• No results found

Udhëzues Për Anglishten e Thjeshtë (Qartë)

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Udhëzues Për Anglishten e Thjeshtë (Qartë)"

Copied!
40
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

Udhëzues për Anglishten e thjeshtë (qartë)

PËRMBAJTJA

Udhëzues për Anglishten e thjeshtë...1

Kapitulli 1 - Hyrje...4

Prapavija...4

Për çfarë është ky udhëzues...4

Pse të hartohet thjeshtë?...4

Precedenti i Commonwealth-it...4

Çfarë është hartimi i thjeshtë në Anglisht?...5

SI TË HARTOHET THJESHTË ...5

Aftësitë, shprehitë dhe vendosmëritë ...5

Teknikat e hartimit të thjeshtë...5

PARIMET E PËRGJITHSHME TË HARTIMIT OSE "LIGJI I NGATËRRUAR"...6

Prapavija...6

Kur të përdoret ky stil...6

Roli i hartuesit ...6

Kapitulli 2 – planifikimi i hartimit ...8

PËR ÇFARË ËSHTË KY KAPITULL...8

DOBITË E PLANIFIKIMIT...8

Planifikimi më i mirë rezulton në projekt ligj - ligj më të mirë ...8

Shmanguni "rregullimeve të përkohshme"...8

Koncentrohuni në substancë në vend të formës ...9

Terminologjia e "rregullimit të imtë" dhe mënyrat për të prezantuar informatat...9

Përmirësoni të kuptuarit tuaj për qëllimet e instruktorit tuaj...9

KRIJIMI I NJË PLANI TË MIRË...9

Identifikimi i qëllimeve...9

Zvogëloni numrin dhe ndërlikueshmërinë e koncepteve ...9

Koncentrohuni në parimet e rëndësishme...10

Sigurohuni që instruktori juaj të kuptoj planin...10

Shënoni gjërat të cilat nuk do ti përfshini në projekt ligj - ligj ...10

NDIHMA PËR TË PLANIFIKUAR ...10

Hyrje ...10

Tabelat ...10

Shënimet në format normal të tekstit...10

Diagramet...11

Tabela e bardhë...11

KËSHILLIMET ...11

Kapitulli 3 – Gjuha: shprehi për të shkruar mirë...12

KUSH JANË LEXUESIT TONË?...12

FJALITË ...12

Fjali mirë të formuara...12

Nëse ...atëherë (pastaj)...13

Fjali të shkurtra...14

Përdorni definicione...15

FJALËT ...15

Fjalë të shkurtra...15

Akronimet...15

(2)

Kapitulli 4 – Gjuha: të ju shmangemi praktikave tradicionale...17

FJALËT DHE FRAZAT...17

Listat e fjalëve tradicionale dhe ekuivalent të thjeshtë ...17

"dhe/ose": pse nuk duhet të përdoret?...17

" Çfarëdo qoftë që është në kundërshtim me përmbajtjen "...17

"thirrja për tu marrë në pyetje"...17

"Rastet"...17

"shkelja ose dështimi për të vepruar në përputhshmëri"...18

"ai, ajo", "kush" dhe "atë"...18

Numrat rendor (1-ri, 2-ti, etj)...18

"Periudha"...18

Pronorja ...19

Përemrat (atë, atyre, ata, etj)...19

"Dispozitat e ...19

"do të", "duhet" dhe "është"...19

"çështje e këtij Akti" dhe "çështje e këtij seksioni"...20

"Ku", "nëse” dhe "kur"...20

STRUKTURA E FJALISË ...20

Mosha 65 kufizim për emërime...20

Referencat mbështetëse në dispozitat e ndërlidhura ...20

"organi, etj për të cilin aplikohet ky seksion"...21

Klasat...21

Mbiemrat e dyfishtë ...21

Emrat e dyfishtë...22

Foljet e dyfishta...22

Pjesorja dhe fjalitë lidhore...22

Proporcioni...22

Përsëritjet e panevojshme - negativat...23

Përsëritjet e panevojshme – fjalitë emërore...23

Kapitulli 5 – Ndihma për të kuptuar ...24

STRUKTURA ...24

Radhitja e dispozitave...24

Amendamentet e kategorizuara ...24

Specifikimi i temës...24

Shmanguni pjesëve me tekst të ndarë (thyer)...25

Kufizimin e numrit të nënseksioneve në seksion ...25

Titujt e nënseksionit...25

Paragrafimi...26

Tabelat...27

"dhe" ose "ose" në fund të paragrafëve, etj...28

FAQOSJA DHE DIZAJNI I DOKUMENTIT ...28

LLOGARITJET DHE PROCEDURAT ...28

Formula algjebrike miqësore për përdoruesit ...28

Llogaritjet në hapa ...29

Procedurat në hapa ...29

DEFINICIONET...30

Ku të vendosen...30

Shtylla drejtuese...30

Identifikimi i termeve të definuar...30

Titujt e seksionit: "Definicionet" ose "Interpretimi"?...31

Definicionet brenda fjalisë...31

Definicionet referuese ...31

NDIHMA PËR LEXUESHMËRI...31

Fjalitë kundrinore...31

(3)

Shembujt ...32

Grafikët...32

Shënimet...33

Titujt e seksionit në format pyetësorë ...33

Udhëzuesit e lexuesve...33

Treguesit (indekset) alfabetik...33

Shtojca 1 – shembuj të tabelave planifikuese ...34

Shtojca 2 – shembuj të diagrameve planifikuese ...35

Diagrami 1...35

Diagrami 2...36

Diagrami 3...37

(4)

Kapitulli 1 – Hyrje

Prapavija

Për çfarë është ky udhëzues

1. Ky udhëzues nuk është në tërësi për hartimin. Tema mbulon një fushë shumë të gjerë dhe tashmë ka libra dhe kurse për këtë çështje. Kjo ka të bëj me vetëm një aspekt të hartimit: t’i bëjmë hartimet më të lehta për tu kuptuar.

2. Ky udhëzues nuk merret me çështjen e formatit ose me metodat e numërimit. Që të dyja këto çështje janë ende duke u shqyrtuar nga kjo Zyre.

3. Nuk merret as me praktikat tradicionale të cilat kjo zyre tashmë i ka braktisur që disa vite, p.sh: shprehjet "seksioni 5 i këtij Akti", "nënseksioni (3) i këtij seksioni", etj; ose kushtet; ose shprehjet sikur "më parë", "më poshtë", etj. Këto janë larguar nga libri ynë i statuti shumë vite më parë.

Pse të hartohet në mënyrë të thjeshtë?

4. Detyra jonë e parë është të hartojmë ligje që bëjnë të gjitha gjërat të cilat i dëshirojnë instruktorët e politikës dhe nuk bëjmë asgjë tjetër. Kjo do të thotë se ligjet duhet të jenë precize përveç atëherë kur ne me qëllim përdorim deklaratat si "parimet e përgjithshme " (shih më tutje).

5. Ne gjithashtu kemi një detyrë shumë të rëndësishme për të bërë krejt çka është e mundur për t’i bërë ligjet të lehta për tu kuptuar. Nëse ligjet janë të vështira për tu kuptuar ato shpijnë në shpenzime administrative dhe ligjore, mospërfillje të ligjit dhe kritika për Zyrën tonë. Përdoruesit e ligjeve tona po bëhen gjithnjë e më shumë të padurueshëm me

ndërlikueshmërinë e tyre. Për më tepër, nëse ne vendosim vështirësi të panevojshme në rrugë për lexuesit tonë ne ju bëjmë atyre një panjerëzi të madhe. Përfundimisht, është vështirë të kemi krenari në punën tonë nëse shumë njerëz nuk mund ta kuptojnë.

6. Politika të ndërlikuara, mungesë kohe, ndryshime të politikave dhe faktorë të tjerë gjithmonë do ta bëjnë më të vështirë për neve që të hartojmë ligje të thjeshta. Megjithatë, ne zakonisht mund të bëjmë shumë për të zvogëluar ndërlikimet e tyre dhe gjithmonë mund t’i shmangemi krijimit të vështirësive të panevojshme të shkaktuara nga shprehi të këqija të hartimit.

Precedentët e ‘Commonwealth-it’

7. Australia ka trashëguar stilin tradicional të hartimit i përdorur në Mbretërinë e Bashkuar në shekullin e 19-të. Ka shumë shembuj të shkrimit të keq – shkrimit të gjatë, fjalive të

formuara keq, fjalë dhe fraza arkaike si dhe një varg të fjalëve të panevojshme. Në vitet 1960 dhe 1970 Commonwealth-i i shtojë këto gabime duke vendosur më shumë theks në precizitet sesa në thjeshtësi. Që nga viti 1986 kjo Zyre është larguar nga stili tradicional. Ne shikojmë për mënyrat sesi ti bëjmë ligjet më të lehta për tu kuptuar dhe t’iu ikim traditave për shkrim të keq që kemi pasur në të kaluarën. Në këtë Zyre aftësia për të hartuar thjeshtë tani konsiderohet si njëra nga kualitetet esenciale të një hartuesi të mirë.

8. Prapavija historike do të thotë se duhet të përdorni maturinë tuaj me precedentët nga Aktet e Commonwealth –it. Që nga viti 1986 ka pasur shumë zhvillimet por kanë ndodhur në faza dhe më shumë në disa Akte se në disa tjera.

(5)

Kur të përdorni një precedent ju duhet të jeni të vetëdijshëm për faktin se mund të mos përdorni të gjitha teknikat e përmendura në këtë Udhëzues. Edhe nëse i përdor ju ndoshta do të jeni në gjendje ti përmirësoni më tutje. Ne gjithmonë duhet të jemi të hapur për të përmirësuar stili tonë.

Çka është hartimi i në Anglishten të thjeshtë?

10. Shprehja "Anglishte e thjeshtë" është miratuar nga Lëvizje në SHBA, Britani të Madhe, Kanada dhe Australi. Në Kanada i quajnë "gjuhë e thjeshtë" për shkak se ligjet e tyre janë dygjuhëshe. Ka qasje të ndryshme por qëllimi është i njëjtë: të thjeshtohen të gjitha shkrimet zyrtare duke larguar paqartësitë dhe ndërlikimet e panevojshëm.

11. Politika e Zyrës është të hartojmë në një Anglishte të thjeshtë por të bëjmë edhe më shumë se kaq. Ka të bëj me zhvillimin e tërë artit të bërjes së ligjit sa më të lehtë për tu kuptuar. Sidoqoftë, për t’iu ikur ngatërrimeve është e përshtatshme që ta quajmë këtë politikë si hartim i "Anglishtes së thjeshtë".

SI TË HARTOJMË THJESHTË

Aftësitë, shprehitë dhe vendosmëria

12. Për të hartuar thjeshtë ju nevojiten aftësi, shprehi të drejta dhe shumë vendosmëri. Politikat e ndërlikuara, mungesa e kohës dhe nevoja për precizitet konspirojnë kundër juve. Nëse dëshironi të keni sukses ju duhet:

• Të dini si të hartoni thjeshtë.

• Të kultivoni shprehi të mira në të gjitha shkrimet tuaja jo vetëm në projekt ligje - ligje.

• Gjithmonë mundohuni të hartoni thjeshtë edhe atëherë kur vështirësitë e përmendura më lartë janë duke punuar kundër juve.

• Gjithmonë pyeteni veten ‘si do të ju duket kjo lexuesve të mi?’.

• Gjithmonë kujtoni që lexuesit tuaj nuk i dinë proceset e tuaja të mendimit. Hartimi i juaj është i lehtë për tu kuptuar për shkak se ju e keni shkruar por mund të jetë një mister i plotë për dikën tjetër.

Teknikat e hartimit të thjeshtë

13. Rregulla më e rëndësishme e hartimit të thjeshtë është se nuk ka asnjë rregull absolute, kështu që ky udhëzues përdor fjalën "teknikë". Ju duhet ti dini të gjitha teknikat por ju do të vlerësoni se cilën ta përdorni në secilin rast. Nëse i përdorni ato në mënyrë shumë të ashpër ju mund ti bëni hartimet tuaja më pak të kuptueshme.

14. Teknikat mund të ndahen në 4 klasa të gjëra:

(6)

• Zhvillimi i shprehive të mira për të shkruar duke ndjekur rregullat që janë krijuar nga shkrimtarë të mirë për të gjitha dokumenteve duke përfshirë literaturën, librat shkollor dhe udhëzuesit teknike. Kjo çështje është shqyrtuar në kapitullin 3.

• Shmangja e shprehive të të shkruarit keq duke refuzuar format tradicionale të shprehjes ligjore që janë pa nevojë të paqarta ose të lodhshme. Kjo çështje është shqyrtuar në kapitullin 4.

• Përdorimi i ndihmës së ndryshme për të kuptuar tekstin. Ato nuk bazohen në gjuhën por në mënyrën sesi i paraqitni materialet tuaja p.sh. grafikët, shembujt, dizajni i dokumentit etj. Këto janë shqyrtuar në kapitullin 5.

PARIMET E PËRGJITHSHME OSE "LIGJI I NGATËRRUAR"

Prapavija

15. Ky është stili i cili përdoret kur ju qëllimisht e deklaroni ligjin në parimet e

përgjithshme dhe detale ua leni gjykatave që ti plotësojnë, me legjislacion të deleguar ose në disa mënyra të tjera. Ka një përparësi të madhe: është shumë i lehtë për tu lexuar dhe qëllimi i përgjithshëm i ligjit është i lehtë për tu kuptuar. Por ka një jo leverdi të madhe: domethënia e saktë është e pasigurt.

16. Hartuesit e trajnuar në vende me ligje të përbashkëta tradicionalisht i kanë ikur këtij stili në parim duke pretenduar se përdoruesit e ligjit nuk e pëlqejnë (ose nuk do të ju pëlqente po të dini për të). Megjithatë, nëse e përdorni këtë stil në mënyrë të duhur mund të jetë një teknikë për të thjeshtuar ligjin.

Kur të përdoret ky stil

17. Momenti më i dallueshme për të konsideruar përdorimin e këtij stili është kur ju duhet të mbuloni një spektër të gjerë të alternativave të momentit ose kur instruktori juaj nuk është i sigurt në mbulimin e secilës alternativë të mundshme, por ka mundësi që nuk i mbulon të gjitha dhe atëherë projekt ligj - ligji i juaj do të jetë shumë më i thjeshtë.

18. Sidoqoftë, instruktorët e politikës duhet të vendosin nëse ju duhet të përdorni formën e thjeshtë ose atë të hollësishëm. Ata duhet të peshojnë rezultatet politike dhe praktike për të pasur një ligj që mund të mos mbulojë disa nga alternativat.

Roli i hartuesit

19. Ju duhet të jeni në vëzhgim për rastet ku ky stil mund të përdoret për shkak se ju në një masë më të madhe për dallim nga instruktori juaj keni ekspertizën për ti njohur. Atëherë sqarojani opsionet instruktorit tuaj dhe vendosni për të.

20. Para se të përdorni këtë stil në dispozitë ndjekin këto parime:

. tregoni instruktorit sesa ka gjasë të jetë e ndërlikuar forma e hollësishme dhe mënyrën sesi ju mund ta hartoni në një formë më të thjeshtë.

. Tregojuni atyre për hapësirat e paqartësive me formën e thjeshtuar. . Sigurohuni që ata të kuptojnë në tërësi efektin e mundshëm të paqartësisë.

(7)

• Diskutoni me ata shkallën e përgjithësisë që do të përdoret. Ka një varg të madh të

niveleve të përgjithësisë. Për shembull e tërë dispozita e detyrimit në Aktin e Vlerësimit të Taksës mbi të Hyrat mund të zvogëlohet në 2 nënseksione por rezultati do të ishte një paqartësi e tmerrshme për efektin e tyre.

Diskutoni me ata nëse detalet duhet të regjistrohen nga ana e legjislacionit të deleguar ose vendimet administrative apo nëse dispozita duhet të lihet për interpretim të gjykatave.

Sido të jetë përkujtojani atyre që mbështetja vetëm në gjykata mund të jetë e

papranueshme në disa raste. Për shembull, njerëzit nuk duhet të shkojnë në gjykatë për të kuptuar të drejtat e tyre pensionale.

Shembull seksioni 69 Aktit të Vlerësimit të Tatimit në të Hyra, lejon zbritje për shpenzimet në lidhje me menaxhimin ose administrimin e çështjeve të tatimit në të hyra të tatimpaguesve "

seksioni 25 i Aktit përdor shprehjen "të hyrat bruto" (pa definicion) seksioni 52 i Aktit të Praktikës Tregtare 1974 thotë:

(8)

Kapitulli 2 – Planifikimi i hartimit

PËR ÇFARË ËSHTË KY KAPITULL

21. Pjesa më e madhe e këtij udhëzuesi koncentrohet në mënyrat sesi të paraqiten idetë sa më qartë në hartimin e projekt ligjit - ligjit. Ky kapitull shqyrton në mënyrë të barabartë temat e rëndësishme në planifikimin e projektit të hartimit para se të fillohet me hartimin e projekt ligjit. 22. Idetë në këtë kapitull janë vetëm sugjerime. Nëse ju keni një qasje tjetër që funksionon më mirë për juve atëherë qëndroni me të.

PËRPARËSITË E PLANIFIKIMIT

Planifikimi më i mirë rezulton me projekt ligj më të mirë

23. Ka një lidhje të afërt në mes të qartësisë së mendimit që merret me dizajnimin e skemës së legjislacionit dhe qartësinë e tekstit që personifikon atë. Një skemë të menduar mirë, qartë dhe thjeshtë është shumë më lehtë për ta vënë në një tekst mirë të aranzhuar. Gjithashtu koncepte të qarta dhe të thjeshta është lehtë të përdoren sesa ato të pasakta ose ngatërruar. Ju mund të bëni shumë më shumë në fazën e hershme të procesit të hartimit për ti ikur ndërlikimit që mund të lind më vonë.

24. Hartimi është sikur dizajnimi dhe ndërtimi i makinës. Po ashtu siç është e dizajnuar makina për të kryer një funksion të posaçëm një Akt gjithashtu është dizajnuar për të kryer një funksion të posaçëm. Për shembull një Akt mund të dizajnohet për të rregulluar shitjen e mallrave të rrezikshme; për të krijuar të holla; ose për të mbrojtur ambientin.

25. Një makinë e ndërtuar pa ndonjë plan nuk është shpesh e suksesshme. Në mënyrë të ngjashme një projekt ligj i përgatitur pa planifikim paraprak mund të jetë më i ndërlikuar dhe më pak i qartë sesa projekt ligji që përgatitet me plan të hollësishëm. Duke krijuar një plan të hollësishëm para fillimit të hartimi ju duhet të përzgjedhin strukturën hartuese,

terminologjinë dhe qasjen që më së miri i përshtatet funksionimit të hartimit. Shmanguni "rregullimeve të përkohshme"

26. Nëse ju bëni ndryshime fundamentale në dizajnin e makinës gjatë ndërtimit ju me siguri do të hasni në probleme serioze. Ndoshta do të ju duhet të zgjidhni në mes të asaj që të filloni prapë (dhe të humbni kohë) ose të përfundoni me një makinë të dizajnuar dobët. Imagjinoni si do të ndjeheshit nëse do të ishit gati për të përfunduar ndërtimin e makinës që punon me benzinë dhe në momentin e fundit ju thonë se makina duhet të jetë në gjendje të punoj edhe me rrymë.

27. Ju mund të keni probleme serioze nëse filloni të përgatitni një hartim pa pasur marrëveshje paraprake me instruktorin në qëllimet themelore dhe pjesë kritike të krijimit të projekt ligjit. Për shembull nëse keni përgatitur një projekt ligj të hollësishëm për të rregulluar pagesën e dividendëve nga ana e kompanive do të jetë shumë e vështirë të ketë efekt në politikën e vendosjes në minutën e fundit që rregullat duhet të aplikohen "në mënyrë të njëjtë" për shpërndarjen nga mirëbesimi (trusti). Sa më shumë që projekt ligji përgatitet me instruktorin tuaj para hartimit është shumë më e mundshme që ata të mos kërkojnë ndryshime fundamentale në një fazë më të avancuar të hartimit.

(9)

Koncentrohuni në substancën në vend të formës

28. Nëse ju filloni të hartoni para se të bëni planin ju rrezikoni që të padrejtësisht të çfarë nevojitet hartimi. Pikat hartuese mund të shkëpusin edhe instruktorin tuaj nga punët e rëndësishme që më parë të merret parasysh e pastaj të vendosen të gjitha çështjes e politikës. Terminologjia e "rregullimit të imtë" dhe mënyrat për të paraqitur informatën 29. Diskutimi i planit me instruktorin tuaj do të ishte ndihmuese për të testuar përshtatshmërinë e termeve që ju do ti përdorni në projekt ligj. Nëse një term shkakton keqkuptime gjatë diskutimit mundohuni të zgjidhni një tjetër.

30. Gjatë planifikimit të hartimit ju keni një mënyrë tjetër për të regjistruar rregullat (p.sh. tabela dhe diagrame). Ju keni leverdi shtesë për të marrë komentet nga instruktori juaj lidhur me qartësinë (ose përndryshe) e një mënyre të posaçme të paraqitjes së informatave.

Përmirësoni të kuptuarit tuaj për qëllimet e instruktorit tuaj

31. Në një plan ju mund të shkruani në mënyrë më pak teknike sesa në hartim (p.sh. pa qenë i detyruar të shënosh nënseksionet, paragrafët etj). Gjithashtu ju mund të vendosni një sqarim shtesë në plan që normalisht nuk do të përfshihej në projekt ligj (p.sh. sqarime të çështjeve që janë shqyrtuar në Aktet si Akti i Interpretimit, Akti i Krimeve etj). Si rezultat a gjasë që instruktori ynë do të kuptoj më mirë efektin e planin dhe ju do të kuptoni më mirë atë se çfarë kërkon instruktori juaj.

KRIJIMI I NJË PLANI TË MIRË

Identifikoni qëllimet

32. Planifikimi është një ndihmë e madhe nëse ju mund të krijoni qëllime dhe parime në fazën e hershme. Këto mund të përdoren pastaj si standard për testimin e rregullave më të hollësishme që nevojiten për të arritur qëllimet.

Zvogëloni numrin dhe ndërlikimet e konceptit

33. Idetë e ndërlikuar qojnë në projekt ligj të ndërlikuar. Projekt ligji juaj do të jetë më i thjeshtë (dhe me siguri më i shkurtë) nëse plani juaj bazohet në një numër të vogël të pjesëve (koncepteve) që nevojiten për të përmbushur funksionimin e projekt ligjit. Një pjesë e rëndësishme e procesit të planifikimit është të punohet drejt identifikimit të këtij minimumi ideal.

34. Koncepti duhet të fitoj vendin e vet. Identifikoni rolin e një koncepti të posaçëm para se të pranoni që të përfshihet në projekt ligj.

35. Shikoni ndryshimet në temën e njëjtë. Për shembull, juve mund të ju kërkohet që të themeloni sistemin e rregulloreve, vendimeve ministrore dhe urdhrave ministrorë, të gjitha këto për qëllim të identifikimit të importeve të ndaluara. Para se të filloni dizajnimin e këtyre 3 sistemeve gjeni nëse sistemet e vetme do të arrinin qëllimet e instruktorit tuaj.

(10)

Koncentrohuni në parime të rëndësishme

36. Disa çështje janë aq fundamentale sa që çdo ndryshim i vonuar do të shkaktoj probleme serioze në hartim. Çështjet e tjera nuk kanë aq shumë ndikim në strukturat e përgjithshme dhe konceptet e projekt ligjit. Mos humbni shumë nga koha e planifikuar më herët duke tentuar të vendosni detale e imta të çështjes të cilat nuk ndikojnë në strukturë ose parimet kryesore të hartimit.

Sigurohuni që instruktori juaj e kupton planin

37. Njëri nga funksionet më të rëndësishme të planit është të vendosen çështje të rëndësishme të politikës para se të filloni hartimin. Për këtë arsye është e rëndësishme që instruktorët tuaj të jenë të përfshirë në formulimin e planit dhe në kuptimin e plotë të tij. 38. Sa më shumë që i ndihmoni instruktorët tuaj për të kuptuar planin ka shumë më pak gjasa që ata të kërkojnë ndryshime fundamentale pasi që ju të filloni hartimin. Mos u kënaqni vetëm me deklarimin e rregullave. Vazhdoni të sqaroni dhe theksoni efektet e tyre gjë që do të ishte e dukshme për juve por jo aq e dukshme për instruktorin tuaj. Shembujt janë

ndihmues për të bërë këtë.

39. Bëjeni plani lehtë të kuptueshëm dhe të lehtë për të drejtuar (p.sh. duke përfshirë referenca dhe tabelat e përmbajtjes). Sa më e lehtë që është për instruktorin tuaj ta përdor aq më shumë ka gjasë që ata ta lexojnë dhe ta kuptojnë. Përpjekje e veçantë që behët për të krijuar një plan miqësor për përdoruesit është praktikë e mirë për ta bërë projekt ligjin më miqësor për përdoruesit.

Shënoni gjërat të cilat nuk do ti përfshini në projekt ligj

40. Kohë pas kohe gjatë fazës së planifikimit ju do të pajtoheni me instruktorin tuaj që çështje të posaçme nuk do të përfshihen në projekt ligj p.sh. për shkak se ato do të rregullohet në mënyrë administrative ose me rregullore. Shënoni ato marrëveshje në plan që të mos keni nevojë të rihapni diskutimin më vonë kur ato të harrohen. Natyrisht që politika e qeverisë mund të ndryshoj më vonë por prapë është ndihmuese të keni shënime të marrëveshjeve origjinale.

NDIHMA PËR TË PLANIFIKUAR

Hyrje

41. Nëse vendosni të përgatitni në plan të hollësishëm para se të filloni hartimin e projekt ligjit ju duhet të zhvilloni metodën e shënimit (regjistrimit) të gjendjes momentale të planit. Ky seksion diskuton disa metoda që ju mund ti përdorni për të zhvilluar dhe shënuar planin tuaj. Tabelat

42. Tabelat janë mënyrë e mirë për të shënuar disa aspekte të hartimit të planit. Shtojca 1 ka disa shembuj të tabelave që mund të përdoren në procesin e planifikimin.

Shënimet në format normal të tekstit

43. Nëse ndonjë pjesë e planit nuk mund të jetë i dobishëm poqëse paraqitet në formë të tabelave ju mund të përdorni tekstin normal (preferohet i përgatitur në ‘word’ program ose program të njëjtë që lejon rishikimin e lehtë).

(11)

Diagramet

44. Diagramet mund të jenë vegla të shkëlqyeshme të planifikimit. Një diagram funksional i rregullave të rëndësishëm mund të jetë një fokus i dobishëm ose bazë testuese në diskutim me instruktorët. Diagramet e vendimeve mund të ndihmojnë në qartësimin e rregullave dhe identifikimin e gabimeve të logjikës. Gjithashtu, nëse i gjeni ato shumë të dobishme në diskutim ju mund ti përfshini ato edhe në projekt ligj.

45. Shtojca 2 ka shembuj të diagrameve që mund të përdoren gjatë procesit të planifikimit.

Tabela e bardhë

46. Tabela e bardhë mund të jetë një ndihmë e shkëlqyeshme për të diskutuar me instruktorët gjatë fazës së planifikimit. Ju mund ta përdorni për vizatuar diagrame që të ilustroni një problem të posaçëm ose propozim, ose të skiconi me fjalë elementet e

rëndësishme të një rregulli të veçantë. Shpesh është më e lehtë që instruktori juaj të analizojë propozimin në tabelë të bardhë sesa të komentoj në përshkrimin e varfër verbal. Shënimi i një diagrami të miratuar mund të jetë edhe mënyrë e shpejtë për të shënuar vendimet për politikën.

KËSHILLIMET

47. Nëse e përdorni sistemin e "planifikimit para hartimit" atëherë hartimi i parë nuk do të jetë i gatshëm deri para përfundimit të projektit. Pastaj ju ndoshta do duhet të bëni këshillime me Departamente etj në bazë të planit më mirë sesa në bazë të projekt ligjit. Në të vërtetë ju duhet të gjeni alternativa për procedurat standarde të zyrës me të cilat projekt ligji i hartuar është mjet për këshillim.

(12)

Kapitulli 3 - Gjuha: shprehi për të shkruar mirë

KUSH JANË LEXUESIT TONË?

48. Ju duhet të gjeni një balancim në mes të saktësisë dhe thjeshtësisë. Për ta bërë këtë ju ndihmon të dini se kush janë lexuesit dhe pse ata e lexojnë ligjin. Për shembull ligjet e taksave janë të shqyrtuara me kujdes të pakufishëm nga ana e këshilltarëve profesional që shikojnë mënyra për ti minimizuar taksat. Për të pasur efektin e duhur ato duhet të hartohen në mënyrë shumë precize. Në anën tjetër dispozitat që definojnë funksionimin e një organi këshillues nuk duhet të jenë aq preciz.

49. Kjo nuk do të thotë që ligjet për taksat nuk kanë nevojë të hartohen në mënyrë të thjesht ose që autoritet që krijojnë ligjet nuk do të duhej të ishin preciz. Është çështje e balancimit. Ju duhet të vendosni sa dëshironi ti vini theksin precizitetit dhe sa thjeshtësisë. 50. Nganjëherë ju vendosni se kush do të jenë lexuesit më të shumtë të ligjit dhe atëherë qëllimisht i keni si synim ata, si në rastin e Aktit të Sigurimit Social 1991. Sidoqoftë ne zakonisht shkruajmë për një numër të përdoruesve dhe të gjitha ligjet tona lexohen edhe nga administratorët, anëtarët e parlamentit, avokatët dhe gjyqësia. Hartuesit e legjislacionit janë një ndoshta të vetmit njerëz që rëndom shkruajnë një dokument të lartë teknik për një varg të gjerë të lexuesve.

51. Nuk ka zgjedhje të tërësishme për këtë problem. Më e mira që ju mund të bëni është të iu ikni ndërlikimeve të panevojshme. Nëse përdorni teknikat e ndryshme të hartimit të thjeshtë ju mund të zvogëloni ndërlikimet në minimum të cilat shtyheni ti bëni nga tema.

FJALITË

Fjalitë e formuara mirë

52. Formoni fjalitë e juaja në mënyrë të thjesht dhe të logjikshme. Disa nga mënyrat sesi të behët kjo janë:

• Përdorni formën pozitive më mirë se atë negative.

Shembull thuaj "një formë është e vlefshme vetëm nëse tatimpaguesi ka nënshkruar për të " Mos thuaj "një formë nuk është e vlefshme përveç nëse nënshkruhet nga tatimpaguesi".

• Shmanguni formave negative të dyfishta dhe të trefishta. Por mbani në mend se nganjëherë forma negative e dyfishtë nuk është e barabartë me formën pozitive.

Shembull "Sekretari nuk e ka vërtetuar që marrësi nuk ka bërë një aplikim " nuk është e njëjtë sikur "Sekretari ka vërtetuar që marrësi a bërë një aplikim ".

• Shmanguni formimeve të pazakonta ose të ndërlikuar gramatikore. Shembull mos vendosni fraza të gjata në thonjëza në mes të fjalisë

• Përdorni diatezën veprore më mirë sesa diatezën pësore. Shembull thuaj "Autoriteti paraqet një njoftim "

Mos thuaj "një njoftim është ofruar nga ana e Autoriteteve". • Vendos frazat ndajfoljore pas foljes kur nuk ka dykuptimësi

Shembull thuaj "Ministri mund të lëshoj licencën brenda 30 ditëve pas pranimit të aplikimit " Mos thuaj "Ministri mund, brenda 30 ditëve pas pranimit të aplikimit, të lëshoj licencën".

(13)

• Përdorni paragrafë për të ndarë listat e çështjeve alternative ose grumbulluese nga struktura kryesore e fjalisë.

• Shmanguni shkurtesave të tepruara nëse shtimi i disa fjalëve do të bënte një frazë ose fjali më lehtë të kuptueshme.

• Mbani fjalët e ndërlidhura sa më afër që të jetë e mundur.

Shembull mbani kryefjalën afër foljes

Mbani foljet ndihmëse (është, janë, duhet, kam) afër foljes kryesore mbani modifikuesit afër fjalës që ata modifikojnë.

• Përdorni struktura paralele për të shprehur idetë e njëjta.

Shembull mos i përzini kushtet dhe përjashtimet, ose fjalitë e thjeshta "nëse” dhe "përderisa" në të njëjtën fjali.

• Shmanguni lidhësve të emrit (emrat e lidhur së bashku veprojnë si mbiemra).

Shembull thuaj "bursat (grantet) për programe për të ofruar kujdes për fëmijët " Mos thuaj "bursat (grantet) për programet që ofrojnë kujdes ndaj fëmijëve".

• Shmanguni kryefjalës së pasaktë "aty është", "aty janë", etj. Shtohen fjalë dhe zakonisht krijojnë lidhje të panevojshme.

Shembull mos thuaj "nëse aty është ndonjë kusht që nuk përputhet me këtë seksion " thuaj "nëse ndonjë kusht nuk përputhet me këtë seksion ".

Mos e përdorni formën "sikur ... si" kur nuk është e panevojshme.

Shembull thuaj "ndërmerrni hapat e duhur" jo "ndërmerrni këto hapa pasi që janë të duhura"

thuaj "kushtet e përcaktuara nga Ministri", jo "kushtet e tilla që janë përcaktuara nga ana e Ministrit"

Mos përdorni mbiemrat dëftor nëse nuk është e nevojshme

Shembull thuaj "kompania" ose "lajmërimi", jo "kjo kompani" ose "ky lajmërim" (por "këtë kohë" shpesh ka më pak dykuptimësi sesa "koha").

• Përveç se duhet të jemi më të logjikshëm kjo shmang dukuritë e rastësishme të shprehjes "atë atë" si në frazën "ka rezultuar në atë atë kompani ...".

Kur të përdorni "përpos tjetrës", bëjeni të qartë cilat fjalë janë të kualifikuara nga fraza.

Shembull thuaj "një person (përpos policit) i cili është nën moshën 60 vjeçare", jo "një person tjetër përpos policit që është nën moshën 60 vjeçare".

Mos përdorni "për të qenë" dhe "për të mos qenë" për të ju bashkangjitur fjalive të thjeshta lidhore.

Shembull mos thuaj " një person i cili është 70 vjeçar ose më shumë, duke qenë personi i cili ka patentë shoferin"

thuaj "një person i cili është 70 vjeçar ose më shumë dhe ka një patentë shofer ".

Nëse ... atëherë

53. Disa shkrimtar në anglishte të thjeshtë thonë se ju nuk duhet të vendosni një fjali të thjeshtë kushtore përpara foljes kryesore. Disa thonë se gjuhë Turke dhe ajo Japoneze janë të vetmet gjuhë që e bëjnë këtë. Në të kundërtën është krejtësisht natyrore në Anglishte si dhe në shumë gjuhë të tjera.

(14)

54.Gjatë hartimit juve shpesh ju duhet të vendosni fjalinë e thjeshtë kushtore përpara për shkak se ato i shqiptojnë të gjitha faktet dhe fjalia kryesore do të ishte e pakuptimtë pa ato. Megjithatë nëse fjalia kryesore është shume e thjeshtë dhe fjalitë kushtore janë të gjatë dhe/ose të shumta vendosni fjalinë kryesore të parën. Në këtë mënyrë lexuesi e din çfarë ka përpara se të hyj në paragrafë.

Shembull thuaj: "Një kontratë është e pavlefshme nëse: (a) ...; ose

(b) ...; ose (c) ...; ose (etj)" mos thuaj: "Nëse një kontratë:

(a) ...; ose (b) ...; ose (c) ...; ose (etj) kontrata është e pavlefshme.". Fjali të shkurtra

55. zakonisht fjalia ka fillimin, mesin dhe fundin. Lexuesi nuk mund të jetë i sigurt për strukturën e fjalisë derisa të arrij në fund kështu që një fjali e gjatë e shtyn lexuesin të mbaj një numër të ideve pezull. Raporti i këtyre ideve nuk është i qartë derisa struktura e fjalisë të dihet përfundimisht. Gjithashtu, sa më shumë ide ka në fjali që janë pezull është shumë më e vështirë të shihet struktura e fjalisë. Më tutje, një fjali e gjatë paraqet një numër të madh të ideve njëkohësisht. Hulumtimet kanë treguar që lexuesi mesatar mund të mbaj vetëm disa ide në kujtesë për një kohë para se të ketë nevojë për pushim dhe ti vendos ato së bashku.

56. Këto janë disa mënyra për t’i mbajtur fjalitë e shkurtra:

• Bëhuni i pamëshirshëm në eliminimin e fjalëve të panevojshme.

• Mbani fjalitë e gjata kualifikuese (p.sh. përjashtimet, kushtet etj) jashtë nga propozimi kryesor dhe merruni me atë në një nënseksion të ndarë ose edhe në një fjali të ndarë në të njëjtën dispozitë.

• Shmanguni lidhëseve të fjalëve alternative posaçërisht nëse ato shfaqen më shumë se një herë në fjali. Përdorni fjalë të shkurtra të përgjithshme për të mbuluar alternativat, dhe definojeni ndarazi nëse do të jetë e nevojshme.

. Mos e bëni të paqartë strukturën e "dispozitave vepruese" duke e plotësuar me përshkrime të koncepteve të ndërlikuara. Përdorni termet e shkurtra në dispozitat vepruese dhe definoni ato ndarazi.

. Mos i ktheni foljet në emra. Përdorimi i formës së foljes rezulton në më pak fjalë dhe fjalët janë zakonisht më të shkurtra.

Shembull thuaj "një person mund të aplikoj", jo "një person mund të bëj aplikimin" thuaj "përcaktimin e pyetjes ", jo "në përcaktimin e pyetjes

(15)

thuaj "dhënia e këshillave", jo "të japësh këshilla" thuaj të marrësh (sigurosh), jo "të bësh përvetësim ”.

Përdorni definicione

58. Ju mund të përdorni definicionet jo vetëm për të dhënë saktësi një termi ose fraze por edhe për të shkurtuar tekstin tuaj. Nëse ju duhet të përdorni një frazë me 2 ose më shumë fjalë disa herë konsideroni që ti epni një "etiketë" dhe definojeni atë.

59. Ju mund të zvogëloni konceptet e ndërlikuara në definicione dhe të përdorni termet e definuar në dispozitat vepruese. Kjo shkurton në mënyrë drastike dispozitës vepruese dhe e bën strukturën e saj më të lehtë për tu kuptuar. Disa përkrahës të anglishtes së thjeshtë

argumentojnë kundër kësaj posaçërisht nëse e krijon atë që quhen "koncepte artificiale". Sidoqoftë leverdia në thjeshtësinë e dispozitës vepruese i jap më shumë rëndësi mos përparësisë së mundshme për përdorimin e definicionit.

60. Nëse e mundshme zgjidhni "etiketa" dalluese që japin një të dhënë për domethënien e termit të definuar. Stili tradicional shpesh përdor terme pangjyra sikur "sasia e përshkruar" ose "personi relevant". Kjo e bën dispozitën më të vështirë për tu kuptuar posaçërisht nëse ka 2 ose më shumë terme të këtij lloji në dispozitë të ndërlikuar. Zakonisht është e mundshme për të gjetur një fjalë kryesore që ndihmon lexuesin që të mbaj domethënien e termit në mendje. 61. Mundohuni t’i mbani termet e definuar të shkurtra. "etiketa" mund të jetë e shkurtër për shkak se detalet janë të vendosura në definicion.

62. Mos e teproni me definicionet. Mos e definoni një frazë nëse është e shkurtër dhe nuk përdoret shpesh. Mos e definoni konceptin shtesë vetëm për përdorim në një definicion tjetër përderisa drejtshqiptimi do ta bënte definicionin kryesor shumë të komplikuar.

FJALËT

Fjalët e shkurtra

63. Është një rregull e përgjithshme e stilit të mirë për të përdorur fjalë të shkurtra në vend të atyre të gjata. Në veçanti kjo është e rëndësishme në hartimin e legjislacionit për shkak se në mënyrë të paevitueshme disa fjali janë më të gjata dhe/ose më komplekse. Fjalët e gjata i bëjnë fjalitë shumë të vështirë për tu kuptuar.

64. Natyrisht se mund të argumentohet që përdorimi i fjalëve të shkurtra më mirë sesa fjalëve të gjata në një fjali të veçantë mund të bëj vetëm përmirësime në lexueshmëri.

Megjithatë, nëse ju tentoni të përdorni fjalë të shkurtra kurdo që mundeni ju zhvilloni zakonin në të tërë hartimin tuaj dhe ndikimi i tërësishëm është stili më i thjeshtë.

Akronimet

65. Nganjëherë ju mund t’i shmangeni përsëritjet e shprehjeve të stërzgjatura duke përdorur akronime si p.sh. "CFCs" për "klorflorkarbonik", ose "PFA" për "Policia Federale

Australiane". Më së miri është nëse akronimet përdoren në bisedat e rëndomta, por nuk ka asgjë të keqe nëse zbulohen akronime të reja nëse shprehja e plotë është e gjatë dhe përsëritet disa herë në tekst. Sigurohuni që të definoni të gjitha akronimet madje edhe ato të njohura.

Shembull "PFA" do të thotë Policia Federale Australiane;

"FGZH" (fondi i grumbulluar i zhvillimit) do të thotë një kompani në lidhje me të cilën deklarimi i

(16)

Zhargonet dhe termet teknike

66. Shmanguni nga përdorimi i zhargoneve, termeve legale dhe gjuhës së huaj nëse ju mund të përdorni fjalë të njohura ose shprehje në vend të lartë cekurave. Në anën tjetër përdorni fjalë teknike dhe fraza nëse ato kuptohet në përgjithësi nga shumica e përdoruesve të ligjit ose nëse nuk mund të gjeni alternative të thjeshta që janë mjaft të sakta.

67. Nëse një varg i gjerë i njerëzve përdorin ligjin definoni termet teknike për leverdi të atyre që nuk i dinë ato terme (nëse mund ti definoni ato shkurtimisht dhe saktësisht). Por nëse vetëm specialistët e lexojnë p.sh. një akt i cili ka të bëj me jurisdikcionin e forcave detare, nuk ka nevojë të definohet termi i artit sikur "actio in rem" dhe "actio in personam". Në mënyrë të ngjashme në një ligj të përgjithshëm seksionet për evidencat nuk duhet të definohen si "prima

facie", për shkak se ato seksione janë kryesisht relevante për avokatët.

Kapitulli 4 – Gjuha: të ju shmangemi praktikave tradicionale

FJALËT DHE FRAZAT

Shënoni një listë të fjalëve tradicionale dhe ekuivalent të thjeshtë

68. Shtojca 3 thekson disa fjalë tradicionale dhe fraza me ekuivalent të thjeshtë të sugjerimit. Përdorni maturinë tuaj me këto: disa nga ekuivalentët mund të mos jenë të duhura në çdo rast. "dhe/ose": pse nuk duhet të përdoren?

69. Stili tradicional shmang "dhe/ose". Argumenti i zakontë është se kjo formë është e dykuptimtë dhe/ose jo elegant. Sidoqoftë, mund të jetë e dobishme nganjëherë. Mos e përdorni në fund të paragrafëve, nënparagrafëve ose nën – nënparagrafëve. Sigurohuni së nuk ka

dykuptimësi.

Shembull thuaj "kali dhe/ose delja"

Mos thuaj "kuajt dhe/ose delet ose dhitë".

"Çfarëdo qoftë që është në kundërshtim me përmbajtjen"

69. Kur stili tradicional bën dispozitën për të shkelur një dispozitë tjetër të Aktit të njëjtë ose për të shkelur një Akt tjetër përdor formën "pa marrë parasysh çfarëdo qoftë ndryshe nga

përmbajtja në këtë Akt/ Akti XYZ". Kjo është e përpunuar në mënyrë të panevojshme për shkak se nëse një dispozitë nuk është në kundërshtim atëherë nuk ka nevojë të merremi me atë.

Shembull thuaj "pavarësisht nga çfarëdo tjetër në këtë Akt", ose "pavarësisht nga Akti XYZ". "thirrja për tu marrë në pyetje"

70. Dispozita standarde në legjislacionin tradicional thotë se një takim, etj, "nuk do të ftohet për tu marr në pyetje në bazë të ... ". Kjo është qesharake sepse ne nuk mund të ndalojmë argumentimin e një çështje në gjykatë. Megjithatë ne mund të sigurojmë se argumentin dështon..

(17)

"Rastet"

71. Kur të ndahet një dispozitë në paragrafë që i referohen një numri të alternativave stili tradicional shpesh i referohet "rasteve" në mënyrë të panevojshme ose të pavolitshme.

Shembull mos thuaj:"(a) në rast ku aplikohet seksioni 5 -..."

thuaj "(a) nëse aplikohet seksioni 5-..." ose thuaj:"(a) në rastin e seksionit 5-...".

Ju mund të bëni këtë edhe nëse paragrafi i fundit fillon me "në çfarëdo rasti tjetër -...". Secila situatë është rast edhe kur ju nuk e quani atë rast. Një mënyrë tjetër për tu marrë me paragrafin e fundit është të fillohet me "përndryshe -...".

72. Përdorimi legjitim i fjalës "rast" është për të treguar që një paragraf aplikohet pa marrë parasysh nëse aplikohen një tjetër ose më shumë.

Shembull "(a) nëse... - ABC; (b) nëse... - CDE; (c) në cilindo rast - XYZ.".

"shkel ose dështon për të vepruar në përputhje"

74. Në stilin tradicional, "shkelja" nuk trajtohet si lëshim mbulues. Kjo ndoshta nuk ka qenë e drejtë asnjëherë (R v Gjykata e ‘Commonwealth’ Rregullimit dhe Arbitrimit 89

C.L.R. 636 deri 649), por pozita është vënë tutje dyshimit nga paragrafi 22(1)(j) të Akteve të Aktit të Interpretimit.

Shembull mos thuaj "shkelje ose dështim për të vepruar në përputhje me " thuaj "shkelje".

75.Disa dispozita tradicionale thonë "dështon për të vepruar në përputhje me kushtin i cili është i përcaktuar për të vepruar në përputhje me të ". sidoqoftë, ju nuk mund të dështoni për të vepruar në përputhje me diçka që nuk aplikohet për juve. Shembull thuaj "dështon të veproj në përputhje me kushtin ".

"Ai, ajo, atë", "kush" dhe "atë (për të)"

76.është politikë e Zyrës që të përdoret gjuha e përfshirë gjinore. Megjithatë kjo nganjëherë mund të qoj në shprehje të pavolitshme sikur "ai, ajo, atë", "atij, asaj, ose atë" dhe "atij, asaj ose i tij/ i saj ". Mundohu të iu shmangeni këtyre duke rirregulluar fjalitë që të mund të funksionojnë pa të gjitha përemrat.

Nëse ju nuk mund ta zgjedhin problemin në çfarëdo mënyre tjetër merreni parasysh të thoni vetëm "atë" dhe "i tij/i saj", dhe të bëni një shënim në fund të definicionit duke vendosur paragrafin 23(a) të Akteve të aktit të interpretimit.

Në qoftë se e bëni këtë ose jo mbani në mend që ju mund të përdorni "(për) atë" në vend të "kush" edhe kur i referoheni individëve ((Fowler, 2 ed., p.625). Provoni me të gjitha

mundësitë që të mënjanoni përdorimin e "kush ose atë". Numrat rendor (1shi, 2shi, etj)

77. Stili tradicional i përdorur për të shprehur të gjitha numrat në fjalë. Edhe pse numrat themelor janë shprehur në figura, numra rendor (1shi, 2shi, etj) nuk është bërë kjo për shkak se është menduar që shkurtesat janë të gabuara.

Shprehini këta numra si në vijim:

(18)

—mbi "dhjetën" – thuaj "11të", "12të", etj. "Periudha"

78. Stili tradicional shpesh shton në mënyrë të panevojshëm fjalën "periudha" kur të specifikohet një periudhë.

Shembull mos thuaj "brenda periudhës 12 mujore duke filluar nga 1 korriku 1999 " Thuaj "brenda 12 muajve duke filluar nga 1 korriku 1999".

Nëse ju duhet ti referoheni prapa 12 muaj më vonë në këtë seksion ju ende mund të thoni "ajo periudhë". 12 muaj është periudhë kohore pa marrë parasysh a e quani ju periudhë apo jo. Pronorja

79. Stili tradicional gjithmonë përdor forma të gjata të formës pronore por formën e kontraktuar është më e tkurrur..

Shembull mos thuaj "e Ministrit ", "e komisionit", "e Korporatës " thuaj "Ministrit ", "Komisionit ", "Korporatës ".

80. Në stilin tradicional fjala "i kujt" nuk përdoret me kundrinorë pa shprehje kështu që "nga e cila" përdoret në vend të saj. Jo shpesh rezulton në strukturë të pavolitshme të ashtuquajtur "lidhorja e penguar".

Shembull mos thuaj "organi që koordinon asetet, të drejtat, detyrimet dhe obligimet që ..." thuaj "organi që koordinon asetet, të drejtat, detyrimet dhe obligimet të cilat ...".

Përemrat (atë, atyre, ata etj)

81.Stili tradicional nuk i përdor shpesh këto fjalë. Ndoshta për shkak të frikës nga

dykuptimësia përsërit emrin në vend të përemrit të duhur. Megjithatë, kjo është bërë shprehi edhe kur nuk ka rrezik nga dykuptimësia. Rezultati është fjali më të gjata posaçërisht kur emri përbëhet nga dy ose më shume fjalë.

thuaj "atë", "atyre", "ata", etj kurdo që nuk ka dykuptimësi "dispozitat e "

82.Stili tradicional shpesh përdor shprehje sikur "sipas dispozitës së seksionit 5", etj.

Shprehja "dispozitës së” zakonisht është e panevojshme përveç nëse është "etiketë" e përshtatshme për të përshkruar dispozita të ndryshme dhe në këtë mënyrë mund të përdoret më vonë kur ti referohemi listës së njëjtë të dispozitave.

Shembull mos thuaj "çështje e dispozitave të seksionit 5 ..." Thuaj "çështje e seksionit 5 ...".

"do të", "duhet" dhe "është"

83.Stili tradicional përdor "do të" për urdhëroren. Megjithatë, fjala është e dykuptimtë pasi që mund të përdoret edhe për të bërë deklaratë në të ardhmen. Për më tepër në përdorimin e rëndomtë nuk kuptohet sikur të imponosh një obligim.

Thuaj "duhet" ose "nuk duhet" kur të impononi një obligim jo "do të" ose "nuk do të".

Nëse ju ndjeni nevojën për të përdorur një formë më të butë thuaj "është për" or "nuk është për", por këto janë më pak të drejtpërdrejta dhe duhet të përdorim më shumë fjalë.

(19)

Ne nuk duhet të ndjejmë asnjë keqardhje në përdorimin e "duhet" dhe "nuk duhet" kur të imponojmë obligime në Guvernatorin e Përgjithshëm ose Ministrat për shkak se "do të" dhe "nuk do të" kanë qenë të pranueshme në të kaluarën.

84.Stili tradicional nganjëherë përdor "do të" në dispozita deklarative. Shembull "ky akt do të përfundoj të jetë në fuqi..."

"një autoritet do të themelohet ..." "Autoriteti do të përbëhet nga 10 anëtarë".

Këto nuk janë as urdhërore as deklarata për të ardhmen ato janë deklarime të ligjit. Shembull thuaj:

"ky akt ka pushuar të jetë në fuqi..." "një autoritet është themeluar ..." "Autoriteti përbëhet nga 10 anëtarë".

Edhe nëse ngjarja nuk ka ndodhur ende ligji flet në të tashmen për shkak se një Akt është "gjithmonë duke folur".

"çështje e këtij akti" dhe "çështje e këtij seksioni"

85. Këto shprehje janë shume të padobishme për lexuesit. Mundohuni mos ti përdorni nëse do të jetë e mundur. Është shumë më mirë nëse specifikohet dispozita që ju keni në mendje.

"Ku", "nëse" dhe "kur"

86. Stili tradicional përdor "ku" për të paraqitur një numër të fakteve por në përdorimin e rëndomtë fjala bart idenë e vendit. Thuaj "nëse” për të paraqitur një numër të fakteve. Por nëse ngjarja është e sigurt dhe "nëse” është pavend atëherë përdorni "kur".

Shembull mos thuaj "ku personit i është dhënë licenca " thuaj "nëse një personi i është dhënë licenca ".

Nëse Akti parashikon që do të pushoj së vepruari me 1 korrik 1999, mos thuaj "ku ky akt pushon se vepruari "

Thuaj "kur ky akt të përfundoj së vepruarit (nuk do të jetë në fuqi)".

STRUKTURA E FJALISË

Mosha 65 kufizim për emërime

86.Dispozita standarde që kufizon emërimet statusore deri në moshën 65 vjeçare është e pavolitshme për shkak se thekson rastet e një personi i cili është 65 para emërimit dhe një person i cili behët 65 pas emërimit. Mund të shkurtohet pa ja ndryshuar efektin. Shembull thuaj "një person që është 65 vjeçar ose më shumë nuk mund të mbaj pozitën si Udhëheqës i Zyrës së Autoritetit XYZ.".

Referencat mbështetëse në dispozitat e ndërlidhura

87.Në një seksion me disa nënseksione stili tradicional lidh nënseksionin e mëvonshëm me atë të mëhershmin me referenca mbështetëse. Kjo shpesh është e panevojshme. Shembull mos thuaj:

(20)

"(2) një aplikim sipas seksionit (1) duhet të shoqërohet me tarifa të përshkruara.

"(3) pas marrjes së aplikacionit që behët nga ana e personin sipas nënseksionit (1), Ministri mund të lëshoj një licencë për atë person.

"(4) licenca që lëshohet sipas nënseksionit (3) duhet të jetë në formë të përshkruar "(5) Licenca e lëshuar sipas këtij seksioni autorizon zotëruesin që të ..."

thuaj:

"(1) Një person mund të aplikoj tek Ministri për licencë. "(2) Aplikacioni duhet të shoqërohet me tarifa të përshkruara. "(3) Ministri mund të lëshoj licencën për aplikuesin.

"(4) licenca duhet të jetë në formë të përshkruar. "(5) Licenca autorizon zotëruesin ..."

ose thuaj:

"(1) Personi mund të aplikoj tek Ministri për licencë.

"(2) Një aplikim duhet të shoqërohet me një tarifë të përshkruar. "(3) Ministri lëshon licencën për aplikuesin.

"(4) Licenca duhet të jetë në formë të përshkruar. "(5) Licenca autorizon zotëruesin që të ...".

89. Nëse ju duhet të identifikoni një numër të koncepteve dhe pastaj të ju referohemi atyre vazhdimisht në nënseksione të mëvonshme përdorni nënseksione për të vendosur skenën.

Shembull "(1) Ky seksion aplikohet për atë aplikues i cili sipas marrëveshjes nën seksionin 5 i ipet një shumë për të shpenzuar që të rrëzoj ndërtesën"

Nënseksionet e mëvonshme mund ti referohen pastaj thjeshtë "marrëveshja", "shuma", "aplikuesi", etj. 90. Nganjëherë ju mund të përdorni qasjen e njëjtë për të lidhur fjalitë pasuese por kjo kërkon më shumë kujdes për shkak se ka rrezik më të madh të keqkuptimit.

"Organi, etj për të cilin aplikohet seksioni"

91.nëse një seksion deklaron që aplikohet për një entitet etj dhe më vonë ka referenca për entitetin, stili tradicional shpesh përdor definicione të mangëta për referenca. Shembull "Organi është një organ për të cilin ky seksion aplikohet ...",

ose: "organi për të cilin aplikohet ky seksionin do të thotë ...".

referencat e mëvonshme janë për frazën "organi për të cilin ky seksion aplikohet ". Kjo është e përpunuar në mënyrë të panevojshme.

Shembull thuaj "ky seksion aplikohet nëse..."

Ose thuaj: "ky seksion aplikohet për një organ nëse...", Ose thuaj: "në këtë seksion, `organi' do të thotë ..."

Ndërsa në referencat e mëvonshme ju mund të thoni vetëm "organi". Klasat

92.Stili tradicional (Commonwealth) merr shumë kohë për të bërë dallime në mes të klasës dhe anëtarëve të saj. Le të shpresojmë se kjo pjesë e pedanterisë është lënë

përfundimisht e qetë nga nënseksioni i 46(2) të Akteve të Aktit të Interpretimit. Shembull mos thuaj "një person specifik ose një person që përfshihet në klasën specifike të njerëzve"

Thuaj "personi specifik". Mbiemrat e dyfishtë

(21)

njëjës dhe shumës.

Shembull mos thuaj "një aplikacion tjetër ose aplikacionet tjera", ose "kompania e përshkruara ose kompanitë e përshkruara ".

thuaj "çfarëdo aplikacioni tjetër ose aplikacione ", ose "cilado kompani e përshkruar ose kompanitë ...".

Emrat e dyfishtë

94.Në stilin tradicional fjalët nganjëherë përsëriten panevojshëm ndoshta nëpërmjet të dëshirës për të përsëritur fjalët e sakta të një fraze të theksuara në një seksion tjetër të Aktit.

Shembull nëse seksioni 5 deklaron "ky seksion aplikohet për një person i cili ...", Mos thuaj "personi i cili është personi të cilit i aplikohet seksioni 5 "

Thuaj "personi të cilit i aplikohet seksioni 5 ".

Foljet e dyfishta

95. Nëse një fjali ka kryefjalë në njëjës dhe shumës stili tradicional përdor foljen në të dyja format në atë njëjës dhe shumës. Fowler deklaron se ne mund të bëj që folja të akordohet më kryefjalën e vet më të afërt (2 ed., p. 402, para 3).

Shembull mos thuaj "korporata ka, ose korporata kanë hyrë në marrëveshje "

thuaj "korporata ose korporatat kanë hyrë në marrëveshje ", ose përdorni pasivin dhe thoni "një marrëveshje është bërë nga ana e korporatës ose korporatave ".

Pjesorja dhe fjalitë lidhore

96. fjalitë lidhore (që ka, që është lëshuar, etj) janë më të gjata sesa pjesorja (për të pasur, lëshuar etj).

Shembull mos thuaj: "korporata që është përshkruara për qëllime të këtij seksioni " thuaj: "korporata e përshkruar për qëllime të këtij seksioni ".

97.Pjesorja gjithashtu shmang edhe vështirësitë kur të përdoren të dyja kohët ajo e tashme dhe e shkuar në fjalinë e njëjtë.

Shembull mos thuaj "licenca që lëshohet ose është lëshuar " thuaj "licenca e lëshuar".

98.Kur një dispozitë i referohet fillimit (ose fundit) të periudhës stili tradicional nuk përdor pjesoren e tashme nëse periudha fillon ose mbaron para fillimit të dispozitës.

Shembull mos thuaj "viti i grantit që filloj/ mbaroj me 1 korrik 1999" thuaj "viti i grantit që fillon/ mbaron me 1 korrik 1930".

Proporcionet

99.Forma tradicionale "shuma që mban ... proporcionin e njëjtë sikur ... mban ..." është shpesh shumë e pavolitshme posaçërisht kur vetë faktorët janë të gjatë. Mos e përdorni. Përdorni një formulë në vend të kësaj forme.

Shembull një shumë e cila përpunohet duke përdorur formulën:

aksioni i partnerit

Aksionet e të gjithë partnerëve Shuma e pranuar ×

(22)

Përsëritje e panevojshme – negativat

100. Stili tradicional nganjëherë përsërit shumë shpesh kur të shprehet negativi. Në shembullin vijues nënseksioni (2) duhet të mohoj efektin e nënseksionit (1).

Shembull "(1) Institucioni terciar i edukimit që ka vepruar në përputhje me seksionin 5 duhet të X." Mos thuaj:

"(2) Institucioni terciar i edukimit që nuk ka vepruar në përputhje me seksionin 5 nuk kërkohet të bëj X, nëse ..." ose:

"(2) Nënseksionet (1) nuk aplikohen për institucionet terciare të edukimit që ka vepruar në përputhje me seksionin 5, nëse ..."

Thuaj:

"(2) nënseksioni (1) nuk aplikohet nëse...".

Nënseksioni (1) ka theksuar të tërë rastin që ju të mos keni nevojë ta theksoni prapë kur të shpreheni negativin.

Përsëritjet e panevojshme – fjalitë emërore

100. Në stilin tradicional nëse një dispozitë paraqet një entitet të përshkruar me disa fjalë përsëritet e tërë fraza çdo herë kur ti referohemi entitetit më vonë në dispozitë. Shembull nëse seksioni paraqet konceptin "institucioni terciar i edukimit", vetëm thuaj "institucioni" në referencat e

mëvonshme (në seksionin e njëjtë).

Kapitulli 5 – Ndihma për të kuptuar

STRUKTURA

Radhitja e dispozitave

102. Edhe kur fjalët dhe fjalitë të jenë të qarta në projekt ligj është shumë më e vështirë të kuptohet nëse dispozitat nuk janë mirë të radhitura. Radhitni projekt ligjin tuaj që raporti në mes të dispozitave të bëhet më i qartë. Nëse lexuesi mund të shoh një model në dispozitë detalet janë më të lehta për të kuptuar.

103. Këto janë disa mënyra për përmirësimin e radhitjes së projekt ligjit: • grumbulloni dispozitat që kanë temë të njëjtë (shiko edhe "Amendamentet e

grumbulluara ", paragrafi 104).

• Konceptet e ndërlidhura me grupin në atë mënyrë që bën raportin të lehtë për tu kuptuar.

Radhitni dispozitat në rend kohor

Shembull merruni së pari me aplikacionin për licencë pastaj me lëshimin e licencës pastaj me kushtet e licencës, pastaj përtëritjen dhe anulimin përfundimtar.

Shprehni idetë e ngjashme në dispozita me strukturë të ngjashme.

Shembull seksioni 18-21A i Aktit të Përvetësimit i huaj dhe marrja përsipër 1975 dhe seksionet 27-33 të Shitjeve Akti i vlerësimit të taksës 1992.

• Vendosni së pari propozime të rëndësishme ose të përgjithshme pastaj ato më të veçanta dhe më pak të rëndësishme, pastaj përjashtime, pastaj dispozita

(23)

Amendamentet grumbulluara

104. Një projekt ligj i ndryshuar mund të kuptohet më lehtë duke i grumbulluar amendamentet sipas temës ose çështjes që e shtjellojnë në vend se të ndjeke vetëm urdhri i seksionit në Aktin

Parimor.

Shembull Akti i ndryshimit të Legjislacionit për Sigurim Social (Nr. 3) 1991 ose Akti i reformimit të ligjit të Korporatës 1992.

Nëse dispozita e njëjtë është duke u ndryshuar për qëllime të ndryshme dhe ndryshimi (amendamentimi) fillon në të njëjtën ditë bëjini që të fillojnë me rend njëri pas tjetrit. Specifikimi i temës

105. Hulumtimet kanë treguar se është shumë më e lehtë që një tekst të kuptohet nëse tema e përgjithshme specifikohet në fillim. Nëse lexuesi ka një fotografi të tërë propozimit është më e lehtë të shihet rëndësia e pjesëve dhe mënyra se si ato ndërlidhen me njëra tjetrën, dhe është më e lehtë të koncentrohemi në detale.

106. Në anën tjetër pa ndonjë temë specifike lexuesi duhet të ndërtoj një fotografi mentale duke absorbuar detalet një pas një dhe duke i përshtatur ato. Kjo e bën edhe më të vështirë për të kuptuar rëndësinë e detajeve para se të jetë e tërë figura në mendje. Është sikur të bësh një lojë për bashkimin e pjesëve (mozaik) kur ju nuk e keni fotografinë në kuti.

107. Titujt janë specifikues të shkëlqyeshëm të temës. Ju mund të rrisni numrin e titujve në disa mënyra:

• Pjesët, ndarjet dhe nënndarjet e shumëfishta duke i grumbulluar dispozitat me temat e përbashkëta dhe duke i vendosur ato në pjesë, ndarje dhe nënndarje të veçanta.

• Tituj të shumëfishtë të seksionit duke e limituar numrin e nënseksioneve në secilin seksion.

• Nëse nuk mund ti shmangeni një seksioni shumë të gjatë ju mund të përdorni tituj të nënseksioneve (shih "Titujt e nënseksioneve ", paragrafi 114-116).

Shmanguni pjesëve me tekst të pandarë (pathyer)

108. Pjesë të gjata të teksti të pandarë janë në veçanti tmerruese për lexuesin. Një udhëzues i përafërt është "rregulla e 5 rreshtave"1: mos lëni ndonjë pjesë të tekstit të pandarë në më shumë se 5 rreshta përveç nëse ndjeni se nuk mund ti shmangeni.

109. Stili tradicional lejoj vetëm një fjali në secilin nënseksion ose seksion të pandarë. Kjo shpesh rezulton me fjali shumë të gjata. Mendoni që të përdorni 2 ndoshta edhe 3 fjali kur të jetë e nevojshme por mos përdorni më shumë se 3 përveç nëse keni ndonjë arsye të mirë. Fjali të shumëfishta mund të sjellin probleme me referencat e tjera.

110. Shpesh është më mirë që të ndahen pjesët e tekstit në disa nënseksione ku secili përmban vetëm një fjali. Kjo rezulton në nënseksione të shkurta ku secila shpreh nga një ide të vetme. Gjithashtu ndihmon edhe në procesin e referencave me informata nga diku tjetër. Nëse ju e përdorni stilin tregues (rrëfyes) (shih "referencat mbështetëse në Dispozitat e ndërlidhura", paragrafët 88-91), nënseksionet e ndara nuk shtojnë shume numrin e fjalëve.

111. Në anën tjetër, një propozimi i vetëm i ndërlikuar i shprehur në një varg të fjalive të shkurtra nganjëherë mund të jetë shumë më i vështirë për të kuptuar nëse lexuesi duhet të rindërtoj tërë propozimin para se të ketë kuptim. Nëse lexuesi duhet të mbaj disa ide në kokë për të

(24)

kuptuar propozimin e vetëm, mendoni ta thoni në një fjali të vetme, me paragrafimin e duhur për ta bërë strukturën e qartë.

Kufizimi i numrit të nënseksioneve në një seksion

112. një faqe plotë me nënseksione pa titujt që ti ndajë është shumë lodhëse për lexuesin. Në anën tjetër një faqe e ndarë në disa seksione, secila me tituj, është më miqësore dhe më bindëse për lexuesin. Seksionet gjinden më lehtë dhe titujt ndihmojnë të tregojnë se për çfarë behët fjalë (ose për çfarë janë ato seksione).

113. Është jo praktike që të krijohet një rregull me numrin maksimal të nënseksioneve për një seksion. Si një udhëzim i përafërt mundohuni të keni së pakut 2 seksione në secilën faqe.

Titujt e nënseksioneve

114. Nëse ju i mbani seksionet e shkurta nuk do të kishit nevojë për titujt e nënseksioneve. Sidoqoftë, mendoni që ti përdorni kur të bëni ndryshime të një seksioni shumë të gjatë ose kur një strukturë e ndonjë Akti ekzistues ju shtyn që të futni një seksion shumë të gjatë.

1 Kjo ka filluar nga Këshilli Parlamentar i Wales-it të ri jugor.

115. Nënseksionet duhet të jenë me germa kursive (italic – jo të zeza) që të duken ndryshe nga titulli i seksionit dhe nuk duhet të janë të futura në kllapa.

116. Nëse ju përdorni tituj për nënseksionet respektoni këto rregulla:

• Nëse futni një seksion të ri në një ekzistues që duhet të ketë titull, futni titujt në vendet e duhura mbi nënseksionet tjera duke bërë edhe një shënim në fund të projekt ligjit.

• Nëse ju keni futur nënseksione të reja në një seksion që tashmë ka titull të nënseksiont sigurohuni që të vendosni titujt mbi nënseksionin e ri përveç nëse vijnë pas titullit të duhur që tashmë është në seksion.

Paragrafimi

117. Ndarja e një dispozite të gjatë në paragrafë (ose nënparagrafe, në rast të paragrafit) është mënyrë e mirë për ta bërë strukturën gramatikore të dispozitës lehtë për tu kuptuar në shikim të parë. Lexuesi mund të koncentrohet në domethënie pa pasur nevojë të deshifroj strukturën gramatikore në të njëjtën kohë.

118. Paragrafimi është mënyrë e dobishme posaçërisht kur merremi me lista të gjata të kushteve, përjashtimeve etj që kualifikon propozimin kryesor.

119. Sidoqoftë, mos e teproni me këtë. Shpesh një dispozitë është e ndarë në një numrë të gjatë dhe kompleks të paragrafëve vetëm për të pasur mundësi që ti shmangen përsëritjes së disa fjalëve të rëndomta që aplikohen në secilin rast. Nëse paragrafi është shumë i elaboruar merrni parasysh ndarjen e dispozitës në nënseksione të ndara dhe përsëritjen e fjalëve të rëndomta në secilin nënseksion. Rezultati n do të jetë më i gjatë por më i lehtë për tu kuptuar. 120. Nëse një dispozitë me paragrafë është më e gjatë dhe më e ndërlikuar mendoni që të largoni disa fjalë hyrëse në secilin paragraf që të ndihmohet lexuesi për të parë sesi paragrafi përshtatet me strukturën e dispozitës.

(25)

121. mos lejoni që paragrafi juaj të rezultojë në "copëtim", p.sh. të ndërpremë rrjedhën e fjalisë pa nevojë.

Shembull mos thuaj: "nëse një person:

(a) është i lënduar; ose

(b) sëmuret; dhe nuk ka askush që të:

(c) kujdeset për , ose (d) ta ushqej; personi pastaj ... etj".

Kjo është mënyrë logjike për të shpreh idetë "nëse a ose b, dhe c ose d, pastaj e ...". Por është keq në shembull për shkak se paragrafët janë aq të shkurtër sa që nuk janë në të vërtetë të nevojshëm.

Në anën tjetër, një strukturë e tillë me paragrafë të gjata është shumë e vështirë të kuptohet. Mundohuni që ti shmangeni kësaj ose së paku të ulni pak përdorimin e kësaj forme duke vendosur secilin grup të paragrafëve në seksione ose nënseksione të ndara.

122. Mundohuni ti shmangeni nënparagrafëve. Mundohuni edhe më shumë që tu ikni nën- nënparagrafëve. Përdorni një nënseksion tjetër dhe filloni prapë.

123. Kur të bëni paragrafimin provoni të trajtoni të gjitha elementet e fjalisë në të njëjtën mënyrë.

Shembull mos thuaj:

"nëse një person posedon licencën dhe:

(a) Licencës i skadon afati brenda 3 muajve; dhe (b) Personi dëshiron të vazhdoj licencën; personi mund të ... etj".

Kjo është keq për shkak se fjalët hyrëse kanë të njëjtin rol në fjali sikur edhe në paragraf. Veç kësaj, nganjëherë ideja e njëjtë shprehet duke përdorur "cili/ kush".

Shembull mos thuaj: "personi i cili:

(a) Është posedues i licencës të cilës i skadon afati brenda 3 muajve; dhe (b) Dëshiron të vazhdoj licencën;

mund... etj".

Kjo është e keqe për shkak se paragrafi (a) përzien frazën lidhore që aplikohet për personin me një tjetër që aplikohet për licencën.

Të dyja versionet do të përmirësoheshin duke trajtuar të gjitha elementet siç është fraza "nëse”. Shembull thuaj:

"nëse:

(a) Personi posedon licencën; dhe

(b) Licencës i skadon afati brenda 3 muajve; dhe (c) Personi dëshiron të vazhdoj licencën; personi mund të ... etj".

(Shënim: këta shembuj me qëllim janë shumë të shkurtë për të ruajtur hapësirën. Në fakt dispozita e shkurtër sikur kjo me siguri se do të ishte më mirë që të mos kishte paragrafë fare)

(26)

124. Mundohuni që të siguroni se të gjitha paragrafët në dispozitë kanë formim të njëjtë gramatikor.

Shembull mos hartoni dispozitë me një paragrafi që fillon me "nëse” dhe tjetri që fillon me "përveç nëse" Mos thuaj: "personi nuk guxon të/ti jap asgjë:

(a) Nga ato që personi nuk i posedon; ose (b) Ndonjë të afërmi; ose

(c) Pa pasur ndonjë arsye të mirë.". Tabelat

125. Nëse jeni duke hartuar një dispozitë që ka shumë alternativa në të mendoni që ta bëni në formë të tabelës.

Shembull tabela 2 në shtojcën 1. Kjo është përdorur në Projekt Ligjin e ndryshuar për ligjet e taksave (Nr.. 2)

1993.

"dhe" ose "ose" në fund të paragrafëve, etj

("Paragrafi "këtu përfshinë nënparagrafin, nën – nën paragrafin dhe çfarëdo njësi tjetër të ngjashme por jo definicionin)

126. Mënyra tradicionale për të treguar nëse një paragraf është grumbullues ose alternativë duhet të vendosen "dhe" ose "ose" në fund të paragrafit të dytë të fundit. Sidoqoftë, kjo do të thotë që me dispozita shumë të gjata lexuesi duhet të kaloj një apo më shume faqe për të kuptuar nëse paragrafi është grumbullues apo alternativë. Gjithashtu lexuesit e pa trajnuar nuk dinë gjithmonë që "dhe" ose "ose" në fund të paragrafit të dytë të fundit aplikohet në të gjithë paragrafët e mëparshëm.

127. nëse ju keni nevojë për të treguar se paragrafi është grumbullues ose alternativë vendosni "dhe" ose "ose" në fund të secilit (por mos i përzieni "dhe-të" dhe "ose -të" në të njëjtin paragraf).

128. Nëse ka shumë paragrafë të shkurtër, "dhe-të" dhe "ose -të" mund të duken shumë të pakëndshme. Ju mund ti shmangeni përdorimit të të gjitha atyre në të njëjtën kohë duke u marr me çështjen në fjalët hyrëse.

Shembull thuaj "secila në vijim:", "secila nga ato në vijim:", ose "ndonjëra ose të gjitha nga ato në vijim ". 129. Nganjëherë është e panevojshme për të treguar nëse paragrafi është alternativë ose grumbullues. Ndjesia e bën të qartë pse nuk ka rëndësi se në cilën mënyrë lexohen. Sidoqoftë, nëse do të ketë mundësi të ngatërrimit bëjeni kuptimin më të qartë siç është përshkruar më lartë.

130. Definicionet janë gjithmonë të pavarura kështu që nuk nevojë që të përfshihet "dhe-të" dhe "ose -të" në fund

FAQOSJA DHE DIZAJNI I DOKUMENTIT

131. Teksti është i vështirë për tu kuptuar nëse është i vështirë për tu lexuar. Formati i shtypur dhe i krijuar nga Zyra dhe nga shtypësi qeveritar tenton të bëj tekstin më të lehtë për tu lexuar duke përdorur forma të ndryshme, hapësira në mes të dispozitave etj. Sugjerimet për përmirësime janë të mirëseardhura por për arsye të njëtrajtshmërisë, bëni sugjerimet e tuaja në Këshillin e Parë Parlamentar që të mund të aprovohen nga e tërë Zyra.

(27)

LLOGARITJET DHE PROCEDURAT

Formula algjebrike miqësore për përdoruesin

132. nëse një formulë është relativisht e thjeshtë zakonisht është më mirë të shprehim variablat me fjalët sesa me simbole. Variablat (ndryshoret) duhet të jenë të shtypura me të zeza ku secila shkronja e parë e secilës fjalë të parë është e madhe.

Shembull ... i përpunuar pa përdorur formulën Shuma e pranuar Elementi i Commonwealth-it

Pagesa totale

ku:

"shuma e pranuar" do të thotë ... "Elementi i Commonwealth-it" do të thotë "Pagesa totale" do të thotë ... .

133. Duke përdorur fjalët kështu ndoshta nuk do të ju nevojitet të definoni variablën. Nëse duhet ti definoni vendosni definicionin në thonjëza dhe përdorni fjalët "do të thotë " sesa "është". Kjo jap një përputhshmëri më të madhe me formën për definicionet e zakonta dhe gjithashtu i tregon shtypësit qeveritar cilat shkronja duhet të jenë me të zeza.

134. nëse formula është aq e gjatë ose aq e ndërlikuar dhe nuk ka mundësi që të shprehet variabla me fjalë atëherë përdorni shkronjat si simbole për variablat por zgjedhin shkronjat fillestare të fjalëve kryesore në varibla (ndryshore). Kjo i bën më të lehta për tu mbajtur mend sesa simbolet tradicionale "a, b, c".

135. Sidoqoftë, nëse përdorni shkronjat bëjeni të qartë rëndësinë e tyre duke përfshirë definicionin e secilës variabël menjëherë pas shkronjës në fjalë, fjalët relevante në kllapa.

Shembull ...përpunuar duke përdorur formulën: V P - VC

VP ku:

"VP" (vlera e pronës) do të thotë ... ; "VK" (vlera e konsiderimit) do të thotë... .

136. Kur ju të futni definicione të reja të variablave (ndryshoreve) në një dispozitë -formulë të një Akti ekzistues:

• Mos vendosni "etiketën" e definicionit ekzistues në thonjëza përveç nëse etiketat e definicionit ekzistues të variablës të jenë tashmë në thonjëza.

• Përdorni vetëm formën "do të thotë" nëse është përdorur tashmë për definicionet ekzistuese të variablave (definicionet ekzistuese mund të përdorin "është"). Llogaritjet në hapa

References

Related documents

Graduates of accredited WOC nursing full scope or specialty programs are eligible to become Board Certified by taking the Wound, Ostomy and Continence Nursing Certification

Does this program need specialized accreditation in order for a graduate to become licensed by the State or to earn a national professional certification, so graduates of this

If a court finds that the buyer learned of the shrink-wrap terms after after the parties entered into a the parties entered into a contract, the court might conclude that those

Any cumulative income or expense recognized in other comprehensive income relating to a non-current asset classified as held for sale (for example, fair value changes

Ruddolf Giffinger in Smart Cities Ranking of European medium-sized cities (2007) classified smart initiatives into six axes: Government, Mobility, Environment, Economy, Living

In the first chapter, I develop a game theoretic model which explains the evolution of income inequality in the United States from the 1870s to present as the result of the

Chromatographic pro®les of odours collected from seedlings of the maize cultivars Ioana (A) and LG11 (B) at di€erent times (indicated) after damage and treatment with

Here we show that a speci…c subset of the Weber set of a total clan game with zero worth for the clan coincides, when restricted to the non-clan members, with the core of the