• No results found

E Drejta Tregtare Skripta/Shënime/ Sllajde

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "E Drejta Tregtare Skripta/Shënime/ Sllajde"

Copied!
39
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

Cka është e drejta? Si kuptohet e drejta? Cka është e drejta tregtare?

E drejta dhe Kuptimi i saj

E drejta, në aspektin juridiko-teknik, është tërësi e normave juridike të një shteti, kurse në aspektin politik, e drejta është vullnet i klasës sunduese e cila realizohet me forcën që e ka shteti.

E drejta sic shihet është rregullatori kryesor i rregullimit të mardhënieve shoqërore. Pra e drejta është grumbull rregullash ose normave shoqërore të caktuara mbi sjelljen e njërëzve në shoqëri, të cilat i nxjerr, krijon apo i sanksionon shteti dhe aplimin e të cilave e aplikon shteti me forcë të dhunës (nëse paraqitet nevoja) me qëllim të mbrojtjes së rendit shoqëror – juridik, i cili i përgjigjet interesit të klasës sunduese.

E Drejta Tregtare

E drejta tregtare është degë e së drejtës me rregullat e së cilës rregullohet pozita e shoqërive tregtare, e personave të tjerë juridikë dhe fizikë që paraqiten si subjekte në veprimet juridike dhe punët juridike ndërmjet subjekteve të së drejtës kombëtare.

E drejta tregtare ndahet në:

E drejta tregtare statusore – rregullon format, pozitën juridike, mënyrën e themelimit dhe të veprimit të shoqërive tregtare, përkatësishtë të subjekteve ekonomike përgjithësishtë.

E drejta tregtare kontraktore – rregullon punët juridike që i kryejnë reciprocikishtë subjektet e së drejtës tregtare si dhe rregullat që përcaktojnë radhën e punëve të tyre juridike.

Burimet e së Drejtës

Në ditët e sotme, dominojnë burimet e shkruara (e drejta kontinentale) por edhe doket e zakonet kanë rëndësinë e tyre (kjo aplikohet më shumë në sistemin anglosakson).

Secili rend juridik në mënyrë të pavarur përcakton burimet e së drejtës. Gjithsesi, burimet e të drejtës janë:

Kombëtare (janë ato burime që kanë origjinën dhe bazohen në legjislacionin vendor, në sovranitetin shtetëror të një vendi), pra janë:

 Kushtetuta,  ligjet,

 Aktet nënligjore,

 Doket, zakonet tregëtare,  Kontratat

 Cështjet gjyqësore (Precedentët gjyqësor – ato që intepretohen/ndodhin për herë të parë në një formë të caktuar dhe që shërbejnë për herat tjera) psh. Rasti i gjykimit të ish kryetarit të Gjykatës së Apelit të Kosovës (për herë të parë iu mohohet qasja e publikut dhe mediave të jenë prezent në këtë gjykim. Kjo pra mund të ndikojë që të ketë edhe raste të tjera me arsyetim të ngjashëm si në këtë rast);

 Praktikat gjyqësore

Ndërkombëtare (janë rregulla juridike të cilat e kalojnë sferën kombëtare dhe mbështeten në të drejtën ndërkombëtare dhe në konventat, traktatet bilaterale apo multilaterale. Pra janë:

 konventat si burim të së drejtës :

a) me karakter universal, si p.sh. Konventat parisiane për mbrojtjen e pronësisë industriale. b) me karakter regjional (Konventa mbi patenten europiane).

 Marrëveshjet ndërkombëtare; Burimet e të drejtës tregtare

Burimet e së drejtës tregtare janë forma të ndryshme në të cilat paraqiten rregullat juridike të së drejtës tregtare. Ato janë:  Kushtetuta;

 Ligjet (të analizohet Ligji për Shoqëritë Tregtare NR.02/L-123)  Dispozitat ligjore,

 E drejta tregtare autonome,

 Praktika gjyqësore dhe e arbitrazhit,  Shkenca juridike,

 Aktet e organeve të caktuara joligjvënëse,  Statuti,

(2)

THEMELIMI I MIREFILLT I TE DREJTES TREGTARE I FRANCES

Eshtë e vështirë saktësisht të ceket koha se kur filluan përpjekjet e organizuara për themelimin e së drejtës së mirëfilltë tregtare. Mirëpo, ne do të përqëndrohemi në burimet e shkruara.

Sipas burimeve të shkruara, bazën themelore të së drejtës tregtare, në pikëpamje të kualifikimit të posaqem e kanë bërë dy dekrete të cilat kanë vlerë për tërë territorin e Francës.

Njëri është Dekreti për tregëtinë toksore i vitit 1673 i cili rregullonte të drejtën tregtare, kambialore dhe të drejtën dhe procedurën e falimentimit.

Akti i dytë juridik ishte Dekreti mbi tregtinë detare i vitit 1681 i cili dekret përmban edhe të drejtën publike dhe private detare.

Këto dekrete patën rëndësi të madhe rregulluese dhe praktike sepse e ndërprenë rregullimin partikular të statuteve të qyteteve, shoqërive si dhe të korporatave të cilat kishin të bënin me rregullimin e tregtisë.

E drejta tregtare në Gjermani

Gjermania pas Francës me 1861 e bëri kodifikimin e së drejtës tregtare i cili u rishikua me 1897 atëherë kur u nxjerr Ligji i ri tregtar i cili është edhe sot në fuqi. Megjithate, ligjet e tjera për shoqëritë aksionare dhe aktet tjera nënligjore u hartuan dhe miratuan edhe pas këtij viti.

E drejta tregtare në Angli

Anglia është rast më i vecantë se rasti i Francës dhe i Gjermanisë. Arsyeja për këtë është në faktin se Anglia nuk e bëri kodifikimin as të së drejtës civile e as të asaj tregtare.

Në Angli, e drejta e shkruar statusore, në formë të ligjeve ka rëndësi të dorës së dytë në krahasim me të drejtën e precedentëve (rastet që ndodhin për herë të parë dhe që shtrojnë rrugën për tu përdorur si shembuj) e cila përfshinë rregullat juridike të cilat janë krijuar në praktikën e gjykatave Angleze.

Sipas kësaj, vendimi i nxjerrë në ndonjë rast të gjykimit është i obligueshëm për zgjidhjen e ndonjë rasti të mëvonshëm analog. Gjatë kësaj merret vetëm ajo pjesë e vendimit nga rasti i mëparshëm i cili bën racio decidendi d.m.th aty ku është themeluar qëndrimi principiel i gjyqit në të cilin ai e ka bazuar pikëpamjen e tij.

Sistemi Anglez ka qenë i bartur edhe në SHBA dhe ka shërbyer si bazë e së drejtës civile dhe tregtare edhe në SHBA. Gjatë kësaj duhet të kihet parasysh se nga vetë fillimi shumë institute të së drejtës së precedentëve anglez nuk kanë qenë të pranuar në SHBA, sepse kanë pasur karakter feudal (psh. Te drejtat sendore ne paluejtshmeritë)

E drejta tregtare në SHBA

SHBA-të gjatë kohës e krijuan të drejtën e tyre të precedentëve duke mos aplikuar precedentët e gjykatave angleze, e cila është me e komplikuar për përdorim praktik. Për këtë arsye në vitin 1962, në SHBA i është qasur kodifikimit dhe krijimit të ligjit uniform.

Në aspektin e së drejtës tregtare ligjet më të rëndësishme janë:

 Ligji mbi shoqëritë tregtare (të bëhet analizimi i ndikimit të SHBA-ve në legjislacionin e Kosovës)  Ligjet mbi dokumentet mallore etj.

Juristët amerikan për ligjin Uniform tregtar të vitit 1962 i cekin dy argumente kryesore:  Dispozitat e ligjit të jenë bashkohore

 Të dobësohet ndikimi i së drejtës tregtare angleze Përcaktimi i Subjekteve të së Drejtës Tregtare

Si subjekt i së drejtës tregtare në shumicën e shteteve ku studiohet kjo disiplinë me këtë emërtim janë:  tregtarët individual dhe

 shoqëritë tregtare.

Tregtari Individual – veprimtaria dhe përgjegjësia e tij

Tregtari, apo sic quhet në Prëndim, ndërmarrësi që kryen punët dhe aktivitetet ekonomiko-tregtare me qëllim të realizimit të fitimit, cilësohen si persona fizik të cilët kryejnë veprimtarinë me qëllim të arritjes së fitimit, kurse me veprimtari nënkuptohet prodhimi, qarkullimi, dhe kryerja e shërbimeve në treg.

Paraqitja e ndërmarrësit dhe ndërmarrësisë në teorinë ekonomike lidhet me periudhën e paraqitjes së ndërmjetësusit në mes të prodhuesve dhe konsumuesve, ku ndërmjetësuesi u kryen shërbime të lloj llojshme personave të tretë në treg me qëllim të arritjes së fitimit.

Ndermarrësi në të drejtën tonë dhe ndërmarrësi në teorinë ekonomike nuk janë identik, kurse ndërmarrësi dhe tregtari individual janë të ngjashëm.

Në të drejtën kontinentale janë të njohura dy kategori të tregtarëve:  Si persona fizik – tregtari individual dhe

 Poseduesi i dyqanit

(3)

 vëllimin e afarizmit tregtar,  në aspektin e përgjegjësisë,

 nënshtrimit të dispozitave të ndryshme tatimore,  regjistrimit në regjitra të ndryshëm etj.

Kushtet për të fituar cilësinë e ndërmarrësit ose tregarit: • Mosha madhore,

• Aftësia për të vepruar

• Të mos jetë i dënuar për vepra penale osë për delikte të rënda ekonomike Java e dytë

Kuptimi I së drejtës afariste dhe kuptimi I ndërmarrjes shoqërore

E Drejta Afariste (Tregtare) në kuptimin bashkëkohor është një degë e sw drejtës që ka të bëj me të drejtat dhe detyrimet që dalin nga qarkullimi i mallrave dhe ofrimi i shërbimeve, dhe me institutet juridike që avancojnë dhe mundësojnë rrjedhën e punëve tregtare. Kjo është një degë komplekse juridike, që merret me pozitën juridike të subjekteve ekonomike dhe me afarizmin e tyre juridik në treg.

Ndarja e së drejtës Afariste (tregtare) E drejta Afariste (tregtare) ndahet në:

 të drejtën tregtare statusore 

 dhe atw kontraktore:

E drejta afariste - tregtare statusore – rregullon format, pozitën juridike, mënyrën e themelimit dhe të veprimit të shoqërive tregtare, përkatësisht të subjekteve ekonomike përgjithësisht.

E drejta afariste - tregtare kontraktore – rregullon punët juridike që i kryejnë reciprokisht subjektet e së drejtës tregtare si dhe rregullat që përcaktojnë radhën e punëve të tyre juridike 3.Subjektet e së Drejtës Afariste janë: tregtari që është person fizik, i cili ushtron veprimtari ekonomike të pavarur, që kërkon një organizim tregtar të zakonshëm si dhe shoqëritë tregtare që themelohen nga dy ose më shumë persona fizik dhe/ ose persona juridik, që bien dakord për arritjen e objektivave ekonomike të përbashkëta, duke dhënë kontribute në shoqëri sipas përcaktimeve në statut.

Veprimtaritë tregtare

Veprimtari tregtare janë veçanërisht veprimet si: blerja me qëllim shitjeje, shitja, që rrjedh nga blerjet e mëparshme, si dhe përgjithësisht çdo veprim shkëmbimi.

Veprimtari tregtare sipas ligjit për shoqëritë tregtare do të thotë çdo lloj aktiviteti të rregullt ose aktivitet të përsëritur i cili përfshinë ofrimin, sigurimin ose prodhimin e mallrave, shërbimeve pronës ose/dhe punëve për një person ose shoqëri, në këmbim ose në pritje të çfarëdo lloj pagese ose kompensimi, me kusht që punëtori i cili kryen shërbimet për punëdhënësin e tij të mos konsiderohet se ushtron “veprimtari tregtare” përderisa shërbimet e tilla t kompensohen sipas kontratës së punëtorit me punëdhënësin.

Përkufizimi dhe Llojet e shoqërive tregtare Në Republikën e Kosovës ekziston mundësia e organizimit të afarizmit në pesë mënyra:

 (i) ndërmarrja individuale;  shoqëria kolektive;  shoqëria komandite;

 shoqëria me përgjegjësi të kufizuar; dhe  shoqëria aksionare.

Ndërmarrjet individuale

Ndërmarrja Individuale (NI) është një lloj i shoqërisë tregtare e cila juridikisht nuk ekziston ndaras nga pronari i saj.Ndërmarrje Individuale thjeshtë do të thotë që një person që ushtron veprimtari afariste në emrin e vet dhe për të ekziston vetëm një pronar.

NI-a nuk është person juridik! Pavarësisht nga kjo, Ligji për Shoqëritë Tregtare parasheh që ajo mund të lidhë kontratë, të posedojë pronë, të ngre padi dhe të paditet, në emrin e saj apo të pronarit (ose të dyve). Meqenëse NI juridikisht nuk mund të ekzistojë ndaras nga pronari i saj, pala e vërtetë në këto procedura dhe gjykime mbetet pronari.

Shoqëria Kolektive (“SHKL”)

Ortakëria definohet thjeshtë si kontratë, përmes së cilës dy apo më shumë persona (pronare) pajtohen të kombinojnë asetet apo fuqinë punëtore me qëllim të realizimit të përfitimit të përbashkët.

Sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare, një SHKL mund të formohet në dy mënyra:  E para, personi mund të formoj SHKL me anë të regjistrimit.

(4)

 Së dyti, SHKL mund të themelohet përmes veprimit të Ligjit, që nënkupton se nga pikëpamja ligjore, nëse dy apo më shumë persona dhe/ose shoqëri bashkëpunojnë në ushtrimin e veprimtarisë afariste, pa marrë parasysh nëse ky lloj bashkëpunimi bazohet në një kontratë me shkrim ose marrëveshje gojore ose mirëkuptim, atëherë ky bashkëpunim vlerësohet të jetë SHKL.

Duhet te theksohet se SHKL nuk është person juridik!

Megjithatë, ajo ka të drejtë të kontraktoj, ketë pronë, të padis apo të paditet nëemër të saj. Roli, të Drejtat dhe Detyrimet e Ortakëve të Përgjithshëm në një SHKL

Të gjitha veprimet e ortakëve të përgjithshëm ne emër te SHKL-se, të cilat duket se bëhen me qëllim të zhvillimit të veprimtarisë normale dhe të zakonshme afariste të SHKL janë të detyrueshme për SHKL dhe ortakët tjerë të përgjithshëm. Kjo nënkupton se veprimi i një ortaku konsiderohet veprim të të gjithë ortakëve të tjerë!

Ka një përjashtim për këtë rregull, në rastet kur (i) ortaku i përgjithshëm nuk është i autorizuar të veprojë në emër të SHKL; dhe (ii) pala e tretë më të cilën punonte ortaku ishte në njohuri se ortakut i mungon autorizimi i tillë.

Të drejtat dhe detyrimet reciproke të ortakëve

Të shkëmbejë të dhënat financiare dhe të gjitha të dhënat e tjera lidhur me veprimtarinë e SHKL Te ruaje mirëbesimin dhe informatat konfidenciale për veprimtarinë afariste te SHKL

Të veprojë gjithmonë në mirëbesim, për interesin më të mirë të SHKL në çështjet që kanë të bëjnë me veprimtaritë afariste

T’i shërbejë vetëm interesit të SHKL gjatë përfshirjes në një veprimtari ose transaksion në të cilin ortaku i përgjithshëm ka një interes personal

Shoqëria Komandite

Shoqëria Komandite (“SHKM”) është formë e ortakërisë që përveç një ose më shumë ortakëve të përgjithshëm ka edhe një ose më shumë ortakë të kufizuar që bashkëpunojnë me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë afariste fitimprurëse si bashkëpronarë.

Shoqëria komandite nuk është person juridik. Pavarësisht nga kjo, ajo mund të lidhë kontratë, të posedojë pronë, të ushtrojë padi dhe të paditet në emrin e saj. - Cilido person ose shoqëri tregtare mund të jetë ortak i përgjithshëm ose i kufizuar i shoqërisë komandite.

Përgjegjësia: Në një SHKM, ortaku i përgjithshëm është bashkërisht dhe personalisht, pa kurrfarë kufizimi, përgjegjës për borxhet dhe detyrimet e shoqërisë komandite.

Ndërmarrjet Publike

Për ndërmarrje publike është e rëndësishme të përcaktohet mënyra e themelimit, e themeluesit dhe e fushëveprimtaria, statusi I tyre.

Ndërmarrjet publike janë ato ndërmarrje të cilat kryejnë veprimtari për interes të përgjithshëm dhe të cilat I themelon shteti, respektivisht ndonjë njësi e qeverisë lokale.

Në teorinë krahasuese juridike, këto ndërmarrje përkufizohen si institucione që janë nënshtruar pushtetit të shtetit, por qeverisja e tyre në pajtim me disa përjashtime I nënshtrohen regjimit të ndërmarrjeve private.

Pra qëllimi I themelimit dhe funksionimit të ndërmarrjeve publike është plotësimi I nevojave publike. Interesi publik zakonisht manifestohet në disa veprimtari, me rëndësi të vecantë si psh: lëmia e energjetikës, I ekonomisë së ujrave, I komunikacionit, I PTK-së, i pylltarisë, veprimtarive komunale, I shfrytëzimit dhe qeverisjes së të mirave në përdorim të përgjithshëm dhe I të mirave detare, I informimit etj.

Ndërmarrjet publike zakonisht i karakterizon:

 kryerja e veprimtarive në interes të përgjithshëm,

 kanë cilësinë e personit juridik me aftësi të plotë juridike dhe vepruese,  kanë pasurinë e tyre dhe përgjigjen për detyrimet e tyre

Themeluesit nuk përgjigjen për obligimet e ndërmarrjeve publike, përvec kur është në pyetje ndërmarrja me përgjegjësi të pakufizuara të themeluesve.

Zakonisht pozita juridike e këtyre ndërmarrjeve rregullohet vetëm pjesërisht me ligjin mbi ndërmarrjet (si ligj amë për të gjitha ndërmarrjet), ndërsa rregullimi detaj I pozitës së tyre juridike, bëhet me ligjet e posaqme për llojet e ndryshme psh të elektroekonomisë, radiotelevizionit të Kosovës, PTK-së etj

Statuti I ndërmarrjes publike është akti më I lartë I përgjithshëm me të cilin rregullohet organizimi I brendshëm dhe marrëdhëniet në ndërmarrje.

Ndermarrjet shoqërore dhe transformimi i tyre – kuptimi I ndërmarrjeve shoqërore

Kapitali I ndërmarrjeve shoqërore është I ndarë në aksione dhe në pjesë të caktuara nominale të vlerës, që regjistrohet në regjistrin përkatës. Ndërmarrjet shoqërore I përkasin kategorisë së ndërmarrjeve jo-pronësore.

Në shumicën e shteteve në tranzicion, shkak I mosefketivitetit të ndërmarrjeve shoqërore ka qenë dominimi I sektorit shtetëror- shoqëror. Nuk do të thotë se sektori privat mund të prodhoj efektivitet më të madh, mirëpo, gjasat për një efikasitet janë më të mëdha nëse merren me seriozitet nga ana e sektorit privat se sa atij shtetëror.

(5)

Ekzistojnë dy qasje alternative të ekonomive moderne në organizimin e funksioneve të ndërmarrjeve shoqërore:  ekonomia e hapur e tregut

 ekonomia e centralizuar

Ekonomia e hapur – në shtetet kapitaliste ekonomia e hapur ka dëshmuar vitalitetin e saj dhe përparësitë në sigurimin e mirëqenies sociale

Ekonomia e centralizuar – më shumë se shtatëdhjetë vjet e malltretoi klasën punëtore dhe në fund bankrotoi se tërë kohën ishte kundër pronës private, kundër ekonomisë së tregut, kundër pluralizmit politik dhe në mënyrë permanente I shkelte të drejtat e njeriut në mënyrë të pamëshirshme.

Në shtetet në tranzicion, sic është Kosova, duhet pasur kujdes në transferimin e ndërmarrjeve publike në ato private pasi që kemi shumë shembuj që privatizimi ende nuk ka dëshmuar suksesin e pretenduar.

Shoqëritë tregtare publike

Me shoqëri tregtare nënkuptojmë atë shoqëri tregtare ku bashkohen dy ose më shumë tregtar me qëllim të udhëheqjes së firmës së përbashkët – me kusht që secili prej tyre të përgjigjet para të besuarve të shoqërisë në mënyrë të pakufizuar, d.m.th me tërë pasurinë e tij.

Karakteristikat e shoqërive tregtare publike:

 Qëllimi I pjesëmarrësve për të udhëhequr shoqërinë  Shoqëritë duhet të merren me punë të tregtisë

 Pjesëmarrësit e shoqërisë duhet të posedojnë cilësinë e tregtarit  Shoqëria duhet të ndahet nën firmën e përbashkët

 Pjesëmarrësit e shoqërisë janë përgjegjës në mënyrë të pakufizuar ndaj të besuarve të shoqërisë (edhe me pasurinë që nuk e kanë futur në shoqatë)

 Pjesa e kontributit të anëtarëve të shoqërisë mund të bartet në persona të tjerë me pëlqimin e anëtarëve të tjerë të shoqërisë

 Sipas rregullit numri I anëtarëve të shoqërisë duhet të jetë I vogël

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është trajtë e posaqme e shoqërisë tregtare në të cilën dy apo më shumë persona I bashkojnë mjetet e tyre me qëllim të realizimit të aktivitetit ekonomiko-tregtar.

Në krahasim me llojet e tjera të shoqërive tregtare, këto cilësohen si lloji më I ri I shoqërive. Karakteristikat e tyre janë:

 kemi të bëjme me persona juridik të ndarë nga anëtarët e saj, I cili në mënyrë të pavarur I merr obligimet dhe I fiton të drejtat

 mund të themelohet për kryerjen e veprimtarisë tregtare ose cilësdo qoftë veprimtari, mirëpo kjo trajtohet si shoqatë tregtare.

 anëtarët e shoqërisë janë të obliguar që ti paguajnë pjesët e tyre dhe në mënyrë direkte nuk iu përgjigjen kreditorëve të shoqërisë por shoqëria iu përgjigjet kreditoërëve të saj në mënyrë të kufizuar deri në shumën e kapitalit themelor respektivisht në pasurinë e saj.

 cdo anëtarë I shoqërisë mund të marrë vetëm një kuotë kurse shuma e kuotës mund të jetë e ndryshme për cdo anëtarë deponues

 të gjithë anëtarët e shoqërisë I kryejnë rregullisht punët udhëheqëse dhe punët e përfaqësimit

 Themelimi I kësaj shoqëria mund të jetë punë e lehtë dhe nuk lidhet me formalitete të mëdha dhe pushon së ekzistuari si shoqërite e tjera.

Shoqëritë aksionare

Shoqëria aksionare paraqet trajtën më të llojllojshme të koncentrimit të kapitalit. Zakonisht mund të themi se kjo shoqatë ka këto karakteristika:

 secila shoqatë e ka kapitalin kryesor që është I caktuar me statutin e shoqërisë, respektivisht me ligj  kapitali kryesor I shoqërisë aksionare është I ndarë në pjesë të barabarta (aksione)

 anëtarët e shoqësirë nuk kanë kurcfarë përgjegjësie personale ndaj kreditorëve, por vetëm janë të detyruar të paguajnë pjesën e kontributit të tyre, sic është e caktuar me statut.

Shoqëria aksionare, për dallim nga shoqëritë tjera, themelohet me një numër më të madh të anëtarëve. Këto shoqëri merren me punë afatgjata për të cilat nevoitet një kapital më I madh.

Organet e shoqërisë aksionare:  Kuvendi I aksionareve

 Nxjerre dhe ndryshon statutin e shoqërisë

 Zgjedhjen dhe revokimin e anëtarëve e këshillit drejtues dhe atij mbikqyrës  Kontrollon afarizmin e përgjithshëm

(6)

 Verifikon bilancin

 Shpërndarjen e fitimit të shoqërisë

 Merr vendime mbi shtimin apo pakësimin e kapitalit kryesor të shoqërisë etj  Këshilli drejtues I aksionarëve

 Drejtori dhe këshilli mbikqyrës

ZHVILLIMI I SHOQËRIVE TREGTARE

Problemet me praktikat e kaluara në ushtrimin e afarizmit në Kosovë

Historia e re e Kosovës ka shënuar ndryshime dhe transformime mbresëlënëse. Vetëm në vitet e fundit, Kosova përjetoi një transformim nga një ekonomi e centralizuar në atë të tregut. Megjithatë, ambienti ligjor i cili është i nevojshëm për ta përkrahur zhvillimin e një ekonomie të tregut ka qenë i paqëndrueshëm dhe i ndërlikuar.

Gjatë viteve të ‘90ta, Kosova hyri në një amulli të plotë juridike për shkak të kontrollimit të institucioneve nga ana e regjimit Serb. Pas konfliktit të vitit 1999, Kosova iu nënshtrua një rilindje juridike nën administrimin e UNMIK-ut, i cili u mundua t’i rregullojë të gjitha veprimtaritë në Kosovë, përfshirë edhe ato afariste. Marrë parasysh të gjitha transformimet dhe ngjarjet e lartcekura, praktika e kaluar në ushtrimin e afarizmit ishte problematike.

Problemet kryesore të cilat u shfaqën në këtë praktikë të kaluar ishin:

 Shumica e veprimtarive afariste ushtroheshin përmes shoqërive të paregjistruara tregtare.

 Pjesa e mbetur e veprimtarisë afariste ushtrohej në forma të thjeshta, siç janë bizneset individuale ose shoqëritë kolektive (ortakëritë e përgjithshme), duke mos përfituar kështu nga përparësitë të cilat ofrohen nga format më të sofistikuara të organizimit.

 Komuniteti afarist nuk i kuptonte qartë format ekzistuese të organizimit.  Shumica e veprimtarisë afariste nuk ushtrohej si pjesë e ekonomisë legjitime.

 Palët të cilët shprehnin dëshirën për të ushtruar afarizëm në Kosovë ballafaqoheshin me një ambient të panjohur ligjor dhe afarist.

 Afaristët hezitonin t’i pranonin ndryshimet në kornizën ligjore, dhe vazhdonin me praktikat e vjetra.

Pas pavarësisë Kosova pati mundësi të nxjerrë ligje të cilat u konsideruan si të domosdoshme për t’i zgjidhur këto probleme. Ligji aktual për Shoqëritë Tregtare ofron një mori rregullash të detajuara të cilat rregullojnë marrëdhëniet private ndërmjet palëve në komunitetin afarist.

Gjithashtu, Ligji parasheh një procedurë të qartë për regjistrim, për ata të cilët dëshirojnë të ushtrojnë afarizëm në Kosovë. Tutje, ligji afaristëve u ofron mundësi të mjaftueshme për të zgjedhur formën e duhur të organizimit e cila i përshtatet më së miri nevojave të tyre afariste. Problemet me praktikën e kaluar të ushtrimit të afarizmit do të fillojnë të zhduken në momentin kur komuniteti afarist do të fillojë të familjarizohet me ligjin aktual.

Zhvillimi i shoqërive tregtare në Evropë

Që nga koha e Romës së Lashtë dhe deri me mbarimin e Shekullit XIX, format dominuese të organizimit afarist ishin pronësia individuale dhe shoqëria kolektive (ortakëria e përgjithshme). Pronari individual dhe ortakët, individualisht ose bashkërisht, kishin në pronësi dhe e kontrollonin tërë atë që e konsideronin si biznes të tyre. Secili prej tyre bartte me vete përgjegjësi të pakufizuara për detyrimet e kontraktuara të firmës. Kjo gjë përbënte bazën që firma të konsiderohet meritore për kredi.

Në Shekullin XV në Evropë u paraqit shoqëria komandite (ortakëria e kufizuar) që kishte për qëllim plotësimin e kritereve që investitorëve aksionarë t’u jepej përgjegjësi e kufizuar në shoqëritë tregtare të cilat konsideroheshin meritore për kredi. Shoqëria komandite arriti të fitojë kredi duke e ndarë përgjegjësinë tek ata investitorë të cilën nuk ushtronin fare kontroll mbi shoqërinë tregtare. Përparësia e kësaj forme të organizimit ishte se ortakët e kufizuar, në momentin kur dëshironin të tërhiqnin pasurinë nga firma në mënyrë oportuniste, nuk mund ta bënin një gjë të tillë. Njëkohësisht, ortakët e përgjithshëm, të cilët e kishin autoritetin që të shpërndajnë pasuritë e shoqërisë tregtare, nuk dëshironin ta bëjnë një gjë të tillë, pasi që kjo kërcënonte likuiditetin e firmës dhe pasojat për humbjet do t’i bartnin personalisht. Kështu pra, një investitor aksionarë mund të gëzonte përgjegjësi të kufizuar pa pasur kontroll, ose të gëzojë kontroll por me përgjegjësi të pakufizuar, por jo t’i gëzojë të dyja, sikurse përgjegjësinë e kufizuar ashtu edhe kontrollin mbi shoqërinë tregtare.

Nga mesi i Shekullit XIX në Evropë lindi korporata afariste si formë alternative e organizimit e cila përfshinte njëkohësisht përgjegjësinë e kufizuar dhe kontrollin mbi firmën. Korporatat afariste ishin në gjendje të tërhiqnin më shumë investime pasi që aksionarëve u jepej përgjegjësi e kufizuar dhe detyrimet e këtyre shoqërive ndërlidheshin vetëm me pasuritë të cilat ishin në emër të shoqërisë. Në mënyrë që një firmë të jetë meritore për kredi, ishte kusht që ajo të posedonte një masë të arsyeshme të pasurisë.

(7)

Kushtet rregullative, si p.sh., rregullat e raportimit dhe të kontabilitetit, filluan të aplikoheshin me qëllim të mbrojtjes së kreditorëve dhe interesave të tjera. Një strukturë formale e qeverisjes korporative u inkorporua në legjislacion me qëllim të rregullimit të mënyrës së menaxhimit, administrimit, dhe kontrollimit të korporatës.

Strukturat e ngurta të korporatave afariste, megjithatë, nuk u përshtateshin mirë shoqërive të vogla ose të “afërta” të cilat kishin nevojë për ndarje të fitimit dhe për një kontroll që i përshtatej shoqërisë specifike. Si rrjedhojë, shoqëritë e vogla ose ato të “afërta” vazhduan të organizoheshin në formë të ortakërive, sepse këto atribute mundeshin lehtë të themeloheshin së bashku me rregullat standarde.

Duke filluar nga fundi i Shekullit XIX, kufizimet në strukturën e organizimit korporativ filluan të lehtësohen, dhe kushtet për kapital u bënë më fleksibile, duke e bërë këtë formë shumë më të përshtatshme për ndërmarrjet e vogla. Ky liberalizim u realizua kryesisht përmes miratimit të statuteve te korporatave të “afërta” – duke filluar së pari në Gjermani, e cila ofroi një formë të ShPK-së (GmbH) në 1980tat, dhe më pas në Francë, e cila miratoi llojin Francez të ShPK-ve (SARL) në 1920tat. Format e reja të shoqërive tregtare vazhduan të zhvilloheshin gjatë shekullit të kaluar dhe paraqesin vazhdimësinë e këtij procesi zhvillimor. Sot, zhvillimi i shoqërive tregtare është ngritur në një nivel tërësisht të ri.

Për shembull, në vitin 2001 BE-ja miratoj Rregulloren e Këshillit për Statutin e një Shoqërie Evropiane. Ky statut përmban rregulla për Shoqëritë Publike Evropiane të njohura si Societas Europaea (SE) (nga Latinishtja “Shoqëri Evropiane”). Ky lloj i shoqërisë tregtare mund të regjistrohet në çdo shtet anëtarë të BE-së dhe regjistrimi mundet lehtë të bartet tek një shtet tjetër anëtarë.

Kjo u mundëson shoqërive të themeluara në shtete të ndryshme që të shkrihen ose të krijojnë shoqëri holding, ose degë, dhe njëkohësisht t’i shmangen kufizimeve ligjore dhe atyre praktike të cilat rrjedhin si pasojë e sistemeve të ndryshme juridike.

Nevoja për struktura të llojllojshme në Kosovë

Kosova, për disa arsye, ka nevojë për llojllojshmëri të formave të organizimit të shoqërive tregtare. Arsyet kryesore kanë të bëjnë me tranzicionin e lehtë në një ekonomi të tregut dhe me inkurajimin e investimeve të huaja. Arsyet tjera përfshijnë:

 Lehtësimin e hyrjes në komunitetin afarist për palët e interesuara të madhësive dhe mundësive të ndryshme  Prezenca e formave të organizimit me të cilat investitorët e huaj janë të njohur

 Ofrimi i fleksibilitetit në organizim, varësisht nga nevojat e biznesit

 Sigurimi i një evidentimi të rregullt të të gjitha aktiviteteve afariste në Kosovë

 Rritja e të hyrave tatimore për qeverinë përmes raportimit të rregullt të veprimtarive afariste  Rregullimi i marrëdhënieve private në mes të ushtruesve të afarizmin në Kosovë

 Harmonizimi me ligjet e BE-së

Versioni aktual i ligjit nuk ofron një listë me të gjitha llojet e mundshme të strukturave organizative të cilat ekzistojnë në botë. Megjithatë, ligji siguron një fillim të mbarë për ekonominë e cila është në rritje në Kosovë. Në të ardhmen, Ligji i Kosovës për Shoqëritë Tregtare mund të zgjerohet duke i përfshirë format tjera të organizimit të bizneseve në mënyrë që të jetë në hap me zhvillimet e reja në botën e afarizmit si dhe në harmoni me legjislacionin e BE-së.

Ushtrim: Qëllimi i Ligjit për Shoqëritë Tregtare o Të analizohet ligji

o Qëllimi I ligjit? o Përmbajtja e ligjit o Dobësite e ligjit o Avantazhet e ligjit

o Nëse një person ushtron një veprimtari afariste në Kosovë pa e regjistruar shoqërinë e tij, Ministri është i autorizuar dhe ka përgjegjësinë të ndërmarrë çka?

o Nëse një person është duke ushtruar një veprimtari afariste në Kosovë pa u regjistruar, atëherë ai konsiderohet se ushtron cilin lloj të shoqërisë tregtare?

o Nëse dy shoqëri tregtare të regjistruara lidhin marrëveshje bashkëpunimi mes tyre, a kanë nevojë ato ta regjistrojnë një shoqëri të re tregtare?

o A mundet që një shoqëri tregtare ta themelojë dhe regjistrojë një shoqëri tjetër tregtare? REGJISTRIMI I SHOQËRIVE TREGTARE DHE NDRYSHIMET THEMELORE KORPORATIVE

Ndërmarrja Individuale (“NI”) është lloj i shoqërisë tregtare e cila ligjërisht nuk është e ndarë nga pronari i saj. NI nuk është person juridik. Prandaj, përgjegjësia e kufizuar , të cilën e gëzon korporata dhe shoqëria kolektive nuk vlen për NI. Në thelb, NI nënkupton një person i cili ushtron afarizëm në emër të tij/saj dhe ekziston vetëm një pronar.

Në realitet, NI është njëra prej dy shoqërive kryesore tregtare që përdoren në Kosovë për të ushtruar afarizëm. Kjo ndodh për shkak të mungesës së sofistikimit nga ana e komunitetit të biznesit të organizojë veprimtarinë e tyre të afarizmit në organizata të cilat janë më të përshtatshme për nevojat e tyre. Për më tepër, pasi që një shoqëri tregtare e paregjistruar, e

(8)

cila ka vetëm një pronar, automatikisht konsiderohet të jetë NI, numri i NI rritet në mënyrë eksponenciale kur kihet parasysh fakti se shumica dërrmuese e veprimtarisë afariste në Kosovë ushtrohet përmes subjekteve të paregjistruara. Regjistrimi: NI duhet të regjistrohet! Për të regjistruar NI, pronari duhet të nënshkruaj dhe dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit, formularin i cili përmban informacionin e poshtëshënuar:

 Emrin zyrtar të NI, i cili duhet të:

 Jetë ose përshijë mbiemrin e ligjshëm të pronarit  Përmbajë shkurtesën “NI” në fund

 Adresën në Kosovë në të cilën NI do të ushtroje veprimtarinë kryesore afariste  Emrin dhe mbiemrin dhe adresën e banimit në Kosovë të pronarit

 Qëllimin e afarizmit të NI, i cili mund të përshkruhet si “çdo qëllim i Ligjshëm për afarizëm”  Datën kur do të shpërbëhet NI (mund të mos ketë asnjë datë)

 Çdo informacion shtesë

 Deklaratën e cila vërteton se person i cili e dorëzon dhe nënshkruan atë formular është pronari i ndërmarrjes individuale

Regjistrimi i shoqërisë kolektive

Në gjuhën juridike dhe ekonomike të shumicës së shteteve, shoqëria kolektive (“SH.K.L”) ose thjeshtë ortakëria, nënkupton lidhjen e personave ose të një kompanie të pakorporatizuar, e cila ka këto veti kryesore:

 themelohet nga dy apo më shumë persona;

 pronarët janë personalisht përgjegjës për të gjitha paditë dhe borxhet me të cilat ortakëria mund të ballafaqohet; dhe

 është krijuar me marrëveshje, provë të ekzistencës dhe angazhim (parapërfshirje).

I njëjti lloj i shoqërive tregtare ekziston në Kosovë në bazë të Ligjit ekzistues për Shoqëritë Tregtare. Në bazë të ligjit ekzistues, SHKL nuk është person juridik! Megjithatë, ajo mund të ketë persona juridik (p.sh. SH.P.K. ose Sh.A.) si ortak të përgjithshëm.

Regjistrimi: Për regjistrimin e shoqërisë kolektive, njëri nga ortakuët – ose një personi i autorizuar nga një ortak i përgjithshëm – duhet të nënshkruajë dhe dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit, “memorandumin e shoqërisë kolektive” që përmban këtë informacion:

 Emrin zyrtar të SHKL

 të përfshijë emrin e së paku njërit nga ortakët e përgjithshëm; me kusht që a.) nëse ortaku i përgjithshëm është person fizik dhe shfrytëzohet emri i tij/saj atëherë do të shfrytëzohet edhe mbiemri i ligjshëm i tij/saj  Adresën në Kosovë ku shoqëria kolektive ushtron veprimtarinë kryesore afariste

 Adresën e zyrës së regjistruar të shoqërisë kolektive në Kosovë si dhe emrin e agjentit të regjistruar të shoqërisë në atë adresë

 Qëllimin afarist të SHKL, i cili mund të përshkruhet si “qëllim i ligjshëm afarist”  Emrin dhe adresën e secilit ortak të përgjithshëm

 Datën e shpërbërjes (mund të mos ketë)

 Deklaratën e cila vërteton se personi që e nënshkruan dhe dorëzon memorandumin Regjistrimi dhe themelimi i një shoqërie komandite

Shoqëria komandite (SHKM) është formë e ortakërisë, e ngjashme me shoqërinë kolektive, me përjashtim të asaj se përveç një ose më shumë ortakëve të përgjithshëm, shoqëria komandime poashtu ka një ose më shume ortakë të kufizuar. Ortakët e përgjithshëm janë në të gjitha aspektet kryesore në pozitë të njëjtë juridike sikurse ortakët në shoqërinë kolektive. Megjithatë, sikurse edhe aksionarët në një korporatë, ortakët e kufizuar kanë përgjegjësi të kufizuar dhe nuk kanë autoritet për menaxhim.

Në bazë të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, në Kosovë ekzistojn ky lloj shoqërive tregtare. Në pajtim me këtë ligj, SHKM nuk është person juridik! Megjithatë, ajo mund të ketë persona juridik (p.sh. SH.P.K., ose Sh.A si ortakë të përgjithshëm ose të kufizuar.

Regjistrimi: Për të regjistruar një shoqëri të tillë tregtare, njëri prej ortakëve – ose një person i autorizuar nga një ortak i përgjithshëm – nënshkruan dhe dorëzon në Zyrën e regjistrimit “memorandumin e shoqërisë komandite” dhe duhet të dorëzojë:

 Emrin zyrtar të SHKM

 Adresën në Kosovë ku SHKM shoqëria kolektive ushtron veprimtarinë kryesore afariste

 Adresën e zyrës së regjistruar të shoqërisë komandite në Kosovë si dhe emrin e agjentit të regjistruar të shoqërisë në atë adresë

 Qëllimin afarist të SH.K.M, i cili mund të përshkruhet si “qëllim i ligjshëm afarist”  Emrin dhe adresën e secilit ortak të përgjithshëm etj

(9)

Regjistrimi i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar

Në ligjet e shumë shteteve, Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar është formë ligjore e shoqërisë tregtare, e cila i jep pronarëve përgjegjësi të kufizuar. Është e ngjashme me korporatën dhe shpesh është formë me fleksibile e pronësisë, veçanërisht për kompanitë më të vogla me numër të kufizuar të pronarëve.

Regjistrimi: Për regjistrimin dhe themelimin e një SH.P.K., themeluesi duhet të nënshkruajë dhe të dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit Statutin e SH.P.K:

 Emrin zyrtar të SH.P.K., në fund të të cilit duhet të përfshihet shkurtesa “SHPK”

 Adresën në Kosovë në të cilën shoqëria ushtron veprimtarinë e saj kryesore afariste në Kosovë  Adresën e zyrës së regjistruar të shoqërisë dhe emri i agjentit të saj të regjistruar në këtë adresë  Qëllimin afarist të shoqërisë, i cili mund të përshkruhet si “qëllim i ligjshëm afarist”

 Emrin dhe adresën e secilit themelues të shoqërisë:

a) nëse themeluesi është person fizik, atëherë duhet të sigurohet emri i plotë i tij dhe adresa e vendbanimit të përhershëm (brenda ose jashtë Kosovës)

b) nëse themeluesi është shoqëri tregtare e Kosovës, duhet të ofrohet emri dhe adresa zyrtare e zyrës së regjistruar në Kosovë

c) nëse themeluesi është shoqëri e huaj tregtare, duhet të sigurohet emri dhe adresa zyrtare e vendit kryesor ku ushtrohet veprimtaria e saj jashtë Kosovës

Regjistrimi i një shoqërie aksionare

Shoqëria Aksionare (“SHA”) është lloj i shoqërive tregtare. Certifikatat e pronësisë ose asksionet lëshohen nga shoqëria aksionare në shkëmbim të secilit kontribut, dhe aksionarët janë të lirë të bartin interesin e tyre të pronësisë në çdo kohë duke shitur aksionet e tyre tek të tjerët. SH.A. menaxhohet në emër të aksionarëve nga një Bord i zgjedhur i Drejtorëve. Në Kosovë, kjo është forma më e sofistikuar e shoqërive tregtare.

Regjistrimi: Për regjistrimin dhe themelimin e një SHA, themeluesi duhet të nënshkruajë dhe dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit Statutin e shoqërisë aksionare, i cili duhet të përmbajë:

 Emrin zyrtar të SH.A., në fund të të cilit duhet të përfshihet shkurtesa “SHA”  Adresën në të cilën shoqëria ushtron veprimtarinë e saj kryesore afariste

 Adresa e zyrës së regjistruar të shoqërisë dhe emri i agjentit të saj të regjistruar Qëllimi afarist i shoqërisë, i cili mund të përshkruhet si “qëllim i ligjshëm afarist”

 Emri dhe adresa e secilit themelues të shoqërisë Regjistrimi i një shoqërie të huaj tregtare

Shoqëria e Huaj Tregtare (“SHHT”) lejohet të angazhohet në veprimtari afariste në Kosovë në masë të njëjtë sikurse shoqëritë tregtare të Kosovës. Për ta fituar këtë satutus të barabartë, SHHT duhet të regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit të Shoqërive Tregtare. Nëse SHHT, ose punonjësit e saj ose agjentet angazhohen ne çfarëdo lloji të veprimtarisë afariste në Kosovë, atëherë SHHT duhet të regjistrohet dhe t’i zbatojë të gjitha kërkesat që dalin nga ky Ligj.

Nuk konsiderohet si veprimtari afariste, kështu që nuk kërkohet regjistrimi në Zyrën e Regjistrit, nëse SHHT angazhohet në:

 Eksportin në Kosovë nga një territor jashtë Kosovës, të mallrave që importohen nga një banor i Kosovës dhe/ose  Dorëzimin – nga një territor jashtë Kosovës – një blerësi ose konsumatori potencial në Kosovë të një oferte për

shitjen, sigurimin ose prodhimin e mallrave, shërbimeve ose punëve.

SHHT e cila kryen veprimtari afariste në Kosovë, duhet të regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit, duke dorëzuar “Memorandumin e SHHT,” i cili duhet të përmbajë këto informata:

 Emrin zyrtarë të SHHT dhe secilin emër tregtar që ajo do të përdor në Kosovë  Vendin ku vepron

 një deklaratë që dëshmon se ajo është themeluar dhe vazhdon ekzistencën e rregullt në atë vend

 mbështetur nga një dokument që është lëshuar nga një organ kompetent i atij shteti, i cili duhet t’i bashkëngjitet memorandumit

 Qëllimin afarist të shoqërisë së huaj tregtare, i cili mund të jetë qdo qëllim i ligjshëm afarist

 Adresa e zyrës së regjistruar në Kosovë dhe emri i agjentit të saj të regjistruar, që punon në atë zyre  Adresën në të cilën SHHT ushtron veprimtarinë e saj kryesore tregtare në Kosovë

 Emrat dhe adresat e secilit drejtues (ortakët e përgjithshëm, menaxherët e lartë, drejtorët, dhe/ose pronarët/aksionarët) që kanë interes prej 5% ose më shumë

 Një deklaratë që thotë se SHHT do të kryen afarizmin e saj në Kosovë në pajtim me ligjet e Kosovës Java 4 Sendet, kuptimi juridik

(10)

Llojet dhe ndarja e sendeve

Sendet në kuptim të plotë të fjalës janë ato sende që janë objekt i të drejtës pronsore.

Ndarja mundet të jet nga varshmeria shoqërore-cilsia dhe nga rëndësia e tyre ekonomike apo çarkulluese. Në socializëm ndarja ishte në: mjete prodhimi dhe mjete për konsum...

Mjetet kryesore- këto vleren e bartin gradualisht në më shum cikle prodhimesh në vler produkti, dhe nuk shpenzohen menjëher si: toka, mjetet e punes.

Mjetet e konsumit janë mjetet për përdorim, konsum, plotsim i nevojave (Lënda e parë, të hollat) Sendet në qarkullim dhe jashtë qarkullimit

Vetem sendet në qarrkullim mund të jen objet i së drejtës subjektive pronësore, ku dhe mundët të kriohet pronësia.. Sendet jasht qarkullimit, të cilat quhen të mirat e përgjithshme të përdorura (rrugët, urat, ndertesat publike, lulishtet) Sendet në qarkullim të kufizuar, më qellim të kontrrollimit nga ana e shtetit, për shkak të sigurisë së përgjithshme, shendetësis ku keto ushtrohen me leje administrative si: qarkullimi me armë, disa lloi barnash narkotike-ku duhet dhenë vetem me reçetë e mjekut, armet bërthamore, metalet e çmuara...

Sendet e palevizshme dhe të levizshme

Sendet e palevizshme quhen ato sende të cilat në hapsirë nuk mund të barten prej një vendi në një vend tjetër pa u prishur stubstanca e tyre si : toka, ndertesa, urat e betonit, pyjet.

Ne sendet e tilla hyjnë ato sende ku me normë ligjore iu caktohet cilsia si; anijet, aeroplanet, trajtohen sipas ligjit të palujshmeri sepse keto të drejta regjistrohen në regjistra të posaçëm. (res naturaliter imobiles)

Sendet e luajtshme, janë të gjtha sendet trupore që munden të barten nga një ven në një vend tjetër pa u prishtu stubstanca e tyre.

Sendet e caktuara individuale dhe ato të caktuara sipasë gjinisë;

Veturat e punuar me dorë sipas porositsit, fotografit e Pikasos, rrobët e porositura individualisht..

Sipas gjinisë percaktimi i sendit bëhet sipas gjinisë, lloit, masës dhe numrit, shpeshher behen me punë juridike. Sendet konsumuese dhe ato jo konsumuese;

Janë sendet të levizshme ku i plotsojn dy kushte:

 Nëse janë të destinuar të shpenzohen gjat një përdorimi ( pijet, ushqimi),  Ose të janë të destinuar të tjetërsohen...

Sendet që nuk konsumohen janë sendet që përdorimi zgjat me shumë se një përdorim Sendet e ndashme dhe të pa ndashme

Janë ato sende ku pjesët e tyre në hapsirë mund të ndahen njëra prej tjetrës dhe vlera e tyre të mos cenohet dhe pakësohe (të hollat), ndersa jo të ndashme janë ato sende sende që nuk mund ti ndajm pa e dëmtuar vlerën si, psh. Makina, fotografia etj. Rendesia është ekonomike dhe juridike e bashkpronësisë.

Sendet e thejshta dhe të përbëra;

Jan unike nga struktura e tyre-që nuk ndahen, sendet e përbëra janë me një strukturë të përbëre si: ndërtesa Askush nuk mund të jetë pronar i vetures nëse motorri, gomat etj të mos jen të tijë.

Sendet kryesore dhe ato akcesore;

Sendi sipas rendësis së madhe juridike dhe ekonomike Parat, Letrat me vlerë roli dhe rëndësia e tyre

Janë sende në të drejtën me cilsi dhe karakteristika të veqanta, shërbejn si masë e vlerës dhe si mjet i përgjithshëm i këmbimit.

Paratë janë një instrumet e domosdoshëm të ekonomisë së mallrave sepse është mas e matjës së vlerës i të gjitha sendeve dhe atë ekonomikisht dhe jo fizikisht.

Janë send i kembyeshëm është send konsumues... PARAJA ?...

Fjal Para (monedhë) rrjedhe nga fjala latine –moneta- që do të thot si: Ajo që të njofton ose ajo që të jep mendim “E vetmja mënyrë për të mos menduar për paratë … është të kesh shumë prej tyre”. Edith ëharton

“Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur. Kush është ai? Askushi. Benjamin Franklin “Paratë janë si shqisa e gjashtë, s’mund t’i përdorësh pesë të parat pa to”. wëilliam Somerset Maugham

“Paratë nuk rriten në pemë”.... Etj... Letrat me vlerë në ditët e sotme...

Si kategori e veqant në të drejten afariste letrat me vlerë janë letrat me shkrim me të cilat dhenësi i tyre obligohet që poseduesit tia përmbush obligimin e shënuar me këtë letër në bazë të ligjit. Letrat me vlerë rregullohen me Ligjin për Letrat me Vlerë, por (pjesërisht) rregullohen edhe me Ligjin për Detyrimet, Ligjin për Ndërmarrjet, Ligjin mbi Tregun e Parasë dhe Kapitalit, Ligjin mbi Bankat.

Java e 5

(11)

Përsonat Fizik,

Atributet e përsonit fizik, Aftësia për të vepruar, Personat Juridik,

Karakteristikat, llojet e përsonave juridik, kushtet për themelimin e përsonit juridik, shurja e përsonit juridik (ndërprerja e veprimtarisë së përsonit juridik),

Aftësia juridike dhe aftësia për të vepruar e subjekteve të së drejtës. SUBJEKTET E SË DREJTËS

Subjektet juridike zenë vendin e parë në rregullimine pozitës në çdo sistem juridik. Subjekte judidike në të drejtën janë titullarët e të drejtave subjektive dhe të detyrimeve. Subjektet në të drejën janë përsonat fizik dhe përsonat juridik

Përsonat Fizik

Kush janë personat fizik ?

Çdo individ, sipas parimeve të së drejtës, pos të lindë normal dhe ka shenja të jetës, bëhet subjekt i së drejtës. . . Personat fizik në veshtrimin historik u quajte edhe si sende që din të flasin (në të drejten Skllavopronare) Personat fizik në feodalizem, në të drejtën borgjeze, në socializëm.

Përson fizik i aftë quhet çdo përson i cili mund të marrë pjesë në marrëdhenie juridike, cilsia për të qenë subjek i së drtejtës është kategori juriodike, kjo nuk mund të bartet tek personat e tjerë...

Kur pushojn përsonat fizik? Ata pushojn nga e drejta subjketive me vdekjen e tyre, ose shpalljës së tyre si të vdekur (vetëm sipas dispozitave ligjore). . .

Dallimi i përsonave fizik:

 Kanë atributet e tyre brenda vendit dhe  Jashtë vendit (përmes ambasadave). Atributet e përsonave fizik janë:

 Emri përsonal, vendbanimi, vendqëndrimi dhe shtetësia. Aftsia juridike e personave fizik –

 Fitohet me të lindur ,

 ndërsa e humbin me të vdekur.

Aftsia juridike nënkupton aftsin e përsonave që të jenë bartës të të drejtave dhe obligimeve të tyre,këtë të drejt ua njef shteti me an të ligjeve dhe ua garanton njekosisht qdo personi.

Aftsia për të vepruar e personave fizik- fitonët kur personi te kentë mbushur 18 vite, Sipas ligjit kemi këte klasifikim të personave fizik:

 deri në moshën 14 vjet të gjithë konsiderohen fëmij.  prej 14-16 quhën të mitur.

 prej 16-18 quhën të mitur madhor.  mbi 18 quhën persona madhor.

Kemi këto lloje të aftsive të personave fizik ;  Aftsin e plot për të vepruar,

 Aftsin e pjesshme për të veprtuar dhe

 Personat fizik plotsisht të pa aftë për të vepruar.

Përsonat fizik kanë aftsi të plot për të vepruar me të arritur moshën madhore, dhe që jan të aftë psiqikishdhe fizikish për të vepruar dhe për ti kuptu veprimet e tyre dhe përgjegjsit .

Aftësia e pjesshme për të vepruar –ka të bëjë me personat fizik prej moshes 14-18, si dhe me personat madhor të cilve u është hequr ose u është kufizuar zotsia për të vepruar me vendim të gjykatës. Për këta persona zakonisht punet dhe veprimet i kryejn përfaqsuesit e tyre ligjor si (prindërit,adoptusi, kujdestari )dhe përfaqsuesi me prokur(autorizim) avokati, dhe qdo person tjetër madhor.

Personat fizik plotsisht të pa aftë për të vepruar – Në kët grup hyjë personat fizik që kan ma pak se 14 vjet dhe të gjith personat që jan të sëmur psiqik. Kjo kategori e personave nuk mund të kryj as nje funksion dhe mardhanje juridike, prandaj ata duhet të kenë përfaqsuesit e tyre ligjor apo me prokur.

Shuarja e personit fizk si subjekt i së drejtës bëhet;  kur ata vdesin,  me humbjen e zotsis së veprimit ,  dhe me humbjen e zotsis për të vepruar. Përsonat juridik

(12)

Janë subjekt të së drejtës në ekonomi, u jep të drejtë që të merrë pjesë në qarkullimin dhe të krioj marrëdhenie juridike si subjek i pavarur. Pra këta nuk mundë të mendohet qarkullimi ekonomik...

Paraqitja e personave Juridik me paraqitjen e marrëdhenieve mall-para... Përsonat juridik duhet ti ketë këto karakteristika:

 Të paraqet një tërsi organizative,  Të ketë pasurinë e veçant të veten,

 të pranohet nga shteti si përson i posaçëm juridik. Edhe shteti e ka statusin e përsonit juridik në të drejtë. Llojet e personit juridik

Sipas literatures juridike në shtete kapitaliste ndarja bëhet:

Në përsona juridik me karaktar publik si (Shteti, format e tije të organizimit-komunat, rrethet, entete publike, universitetet, spitalet, shkollat, odat tregëtare ) etj. Keta kanë autorizimin shtetëror pra, i nënshtrohen kontrollit të shtetit dhe mund ti kryen vetem ato punë që ua mundëson ligji apo me statutet e tyre.

 Personat tjerë janë të natyrës juridike-private sepse kanë si qëllim interesin e tyre privat, ku ndahen në:

a) Korporacione -Shoqatat tregëtare, komanditore, komanditore në aksion, me përgjegjsi të kufizuar dhe ato aksionare.

b) Institucionet -janë me karakter shoqëror, qëllimin e të cilave e përcakton themeluesi siç janë: ( Institucionet shkencore, sportive, bemirsite ) etj.

c) Fondacionet -si persona juridik-privat- këto themelohen me dëshiren e themeluesve të tyre ( donatorve ). Kushte për themelimin të përsonave juridik

Kur kriohet një përson juridik dhe kur arrin aftësin juridike për të vepruar ? Përsoni Juridik, kriohet në procedurë e parapar me ligjë.

Momenti vendimtarë për krijimin e përsonit juridik:  Sistemi i paraqitjës,

 Sistemine lejimit (lejës - koncensionit)  Sistemin e regjistrimit.

Pushimi (shurja e personit juridik)

 Me bashkimin ose bashkangjitje me një përson tjetër –kompani  Likuidimit të rregullt dhe falimintimit.

Kuptimi, Parimet themelore, llojet dhe burimet Kuptimi i të drejtës detyrimore

E drejta detyrimore nënkupton normat juridike të cilat rregullojnë marrëdhëniet detyrimore, dmth ato marrëdhënie në të cilat njëra palë (kreditori), është e autorizuar që të kërkojë nga pala tjetër (debitori) një mënyrë të caktuar të sjelljes: t’I dorëzoj ndonjë send, të bëj dicka, ose mos të bëj e që përndryshe do të kishte të drejtë ta bëj.

Në kuptimin objektiv, me të drejtën detyrimore nënkuptojmë pjesën e të drejtës civile pasurore. Krahas të drejtës sendore dhe asaj trashëgimore të cilën e karakterizon një stabilitet më I madh, ekzistojnë edhe parimet e saj themelore si dhe kuptimet të cilat edhe sot janë në përdorim, e të cilat kanë qenë të njohura që nga e drejta Romake.

Në këtë relacion është me rëndësi të vecantë të vërehet dallimi në mes të mardhënieve detyrimore dhe atyre sendore (reale).

Të drejtën e detyrimeve apo marëdhëniet detyrimore I karakterizon relativiteti.

Kurse titullari I të drejtave sendore (reale) mund ta padisë cdo njeri te I cili gjendet sendi I tij, respektivisht ate që bën cënimin e të drejtave të tij, pasi që mardhënia sendore vepron ndaj të gjithëve absolutisht (erga omnes), kurse me padi nga marëdhënia detyrimore mund të jenë i paditur vetëm debitori sepse mardhënia detyrimore vepron vetëm në mes të kreditorit dhe debitorit.

Parimet themelore të marëdhënieve detyrimore janë:

 Liria e përcaktimit dhe rregullimit të marrëdhënieve detyrimore  Ndalimi I keqpërdorimit të së drejtës

 Parimi I ndërgjegjes dhe ndershmërisë  Parimi I vlerave ekuivalente

 Parimi I përmbushjes së detyrimit dhe përgjegjësia për të

 Parimi I barazisë së plotë të pjesëmarrësve në marrëdhënie detyrimore

(13)

 Parimi I zjgedhjes së kontesteve në mënyrë të qetë (në bazë të harmonizimit apo ndërmjetësimit)  Parimi I sjelljes së marrëdhënieve detyrimorë në harmoni me doket e mira afariste

 Parimi I mosshfrytëzimit të pozitës monopoliste

 Parimi ‘Pacto sun servonda’ (‘marrëveshjet duhen respektuar’)  Parimi ‘neminem leadere’ (askujt mos I shkakto dëme)

Llojet e detyrimeve

 Ndarja e detyrimeve sipas subjektit  Ndarja e detyrimeve sipas përmbajtjes  Ndarja e detyrimeve sipas kohëzgjatjes

 Ndarja e detyrimeve sipas numrit të prestimeve  Ndarja e detyrimeve sipas objektit të prestimit

 Ndarja e detyrimeve sipas lidhjes në mes të prestimit dhe personit  Ndarja e detyrimeve në bazë të mardhënies së tyre reciproke  Ndarja e detyrimeve në aspektin e mbrojtjes juridike

Burimet detyrimore

Janë të gjitha ato akte juridike nga të cilat krijohen marrëdhaniet detyrimore, e keto janë:  Ligji,

 Kontratat,

 Shprehja e një anshme e vullnetit,  Shkaktimi i damit tjetrit,

 Fitimi pa bazë juridike,

 Gjirimi (Kryerja) e punëve të huaja pa porosi- autorizim Ligji si pjesë e burimeve detyrimore

Është burim kryesor i detyrimeve dhe çdo të drejte tjetër në përgjithësi Me ligj janë paraparë të gjitha faktet që mund të jenë burim i marrëdhenieve detyrimore

L.M.D (Ligji për Marrëdhaniet Detyrimore) është ligji më i rendësishëm në maërëdheniet detyrimore. Sipas Pjesës së parë lidhur me PARIMET THEMELORE, Neni 1 rregullon Fushë-veprimtarinë e ligjit 1. Ky ligj përmban parimet themelore dhe rregullat e përgjithshme për të gjitha marrëdhëniet e detyrimeve.

2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen ndaj marrëdhënieve të detyrimeve të rregulluara me akte të tjera ligjore në lidhje me çështjet që nuk rregullohen në këto akte.

Pjesë tjetër e rëndësishme e këtij ligji është edhe Neni 4 Neni 4 Parimi i ndërgjegjshmërisë dhe ndershmërisë:

Në krijimin e marrëdhënieve të detyrimeve dhe në ushtrimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga këto marrëdhënie, pjesëmarrësit duhet t’i përmbahen parimit të ndërgjegjshmërisë dhe ndershmërisë.

Pjesëmarrësit në marrëdhëniet e detyrimeve duhet të veprojnë në pajtim me doket e mira afariste në marrëdhëniet e tyre. Pjesëmarrësit nuk munden të përjashtojnë ose kufizojnë këtë detyrim.

Duhet patur parasysh se Parimi i ekuivalencës së prestimeve në Nenin 7 thotë:

Në krijimin e kontratave me shpërblim, pjesëmarrësit nisen nga parimi i vlerës së barabartë të dhënieve reciproke. Kontrata si burim I të drejtës detyrimore

Kuptimi I kontratës K

ontrata është marrëveshje e dy apo më shumë personave që kanë për qëllim: Të krijojnë, ndryshojnë, apo shuajnë një marrëdhanie juridike- ekonomike biznisore.

Kontrata është burimi më i rendesishem i detyrimeve

Në LMD, Lidhja e Kontratës rregullohet në pjesën e II - KRIJIMI I DETYRIMEVE - KREU 1 KONTRATA, NËNKREU 1 LIDHJA E KONTRATËS - PAJTIMI I VULLNETIT.

Sipas këtij ligji, në Nenin 15, Lidhja e kontratës përcakton se:

‘Kontrata është e lidhur kur palët kontraktuese janë marrë vesh për elementet thelbësore të kontratës’ Neni 17 I LMD përcaktohet Lidhja e detyrueshme dhe përmbajtja e detyrueshme e kontratës

1. Kushdo që sipas ligjit është i detyruar të lidhë kontratë, personi i interesuar mund të kërkojë që një kontratë e tillë të lidhet pa shtyrje.

2. Dispozitat ligjore, me të cilat caktohet pjesërisht apo tërësisht përmbajtja e detyrueshme e kontratës janë pjesë përbërëse e këtyre kontratave, kështu që i plotësojnë ato, ose hyjnë në vend të dispozitave kontraktuese që nuk janë në përputhje me to.

(14)

Me anë të Kontratave Rregullohen Mardhëniet e Pjesëmarrësve në Kryerjen e Veprimeve të ndryshme-punëve, në Qarkullimin e Mallrave, dhenien e shërbimeve etj.

Me anë të Kontratave bëhet kryerja e të gjitha veprimeve-punëve si brenda vendit ashtu edhe në aspektin ndërkombëtar. Kontratat e Lidhura sipas formës së Paraparë me Ligj, përbëjnë bazë për tjetërsimin e të gjitha sendeve dhe veprimeve.

Me anë të kontratës rregullohen marëdhëniet shoqërore-politike, ekonomike-biznisore si në mes palëve kontraktuse, ashtu edhe në mes shteteve.

Kontratat gjejnë zbatim në të gjitha fushat e së drejtes civilo-juridike, asaj ekonomiko-biznisore,në të drejtën ndërkombëtare private, dhe në të drejtën ndërkombëtare publike.

Kontratat e lidhura në kundërshtim me ligjin janë të pavlefshme dhe anulohen me vendim të gjykatës si të kundërligjshme.

Kontratat e lidhura sipas kushteve që parashef ligji janë të vlefshme dhe të ligjshme (prodhojnë efekte juridike) Cili është qellimi i lidhjës së kontratës?

Qëllimi i lidhjes së kontratës në mes palëve kontraktuse është realizimi i ndonjë qëllimi-fitimi. PARIMET E SE DREJTËS KONTRAKTORE

Me rastin e lidhjës se çfardo kontrate palët kontraktuse (subjektet së drejtës) duhet patjetër t’i respektojnë këto parime të parapara me ligj si:

 Parimi i lirisë se shprehjes se vullnetit;

 Liria e palëve kontraktuse që të lidhin apo të mos lidhin kontratë;  Liria e zgjedhjes së personit me të cilin dëshiron të lidhë kontratë;  Liria e palëve kontraktuse që ta percaktojnë përmbajtjen e kontratës;

 Liria e palëve kontraktuse që edhe pasi ta kenë lidhë kontraten me vullnetin e tyre mund ta ndryshojnë, plotsojnë, ose ta shuajnë kontratën

Duhet ditur se çdo kontratë që lidhet në kundërshtim me këto parime është e kunderligjshme dhe me vendim të gjykatës anulohet.

LLOJET E KONTRATAVE Kontratat në të drejten detyrimore janë te ndryshme si për nga qëllimi, permbajtja, dhe për nga të drejtat dhe detyrimet që dalin nga to, siç janë:

 Kontratat e Njëanshme dhe të Dyanshme – kjo ndarje bëhet sipas te drejtave dhe detyrimeve që krijohen mes paleve kontraktuse;

 Kontrata e njeanshme- është ajo kontratë ku vetëm njëra palë kontraktuse është e detyruar të kryej ndonje prestim-dhënje psh. Te kontrata për faljen, kontrata për qiranë, kontrata mbi huanë etj.

 Kontrata e dyanshme- krijon të drejta dhe detyrime për të dy palët kontraktuse pra edhe borgje edhe kërkesa psh. Kontrata për shitjen, kontrata për veprën, kontrata për ndërrimin e sendit etj.

Kontratat me Ngarkesë dhe Kontratat bemirëse kjo ndarje bëhet sipas asaj që pala kontraktuse e cila ka fitu ndonje dobi nga kontrata duhet apo jo t’i jep ndonje kundërvlerë pales tjetër.

Kontrata me Ngarkesë janë ato kontrata ku njëra palë kontraktuse fiton ndonjë dobi nga kontrata, kurse palës tjetër është i detyruar t’i jap kompenzim psh. Kontrata për shitjen, kontrata për ndërtimin etj.

Kontrata Bamirëse janë ato kontrata ku pala kontraktuse e cila ka fitu ndonje dobi, nuk është e detyruar që palën tjetër ta kompenzoj. Psh. Kontrata për faljen, kontrata për dhuratën, kontratat për huanë etj.

Kontrata Aleatore (me fat) dhe Komutative (ndrrimin-këmbimin)

Kontrata Aleatore janë ato kontrata ku palët kontraktuse që në qastin e lidhjës së kontratës nuk i dinë të drejtat dhe detyrimet e tyre por kjo dihet-kuptohet nga ndonjë ndodhi e ardhshme psh. Kontrata për sigurimin, kontrata për lojrat e fatit

(Lotot e ndryshme), kontrata për kushtin (cili notar sportiv do ta zë vendin e parë) etj.

Kontrata Komutative janë ato kontrata ku palet kontraktuse që në qastin e lidhjes së kontratës i dinë të drejtat dhe detyrimet e tyre psh. Kontrata për shitjen, kon. për këmbimin, ndërrimin, kon.për sigurimin etj.

Konratat komutative dominojnë në krahasim me kontratat tjera. Kontratat Konsezuale dhe Formale

Kontratat Konsezuale-janë ato kontrata ku për lidhjen e tyre nuk nevojitet as një form e veqantë, por vetem kërkohet harmonizimi i deshirës se palëve kontraktuse psh.te kontrata për shitjen, për vepren , për qiranë etj.

Kontrata Formale janë ato kontrata për lidhjen e të cilave perveq vullnetit të palëve kontraktuse kërkohet edhe respektimi i ndonjë forme të caktuar me ligj psh. Te jetë I lidhur me shkrim, të jetë vërtetuar në gjykatë etj

Respektimi i forms së kontratës është kusht i paraparë me ligj. Kontratat Momentale dhe kontratat Vijuse

Kontratat Momentale janë ato kontrata me vlerë të vogel të cilat kryhen me një veprim psh. Kontrata për faljen, kon. për dhuratën etj.

(15)

Kontrata Vijuse janë ato kontrata përmbushja e të cilave zgjat një kohë ma të gjatë, dmth detyrimet këtu kryhen me veprim të njëpasnjëshëm psh. Kontrata për kredinë, Kontrata për blerjen e sendit me këste etj.

Kontratat Globale (Të përgjithshme) dhe të veqanta

Kontratat globale – janë ato kontrata ku palët kontraktuse i caktojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre në menyrë të përgjithshme, kurse detajet e punës së tyre nuk i dinë në fillim psh. Te kontrata për ndërtimin e lartë, kon. për ndertimin e urave, rrugëve etj.

Kontratat e Veqanta- janë ato kontrata ku palët kontraktuse që në fillim i dinë detajet e punëve që duhen bërë.

Zakonisht këto kontrata i lidhin ekspertët e fushave të ndryshme shkencore – Inxhinierët etj të cilët llogarisin çdo detaj të punës

Kontratat e Emertuara dhe të Paemërtuara

Kontratat e emërtuara – janë ato kontrata që janë paraparë me ligj dmth kanë emërtimin dhe formën psh. Kontrata për shitjen, për qiranë, kembimin etj. numri i kontratave me emër është i madh në marrëdhëniet detyrimore-tregtare.

Kontratat e pa emertuara- janë ato kontrata që nuk kanë emërtim dhe nuk kanë formën e rregilluar me ligj. (por ligji nuk i ndalon) këto kontrata krijohen nga palët duke u bazuar në rregullat e përgjithshme të së drejtës kontraktuse, në ketë grup hyjnë kontrata për ekspozimin, kontratat për botimin e veprave te ndryshme etj.

KUSHTET PËR LIDHJEN E KONTRATËS  Objekt i Kontratës;

 Baza e Kontratës;

 Aftësia punuese e palve kontraktuese;  Forma e kontratës;

 Pavleshmeria e kontratës (të metat në shprehjen e vullnetit kontratat joligjore, kontratat e rrezueshme);  Kushtet dhe afatët në kontratë;

 Hqja dorë nga kontrata;  Përfaqësimi.

NËNKREU 2 LIDHJA E KONTRATËS Ligji I marëdhenieve Detyrimore Neni 922 Kur është e lidhur kontrata

 Kontrata për sigurimin është e lidhur kur kontraktuesit nënshkruajnë polisën e sigurimit ose listën e mbulesës.  Oferta me shkrim që i është bërë të siguruarit për lidhjen e kontratës për sigurimin detyron ofertuesin, në qoftë se

ky nuk ka caktuar ndonjë afat më të shkurtër, për një kohë prej tetë ditësh nga data kur oferta t’i ketë arritur siguruesit, e në qoftë se nevojitet kontrolli mjekësor, atëherë për një kohë prej tridhjetë ditësh.

 Në qoftë se siguruesi në këtë afat refuzon ofertën e cila nuk largohet nga kushtet në të cilat ai ushtron sigurimin e propozuar, do të konsiderohet se e ka pranuar ofertën dhe se kontrata është lidhur.

 Në këtë rast kontrata quhet e lidhur kur oferta t’i ketë arritur siguruesit Neni 925 Lidhja e kontratës në emër të tjetrit pa autorizim

 është e rëndësishme të I referohemi Ligji për Mardhëniet Detyrimore (LMD) në cdo rast që kemi të bëjme me lidhjet e kontratave. Psh. Neni 925 Rregullon fushën e lidhjes së kontratës në emër të tjetrit pa autorizim. Në këtë rast,

1. Kush lidh kontratën e sigurimit në emër të tjetrit pa autorizim të tij i përgjigjet siguruesit për detyrimet nga kontrata, gjersa ky në emër të të cilit është lidhur kontrata të mos e miratojë.

2. I interesuari mund të lejojë kontratën edhe pasi të ketë ndodhur rasti i siguruar.

3. Në qoftë se pëlqimi është refuzuar, kontraktuesi i sigurimit ka borxh preminë për periudhën e sigurimit në të cilën siguruesi është njoftuar për refuzimin e pëlqimit.

4. Punëdrejtuesi pa porosi, i cili e ka njoftuar siguruesin se paraqitet pa autorizim në emër dhe për llogari të tjetrit nuk përgjigjet për detyrimet nga sigurimi.

OBJEKTI-LËNDA E KONTRATËS Palët kontraktuse për ta lidhë një kontratë mes tyre, duhet të I plotsojnë këto kushte;

 Objekti i kontratës, është ajo çështje për të cilën palët kontraktuse janë marr vesh për ta lidhur kontratën -objekt i kontratës mund të jetë ndonjë; send, bërje, apo mosbërje (veprim ose mosveprimë).

 Detyrimet mes palëve kontraktuse caktohen nga objektit i kontratës. psh. Te kontrata për shitjen objekt i kontratës është dhënia e sendit blerësit dhe pagesa e çmimit të shitësit.

(16)

 Objekt i kontratës mund të jenë sendet e luajtshme, sendet e palujtshme, sendet e konsumushme.

 Që kontrata e lidhur të prodhoj efekte juridike, objekti i kontratës duhet t’i ketë këto cilesi: a. Te jetë i caktuar

b. Të jetë i mundshem

c. Të jetë i lejuar ligjërisht.

Objekti i kontratratës është i caktuar nëse sendi ose veprimi për të cilen është lidhur kontrata është përshkruar në kontrat në mënyrë të qartë, psh. Te kontrata për shitblerjen thuhet shiten 1000kg grur te tipit 500 me qmimin 200 eu. Të kontrata për qiranë, objekti i kontratës është dhënia e objektit me qera me çmimin 100 euro në muaj. Nëse objeki i kontratës nuk është i caktuar ai është i kundërligjshëm. Objekti i kontrates është i mundur nëse ai mund të përmbushet (realizohet-egzekutohet) nga palët kontraktuse psh. Te kontrata për shitjen; makina shtëpia etj. Pra objekti i kontratës është i mundur atëherë kur egziston sendi dhe subjekti. Objekti i kontratës është i pa mundur psh. nëse dikush dikujt i kërkon të fluturoj pa mjetin fluturus, të prek djellin etj.

Pra pamundësia mund te jetë; objektive, subjektive, fizike, juridike.

Objekti i kontratës është i lejuar nese ai është në pajtim me dispozitat ligjore psh, askush nuk mund të lidhë kontrat me qëllim të kryerjës së ndonjë vepre penale si shitblerja e mjeteve narkotike, sendeve të vjedhura, me armë etj, kontratat e tilla janë të pavlefshme dhe joligjore.

BAZA E KONTRATES Është kusht i përgjithshem për ldhjen e kontratës. Baza e kontratës është; arsyeja, qëllimi, shkaku për të cilën palët kontraktuse marrin obligimet psh. të kontrata për shitblerjen baza është detyra e blerësit që t’ia

paguaj çmimin shitësit, kurse shitësi t’ia jep sendin blerësit.

Baza e kontratës (arsyja, qëllimi, shkaku) për të prodhuar efekt juridik duhet të jetë e lejuar sipas ligjit në të kundërten anulohet. Sipas teorisë kauzaliste baza është qëllimi që i ka shtyrë palët kontraktuese, të marrin detyrime, baza e kontratës dallon nga njëra kontratë prej tjetrës.

Aftësia punuese e paleve kontraktuese Për lidhje të kontratës së plotëfuqishme palët kontraktuese duhet: Të kenë aftësinë e plotë për të vepruar dhe

Aftësinë juridike,

Aftësia e plotë për të vepruar - personat fizik e fitojn me ti mbushur 18 vjet. Dhe personat mbi 16- 18 vjet por që janë të martuar me lejen e prinderve dhe me vendim të gjykatës;

Aftësinë e kufizuar për të vepruar - kanë personat mbi 14 vjet. Dhe personat madhor por që të cilëve I’u është hequr zotësia për të vepruar për shkak të sëmundjeve të ndryshme, alkoholizmit, drogave etj.

Aftësia juridike personat fizik e fitojnë me të lindur gjallë dhe me pamje të njeriut dhe psiqikisht normal.

Personat juridik aftësinë e plotë për të vepruar e fitojn ne momentin themelimit, si dhe me tu regjistru pranë organit kompetent shtetëror.

Bashkimi i disa përsonav (subjekteve të se drejtës) dhe i kapitaleve të tyre paraqesin subjektin juridik. Personat juridik për të lidhur kontrat duhet t’i plotsojnë këto kushte:

 Personi fizik i cili vepron në emër të ndermarrjës duhet të ketë aftësi të plotë për të vepruar;  Këta persona duhet të jenë të paisur me autorizim nga ndërmarrja;

 Këta persona duhet të lidhin kontrata që i përgjigjet veprimtarisë së ndërmarrjes (personit juridik). FORMA E KONTRATES Është parim i përgjithshem në të drejtën bashkohore - ekonomiko biznisore.

Forma e kontratës parashihet sipas ligjit, por edhe sipas vullnetit të paleve: kontratat zakonisht paraqiten në form të shkruar.(me dorë, me makinë dhe e nënshkruar nga palët kontraktuese. Sepse kështu ma letë kuptohet dhe gjithashtu mund të vertetohet në gjykatë/noteri.

Për lidhjen e kontrates patjetër duhet të egzisoj pëlqimi i vullnetit të palëve kontraktuse. Forma me shkrim është e paraparë shprehimisht për disa lloje të kontratave; sidomos ato që kanë vlerë të lartë pasurore dhe përgjegjësi të madhe. Psh. Kontratat për tjetërsimin e pronsisë se palujtshme–tokat, shtepit, etj

Kotratat që kanë të bejnë me shitblerjen e sendeve të lujtshme me vlerë si ari, metalet tjera të çmuara, pikturë etj. Mungesa e forms së parapar me ligj sjell deri të anulimi i kontratës me vendim të gjykatës.

Kontrata e përpiluar me shkrim dhe e vërtetuar ne gjykatë ose të noteri ofron siguri për palet kontraktuese në realizimin e të drejtave dhe detyrimeve mes tyre.

Kontrata konsiderohet e lidhur kur atë e nënshkruajnë të gjitha palet që marrin pjesë në atë kontratë. PAVLEFSHMËRIA E KONTRATAVE

References

Related documents

Does this program need specialized accreditation in order for a graduate to become licensed by the State or to earn a national professional certification, so graduates of this

perpendicular, scrape the bone 11.11 Heart Lung 2 points dorsal side, middle phalanx of 3rd digit,.. mid line of phalanx divide phalanx

If a court finds that the buyer learned of the shrink-wrap terms after after the parties entered into a the parties entered into a contract, the court might conclude that those

Ruddolf Giffinger in Smart Cities Ranking of European medium-sized cities (2007) classified smart initiatives into six axes: Government, Mobility, Environment, Economy, Living

B) Muscle Treppe = repeated neuron stim at LOW frequency causes increasing force (builds up like steps) in muscle, but they have time in between stim to relax and force goes back

Table 4: Daily Capital Charges for Precious Metals Panel A: Gold Model RiskMetrics GARCH GARCH-t GARCH-FHS.. Panel B: Silver Model RiskMetrics GARCH

This comprehensive impact assessment study (IAS) has a detailed adoption study and on- farm survey to fully understand the various dimensions of impacts and

The finding that rotenone increased rather than decreased the amount of fully assem- bled CI in control cells (Fig. 13) supports the idea that the increased rates of Et