• No results found

Gjuha-shqipe-3-pegi

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Gjuha-shqipe-3-pegi"

Copied!
191
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)
(2)

Libër mësuesi

Gjuha Shqipe 3

(3)

Redaktor shkencor: Albert Riska

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © Pegi 2011

Të gjitha të drejtat lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht të zotëruara nga shtëpia botuese “Pegi” sh.p.k. Ndalohet çdo riprodhim, fotokopjim, përshtatje, shfrytëzim ose çdo formë tjetër

qarkullimi tregtar pjesërisht ose tërësisht pa miratimin paraprak nga botuesi.

Shtëpia botuese: Tel: 042 374 947 cel: 069 40 075 02 [email protected] Sektori i shpërndarjes: Tel/Fax: 048 810 177 Cel: 069 20 267 73 Shtypshkronja: Tel: 048 810 179 Cel: 069 40 075 01 [email protected]

Të gjitha të drejtat lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht të zotëruara nga shtëpia botuese “Pegi” sh.p.k. Ndalohet çdo riprodhim, fotokopjim, përshtatje, shfrytëzim ose çdo formë tjetër

qarkullimi tregtar pjesërisht ose tërësisht pa miratimin paraprak nga botuesi.

Shtëpia botuese: Tel: 042 374 947 cel: 069 40 075 02 [email protected] Sektori i shpërndarjes: Tel/Fax: 048 810 177 Cel: 069 20 267 73 Shtypshkronja: Tel: 048 810 179 Cel: 069 40 075 01 [email protected]

(4)

1) Tema: Në festën e rrëfenjave

7

2) Tema: Dita e parë e shkollës

8

3) Tema: Të ndajmë një histori në pjesë

10

4) Tema: Fjalia

11

5) Tema: Të kesh apo të jesh

12

6) TEMA: Fjalia dëftore

13

7) Tema: A e di?

14

8) Tema: Fjalia pyetëse

16

9) Tema: Dy tullumbacet

17

10) Tema: Fjalia habitore

18

11) Tema: Një vogëlush që lexon

19

12) Tema: Përdorimi i shenjave të pikësimit

21

13) Tema: Përdorim shenjat e pikësimit

22

14) Tema: Zbulim në plazh

23

15) Tema: Fjalia pohore dhe fjalia mohore

24

16) Tema: Biçikleta e gjelbër

25

17) Tema: Përdorimi i fjalëve mohuese “nuk” dhe “s’”

26

18) Tema: Domethënia e fjalive

(fjalë të njëjta - kuptime të ndryshme)

27

19) Tema: Kush ka humbur?

28

20) Tema: Përdorimi i fjalëve mohuese: askush, kurrkush, asnjë etj. 29

21) Tema: A e ka fajin pasqyra?

30

22) Tema: Fjalia dhe paragrafi

31

23) Tema: Domethënia e fjalive

32

24) Tema: Në ishullin e ndjenjave

33

25) Tema: Fjalia, paragrafi, teksti

34

26) Tema: Të gjejmë tekstin e ngatërruar

36

27) Tema: Dimri

37

28) Tema: Emrat e përveçëm

38

29) Tema: Xhepat e Altinit

40

30) Tema: Emrat e përgjithshëm

41

31) Tema: Breshka dhe shkaba

43

32) Tema: Trajta e shquar e emrave në numrin njëjës

44

33) Tema: Një fjalë për të gjitha

45

34) Tema: Fuqia e Mujit

47

35) Tema: Emrat e gjinisë mashkullore

48

(5)

39) Tema: Lepuri dhe breshka

54

40) Tema: Shkruajmë brenda shtëllungave

55

41) Tema: Drejtshkrimi i emrave të tipit çati, shami etj.

56

42) Tema: Njerëzit me një sy të vetëm

57

43) Tema: Shkruajmë hyrje dhe mbyllje përrallash

58

44) Tema: Numri shumës i emrave të gjinisë mashkullore

59

45) Tema: Ngrita zërin

61

46) Tema: Të drejtat tona

62

47) Tema: Drejtshkrimi i emrave mashkullorë të tipit: hero, mulli etj. 63

48) Tema: Këpucët e mamit

64

49) Tema: Numri shumës i emrave të gjinisë femërore

65

50) Tema: Historia e Rruzëllimës

66

51) Tema: Trajta e shquar e emrave në numrin shumës

67

52) Tema: Në shoqërinë e emrave

69

53) Tema: Poshtë tapetit

70

54) Tema: Kohët e foljes

71

55) Tema: Pema e Vitit të Ri

73

56) Tema: Festa e Vitit të Ri

74

57) Tema: Koha e tashme

75

58) Tema: Pula klloçkë shkon te pisha

77

59) Tema: Koha e ardhme

78

60) Tema: Shqiponja

79

61) Tema: Shkruajmë brenda figurave

80

62) Tema: Koha e pakryer

82

63) Tema: Zhurma të çuditshme

83

64) Tema: Koha e kryer e thjeshtë

84

65) Tema: Letër nga nëna Tokë

85

66) Tema: Shkruajmë letra

87

67) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e tashme

88

68) Tema; Dallëndyshja e fëmijërisë

90

69) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e tashme

91

70) Tema: Mjeshtri fotograf

93

71) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e tashme

94

72) Tema: Si është formuar Toka?

96

73) Tema: Nga historia jote te historia e njeriut

97

74) Tema: Drejtshkrimi i foljeve në kohën e tashme

98

75) Tema: Ani pianistja

99

76) Tema: Përshkruajmë njerëz e kafshë

101

77) Tema: Drejtshkrimi i foljeve që mbarojnë me –t

(6)

80) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e ardhme

106

81) Tema: Iriqi në rrezik

108

82) Tema: Të drejtat e kafshëve

109

83) Tema: Drejtshkrimi i foljeve që mbarojnë me –t

në kohën e ardhme

110

84) Tema: Hënat e tejdukshme

111

85) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e pakryer

112

86) Tema: Kafshët që jetojnë në libra

114

87) Tema: Krijojmë përralla

116

88) Tema: Drejtshkrimi i foljeve që mbarojnë me –t

në kohën e pakryer.

117

89) Tema: Peizazhi i pyllit të zgjuar

118

90) Tema: Kalendari i ëndrrave të mollës

119

91) Tema: Drejtshkrimi i foljeve të parregullta

marr, dal, jap, shoh etj.

121

92) Tema: Kartolinat e Arditës

122

93) Tema: Për çfarë po flitet?

123

94) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e kryer të thjeshtë

124

95) Tema: Një nisje e mirë

125

96) Tema: Një takim i çuditshëm

126

97) Tema: Drejtshkrimi i foljeve “kam” dhe “jam”

në kohën e shkuar

128

98) Tema: Zjarr në pyll

129

99) Tema: Sportet

131

100) Tema: Ndajfolja

132

102) Tema: Drejtshkrimi i ndajfoljeve

133

103) Tema: Peshku papagall

134

104) Tema: Fjalë të thjeshta

137

105) Tema: Ditari i Lasë

138

106) Tema: Të shkruajmë një fletë ditari

139

107) Tema: Fjalë të formuara me parashtesa

140

108) Tema: Dy Marinët

141

109) Tema: Fjalë të formuara me prapashtesa

143

110) Tema: Kur ke një miqësi

144

111) Tema: Drejtshkrimi i mbiemrave që mbarojnë me - t, - ët, - të 145

112) Tema: Të gjejmë titullin e pjesës që lexojmë

146

113) Tema: Vër një titull

147

114) Tema: Fjalë sinonimike dhe antonimike

148

115) Tema: Tri gëzimet

149

(7)

119) Tema: Fjalët kryesore

154

120) Tema: Motra e komitëve

155

121) Tema: Fjalia më e vogël

157

122) Tema: Dashuri dhe respekt

158

123) Tema: Të shkruajmë duke u nisur nga ideja kryesore

160

124) Tema: Kryefjala

161

125) Tema: Shqetësimi i Erës

162

126) Tema: Gjërat e moshës sonë

163

127) Tema: Fjalët që plotësojnë kryefjalën

164

128) Tema: Ushqimi i ëmbël

165

129) Tema: Si bëhet frapeja?

167

130) Tema: Grupi i kryefjalës

168

131) Tema: Bilbili dhe makinat

169

132) Tema: Përralla të vjetra dhe të reja

170

133) Tema: Kallëzuesi

172

134) Tema: Syri i detit

173

135) Tema: Përshtatja e foljes - kallezues me kryefjalën

174

136) Tema: Mëmëdheu

175

137) Tema: Vendlindja

176

138) Tema: Fjalët që plotësojnë kallezuesin

177

139) Tema: Fjalët

178

140) Tema: Grupi i kallëzuesit

179

141) Tema: Rëndësia e komunikimit

180

142) Tema: Grupi i kallëzuesit

181

143) Tema: Këpucët e mamit

181

144) Tema: Zgjerimi i fjalisë me të vogël

183

145) Tema: Të ndërtojmë tekste duke zgjeruar fjalitë

184

146) Tema: Shkurtimi i fjalisë

185

147) Tema: Letrat

185

148) Tema: Letra në kompjuter

187

149) Tema: Grupe të lëvizshme në fjali

187

150) Tema: Për të komunikuar

188

(8)

1) Tema: Në festën e rrëfenjave

Linja: Të flasim

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të tregojë për pushimet verore;

• të tregojë për takimin me shokët ditën e parë të shkollës; • të formojë fjali me fjalët e reja;

• të argumentojë arsyet e përzgjedhjes së tregimit, vjershës nga klasa e dytë; • të listojë pritshmëritë nga teksti i klasës së tretë.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Bashkëbisedim

Realizimi i kuptimit Lexim, grafik organizues i fjalorit, krijo dyshe - diskuto

Reflektim Mendo - reflekto

Fjalë kyçe: festë, rrëfenjë, dëshirë, libër magjik. Mjete: teksti, grafik organizues i fjalorit.

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Bashkëbisedim

Nxënësit flasin për pushimet verore, i ndihmoj me pyetje: • Si i kaluat pushimet?

• A u njohët me shokë të rinj?

• A ju mori malli për shokët e shkollës?

Realizimi i kuptimit: lexim, grafik organizues i fjalorit, krijo dyshe - diskuto. Lexohet pjesa nga mësuesja, rilexim nga nxënësit.

Gjatë leximit nxënësit nënvizojnë fjalë e shprehje që nuk ua dinë kuptimin. Punohen në grafi-kun organizues të fjalorit.

fjala

Fjali _______________________ Sinonimi ___________________ Kuptimi në fjalor _____________

(9)

Më pas grupohen në dyshe, krahasojnë dhe diskutojnë. Reflektim: Mendo - reflekto.

• Cila pjesë ju ka mbetur në mendje nga “Gjuha shqipe 2”? Pse? • Çfarë mendoni se u ka munguar librave që keni mësuar deri tani? Secili nxënës shpreh se ç’do të donte të kishte tjetër në këtë tekst.

2) Tema: Dita e parë e shkollës

Linja: Të lexojmë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të tregojë për ditën e parë të shkollës;

• t’u përgjigjet pyetjeve rreth tekstit; • të formojë fjali me fjalët e fjalorit;

• të ndajë pjesën në: hyrje, zhvillim, mbyllje;

• të shprehë mendimin e vet për sjelljen e personazheve. Fjalë kyçe: shkolla, dita e parë, Pipi Çorapegjata.

Mjete: teksti, etiketa me fjalët: HYRJA, ZHVILLIMI, MBYLLJA.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Lexim i drejtuar

Reflektimi Diskutim

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Stuhi mendimesh

1. _________________________ 2. _________________________ 3. _________________________ 4. _________________________

(10)

• Ç’ju vjen në mendje kur dëgjoni: “Dita e parë e shkollës”?

Dita e parë e shkollës

Nxënës të gëzuar Tufa me lule Takoj mësuesen, shokët, shoqet Fillon shkolla Nxënës me uniformë shkolle Shkolla

Realizimi i kuptimit: Lexim i drejtuar

Ndalesa 1: Të gjithë ... kalë shumë të madh. • Kush njihej nga të gjithë?

• Si i kishte gërshetat? • Si ishin veprimet e saj? • Me çfarë lëvizte ajo?

Ndalesa 2: E pikërisht ... që e priste. • Ku shkoi Pipi atë mëngjes?

• Si i përshëndeti ajo mësuesen dhe nxënësit? • Si u prezantua ajo?

Ndalesa 3: Mësuesja mendoi ... që e priste. • Çfarë mendoi mësuesja?

• Çfarë preferoi të bënte mësuesja më pas?

Punohen rubrikat në tekst: shpjegim i fjalëve të reja dhe “Tani e ke radhën ti”. Njohja me autoren.

Astrid Lindgren është shkrimtare suedeze, e cila u lind më 14 nëntor 1907 dhe vdiq më 28 janar 2002. Ajo është e njohur si autore e librave për fëmijë. Pjesa më e madhe e veprave të saj, janë botuar në më shumë se 100 vende të botës. Ndërmjet të tjerave, ajo është dhe autore e librit me aventura “Pipi Çorapegjata”, i përkthyer edhe në gjuhën zulu dhe atë arabe.

(11)

Reflektim: Diskutim Punohen rubrikat: 1) Si mendon ti?

• A të pëlqen sjellja e Pipit? • Po sjellja e mësueses? 2) Plotëso.

• Pjesa e shkruar me ngjyrë blu quhet HYRJA.

• Pjesa e shkruar me ngjyrë të kuqe quhet ZHVILLIMI. • Pjesa e shkruar me ngjyrë të gjelbër quhet MBYLLJA. DETYRË: Shkruaj se si e kalove ditën e parë të shkollës.

3) Tema: Të ndajmë një histori në pjesë

Linja: Të shkruajmë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të identifikojë pjesët e një historie (hyrje, zhvillim, mbyllje); • të tregojë histori në bazë të figurave;

• të plotësojë me vizatim pjesën e historisë që mungon; • të shkruajë nga një fjali dëftore për çdo figurë të historisë. Fjalë kyçe: histori, pjesë, ndarje, hyrje, zhvillim, mbyllje.

Mjete: teksti, ngjyra

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Lexim

Realizimi i kuptimit Veprimtari e drejtuar

Reflektimi Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Lexim

Nxënësit lexojnë pjesën: “Dita e parë e shkollës” dhe diskutojnë pjesët e historisë. HYRJA → ...

ZHVILLIMI → ... MBYLLJA → ...

(12)

Realizimi i kuptimit: Veprimtari e drejtuar

Nxënësit vëzhgojnë figurat e ushtrimit 1 dhe tregojnë se ç’histori u kujtojnë ato. Shkruajnë titullin e ngjarjes.

Shkruajnë në vendin e duhur fjalët: hyrje, zhvillim, mbyllje. Tregojnë ngjarjen në bazë të figurave.

Pyeten nxënësit: A është e plotë historia? Vizatojnë në tekst pjesën që mungon. Reflektim: Punë e pavarur.

Punojnë ushtrimin 2. Shkruajnë nga një fjali për secilën figurë të ushtrimit. Teksti shkruhet në fletore.

Detyrë: Ndaj në pjesë historinë që të pëlqen më shumë.

4) Tema: Fjalia

Linja: Gramatikë

Objektivi: Në fund të orës nxënësi duhet të jetë i aftë: • të tregojë ç’është fjalia;

• të shkruajë fjali me fjalët e dhëna, sipas rendit numerik të dhënë; • të renditë fjalitë sipas rendit numerik të dhënë;

• të formojë fjali me një grup fjalësh, sipas kuptimit. Fjalë kyçe: fjali.

Mjete: etiketa, fisha.

Struktura ERRR Metoda e teknika Koha

Evokimi Pyetja e ditës

Realizimi i kuptimit Veprimtari e drejtuar

Reflektimi Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Pyetja e ditës

• Ç’është fjalia?

Nxënësit rikujtojnë ç’kanë mësuar për fjalinë, japin shembuj fjalish, të cilat shkruhen në tabelë. Realizimi i kuptimit: Veprimtari e drejtuar

Lexohet në tekst:

FJALIA PËRBËHET NGA FJALË. FJALËT LIDHEN NË NJË REND TË CAKTUAR, SIPAS KUPTIMIT. ZHVENDOSJA MUND TA BËJË FJALINË TË PAKUPTIMTË.

(13)

Jepen shembuj nga nxënësit për të treguar se si zhvendosja e fjalëve mund ta bëjë fjalinë të pakuptimtë.

Punohet ushtrimi 1 në tabelë, lexohen fjalët e shportës dhe shkruhet në tabelë fjalia duke ndjekur rendin që tregojnë numrat.

Shqipëria është atdheu ynë.

Nxënësit diskutojnë nëse është fjali apo jo. Nxënësit argumentojnë përgjigjet. Po kështu veprohet edhe për ushtrimin 2.

Lexohen fjalitë e ushtrimit 5.

• A formojnë një tekst kështu si janë renditur? Nxënësit argumentojnë përgjigjet. Rishkruajnë tekstin sipas rendit që tregojnë numrat. Pas shkrimit të ushtrimit, lexohet teksti nga nxënësit.

Reflektim: Punë e Pavarur.

Nxënësit punojnë në fletoren e klasës ushtrimin 3. Shkruajnë fjalët e shportës në rendin e duhur, sipas kuptimit.

Lexim i ushtrimit të plotësuar. Detyrë: ushtrimi 4.

5) Tema: Të kesh apo të jesh

Linja: Të lexojmë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të tregojë për motrën ose vëllanë;

• t’u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes;

• të renditë disa kërkesa për motrën, vëllain me të madh; • të shkruajë për motrën ose vëllain.

Fjalë kyçe: vëlla, grindavec, shpjegim, kujdes. Mjete: foto të vëllait ose motrës.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Shkrim i lirë

Realizimi i kuptimit Prezantim, grafik organizues

Reflektimi Ditari dypjesësh

Zhvillimi i mësimit: Evokimi: Shkrim i lirë

Nxënësit do të shkruajnë për motrën ose vëllanë. Orientohen nxënësit të shkruajnë jo më pak se 4 fjali. Lexohen 2-3 nga shkrimet e nxënësve.

(14)

Mësuesja prezanton temën e re dhe flet rreth përmbajtjes së saj.

Bëhet leximi i tregimit nga mësuesja, e cila i udhëzon nxënësit të nënvizojnë fjalë dhe shpre-hje që nxënësit nuk i kuptojnë. Shpjegohen fjalët dhe shpreshpre-hjet e reja, të cilat punohen edhe në grafikun organizues të fjalorit.

fjala

Fjali _______________________ Sinonimi ___________________ Kuptimi në fjalor _____________

Punohen rubrikat:

“Tani e ke radhën ti”, ku nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth përmbajtjes dhe rubrika “Si mendon ti”, në të cilën nxënësit diskutojnë rreth tekstit.

Reflektim: Ditari dypjesësh

Nxënësit zgjedhin një fragment nga teksti dhe e komentojnë atë në ditarin dypjesësh.

FRAGMENTI KOMENTI

Detyrë: Shkruaj një tregim me temë: “Vëllai im”.

6) TEMA: Fjalia dëftore

Linja: Gramatikë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të dallojë fjalinë dëftore;

• të gjejë rendin e duhur të fjalëve për të krijuar fjali dëftore;

• të tregojë me tri ose katër fjali diçka për: flamurin tonë; veten e vet; familjen. Fjalë kyçe: fjali dëftore, tregon, pikë.

Mjete: etiketa, flamuri ynë kombëtar, foto të familjes.

Struktura ERR Metoda, teknika Koha

Evokimi Bisedë

Realizimi i kuptimit Punë në grup, punë e pavarurVeprimtari e drejtuar.

Reflektimi Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Bisedë

Kërkoj nga nxënësit: Më tregoni diçka për shkollën, veten etj. Shkruaj në tabelë thëniet e nxënësve.

(15)

• A janë fjali?

• Si e dalloni që janë fjali? (Përdorimi i shkronjës së madhe në fillim të fjalisë dhe përdori-mi i pikës në fund të saj.)

Rilexohen disa fjali për të dalluar intonacionin.

Realizimi i kuptimit: Veprimtari e drejtuar, punë në grupe, punë e pavarur. • Fjalitë më sipër janë fjali DËFTORE.

FJALIA DËFTORE PËRDORET PËR TË TREGUAR (DËFTUAR) DIÇKA. NË FUND TË SAJ VENDOSET PIKË.

Punohen në grupe ushtrimet 1 dhe 2.

Nxënësit do të shkruajnë fjalët sipas rendit dhe do të kuptojnë se ç’thonë ato. 1. Shqipëria është një vend i Evropës.

2. Shqiptarët janë një popull i Evropës.

Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin 3 për të vendosur në rendin e duhur fjalët dhe për të kuptuar se ç’thotë fjalia.

Popujt e tjerë na njohin me emrin albanë.

Diskutohet për renditjen e fjalëve dhe tregojnë se ç’kanë kuptuar nga fjalia e krijuar. Duke u treguar flamurin, kërkoj nga nxënësit që të tregojnë me tri fjali diçka për flamurin tonë (ushtrimi 4). Lexohen disa punë të tyre.

Reflektim: shkrim i lirë.

Lihen nxënësit të punojnë të pavarur ushtrimin 6. Me katër fjali, ata do të tregojnë diçka për familjen e tyre.

Pas përfundimit të detyrës, lexohen disa shkrime të nxënësve. Detyrë: Ushtrimi 5 dhe 7.

7) Tema: A e di?

Linja: Të lexojmë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të tregojë për dashurinë e nënës;

• t’u përgjigjet pyetjeve rreth brendisë së vjershës; • të formojë fjali me fjalët e fjalorit;

• të shkruajë nga një fjali për çdo strofë;

• të argumentojë se dashuria e nënës është më e madhja në botë. Fjalë kyçe: nënë, dashuri, zemër, melodi, frymëzim, ngjyra.

(16)

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Stuhi mendimesh.

Pyes nxënësit se çfarë u vjen në mendje kur dëgjojnë “Dashuria e nënës”.

Shkruhen në tabelë të gjitha përgjigjet e nxënësve. Realizimi i kuptimit: lexim, grafik organizues, veprimtari e drejtuar.

Lexim i vjershës nga mësuesja me ton shprehjes dhe komentohet çdo strofë e vjershës. Dy fjalë për autorin Odhise Grillo.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Lexim, grafik organizues i fjalorit, veprimtari e drejtuar

Reflektim Diskutim

Dashuria e nënës

Odhise Grillo lindi në vitin 1932 në Vuno të Himarës dhe vdiq në Tiranë më 24 shta-tor të vitit 2003. Ai është një shkrimtar i njohur, i cili dha një kontribut jashtëzakonisht të madh për letërsinë shqiptare, sidomos për letërsinë për fëmijë. Ai kreu studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, në vitin 1962. “Shtatë Ngjyrat”, “Ai që mundi perandorin”, “Balada e burrave të Vunoit”, “Balada e Lirisë”, “Zërat e Fëmijërisë”, janë disa nga titujt e veprave të tij.

Lexim me strofa nga nxënësit. Gjatë leximit ata nënvizojnë fjalë e shprehje, të cilat nuk i kup-tojnë dhe që më pas punohen në grafikun organizues të fjalorit.

fjala

Fjali _______________________ Sinonimi ___________________ Kuptimi në fjalor _____________

Punohet rubrika: “Tani e ke radhën ti”.

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth brendisë së poezisë. Për çdo strofë të poezisë, ata do të shkruajnë nga një fjali. Lexohen punët e tyre.

Punohet rubrika: “Plotëso”. Për çdo përzgjedhje që bëjnë nxënësit, duhet të argumentojnë se përse zgjodhën atë alternativë.

(17)

Reflektim: Diskutim

Nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve të rubrikës: “Si mendon ti?”. Detyrë: Mësoni vjershën përmendësh.

Shkruaj një krijim me temë: “Nëna ime”.

8) Tema: Fjalia pyetëse

Linja: Gramatikë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të identifikojë fjalitë pyetëse nga intonacioni i përdorur; • të identifikojë fjalitë pyetëse nga shenja e pikësimit (pikëpyetja); • të dallojë fjalët pyetëse, me të cilat fillojnë zakonisht fjalitë pyetëse; • të shkruajë pyetjen e duhur për përgjigjet e dhëna.

Fjalë kyçe: fjali pyetëse, pyetje, përgjigje, fjalë pyetëse. Mjete: fisha, teksti.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Vëzhgo - plotëso - diskuto

Realizimi i kuptimit Veprimtari pyetje - përgjigje, punë në dyshe

Reflektim Intervistë

Zhvillimi i mësimit Evokimi: vëzhgo - plotëso - diskuto

Nxënësit vëzhgojnë fishat me dialogë gjysmë të plotësuar dhe i plotësojnë ato.

Lexojnë fishat e plotësuara, krahasojnë intonacionin e përdorur në pyetje dhe përgjigje, si dhe shenjat e pikësimit. Dalin në përfundimin se:

• FJALIA QË PËRDORIM PËR TË PYETUR QUHET FJALI PYETËSE. NË FUND TË SAJ VENDOSIM PIKËPYETJE.

Realizimi i kuptimit: veprimtari pyetje - përgjigje, punë në dyshe. Punohet ushtrimi 1.

Lexohen pyetjet nga 5 nxënës dhe nxënësit e tjerë përgjigjen, p.sh.: Si quhet vendi ynë?

Vendi ynë quhet Shqipëri etj.

Përgjigjet e nxënësve duhet të jenë me fjali të plota. Si quhesh?

(18)

Gjatë leximit ata duhet të kenë kujdes intonacionin që përdorin.

Punojnë të pavarur ushtrimin 2. Nxënësit do të shkruajnë pyetjen e duhur për përgjigjet e dhëna.

P.sh.: Si e ke emrin? - Unë e kam emrin Alban etj.

Në ushtrimet 4, 5, nxënësit do të qarkojnë fjalët me të cilat nisin fjalitë (4. kur?, si?, ku?, sa?, pse?. 5. kush?, cili?, kë?, kujt?, çfarë?).

Reflektim: Intervistë

Kërkoj nga nxënësit t’i drejtojnë shokut të bankës 4 pyetje për të mësuar më shumë për të. Pyetjet dhe përgjigjet shkruhen në fletore.

Detyrë: Ushtrimi 6.

9) Tema: Dy tullumbacet

Linja: Të lexojmë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të tregojë ngjarje të ngjashme nga përvoja;

• të identifikojë personazhet që marrin pjesë në histori;

• t’iu përgjigjet pyetjeve rreth tekstit të dhënë, duke ilustruar me pjesë nga teksti; • të shkruajë histori të ngjashme me historinë e dhënë në tekst.

Fjalë kyçe: tullumbace, aeroplan, zog, krahë, përshkruaj. Mjete: tullumbace; vizatime të aeroplanit, vizatime të zogut

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Parashikim me terma paraprake

Realizimi i kuptimit Lexim, VPP

Reflektim Lexim me role

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Parashikim me terma paraprakë.

Shkruhen në tabelë termat:

Me termat më sipër, nxënësit do të krijojnë një histori. Lexohen 2 - 3 histori të nxënësve.

Realizimi i kuptimit: Lexim, VPP.

Bëhet leximi i pjesës nga mësuesja dhe më pas nga nxënësit. Pyeten nxënësit: A ju ngjason kjo histori me atë që krijuat ju? Pse?

(19)

Gjatë leximit, nxënësit kanë nënvizuar fjalët e shprehjet që i kanë të panjohura. Bëhet shp-jegimi i tyre nga mësuesja dhe përdoren në fjali.

Punohen me radhë rubrikat e tekstit:

“Tani e ke radhën ti”, nxënësit u përgjigjen 4 pyetjeve të tekstit.

Në këtë rubrikë, nxënësit do të dallojnë personazhet (veprimtarët) që marrin pjesë në këtë histori dhe plotësojnë:

PERSONAZHET

tullumbacja blu aeroplani

tullumbacja e kuqe zogu

Në rubrikën “Si mendon ti? “, nxënësit shënojnë me “X” alternativën e duhur.

Në rubrikën “Plotëso”, nxënësit tregojnë si ndihen kur lexojnë këtë histori. U kërkohet atyre që të argumentojnë përgjigjet.

Reflektim: Lexim me role.

Lexohet pjesa e ndarë në role. Në fund zgjidhet grupi që ka lexuar më bukur.

Detyrë: Shkruaj një histori, ku mund të ngatërrohet macja me avionin, të cilët kanë të dy bisht.

10) Tema: Fjalia habitore

Linja: Gramatikë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të tregojë se çfarë shprehin fjalitë habitore;

• të identifikojë fjalitë habitore nga fjalitë dëftore e pyetëse nga intonacioni i përdorur; • të identifikojë fjalitë habitore nga shenja e pikësimit;

• të përdorë në fjalitë habitore format e veçanta të foljes – kallëzues. Fjalë kyçe: fjali habitore, habi, pikëçuditje.

Mjete: teksti, fisha.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Vëzhgo - diskuto

Realizimi i kuptimit Punë e pavarur

(20)

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Vëzhgo - diskuto

Lexohen me kujdes fjalitë e ushtrimit 1. Gjatë leximit, nxënësit duhet të kenë kujdes intonacionin gjatë leximit.

Ti je rritur. Ti qenke rritur!

• Vëreni ndryshime në kuptimin e tyre? (Ndryshime kuptimore).

Nxënësit diskutojnë për intonacionin e përdorur në secilin rast dhe shenjat e pikësimit (.,!). Po kështu veprohet edhe për ushtrimin 2.

Realizimi i kuptimit: Punë e pavarur. Çfarë shprehin fjalitë:

• Ti qenke rritur! • Ai paska ndryshuar!

Nxënësit duhet të thonë se ato shprehin habi.

Nxënësit mësojnë përmendësh zgjedhimin e foljeve të paraqitura me tabelë në pjesën e tretë të ushtrimit përgatitor.

Më pas punojnë të pavarur ushtrimin 2, duke vendosur shenjat e pikësimit në fjalitë e dhëna. Lexohen fjalitë nga nxënësit. Në fund të leximit të çdo fjalie, nxënësit thonë shenjën e pikësimit që kanë vendosur.

Reflektim: Punë me shkrim

Të kthehen fjalitë dëftore në fjali habitore: Unë jam rritur pesë centimetra.

Unë qenkam rritur pesë centimetra! Etj. Lexohen fjalitë nga nxënësit.

Detyrë: ushtrimi 3.

11) Tema: Një vogëlush që lexon

Linja: Të flasim

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të tregojë për librat që ka lexuar;

• të listojë mënyrat e të lexuarit;

• t’u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes; • të ndërtojë një pesëvargësh për librin. Fjalë kyçe: libri.

Mjete: libra për fëmijë.

FJALIA HABITORE TREGON HABINË E FOLËSIT PËR DIÇKA QË NDODH PAPRITUR OSE QË ËSHTË E PAZAKONTË. NË FJALINË HABITORE, FOLJA – KALLËZUES, KA NJË FORMË TË VEÇANTË. NË FUND TË FJALISË HABITORE, VIHET GJITHMONË PIKËÇUDITJE (!).

(21)

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Pyetja e ditës

Realizimi i kuptimit Lexim, VPP, shpjegim

Reflektim Pesëvargësh

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Pyetja e ditës

A ju pëlqen të lexoni? Pse?

Nxënësit tregojnë titujt e librave që kanë lexuar. Realizimi i kuptimit: Lexim, VPP, shpjegim. Lexim i vjershave nga mësuesja me ton shprehës. Më pas lexohen nga nxënësit.

Veprimtari pyetje-përgjigje për të nxjerrë përmbajtjen e vjershave. a)

• Ku harrohet një vogëlush që lexon? • Si i ndriçon syri?

• Ku shkon një fëmijë që lexon?

• Kush ia mban dorën në udhën e gjatë? b)

• Si është i ndërtuar libri? • Si është ai për ju?

• Si ndikon libri në jetën tuaj?

Në fund nxënësit pyeten: A përdorni mënyra të ndryshme lexim apo jo? Shpjegoj mënyrat e të lexuarit.

1. Lexim vetëm për vete. 2. Lexim me zë të lartë.

3. Dëgjim i mësueses kur lexon. Demonstrohen llojet e leximeve.

Më pas bëhet plotësimi i pyetësorit hap pas hapi. Reflektim: Pesëvargëshi

Nxënësit plotësojnë pesëvargëshin me temë: “LIBRI”. LIBRI

_______ _______

_______ _______ _______ ___________________________ _______

(22)

12) Tema: Përdorimi i shenjave të pikësimit

Linja: Gramatikë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë shenjat e pikësimit që përdor në fund të fjalive dëftore, pyetëse, habitore; • të përdorë shenjën e e duhur të pikësimit në fund të secilës fjali;

• të shndërrojë fjalitë dëftore e pyetëse në fjali habitore;

• të përdorë në fjalitë habitore format e veçanta folje-kallëzues. Fjalë kyçe: shenja pikësimi, pikë, pikëpyetje, pikëçuditje.

Mjete: etiketa me shenjat e pikësimit.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Harta semantike

Realizimi i kuptimit Punë e pavarur, punë në dyshe

Reflektim Punë me shkrim

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Harta semantike

Nxënësit plotësojnë hartën semantike.

Ç’është fjalia pyetëse? Ç’është fjalia habitore? Ç’është fjalia dëftore? habitemi tregojmë pikëçuditje pikë pyesim pikëpyetje FJALIA

Realizimi i kuptimit: Punë e pavarur, punë në dyshe. Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimet 1 – 2.

1. U përgjigjen pyetjeve me fjali dëftore. Tregojnë kujdes në vendosjen e shenjës së pikësimit. P.sh.: Kur fillon mësimi?

• Mësimi fillon në orën tetë.

2. Nxënësit shkruajnë pyetjet për përgjigjet e dhëna. Tërhiqet vëmendja e nxënësve për ven-dosjen e shenjës së pikësimit (?).

Pas punës së pavarur, nxënësit lexojnë plotësimet e kryera. Shkruhen në tabelë fjalitë:

Arteni ka blerë një akullore të madhe. Ju jeni të parët?

(23)

Nxënësit tregojnë formën e veçantë të foljes - kallëzues për të shndërruar fjalitë dëftore dhe pyetëse në fjali habitore (paska, qenkeni).

Reflektim: Punë me shkrim

Punohen ushtrimet 3, 4. Pas përfundimit të detyrës, nxënësit diskutojnë për realizimin e tyre. Detyrë: Formo nga 2 fjali dëftore dhe pyetëse. Ktheji ato në fjali habitore.

13) Tema: Përdorim shenjat e pikësimit

Linja: Të shkruajmë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë shenjën e pikësimit në fund të çdo fjalie, në bazë të intonacionit të përdorur; • të shkruajë një tekst me të diktuar, duke vendosur edhe shenjat përkatëse të pikësimit. Fjalë kyçe: shenja pikësimi, pikë, pikëpyetje, pikëçuditje.

Mjete: etiketa me shenjat e pikësimit.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Rikujtojmë njohuritë

Realizimi i kuptimit Lexim i pavarur, lojë

Reflektim Diktim

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Rikujtojmë njohuritë

Përsëriten njohuritë e marra për shenjat e pikësimit në fjalitë dëftore, pyetëse, habitore. Realizimi i kuptimit: Lexim i pavarur, lojë.

Nxënësit lexojnë në heshtje pjesën e dhënë në tekst: “Era nuk di të lexojë”. • Çfarë i mungon kësaj pjese?

• A mund të kryejmë leximin e saktë të pjesës, n.q.s nuk janë vendosur shenjat e pikësimit në fund të fjalive? Pse?

Nxënësit plotësojnë shenjat e pikësimit. Ata kanë përgatitur më parë etiketat Punohet rubrika: “Eja të luajmë!”

Mësuesja lexon tekstin me zë, nxënësit ngrenë njërën nga etiketat në fund të çdo fjalie (kështu kontrollohet edhe saktësia e nxënësve në plotësimin e detyrës).

Reflektim: Diktim.

Mësuesja zgjedh vetë një tekst, të cilin nxënësit do ta shkruajnë në fletore me të diktuar.

(24)

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Kllaster

Realizimi i kuptimit DRTA, diskutim, analizë e tekstit

Reflektim Lexim zinxhir

14) Tema: Zbulim në plazh

Linja: Të lexojmë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të lexojë me intonacionin e duhur ngjarjen;

• të tregojë për përvojat e veta në plazh; • të tregojë personazhet në këtë pjesë; • të tregojë cilësi të vendit të ngjarjes; • të analizojë veprimet e personazheve;

• të nxjerrë përmbajtjen e pjesës me ndihmën e pyetjeve; • të ilustrojë ngjarjen me fantazinë e vetë.

Fjalë kyçe: zbulim, plazh, valë, breg, guriçka, guaska, pulëbardha, Mjete: teksti, foto, pamje nga bregdeti shqiptar.

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Kllaster

Nxënësit plotësojnë kllasterin

Shkruhen në tabelë të gjitha përgjigjet e nxënësve. Realizimi i kuptimit: DRTA, diskutim.

Shkruaj në tabelë titullin e pjesës: “Zbulim në plazh”. • Për çfarë mund të flitet në këtë pjesë? Ndalesa 1: Edhe pak hapa... Vetëm Miriami. Ndalesa 2: Miriami vazhdon... ndonjë copëz të mirë. Ndalesa 3: Është një rast... tingujt e tyre.

Pas çdo ndalese bëhen pyetje.

Gjatë leximit nxënësit kanë nënvizuar fjalët e shprehjet e reja. Bëhet shpjegimi i tyre. Punohen rubrikat e tekstit: “Tani e ke radhën ti”, “Si mendon ti? “, “Eja në punë!”. Plotësojnë në dyshe tabelën e dhënë në tekst për të bërë analizën e tregimit.

(25)

Reflektim: Lexim zinxhir.

Bëhet leximi zinxhir i tekstit nga nxënësit dhe ilustrimi i tij në kutinë bosh. Detyrë: Përshkruaj një ditë në plazh.

15) Tema: Fjalia pohore dhe fjalia mohore

Linja: Gramatikë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të dallojë fjalinë pohore dhe fjalinë mohore në një tekst;

• të përdorë fjalëzat mohuese: “nuk”, “jo”, “s’” për të shndërruar fjalitë pohore në fjali mohore;

• të shndërrojë fjalitë pohore në mohore për të zbuluar disa të vërteta. Fjalë kyçe: fjali pohore, fjali mohore

Mjete: etiketa me fjalëzat: “nuk”, “s’”, “jo”.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Rikujtojmë njohuritë

Realizimi i kuptimit Veprimtari e drejtuar

Reflektim Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Rikujtojmë njohuritë

Nxënësit rikujtojnë njohuritë për fjalitë pohore e mohore.

Më pas nxënësit formojnë fjali pohore që i shndërrojnë në fjali mohore. Shkruhen në tabelë të gjitha fjalitë.

Realizimi i kuptimit: Veprimtari e drejtuar

Lexojnë në tekst: NË FJALI MUND TË PËRDORIM DISA FJALËZA PËR TË MOHUAR KUPTIMIN QË SHPREH FJALIA.

Në fjalitë mohore të shkruara në tabelë, nxënësit qarkojnë fjalëzat mohuese. Lexohen fjalëzat mohuese të shportës: “nuk”, “jo”, “s’”.

Punohen 3 ushtrimet e para. Në të tre ushtrimet, ndiqet e njëjta ecuri. Nxënësit do të moho-jnë kuptimin e fjalive, duke vendosur në vend të pikave fjalëzat mohuese të shportëzës (ushtrimi 1 – fjalëzën “nuk”; ushtrimi 2 - fjalëzën “s”; ushtrimi 3 - fjalëzën “jo”.)

Nxënësit numërojnë 1, 2, 3,...

Nxënësit me numër tek, lexojnë fjalitë pohore, ndërsa nxënësit me numër çift, lexojnë fjalitë mohore.

Reflektim: Punë e pavarur

(26)

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Parashikim me terma paraprakë

Realizimi i kuptimit Lexim, grafik organizues, analizë personazhi

Reflektim Diskutim në grup

të vërteta.

P.sh.: Uji ka formë. Uji nuk ka formë. Detyrë: ushtrimi 5.

16) Tema: Biçikleta e gjelbër

Linja: Të lexojmë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të lexojë tekstin me intonacionin e duhur;

• t’u përgjigjet pyetjeve për të nxjerrë përmbajtjen e pjesës; • të formojë fjali me fjalët e reja;

• të diskutojë në grup për çështje që lidhen me temën. Fjalë kyçe: biçikletë e gjelbër.

Mjete: teksti, pamje me modele biçikletash.

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Parashikim me terma paraprakë.

Shkruhen në tabelë disa terma, me të cilët nxënësit do të përpiqen të parashikojnë ngjarjen. Biçikletë, e kuqe, e gjelbër, e verdhë, e kaltër, vogëlushe, lyej, bojë vaji.

Realizimi i kuptimit: lexim, grafik organizues, analizë personazhi.

Bëhet lexim i tekstit nga mësuesja. Krahasohet tregimi në tekst me krijimet e nxënësve. Rilexim zinxhir i tekstit nga nxënësit. Gjatë leximit, nxënësit nënvizojnë fjalët e shprehjet që nuk i kuptojnë. Bëhet shpjegimi i tyre.

Punohen rubrikat:

“Tani e ke radhën ti”, nxënësit u përgjigjen pyetjeve për të nxjerrë përmbajtjen e tregimit. “Qarko”, ku nxënësit qarkojnë alternativën e duhur.

“Si mendon ti?”, ku në bazë të informacionit, nxënësit gjejnë personazhin e pjesës. Reflektim: Diskutim në grup

Nxënësit diskutojnë në grup shprehjen: “Pyet 100 vetë dhe bëj si di vetë”. Detyrë: Shkruaj një histori të shkurtër me temë: “Pyet 100 vetë dhe bëj si di vetë”.

(27)

17) Tema: Përdorimi i fjalëve mohuese “nuk” dhe “s’”

Linja: Gramatikë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të mohojë kuptimin e fjalive, duke përdorur fjalëzat mohuese “nuk”, “s’”; • të vendosë fjalëzat mohuese para foljes – kallëzues;

• të plotësojë detyrat sipas radhës së kërkesave; • të shkruajë si duhet “s’”;

• të shqiptojë drejt “s’”;

• të shndërrojë fjalitë mohore në fjali pohore. Fjalë kyçe: fjalë mohuese, “nuk”, “s’”.

Mjete: teksti, etiketa me fjalët mohuese.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Rikujtojmë njohuritë

Realizimi i kuptimit Punë në grup, punë e pavarur

Reflektim Punë me shkrim

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Rikujtojmë njohuritë

Përsëriten njohuritë për fjalitë pohore dhe mohore.

• Cilat fjalëza përdorim për të shndërruar fjalitë pohore në mohore? Nxënësit japin shembuj.

Realizimi i kuptimit: punë në grup, punë e pavarur.

Lexohet në tekst: FJALËT “NUK” DHE “S’” VENDOSEN PARA FOLJES - KALLË-ZUES. ATO MOHOJNË KUPTIMIN E TËRË FJALISË.

Punohet ushtrimi 1. Nxënësit numërojnë 1 - 5 për të formuar grupe me nga 5 nxënës. Në secilin grup nxënësit plotësojnë 1 nga kërkesat.

Nxënësi 1: lexo fjalinë;

Nxënësi 2: gjej foljen – kallëzues;

Nxënësi 3: shkruaj fjalën “nuk” para foljes – kallëzues; Nxënësi 4: shkruaj fjalën “s’” para foljes – kallëzues; Nxënësi 5: jep përgjigje.

Pas plotësimit, lexohet puna e grupeve.

Nxënësit krahasojnë fjalitë 4 me 5 dhe duhet të arrijnë në përfundimin se në të dyja rastet kuptimi është i njëjtë, pra të dyja fjalët (nuk, s’) kanë mohuar njëlloj kuptimin e fjalisë fillestare.

Me punë të pavarur plotësojnë ushtrimet 2 dhe 3. Në të dyja ushtrimet, nxënësit do të moho-jnë kuptimin e fjalive të dhëna me anë të fjalëve mohuese (2. vendoset fjala “nuk”; 3. vendoset fjala “s’”).

(28)

Reflektim: Punë me shkrim.

Nxënësit punojnë ushtrimin 4 në fletoren e klasës. Ata do të shndërrojnë fjalitë mohore në fjali pohore.

Detyrë: Formo dy fjali pohore dhe shndërroji në fjali mohore. Formo dy fjali mohore dhe shndërroji në fjali pohore.

18) Tema: Domethënia e fjalive (fjalë të njëjta - kuptime të ndryshme)

Linja: Të shkruajmë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë kuptimin e fjalive dëftore që jepen në shembuj të ndryshëm;

• të tregojë se kuptimi i fjalisë ndryshon në varësi të pozicionit të fjalëve në fjali; • të shkruajë fjali që kanë kuptim të ndryshëm me fjalitë fillestare;

• të shkruajë fjalinë që ka kuptim të ndryshëm me fjalinë që ka krijuar vetë. Fjalë kyçe: fjali, fjalë, domethënie, kuptim i ndryshëm.

Mjete: teksti, fisha.

Hap pas hapi: situatë rasti; të nxënit në bashkëpunim; punë e pavarur; shkrim i shpejtë. Hapi 1: Situatë rasti

Ngjiten në tabelë dy fisha, në të cilat janë shkruar fjalitë e ushtrimit I. Nxënësit diskutojnë:

MIRI PO TELEFONON EVISËN. EVISA PO TELEFONON MIRIN.

Diskutojnë për secilin rast se cili po telefonon dhe cili është telefonuar. Pra, për secilin rast nxënësit tregojnë vepruesin, atë që kryen veprimin.

• A janë të njëjta këto dy fjali? • A kanë ato kuptim të njëjtë? Hapi 2: Të nxënit në bashkëpunim

Lihen nxënësit të punojnë ushtrimin dy në dyshe. Lexojnë çiftet e fjalive dhe u përgjigjen pyetjeve që janë të njëjta për çdo dy fjali. P.sh.:

1. Endri nuk luan, sepse është i lodhur. 2. Endri luan, sepse nuk është i lodhur.

• Çfarë bën Endri? (1. Nuk luan. 2. Luan.) • Përse? (1. Është i lodhur. 2. Nuk është i lodhur.) Po kështu punohet edhe me çiftet e tjera të fjalive.

• A kanë kuptim të njëjtë fjalitë? Pse?

Në fund të ushtrimit 2, nxënësit duhet të arrijnë në përfundimin:

FJALËT JANË TË NJËJTA, POR KUPTIMI I FJALISË ËSHTË I NDRYSHËM, NË VARËSI TË POZICIONIT TË FJALËVE NË FJALI.

(29)

Hapi 3: Punë e pavarur

Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin 3. Duke përdorur të njëjtat fjalë të fjalive, do të shkruajnë fjali që kanë kuptim të ndryshëm nga shembulli i dhënë. P.sh.: Mami shikon albumin e vajzës së saj.

Vajza shikon albumin e mamasë së saj.

Pas përfundimit të detyrës, lexohet detyra e plotësuar. Hapi 4: shkrim i shpejtë

Mësuesi kërkon nga nxënësit të krijojnë një fjali dhe me të njëjtat fjalë të krijojë një fjali me kuptim të ndryshëm. Lexohen fjalitë.

Detyre: ushtrimi 4.

19) Tema: Kush ka humbur?

Linja: Të lexojmë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të tregojë se si ka vepruar kur ka humbur rrugën;

• t’u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes;

• të përshkruajë rrugën që do të bëjë personazhi i pjesës. Fjalë kyçe: humb, rrugë, kush?, për në shtëpi.

Mjete: teksti.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Bisedë

Realizimi i kuptimit DRTA, veprimtari e drejtuar

Reflektim Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Bisedë

• A ju ka ndodhur të humbisni prindërit gjatë një shëtitjeje? • Kur ju ka ndodhur?

• Si ju ka ndodhur?

Nxënësit tregojnë përvojat e tyre. N.q.se nuk u ka ndodhur atyre vetë, mund të tregojnë për raste që kanë parë ose dëgjuar.

Realizimi i kuptimit: DRTA, veprimtari e drejtuar.

Mësuesi shkruan në tabelë titullin e pjesës: “KUSH KA HUMBUR?” • Për çfarë mund të flitet në këtë pjesë?

Zhvillohet leximi me ndalesa i tregimit dhe pas çdo ndalese bëhen pyetje. Ndalesa 1: Kur zonja Nevi... nuk ia lëshonte dorën.

Ndalesa 2: Një ditë... t’i kërkoj atje. Ndalesa 3: Mino kishte pak frikë... gjejmë ne.

(30)

Ndalesa 4: Mino e pa i befasuar... që mbetet vetëm.

Gjatë leximit, nxënësit kanë nënvizuar fjalët që nuk kuptojnë. Bëhet shpjegimi i tyre dhe nxë-nësit formojnë fjali me to.

Punohen rubrikat e tekstit: “Tani e ke radhën ti”, “Si mendon ti?”. Reflektim: Shkrim i lirë.

Nxënësit do të shkruajnë se si do të vepronin ata për të ndihmuar një fëmijë, i cili ka humbur. Shkrimi duhet të ketë të paktën 4 fjali.

Lexohen disa nga shkrimet e nxënësve. Detyrë: shkruaj përmbajtjen e tregimit në fletore.

20) Tema: Përdorimi i fjalëve mohuese: askush, kurrkush, asnjë etj.

Linja: Gramatikë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të përdorë fjalëzat, “nuk”, “s’” në fjalitë mohore;

• të formojë fjalë mohuese me anë të fjalëzave, “as”, “kurrë”. • të përdorë fjalë të tjera mohuese për të përforcuar mohimin;

• të shkruajë bashte fjalët mohuese të formuara nga fjalëzat “as”, “nuk”; • të shkruajë me “rr” fjalët mohuese të tipit kurrkush, kurrkund etj.; • të shndërrojë fjalitë mohore në pohore dhe anasjelltas.

Hap pas hapi: Punë në grupe, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Nxënësit ndahen në grupe me nga tre nxënës për të punuar ushtrimin 1. Nxënësi i parë - lexon fjalinë.

Nxënësi i dyte - e shndërron fjalinë e dhënë në fjali mohore me ndihmën e fjalëzës “nuk”.

Nxënësi i tretë - e përforcon mohimin duke zëvendësuar fjalën “njeri” me fjalën “asn-jeri”. P.sh.:

• Pe njeri andej? • Nuk pe njeri andej? • Nuk pe asnjeri andej?

Lexohet ushtrimi nga disa grupe nxënësish. Hapi 2: Punë në grupe.

Punohet në grup ushtrimi 2. Nxënësit do të formojnë fjalë të reja me anë të fjalëzës “as”. as + një = asnjë etj.

Theksohet se këto janë fjalë mohuese dhe shkruhen bashkë.

Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin 3. Ata do të përforcojnë mohimin, duke përdorur fjalët që formuan.

Hapi 3: Punë në grupe, punë e pavarur.

Punohen nga nxënësit ushtrimet 4 dhe 5. Ndiqet e njëjta ecuri si në ushtrimin 2 dhe 3, por në vend të “as”, ata duhet të përdorin “kurrë”.

(31)

Theksohet se këto fjalë shkruhen me rr dhe bashkë. Hapi 4: Punë e pavarur me shkrim.

Nxënësit punojnë në fletore ushtrimin 5, në të cilin do të shndërrojnë fjalitë mohore në fjali pohore.

Detyrë: krijo tri fjali pohore dhe ktheji ato në mohore, duke përdorur fjalët mohuese që mësove.

21) Tema: A e ka fajin pasqyra?

Linja: Të lexojmë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të lexojë vjershën, duke respektuar rregullat e leximit; • të shprehë se ç’ndien pas leximit të vjershës;

• t’u përgjigjet pyetjeve rreth vjershës;

• të formulojë me fjalët e veta mesazhin e vjershës. Fjalë kyçe: faj, pasqyrë.

Mjete: teksti, pasqyrë.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Harta e mendjes

Realizimi i kuptimit Dora e fshehtë, punë e drejtuar

Reflektim Mendo - reflekto

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Harta e mendjes

Shkruhet në tabelë fjala pasqyrë dhe plotësohet harta e mendjes.

Njohja me temën e re dhe autorin e saj.

PASQYRA

Ferit Lamaj u lind në Korçë, më 6 janar 1955. Kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në Tiranë. Lamaj është një nga fabulistët më të mirë shqiptarë.

Ka publikuar gjithsej 60 libra, në faqet e të cilëve renditen mbi 2 500 fabula. Disa nga titujt e librave janë: “Në verë dhe në dimër”; “Në kopshtin zoologjik”; “Tosi me fustan”; “Kush e hëngri mjaltin?”; “Gjelkokoshi zgjon derrkucin”; “Bilbili dhe gjinkalla”; “201 fabu-la”; “Dhelpra doganiere”; “Dhelpra e Trojës”; “Kafshët flasin”; “Bubi, beci dhe kaleci”; “1 111 fabula”; “Papagalli pinguin”; “Një deve pranë Eifelit”; “Derri me tri këmbë”; “Gërvisht e gërvisht”; “Mikrofabula”; “Lakuriqi lakuriq”; “Miss Dhia”; “Mbreti xhuxh”; “Gici dhe polici” etj.

(32)

Fabulat e Ferit Lamajt janë përkthyer e botuar në disa gjuhë të botës. Ky autor është anëtar i Shoqatës Botërore të Fabulistëve, si dhe i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj.

Realizimi i kuptimit: Dora e fshehtë, punë e drejtuar

Vjersha, “A e ka fajin pasqyra”, është copëzuar në vargje, të cilat janë shkruar në fisha. Ndahet klasa në grupe, ku secili grup do të riformojë vjershën ashtu siç e mendon. Lexohet vjersha e krijuar nga secili grup. Mësuesi përcakton grupin që e ka krijuar më saktë tekstin e vjershës. Punohen rubrikat e tekstit.

Reflektim: Diskutim, lexim zinxhir

Nxënësit diskutojnë dhe nxjerrin mesazhin e vjershës. Bëhet leximi zinxhir i vjershës deri në fund të orës. Detyrë: mëso vjershën përmendsh.

Shkruaj një letër për Tosin, në të cilën ta këshillosh për sjelljen e tij.

22) Tema: Fjalia dhe paragrafi

Linja: Gramatikë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të përkufizojë me fjalët e veta se ç’kupton me fjali;

• të përkufizojë me fjalët e veta se ç’kupton me paragraf; • të dallojë fjalinë nga paragrafi;

• të renditë fjalitë e një paragrafi, sipas rendit të kryerjes së veprimeve. Fjalë kyçe: fjali, paragraf.

Mjete: teksti, etiketa.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Shpjegim, punë e drejtuar, punë në grupe

Reflektim Rrjet diskutimi

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Stuhi mendimesh

Kujtohen njohuritë e marra më parë.

• Ç’është fjala? – Shkronjat dhe tingujt, të lidhura me kuptim me njëra-tjetrën, formojnë fjalët.

• Ç’është fjalia? – Fjalët, të lidhura sipas kuptimit, formojnë fjali. Realizimi i kuptimit: shpjegim, punë e drejtuar, punë në grupe Ndahet klasa në dy grupe A, B për të punuar ushtrimet I, II.

(33)

Kërkesa është e njëjtë për të dyja grupet: nxënësit duhet të formojnë fjali me fjalët e shpor-tave përkatëse (punohet me etiketat e përgatitura më parë nga mësuesi).

Grupi A Ushtrimi I

Në anë të një udhe ishte një pus. Grupi B Ushtrimi II

Në shtëpi jetonte gjyshi me të nipin. Diskutim për saktësinë e ndërtimit të fjalive. Mësuesi shpjegon se ç’është paragrafi.

Paragrafi përbëhet nga fjali. Fjalitë vendosen në një rend të caktuar, sipas kuptimit. Zhvendosja e tyre e bën paragrafin të pakuptimtë.

Nxënësit plotësojnë paragrafin e ushtrimit III me fjalitë që ndërtuan në dy ushtrimet e para. Reflektim: Punë e pavarur

Lihen nxënësit të punojnë ushtrimet IV, V, duke i shkruar fjalitë sipas rendit që tregojnë num-rat. Lexim i ushtrimeve të plotësuara.

Detyrë: ushtrimi VI.

23) Tema: Domethënia e fjalive

Linja: Të shkruajmë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të dallojë fjalë a shprehje që kanë kuptim të njëjtë ose të përafërt; • të gjejë fjalë që kanë kuptim sinonimik me fjalën e dhënë;

• të shkruajë fjali të tjera që kanë kuptim të njëjtë me fjalinë e dhënë;

• të përshkruajë personazhin e preferuar, duke përdorur sa më shumë fjalë sinonimike Fjalë kyçe: domethënie e fjalive, fjalë të ndryshme, kuptim i njëjtë, kuptim i përafërt, sinonim. Mjete: teksti, shkumësa me ngjyra.

Hap pas hapi: diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur, diskutim. Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Diskutim

Lexim i katër fjalive të ushtrimit 1. Nxënësit shpjegojnë se çfarë tregon secila prej tyre. Pas diskutimit, nxënësit duhet të arrijnë në përfundimin:

Ne zotërojmë një numër shumë të madh fjalësh. Nëse duam të shprehim një mendim, mund të zgjedhim fjalë të ndryshme dhe ta themi të njëjtin mendim në mënyra të ndryshme.

Hapi 2: Punë e drejtuar

(34)

fjalët: shoh, vajzë, djalë, gjel.

Shoh vërej, sodis, vëzhgoj Vajzë cucë, çikë, gocë, keçe Djalë çun, voc, cull

Gjel kokosh, kaposh, këndes

Punohet nga nxënësit ushtrimi 1. Nxënësit do të shkruajnë fjali të tjera që kanë të njëjtin kuptim me fjalitë e dhëna. Ata duhet të përdorin fjalë sinonimike në fjalitë e reja (p.sh.: autobus - mjete publike të qarkullimit). Pas plotësimit, lexohen fjalitë dhe diskutohen një për një.

Hapi 3: Punë e pavarur, diskutim

Punohet nga nxënësit ushtrimi 2 në mënyrë të pavarur. Shënojnë me V një nga fjalitë e secilit grup, që ka pak a shumë të njëjtin kuptim me fjalinë e parë.

Pas plotësimit diskutojnë për secilin grup në veçanti.

Detyrë: Bëni përshkrimin e personazhit tuaj të preferuar, duke përdorur sa më shumë fjalë me kuptim të njëjtë ose të përafërt (sinonimike).

24) Tema: Në ishullin e ndjenjave

Linja: Të lexojmë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të tregojë me fjalët e veta se ç’janë ndjenjat;

• të tregojë personazhet e trilluara të pjesës;

• të shkruajë mendimin e vet për secilën nga ndjenjat që jeton në ishull; • të argumentojë mendimin e vet për ekzistencën ose jo të Ishullit të ndjenjave. Fjalë kyçe: ndjenja, ishull, mërzi, gëzim, çudi, frikë, dashuri, shpresë.

Mjete: teksti, etiketa

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Parashikim me terma paraprakë

Realizimi i kuptimit DRTA, grafik organizues i fjalorit, hata e personazheve

Reflektim Vija e vlerës

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Parashikim me terma paraprakë.

Ngjiten në tabelë etiketat me termat që do t’u shërbejnë nxënësve për të parashikuar ngjarjen: “Ishulli i ndjenjave”; çdo njeri; një ndjenjë; mërzi gëzim; çudi; frikë; dashuri; shpresë.

(35)

Realizimi i kuptimit: DRTA, grafik organizues i fjalorit, harta e personazheve

Lexohet teksti me ndalesa nga nxënësit. Ndalesat realizohen pas çdo paragrafi. Në fund të çdo ndalese, mësuesi pyet nxënësit rreth asaj që lexuan.

Nxënësit nënvizojnë fjalë e shprehje që nuk i kuptojnë, të cilat punohen në grafikun organi-zues të fjalorit.

fjala

Fjali _______________________ Sinonimi ___________________ Kuptimi në fjalor _____________

Punohen rubrikat: “Tani e ke radhën ti” dhe “Plotëso”. • Cilat janë personazhet e trilluara?

Mërzia Shpresa Dashuria Frika Gëzimi Habia Personazhet e trilluara

Nxënësit shkruajnë mendimin e tyre për secilën nga ndjenjat që jetojnë në ishull. • A i keni provuar të gjitha ndjenjat që janë në “Ishullin e ndjenjave”? Nxënësit tregojnë raste, kur kanë qenë të pushtuar nga ndjenja të ndryshme. Reflektimi: Vija e vlerës

Shtroj pyetjen për diskutim:

A mendoni se ekziston “Ishulli i ndjenjave”?

PO JO

Nxënësit grupohen sipas përgjigjeve dhe u kërkohet të punojnë në grupe për të dhënë një argument të fortë në mbrojtje të mendimit. Grupet vendosen përballë njëri-tjetrit dhe argumen-tojnë.

Pas kësaj procedure pyeten nxënësit nëse kanë ndryshuar mendim apo jo. Detyrë: shkruaj mesazhin e pjesës dhe fragmentin ku shprehet ai.

25) Tema: Fjalia, paragrafi, teksti

Linja: Gramatikë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të përkufizojë me fjalët e veta se ç’kupton me tekst; • të dallojë fjali të caktuara në një paragraf;

(36)

• të tregojë numrin e paragrafëve në një tekst; • të dallojë paragrafin nga teksti;

• të përgjigjet me një fjali për çdo pyetje të dhënë;

• të ndërtojë një tekst, duke bashkuar përgjigjet që ka dhënë më parë. Fjalë kyçe: fjali, paragraf.

Mjete: teksti, etiketa.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Shpjegim, punë e drejtuar, punë në grupe

Reflektim Rrjet diskutimi

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Stuhi mendimesh

Kujtohen njohuritë e marra më parë. • Ç’është fjalia?

• Fjalë të lidhura sipas kuptimit formojnë fjali. • Ç’është paragrafi?

• Paragrafi përbëhet nga fjali. Fjalitë vendosen në një rend të caktuar, sipas kuptimit. Realizimi i kuptimit: shpjegim, punë e drejtuar, punë në grupe.

Mësuesi shpjegon se ç’është teksti.

Fjalitë dhe paragrafët formojnë tekstin. Si fjalitë, edhe paragrafët, vendosen në një rend të caktuar sipas kuptimit. Zhvendosja e tyre e bën tekstin të pakuptimtë. Lexohet nga një nxënës teksti i ushtrimit I.

• Nga sa paragrafë është i ndërtuar ky tekst? Punim i ushtrimeve II, III.

II Nxënësit dallojnë dhe shkruajnë paragrafin e dytë dhe të tretë. III Gjejnë fjalinë e dytë të paragrafit të katërt dhe e shkruajnë atë. III Lexojnë pyetjet dhe përgjigjen me një fjali për çdo pyetje. Reflektim: Punë e pavarur

Punojnë ushtrimet IV. Nxënësit duhet të ndërtojnë një tekst, duke bashkuar përgjigjet që kanë dhënë në një ushtrim më lart.

(37)

26) Tema: Të gjejmë tekstin e ngatërruar

Linja: Të shkruajmë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të ndjekë udhëzimet e tekstit për renditjen e fjalive; • të rishikojë në dyshe renditjen e fjalive të tekstit; • të shkruajë tekstin në renditjen e duhur.

Fjalë kyçe: tekst i ngatërruar, rendit, miu, gjeli. Mjete: flipçart, markera

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Lexo - diskuto

Realizimi i kuptimit Rishikim në dyshe

Reflektim Punë me shkrim

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Lexo - diskuto

Orientohen nxënësit të lexojnë në heshtje pjesën hyrëse: “Gjeli dhe miu”. Më pas pyeten nëse kanë kuptuar ndonjë gjë.

U thuhet nxënësve se këto dy përralla janë ngatërruar dhe krahasohen me verën, e cila kur bie në ujë ngatërrohet me të etj.

Realizimi i kuptimit: Rishikim në dyshe Punohet rubrika: “Tani, eja ta rregullojmë!” Fillimisht, nxënësit punojnë të pavarur.

Më pas lihen të rishikojnë në dyshe renditjen që kanë bërë, duke krahasuar dhe diskutuar punën e tyre.

Gjatë punës nxënësit duhet të ndjekin udhëzimet e tekstit: Gjeli - ndiqen numrat tek.

Miu - ndiqen numrat çift.

Bëhet leximi i teksteve nga disa nxënës. Reflektim: Punë me shkrim

Nxënësit shkruajnë në fletore pjesën që gjetën.

Detyrë: shkruaj në një fletë dy përralla të ngatërruara. Kur të shkosh në shkollë, këmbeje fletën me shokun. Nënvizo fjalitë e përrallës së parë.

(38)

27) Tema: Dimri

Linja: Të lexojmë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të tregojë se ç’janë rrëfenjat;

• të identifikojë personazhet e një rrëfenje; • të gjejë në tekst fjalitë sipas kërkesave; • të diskutojë sjelljen e vajzës.

Fjalë kyçe: rrëfenjë, personazh, dimër, vajza, zogu, mik. Mjete: teksti, pamje e një dite dimri, fletë A4, ngjyra.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Bisedë

Realizimi i kuptimit Lexim, veprimtari e drejtuar

Reflektim Ilustrim

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Bisedë

Zhvillohet një bisedë hyrëse për kujdesin që nxënësit tregojnë ndaj kafshëve. Nxënësit trego-jnë nga përvoja e tyre. Bëhen pyetje ndihmëse për nxënësit.

• A ju ka rastisur që të ndihmoni ndonjë kafshë të braktisur e të pambrojtur? • A keni kafshë në shtëpi (qen, mace)?

• Si kujdeseni për to?

• Si e shprehin kafshët mirënjohjen e tyre ndaj kujdesit që ju tregoni? Njihen nxënësit me temën e re dhe autorin e saj.

Naim Frashëri lindi më 25 maj të vitit 1846 në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në Stamboll. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri. Ai konsiderohet si një nga poetët më të mëdhenj të Rilindjes sonë Kombëtare. Ai mbetet mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare. Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes së Prizrenit, Naimi, braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare. Më 1886, Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme “Bagëti e Bujqësi”. Më 1898 del në dritë poema e madhe epike “Historia e Skënderbeut” dhe poema fetare “Qerbelaja”. Poema “Historia e Skënderbeut” ishte një kurorëzim i veprës së tij, ishte “testamenti i tij politik e poetik”. Me grishje të hapëta për çlirim nga Turqia, kjo poemë u shkrua sipas traditës së madhe barletiane. Naimi u shqua edhe për poezinë meditative, nisi në shqipet poezinë filozofike (vjersha “Perëndia” 1890). Ai shkroi dhe proza për të vegjlit dhe bëri disa përshtatje mjeshtërore fabulash të La Fontenit. Botëkuptimi i Naimit ishte në thelb panteist e idealist.

(39)

Realizimi i kuptimit: Lexim, veprimtari e drejtuar U shpjegohet nxënësve se ç’janë rrëfenjat:

NJË RRËFIM ËSHTË NJË NGJARJE E TREGUAR OSE E SHKRUAR, E CILA MUND TË KETË NDODHUR REALISHT OSE MUND TË JETË E TRILLUAR

NGA AUTORI.

Lexohet rrëfenja nga mësuesja dhe më pas nga nxënësit.

Gjatë leximit nxënësit udhëzohen të nënvizojnë me laps fjalë dhe shprehje të panjohura për ta. Më pas bëhet shpjegimi i tyre.

• E dini ju ç’janë personazhet?

PERSONAZHET JANË PERSONAT QË VEPROJNË NË NJË TREGIM. PERSONAZHI KRYESOR ËSHTË PERSONI RRETH TË CILIT

SHTJELLOHEN NGJARJET. Pyeten nxënësit:

• Kush vepron në këtë rrëfenjë, pra, cilët janë personazhet e kësaj rrëfenje? • Cili është personazhi kryesor i kësaj rrëfenje?

Punohen rubrikat e tekstit:

“Tani e ke radhën ti”, ku nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth përmbajtjes;

“Si mendon ti?”, ku nxënësit diskutojnë për sjelljen e Kaçes dhe shkruajnë emrat e disa kaf-shëve që nuk shtegtojnë;

“Plotëso”, ku nxënësit zgjedhin alternativën e duhur. Reflektim: Ilustrim

Nxënësit bëjnë ilustrimin e rrëfenjës, duke pasur parasysh paraqitjen e të gjitha personazheve të ngjarjes.

Detyrë: zgjidh nga rrëfimi disa nga fjalët që të kanë mbetur në mendje dhe mundohu të krijosh një tekst të shkurtër me to.

28) Tema: Emrat e përveçëm

Linja: Gramatikë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të tregojë kuptimin e fjalës “emër”;

• të tregojë ç’kupton me emra të përveçëm;

• të shkruajë emra të përveçëm, sipas kërkesave në tekst; • të shkruajë emrat e përveçëm me shkronja të mëdha;

(40)

Fjalë kyçe: emër, i përveçëm, shkronjë e madhe. Mjete: fletë A4, organizues alfabetik.

Hap pas hapi: Brainstorming; punë në grupe; organizues alfabetik; vëzhgo - dallo – diskuto; punë në grupe; punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit: Hapi 1: Brainstorming

• Ç’ju kujton fjala “emër”?

Të gjitha përgjigjet e nxënësve, shkruhen në tabelë. Nxënësit formulojnë rregullën për emrin.

“FJALËT QË EMERTOJNË NJERËZ, KAFSHË, SENDE, VENDE, JANË EMRA”. Hapi 2: Punë në grupe, organizues alfabetik

Ndahet klasa në grupe, të cilat punojnë për të plotësuar me emra organizuesin alfabetik. A _________ B__________ C__________ Ç__________ D__________ DH_________ E _________ Ë__________ F__________ G__________ GJ__________ H_________ I _________ J__________ K__________ L__________ LL__________ M__________ N _________ NJ__________ O__________ P__________ Q__________ R__________ RR _________ S__________ SH__________ T__________ TH__________ U__________ V __________ X__________ XH__________ Y__________ Z__________ ZH__________

Pas plotësimit, bëhet leximi i tyre. Hapi 3: Vëzhgo - dallo - diskuto

• A dallojnë ata nga njëri-tjetri?

Disa emra fillojnë me shkronjë të vogël, disa të tjerë me shkronjë të madhe. Shkruhen në flipçart të gjithë emrat që fillojnë me shkronjë të madhe.

• Pse i shkruajmë me shkronjë të madhe këta emra? Nxënësit japin mendimin e tyre me njohuritë që kanë. Lexohet rregulla në krye të mësimit:

Një nxënës lexon fjalët në shportë, të cilat do të vendosen në ushtrimet 1-4 sipas kërkesave. Lexohen ushtrimet e plotësuara.

EMRAT E PËRVEÇËM QUHEN NDRYSHE EDHE EMRA VETJAKË. ATA PËRDOREN VETËM PËR NJË NJERI, PËR NJË KAFSHË APO PËR NJË SEND

(41)

Hapi 4: Punë në grupe

Nxënësit numërojnë 1-4, grupohen sipas numrave përkatës dhe punojnë ushtrimet: Grupi 1: shkruan emrat e përveçëm të pesë njerëzve (ushtrimi V).

Grupi 2: shkruan emrat e përveçëm të pesë maleve (ushtrimi VI). Grupi 3: shkruan emrat e përveçëm të pesë lumenjve (ushtrimi VII). Grupi 4: shkruan emrat e përveçëm të pesë kafshëve (ushtrimi VIII). Një përfaqësues i grupit lexon punën e të gjithë grupit.

Nxënësit plotësojnë ushtrimet e punuara nga grupet e tjera. Hapi 5: Punë e pavarur

Punohet ushtrimi IX. Në tekstin e dhënë, nxënësit duhet të dallojnë dhe të nënvizojnë emrat e përveçëm. Në fund kontrollohet puna e bërë.

Detyrë: gjej emrat e përveçëm që janë përdorur në tekstin: “Kush ka humbur”.

29) Tema: Xhepat e Altinit

Linja: Të lexojmë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të tregojë se ç’mban në xhepa personazhi i pjesës;

• të identifikojë llojin e pjesës (prozë, poezi); • të shpjegojë kuptimin e fjalëve të reja; • të formojë fjali me fjalët e reja;

• të zbërthejë përmbajtjen e pjesës, duke iu përgjigjur pyetjeve; • të shkruajë një këshillë për personazhin e poezisë.

Fjalë kyçe: xhep, gjëra, mban.

Mjete: teksti; sende që nxënësit kanë në xhepa; flete A4; ngjyra.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Kllaster

Realizimi i kuptimit ganizues i fjalorit. Punë në dyshe, Veprimtari e drejtuar, grafik or-diskutim

Reflektim Punë me shkrim

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Kllaster

References

Related documents

determined by the set of all possible edges E. Alternatively, one can define a growing dynamic process that characterizes the usual "construction" procedure whose

iPBA: a tool for protein structure comparison using sequence alignment strategies.: Structural Alphabet Alignment.. The documents may come from teaching and research institutions

In the case of regular, –er verbs like tourner and passer, we’ll hear the distinctive –ez ending?. For “turn left”,

Description of CTI’s programme assessment and accreditation process Section 2.4 of this self-evaluation report.. Section 2.5 of this self-evaluation report Section 2.6 of

Moreover, we studied gaze allocation during take-off and landing in low visibility conditions as the role of the Pilot Monitoring is particularly critical in

The number of the surplus of rice in malang regency could only fulfill the needs of rice in Malang city.However, the quanity of the rice still did not cover

Although previous studies on opiate addiction focused on using methadone in treatment of younger adults, this study used phenomenological methodology to explore the lived

California State University, Monterey Bay California State University, Monterey Bay Digital Commons @ CSUMB Digital Commons @ CSUMB Capstone Projects and Master's Theses