• No results found

Kultura e mosndëshkueshmërisë në Kosovë

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Kultura e mosndëshkueshmërisë në Kosovë"

Copied!
35
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)
(2)

Seria e analizave “Çka shkoi ters?

Projekt i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur Projekat Kosovske Fondacije za Otvoreno Društvo Project of the Kosovo Foundation of Open Society

Kultura e mosndëshkueshmërisë në Kosovë

Organizata për Demokraci, Antikorrupcion dhe Dinjitet - Çohu për Forumin 2015.

(3)

* Përmbajtja e këtij raporti paraqet qëndrimet e Organizatës ÇOHU! dhe jo ato tё Fondacionit Kosovar për Shoqëri tё Hapur, si donator i projektit.

AUTORËT:

Avni Zogiani, Organizata pёr Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu!

Lorik Bajrami, Organizata pёr Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu!

Prill 2014 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur Koordinator nga KFOS:

Sihana Mehmeti

Publikuar nga:

Forum 2015 – an operational project of Kosovo Foundation for Open Society Imzot Nikё Prela nr:13

10 000 Prishtina Kosovё

Karikatura në ballinë nga Jeton Mikullovci

Pёr mё shumё informata:

info@kfos.org apo vizitoni faqёn:

www.kfos.org

(4)

Publikimi i punimit “Kultura e mosndëshkushmërisë në Kosovë”, këtë Mars të vitit 2014, përkon me debatin mbi krijimin e një Tribunali ndërkombëtar për krime lufte, që supozohet të janë kryer nga pjesëtarë të Ush- trisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Gati pesëmbëdhjetë vjet nga mbarimi i konfliktit, Kosova është vendi i fundit nga ish-Jugosllavia, ku krerët e pushtetit përballen me akuza të nivelit ndërkombëtar për krime lufte, përfshirë këtu edhe kryeministrin, Hashim Thaçi. Ngjashëm me këtë situatë, ish-kryeministri tjetër, Ramush Haradinaj, qe nominuar në këtë post, përkundër faktit se ishte e qartë se një aktakuzë nga Tribunali i Hagës do të ndod- hte.

Duke u zgjedhur dhe qëndruar në krye të institucion- eve, me gjithë akuzat e bëra nga Tribunali i Hagës dhe organizatat ndërkombëtare, politikanët kosovar kanë arritur që të barazojnë akuzat ndaj tyre si akuza ndaj shtetit të Kosovës.

Përkundër krimeve të tmerrshme gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, madje edhe pёrkundёr insistimit tonё se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, nuk e ndryshojmë dot fak- tin se Kosova mbetet vendi i vetëm që do të vazhdoj të përballet me akuza për krime lufte ndaj krerëve institu- cional e partiak.

Sot, janë po këta udhëheqës politik, që po bartin proces- in më delikat të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi, proces ky që po vazhdon të kërkojë negocim për rregullimin e brendshëm të Kosovës.

Parathënie

(5)

AAK Aleanca pёr Ardhmёrinё e Kosovës

AAPSK Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar AKI Agjencia Kosovare pёr Intelegjencё

AKK Agjencioni kundër Korrupsion AKR Aleanca Kosova e Re

ART Autoriteti Rregullativ i Telekomunikimeve BKS Byroja Kosovare e Sigurimeve

EULEX Misioni i Bashkimit Evropian pёr Sundim tё Ligjit KEDS Kompania Kosovare pёr Distribuim dhe Furnizim KEK Korporata Energjetike e Kosovёs

LDK Lidhja Demokratike e Kosovёs LASH Liga e Mësuesve Shqiptar

OIOS Zyra e Kombeve tё Bashkuara pёr Shërbime tё Mbikëqyrjes sё Brendshme OLAF Zyra Evropiane Anti-mashtrim

PDK Partia Demokratike e Kosovёs PTK Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovёs

PSSP Pёrfaqёsuesi Special i Sekretarit tё Pёrgjithshёm RTK Televizioni Publik i Kosovёs

QPK Qeveria e Përkohshme e Kosovёs

QKGH Qendra Kosovare pёr Gazetari Hulumtuese ShIK Shërbimi Inteligjent i Kosovës

UNMIK Misioni i Kombeve tё Bashkuara nё Kosovё ZAGJ Zyra e Auditorit Gjeneral

Shkurtesat

(6)

Përmbajtja

Hyrje 7

Mbizotërimi i paradigmës sё Stabilitetit 9

Fondet qё mbajnë peng partitë politike 13

Fondet

Ngritja nё pozitë e tё korruptuarve Kremtimi i Pavarёsisё sё korruptuar

Partitë Politike – Mëkati fillestar 17

Demokracia e brendshme dhe financat

Shpërndarja e fondeve, aseteve dhe pozitave tek personat dhe grupet e lidhura politikisht Zgjedhjet

Ndёrkombёtarёt – Sulltanët e Kosovës 19

Struktura Inteligjente - ShIK 21

Frenimi i ‘Kuajve tё Lirё’ 23

Kryeministri biznesmen

Infrastruktura Anti-korrupsion 25

Legjislacioni anti-korrupsion Institucionet anti-korrupsion Strategjitë anti-korrupsion

Zhdukja e provave 29

Ipkopodi dhe marrëveshja 16.2 milionë qё dëmtoi buxhetin e Kosovës 31

Përfundim 33

(7)

Mbizotërimi i paradigmës së stabilitetit

(8)

Kjo pjesë e “Çfarë shkoi ters” trajton kulturën e mos- ndëshkueshmërisë, ashtu siç e kuptojmë ne në kontek- stin kosovar. Në realitet, materiali që prezantohet këtu, nuk përbën një studim konvencional mbi kulturën e mosndëshkueshmërisë, por më parë, është një shënim mbi momentet më të rëndësishme të mosndëshkuesh- mërisë politike dhe ligjore.

Nëse duam të definojmë çfarë kuptojmë me termin

“kulturë e mosndëshkueshmërisë”, në mënyrën më të përgjithshme dhe nё kuadër tё kontekstit tё këtij pun- imi, kjo do të ishte një akt i institucionit ose personelit publik që shkon në kundërshtim me ligjin, por edhe me normën e sanksionuar tё veprimit publik, e cila kalon pa u ndëshkuar apo sanksionuar, qoftë nga gjyqë- sori, qoftë nga politika. Mirëpo, qëllimi kryesor i këtij punimi është që të hedh një sy mbi qëndrueshmërinë e mosndëshkueshmërisë, me një fokus të veçantë, të mosndëshkueshmërisë politike. Kёtu do të risillen edhe rastet që bien në domene tjera nga politika, por që kanë një lidhje qoftë edhe indirekte me politikën, si dhe shkeljet a veprimet joligjore që kanë kaluar pa u ndëshkuar, sidomos në fushën e transformimit të pronës publike ose tenderimin publik në përgjithësi.

Prandaj, subjektin e këtij trajtimi do të duhej definuar si një skanim tё rasteve kryesore, kur një akt i një zyreje a zyrtari publik, një pjesë e legjislacionit, apo edhe një sjellje e zyrtarit apo zyrës publike, tё ketë prodhuar efekte në kundërshtim me ligjin, tё ketë zhbërë standar- det etike, apo në çfarëdo mënyrë, tё ketë ndihmuar mos-

ndëshkueshmërinë rreth një akti të tillë. Ky vështrim, do të jetë kryesisht i fokusuar në periudhën e pasluftës, por do të marrë në konsideratë, edhe raste të ndodhura para lufte, që nga themelimi i partive të para politike të pluralizmit, përkatësisht epokën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, gjatë viteve të 90-ta.

Kёtu theksohet se qëndrimi dhe sjellja e politikës kanё minuar sundimin e ligjit, por edhe kanё dëmtuar rёndё perspektivën e një shteti funksional dhe tё demokra- cisë. Konkluzioni gjithëpërfshirës i kësaj retrospektive është se korrupsioni dhe lidhja e tij me politiken në nivele të larta të qeverisjes, ka qenë Thembra e Akilit për sundimin e ligjit.

Hyrja

(9)
(10)

Fondet

Kultura e mosndëshkushmërisë në Kosovë është e thel- lë në histori dhe e gjithёpranishme institucionalisht.

Fillon pothuajse që nga themelimi i organizatave poli- tike në Kosovë në periudhën post-komuniste. Në baza vullnetarizmi ishin mbledhur dy fonde të rëndësishme në Kosovë nga dy krahët politik, krahu “paqësor” LDK, dhe krahu i luftës, PDK. I ashtuquajturi “Fondi 3%” dhe fondi “Vendlindja thërret”, janë fonde respektive të LDK- së dhe PDK-së. I pari është themeluar për financimin e institucioneve kryesisht arsimore gjatё kohës sё Millo- sheviqit, kurse i dyti pёr përkrahje të Ushtrisë Çlirim- tare të Kosovës, UÇK-sё. I treti fond për nga rëndësia politike dhe financiare është “Fondi për mbrojtjen e Ra- mush Haradinajt në Tribunalin e Hagës”.

Mbledhja dhe përdorimi i këtyre fondeve ishte bërë në një bazë tërësisht partiake pa ndonjë transparencë për publikun. Një fond që kishte një shkallë të limituar të transparencës ishte Fondi për mbrojtje tё Fatmir Limajt në Tribunalin e Hagës, i cili dha dokumentacionin finan- ciar më 2007 një koalicioni të OJQ-ve të quajtur “Sho- qëria Civile për një Parlament të Pastër”. Sido që të jetë, as për këtë fond nuk ka pasur ndonjë raport tё pavarur auditimi.

Këto fonde janë mbledhur pa ndonjë rregullore apo normë të themeluesve, në rrethana shumë të mjegullta, duke lënë tërësisht në duar të individëve të autorizuar për të kontrolluar dhe menaxhuar shpenzimin e tyre.

Nuk ka pasur ndonjë llogaridhënie dhe janë shpenzuar në bazë të vendimeve të një rrethi të vogël të njerëzve.

Asnjë raport gjithёpërfshirës për këto fonde nuk është bërë nga autoritetet dhe asnjëherë nuk janë monitoruar këto fonde nga autoritetet, përkundër raportimeve se dhjetëra miliona- euro kanë qarkulluar në secilin nga to. Duke pasur parasysh mungesën e transparencës dhe të dhënave zyrtare mbi këto fonde, vetëm mund të supozohet se mjetet nga kёto fonde i futën të tri partitë kryesore, LDK, PDK e AAK, në marrëdhënie të mjegullta me institucionet dhe mes vete, sidomos kur dihet se qeveritë konsekuente të udhëhequra nga këto tri parti, nuk kanë iniciuar ndonjëherë ndonjë procedurë për të vendosur këto fonde në binarë të ligjit. Nё kuadër tё këtij konteksti, njё magnat, Behgjet Pacolli dhe partia e tij, i cili u pasurua nё rrethana tё mjegullta nё Rusi, hyri nё skenën politike. Deri mё tani, disa skandale kanё dal nё publik tё cilat direkt e përfshijnë zëvendësin e parë tё kryeministrit, Pacollin1.

Duke qenë se asnjë nga autoritetet profesionale apo publike nuk u mor me këto fonde, si dhe duke e pasur parasysh faktin se të tri partitë politike kanë mbajtur pushtetin që nga fundi i konfliktit, kjo mund të jetë një bazë mbi të cilën është ndërtuar kultura e

1 Gazeta JnK; “Behxhet Pacolli i Rikthehet Hotel Grandit”; Visar Duriqi, June 2013. http://gazetajnk.com/?cid=1,987,5760 “Banka e Pacollit Favorizoi Paligjshëm Bizneset e Tij”; Tinka Kurti; Mars 2014.

http://www.gazetajnk.com/?cid=1,987,7693 Kosova Sot; “Pacolli, skandal pas skandali”; June 2013. http://www.kosovapress.com/

archive/?cid=1,85,166882

Fondet që mbajnë peng partitë politike

(11)

mosndëshkueshmërisё politike në Kosovë. Indiferenca e policisë dhe gjyqёsisё karshi këtyre fondeve ёshtё e pashpjegueshme, përveç nëse e tёrё situata analizohet nё kuadër tё kontekstit tё kapjes sё shtetit.

Sido që të jetë, duke qenë se nuk ka të dhëna rreth kë- tyre fondeve, në këtë vështrim, do të shikojmë raste tjera që kanë rezultuar në politikë e që kanë bërë që mosndëshkueshmëria të jetë e vazhdueshme.

Ngritja nё pozitë e tё korruptuarve

Kultura e mosndëshkueshmërisë në politikën kosovare mund të ketë filluar me një rast të rëndësishëm të aku- zave rreth keqpërdorimit tё parave të mbledhura në in- teres të publikut, që ka ndodhur në vitet e 90-ta, me fon- din që ishte krijuar nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar – LASH, për të paguar rrogat e arsimtarëve në kohën e sistemit paralel të arsimit, të organizuar nga LDK. Një shumë e konsiderueshme e parave nga “Fondi 3%” janë shpenzuar për funksionimin e arsimit në këtë periudhë.

Institucionet e asaj kohe, kryesisht janë udhëhequr nga zyrtarë të lartë të LDK-së. Drejtuesi i LASH-it, si dhe i fondeve për arsim, ishte zyrtari i lartë, dhe më vonë ministri i arsimit nga radhët e LDK-së, Rexhep Osmani.

Javorja Zëri, pati publikuar fakte rreth manipulimit të fondeve të LASH-it nga Osmani2. Kjo shkaktoi një dëm- tim të kredibilitetit të fondit dhe shkaktoi një pritje se

2 Intervistё me Mufail Limani, gazetar qё pati shkruar rreth keqpër- dorimit tё parave nga Rexhep Osmani.

kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, mund të përjashto- jë udhëheqësin e LASH-it. Në vend të kësaj, Osmani u avancua si këshilltar personal i Rugovës, dhe më vonë, ministër i arsimit në kohën e qeverisë së parë të pas- konfliktit, e ashtuquajtura, qeveri me bazë të gjerë.

Ky veprim i presidentit tё atёhershёm, shkaktoi një zh- gënjim tek qytetarët dhe përcjellësit e pavarur të zhvilli- meve dhe tregoi aspektin kryesor të shtetit që po lindte.

Që nga kjo kohë, zhvillimet kryesore në qeverisje dhe politikë në përgjithësi, do ta sjellin Kosovën në mesin e shteteve më të korruptuara në rajon, dhe gjyqësia, thjesht do të ngelte pothuajse tërësisht jofunksionale pa pothuajse asnjë rast të rëndësishëm të korrupsionit të proceduar.

Në anën tjetër, për më shumë se tetë vite, administrata e Misionit tё Kombeve tё Bashkuara nё Kosovё (UNMIK), ka udhëhequr me gjyqësinë e policinë, dhe asnjë rast i rëndësishëm i korrupsionit nuk ёshtё sjellë në gjyka- ta, megjithëse mediat kishin raportime kredibile për keqpërdorim të pushtetit dhe parasë publike dhe këto raportime vetëm sa forcoheshin nga raportet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) 3, dhe nga institucione tjera ndërkombëtare si Zyra e Kombeve tё Bashkuara pёr Shërbime tё Mbikëqyrjes sё Brendshme (OLAF), dhe Zyra Evropiane Anti-mashtrim (OIOS)4.

3 Zyra e Auditorit Gjeneral – ZAP; http://oag-rks.org/sq/Raportet- e-Auditimit?

4 European Comission; “OLAF Investigations Concerning EU Funds in Kosovo” June 2003.

(12)

Kremtimi i Pavarёsisё sё korruptuar

Që nga kremtimi formal i Deklaratës sё Pavarësisë së Kosovës, prirja e njerëzve tё fortё tё vendit pёr zhvatje tё asaj qё ёshtё publike pёr interesa private dhe klanore, u bё menjëherë e dallueshme.

Më 17 Shkurt 2008, Kosova shpalli deklaratën e pa- varësisë nëpërmjet kryeministrit të saj, Hashim Thaçit.

Menjëherë filluan përgatitjet për një festim të madh të kësaj shpallje, dhe për mbulimin e këtyre shpenzimeve u organizua një tender publik njëburimor nga zyra e kryeministrit. Kompania që u zgjodh për t’u shpërblyer me 600,000 euro ishte “Media Solution” 5, e cila sipas raportimit të “Koha Ditore”, ishte dizajnuesja dhe bar- tësja e fushatës zgjedhore të liderit të PDK-së, gjatё zgjedhjeve tё vitit 2007, përkatësisht kryeministrit nё ardhje, Hashim Thaçit.

Shpenzimet e deklaruara nga kompania që organizoi festën e pavarësisë nuk u mbuluan me dokumente fi- nanciare, dhe në rastet kur kishte të tilla, çmimet e shërbimeve dhe mallrave ishin shumëfishuar. Ky ishte një ogur i zi për shtetin që po lindte nën moton “New- born”, një pre-rekuizitë e një marrëdhënie të ardhshme mes politikës dhe klientëve të saj.

http://ec.europa.eu/anti_fraud/media-corner/press-releases/press- releases/2003/20030617_01_en.htm

5 Koha Ditore,”Kostoja e pavarësisë, 598.000 euro pa tender”10 April, 2008.

(13)
(14)

Demokracia dhe Financat e Partive Politike

Pa marrë parasysh mbizotërimin e qëndrimeve tё ndryshme rreth lidhjes reciproke nё mes tё cilёsisё sё demokracisë brenda partive politike, dhe jetës demokratike nё pёrgjithёsi6, nё shoqёritё moderne, partitë politike paraqesin faktorin esencial, qё nё thelb, lidhin shoqёrinё me shtetin7. Nё kundërshtim me kёtё qëndrim, ka konstatime qё nuk e pranojnë idenë e par- tive politike si ndërmjetëse nё mes tё shoqёrisё dhe shtetit, por i definojnë partitë politike si mё tё afërta me shtetin se sa me shoqёrinё8.

Megjithatë, ekziston njё konsensus i gjёrё nё mes stu- diuesve qё atributet dhe funksionimi i institucioneve demokratike nё njё vend, janë ngushtë tё ndërlid- hura me nivelin dhe cilёsinё e demokracisë brenda partive politike9. Kuptohet, partitë politike nuk janë faktori ekskluziv dhe mё i rёndёsishmi i demokra- tizimit tё shoqёrisё, duke qenё se edhe organizmat tjerё shoqërorë luajnë njё rol domethёnёs po ashtu.

Prapёseprapё, duke qenё se roli primar i partive poli

6 Center for Research and Policy Making - CRPM; “Internal Party Democracy in Kosovo”; October 2012. ` http://www.kas.de/wf/

doc/kas_32753-1522-1-30.pdf?130116163406

7 Instituti i Prishtinёs pёr Studime Politie – PIPS; “Partitë Politike, Funksioni dhe Organizimi nё Shoqёritё Demokratike”- Prill, 2013.

http://www.pips-ks.org/documents/20130704150822500.pdf 8 Center for Research and Policy Making - CRPM; “Internal Party Democracy in Kosovo”; October 2012. http://www.kas.de/wf/doc/

kas_32753-1522-1-30.pdf?130116163406 9 Ibid.

tike ёshtё marrja dhe mbajtja e pushtetit, dhe përmes tij, kontrolli i shpërndarjes sё tё mirave publike, roli i tyre nё demokratizimin e pёrgjithshёm tё shoqёrisё ёshtё nё mёnyrё tё padiskutueshme krucial.

Partitё politike nё Kosovё, nё pёrgjithёsi nuk i përm- bushin as standardet demokratike tё qeverisjes sё brendshme, por as kërkesat pёr transparencë finan- ciare.

Nё fakt, partitë politike nё Kosovё mё shumё posedojnë trajta tё strukturave klanore, se sa qё i plotёsojnё kri- teret demokratike se ҫka njё parti politike përfaqëson.

Nё kёtё kontekst, ato edhe perceptohen si ndër institu- cionet mё tё korruptuara10. Shumica e partive politike nё Kosovё, kanё standarde shumё tё dobëta qever- isjes tё brendshme si dhe përfaqёsojnё sinonimin e papёrgjegjёsisё dhe tё mungesës sё transparencës11.

10 Transparency International – TI; Global Corruption Barometer – 2013; http://www.kdi- kosova.org/publications/2013_GlobalCor- ruptionBarometer_EN.pdf

11 Center for Research and Policy Making - CRPM; “Internal Party Democracy in Kosovo”; October 2012. http://www.kas.de/wf/doc/

kas_32753-1522-1-30.pdf?130116163406Bazuar nё kёtё studim, Lëvizja VETVENDOSJE!, krahas partive tjera qё kanё fituar ulëse nё Parla- ment, dhe tё cilat janë subjekt i këtij studimi, përfaqëson nivel mё tё lartё tё demokracisё sё brendshme. Shih po ashtu: Instituti Kosovar pёr Kërkime dhe Zhvillim tё Politikave – KIPRED; “Fuqizimi i shtetësisë së Kosovës nëpërmjet demokratizimit të partive politike”; Prill 2012.

http://www.kipred.org/advCms/documents/57591_Fuqizimi%20 i%20shtet%C3%ABsis%C3%AB%20s%C3%AB%20Kosov%C3%ABs%20 n%C3%ABp%C3%ABrmjet%20demokratizimit%20t%C3%AB%20par- tive%20politike%20-%20Alb.pdf

Partitë Politike – Mëkati Fillestar

(15)

Ato shёrbejnё mё shumё si mjete pёr kapjen dhe pёrvetёsimin e aseteve publike, si dhe përdoren pёr përfitime klanore, personale dhe familjare12.

Nё fakt, nuk duhet qё tё shkohet mё tej se sa tё shiko- hen financat e partive politike dhe kështu, tё shihet qasja abuzive e tyre. Megjithёse disa raporte tё fundit tё bёra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), tentojnë qё tё ofrojnë tё dhёna mbi financat e partive politike13, prapёseprapё, tё gjeturat e disa hulumti- meve tregojnë se partitë politike qëllimisht refuzojnë t’i përmbushin kërkesat rreth transparencës financiare14. Refuzimi qё partitë politike u bёjnё thirrjeve pёr

12 Instituti Demokraci pёr Zhvillim – D4D; “ Instituti Demokraci pёr Zhvillim – D4D; “Klasë në vete: Patrona- zhi dhe ndikimi i tij në mobilitetin shoqëror në Kosovë”; Maj 2013.

http://d4d-ks.org/punimet/klase-ne-vete-patronazhi-dhe-ndikimi-i- tij-ne-mobilitetin-shoqeror-ne-kosove-2/

13 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Raportet financiare dhe auditet.

http://www.kqz-ks.org/sq/raportet-financiare-auditimet 14 Instituti Kosovar pёr Demokraci – KDI; “Çmontimi i financimit Instituti Kosovar pёr Demokraci – KDI; “Çmontimi i financimit politik”; Qershor 2013. http://www.kdi-kosova.org/publications/

crinis2013al.pdfGrupi pёr Studime Juridike dhe Politike - “Financing of Political Parties in Kosovo ― can controllability and transpar- ency help?”; Maj 2013. http://legalpoliticalstudies.org/download/

Policy%20Report%2005%202013.pdf Kah fundi i vitit 2012, Organizata pёr Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – ÇOHU!, ka dorëzuar disa kërkesa tek partitë politike tё cilat janë përfituese tё fondeve publike me fokus tё bërjes publike xhirollogaritë bankare dhe transaksionet. Përveç Lëvizjёs VETVENDOSJE!, e cila ka ofruar qasje tё plotё nё llogarinë bankare dhe transaksionet dhe Partia e Drejtёsisё - PD, e cila po ashtu ka lejuar qasje nё xhirollogarinë e tyre bankare dhe transaksionet, pёrveҫ pёr vitin 2011, tё gjitha partitë e tjera politike, përfituese tё fondeve publike, kanё refuzuar qё t’i bёjnё publike kёto tё dhёna.

transparencё tё financave e tyre, paraqet aspektin mё tё qartё tё mungesës sё respektit pёr sundimin e ligjit, mungesës sё dedikimit pёr zhvillim institucional, por po ashtu, tё neglizhencës totale tё thirrjeve pёr pёrgjegjёshmёri. Nё fakt, qëndrimi shumё i mbyllur i partive politike rreth financave tё tyre, ka prodhuar njё rreth vicioz tё favorizimit nё mes partive politike nё pushtet, dhe financuesve tё tyre.

Shpërndarja e fondeve, aseteve dhe pozitave tek personat dhe grupet e lidhura politikisht

Tё mirat publike nё Kosovё kanё rёnё nё grushtin e politikёs, duke qenё se me marrjen e pushtetit, përfiti- met nga shpërndarja e tё mirave publike bjen lehtësisht nё duar tё grupeve tё lidhura politikisht.

Njё hulumtim gjithpёrfshirёs i përpiluar nga Qendra Kosovare pёr Gazetari Hulumtuese (QKGH), zbuloi se si mbi 100 milionë euro u janë shpёrndarё financuesve tё partisё mё tё madhe nё vend PDK, pёrmes tenderёve publik15. Brenda kontekstit tё njёjtё, hulumtime tjera tregojnë se si fonde publike janë shpёrndarё nga qeve- ria qendrore tek komunat, duke mos u bazuar nё asnjë vlerësim mbi nevojat dhe prioritetet e komunave, por

Shih po ashtu: Kosova Sot; “Partitë e mbajnë sekret koston e fushatës”; D.Neziri, L.Humoli; September 2013.

15 Qendra Kosovare pёr Gazetari Hulumtuese – QKGH; “100 Qendra Kosovare pёr Gazetari Hulumtuese – QKGH; “100 millionё”; Visar Duriqi, Qendrim Bunjaku, May 2012. http://www.

preportr.com/sq/Parate-dhe-politika/100-Milion-92

(16)

vetëm bazuar nё besnikëri politike, ku qëllimi kryesor ishte zgjerimi dhe mbajtja e kontrollit politik16.

Krahas ofrimit tё parasë publike tek personat dhe grupet e lidhura politikisht, administrata publike nё pёrgjithёsi, ёshtё shndёrruar nё fole tё nepotizmit dhe rezidencë e punësimit politik17. Njё numër i madh i tё dhënave, tregojnë qё punësimi nё administratё dhe kompani publike, por edhe organet tjera publik, bёhet mbi bazёn e kriterit tё pёrkatёsisё politike18.

Nё tё njёjtёn frymё, shpërndarja e tё mirave publike, shumё shpesh ka shkuar tek ato kompani tё cilat ose direkt përkrahin partinë nё pushtet19, ose kontrollohen

16 Qendra Kosovare pёr Gazetari Hulumtuese – QKGH; “Blerja e ter- ritorit politik me paranë publike”, Maj 2011; http://www.preportr.

com/sq/Parate-dhe-politika/Blerja-e-territorit-politik-me-paran- publike-46

17 Instituti Demokraci pёr Zhvillim – D4D; “ Instituti Demokraci pёr Zhvillim – D4D; “Klasë në vete: Patro- nazhi dhe ndikimi i tij në mobilitetin shoqëror në Kosovë”; Maj 2013. http://d4d-ks.org/punimet/klase-ne-vete-patronazhi-dhe- ndikimi-i-tij-ne-mobilitetin-shoqeror-ne-kosove-2/ Gazeta EXPRESS;

Administrata Shtetërore e Politizuar;February 2013. http://www.

gazetaexpress.com/?cid=1,15,104829

18 Zëri; “Baushtellat” e Kosovës”; Lavdim Hamiti; March 2013.

http://www.zeri.info/artikulli/1164/baushtellat-e-kosovesGazeta Jeta në Kosovë - JnK; “Kreu i Agjencisë Kufizuese Vjen nga PDK-ja”;

Gusht 2013. http://www.gazetajnk.com/index.php?cid=1,3,6165 Qendra Kosovare pёr Gazetari Hulumtuese – QKGH; “Odat e punësimit familjarë”; January 2012.http://www.preportr.com/sq/

Parate-dhe-politika/Odat-e-punsimit-familjar-79

19 Qendra Kosovare pёr Gazetari Hulumtuese – QKGH; “Zi e ma Zi”

Nëntor 2011. http://www.preportr.com/sq/Asetet-publike-dhe- privatizimi/Zi-e-ma-Zi-53 Gazeta Jeta në Kosovë - JnK; “Ligji Nuk

nga tё afërmit e politikanëve20.

Por, qasja e përgjithshme e shpërblimit me tё mira pub- like e kompanive dhe individёve me përkatësi politike, nuk ёshtё e izoluar vetëm nё qeverinë qendrore. Modeli i njёjtё prekë edhe komunat, agjencitë, si dhe organiza- tat e tjera buxhetore. Nё njё hulumtim tjetër, tregohet se si Komuna e Prishtinёs, përfaqëson njё model tё njёjtё me atё tё qeverisë qendrore kur janё nё pyetje fondet dhe asetet publike21.

Zgjedhjet

Zgjedhjet e fundit nacionale tё viti 2010, kanё qenё tё përshkruara me manipulime tё ndryshme dhe shumё tё përhapura. Sot, aksioma qё e përshkruan kёtё proces përmblidhet nën sloganin: ”vjedhje industriale e votave”

22. Prapёseprapё, i ashtuquajturi koalicion qeverisës pa

Peshon sa Devolli”; Tetor 2011. http://www.gazetajnk.com/index.

php?cid=1,987,164

20 Qendra Kosovare pёr Gazetari Hulumtuese – QKGH; “O sa mirë O sa mirë me kanë...lushtak”; Gusht 2012.http://www.preportr.com/sq/

Parate-dhe-politika/O-sa-mir-me-kan-lushtak-184 Gazeta Jeta në Kosovë - JnK; “Kontrata Me Zyrën e Kryeministrit dhe Kompa- nitë e Lidhura me PDK-në”; September 2012. http://gazetajnk.

com/?cid=1,3,3211

21 Qendra Kosovare pёr Gazetari Hulumtuese – QKGH; “Isa n’fron!”;

March 2013. http://www.preportr.com/sq/Parate-dhe-politika/Isa- n-146fron-290

22 Instituti Kosovar pёr Kërkime dhe Zhvillim tё Politi- Instituti Kosovar pёr Kërkime dhe Zhvillim tё Politi- kave – KIPRED; ““Shteti i pa mbikëqyrur – Përbrenda i ndarë, Ndёrkombёtarisht gjysёm-legjitim”; Gusht 2012. http://www.

kipred.org/advCms/documents/29288_Shteti_i_Pambikeqyrur.pdf

(17)

legjitimitet dhe joligjor, ka hyrё nё vitin e tij tё katërt nё pushtet. Pa asnjë përjashtim, problemi themelor kёtu qëndron tek partitë politike, ashtu siҫ edhe sё fundmi ёshtё pranuar edhe nga kryesuesja e Komisionit tё Pa- varur tё Zgjedhjeve23. Megjithatë, dhe pavarësisht mira- timit tё pёrgjithshёm, procesi i manipuluar i zgjedhjeve tё vitit 2010, hapur ka ekspozuar edhe mangёsitё e institucioneve tё drejtёsisё nё ndjekjen dhe gjykimin e shkelësve tё ligjit24.

Nё pёrgjithёsi, mekanizmi institucional ka dështuar tё ofroj njё përgjigje adekuate dhe efektive nё njërin nga proceset mё tё manipuluara, por njërin nga mё me rёndёsi mbi legjitimitetin e pushtetit politik dhe tё kon- solidimit tё shtetit demokratik.

Sidoqoftë, dhe pavarësisht nga pranimi i gjёrё mbi mungesën e legjitimitetit tё këtij koalicioni qeverisës, disa nga vendimet mё thelbësore dhe me ndikim shumё tё madh janë marrё gjatё kësaj periudhe. Kёtu përfshi- hen: a) fillimi i negociatave politike nё mes qeverisё sё Kosovёs dhe tё Serbisё, tё ndërmjetësuara nga Brukseli;

23 Klan Kosova; “Daka: Partitë mund t’i prishin zgjedhjet”. Klan Kosova; “Daka: Partitë mund t’i prishin zgjedhjet”.

Tetor 2013.http://www.klankosova.tv/index.php/lajme-nga- vendi/17732-daka-partite-mund-ti-prishin-zgjedhjet.html 24 Instituti i Kosovës pёr Drejtësi – IKD; “Krimi i Organizuar në Zgjedhje: Analizë e Politikës së ndjekjes dhe dënimeve”; Qershor 2012. http://www.kli-ks.org/publikim.php?id=2Instituti Koso- var pёr Kërkime dhe Zhvillim tё Politikave – KIPRED; ““Shteti i pa mbikëqyrur – Përbrenda i ndarë, Ndёrkombёtarisht gjysёm-legjitim”;

Gusht 2012. http://www.kipred.org/advCms/documents/29288_

Shteti_i_Pambikeqyrur.pdf

b) privatizimi i shpërndarjes sё energjisё elektrike – KEDS; dhe c) pavarësisht insistimeve dhe kёrcёnimeve, dështimi i privatizimit tё kompanisë publike mё fit- imprurëse nё vend, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovёs – PTK.

(18)

Ndërhyrja e hapur dhe agresive e diplomatëve dhe e zyrtarëve ndërkombëtar në institucionet e Kosovës, sid- omos në punën e Parlamentit, shpesh është përdorur si një arsyetim nga autoritetet kosovare për shmangien nga llogaridhënia. Kjo ndërhyrje, ndonjëherë është ush- truar hapur dhe nё mёnyrё arrogante. Kur një amba- sador, sidomos ambasadori amerikan, ndërhyn në një çështje, presioni ndaj autoriteteve kosovare për lloga- ridhënie bie për shkak të inferioritetit të institucioneve kosovare, e ndonjëherë edhe të medias e shoqërisë civ- ile.

Në dy raste, ndërhyrja e ambasadorit amerikan në Prish- tinë, ka ndërprerë debatet rreth çështjeve shumë të rëndësishme. Kur koncesionimi i Aeroportit Ndërkom- bëtar të Prishtinës iu dha konzorciumit turko-francez, në maj të vitit 201025, ekspertët dhe shoqëria civile ng- ritën dyshime rreth transparencës së koncesionimit.

Vërejtja kryesore ishte e lidhur me faktin se ofertat nuk u hapën publikisht. Asnjë përgjigje nuk është dhënë ndonjëherë nga autoritetet kosovare pas kërkesave të shumta për sqarim. Mirëpo, ambasadori Christopher Dell, shkroi një letër-përgjigje26 , ndaj kërkesave të sho- qërisë civile dhe ekspertëve në lidhje me koncesionim, në të cilën, ai siguroi se procesi ishte shumë transparent.

25 ECIKS; “Limak-Airport de Lyon gets the concession for PIA”;

maj 2010. http://www.eciks.org/english/lajme.php?action=total_

news&main_id=1022

26 Ambasada e Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs; “Koncesioni i Aeroportit”; http://albanian.pristina.usembassy.gov/dell_fjalimet/

ambasadori-dell-koncesioni-i-aeroportit-19-maj-2010.html

Duke i thirrur cinikë ata që nxirrnin dyshime në lidhje me këtë proces, Dell nuk foli asnjёherё për faktin se of- ertat nuk u hapën publikisht, gjë që bëri që ky proces të mos përmbushte kërkesat themelore ligjore. Editoriali i Dellit u publikua në ballinat e gazetave kosovare dhe u transmetua në lajmet qendrore të televizioneve nacion- ale me titujt si: ‘E vërteta rreth Aeroportit të Prishtinës’.

Në një rast tjetër, intervenimi i ambasadorit të ShBA- ve, ndodhi derisa në Parlament votohej për Strategjinë për Privatizimin e PTK-së. Dokumenti po refuzohej nga shumica e deputetëve për disa herë me radhë. Më në fund, më 15 tetor 2010, Dell vizitoi Parlamentin gjatë votimit për këtë dokument dhe takoi kreun e Parlamen- tit , Jakup Krasniqin. Kur Krasniqi u kthye nga takimi në sesionin e votimit për Strategjinë, ai e hodhi këtë doku- ment në votё, edhe pse ishte e qartë se nuk ekzistonte kuorumi27.

Mirëpo, ndërhyrja më e spikatur e ambasadorit ameri- kan ka ndodhur gjatë zgjedhjes së presidentit aktual të vendit28. Kjo çështje, dhe veçanërisht ekspozimi i mënyrës sё ndërhyrjes, tregoi pёr marrëdhënien vasale tё elitës lokale politike karshi autoritetit të ambasadorit amerikan.

27 Organizata pёr Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - ÇOHU!;

“Krimi dhe Korrupsioni nё Kosovё: 10 vite bashkёjetesёs me politikën; pjesa IV; Kauboj nё Sallon”; Qershor 2011. http://www.

youtube.com/watch?v=J4mWIoxBuE0&list=SPD4587C9088FEFD3C 28 BallkanWeb; “Zgjedhja e Presidentit SMS e Pacollit debat mes BallkanWeb; “Zgjedhja e Presidentit SMS e Pacollit debat mes medias dhe Dell”; Shkurt 2011. http://www.balkanweb.com/bw_

lajme2.php?IDCategoria=2686&IDNotizia=56842&res_start=10

Ndёrkombёtarёt – Sulltanët e Kosovës

(19)

Procedimet arbitrare në këto raste, dhe sidomos në privatizimin e kompanive publike, i kanë dhënë një përkrahje direkte diplomatike kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit. Privatizimi i Distibucionit të KEK-ut, u fitua nga Çalik Group, e njëjta kompani që mori në koncesion edhe ANP-në, e cila njihet si një kompani e lidhur me dhëndrin e presidentit turk Erdogan. Këto privatizime ndihmuan kryeministrin e Kosovës për ta çarë izolimin e jashtëm që i ishte krijuar nga raporti i Dick Marty, ku Thaçi ishte akuzuar se ka pasur një rol në skandalin e trafikimit të organeve dhe drogёs gjatë luftës në Kosovë29. Gjatë kësaj periudhe, kryeministri kosovar pati disa takime me Erdogan, dhe ky i fundit bëri një vizitë gjatë fushatës sё fundit pёr zgjedhjet lokale, duke i dhënë përkrahje vendimtare partisё sё Thaҫit për ta fituar qytetin e rëndësishëm, Prizrenin, ku komuniteti turk është i përqendruar.

29 Koha net; “Thaçi, Rama e Erdogan në Prizren, lavdërohet Ram- adan Muja”; October 2013.

(20)

Ndër strukturat më të qëndrueshme politike që mori formën e një organizate ilegale informative, gjatë dhe pas konfliktit, ishte krahu i inteligjencës i PDK-së, Shërbimi Informativ i Kosovës, (ShIK). Shumë shpejt pas konfliktit, PDK formoi të vetë-quajturën, Qeveri e Përkohshme të Kosovës (QPK), me ShIK-un si një krah që u perceptua si strukturë e sigurisë. Zyrtarët e lartë të kësaj strukture, në masë të konsiderueshme, tashti janë zyrtarë të lartë partiak e institucional deri në deputetë, e madje edhe mbajtës të funksioneve ekzekutive në zyra publike edhe pse një numër i anëtarëve të ShIK-ut, janë dënuar me burgim për shkak të krimeve të rënda , përf- shirë këtu edhe vrasje.

Kjo strukturë e shihte veten aq të rëndësishme, saqë pas shpalljes sё pavarёsisё, kreu i ShIK-ut Kadri Veseli, or- ganizoi një deklaratë për publik nëpërmjet televizionit publik (RTK), në të cilën kumtoi shpёrbёrjen e kësaj strukture. Kreu i ShIK-ut, nëpërmjet këtij komunikimi me publikun thoshte se “gjatë kohës sё ekzistimit, ShIK- u ka punuar në mënyrë ‘ligjore’ në misionin e krijimit të shtetit të Kosovës”. “Duke respektuar legjitimitetin e in- stitucioneve relevante ndërkombëtare dhe institucion- eve lokale, gjatë tërë kësaj kohe, ShIK-u ka qenë pjesë- tar ligjor dhe aktiv i punës dhe partner për institucionet lokale dhe vendore”, tha Veseli në këtë rast dhe shprehu mirënjohjen për “bashkëpunimin e të gjitha shteteve”

që kanë kontribuar në shtet-ndërtimin e Kosovës.

ShIK-u ishte një strukturë që ka pasur kapacitetet për të mbledhur informacion mbi aktivitetet e opozitës. Një raport komprometues për zyrtarët e LDK-së qe pub- likuar në gazetën ditore “Express”, e cila udhëhiqet nga zyrtarë të lartë dhe deputetë të PDK-së. Këto raporte patën shkaktuar një huti dhe diskreditim të zyrtarëve të lartë të LDK-së, e cila në atë kohë ishte në bashkëqever- isje me AAK-në.

Asnjë raport i plotë nuk është bërë ndonjëherë në lidhje me këtë strukturë, nëse përjashtojmë dy raste gjyqë- sore në të cilat anëtarët e ShIK-ut janë dënuar deri në dhjetë vjet burg30, si dhe raportin e publikuar nga një OJQ amerikane që pretendonte se ShIK pranon rreth 200 milionë dollarë në vit nëpërmjet presioneve, mitos, raketimit dhe shërbimet e sigurisë fizike31. Mediat kanë zbuluar lidhje të shefit të ShIK-ut me kompani bizne- sore32, por edhe lidhje mbi kompanitë tjera të lidhura me anëtarët e kësaj strukture që kanë marrë tenderë publik33.

30 Gazeta JnK; “Deklarata Publike Që Çoi Tetë Persona në Burg”;

Florent Spahija; July 2013.http://gazetajnk.com/?cid=1,979,6071 31 National Committee on American Foreign Policy; David L. Phillips National Committee on American Foreign Policy; David L. Phillips May 1, 2010. http://www.ncafp.org/articles/10%20Realizing%20 Kosova’s%20Independence.pdf

32 Gazeta JnK; “Kontrata Me Zyrën e Kryeministrit dhe Kompanitë e Lidhura me PDK-në”; Parim Olluri, September 2012. http://gazeta- jnk.com/?cid=1,3,3211

33 Gazeta JnK; “Kompanitë e Lidhura me Drejtuesit e SHIK-ut Përfitojnë Prokurime Publike”; Parim Olluri, June 2012. http://

gazetajnk.com/?cid=1,987,2493“Aktivitetet e Heshtura të Kadri Veselit në Biznes”; Parim Olluri, March 2012. http://gazetajnk.

com/?cid=1,3,1607

Struktura Inteligjente - ShIK

(21)

Sot, ish shefi i ShIK-ut Kadri Veseli, është zv.kryetar i partisë në pushtet, PDK-së34, dhe angazhimi i tij në politikë kurrë nuk u vu nё dyshim35. Veseli pati dhënë një deklaratë në Gjykatë, në rastin e gjykimit të ish zyr- tarëve të ShIK-ut, në të cilin ata akuzoheshin për vras- jen e Ibush Kllokoqit, dhe tentim-vrasjen e ish-zyrtarit të LDK-së, Adem Salihaj. I pyetur nga gjyqtari se kush e emëroi atë si shef, Veseli tha se për këtë duhet pyetur kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin”36.

34 Kosova Press; Zgjidhet Këshilli Drejtues i PDK-së, prin Kadri Veseli; January 2013. http://www.kosovapress.com/sq/arkiva/

zgjidhet-keshilli-drejtues-i-pdk-se-prin-kadri-veseli-159407/?old=1 35 Kryetari i tanishëm i Parlamentit tё Kosovёs dhe ish sekretari i PDK-sё, Jakup Krasniqi, ka pranuar qё, Kadri Veseli, gjithmonë ka qenё pjesё e proceseve vendim-marrёse brenda PDK-sё. http://

www.youtube.com/watch?v=qKVY1ozV3yA Po ashtu, edhe dalja nё publik e disa incizimeve tё telefonatave tё zyrtarëve tё lartё tё PDK-sё, konfirmojnë se Kadri Veseli ka qenё pjesё e vendim-marrjes politike para angazhimit tё tij zyrtar nё politikё.

36 Gazeta JnK; “Deklarata Publike Që Çoi Tetë Persona në Burg”;

Florent Spahija; July 2013. http://gazetajnk.com/?cid=1,979,6071

(22)

Pas konfliktit tё viti 1999, zyrtarët partiak, nёpunёsit e lartё publik, si dhe figurat tjera publike, kanё qenё tё imunizuar përballё ҫdo akuze rreth keqpërdorimit tё zyrave apo aseteve publike, apo edhe pёr ndonjë vepër tjetër tё dënueshme. Stabiliteti politik ka dominuar mbi sundimin e ligjit. Nё fakt, Pёrfaqёsuesi Special i Sekre- tarit tё Pёrgjithshёm tё Kombeve tё Bashkuara (PSSP), Soren Petersen, pak pasi qё u largua nga pozita, ka zbu- luar se pengimi i marrjes sё ҫfardo aksioni kundër ligj- shkelёsve, ishte ndalur nga intervenimet e jashtme37. Mё 2005, kur Tribunali i Hagёs bёri tё qartё qё njё padi do tё ndodhte kundër kreut tё AAK-sё, Ramush Haradinaj, ai u zgjodh kryeministër nga koalicioni LDK-AAK. Pak pasi këtij vendimi, ai ishte i detyruar qё tё jipte dorëheqje nё mёnyrё qё tё ballafaqohej me akuza kundër tij, nё kuadër tё njё procesi qё ishte i për- shkruar me akuza pёr presion, kёrcёnim dhe vrasje tё dëshmitarёve. Tribunali i Hagёs ka gjobitur dy gazetarë kosovarë, Baton Haxhiun dhe Bajrush Morinёn, duke pretenduar qё kanё zbuluar identitetin e dëshmitarëve.

Nё njё anё , ka disa raste tё deputetёve tё Parlamentit tё Republikёs sё Kosovёs, qё kanё pasur precedente pe- nale. Rastet mё tё njohura janё ato tё Rrustem Mustafёs dhe Latif Gashit, tё dy tё akuzuar dhe tё burgosur pёr pesë vite pёr krime lufte. Nё anёn tjetër, kryetarёt e

37 Organizata pёr Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - ÇOHU!; “Krimi dhe Korrupsioni nё Kosovё: 10 vite bashkёjetesёs me politikёn”; Qershor 2011. http://www.preportr.com/sq/Do- kumentar/Korrupsioni-dhe-krimi-i-organizuar-n-Kosov-10-vjet- bashkjetes-me-politikn-55&video_id=28

disa komunave, kanё vazhduar qё tё ushtrojnë funksio- net e tyre, me gjithё faktin qё ishin akuzuar pёr krime serioze. Veçanërisht, rastet mё brutale janë ato tё ish- kryetarit tё Komunës sё Kaçanikut, Xhabir Zharkut, dhe atij tё Komunёs sё Skёnderajt, Sami Lushtakut, ku i pari ёshtё arratisur nga Kosova, derisa i dyti ёshtё i akuzuar dhe mbahet nё paraburgim nёn akuzёn pёr krime lufte.

Momentet e pa fuqisё sё ligjit karshi zyrtarёve par- tiak, janë ekspozuar gjatё zgjedhjeve tё fundit lokale.

Disa kandidatë, kryesisht qё vijnë nga partia nё push- tet, PDK, tё cilёt garonin pёr kryetar komune, ishin nё tё njёjtёn kohё duke u ballafqaur me akuza pёr krime lufte dhe korrupsion38. Rastet mё tё spikatura, ato tё Sami Lushtakut, Nexhat Demakut dhe Ramadan Mujёs, përkundër akuzave tё ngritura pёr vepra penale, tё kri- meve tё luftës dhe tё korrupsionit, vazhdonin garёn pёr kryetarë komunash pa njё pengesë partiake, instituci- onale, e ligjore. Njё ndërhyrje e vrazhdë nё punën e or- ganeve tё drejtёsisё, ishte edhe deklarimi i ministrit tё drejtёsisё, Hajredin Kuçi, i cili publikisht doli nё mbësh- tetje tё kandidatëve qё ishin nёn hetim dhe tё cilёt ishin duke garuar pёr kryetarë tё komunave39.

Kjo retrospektivë, thyen qëndrimin zyrtar tё politikës dhe institucioneve, se dega e gjyqësorit, ёshtё sektori kryesor dhe ndoshta i vetëm qё ёshtё pёrgjegjёs pёr

38 Gazeta Zeri; “Ligji nuk i detyron të japin dorëheqje”; Anita Kadriu; November 2013. www.zeri.info/artikulli/20187/ligji-nuk-i- detyron-te-japin-doreheqje

39 Gazeta Express; “I kandidojmё edhe ata qё janё nёn hetime”;

August 2013. http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,119436

Frenimi i ‘Kuajve tё Lirё’

(23)

mungesën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit tё organizuar. Nё kёtё kontekst, dhe pavarësisht akuzave pёr jo-efektivitet, gjyqtarët dhe prokurorët mbesin tё shtangur dhe tё pafuqishëm kur shohin se si tё akuzuar- it zgjedhën nё pozita tё larta zyrtare nё qeverisjen qen- drore dhe lokale. Megjithkёtё, organet e drejtёsisё vetё përballen me jo-efektivitet nё ndjekjen dhe gjykimin e rasteve serioze tё krimit, posaçërisht ato qё lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Bazuar nё tё dhënat statistikore, rastet e korrupsionit dhe tё krim- it tё organizuar, ndiqen dhe gjykohen nё numër mё tё vogël krahasuar me veprat tjera penale40.

Dështimi pёr tё sjellё përgjigje vendimtare nё rastet e korrupsionit dhe krimit tё organizuar ёshtё dësh- muar tё jetё njё trajtё edhe e Misionit tё Bashkimit Evropian pёr Sundim tё Ligjit (EULEX). Nё fakt, aty ku EULEX dallon substancialisht nga misioni i mёhershёm ndёrkombёtar, UNMIK, ёshtё se i pari ka nisur disa raste kundër korrupsionit dhe krimit tё organizuar si dhe ka atakuar folenë e ‘tё fuqishmёve’. Ashtu si asnjëherё mё parё, elita politike dhe zyrtarёt e lartё publik nuk kanё qenё mё shumё tё trazuar nga mekanizmat e zbatimit tё ligjit sesa pas zbarkimit tё EULEX-it. Mirёpo, trazimi i folesё sё njerëzve tё fuqishëm tё Kosovёs mund tё jetё shumё kundër- produktive duke qenё se rezultatet nё ndjekjen dhe gjykimin e rasteve tё figurave tё larta shterёrore nuk janë inkurajuese aspak.

40 Agjencia kundër Korrupsionit - AKK; “Analizё mbi Ndjekjen dhe Gjykimin e Rasteve Korruptive nё Kosovё; June 2013. http://www.

akk-ks.org/repository/docs/Raport_Analize_2012%20(1).pdf

Disa nga rastet e profilit tё lartё tё korrupsionit kundër figurave publike, janë minuar nga mënyra se si EULEX ka udhëhequr hetimin41. Gjykuar nga kёndvёshtrimi i publikut kosovar, disa raste tё bastisjeve tё ministrive dhe tё institucioneve tjera publike, si dhe arrestimi i tё dyshuarve duar-lidhur tё xhiruara me kamera tel- evizive, kanё qenё tё pa-precedena, posaçërisht kur vetëm disa muaj mё vonё, shumё nga kёto raste janë hedhur poshtё42. Deri mё tani, nga përpjekjet e EULEX- it, vetëm dy rasta tё profilit tё lartё janё përmbyllur su- ksesshëm, ai ish drejtuesit tё Task-Forcёs Anti-korrup- sion, Nazmi Mustafi43, si dhe ai i kryetarit tё Komunёs sё Prizrenit, Ramadan Muja44, edhe pse ky i fundit vazhdon ta sfidoj vendimin e gjykatës45.

41 Qendra Kosovare pёr Gazetari Hulumtuese – QKGH; “Lufta Lufta kundër korrupsionit me televizor”; Tetor 2012. http://www.

preportr.com/sq/Siguri-dhe-Gjyqesi/Lufta-kundr-korrupsionit-me- televizor-211

42 Disa nga rastet mё tё spikatura nё kёtё kuptim janë: a) Arrestimi i ish guvernatorit tё Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi; b) Rasti

‘Dardafone’, i cili përfshinë ish drejtorin e Post dhe Telekomunika- cionit tё Kosovёs - PTK, Shyqeri Haxha, dhe c) Rasti i ish sekretarit tё Ministrisë sё Shёndetёsisё, Ilir Tolaj.

43 Gazeta JnK; “Ish-Ndjekësi i Korrupsionit Dënohet me Pesë Vjet Gazeta JnK; “Ish-Ndjekësi i Korrupsionit Dënohet me Pesë Vjet Burg”, Armend Zenelaj e Petrir Kryeziu; Maj 2013. http://gazetajnk.

com/?cid=1,1018,5633

44 Zeri; “Ramadan Muja dënohet me 2 vjet burgim me kusht”; Mars Zeri; “Ramadan Muja dënohet me 2 vjet burgim me kusht”; Mars 2014. http://www.zeri.info/artikulli/28746/ramdan-muja-shpallet- fajtor

45 Gazeta JnK; Muja: Nuk Vjen në Shprehje Dorëheqja!;

Petrit Kryeziu, Qazim Hasanaj; Mars 2014. http://gazetajnk.

com/?cid=1,1018,7815

(24)

Vëllezërit e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, janë shndërruar në biznesmen të suksesshëm, veçanërisht prej momentit kur PDK fitoi pushtetin. Edhe pse Agjen- cia Kundër Korrupsionit (AKK), publikon pasurinë e zyrtarëve tё lartë publik, pёrfshirё edhe atё tё kryem- inistrit, kёto tё dhёna nuk tregojnë se sa e madhe ёshtё pasuria e familjes Thaҫi. Me gjithё kёtё, ёshtё e ditur se vëllezërit e tij janë të përfshirё në biznese fitimpru- rëse që kanë të bëjnë me sektorë tё ndёrtimtarisё dhe mineraleve, por qё edhe mbajnë pozita publike, përmes tё cilave, kontrollojnë shuma tё mёdha parash, siҫ janë sigurimet46.

Gani Thaçi, vёllai i madh i kryeministrit, udhëheq me Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS)47, organ qё rregullon sektorin e sigurimeve nё Kosovё. Në anën tjetër, në këtë biznes, ёshtё i përfshirё edhe zëvendësi i parё i kryeminis- trit, Behgjet Pacolli, nëpërmjet vёllait tё tij, Rrahim Pacolli, i cili mban pozitën e kryetarit tё Bordit tё BSK-sё. Qysh nga gjysma e viti tё kaluar, “Siguria”, kompani e lidhur me zёvendёs-kryeministrin, Behgjet Pacolli, ka fituar njё tender tё rёndёsishёm nё ofrimin e sigurimeve shëndetë- sore mijëra punëtorëve tё njёrёs nga kompanitë publike mё fitimprurёse nё vend, Korporata Energjetike e Kosovёs (KEK)48.

46 Gazeta JnK; “Thaçët - Ngritja e Një Fuqie Biznesi”; Parim Olluri;

Shkurt 2013.http://gazetajnk.com/?cid=1,975,4728 47 Gazeta JnK; “Vëllai i Kryeministrit Emërohet Drejtor i BKS-së”; Parim Olluri; Mars 2012. http://www.gazetajnk.

com/?cid=1,987,1642

48 Telegrafi; ”Punëtorët e KEK-ut, me sigurim shëndetësor - me kompaninë e Pacollit!”; Maj 2013. http://www.telegrafi.com/ekono-

Në qendër të grupit të interesit të Thaçëve, është biznesmeni Milaim Cakiqi, i cili ështё partner biznesi me vëllain tjetër tё kryeministrit, Blerim Thaçi, nё kompaninë e ndërtimit

“Iliria Building”49. Cakiqi ishte një nga themeluesit e “Ove Group” në Kosovё, kompani kjo që merr fonde direkt nga sektori publik50. Blerim Thaҫi, ka nё pronësi mё shumё se njё kompani ndërtimore nё biznesin e ndërtimeve tё larta nё Prishtinё. Pёrmes kompanive ndërtimore, “Iliria Build- ing” dhe “Odejton”, Blerim Thaҫi, supozohet se bёnё shpёrlarjen e parave tё cilat i ka përfituar apo edhe i për- fiton nga sektori publik. Ai nuk iu ёshtё përgjigjur pyetjeve rreth origjinës sё parave tё cilat i investon nё biznesin e ndërtimeve51.

Por, perandoria e biznesit tё kryeministrit nuk përfun- don kёtu. Vёllai tjetër i tij, Idriz Thaҫi, ёshtё i lidhur me kompaninё “Geo Mineral”, e cila merret me minerale nё Kosovё, dhe e cila ka fituar kontrata publike nё KEK52. Ёshtё e njё rёndёsie tё veҫantё tё dihet se familja Thaҫi kanё pasur njё ndikim tё madh nё KEK, pёrmes njё tё afërmi tё tyre, Njazi Thaҫi, i cili ka mbajtur pozitën e

mi/punetoret-e-kek-ut-me-sigurim-shendetesor-me-kompanine-e- pacollit-46-14582.html

49 Gazeta JnK; “Kompania e Lidhur Me Familjarët e Kryeministrit Fiton Nga Biznesi Minerar”; Parim Olluri; Shkurt 2013. http://

gazetajnk.com/?cid=1,987,4597 50 ibid

51 Gazeta JnK; “Vëllai i Kryeministrit Ndërton Kompleks Banesor”;

Parim Olluri; prill 2012. http://gazetajnk.com/?cid=1,987,1952 52Gazeta JnK; “Kompania e Lidhur Me Familjarët e Kryeministrit Fiton Nga Biznesi Minerar”; Parim Olluri; Shkurt 2013. http://

gazetajnk.com/?cid=1,987,4597

Kryeministri biznesmen

(25)

drejtorit tё departamentit tё prokurimit53.

53 Qendra Kosovare pёr Gazetari Hulumtuese – QKGH; “Korporata e Korrupsionit – KEK”, Visar Duriqi, Qendrim Bunjaku, Korrik 2012.

http://www.preportr.com/sq/Asetet-publike-dhe-privatizimi/KeK- Korporata-e-Korrupsionit-176

(26)

Themelimi i shpejtë i disa institucioneve, si dhe rishiki- mi i vazhdueshëm i ligjeve anti-korrupsion, nuk ka re- zultuar me ndonjë efekt praktik nё parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.Pothuajse nё asnjërën prej iniciativave, si nё themelimin e institucioneve, por edhe nё rishikimin e ligjeve, nuk ka pasur njё analizë gjithёpёrfshirёse tё kontekstit tё vendit dhe dinami- kave tё zhvillimit tё korrupsionit54. Nё fakt, tё gjitha ini- ciativat anti-korrupsion, kanё shfaqur mungesë serioze tё angazhimit dhe tё konsistencës sё autoritetit politik, si dhe kanё ekspozuar mangësi tё institucioneve pub- like nё ndërtimin e njё kornize efektive anti-korrupsion.

Sot, infrastruktura e përgjithshme anti-korrupsion, përmban paqartësi tё konsiderueshme, defekte sub- stanciale, dhe posaçërisht, çalon nё zbatim tё drejtё55. Gjatë gjithë kursit tё themelimit tё institucioneve si dhe tё rishikimit tё legjislacionit anti-korrupsion, dy trajta tё dallueshme kanё dalё nё sipërfaqe. E para, prapa ҫdo vendimi pёr tё themeluar mekanizma anti-

54 Organizata pёr Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - ÇOHU!; Organizata pёr Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - ÇOHU!;

“Korniza Ligjore Anti-korrupsion – Mangёsitё dhe nevoja e rishi- kimit”; Dhjetor 2011. http://www.cohu.org/sq/Analiza-i/Korniza- ligjore-kund-r-korrupsionit-95Lëvizja FOL; “Ndikimi i Vendimeve të Qeverisë në Luftë Kundër Korrupsionit 2010-2011”, http://levizja- fol.org/images/uploads/files/Final_-_Hulumtim_Politikash.pdf 55 European Commission; Kosovo 2013 Progress Report; October 2013. http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2013/

package/ks_rapport_2013.pdfShih po ashtu: Qendra Kosovare pёr Gazetari Hulumtuese – QKGH; “AKK e zbaton ligjin sipas qejfit”;

Besnik Boletini; September 2012. http://www.preportr.com/sq/

Re-publika/AKK-e-zbaton-ligjin-sipas-qejfit-220 “Preteni falsifikon formularët e deklarimit të pasurisë”; Besnik Boletini; February 2012.

http://www.preportr.com/sq/Re-publika/Preteni-falsifikon-formu- lart-e-deklarimit-t-pasuris-85

korrupsion, shumë lehtë mund tё vërehej se vendimet merreshin duke u arsyetuar se njё ‘proces apo vendim i rёndёsishёm’ do tё ndodhte, apo qё, ‘njё krizё institu- cionale’, fluturonte nё perspektivë, tё dyja tё definuara si rrethana shtrënguese qё kanё shkaktuar rezultat tё limituar. Sё dyti, nё rastin e ndryshimeve tё vazh- dueshme tё legjislacionit anti-korrupsion, institucionet gjithmonë i kanё hyrё procesit nё vigjilje tё publikimit tё Raportit tё Progresit, duke e shpërfillur kёshtu ҫdo planifikim tё duhur tё politikave.Si rregull, masat e ndёrmarra anti-korrupsion kanё qenё ekskluzivisht tё drejtuara vetëm nё shuarjen e brengave ditore, por jo edhe tek ballafaqimi me problemet e korrupsionit dhe tё krimit tё organizuar.

Nё retrospektivë, rezistenca e përhershme e politikës nё kёtё drejtim, ёshtё shfaqur kur disa organizata tё shoqёrisё civile patёn propozuar masa pёr verifikimin dhe konfiskimin e aseteve tё zyrtarëve publik. Nё pёrgjithёsi, tendenca e politikës pёr ta adresuar çësh- tjen, ka qenë ndërtimi i mekanizmave tё komplikuar dhe tё pa zbatueshëm, duke i lёnё organet anti-korrup- sion pa ndonjë efekt. Nё fakt ende nuk ka ndonjë rast qё ёshtё sjellё kundër zyrtarëve tё lartё institucional pёr sa i pёrket ‘akumulimit tё pashpjeguar tё pasurisë’, pa- varësisht se shumё informacione dhe tё dhëna zbulojnë kёtё çështje.

Infrastruktura Anti-korrupsion

(27)

Legjislacioni anti-korrupsion

Qysh nga fillimi, rishikimi dhe plotësimi i legjislacionit anti-korrupsion, ёshtё bёrё vetëm pas presionit tё fak- torit ndёrkombёtar, dhe jo duke u bazuar nё ndonjë vlerësim tё brendshëm tё institucioneve vendore56. Sidoqoftë, presioni ndёrkombёtar ka pasur limitet e veta, duke e bёrё gjithё procesin formal.

Pa marrё parasysh disa tentativa pёr ta ndërtuar njё in- frastrukturë efektive anti-korrupsion, nga ligjet bazike kundër korrupsionit janë larguar aspektet mё thelbë- sore57. Agjencia Kundër Korrupsion ёshtё e limituar nё verifikimin dhe kontrollin e origjinës sё pasurisë sё zyrtarëve tё lartё si dhe tё figurave tjera publike. Nё praktikë, AKK-ja nё kёtё drejtim ёshtё e limituar vetëm nё procedimin dhe bërjen publike tё regjistrave tё pas- urisë, përderisa ёshtё e pa fuqishme nё inicimin e ndon- jë hetimi rreth kësaj çështje.

Brenda kuadrit tё njёjtё, konfiskimi i pasurisё pengohet pjesërisht edhe pёr shkak tё tё metave nё legjisla

56 Organizata pёr Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - ÇOHU!; Organizata pёr Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - ÇOHU!;

“Korniza Ligjore Anti-korrupsion – Mangёsitё dhe nevoja e rishi- kimit”; Dhjetor 2011. http://www.cohu.org/sq/Analiza-i/Korniza- ligjore-kund-r-korrupsionit-95

57 ibid Nga viti 2012, ‘refuzimi i deklarimi’, si dhe ‘deklarimi i rrejshëm’, i pasurisё, por edhe ‘konflikti i interesit’, janë pёrfshirё si vepra penale nё Kodin Penal tё Kosovёs. Megjithatё, deri mё tani, nuk ka ndonjë precedent gjyqësor nё kёrё aspekt.

cion58. Bazuar nё legjislacionin nё fuqi, ngrirja, ndalimi dhe konfiskimi i pasurive nuk mund tё ndodhё pa njё vendim tё gjyqit, dhe atё, vetëm pasi qё tё ekzistojё lid- hja e qartё dhe direkte nё mes pasurisё sё përfituar dhe njё vepre tё kryer penale59. Por, vështirësia dhe pamun- dësia pёr tё lidhur njё vepër kriminale me pasurinё e përfituar demonstrohet mё sё miri me nivelin e ultë tё konfiskimit tё pasurisё nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar (AAPSK) 60. ёr mё shumё, akulumimi i pashpjeguar i pasurisë nga zyrtarët e lartë publik, e cila dëshmohet nё deklarimet e pasurive tё tyre, tregon qё legjislacioni nё kёtё drejtim

58 Instituti i Kosovës pёr Drejtësi – IKD; “Legjislacioni dhe Instituti i Kosovës pёr Drejtësi – IKD; “Legjislacioni dhe praktikat e rajonit në luftimin e krimit të organizuar dhe pasurisë se paligjshme”; Tetor 2011. http://www.kdi-kosova.org/publica- tions/praktikat%20e%20mira_final.pdf Shih po ashtu: “Milionat e paligjshme – parandalimi dhe luftimi”; Tetor 2011.http://www.

kdi-kosova.org/publications/milionatepaligjshem.pdfInstituti Koso- var pёr Kërkime dhe Zhvillim tё Politikave – KIPRED; “Konfiskimi i Pasurisё sё Fituar nё Mёnyrё tё Kundёrligjshme”; Maj 2011.http://

www.kipred.org/advCms/documents/52145_Konfiskimi_i_pasur- ive%20(1).pdf Lëvizja FOL; “Analizë mbi kornizën ligjore kundër pasurisë së përvetësuar në mënyrë të paligjshme”; Prill 2011.

http://levizjafol.org/images/uploads/files/Analiz%C3%AB_mbi_

korniz%C3%ABn_ligjore_kund%C3%ABr_pasuris%C3%AB_s%C3%

AB_p%C3%ABrvet%C3%ABsuar_n%C3%AB_m%C3%ABnyr%C3%

AB_t%C3%AB_paligjshme_-_Prill_2011.pdf

59 Koha.net; “Pasuria e paligjshme s’mund të konfiskohet pa procedurë për vepër penale”; Tetor 2013. http://www.koha.

net/?page=1,13,146597

60 Pasuria e përgjithshme e administruar nga AAPSK ёshtё shumё e vogёl. Shih pёr mё shumё: Lëvizja FOL; “Platforma e Statistikave Anti-korruption”; page 20, 21. http://levizjafol.org/images/uploads/

files/Statistikat_anti-Korrupsion_2011-2012.pdf.

(28)

nuk ka prodhuar ndonjë rezultat tё prekshëm61.

Institucionet anti-korrupsion

Pёr sa i pёrket infrastrukturës institucionale anti-kor- rupsion, themelimi i njё numri tё mekanizmave kundër korrupsionit62, po ashtu ka qenё nё shërbim tё zbutjes sё krizës sё ditës. Asnjëri nga vendimet pёr tё themeluar institucionet e tanishme anti-korrupsion nuk ёshtё par- aprirë nga njё perspektivë dhe vendosmëri e qartë nё arritjen e ndonjë objektivi tё planifikuar63. Përkundrazi, secili vendim pёr tё themeluar njё trup anti-korrupsion, ёshtё sjellë nёn rrethana shtrënguese64. Deri mё tani,

61 Instituti Kosovar pёr Kërkime dhe Zhvillim tё Politikave – KIPRED; “Pandёshkueshmёria nё Kosovё – pasuria e pajusti- fikueshme; Nёntor 2013. http://www.kipred.org/advCms/docu- ments/30386_Investigating_inexplicable_wealth_ALB.pdfKrahaso pasurinё e zyrtarёve tё lartё publik tek platforma e Lëvizja FOL:

http://levizjafol.org/en/deklarimet/

62 Deri mё tani, autoritetet nё Kosovё kanё thelëmuar tri institu- Deri mё tani, autoritetet nё Kosovё kanё thelëmuar tri institu- cione anti-korrupsion: a) Agjencia kundër Korrupsion, e funksionali- zuar me 2006; b) Task Forca Anti-korrupsion, e themeluar mё 2010 me njё vendim tё Qeverisё dhe; c) Kёshilli Kombёtar Antikorrupsion, i themeluar me njё vendim tё Presidentes sё Kosovё, mё 2012.

63 Organizata pёr Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - ÇOHU!; Organizata pёr Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - ÇOHU!;

“Korniza Ligjore Anti-korrupsion – Mangёsitё dhe nevoja e rishi- kimit”; Dhjetor 2011. http://www.cohu.org/sq/Analiza-i/Korniza- ligjore-kund-r-korrupsionit-95 Lëvizja FOL; “Ndikimi i Vendimeve të Qeverisë në Luftë Kundër Korrupsionit 2010-2011”, http://levizja- fol.org/images/uploads/files/Final_-_Hulumtim_Politikash.pdf 64 A) Agjencia Kundёr Korrupsion (AKK), ёshtё themeluar si pjesё A) Agjencia Kundёr Korrupsion (AKK), ёshtё themeluar si pjesё e kërkesave tё ‘Standardeve tё Kosovёs’ mё 2004. Pika 13.4 e Stan- dardeve kërkonte themelimin e njё trupe qendrore anti-korrupsion.

Mandati i AKK-sё, nё parandalim dhe luftim tё korrupsionit ёshtё

institucioneve anti-korrupsion ose u mungon mandati dhe mekanizmat e duhura pёr tё bёrё njё luftë efektive kundër korrupsionit, por edhe vet janë tё prekura nga korrupsioni.

i kufizuar nё hetimin preliminar tё rasteve supozuara tё korrup- sionit dhe paraqitja e kallëzimeve penale para zyrave tё proku- rorisë. AKK-ja nuk posedon ndonjë pregorativё nё kontrollin dhe mbikëqyrjen e akumulimit tё pasurisë sё zyrtarëve tё lartë publik.

Përtej kësaj, AKK-ja rri e shtangur karshi korrupsionit. B) Theme-B) Theme- limi i Task Forcës Anti-korrupsion ishe bёrё duke mos e marrë parasysh asnjë strategji planifikimi, si dhe ka përfaqësuar mungesën e transparencës. Kjo trup, përfaqëson trupin mё tё fuqishëm i cili ka prerogativa speciale nё ndjekjen e nivlit tё lartё tё korrupsionit.

Megjithatë, ky institucion ka pёsuar dështime tё mёdha si dhe vet ёshtё prekur nga korrupsioni. Nё njё anё, ish drejtuesi i Task Forcёs ёshtё dënuar pёr vepra tё korrupsionit duke e diskredituar kështu autoritetin e e këtij mekanizmi. Nё anёn tjetër, rasti mё i spikatur i kësaj trupe, ai kundër ish guvernatorit tё Bankёs Qendrore, Hashim Rexhepi, ishte hedhur poshtë, pavarësisht pompozitetit medial nё kohёn e arrestimit si dhe rastit tё mjegullt ndaj tij. Pёr mё shumё, kjo trup nuk ka ndjekur dhe përfunduar asnjë rast tё korrupsionit tё profilit tё lartё, por sipas tё dhënave statistikore, shumica e rasteve nёn hetim, ose janë hedhur poshtë, ose nuk përfaqёsojnё raste tё korrupsionit tё profileve tё larta. C)Themelimi i Këshillit Kombёtar Anti-korrupsion, erdh vetëm pas ekspozimit tё ish ambasadorit tё amerikan, Christopher Dell, i cili bënte thirrje pёr ‘qeveri me duar tё pastra’, dhe erdhi nё vigjilje tё publikimit tё Studimit tё Fizibilitetit, qё qartazi kërkonte pёrmirёsimin e koordinimit tё institucioneve anti-korrupsion.

(29)

Strategjitë anti-korrupsion

Ndërsa, historia e plotë e përpilimit tё Strategjive kundër Korrupsionit65, tregon mё sё miri përsëritjen e modeleve tё ngjashme tё dështimit tё autoritetit poli- tik dhe tё tё metave nё kapacitete tё institucioneve pёr tё përpiluar njё platformё kundër akteve tё përhapura tё korrupsionit nё sektorin publik. Nё njёrёn anё, lid- ershipi politik i Kosovёs qartazi ka ekspozuar se kur bёher fjalё pёr themelimin e mekanizmave strategjik, qё kanё pёr qёllim luftimin e korrupsionit, gjithmonë i ikёn pёrgjegjёsisё pёr tё marrё vendime tё duhura66. Nё asnjërin nga tri vendimet e njёpasnjёshme, rreth përpilimit dhe aprovimit tё dokumenteve strategjike anti-korrupsion, nuk janë marrё parasysh situatat alarmuese nё terren. Por, përkundrazi, vendimet janë marrё vetëm duke u bazuar nё plotësimin e disa kërke- save formale, duke i ikur kështu domosdoshmёrisё pёr t’u pёrfshirё nё njё luftё, e cila si cak, do tё kishte vet politikanët dhe figurat tjera publike tё cilёt edhe i apro-

65 Strategjia e parё anti-korrupsion, 2004-2007, e aprovuar mё 2004, ka qenё e paraparё nё kuadër tё ‘Standardeve pёr Kosovёn’, si njёri ndёr obligimet pёr tu përmbushur para se tё hapeshin negociatat pёr statusin e ardhshёm politik tё Kosovёs. Strategjia e dytё anti-korrupsion, 2009-2011, ёshtё aprovuar si kёrkesё e dal nga Raporti i Progresit, si dhe Strategjia e tretë anti-korrupsion (2012-2016), ishte pjese e kërkesave qё dilnin nga para nënshkrimit tё marrëveshjes sё MSA-sё.

66 Lëvizja FOL; “Dobësitë e Strategjisë Kundër Korrupsion 2009- 2011”. http://levizjafol.org/images/uploads/files/Hulumtim_Poli- tikash_Dobesite_e_Strategjise_Kunder_Korrupsion_dhe_Plani_i_Vep- rimit_2009-2011.pdf

vuan kёto dokumente.

References

Related documents

L5 H) and t- tris(4-tert-butylbenzoyl)methane (t-butbmH, L6 H) with the aim of exploring the impact of alkyl substituents on complexation and reactivity of the triketonate ligands.

A federal judge sentenced the operator of a music piracy website to three years in prison after the defendant admitted to criminal copyright infringement by reproducing

The purpose of this study is to describe the perceptions of educators in an urban, midwestern school district who participated in a collaborative problem solving process

Clark Equipment Company (CLARK) has warranted to the Distributor (Seller) who, pursuant to agreement with CLARK, here- by, on its own behalf, warrants to the Buyer each new

The % adsorption increased from 72 to 90 with increasing adsorbent dose because of the increased availability of adsorption sites therefore in order to achieve maximum

During the discussion chapter, different strategies have been suggested and analysed in order to reduce the energy consumption and CO2 footprint that come along

The finding that rotenone increased rather than decreased the amount of fully assem- bled CI in control cells (Fig. 13) supports the idea that the increased rates of Et

Na cruz do Calvário, Cristo aboliu na própria carne toda forma de legitimação da justiça humana para salvação (a Lei carne toda forma de legitimação da