• No results found

E Drejta Kushtetuese Liridoni

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "E Drejta Kushtetuese Liridoni"

Copied!
18
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

Fakulteti Juridik Viti i

-I-Semestri i parë dhe i dytë

Lënda : E DREJTA KUSHTETUESE Prof. Dr. Arsim Bajrami & Mr .Sc. Arta Rama

HYRJE

PARAQITJA DHE ZHVILLIMI I SË DREJTËS KUSHTETUESE

Emërtimi “E drejta kushtetuese” ka domethënie të dyfishtë, përdoret për të shënuar një degë të veçantë të sistemit të së drejtës pozitive të një vendi, sistem normash juridike që kanë vlerë e rëndësi kushtetuese, si dhe për të shënuar disiplinën shkencore e cila merret me studimin e sendërtimit të normave përkatësisht të së drejtës kushtetuese pozitive në praktikë.

E drejta kushtetuese si shkencë merret me sqarimin dhe interpretimin e normave të cilat rregullojnë materien kushtetuese.

Emërtimi i së drejtës kushtetuese

E drejta kushtetuese mbështetet në filozofinë e së drejtës natyrore dhe “kontratës shoqërore”, sipas kësaj filozofie njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë, me të drejta natyrore të cilat nuk mund të tjetërsohen. Për ushtrimin e punëve të përbashkëta njerëzit janë dakorduar të formojnë një organizëm të përbashkët-shtetit i cili me pjesëmarrjen e tyre aktive dhe në bazë të vullnetit të përgjithshëm të tyre ushtron pushtetin. Bartës i sovranitetit është populli, prandaj e drejta kushtetuese nuk merret vetëm me studimin e organizimit të pushtetit shtetëror, por edhe me mënyrën e inkorporimit të popullit në ushtrimin e atij pushteti, në të gjitha aspektet; merret me liritë dhe të drejtat natyrore të njeriut të proklamuar dhe të garantuara me kushtetutë etj.

E drejta shtetërore bazën teorike e ka në filozofinë idealiste të Hegelit, sipas të cilit pushteti i takon shtetit dhe se njeriu e shtetasit nuk posedon kurrfarë të drejtash, po qe se nuk ua fal shteti; se sovraniteti nuk i takon popullit, por ekskluzivisht shtetit.

Kuptimi i së drejtës kushtetuese

E drejta kushtetuese si shkencë dhe si degë e së drejtës pozitive të një vendi të caktuar është kuptimi pozitivo-juridik e cila nënkupton sistemin e rregullave juridike me karakter kushtetues, të cilat rregullojnë marrëdhëniet themelore shoqërore politike që kanë të bëjnë me pushtetin politike dhe raportin ndaj pushtetit politik e që janë të

(2)

Kuptimi materialist i së drejtës kushtetuese nënkupton e drejta ekzistuese që materializohet në jetën e një vendi, e drejta pozitive me të gjitha raportet reale e formale, të realizuara e normative, pavarësisht nga fakti se ato norma a janë të kodifikuara në një dokument me të lartë-kushtetutë apo jo.

Rëndësia e së drejtës kushtetuese

Rëndësia e së drejtës kushtetuese buron nga fakti se objekt themelor i saj janë marrëdhëniet themelore politike në shoqëri.

Duke qenë degë themelore e së drejtës, si rezultat i faktit se normat kushtetuese i nxjerr organi më i lartë shtetëror, se kanë fuqinë më të lartë juridike dhe se ato norma janë kornizë edhe për degët tjera të së drejtës, e drejta kushtetuese objektivisht ka pozitën qendrore në sistemin juridik, prandaj edhe rëndësi të veçantë për degët tjera të së drejtës.

Objekti i së drejtës kushtetuese

Objekti i së drejtës kushtetuese, në përgjithësi, janë raportet themelore politike, vlerat juridike me të cilat përcaktohet përmbajtja konkrete e atyre raporteve, si dhe normat juridike me të cilat rregullohen raportet themelore politike.

Metodat e së drejtës kushtetuese

Metoda normative ose dogmatike pasqyron dhe zbulon përmbajtjen e normave dhe rregullave juridike me të cilat rregullohen raportet politike themelore dhe institucionet politike në një vend.

Metoda politikologjike ka të bëjë me analizën e funksionimit të institucioneve dhe të proceseve politike si objekt të rregullativës kushtetuese-juridike d.m.th. me anë të kësaj metode studiohet zbatimi konkret i normave dhe i rregullave kushtetuese në praktikë. Metoda aksiologjike me ndihmën e kësaj metode zbulohet dhe pasqyrohet përmbajtja e vlerave juridike të sanksionuara me norma dhe rregulla kushtetuese, si dhe sendërtimi i tyre në praktikë.

Burimet e së drejtës kushtetuese

Në burimet në kuptimin e ngushtë-në kuptimin formal hyjnë të gjitha aktet e shkruara juridike të një vendi të cilat kanë fuqinë më të lartë juridike se ligji i rëndomtë dhe dispozitat e tjera juridike.

Në burimet në kuptimin e gjerë-në kuptimin material hyjnë të gjitha dispozitat dhe rregulla me të cilat rregullohet materiet kushtetuese, të cilat kanë fuqi juridike të ndryshme, pavarësisht a janë të shkruara apo jo.

(3)

Burimet formale të së drejtës kushtetuese

Burimet formale mund të jenë ekskluzive, kur në tërësi rregullojnë materien kushtetuese. Burimet formale të përziera përveç materies kushtetuese rregullojnë edhe materie tjetër juridike.

Burimet formale mund të ndahen burime standarde dhe burime specifike.

Burimet standarde të së drejtës kushtetuese janë aktet kushtetuese, aktet ligjore, rregulloret e punës të organeve përfaqësuese, dekretligjet.

Burimet specifike janë vendimet e gjykatave kushtetuese, me të cilat vlerësohet kushtetutshmëria e ligjeve dhe dispozitave e akteve të tjera.

Aktet kushtetuese janë burimi më i rëndësishëm formal i së drejtës kushtetuese, rëndësia e tyre qëndron në fuqinë e tyre më të lartë juridike në raport me të gjitha aktet e tjera juridike. Këto akte paraqiten në forma dhe me emërtime të ndryshme si: kushtetutë, ligj kushtetues, amendament kushtetues, aneks kushtetues etj.

Kushtetuta është burim formal më i përhapur i së drejtës kushtetuese, është akt themelor kushtetues, akt më i lartë juridik, i cili rëndom emërtohet si kushtetutë, e përjashtimisht edhe si ligj themelor. Me të rregullohen çështjet më të rëndësishme të materies kushtetuese, siç janë karakteri dhe organizimi i pushtetit, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut e të shtetasit.

Ligji kushtetues është akt kushtetues i cili rëndom paraqitet në raste kur ekziston kushtetuta e shkruar, si akt me të cilin bëhen ndryshime rrënjësore të kushtetutës ekzistuese.

Amendamenti kushtetues është akt kushtetues i cili paraqitet gjithmonë në kushtet e ekzistimin e kushtetutës në një vend. Me të bëhet plotësimi i kushtetutës ekzistuese ose ndryshimi dhe zëvendësimi i normave të caktuara të saj.

Aktet ligjore si burime formale të së drejtës kushtetuese kanë fuqi juridike më të dobët në krahasim me kushtetutën, ligjin kushtetues, amendamenti kushtetues. Fuqia e tyre juridike është më e lartë në raport me aktet nënligjore. Burime të së drejtës kushtetuese, aktet ligjore duhet të rregullojnë materi kushtetuese, duhet t’i miratoj organi ligjvënës sipas procedurës për nxjerrjen e ligjeve, apo sipas ndonjë procedure më të ndërlikuar, por jo sipas procedurës për nxjerrjen e akteve kushtetuese.

Rregulloret e punës të organeve përfaqësuese janë burime formale të rëndësishme të së drejtës kushtetuese. Kushtetutat parashohin nxjerrjen e rregullores së punës të organit përfaqësuese nga vetë ai organ. Me rregullore, rregullohen mënyra e nxjerrjes së ligjeve dhe akteve tjera juridike, organizimin e punës së organit përfaqësues etj.

Vendimet e gjykatave kushtetuese janë burime formale të së drejtës kushtetuese me të cilat vlerësohet kushtetutshmëria e ligjeve dhe dispozitave e akteve tjera, në ato vende ku është zbatuar kontrolli dhe mbrojtja e kushtetutshmërisë nëpërmjet këtyre organeve të posaçme.

(4)

Burimet materiale të së drejtës kushtetuese

Me burime materiale të së drejtës kushtetuese kuptojmë faktorë të caktuar të cilët kushtëzojnë dhe ndikojnë në formimin e normave kushtetuese dhe të drejtës kushtetuese si degë të së drejtës.

Doket kushtetuese janë norma ose rregulla të pashkruara shoqërore me të cilat rregullohet ndonjë çështje me rëndësi kushtetuese. Prapa tyre nuk qëndrojnë sanksionet shtetërore, por vetëdija shoqërore e njerëzve. Këto janë të rëndësishme për vendet të cilat kanë kushtetutë shumë të shkurtër dhe të përgjithësuar, kushtetutë të vjetër dhe sistem kushtetues stabil, siç është rasti me SHBA.

Konventat kushtetuese janë rregulla të pashkruara që mbështetën dhe dalin nga pikëpamjet e përgjithshme dhe praktika shumëvjeçare me funksionimin e organeve më të larta shtetërore, veçmas të parlamentit dhe të qeverisë , në një vend.

Normat e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare janë burime të së drejtës kushtetuese, pavarësisht nga fakti se a janë të sanksionuara me norma të brendshme të një vendi.

Praktika gjyqësore merret si burim material i së drejtës kushtetuese në rastet kur gjykatat, lidhur me çështjet e caktuara me karakter kushtetues, marrin vendime identike apo të ngjashme dhe kjo kalon në praktikë e cila respektohet në të gjitha rastet e tjera të ngjashme.(është karakteristike e sistemit anglosakson, në Angli dhe SHBA, sistemi juridik ku mbështetet në të drejtën zakonore)

Faktet juridike janë formë konkretet e zbatimit të akteve juridike në praktikë, e sidomos të kushtetutës dhe ligjeve, madje vetëm faktet juridike të cilat krijohen nën ndikimin e së drejtës kushtetuese si degë e së drejtës.

Teoria juridike mund të jetë burim material i rëndësishëm i së drejtës kushtetuese, në bazë të hulumtimeve shkencore, vjen deri në përfundime shkencore lidhur me çështje të ndryshme.

Burimet e së drejtës kushtetuese në Angli

Anglia është vend i cili nuk ka kushtetutë të shkruar, që do të thotë nuk ka një ndër burimet më të rëndësishme formale të së drejtës kushtetuese. Materia kushtetuese në Angli nuk është e sistemuar as e kodifikuar në tekst unik kushtetues, me të cilin do të përcaktohej rregullimi i saj shtetëror e shoqëror.

Burime të së drejtës kushtetuese në këtë vend janë disa dokumente të vjetra politike, më e njohur prej tyre është Karta e Madhe e Lirive e vitit 1215, Ligji mbi të drejtat (1688), Akti mbi themelimin (1700), Akti mbi bashkimin e Skocisë (1707), Akti mbi bashkimin e Irlandës (1800) vend të posaçëm, si burim i së drejtës kushtetuese ka praktika gjyqësore, e drejta zakonore etj.

(5)

Burimet e së drejtës kushtetuese në SHBA

E drejta kushtetuese në SHBA mbështetet në akte juridike të shkruara, përkatësisht në norma kushtetuese të kodifikuara në tekst unik-kushtetutë. Bazë e rregullimit juridik është Kushtetuta e vitit 1787 e cila së bashku me amendamentet kushtetuese paraqet burimin formal themelor të së drejtës kushtetuese.

Burim janë edhe vendimet e Gjykatës Supreme të SHBA dhe të gjykatave tjera federative lidhur me kushtetutshmërinë e ligjeve.

Burime tjera janë edhe disa ligje që i ka nxjerrë Kongresi, me të cilat rregullohet materia kushtetuese, sidomos kur dihet se kushtetuta është shumë e shkurtë.

Burime të së drejtës kushtetuese në këtë vend janë edhe disa vendime të Kryetarit si bartës i pushtetit ekzekutiv.

Si burime të së drejtës kushtetuese respektohen edhe doket gjyqësore dhe praktika gjyqësore.

KUSHTETUTA SI AKT JURIDIKO-POLITIK I SHTETIT. Rëndësia e kushtetutës.

Si një ndër burimet formale themelore të së drejtës, e në veçanti të së drejtës kushtetuese, kushtetuta është jo vetëm bazë juridike për konstituimin dhe funksionimin e organeve shtetërore, por edhe burim i autorizimeve të tyre, pra bazë për funksionimin e sistemit politik të një vendi.

Si ligj më i lartë, si ligj themelore i shtetit, kushtetuta është bazë për realizimin dhe sigurimin e drejtësisë, bazë për harmonizimin e akteve të ndryshme juridike në një shtet. Kushtetuta është akti themelor me të cilin jo vetëm që proklamohet, por edhe garantohen dhe realizohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe të shtetasit.

Kuptimi i kushtetutës

Në kuptimin formal kushtetuta është akt juridik i shkruar dhe i kodifikuar, me fuqi më të lartë juridike, i miratuar nga organi më lartë shtetëror, sipas procedurës së veçantë. Kushtetutën, rëndom e miraton organi më i lartë shtetëror-organi përfaqësues(1), ose organi posaçërisht i zgjedhur vetëm për këtë qëllim-Kuvendi kushtetues(2), ajo mund të miratohet edhe nëpërmjet referendumi(3) si formë më e plotë nëpërmjet të së cilës vjen në shprehje dhe realizohet sovraniteti popullor.

Miratimi i kushtetutës është më e ndërlikuar se ajo për nxjerrjen e ligjeve, kushtetuta miratohet me shumicë të kualifikuar, e jo sikurse nxirren ligjet, kjo vlen kur kushtetuta miratohet nga ana e organit më të lartë përfaqësues.

Në kuptimin material kushtetuta paraqet tërësi normash ose rregullash themelore me të cilat rregullohen bazat e rendit shoqëror, shtetëror e juridik të një vendi, sipas këtij kuptimi, nuk është e rëndësishme forma e normave kushtetuese , as fuqia e tyre juridike. Kuptimi politik i kushtetutës përmban rregulla për kufizimin dhe kontrollin e pushtetit politik, veçmas në lëmin e lirive dhe të drejtave të njeriut.

(6)

Kuptimi filozofik i kushtetutës, është shprehje e vullnetit më të lartë, me të cilën vendoset rendi i punëve brenda shtetit dhe kozmosit. Ky kuptim mbështetet në mendimet e Aristotelit dhe të Hegelit lidhur me kushtetutës.

Kuptimi teorik i kushtetutës nënkuptohet akti ose dokumenti publik i cili paraqet ligjin themelor dhe më të lartë në një vend, i cili përcakton ose juridikisht rregullon marrëdhëniet themelore shoqërore-politike të atij vendi.

Teoritë mbi llojet e kushtetutave

Kushtetutat janë klasifikuar, përkatësisht grupuar në kushtetuta të shkruara dhe jo të shkruara, kushtetuta të kodifikuara dhe jo të kodifikuar, kushtetuta të forta(ngurta) dhe kushtetuta të buta(elastike, fleksibile), kushtetuta të “dhuruara”, pakte kushtetuese dhe kushtetuta të miratuara nga organi (kuvendi) kushtetues, kushtetuta reale, fiktive, realo-programatike dhe programatiko-deklarative, kushtetuta normative, nominale e semantike. Në teorinë kushtetuese dominante është ndarja e kushtetutave në ato të shkruara dhe jo të shkruara, të forta dhe të buta dhe reale, fiktive e programatike.

Teoritë mbi kushtetutat e forta dhe të buta

Faktorët që ndikojnë që një kushtetutë të jetë e fortë apo e butë janë: organi i cili miraton kushtetutën apo ndryshimin e saj, procedura për miratimin dhe ndryshimin e kushtetutës, shumica e votave të nevojshme për miratimin apo ndryshimin e saj etj.

Kushtetuta të cilat i miratohen dhe i ndryshon organi i posaçëm apo organi përfaqësues i rregullt, por i miraton sipas procedurës dhe me shumicë votash, e cila është më e madhe se ajo për nxjerrjen e ligjeve, konsiderohen si kushtetuta të forta (të ngurta).

Kushtetutat që miratohen nga organi i cili nxjerr ligje të rëndomta, ose sipas procedurës për xjerrjen e ligjeve të rëndomta, konsiderohen kushtetuta të buta.

Teoritë mbi kushtetuta reale, fiktive, reale-programatike dhe programore-deklarative.

Kushtetuta reale konsiderohen ato kushtetuta që shprehin gjendjen ekzistuese reale në shoqëri.

Kushtetuta fiktive konsiderohen ato kushtetuta të cilat nuk zbatohen në praktikë, që e fshehin gjendjen reale ekzistuese dhe u shërbejnë garniturave në pushtet për të maskuar pushtetin e tyre autokrat.

Kushtetuta reale-programatike quhen ato kushtetuta të cilat shprehin realitetin ekzistues e njëkohësisht përcaktojnë kahet e zhvillimit të mëtejmë.

Kushtetuta programore-deklarative janë ato kushtetuta të cilat merren me perspektivën dhe synimet e zhvillimit shoqëror në të ardhmen duke mos shprehur gjendjen e tanishme.

(7)

Vetitë e kushtetutës

Së pari, kushtetuta është ligj themelor i një shteti. Me kushtetutë caktohet organi dhe rregullohet procedura e nxjerrjes së ligjeve, ajo përmban rregulla juridike më të përgjithësuara se ato që përmbajnë ligjet dhe rregullon materie më të gjerë nga ajo që rregullohet me ligje. Dispozitat e saj kanë fuqi më të lartë juridike në raport me dispozitat ligjore.

Së dyti, kushtetuta ka vetinë e aktit më të lartë juridik. Nga kushtetuta buron dhe në të mbështetet i tërë rendi juridik i vendit. Këtë pozitë më të lartë në piramidën e akteve juridike asaj ia siguron kualiteti i organit i cili e miraton, procedura e veçantë për miratimin dhe ndryshimin e saj si dhe përmbajtja e çështjeve të cilat i rregullon.

Së treti, kushtetuta ka edhe vetinë e aktit ideo-politik. Ajo është bazë jo vetëm për rregullimin, por edhe për ndryshimin e marrëdhënieve shoqërore në një vend. Nëpërmjet kushtetutës vjen në shprehje ideologjia e caktuar zotëruese në momentin e miratimit të saj. Një numër i konsideruar i dispozitave të saj, sidomos në pjesën hyrëse, kanë përmbajtje politike, nga se ato dispozita rregullohen marrëdhëniet politike themelore në vend.

Së katërti, kushtetuta shquhet edhe si akt programor-deklarativ. Ajo përcakton suazat e zhvillimit të rregullimit shoqëror e shtetëror të vendit, përcakton qëllimet dhe detyrat e rendit kushtetues, përmban dispozita për zbatimin e të cilëve duhet nxjerrë ligje, përmban dispozita me karakter programor-deklarativ etj.

Përmbajtja e kushtetutës

Kushtetuta, medoemos duhet t’i rregulloj dy çështje: liritë dhe të drejtat themelore të njeriut e të shtetasit dhe pushtetin shtetëror.

Varësisht nga vendi në vend, kushtetutat rregullojnë organet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv e gjyqësor, organizimin territorial, financat, marrëdhëniet ndërkombëtare, ushtrinë dhe forcat e armatosura, çështjen e luftës dhe të paqes etj.

Përbërja (struktura) e kushtetutës

Shumica e kushtetutave përbëhen nga preambula dhe pjesa normative.

Preambula (hyrje, parahyrje, parathënie) rëndom gjendet në fillim të kushtetutës dhe është e ndarë nga pjesa normative e saj. Ajo shpreh bazën ideore dhe qëllimet për të cilat është miratuar kushtetuta, përkatësisht ajo përmban atë lëndë që duhet ta sendërtoj kushtetuta, pastaj kohën dhe rrethanat në të cilat është miratuar etj.

Pjesa normative paraqet pjesën qendrore, përkatësisht kushtetutën e vendit përkatës. Në të shprehet përmbajtja e tekstit të kushtetutës. Pjesa normative është e shënuar (sipas neneve) me numra.

(8)

Miratimi i kushtetutës

Në praktikën kushtetuese janë të njohur tre subjekte, e në bazë të kësaj tri forma të miratimit të kushtetutës, të bazuara në sovranitetin popullor: (1) miratimi i drejtpërdrejt nga populli (me referendum), (2) miratimi nga ana e organit (të kuvendit) kushtetutëvënës dhe (3) miratimi nga ana e organit të rëndomtë (legjislativ) përfaqësues. Forma (1) më e përshtatshme nëpërmjet së cilës vjen në shprehje vullneti i popullit është ajo kur kushtetuta miratohet drejtpërdrejt nga populli-me referendum kushtetutëvënës. Miratimi i kushtetutës (2), i mbështetur në sovranitetin popullor, është organi (kuvendi) kushtetutëvënës (kushtetues), i cili zgjidhet drejtpërdrejt vetëm për të kryer këtë punë. Kjo formë paraqitet me paraqitjen e kushtetutave të para të shkruara, është zbatuar me rastin e miratimit të Kushtetutës së SHBA më 1787.

Forma e tretë është atëherë kur kushtetutën e miraton organi legjislativ (kuvendi i rëndomtë), sipas procedurës së veçantë dhe me shumicë votash të kualifikuar që dallohen nga procedura dhe shumica për nxjerrjen e ligjeve. Kjo formë për herë të parë është zbatuar me rastin e miratimit të Kushtetutës së Francës në vitin 1875.

Mënyra e ndryshimit të kushtetutës

Me ndryshimin e kushtetutës nënkuptojmë ndryshimin e saj në tërësi (zëvendësimin e saj me kushtetutë të re), ose ndryshimin e saj të pjesshëm.

Zëvendësimi i kushtetutës ekzistuese me kushtetutë të re nënkuptohet me vetë termin dhe mundësinë e ndryshimit.

Për ndryshimin e kushtetutës ekzistojnë modele të ndryshme, nga të cilat në praktikë mbizotërojnë tre: (1) ndryshimi me anë të referendumit, (2) me anë të kuvendit kushtetutëvënës dhe (3) nga ana e organit (të rregullt) legjislativ.

Aktet me të cilat bëhet ndryshimi apo plotësimi i kushtetutës janë: ligji kushtetues dhe amendamentet kushtetuese.

Ligji kushtetues praktikohet rëndom, kur bëhen ndryshime të vëllimshme të kushtetutës. Amendamenti, si akt për ndryshimin e plotësimin e kushtetutës praktikohet, rëndom kur bëhen ndryshime dhe plotësime më të vogla.

Ndryshimi faktik i kushtetutës , kjo mënyrë e ndryshmit të kushtetutës bëhet nëpërmjet dokeve kushtetuese, interpretimit të dispozitave të kushtetutës nga ana e gjykatave, kështu, pa u ndryshuar dispozita e caktuar e kushtetutës interpretohet ndryshe dhe i jepet përmbajtje tjetër nga ajo që i ka dhënë kushtetutëvënësi (siç është rasti me praktikën e Gjykatës Supreme të SHBA).

(9)

PARAQITJA E KUSHTETUTËS DHE ZHVILLIMI KUSHTETUES NË BOTË Qysh me paraqitjen e formave të para të organizimit politik, që nga format më të vjetra të organizimit janë nxjerr akte të ndryshme juridike me të cilat janë rregulluar raporte të natyrave të ndryshme që kanë rregulluar edhe çështjen e pushtet mbajtësve dhe të cilat kanë përmbajtur edhe norma të karakterit kushtetues.

Idetë dhe dallimet mes ligjeve dhe kushtetutave janë vërejtur në Greqi dhe Romën e vjetër. Aristoteli në veprën e tij “Politika” bënte dallimin mes akteve të quajtura politika dhe atyre të quajtura nomoi.

Akti i parë me karakter kushtetues është Karta e Madhe e Lirive e viti 1215, pastaj Peticioni mbi të drejtat 1628 etj.

Paraqitja e kushtetutave të para

Fundi i shekullit të XVIII dhe fillimi i shekullit XIX u karakterizuan me luftëra dhe përpjekje të shteteve në të gjitha kontinentet për nxjerrjen e kushtetutave të shkruara, që karakterizohen edhe me fillimin e lëvizjeve të popujve dhe kombeve të shumta për liri politike dhe demokraci.

Paraqitja e kushtetutave të para në këtë kohë ishte përgjigje ndaj qeverisjeve të papërgjegjshme.

Kushtetuta e SHBA paraqet kushtetutën e parë të shkruar e cila është miratuar 1787 që ka filluar të zbatohet në vitin 1879. Kushtetuta e parë në Evropë paraqitet në vitin 1791 në Francë.

Periodizimi i zhvillimit kushtetues në botë Procesi i zhvillimit të kushtetutave ndahet në tri periudha:

1. Fundi i shekullit XVIII dhe gjatë shekullit XIX

Kjo periudhë shquhet për përpjekjet për nxjerrjen e kushtetutave të shkruara dhe forcimin e kushtetutshmërisë në botë. Përpos kushtetutës së SHBA (1787), Francës (1791 dhe 1793) miratohen edhe kushtetutat në Poloni (1791), Zvicër (1797, Holandë (1798) etj.

Kushtetuta e SHBA

Kushtetuta e SHBA u miratua nga Kuvendi Kushtetues në Filadelfi më 17 shtator 1787. Pas ratifikimit të 2/3 e njësive federale, ajo hyn në fuqi në qershor 1788. Përveç së është kushtetuta e parë e shkruar në botë, është edhe kushtetuta e parë federative. Hartuesit e kësaj kushtetute janë mbështetur në idetë e mendimtarëve të shquar Lok, Ruso dhe Monteskej.

Me këtë kushtetutë të zbatuar sistemi republikan i bazuar në parimin e ndarjes sës pushtetit. Bartës i pushtetit legjislativ është Kongresi. Kongresi përbëj nga Dhoma e Përfaqësuese, si dhomë e shtetasve dhe Senatit si dhomë e njësive federale.

Bartës i pushtetit ekzekutiv është presidenti i zgjedhur nga populli, është organ individual me autorizime të gjera ekzekutive. Përgjegjësia e tij është e drejtuar nga elektorati e jo nga organi përfaqësues-legjislativi, pozita e tillë ka ndikuar në teorinë kushtetuese të zbatohet emërtimi sistem presidencial.

(10)

Bartës i pushtetit gjyqësor është Gjykata Supreme e SHBA, që ushtron funksionin e mbrojtjes së kushtetutshmërisë, vlerëson pajtueshmërinë e ligjeve dhe akteve tjera me kushtetutën.

2. Midis luftës së Parë dhe të Dytë Botërore;

Për teorinë kushtetuese janë të vlefshme këto kushtetuta të miratuara gjatë kësaj periudhe Kushtetuta e Vajmarit (Gjermani) 1919, Austrisë (1920), Spanjës (1931) Polonisë (1935) dhe e BRSS (1936).

3. Pas Luftë së Dytë Botërore.

Pas Luftës së Dytë botërore pas disfatës së fashizmit në botë sërish aktualizohet lufta për kushtetutshmëri.

PARIMI I KUSHTETUTSHMËRISË DHE I LIGJSHMËRISË Kuptimi i kushtetutshmërisë

Kuptimi pozitivo-juridik – i kushtetutshmërisë kuptojmë pajtueshmërinë me kushtetutë të të gjitha akteve më të ulëta. Do të thotë kur i tërë rendi juridik mbështetet në hierarkinë e akteve të përgjithshme juridike dhe në pajtueshmëri në mes tyre.

Format e kushtetutshmërisë juridike janë: formale dhe materiale. Kushtetutshmëri formale nënkupton pajtueshmërinë e aktit juridik me kushtetutë në pikëpamje të formës së tij ndërsa kushtetutshmëri materiale nënkupton pajtueshmërinë e aktit juridik me kushtetutën në pikëpamje të përmbajtjes së tij.

Kuptimi politik – i kushtetutshmërisë kuptojmë zbatimin e kufizimeve dhe të masave mbrojtëse në ushtrimin e pushtetit politik, të cilat kanë për qëllim ta evitojnë mundësinë e arbitrarizmit, tejkalimit të autorizimeve etj.

Në kuptimin politik më të përgjithësuar, “kushtetutshmëria nënkupton respektimin e rregullave të lojës politike” sipas të cilave askush nuk disponon më shumë pushtet dhe të drejta se sa janë të parashikuara me ato rregulla, ndërsa shoqëria është e pajisur me mjete për të shkelur e atyre rregullave.

Kuptimi politiko-juridik – i kushtetutshmërisë nënkupton ekzistimin e rregullave themelore kushtetuese shoqërore, në bazë të cilave institucionalizohet sistemi politik dhe organizohet, ushtrohet dhe kufizohet pushteti politik, garantohen liritë dhe të drejtat e njeriut dhe sigurohen mekanizma efikase për mbrojtjen e tyre;nënkupton ekzistimin e rendit juridik të mbështetur në akte juridike dhe pajtueshmërinë e tyre me ligjin më të lartë – kushtetutën si dhe ekzistimin e mekanizmave për sigurimin e kësaj pajtueshmërie.

Parimi i ligjshmërisë

Kushtetutshmëria në kuptimin e saj më të gjerë është forma më e lartë dhe themelore e ligjshmërisë.

Për nga përmbajtja, parimi i ligjshmërisë është parim politiko-juridik që formalisht nënkupton pajtueshmërinë e akteve materiale me të gjitha aktet juridike që kanë të bëjnë me to, përkatësisht pajtueshmërinë e të gjitha akteve juridike më të ulëta me ligjin.

Ligjshmëria nënkupton qeverisjen e drejtësisë si gjendje në të cilën vihen nën përgjegjësi të gjithë ata që sendërtojnë pushtetin. Njëkohësisht, ligjshmëria nënkupton edhe garantimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe shtetasve.

(11)

Kuptimi i parimit të sundimit të së drejtës dhe shtetit ligjor

Termi sundimi i së drejtës përdoret në dy kuptime: në atë kuptimin e ngushtë të sundimin të së drejtës që nënkupton parimin dhe praktikën e nënshtrimit të të gjitha akteve të legjislativit dhe ekzekutivit kontrollit nga ana e gjykatave nga aspekti i pajtueshmërisë së tyre me kushtetutën respektivisht ligjin.

Në kuptimin e gjerë me sundim të së drejtës, respektivisht ligjshmëri kuptojnë vënien e të gjitha organeve të pushtetit si dhe çdo bartës të autorizimeve publike dhe të çdo individi nën kushtetutë dhe ligj, nënkuptojmë nënshtrim e tyre rendit juridik.

Termi dhe nocioni Shteti ligjor është sajuar në literaturën politike-juridike gjermane. Në teorinë juridike bashkëkohore, temin shteti ligjor në kuptimin më të përgjithësuar, nënkuptohet shteti në të cilin funksionimi dhe manifestimi i pushtetit shtetëror ka forma juridike me të cilat janë përcaktuar kufijtë e veprimit të pushtetit shtetëror.

POZITA KUSHTETUESE E KOSOVËS NGA 1944 DERI TE REZOLUTA 1244 Aspekti historik i mëvetësisë së Kosovës

Kosova si njësi e veçantë administrativo-juridike, u konstitua me rregullativën turke të viti 1964. Vilajeti i Kosovës (22.900 km2)ishte njëri ndër katër Vilajetet e Perandorisë Osmani. Vilajeti i Kosovës, në sistemin e tërësishëm të pushtetit shtetëror të Perandorisë Osmane kishte një status të mëvetësishëm me elementet të shtetit konfederal.

Përpjekjen e parë serioze për të përcaktuar bazat e shtetësisë së Kosovës i hasim në aktivitetin politik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), në të drejtat dhe detyrat që parashikonte kjo organizatë politike për mëvetësi.

Copëtimi i parë i trojeve shqiptare, u bë në Kongresin e Berlinit më 1878 kur Evropa me padrejtësitë historike që i bëri popullit shqiptar realizoj aspiratat pushtuese të Serbisë, duke mundësuar asaj grabitjen e tokave shqiptare. Pas Luftërave Ballkanike, në Konferencën e ambasadorëve në Londër më 1913, Fuqitë e Mëdha rikonfirmuan vendimet e Kongresit të Berlinit, duke sanksionuar sërish copëtimin e trojeve shqiptare dhe duke vënë popullin shqiptar nën sundimin sllav.

Gjatë luftës së Parë Botërore, Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare ishin në kuadër të Shqipërisë. Mirëpo, pas mbarimit të kësaj lufte në Konferencën e Versajës 1919 Fuqitë e Mëdha edhe kësaj radhe dënuan popullin shqiptar duke lënë mbi 50% të trojeve etnike të popullatës shqiptare nën juridiksionin grek dhe jugosllav.

Gjatë kohës së Jugosllavisë së vjetër, territorin sipas ndarjes administrative territoriale të vitit 1921 ka qenë e ndarë në katër qarqe, me seli në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Pejë.

Më 29 nëntor 1943, në Jajce u mbajt Mbledhja e Dytë e KAÇKJ, në të cilën u morën vendime të rëndësishme politike dhe u përcaktuan bazat e federalizmit jugosllav. Në këtë mbledhja nuk kanë qenë të ftuar dhe morën pjesë përfaqësuesit nga Kosova, mos prania ishte e natyrës politike, Kosova kishte status të pa definuar dhe ishte e hapur dilema se a t’i bashkëngjitet Shqipërisë apo të mbetet në kuadër të Jugosllavisë.

(12)

Konferenca e Bujanit

Pas përgatitjeve të nevojshme, më 31 dhjetor në territorin e çliruar në fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës, filloi Konferenca Themeluese e KKNÇ, e njohur si konferenca e Bujanit , e cila vazhdoi punimet më 1 e 2 janar 1944. Në këtë Konference përcaktohet parimi i vetëvendosjes.

Dokumenti më i rëndësishëm i kësaj Konference ishte Rezoluta e Konferencës, e cila u miratua njëzëri nga të gjithë pjesëmarrësit e konferencës.

Në këtë rezolutë në mënyrë burimore shprehet dëshira e popullit shqiptar të Kosovës që si popull dominant i saj, të bashkohet me Shqipërinë. Garanci për këtë është ushtria nacional çlirimtare e Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

Rezoluta nxjerr në pah tri elemente qenësore që e përcaktojnë të drejtën e vetëvendosjes së popullit shqiptar të Kosovës:

1. Elementi etnik, sipas të cilit populli shqiptar është ai që vetëvendos dhe kjo e drejtë buron nga të banuarit në atë territori;

2. Elementi historik, banimi në këtë krahinë nga shqiptar dhe kontinuiteti historik; 3. Elementi politik, shpreha e vullnetit politik plebishitar për t’iu bashkuar

Shqipërisë si synim shekull dhe aktual.

Përpos këtyre elementeve për vetëvendosje Kosova kishte përmbushur edhe një element të veçantë, për rrethanat e luftës që e përcakton Karta e Atlantikut, luftën e shqiptarëve kundër fashizmit si parakusht që pas përfundimit të luftës “çdo popull të vendos për fatin e vet”.

Aneksimi i dhunshëm i Kosovës

Periudha pas miratimit të Rezolutës së Bujanit, karakterizohet me presione të vazhdueshme politike, që e kishte për qëllim krijimin e rrethanave politike që Rezoluta e Bujanit të diskualifikohej dhe do të krijoheshin kushte për aneksimin e dhunshëm të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë.

Kosova u aneksua nga Serbia, nga rrethanat e administrimit ushtarak më 10 korrik 1945 në Kuvendin e Prizrenit, i cili u organizua nga forcat serbe. Në këtë Kuvend u miratua “Rezoluta për bashkim të Kosovës dhe Dukagjinit me Serbinë Federale”, ku bashkim i Kosovës me Serbinë u bë pa vullnetin e shqiptarëve, përkundër vetë përcaktimit në Konferencën e Bujanit.

Pozita kushtetuese e Kosovës në periudhën 1945-1974

Pozita kushtetuese-juridike e Kosovës në periudhën e parë të zhvillimit kushtetues të ish-Jugosllavisë, është përcaktuar me tri akte kryesore: Kushtetuta RFPJ e 31 janarit 1946, Kushtetuta e RP të Serbisë janarit 1947 dhe Statuti i KAKM i 23 majit 1948.

Statuti i Kosovës i viti 1948, ka qenë akti i parë i përgjithshëm normativ i Kosovës, i cili ka shprehur një formë të pavarësisë së saj në sferën organizative në sistemin e atëhershëm centralist.

Pas nxjerrjes së Ligjit kushtetues të Jugosllavisë dhe Serbisë, Kosova në vitin 1953, nxjerr Statutin e saj të dytë, në bazë të këtij statuti Kosova kishte disa autorizime nga lëmi i ekonomisë, arsimit , shëndetësisë, kujdesit social dhe kujdesej në zbatimin e ligjeve dhe dispozitave të organeve federative dhe republikane në territorin e saj.

(13)

Me miratimin e Kushtetutës së RSFJ të viti 1963 dhe kushtetutave të republikave socialiste, po këtë vit Kosova nxori Statutin e saj të tretë që ishte edhe i fundit. Ky statut nuk solli ndonjë risi.

Pozita kushtetuese-juridike e Kosovës sipas ndryshimeve kushtetuese të viti 1968/1971

Organizimi i Demonstratave studentore në vitin 1968, kishte për qëllim avancimin e pozitës kushtetuese të Kosovës dhe dhënia e statusit Republikë.

Kosova miratoi Ligjin Kushtetues, si aktin më të lartë juridik më 24.02.1969, i cili për nga forma, përmbajtja, teknik e nxjerrjes dhe qëllimi i tij, ishte i ngjashëm me kushtetutën. Kosova gëzonte autorizime relativisht të gjera legjislative , autorizimet e mëparshme normative të karakterit nënligjor zëvendësoheshin merr autorizime relativisht të gjera legjislative.

Me amendamentin X të Ligjit Kushtetues të Kosovës, në vitin 1972 u formua Gjykata Kushtetuese e Kosovës si organ i pavarur i Krahinës.

Pozita e Kosovës në bazë të Kushtetutës së vitit 1974

Pozita kushtetuese juridike e Kosovës, sipas Kushtetutës si ish-Jugosllavisë së viti 1974, në shumë sfera ishte e ngjashëm por jo krejtësisht e barabartë me pozitën e republikave socialiste.

Kushtetuta e RSFJ e viti 1974 sikur edhe Kushtetuta e KSA të Kosovës të viti 1974, përcaktojnë Kosovën:

Njësi të mëvetësishme politike territoriale,

Element konstituiv të federalizmit jugosllav.

Kosova nuk ishte pjesë e Serbisë, por gjendej në kuadrin e strukturës kushtetuese dhe hibride të Serbisë.

Kosova në sferën kushtetutë dhënëse ka qenë partner i barabartë me njësitë tjera federale në procedurën e nxjerrjes dhe të ndryshimit të kushtetutës federative, duke përfshirë këtu edhe të drejtën e vetos.

Në sferën legjislative, Kosova ka qenë bartëse sovrane dhe burimore s rregullimit legjislativ të të gjitha marrëdhënieve shoqërore që kanë të bëjnë në interes të qytetarëve-kombeve dhe kombësive që jetonin në Kosovë.

Organet kryesore sipas kushtetutës së 1974 kanë qenë:

• Kuvendi i Kosovës;

• Këshilli ekzekutiv i Kuvendit të Kosovës,

• Kryesia e Kosovës,

• Gjykata Supreme e Kosovës,

• Prokuroria Publike,

• Gjykata Kushtetuese e Kosovës,

• Banka popullore e Kosovës, etj.

Kosova ka pasur kufijtë e vet territorial, që kanë pasur cilësinë e kufijve shtetëror. Pas nxjerrjes së Kushtetutës së vitit 1974, u hartua “Libri i kaltër” në 1976 nga Akademia e Shkencës së Serbisë që kishte përcaktuat strategjinë e veprimit politik në suprimimin e

(14)

Kosova ka pasur të hyra dhe të dala vetanake që janë përcaktuar me buxhetin e saj. Kosova ka hyrë në marrëdhënie dhe ka pasur bashkëpunim ndërkombëtar në sferën ekonomike, politike dhe kulturore.

Mbrojtja shoqërore, mbrojtja territoriale dhe mbrojtja civile.

• Përfaqësuesi i Kosovës në të gjitha institucionet federative,

• Pjesëmarrja e saj në realizimin e funksioneve legjislative dhe funksioneve tjera të federatës

• Pjesëmarrja në procesin e nxjerrjes dhe ndryshimit të kushtetutës

Me kushtetutë të vitit 1974 Kosova fiton autonomi politiko territoriale. Autonomi politiko territoriale nënkupton mëvetësi politike dhe territoriale të një pjesë të territorit në kuadër të një shteti unik.

Shpërbërja e Jugosllavisë dhe lindja e Republikës së Kosovës

Shpërbërja e RSFJ, e filluar me rrënimin e konceptit kushtetues të pozitës së Kosovës në vitin 1989, me shkëputjen dhe njohjen ndërkombëtare të katër njësive federale, si dhe fillimi i luftës në truallin e ish Jugosllavisë.

Procesi i shpërbërjes së ish Jugosllavisë, bëri aktualizimin e çështjes së realizimit të së drejtës së vetëvendosjes së popujve që jetonin në ish Jugosllavi.

Në këtë drejtim, më 2 korrik 1990 të 111 delegatët e Kuvendit të Kosovës, miratuan dhe shpallën Deklaratën Kushtetuese për Kosovën si njësi e pavarur dhe e barabartë me njësitë tjera federale.

Materializimin e vetë kushtetues, Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut e mori më 7 shtator 1990 kur në Kaçanik, Kuvendi i Kosovës miratoi dhe shpalli Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me të cilën bëhej avancimi i pozitës kushtetuese juridike të Kosovës, nga njësi autonome në republikë të pavarur në kuadër të bashkësisë së Jugosllavisë.

Duke u inkorporuar në proces demokratike, Kuvendi i Kosovës në shtator të vitit 1990, miratoi Rezolutën mbi Republikën e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran dhe mori vendim që të mbahet referendum lidhur me këtë rezolutë. Ky Referendum u mbajt në Kosovë më 26-30 shtator 1991, ku në shumicë absolute (mbi 99% të 87% sa dolën në zgjedhje) u deklaruan për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. Duke u mbështetur në rezultatet e referendumit, Kuvendi i Kosovës më 19 tetor 1991 shpalli rezolutën për Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Okupimi i Kosovës dhe paraqitja e UÇK-së

Pas shpalljes së Republikës së Kosovës, Serbia intensifikoj dhunën shtetërore ndaj shqiptarëve që synonte spastrimin etnik dhe vënien e plotë të Kosovës nën juridiksionin serb. Pas vitit 1990 Serbia okupoi të gjitha institucionet legjitime të Kosovës.

Duke mos u pajtuar me okupimin serb të Kosovës dhe duke parë paaftësinë e zgjidhjes politike të krizës në Kosovë, pas vitit 1990 filluan përgatitjet për formimin e UÇK-së, si formacion i rregullt ushtarak dhe si kryengritje e armatosur për çlirimin e Kosovës. Këto përgatitje u kurorëzuan në vitin 1997, kur UÇK-ja doli publikisht në skenë dhe filloi luftën çlirimtare në Kosovë. Formimi i UÇK-së paraqet një ngjarje historike për pavarësi.

(15)

Konferenca e Rambujesë-aspekti juridik-ndërkombëtar

Masakra e Reçakut dhe gjykimi i drejtë i saj nga Ambasadori i OSBE-së në Kosovë Willian Woker, ishte ngjarja kyçe e cila ndikoi në thirrjen e një Konference Paqësore Ndërkombëtare për Kosovën, në Rambuje të Francës.

Konferenca paraqiste përpjekjen e fundit politike për ndaljen e luftës dhe gjenocidit serb kundër shqiptarëve, vendosjen e Kosovës nën protektorat të NATO-së, krijimin e një statusi kalimtar për Kosovën-vetë administrim të përkohshëm në periudhë vjeçare dhe evitimin e rrezikut potencial që kërcënonte paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. tri Konferenca u mbajt në Rambuje prej 6 deri më 23 shkurt 1999 dhe Paris prej 15 deri më 18 mars 1999.

Konferenca kryesohej nga tre bashkë kryesues Kristofer Hill nga SHBA, Volfang Petriç nga Këshilli i Evropës dhe Boris Majorski nga Federat Ruse. Në këtë Konferencë nuk kishte kontakte të drejtpërdrejta, për shkak të refuzimit të delegacionit shqiptar për tu takuar me palën serbe.

Në pjesën e parë të punës (6-23 shkurt 1999) delegacioni shqiptar nga Kosova përkrahu në parim tekstin e propozuar nga negociatorët dhe kërkoi që nënshkrimin ta bëj pas konsultimit me popullin e Kosovës, ndërsa pala serbe refuzoi në tërësi.

Në pjesën e dytë (15-18 mars 1999) të mbajtur në Paris pala shqiptare bëri nënshkrimin solemn, kurse pala serbe refuzoi nënshkrimin, marrëveshja u nënshkrua edhe nga tre ndërmjetësuesit ndërkombëtar.

Pas dështimit të Konferencës së Rambujesë filluan aksionet ushtarake kundër Serbisë, në bazë të planit të përgatitur më herët dhe të aprovuara nga NATO-ja. Këto bombardime ajrore filluan më 24.03.1999 dhe zgjatën plotë 78 ditë.

Lufta e përbashkët e UÇK-së dhe NATO-s rezultoi me çlirimin e territorit të Kosovës dhe largimin e plotë të forcave militare, paramilitare, policore si dhe largimi i administratës së dhunshme civile të Serbisë.

Ky ishte aksioni i parë ushtarak që ndërmori NATO në historinë e saj pesëdhjetëvjeçare pa mandatin formal të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër një shteti sovran

NATO nisi fushatën ajrore me qëllim që të parandalonte një katastrofë humanitare-vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve të Kosovës si dhe të ruante sigurinë rajonale duke i imponuar Beogradit planin e paqes për Kosovën në Rambuje.

Me marrëveshjen e Rambujes përcaktohej një status i përkohshëm për Kosovën që ishte një shkallë e lartë e mëvetësisë brenda Jugosllavisë, i cili në shumë aspekte ishte ekuivalent me pozitën e republikave në ish federatën Jugosllave.

Marrëveshja Tekniko-ushtarake e Kumanovës, hyrja e NATO-së dhe tërheqja e forcave serbe nga Kosova

Nënshkrimin e Marrëveshjes tekniko-ushtarake midis ushtrisë jugosllave dhe NATO-s që e përfaqësonte Gjenerali Mike Jackson, shënoi fundin e bombardimeve ajrore të NATO-s dhe kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Me këtë marrëveshje u caktuan modalitetet tekniko-ushtarake të dinamikës së tërheqjes së forcave serbe dhe hyrjes së forcave ndërkombëtare.

(16)

Miratimi i Rezolutës 1244 dhe vendosja e prezencës ndërkombëtare civile dhe të sigurisë në Kosovë

Pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë Këshilli i Sigurimit më 10 qershor 1999 miratoi Rezolutën 1244 për Kosovën me të cilën edhe formalisht vendosi Kosovën nën administrativin e Kombeve të Bashkuara dhe hapi rrugën për vendosjen e prezencës ndërkombëtare civile dhe ushtarake në territorin e Kosovës.

Administrimi Ndërkombëtar në Kosovë i përcaktuar me Rezolutën 1244 është i karakterit të përkohshëm dhe synon krijimin e kushteve të përshtatshme demokratike për zgjedhjen e statusit final.

Pozita juridike e Kosovës në bazë të rezolutës 1244 përcakton administrim të përkohshëm ndërkombëtar që synon krijimin e kushteve të përshtatshme demokratike për zgjidhjen e statusit final të Kosovës.

Rezoluta 1244 është plotësisht e papërcaktuar sa i përket statusit final kushtetues dhe politik të Kosovës. Sa i përket statusit të përkohshëm juridik, Rezoluta 1244 promovon në status të një vetëqeverisjeje (autonomisë) substanciale brenda integritetit të RF të Jugosllavisë.

Kompetencat substanciale të karakterit shtetëror, rezervohen dhe ushtrohen nga Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuar në Kosovë (UNMIK) i cili paraqet autoritetin përfundimtar në funksionimin e pushtetit në Kosovë në tri trajtat e tij; legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Parimi i integritetit territorial të RF të Jugosllavisë ndaj Kosovës është një absurd juridik si dhe një nga defektet dhe të metat kryesore të kësaj rezolute.

Baza juridike për nxjerrjen e Rezolutës ka qenë Karta e Kombeve të Bashkuar, që parasheh të drejtën dhe përgjegjësinë parësore të Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Miratimi kësaj rezolute ka pasur këto objektiva kryesore:

• Ndaljen e luftës dhe konfliktit në mes UÇK-së dhe forcave serbe;

• Vendosjen e administrimit ndërkombëtare të OKB-së;

• Përcaktimi i një statusi të përkohshëm;

• Përgatitjen e zgjedhjes për statusin final.

Rezoluta 1244 është akt i përkohshëm juridik edhe pse në pikëpamje kohore nuk është bërë afatizimi, rrjedh se rezoluta do të jetë në fuqi derisa të shfuqizohet me një rezolute nga Këshilli i Sigurimit.

Rezoluta duke i referuar statusit politik të Kosovës thirret në Marrëveshjen e Rambujes, që parqet një absurd juridik, kur dihet se kjo marrëveshje nuk është nënshkruar nga pala serbe dhe si e tillë nuk mund të prodhoj pasoja juridike.

Vërejtjet kryesore ndaj Rezolutës 1244 janë:

1. Përmban formulime të përgjithësuara të cilat nuk japin një përkufizim të qarë për mandatin e UNMIK-ut;

2. Rezoluta përmban parimin kontradiktor për vendosjen e një vetëqeverisje substanciale të Kosovës brenda RF të Jugosllavisë;

3. Rezoluta referohet tek Marrëveshja e Rambujesë; 4. Merr për bazë pasojat e krizës e jo burimin; 5. Rezoluta nuk ka një përcaktim kohor;

(17)

6. Rezoluta nuk përcakton mekanizimin e zgjedhjes përfundimtare të statusit politikë të Kosovës;

7. Autorizimet e gjëra të Përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm, që janë të karakterit mbretëror sepse ai paraqet autoritetin përfundimtar për shumë çështje;

8. Mosdefinimi i konceptit të vetëqeverisjes substanciale;

9. Rezoluta nuk ka bërë përkufizimin e qartë të kompetencave në mes organeve të UNMIK-ut dhe organeve vendore si në nivelin lokal dhe qendror;

10. Nuk përmban dispozita për lirimin e të gjithë pengjeve dhe burgosurve luftës, politikë dhe të tjerë;

11. Rezoluta lejon një numër të caktuar të personelit ushtarake të Serbisë (Aneksi 1 pika 6 e Rezolutës 1244).

Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë

Shprehja Kornizë Kushtetuese është pak e njohur në teorinë dhe praktikën kushtetuese. Në thelb fjala kornizë nënkupton limite, ky akt është i natyrës konstitucionale dhe synon të përcaktoj bazat e rendit kushtetues në Kosovë në periudhën e administrimit ndërkombëtar.

Baza juridike për nxjerrjen e kësaj Kornize Kushtetuese është përcaktuar në Rezolutën 1244, që parashikon ushtrimin e një qeverisjeje substanciale për Kosovën gjatë periudhës kalimtare, që do të thotë se ka karakter të përkohshëm dhe do të vlej deri në nxjerrjen e një rezolute te re ose deri në gjetjen e zgjidhjes finale të statusit për Kosovën.

Korniza i referohet Marrëveshjes së Rambujesë, që paraqet një absurd juridik, kur dihet se ajo nuk është nënshkruar nga palët negociatore dhe nuk prodhon pasoja juridike dhe për faktin se janë krijuar rrethana të reja, dhe ka realitetet faktike që duhet të avanconin zgjidhje juridike dhe politike.

Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme ka tri qëllime:

1. Të krijoj bazën juridike për mbajtjen e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në nivel të Kosovës,

2. Vendosjen e vetëqeverisjes së përkohshme të përcaktuar me rezolutën 1244 për periudhën kalimtare,

3. Përgatitjen e Kosovës për zgjidhjen finale politike, pas përfundimit të administrimit ndërkombëtar.

Disa argumente juridiko-politike për pavarësinë e Kosovës

1. Pavarësia është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe rendin e ri ndërkombëtar

E drejta e vetëvendosjes paraqet shtyllën e demokracisë dhe lirisë së popujve. E drejta e vetëvendosjes si e drejtë universale është përcaktuar me nenin 1 të Kartës së OKB. Duke u nisur nga baza legale ndërkombëtare Pavarësia e Kosovës dhe e drejta e saj për vetëvendosje është në pajtim të plotë. Kosova është aneksuar dhunshëm nga Serbia më 1918. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët e Kosovës i janë bashkangjitur luftës antifashiste me premtimin e çlirimit kombëtar dhe realizimin e të drejtës për vetëvendosje. Përmes Rezolutës së Bujanit Kosova artikulon vullnetin burimor që

(18)

Shqipërinë. Ky vullnet u shtyp dhe më 1945 Kosova i aneksohet Serbisë brenda Jugosllavisë federale. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë vullnetin e saj për pavarësi e deklaroi përmes referendumit më 1991 si dhe konfirmoi edhe përmes luftës çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja. Duke u nisur nga të cekurat më lartë Kosova paraqet një rast tipik të vetëvendosjes së popujve dhe që ka bazën e saj juridiko-politike në të drejtën ndërkombëtare.

2. Pavarësia është e drejtë legjitime e popullit të Kosovës

Kosova plotëson të gjitha kushtet sa i përket territorit, popullsisë dhe të poseduarit e qeverisë efektive.

Sa i përket kriterit territorial, Kosova historikisht ka pasur një mëvetësi territoriale dhe njohja e pavarësisë nuk është në kundërshtim me Aktin Final të Helsinkit dhe nuk paraqet prishje të kufijve. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë kufijtë interfederal dhe administrativ të Kosovës shndërrohen në kufij shtetëror, që kanë qenë të garantuar me Kushtetutën federative dhe me Kushtetutë të Kosovës të vitit 1974. Edhe vet Rezoluta 1244 dhe Korniza Kushtetuese njohin kompaktësinë territoriale dhe pacenueshmërinë e kufijve të Kosovës.

Historikisht dhe aktualisht Kosova ka qenë e banuar nga shqiptarët si popull me shumicë absolute, e përbëre nga 90% shqiptar dhe 10% pjesëtar të minoriteve të ndryshme. Kosova tani ka themeluar institucione qeverisëse që po ngarkohen me përgjegjësi të reja esenciale.

3. Pavarësia e Kosovës zgjidhje me interes për stabilitetin rajonal

Pavarësia e Kosovës do t’i jepte fund konfliktit shekullor shqiptaro-serb dhe do të reflektonte edhe një stabilitet afatgjatë në rajon. Nuk dëmton interesat e asnjë shteti në rajon dhe nuk rrezikon shtete fqinje.

4. Pavarësia e Kosovës parakusht për demokratizimin e Serbisë

Njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte në interes edhe të vet Serbisë nëse ajo synon demokratizimin dhe integrimin në Evropë. Pavarësimi i Malit të Zi e bën të paqenë Rezolutën 1244 e cila bazohet në fiksionin RF e Jugosllavisë dhe me njohjen formale të pavarësisë së Kosovës do të përmbyllej procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë.

References

Related documents

Transportation staff have investigated lawn sign programs in other municipalities and are recommending to pilot a Lawn Sign Road Safety Campaign for Niagara Falls in 2020.. Based

Positioning for success in Asia Sustained growth O ver the next few years, global pharmaceutical firms will be increasing their presence in the region in order to tap the

To handle the workload heterogeneity and mitigate the reactiveness of trigger-based techniques, we de- signed and implemented an algorithm that relies on three simple

Abstrak-- Perancangan Interior Health Food Center dan Taman Hidroponik di Surabaya merupakan fasilitas pelayanan makanan dan minuman yang menawarkan suasana baru

• TST preferred among high risk clinical groups in resource-limited setting like the Philippines (Strong recommendation, low quality evidence); Routine LTBI screening using TST

patent qualities generated during examination and characteristic of the patent from issuance, such as the number of claims, the number of backward citations to prior art,

Sistem terdiri dari perangkat sensor suara yang dapat mengenali perintah suara berdasarkan fonem, suku kata yang telah dilatihkan sebelumnya yang bersifat independent dan

We note that these dy- namic schemes are based on heuristics (by considering the solutions of the static schemes), and so the performance of DGOS may not be optimal (in terms of