për të gjithë Arben Çokaj PATENTA E KOMPJUTERIT për të gjithë moduli 1-3

Full text

(1)

Metodikë nga

PATENTA E KOMPJUTERIT për të gjithë moduli 1-3

Bazuar në Microsoft Office XP

Arben Çokaj

për të gjithë

Kurs i shpejtë në Patentën e Kompjuterit (PC) Ushtrime dhe shembuj

Modulet që mbulohen:

1. Njohuri themelore mbi Teknologjinë Informatike (TI).

2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit Windows XP.

3. Programi i shkrimit (Microsoft Word XP).

(2)

© BMC 2003 Patenta e kompjuterit 1-3

Patenta e Kompjuterit për të gjithë, moduli 1-3

Edicioni 1, Botimi 1, 2003

Copyright © Arben Çokaj, Gjermani.

Kontakti

Ju lutem, na shkruani për mendimin tuaj lidhur me këtë metodikë. E mirëpresim çdo sugjerim dhe ide të mirë për përmirësimin e punës sonë në botimet e tjera. Adresa jepet më poshtë.

Atje ku cilësia dominon çmimin Metodikat e BMC janë shkruar me të njëjtin kriter cilësie, siç janë edhe librat në Shqipëri – çmimi i lirë është për versionin elektronik dhe në rastin e botimit të një tirazhi të madh. Ju merrni në këtë rast më shumë material për paratë e paguara – një faqe metodike ka më shumë informacion, se sa një faqe libri!

Vizitoni faqen në lnternet

Në adresën http://www.bmconline.info mund të gjeni metodika të tjera, si dhe informacione të vlefshme në fushën e Informatikës. Ju mund të lexoni eventualisht edhe për ndreqje gabimesh dhe aktualizime të ndryshme.

Arben Çokaj Goldbergweg 62

D-60599 Frankfurt am Main Cel: +49-1522 598 598 0 E-mail: info@cokaj.info Web: http://www.cokaj.info

Përmbajtja

Hyrje ... 3

1. Njohuri themelore mbi TI-në... 4

Pajisjet e brendëshme dhe të jashtme ... 4

Sipërfaqja e ndërveprimit... 5

Sistemi i drejtimit dhe programet ... 5

Ruajtja e të dhënave ... 5

Multimedia, hipermedia dhe hiperteksti... 6

Hardware dhe software ... 6

Njësitë e kujtesës dhe kapaciteti ...7

Printerat ...8

Kompjuteri dhe zhvillimi i informatikës ...9

Zyra e re...10

Sistemet informatike, industria, arsimi ...12

Kompjuteri në shtëpi dhe çdo ditë ...13

Integriteti personal ...13

Shoqëria e informacionit ...15

Siguria e të dhënave...17

Komunikimi i të dhënave ...18

Interneti ...19

Tastatura ...21

2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit ...23

Miu në Windows...23

Butoni Start ...24

Mbyllni Windows ...24

Fillo dhe mbyll programe ...25

Menytë dhe kutitë e dialogut ...26

Dritaret ...28

Disa programe njëherësh ...30

Puna me filet ...31

Kompjuteri im ...31

Hardisku...33

Puna me dosjet dhe filet ...34

Krijimi i dosjeve ...35

Eksploruesi ...36

Kopjo filet ...39

Formatimi i disketave...40

Përshtat Windows ...42

Peneli i kontrollit ...44

Rregullo miun...44

Data dhe ora ...45

Rregullo dhe shto printer ...46

3. Programi i shkrimit - Word XP...49

Fillo Microsoft Word ...49

Paraqitja e tekstit ...50

Ruaj një dokument...52

Shfaqja e dokumentit ...53

Më tepër rreth formatimit të tekstit ...54

Hapni një dokument ...55

Kursori i shkrimit ...56

Korrigjo tekstin ...57

Shënjo tekstin ...59

Metodat e shënjimit...60

Zhvendos dhe kopjo tekst ...61

Tabelorët ...63

Anësoret (margins) ...66

Formatimi i paragrafit...67

Kryeradha ...69

Kërko dhe zëvendëso tekst ...73

Koka dhe këmba e faqes ...74

Kontrolli i drejtshkrimit...76

Ndarja e fjalëve ...77

Tabelat ...82

(3)

© BMC 2003 Patenta e kompjuterit 1-3

Hyrje

Në Evropën perëndimore ofrohen mësime dhe leksione për Patentës së kompjuterit (DEAK – Dëshmia Evropiane e Aftësisë në Kompjuter).

Ka edhe teste lidhur me këtë Patentë, të cilat plotësojnë kërkesat e Komunitetit Evropian.

Nëse keni një Patentë Kompjuteri, ju merrni një dëshmi për aftësitë tuaja në kompjuter. Me Patentën e Kompjuterit në dorë, ju mund të dokumentoni njohuritë tuaja në fushën e Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës, ose ju mund ta merrni Patentën për arsye se doni të mësoni diçka më tepër në informatikë.

Patenta e Kompjuterit është një standart evropian, që specifikon nivelin bazë të

kompetencës në fushën e TI-së. Në Shqipëri, kjo gjë nuk aplikohet si në vendet e Bashkimit Evropian, por me kohën, kjo do bëhet një kërkesë e domosdoshme në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Patenta përbëhet nga 7 module, të cilat mund të radhiten si më poshtë:

1. Njohuri themelore mbi TI-në.

2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit.

3. Programi i shkrimit.

4. Programi i llogaritjes.

5. Databazat.

6. Prezantimi dhe vizatimi.

7. Intermeti dhe posta elektronike (e-mail) Ju duhet të kaloni provimin, ose testin për çdo modul në qendrat e krijuara për këtë qëllim në nivel evropian, të cilat janë të pranuara nga KE- ja. Kur të keni kaluar të shtatë modulet, ju do keni në dorë Patentën e plotë të kompjuterit (ECDL - The European Computer Driving License). Nuk ka kërkesa që të testoheni në të gjitha modulet; kjo është plotësisht në dorën tuaj.

Qendrat e testimit dhe provimi

Shtetet e ndryshme evropiane të BE-së, kanë krijuar qendra testimi për Patentën e

Kompjuterit. Institucionet që merren me Informatikë në këto shtete, janë ngarkuar që të respektojnë rregullat evropiane në këtë fushë.

Nuk nevojitet fare që të merrni pjesë në një kurs të ngritur për këtë qëllim, në mënyrë që të testoheni, në një apo më shumë module.

Metodikat e Patentës së Kompjuterit Metodikat e BMC-së për Patentën e kompjuterit për të gjithë, moduli 1-3 dhe moduli 4-7, i referohen librave skandinavë në këtë fushë, duke bërë përmirësimet e duhura për programet më të fundit të Microsoft Office XP. Të dy kurset janë ndërtuar në kryekapituj, që i përgjigjen

moduleve profesionale të patentës. Kapitujt e programeve specifikë në këto metodika, bazohen në sistemin e drejtimit Windows XP dhe në pakon e programeve të zyrës Microsoft Office XP. Çdo kapitull përmban ndër tjera një numër ushtrimesh, të cilat japin një trajnim të mirë dhe praktik në të gjithë funksionet bazë të

programeve. Metodikat mund të përdoren si për vetëstudim, ashtu edhe për dhënie mësimi.

Kjo metodikë, Patenta e Kompjuterit për të gjithë – moduli 1-3, përmban tre kapituj kryesorë, që i përgjigjen moduleve të parë të specifikimeve të ECDL-së:

1. Njohuri themelore mbi Teknologjinë Informatike (TI). 2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit. 3. Programi i shkrimit.

Sqarimet janë bazuar mbi Windows XP dhe Microsoft Word XP.

Metodika Patenta e Kompjuterit për të gjithë – moduli 4-7, përmban katër modulet e fundit, që janë bazuar mbi programet Excel XP, Access XP, PowerPoint XP dhe Outlook Express.

Metodikat janë të pajisura me shënime të veçanta, që ju ndihmojnë për të kuptuar informacionet:

• Emrat e rëndësishëm dhe konceptet, si dhe emrat e menyve, butonave, kutive të dialogut, etj. janë shkruar me shkrim kursiv.

• Instruksionet jepen gjithmonë me këtë shenjë:

Æ. Përkthimi shqip i menyve jepet në kllapa.

• Ushtrimet më të mëdha, të cilat mund t’i shfrytëzoni për të testuar aftësitë tuaja, jepen gjithmonë me një linjë të zezë, ku jepet numri i ushtrimit dhe tema.

Lexim të këndshëm dhe punë të mbarë, nga Arben Çokaj

(4)

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

1. Njohuri themelore mbi Teknologjinë e Informatikës (TI)

Kështu duket një kompjuter i zakonshëm:

Drejtuesi i CD-ROM-it

Kompjuterët e vegjël quhen lap-top, notebook.

Pajisjet e brendëshme dhe të jashtme

Pajisjet e ndryshme në një kompjuter, duhet të jenë të lidhura me njëra-tjetrën, në mënyrë që të mund bashkëpunojnë. Ky bashkëpunim kryhet përmes sinjaleve elektrike. Në gjuhën

informatike bëhet fjalë shpesh për hyrje(input) dhe dalje (output) të të dhënave. Me këtë nënkuptohet, se të dhënat shkojnë nga njëra pajisje e kompjuterit në tjetrën, ose nga

kompjuteri për tek një prej pajisjeve të jashtme.

Miu është një pajisje tipike, që i jep të dhëna kompjuterit. Kur miu lëvizet ose kur klikohet në një buton të tij, ai i jep të dhëna kompjuterit.

Tastatura, CD-ROM-i*) dhe skaneri janë pajisje të tjera që japin të dhëna. CD-ROM-i lexon CD- të, skaneri lexon fotografi dhe tekst nga letra, dhe të dhënat trajtohen më pas në kompjuter.

Ekrani është një shembull i pajisjes që merr të dhëna. Të dhënat nga kompjuteri dalin në ekran dhe shfaqen si imazh. Altoparlantët dhe printeri janë gjithashtu pajisje që marrin të dhëna.

*) CD-ROM = Compact Disc - Read Only Memory

Drejtuesi i disketës mund të përdoret për të marrë dhe për të dhënë informacion. Një program mund të ruhet në një disketë, të cilën e vendos në drejtuesin e disketës. Kur programi fillon, të dhënat merren nga disketa dhe përpunohen prej kompjuterit. Mundeni gjithashtu të shkruani një letër në një program shkrimi dhe ta ruani atë në një disketë. Kur letra ruhet në disketë, të dhënat shkojnë nga

kompjuteri për në disketë.

Hardisku (disku i fortë), i cili është i montuar brenda kompjuterit, ka të njëjtin funksion si drejtuesi i disketës. Ndryshimi i vetëm është se hardisku ka kapacitet më të madh, si nga pikëpamja e shpejtësisë, ashtu edhe nga kujtesa.

Modemi është një shembull i asaj pajisjeje që mund të përdoret edhe si marrës, edhe si dhënës i informacionit. Modemi përdoret për të

komunikuar me kompjuterë të tjerë, përmes linjës telefonike. Modemi transformon sinjalet e daljes nga kompjuteri, në sinjale zëri (tone), që linja e telefonit mund t’i shpërndajë. Sinjalet e zërit të ardhura nga kompjuterë të tjerë, transformohen nga modemi në sinjale, të cilat kuptohen nga kompjuteri. Modemi mund të jetë ose i jashtëm në një kuti, ose mund të montohet brenda kabinetit të kompjuterit.

Skaneri Kabineti

Drejtuesi i disketës

Ekrani Printeri

Altoparlanti

Miu

Tastatura

(5)

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Sipërfaqja e ndërveprimit

Sipërfaqja e ndërveprimit është e njëjtë me kalueshmërinë nga një tip i pajisjes në një tip tjetër, për shembull kordoni në pjesën e prapme të kompjuterit, ku mund të vendoset lidhja me modemin. Mund të thuhet se është mënyra e komunimit të një pajisjeje me tjetrën.

Sipërfaqja e ndërveprimit është mënyra juaj dhe e kompjuterit për të bashkë-komunikuar me njëri-tjetrin. Në fillimet e tij, kompjuteri përdorte sipërfaqe të bazuar mbi shenja (karaktere). Kjo do të thotë, se ekrani shfaqte vetëm shenja, (numra dhe shkronja).

Prandaj, përdoruesi i kompjuterit duhej të shkruante një radhë të gjatë komandash me shkrim, në mënyrë që kompjuteri të bënte atë që duhej të bënte.

Sot përdoren më shumë sipërfaqe ndërveprimi grafike - Microsoft Windows është një shembull.

Ekrani shfaq imazhe dhe simbole të përziera me tekst. Komunikimi me kompjuterin bëhet duke klikuar me miun në simbole të ndryshme në ekran, ose duke shkruar një tekst me tastaturë.

Pra, nuk është e nevojshme që komandat të mësohen përmendësh.

Sipërfaqja grafike e ndërveprimit kërkon më shumë prej ekranit, në krahasim me sipërfaqen e vjetër, që bazohej mbi shenja. Tani ekranit i duhet të paraqesë fotografi të detajuara me konture të theksuara dhe me ngjyra. Standarti i ekraneve të sotme quhet VGA ose SVGA.

Sistemi i drejtimit dhe programet e kompjuterit

Kompjuteri pa programe nuk mundet të bëjë asgjë. Nëse një kompjuter bën diçka –

pavarësisht nëse është diçka që përdoret ose jo – duhet të jeni i sigurtë se kompjuteri përdor një program të caktuar për ta kryer këtë punë.

Programi është një radhë instruksionesh në një kompjuter, me qëllim për të kryer një veprim të caktuar. Programi i shkrimit është psh. një program, instruksionet e të cilit japin mundësinë për të shkruar në kompjuter.

Kur ndezet një kompjuter, sistemi i drejtimit të tij vihet në funksion. Sistemi i drejtimit është një program – ose më saktë, shumë programe

njëherësh – që kryejnë funksionet bazë në një kompjuter. Është pikërisht sistemi i drejtimit që kujdeset për drejtuesin e disketës, që ai të mund lexojë të dhëna nga një disketë. E njëjta gjë ndodh edhe me leximin e një CD-je nga drejtuesi i CD-ROM-it, ose me programin e shkrimit, kur ai fillon. Sistemi i drejtimit përcakon kështu sipërfaqen e ndërveprimit në kompjuterin tuaj, duke qenë koordinuesi i të gjitha pajisjeve dhe programeve në kompjuter. Shembuj të sistemeve të drejtimit kemi Windows 95, Windows NT, Windows XP, Unix, DOS, MacOS, OS/2, etj.

Ruajtja e të dhënave

Kompjuteri përdor një metodë llogaritjeje që quhet binare. Kjo do të thotë se kompjuteri punon vetëm me dy numra: 1 dhe 0 (ka rrymë, s’ka rrymë). Të gjitha të dhënat që përpunohen në një kompjuter, përbëhen në fakt nga numrat 1 dhe 0. Numri 1 ose 0 quhen një bit. Një grup me dy bit mund të kombinohet në 4 mënyra të ndryshme: 00, 01, 10 dhe 11. Grupi me tetë bit mund të kombinohet në 256 mënyra të

ndryshme. Në këtë rast, grupi me tetë bit quhet byte (bait). Psh. kur shkruhet një “P”, shkronja do të ruhet në hardisk si: 01010000.

Të gjitha të dhënat që ruhen në një disketë, CD- ROM, hardisk apo vend tjetër, ruhen në formë filesh*). Nëse ju psh. shkruani një letër, të cilën dëshironi ta ruani për ta hapur përsëri më vonë, letra ruhet si rregull, si fil në hardisk. Kur ruani letrën, ju duhet t’i jepni asaj një emër, i cili duhet të jetë ndryshe nga emrat e fileve të tjerë, që janë ruajtur në të njëjtin vend. Kështu që fili mund të gjendet më pas dhe të hapet përsëri. Fili me letrën e ruajtur përbëhet nga disa bait, ku çdo bait i përgjigjet një shkronje të caktuar.

Çdo fil ka emrin dhe tipin e tij. Nëse ju psh.

ruani një dokument, që keni shkruar në programin e shkrimit Microsoft Word, fili do marrë automatikisht tipin DOC. Programet kanë zakonisht tipin e filit EXE ose COM. Ka edhe file tekstesh me komanda, të cilët mund të hapin programe. Ato kanë tipin e filit BAT.

Mbaj rregull me filet

*) file (fajl) – ang. në këtë metodikë do përdoret lakimi i një emri të ri “file”, sipas rregullave të shqipes.

(6)

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Me kalimin e kohës, ndërkohë që ruani shumë dokumente në kompjuter, ju do të zbuloni shumë shpejt se do keni nevojë për t’i radhitur e

rregulluar filet. Ndoshta, ju përjetoni të njëjtën gjë me fletë-llogaritë apo letra të tjera që mbani në shtëpi. Për këtë arsye, ju mund të krijoni drejtoritë e caktuara në hardisk, me emra, të cilët i përcaktoni vetë, sipas dëshirës. (Drejtoritë mund të quhen edhe dosje, apo katalogje, etj.).

Më pas, mund të lëvizni dokumentet në këto drejtori, të radhitura sipas përmbajtjeas së tyre.

Radhët dhe fushat

Ekzistojnë tipe të ndryshme filesh në një kompjuter. Filet e ndryshme kanë pamje të ndryshme dhe tip të ndryshëm. Kompjuteri e

“di” se si duhet t’i trajtojë dhe interpretojë filet e ndryshme. Një letër që keni shkruar, ruhet si fil teksti. Një program ruhet si fil programi.

Regjistri i klientëve të një firme, ruhet si fil databaze. Puna me databazat, është një nga funksionet më të rëndësishme të kompjuterit, pasi kompjuteri me një shpejtësi të madhe mund të shfrytëzojë të dhënat e një databaze, sipas kritereve të ndryshme. Është shumë lehtë të fshish, të ndryshosh apo shtosh të dhëna.

Databaza ndahet në radhë. Një radhë përmban disa fusha. Në një databazë, psh. për klientët e një ndërmarrjeje, një radhë përmban gjithë informacionin e një klienti. Çdo fushë në radhë përmban të dhënat e veçanta për çdo klient, psh.

adresën, numrin e telefonit, apo gjininë.

Multimedia, hipermedia dhe hiperteksti

Në fillim, një kompjuter mund të komunikonte me përdoruesin vetëm me anë të tekstit në një ekran të thjeshtë. Sot, kompjuteri mundet, nëse është i pajisur si duhet, që të komunikojë me fotografi, video dhe zë. Kjo quhet multimedia.

Psh. në konferenca pune mund të shfaqet me anë të një CD-ROM-i pamja e një luani, duke u hedhur. Ose mund të demonstrohet psh. se si tingëllon një instrument i caktuar. Multimedia ruhet në CD-ROM, pasi filet e zërit dhe fotografitë zënë një vend të madh në disk, dhe CD-ROM-i ka një kapacitet ruajtjeje mjaft të madh - rreth 650 MB.

Hiperteksti dhe hipermedia përdoren gradualisht me sukses në internet. Për më tepër, tekstet e ndihmës së funksioneve psh. në programet moderne të kompjuterit, janë bërë si hipertekst.

Një hipertekst nuk është vetëm tekst nga fillimi deri në fund. Një numër fjalësh në tekst janë shënjuar me ngjyra të ndryshme, ose ndoshta janë nënvizuar. Kjo tregon se fjalët japin lidhje (link) për informacione të mëtejshme. Mundet psh. të duket kështu: Teksti përmban fjalën modem. Nëse do klikonit mbi fjalën e nënvizuar, do ju shfaqej një tekst në ekran, i cili do tregonte se çfarë është një modem.

Kur hiperteksti kombinohet me multimedia, ai quhet hipermedia. Le të supozojmë se ju keni gjetur një tekst lidhur me një mace në një CD- ROM. Duke klikuar mbi fjalën e nënvizuar mace, ju mund të dëgjoni zërin e maces, ose të shihni një film për të.

Hardware dhe software

Ekzistojnë dy koncepte bazë për kompjuterin:

software dhe hardware.

Software janë pjesët e “buta” të manovrueshme të kompjuterit, që do të thotë programet në disketa, CD-ROM apo disqe të tjera. Hardware janë pjesët e “forta” të pandryshueshme të kompjuterit, psh. hardisku, ekrani apo tastatura.

Pjesët e brendëshme të kompjuterit Brenda kabinetit të kompjuterit gjenden pjesë, që së bashku e bëjnë atë të punojë. Një pjesë e madhe e vendit zihet nga një qark elektronik, i cili quhet bordi i bazës (motherboard).

Qark elektronik quhet një pllakë e izoluar me komponente elektronike të montuara mbi të.

Ndërmjet komponenteve janë presuar rrugë bakri, të cilat lidhin sinjalet elektrike.

Mbi bordin e bazës ka vende (priza) kontakti, ku qarqe të tjera elektronike – të quajtura karta shtesë – mund të vendosen në to. Dy prej kartave shtesë më tipike, janë karta e grafikut, që drejton komunikimin me ekranin dhe karta e zërit, e cila kujdeset që kumpjuteri të mund dërgojë sinjale për altoparlantët. Në kompjuterët e sotëm përdoren edhe karta videosh, TV-je, radioje, etj.

Është bërë tashmë e zakonshme, që kompjuterët e rinj të vijnë edhe me një kartë rrjeti.

(7)

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Mbi bordin e bazës vendosen procesori, që quhet edhe qarku TI (gjithashtu edhe chip). Procesori është një copë katrore plastike, e cila ka mijëra, ose më saktë miliona komponentë elektronikë.

Procesori është truri i kompjuterit. Mbi bordin e bazës vendoset edhe RAM-i*), që është kujtesa e zakonshme e kompjuterit, si dhe pajisje të tjera.

Bordi i bazës është një pllakë brenda kompjuterit, mbi të cilën vendoset procesori, RAM-i dhe karta të tjera.

E përsërisim, kompjuteri nuk mund të punojë pa asnjë program. Prandaj, në kompjuter ka një program të vogël, i cili është i fabrikuar në bordin e bazës, dhe fillon automatikisht sa herë që ndezet kompjuteri. Ky program i vogël quhet

*) RAM = Random Access Memory

ROM (Read Only Memory). Përmbajtja e ROM- it nuk mund të fshihet.

Transformatori i rrymës Bordi i bazës

Njësitë e kujtesës

Hardisku dhe disketat janë pllaka të rrumbullakëta me një sipërfaqe të

magnetizueshme. Funksionojnë principialisht njëlloj siç funksionon edhe kaseta në një kasetofon.

Hardisku është shumë më i shpejtë dhe ka kapacitet shumë më të madh se sa një disketë.

Disketa mund të marrë 1,44 MB (Megabait), që do të thotë rreth 1,5 million shenja (një bait = një shenjë). Hardisku i kompjuterëve të rinj ka sot zakonisht mbi 20 GB (Gigabait), që është mbi 20 000 MB.

Formatimi i diskut tregon se sa është kapaciteti i tij, sa të dhëna mund të zërë ai. Një disketë apo hardisk duhet të formatohet, para se të vihet në përdorim. Gjatë formatimit, disku ndahet në sektorë – pothuajse sikur pjesët e një keku – dhe në gjurmë koncentrike. Ndodh që një disketë ose hardisk mund të jetë i formatuar, kur ai blihet.

Kopja e sigurisë

Ndërkohë që kompjuteri është i ndezur, ajo pjesë me të cilën punohet, ruhet në kujtesën e punës (RAM). Përmbajtja e RAM-it fshihet menjëherë, kur kompjuter ndalet. Por duhet të jetë e mundur, që megjithëse kompjuteri ndalet, përsëri ta ndezësh atë dhe të gjesh e të punosh me një dokument, të ruajtur diku. Prandaj, del nevoja që dokumentet të ruhet në një disk, i cili nuk e humbet përmbajtjen, kur kompjuteri ndalet.

Duke zgjedhur funksionin Ruaj (Save), psh. në programin e shkrimit, ju mund të ruani punën tuaj në një hardisk apo disketë.

Rekomandohet që të dhënat e rëndësishme, të ruhen në një kopje ekstra (kjo quhet shpesh backup), në mënyrë që të mos e humbisni punën tuaj, nëse psh. hardisku dëmtohet.

Kapaciteti i kompjuterit

Kapaciteti i kompjuterit mund të matet në mënyra të ndryshme. Kjo lidhet me atë se me çfarë mund të punojë kompjuteri, sa i shpejtë është ai dhe me sa punë mund të merret kompjuteri njëherësh, etj.

Altoparlanti Karta e zërit Karta grafike

Vendi i procesorit

Modul i RAM-it

(8)

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Çfarë mund të bëjë një kompjuter?

Kompjuteri me një kartë zëri mund të dërgojë muzikë të këndshme tek altoparlantët. Një kartë e mirë grafike dhe një ekran i mirë mund të shfaqin një fotografi cilësore me shumë ngjyra, kur pajisje të tjera ndoshta e paraqesin

fotografinë me më pak ngjyra. Kompjuterët e sotëm modernë mund të luajnë pa problem edhe film në DVD, në rastin kur kompjuteri ka një drejtues CD-ROM-i me DVD, etj.

Sa i shpejtë është kompjuteri?

Një kartë grafike është e rëndësishme, që kompjuteri të mund ndryshojë shpejt figurën në ekran, nga njëra në tjetrën. Një kartë grafike e ngadaltë, e ngadalëson shumë shpejtësinë e kompjuterit. Duhet të presësh gjithmonë ekranin që të shfaqë figurën aktuale.

Kur një kompjuter punon, të dhënat shkruhen e merren nga hardisku gjatë gjithë kohës. Nëse nuk doni që të prisni hardiskun të kryejë punën e tij në kohë, atëherë një hardisk i shpejtë do të ishte zgjidhje e mirë.

Ekzistojnë procesorë të ndryshëm me kapacitete të ndryshme. Shpejtësia e procesorit shprehet me frekuencën kohore të tij. Një procesor me frekuencë 2000 MHz (megaherc) punon dy herë më shpejt se një tjetër me frekuencë 1000 MHz.

Nuk është patjetër, që një kompjuter me një procesor me frekuencë 2000 MHz të jetë dy herë më i shpejtë se një tjetër me një procesor me frekuencë 1000 MHz. Kompjuteri me një procesor të shpejtë, por me një hardisk të ngadaltë, vazhdon të jetë i ngadalshëm.

Ekzistojnë procesorë të tipeve të ndryshme. Tipi më i përdorshëm sot quhet Pentium.

Përgjithësisht mund të thuhet se tipi më i ri i procesorit është zakonisht më i shpejtë se një më i vjetër, i të njëjtit produkt, ndonëse ata mund të kenë frekuencë të njëjtë.

Për të kursyer kohë, procesori i kalon të dhënat në të ashtuquajturën kujtesë cache, që përbëhet nga një qark shumë i shpejtë elektronik. Të dhënat tërhiqen më shpejt nga kujtesa cache se nga kujtesa e zakonshme RAM. Prandaj

procesori përdor kujtesën cache, për të ruajtur të dhëna, që shfrytëzohen shpesh.

Të kryesh disa punë njëherësh Që një kompjuter të punojë si duhet dhe të kryejë disa funksione njëherësh, ai duhet të ketë një kujtesë pune të madhe (shumë RAM), ku ai mund t’i mbajë të gjitha veprimet që kërkohen, gjatë punës. Nëse RAM-i nuk është i

mjaftueshëm, atëherë kompjuteri ia kalon hardiskut ngarkesën e RAM-it, që të lirojë vend.

Por kjo është një metodë pune e ngadalshme, pasi hardisku i përpunon të dhënat më ngadalë se RAM-i. Prandaj, kujtesa e punës në kompjuter, ka një domethënie të madhe për shpejtësinë e kompjuterit. Rreth 256 MB RAM është sot një kujtesë relativisht normale; kompjuterët më të avancuar kanë me tepër RAM. Rritja e kujtesës së punës, rrit padyshim edhe shpejtësinë e punës në një kompjuter.

Printerat

Ekzistojnë tre grupe kryesore printerash:

• Printeri me matriks

• Printeri me ngjyra

• Printeri me lazer Printeri me matriks

Printeri me matriks ka një numër gjilpërash – si rregull 9 ose 24 – të cilat qëndrojnë afër njëra- tjetrës në një kokë shkruese. Në të njëjtën kohë, që koka shkruese lëviz para dhe prapa mbi një letër, gjilpërat ngulen mbi një shirit me ngjyrë, në mënyrë që shenja korrekte të shkruhen mbi letër. Printeri me matriks është i vetmi printer, që mund të shkruajë mbi letër me goditje.

Printeri me ngjyra

Printeri me ngjyra (Inkjet) shkruan duke hedhur pika të vogla ngjyre mbi letër. Një printer i mirë me ngjyra jep një cilësi më të lartë dhe një tingull më të ulët se sa printeri me matriks.

(9)

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Printeri me lazer

Printeri me lazer jep cilësinë më të mirë të printimit. Rrezet lazer të printerit e ngarkojnë letrën nga pikëpamja elektrike dhe në këtë mënyrë e drejtojnë atë, për aty ku pluhuri i karbonit duhet të vendoset mbi letër.

Kompjuteri dhe zhvillimi i informatikës

Vetëm para pak vitesh, kumpjuterët ishin disa makina që bliheshin vetëm nga ndërmarrjet e mëdha dhe organet shtetërore e publike, pasi vetëm ato kishin para që t’i blinin. Edhe në ato vende ku kishte kompjuter, kishte vetëm pak njerëz, që ishin në kontakt direkt me këtë teknikë të re. Sot kompjuterët përdoren nga njerëz të thjeshtë dhe ato quhen kompjuterë personalë, PC (nga anglishtja Personal Computer). Fotografia që shfaqet në ekran ka ndryshuar mjaft, më tepër nga zhvillimi teknologjik. Sot kompjuteri gjendet në të shumtën e vendeve të punës – jo vetëm në zyra dhe ambjente publike, por edhe në spitale, biblioteka dhe shumë vende të tjera.

Për më tepër, kompjuteri po hyn gjithnjë e më shumë në shtëpitë e njerëzve.

Ka shumë shpjegime për këtë zhvillim të madh:

• Elektronika, e cila ishte më parë pjesa më e shtrenjtë dhe më e komplikuar e kompjuterit, po bëhet gjithnjë e më e fuqishme, më e lirë, më e saktë, më kursyese dhe më kompakte.

• Standartizimi gjithnjë e më i madh. Në ditët e sotme, rreth 85% e kompjuterëve personalë ndjekin një standart të njëjtë. Nëse një kompjuter personal ndjek atë standart, që shkurt quhet PC, atëherë nuk luan fare rol fakti, se me çfarë emri quhet ai. Kompjuterat

që nuk e ndjekin këtë standart janë psh.

Apple Macintosh dhe stacione të avancuara pune për trajtimin e fotografive, etj.

Programet mund të shkëmbehen ndërmjet kompjuterëve, që kanë standart të njëjtë, dhe pajisje të tjera si printerat, ekranet etj. mund të shkëmbehen gjithashtu, ndërmjet këtyre kompjuterëve standartë.

• Mundësitë e kompjuterit për të komunikuar zhvillohet gjithashtu me shpejtësi të madhe.

Gjithnjë e më shumë njerëz shkëmbejnë informacione e të dhëna ndërmjet kompjuterëve të ndërlidhur bashkë.

Kur tipet e ndryshme të pajisjeve ose

programeve mund të komunikojnë bashkë pa shumë rregullime, atëherë ato quhen pajisje ose programe kompatibël (të përshtatshme). Nëse një program zhvendoset nga një kompjuter në tjetrin atëherë programi quhet portabël. Falë

standartizimit gjithnjë e më të madh, pajisjet e kompjuterit janë bërë më kompatibël dhe programet gjithnjë e më shumë portabël.

Programe të ndryshme

Për kompjuterët personalë ekzistojnë një numër i madh programesh, gjithnjë e në rritje. Si fillim, ato ndahen në dy grupe programesh kryesore:

• Sistemet e drejtimit

• Aplikime ose programe për përdorim Sistemi i drejtimit, është ai program që “ngjet”

bashkë pjesët e një kompjuteri. Kujto, se gjithçka që ndodh në një kompjuter, kërkon një program të caktuar. Kompjuteri ndjek gjithmonë instruksionet e një programi, kur ai bën një punë ose një tjetër. Një kompjuter pa programe është pra i papërdorshëm. Nuk ndodh asgjë, nëse ju shtypni në një tast, dhe nuk ndodhet një progam, i cili i kupon sinjalet që jepen. Asgjë nuk mund të zhvendoset ndërmjet kompjuterëve të ndryshëm, nëse nuk ka një program për ta bërë këtë gjë të mundur. Për të bërë të mundur administrimin e fileve që keni ruajtur në hardisk, ju duhet patjetër të përdorni një ose më shumë programe ndihmëse.

Sistemi i drejtimit është një koncept i përbashkët për të gjithë pjesët e një programi, që e

mundëson përdoruesin për të menaxhuar punën e tij në një kompjuter. Sistemi i drejtimit bën të

(10)

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

mundur, që të administroni të gjithë punën tuaj të ruajtur në hardisk, dhe iu jep mundësi programeve të ndryshme, që të shfrytëzojnë burimet e një kompjuteri. Me fjalë të tjera, mund të thuhet se sistemi i drejtimit është sipërfaqja e ndërveprimit ndërmjet përdoruesit dhe

elektronikës, dhe njëkohësisht, ndërmjet aplikimeve apo programeve të ndryshme.

Ekzistojnë edhe programe që nuk kanë nevojë për sistemin e drejtimit, por që merren me mirëmbajtjen e kompjuterit. Shembuj të këtyre programeve janë psh. programet anti-virus, programet që merren me shfrytëzimin e

hardiskut, apo programet që komprimojnë filet, për të zënë sa më pak vend.

Aplikimet e ndryshme, ose programet e përdorimit, e bëjnë kompjuterin që të kryjë veprimet që i kërkohen. Janë natyrisht këta lloj progamesh, që i japin kuptim përdorimit të kompjuterit. Sistremi i drejtimit, apo aksesorë të tjerë, janë vetëm veglat e ndihmës.

Dy tipet e programeve të përdorimit Programet e përdorimit ndahen në:

• Programe standarte, që shiten me disk, pa qenë nevoja që producenti ta ketë prodhuar atë për një klient specifik.

• Programe me porosi, që prodhohen individualisht për klientë specifikë.

Nëse programet standarte shiten me shumicë, atëherë ato e ulin çmimin. Nga ana tjetër, programet me porosi mund të jenë tepër të shtrenjta, për arsye se programimi është një punë e ngadalshme dhe programet duhet që të

mirëmbahen gjithmonë; dmth. të ndryshohen dhe përmirësohen vazhdimisht.

Programet standarte

Disa programe përdorimi – psh. programet e llogarive - përdoren për detyra krejt specifike, ndërsa programe të tjera mund të konsiderohen si vegla pune të përgjithshme për detyra paksa më të gjëra. Programet më të zakonshme të përdorimit përdoren psh. për:

• Shkrime

• Llogaritje

• Regjistrime

• Diagrama

• Vizatime

Kopjimi pa leje, ose Pirateria

Për të bërë një program duhen orë të tëra pune dhe shpesh edhe investime të mëdha. Nëse do paguhej për të zhvilluar programe të reja, dhe nëse programuesit do lodheshin, duke i zhvilluar ato më tej, kërkohet që programuesit dhe shitësit të marrin një pagesë të arsyeshme për punën e tyre. Prandaj nuk lejohet të kopjohen programe pa leje. Në vendet e punës, duhet të kontrollohet me përgjegjësi për pagimin e licensave të atyre programeve, që janë në përdorim. Nëse një ndërmarrje ka paguar vetëm për një licensë të një programi, i cili përdoret nga disa punonjës, kjo përbën shkelje ligjore. Shkelet kështu ligji i të drejtës së autorit. I njëjti ligj thotë se lejohet kopjimi i sigurisë për përdorim personal.

Zyra e re

Në një zyrë që është pajisur me mjetet më moderne të Teknologjisë Informatike, mund të gjejmë:

• Programe administrative, të cilët përdoren për të punuar me ato të dhëna që kanë të bëjnë me biznesin bazë të ndërmarrjes.

• Një sistem zyre. Kjo nënkupton një numër programesh standarte, që mund të

shkëmbejnë të dhëna me njëri-tjetrin.

• Sistem informacioni për të punuar me porositë që vijnë, etj.

• Një rrjet komunikimi intern (i brendshëm), që mundëson bashkëpunëtorët për të dërguar postë elektronike tek njëri-tjetri, pavarësisht se ku ndodhen ata në botë.

• Një komunikim ekstern (i jashtëm), i cili i mundëson secilit punonjës për të kërkuar informacion të jashtëm dhe për të dërguar të dhëna nëpërmjet kompjuterit të tij dhe një kompjuteri tjetër.

Programet administrative

Në grupin e programeve administrative hyjnë programet e llogarisë, të faturimit, llogarive të debitorëve dhe kreditorëve, si dhe programe për pagat. Ekzistojnë edhe programe porosie apo programe magazinimi. Në këtë kategori hyjnë

(11)

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

ndonjëherë edhe programe për drejtim projektesh dhe këshillim klientësh.

Programet administrative kanë qenë më parë shumë të shtrenjta; shpeshherë më të shtrenjtë se vetë kompjuterët. Arsyeja duhet të ketë qenë, se programet duhej të ishin në përputhje me

rregullat dhe ligjet e një vendi. Dhe meqë ligjet e rregullat ndryshohen, edhe programet duhet të mirëmbahen dhe zhvillohen herë pas here.

Fovoret në përdorimin e programeve administrative janë:

• Formularë standartë të përdorshëm për të gjithë.

• Informacione aktuale për të gjithë.

• Kontroll më i mirë – psh. për ndihmën në përgatitjen e statistikave.

• Mundësinë për të gjetur shpejt raportet, referatet, letrat për autoritetet publike etj.

• Shërbim më i mirë për klientët, me përgjigje të shpejta dhe të sakta.

Vizioni i një zyre pa letra

Ka kohë që ka ekzistuar ideja e një zyre pa letra, ku të gjithë dokumentet mbahen të ruajtura në një kompjuter dhe lexohen në ekrane të

ndryshme. Ajo që sot vazhdon të lexohet në letër (llogari, fletë-rroge, reklama etj.) do duhej që me ndihmën e një rrjeti apo modemi, të mund të dërgohet tek marrësi. Marrësi do duhej që më pas ta lexojë dhe të punojë më tej në këtë informacion në kompjuterin e tij.

Kur të vijë ajo ditë, që të dhënat nuk e lëshojnë kurrë kompjuterin, por zhvendosen lirshëm me ndihmën e komunikimit, atëherë do kemi shumë kursime. Puna do bëhet më efektive dhe më e dobishme. Shumë situata pune mund të thjeshtësohen dhe përmirësohen, duke iu shmangur një numri të madh përsëritjesh. Do bëhet e mundur gjithashtu të bëhen statistika të llojeve të ndryshme, për të vlerësuar se sa efektive është një ndërmarrje, një autoritet apo një punonjës i thjeshtë. Më poshtë jepen disa shembuj mbi përparësitë:

• Nëse me ndihmën e një programi shkrimi është shkruar një tekst në një kompjuter, do të ishte përparësi, që të shmangësh shkrimin e këtij teksti edhe një herë në kompjuter, nëse ai tekst do përdoret psh. në një program tjetër, në një kompjuter tjetër. Nëse kemi

psh. një raport nga një program ekonomik, ai do lexohej në një program llogaritjeje, kështu që do jepet mundësia për të bërë llogaritje të mëtejshme dhe diagrama.

• Nëse një fotografi është krijuar me ndihmën e një programi vizatimi, do të ishte mirë që me ndihmën e ndonjë programi tjetër, kjo fotografi të printohej në një nga firmat e specializuara për fotografi.

• Nëse shkruhet një tekst me kompjuter në Shkodër, ai do mund të lexohej më tej në redaksinë e një gazete në Tiranë, pa qenë e nevojshme që të printohej më parë në letër, të futej në një zarf dhe t’i dërgohej redaksisë së gazetës, e cila do duhej ta rishkruante tekstin përsëri.

• Nëse rrogat e punëtorëve në një ndërmarrje, do të paguheshin direkt në kompjuterin e bankës, pagesa do të bëhej automatikisht.

Shumë firma e paguajnë akoma rrogën e punëtorëve në dorë dhe duke printuar fletë- rrogën, në vend që ta bënin atë

automatikisht përmes kompjuterit të bankës.

Programe për grupe pune

Programet e një grupi pune (groupware) mund të përcaktohet si programe, që e shpërndajnë informacionin ndërmjet një grupi njerëzish, të cilët nuk kanë nevojë që të ndodhen në të njëjtin vend, ose të punojnë në të njëjtën kohë. Me ndihmën e programeve për grupe pune mund të krijohen grupe pune nga njerëz, që janë

shpërndarë në të gjithë globin.

Posta elektronike dhe tipet e ndryshme të konferencave elektronike: Në një konferencë elektronike për një temë të caktuar, pjesëmarrësit mund të lexojnë dhe shkruajnë shënime të ndryshme për temën në fjalë, pavarësisht nga njëra temë tek tjetra.

Databazat e njohurive dhe diskutimeve: Një shënim mund të dërgohet ndërmjet personave të ndryshëm, ku të gjithë mund të shtojnë ose mund të japin mendimin er tyre.

Dokumente me autorë të ndryshëm: Në situata të ndryshme, nevojiten programe që mund të kryejnë ndryshime dhe shtesa nga persona të ndryshëm mbi të njëjtin dokument.

Në shumë ndërmarrje, formularët e ndryshëm të postës elektronike mund të ndërtohen me

(12)

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

ndihmën e të ashtuquajturave programe për grupe pune, të cilat mbështesin bashkëpunimin ndërmjet punonjësve të ndryshëm.

Sistemet informatike dhe industria

Në ndërmarrjet industriale ndodh që ata të ndërmarrin racionalizimin dhe rinovimin e programeve gjatë gjithë kohës. Në lidhje me përdorimin e informatikës në industri, ekzistojnë koncepte dhe shkurtime të veçanta, të cilat është mirë të njihen.

Makinat CNC dhe robotët

Kanë kaluar tashmë më shumë se 40 vjet, që nga koha kur njeriu filloi përdorimin e makinave që drejtoheshin nga numrat, për shembull për rrotullim apo frezim. Këto lloj makinash quhen makina NC (shkurtimi i Numerical Control = Kontroll Numerik).

Kur këto makina u pajisen me nga një kompjuter, atëherë ato filluan të quheshin makina CNC (Computer Numerical Control = Kontroll Numerik me Kompjuter). Për veprime të tjera, si psh. për lyerje me spruc apo montime, pëdoren robotët industrialë, të cilët gjithashtu drejtohen nga një kompjuter. Por në ndryshim nga makinat CNC, robotët mund të “ndjejnë” ose

“shohin” objektin e tyre të punës, me ndihmën e sensorëve të ndryshëm.

CAD/CAM

Kompjuteri mund të përdoret edhe kur nevojitet që të bëhet një vizatim konstruksioni për një produkt. Kjo formë pune quhet CAD (Computer Aided Design = Dizenjo me Ndihmën e

Kompjuterit). Në rastin e një programi automatik, kemi konceptin e AutoCAD. Nëse bëhen vizatime për instruksione, të cilat drejtojnë një makinë CNC apo një robot industrial, atëherë bëhet fjalë për CAM

(Computer Aided Manufacturing = Fabrikim me Ndihmën e Kompjuterit). CAM-et janë shembuj të mirë, që ilustrojnë bashkëveprimin ndërmjet kompjuterëve dhe makinerive të prodhimit.

Optimizimi i magazinimit

Një ndërmarrje ka nevojë shpesh për të patur sa më pak mallra të dorës së parë në stok. Në këtë rast, mund të përdoret kompjuteri për të

llogaritur me saktësi se kur komponentët mund të përdoren në prodhim. Kështu që, porositë e furrnitorëve mund të rregullohen, që kur komponentët të vijnë, po në atë kohë të bëhet edhe montimi i tyre. Kjo gjë do të kursejë shpenzimet e magazinimit. Ky lloj prodhimi konsiderohet se kryhet sipas parimit “just in time” (në kohën e duhur).

Ndërmarrja dëshiron ndoshta që të ketë gjithashtu sa më pak mallra të përfunduar në magazinë dhe për këtë arsye zgjedh që të prodhojë sipas kërkesës së bërë, pikërisht aq sa edhe kërkohet. Kjo formë e prodhimit sipas kërkesës së klientëve (psh. një Mercedes blu me ndenjëse lëkure ngjyrë-qumështi për Dr.

Berishën) mund të japë rritje në shitje, se malli shitet menjëherë sapo prodhohet, por nuk prodhohet më tepër se sa mund të shitet.

CIM

CIM (Computer Integrated Manufacturing = Fabrikim i Integruar me Kompjuter) është një koncept i përbashkët për një strategji, ku ndërmarrja i përdor të gjitha këto sisteme për të mbajtur nën kontroll dizenjon, kujtesën, blerjet prodhimin dhe ekonominë.

Sistemet informatike dhe arsimi

Kompjuteri përdoret edhe në shkollë, për arsye se nxënësit duhet të mësojnë teknikën e re, por edhe se teknika e re mund t’i japë mësuesit shumë mundësi të mira pedagogjike. Nëse nxënësi mëson të përdorë internetin për të kërkuar një informacion, ai ose ajo do bëhet më i aftë në të ardhmen, në shoqërinë e informacionit.

Dhe nxënësi mundet që me lehtësi e shpejtësi të gjejë informacionin e dëshiruar për tema të cak- tuara, që kanë të bëjnë me orientimin e lëndës.

Me multimedia kuptohet, përzierja e mediave të ndryshme si tekst, fotografi, video dhe zë. Për më tepër që kërkohet edhe një formë interaktive, që do të thotë se përdoruesi do ju përgjigjet pyetjeve, apo do të drejtojë procesin që ndodh.

Shumë njerëz besojnë se multimedia në fund të fundit do të vijë duke ndryshuar mënyrën tonë të mësimdhënies. Me anë të multimedias, nxënësve u afrohen mësime me projektim, që jo vetëm përmbajnë tekst dhe fotografi, por ato përmbajnë

(13)

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

edhe video të gjalla me zë. Kompjuterët ka kohë që përdoren si simulues (psh. avionët dhe makinat CNC), ku nuk nënkuptohet një

katastrofë e madhe, nëse nxënësi bën një gabim.

Nëse multimedia do të zbatohej gjërë në arsim, atëherë do të jetë mjaft domethënëse, që kjo të bëhet interaktive. Sot për sot, multimedia përdoret më tepër në programe trajnimi, me pak mundësi zgjedhjeje, psh. për të mësuar bazat e përdorimit të një programi në kompjuter, etj.

Një fushë tjetër brenda sektorit të arsimit, ku mund të shpresohet, është edhe mësimdhënia në distancë. Sot është normale që mësuesit dhe nxënësit të takohen herë pas here, dhe ndonjë prej nxënësve të marrë ndihmë nga mësuesi përmes postës elektronike (me e-mail).

Përparësitë me mësimin në distancë lidhen me faktin se pjesëmarësit nuk kanë nevojë që të udhëtojnë gjatë dhe mësuesi mund t’ju dërgojë atyre me lehtësi materialet e mësimit.

Kartat inteligjente

Po bëhen gjithnjë e më të zakonshme të

ashtuquajturat Smart Cards (kartat inteligjente), të cilat janë karta plastike, në një madhësi me kartat e bankës, dhe përmbajnë një mikro-chip me informacionin e nevojshëm.

Kartat inteligjente mund të përdoren si një lloj portofoli elektronik. Një shembull i tyre janë edhe kartat e telefonit, që përdoren në vend të parave për të telefonuar.

Kartat inteligjente mund të japin edhe një mundësi tjetër, nëse ato do funksionojnë si kartelë e pacientit dhe të përmbajnë të dhënat mjekësore rreth pacientit. Karta kalon në një njësi lexuese, e cila është e lidhur me

kompjuterin. Pacienti shkruan kodin e tij dhe mjeku mund të lexojë ose shtojë informacion në kartën e tij.

Kompjuteri në shtëpi

Është e zakonshme gjithashtu, që të kesh një kompjuter në shtëpi. Shumica e tyre përdoret për të luajtur. Por ato përdoren edhe për të shkruar, për të llogaritur buxhetin, tatimin, apo për të hyrë në lidhje me bankën.

Kur shumë njerëz të kenë blerë modem dhe të lidhen me internetin, atëherë do rritet edhe përdorimi i postës elektronike dhe kërkimi i

informacionit në databazat e jashtme. Dhe me zhvillimin e shpejtë të teknikës së CD-ve, përdorimi i CD-ve në mësimdhënie dhe në kërkimin e informacionit, do të rritet ndjeshëm.

Kompjuteri çdo ditë

Kudo në shoqërinë e sotme takohesh me kompjuterë. Mund të jenë kompjuterë me programe të fabrikuara në makina, aparate televizorësh, pajisje shtëpiake, etj.

Në shitore, kompjuterët përdoren për të ndihmuar në drejtimin e mallrave, për të bërë statistika më të mira, dhe për të minimizuar punën me letra. Kur shitorja do që të porosisë mallra tek një furrnitor, ajo mundet që porosinë ta bëjë pothuajse automatikisht dhe t’ia dërgojë furrnitorit me postë elektronike.

Në biblioteka, kompjuterët përdoren për të përcaktuar se ku ndodhen të vendosura librat e ndryshëm, dhe për të gjetur se cilët libra duhet të kthehen.

Në spitalet e mëdha, ka kohë që kompjuterët përdoren për të administruar kohën e vizitave, krevatët bosh, etj. Sot bëhet fjalë për t’i bërë elekronike edhe kartelat e pacientëve dhe për t’i ruajtur ato në kompjuter.

Integriteti personal

Integriteti personal është e drejta e personit për të patur jetën e tij private të pashqetësuar nga autoritetet apo ndërmarrjet e ndryshme.

Integriteti personal ka të bëjë me:

• çfarë informacionesh duhet të ruhen për një person të veçantë.

• çfarë informacionesh duhet të përdoren – qëllimi me informacionin.

• kush ka të drejtë ta shohë informacionin – lejueshmëria e informacionit.

Këto pyetje janë të vështira për t’u marrë me to.

Në njërën anë kemi të drejtën e individit për të qenë vetvetja, dhe në anën tjetër kemi nevojën e autoriteteve për të marrë informacion, që të jetë e mundur për të vjelë tatimin dhe shpenzimet pak a shumë të arsyeshme, apo për të mbrojur qytetarët nga kriminelë të rrezikshëm.

(14)

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Regjistrat mbi personat

Një koncept qendror lidhur me këtë, është regjistri i gjendjes civile. Me këtë regjister kuptohet një databazë, një listë apo forma të tjera regjistrimi që përmbajnë informacion mbi qytetarët.

Shembujt mbi regjistrat e personave nuk janë vetëm kartotekat e klientëve, apo të dhënat e zyrës së taksave mbi marrëdhëniet e qytetarëve me tatimin. Edhe rritja e shkallës së shtypit me të dhëna personale në artikujt e gazetave, mund të konsiderohet si regjistër personash.

Ligjet e regjistrimit

Për të mbrojtur integritetit e qytetarëve, Parlamenti Shqiptar bën ligje për regjistrat e personave. Një organ i ministrisë së drejtësisë mbikqyr zbatimin e ligjeve që lidhen me regjistrat e personave

Ligjet mbi regjistrimin përmbajnë rregulla dhe kufizime për regjistrimin e të dhënave mbi personat e ndryshëm. Ligjet formulohen në atë mënyrë, duke përfshirë jo vetëm regjistrat informatikë. Kjo do të thotë se, çfarëdo ruajtje sistematike e të dhënave rreth marrëdhënieve personale, ekonomike, etj. të personave në një kartotekë, xhurnal apo dosje, është e përfshirë në ligj. Kjo mbetet si detyrë e parlamentit shqiptar për t’i përfshirë këto marëdhënie në ligjet bashkëkohore të shtetit shqiptar.

Regjistrat privatë

Janë ndërmarrjet, institucionet, shoqatat, etj. që mund të hapin dhe përdorin regjistra private për persona të ndryshëm. Të dhënat mund të regjistrohen, vetëm kur regjistrimi është diçka e domosdoshme për mbarëvajtjen e punëve në një ndërmarrje.

Të dhënat rreth marrëdhënieve krejtësisht private, ashtu si edhe për marrëdhënie politike, seksuale, ekonomike, shëndetësore, dhe të tjera të dhëna të ndjeshme, nuk duhet të regjistrohen.

Megjithatë, ka përjashtime në:

Regjistrat e shoqatave, nëse kjo i intereson anëtarëve të shoqatës.

Regjistrat e avokatëve dhe revizorëve lidhur me marrëdhëniet e tyre me klientin.

Regjistrat e mjekëve, dentistëve, e njerëzve të tjerë të autorizuar lidhur me pacientët.

Regjistrat e punonjësve të një ndërmarrjeje, nësë kjo kërkohet nga ligji i tregut të punës apo nga marrëveshje kolektive.

Regjistrat e punonjësve të shëndetësisë.

Numrat personalë*) nuk duhet të shkruhen absolutisht nga firmat private, nëse ato nuk kërkohen nga shtesat ligjore, psh. ligji i tatimit.

Shpërndarja e të dhënave nga regjistrat privatë

Firmat private nuk duhet t’iu japin firmave të tjera me qëllim biznesi të dhënat e regjistruara për përdoruesit e tyre. Dy firma të ndryshme nuk duhet të përdorin të dhënat e të njëjtit regjistër.

Ekzistojnë rregulla të veçanta për firmat kreditore, bankat, dhe firmat e adresave:

Firmat kreditore dhe bankat: Munden të regjistrojnë dhe japin informacion, që është i nevojshëm për të gjykuar kredibilitetit e një personi, por ato nuk duhet të regjistrojnë apo japin të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me jetën private të një personi.

Firmat e adresave: Munden vetëm të regjistrojnë emrin, adresën, profesionin dhe punësimin e një personi – të dhënat e tjera private nuk duhet të regjistrohen. Nëse nuk dëshiron që të jesh në regjistrin e një firme, mund t’i kërkosh firmës që të fshijë nga regjistri i saj, dhe firma në fjalë është e detyruar sipas ligjeve ta bëjë këtë.

Regjistrat e autoriteteve publike

Janë zakonisht organet shtetërore, komunat dhe bashkitë, të cilat kanë regjistra me të dhënat e qytetarëve. Për çdo regjistër, duhet të ketë një sqarim të veçantë mbi përdorimin e tij, pasi nuk duhet që të abuzohet me të dhënat personale.

Në regjistrat informatikë mund të regjistrohen të dhëna, që kanë domethënie të qartë për

autoritetin në fjalë. Ekziston për më tepër një kufizim për të mos regjistruar marrëdhëniet politike, të cilat nuk janë shpallur publikisht.

*) Disa shtete në Evropë i pajisin qytetarët e tyre me një numër personal, i cili është një lloj matrikulli për identifikimin e personit.

(15)

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Dhënia e informacionit për privatët Autoritetet publike nuk duhet të japin informacion nga regjistrat e tyre për personat privatë apo firmat private, nëse vetë personi nuk ka shprehur dëshirën e tij për këtë gjë, ose në rastin kur ligji nuk e kërkon një gjë të tillë.

Informacioni i dhënë mund të keqpërdoret.

Shoqëria e informacionit

Ne jetojmë sot në një shoqëri informacioni, ku takohemi çdo ditë me forma të ndryshme të informimit. Në një kohë shumë të shkurtër, ka ndodhur një ndryshim galopant. Para rreth 20 vjetësh, nuk ndodhej pothuajse asnjë kompjuter personal (PC) në botë.

Por tani kompjuteri gjendet kudo. Gjithnjë e më tepër rritet numri i njerëzve që punojnë me teknikën e re, dhe ata janë bërë tashmë të varur ndaj saj. Njerëzit punojnë me informacione në një shoqëri informacioni si kjo e sotmja.

Studiuesi amerikan Daniel Belli ka zbuluar konceptin “shoqëri informacioni”. Ai e ka ndarë tregun e punës në 4 sektorë profesionalë:

informacion, shërbim, industri dhe bujqësi. Belli ka studiuar se sa njerëz punojnë në SHBA në fusha të ndryshme profesionale, në kohë të ndryshme. Diagramat e mëposhtëm tregojnë rezultatin, që ai ka marrë nga studimi i tij:

Viti 1900 (në SHBA) Viti 2000 (në SHBA)

Tiparet e shoqërisë së informacionit janë ato që tregojnë se shumica e njerëzve punojnë me informacione dhe se automatizmi ka mbërritur mjat larg. Ky lloj zhvillimi nuk kishe patur mundësi të arrihej kurrë, pa zhvillimin e sektorëve të informacionit dhe të telefonisë.

Degët e informacionit dhe telefonisë

konsiderohen sot si degët më të mëdha në botë.

BE-ja ka vlerësuar në fundin e viteve ‘80-të, se të ardhurat nga fusha e informacionit për vitin

1990 do i përgjigjeshin rreth një deri në dy përqind të të ardhurave të prodhimit bruto nacional të vendeve të BE-së, dhe se të ardhurat vjetore gjatë viteve ‘90-të do të rriteshin në shtatë përqind. Çudi, por ky zhvillim në të ardhurat nga fusha e informacionit, kapërcehet vetëm nga të ardhurat prej drogës!

Kompjuteri dhe mjedisi i punës

Kur flitet për mjedisin në lidhje me kompjuterin, merren parasysh shumë aspekte: mjedisi i njerëzve, mjedisi i pajisjeve teknike (hardware), etj. Këtu do jepen disa sugjerime, se si

kompjuteri dhe pajisjet e tij duhet të trajtohen:

• Pastro herë pas here tastaturën, miun, ekranin dhe mbështetësen e miut.

• Duhet të kesh kujdes kur bashkon kompjuterin me pajisjet e tij. Shumica e kokave lidhëse të pajisjeve kanë fije shumë të holla, që mund të thehen me lehtësi.

• Duhet patur kujdes që të mos ekspozosh njësitë e kujtesës (si hardiskun, disketat apo CD-të) në nxehtësi, në dritën e diellit, në fusha magnetike, lagështirë, dëmtime, pluhur apo elektriciet statik.

Elektriciteti

Elektriciteti statik mund ta shkatërrojë

elektronikën, të fshijë të dhënat në disketa, etj.

Për të minimizuar rrezikun e elektricitetit statik, mund të përdoren disa shtroja anti-statike. Nëse gjithashtu kompjuteri apo pajisjet e tij futen në rrymë me “nul”, atëherë rreziku i rrymës statike zvogëlohet. Njëkohësisht edhe përdoruesi është i mbrojtur, në rast se ndodh që kompjuteri

papritmas shkarkon elektricitetin (difekt).

Informacion Shërbime Industri Bujqësi

Bujqësi Industri Shërbime Informacion

Thuhet zakonisht se rreth 70% e të gjitha difekteve në pajisjet elektrike vijnë për shkak të ndërprerjes së rrymës. Kjo do të thotë se nëse kompjuterit i ndodh që të ndërpritet rryma, ai humbet të dhënat e kujtesës së punës (RAM-it).

Nga rryma alternative mundet gjithashtu që të ndodhin ‘peaks’ (shmangie të fuqishme tensioni), që e shkatërrojnë elektronikën e një kompjuteri. Për këtë arsye përdoren të ashtuquajturit gjeneratorë rryme (UPS) në ato vende, ku kompjuteri duhet të funksionojë gjatë

(16)

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

gjithë kohës. Ky është një lloj filteri, që largon variacionet e tensionit dhe shton rrymën rezervë, nëse rryma ndërpritet për një kohë të shkurtër.

Sigurimi ndaj vjedhjes

Kompjuterët, printerat, hardisqet etj. janë të kërkueshëm nga hajdutët, pasi ata mund të merren dhe të përdoren kudo. Për më tepër, teknologjia shkon në drejtim të prodhimit të pajisjeve sa më të vogla, të cilat mund të transportohen me lehtësi.

Në lokale publike dhe në shumë firma,

kompjuterët kyçen në të shumtën e rasteve, dhe atyre u ngjitet emri i pronarit apo një kod i veçantë. Disa shoqëri sigurimesh në SHBA nuk i sigurojnë pajisjet e shtrenjta, nëse ato nuk janë të ngjitura mirë me tavolinën, etj.

Parandalimi i fatkeqësive

Çfarë duhet bërë për të shmangur dëmtimet?

Dhe çfarë mund të bëhet kur dëmtimi ka ndodhur?

• Mbyll të gjitha programet dhe eventualisht lidhjen me rrjetin ashtu siç duhet, para se të fikësh (ndalësh) kompjuterin.

• Fshij zakonisht filet e papërdorshme në hardisk, që të kesh vend të lirë në të.

• Gjej programe për ri-organizimin dhe kontrollin e hardiskut (Disk Defragmenter dhe ScanDisk (ose Error-checking) në Windows XP). Dhe bëje rutinë, që këtë punë ta kryesh zakonisht.

• Gjej ndonjë ekspert dhe pyete për metodat rutinë, që ai përdor për mirëmbajtjen.

• Ka ndodhur dëmtim? Ju duhet të keni bërë një backup? (Nëse jeni me fat, hardisku juaj ka shpëtuar dhe dokumentet shpëtojnë. Nëse je pa fat, atëherë ri-etablo filet nga backup).

Kopjimi i sigurisë

Rutina më e rëndësishme është që të bësh kopje sigurie – të ashtuquajturën backup – me faza të ndërmjetme kohore dhe sipas rregullave të caktuara. Kjo do të thotë se ju bëni ruajtjen e punës suaj dhe fileve të rëndësishme në një disk tjetër. Është e rëndësishme që të kesh rutina të menduara mirë për kopjen e sigursë. Është mirë të kesh të paktën një kopje rezervë të fileve tuaja dhe të programeve, të cilat përdorni.

Disketat apo disqet me backup duhet të ruhen në një vend krejt tjetër dhe jo afër kompjuterit.

Përndryshe ju rrezikoni që kopja e sigurisë të ju humbasë bashkë me kompjuterin, nëse

kompjuteri juaj vidhet, apo digjet nga rënie zjarri në shtëpi.

Nëse lexon në gazetë, se ndonjë firme i kanë humbur të dhënat në kompjuter për arsye të vjedhjes apo të zjarrit, kjo ka ndodhur pikërisht për arsye se, firma nuk i ka kushtuar vëmendje kopjimit të sigurisë. Nëse një kompjuter vidhet, ai mund të zëvendësohet nga firma e sigurimit.

Nëse të dhënat në kompjuter janë ruajtur me kriptim, atëherë vjedhësi mund të përdorë vetëm makinat.

Në vendin e punës, me një rrjet lokal, praktikohet një sistem i përgjegjshëm, i cili kryen edhe kopjen e sigurisë (backup).

I dëmshëm për shëndetin

Nëse punon shumë me kompjuter, atëherë të takon të rrish shpesh pa lëvizur për kohë të gjatë.

Kjo jep një mbingarkesë të njëanëshme në trup.

Muskujt kanë nevojë të lëvizin, në mënyrë që të kesh shëndet të mirë.

• Kujdesu që të lëvizësh herë pas here. Duke lëvizur printerin, skanerin etj. nga një vend në tjetrin, ju detyroheni të lëvizni. Kjo është mjaft e shëndetshme për trupin.

• Nëse ke një punë të qetë me kompjuter, atëherë është mirë të bësh nga pak gjimnastikë disa herë në ditë.

(17)

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

• Kujdesu për të shlodhur parakrahët, nëse punon shumë me miun dhe tastaturën. Kjo duhet bërë për të shmanguar të

ashtuquajturin ‘dëmtim nga miu’.

• Mos qëndro shumë afër ekranit!

• Vendose kompjuterin në një vend ku shmangen reflekset dhe drita mbi ekran.

• Llogarit sasinë e përdorimit të rrymës nga kompjuteri juaj, kështu që nuk i mbingarkon kabllot lidhëse, prizat dhe spinat, duke vënë disa kompjutera e pajisje njëherësh.

Mbingarkesa mund të japë nxehje e si rrjedhojë edhe zjarr!

Siguria e të dhënave

Kur i pyetën njerëzit për problemet më të mëdha me teknikën e re, ata përmendin problemet e sigurisë. Çfarë është siguria në vetvete? Do të thotë se në fund të fundit teknika duhet të funksionojë siç duhet, dhe se ajo është e

mbrojtur nga vjedhja, fatkeqësitë, sabotazhi, etj.

Por siguri do të thotë gjithashtu, siguri për të dhënat, që janë ruajtur në sistem, siç quhet ndryshe edhe siguria e të dhënave.

Në një spital, punonjësit e ndryshëm mund të shohin në ekran të dhënat relevante për një pacient të caktuar, si hisorinë e sëmundjes, grupin e gjakut, alergjitë, etj. Është tepër e vlefshme të kesh të dhënat e duhura në raste operacioni akut.

Por si shmangen të tjerët për të parë këto të dhëna kaq të ndjeshme?

Fjalëkalimi dhe kriptimi

Metodat që përdoren më shumë janë fjalëkalimet e llojeve të ndryshme. Ka raste kur kjo gjë kryhet me anë të një karte magnetike, e cila futet në një të çarë të veçantë pranë ekranit.

Ekzistojnë metoda të ndryshme për të ‘parë’

rrjetin dhe për të marrë të dhëna në ekran. Për të ruajtur të dhënat në një rrjet, ato duhet të kriptohen. Ju mund edhe të kriptoni të dhënat tuaja, të cilat i ruani në hardisk. Kështu që ato të mos mund lexohen nga të tjerët.

Fjalëkalimi duhet të jetë edhe i thjeshtë që të kujtohet, edhe i komplikuar, që të mos u shkojë të tjerëve në mendje. Prandaj, shmanguni më mirë nga këto lloj fjalëkalimesh:

• më të shkurtëra se 5-6 shenja.

• me emrin tuaj (apo kombinim të tij).

• emrat e familjarëve apo datat e lindjes.

• numrin e telefonit apo targën e makinës.

Është më mirë, që fjalëkalimi të ketë rreth 5-6 shenja (një kombinim të shkronjave dhe numrave), të cilat nuk japin ndonjë kuptim logjik. Problemi është se një fjalëkalim ruhet me vështirësi në kujtesë, me rezultatin që njeriu të detyrohet të ngjesë një copë letër në qoshe të ekranit. Por kjo nuk rekomandohet!

Hackerat dhe crackerat*)

Shumë kompjuterë sot mund të arrihen nga jashtë, përmes lidhjes me internetin, apo formave të ndryshme të rrjeteve. Kjo mundësi

shfrytëzohet edhe nga hackerat për të hyrë në sisteme të ndryshme të kompjuterëve. Grupi gjerman i hackerave ‘Chaos’ supozon se ka hyrë në mbi 100 sisteme të mëdha kompjuterësh në të gjithë botën, ndërmjet tjerash edhe në sistemin e NASA-s, Organizatës Amerikane të Fluturimeve Kozmike.

Është e ndaluar të hysh pa leje në një sistem kompjuteri. Por nëse është e lehtë për “amatorë”

privatë, që të hyjnë në kompjuterin e tjetrit, atëherë është më e lehtë për një spiun profesional për të marrë sekretet e një firme nga kompjuteri.

Një variant tjetër i hackerave janë edhe crackerat, të cilët kur hyjnë në një kompjuter, fillojnë dhe e sabotojnë e të prishin sistemin.

Sistemet dhe kontrolli i hyrjes

Si mbrojtje kundrejt hyjes pa leje, shumë sisteme kompjuteri kanë një formë ose një tjetër të kontrollit të hyrjes. Kjo përbëhet nga një

fjalëkalim apo kartë magnetike, që kontrollon se personi që don të hyjë është një persoin që njihet nga kompjuteri. Për më tepër, ekzistojnë edhe të ashtuquajturat log, të cilat regjistrojnë se kush ka hyrë në sistem dhe se cilat të dhëna ka provuar të përdorë. Log-et regjistrojnë edhe përpjekjet për të hyrë nga jashtë.

Sulmet nga viruset

*) Hacker ose cracker, - person që thyen kodin e sigurisë të një sistemi kompjuteri dhe merr të dhëna pa leje nga një kompjuter, ose e dëmton atë.

(18)

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Një ditë, kompjuteri juaj fillon të punojë ngadalë e më ngadalë. Mund të ndodhë që ka ndonjë gabim në elektronikë, por kjo mund të shkaktohet edhe nga veprimi i ndonjë virusi krimb.

Parimisht, ju mund ta identifikoni një virus, pasi ai ndryshon programe, të cilat nuk duhet të ndryshojnë. Nëse përjetoni ndonjërin nga efektet e mëposhtme, mund të jetë shkak që kompjuteri juaj të jetë i infektuar nga virus:

• Merr më shumë kohë se zakonisht, për të filluar një program.

• Ka mundësi të shfrytëzohet më pak RAM se normalisht.

• Ndodh që filet të zhduken krejt papritur.

• Filet e programit ndryshojnë madhësinë.

Në rast se je pa fat, kompjuteri juaj mund të sulmohet nga një virus. Virusi mund të qëndrojë në kompjuter si një “bombë logjike”, e cila fillon e aktivizohet në një datë të caktuar, një ditë të caktuar në muaj, apo diçka e tillë. Nëse virusi është me të vërtetë i keq, ai mund të fshijë të gjithë filet tuaja në kompjuter.

Mundësia e marrjes së një programi të infektuar, bëhet në të gjitha mënyrat siç merr edhe një proram tjetër:

• Përmes një diskete.

• Përmes rrjetit lokal.

• Përmes Internetit.

Mbrojtja nga viruset

Mbrojtja nga viruset bëhet duke përdorur programe anti-virusi. Mund të përdorni

programe testuese, të cilët mund të kontrollojnë për viruset e njohur, apo filet e infektuar në kompjuterin tuaj. Mund të përdorni programe pastrimi për të larguar tipet e njohura të

viruseve. Dhe mund ta mbroni kompjuterin tuaj me një program anti-virusi, i cili kujdeset që virusi të hetohet dhe të kufizohet në kohë.

Shembuj të mirë të programeve avti-virus janë Norton Anti-Virus dhe McAfee’s VirusScan.

Këto lloj programesh anti-virusalë nuk ndihmojnë kundër viruseve të panjohur.

Programues të poshtër mundohen gjatë gjthë kohës që të krijojnë viruse të rinj, të cilët mund t’i shmangen programeve anti-virus dhe ndoshta edhe t’i shkatërrojnë ata. Për më tepër, ka patur

edhe programe të cilët janë reklamuar si anti- viruse, por kanë qenë në të vërtetë të infektuar me viruse.

Për të shmangur sulmet nga viruset, rekomandohet:

• të blini programe vetëm nga prodhues të njohur.

• të merrni programe, të cilët janë të

kontrolluar deri diku, para se t’i futni ato në kompjuter.

• të kontrollosh me anti-virus të gjitha filet, që ndodhen në kompjuter, që vijnë nga disketa, rrjeti apo interneti.

Duhet të jesh i qartë, se nëse punon në një rrjet pune dhe infekton kompjuterin tuaj, atëherë mund të bëheni përgjegjës për infektimin e gjithë kompjuterëve në rrjet. Ndoshta disa kolegë mendojnë se bëhet fjalë për një program të mirë dhe e marrin një kopje në shtëpi, ku disa të tjerë e marrin dhe e përdorin edhe në vendin e tyre të punës. Kështu virusi shpërndahet me shpejtësi.

Prandaj, nuk është aspak e çuditshme që të ndesheni me sulme virusale në një shkollë dhe në mjedise univeriteti, ku përdoren programe të ndryshme dhe ku shumë njerëz i përdorin kompjuterët. Rrjeti lokal i shkollave përjeton sulme të shpeshta nga viruset.

Komunikimi i të dhënave

Kompjuterët mund të ndërlidhen, në mënyrë që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin (të dërgojnë të dhëna tek njëri-tjetri). Një numër kompjuterësh, të cilët në një mënyrë apo tjetër janë ndërlidhur me njëri-tjetrin quhen rrjet pune. Si rregull, ndërlidhja vendoset duke shtrirë një kabëll ndërmjet secilit kompjuter. Në të shumtën e rasteve përdoret një kompjuter qendror (një server) për të ruajtur informacionet e

përbashkëta. Nëse synohet ndërlidhja në distanca të largëta, atëherë përdoren linjat e telefonit për ta bërë të mundur këtë punë.

Nëse ndalohesh nga policia, ju duhet me siguri të tregoni patentën e makinës. Shumë herë, policia e kontrollon nëse patenta juaj është e rregullt, apo jo. Kjo bëhet duke kontrolluar të dhënat rreth teje në regjistrin e patentave të makinës, e cila është një databazë për gjithë vendin, dhe në stacione të ndryshme policie, të dhënat munden

Figure

Updating...

Related subjects :