• No results found

Sipermarrja e Suksesshme

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Sipermarrja e Suksesshme"

Copied!
10
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

Projekt

Lënda : Edukim Karriere

Tema : Sipërmarrja e suksesshme

Objektivat :

1. Çfare është sipermarrja ?

2. Cilësite dhe aftësitë e një sipërmarrësi

3. Hapja dhe zhvvillimi i një sipërmarrje

4. Mundësite vetjake për realizimin e një veprimtarie

sipërmarrëse

(2)

Sipas një përkufizimi, sipërmarrja është proçesi i krijimit të vlerës duke kombinuar burimet për të zbuluar dhe shfrytëzuar mundësitë. Zbulimi i mundësive është çelësi kryesor i sipërmarrjes. Përkufizimet e sipërmarrjes kanë në themel të tyre elementin e krijimit. Kur dëgjojmë fjalën sipërmarrje gjithmonë na vjen në mendje se diçka e re është ndërtuar. Sipërmarrja mund të jetë një biznes ose një organizatë që i shërben një qëllimi të caktuar. Zakonisht organizatat janë jofitimprurëse dhe konsiderohen si biznese sociale, ndërsa bizneset marrin formën e një kompanie. Përfitimi financiar karakterizon një biznes, ndërsa organizatat jo fitimprurëse kanë qëllime përtej fitimive. Arsyeja pse ne kemi çdo ditë rritje të numrit të sipërmarrjeve është se prapa tyre, qëndrojnë disa motivime. Çfarë i shtyn njerëzit të bëhen sipërmarrës? Paraja

Një nga motivimet për t’u bërë sipërmarrës është paraja. Ne e dimë që njerëzit më të pasur zakonisht janë sipërmarrësit. Gjithsesi nuk duhet harruar fakti që ekziston risku, që të ardhurat nga një sipërmarrje mund të jenë më të vogla se sa ndonjë një karrierë tjetër.

Liria

Nëpërmjet sipërmarrjes, njerëzit duan të bëjnë diçka tjetër nga ajo që ofron tregu. Sipërmarrja ofron një rrugë të mirë, për të realizuar diçka që ju intereson vërtet. Me liri nuk nënkuptohet që ju të flini sa të doni dhe se sipërmarrja është një rrugë e lehtë për t’u ndjekur. Liria ju jep mundësi të zgjidhni vetë çfarë doni të bëni. Pavarësia

N.q.s keni sipërmarrjen tuaj, kjo s’do të thotë që nuk do të keni shef tek koka. Shefi juaj nuk do të jetë më ai tradicional, por do të jenë partnerët dhe klientët tuaj. Pavarësia dhe liria janë motivë të rëndësishëm që njerezit zgjedhin rrugën e sipërmarrjes.

Krijmtaria

Të ndërtosh diçka nga e para, kërkon që ju të jeni krijues. Elementi i kreativitetit është i lidhur ngushtë me të qenit sipërmarrës. Sipërmarrja është ndër fushat që lejon më shumë krijmtari në proçesin e punës suaj.

Ndihma

Nëpërmjet sipërmarrjes mund të ndihmosh të zhvillosh komunitetit ku jeton. Zgjidhja që keni dhënë për një problem nëpërmjet produktit që ofroni në treg ndihmon drejtpërdrejt klientët tuaj. Një mundësi që ofron sipërmarrja është biznesi social. Nëpërmjet biznesit tuaj ju mund të luftoni papunësinë, varfërinë, injorancën dhe sëmundjet.Këto janë disa nga cilësitë kryesore që i motivojnë njerëzit që të bëhen sipërmarrës. Kush prej nesh nuk do të donte të ishte i pasur, i lirë, i pavarur, krijues dhe ndihmës i komunitetit. Pyetja qëndron: Pse numri i sipërmarrësve është

(3)

kaq i vogël në shoqërinë tonë. Sipas statistikave, në shtetin më të fuqishëm në botë, Amerikën, vetëm 4% e popullsisë janë sipërmarrës. Ky numër është i vogël, sepse të qenit sipërmarrës ka risqe të mëdha. Ekziston risku i dështimit, humbjes së kohës, parave dhe pozitës suaj shoqërore. Gjithashtu kostoja oportune është gjithmonë në lojë. Ju mund të gjeni një punë me të ardhura të mira.

Karakteristikat e një sipërmarrësi :

 Pasioni i kombinuar me një strategji te goditur është ne gjendje te prodhoje një force te madhe sipërmarrjeje. Sipërmarrësit vizionare janë me shume se sa thjesht ëndërrimtarë. Ata na radhe te pare janë njerëz praktike, te afte te zgjidhin probleme, te njohin vështirësitë dhe te mësojnë nga humbja.

 Vizion i qarte. Sipërmarrësit pa këtë karakteristike nuk e kane te gjate ne rrugën e tyre te biznesit. Nëse ju nuk e dini ende se ku dëshironi te arrini, atëherë si do ta dini se si mund te shkohet atje. Është e rëndësishme qe me pare te kemi përcaktuar jo vetëm objektivat, por edhe parametrat e

matshëm, madje edhe mënyrën për tua shpjeguar këtë atyre qe do te punojnë për ju.

 Vendosmëria për te bere atë qe është e nevojshme. Sekreti i një biznesmeni është se ai është ne gjendje te beje atë qe nuk e bëjnë dot te tjerët, pasi nuk janë te përgatitur për këtë. Nëse do te dëshironi qe te jeni te suksesshëm ne një biznes ju duhet te keni vullnetin te punoni shume fort, shume me fort se sa njerëzit e tjerë.

 Mësimi nga gabimet.Një sipërmarrës i suksesshëm është ai i cili ka aftësinë te mësojë nga gabimet.Aftësia për tu përshtatur përballë dështimit është një tjetër karakteristike e biznesmenit vizionar.

 Prapa çdo sipërmarrësi gjithnjë ndodhet dhe punon një ekip. “Unë jam vetëm fytyra publike e një skuadre te talentuarish” thotë një prej me te mëdhenjve te biznesit, Richard Branson. “Ata janë një ndihme e madhe ne ndërtimin e suksesit tone”. Nëse ju do te mendoni dhe përpiqeni qe te punoni pa një skuadër, arritjet me shume gjasa do te jene shume te vogla dhe suksesi i diskutueshëm.

 Po aq sa është i fokusuar ne qëllimin e sipërmarrjes se tij, një sipërmarrës vizionar duhet te jete njëkohësisht edhe shume fleksibel ne lidhje me rrugën qe duhet te ndjeke për te shkuar tek qëllimi dhe suksesi. Madje dhe kur rruga qe keni zgjedhur duket se është ajo e duhura, përsëri nuk duhet tu mungoje vullneti për te riparuar çdo gjë te nevojshme për ta çuar atë me pranë perfeksionit.

 Aftësia për te ndjekur intuitën. Ne shume raste këshilltaret tuaj mund t’ju sugjerojnë zgjidhje qe për ju nuk duken bindëse. Por edhe nëse ju ende nuk jeni ne gjendje te argumentoni se perse ideja juaj është me e mira, përsëri injorimi i intuitës tuaj përben një gjë te rrezikshme. Por kujdes, është akoma me e rrezikshme te ngatërroni egon tuaj me intuitën.

(4)

 Aftësia për te gjetur shtegun e duhur.Po aq sa është i fokusuar ne qëllimin e sipërmarrjes se tij, një sipërmarrës vizionar duhet te jete njëkohësisht edhe shume fleksibel ne lidhje me rrugën qe duhet te ndjeke për te shkuar tek qëllimi dhe suksesi. Madje dhe kur rruga qe keni zgjedhur duket se është ajo e duhura, përsëri nuk duhet tu mungoje vullneti për te riparuar çdo gjë te nevojshme për ta çuar atë me pranë perfeksionit.

10 rregulla për nisjen e një sipërmarrje

Gijthëkush që ka krijuar një sipërmarrje dhe e ka kthyer atë në një biznes të suksesshëm, ka në kokë rregullat e tij të arta që e kanë ndihmuar gjatë rrugës. Është gjithmonë frytëdhënëse dhe shpesh frymëzuese për të tjerët që të dëgjojnë këshillat e më të sukseshmëve. Mark Cuban, një sipërmarrës i shumëfishtë e i suksesshëm, ka ndarë me ne ato që për të janë rregullat e arta për t’u patur parasysh në nisjen e një sipërmarrjeje.

Mos e krijoni një sipërmarrje nëse aktivitetin e saj nuk e keni pasion, nëse nuk është diçka që e dashuroni, apo nëse nuk ka lidhje me ju.Në qoftë se keni menduar për një strategji shpëtimi në rast dështimi, atëherë nuk e keni pasion atë gjë.

Punësoni njerëz që mendoni se do të punojnë me kënaqësi të madhe në kompaninë tuaj.

Të ardhurat shërojnë gjithçka. Duhet të dini se në ç’mënyrë konkretisht kompania do të fitojë para dhe si do t’i realizojë ajo të ardhurat.Kuptoni kompetencat tuaja

thelbësore dhe përqëndrohuni tek to. Paguajini mirë njerëzit që do të kryejnë detyrat kryesore, pasi duhet të bëni më të mirën aty. Ndërsa nëse buxheti nuk ju mjafton mund të sakrifikoni cilësinë në sektorët e tjerë të kompanisë, duke marrë punonjës që paguhen më pak.

Pa zyra të mbyllura. Ambjentet e hapura të zyrave bëjnë që të gjithë punonjësit të jenë të sinkronizuar me gjithçka që ndodh në kompani. Nwse ndonjë punonjës ankohet se ka nevojë për privaci, tregojini derën e tualetit. Nuk duhet të ketë asgjë për të fshehur në startin e një biznesi.

Për teknologjinë, përdorni ato që njihni. Nëse dini të përdorni Apple, atëherë

përdoreni. Nëse ju pëlqen Windows, përdorni atë. Në fillimet e një kompanie nuk ka shumë punonjës, kështu që secili mund të përdorë atë që di, në mënyrë që të mos shtohen shpenzimet me trajnime të mëtejshme për këtë çështje.

Mbajeni organizatën të sheshtë. Kjo do të thotë që komunikimi vertikal sipas hierarkisë të jetë minimal. Nëse keni menaxherë që i raportojnë një menaxheri tjetër që në hapat e parë të kompanisë, ka shumë mundësi që të dështoni.Mos nënkontraktoni firmë marrëdhëniesh publike (PR). Në hapat e para, kompania ka nevojë që të krijojë marrëdhënie personale me partnerët e saj. Pra, komunikoni vetë me personat që ju mendoni se janë të interesuar të dinë rreth jush. Gjejini emailin

(5)

dhe prezantoni kompaninë.Kthejini detyrat e punonjësve në argëtim. Kini kujdes me stresin e tyre dhe shpërblejini ata për performancën. Në kompaninë time të parë, MicroSolutions, sa herë që kishim shitje rekord, unë u jepja kartmonedha 100 dollarëshe njerëzve të shitjes dhe të gjithë ishin të kënaqur nga kjo.

Funksioni i Sipermarresit:

Mbartes rrisku

Funksioni organizative

Funksioni inovative

Funksioni manaxherial

Funksioni vendimarres

Avantazhet e Sipermarresit:

Pavarësia

Mundesi per te arritur potencial të plotë

Fleksibiliteti

Mundësi për të kontribuar per shoqërinë dhe per t’u

bërë i njohur

Mundësi për të arritur dhe përdorur plotësisht fitimet

Disavantazhet e Sipermarresit:

(6)

Pasiguri për të ardhmen

Rrisku i humbjes së gjithë kapitalit të investuar

Humbja është ekonomike dhe psikologjike

Orë të gjata në punë

Përgjegjësi e plotë

Ide

ja e themelimit të një sipërmarrje private

Shkurtimisht fazat e themelimit të nje

sipërmarrjeje private:

(7)

1. Një ide e mirë për biznes

2. Planifikimi paraprak i veprimtarisë së sipërmarrjes 3. Organizimi i financimit

4. Zgjedhja e formës dhe emrit të sipërmarrjes

5. Spjegimin për sigurimin e lejes për veprimitarinë e sipërmarrjes 6. Njoftimi në regjistrin e tregut dhe në zyrën e tatimeve

7. Sigurimet e rregulluara me ligj 8. Organizimi i kontabilitetit

Kur dëshiron të hapësh një shoqëri tregtare, mendo mirë në se ideja e biznesit është e mirë apo jo. Mendo gjithashtu, në se ke dituri dhe përvojë të mjaftueshme

profesionale, si dhe mënyrën e organizimit financiar. Qendra për biznese të reja ofron ndihmë dhe këshilla me anë të këshilltarëve profesionistë, duke filluar qysh nga fillimi i përpunimit të idesë për biznes.

Pas kësaj bëhet përgatitja themelore e planit për veprimtarinë e biznesit, që ka për qëllim të bëjë sqarimin e fitimit dhe suksesit të mundshëm të veprimtarisë së filluar sipërmarrëse. Kjo është në dobi si të vetë sipërmarrësit ashtu edhe të ekspertit i cili ndihmon në vlerësimin e veprimtarisë. Kur kërkoni për ndihmë financiare duhet të keni planifikim të mirë të veprimtarisë së biznesit.

Çështje të tjera që duhet t`i keni parasysh kur të krijoni sipërmarrje janë, për shembull: forma e sipërmarrjes, emri dhe fusha e sipërmarrjes, regjistrimet dhe pagesat zyrtare, organizimi i kontabilitetit si dhe në shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar pagesa e aksioneve të kapitalit.

(8)

Në zgjedhjen e formës së sipërmarrjes ndër të tjera ndikojnë numri i ortakëve, nevoja e kapitalit, ndarja e përgjegjsisë dhe e marrjes së vendimeve, financimi dhe tatimi. Format e ndryshme të sipërmarrjes në Finlandë janë: titull biznesi, shoqëri tregtare e hapur, shoqëri tregtare komandite, shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëri tregtare kolektive. Në se dëshironi të themeloni një sipërmarrje më të madhe se emri i shoqërisë tregtare atëhere ja vlen të kontaktoni këshilltarin për biznes.

(9)

Biznese te vogla, zyra këshillimi, avokatie, apo licenca për asistenca neper spitale, shtëpi. Këto janë disa nga aktivitetet qe shqiptaret kane vendosur ne fqinjin e tyre Italinë. Emigracioni shqiptar nuk është me ai i punëve neper kantiere, megjithëse një pjese e mire e tyre vazhdojnë ta bëjnë akoma. Kjo me dëshirën e mire, për te investuar neper bizneset e tyre ne Shqipëri. Këto shtatembedhjete vite emigracion, sollën ndryshime, jo vetëm për ekonominë italine e cila përfiton nga ky krah pune, por dhe për bizneset e vogla ne Shqipëri te cilat kane lindur dhe po zhvillohen fale punës se emigranteve jashtë.Por nuk është e thënë qe suksesi te jete vetëm jashtë kufijve. Numri i profesionisteve te lire, po rritet gjithnjë e me shume neper qytetet me kryesore si Milano, Rome, dhe ne Brescia. Garancia e këtij suksesi është e thjeshte. Këta sipërmarrës, kane studiuar mire rregullat e tregut, nevojat e tij, dhe cfare është me e rëndësishme, kane kuptuar si funksionon italia, dheç fare kërkon qytetari italian: disponibilitet, profesionalizëm, dhe çmimet me te ulëta ne treg. “Punëtoret e huaj janë rreth 8.076, pra një e treta e forcës ne total- thotë Alberto Silvioli: rreth 313 aktivitete te regjistruara kane një titullar i cili nuk është italian, Ne Milano, është tejkaluar, por dhe ne Brescia jemi ne te njëjtën rruge”.Aktivitete te huaja janë ne gjendje te konkurrojnë ato italiane: “Nuk janë te paket aktivitete te mireorganizuara, dhe konkuruese. Nuk mungon profesionaliteti sidomos ndërmjet rumeneve dhe shqiptareve, te cilet shfaqin nje profesionalitet te mire,

imprenditorial”.

Sipas statistikave ne Brescia, nder punëtoret me kombësi te huaj numri me i madh është ai i shqiptareve, (2.185 punetore); qe ndiqet me pas nga marokenet, (1.479), rumenet (1.087) dhe ish jugosllavet (910). Persë i përket maredhenieve dhe

dokumentave entet publike kane vendosur qe disa dokumente te jene ne gjuhen e nënës, dhe kjo behet pikërisht për te favorizuar integrimin e tyre”.Zakonisht

emigracioni ne Itali, kalon neper disa etapa, qe cilat nëse i kalon me sukses, arrin te mireintegrohesh, dhe te jesh i suksesshëm. Nëse jo përfundon padashur viktime e kriminalitetit. Ka shqiptare neper burgjet italiane janë njerëz ‘te ndershëm’ ne Shqipëri. Nuk kane precedentë penal ne Shqipëri. Janë njerëz thjesht ne një moment te caktuar janë gjendur pa përkrahje. Njerëzit e forte emigrojnë, por vetëm ato me te fortët ia dalin mbanë ne një vend te huaj, ku çdo gjë te bëjnë te duket e

nevojshme për tu patur, dhe e nevojshme për tu blere.

Sociologu dhe studiuesi Sandro Citadini, thotë se “Me shqiptaret është ndryshe, ata emigrojnë dhe tentojnë te integrohen menjëherë, si te thuash duan ti kalojnë

menjëherë ca etapa.” Kërkojnë te jene menjëherë te paret. Kjo është shume e vështirë.”Ka disa etapa për tu kapërcyer. Kërkon kohe, dhe pune, pune dhe tepër durim. Kërkon te dish, te jesh i forte. Integrimi është një rruge e gjate, gjate kësaj rruge eshte tepër e rëndësishme te kuptosh se asimilimi nuk ka te beje me

integrimin. “Shqiptaret përpiqen te asimilojnë kulturën italiane, dhe duan ne një fare mënyrë te jene italian.” Te qenurit evropian, ia lehtëson disi këtë dëshirë, por është fakt qe, komuniteti i shqiptareve ka disa karakteristika qe pak komunitete i kane. Ata janë te lidhur shume me familjet, i ndihmojnë, dhe kjo është diçka shume

(10)

pozitive. Por shqiptaret qe janë prej kohesh ne Itali, dhe i kane rritur fëmijët e tyre atje, përplasen me realitetin dhe kulturën e tyre tradicionale, si rrjedhoje fëmijët e tyre, ata qe quhen ‘brezi i dyte’, nuk janë as shqiptare dhe as italiane. Janë thjesht ne rrugëkryq.

References

Related documents