• No results found

Punimi Prilli i Thyer Ismail Kadare

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Punimi Prilli i Thyer Ismail Kadare"

Copied!
18
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

UNIVERSITY OF PRISHTINA

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI A.R.M – FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: ANALIZA E ROMANIT “PRILLI I THYER”

MENTORI: KANDIDATI:

PROF.DR. BASHKIM MUSLI ELMI HOTI

QENDRA PRIZREN MAJ. 2012

(2)
(3)

Përmbajtja:

Hyrje:...3

Biografia: Ismail Kadare...5

Tituj të Veprave...6

Analiza e Romanit “Prilli i Thyer”...9

Përfundimi...16

(4)

Hyrje:

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga viti 1994 Ismail Kadare është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK. Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972). Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.

Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Ismail Kadare më 23.06.2009 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersi", një nga çmimet më prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ky çmim u akordohet personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsise apo gjuhësisë. Fituesja e çmimit "Princi i Asturias per Letërsi" në vitin 2008 ishte kanadezja, Margaret Atwod, të cilën juria e nderoi per veprën e saj të shkëlqyer, në mbrojtjen e dinjitetit të grave.

Kadare, fitues i çmimit “Rexhai Surroi” për roman Ismail Kadare është fituesi i çmimit “Rexhai Surroi” për roman për vitin 2009. Juria e përbërë nga akademikët Sabri Hamiti e Eqrem Basha dhe Dr. Bardh Rugova, nga prodhimi i pasur i sivjetshëm i romanit shqiptar veçoi “Darkën e gabuar” të këtij shkrimtari të madh, tashmë përmasash ndërkombëtare. Eqrem Basha në emër të anëtarëve të jurisë arsyetoi vendimin për të shpërblyer romanin e Kadaresë. “Darka e gabuar”, e botuar nga shtëpia botuese “Onufri”, në këtë vit vjen si një yll i ri në universin Kadare duke iu rikthyer vendlindjes Gjirokastrës dhe duke rimarrë temën e Luftës së Dytë Botërore, kthesat historike që sollën vendosjen e diktaturës dhe pikat më të ndjeshme të ngjarjeve që përmbysën fatin shqiptar. “Darka e gabuar” të kujton “Darkën e fundit” biblike, misteret dhe magjinë e saj, të ardhura tek ne me mjeshtërinë e lojës filigranike në kufijtë e reales dhe të fiktives, historikes dhe artistikes”, ka cituar Basha vendimin e jurisë. Teksa priste të pushonin duartrokitjet disa minutëshe për laureatin e vitit 2009 të çmimit “Rexhai Surroi” për letërsi, vetë Ismail Kadare, ndonëse u shpreh se nuk kishte fjalë specifike për të përshkruar nderin e fitimit të këtij çmimi, citoi disa fjalë të poetit Naim Frashëri, por të modifikuara në mënyrën Kadariane. “E kam shumë të

(5)

vështirë për të thënë diçka të veçantë, por ajo që më vjen ndërmend është vargu i poemës “Bagëti e bujqësi” e poetit Naim Frashëri, që i dedikohet Shqipërisë e që thotë: “Nata atje është tjetër natë e dita tjetër ditë”, teksa unë duke perifrazuar këto vargje më duhet të them se çdo udhëtim në Kosovë është tjetër udhëtim dhe çdo çmim këtu është tjetër çmim”, ka thënë Kadare. Për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare ardhja në Prishtinë për të pranuar çmimin “Rexhai Surroi” për vitin 2009 për letërsi ishte diçka e pakontestueshme. Ndonëse në rrethana të jashtëzakonshme, ai kishte vendosur të vinte dhe ta pranonte vetë me dorën e tij këtë çmim. “Për këtë që erdha sot në Prishtinë, kam një histori për të treguar. Rruga ishte tepër e vështirë, kam ndërruar dy aeroplanë nga Parisi deri në Prishtinë, në një kohë të vështirë e të mundimshme që mbretëroi dje në gjithë Evropën”, i tha Kadare “Kohës Ditore” pas ceremonisë së ndarjes së çmimit “Rexhai Surroi”. “E çmoj personalisht shumë këtë çmim dhe ky fakt më bëri të vija gjithsesi dhe të asistoja në ndarjen e çmimit “Rexhai Surroi”. Çmimi është i rëndësishëm, çdo shkrimtar shqiptar do ta donte shumë”, tha Kadare duke kërkuar ndjesë. I duhej të nisej menjëherë për në Paris, por nuk la pa e thënë edhe një fjalë. “Çdo çmim që jepet në Kosovë është shumë i mirëseardhur”.

(6)

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, "Ëndërrimet", 1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin

(7)

1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Libri që botoi Kadare në vitin 2006 "Identiteti evropian i shqiptarëve - sprovë"[1] pjesë e të cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar një polemikë në mes të tij dhe Rexhep Qosjes. Kështu përderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptar si të krishter - perëndimor, Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur"[2], thotë se identiteti shqiptar është një miks i atij perëndimor dhe lindor, krishter dhe mysliman.

Në 2009 ai u nderua me Diplomë Nderi i Shkencave Sociale dhe Komunikimit institucional ndër Universitetit të Palermos në Sicili, kërkuar me forcë dhe dëshirë nga arbëreshëvet të Piana degli Albanesi.

Ismail Kadare është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Tituj të Veprave:

• Frymëzime djaloshare poezi - 1954

• Endërrime poezi - 1957

• Shekulli im poezi- (1961)

• Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963

• Përse mendohen këto male poezi - 1964

• Dasma - 1968

• Motive me diell poezi - (1968)

• Kështjella - roman - 1970

• Kronikë në gur - roman - 1971

• Koha (1976)

• Dimri i madh - roman - 1977

• Ura me tri harqe - 1978

• Kush e solli Doruntinën - roman - 1979

(8)

• Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980

• Nata me hënë - 1985

• Koha e shkrimeve - 1986

• Koncert në fund të dimrit - 1988

• Vepra Letrare - 1981-1989 • Dosja H - 1990 • Piramida - 1992 • Shqipëri - 1995 • Perbindeshi • Pallati i ëndrrave - 1996

• Dialog me Alain Bosquet - 1996

• Spiritus - roman- 1996

• Kushëriri i engjëjve - ese- 1997

• Poezi - 1997

• Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë. Tiranë: Onufri. ISBN 9992730161, ISBN 9789992730164. (scribd.com) - ese - 1998

• Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998

• Ikja e shtërgut - tregim - 1999

• Qorrfermani - roman - 1999

• Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999

• Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000

• Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000

• Breznitë e Hankonatëve - 2000

• Vajza e Agamemnonit - 2000

• Bisedë përmes hekurash - 2000

• Elegji për Kosovën - 2000

• Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000

• Unaza në kthetra - 2001

(9)

• Qyteti pa reklama - roman - 2001

• Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002

• Princesha Argjiro -lektyrë - 2003

• Pasardhësi - roman - 2004

• Shkaba - 2004

• Ftese ne studio - 2004

• Dantja i pashmangshëm - 2005

• Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006

• Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006

• Hija (roman) - 2007

• Spiritus - 2007

• Çështje të marrëzisë

-• Poshtërimi në Ballkan

-• Muzgu i perëndive të stepës

-• Darka e gabuar - roman - 2008

• E penguara - roman - 2009

• Aksidenti - roman - 2010

• Ca pika shiu ranë mbi qelq - poezi

• Ditë kafenesh - novelë

• Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten - 2010

• Stinë e mërzitshme në Olymp

• Vepra 1

• Vepra 2

• Vepra 3

• Viti i mbrapshtë

• Princesha Argjiro -lektyrë - 2003

• Mbi krimin në Ballkan. Letërkëmbim i zymtë - 2011

(10)

Analiza e Romanit “Prilli i Thyer”

Kur mora lapsin për të shkruar për Ismail Kadaren mu duk vetja shum i vogël duke i parë mendimet e shumë shkrimtarëve të mëdhenjë siq janë: Merkezi, Kafka, Heminguej.

Në letërsin botërore njifet si K tjetër për arsye të inicialeve të mbiemrit dhe vlerës artistike me shkrimtarin e madh Franc Kafka. Disa herë i nominuar për Nobel.

Një autor francez pat thënë se Ismail Kadare nuk ka nevojë për çmimin Nobel, po Nobel-i ka nevojë për Kadaren, Duke thënë se ai nuk ka nevoj për ato të ardhura që i ofron çmimi por Nobeli ka nevoj që në mesin e tij të ketë shkrimtarë siq është Ismail Kadare.

Siq e kuptojë “Prilli i thyer” ndahet në tri pjesë :

Gjaksori Gjork vret Zefin e kryeqyqeve për hir të babait për ta marr gjakun e vëllaut të tij.

Besiani dhe Biana Vorfaj një qift të cilët vendosin që muajin e mjaltit ta kalojnë në veri të Shqipëris, dhe gjatë udhëtimit të tyre marëdhëniet e qiftit ndryshojnë shumë.

Binak Alija pajtuesi i gjaqeve që paraqitet shumë i mirë, dhe i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në Roman.

Mesazhi i dhënë në këtë roman është

Ma mirë një ditë liri se 30 vite ngujim në kullë.

Duke e lexuar romanin “Prilli i thyer” e kuptoj mjeshtërin e shkrimtarit më të madh shqiptar dhe siq thotë gazeta amerikane “New York Times” Romancieri më i madh ndërkombëtar. Tek “Prilli i thyer” Ismail Kadare paraqet jetën e një djaloshi i cili për hatër të babës duhet të merë gjakun e vëllaut të tij duke e humbur automatikisht edhe jetën e tij. Për fat të keq kjo qështje që është shtjelluar tek romani “Prilli i thyer” ndodh edhe sot e kësaj dite.

Ku njerëzit merren me punët e shtetit i cili është i autorizuar të merret me krimet e bëra e jo gjaksori që në bazë të kanunit të Lek Dukagjinit në të cilin thoshte se gjaku lahet me gjak duke marr jetën e dikujt i cili është i pafajshëm ku për fatin e ndonjë familjari të tij që ka bërë ndonjë vrasje ta pësoj dhe ai i cili ka të drejtën e jetës po aq sa të gjithë, e jo të vuaj për gabimet e ndonjërit anëtar të familjes së tij.

(11)

Në vazhdimësi tek romani “Prilli i thyer” kuptohet vlera artistike e Ismail Kadaresë i cili paraqet aq bukur gjakmarrjen e cila e ka përcjell popullin shqiptar dhe që ka qenë e metë shumë e madhe e këtij populli.

Gjorku trashëgimtari i vetëm nga familja fisi i Berishajve mori amën në krah që të marrë hakun e vëllaut dhe të vras Zef Kryeqyqet vrasësin e vëllaut të tij, pasi që zgjodhi pritën nga do të gjuaj për të vrarë Zef Kryeqyqen, pas një kohe Zefi u paraqit duke ecur i vetëm drejt shënjestrës por nuk e dinte që ishte në shënjestër të Gjorkut, i cili lutej që vetëm të mos e plagoste siq kishte ndodhur 6 muaj më parë, shtijësi e thiri në emër viktimën siq ishte zakoni por ai nuk dëgjoi u kthye krejt befasisht kur papritur u qëllua nga pushka e Gjorkut i cili kishte mbetur i shtangur pasi që shtiu dhe nuk mund të mendonte në ato momente se qfarë të bënte, pasi që erdhi në vete iu afrua viktimës të cilin e ktheu mbarë, dhe u nis drejt fshatit me hapa të shpejt, pas ca kohësh duke ecur iu kujtua që nuk e kishte lënë armën tek koka e të vdekurit si ishte dhe zakoni, dhe ishte larg për tu kthyer përsëri kur dëgjoi ca zëra atje tej, pasi që u afruan ishin ca burra të fshatit mes të cilëve kishte gra dhe fëmijë, ata e përshëndetën, Gjorku përpara se t’u fliste me zë të ç’jerr tha atje tej kam vrarë një njeri, duke i lutur që ata ta vendosin armën tek koka e të vrarit, dhe ta kthenin mbarë sepse nuk i kujtohej se e kishte bërë apo jo .

Filloi të ecte përsëri drejt fshatit por ndërkohë filloi të errësohej, pasi mbëriti tek kulla e Berishajve porta ishte gjysëm e hapur dhe u fut, ku mbrenda e priste babai i tij i cili e pyeti e kishte bërë apo jo, ai pohoi në shenjë pohimi me kokë, dhe babai tregoi që i kishte duart me gjak në ato momente i’u kujtua që e kishte kthyer viktimën mbarë .

Kur papritur pyeti po tani, dhe babai iu përgjigj që duhet të shpallet morti në katund, kur ende pa e kryer fjalën, një zë përjashta lajmëroi që Gjorku I Berishajve shtiu mbi Zef Kryeqyqen, lajm i cili u përsërit disa herë nga po ai zë.

Pas një gjysëm ore sollën dhe të vrarin në katund duke e mbajtur peshë disa fqinjë, të cilën kur mbërin në kullën e Kryeqyqeve babai i vrarit veq e kishte marr lajmin dhe e priste djalin e vrarë të cilin kur e pa ngrys paska.

Atje tej degjoheshin zhurmat e dyerve dhe dritareve të fisit Berishaj të cilët mbylleshin nëpër kullat e tyre sepse pas u marr besa 24 orëshe mund të bëhej gjithqka, mund të bëheshin dy vrasje mbrenda ca orësh.

(12)

Katundi ishte në qetësi të plot, aty këtu që lëvizte dikush, ku në mes tyre ishin edhe ndërmjetësit të cilët ishin nisur për në kullën e kryeqyqeve, për të marr besën 24 orëshe, pa të fisi Kryeqyqeve mund të shtienin në cilindo nga fisi i Berishajve .

Pas një kohe të shkurtër ndërmjetësit dolën, nga ecja e tyre nuk kuptohej asgjë qoftë negative apo positive por një zë shpërndau lajmin që Familja e Kryeqyqeve qeli besën.

Varrimi i të vrarit u bë të nesërmën në mesditë pasi që duhet të mblidheshin anëtarët e familjes së Kryeqyqeve ,ku atje duhet të shkonte edhe Gjorku pasi që ishte ashtu zakoni i cili kishte kundërshtuar për të shkuar në varrim të të vrarit por fjala e babait të tij ishte më e rëndësishme dhe vendimtare.

Gjorku e pa veten në mes të xhehmatit të të vrarit, të cilin të shumtët prej tyre ishin familjar të të vrarit, por nuk frikësohej pasi që ishte i mbrojtur nga besa 24-orëshe.

Pas varrimit xhehmati duhej të kthehej në familjen e të vrarit për drekë e cila quhej dreka e mortit, ku Gjorkun e priste një provë më e vështir, ta sheh babain e të vrarit në sy.

Dreka e mortit shkoi siq është më së miri, pas drekës andej nga mesdita Gjorkut i kalonte afati 24 orësh dhe ndërmjetësit kishin filluar të bëheshin gati të paraqiteshin tek kulla e Kryeqyqeve, pasi që qdo gjë kishte shkuar sipas dokeve dhe zakoneve ndërmjetësit shpresonin që edhe kjo gjë e fundit të kaloj po në të njejtën mënyrë.

Tek kuvendohej biseda e fundit ndërmjet ndërmjetësve dhe familjes Kryeqyqe, në pritje të lajmit të fundit të gjithë fshatarët ishin në ankth. Edhe pse pritën ca kohë por më në fund ndermjetësit dolën përsëri faqe bardhë, u dha besa e madhe pak para se të mbaronte e vogla, por Gjorku nuk guxonte ta keqpërdorte atë, i fitoi edhe 30 ditë jetë, kishte gjysëm ore nga dhënja e besës së madhe kur Gjorku filloi të mendonte dhe të mësohej me mendimin se i kishin mbetur edhe 30 ditë kohë. Qfar do bënte në këto 30 ditë?

I strukur në dhomë ishtë Gjorku kur behu para tij i ati me një qese pëlhure në dorë, dhe ia zgjati Gjorkut duke i treguar se ishin paratë për të paguar tagrin e gjakut menjëher pas derdhjes së gjakut pagesë e cila duhej të bëhej tek kulla e Oroshit.

Biseda me të atin përfundoi kur Gjorku pa jasht dritares diqka të bardhë që vizëllonte në oborr, doli me vrull dhe pa që ishte këmisha e vëllaut të tij të vrarë e cila pas ca kohësh është larë, pasi që Gjorku ka marr hakun e vëllaut këmisha është larë, e cila ishte e varur në katin e dytë të

(13)

kullës së Berishajve, të cilën e vizitonte shpesh Gjorku fshehurazi duke e parë qdo ditë e më shumë të thahej gjaku në të.

Ndërsa në anën tjetër në kullën e Kryeqyqëve, në katin e sipërm ishte e varur këmisha e të vrarit qëndronte e varur si flamur. Të nesërmen Gjorku u nis drejt kullës së Oroshit për të paguar tagrin e gjakut, duhet të mbërinte sa më shpejt sepse sipas fjalëve të të atit gjaku dhe qdo gjë që lidhej me të kishte qdo herë nguti.

Kjo nuk ishte vetëm fillimi ku shumë shpejt disi i habitur arriti të rekte me mend regullat e vrasjes të cilat nuk ishin veqse një pjesë e kodit. Pasi kishte ecur për një kohë të gjatë papritur u gjend afër një strehine të zakonshme në të cilën shumë nga udhëtarët ndaleshin për të bërë një sy gjumë ose për të ngrënë diqka, qoftë nga ato që kanë marrë me vete ose të hanin groshë të nxehtë. Por hunda ja dalloi erën e groshës së nxehtë por nuk e dinte a duhet ti thyej ata para të cilat ja kishte dhënë i ati për qdo rast, vendosi t’i thyej për të ngrënë grosh dhe ta pijë një kafe gjatë asaj kohe dëgjoi disa herë emrin e ndërmjetësit të famshëm Binak Alija i cili ishte i përcjellur si zakonisht nga mjeku dhe gjeodezi i tij, pasi që koha ishte e vlefshme për të ai u nis përsëri për rrugë, për në Kullën e Oroshit.

Pasi mbëriti atje para kullës së Oroshit një zë i panjohur i tha për tagrin e gjakut dhe i tregoi me gisht një derë në të cilën duhet të hyntë, pasi mbëriti para asaj dere u kthye ta pyes njeriun e panjohur por për qudi nuk ishte aty, Gjorku i lodhur nga rruga e gjatë bëri diqka që kur se kishte bërë në jetën e tij hyri në një derë pa bërtitur “O i Zoti i shtëpis” pasi hyri pa që ishte gjysëm terr ku në njërin skut dallohej një skrap zjarri e cila e bënte vendin paksa dritë, aty pa që ishin katër persona të tjerë aty që kishin ardhur për të njëjtin qëllim, njëri nga ta e pyeti se nga vinte Gjorku i tregoi vendin e katundit, duke biseduar, u dëgjua hapja e derës me një zë vajtues personi që hyri kishte dru për ti djeg në krah, të cilat ia hodhi zjarrit.

Dalëngadalë filluan të bisedonin ndërmjet vete të gjithë që ishin prezent aty, dikush e pyeti se sa kishte në gjak dhe u përgjegj që kishte vetëm 3 ditë, dhe njëri tha që me kanunin s’bëhej mahi.

Pasi që Gjorku qëndroi në Kullën e Oroshit deri para mbarimit të afatit, në mëngjes të shtatëmbëdhjetë Prillit u nis për në katundin e vet në Brezftoht, rrugës dëgjoi zhurmën e një

(14)

ujëvare të cilën e vizitoi dhe mbeti pa fjalë nga bukuria e saj, por koha po i mbaronte dhe duhet të kthehej në fshat.

Duke ecur rrugës për në katund ktheu kokën kah dielli dhe pa se ora e besës kishte mbaruar, kështu u skajua pak dhe u ul të priste terrin, sepse nëse ecte në rrugën e madhe mund ta vritnin fisi Kryeqyqas, por nga vendi që ishte ulur pa ca ngrehina të njohura dhe tha me vete që këta ishin konakët e rrëzës, prej aty e deri te kroi i shtojzovalles, ai të paktën kështu e dinte, por udha e madhe nuk kishte asnjëri u afrua edhe pak tek konakët e rrëzës dhe pa që ishin dy malësorë dhe një grua e cila ishte e hipur mbi një mushkë.

I pyeti ata se a është rruga në besë njëri nga malsortë duke shikuar Gjorkun dhe duke e parë shiritin e kuq që krah, bëri me kokë në shenjë pohimi. U përshëndet me ta dhe u largua në qoshe të rrugës për të pritur muzgun, por pasi që u drejtua për në qoshk të rrugës pa që po afrohej ni malsor i përcjellur me një kal të zi, mirëdita tha malsori pasi i’u gjend përbri, Gjorku i kthehu përshëndetjen, biseduan një kohë kur papritur malsori i tregoji Gjorkut që kishtë kaluar karroca, ai veq se pyeti nga kalon ajo karroc dhe u nis në drejtim të saj pasi donte ta shihte edhe një herë një vajzë që e kishte par ca kohë më parë. Pikërisht në kohën kur Gjorku po ecte me hapa të shpejt pak nga frika se mos do e humbiste përsëri karrocën dhe pak nga frika e fisit Kryeqyqas se mos e prisnin në ndonjë pritë, kur degjoi një zë nga mbrapa Gjork të fala nga Zef kryeqyqasi, tentoi ta merte pushkën që të shtiej në të por ishte e kotë, sepse ai shtiu para se Gjorku ta kapte mirë pushkën por shtijësi e qëlloi dhe Gjorku mbeti i shtrirë në vend deri sa shkoi vrasësi ta kthej mbarë dhe të ja afroj armën tek koka si e do zakoni dhe kanuni.

Ismail Kadare paraqet me mjeshtri edhe pse bababi i Gjorkut i vetëdijshëm se Gjorku ishte djali i vetëm i tij ai e detyroi atë të merrte gjakun e të vëllasë, ai e dinte mirë së pari Gjorku të merrte gjakun e vëllas herët apo vonë Kryeqyqet do ja vrisnin edhe djalin e vetëm i cili i kishte mbetur dhe i cili ishte dhe i fejuar dhe pas vrasjes së tij Berishajt do të shuheshin, për shkak se nuk kishte mashkull tjetër në shtëpi përveq babait i cili ishte shumë në moshë, këtu shihet qartë se njerëzit ishin në gjendje ta shuanin familjen vetëm e vetëm të mernin gjak.

Meqense ne kemi të bëjmë me një kanun të ngjeshur të pasuruar tragjedia i ka të gjitha mjetet e mundshme për tu shprehur. Romani ilustron nenet më të shquara zakonore të këtij kanuni të tmershëm. Peisazhi në vend që të jetë në Mirditë fare mirë mund të jetë në Kosovë, në jug të Malit të Zi, në Alpet shqiptare apo në rafshnaltën e Dukagjinit. Në kalim të kohërave, gjesti i

(15)

Orestit merr gjakun e Agamemnonit nuk ka ndryshuar. Por Oresti ka lënë pallatet. Gjaku që ai merr nuk është më blu por ai i popullit të thjeshtë.

Gjakmarrja është demokratizuar, pas marrjes së gjakut nga Gjorku atëher ai detyrohet të mbyllet ne kullë deri sa pleqt të kërkonin besën e vogël e cila ishte për 24 orë të cilën e japin Kryeqyqet, paraqitet shumë bukur Gjorku i cili është i detyruar të marrë pjesë në varrimin e gjahut të cilin e mori vet, qdo njeri nga ne ta merrte veten në pozicionin e personazhit të cilin e paraqet Kadare duket marr pjesë ne varrimin e atij të cilin e kemi vrarë vet, për qdo njeri është ankth i vërtet duke i parë përreth njerëzit dhe duke menduar a thua vallë cili do të jetë ai i cili do të vij me vdekjen time .

Berishajt me anë të pleqve të fshatit kërkojnë nga kryeqyqet besën e madhe e cila 30 ditë është që do të zgjas nga 17 marsi -17 prilli pas kësaj dite e cila është 17 prilli.

Djali i tyre i vetëm Gjorku është në rrezik jete kjo është arsyeja pse Ismail Kadare e quan “Prilli i Thyer“.

Nisë udhëtimi 30 ditor i 30 ditëve të fundit për Gjorkut i cili do të vritet pas përfundimit të besës, ai vendos që këto 30 ditë të dal ta paguaj gjakun në Kullën e Oroshit dhe ta shijojë jetën duke dalë se pastaj e priste ngujimi.

Kadare paraqet Gjorkun në ato duke thënë se “Ma mirë një ditë liri se 30 vite ngujim në kullë”.

Romani ndahet edhe në pjesën tjeter ku një qift nga Tirana kanë vendosur që muajin e mjaltit ta kalojnë në veri të Shqipërisë. Besiani dhe bashkëshortja e tij Diana marrin rugën për në veri me një karroc, Besiani një shkrimtar i cili njifte shum bukur Kanunin i cili zbatohej në veri të Shqipërisë në qdo ngatërres qoft vrasje apo ndonjë ngatëresë tjeter punët zgjidheshin me Kanun.

Tek “Prilli I thyer” Kadare paraqet edhe nje person i cili pajton gjaqet, këtu paraqitet Binak Alija një person i menqur edhe i shtyr në moshë i cili bënte zgjidhjen e ngatërresave. Personat të cilët bënin pajtimin e gjaqeve gjithmon kanë qenë të matur në marrjen e vendimeve sepse fjala e tyre i vendoste të gjitha. Ai gjithashtu merrte me vete edhe një mjek i cili i shikonte plagët e viktimës dhe një gjeodez i cili merrej me tokat nësë është bërë ndonjë ngatëresë.

Ali Binaku është emri i personit që është marr me zgjidhjen e ngatërresave dhe i cili ka jetuar në shekullin XIX.

(16)

Gjithë rrugës Gjorku i sheh varrezat e gjaksorve të cilët janë vrarë nga dikush, ai takon rrugës njerëz me shirit të kuq në dorë që donë të thot se ai i cili vretë e vendos shiritin e kuq në dorë dhe duhet të paguaj taksën e gjakut.

Besiani dhe Dijana shohin një pajtim të cilin ishte duke e bërë Binak Alija ku ishin të mbledhur të gjithë burrat e dy fiseve që kishin ngatrresën aty kishte edhe fëmijë të cilët duhet të merrnin pjesë patjetër ta shohin rrjedhojën e ngjarjeve sepse pleqët vdisnin kurse ata ishin të ri dhe e mbanin në mend kufitë të cilët i kishin në mes të tokave të tyre. Gjorku paguan gjakun dhe niset për t’u kthyer në shtëpi aty takon Dijanën dhe Besianin, Dijanës i lënë shumë përshtypje Gjorku. Ai duke shkuar për në shtëpi i vetëdijshëm që e kishte ditën e fundit të jetës së tij Besa kishte përfunduar, ai ishtë në rrugën e besës, posa të kaloj aty njëri nga Kryeqyqet e thërret pasi të kthehet ai vdes, Berishajt ishin afër shuarjes për shkak se vdes i vetmi djal i tyre.

Kjo gjakmarrje shënon një epokë ku shteti nuk i detyronte ligjet e veta ku drejtësia ishte ende çështje secilit e rjedhte nga një kod shum i përpiktë që nuk linte asgjë në hije. Në vështrimin e sotëm gjakmarrja përpiqet të rivendoset në një formë të degraduar, duke i shërbyer si pretekst njëri tjetrit “Prilli i thyer” është një leksion nderi dhe dinjiteti edhe pse kanuni është absurd dhe i gjakshëm.

Sepse romani tregon vështirësi absurditetin e kanunit. Në zonën e kanunit e drejta e vetëgjykimit nuk egziston.”kanuni ishte më i fuqishëm se që dukej” thuhet. Gjorku është ilustrimi i kësaj të vërtete të hidhur. Kinse revoltat e tij ai mbyt që në vezë ende pa dal mirë.

A jam unë i lirë? pyet veten, por ai nuk kërkon përgjegjen për këtë dhe si rrjedhim ai nuk është veq se një marionetë nga një forcë që e çon drejt vdekjes.

(17)

Përfundimi:

Prilli i thyer është një libër nga Ismail Kadare që është publikuar në vitin 1980. Ky libër ka për temë besën, gjakmarrjen dhe kanunin në pjesën veriore të Shqipërisë. Personazhi kryesor, Gjorgu, detyrohet të hakmerret për shkak se këtë e kërkon kanuni i pashkruar që është përdorur me shekuj në vendin ku ai jeton. Në Brazil ky libër është filmatizuar, dhe mori titullin "Prapa Diellit" (anglisht: Behind the Sun). Libri është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës. Në anglisht ky quhet "Broken April".

Tek libri "Prilli i thyer" gjejmë këto toponime: Udha e Madhe, Brezftoht, Tiranë, Evropë,Varret e Krushqëve, Bjeshkët e Nemuna, Alpet, Rrafshi, Veriu, Shkodra, Shtegu i Ujkut, Turqia, Kosova, Serbia e Vjetër, Ura e Gurtë, Rruga e Hijës, Rruga ndanë Drinit të Zi, Rruga ndanë Drinit të Bardhe, Rruga e Keqe, Rruga e Madhe e Flamurëve, Rruga e Kryqit, Gështënjat e Mëdha, Arat e Rekës, Mulliri i Shurdhit, Rruga e Currajt, Kroi i Ftoftë, Hani i Vjetër, Bujtina e Vejushës, Kroi i Zanave, Kulla e Rrëzës, Livadhi i Krillave, Gjakova, Hani i Vjetër, Hani i Ri, Udha e Madhe e Flamurëve, Ujëbardhë e Epërme, Austri, Lugjet e Zeza, Rrapet e Qyqes, Konakët e Rrëzës, Kroi i Shtojzovalles.

Autori tek libri ka përdorur fjalë të veçanta, të themi të reja, ose më mirë fjalë të tijat si: Ndajnat, Stërkala, Gjak i ardhmë, Vrundull, Fshiknin, Coha, Venomi, Ngrehaluc, Krillave, Askurrë, Tagri i gjakut, Bokërimat, Mirazh, Palëndët, Carani, Vithisja, Ngulitte, Prika, Krushkaparin, Napë, Kokore, Xhoka, Kilota, Tremes, Ulokut, Llandon, Vëllavogli, Motërvetmja, Groteske, Ndezullinë, Kryengulthi, Shkërmoqur, Kapidan, Qehajai i gjakut,Sipari.

(18)

Literatura:

References

Related documents

Figure 3 (top left) reports the external (TsExt_A) and internal (TsInt 4_A) foil surface temperature profiles, ambient external temperature (OAT), internal air temperature adjacent

Chromatographic pro®les of odours collected from seedlings of the maize cultivars Ioana (A) and LG11 (B) at di€erent times (indicated) after damage and treatment with

With reference to the conception of a particular scene from the film, I will first describe the methods used in relation to the pro-filmic encounter, and then the methods used

• Use control volume analysis to determine the forces associated with fluid flow1. • Use control volume analysis to determine the moments caused by

It is useful to discuss two references on mechanical networks, which give some hint toward the inerter idea, in order to high- light the new contribution here. 234] which describes

Perusahaan dapat membangun preferensi pelanggan melalui perceived quality, dan menurut Jang & Namkung (2009, p. 453) bisa dilakukan melalui tiga dimensi,

Basic bank accounts do not normally allow you to go overdrawn, so if you are paying bills by direct debit or standing order you need to make sure that you have enough money in

Pored utjecaja pojedine sorte, također je promatran te utvrđen utjecaj svakog tretmana na koncentracije selena u zrnu pšenice kao i na odnošenje selena prinosom