ANALIZA E PASQYRAVE FINANCIARE
1. Si shprehet situata financiare?
Situate financiare shprehet perms structures së aktivit dhe të pasivit si dhe nga raportet e segmenteve gjegjëse të aktivit dhe të pasivit. Në këtë rast duhet të kihet parasysh shprehja perms kombinimeve të pandashme të lidhjeve të afatevedhe të vlerave gjegjësisht shumat në aktiv të kombinuara me afatet e imobizimeve dhe shumat në pasiv të kombinuara me afatet e skadimit. 2. Si bëhet vlerësimi i situates financiare përmes rregullave vertikale të
financimit?
Me ndihmën e rregullave vertikale të financimit,bëher vlerësimi i kësaj structure. Këto rregulla përpiqen që të vendosin “normën” për strukturen e kapitalit ose pasivit tëbilancit. Këtu është fjala para së gjithash për raportin në mes të kapitalit vetjak dhe të huaj,lartësin e rezervës për mbulimin e rrezikut dhe marrëdhënie të tjera, ndër të cilat posaçërisht raporti ndërmjet burimeve afatgjata dhe
afatshkurtëra.
3. Nga kush varet një situate financiare se a është e mire apo e keqe? Varet nga madhësia dhe struktura e mjeteve të saj dhe të burimeve të mjeteve,si dhe nga harmonizimi i tyre me detyrat në kushtet e përgjithshme ekonomike të veprimtarisë.
4. Cila është kërkesa ekonomiko-financiare për një situate financiare? Kërkesa ekonomiko-financiare e cila niset nga ajo se për kryerjen normale të detyrës (zhvillimit normal të procesit të paraparë farist) medoemos është e nevojshme një përbërje harmonike e raporteve ekonomiko-financiare që manifestohet me situatën financiare të ekuilibruar.
5. Kur themi për gjendjen financiare se është e mire?
Në qoftë se baraspesha financiare ofron siguri në mbajtjen e likuiditetit në qoftë se ngarkesa me borxhe është e tillë që të sigurojë pavarësi të plotë të
ndërmarrjes dhe siguri të plotë të besorëve të saj, në qoftë se është solvente, në qoftë se ndërmarrja krahas njësisë monetare stabile nga rezultati financiar e rrit në masë të dukshme kapitalin vetjak, ndërsa në kushtet e inflacionit nga efektet e rivalorizimit dhe rezultati financiar e rrit vlerën reale të kapitalit vetjak si dhe në
qoftë se ndërmarrja nga mjetet e veta e financon riprodhimin e thjeshtë dhe një pjesë të riprodhimit të zgjeruar.
6. Kur themi për një gjendje financiare se është e keqe?
Në qoftë se baraspesha financiare nuk e siguron mbajtjen e likuiditetit, ngarkesa me borxhe nuk e siguron pavarësinë e ndërmarrjes dhe sigurinë e besorëve te saj,në qoftë se solventiteti është kritik,në qoftë se pranë njësisë monetare stabile nga rezultati financiar nuk e rrit kapitalin vetjak ,ndërsa në kushtet e inflacionit nga efektet e rivalorizimit dhe nga rezultati financiar nuk e ruan vlerën reale të kapitalit vetjak dhe në qoftë se ndërmarrja nga mjetet e veta nuk mund ta financojë riprodhimin e thjeshtë.
7. Si paraqitet lidhshmëria e parimeve financiare dhe parimeve të fuqisë financiare?
Fuqia financiare- Mobilizimi i mjeteve,Akumulimi,Sigurimi i
kapitalit,Likuiditeti,Siguria,Racionaliteti,Ekonomia financiare,Efikasiteti financiar,Rentabiliteti.
8. Çka paraqet kontabiliteti dhe çka bilanci?
Kontabiliteti regjistron ngjarjet ekonomike në ndërmarrje dhe perms bilancit shpreh gjendjen e ndërmarrjes. Për ta shfaqur tërësinë e gjendjes së
ndërmarrjes kontabiliteti është i detyruar të përdorë një masë unike. Pra bilanci i kontabilitetit para së gjithash është bilanc i shprehur në para si masë … ndërkaq paraja si masë bën të mundshme që mjetet e ndryshme përkunder specifikave të tyre të shprehen në tërësi gjë që është e domosdoshme nëse dëshirojmë që ngjarjet ekonomike të vërehen në tërësinë e tyre.
Bilanci i gjendjes paraqet një raport periodik kontabël mbi gjendjen e mjeteve (investimeve)dhe burimeve të mjeteve (financimit)në një ditë të caktuar. Ai është një fotografi momentale e gjendjes një prerje artificiale e rrjedhave afariste – financiare, të cilat këtë fotografi përherë e ndryshojnë.
9. Çka është statika e bilancit?
Statika e bilancit na bënë të mundur t’i shikojmë raportet e caktuara në ditën e caktuar dhe në bazë të kësaj të konkludojmë si për punën e tanishme ashtu edhe për punën e ardhshme të ndërmarrjes.
Dinamika e bilancit na tregon ndodhitë reale ekonomike në ndërmarrje,në proceset dhe operacionet ekonomike, lidhshmëritë dhe kushtëzimin e tyre reciprok.
11. Si paraqitet pasuria(mjetet) në bilanc?
Paraqiten dyfish në bilanc:si mjete shikuar sipas funksionit të tyre në kryerjen e detyrimeve të përcaktuarame plan dhe si burime të këtyre mjeteve që tregojnë prejardhjen e këtyre mjeteve.
12. Me prerjen e bilancit çka përfitohet?
Nga prerja e bilancit të gjendjes sipas kritereve ekonomike kemi përfituar katër nënbilance me grupe të mjeteve në kuadër të atyre nënbilanceve.
Me prerjen e shkallës së pare të bilancit,konstatohet nënbilanci i raporteve jashtë planit që në anën e aktivit ka pakësimin e mjeteve (mjetet që kanë dal jashtë funksionit) dhe në anën e pasivit burimet jashtë planit (burimet e atyre mjeteve që ndërmarrja i mban pa të drejtë).
Me prerjen e shkallës së dytë të bilancit përfitohet nënbilanci i mjeteve jashtafariste dhe të burimeve të tyre.
Me prerjen e shkallës së tretë të bilancit përfitohet nënbilanci i mjeteve xhiruese dhe të burimeve të tyre.
Me prerjen e shkallës së katërt të bilancit, përfitojmë dy nënbilance
ekonomike:nënbilancin e mjeteve kryesore në përdorim dhe të burimeve të tyre,dhe nënbilancin e mjeteve kryesore në ndërtim dhe të burimeve të tyre. 13. Çka përmbanë pasqyra e përgjithshme financiare?
N/B i mobilizimeve dhe burimeve të tyre, Investimet jomateriale,Investimet material,Investimet afatgjata financiare dhe burimet e tyre,Disponibiliteti i shkallës I,Disponibiliteti i shkallës II,Disponibiliteti i shkallës III, Disponibiliteti i shkallës IV,N/B i raporteve jashtë planit.
14. Si mund të vërehet situata e pavolitshme financiare në ndërmarrje? Mund të vërehet:
a). në anën e aktivit b). në anën e pasivit
c). në të dy anët e bilancit njëkohësisht
15. Si vërehet situata e pavolitshme financiare në anën e aktivit?
Në anën e aktivit kjo ndodh atëherë kur raporti sasior midis pozicioneve të aktivit nuk është në pajtim me detyrat që duhet ti përmbushë një ndërmarrje.
16. Si vërehet situata e pavolitshme në anën e pasivit?
Vërehet tek afatet e papërshtatshme të kthimit të mjeteve d.m.th raporti ndërmjet mjeteve të veta dhe atyre të huaja është i pavolitshëm.
17. Si vërehet situata e pavolitshme në të dy anët e bilancit njëkohësisht? Konstatohen duke bërë krahasimin e shkallës së likuiditetit – mundësisë së shndërrmit në para të mjeteve – në aktiv, dhe burimet e mjeteve përkatëse - në pasiv.
18. Çka duhet pasur parasysh me rastin e vlerësimit të situates financiare? Duhet pasur parasysh:
Konstitucinin financiar
Likuiditetin
Rentabilitetin
Shkallën e harmonisë midis mjeteve dhe burimeve të tyre
Krahasimin numeric të ndërmarrjes konkrete me mesataren e degës ose ekonomisë në tërësi.
19. Çka përfshinë pakësimi i pasurisë (mjeteve)?
Në këtë nënbilanc klasifikohen mjetet që kanë dale jashtë funksionit. Si rregull këto mjete duhet të mbulohen nga kapitali i qënrueshëm.
20. Cilët janë treguesit që shprehin stabilitetin financiar? Treguesit që shprehin stabilitetin financiar janë:
Siguria financiare
Shkalla e vetëfinancimit, dhe
Shkalla e aftësisë kreditore
21. Cilët janë treguesit e likuiditetit? Treguesit e likuiditetit mund të jenë:
Likuiditeti momental
Likuiditeti rrjedhës, dhe
Likuiditeti i përgjithshëm
Pasqyron rezultatin financiar të afarizimit të ndërmarrjes, i cili përfitohet nga raportet sasiore në mes të të dalave dhe të të hyrave.
23. Cili është qëllimi i përllogaritjes së të hyrave dhe të dalave?
Qëllimi i përllogaritjes së të hyrave dhe të dalave nuk është konstatim i suksesit në shumën absolute,por i atij rezultati që mund të krahasohet me rezultatin e ndërmarrjes së njejtë në një periudhë tjetër.(të mëparshme)
24. Cilat parime duhet respektuar që rezultatet të jenë të krahasueshme?
Lidhja e të hyrave dhe e të dalave me periudhën përkatëse kur janë shkaktuar ato.
Me rastin e përllogaritjes së rezultatit financiar të zbatohen metoda të njëjta të çmuarjes siç janë përdorur për periudhën me të cilën bëhet krahasimi.
25. Sipas cilave metoda mund të paraqitet llogaria e fitimit dhe e humbjes (bilanci i suksesit)?
Paraqitet me dy metoda kryesore:
Bilanci i suksesit i hartuar sipas metodës sëspecifikimit të të dalave e të të hyrave.
Bilanci i suksesit i hartuar sipas shpenzimeve të tërësishme dhe bërjeve. 26. Si mund të radhiten të hyrat dhe të dalat sipas skemës aktuale?
TË DALAT
a. Të dalat afariste:
Shpenzimet material dhe amortizimi Shpenzimet jomateriale
Pagëfitimet bruto të llogaritura Të dalat publike
Shpenzimet e periudhës
Zvogëlimi, përkatësisht rritja e vlerës së prodhimit të pambaruar dhe të produkteve të gatshme
Vlera furizuese e mallit tregtar b. Të dalat e financimit
c. Të dalat e jashtëzakonshme d. Humbjet kapitale
e. Gjithsej të dalat f. Fitimi – e hyra neto
g. Tatimi dhe kontributet në fitim h. Fitimi për përndarje
i. Gjithësej
TË HYRAT
a. Të hyrat afariste
Të hyrat nga shitja Të hyrat publike b. Të hyrat e financimit c. Të hyrat e jashtëzakonshme d. Fitimet kapitale e. Gjithsej të hyrat f. Humbja g. Gjithsej
h. Humbja pas mbulimit të tatimit dhe kontributeve të përllogaritura nga ftimi
27. Konsolidimi financiar paraqet …
Zvogëlimin e rizikut të realizimit afarist dhe financiar në nivel të pranueshëm, eliminimi i humbjeve të fshehta në bilancin e gjendjes, vënia e baraspeshës financiare,sendërtimi i një prodhimi të tillë, i cili mundëson që riprodhimi i thjeshtë të kryhet nga mjete vetjake (pa ngarkesa me borxhe të reja) dhe një pjesë e riprodhimit të zgjeruar gjithashtu të financohet nga burimet vetjake,në mënyrë që të sendërtohet një shkallë e mjaftueshme e autonomies së borxhliut dhe një siguri e besorësit, si edhe të sigurohet rritja reale e aktivit neto (mjeteve vetjake).
28. Nocionet kryesore që përfshihen në definicionin e konsolidimit financiar janë:
Së pari, me konsolidimin financiar kuptohet zvogëlimi i rizikut të sendërtimit të rezultatit afarist dhe financiar,sit ë atij bruto,ashtu edhe të atij neto në një nivel të pranueshëm.
Zvogëlimi i rizikut të sendërtimit të rezultatit afarist arrihet me rritjen e
ndryshimit n♪7 mes të të hyrave të rregullta të realizuara dhe të dalave variabile, si dhe të dalave të periudhës (shpenzimet kohore që e ngarkojnë një periudhë). Zvogëlimi i rizikut të sendërtimit, të rezultatit financiar bruto arrihet me rritjen e distancës në mes të të hyrave të rregullta, të realizuara si dhe të dalave variabile e të dalave të periudhës plus mbulimi it ë dalave për kamatat dhe kompensimet e shfrytëzimit të mjeteve të huaja. Ndërkaq ,zvogëlimi i rizikut
financiar neto,arrihet kur rritet distance në mes të hyrave të rregullta të realizuara dhe të gjitha të dalave të numëruara më pare plus mbulimi it ë dalave publike,tatimeve etj.
29. Cilat janë shkaqet e çrregullimeve financiare dhe si ndahen?
Çrregullimet e konsolidimit financiar janë të shumta. Ato burojnë nga rrethina, por shpeshherë edhe nga vetë kuadri i ndërmarrjes. Prandaj është mençuri e madhe në qoftë se këto çrregullime hetohen me kohë dhe në qoftë se gjenden mënyra adekuate për t’iu kundërvënë atyre derisa nuk është bërë vonë, d.m.th derisa nuk i kanosen ndërmarrjes me bankrotim.
Shkaqet e çrregullimeve të konsolidimit financiar janë të shumta, por atom und të klasifikohen në dy grupe kryesore që janë:
Të jashtme (eksterne) dhe
Të brendshme (interne)
30. Shkaqet e jashtme të çrregullimeve financiare janë:
Kriza ekonomike
Inflacioni dhe mënyra e përcaktuar e bilancimit
Politika monetare-kreditore dhe sistemi devisor dhe
Shpërndarja primare dhe sekondare
31. Shkaqe e brendshme të çrregullimeve financiare janë:
Shkalla e shfrytëzimit të kapacitetit
Baraspesha financiare, dhe
Bilancimi i mjeteve jashtë funksionit.
32. Karakteristikat sasiore të bilancit?
Baraspesha e bilancit – karakteristika e pare që na bie në sy është baraspesha ndërmjet aktivit dhe pasivit. Nëse një subject ekonomiko-juridik ka 50,000 euro në aktiv, atëherë edhe në pasiv duhet të jetë shuma e njejtë,sepse siç kemi konstatuar edhe më pare në bilanc çdo madhësi projektohet nga të dy anët. Sikur të paraqitet bilanci i
pabarazpeshuar atëherë themi se nuk është përfshirë ndonjë zë (pozicion) i bilancit qoftë në kuadrin e aktivit ose të pasivit.
Shtimi i shumës së bilancit- karakteristika e dytë e bilancit është shtimi i shumë së bilancit. Ky shtim mund të bëhet në tri mënyra: 1). Me ngargim, 2). Me fitim, 3). Me metoda të teknikë
Pakësimi i shumës së bilancit – karakteristika e tretë sasiore e bilancit është pakësimi i shumës së bilancit. Edhe pakësimi si kundër shtimit mund të shfaqet në tri mënyra: 1). Shkarkimi, 2). Humbje, 3).metoda e teknikës kontabël.
Simetria e bilancit – karakteristika e katërt sasiore e bilancit është
simetria e tij. P.sh nëse i mbledhim të gjithë zërat e bilancit (të aktivit she pasivit) dhe i pjestojmë me dy, rezultati i fituar na paraqet shumën e bilancit.
.
33. Dinamika e bilancit
Derisa statika e bilancit na bënë të mundur ti shikojmë “raportet e caktuara në ditën e caktuar” dhe në bazë të kësaj të konkludojmë për punën e tanishme dhe për punën e ardhshme, Dinamika e bilancit “na tregon ndodhitë reale ekonomike në ndërmarrje në proceset e operacioneve ekonomike, lidhshmëritë dhe kushtëzimin e tyre reciprok”.
Meqenëse ndërmarrja e zhvillon veprimtarinë e saj në mënyrë të pandërprerë, atëherë pas çdo ndryshimi dhe transaksioni ekonomik ndryshon edhe gjendja e bilancit.
Të gjitha ndryshimet në bilanc mund ti klasifikojmë kështu: a). Në ndryshimet vetëm në bilancin e gjendjes, dhe b). Në ndryshimet në bilancin e gjendjes dhe të suksesit 34. Ndryshimet vetëm në bilancin e gjendjes
Ndryshimet në strukturen e aktivit
Ndryshimet në strukturen e pasivit
Ndryshimet në strukturen e aktivit e të pasivit duke e rritur shumën e tërësishme të bilancit, dhe
Ndryshimet në strukturen e aktivit e të pasivit duke e pakësuar shumën e tërësishme të bilancit.
35. Ndryshimet në bilancin e gjendjes dhe të suksesit
Pakësimi i aktivit të bilancit të gjendjes,rritja ekuivalente e të dalave të bilancit të suksesit
Pakësimi i pasivit të bilancit të gjendjes,rritja ekuivalente e të hyrave të bilancit të suksesit
Rritja e pasivit të bilancit të gjendjes dhe rritja ekuivalente e të dalave të bilancit të suksesit, dhe
Rritja e aktivit të bilancit të gjendjes dhe rritja ekuivalente e të hyrave të bilancit të suksesit.
36. Rezervat latent
Krijohen duke nënçmuar aktivin dhe duke mbiçmuar pasivin. Këto rezerva inkorporohen sin ë balance inventariale ashtu edhe në llogaritë përfundimtare dhe janë të lidhura ngushtësisht me rregullësinë e sajimit të bilanceve
përkatëse. Rezervat latent mund të ndahen në dy grupe kryesore: 1. Në rezervat që janë në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe 2. Kur këto rezerva tolerohen dhe janë në pajtim me politikën afariste
tësubjektit ekonomik.
Rezervat latent ndikojnë në rezultatin financiar, por ato nuk kanë kurfarë ndikimi në gjendjen faktike, meqenëse sasia e sendeve mbetet po aq sa la qenë.
37. Humbjet e fshehta
Humbjet e fshehta dalin për shkak të mbiçmimit të aktivit dhe të nënçmimit të pasivit. Ato ndikojnë në rezultatin financiar dhe ai paraqitet më i mire nga ai që është në fakt. P.sh ndërmarrja “X” ka prodhuar një seri produktesh. Në këtë seri janë prodhuar 1,000 copë me një kosto 30€ për cope. Mirëpo ato në treg nuk mundemi ti shesim me çmim më të lartë se 25€ sepse ato mund të gjenden në treg në sasi të nevojshme.
38. Parimet e balancimit?
Prej parimeve të bilancimit të cilat janë më të rëndësishmet për çmuarjen e mjeteve dhe të burimeve të mjeteve, në bilancin e rregullt të afarizmit të ndërmarrjes mund të veçohen:
Parimi i veshtisë
Parimi (koncepti) i matjes monetare dhe i hulumtimit të vlerës
Parimi i entitetit të subjektit afarist
Parimi i kontinuitetit (përhershmërisë) të subjektit ekonomik
Parimi i shpenzimeve të vërteta (historike)
Parimi i shkakësisë (korelacionit) dhe
Parimi i konsistentitetit
39. Parimi i veshtisë,nënparimet e tij?
Parimi i veshtësisë është njëri prej parimeve kryesore të bilancimit. Ai gjen shprehje sidomos kur ekziston veprimi inflator në ekonomi dhe kur ndërmarrja duhet të krijojë aso mundësish që do të siguronin mbulimin e humbjeve
e atillë të bilancit që i merr parasysh të gjitha të papriturat dhe befasitë negative që mund t’i dalin ndërmarrjes gjatë veprimtarisë së saj.
Parimi i veshtisë sendërtohet me zbatimin e këtyre parimeve,të cilat kanë rolin e nënparimeve të parimit të veshtisë:
Parimit të realizimit
Parimit të imparitetit
Parimit të çmimeve më të ulëta
Parimit të çmimeve ditore dhe
Parimit të çmimeve më të larta
40. Parimet e çmuarjes së pasurisë së ndërmarrjes?
Lidhmërinë e bilancit të gjendjes dhe bilancit të suksesit çmuarja e aktivit, detyrimeve dhe pasivit transitor, nuk pasqyrohet vetëm në bilancin e gjendjes, por edhe në bilancin e suksesit. Për këtë arsyje me rastin e çmuarjes nuk është me rëndësi vetëm zgjedhjae bazës për çmuarje, do të thotë se a është fjala për parimin e çmimeve të furnizimit, çmimeve ditore apo çmimit likuidues, por është me rëndësi edhe mënyra e shlyerjes, përllogaritja e shpenzimeve të material dhe konstatimi i çmimit kushtues. Për këtë arsyje është me rëndësi të veçantë, së pari zgjedhja e parimeve të çmuarjes që janë:
Parimi i çmuarjes sipas çmimeve të furnizimit Parimi i çmuarjes sipas çmimeve ditore dhe Parimi i çmuarjes sipas çmimit likuidues. 41. Përllogaritja e amortizimit?
Gjatë afatit të qëndrimit të mjetit kryesor duhet të bëher përllogaritja e amortizimit. Zakonisht amortizimi përllogaritet një here në vit dhe ajo shumë vjetore quhet kuotë e amortizimit. Këto kuota të amortizimit mund të jenë të ndryshme, varësisht se cila metodë e përllogaritjes së amortizimit zbatohet, me përjashtim të përllogaritjes së amortizimit sipas metodës konstante lineare. Kuota amortizuese është shumë që shpreh në njësitë monetare zvogëlimin e krijuar të vlerës së mjeteve kryesore gjatë procesit të prodhimit, në njërën anë, dhe në anën tjetër paraqet shumën e kalkuluar në produktet e kryera, d.m.th sa është vlera e mbetur e mjeteve kryesore, … dhe se ideali faktik… është që kuotat amortizuese t’i përgjigjen saktë harxhimit të mjeteve.
Në përllogaritjen e amortizimit ekzistojnë edhe metoda degresive dhe progressive.
42. Metodat e çmuarjes së rezervave (stoqeve)?
Metodat kryesore që kanë të bëjnë me llogaritjen e lëvizjes së rezervave të materialit dhe të mallit tregtar janë:
Metoda e identifikimit të shpenzimeve specifike ose metoda e llogaritjes së rezervave në bazë të rrotullimit të tyre fizik apo të rrjedhës së tyre dhe Metoda e përllogaritjes së rezervave në bazë të presupozimeve për
rrjedhat e tyre vlerore.
43. Shkaqet e krizës së afarizimit të ndërmarrjes?
Si procese të paplanifikuara të padëshirueshme dhe të kufizuara në kohë, në të cilat kushtimisht mund të ndikohet, përfundimi is ë cilave është ambivalent dhe do të mund të thotë shkatërrimi apo rimëkëmbja (ose metamorfoza).
Ato rrezikojnë ekzistimin e mëtejshëm të ndërmarrjes duke i shkaktuar dëme të mëdha qëllimeve, të cilat janë relevante për ekzistimin e ndërmarrjes. Krizat e ndërmarrjes gjithsesi në fazat e tyre acute karakterizohen me befasi dhe presion mbi afarizëm dhe vendosje.
Duke u nisur nga kjo mund të thuhet se ndërmarrja gjendet në krizë: Në qoftë se nuk maksimalizohen rezultatet
Në qpftë se rezultatet e sendërtuara stagnojnë
Në qoftë se rezultatet financiare janë më të ulëta nga se ato që priten,ani që ndodhen në sferën e madhësive positive dhe Në qoftë se janë sendërtuar rezultate financiare negative 44. Si përcaktohet çmimi i ndërmarrjes?
Çmimi i ndërmarrjes mund të përcaktohet kështu:
Çmimi i ndërmarrjes = vlera objective + vlera subjective e shitësit – vlera subjective e blerësit.
Edhe në literaturën llogaritare janë të njohura gjithashtu tri vlera këto janë: Vlera e korigjuar kontabël
Vlera riprodhuese dhe Vlera afariste (goodwill)
45. Metodat e çmuarjes së ndërmarrjes?
Përkundër ekzistimit të një numri relativisht të madhë metodash për çmuarjne e vlerës ,ato mund të përmbledhen në tri grupe kryesore:
Metoda e çmuarjes së substances Metoda e rendimentit
Metodat e tjera të çmuarjes së vlerës së ndërmarrjes 46. Metodat e çmuarjes së substances?
Metodat e çmuarjes së substances mbështeten në bilancin e gjendjes dhe varësisht nga karakteri i tij, substance mund të jetë përcaktuar si:
Vlerë e korrigjuar llogaritare dhe Vlerë riprodhuese
47. Metodat e çmuarjes së rendimentit? Metoda statike e rendimentit dhe Metoda dinamike e rendimentit
Metoda statike e rendimentit vlerën e ndërmarrjes e nxjerr në bazë të lartësisë së fitimit të stabilizuar dhe lartësisë së çmimit të kapitalit. Metoda dinamike e rendimentit çmohet me ndihmën e rezultatit të
projektuar (pritur) dhe çmimit të kapitalit, me ç’rast çmimi i kapitalit duhet të jetë consistent me rezultatin e projektuar.
48. Metodat tjera të çmuarjes së vlerës së ndërmarrjes?
Të gjitha metodat tjera kërkojnë që aktivi neto (kapitali vetjak) të çmohet drejtpërdrejt.
Prej këtyre metodave më së shpeshti përdoren këto: Metoda e vlerës mesatare
Metoda e Shtutgardit Metoda e ekstrafitimit dhe Metoda e multiplikimit