• No results found

Politika Kriminale

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Politika Kriminale"

Copied!
10
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

Politika Kriminale KUPTIMI

Politika kriminale përfshin politikën e luftimit të kriminalitetit dhe me të kuptojmë organizmin e planifikuar të aktiviteteve të ndryshme të shoqërisë të drejtuara drejt luftimit të kriminalitetit. Andaj në tersi politika kriminale kuptohet si sistem i masave preventive dhe represive më të cilat mbrohet shoqëria nga krimi duke pasur parasysh edhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

OBJEKTI I POLITIKËS

KRIMINALE-Detyrë kryesore e politikës kriminale është organizimi i luftës dhe i mbrojtjes efikase nga kriminaliteti duke pas parasysh parandalimin dhe represionin juridiko-penal. Si lëndë të cilat i studion politike kriminale janë: parimet ë përgjithshme të politikës kriminale të një shoqërie të caktuar, legjislacioni penal, zhvillimi i bazës institucionale të luftës juridiko-penale, aktivitetet e organeve të posaçme në kë drejtim si : polica, prokuroria, gjykata , pastaj sistemi i

sanksioneve etj

POLITKA KRIMINALE DHE E DREJTA PENALE

Janë disiplina shumë të ndërlidhura. Politika kriminale është pasuruar gjatë historisë vetëm me burimet e së drejtës penale dhe të bazës së sajë në legjislacionin penal. E drejta penale në kushtet e sotshme ka rëndësi të madhe politike, sepse në të drejtën penale është e theksuar forma juridike e politikës kriminal të çdo vendi.

POLITIKA KRIMINALE DHE KRIMINOLOGJIA

Politika kriminale është e lidhur ngushtë me kriminologjinë. Politika e mëhershme më shumë mbështetej në politikën represive ndërsa sot më shumë në masat preventive. Andaj për këtë qëllim politika kriminale shfrytëzon rezultatet e kërkimeve kriminologjike. Kriminaliteti nuk mund të luftohet pa i ditur shkaqet dhe kushtet e paraqitjes së tij dhe këto të dhëna politikës kriminale ja ofron kriminologjia e sidomos etiologjia kriminale.

POLITIKA KRIMINALE DHE PENALOGJIA

Duke pas parasysh se penologjia merret me studimin e ekzekutimit të sanksioneve penale dhe me procesin e risocializimit të personave të dënuar andaj asaj i nevojitet dhe i përshtatet botëkuptimi politiko-kriminal mbi obligimet e shoqërisë që ta riedukoje personin e dënuar dhe ta kthej si të përshtatshëm për shoqërinë. Të dhënat e praktikës penologjike janë të

domosdoshme për shkencën e politikës kriminale.

POLITIKA KRIMINALE DHE E DREJTA E PROCEDURËS PENALE

E drejta e procedurës penale se pjesë e sistemit juridik e ka për detyrë ta rregullojë

procedurën penale e cila shërben për të zgjidhur çështjet penale. Ligji procedural është objekt i përbashkët i studimit i politikës kriminale dhe i shkencës së procedurës penale.

POLITKA KRIMINALE DHE KRIMINALISTIKA

Shkenca e kriminalistikës lidhet drejtpërdrejt me politikën kriminale. Kriminalistika ka rëndësi sepse ajo merret me zbulimin e veprave penale dhe kryesve te tyre duke përdorur metoda dhe mjete të ndryshme taktike, metodike dhe teknike andaj si e tillë ka rëndësi të madhe për politikën kriminale.

POLITIKA KRIMINALE DHE POLITKA SOCIALE

Luftimi i kriminalitetit si funksion themelor i politikës kriminale sendërtohet edhe në lëmin e aktiviteteve të politikës sociale. Politika kriminale tregon interesim për zgjidhjen e problemeve të mbrojtjes sociale në lëmin e politikës sociale. Politika sociale që e përpunon një shtet ka efekt të drejtpërdrejtë në politikën kriminale.

(2)

POLITIKA KRIMINALE NË SHOQËRINË E LASHTË

Reagimet ndaj sjelljeve të rrezikshme shoqërore të kësaj periudhe kishin për qëllim të mbanin unitetin e shoqërisë deh ti shpëtonin individët nga rreziku i këtyre veprimeve. Dhe këto

reagime ishin të ashpra dhe të vrazhda si p.sh rastet që gjykoheshin sipas” gjyqit hynor” ku nëse dyshohej se një person kishte kryer vepër të rrezikshme thirreshin fuqi mbinatyrore të cilat do të duhej të tregonin të vërtetën lidhur me dyshimin

MENDIMI POLITIK- KRIMINAL NË SHOQËRINË E VJETËR

Mendimet mbi kriminalitetin dhe politikën kriminale në kohën e vjetër paraqiten kryesisht përmes veprave të filozofëve si psh. Platoni dhe Aristoteli. PLATONI -i cili të gjithë kriminelët i ndan në dy grupe në ata që mund të riedukohen dhe në ata që nuk mund të riedukohen, duke vazhduar se ata që nuk mund të riedukohen ju bëjnë ballë dënimeve dhe janë të pa

përmirësueshëm dhe si të tillë duhet të eliminohen nga shoqëria dhe ata që mund të

riedukohen përmes dënimeve nga shoqëria. Sipas tij dënimet duhet të bazohen në ligj dhe të godasin vetëm kryesit e veprës e jo edhe anëtarët e tjerë të familjes.

ARISTOTELI-është më i njohur për nga idetë racionale dhe përparimtare si psh. Ideja e barazisë së qytetarëve para ligjit duke thënë se pozita, pasuria dhe varfëria nuk do të duhej të ndikonin në dënim ndaj personit i cili është kryes i sjelljes së rrezikshme.

POLITIKA KRIMINALE NË SHOQËRINË MESJETARE

Duke filluar nga shek. i XII e deri te recepsioni i së drejtës romake ka dominuar e drejta kanonike. Në këtë kohë gjykatësit i kanë luajtur personat kishtarë dhe e drejta laike nuk dëgjohej pothuajse fare. Dominonte mendimi i krishterimit se të keqën e shkaktuar mund të shpaguaj vetëm e keqja(dënimi). Pra edhe dënimi e edhe krimi ishin si e keqe por duke u dalluar se dënimi ishte e keqe me e vogël në krahasim me të keqën më të madhe-krimin. POLITIKA KRIMINALE NË KOHËN E RE

Prej shek. XVI deri në shek. XIX është faza e kapitalizmit e me të edhe zejtaria, kapitali tregtar, zbulime të reja etj. Andaj ndryshojnë edhe mendimet e politikës kriminale ku më së shumti në këtë kohë dallohen disa filozofi si ajo SKOLASTIKE. OLDECCOP i cili ishte kundër mizorive dhe arbitraritetit të dënimeve duke kërkuar nga gjykatësit që të jenë profesional në punën e tyre dhe të i njohim mirë problemet e së drejtës penale. Pastaj BEKONI i cili i bëri kritika sistemit të atëhershëm ligjeve penale si dhe kërkesën për punë të dhunshme ndaj kriminelëve etj. Pastaj nga qëndrimet e

RACIONALIZMIT si HOBSI, LOKU, SPINOZA dhe LAJBNICI, që trajtojnë kryesisht me çështjet e përgjegjësisë dhe dënimit. MONTESKIE mendimet veta politike kriminale i ka

shprehur në veprën e tij “ Fryma e ligjeve” ku ligjet trajtohen si prodhim i mendjes së njeriut dhe që janë krijuar në kushte të caktuara shoqërore. Pastaj francezi RUSO i cili shpreh

mendimet e tij lidhur me ndëshkimet në veprat e tij.

PIKPAMJET E SHKOLLËS KLASIKE JURIDIKO-PENALE PËR POLITIKËN KRIMINALE

Kjo shkollë niset nga ideja se vepra penale është shkelje e e rendit absolut jetik të përcaktuar nga zoti dhe të cilin rend duhet të rivendoset me ndihmën e së drejtës të cilin funksion e kryen ndëshkimi. Ndëshkimi duhet të jetë i përcaktuar dhe i kufizuar me ligj dhe vetëm si i tillë është i drejtë . Po ashtu edhe vepra penale duhet të marr forum juridike

NË VAZHDIM TË KËSAJ SHKOLLE NGA GJYSMA E SHEK. TË KALUAR PARAQITET

SHKOLLA NEOKLASIKE e së drejtës penale si shprehje e marrëdhënieve borgjeze. Kjo shkollë bazohet më shumë në mendimin logjik dogmatik dhe formal e përfaqësuar nga Fojerbah. Me

(3)

këtë shollë lind ideja e individualizmit të dënimit dhe paraqitja e interesit për përmirësimin e delikuenteve dhe risocializimin e tyre andaj me këtë shkollë edhe janë bërë hapa të mëdhenj PIKËPAMJET E SHKOLLËS SOCIOLOGJIKE DHE TË SHKOLLËS SË MBROJTJES SË RE SHOQËRORE

Në gjysmën e dytë të shek. të kaluar paraqitet edhe një pikëpamje e re lidhur me të drejtën penale e njohur si shkolla pozitiviste. Kjo shkollë e shikon krimin me sytë e shkencave

natyrore. Kjo shkollë e kundërshton mendimin e përgjegjësisë morale, pastaj të vullnetit të lirë në të cilat mbështetej e drejta penale klasike duke thënë se delikuentet bëjnë vepra penale nën ndikimin e gjendjes së tyre të brendshme dhe të “sëmundjeve” në shoqëri andaj edhe janë kufizuar edhe mundësit për të bërë zgjidhjen ne mes të së drejtës dhe jo të drejtës PËRFAQSUESIT MË TË NJOHUR TË SHKOLLËS SOCIOLOGJIKE ISHIN PRISI

I cili së bashku me mendimtar tjerë dolën me mendimin e ri të rrezikut shoqëror në mbrojtje nga gjendja e rrezikshme e kryesve te veprave penale. Andaj ndaj kryesve recidivist, anormal dhe kriminale me shprehi duhet marr masa të posaçme duke i izoluar nga shoqëria dhe duke i vendosur nën regjim të ashpër dhe për këtë qëllim të krijohen ente te ndryshme

Mbi bazën e kësaj zhvillohet edhe LËVIZJA E MBROJTJES SHOQËRORE që ka ushtruar ndikim të madh edhe në praktikën e sotme juridike të botës kriminale. Në mes të dy luftërave ajo humb vlerën doktrinare por edhe më tutje mbesin disa parime të së kaluarës së vjetër si dënimi retributiv, përgjegjësit morale dhe ligjshmëritë

POLITIKA KRIMINALE NË SHOQËRIT BASHKËKOHORE.

Lufta kundër kriminalitetit organizohet mbi baza shkencore sepse kjo është dukuri negative e shoqërisë dhe e cila kërkon një trajtim shkencor për ta kuptuar drejt. Krahas kësaj të bëhet edhe organizimi i drejt i luftës kundër kriminalitetit duke u mbështetur në rezultatet e arritura nga hulumtimet shkencore. Kështu që shkencat e kriminologjisë dhe penologjisë duhet të bëjnë organizimin e tërësishëm të luftës kundër kriminalitetit.

POLITIKA KRIMINALE–DISIPLINË TEORIKE DHE PRAKTIKE

Nga aspekti teorik politika kriminale e studion krimin dhe masat që merren për pengimin tij, i propozon të drejtës penale mjete dhe masa të tjera më efikase për luftimin e kriminalitetit e po ashtu edhe shkencave tjera. Në këtë mënyrë politika kriminale mundëson një zhvillim dhe progres të së drejtës penale, kriminologjisë, procedurës penale, dhe shkencave tjera.

POLITIKA KRIMINALE- NË VENDE TË NDRYSHME

Ajo në shumë vende nuk është e njëjtë , pra ajo ka dallime diku më shumë e diku më pak, dhe kjo është pasojë e vetive shoqërore, historike, kulturore dhe nacionale. Këto dallime janë kryesisht sipërfaqësore. Në periudhën e zhvillimit të këtyre shteteve apo sistemeve shoqëritë e organizuara kanë bërë përpjekje në planifikim e politikës së drejtë kriminale në luftë kundër kriminalitetit. Qëllimi i saj ka qenë në dy drejtime:

VËSHTRIM KRITIK DHE PARIMET E NDËRTIMIT TË POLITIKËS SË RE KRIMINALE Sot politika kriminale niset nga orientimi i përgjithshëm i politikës shtetërore dhe filozofisë së shoqërisë së caktuar dhe nga rezultatet e arritura shkencore e praktik. Nëse u bëhet një analizë politikës kriminale me rastin e vlerësimit pozitiv të sajë duhet tu qasemi kritikisht të metave të saj në praktikën e funksionimit.

REPRESIONI DHE POLITIKA NDËSHKIMORE NË LUFTIMIN E KRIMINALITETIT Që nga paraqitja e historisë së klasave, ka filluar edhe reagimi shoqëror ndaj sjelljeve të

(4)

vetmja formë për një kohë të gjatë ishte lufta ndaj krimit, e mbështetur në norma dhe kode penale që janë zbatuar nga organet e judikaturës në mënyrë të ashpër dhe represive.

janë të njohura dy teori : RITREBUTIVE dhe UTILITARISTE të cilat kanë qenë vazhdimisht në polemikë dhe të cilat ndihmuan në paraqitjen e teorive eklektike.

SIPAS TEORISE ABSOLUTE ( RITREBUTIVE)

Qëllimi i ndëshkimit është hakmarrja e jo edhe qëllime të tjera, është pra kthimi i të keqes ndaj kryesit për veprën e kryer, pra dënimi është i orientuar kah e kaluara kah vepra penale që ka ndodhur, ai dënohet pse ka gabuar e jo që të mos gabojë më. Kjo teori ka zanafillë të hershme , biblike dhe shtrihet deri te përfaqësuesit më të njohur të kësaj teori në kohët më te reja si Konti dhe Hegeli të cilët e përpunuar dhe e arsyetuan duke thënë

TEORIA UTILATERISTE-ka po ashtu prejardhje nga lashtësia, ajo vjen nga Platoni në punimet e tij “ Protagora’ e edhe ne mendimet e reja dhe përparimtare. Sipas tyre baza e dënimit qëndron në pasojat e tij pozitive duke ju pamundësuar atyre te kryejnë vepra të tjera penale. Kjo teori është kundërshtuar nga të

TEORIT BASHKËKOHORE NDAHEN NË ATO TË PREVENCIONIT SPECIAL ( teoria e frikësimit , teoria e kujdestarisë, teoria e përmirësimit),

TERIA E PREVENCIONIT TË PËRGJITHSSHËM ( teoria e frikësimit me ekzekutimin e dënimit, teoria me frikësimin me parashikimin e dënimit dhe teoria e tërheqjes së vërejtjes) DHE NE TEORIT E PËRZIERA ( EKLEKTIKE). Sipas teorisë së frikësimit duke paraparë dënimet me ligje pozitive arrihet një lloj presioni psikologjik ndaj qytetarëve që atë të mos bëjnë kriminalitet. Teoria e frikësimit me anë të ekzekutimit të dënimeve parasheh që me anë të dënimeve publike dhe ne mënyrë të vrazhdë do të ndikohet te masa në mënyrë

parandaluese.

TEORIA E TËRHEQJES SË VËREJTJES parasheh që me dënim dhe ligje të ashpra ndikohet në parandalim. Teoritë e përziera theksojnë se dënimi si sanksion vetvetiu paraqet një lloj hakmarrje ndaj kryesit mirëpo qëllimi i ekzekutimit të dënimit nuk është vetëm hakmarrja por edhe parandalimi i krimit dhe përmirësimi i kryesit. Këto teori janë zhvilluar dhe përsosur me ide bashkëkohore dhe zgjidhje përparimtare .

TORTURA-është fizike dhe psikologjike , ajo është një proces që shpesh fillon me arrestimin brutal dhe me dhunë në shtëpi, më pas vazhdon me përdorimin e metodave të veçanta të torturës dhe shpesh mbaron me një deklaratë mjekësore fallto se ndaj viktimës nuk është përdorur dhunë. Shpesh kjo bëhet në mënyrë sistematike ndaj të burgosurve duke i goditur dhe rrahur duke i lënë pa gjumë , pa ngrënë dhe pa pirë për disa ditë duke i poshtëruar si pjesë e torturës e cila ka për qëllim ta lodhë viktimën fizikisht dhe psikikisht.

TORTURA FIZIKE

Disa nga metodat e kësaj torture janë: rrahja sistematike, tortura seksuale, tortura elektrike, tortura mbytjes, djegia, gjymtimet, tortura dentale etj. Me rrahje sistematike kuptojmë rrahja me shkopinj, shufra ose me tela në shputat e këmbeve ndërsa viktima mu dt jetë zbathur apo me këpucë. Pastaj rrahja në dy veshtë në të njëjtën kohë, rrahjet në stomak sidomos te gratë shtatzëna. Tortura seksual është ushtrimi i dhunës në organet gjenitale në formë e përdorimit të kafshëve , vendosja e shisheve ose shkopinjve, goditja ose tortura elektrike në këto organe etj. Tortura elektrike provokon konvulsione të cilat janë shumë të dhimbshme, dhe viktima shpesh kafshon gjuhen, buzët etj. Tortura e mbytjes duke e zhytur kokën e viktimës ne ujë të ndotur, urinë, jashtëqitje të vjella dhe në momentin kur duke se ka rrezik të vdesë ia nxjerrin kokën që viktima të merr oksigjen dhe pastaj prapë përsëritet zhytja dhe viktima mbahet nën tmerrin e vdekjes.

(5)

TORTURA FARMAKOLGOJIKE

Torturuesi e detyron viktimën të gëlltisë tableta apo i bën asaj injeksione duke i ahën viktimës se këto janë medikamente të rrezikshme ose të panjohura. Tortura dentale- Ku dhëmbët thyhen me goditje apo edhe hiqen me mjete jofunksionale. Disa nga metodat e torturues psikologjike janë; privimi ose rraskapitja, kërcënimet për tu torturuar, gjymtimet, prania e njerëzve të tjerë gjatë torturimit , poshtërimet dhe torturat seksuale.

PRIVIMI-është metodë që konsiston në privimin e viktimës nga ndijimet shqisore( tinguj, drita), pastaj nga gjumi ose kontaktet me njerëzit. Izolimi mund të bëhet në një qeli shumë ët vogël pa dritë ose me shumë dritë. Në shumë raste viktimës i mbulohet koka dhe e ushqejnë në kohëra të ndryshme. Me këtë rast shumë viktima kalojnë në halucinacione..

KËRCËNIMET- Viktimat i kërcënojnë vazhdimisht me tortura , vrasje u thonë se familjet e tyre do të torturohen në prani të tyre e

PRANIA E TË TJERVE GJATË TORTURIMIT

Duke i torturuar familjarët dhe miqtë në prezencë të viktimës. Viktimat që kanë përjetuar një situatë të tillë tregojnë se ende kujtojnë çdo sekondë të atyre ngjarjeve.

POSHTËRIMI DHE TORTURA SEKSUALE

Viktimat gjatë torturës janë të detyruar të kryejnë akte poshtëruese, të thonë gjëra

poshtëruese, të tallen duke kënduar për njerëzit e tyre më të dashur. Torturuesi qesh dhe tallet mbi viktimat që qajnë , urinon mbi to, i detyron të hanë jashtëqitjet e ORGANET E JUDIKATURËS PENALE DHE POLITIKA KRIMINALE

Politika kriminale zbatimin e saj është e varur nga organet e jurisprudencës penale. Një ndër orientimet e politikës bashkëkohore kriminale është që mjetet e luftës dhe metodat të

respektojnë parimet demokratike, kusht që çdo reformë në sistemin e së drejtës , në polici dhe prokurori duket pasur parasysh parimet e tilla. Shqiptimi i dënimit dhe ekzekutimi i tij bëhen me qëllim të luftimit të krimit dhe risocializimit të personave të dënuar.

POLICIA DHE LUFTIMI I KRIMINALITETIT

Policia është organ shtetëror që kujdeset për mbrojtjen e shoqërisë nga kriminaliteti, për mbajtjen e rendit të caktuar shtetëror. Është një institucion tradicional dhe i njohur në të gjitha vendet e botës. Në disa vende ekzistojnë edhe organizma privatë të sigurimit ( policit private). Ato zakonisht krijohen në shoqëritë ku ka kriminalitet të lartë. Polica është e përafërt me institucionet e judikaturës. Policia regjistron veprat penale , e ndjek gjendje e

kriminalitetit , e analizon territorin dhe kohën e kryerjes së veprave penale dhe marr masa të caktuara preventive

PROKURORIA DHE PENGIMI I KRIMINALITETIT

Prokuroria është institucion klasik i judikaturës penale dhe që është paraqitur qysh para 150 vitesh. Dallohen disa tipe të prokurorisë si: francezo-italian, anglo-sankson, gjerman, sovjetik etj. Prokuroria e SHBA-së dhe Anglisë ka të njëjtën traditë që daton nga Anglia që nga koha e mesjetës. Porota e madhe është themeluar më 1166 na kohën e Henrikut II Prokuroria funksionon brenda pushtetit gjyqësor si organ unik dhe i centralizuar , prokurorit i është e njohur e drejta që të pushojë procedimin penal ne raste të parashikuara me kod. Prokurori duke qenë përfaqësues i shtetit dhe mbrojtës i interesave të shoqërisë duhet të jetë objektiv dhe i pa anshëm në çdo rast.

GJYKATAT DHE LUFTIMI I KRIMINALITETIT

Praktika e gjykatave është e ndërlidhur me legjislacioni penal dhe me qëndrimet e së drejtës penale dhe kjo mbështetet në zgjidhjet ligjore në procesin e luftimit të kriminalitetit dhe të shqiptimit të sanksioneve penale. Kur gjykatësi e shqyrton një lëndë ai është i obliguar të

(6)

zgjedhë në mes të shumë alternativave që i ofron norma penale dhe kështu individualizohet politika gjyqësore që buron nga politika ligjdhënëse. Kjo politik gjyqësore do të thotë

interpretim dhe zbatim i normave dhe i disa rasteve inkriminuese. ROLI I ORGANEVE TË TJERA NË LUFTIMIN E KRIMINALITETIT

Me qëllim të ekzekutimit të dënimit të heqjes së lirisë dhe sanksioneve tjera në të gjitha

sistemet shoqërore ka institucione në të cilat realizohet risocializimi dhe bëhen trajtime tjera të posaçme. Këto institucione mund të jenë të përgjithshme, të përzier dhe specializuara. Pastaj ka dhe ndarje tjera si entet ndëshkimore-përmirësuese për të rritur dhe për të mitur, pastaj për meshkuj dhe për femra.. Në të gjitha sistemet e botës bëhet ndarja e të dënuarve ne të mitur dhe madhorë, në të femrave dhe të meshkujve.

RËNDËSIA E LEGJISLACIONIT PENAL DHE POLITIKËS NDËSHKIMORE PËR POLITIKËN KRIMINALE

Në kuadër të aktiviteteve për luftimin krimit është me rëndësi normimi i sjelljeve të

inkriminuara si sjellje të rrezikshme për shoqërinë. Me këto norma ju bëhet me dije qytetarëve që të mos kryejnë vepra penale dhe këtu shprehet forca preventive e normës dhe funksionimi i sajë. Nëse këto norma përkrahen nga një numër i madh i qytetarëve atëherë edhe forca e tyre është më e madhe.

LIGJI I PROCEDURËS PENALE

Përcakton rregullat më të cilat sigurohet që askush i pafajshëm të mos dënohet dhe që fajtorit ti ipet dënimi ne kushtet që i parasheh ligji penal dhe atë në bazë të procedurës në mënyrë ligjore. Në ligjin penal sanksionohen parimet kryesore të procedimit penal si: respektimi i ligjit, pavarësia e gjykatave, prezumimi i pafajësisë , e drejta e mbrojtjes, ndalimi i gjykimit dy herë për të tjetrën vepër, përdorimi i gjuhës etj.

LIGJI MBI EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE

Rregullon parime të veçanta në të cilat bazohet sistemi i ekzekutimit të dënimit për heqjen e lirisë. Në këtë sistem dominon parimi i risocializimit me të cilin edhe është caktuar qëllimi kryesor i ekzekutimit të dënimit me heqjen e lirisë. Kjo filozofi bashkëkohore e dënimit të heqjes së lirisë si mjet i përmirësimit shoqëror dhe riadaptimit të dënuarve i ka shtruar këtij sistemi kërkesa mjaft serioze . Përveç parimit të risocializimit dhe humanitetit dhe

individualizmit parashihet edhe parimi i përgjegjësisë penale, pra realizimin e programit të riedukimit.

SANKSIONET PENALE DHE POLITIKA KRIMINALE

Politika kriminale bashkëkohore edhe pse gjithnjë e më shumë po orientohet drejt preventivës dhe risocializimit ajo nuk heq dorë nga sanksionet penale , dënimeve dhe atyre organeve që zbatojnë ato . Në kushtet e sotshme procedimi i penal dhe zbatimi i sanksioneve penale janë një mjet i domosdoshëm për mbrojtjen e shoqërisë dhe të individëve nga sjelljet e rrezikshme shoqërore. Dënimet janë sanksionet më të vjetra penale të cilat edhe kanë ndryshuar shumë në krahasim me kohët e kaluara e me të edhe qëllimet e shoqërisë në këtë drejtim

PARIMET THEMELORE TË LUFTËS PREVENTIVE

Me parandalimin e kriminalitetit merren shumë organe shtetërore, shoqërive dhe institucioneve si forca të posaçme preventive. Në procesin e luftimit preventiv është me rëndësi të

përcaktohen detyrat, rolet dhe qëllimet dhe sistemi i prevencionit duhet të këtë mbështetje shkencore duke filluar nga analizat dhe përpunimi i faktorëve social dhe dukurive

(7)

domosdoshme por në këtë drejtim kriminaliteti mund të luftohet edhe më suksesshëm edhe me anë të preventivës.

LLOJET E PARANDALIMIT SHOQËROR

Bëhet një ndarje si prevencioni primar, sekondar dhe terciar. Prevencioni parësor ndërlidhte me krijimin e kushteve në mikromjedisin i cili vepron rezistues ndaj kriminalitetit. Prevencioni sekondar lidhte me aplikimin e masave shoqërore ndaj kryesve potencial kurse ajo terciare me procedim ndaj individëve me qëllim të pengimit të tyre të mos kryejnë sërish vepër

inkriminuese.

PARANDALIMI I PËRGJITHSHËM SHOQËROR

Prevencioni mund të ndahet në bazë të cilësive dhe elementeve në prevencionin e

përgjithshëm social, në prevencioni e posaçëm dhe ne prevencioni individual. Prevencioni i përgjithshëm është aktivitet me karakter shoqëror që është i orientuar në drejtim të luftimit të kriminalitetit si dukuri negative shoqërore të një mjedisi të caktuar socio-kulturor. Pra ai ka të bëjë më ndryshimin e atij mjedisi dhe evitimin e shkaqeve të përgjithshme të sjelljes së inkriminuar etj.

PARANDALIMI INDIVIDUAL

Ky prevencion i cili quhet edhe terciar është i ndërlidhur me individë të caktuar konkretë dhe me ndihmën e tij mënjanohen ndikimet negative të sjelljeve kriminale. Është fjala për individë të caktuar apo grupe individësh për të cilët duhet pasur kujdes që të shpëtohen. Kjo arrihet me masa të caktuara me karakter të përgjithshëm e sidomos kriminologjik dhe individual që karakterizohen ndaj personave të caktuar.

BARTËSIT KRYESOR TË PARANDALIMIT-PREVENCIONIT ROLI PARANDALUES I FAMILJES

Familja është grup themelor i shoqërisë i cili mbledh rreth vetës njerëz të lidhur me martesë dhe pasardhësit e tyre, eventualisht një rreth më të ngushtë apo më të gjer njerëzish prej gjaku apo lidhje tjera me qëllim që ti kënaqin nevojat e ndryshme biologjike, ekonomike, sociale , edukative, motive etj. Familja si bashkësi paraqet faktorin me më rëndësi në zhvillimin dhe formimin e personalitetit të njeriut.

ROLI PARANDALUES I SHKOLLËS

Shkolla trajtohet si një institucion i cili ka forcë të madhe ndikuese në aspektin e edukimit , të ngritjes kulturore e edhe në aspektin e zhvillimit emocional dhe intelektual dhe në formimin në tersi të personalitetit. Kjo për arsye se ajo ka kontakte me pjesën më të madhe të rinisë që nga rinia e hershme e deri në mishin e pjekurisë

ROLI PARANDALUES I PËRGATITJES , ORIENTIMIT PROFESIONAL DHE PUNËSIMIT Në mesin e kriminelëve dhe delikuenteve të çdo vendi ka shumë persona pa arsimim adekuat e pa profesion. Andaj konsiderohet se me ndihmën e formimit të rregullt profesional dhe me evitimin e papunësisë mund të arrihen rezultate të konsiderueshme preventive. Gjendja e papunësisë ushtron efekte negative si ën aspektin secila ashtu edhe në atë individual. ROLI PARANDALUES I INSTITUCIONEVE TË SPECIALIZUARA

Janë institucione ku aktivitetet përmirësuese bëhen në bazë të njohurive profesionale të cilat njohuri i ofrojnë sociologjia, pedagogjia, dhe disiplina të tjera shkencore. Andaj këtyre

institucioneve ju takon një rol i madh në procesin e prevencionit dhe të risocializimit të

personave me sjellje devijonte. Zakonisht këto institucione krijohen për fëmijë dhe në kuadër të tyre bëjnë pjesë edhe klinikat e ndryshme si këshilluese, psikologjike etj

ROLI PARANDALUES U NDIHMËS POSTPENALE- Qëndrimi ne burg lë gjurmë të caktuara në personalitetin e të dënuarit dhe të cilat mund të kën ndikim në të më pastaj. Prandaj është e

(8)

nevojshme që këtyre të ju ofrohet ndihma e caktuar. Në politikën bashkëkohore të luftës ndaj kriminalitetit i kushtohet vëmendje dhe kujdes personit të posa liruar nga dënimi i heqjes së lirisë. Pas kryerjes së veprës penale kryesi ju nënshtrohet masave të ndryshme represive duke filluar nga familja , shoqëria , procedura penale , shpallje e dënimit , vuajtja e dënimit dhe dalja në liri.

ROLI PARANDALUES I TRAJTIMIT INDIVIDUAL DHE GRUPOR

Si metodë shumë e suksesshme për trajtimin e delikuenteve dhe parandalimit të kriminalitetit në përgjithësi kohëve të fundit përmendet edhe puna sociale në grupe, e cila zbatohet me delikuent të caktuar në institucione por edhe me ata që janë në liri si anëtar të grupeve dhe bandave të të rinjve para paraqitjes së sjelljeve devijonte. Rëndësia e këtij trajtimi është se secili individ mendon ndryshe në mënyrëne vet, gjykon , ndërsa krejt ndryshe do të reagoj kur gjendet ne grup e ndryshe kur është vetëm. Në

ROLI PARANDALUES I ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE

Në fushën e luftës kundër kriminalitetit rol të rëndësishëm kanë edhe organizatat dhe shoqatat e ndryshme ndërkombëtare. Sepse krimi është dukuri që nuk është i mbyllur por ka karakter ndërkombëtar. Kështu në këtë drejtim rol të rëndësishëm preventiv luajnë se pari Kombet e Bashkuara dhe institucionet e tyre të specializuar.

ROLI DHE RËNDËSI E OPINIONIT PUBLIK

Në luftimin e kriminalitetit nuk bën të kufizohet vetëm në punën e aparatit shtetëror por duhet të bëhet mobilizimi i ter masës në këtë luftë. Përvoja e deritanishme ka treguar se pa

angazhimin e këtij faktori, pra pa pjesëmarrjen e qytetarëve nuk mund të luftohet me sukses krimi. Kjo do të thotë se politikës bashkëkohore kriminale duhet të i interesojë jo vetëm funksionimi i organeve shtetërore por edhe i gjithë opinioni

MJETET E INFORMIMIT DHE PARANDALIMI I KRIMINALITETIT

Në drejtim të aktivizimit të opinionit për luftë kundër kriminalitetit rol të rëndësishëm luan edhe informimi i drejtë i qytetarëve në lidhje me sjelljet kriminale në një mjedis të caktuar. Arritja e informimit të qytetarëve në lidhje me këto bëhet në mënyra të ndryshme si mjetet informimit publik ( radio, televizion, filmi, shtypi etj). Roli i tyre është i madh pasi që ato paraqesin një rol të rëndësishëm edukativ.

POLITIKA KRIMINALE BASHKËKOHORE,MJETET DHE METODAT E PARANDALIMIT TË KRIMINALITETIT

Politika kriminale është politikë në luftimin e kriminalitetit andaj edhe ka karakter klasik dhe nacional. Përmbajtja e saj dhe esenca nxjerrën nga esenca e sistemit shoqëror e politik dhe është e lidhur me politikën, filozofinë, kulturën dhe traditat e sajë me sistemin e vlerave të saja etj. Detyra themelore e politikës kriminale është organizmi i luftës së suksesshme kundër kriminalitetit, ajo përfshin dy fusha të ndërlidhura me parandalimin: fushën penalo-juridike KRIMI I ORGANIZUAR , KORRUPSIONI DHE POLITIKA KRIMINALE

Disa forma të luftimit të krimit të organizuar- Lufta kundër krimit të organizuar kë bërë që politika kriminale të orientohet drejt futjes së rregullave dhe koncepteve të reja si krimi i organizuar, organizatë kriminale etj. Krimi i organizuar është dukuri sa e vjetër dhe ere në vende të ndryshme te botës. Qysh në shekujt e kaluar flitet për grupe kriminale të organizuara që merreshin me kontrabandim, korrupsion, shpërdorim, trafikimin e drogës etj. Jo vetëm ekonomia botërore i shfrytëzon lehtësitë që ofrohen nga teknologjitë e reja por edhe grupe kriminale i shfrytëzojnë këto mundësi , këtyre rrethanave duhet shtuar edhe ndryshimet politike e sidomos në vendet në tranzicion

(9)

KORRUPSIONI SI FORMË E KRIMIT TË ORGANIZUAR-KORRUPSIONI SI DUKURI SHFAQET NË TË GJITHA SFERAT E JETËS SHOQËRORE-SHTETËRORE

Korrupsioni shtrihet në veprimtarin e partive, në qeverisjen qendrore dhe në atë vendore pastaj ne organizatat shtetërore dhe joqeveritare pastaj në ekonomit shtetërore dhe private. Në korrupsion gërshetohen e drejta me moralin, burokracinë, veprimtaria me qilim pasurimi, diktaturat me demokracinë, krimin dhe shkeljen ligjit, kërkesa për jetesë më të mirë të qeveritarëve, etj. Korrupsioni është një kërcënim serioz për të gjitha regjimet politike e po ashtu edhe për regjimet demokratike.

NDIKIMI I KRIMIT TË ORGANIZUAR NË GJENDJEN E SIGURISË DHE LEGJISLACIONI I RI NË LUFTIMIN E KËTYRE DUKURIVE NEGATIVE TË SHOQËRISË

Politika kriminale në vendet demokratike përveç tjerash duhet pasur parasysh ndikimin krimit dhe krimit të organizuar siç janë trazirat aktet terroriste etj. Kjo sepse gjendja e sigurisë në vend ka ndikim të theksuar në luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit në përgjithësi. Pra në një gjendje të sigurisë që është me e brishtë do të jetë më vështirë zbulimi dhe luftimi krimit. Zbatimi i legjislacionit eksitus dhe nxjerrja e normave të reja është sfidë e madhe për çdo shtet. Është me rëndësi që përveç

DISA FORMA TË LUFTIMIT TË KORRUPSIONIT

Në këtë drejtim Dr. Gjonqa si detyra të përhershme të bashkëpunimit ndërkombëtar rekomandon: afrimin e legjislacionit kombëtar me atë ndërkombëtar, ratifikimin dhe nënshkrimin e instrumenteve ndërkombëtare në fushën penale , bashkëpunimi gjyqësor, bashkëpunimi në fushën e dorëzimit dhe ekstradimit të kriminelëve, bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e krimeve financiare, etj. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon trajtim të gjithanshëm, organizim dhe i rregullim si në rrafshin nacional ashtu edhe në atë ndërkombëtar

KRIMINALITETI I TË MITURVE

Qëllimi parësor i rregullimit të pozitës së të miturit në legjislacionin penal është parandalimi dhe risocializimi i tyre e jo ndëshkimi për pasojat e shkaktuara ndaj shoqërisë me veprimet e tyre inkriminuese. Legjislacioni penal duhet të jetë faktor i luftimit të delikuencës së të miturve dhe të mos lejohet asnjë rrethanë që ndihmon paraqitjen e delikuencës së të miturve. Luftimi i delikuencës tek të miturit ka rëndësi më të madhe se sa luftimi i kriminalitetit tej të rriturit.. Ndërsa fëmijët deri 14 vjeç dhe të cilët nuk kanë përgjegjësi penale. Jo edhe ndryshon varësisht prej shteteve . P

sh. Te Iraku, India Egjipti përgjegjësia penale fillon me 7 vjeç, në Turqi 11 vjeç, Austri, Zvicër, Danimarkë fillon 15 vjeç Në Shqipëri, Kosovë fillon me 14 vjeç. Po ashtu edhe limit i lartë ndryshon, mirëpo në pjesën më të madhe të Evropës pranohet limiti 18 vjeç. Kriminaliteti i të miturve është pjesë përbërëse e kriminalitetit në përgjithësi dhe në shumë vende ai studiohet velma nga kriminaliteti i të rriturve.

RIEDUKIMI I FËMIJËVE ME SJELLJE DEVIJONTE

Ndodh që prindërit dhe arsimtarët të ankohen në sjelljet e fëmijëve dhe të rriturve duke i cilësuar si të papërmirësueshëm. Sjellja e këtyre të miturve moti e ka preokupuar vëmendjen e

(10)

psikologëve, sociologëve, kriminalistëve , pedagogëve, neuropsikiatrive. Ekzistojnë dy grupe të mëdha shpjegimesh lidhur më sjelljet devijonte të rinjve. Njëra i shpjegon si pasojë e

trashëgimit ose të paaftësisë së tyre për tu adaptuar më mjedisin social ngase vuajnë nga dëmtime në sistemin qendror nervor dhe në tjetrën që këto sjellje i shpjegon si pasojë e ndikimit negativ të mjedisit social në formimin e tyre emocional dhe moral

POZITA E FEMRËS SI VIKTIMË DHE DËSHMITARE DHE POLITIKA KRIMINALE

Pozita e femrës si viktimë dhe dëshmitare duhet studiuar nga ana sociologjike , psikologjike, filozofike dhe juridike në drejtim të hartimit të programeve dhe ligjeve për mbrojtjen e tyre. Përparimi i grave dhe arritja e barazisë mes grave dhe burrave është yshtje e te drejtave të njeriut dhe kusht për drejtësinë sociale. në shoqëri ratë dhe vajzat i nënshtrohen dhunë fizike, seksuale dhe psikologjike, pra grat shpesh bëhen viktima të dhunimit dhe abuzimeve

ngacmimeve seksuale dhe kërcënimit , këto i pengojnë ato që të gëzojnë të drejtat dhe lirit e tyre themelore

References

Related documents

Ravi states it is critical that people follow the conditioning procedure as you get very uneven coat formation on the surface if you use High Amps for long periods.. When you go

Table 4: Daily Capital Charges for Precious Metals Panel A: Gold Model RiskMetrics GARCH GARCH-t GARCH-FHS.. Panel B: Silver Model RiskMetrics GARCH

In humans and rodents, some cell types may be present in the epithelium of a specific region (e.g. initial segment; narrow and/or apical cells), others are present in several

If the value of this item is larger than 0, the oldest voice memo clips will be erased automatically when the total size of voice memo clips exceeds the value. • Clip

The main difference before arbitration and conciliation is that in arbitration proceedings the award is the decision of the Arbitral Tribunal while in the case of conciliation the

The SOM1 Soil Oxygen Meter is a stand-alone logging instrument for the measurement of soil oxygen content (%) of soils.. The SOM1 can support up to ten Environmental Measurement

It is useful to discuss two references on mechanical networks, which give some hint toward the inerter idea, in order to high- light the new contribution here. 234] which describes

Because “Open to the outside world have important sense, any countries want to develop by isolating itself and closing the country to international communication is impossible,