• No results found

Familja Shqiptare Dikur Dhe Sot

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Familja Shqiptare Dikur Dhe Sot"

Copied!
8
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

(Ndërrimi prej patriarkales në thelbore) (Ndërrimi prej patriarkales në thelbore)

Familja shqiptare historikisht, dikur ishte kryekëput tradicionale, patriarkale dhe mbështetej në këto Familja shqiptare historikisht, dikur ishte kryekëput tradicionale, patriarkale dhe mbështetej në këto parime: të mbledhun gjymtyrësh (njerëzish) që jetojnë nën një kulm dhe si qëllim kryesor e kanë shtimin e parime: të mbledhun gjymtyrësh (njerëzish) që jetojnë nën një kulm dhe si qëllim kryesor e kanë shtimin e njerëzve (lindjen e fëmijëve) nëpërmjet martesës si dhe zhvillimin e tyre trupor dhe mendor (1).

njerëzve (lindjen e fëmijëve) nëpërmjet martesës si dhe zhvillimin e tyre trupor dhe mendor (1).

Siç mund të hetohet nga ky përshkrim familja patriarkale mbështetet në bashkësi të gjerë njerëzish, e Siç mund të hetohet nga ky përshkrim familja patriarkale mbështetet në bashkësi të gjerë njerëzish, e   jo në marrëdhënie ndërpersonale burrë-grua-fëmijë, si dhe qëllim kryesor kishte shtimin e numrit të   jo në marrëdhënie ndërpersonale burrë-grua-fëmijë, si dhe qëllim kryesor kishte shtimin e numrit të anëtarëve të ri të familjes, dhe vetëm sekundarisht zhvillimin e tyre trupor dhe mendor (2). Këtë e vërteton anëtarëve të ri të familjes, dhe vetëm sekundarisht zhvillimin e tyre trupor dhe mendor (2). Këtë e vërteton edhe vet terminologjia: zoti i shtëpisë, zonja e shtëpisë, robët e shtëpisë apo të familjes. Pikërisht për këto edhe vet terminologjia: zoti i shtëpisë, zonja e shtëpisë, robët e shtëpisë apo të familjes. Pikërisht për këto veçori familja shqiptare traditore nuk ishte

veçori familja shqiptare traditore nuk ishte natyrorenatyrore, burri, gruaja, fëmijë, por kishte edhe shumë elemente, burri, gruaja, fëmijë, por kishte edhe shumë elemente tjerë, gjyshi, gjyshja, vëllezërit e martuar nën një pullaz dhe nën një zot dhe zonjë shtëpie, një lloj tjerë, gjyshi, gjyshja, vëllezërit e martuar nën një pullaz dhe nën një zot dhe zonjë shtëpie, një lloj

kolektivizmi

kolektivizmi mjaft burimor.mjaft burimor.

Burimi i këtij botëkuptimi ishte ky: bashkësia, komuniteti, sepse personi i pavarur vetvetiu nuk Burimi i këtij botëkuptimi ishte ky: bashkësia, komuniteti, sepse personi i pavarur vetvetiu nuk egzistonte në traditën shqiptare, por vetëm në kraharorin e familjes dhe në solidaritet me të (3).

egzistonte në traditën shqiptare, por vetëm në kraharorin e familjes dhe në solidaritet me të (3). Kjo psikologjikisht dmth. se njeriu në kontekstin familjar shqiptar nuk është

Kjo psikologjikisht dmth. se njeriu në kontekstin familjar shqiptar nuk është individ, person,individ, person, i ndarëi ndarë dhe i dalluar prej të tjerëve, por më tepër

dhe i dalluar prej të tjerëve, por më tepër   pjesë përbërëse,  pjesë përbërëse,një llojnjë lloj  fuzioni-shkrirje në  fuzioni-shkrirje në bashkësibashkësi nënnën udhëheqjen apo sundimin e një autoriteti.

udhëheqjen apo sundimin e një autoriteti. Pikërisht këtu dhe kështu krijohet

Pikërisht këtu dhe kështu krijohet mentaliteti ynë grumbullor,mentaliteti ynë grumbullor, turmorturmor , , masiv, ku si pikë orijentuesemasiv, ku si pikë orijentuese dhe përcaktuese është traditë, kontrollimi, sundimi dhe diktatura horizontale,

dhe përcaktuese është traditë, kontrollimi, sundimi dhe diktatura horizontale, ose si tëose si të tjerët, ose s’katjerët, ose s’ka rrugë, mënyrë apo veprim tjetër,

rrugë, mënyrë apo veprim tjetër,sepse vijon përjashtimi. Ta përkujtojmë shembullin e bujtorës dhe shtratitsepse vijon përjashtimi. Ta përkujtojmë shembullin e bujtorës dhe shtratit në mitologjinë greke: kush ishte i shkurtër, e zgjatësishin, kush ishte i gjatë e shkurtonin, pra, çdo bujtar e në mitologjinë greke: kush ishte i shkurtër, e zgjatësishin, kush ishte i gjatë e shkurtonin, pra, çdo bujtar e linte kokën, jetën në atë bujtore famkeqe.

linte kokën, jetën në atë bujtore famkeqe. Mentaliteti grumbullor e

Mentaliteti grumbullor e robëron dhe kushtëzon njeriunrobëron dhe kushtëzon njeriun si person, njësi, dhe atë e shkrin nësi person, njësi, dhe atë e shkrin në grumbull, mori njerëzish duke ia mohu

grumbull, mori njerëzish duke ia mohuar të drejtat themelore të të menduar të drejtat themelore të të menduarit dhe të vepruarit, lirinë, për t’uarit dhe të vepruarit, lirinë, për t’u përcaktuar, mundësinë e ndryshimeve dhe të përmirësimeve.

përcaktuar, mundësinë e ndryshimeve dhe të përmirësimeve.

Mu për këto arsyra shumëkush ose fare s’ka ndonjë mendim apo përcaktim personal, botëkuptim Mu për këto arsyra shumëkush ose fare s’ka ndonjë mendim apo përcaktim personal, botëkuptim  jetësor, ose s’ka guxim të jetë vetvetja para të tjerëve. Figurativisht unë them kështu:

 jetësor, ose s’ka guxim të jetë vetvetja para të tjerëve. Figurativisht unë them kështu: Shqiptari e ka kryet Shqiptari e ka kryet  ose për hijeshi ose për turrshi,

ose për hijeshi ose për turrshi, që dmth. ose nuk e përdoron fare, ose e përdoron vetëm për ruajtjen eqë dmth. ose nuk e përdoron fare, ose e përdoron vetëm për ruajtjen e traditës, të kaluarës, i fiksuar dhe i robëruar nga ajo.

traditës, të kaluarës, i fiksuar dhe i robëruar nga ajo. Neve na mungon së pari

Neve na mungon së pari  personaliteti bazor   personaliteti bazor -unë, sepse së shpejti shkrihemi në njerëz anonim, pa-unë, sepse së shpejti shkrihemi në njerëz anonim, pa identitet dhe pa personalitet, vetëm me përgjegjësi kolektive, e jo edhe personale (lindja, edukimi, fejesa, identitet dhe pa personalitet, vetëm me përgjegjësi kolektive, e jo edhe personale (lindja, edukimi, fejesa, martesa, jeta, puna, çdo gjë ndodhë në gjirin familjiar). Shqiptarit kur i mungon rrethi i ngushtë dhe i gjerë martesa, jeta, puna, çdo gjë ndodhë në gjirin familjiar). Shqiptarit kur i mungon rrethi i ngushtë dhe i gjerë familjiar ndihet keq, është i tretur, s’ka më siguri,

familjiar ndihet keq, është i tretur, s’ka më siguri, ndihet si peshku pa ujë, rrezikon çdo gjë. Nga kjondihet si peshku pa ujë, rrezikon çdo gjë. Nga kjo përvojë lind edhe

përvojë lind edhe farizeizmi farizeizmi, formalizmi, përshtatja rrethit me çdo kusht dhe në çdo mënyrë,, formalizmi, përshtatja rrethit me çdo kusht dhe në çdo mënyrë, dyfytyrësia- dyfytyrësia- pafytyrësia,

 pafytyrësia, sepse kush i ka dy s’e ka asnjë, rreziku i madh të luhen disa role, të krijohen disa masepse kush i ka dy s’e ka asnjë, rreziku i madh të luhen disa role, të krijohen disa maska dheska dhe maskime, pa pjesëmarrje dhe angazhim personal.

maskime, pa pjesëmarrje dhe angazhim personal.

Pa identitet dhe personalitet s’jemi vetvetja, shitemi, maskohemi, përshtatemi, bëjmë çmosin që të Pa identitet dhe personalitet s’jemi vetvetja, shitemi, maskohemi, përshtatemi, bëjmë çmosin që të  jemi dhe të sillemi si të tjerët.

 jemi dhe të sillemi si të tjerët.

Rreziku apo skajimi i kundërt është

Rreziku apo skajimi i kundërt është individualizmi i tepruar individualizmi i tepruar oseose “bajraktarizmi”,“bajraktarizmi”, dëshira për tëdëshira për të sunduar me të tjerët:

sunduar me të tjerët: vetëm si të them unë,vetëm si të them unë, ku tjetri objektivizohet, vogëlsohet, nënçmohet, përdorohet,ku tjetri objektivizohet, vogëlsohet, nënçmohet, përdorohet, keqëpërdorët në forma të ndryshme familjare, politike, kulturore, fetare, shoqërore.

keqëpërdorët në forma të ndryshme familjare, politike, kulturore, fetare, shoqërore. Me mentalitetin grumbullor, anonim dhe individualizmin e

tepruar-Me mentalitetin grumbullor, anonim dhe individualizmin e tepruar-sundimtar, diktatorial, s’kasundimtar, diktatorial, s’ka mundësi për bisedime, dialog, komunikim, por vetëm për nënshtrim (për shumicën) dhe sundim (për mundësi për bisedime, dialog, komunikim, por vetëm për nënshtrim (për shumicën) dhe sundim (për pakicën) (4).

pakicën) (4).

Njeriu është unitas complexa-qenie e kombinuar,

Njeriu është unitas complexa-qenie e kombinuar, trup, psikë dhe shpirt,trup, psikë dhe shpirt, dhe pa njohjen, pranimin,dhe pa njohjen, pranimin, zhvillimin dhe harmonizimin e tyre-tre

shtresave-zhvillimin dhe harmonizimin e tyre-tre shtresave-elementeve, s’ka individualitet, personalitet, pjekuri dheelementeve, s’ka individualitet, personalitet, pjekuri dhe drejtpeshim në jetë dhe në veprim. Thënë figurativisht njeriu është një lloj shtëpie trekatëshe, por dikush as drejtpeshim në jetë dhe në veprim. Thënë figurativisht njeriu është një lloj shtëpie trekatëshe, por dikush as

FAMILJA SHQIPTARE DIKUR DHE SOT

FAMILJA SHQIPTARE DIKUR DHE SOT

(2)

nuk e di se i ka këto mundësi, jeton gjithnjë vetëm në përdhesë, sepse s’ka shkallë apo ashensor për t’u ngritur më lartë.

Nëse unë nuk e di se kush jam, çka dëshiroj dhe si dua të realizohem, atëherë jetoj rastësisht, pa kurrfarë plani dhe përcaktimi jetësor, sipas hujeve, tekeve, rasteve apo mundësive, por pa vazhdimësi, si automjeti pa vozitës ose me vozitës në gjendje të dehur apo në gjumë.

Vetëm njeriu i harmonizuar në vetvete, me identitet dhe personalitet, me unin e vet, mund ta bëjë hapin vijues ndaj tjetrit, duke njohur, pranuar dhe nderuar tjetrin si rast, mundësi takimi, afrimi, bashkimi, bashkëpunimi dhe bashkëjetese me marrëdhënie dinamike ndërpersonale.

UNË-TI-NE- janë tre hapat vendimtar për komunikim ndërnjerëzor, për arritjen e ndjenjës së përbashkët: NE i takojmë njëri tjetrit, jemi subjekte e jo objekte, vegla, sende, pra, duhet të jetojmë njëri

 pranë, afër, me dhe për-tjetrin.

JAM VETVETJA- JI VETVETJA do t’ishte motoja për ne, sepse dukshëm na mungon kultura e komunikimit ndërnjerëzor, e pa te s’ka as qenie personale, familjare, shoqërore, por vetëm mashtrime, teatrime, tjetërsime (5).

Dikur familja dhe shoqëria shqiptare kryesisht bazohej në mësime dhe zbatime sa ma të përpikët të traditës, kulturës, fesë, që të jemi si të tjerët, si të parët tanë, që t’iu përmbahemi rregullave që janë krijuar  me shekuj. Sot më s’është e mundëshme të jetohet kështu “në barkun” e familjes së madhe patriarkale, sepse ajo më nuk egziston, s’ka më modele kulturore dhe shpirtërore për identifikimin dhe edukimin (si  babai, nëna, gjyshi, gjyshja…).

E vjetra patriarkalja, është rrënuar, e reja, nuklearja apo bërthamorja, ende s’është krijuar. Kjo gjendje kalimtare mes patriarkales dhe bërthamores, është dyfishë më e vështirë për familjet shqiptare në botën e jashtme, sepse përpos mungesës së familjes së madhe patriarkale, iu mungon edhe rrethi shoqëror, kulturor, kombëtar, fetar, gjuhësor…Kështu shqiptarët jashtë rrethit familjar dhe shoqër or ndihen dhe fatkeqësisht janë të tretur, pa orientim dhe përcaktim, “mall” në duar të të tjerëve, sepse s’kanë mbështetje, siguri, s’janë mësuar dhe aftësuar për përgjegjësi personale, familjare, shoqërore…

Që t’iu ikim këtyre rreziqeve nevo jitet:

1. Krijimi apo formimi i personalitetit bazor, sipas dhuratave dhe mundësive që ka çdo njeri. Njihe,

pranoje, zhvilloje dhe dhuroje vetveten në komunikim të gjithanshëm, e jo vetëm në atë formal dhe verbal, ku shkohet aq larg në pseudovlera sa që konsiderohet sukses mashtrimi, dredhia, rrena, manipulimi, keqpërdorimi…Shembull tipik mund të jetë tregtia, ku shitësi kënaqet se e shiti mirë mallin, e mashtroi blerësin, ndërsa blerësi po ashtu e ka të njëjtën “kënaqësi”, e mashtrova shitësin, e bleva gati f alas, shumë lirë…

2.   Edukimi për liri dhe përgjithësi, për vlera dhe virtyte, me përcaktime të qarta jetësore, e jo për marri dhe për anarki. Liria s’është çka më pëlqen mua (hedonizmi), çka më duket mua (hamendja), çka më ofrohet apo mundësohet mua (oportunizmi), çka bëjnë të tjerët (popullizmi masiv), çka më ndihmon mua të pasurohem dhe të kam sukses (materializmi dhe karierizmi), por çka është e mire, e drejtë dhe e vërtetë. Ku nuk ka vlera ka pseudovlera, ku nuk ka virtyte ka vese.

3.   Edukimi për komunikim-për takim, afrim, bashkim, për bisedë, dialog, kërkimin e të mires së

përbashkët, sepse ne jemi njerëz, lindim, jetojmë, zhvillohemi në marrëdhënie, dhe mu nga kjo kryesisht varet suksesi, fati, lumturia, jeta në tërësi (6).

Shoqëria moderna më tepër mbështetet në atë çka kemise në atë çka jemi, në materializëm, në pasuri dhe kështu e dëmton dhe varfëron dukshëm njeriun si person, edhe më tepër familjen, bashkësinë…Sot gati s’dijmë më të dëgjojmë dhe të takojmë njëri-tjetrin, ngutemi, s’kemi kohë, duresë, mirëkuptim sepse s’jemi të hapur, të sinqertë, pa maska, fajësojmë të tjerët për ta shfajësuar veten, merremi me thashëethëna.   Në një atmosferë të tillë s’ka bashkëbisedim, bashkëpunim, bashkëshortësi, por më tepër   punëtorë dhe

shërbëtorë; je i mirë vetëm nëse më nevojitesh dhe më shërben, të shfrytëzoj…

Mentaliteti ynë grumbullor shpeshherë përjashton çdokënd që nuk është si ne, në anën kombëtare, fetare, kulturore, politike…

Kështu ne dukshëm e varfërojmë vetveten, sepse nuk mësojmë dhe nuk marrim prej të tjerëve, por gjithnjë mbesim të ngurruar dhe të mbyllur. I dëmtojmë edhe të tjerët, sepse nuk i pranojmë si të tillë, i etiketojmë, njullosim, jetojmë në paragjykime, projektime me regresion në histori: dikur ishte mire, dikur ishim…, ose me projektim në ardhmëri: do të bëhet mirë nesër…duke ëndërruar për një ardhmëri më të mirë por pa bërë asgjë që ajo të arrihet.

(3)

Pa vetëdijsim njerëzor, kombëtar dhe fetar vështirë mund t’i përballojmë kushtet dhe rrethanat e reja dhe të ndërlikuara të jetës, familjes dhe shoqërisë (7).

 Në familjen patriarkale, të madhe, dikur edhe nëse burri dhe gruaja s’ kanë shkuar mirë, prapë për sy e faqe kanë duruar njëri tjetrin, s’ kanë koritur familjet e tyre, sidomos bota femrore ka pësuar dhe vuajtur pa masë. Përpos kësaj në familje të madhe disi më lehtë e kanë gjetur vetveten, me vjehrri, me kunata, me halla, ndër shumë anëtar të familjes së paku me dike janë kuptuar më mire, dikujt ia kanë çelur zemrën… Sot më s’është ashtu, mungon përkrahja e familjes, çdo mosmarrëveshje, konflikt, mund të jetë fatal, sepse s’kanë më të afërmit, me kë ta përballojnë dhe ta zgjedhin ndonjë çështje të vështirë. Nëse burri nuk  kuptohet me gruan dhe anasjelltas, së shpejti krijohet ferri, përlarja, përçarja, mosbesimi, mbyllja, urrejtja, shpesh edhe shkurorëzimi (8).

Shtyllat tjera të familjes shqiptare janë rrënuar, ka mbetur burri-gruaja, eventualisht fëmijët, e nëse këta s’janë të aftësuar për marrë-dhënie ndërpersonale, atëherë së pari individi, personi, e pastaj edhe familja është në krizë të madhe.

Që të plotësohen gjithë këto zbrazëti dhe plasaritje rendësi të madhe, do të thoja, të jashtëzakonshme ka feja, jeta shpirtërore, ndihma e Zotit, urata, pendesa, jeta sakramentale, veçmas rrëfimi dhe kungimi. Përse? Sepse njeriu është fshehtësi, mister, shpesh nuk e kuptojmë as vetveten, e jo më tjetrin. Atë çka nuk di unë, atë çka s’mundem unë, di dhe mundëm s’ bashku me Zotin, e pastaj edhe me të afërmin. S’ duhet ta shikojmë njëri tjetrin vetëm me sytë e ballit, por edhe me sytë e mendjes, mbi të gjitha me sytë e zemrës. Zoti është Dashuria dhe ai që mbetet në dashuri, mbetet në Hyjin dhe Hyji në të.

I. BASHKËSHORTËSI (MARTESA) - RAST ZHVILLIMI DHE REALIZIMI 

(Rritja dhe pjekuria në dashuri)

Të flasim sot në përgjithësi për martesë-bashkëshortësi dhe për familje është mjaft vështirë, sepse shumëçka është ndërruar apo është gjithnjë duke u ndërruar sipas vendeve dhe rrethanave. Me një gjë gati të gjithë pajtohen: martesa dhe familja janë në krizë të madhe dhe pothuaj pa shtegdalje.

Ja disa fakte të pamohueshme: ka gjithnjë e më tepër shkurorëzime, gjithnjë e më pak fëmijë-lindje, numri i dështimeve (abortusit) shtohet dita-ditës, si dhe bashkëjetesa pa kurorë civile dhe fetare (kishtare). Rinia e sotme e shtyn, largon, në disa raste edhe e dëbon martesën dhe familjen si institucion, aq sa në shtetet e pasura përendimore dhe në SHBA rritet numri i atyre që s’martohen fare-singl-s; rritet dhuna ndaj femrave (prostitucioni) si dhe ndaj fëmijëve-deri te pedofilia-keqpërdorimi i tyre epshor, SIDA, alkoholizmi, droga, banditizmi, terrorizmi…

Para këtyre fakteve të pamohueshme edhe ne s’jemi më imunë, të mbrojtur dhe të sigurtë, por së bashku duhet të mendojmë dhe të veprojmë.

Ja disa shkaktarë të kësaj situate:

-Privatizimi i lidhjeve afektive, seksit dhe moralit, si dhe privatizimi i kurorës dhe familjes, sikurse çdo gjë të ishte thjesht private: punë për mua, si më pëlqen mua, jetojmë së bashku aq sa kemi dobi, interes, dashuri, sa dhe si na pëlqen neve…Për çiftat e ri martesorë më askush s’ka kujdes sistematik, ku  janë, si jetojnë, sikurse mos t’ishin më pjesë e familjes dhe e shoqërisë. Tek ne shqiptarët gjendja është edhe më e keqe, sepse martesa paraqitet si qëllim i jetës, prandaj, mjafton që të martohesh mire, ta gjejsh një burrë apo grua të mirë, të bukur, të shëndosh,…dhe çdo gjë automatikisht do të jetë në rregull.

Me martesë i riu dhe e reja shkëputën deri diku prej familjes së prejardhjes, krijojnë familjen e re,  por askush më nuk i përcjell, s’ ju ndihmon, sepse sot secili i ka hallet e veta.

Ata si të rinjë, pa përvojë, shpeshherë nuk janë në gjendje t’i përshtaten njëri- tjetrit, ta njohin, ta pranojnë, nderojnë dhe dashurojnë në tërësi, përpos në mënyrë truporo-epshore, e kjo s’ mund të zgjasë shumë dhe nuk i bënë të lumtur dhe të sigurtë në jetë.

-Familja sot gjithnjë e më tepër ngushtohet, sepse njeriu modern pjesën dërmuese të jetës e kalonë në punë, jashtë shtëpisë, në marrëdhënie me të tjerët, aq sa shtëpia gati shndërrohet në bujtore, hotel, ku çifti martesor janë të lodhur, të harxhuar, të mërzitur, dhe si të tillë më tepër ndeshën se takohen. Dikur mbarë shoqëria ishte e bazuar në familje, në martesë, ndërsa sot mbështetet kryesisht në individ , në punë, fitim

(4)

dhe prodhim, në profesionalizëm, duke rrënuar kështu sidomos martesën dhe familjen. Askujt më gati nuk i intereson kush je, si je, çka bën, ku dhe si jeton, por çka, sa dhe si punon-fiton.

-Fëmijtë lindin gjithnjë më pak, disa çifta martesor i qesin kusht njëri-tjetrit për m martesë edhe këtë: do të jetojmë së bashku vetëm nëse bijmë në pëlqim që mos të kemi fëmijë! Moto i tyre është ky: martesa  po, fëmijë jo! Sot shumë fëmijë të perëndimit s’kanë më përvoja themelore jetësore, si p.sh. me vëlla apo

me motër, përpos shprehjes gjuhësore, e mos të flasim më për përvojën: fëmija i parë, i dytë, i madhi, i mesmi, i vogli…Kështu fëmijtë e pakët tani jetojnë në vetmi, sepse s’kanë fëmijë tjerë, janë me prindër  dhe pa prindër, edukohen nëpër çerdhe, institucione shoqërore-prej të huajve.

-Marrëdhëniet ndërnjerëzore janë gjithnjë më sipërfaqësore, sepse jetojmë dhe punojmë gati në lëvizje të vazhdueshme, ndërrojmë vendin e punës, të banimit…njohim shumë njerëz, por kemi pak miq dhe dashamirë.

-Pluralizmi i mendimeve dhe qëndrimeve, botëkuptimeve, popujve, gjuhëve, kulturave, feve…është një sfidë e madhe për mbarë njerëzimin. Kjo bashkëjetesë s’është aspak e lehtë dhe automatike, por kërkon punë, edukatë, angazhim, mundësi dhe aftësit të mëdha adaptimi.

Në bazë të këtij përshkrimi të shkurtër të disa dukurive që kanë ndikim të madh në martesë, në familje dhe në shoqëri, shtrohet pyetja themelore: a ka më famlje dhe çka mbetet ende e paprekshme, e

vlefshme për të gjithë?

Njeriu gjithnjë e më pak mirret me vetveten, kurse të tjerët shpesh i trajton si hall, vështirësi, rrezik, ngarkesë…Gjendja e tillë e tensionuar -ngarkuar paraqet martesën dhe familjen si një lloj strehimi para   botës dhe shoqërisë gjithnjë e më pak njerëzore. Sot gati më asgjë s’është e qartë, e sigurtë, natyrore, e

pëlqyer dhe e pranuar-zbatuar së paku nga shumica, as martesa, familja, por secili jeton si di dhe do, si mendon dhe dëshiron…

Familja është dhe duhet të jetë shkëmbimi i gjithanshëm i jetës, të mirave, begative, përvojës…me dashuri dhe për dashuri, ku prindërit e kanë rolin primar, ndërsa fëmijtë janë lidhësa mes vete dhe me prindër.

Pa pranimin e vetvetes s’mund ta pranojmë tjetrin. Mospranimi apo dëbimi i vetvetes mvaret prej përvojës jetësore qysh në ngjizje, në lindje, në fëmijërinë e hershme, në rini. Me edukim të rreptë, të egër dhe formal, me kërcnime, me mungesën e procesit të socializimit dhe të identifikimit me prindër, gjendja dukshëm vështirësohet dhe ardhmëria rrezikohet. Prindërit e  frustruar dhe të parealizuar -të pakënaqur i ngarkojnë fëmijtë me kërkesa dhe pritje të pamundshme: gjithçka të kam dhënë, e ti? Ata fëmijtë i objektivizojnë dhe vegëlsojnë për t’u dëshmuar, lavdëruar para tjerëve, një lloj vazhdimi i vetvetes…Çka s’kam pasur unë, duhet të kesh ti. Çka s’kam qenë unë duhet të jeshti!

Disa martohen për ta thyer monotoninë, vetminë, për t’i plotësuar mungesat afektive nga fëmijëria dhe rinia, por pa e harmonizuar veten, kështu që dikujt i jetë në qafë.

Sipas disa hulumtimeve moderne njerëzit sot martohen për këto motive: 30 % që mos të mbesin të vetmuar, sidomos në pleqëri;

30 % që të jenë të dashur prej dikujt;

20 % për t’u liruar prej familjes së prejardhjes;

10 % për nevoja seksuale (më shumë mashkulli se femra); 10 % për t’u afruar, bashkuar dhe jetuar në dashuri (9).

Fëmijëria apo rinia e dështuar dukshëm kushtëzon edhe zgjidhjen e çiftit martesor, si dhe jetën në bashkëshortësi, si p.sh. dikush në burrin e saj kërkon babain, apo nënën, vëllaun apo motrën, përindërit, sigurinë shpirtërore, materiale…

 II. SHOQËRIA ANONIME

Shumë njerëz tani janë të çrrënjosur prej rrethit të tyre, jetojnë dhe punojnë në vende dhe rrethe të panjohura. Kjo gjendje iu harxhon shumë energji në pësime, përshtatje, punë  , dhe hurxhet dhe  pakënaqësitë e tilla doemos i bartin edhe në martesë dhe në familje. Ackermani thotë se njeriu (individi) e

(5)

moskomunikimin mes njerëzve, Riesmani për njeriun i cili është i drejtuar kah të tjerët por duke harruar  apo humbur vetveten.

Lufta për jetë, punë, sukses, fitim, pasurim rëndon dukshëm edhe marrëdhëniet martesore dhe familjare, se shoqëria e sotme mbështetet mbi atë që ke e jo mbi atë që je (10). Kjo e copëton, disintegron dhe shpartallon njeriun, aftësitë e tija për nderim dhe për dashuri, e depresonalizon martesën dhe familjen, sepse njeriu më tepër është mjet pune, fitimi, harxhimi (konsumimi), se njeri. Në rrethana të tilla të tensionuara ku ka shumë pësime, mossuksese, hurxhe, frustrime, martesa është më tepër si ikje nga vështirësitë, strehim dhe mbrojtje prej vetmisë dhe pasigurisë, një lloj “besëlidhje në dy kundër botës” (11).

Vështirësia e parë është zgjidhja e partnerit me të cilin matet dhe vërtetohet edhe aftësia e njeriut për

qëndrime, orjentime dhe përcaktime jetësore. Zgjidhja s’duhet të jetë çështje e rastit , pëlqimit epshoro-trupor, verbërisë së dashurimit, gjendjes së vetmisë…,  por shprehje e tërësisë së qenies njerëzore: trup,   psikë dhe shpirt, sepse ajo që është pjesërisht është edhe përkohësisht. S’ka zgjidhje pa njohuri, së pari

ndaj vetvetes, pastaj edhe ndaj të tjerëve, dhe pa angazhim të gjithanshëm, si Michelangelo i cili në Moisiun e derdhi mrekullisht vetveten, artin, dashurinë, pavdekësinë.

-Të jesh në disponim-dmth. të jesh vetvetja dhe t’i dhurohesh tjetrit ashtu si je dhe me atë çka ke. Kush s’është i harmonizuar në brendi tjetrin ose e mbiçmon ose e nënçmon-robëron dhe vegëlson, me këto qëndrime: më duhesh, më shërben, kam nevojë për ty, por vetëm aq sa të plotësohet ndonjë nevojë, kërkesë, dëshirë e përkohshme. Marrë + dhënie është një proces dinamik jetësor, gjithnjë i hapur dhe në veprim, ku t jetri kurrë s’mund të harxhohet, aq më pak çifti martesor.

Rreziku tjetër në martesë është tradhtia së pari ndaj vetes, e pastaj edhe ndaj tjetrit. Kur s’je vetvetja,  por lojë “roli” apo teatri, atëherë doemos do ta mashtrosh edhe tjetrin. Këtuështë burimi i çdo tradhtie, pra,

edhe i tradhtisë martesore, mosjetesa në prizmën e të vërtetës dhe në frymëzimin e dashurisë.

Për ne shqiptarët martesa trajtohet si qëllim jete, ndërsa njeriu pas moshës madhore, sidomos pas martesës, tashmë si i pjekur dhe i formuar për çdo gjë dhe për çdo kohë. Ky botëkuptim është mjaft i gabueshëm dhe i rrezikshëm, sepse jetën nuk e çmon si proces, njeriun si dinamizëm, bashkëshortësinë si rast dhe mundësi zhvillimi dhe pjekurie. Njerëzit e tillë janë fatalista: i tillë jam apo je dhe i tillë do të mbes dhe do të vdes! Përse kështu? Sepse determinizmi-natyra ime, fëmijëria, rinia, prindërit, edukata, shoqëria…më kanë bërë të tillë,   s’mund të dalë prej lëkurës time! Kjo është padrejtësia më e madhe, dhuna e përditshme ndaj njëri-tjetrit, moszbulimi dhe mosbesimi në vetvete dhe në tjetrin, infantilizmi,  papjekuria, paragjykimet…që për ne të krishterët është edhe mëkat i madh,sepse ia mohojmë edhe Zotit,

edhe vetvetes edhe tjetrit mundësinë e ndërrimit dhe të përmirësimit!

Ky qëndrim jonjerëzor, edhe më tepër jo i krishterë, tregon mosaftësinë e bashkëjetesës dhe të bashkëpunimit me Zotin dhe me të afërmin, psikologjikisht është vdekje para vdekjes.

Nëse besnikëria martesore është vetëm dëtyrë martesore, atëherë s’ka më risi-dashuri, por ligje, rregulla sa për sy e faqe. Tradhtia në martesë nuk është vetëm shkelje e kurorës, por edhe mosjetesë në harmoni dhe dashuri, mosdhurimi në tërësi, trajtimi i partnerit apo partnerës si vegël apo mjet shërbimi, zbavitjeje, e jo si person…Mjetet ndërrohen dhe përdoren sipas nevojave dhe mundësive, por jo edhe njerëzit, partnerët. Këtu e gjejmë burimin e jetës së panjerëzishme, kur njeriu vetveten dhe tjetrin e vegëlson, tjetërson, banalizon aq sa edhe jetën, dashurinë, martesën, familjen e trajton si një lloj loje dhe zbavitje. Kush luan me vetveten përse mos të lozin edhe me të tjerët?

 III. ZHVILLIMI I PERSONIT NË BASHKËSHORTËSI 

Materializmi dhe hedonizmi njeriun e projektojnë në këtë drejtim: shëndeti, rinia, pasuria, suksesi…capre diem-grabite rastin-ditën- jetën…e çdo gjë do të jetë në rregull, duke premtuar shumçka dhe pa dhënë gati asgjë!

Njeriu pjeket dhe formohet fiziologjikisht deri në moshën e rritjes, kurse psikologjikisht, shpirtërisht, moralisht formohet dhe trajtohet gjatë tërë jetës. Shi për këtë zhvillimi dhe formimi i njeriut s’ka të ndalur, ndërprerje, si edhe vet jeta, është një vazhdimësi dhe risi e përhershme. Ky gabim e trajton fëmijërinë dhe rininë si faza përgaditore për jetë, ndërsa martesën si qëllim jete, faze përfundimtare formimi, e jo si rast,

(6)

mundësi për zhvillimin dhe realizimin e gjithmbarshëm të njeriut. Jeta është një lloj zingjiri- me cikle, prej lindjes e deri në vdekje, e këtë populli shqiptar e ka shprehur fare mirë me fjalën: RRNO E MËSO! P.sh. për çiftat martesor rëndësi të posaçme ka partnerizmi, ndarja e jetës me tjetrin, si dhe përjetimi, përvoja e atësisë apo amësisë, edukimi i fëmijëve…

Zhvillimin e personit në martesë do ta veshtrojmë në dy drejtime: individualizimi - të jesh vetvetja dhe ta zbatosh jetën tënde, dhe kohezioni - lidhjet dhe marrëdhëniet e njeriut me të tjerët, me botën që na rrethon (socializimi).

Fëmija i posalindur është ende i padefinuar, një lloj tërësie, që ngadalë zhvillohet dhe specializohet   për veprime të ndryshme, për lëvizje, dëgjim, shikim, ecje…,ku çdo gjymtyrë e trupit zhvillohet dhe

harmonizohet edhe si njësi edhe si tërësi me mbarë trupin. Kjo arrihet me ndihmën dhe bashkëpunimin e të tjerëve, sidomos nënës. Pas krijimit të ego-s-vetvetes, ndihet nevoja për të tjerët, dëshira për kohezion apo socializim. Dashuria është fuqia që njeriun e orjenton dhe drejton kah tjetri, kah të tjerët, por pa e mohuar apo zhdukur vetveten. Pa procesin e parë të individualizimit, formimit dhe harmonizimit në mbrendinë tone, s’ka as kohezion, komunikim me të tjerët.

Deri në rini më tepër theksohet individi - unë, ndërsa me rini nëpërmes dashurisë njeriun kërkon vetveten në tjetrin, në partnerizëm. Mirëpo populli mirë thotë: Kush s’është për veti s’është as për në gjeti! Kur s’jemi vetvetja, në rregull dhe në harmoni të mbrendshme, atëherë s’kemi guxim, fuqi, siguri, mundësi të hapemi ndaj të tjerëve, sepse jemi të bllokuar (bllokada psikologjike dhe shpirtëror është paraliza tepër e rrezikshme për njeriun e sotshëm). Ja një shembull nga jeta e përditshme: kur s’jemi të veshur dhe të rregulluar, s’dalim përjashta, ose nëse shtëpinë e kemi të papastër dhe jo në rregull, atëherë s’pranojmë musafirë, mundohemi t’i ndalim te dera, para hyrjes në shtëpi, në oborr, që mos të koritemi.

Harmonizimi mes individualizimit dhe kohezionit-socializimit është çështja jetësore  , unë dhe të tjerët, integrimi i njeriut me vetveten dhe me të tjerët. Pa individualitet, personalitet s’ka bashkim, bashkësi, dashuri, kohezion-integritet me botën që na rrethon.

Ja disa mundësi konkrete për zhvillimin e njeriut në martesë:

Dashuria i mund inhibicionet, pengesat, bllokadat e mbrendshme dhe njeriun e orjenton dhe njëkohësisht e aftëson për marrëdhënie ndërnjerëzore. Duhet pranuar veten si trup, moshë, pamje e jashtme, brendi, gjini me tipare dalluese, pra, në tërësi, për t’u aftësuar që t’i pranojmë edhe të tjerët, sidomos në martesë. Martesa ndihmon për ta zbuluar tjetrin-çiftin martesorë- jo më si në fëmijëri fëmija nënën në funksion të tij, fëmija qanë, zhytet, ka uri…,dhe nëna është aty për të, si objekti i tij, apo edhe si pjesë e tij, por si subjekt të dalluar dhe të barabartë për krijimin e bashkimit në dallime, në përplotësime mashkull-femër. Kjo është risia e dashurisë së ndërsjelltë që kurr s’harxhohet dhe s’përfundon.

-Martesa është faze e rendësishme në jetë për arritjen e  pavarësisë prej prindërve, për marrjen e përgjegjësisë personale-unë, ndërpersonale, unë dhe ti, shoqërore (unë-ti-ne) fëmija, familja, shkolla, shoqëria…

-Bashkëshortësia mundëson integrimin e individit në shoqëri nëpërmes jetës familjare, familjes, si qëliza e pare e shoqërisë.

Njeriu është qenie shoqëror, dhe si i tillë lind, rritet, zhvillohet, jeton, punon në marrëdhënie ndërnjerëzore, në shoqëri.

-Në martesë arrihet faza e re e individualizimit apo identifikimit të ri si ne, si diçka e përbashkët që është shumë më e madhe se unë dhe ti veçmas, apo si në matematikë 1 + 1 = 2, në jetë s’është ashtu. Dhurimi i vazhdueshëm në dashuri begaton dhe fisnikëron shumë çiftat martesorë, i aftëson për marrëdhënie ndërnjerëzore si në familje, ashtu edhe në shoqëri. Kush është i suksesshëm në jetën familjare, ka parakushte që të jetë i tillë edhe në sferat e ndryshme të jetës dhe të veprimit.

-Kohezioni në dashuri nuk është një lloj simbioze, bashkimi si ai mes nënës dhe fëmijës, ku fëmija tërësisht varet prej nënës, dhe nëna vihet në shërbim të plotë të tij, por më tepër si lirim prej egoizmit dhe egocentrizmit në reciprocitet, në dashuri aktive, ku dy qenie njerëzore “në dashuri janë një, megjithatë mbesin dy”(12).

Dashuria nuk është fusion, shkrirje e dy personave, por kohezion, ku secili mbetet vetvetja, por në bashkim janë dhe kanë shumë më tepër se secili vetvetiu.

Në martesë si fazë zhvillimore e personalitetit vjen në shqyrtim dhe në sprovë UNË  – personi, që hapet, bashkëpunon, bashkëjeton dhe dashuron TJETRIN . Pra, në pyetja janë dy njerëz të dalluar, të cilët në bashkim, në dashuri kërkojnë dhe gjejnë vetveten në njëri-tjetrin. Është risi të jesh çift martesor, burr,

(7)

grua, më vonë nënë, babë…gjyshë apo gjyshe…të krijosh diçka krejtësisht të re dhe të panjohur, të papersëritshme, bashkësinë që quhet bashkëshortësi - ndarjen e tërësishme të jetës me tjetrin. Aty gjendet burimi i dashurisë, zanafilla e jetës së re, edukimi, kultura, qytetërimi i mbarë njerëzimit.

Dikush ka lindur prej barkut të nënës, por kurrë nuk e ka krijuar personalitetin bazor, egon-unin, por ka mbetur gjithnjë i mvarun prej prindërve, vëllezërve, motrave, familjes, shoqërisë. Prandaj si të tillë gjithnjë iu përshtatën tjerëve, janë të nënshtruar, të dëgjueshëm, të “mirë”, që mos ta humbin përkrahjen dhe solidaritetin.

Individualizimi apo “ndarja e dytë” prej nënës, babait, vëllezërve, motrave, prej familjes është “lindja e dytë” – lindja psikologjike, dhe ndodh fillimisht diku në mbarim të vitit të tret të jetës dhe vazhdon gjatë tërë jetës.

Kush nuk i ka kaluar mirë këto dy faza jete në partnerin kërkon mbrojtje, siguri, përkrahje, që shprehet me forma të ndryshme, si p.sh. sundimi ndaj çiftit martesorë (te burrat), ose nënshtrimit të plotë (te gratë) si një lloj i ri i marrëdhënieve primordiale nëna dhe fëmija.

  Nëse edhe faza e kohezionit s’është plotësuar mirë, atëherë tjetrin nuk e çmojmë, nderojmë dhe dashurojmë ashtu si është, por e trajtojmë si vegël për nevoja tona, si fëmija që e “shfrytëzon” nënën për  nevoja jetësore: ushqim, pastërtim, kontakti lëkurë-lëkurë, siguri…Kush ka mbetur i fiksuar në këtë fazë s’ka mundësi dhe aftësit për bashkëshortësi, por vetëm për përdorim, manipulim funksional me partnerin apo partnerën.

Si mund të zgjidhen këto dy konflikte bazore individualizimi dhe kohezioni, socializimi?

Me njohjen dhe pranimin e gjendjes reale dhe me komunikim të vazhdueshëm. Mes burrit dhe gruas duhet të jenë të hapur të gjitha kanalet e komunikimit, sepse përndryshe do të mbesin dy të huaj dhe të panjohur, që komunikojnë vetëm me trup, por jo edhe me mendje, vullnet, liri, zemër-tërësi. Mendja dhe zemra duhet të lidhën dhe shprehen me gojë-me fjalë, por edhe më shumë me komunikimin joverbal.

Dashuria e vërtetë është e mundshme vetëm nëse ka komunikim të gjithanshëm dhe të vazhdueshëm mes partnerëve. Pikërisht për këtë jeta është e bukur në çdo faze, nëse jetojmë në paqe dhe në harmoni me vetveten, nëse i dhurohemi njëri-tjetrit në vazhdimësi, nëse nga përvoja mësojmë se dashuria është pema e të gjitha stinave, si buka, apo si frymëmarrja, pa të cilën s’ka jetë.

Për këtë edhe thuhet: Të piqemi e mos të digjemi. Pjekuria më e madhe e jetës është ekvilibri, drejtpeshimi në ne dhe me të tjerët, si trupi i njeriut, ku të gjitha gjymtyrët janë njësi të veçanta, por krijojnë edhe një tërësi-njeriun.(13)

(8)

(1) Krh. KLD përmbledhur dhe kodifikuar nga atë Shtjefën GJEÇOVI me biografi dhe parathënie të prof. Dr. Syrje Pupovcit, Prishtinë, 1972, fq. 7.

(2) Lexo: Dr. Lush Gjergji, Roli i femrës shqiptare në familje dhe në shoqëri, Drita, 1990, fq. 21-27. (3) Giuseppe Valentini, në Roli…, vep. e cit. fq. 24.

(4) Lexo: Dom Lush Gjergji, Gjendja aktuale fetare shqiptare, shqyrtim psikologjiko-shoqëror, në (“Krishterizmi ndër shqiptar”) Simpozium ndërkombëtar Tiranë, 16-19 Nëntor 1999, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, Shkodër, 2000, fq. 482-487.

(5) Lexo: Dr Lush Gjergji, Zbulimi i Zotit-dhurata më e çmuar, Shpresa, Prishtinë; 2002, fq. 11-40. (6) Lexo: Dr. Lush Gjergji, Fitorja e kryqit , Drita, Ferizaj, 1992, fq. 7-21.

(7) Don Lush Gjergji, Gjendja aktuale fetare shqiptare, vep. e cit. fq.474-478. (8) Dr. Lush Gjergji, Roli…vep. e cit. fq.97-151.

(9) Krh. Nadine Boucher, L’uomo e la donna in armonia, SEI, Torino, 1973, fq. 47. (10) Lexo: E. Fromm, L’arte d’amare, Il Saggiatore, 1972, fq. 107-124.

(11) Po aty, fq. 122.

(12) E. Fromm, vep. e cit. fq. 35.

(13) Mbi familjen shqiptare më gjerësisht lexo: Lush Gjergji, Obitelj i brak mjesto autenticnog susreta osoba, në “Obnovljeni zivot”, Zagreb 4/1982, fq. 320-336; Dr. Lush Gjergji, Familja shqiptare dje, Drita-Ferizaj 2/1980, fq. 2-3; Dr. Lush Gjergji, Familja sot, Drita- Ferizaj, 3/1980, fq.2-3; Dr.Lush gjergji, Ä ka ende familje?, Drita- Ferizaj, 4/1980, fq. 2-3; Dr. Lush Gjergji, Privatizimi i familjes, Drita-Ferizaj, 8-9/1980, fq. 6-7; Dr. Lush Gjergji, Familja në gjumë, Drita-Ferizaj, 12/1980, fq. 4-5; Dr.Lush Gjergji, Frika nga jeta dhe vdekja, Drita-Ferizaj, 5-6/1982, fq.3; Dr.Lush Gjergji, Ä ka ende mundësi për dashuri, Drita-Ferizaj, 3/1978, fq.7; Dr.Lush Gjergji, Izolimi “vdekja” e dashurisë,Drita-Ferizaj, 4/1978, fq.5-6; Dr.Lush Gjergji, Kush (s) është i aftë për dashuri? Drita-Ferizaj, 5-6/1978, fq.9; Dr.Lush Gjergji, Përgaditja për  dashuri,Drita-Ferizaj, 10/1978, fq.7; Dr.Lush Gjergji, Dashuria e vërtetë,Drita-Ferizaj 1/1979, fq.6.

References

Related documents

primary task (in this case, the Tower of London). Under conditions of articulatory suppression, inner speech use should not be possible, because verbal resources are exhausted by

The control terminal (pin 5) can be used to change the high time (‘on’ time) of the output pulse train in the astable mode and the output pulse width in the monoshot

Gender issues have received considerable attention in educational research but research regarding the experiences of female principals with school discipline in

EXAMPLE: An undamaged Heavy Cruiser is hit by enemy fire, taking 6 damage points. The first row of hull boxes is marked off, requiring a threshold roll for each system on the SSD. A

When the Supreme Court determined in Boerne that broad relig- ious freedom protection exceeds congressional power under Section 5 of the Fourteenth Amendment, 193

1) The nuclear fuel cycle is a complex system with a series of industrial pro- cesses involving the production of electricity from uranium, plutonium and other fissile materials

Tujuan yang akan dicapai dalam penelitian ini adalah: (1) Menganalisa perubahan daerah penangkapan (fishing ground), lama waktu penangkapan dan frekuensi

It seems that Edmodo is more effective than Quipper School in writing lesson since the learning platform in Edmodo gives facilities for the students to work