INSTITUCIONET NDERKOMBETARE

50  Download (0)

Full text

(1)

LEKSIONI 33-35

(2)

Historik

• Me kohë, kanalet diplomatike në vetvete nuk ishin në gjendje të

trajtonin gjithë problemet gjithnjë e më të gjera e komplekse të jetës ndërkombëtare. Kështu, lindi dhe u zhvillua nocioni i konferencave ndërkombëtare, si një dimension i ri i diplomacisë.

• Shembull: Paqja e Vestfalisë më 1648 me fundin e luftës fetare 30 vjeçare, vuri gurin e parë në zhillimin e jetës ndërkombëtare mbi bazën e shteteve kombëtare laike.

• Luftërat e Napoleonit morën fund me Kongresin e Vjenës më 1815. Kongresi shënon një etapë të rëndësishme, sepse hapi rrugën e

diskutimit dhe trajtimit të çështjeve ndërkombëtare me anë

konferencash me pjesëmarrjen e shumë shteteve, sidomos të Fuqive kryesore.

• Periudha deri në Luftën I Botërore: Konferenca e Parisit 1856 dhe Kongresi i Berlinit 1878 për problemet e Ballkanit (ku doli edhe çështja shqiptare); Konferencat e Berlinit 1884-1885 për konfliktet koloniale në Afrikë

.

(3)

• Shek. XX krijohen organizmat e para ndërkombëtare joqeveritare si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (1863) dhe Shoqata e DN

(1873). Këto organizata arritën të krjijojnë një mekanizëm për thirrjen e mbledhjeve të rregullta dhe ngritën sekretari të përhershme.

• Nën ndikimin e këtyre iniciativave u hap rruga edhe për organizata

ndërqeveritare, me funksion të siguronin administrimin e rrugëve

ujore të komunikacionit, si Danubi ose Rini.

• 1865 - u themelua Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve; • 1874 – u themelua Bashkimi i Përgjithshëm Postar. Kjo shënonte një

hap të rëndësishëm përpara në krahasim me konferencat ad hoc, sepse nuk nevojitej më unanimiteti në marrjen e vendimeve, por mjaftonte shumica e votave të pjesëmarrësve.

(4)

Lidhja e Kombeve (LK)

—Krijimi

• Pas shpërthimit të Luftës I në Europë, 1915, themelohet ”Shoqata e Lidhjes së Kombeve” në Angli. Një grup që i vuri vetes si qëllim

përpunimin e një projekti të Lidhjes për eliminimin e luftës.

• Ky grup, në shkurt 1915 botoi “Propozimet për eliminimin e luftës”, që iu dërgua për komente një numri juristësh të DN. Në 1917, ky grup përmblodhi punimet e tij në një broshurë me titull “Propozimet për parandalimin e luftërave të ardhshme”.

• Në SHBA: “Lidhja për forcimin e paqes”. Zëdhënës i kësaj lëvizjeje u bë Presidenti amerikan Woodrow Wilson i cili në 1916 e 1917 në

takime e konferenca publike zyrtare e jozyrtare fliste për mirëkuptim dhe paqe midis kombeve.

(5)

• Janar 1918, Wilson doli me një program prej 14 pikash, ku njëra prej tyre i kushtohej krijimit të organizatës ndërkombëtare.

• Pika 14: “Duhet krijuar një lidhje e përgjithshme e kombeve sipas

rregullave specifike me qëllim ofrimin e garancive reciproke për

pavarësinë politike dhe integritetin territorial të shteteve të mëdhenj e të vegjël.”

• Pas luftës, Konferenca e Paqes në Paris në një nga aktet e para bënte fjalë për krijimin e organizatës së ardhshme. Statuti u miratua në

seancë plenare më 28 prill 1919 dhe u përfshi si pjesë përbërëse në traktatet e paqes me Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë dhe

(6)

— Anëtarësia

• Statuti, neni 1: Anëtarët e Lidhjes dalloheshin në

- Anëtarë themelues, shtetet që kishin nënshkruar traktatet e paqes dhe ato shtete që ishin ftuar të bashkoheshin me Statutin dhe që e kishin bërë këtë deri në 20 mars 1920; dhe

- Anëtarë të pranuar më vonë.

• Për pranim rrallë janë kërkuar garanci nga shtetet, si në rastin e Shqipërisë dhe vendeve Balltike, të cilave iu kërkua bërja e një deklarate për respektimin e minoriteteve. Hungaria – të mos restauronte Habsburgët; Abisinia – të ndalonte skllavërinë. • Në Lidhjen e Kombeve nuk u futën “mikro”-shtetet (Monako,

Lihtenshtein),

• As SHBA - Kjo, me rikthimin në kursin e izolacionizmit në politikën e jashtme amerikane pas mbarimit të luftës.

(7)

• Ndërprerja e anëtarësisë sipas Statutit mund të ndodhte: i) Me daljen vullnetare (neni 1),ose

ii) Me përjashtimin nga Lidhja (neni 16) për shkak të shkeljes së Statutit; ose

iii) Për shkak të mospajtimit me ndryshimet që mund t’i bëheshin Statutit.

• Në kohën e krijimit Lidhja kishte 26 shtete.

• Pranimi i shteteve të tjerë duhej bërë nga Asambleja e Lidhjes me 2/3 e votave.

• Viti 1937: 58 anëtarë, kurse pas një viti numri filloi të zvogëlohej. Gjermania (1933), Japonia (1933), Italia (1937) dolën nga Lidhja për t’i patur duart e lira në politikën e tyre agresive. Dolën ose u

përjashtuan 15 shtete. Përjashtimi i BS në 1939, për shkak të agresionit kundër Finlandës.

(8)

Çështja e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve

• 12 tetor 1920: Delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes i paraqiti zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm kërkesën e Qeverisë së Tiranës për pranimin e Shqipërisë në Lidhje. Por shtrohej çështja e statusit

ndërkombëtar të Shqipërisë.

• Neni 1 i Statutit të Lidhjes: “Mund të bëhet anëtar i Lidhjes …çdo Shtet, Dominion, apo Koloni…që pranohet nga 2/3 e Asamblesë…dhe që jep

garanci efektive se do të përmbushë detyrimet e veta ndërkombëtare…”. • U paraqitën ekstrakte nga aktet ndërkombëtare të 1913-1914: Traktati i

Londrës i 30 maj 1913 (neni 2 e 3); Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve i 29 korrikut 1913, Statuti Organik i Shqipërisë i prillit 1914. Këto u

plotësuan me memorandumin e delegacionit shqiptar të 22 nëntorit 1920. • Memorandumi përbën një platformë juridike të zgjidhjes së çështjes

shqiptare pas Luftës I, me këto pika: Statusi i Shqipërisë gjatë kohës së luftës dhe njohja e qeverisë shqiptare pas luftës.

• Pika 1: Shqipëria nuk është një shtet i ri, i krijuar pas lufte, sepse ajo ekzistonte si një shtet i pavarur që më 1913.

• “Qeveria shqiptare u njoh de jure dhe zyrtarisht më 1914 nga 4 Fuqitë e Mëdha Aleate (Britania e Madhe, Franca, Italia, Japonia), si dhe nga

(9)

• Pika 2: ”Ngjarjet e luftës nuk e ndryshuan aspak statusin e saj ndërkombëtar”

• Pika 3: Njohja e qeverisë shqiptare pas lufte. Qeveria shqiptare i ka të gjitha cilësitë (në atë kohë) për t’u konsoliduar si qeveri de jure dhe

de facto e shtetit shqiptar: ajo kja dalë nga një Asamble

Kombëtare,shprehje e vullnetit të gjithë popullit, dhe ka nën kontrollin e saj pjesën më të madhe të vendit.

• Qeveria ka dalë me sukses edhe në arenën ndërkombëtare.

• “Marrëdhëniet me Italinë, që e ka njohur de facto, duke dërguar në Tiranë një ministër fuqiplotë.

• Një modus vivendi është përfunduar midis qeverisë së tanishme shqiptare dhe qeverisë greke, ndërsa janë filluar bisedime me Jugosllavinë për të rregulluar çështjen e kufijve mbi bazën e

vendimeve të 1913. Del se Italia, Greqia dhe Jugosllavia e kanë njohur

de facto qeverinë e tanishme shqiptare, kurse pavarësia dhe

sovraniteti i shtetit shqiptar u njohën de jure nga Fuqitë e Mëdha, si dhe shtetet ballkanike që më 1914.”

(10)

• Më 22 nëntor një nënkomision i posaçëm për kandidaturën e Shqipërisë, i krijuar nga Komisioni i 5-të i Asamblesë së Lidhjes, i

bënte disa pyetje delegacionit shqiptar, ndër të cilat: “A është njohur qeveria juaj de jure dhe de facto dhe nga kush?”.

• Përgjigja e Nolit: “Qeveria e Shqipërisë u njoh de jure më 1914 nga 4 Fuqitë e Mëdha të Europës, si dhe nga Rumania,Bullgaria dhe

Greqia dhe të gjitha këto dërguan në Durrës përfaqësues diplomatikë të akredituar rregullisht. Qeveria e tanishme e Shqipërisë ka hyrë në marrëdhënie me Italinë, Serbinë dhe Greqinë .

• Memorandumi shqiptar i shpërndarë më 9 dhjetor, në pikën 10,

thekson: Marrëveshjet me shtetet fqinje interpretohen si njohje de

facto e qeverisë shqiptare.

• Për njohjen nga ana e Italisë, interpretimi ka qënë i drejtë. Kjo rrjedh jo vetëm nga fakti i lidhjes së marrëveshjes dypalëshe

italo-shqiptare, por sidomos nga karakteri i marrëveshjes, e cila shënon pikënisjen e gjithë marrëdhënieve midis Shqipërisë së pavarur dhe Italisë pas luftës.

(11)

• Pikëpamja e kundërt: në memorandumin e posaçëm që Sekretari i LK Eric Drummond i drejtoi Asamblesë së Lidhjes:

i. “Mëkëmbja e Shqipërisë si një komunitet politik i organizuar dhe i vetëqeverisur, u ndërpre nga shpërthimi i luftës;

ii. Përpjekjet e Fuqive për të mëkëmbur një shtet shqiptar më 1913-1914 dështuan për shkak të ngjarjeve dhe njohja që iu akordua shtetit në fjalë ishte e kushtëzuar me suksesin e mëkëmbjes së tij, kështu që ajo nuk provon asgjë lidhur me statusin ndërkombëtar të tanishëm të

Shqipërisë”.

• Shqyrtimi i çështjes kaloi nëpër dy etapa: (i) debatet në Komisionin e 5-të , dhe (ii) në mbledhjen plenare 5-të Asamblesë.

1. Komisioni i 5-të propozonte që cështja të shtyhej deri sa statusi ndërkombëtar i Shqipërisë të sqarohej përfundimisht.

• Delegati i Afrikës së Jugut , Lordi Cecil bashkë me delegatin e Kanadasë Rowell, u bënë shprehës të pikëpamjes shqiptare. Lordi Cecil propozoi që Shqipëria të pranohej menjëherë. Ai tha: “Shqipëria përbën një komb për arsye të sentimentit unanim të banorëve të saj”.

(12)

• Kanadezi Rowell: “Shqipëria ka kufij të përcaktuar nga një

marrëveshje ndërkombëtare “ dhe se “as Traktati i fshehtë i Londrës, as pushtimi i territorit shqiptar gjatë Luftës I-rë nuk kanë mundur të suprimojnë pozitën e saj si shtet i pavarur”.

• Komisioni votoi për refuzimin e kërkesës së Shqipërisë: 13 vota kundër anëtarësimit të Shqipërisë, 8 pro.

2. Asambleja e rimori në shqyrtim çështjen në 17 dhjetor.

• Lordi Cecil tha se Shqipëria ishte njohur para lufte. Statusin e saj nuk e ndryshuan as pushtimi dhe as traktatet e fshehta gjatë luftës, apo pas mbarimit të saj.

• Kanadezi Rowell deklaroi: “Shqipëria i përmbush absolutisht të gjitha kushtet e parashikuara nga Statuti i Lidhjes”.

• Kërkesa e Shqipërisë u pranua: 35 vota pro anëtarësimit të Shqipërisë, 7 abstenime, asnjë kundër.

• Më 17 dhjetor, delegacioni shqiptar u ftua të zinte vend në

Asamblenë e Lidhjes së Kombeve të nesërmen, në seancën e datës 18 dhjetor 1920.

(13)

Struktura e Lidhjes së Kombeve

• Lidhja e Kombeve përbëhej nga tre organe: Asambleja, Këshilli dhe Sekretariati. Neni 14: Këshilli do hartojë plane për krijimin e GJPDN. • Asambleja përbëhej nga përfaqësuesit e të gjithë shteteve anëtare.

Funksiononte me sesione që zhvilloheshin në Gjenevë, ku ishte edhe selia e Lidhjes.

• Statuti, neni 3: Asambleja ishte kompetente të shqyrtonte cdo problem që hynte në sferën e veprimtarisë së Organizatës, ose që kishte të bënte me paqen e përgjithshme.

• Vendimet merreshin me unanimitet. Bëhej përjashtim për cështjet

proceduriale, ku kërkohej vetëm shumica e thjeshtë, si dhe për pranimin e anëtarëve të rinj dhe për zgjedhjen e anëtarëve të përkohshëm të Këshillit, për të cilat nevojiteshin 2/3 e votave.

• Këshilli mund të quhet si organ ekzekutiv i Lidhjes. Përbëhej nga anëtarë të përhershëm dhe të përkohshëm, në raport 4:4.

• Anëtarë të përhershëm ishin Fuqitë e Mëdha të kohës: Britania e Madhe, Franca, Japonia dhe Italia.

• 1926 u pranua si anëtare e përhershme Gjermania; më 1934 u pranua BS. • Anëtarët e përkohshëm zgjidheshin për afat 1-3 vjet. Vendimet e Këshillit

merreshin me unanimitet.

(14)

• Mbi veprimtarinë e Lidhjes

• Detyrat kryesore të Lidhjes, sipas Statutit: (i) ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare; dhe (ii) zhvillimi i bashkëpunimit

ndërkombëtar.

• Lidhja përcaktonte si objekt të saj pakësimin e armatimeve.

• Statuti, pika 10: “Anëtarët e saj angazhoheshin të respektonin dhe të ruanin kundër cdo sulmi nga jashtë, tërësinë territoriale dhe

pavarësinë politike të të gjithë anëtarëve të Lidhjes”.

• Presidenti amerikan Wilson, autori kryesor i Statutit, e konsideronte këtë nen si ”gurin themeltar të të gjithë Statutit”. Por ai nuk gjeti

zbatim.

• 1932, Kina iu drejtua Këshillit të Lidhjes me rastin e agresionit japonez. Po ashtu dhe Abisinia më 1935 kur u ndodh përballë agresionit italian. Por anëtarët e Lidhjes nuk morën asnjë masë efektive për të përmbushur detyrimet e tyre në bazë të nenit 10. • Pas Luftës II Botërore, në prill 1946, një asamble formale vendosi

(15)

ORGANIZATA E KOMBEVE TË BASHKUARA

(16)
(17)

Krijimi i OKB

• Nismëtarë të krijimit të OKB ishin Fuqitë e Mëdha të koalicionit antifashist.

• 1 janar 1942; deklarata e Uashingtonit e 26 Kombeve të Bashkuara: të vendosej paqe për t’u ofruar kombeve mundësinë për të jetuar në siguri brenda kufijve të tyre.

• 19-30 tetor 1943: Konferenca e MPJ të SHBA, BRSS, MB – Deklarata e Moskës mbi sigurimin e përgjithshëm, e nënshkruar më vonë edhe nga përfaqësuesi i Kinës.

• U vendos krijimi i një organizate të përgjithshme ndërkombëtare. • Nëntor-dhjetor 1943: takimi i Teheranit, Çurcill, Rusvelt, Stalin – u

ripohua përgjegjësia e shteteve të tyre dhe gjithë Kombeve të Bashkuara për sigurimin e një paqeje për shumicën e popujve të globit.

(18)

• 21 gusht-29 shtator 1944: Konferenca e Dumbarton Oaks (Uashington), pjesëmarrës SHBA, BRSS, MB dhe Kina.

• Konferenca miratoi dokumentin “Propozime për krijimin e Organizatës Ndërkombëtare të Sigurimit të Përgjithshëm”

• Ky dokument ishte baza për hartimin e Statutit të organizatës që do të krijohej më vonë.

• Nuk u zgjidhën cështjet që kishin të bënin më K.S, raportin midis LK dhe OKB, si dhe GJND.

• Zgjidhja u arrit në Konferencën e Jaltës, shkurt 1945. U vendos thirrja e një konference të përgjitshshme ku të merrnin pjesë 50 shtete.

• U miratua procedura e votimit në K.S, ku Fuqitë e Mëdha i dhanë vetes një rol të vecantë.

• U krijua një komitet juristësh nga 44 vende që hartuan në Uashington projekt-statutin e GJND.

(19)

• Prill – Qershor 1945: Konferenca e themelimit të OKB në San Francisko .

• U miratua Karta e OKB dhe Statuti i GJND.

• Karta do të hynte në fuqi pas ratifikimit nga shumica e shteteve nënshkrues.

• Kjo u arrit në 24 tetor 1945, dita e themelimit të OKB. • Mbledhja e parë e AP të OKB, Londër, 10 janar 1946.

• Karta e OKB përbëhet nga 111 nene, përfshirë preambulën dhe dispozitat përmbyllëse. Gjithsej 19 krerë.

• Statuti i GJND është shtojcë e Kartës dhe konsiderohet pjesë përbërëse e saj.

• Neni 1: Kombet e Bashkuara marrin përsipër:

1. të ruajnë paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare; 2. të zhvillojnë marrëdhënie miqësore mes kombeve;

(20)

3. të ngrenë në këmbë një bashkëpunim ndërkombëtar për të zgjidhur probleme ndërkombëtare të natyrës ekonomike, sociale, kulturore dhe humanitare;

4. të jenë qendra, në të cilën koordinohen me njëra-tjetrën përpjekjet e kombeve për të realizuar këto qëllime të përbashkëta;

Neni 2: PARIMET E OKB

1. Parimi i barazisë sovrane të të gjithë anëtarëve të saj. 2. Përmbushja në mirëbesim e të gjitha detyrimeve; 3. Zgjidhja e konflikteve me mjete paqësore;

4. Të gjithë anëtarët ndalojnë në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare çdo kërcënim apo përdorim dhune, që drejtohet kundër

paprekshmërisë territoriale apo pavarësisë politike të një shteti ose që bie ndesh me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

(21)

5. Të gjithë anëtarët u japin Kombeve të Bashkuara asistencën e nevojshme për çdo masë, që Organizata merr në përputhje me Kartën; një shteti, ndaj të cilit Organizata ka marrë masa

parandaluese apo detyruese, ato nuk i japin mbështetjen e tyre. 6. Organizata kujdeset, që shtetet jo-anëtare të Kombeve të Bashkuara

të veprojnë sipas këtyre parimeve, për sa kohë që kjo është e nevojshme për ruajtjen e paqes botërore dhe sigurisë

ndërkombëtare.

7. Nga kjo Kartë nuk rezulton e drejta e Kombeve të Bashkuara për të ndërhyrë në çështje të tilla, që për nga natyra bëjnë pjesë në

kompetencat e brendshme të një shteti, apo detyrimi i shteteve anëtare, që për çështje të tilla të zbatojnë një rregullore me bazë Kartën.

(22)

• Anëtarësia në OKB

Neni 4 :

(1) Anëtarë të OKB mund të jenë të gjithë shtetet e tjerë paqedashës, që marrin përsipër detyrimet e kësaj Karte dhe që, sipas vlerësimit të

organizatës, janë të aftë dhe të vullnetshëm të përmbushin këto detyrime.

(2) Pranimi i një shteti të tillë si anëtar i Kombeve të Bashkuara bëhet me rekomandim të Këshillit të Sigurimit dhe vendim të Asamblesë së

Përgjithshme me 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve.

• Anëtarë të OKB: 193 shtete (+ 2 anëtarë vëzhgues: Selia e Shenjtë dhe Palestina)

• Dy kategori: (i)anëtarët origjinalë (51 shtete); (ii) anëtarë të pranuar më vonë (142 shtete) – Anëtari më i ri: Sudani i Jugut, korrik 2011.

• Mendimi konsultativ i GJND 1948 për nenin 4:

(i) të jetë shtet, (ii) të jetë paqedashës; (iii) të pranojë detyrimet e Kartës; (iv) të jetë i aftë t’i përmbushë këto detyrime; (v) të jetë i gatshëm t’i përmbushë këto detyrime.

(23)

• Pyetjes nëse AP mund të votojë për pranimin e një shteti në OKB pa marrë më parë rekomandimin e K.S, GJND iu përgjigj në mënyrë negative, por Asambleja mund të hedhë poshtë çdo kandidaturë, edhe pse kjo mund të ketë marrë më parë rekomandimin e K.S.

• Përgjigja e GJND, 1949: Neni 4 i Kartës ishte kategorik dhe nuk linte asnjë alternativë përkundrejt rekomandimit të K.S.

• Neni 5: AP, me rekomandim të K.S, mund t'i mohojë një shteti anëtar,

kundër të cilit KS ka marrë masa parandaluese apo detyruese, në mënyrë të përkohshme ushtrimin e të drejtave dhe privilegjeve, që rrjedhin nga

anëtarësia.

• Neni 6: Një anëtar i OKB, i cili shkel në mënyrë të vazhdueshme parimet e kësaj Karte, AP mund ta përjashtojë nga organizata me rekomandim të KS. • Karta nuk parashikon tërheqjen në mënyrë të njëanshme të një shteti me

vullnetin e vet nga OKB. Një mundësi e tillë parashikohej nga Statuti i Lidhjes së Kombeve: një shtet anëtar mund të tërhiqej nga Lidhja pas një njoftimi paraprak prej 2 vjetësh, por me kusht që të kishte përmbushur të gjitha detyrimet ndërkombëtare, si dhe detyrimet në bazë të Statutit.

(24)

Pranimi i Shqipërisë në OKB

• Kërkesa nga Shqipëria iu përcoll KS më 25 janar 1946 – kjo ishte data e paraqitjes së kërkesës zyrtare nga ana e Shqipërisë.

(25)

• Struktura e OKB

i) Asambleja e Përgjithshme; ii) Këshilli i Sigurimit;

iii) Këshilli Ekonomik e Social; iv) Këshilli i Kujdestarisë;

v) Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë; vi) Sekretariati.

i. Asambleja e Përgjithshme është i vetmi organ i OKB që përbëhet nga të gjithë anëtarët.

• Çdo shtet anëtar ka vetëm një votë (delegacioni 5 përfaqësues, 5 zëvendës të tyre dhe këshilltarë, ekspertë dhe personeli i

nevojshëm).

• AP ka të drejtë, që brenda caqeve të caktuara nga Karta, të

shqyrtojë çdo çështje që hyn në kompetencat e organeve të tjera të OKB dhe të bëjë rekomandimet përkatëse.

(26)

• AP nuk mund të japë rekomandime për çështje që janë duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Këshilli i Sigurimit (Neni 12/1). • AP:

1. Pranon dhe shqyrton raporte nga KS dhe organet e tjera të OKB; 2. Udhëheq veprimtarinë e ECOSOC;

3. Zgjedh anëtarët e përkohshëm të KS, anëtarët e Këshillit Ekonomik e Social dhe të Këshillit të Kujdestarisë.

4. Bashkë me KS merr pjesë në zgjedhjen e gjyqtarëve të GJND;

5. Me rekomandimin e KS, cakton Sekretarin e Përgjithshëm të OKB. • AP shqyrton cështje që kanë të bëjnë me ruajtjen e paqes dhe

sigurisë ndërkombëtare, por vetëm KS mund të vendosë se cfarë masash duhen marrë në lidhje me to.

(27)

Vendimet e detyrueshme të AP (Neni 18)

a. Pranimi ose përjashtimi i anëtarëve të OKB; b. Zgjedhja e anëtarëve të përkohshëm në KS;

c. Zgjedhja e anëtarëve të ECOSOC, të Këshillit të Kujdestarisë, të GJND, caktimi i SP, miratimi i buxhetit të OKB, pranimi i rregullave proceduriale të punës së AP, heqja e privilegjeve të përkohshme.

• Vendimet merren me shumicë të thjeshtë votash. • Sesionet e Asamblesë mund të jenë:

a. Të zakonshme (shtator deri dhjetor); b. Të posaçme;

c. Të jashtëzakonshme - Rezoluta AP 377 (1950).

• Sesionet e posaçme thirren nga SP me kërkesën e KS ose të shumicës së anëtarëve të OKB.

• Sesionet e jashtëzakonshme thirren kur KS nuk është në gjendje të vendosë për masat që duhen marrë për vendosjen e paqes apo kundërshtimin e agresionit. • Sesionet e posaçme duhet të thirren brenda 15 ditëve nga marrja e kërkesës;

(28)

Këshilli i Sigurimit

• Është organi kryesor i OKB që vepron në mënyrë të përhershme. • 15 anëtarë, nga këta 5 të përhershëm.

• Anëtarët e përkohshëm zgjidhen për 2 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje. • Vetëm KS mund të përcaktojë rastet e kërcënimit, shkeljes së paqes

apo aktet e agresionit dhe të vendosë se cfarë masash duhen marrë. • KS ka për detyrë të hetojë për çdo konflikt apo situatë që mund të

shkaktojë mosmarrëveshje ndërkombëtare.

• Shtetet anëtare me marrëveshje të posaçme vënë në dispozicion të KS forca ushtarake;

• KS ka këto kompetenca:

• I jep rekomandime AP për pranimin e anëtarëve të rinj në OKB; • I jep rekomandime AP për heqjen e të drejtave dhe privilegjeve

(29)

• I jep rekomandime AP për përjashtimin e anëtarëve që shkelin sistematikisht detyrimet e Kartës;

• Përcaktimi i kushteve që duhet të plotësojnë shtetet që nuk janë anëtarë të OKB për t’u pranuar si anëtarë të GJND;

• Rekomandime për caktimin e SP, etj. • Bashkë me AP zgjedh gjyqtarët e GJND.

• Për cështjet joproceduriale duhet të votojnë jo më pak se 9 anëtarë, përfshirë të përhershmit.

• Vetoja pezullon cdo veprim tjetër. • Abstenimi nuk nënkupton veton.

• Konflikti në Kore, 1950, Rezoluta e KS kaloi vetëm sepse BS ishte tërhequr. Mungesa u konsiderua abstenim.

• Angazhimi i KS në Kongo në vitet 1960-1964.Nuk është ndërhyrje në rast agresioni por u arsyetua me nevojën e parandalimit të shtrirjes së një konflikti të brendshëm në rajonin përreth.

(30)

Këshilli Ekonomik dhe Social – ECOSOC

• 54 anëtarë të zgjedhur për 3 vjet nga AP. Cdo vit ripërtërihet 1/3 e Këshillit.

• Neni 62

(1) ECOSOC harton analiza në fushat e ekonomisë, sistemit social, kulturës, edukimit dhe shëndetësisë, si dhe në fusha të tjera të ngjashme me to, harton raporte, jep rekomandime AP.

(2) Ai mund të japë rekomandime për të mbështetur respektimin dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë. (3) Në lidhje me çështje, që janë kompetencë e tij, ai mund të hartojë marrëveshje dhe t’ia paraqesë ato Asamblesë së Përgjithshme.

(4) Ai mund edhe të thërrasë konferenca ndërkombëtare në lidhje me çështje, që janë kompetencë e tij, gjithnjë në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kombet e Bashkuara.

(31)

Këshilli i Kujdestarisë

• Nën kujdestari u vendosën territore në mbarim të Luftës II, kryesisht pjesë të zotërimeve koloniale të Fuqive të mundura.

• Vazhdon ekzistencën formale, sepse ish-territoret nën kujdestari tani janë shtete të pavarur, anëtarë të OKB. (Shteti i fundit – Palau, 1994)

Sekretariati

• Përbëhet nga Sekretari i Përgjithshëm dhe personeli. SP zgjidhet nga AP me rekomandimin unanim të KS. Ai është zyrtari administrativ më i lartë i Organizatës. Qendron në detyrë për 5 vjet,me të drejtë rizgjedhjeje. • Neni 101: Personeli (funksionarët dhe nëpunësit e ndryshëm) caktohen

nga SP, sipas rregullave të përcaktuara nga AP.

• Neni 100: Të gjithë shtetet anëtare janë zotuar të respektojnë karakterin ndërkombëtar të funksioneve dhe përgjegjësive të SP dhe stafit të tij, të cilët nuk duhet të marrin instruksione ose urdhëra nga asnjë autoritet tjetër përvec Organizatës.

• Neni 99: SP ka të drejtë të tërheqë vëmendjen e KS për cdo cështje që mund të ketë rëndësi për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

(32)

Gjykata Ndërkombëtare

• Është organi kryesor gjyqësor i OKB dhe vepron në bazë të

Statutit, i cili është pjesë përbërëse e Kartës së OKB.

Mbi veprimtarinë e OKB – rezultate dhe perspektiva

• Në Lidhjen e Kombeve dy organet kryesore – Këshilli dhe Asambleja – kishin pak a shumë po ato kompetenca,prej nga rridhte dhe

konfuzioni në përballimin e problemeve konkrete.

• Në OKB bëhet një dallim i qartë midis kometencave të KS dhe atyre të AP.

• Në rast agresioni, përgjegjësia kryesore për ruajtjen e paqes iu ngarkua KS.

• Fuqitë kryesore (SHBA, BS, MB, Franca dhe Kina) morën nga një vend të përhershëm në KS dhe, bashkë me këtë, të drejtën e vetos.

(33)

• OKB u bllokua gjatë periudhës së “luftës së ftohtë”, aq sa konflikte të tilla të rënda si ai i Vietnamit nuk u futën ndonjëherë në rendin e

ditës të KS.

• OKB e kërkoi dhe e gjeti rolin e vet në misionin ‘paqeruajtës’. • Zgjidhja e krizave, si lufta e Gjirit Persik, si rezultat i sulmit që

ndërmori Iraku kundër Kuvajtit, në gusht 1990. KS reagoi me shpejtësi duke krijuar një front të përbashkët të OKB për qëndresën ndaj

agresionit.

• Me amendamentin e vitit 1963, numri i anëtarëve jo të përhershëm të KS u shtua nga 6 në 10.

(34)

Institucionet ose Agjencitë e Specializuara

• Hyjnë ato organizata që krijohen për të vepruar posaçërisht në fushat ekonomike, sociale, kulturore e fusha të tjera.

• Agjencitë e specializuara janë në një raport të rregullt me OKB. Kontaktet nbahen nga Këshilli Ekonomik e Social.

• Agjencitë e Specializuara krijohen me anë të një marrëveshjeje ndërkombëtare, që lidhet midis shteteve dhe që përcakton

parametrat kryesorë të organizatës, përfshirë objektivat, strukturën dhe anëtarësinë.

• Nenet 57 dhe 63 të Kartës: Në momentin që lidhet marrëveshje me OKB, organizata bëhet Agjenci e Specializuar.

(35)

Agjencitë e Specializuara të OKB

 Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit (FAO)

 Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO)  Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD)  Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO)

 Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO)  Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF)

 Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU)

 Organizata e Asimit, Shkencës dhe Kulturës e Kombeve të Bashkuara (UNESCO)  Organizata e Zhvillimit Industrial e Kombeve të Bashkuara (UNIDO)

 Unioni Postar Universal (UPU)

 Organizata Botërore Shëndetësisë (WHO)  Organizata Botërore e Tregtisë (WTO)

 Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO)  Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO)  Grupi i Bankës Botërore:

- Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) - Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC)

(36)

• Agjencitë e Specializuara mund të ndahen në tre grupe:

(i) Institucionet me karakter ekonomik, si BB, FMN, FAO, BNRZH, OBM, etj.

(ii) Institucionet me karakter shoqëror, si Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë;

(iii) Institucionet me karakter kulturor-humanitar, si Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

• Agjencitë e specializuara kanë karakter të përhershëm. • Struktura e tyre, në përgjithësi dallohen:

a) Asambleja plenare; b) Organi ekzekutiv;

c) Organi tekniko-administrativ d) Komisione të posaçme.

(37)

Organizatat rajonale

• Zhvillimi i tyre mori hov pas Luftës II, kur krijuan një numër i madh organizatash ndërkombëtare rajonale, që veprojnë në fushën

ekonomike, sociale, kulturore, ushtarake, etj. Kështu, janë krijuar: Lidhja Arabe (1945), Këshilli i Europës (1949), Organizata e Unitetit Afrikan (tashmë Bashkimi Afrikan) (1963), etj.

• Kritere kryesore për krijimin e marrëveshjeve dhe organizatave

rajonale kanë qenë: përkatësia kontinentale e anëtarëve (OAS, OAU); lidhjet historike dhe interesat e përbashkëta në fushën politike,

ekonomike, kulturore, etj., ose qëllimi i përbashkët në lidhje me mbrojtjen kolektive,

• Karta e OKB, me gjithë përpjekjet që janë bërë në Konferencën e San Franciskos, nuk ka dhënë ndonjë përkufizim të saktë të

marrëveshjeve rajonale.

• Karta përmban mjaft dispozita që u referohen marrëveshjeve rajonale (Kreu VIII), rregullimit paqësor të mosmarrëveshjeve (Kreu VI) dhe

nenit 51, që lejon të drejtën natyrore për vetëmbrojtje individuale e kolektive.

(38)

• Karta – Neni 52: Asnjë dispozitë e saj nuk kundërshton ekzistencën e marrëveshjeve ose të organizmave rajonale. Por, ekzistencën e tyre e kushtëzon me përmbushjen e disa kushteve:

(i) Veprimtaria e tyre të jetë e orientuar në zgjidhjen e çështjeve që i referohen ruajtjes së paqes e sigurisë;

(ii) Veprimtaria e tyre duhet të jetë në pajtim me qëllimet dhe parimet e OKB.

• KS inkurajon zhvillimin e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve me karakter lokal përmes organizmave rajonale me iniciativën e vetë shteteve të interesuara ose me ftesën e KS (Neni 52/3).

(39)

1. Organizata e Shteteve Amerikane (OAS)

• Iniciativën për bashkimin e shteteve të Amerikës Latine e mori Simon Bolivari, i cili në “Kartën e Xhamajkës” 1815 është angazhuar për

krijimin e një kombi në botën e re, me vetëm një lidhje që këta popuj i lidh ndërmjet vetes dhe të gjithë së bashku.

• Takime për zgjidhjen e konflikteve (Konferenca Ndëramerikane për pajtim dhe arbitrazh, Uashington , 1928-1929; është miratuar

Konventa mbi të drejtat dhe detyrat e shteteve (Montevideo, 1933); - Traktati ndëramerikan për ndihmë reciproke (Rio de Zhaneiro,

1947). Sipas marrëveshjes së Rios, shtetet amerikane e kanë dënuar luftën dhe detyrohen të rezervohen në marrëdhëniet e tyre

ndërkombëtare nga kërcënimi ose përdorimi i forcës dhe janë zotuar që cdo mosmarrëveshje midis tyre ta zgjidhin me mjete paqësore. Sulmi i armatosur i cilitdo shteti kundër një shteti amerikan,

(40)

• Në Konferencën IX Ndëramerikane (Bogota,1948) është krijuar Organizata e Shteteve Amerikane.

• Kreu I i Kartës së OAS, neni 2: qëllimet kryesore të OAS janë: a. Përparimi i paqes dhe sigurisë së kontinentit;

b. Parandalimi i shkaqeve të mundshme që mund të bëhen burim i vështirësive dhe sigurimi i zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve midis anëtarëve;

c. Organizimi i aksioneve të përbashkëta në rast agresioni;

d. Inkurajimi i zgjidhjes së problemeve politike, juridike, ekonomike që shfaqen midis anëtarëve;

e. Përparimi përmes aksioneve të përbashkëta i zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor.

• Karta e OAS, kreu IV, nenet 9-22 përmbajnë të drejtat dhe detyrat e shteteve: shtetet janë juridikisht të barabartë;

- ata gëzojnë të drejta të njëjta dhe kanë detyra të njëjta;

- të drejtat e shtetit nuk varen nga forca që ka ai për të siguruar

(41)

- Të gjithë shtetet kanë detyrë të respektojnë të drejtat që kanë shtetet e tjerë;

- e drejta e shtetit për t’u mbrojtur dhe për të zhvilluar ekzistencën e vet nuk i jep të drejtë të kryejë akte të kundërligjshme kundër shtetit tjetër;

- respektimi dhe përmbushja e përpiktë e traktateve përbën rregull për zhvillimin e marrëdhënieve paqësore midis shteteve;

- traktatet duhet të jenë publike;

- asnjë shtet a grup shtetesh nuk ka të drejtë ndërhyrjeje në punët e brendshme ose të jashtme të shtetit tjetër;

- territori i cdo shteti është i paprekshëm;

- nuk pranohen ndryshimet territoriale që realizohen përmes forcës; - shtetet zotohen që në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare do të

rezervohen nga përdorimi i forcës, përvec në rast të mbrojtjes së ligjshme, etj.

• Karta: anëtarë të OAS janë të gjithë shtetet amerikane që ratifikojnë Kartën.

(42)

• Për t’u bërë anëtar i OAS, me 2/3 e votave vendos Këshilli i Përhershëm, i cili i bën rekomandimin Asamblesë që vendos përfundimisht, gjithashtu, me 2/3 e votave.

• Organet kryesore të OAS janë:

1. Asambleja e Përgjithshme - është organ suprem i Organizatës. Cdo

shtet një votë. AP përcakton dhe shqyrton politikën e përgjithshme të OAS dhe bashkërendon aktivitetet e organeve dhe institucioneve të OAS; bashkëpunon me OKB dhe me organet e specializuara;

bashkëpunimi në fushën ekonomike, sociale dhe kulturore me organizatat e tjera ndërkombëtare; mbledhjet një herë në vit;

vendimet merren me shumicë absolute të shteteve anëtare, përveç rasteve kur kërkohet shumica prej 2/3.

2. Mbledhjet konsultative të Ministrave të Punëve të Jashtme:

shqyrtojnë problemet me karakter të ngutshëm dhe me interes të përbashkët. Mbledhje urgjente në rast sulmi të armatosur. Komiteti konsultativ mbrojtës ndihmon në çështjet e sigurisë; vendimet me 2/3 e votave, kurse në çështjet proceduriale me shumicë të thjeshtë.

(43)

3. Këshillat janë disa:

a. Këshilli i Përhershëm i Organizatës – me përfaqësues nga cdo shtet në rang ambasadori. Mbikëqyr ruajtjen e marrëdhënieve miqësore dhe ndihmon në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve; për këtë, ai ka një komision ndëramerikan. Vendimet meren me 2/3 e votave

(përjashtohen votat e palëve të interesuara);

b. Këshilli Ndëramerikan Ekonomik e Social, ka detyrë përparimin e

bashkëpunimit midis shteteve amerikane; rekomandon programe dhe masa dhe bashkërendon aktivitetet ekonomike e sociale.

c. Këshilli Ndëramerikan për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ka për detyrë përparimin e marrëdhënieve miqësore dhe të mirëkuptimit reciprok nëpërmjet bashkëpunimit arsimor, shkencor e kulturor.

d. Komiteti Juridik Ndëramerikan, përbëhet nga 11 juristë të zgjedhur nga Asambleja për periudhë 4 vjecare, kujdeset për përparimin, zhvillimin dhe për kodifikimin e DN.

e. Komisioni Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut;

f. Sekretariati , me në krye Sekretarin e Përgjithshëm, të zgjedhur nga Asambleja për 5 vjet, zgjidhet vetëm një herë.

(44)

2. Lidhja Arabe

• Është krijuar më 22 mars 1945, me nënshkrimin e Paktit të Lidhjes Arabe (Kajro) për të bashkërenduar aktivitetin politik, për të ruajtur sovranitetin dhe pavarësinë, për bashkëpunimin ekonomik, social, kulturor, shëndetësor, juridik, etj.

• Neni 1: Pakti është i hapur për secilin shtet arab të pavarur.

• Kanë të përbashkët faktorët kohezivë (gjuha, feja, e kaluara historike dhe kultura e përbashkët).

• Lidhja është themeluar mbi parimet e respektimit të pavarësisë, sovranitetit dhe mosndërhyrjes.

• Organet kryesore:

(i) Këshilli i Lidhjes Arabe –organ suprem, me përfaqësues kryetarët e çdo shteti. Mbikëqyr përmbushjen e marrëveshjeve, shqyrton

mosmarrëveshjet dhe bashkëpunimin me organziatat e tjera

ndërkombëtare. Për ndërprerjen e agresionit dhe përjashtimin nga Lidhja, vendimet merren me unanimitet dhe janë të detyrueshme për të gjithë anëtarët.

(45)

• Vendimet që merren me shumicë të thjeshtë votash janë të detyrueshme vetëm për shtetet që janë deklaruar për to (për zbatimin e procedurës së pajtimit ose të arbitrazhit (neni 5);

• Shumica prej 2/3 kërkohet për rivendikimin e Paktit (neni 19) dhe për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm (neni 12).

• Këshilli mblidhet 2 herë në vit, si dhe mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesën e të paktën dy shteteve (neni 11).

• 7 komitete të përhershme: politik, i ministrave të jashtëm, i transportit, kulturës, çështjeve sociale, financave dhe cështjeve ekonomike, i

informacionit, që veprojnë nën udhëheqjen e Këshillit të Lidhjes. Komitetet përgatisin projektmarrëveshjet që i shqyrton Këshilli dhe më vonë shtetet për miratim.

(ii) Sekretariati i Përgjithshëm - emërohet nga Këshilli i Lidhjes për 5 vjet. • Lidhja e marrëveshjes për mbrojtjen e përbashkët dhe bashkëpunimin

ekonomik (1950), Aprovimi i programeve për krijimin e tregut të përbashkët arab (1964 e 1975), krijimin e Bankës Arabe për Zhvillim(1959), krijimin e institucioneve të ndryshme të edukimit dhe bashkëpunimit kulturor

(46)

3. Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO)

• NATO - krijuar më 4 prill 1949 në Uashington nga 10 shtete të Europës Perëndimore (Belgjika, Danimarka,Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Hollanda, Norvegjia, Portugalia dhe BM), SHBA dhe Kanadaja; më vonë edhe Greqia e Turqia (1952), RFGJ (1955), Spanja (1982), Polonia,

Hungaria dhe Cekia (1999), si dhe shtete të tjerë (gjithsej 28).

• NATO – Organizatë ushtarako-politike e krijuar në periudhën e Luftës së Ftohtë, për të penguar rrezikun nga agresioni komunist .

• Preambula e Marrëveshjes: Organizata bazohet “në trashëgiminë e përgjithshme dhe në qytetërimin e popujve” që e kanë formuar.

• Thelbi: detyrimi i dhënies ndihmë në rast agresioni ndaj një shteti

anëtar. Sulmi ndaj një shteti anëtar do të konsiderohet si sulm ndaj çdo shteti anëtar të NATO-s (Neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut).

(47)

Organet:

a. Këshilli i NATO-s. (Organ politik) Përbëhet nga përfaqësuesit e gjithë shteteve anëtarë. (Zakonisht MPJ, por ndonjëherë edhe KM).

b. Komiteti Ushtarak. (Organ ushtarak) Përbëhet nga përfaqësuesit e përhershëm të gjithë shteteve anëtarë. Përcakton politikat ushtarake. c. Grupi i Planifikimit Bëthamor - Përfshin përfaqësues të të gjithë

vendeve anëtare, përveç Francës.

ç. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Është kryetar i Këshillit të NATO-s dhe i Komitetit Ushtarak. Drejton punën e organizatës , i ndihmuar nga zv. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe 4 ndihmës për çështjet politike, planifikimin e mbrojtjes, ndihmën e ndërsjelltë dhe çështjet shkencore. d. Asambleja Parlamentare e NATO-s. Përbëhet nga përfaqësuesit e

(48)

• NATO është në proces zgjerimi të vazhdueshëm.

• Shqipëria u anëtarësua në NATO në 4 Prill 2009, së bashku me

Kroacinë. Maqedonia nuk mundi të anëtarësohet për shkak të vetos greke.

• 22 shtete kanë me NATO-n Marrëveshje Partneriteti për Paqe

4. TRAKTATI I VARSHAVËS

• U krijua si kundërpërgjigje ndaj NATO-s në 1955.

• Vetë teksti i traktatit është shumë i ngjashëm me atë të NATO-s. • Shtetet themelues: BS, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, RDGJ,

Hungaria, Polonia, Rumania.

• Shqipëria u largua në 1968, pas agresionit të BS ndaj Çekosllovakisë. • Në qershor 1991 u mor vendimi për shpërndarjen e aleancës.

(49)

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) • 56 shtete anëtarë (jo vetëm shtete europiane – SHBA, Kanada,

Turkmenistan, Uzbekistan)

• Krijuar fillimisht si Konferencë Ndërkombëtare për zbatimin e Aktit Final të Helsinkit (1975)

• Shndërrimi nga KSBE (1975) – OSBE (1995) • Organet:

a) Këshilli Ministror - mblidhet çdo fund viti

b) Këshilli i Përhershëm – takime në rang Ambasadorësh c) Asambleja Parlamentare

ç) Sekretariati (Vjenë, Austri)

d) Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut – ODIHR (Varshavë, Poloni)

(50)

• Bashkimi Europian • Këshilli i Europës

• Bashkimi Afrikan (më parë: Organizata e Unitetit Afrikan)

• Organizata e Bashkëpunimit Islamik (më parë: Konferenca Islamike) • Organizata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN)

Figure

Updating...

References

Related subjects :