SHTËPIA BOTUESE
Ekonomia
mësuesi
12
Libër
Merita Shuka
KLIKONI KËTU
Libër mësuesi
Ekonomia 12
Teksti mësimor Ekonomia 12 është hartuar nga:
Prof. As. Dr. Adrian Civici, Prof. As. Dr.Luljeta Minxhozi, Merita Shuka
Merita Shuka
Autore:
Merita Shuka
Redaktore gjuhësore: Dizajni: Kopertina : Zenaida Agastra Bledar Graceni ISBN: 978-99956-93-68-8 Botimi i parë: 2011Titulli:
Libër Mësuesi Ekonomia 12
Shtypi: Mediaprint
©
Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht te zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..
Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj mjeti apo apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k.. Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.
Kontaktet: www.mediaprint.al
Shtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja: Kutia Postare 7467 - Tiranë Tel.: 04 4500605
Cel.: 069 40 50 380 Tel.: 04 2258 156 Cel.: 069 40 44 441
Cel.: 069 20 79 021 Cel.: 069 40 44 443 Cel.: 069 40 20 201
[email protected] [email protected] [email protected] Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: [email protected]
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
“Mediaprint” sh.p.k.
S H T Ë P I A B O T U E S E
Tel.: 04 4500605
VisiDesign
Përmbajtja
1. Rëndësia e lëndës së ekonomisë ...4
2. Përmbajtja e librit të ekonomisë ...6
3. Zhvillimi i aftësive ...9
4. Objektivat mësimorë ...11
4.1 Objektivat e arritjes ...11
4.2 Objektivat specifike të arritjes ...18
4.3 Objektivat për çdo temë mësimore ...22
5. Metodat mësimdhënëse ...30
6. Vlerësimi i nxënësit ...35
7. Modele mësimore ...38
7.1 Plani mësimor vjetor i mësuesit ...38
7.2 Model mësimi ...48
7.3 Miniteste ...52
7.4 Test kapitulli ...54
7.5 Fletë vlerësimi të nxënësit ...59
+DUWDHNRQFHSWHYH
Rëndësia
e lëndës së ekonomisë
Përvetësimi si duhet i bazave të ekonomisë është i domosdoshëm për të kuptuar ngjarjet ekonomike dhe ndryshimet në ekonominë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndërkohë individët dhe komunitetet janë duke u përpjekur që të adaptojnë ndryshimet strukturore në shoqëri, të gjeneruara nga ndiki-met e ndryshimeve teknologjike dhe konkurrenca e bashkëpunimi ndërkom-bëtar.
Është shumë e rëndësishme që nxënësit të marrin vendime në jetën e tyre, të jenë pjesëmarrës aktivë në një ekonomi globale, anëtarë produktivë të forcës së punës e qytetarë të përgjegjshëm, si dhe promotorë të sistemit të sipërmarrjes së lirë.
Mendimi ekonomik ose “mënyra ekonomike e të menduarit” është një produkt themelor i studimit të lëndës së ekonomisë. Një mendim i tillë kritik i përgatit nxënësit të analizojnë dhe të gjykojnë me kujdes jo vetëm efektet afatshkurtra të vendimmarrjeve të tyre, por edhe efektet e tyre afatgjata dhe rrjedhojat që këto vendime sjellin. Lënda e ekonomisë, gjithashtu, u ofron nxënësve një kuadër vital, brenda të cilit nxënësit mund të marrin vendime ekonomike personale, të analizojnë çështje dhe politika publike aktuale dhe të kuptojnë marrëdhëniet komplekse ndërmjet sistemeve kulturore, politike dhe ekonomike.
Përvetësimi i parimeve të përgjithshme të mendimit ekonomik synon krijimin tek nxënësit të njohurive, shprehive dhe qëndrimeve e vlerave eko-nomike, që janë në përshtatje me kërkesat e kornizës kurrikulare kombëtare. Përvetësimi i njohurive ekonomike vjen në mënyrë graduale, nëpërmjet pro-cesit të krijimit të aftësive të nevojshme të nxënësve, ndërgjegjësimit për rolin e tyre si agjentë ekonomikë, si politikëbërës dhe vendimmarrës aktivë për çështjet ekonomike.
Realizimi i përmbajtjes së lëndës konkretizohet me shembuj, ilustrime dhe nëpërmjet ushtrimit praktik të nxënësve në rolin e tyre si prodhues, si shitës të produkteve, si taksapagues, si zotërues burimesh materiale, si votues, kur ata delegojnë kompetencat, si konsumatorë, si kursimtarë dhe pse jo, si in-vestitorë. Në këtë mënyrë nxënësit aftësohen për të punuar në grup e për të ndërmarrë veprimtari nxitëse, fokusohen në situata konkrete, trajtojnë kon-cepte, fakte dhe situata ekonomike, bëjnë analiza dhe arrijnë në përfundimet përkatëse.
Lënda e ekonomisë bërthamë synon që nxënësit:
duke përdorur arsyetimin ekonomik dhe konceptin e burimeve të kufi-zuara, të bëjnë zgjedhjet ekonomike, që përfshijnë kostot oportune dhe të marrin vendime të rëndësishme për jetën e tyre;
duke kuptuar instrumentet nxitëse të sistemeve të ndryshme ekonomike, të aftësohen për të fituar një kuptim më të mirë për mënyrën sesi sistemet ekonomike funksionojnë;
të ndërgjegjësohen se ne të gjithë jemi pjesë e një ekonomie botërore dhe kjo kërkon që ata të ekzaminojnë bashkëveprimin dhe ndërvarësinë në mar-rëdhëniet ekonomike, që rezultojnë nga këmbimi dhe tregtia.
Kjo do t’i ndihmojë nxënësit që të zhvillojnë aftësitë e tyre për të inter-pretuar problematikën ekonomike në situata të reja të zhvillimit ekonomiko - shoqëror, të zhvillojnë përkushtimin e vazhdueshëm në trajtimin e çështjeve ekonomike dhe të pjesëmarrjes aktive në zhvillimin e qytetarisë, si dhe të zhvillojnë mendimin kritik dhe aftësinë për të ndjekur problematikën eko-nomike në perspektiva të reja të zhvillimit shoqëror.
Përmbajtja e librit të ekonomisë
Libri i ekonomisë trajton problemet kryesore mikroekonomike, mak-roekonomike, si dhe ato të tregtisë ndërkombëtare. Ai studion parimet, kon-ceptet, aspektet më të rëndësishme të jetës ekonomike e shoqërore.
Teksti i nxënësit është hartuar mbi bazën e objektivave, në të cilat përcaktohen konceptet kryesore (njohuri, aftësi, qëndrime) që synojnë këto objektiva. Njo-huritë e reja dhe përpunimi i tyre shprehen nëpërmjet objektivave të programit.
Konceptet
Në linjën e parë – “Ekonomia e tregut”, prezantohen këto terma dhe
kon-cepte kryesore:
pamjaftueshmëri, kosto oportune, faktorët e prodhimit, sistemi ekonomik, pronë private, sistem çmimesh, konkurrencë, aftësi sipërmarrëse, fitim, fluksi i qarkullimit ekonomik, treg, çmim, kërkesë, ofertë, ligji i kërkesës, ligji i ofertës, çmim ekuilbër, sasi ekuilibër, elasticitet i kërkesës, elasticitet i ofertës, çmim tavan, çmim dysheme, konsumator, buxhet personal, kredi, sipërmar-rje, biznes individual, ortakëri, korporatë, aksion, obligacion, bilanc, pasqyrë e rezultateve financiare, kosto fikse, kosto variabël, kosto marxhinale, kosto mesatare, kosto totale, produkt i përgjithshëm fizik, marxhinal, mesatar, ligji i të ardhurave zbritëse, strukturë tregu, konkurrencë e plotë, konkurrencë mo-nopoliste, oligopol, monopol, oferta e punës, kërkesa e punës, paga, renta, interes, etj.
Në linjën e dytë – “Ekonomia kombëtare”, prezantohen këto terma dhe
kon-cepte kryesore:
Buxhet i qeverisë, eksternalitet, taksa, taksë përpjesëtimore, taksë regresive, taksë progresive, taksa direkte, taksa indirekte, parimi i aftësisë për të paguar, parimi i përfitimit, deficit buxhetor, borxh publik, para, ofertë monetare, funksionet e parasë, bankë tregtare, GDP, GDP reale, GDP nominale, GDP për frymë, inflacion, deflacion, cikël, biznesi, rënie ekonomike, rritje eko-nomike, krizë, piku, pika më e ulët, fuqi punëtore, papunësi ciklike, papunësi sezonale, papunësi friksionale, papunësi strukturore, politikë fiskale, politikë monetare, rezervë monetare, operacion i tregut të hapur, normë e rezervës së detyrueshme, etj.
Në linjën e tretë – “Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare”, prezantohen
këta terma dhe koncepte kryesore:
tregti, import, eksport, përparësi absolute, përparësi relative, tregti e lirë, proteksionizëm, tarifa mbi importin, kuota mbi importin, barriera admin-istrative, kurs këmbimi valutor, bilanc tregtar, bilanci i pagesave, integrim ekonomik, zonë e lirë, bashkim ekonomik, bashkim doganor, etj.
Përmbajtja e tekstit është trajtuar përmes 3 linjave bazë, në të cilat kërkohet që nxënësit të aftësohen dhe jo vetëm të përvetësojnë konceptet, parimet kryesore ekonomike, por dhe t’i përdorin ato për të kuptuar dhe për të vlerë-suar vendimet e së sotmes dhe të perspektivës.
Përmbajtja e çdo linje
Linja e parë : Ekonomia e tregut
Kjo linjë fokusohet në krijimin tek nxënësi të koncepteve e të arsyeti-meve ekonomike për vendimmarrjen në kushtet e buriarsyeti-meve të kufizuara ekonomike. Nëpërmjet kuptimit dhe analizës së këtij fakti, arrihet në një qartësim ekonomik për idenë, se të gjitha zgjedhjet ekonomike shoqërohen me një kosto.
Nxënësit njihen me veprimin e ligjit të kërkesës dhe të ofertës në eko-nominë e tregut dhe pajisen me mjetet e analizës që ata mund t’i përdorin edhe në linjat e tjera. Gjithashtu, ata njihen e diskutojnë për parimet, mbi të cilat bazohet vendimmarrja e firmave, financimi i tyre, si dhe nivelet e konkurrencës së tregut.
Linja e dytë : Ekonomia kombëtare
Aktivitetet ekonomike të qeverisë ndikojnë në mirëqenien tonë të për-ditshme. Njohja me rolin dhe funksionet, që ka një qeveri në ekonominë e tregut, dhe identifikimi e analiza e problemeve të ndryshme, si papunësia, in-flacioni, rënia ekonomike, do t’i ndihmojnë nxënësit për të kuptuar më mirë realitetin makroekonomik dhe politikat fiskale apo monetare që ndiqen për stabilitetin e ekonomisë. Në këtë linjë, nxënësit mësojnë, gjithashtu, përm-bajtjen, funksionet dhe format e parasë në një ekonomi monetare, si dhe rolin e bankave tregtare dhe të Bankës Qendrore.
Linja e tretë : Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare
Vendet dhe ekonomitë e tyre ndërveprojnë dhe ndërlidhen gjithnjë e më shumë me njëra - tjetrën, duke pasur përfitime. Kuptimi për tregtinë e lirë, proteksionizmin, si dhe kursin e këmbimit valutor, do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë më mirë ndërvarësinë globale ekonomike të vendeve.
Orët mësimore
Sasia e orëve mësimore sipas linjave në planin vjetor të mësuesit/es (shih seksionin e fundit të këtij libri) është si më poshtë:
Linja e parë : Ekonomia e tregut - 39 orë; Linja e dytë : Ekonomia kombëtare - 23 orë;
Linja e tretë: Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare - 6 orë.
Sasia e orëve mësimore për secilën linjë është rekomanduese. Mësuesit, kur hartojnë planin vjetor, duhet të respektojnë sasinë e orëve vjetore të lëndës; ata janë të lirë të ndryshojnë me 10% (shtesë ose pakësim) orët e reko-manduara për secilën linjë. Kjo do të thotë se, mësuesi/ja mund të vendosë të përparojë më ngadalë, kur vë re se nxënësit e tij/saj hasin vështirësi të veçanta në përmbushjen e objektivave të nënlinjës, por mund të ecë më shpejt, kur nxënësit e tij/saj demonstrojnë një përvetësim të kënaqshëm.
Një vend të rëndësishëm në zhvillimin e lëndës duhet të zënë edhe orët e përpunimit të njohurive, gjatë të cilave nxënësve duhet t’u krijohet mundësia të realizojnë detyra tematike, veprimtari praktike e projekte kurrikulare, të zgjidhin situata problemore nga jeta, etj.
Në orët mësimore, që i përkasin përpunimit të njohurive, mësuesi/ja zhvillon edhe tema me nismën e tij/saj ose me kërkesën e vetë nxënësve. Këto tema mund të kenë pikënisje ngjarje aktuale ose thjesht kurreshtje të nxënësve.
Pjesë e përpunimit të njohurive është rishqyrtimi vjetor, i cili ka për qël-lim të nxjerrë në pah konceptet dhe të përforcojë shprehitë e qëndrimet e nxënësve.
Gjatë përpunimit të njohurive duhet t’i kushtohet kohë e posaçme veça-nërisht kultivimit të:
aftësive të përgjithshme: aftësia e komunikimit, menaxhimit të
informacion-it, e zgjidhjeve problemore, e të menduarit kritik dhe krijues;
aftësive të posaçme lëndore: forcimi i personalitetit; aftësia për të vendosur në
kohë dhe hapësirë situatat ekonomike; aftësia për të kuptuar, për të analizuar dhe për të argumentuar lidhjet shkak – pasojë; aftësia për të hetuar, për të interpretuar dhe për të parashikuar ngjarje ekonomike; aftësia krijuese për shkrimin e një eseje apo referati, duke sjellë një opinion dhe qëndrim të vetin; aftësia për krahasimin dhe renditjen e veçorive të ngjarjeve ekonomike, siste-meve ekonomike, strukturave të tregut; aftësia për të përdorur teknologjinë e informacionit, si mjet burimor; aftësia për komunikimin e saktë të njohurive, opinioneve, mendimeve, aftësia për punë kërkimore, punë në grup etj;
formimit të qëndrimeve: qëndrimi etiko - social etj, gjatë punës në grupe të
Zhvillimi i aftësive
Aftësitë që mund të përfitohen në lëndën e ekonomisë, klasifikohen në aftësitë e të menduarit dhe strategjitë e të menduarit.
Aftësitë e të menduarit përfshijnë aftësitë për të mbledhur, interpretuar,
organizuar, analizuar, vlerësuar dhe sintetizuar informacionin.
Strategjitë e të menduarit përfshijnë përpunimin e informacionit, kur
nxënësit marrin pjesë në zgjidhjen e problemit, në procesin e vendimmar-rjes, në hulumtimin e në konceptualizimin. Më poshtë ofrohen shpjegime se si aftësitë dhe strategjitë e të menduarit mund të organizohen në lëndën e ekonomisë. Nxënësit, gjatë zhvillimit të kurrikulës së ekonomisë, duhet të fitojnë këto aftësi:
1. Për të mbledhur informacion. Për këtë nxënësi duhet të jetë i aftë:
s diagrama, fjalor etj);
s cionit;
s qëllimin për të cilin është përdorur informacioni;
s (elementet kryesore, idetë kryesore dhe elementet mbështetëse);
sTÔ 2. Për të përdorur informacionin:
Për këtë nxënësi duhet të jetë i aftë :
s kronologjike dhe logjike, si dhe duke identifikuar dallimet dhe ngjashmëritë e të dhënave;
s s
s 3. Për të prezantuar informacionin: Për këtë nxënësi duhet të jetë i aftë :
s dispozicion; s s logjik; s 4. Për të marrë pjesë dhe për të ndërvepruar në grup: Për këtë nxënësi duhet të jetë i aftë :
s kenë këndvështrime të ndryshme;
s procedurat demokratike që ndihmojnë vendimmarrjet në grup;
s s
s
Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të theksohet se në lëndën e ekono-misë nxënësit duhet të praktikohen për zgjidhjen e konflikteve dhe të problemeve të ndryshme. Për këtë qëllim, nxënësit duhet të realizojnë hapat e mëposhtëm të një procesi të vendimmarrjes e të zgjidhjes së konflikteve/problemeve:
s s s
s
s nga zgjidhja e të cilit varen vlerat e intersat për të gjithë.
Nxënësit duhet të ndihmohen të kuptojnë që, ndërsa një problem mund të zgjidhet duke vepruar në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër, zgjidhja e tij mund të krijojë një problem të ri. Ky kuptim duhet t’i nxisë nxënësit të peshojnë me kujdes zgjidhjet alternative.
Aftësitë e marra më sipër duhet të aplikohen në zgjidhjen e konflikteve, zgjidhjen e problemeve dhe në procesin e vendimmarrjes. Nxënësve duhet t’u krijohen mundësi që aftësitë e mësipërme t’i përdorin në situatat e më-poshtme:
1. Për të gjetur problemin/et duke:
s KU
s
s 2. Për të zgjidhur problemin e identifikuar nga mësuesi/ja ose të identifi-kuar prej vetë nxënësve:
s s dhjen e problemit; s s kur është e nevojshme.
3. Për t’u përfshirë në zgjidhjen e problemit:
s ave demokratike të vendimmarrjes.
Objektivat mësimorë
4.1 OBJEKTIVAT E ARRITJES
Objektivat e përgjithshëm të programit të ekonomisë janë pasqyruar në programin e kësaj lënde.
Objektivat e programit janë për të gjithë nxënësit. Kjo do të thotë që të gjithë nxënësve duhet t’u jepet mundësia për t’i realizuar ato. Realizimi i objektivave në kapituj ose në tema dhe renditja e tyre është zgjedhje e lirë e zbatuesit të programit. Kështu, për shembull, nëse programi i lëndës “Eko-nomi” kërkon që nxënësi/ja të jetë i/e aftë të formulojë ligjin e kërkesës dhe ofertës ose të identifikojë nivelin e konkurrencës së tregjeve në ekonomi, kjo do të thotë se të gjithë nxënësve duhet t’u jepet mundësia ta realizojnë këtë objektiv. Për realizimin e këtij objektivi nxënësit duhet t’i jepen detyra, kohë dhe mundësi të tjera që të mbledhë fakte për çështjen në fjalë dhe të bëjë interpretimin e tyre.
Objektivat nuk duhet të mbeten abstraktë, të parealizueshëm e të pamatshëm.
Nëse një mësues/ese nuk e bën këtë, kjo do të thotë se ai/ajo nuk e ka zbatuar programin lëndor lidhur me këtë objektiv.
Një objektiv përmbushet në nivele të ndryshme nga nxënës të ndryshëm. Mësuesi/ja duhet t’i ketë të qarta nivelet e arritjes së një objektivi nga nxë-nësi/ja si më poshtë:
Aftësia për të identifikuar dhe për të përshkruar (nivel i ulët intelektual). Aftësia për të shpjeguar dhe për të krahasuar (nivel mesatar intelektual). Aftësia për të analizuar dhe për të vlerësuar, për të marrë dhe për të mbro-jtur qëndrime të caktuara (nivel i lartë intelektual).
Për shembull, programi kërkon që nxënësi/ja të jetë i/e aftë:
Të përcaktojë çmimin ekuilibër të një produkti të dhënë, kur janë dhënë kërkesa dhe oferta për këtë produkt.
Ky objektiv mund të arrihet në disa nivele, në të cilat nxënësi duhet:
Niveli bazë: të identifikojë çmimin dhe sasinë e ekuilibrit të kërkuar dhe të
ofruar kur është dhënë kërkesa dhe oferta.
Niveli mesatar: të bëjë dallimin ndërmjet një ndryshimi në sasinë e kërkuar
apo të ofruar të një produkti dhe një ndryshimi në kërkesën apo ofertën për këtë produkt.
Niveli lartë: të analizojë ndërveprimin e ligjit të kërkesës dhe ofertës në
çmimin ekuilibër.
Programi realizohet edhe nëpërmjet zbatimit të kërkesave didaktike, për të cilat mësuesi/ja duhet t’i ketë njohur nxënësit:
s
s
zbatimi i saj në praktikë.
s mbështetur me argumente, për të cilat ai mban parasysh edhe argumentet e të tjerëve, të ndryshme nga të vetat.
Së pari, mësuesi/ja duhet t’i krijojë çdo nxënësi/eje mundësinë të shprehë
arritjet e tij/saj në të gjitha nivelet. Kjo do të thotë se mësuesi/ja nuk duhet të paragjykojë si përfundimtare aftësitë e një nxënësi/eje që arrin nivelin e parë, por t’i japë atij/asaj, me anë të pyetjeve të tjera, mundësinë të shprehet edhe në nivelet e tjera.
Së dyti, mësuesi/ja duhet të vlerësojë nxënësin/en për nivelin e shprehur të
arritjeve, pasi t’i ketë dhënë atij/asaj të gjitha mundësitë të shprehë aftësitë e veta.
Kujdes i veçantë duhet treguar në realizimin e objektivave që kanë të bëjnë me zhvillimin e aftësive intelektuale dhe sociale të nxënësve, si ato të debati-mit, diskutidebati-mit, punës në grup etj. Kështu mësuesi/ja mund të japë si detyrë pyetje me nivel të ndryshëm vështirësie, në përputhje me interesa të ndry-shme të nxënësve, të cilat mund të bëhen si pikënisje për diskutim dhe debat në klasë dhe shpeshherë duke i sjellë si probleme të komunitetit ku jetojmë, për ta bërë debatin më praktik dhe më me interes.
Më poshtë jepen objektivat, ndarë sipas arritjeve të nxënësve. Linja parë: Ekonomia e tregut
Kapitulli 1.1:
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
s Në nivelin bazë
Të përkufizojë konceptet: pamjaftueshmëri, kosto oportune, sistem eko-nomik.
Të japë shembull personal lidhur me marrjen e vendimeve dhe koston oportune të saj.
Të përshkruajë veçoritë e shtyllave të sistemit ekonomik të iniciativës së lirë.
Të përshkruajë rolin e fitimit në sistemin e sipërmarrjes së lirë. Të identifikojë faktorët e prodhimit për një të mirë ose shërbim.
s Në nivelin e mesëm
Të shpjegojë konceptet: pamjaftueshmëri, sistem ekonomik, kosto opor-tune dhe lidhjen shkakësore ndërmjet pamjaftueshmërisë dhe nevojës për të zgjedhur, duke pranuar kosto oportune të saj.
Të shpjegojë sesi i përndan burimet sistemi i ekonomisë së tregut.
Të shpjegojë fluksin e qarkullimit të aktivitetit ekonomik që lidh familjet, firmat e biznesit dhe qeveritë në ekonominë e tregut.
s Në nivelin e lartë
Të interpretojë një kurbë të mundësive të prodhimit.
Të analizojë dhe të vlerësojë mënyrën sesi sisteme të ndryshme ekonomike e zgjidhin problemin ekonomik themelor.
Të analizojë sesi ndërmarrja e nismave ekonomike nxit përdorimin e buri-meve natyrore, të kapitalit fizik dhe njerëzor.
Kapitulli 1.2: Kërkesa, oferta dhe çmimi i tregut
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
s Në nivelin bazë
Të interpetojë konceptet: treg, çmim, kërkesë, ofertë. Të formulojë ligjin e kërkesës dhe ofertës.
Të përcaktojë çmimin ekuilibër të një produkti të dhënë kur janë të dhëna kërkesa dhe oferta për këtë produkt.
Të bëjë dallimin ndërmjet një ndryshimi në sasinë e kërkuar apo të ofruar dhe një ndryshimi në kërkesë apo ofertë.
Të dallojë çmimin tavan nga çmimin dysheme.
s Në nivelin e mesëm
Të interpretojë kurbën e kërkesës dhe ofertës.
Të shpjegojë fakorët që shkaktojnë zhvendosjen e kërkesës dhe ofertës. Të shpjegojë sesi çmimet e tregut janë ato që shtyjnë njerëzit të bëjnë racionimin e mallrave e të shërbimeve dhe motivojnë njerëzit për prodhimin e tyre.
Të shpjegojë sesi ndërhyrja e qeverisë mund të ndikojë tek tregu dhe sesi çmimet e tregut ofrojnë informacion për nxitje për konsumatorët dhe prod-huesit.
Të shpjegojë sesi ndikojnë në çmimin e tregut ndryshimet në kërkesë dhe ofertë.
s Në nivelin e lartë
Të analizojë ndërveprimin e ligjit të kërkesës dhe ofertës në çmimin ekuilibër.
Të vlerësojë sesi sistemi i tregut siguron plotësimin e nevojave të kon-sumatorëve.
Të vlerësojë ndikimin e ndryshimeve të elasticitetit të kërkesës në sasinë e kërkuar dhe të ndryshimeve të elasticitetit të ofertës në sasinë e ofruar.
Kapitulli 1.3: Konsumatori në ekonominë e tregut
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
s Në nivelin bazë
Të përshkruajë rëndësinë ekonomike të konsumatorit në ekonominë e tregut, si dhe burimet e të ardhurave të individëve dhe format e tyre.
Të përgatitë një buxhet personal.
s Në nivelin e mesëm
Të shpjegojë arsyet pse njerëzit kursejnë. Të krahasojë metodat e ndryshme të kursimit.
Të shpjegojë avantazhet dhe disavantazhet e blerjes me kredi.
s Në nivelin e lartë
Të analizojë faktorët që ndikojnë në masën e kursimit.
Kapitulli 1.4: Fillimi i një biznesi dhe financimi i tij
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
s Në nivelin bazë
Të shpjegojë sesi tregu i lirë nxit sipërmarrjen. Të listojë format kryesore të organizimit të biznesit.
Të dallojë burimet e brendshme, nga burimet e jashtme të financimit të biznesit.
s Në nivelin e mesëm
Të gjykojë për avantazhet dhe disavantazhet e secilës prej tri formave kryesore të biznesit.
Të gjykojë për disa nga përgjegjësitë, kërkesat dhe përfitimet që lidhen me sipërmarrjen.
Të shpjegojë qëllimet dhe format e burimeve financiare të biznesit. Të dallojë ndryshimin ndërmjet aksionit dhe obligacionit.
s Në nivelin e lartë
Të analizojë/të vlerësojë dallimet dhe të përbashkëtat ndërmjet firmave individuale, firmave me ortakë dhe korporatave.
Kapitulli 1.5: Prodhimi, kostoja dhe të ardhurat e firmës
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
s Në nivelin bazë
Të bëjë dallimin ndërmjet kostove fikse dhe atyre variabël.
Të llogaritë koston e përgjithshme të prodhimit, koston mesatare dhe atë marxhinale.
s Në nivelin e mesëm
Të interpretojë grafikun e kostos fikse, variabël, të përgjithshme, mesatare, marxhinale.
Të llogaritë produktin e përgjithshëm fizik, marxhinal, mesatar.
Të zbulojë veprimin e ligjit të të ardhurave zbritëse në gjendjen e biznesit.
s Në nivelin e lartë
Të vlerësojë efektet e kostove në të ardhuart e firmës.
Kapitulli 1.6: Struktura e tregut
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
s Në nivelin bazë
Të interpretojë konceptet e konkurrencës dhe të strukturës së tregut. Të identifikojë nivelin e konkurrencës së tregjeve në ekonomi.
s Në nivelin e mesëm
Të shpjegojë karakteristikat e secilës nga strukturat kryesore të tregjeve: konkurrencë e plotë, konkurrencë monopoliste, oligopol, monopol.
Të diskutojë raportet dhe format e shkrirjes së biznesve. Të krahasojë strukturat e ndryshme të tregjeve.
s Në nivelin e lartë
Të analizojë efektet ekonomike të strukturave të tregut mbi ekonominë dhe konsumatorin.
Kapitulli 1.7: Tregjet e faktorëve të prodhimit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
s Në nivelin bazë
Të interpretojë ofertën për punë dhe kërkesën për punë.
Në nivelin e mesëm
Të shpjegojë sesi kërkesa dhe oferta për punë/kapital/tokë, përcaktojnë çmimin e punës, kapitalit dhe tokës.
s Në nivelin e lartë
Të vlerësojë shkallën në të cilën forcat e tregut dhe forcat jo të tregut ndikojnë në pagat.
Linja e dytë: Ekonomia kombëtare
Kapitulli 2.1: Qeveria dhe ekonomia
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
s Në nivelin bazë
Të identifikojë dhe të shpjegojë funksionin e qeverisë në një ekonomi tregu.
Të përshkruajë disa nga të ardhurat kryesore dhe shpenzimet në buxhetin e qeverisë.
Të përshkruajë disa propozime për të ulur deficitin buxhetor.
s Në nivelin e mesëm
Të shpjegojë pse pjesëmarrja e qeverisë në ekonomi ështe rritur gjatë viteve.
Të shpjegojë arsyet e vendosjes së taksave nga qeveria dhe domosdosh-mërinë e vendosjes së tyre.
Të krahasojë tipet e ndryshme të taksave, duke përfshirë taksat progresive, regresive dhe proporcionale.
Të interpretojë konceptet e deficitit buxhetor e të borxhit publik dhe lid-hjen e tyre.
s Në nivelin e lartë
Të analizojë ndikimin e taksimit dhe vendimmarrjet e qeverisë për poli-tika sociale, ndaj subjekteve të veçanta.
Të analizojë përparësitë dhe mangësitë e deficitit buxhetor.
Kapitulli 2.2: Paraja dhe institucionet financiare
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
s Në nivelin bazë
Të identifikojë tipet e parasë në qarkullim, në vendin tonë.
s Në nivelin e mesëm
Të interpretojë konceptin e parasë, karakteristikat dhe funksionet e saj në një ekonomi monetare.
s Në nivelin e lartë
Të vlerësojë rolin e veçantë të bankave si pranuese depozitash dhe dhënëse huash për ekonominë, si dhe domosdoshmërinë e rezervës së detyrueshme bankare.
Kapitulli 2.3: Treguesit kryesorë makroekonomikë
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
s Në nivelin bazë
Të përcaktojë treguesit që përdoren për të matur gjendjen e ekonomisë. Të bëjë dallimin ndërmjet GDP-së reale dhe GDP-së nominale. Të japë kuptimin për inflacionin e deflacionin.
Të shpjegojë konceptin e forcës punëtore.
s Në nivelin e mesëm
Të shpjegojë konceptin e GDP-së dhe të përcaktojë se çfarë përfshihet në llogaritjen e GDP-së.
Të përshkruajë metodat e matjes së GBP-së.
Të dallojë inflacionin e shkaktuar nga kostoja, nga inflacioni i shkaktuar nga kërkesa.
Të dallojë format kryesore të papunësisë.
s Në nivelin e lartë
Të analizojë kuptimin e GDP-së për frymë, e shprehur në çmime aktuale dhe çmime konstante.
Të vlerësojë ndikimin ekonomik të inflacionit dhe format kryesore të in-flacionit.
Të analizojë fazat kryesore të ciklit të biznesit.
Kapitulli 2.4: Stabiliteti ekonomik dhe politikat makroekonomike
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
s Në nivelin bazë
Të përshkruajë mjetet e politikës fiskale; Të përshkruajë mjetet e politikës monetare.
s Në nivelin e mesëm
Të shpjegojë se politikat fiskale janë vendime për të ndryshuar shpenzimet dhe/ose taksat nga qeveria.
Të dallojë instrumentet e politikës monetare nga ato të politikës fiskale.
s Në nivelin e lartë
në papunësinë, prodhimin, inflacionin dhe normat e interesit, si dhe efektet direkte e indirekte të politikës fiskale.
Linja e tretë: Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare
Kapitulli 3.1: Tregtia ndërkombëtare
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
s Në nivelin bazë
Të shpjegojë konceptet e përparësisë absolute dhe krahasuese. Të përshkruajë disa pengesa në tregtinë ndërkombëtare.
s Në nivelin e mesëm
Të shpjegojë arsyet e luhatjes së kurseve të këmbimit valutor.
Të japë në mënyrë të përmbledhur argumentet që favorizojnë tregtine e lirë.
Të bëjë dallimin ndërmjet bilancit të pagesave dhe bilancit tregtar.
s Në nivelin e lartë
Të argumentojë përfitimet që kanë vendet e industrializuara, kur këmbe-jnë ndërmjet tyre.
Të analizojë përmbajtjen e tregtisë së lirë dhe përfitimet ekonomike të saj.
Objektivat e arritjeve të një kapitulli përbëjnë bashkësinë e të gjitha ob-jektivave specifike të hartuara për të gjithë objektivat e kapitullit ose të linjës e të nënlinjës, të ndara në tri nivele, duke u nisur nga objektivat e programit.
Objektivat e programit janë më të përgjithshëm se ato të linjave/nënlin-jave dhe këto të fundit përsëri janë më të përgjithshëm dhe kanë nevojë për objektiva specifikë.
Një objektiv mësimor mund të jetë i niveleve të ndryshme. Nëse programi kërkon që nxënësi/ja të përshkruajë një koncept, ligj etj, ky objektiv është i nivelit bazë. Mirëpo ne na duhet që edhe kundrejt këtij niveli, të ndajmë tri nivele arritjesh, pra tri objektiva specifikë, me tri hapa arritjesh.
Gjatë degëzimit në nivele mbahet parasysh fakti që arritja, që kërkohet nga nxënësi sipas objektivave të programit, përbën arritjen maksimale që kërkohet prej tij (për të cilën nxënësi/ja do të vlerësohet me notën maksimale nëse i plotëson kriteret përkatëse).
Na duhet të theksojmë se mësuesi/ja duhet t’i rreshtojë objektivat specifikë sipas renditjes së objektivave të linjës/nënlinjës, kurse për ta pasur më të lehtë për përdorim në mësim, sugjerohet t’i rendisë sipas temave. Po kaq e
sishme është të theksohet se mësuesi/ja do të formulojë objektiva specifikë të mbështetur në objektivat e programit.
Formulimi i një objektivi specifik ka një strukturë të përcaktuar që është standarde. Për këtë qëllim, gjatë hartimit të tij mësuesi/ja duhet të mbajë parasysh disa rregulla të sakta dhe kritere.
Objektivi specifik është degëzim i një objektivi të përgjithshëm. Ai ka 4 pjesë (kritere për t’u zbatuar):
Adresa Detyra Mënyra Kushti
Adresa – Tregohet se për cilën pjesë të lëndës, kapitullit, temës po bëhet fjalë. P.sh.
Në fund të klasës së 12-të në lëndën e ekonomisë nxënësi... Në fund të kapitullit 2.1 nxënësi...
Në fund të temës/orës së mësimit: “Kërkesa dhe faktorët që ndikojnë në kërkesë”, nxënësi...
Detyra – Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e objektivit specifik. Në këtë pjesë përshkruhet se çfarë duhet të jetë i aftë (në gjendje) të bëjë nxënësi/ja.
Është e rëndësishme të theksohet se kjo pjesë nuk duhet të mungojë as-njëherë.
P.sh:
të përkufizojë koston oportune;
të shpjegojë sesi çmimet e tregut nxisin njerëzit të bëjnë racionimin e mallit e të shërbimeve dhe në ç’mënyrë duhen motivuar njerëzit për prodhimin e tyre;
të vlerësojë shkallën me të cilën forcat e tregut dhe forcat jo të tregut ndikojnë në pagat.
Kur përcaktohet detyra, për të cilën nxënësi/ja duhet të jetë i aftë ta bëjë si duhet, është shumë e rëndësishme që kjo detyrë të jetë e matshme dhe për të të jepen një ose dy kërkesa (p.sh.: të përkufizojë koston oportune dhe pamjaftueshmërinë).
Mënyra - Kjo pjesë e objektivit tregon mënyrën si do të kryhet detyra. Mënyrat e realizimit të detyrës mund të jenë nga më të ndryshmet. Për këtë është e rëndësishme të përcaktohet një mënyrë, në bazë të së cilës nxënësi duhet të punojë, pasi ka edhe mënyra të tjera të realizimit të detyrës. Nuk mund të kemi patjetër këtë pjesë në një objektiv specifik, nëse ekziston vetëm një mënyrë për të realizuar një detyrë të dhënë.
Kushti - Kjo pjesë e objektivit ka të bëjë me kushtin e realizimit të tij. Edhe kjo pjesë jo gjithmonë është e detyrueshme. Si kusht i realizimit të
objektivit mund të jetë (p.sh.: brenda orës së mësimit, për 15 minuta), duke u bazuar në tabelën e kërkesës dhe ofertës, nxitja e pjesëmarrjes në një lojë me role etj.
Gjatë mësimdhënies çdo objektiv i programit degëzohet edhe në objekti-va të ndërmjetëm ose nënobjektiobjekti-va, ku përshkruhen arritjet hap pas hapi të nxënësve, deri tek përmbushja e objektivit të përgjithshëm.
Më poshtë po japim disa shembuj formulimesh të objektivave specifikë, bazuar në objektivat e programit.
Shembulli 1.
Linja: Ekonomia e tregut
Kapitulli: Kërkesa, oferta dhe çmimi i tregut
Objektivi: Në përfundim të klasës së 12-të nxënësi/ja arrin të përcaktojë
çmimin ekuilibër të një produkti të dhënë, kur janë dhënë kërkesa dhe oferta për këtë produkt.
Objektivat specifikë:
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë: të përkufizojë çmimin ekuilibër;
të përkufizojë sasinë ekuilibër;
të gjejë çmimin ekuilibër të një produkti, bazuar në tabelën e kërkesës dhe ofetës për këtë produkt;
të gjejë çmimin ekuilibër për një produkt të dhënë, bazuar në grafikun e kërkesës dhe ofetës për këtë produkt.
Shembulli 2.
Linja: Ekonomia e tregut
Kapitulli: Kërkesa, oferta dhe çmimi i tregut
Objektivi: Në përfundim të klasës së 12-të nxënësi/ja arrin të interpretojë
lakoren e kërkesës dhe ofertës.
Objektivat specifikë:
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:
të ndërtojë lakoren e kërkesës, bazuar në tabelën e kërkesës për këtë produkt, brenda 10 minutash;
të ndërtojë lakoren e ofertës, bazuar në tabelën e kërkesës për këtë produkt brenda 10 minutash;
të shpjegojë pse grafiku i kërkesës ka pjerrësi negative (rënëse), bazuar në ligjin e kërkesës;
të shpjegojë pse grafiku i ofertës ka pjerrësi pozitive (rritëse), bazuar në ligjin e ofertës.
Shembulli 3.
Linja: Ekonomia e tregut
Kapitulli: Kërkesa, oferta dhe çmimi i tregut
ndikojnë në çmimin e tregut ndryshimet në kërkesë dhe/ose ofertë.
Objektivat specifikë:
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë: të listojë faktorët që ndikojnë në ndryshimet në kërkesë; të listojë faktorët që ndikojnë në ndryshimet në ofertë; të shpjegojë faktorët që ndikojnë në kërkesë ose ofertë;
të identifikojë 4 produkte që janë bërë më të shtrenjtë ose më të lirë (për çdo rast), krahasuar me produkte të tjera si rezultat i ndryshimeve në kërkesë ose ofertë;
të shpjegojë grafikisht ndryshimet e çmimit të tregut për një mall të caktuar kur kërkesa rritet dhe oferta ulet. (Këtu ka dhe raste të tjera: kërkesa
rritet oferta rritet, kërkesa ulet oferta rritet, etj).
P.s
Objektivat e mësipërm realizohen për më shumë se një orë mësimi. Orët e mësimit përcaktohen nga mësuesi në bazë të ecurisë së nxënësve dhe të nivelit të klasës ku jep mësim.
Shembulli 4.
Linja: Ekonomia kombëtare
Kapitulli : Treguesit kryesorë makroekonomikë
Objektivi: Në përfundim të klasës së 12-të nxënësi/ja arrin të dallojë
for-mat kryesore të papunësisë.
Objektivat specifikë:
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë: të listojë format kryesore të papunësisë;
të shpjegojë çdo formë papunësie;
të japë nga 2 shembuj praktikë për çdo tip papunësie, bazuar në përkufiz-imin e saj.
Shembulli 5.
Linja: Ekonomia kombëtare
Kapitulli : Stabiliteti ekonomik dhe politikat makroekonomike
Objektivi: Në përfundim të klasës së 12-të nxënësi/ja arrin të shpjegojë
efektet direkte dhe indirekte të politikës fiskale në papunësi, inflacion dhe rritjen e ekonomisë.
Objektivat specifikë:
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:
të identifikojë shembuj historikë të politikave fiskale të qeverisë shqiptare; të shpjegojë, bazuar në shembuj praktikë, nëse politikat fiskale të zbatuara nga qeveria shqiptare, kanë influencë në nivelin e prodhimit, papunësisë pu-nësisë, nivelin e çmimeve apo në të tria;
të prezantojë politika fiskale që duhen rekomanduar për të rregulluar: rritjen e papunësisë;
rritjen e inflacionit;
të luajë një lojë me role (si anëtar i qeverisë) dhe duke u bazuar në titujt e artikujve të mëposhtëm, të rekomandojë një politikë ekspansioniste apo joekspansioniste dhe nëse qeveria duhet të blejë apo të shesë obligacione shtetërore.
Kryetitujt e gazetave:
a. Norma e papunësisë rritet me shpejtësi. b. CPI-ja rritet për 3 muaj rresht.
P.s
Objektivat e mësipërm realizohen për më shumë se një orë mësimi. Orët e mësimit përcaktohen nga mësuesi, në bazë të ecurisë së nxënësve dhe të nivelit të klasës ku jep mesim.
Më poshtë po japim objektivat e çdo orë mësimore. Linja e parë: Ekonomia e tregut
Kapitulli 1.1. Çfarë studion ekonomia?
Tema:
Në fund të orës së mësimit, nxënësi/ja arrin:
të përkufizojë konceptet: pamjaftueshmëri, kosto oportune;
të shpjegojë lidhjen shkakësore ndërmjet pamjaftueshmërisë dhe nevojës për të zgjedhur;
të analizojë shembuj për zgjedhjet personale, biznesin dhe koston opor-tune të tyre.
Tema: Faktorët e prodhimit
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të listojë faktorët kryesorë të prodhimit;
të shpjegojë përmbajtjen e secilit prej faktorëve të prodhimit duke i ilus-truar me shembuj konkretë;
të interpretojë lakoren e mundësive të prodhimit.
Tema: Problemi ekonomik themelor dhe sistemet ekonomike
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të shpjegojë problemin themelor ekonomik; të thotë ç’është sistemi ekonomik;
të përshkruajë si i japin përgjigje problemit themelor ekonomik sistemet kryesore ekonomike;
të analizojë zgjidhjen e problemit themelor të ekonomisë nga sisteme të ndryshme ekonomike.
Tema: Shtyllat e sipërmarrjes së lirë.
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:
të përshkruajë veçoritë e shtyllave të sistemit ekonomik të sipërmarrjes së lirë;
të shpjegojë rolin e secilës nga shtyllat e sipërmarrjes së lirë; të shpjegojë rolin e fitimit në sistemin e sipërmarrjes së lirë.
Tema: Skema e qarkullimit të aktivitetit ekonomik
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:
të shpjegojë këmbimet, bashkëveprimin ndërmjet firmave dhe familjeve në ekonominë e tregut;
të shpjegojë këmbimet, bashkëveprimin ndërmjet firmave dhe qeverisë në ekonominë e tregut;
të shpjegojë këmbimet, bashkëveprimin ndërmjet familjeve dhe qeverisë në ekonominë e tregut.
Kapitulli 1.2. Kërkesa oferta dhe çmimi i tregut
Tema: Kërkesa dhe faktorët që ndikojnë në kërkesë ( 2 orë)
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:
të përkufizojë konceptin e kërkesës dhe të formulojë ligjin e kërkesës; të interpretojë lakoren e kërkesës;
të analizojë faktorët që ndikojnë në kërkesë;
të bëjë dallimin ndërmjet ndryshimit në sasinë e kërkuar dhe ndryshimit në kërkesë.
Tema: Elasticiteti i kërkesës
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të përkufizojë elasticitetin e kërkesës;
të shpjegojë faktorët që ndikojnë në elasticitetin në kërkesë; të vlerësojë ndikimin e ndryshimeve të elasticitetit të kërkesës.
Tema: Oferta dhe faktorët që ndikojne në ofertë
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të përkufizojë konceptin ofertë;
të formulojë ligjin e ofertës; te interpretojë lakoren e ofertës;
të analizojë faktorët që ndikojnë në ofertë;
të bëjë dallimin ndërmjet ndryshimit në sasinë e ofruar dhe ndryshimit në ofertë.
Tema: Elasticiteti i ofertës
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të përkufizojë elasticitetin e ofertës;
të shpjegojë faktorët që ndikojnë në elasticitetin e ofertës;
Tema: Ekuilibri i tregut
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të përkufizojë konceptet treg dhe çmim;
të shpjegojë vendosjen e çmimit të një produkti në një treg;
të analizojë ndërveprimin e ligjit të kërkesës dhe ofertës në çmimin ekuilibër;
të analizojë funksionin racionues të çmimeve në ekonominë e tregut.
Tema: Ndikimi i ndryshimeve të kërkesës/ofertës në çmimin e tregut
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:
të shpjegojë se si ndikojnë në çmimin dhe sasinë ekuilibër ndryshimet në kërkesë;
të shpjegojë se si ndikojnë në çmimin dhe sasinë ekuilibër ndryshimet në ofertë; të analizojë se si ndikojnë në çmimin dhe sasinë ekuilibër, ndryshimet e njëkohshme në kërkesë dhe ofertë.
Tema: Kontrolli i çmimeve nga forcat jo të tregut
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të përkufizojë çmimin tavan dhe çmimin dysheme; të dallojë çmimin tavan dhe çmimin dysheme;
të shpjegojë se si ndërhyrja e shtetit mund të ndikojë në treg;
të analizojë raportin kosto - përfitim, lidhur me ndërhyrjen e qeverisë në përcaktimin e çmimeve të disa produkteve.
Kapitulli 1.3. Konsumatori në ekonominë e tregut
Tema: Konsumatori
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:
të përcaktojë burimet dhe format e të ardhurave të individit; të shpjegojë qëllimet e kursimit;
të argumentojë nga se varet madhësia e kursimit;
të analizojë si dhe ku mund të investohen paratë e kursyera.
Tema:. Buxheti personal
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të përkufizojë buxhetin personal;
të përgatitë një buxhet personal ose familjar; të shpjegojë anët pozitive dhe negative të kredisë; të analizojë kredinë konsumatore dhe hipotekare.
Kapitulli 1.4. Fillimi i një biznesi dhe financimi i tij
Tema: Sipërmarrja dhe biznesi i vogël
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:
të jetë i aftë të përkufizojë termat: sipërmarrja dhe sipërmarrësi; të shpjegojë përparësitë e biznesit të vogël;
Tema: Format ligjore të organizimit të biznesit (2 orë)
Në fund të orës së mësimit nxënës/ja arrin: të dallojë firmën nga fabrika;
të listojë format kryesore të organizimit të biznesit;
të shpjegojë përparësitë dhe të metat e firmës individuale, me partnerë dhe korporatat;
të shpjegojë organizimin e korporatës;
të analizojë përparësitë dhe të metat ndërmjet formave kryesore të orga-nizimit të biznesit.
Tema: Burimet financiare të biznesit
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të shpjegojë format e financimit të brendshëm; të shpjegojë format e financimit të jashtëm;
të dallojë ndryshimin ndërmjet aksionit dhe obligacionit.
Tema: Kontabiliteti i biznesit
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:
të shpjegojë domosdoshmërinë e pasqyrave financiare; të shpjegojë ndërtimin e një bilanci;
të shpjegojë pjesët përbërëse të pasqyrës të të ardhurave dhe të shpenzi-meve;
të analizojë pasqyrat financiare vjetore të firmës.
Kapitulli 1.5. Prodhimi, kostoja dhe të ardhurat e firmës
Tema: Prodhimi
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të përkufizojë funksionin e prodhimit;
të llogarisë produktin e përgjithshëm, marxhinal, mesatar; të shpjegojë funksionin e prodhimit në periudha afatshkurtra; të zbulojë veprimin e ligjit të të ardhurave rënëse.
Tema: Kostoja e prodhimit dhe të ardhurat e firmës (2 orë)
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:
të bëjë dallimin ndërmjet kostos fikse dhe kostos variabël; të llogarisë koston totale, mesatare, marxhinale;
të interpretojë grafikun e kostos totale, fikse, variabël, mesatare, marxhi-nale;
të llogarisë të ardhurat e përgjithshme, marxhinale dhe mesatare.
Kapitulli 1.6. Struktura e tregut
Tema: Konkurrenca e plotë
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:
të interpretojë konceptin e konkurrencës dhe të strukturës së tregut; të shpjegojë karakteristikat e konkurrencës së plotë;
të analizojë efektet pozitive të konkurrencës së plotë.
Tema: Monopoli
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të shpjegojë karakteristikat e tregut monopol;
të shpjegojë format e pengesave për të hyrë në tregun monopol; të diskutojë raportet dhe format e krijimit të monopoleve;
të analizojë efektet ekonomike të tregut monopol, mbi ekonominë dhe konsumatorin.
Tema: Konkurrenca monopoliste
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:
të shpjegojë karakteristikat e tregut konkurrencë monopolistike;
të shpjegojë rrugët e diferencimit të produktit, në tregun konkurrencë mo-nopolistike;
të analizojë efektet ekonomike të tregut konkurrencë monopolistike mbi ekonominë dhe konsumatorin.
Tema: Oligopoli
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të përkufizojë oligopolin;
të shpjegojë karakteristikat e tregut oligopol;
të shpjegojë pse vendimet në tregun oligopol janë të ndërvarura.
Kapitulli 1.7. Tregjet e faktorëve të prodhimit
Tema: Tregu i punës
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:
të interpretojë ofertën dhe kërkesën për faktorë prodhimi; të interpretojë ofertën dhe kërkesën për punë;
të shpjegojë sesi oferta dhe kërkesa për punë përcaktojnë pagën ekuilibër.
Tema: Aspekte të tregut të punës
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:
të shpjegojë faktorët jomonetarë që ndikojnë në pagë; të shpjegojë forcat jo të tregut që ndikojnë në pagë;
të vlerësojë shkallën në të cilën forcat e tregut dhe jo të tregut ndikojnë në pagë.
Tema:. Tregu i kapitalit dhe i tokës
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të interpretojë ofertën dhe kërkesën për tokë; të interpretojë ofertën dhe kërkesën për kapital.
Linja e dytë: Ekonomia kombëtare
Kapitulli 2.1. Qeveria dhe ekonomia
Tema: Roli i qeverisë në ekonominë e tregut Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të argumentojë ndërhyrjen e qeverisë në ekonomi; të shpjegojë dështimet e tregut;
të identifikojë eksternalitetet pozitive dhe negative.
Tema: Buxheti i qeverisë
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:
të shpjegojë funksionet e qeverisë në ekonominë e tregut; të shpjegojë mënyrat e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi;
të përshkruajë disa nga të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit.
Tema: Taksat
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të përkufizojë taksën;
të shpjegojë parimet e vendosjes së taksave; të krahasojë llojet e ndryshme të taksave;
të vlerësojë disa taksa kryesore në Shqipëri, bazuar në parimet e vendosjes së tyre.
Tema: Deficiti buxhetor
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të interpretojë konceptin “Deficit buxhetor”; të interpretojë konceptin “Borxh publik”;
të përshkruajë një ose disa propozime për të ulur deficitin buxhetor.
Kapitulli 2.2. Paraja dhe institucionet financiare
Tema: Paraja, funksionet e saj
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të përkufizojë konceptin e parasë;
të përshkruajë format dhe karakteristikat e parasë;. të shpjegojë funksionet parasë në një ekonomi monetare.
Tema: Sistemi bankar (2 orë)
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:
të përshkruajë mënyrën e organizimit e të krijimit të Bankës së Shqipërisë; të shpjegojë funksionet e Bankës së Shqipërisë;
të shpjegojë rolin e bankave tregtare;
Kapitulli 2.3. Treguesit kryesorë makroekonomikë
Tema: Produkti i përgjithshëm (2 orë)
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të përcaktojë treguesit makroekonomikë; të shpjegojë matjen e GDP-së;
të bëjë dallimin ndërmjet GDP-së reale dhe GDP-së nominale; të përshkruajë metodat e llogaritjes së GDP-së;
të analizojë rëndësinë e përdorimit të GDP-së reale, GDP-së nominale dhe GDP-së reale për frymë;
të argumentojë lidhjen ndërmjet GDP- së dhe mirëqenies sociale; të analizojë rëndësinë e përdorimit të GDP-së reale, GDP-së nominale dhe GDP-së reale për frymë;
Tema: Inflacioni (2 orë)
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të përkufizojë inflacionin e deflacionin;
të dallojë periudha të inflacionit dhe të deflacionit; të shpjegojë shkaqet e inflacionit;
të analizojë efektet e inflacionit në ekonomi.
Tema: Papunësia
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të përcaktojë konceptin e forcës punëtore;
të identifikojë papunësinë në format e ndryshme të saj; të shpjegojë punësimin e plotë.
Tema: Cikli i biznesit
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të përkufizojë ciklin e biznesit;
të shpjegojë fazat e ciklit të biznesit; të analizojë zhvillimin e ciklit të ekonomisë.
Kapitulli 2.4. Stabiliteti ekonomik dhe politikat makroekonomike
Tema: Politika monetare
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të përshkruajë instrumentet e politikës monetare; të shpjegojë përmbajtjen e politikës monetare;
të shpjegojë politikat monetare që përdoren në rastin kur ekonomia është në rënie dhe kur inflacioni ështe në rritje;
të analizojë efektet ekonomike të politikës monetare të ndryshimit të nor-mës së interesit.
Tema: Politika fiskale
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin: të përshkruajë instrumentet e politikës fiskale;
të dallojë instrumentet e politikës fiskale, nga ajo monetare;
të shpjegojë politikat fiskale që përdoren, në rastin kur ekonomia është në rënie dhe politikat fiskale, kur inflacioni ështe në rritje.
Linja e tretë: Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare
Kapitulli 3.1. Tregtia ndërkombëtare
Tema: Tregtia ndërmjet vendeve dhe përfitimet prej saj (2 orë)
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:
të përcaktojë konceptet me përparësi absolute dhe përparësi relative; të shpjegojë arsyet e tregtisë ndërmje vendeve;
të demonstrojë me shembuj parimin e përparësisë relative në tregti; të analizojë përfitimet që kanë vendet kur bëjnë tregti ndërmjet tyre.
Tema: Pengesat e tregtisë
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:
të përshkruajë pengesat në tregtinë ndërkombëtare;
të shpjegojë efektet që krijon në ekonomi vendosja e pengesave në tregtinë ndërmjet vendeve;
të përshkruajë format e integrimit ekonomik; të analizojë efektet e tregtisë së lirë në ekonomi.
Tema: Kursi i këmbimit valutor dhe bilanci i pagesave
Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:
të përkufizojë konceptet: treg valutor dhe kurs i këmbimit; të shpjegojë shkakun e luhatjes së kurseve të këmbimit valutor; të bëjë dallimin ndërmjet bilancit të pagesave dhe bilancit tregtar; të analizojë efektet në ekonomi të luhatjes së kursit të këmbimit valutor.
Metodat mësimdhënëse
Metodat që duhet të përdoren për realizimin e objektivave në lëndën e ekonomisë, duhet të jenë të shumta dhe të larmishme. Eshtë shumë e rëndë-sishme të përdoren metoda, teknika, strategji mësimore ndërvepruese dhe gjithëpërfshirëse, që kanë të bëjnë me bashkëveprimin dinamik, fleksibël dhe të hapur ndërmjet mësuesit dhe nxënësit si dhe vetë nxënësve. Gjatë përdor-imit të këtyre metodave dhe strategjive gjithëpërfshirëse, duhet të kihen para-sysh disa kërkesa: Mësuesi dhe nxënësi të jenë bashkautorë të orës së mësimit. Mësuesi të luajë rolin e drejtuesit dhe të organizuesit të orës së mësimit, ndër-sa nxënësit të gjithë të përfshihen gjatë tërë procesit mësimor. Kjo kërkon pla-nifikimin dhe organizimin e veprimtarive të larmishme, ku të përfshihen të gjitha nivelet e formimit të nxënësve.
Mësimdhënia dhe të nxënit duhet të jenë procese të lidhura dhe të
ndërva-rura nga njëra - tjetra.
Mësimdhënia duhet drejtuar në krijimin e njohurive e të vlerave
intelek-tuale, të shkathtësive, qëndrimeve dhe reflektimit individual dhe në grup.
Vërtet që këto metoda e teknika duhet të jenë të larmishme dhe të shumë-llojshme, por kërkohet që ato:
të transmetojnë njohuri; të zhvillojnë aftësi;
të kultivojnë vlera dhe qëndrime tek nxënësit.
Ndër metodat, që mund të përdoren gjerësisht dhe shpesh, mund të jenë:
Metoda e punës në grup:
Në grup të madh – (klasa). Nëpërmjet diskutimit, debatit, nxënësit mund të
diskutojnë për rrugët e përdorimit të parave të kursyera.
Në grup të vogël – (dyshe ose 3-4 nxënës). Në këto raste duhet të jepet
detyra, të diskutohet dhe mendimet të shkruhen në fletë, të prezantohen dhe të diskutohen në grup të madh - në klasë. Nxënësve të ndarë në grupe të vogla mund t’u jepet si detyrë të hulumtojnë tregun e mallrave/punës dhe të shpjegojnë arsyet e ndryshimeve dhe të prirjeve të tyre.
Lojë me role ose simulimi, gjatë të cilave nxënësit simulojnë situata reale të
jetës së tyre të përditshme. P.sh. nxënësit mund të vihen në rolin e politi-këbërësve dhe të marrin vendime ekonomike.
Metodat e hulumtimit, të cilat u japin mundësi nxënësve të praktikojnë
aftësitë e tyre, të nxjerrin përfundime dhe t’i zbatojnë ato në situata të reja dhe/ose të japin opsione të ndryshme zgjidhjesh për probleme të caktuara të jetës.
Teknika të metodave të hulumtimit mund të jenë:
Studimi i rastit – Studiohet një rast ose situatë e veçantë që eshtë
kom-plekse, mbi bazën e së cilës nxënësit bëjnë përgjithësime. Kjo metodë i ndih-mon që nxënësit të kuptojnë më mirë çështjet e vështira.
Puna me projekte, që mund të jetë një veprimtari individuale ose në grup,
që kërkon investigimin dhe zgjidhjen e një problemi të caktuar e që bëhet
brenda një kohe të caktuar. Në këto raste, nxënësit duhet të punojnë nën udhëheqjen e mësuesit.
Vizitat në biznese të ndryshme, qendra të ndryshme pune, për të njohur
problemet, proceset, dukuritë në jetën e tyre reale.
Vrojtimi kërkon që nxënësi të vëzhgojë një proces, një dukuri të caktuar,
një element të caktuar për të regjistruar çdo gjë që ndodh me këtë dukuri dhe pastaj të përpunojë dhe të publikojë përfundimet.
Zgjidhja e problemit. Nga vetë emri kjo teknikë synon zgjidhjen e një
prob-lemi ose të një çështjeje të caktuar, problem i cili mund t’i jepet nga mësuesi ose mund të identifikohet nga nxënësi.
Shpjegime më të hollësishme për disa metoda mësimdhënëse
Diskutimi
Një nga karakteristikat kryesore të arsimit është orientimi i të mësuarit drejt metodës së diskutimit. Por diskutimet nuk janë dhe nuk duhet të jenë raste apo orë mësimore, ku nxënësve vetëm t’u krijohet mundësia për të folur apo për të bërë biseda interesante. Mbi të gjitha, orët e diskutimeve japin mundësi që nxënësit të mësojnë, të marrin informacion, të mendojnë për ar-gumentet, të zhvillojnë aftësitë e tyre ekonomike dhe të testojnë idetë që prezantojnë. Megjithëse diskutimi bëhet duke vendosur në qendër nxënësin, mësuesi duhet të jetë i përgatitur dhe i gatshëm të ndërhyjë, sa herë që e sheh të nevojshme, për të rritur efektivitetin e metodës së diskutimit. Kjo metodë dështon kur nxënësit e ndiejnë që nuk kanë mësuar ndonjë gjë të re nga zbatimi i kësaj metode.
Zakonisht diskutimet ndahen në dy kategori kryesore :
1. Diskutim ku mësuesi luan rolin e drejtuesit apo orkestruesit - ai bën pyetje, drejton përgjigjet, duke u përpjekur të çojë klasën dhe diskutimin në drejtimin që ka parashikuar.
2. Diskutim ku mësuesi luan rolin e mediatorit – bën që biseda të zhvi-llohet ndërmjet nxënësve.
'LVNXWLPLPXQGWsSsUNX¿]RKHWVLQMsELVHGsHTsOOLPVKPHTsNDQMsRE-jektiv të caktuar. Që diskutimi të jetë i suksesshëm, është e nevojshme që nxënësit të kenë një informacion dhe njohuri paraprake bazë, të mjaftueshme QsPsQ\UsTsWsGLQsWsÀDVLQGKHWsPEsVKWHWLQDUJXPHQWHWHW\UHPHIDNWH Diskutimi nuk është një monolog apo një seri pyetjesh. Diskutimi është efek-tiv kur të gjithë nxënësit marrin pjesë. Dhe pjesëmarrja në diskutim mund WsMHWsDNWLYHQ[sQsVLWÀDVLQSRUPXQGWsMHWsSDVLYHQ[sQsVLWGsJMRMQs Megjithatë, mësuesi/ja duhet të synojë që të ketë numër më të madh nxënë-sish aktivë në diskutim. Diskutimi nuk është leksion. Fjala në një diskutim duhet të jetë e shkurtër. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet, se pas një diskutimi është mirë të arrihet në një përfundim e në rast të kundërt, duhet të kulmojë me një lloj përmbledhjeje. Gjatë diskutimit nxënësit shpre-hin opinionin, pavarësisht nëse mbështetet ky opinion. Gjatë diskutimeve nuk duhet të vihet re hierarkia dhe duhet të respektohet folësi.
Mësuesi/ja duhet të bëjë kujdes që të mos shprehë miratimin ose mosmi-ratimin e vet për komentet dhe opinionet që bëhen gjatë diskutimit. Por nuk duhet të lejojë gabime, sidomos kur është fjala për devijime nga linja, gabime logjike ose edhe gjëra sipërfaqësore.
Problemi më i vështirë gjatë menaxhimit të diskutimit është mbajtja në linjë - mosdalja nga tema. Kur ndodh që diskutimi del nga fokusi i problemit, ai/ajo mund t’i drejtojë klasës një pyetje për ta ridrejtuar diskutimin në po atë temë ose kur nuk arrihet rezultat me këtë teknikë, ai/ajo mund të përdorë teknika të tjera si:
- të bëjë ndërhyrje të drejtpërdrejta duke thënë: « Më duket se po harroni temën e diskutimit »;
- të bëjë një përmbledhje të çështjeve kryesore që kanë dalë deri në atë moment;
- të bëjë një rishikim të fakteve të prezantuara; - të kujtojë se çfarë është bërë dhe nuk është bërë.
Në fund të orës bëhet një përmbledhje përfundimtare, në të cilën duhet të bashkohen të gjitha idetë dhe konkluzionet e rëndësishme të shkruhen edhe në tabelë të zezë. Por përmbledhja përfundimtare nuk duhet të merret si ezau-rim i çështjes. Është mirë që çështja të vazhdojë (kur ka akoma probleme të SDSsUIXQGXDUD GXNH SODQL¿NXDU HGKH GKsQLHQ H QMs GHW\UH VKWsSLH SsU Ws njëjtën çështje.
Diskutimet kanë vlerë të madhe sepse:
shërbejnë për të aftësuar nxënësit në drejtim të shprehive komunikuese; shërbejnë për mbajtjen e qëndrimeve dhe sjelljeve sociale të nxënësve; u japin mundësi nxënësve të praktikojnë të menduarin krijues;
u krijon mundësi nxënësve të menaxhojnë informacionin që marrin nga shokët e tyre.
1sSODQLQPsVLPRUsVKWsSODQL¿NXDUQMsRUsPsVLPRUHGLVNXWLPPHWHPs Probleme dhe aspekte të tregut të punës në Shqipëri.
Për realizimin e një ore mësimore diskutimi, nxënësit informohen para-prakisht për temën (1-2 orë mësimore përpara) dhe orientohen në detaje për mendimet, opinionet, faktet që do të paraqesin në këtë orë mësimi. Kjo varet ngaçfarë ata kërkojnë të diskutojnë, si dhe nga ajo se çfarë problemesh ka tregu i punës në qytetin, fshatin, zonën ku ata/ato jetojnë.
Metoda hulumtuese
Një nga parimet e mësimdhënies është që nxënësit duhet të nxisin vetë dhe të zhvillojnë të kuptuarin, zotësitë dhe qëndrimet vetiake. Prandaj puna e mësuesit nuk duhet të përqendrohet vetëm në dhënien e njohurive, por më shumë në drejtimin e nxënësve që ata të zbulojnë kuptimet, praktikën dhe të interpretojnë faktet, parimet ekonomike. Ky nocion është bazë për metodën zbuluese ose hulumtuese.
Një metodë quhet hulumtuese kur mbështetet në strategji zbuluese. Kur mësuesi përdor këtë metodë, ai nuk duhet të imponojë, por të udhëheqë.
Çfarë duhet të bëjë ai që të marrë këtë rol? Ai duhet të parashtrojë çështje dhe të bëjë pyetje problemore që kanë për qëllim zgjimin dhe rritjen e interesit të nxënësve. Më pas vjen hapi tjetër: nxënësit ftohen për hetim të mëtejshëm. Veprimtaria përmbyllëse është testimi i konkluzioneve dhe përgjithësime-ve. Metoda rezulton e suksesshme, nëse nxënësit arrijnë t’i përdorin këto konkluzione në situata të tjera.
Një nga qëllimet kryesore të kësaj metode është nxitja e mendimit të pavarur. Për t’ia arritur kësaj, mësuesi/ja është mirë të përdorë taktika të tilla, si :
Të bëjë pyetje që të nxisë nxënësin të mendojë.
Të kërkojë prej tyre, që të bëjnë interpretime dhe të japin shpjegime. Të kërkojë që nxënësit të nxjerrin përfundime nga të dhënat dhe informa-cioni që disponojnë apo që kanë mbledhur.
Të kërkojë që nxënësit të kontrollojnë parimet dhe përfundimet e arritura në situata të tjera.
Të kërkojë që nxënësit të kontrollojnë mendimin dhe logjikën e tyre. T’i përballë nxënësit me zbatime dhe faktorë të tjerë, që kërkojnë riv-lerësim të mendimit dhe pozicionit të tyre.
Disa forma të metodës hulumtuese janë: a) Detyra tematike.
Procedura e kësaj metode është e thjeshtë. Hapat e procedurës në këtë metodë janë:
Përcaktimi i çështjes që do të studiohet;
Dhënia nxënësve e burimeve të informimit për studimin që do të bëjnë; Studimi i çështjes nga nxënësit (përpara se nxënësit të fillojnë hulumtimin, mësuesi/ja bashkë me prezantimin e çështjes, duhet të vërë në dukje çështjet që duhen pasur në konsideratë prej tyre);
Realizimi i diskutimit/prezantimit gjatë të cilit nxënësit flasin për ato që kanë gjetur dhe bëjnë konkluzionet.
Shembull:
Në planin mësimor është përfshirë një orë detyrë tematike. Hapat:
Përcaktimi i çëVKWMHV 'H¿FLWL EX[KHWRU GKH ERU[KL NRPEsWDU L THYHULVs shqiptare në 10 vitet e fundit.
'KsQLDHEXULPHYH)DTMD]\UWDUHH0LQLVWULVsVs)LQQDFDYHZZZPLQ¿Q gov.al), si dhe burime të tjera.
Paraqitja e disa pyetjeve dhe shtrimi i problemeve të mëposhtme, që do të ndihmojnë hulumtimin për studimin e çështjes.
6DNDTHQsERU[KLL6KTLSsULVsGH¿FLWLEX[KHWRUQsNsWRYLWH"3RYLWLQH IXQGLW".DTHQsLPDGKDSRLYRJsO"1[sQsVLWPXQGWsQGsUWRMQsHGKHJUD¿Ns për ta paraqitur këtë borxh.
Sa % e këtij borxhi është borxhi i brendshëm dhe sa është ai i jashtëm? Çfarë po ndodh me borxhin publik të Shqipërisë? Po rritet apo po zvogëlohet? Nga ka ardhur kjo rritje e borxhit? Për çfarë është rritur ky borxh?
Përçfarë përdoret ky borxh. është një borxh i mirë apo i keq është një borxh me të cilin abuzon qeveria apo është një borxh që ndihmon zhvillimin e ekonomisë së vendit
është borxhi publik i Shqipërisë i rrezikuar është i leverdisshëm për ekonominë dhe të ardhmen e vendit është i sigurt
%sQLQMsRVHGLVDSURSR]LPHSsUWsXOXUGH¿FLWLQEX[KHWRU Bërja e prezantimit dhe diskutimi në klasë.
Shënim: Për të realizuar detyrën e mësipërme mund të ndahet klasa në
grupe, ku secilit grup i ngarkohet një detyrë e caktuar. b) Puna me projekte.
Kjo metodë mbështetet në hapat e mëposhtëm:
Hapi i parë: Parapërgatitja për projektin
Paraqitet projekti që do të ndërmerret. Caktohet koha e realizimit të projektit. Formulohen objektivat e projektit.
Përcaktohen partnerët e projektit (mësues, nxënës, prindër, anëtarë komu-niteti etj).
Përcaktohen aktivitetet e projektit. Përcaktohen produktet e projektit.
Hapi i dytë: Puna rreth projektit
Zbatohen detyrat e përcaktuara nga mësuesi për të realizuar detyra të cak-tuara.
Formulohen pyetësorë që do të shërbejnë për të mbledhur informacion. Plotësohen pyetësorët dhe nxirren të dhënat.
Zhvillohen intervista të paracaktuara duke nxjerrë konkluzionet përkatëse. Ruhen vrojtimet e bëra nga nxënësit.
Grumbullohen të gjitha materialet që kanë të bëjnë me pyetësorët, inter-vistat, vrojtimet.
Sistemohen të dhënat dhe nxirren përfundime prej tyre.
Hapi i tretë: Raportimi rreth projektit
Nxënësit përgatitin raportin përfundimtar të rezultateve të projektit, me mjete të ndryshme.