdo shtet parasheh menyra te ndryshme plotesuses per fitimin e shtetesise.

Si fitohet shtetesia e Republikes se Maqedonise dhe cili ligje e rregullon kete materie Fitimi i shtetesis R.Maqedonise sipase nenit 3 percakton shtetsia e R.Maqedonise fitohet me : a) Prejardhje

b) Lindje ne territorin ne R.Maqedonise c) Natyralizim

d) Marreveshje nderkombetare.

Kete e rregullon ligji per shtetesine e R.Maqedonise me nr.45/2004 me date 07.07.2004.

Menyrat plotesuses te fitimit te shtetesise Menyrat plotesuese te fitimit te shtetesise jane: a) Natyralizimi

b) Traktatete nderkombetare .

Kuptimi i natyralizimit

Natyralizimi eshte kur nje i huaj mund ta fitoje shtetesine e nje vendi nese personalishte ka parashtruar kerkese per pranim ne shtetesine e vendit. Shtetesine e R.Maqedonise me natyralizim mund ta fitoje personi pa shtetesi ose personi me statuse te pranuare te refugjatit nese nga verifikimi i mos pasjes se shtetesise perkatesisht pranimi i statusit te refugjatit deri te parashtrimi i kerkeses per pranim per shtetesi.

Kategorizimi i llojeve te natyralizimit Dallohen tri lloje te natyralizimit :

a) Natyralizimi i rregullte

b) Natyralizimi me lehtesime speciale c) Natyralizimi i jashtezakonshem.

(20)

20

Shtetesine sipase natyralizimit te rregullte e fiton qdo i huaj i cili e paraqet kerkesen, i ploteson kushtet e caktuara dhe me nxjerrjen e vendimit nga ana e organit kompetent e fiton shtetesin e shtetit konkret.

Natyralizimi me lehtesime

Sipase ketij lloji te natyralizimit u lejohet fitimi i shtetesise se nje kategorie te caktuar te huajsh. Nga keta te huaj qe paraqesin kerkese per fitimin e shtetesise kerkohet te plotesojne me pak kushte se tek natyralizimi i rregullt. Secili shtete ne veqanti i cakton kushtet dhe kategorine e caktuar te huajve qe do t’ua lejoje fitimin e shtetesise duke u udhehequre nga interesat e veta vitale.

Natyralizimi i jashtezakonshem

Sipase ketij lloji te natyralizimit u mundesohet fitimi i shtetesise se atyre te huajve qe kan meritaz te veqanta per shtetin, shtetesine e te cilit deshirojne ta fitojne. Pra nuk ekzisotjne kritere objektive per fitimin e shtetesise, por, arsye te veqanta qe i kerkon interesi i shtetit andaje eshte qeshtje faktike ( questio facti ), secilit te huaj do ti mundesohet fitimi i shtetesise ne kete menyre.

Efektet juridike te natyralizimit

Natyralizimi si menyre plotesuese e fitimit te shtetesise krijon efekte juridike si ndaj personit qe fiton shtetesi te re asthu edhe ndaj antarve te tij. I huaji ose personi pa shtetesi me ane te natyralizimit fiton shtetesi te re e gjithashtu edhe te drejta civile, politike, ekonomike, sociale. Ne pikepamjen formale juridike ne disa shtete keto te drejta i fiton menjeher ( natyralizimi i madhe ) kurse ne grupine e dyt te shteteve pas kalimit te nje kohe te caktuar ( natyralizimi i vogel).

Fitimi i shtetesise me ndyrshime teritoriale sipase konventave nderkombetare

Qe te fitohet shtetesia sipase ndryshimeve territoriale respektivisht traktateve nderkombetare duhet te plotesohen keto kushte :

a) Te ekzistoje traktati nderkombetare i cili rregullon mundesine e fitimit te shtetesise b) Ndryshimi i sovranitetit mbi territoret e caktuara te shteteve konkrete

c) E drejta e optimit te popullsise qe te zgjedhe midis dy shtetesive.

Menyrat e humbjes se shtetesise Menyrat e humbjes se shtetesise jane :

a) Humbja e shtetesise me dalje nga shtetesia ( lenda e shtetesie) b) Humbja me heqje dore

c) Humbja e shtetesise me marrje

d) Humbja e shtetesise per shkak te mungimit

Humbja e shtetesise me dalje nga shtetesia ( lenda e shtetesie )

Per shkaqe te ndryshme shtetasi i nje shteti konkret mund ta nderprese lidhjen faktike me shtetin shtetas i te cilit eshte dhe te krijoje lidhje te asaje natyre mandje edhe te fitoje shtetesin e shtetit tjeter. Ne ate raste shtetet lejojne qe me ane te kerkeses se parashturar me shkrim dhe ne qofte se jane plotesuar kushtet sipase

(21)

21

ligjit te shtetit shtetesine e te cilit e ka pasur personi ne fjale te dilet nga shtetesia. Ne nje grup shtetesh lejohet dalja nga shtetesia me automatizem ne qofte se jane plotesuar kushtet e parapara me ligjin e shtetit shtetas i te cilit ka qene personi ateher ai person e fiton shtetesine tjeter keshtu qe vjen deri te dalja nga shtetesia e me parshme. Vet fakti i fitimit te shtetesise se dyte llogaritet si kerkese per dalje nga shtetesia e deri atehershme. Ne grupin e dyte te cilin e perbejne nje numer me i madhe i shteteve, dalja nga shtetesia lejohet me kerkesen e personit, plotesimit te kushteve te parapra me ligjin e shtetit ku per dalje nga shtetesia sipas ligjit kerkohet edhe nxjerrja e vendimit nga organi kompetent.

Humbja e shtetesise me heqje dore

Humbja e shtetesise me heqje dore si institut jurdik nuk eshte i njohure ne te gjitha shtetet. E ne ato shtete ku zbatohet menyra e humbjes se shtetesise me heqje dore eshte e lidhure ne nje fare menyre me menyrat plotesuses te fitimit te shtetesise si p.sh : natyralizimi, lidhja e marteses, lindja ne territorin e shtetit te caktuar etj, qe d.m.th se ne keto shtete e drejta ne heqje dore nga shtetesia nuk i lejohet qdo shtetasi. Shtetsia me ane te heqjes dore pushon ne rastet kur jepet deklarate nga personi i cili e ka shtetesin e shtetit nga e cila heq dore , edhe ne qofte se jane plotesuar kushtet e parapara me ligje te atije shteti. Ne kete rast duhet te plotesohen dy kushte qe te pushoje shtetesia me heqje dore :

a) Shfaqja e deshires ( vullnetit ) se personit te interesuar b) Plotesimi i kushteve te caktuara te parapara me ligj.

Humbja e shtetesise me marrje

Shtetesia me marrje humbet sipase vendimit te organit kompetent ne rastet kur shtetasi i shtetit te vendit duke ushtruar veprime aktive merr qendrim jo lojale ndaj shtetit te vendit. Andaj qdo shtet ne menyre individuale cakton se cilat veprime aktive ndikojne qe organi kompetent te leshoje vendimin per marrjen e shtetesise andaje klasifikimi i veprimeve aktive dallohet ne shtete e ndryshme.

Humbja e shtetesise per shkake te mungimit

Mungimi perkufizohet si menyre e humbjes se shtetsise sipase se ciles shtetasi e humb shtetsine me vendim te organit konkret per arsye se disa vite me radhe qendrone jashte shtetit shtetas i te cilit eshte. Ne sistemet juridike bashkekohore mungimi nuk eshte menyre pergjithesishte e pranuar per humbjen e shtetesise.

Efektet juridike pas humbjes se shtetesise

Efektet juridike pas humbjes se shtetesise varen nga fakti se per cilen menyre te humbjes se shtetesise behet fjale dhe nga zbatimi i parimit te diskriminimit te gjinive. Kur shtetasi e humb shtetesine ne baze te cilese do menyre ateher ai trajtohet si i huaj dhe nuk mund te gezoje te drjeta apsolutisht te rezervuara si p.sh te ushtroje funksione publike, te votoje etj, nuk gezon te drejten e mbrojtejs diplomatike te shtetit ngase e ka humbure shtetesine, mund te perjashtohet, te ekstradohet nga shteti etj.

(22)

22

Kjo menyre e fitimit te shtetesise me ane te reintegrimit eshte forme e veqante e fitimit te shtetesise dhe personi i interesuar duhet te plotesoje kushtet e parapara ne te drejtene shtetit konkret dhe ta parashtroje kerkesen me shkrim. Reintegrimi mundesohet edhe me ane te natyralizimit por do te veshtiresohej sitata ne raste kur personi nuk do te mund ti plotesonte kushtet qe kerkohen te natyralizmi.Reintegrimi paraqite si institut i veqante juridike. Ne sistemet juridike te shteteve te ndryshme paraqitet si institut i perhershem juridik dhe si institut i perkoheshem ( transitor) juridik.

Kolizioni i shtetesive

Ne rastet kur personi nuk i ploteson kushtet per fitimin e shtetesie sipase te drejtes se asnje shteti, shtrohet qeshtja e konfliktit negativ te shtetesise. Kurse ne rastet kur personi i plotesone kushtet e shtetesise sipase se drejtes se dy apo me teper shteteve ateher shtrohet problemi i konfliktit pozitiv te shtetesive. Keto situata sjellin deri te paraqitja e personave pashtetesi dhe personave me dy apo me teper shtetesi.

Konfilikti ( kolizioni ) negativ i shtetesise

Kolizioni negativ i shtetesise eshte kur personi nuk i ploteson kushtet per fitimin e shtetesise sipase te drjtes se asnje shteti dhe kjo sjell deri te situata qe disa persona te mbeten pashtetesi dhe quhen apatrid, apolid, hajmatos. Pytja e cila me te drejt do shtrohej te kolizioni negativ do te ishte , Cila gjyakte do te jete kompetente nese subjekti i marredhenies juridiko-private eshte person pashtetesi (Apatrid)? Pergjigjja ne kete raste me se miri eshte qe si fakte vendimtar te zbatohet vendbanimi ose vendqendrimi.

Personat me disa shtetesi (kolizioni pozitiv i shtetesise)

Kolizioni pozitiv i shtetsise eshte kur personi i ploteson kushtet per fitimin e shtetesise sipase se drejtes se dy apo me teper shteteve. Keta persona quhen ndryshe bipatrid,bipolid.Per te rregulluar rastet dhe situatat e personave me dy shtetesi shtete ne mes veti lidhin traktate bilaterale dhe multilaterale. Ne qofte se personi ka dy apo me shum shtetesi te huaja konsiderohet se e ka shtetesine e atij shteti ku e ka edhe vendbanimin. Ne qofte se nuk ka vendbanim ne asnjeren nga keto shtete do te trajtohet si shtetas i atij shteti me te cilin eshte ne lidhje me te ngushte. Ne qofte se personi ka dy shtetesi te shteteve te huaja gjate rregullimit te marredhenive juridiko-private me elemnt te huaj para gjykates ose organeve te shtetit te vendit ky person trajtohet si shtetas i huaj. Ligji per DNP aplikon dy kritere: vendbanimin, shtetesine efektive.

Shtetesia efektive

Shtetesia efektive eshte ateher ne qofte se personi nuk ka vendbanim ne asnjeren prej shteteve shtetesin e te cilave e ka ateher zbatohet shtetesia efektive per arsye se eshte ne harmoni me respektimin e parimit te sovranitetit te shteteve tjera.

Pikat e lidhjes per rregullimin e marredhenieve juridiko-private me element te huaj te personat me dy apo me shume shtetesi

Personat pa shtetesi dhe personat me dy apo me shum shtetsi kan te drejta dhe detyrime te shumfishta keta persona mund te jene inkompatibile si detyrimi ushtarak, tatimor, lojalitetit ndaj dy shteteve, etj., prandaje ketu shfaqet problemi se cila e drejt do te zbatohet ku shtetesia eshte fakte vendimtare (pike e lidhjes ) kur personi ka dy apo me shume shtetesi. Qe te rregullohen rastet e dy shtetsise shtetet ne mes veti lidhin traktate bilaterale. Kur personi me dy shtetsi paraqitete si subjekt i marredhenieve juridiko-private me

References

Related documents

16-KARAKTERISTIKAT E TATIMEVE- a-ne para b-te detyrushme c-derivative d-te shtetit e-me interes public f-pa kundershperblim g-pa destinancion h-territorialiteti shtetror dhe

Derivative (te prejardhur)- shtetet mund te krijohen ne territori territorin e n e nje province ose regjioni nje province ose regjioni nga shteti te cilit i kane takuar me pare ose

Jeremy Benthman – me 1789 per here te pare ka perdorur termin International Laë ( e d. Nërkombtare – janë bartesit e te drejtave dhe detyrave nardheniet nderkombetare …..

përpërmbushje të pasigurtë duhet të plotësohen këto kushte: duhet të jetë e lidhur kontrata e dyanshme detyruese më shpërblim; të rrjedhë nga kontrata se njëra

përjashtim. Për përfaqësuesit e jashtëm diplomatik.. vlejnë rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Mirëpo kjo nuk do të thotë që përfaqësuesit diplomatik nuk duhet

Kontributet janë të ngjajshme me taksat se janë të hyra publike që i aplikon shoqëria. Ndryshimi i kontributeve prej taksave qëndron në atë se obligimin e pagimit të

Elementi i huaj juridiko privat - Elementi i huaj ne nje marredhenie juridiko private eshte nje fakt nje rrethane faktike e cila nje marredhenie konkrete juridike te formesuar e

- e drejta e punes ne fillim ishte nen ndikimin e e te drejtes civile shikuar historikisht ajo ishte pjes e te drejtes civile para se gjithash asaj obligative me von e drejta e