• No results found

Gazeta e Shkolles - Projekti Letersi

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Gazeta e Shkolles - Projekti Letersi"

Copied!
10
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

Marredheniet Mesues -Nxenes

A eshte e nevojshme prania e psikologut ne shkolle? Interviste me psikologen Ardita Koka Fq.4 “Teknologjia” e adoleshenteve. Teknologjia ne shkolle,nuk mjafton. Fq.4-5 Me shume adoleshente obeze! Si mund ta parandalojme? Fq.5 Zhargonet e adoleshenteve Fq.6 Ese: Dashuria Nje ese nga Holta Prenga Fq.6

Dhuna ndaj Grave Fq.7 Rekomandime Kuriozitete Lojera Batuta

ARTIKUJ TE TJERE

S

hkolla eshte nje institucion dinamik qe po ndryshon shume ne parametrat e saj te se kaluares. Mund te themi se marredheniet mesues-nxenes jane permiresuar me kalimin e kohes, por ka edhe disa vende ku keto marredhenie lene vertet per te deshiruar… (fq.2)

KURSET PRIVATE,

PROBLEM I KOHES

FQ.2

GJELBERIMI NE

SHKOLLE,

NJE PROBLEM ME

SHUME. FQ.3

CHECK UP FALAS

CFARE ESHTE CHECK UP-I

FQ.3

Nëse nuk mund të bëhesh shkrimtar dhe t’i bësh dobi të tjerëve, atëherë bëhu lexues për t’i bërë dobi vetes.

Jeta është me rënie dhe me ngritje. Kështu që mësoni nga rëniet dhe vlerësoni ngritjet..!!

Jeta është dy ditë..Një ditë në favorin tënd dhe një ditë kundër teje,kur të jetë dita jote mos u trego arrogant,e kur të jetë dita kundër teje,bëhu durimtarë.

Botimi Nr.1 Holta Prenga

(2)

Kurset Private

Nje problem i kohes

Keto kohet e fundit eshte hapur shume nje fenomen i ri.Kurset Private.

Cdo mesues duke filluar nga Anglishtja dhe deri te Kimiia e Fizika filluan te hapin kurse me pagim sidomos ne shkollat e mesme.Disa e shohin kte gje si dicka te mire dhe jane dakort me hapjen e kurseve sepse mund te ndihmojne. Gjithashtu shihet si nje zgjidhje per mesuesit te cilet kane rroga te uleta.

Nga ana tjeter shume mesues kane arritur ne limite dhe duke qene ne shkolle duket hapur qe nxenesit qe jane ne kurse arrijne rezultate te shkelqyera ne ato klasa. Tani problemi eshte a jane kurset dicka ndihmese apo eshte thjesht nje fjale qe fsheh nga mbrapa korruptimin dhe degjenerimin e mesuesve ne sistemin shqiptar?

Nga ana tjeter jetojme ne nje shoqeri ku ky fenomen eshte kaq normal sa as vete studentet nuk e mendojne si te gabuar duke e kthyer klasen ne vendin me te fundit ku mund te edukohen. Ketu jemi ne ne nje pike te vdekur dhe mendoj qe eshte ne doren e mesuesve te rinj te rikthejne mitin e edukuesit dhe jo te perfituesit. Shpresoj qe sa me shpejt qe te jete e mundur bashke me politikat e qeverise per arsimin per ti rishikuar keto probleme.

Megjithese nga ana tjeter edhe rrogat e mesuesve jane qesharake. Nje zgjidhje do te ishte licensimi i kurseve private, pronari i nje kursi privat duhet te paguaj takse prej te ardhurave.

Nga Ada Xheka Shkolla eshte nje institucion dinamik qe po ndryshon shume ne parametrat e saj te se kaluares. Mund te themi

se marredheniet mesues-nxenes jane permiresuar me kalimin e kohes, por ka edhe disa vende ku keto marredhenie lene vertet per te deshiruar. Mesuesi dhe nxenesi jane dy ‘identitete njerezore’, ‘identitete sociale’ te ndryshme. Kjo do te thote se ata jane dy figura te ndryshme, qe kane mendimin e tyre per njeri-tjetrin, natyrisht nga relacionet sociale te jetes se sotme ne vendin tone, ne kontestin e se ciles ‘bashkejetojne’ mesuesi dhe nxenesi. Ata ne kushtet e shkolles ‘moderne’ nuk duhet te jene rivale apo ‘armik’, perkundrazi bashkepunues, partner, qe kane nje mision te perbashket. Ne cdo kuptim qe ne do ta shikojme shkollen ajo eshte dhe do te jete nje institucion jo vetem pedagogjik, por edhe I marredhenieve te demokratizuara midis mesuesit dhe nxenesit. Mesuesi dhe nxenesi jane te lire te ndertojne marredhenie produktive duke u nisur nga parimi pedagogjik,sipas te cilit ne shkolle ‘liria e nxenesit’ mbaron aty ku fillon ‘e drejta e mesuesit’ dhe

anasjelltas.

Normalisht, liria pedagogjike dhe demokratizimi I marredhenieve mesues-nxenes nuk mund te realizohen duke nderhyre padrejtesisht ne hapesirat e njeri-tjetrit, duke krijuar keshtu marredhenie kaotike, te paqarta.

Principet e ndryshuara dhe të demokratizuara të shkollës shpesh sjellin konflikte, ashpërsi, brutalitet,

vrazhdësi. Jeta e përditshme shkollore, krahas konflikteve nxënës - nxënës, përmban edhe konfliktet nxënës- mësues.

Konfliktet mësues-nxënës janë nga më delikatet në shkollë dhe është e pamundur të mos ekzistojnë. Ato kërkojnë shumë vëmendje, kujdes, ndjeshmëri e profesionalizëm. Pjesa më e madhe e tyre janë konflikte: për nevoja ose për vlera, rrallë herë ato janë konflikte për shkaqe të tjera, konfliktet për nevoja lidhen

drejtpërdrejt me realizimin ose mosrealizimin e interesave të ndryshëm të nxënësve ose të mësuesve, ndërsa konfliktet për vlera lidhen me figurën ose personalitetin e mësuesit ose të nxënësit. Kur të dyja palët nuk ndihen të respektuara nga njëra- tjetra, kur ndihen të fyera nga fjalë të thëna ose nga veprime të kryera, ato, menjëherë, pozicionohen kundër njëra-tjetrës. Jo pak mësues, nuk mund të përditësohen me ndryshimet e përshpejtuara në formimin psikokulturor të nxënësve adoleshentë, gjë që ndikon në nxitjen e konflikteve. Por, duke u nisur nga ajo se shkolla kërkon paqe, stabilitet, qetësin e vërtet e jo të rreme por edhe shumë punë e përkushtim, në vetvete ajo nënkupton parandalimin e konflikteve, nënkupton zgjidhjen. Fëmijët duhet të mësojnë të punojnë së bashku, të besojnë, të ndihmojnë dhe të ndajnë gjithçka me njëri-tjetrin. Fëmijët duhet të mësojnë të vëzhgojnë me kujdes, të komunikojnë me korrektësi dhe të dëgjojnë me vëmendje. Komunikimi i dobët mund të krijojë konflikt, kur nxënësit nuk dinë të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre; nuk kanë ku t’i shprehin emocionet dhe nevojat e tyre ose druhen t’i shprehin ato. Shumë konflikte e kanë burimin te keqkuptimi i qëllimeve, ndjenjave, nevojave ose i veprimeve të të tjerëve.

Asnjehere shkolla nuk eshte normale, nese nuk ka te kristalizuar misionin, qellimin, funksionin si dhe natyrisht statusin dinamik te dy figurave te perjetshme te saj; mesuesit dhe nxenesit.

(3)

Ne ditet e sotme gjelberimi shihet si nje problem per te gjithe.Ndotja e mjedisit ka mbuluar cdo hapsire perfshire edhe shkollat.

Nje grup studetesh kane ndermare nje nisme per gjelberimin e shkolles se tyre dhe besoj se eshte nje shembull per tú ndjekur nga te gjithe.

Ne kete takim, i cili u lehtesua nga zj Margarita Markja, u trajtua ceshtja e mbrojtjes se mjedisit si nje nga te drejtat qe duhet te gezojne femijet dhe banoret e qytetit.

Femijet me punen e tyre treguan kendveshtrimin dhe pikpamjet e tyre ne lidhje me kete teme dhe treguan gadishmerine e tyre per tu perfshire ne aktivitete qe kane ne fokus shtimin e mjediseve te gjelberta ne shkolle dhe jashte saj, si dhe teguan mbi ekskeriencat e tyre personale dhe ne grup Femijet e mbeshtetur nga Save the Children realizuan nje projekt qe promovonte mbrojtjen e mjedist dhe shtimin e bimeve te gjelberta brenda dhe jashte shkolles.

Ata treguan se shkolla e tyre e ndertuar rishtazi, ishte vetem mure dhe beton dhe nuk percillte asnje mesazh miqesor per mjedisin dhe keshtu ata bene nje miniprojket per te promovuar rendesine e mjedisit te gjelbert dhe njekohesisht ata siguruan shume vazo me bime te gjelbra .Ajo qe eshte shume e

rendesishme, thane ata, eshte fakti qe kjo nisme e tyre u perkrah nga nxenes te shkollave te cilet sollen nga shtepite e tyre lule te cilat i vendosen ne ambjentet e klasave.Fale veprimtarise se ketyre nxenesve shkolla eshte zbukuruar me bime te gjelbra brenda ambjenteve te shkolles, por fatkeqesisht jo jashte saj.

Ata mendonin se nje nisme e tille duhet dhe ne shkollat e tjera, se pari sepse kjo eshte primare per nje shendet te mire te femijeve , dhe se dyti sepse ka dhe vlera edukative qe promovojne ndjenjen e perkujdesjes ndaj mjedist rrethues.Eshte emocionues fakti qe femijet kishin informacione te shumta rreth ceshtjeve sic jane shpyllzimet, mbetjet , erozioni etj.Eshte e domosdoshme qe ky informacion dhe emergjia e vullneti i femijeve te kanalizohet ne aktivitete dobiprurese.

ÇFARË ËSHTË CHECK-UP?

CHECK-UP-i është një kontroll i përgjithshëm i shëndetit. Pacienti duhet ta kryejë këtë kontroll të paktën 1 herë në vit. Check-up ka për qëllim zbulimin e shpejtë të sëmundjeve të ndryshme për të siguruar një mjekim efikas në kohën e duhur. Duke pasur parasysh përhapjen e gjerë të sëmundjeve kardio-vaskulare, të tumoreve të ndryshëm etj, për disa mosha të caktuara Check-up duhet kryer 1 herë në 6 muaj! Edhe pse nuk keni shqetësime, Check-up bën të mundur zbulimin në kohë të sëmundjeve të tilla si hipertension, diabet, dislipidemi etj.

Informacionet e nevojshme

Çdo individ me kartën e shëndetit dhe ftesën do të paraqitet në datën e caktuar pranë qendrës shëndetësore. Në dhomën e check up-it është infermierja pritëse, e cila do të bëjë pyetësorin për individin mbi mënyrën e jetesës, ushqyerjen, aktivitetin fizik, perimetrin e barkut për të matur indeksin e peshës trupore. Gjithashtu do t’i masë tensionin arterial, do të bëjë EKG-në. Do të bëjë një këshillim në lidhje me

duhanpirjen, alkoolin, me stresin, depresionin dhe të gjitha këto do të plotësohen edhe me një kartelë, e cila do të jetë edhe elektronike. Kjo kartelë do të hidhet online në kompjuterin që do të ketë dhoma e check up-it, ku do të jenë të gjitha të dhënat e pacientëve. Ndërkohë, në fund të kësaj vizite, do të merret edhe mostra e gjakut për analiza. Mostra do të ketë barkodin përkatës të individit, qendrës shëndetësore, mjekut dhe përgjigjja do të vijë pas 3 apo 5 ditësh. Të gjitha këto, si vlerësimi i infermierit ashtu edhe përgjigjja e analizës do të shkojnë te mjeku i familjes.

Si do të përcaktohet data e vizitës?

Mjeku i familjes do të dërgojë ftesën me postë, duke i propozuar tre data në muajin e lindjes, në të cilat do të kryhet ekzaminimi. Kjo është bërë edhe për të shmangur radhët e gjata që krijohen. Ofrohen tre data për t’i dhënë mundësi edhe individit, pasi nuk mund të ketë mundësi që të paraqitet në atë datë që përcaktohet.

Per te promovuar kontrollin shendetesor pa pagese, specialiste te fushes bene nje vizite ne gjimnazin “Sami Frasheri” ku morren pjese ne nje bashkebisedim me nxenesit e shkolles si dhe dhane disa keshilla te nevojshme.

(4)

Si fillim ju falenderojme qe pranuat te jepni nje interviste.

Znj.Ardita :Faleminderit juve sepse eshte ne interesin tone te mund te flasim hapur per problemet tone, keshtu mund te gjejme dhe zgjidhje

me lehte

Si mendoni ju a i nevojitet nje psikologe nje institucioni shkollor,ku adoleshentet te kene nje “dere” te hapur per cdo problem qe mund t’i shoqeroj ata?

Znj.Ardita : Nuk i nevojitet.E kane shume te domosdoshme, sidomos tani ku duket sikur askush te kupton ose qofte edhe te interesohet per

egzistencen tende.Prania e nje personi qe te degjon dhe drejton eshte nje nevoje. A ngurojne keta adoleshent te marrin nje hap per te shfaqur problemet e tyre ?

Znj.Ardita: Po , ngurojne shpesh .

Pse ndodh kjo?

Znj.Ardita :Per shume arsye.Them se frika ndaj paragjykimit eshte ajo me kryesorja.

Cfare jeni ne gjendje te beni ju per te thyer tabune e mendimeve te ketyre adoleshenteve?

Znj.Ardita : T’i ofrojme gjithe profesionalizmin tone , t’i degjojme , te besojme tek ta me qellim qe edhe ata te mund te besojne tek ne.

Te shpresojme qe kjo gje te realizohet e te percillet si nje mesazh i mire tek te gjithe ata adoleshente qe ngurojne te hapin dyert ne zyrat e psikologeve.

Znj.Ardita : Shpresa nuk eshte e mjaftueshme , adoleshentet jane shume te brishte , prandaj mbeshtetja eshte e domosdoshme . Mos harroni

nqs nuk mund te gjeni nje fjale te ngrohte ne familjen tuaj , nje dore qe t’ju ndihmoje ne shoqeri ,dijeni se do jete gjthmone nje dere e hapur per ju . Ju nuk jeni vetem!

Faleminderit per intervisten dhe shume suksese ne punen tuaj ne vazhdim.

Ne jemi ne shek. e XXI dhe perdorimi i teknologjisë në shkollë është i domosdoshem.Sot,nxënësit jetojnë në një botë të rrethuar me teknologji.Pra,teknologjia është nevojë e ditës.

Evolucioni i shkollës kërkon nje staf të përgatitur mirë,por edhe nxënësit duhet të jenë të përgatitur për te rejat që sjell koha. Ikja nga hapat tradicional të shkollës,ku shkollat dhe klasat më shumë ngjasonin me fabrikat dhe ku mësuesi sillej si një shef duke

urdhërura,tani në shekullin 21 duhet mbështetur një shkollë tjetër,bashkëkohore,ku nxënësi duhet të jetë kreativ,hulumtues e vlerësues,kjo eshte domosdoshmëri për një mësim dhe shkollë cilësore.Pikërisht,përdorimi i kompjuterit dhe i teknologjisë informative nëpër klasa nxitë te nxënësi imagjinatën dhe e bën më kreativ e hulumtues për të mësuar në vazhdimësi.

Është e nevojshme që nxënësve tu mësohen aftësitë e shekullit 21,nëtë cilin jetojmë.

Hulumtimet e bera ne shkolla kanë treguar qartë se dijet e nxënesve të shkollave që kanë përdorur kompjuterin dhe internetin në lëndet mësimore kanë qënë të një niveli shumë më të lartë se niveli te shkollat që nuk kishin përdorur teknologjinënë procesin mësimor.Por duhet të përmëndim se një rol të rëndesishëm luan edhe mënyra e shfrytëzimit.

Nëse shfrytëzimi i teknologjisë do të bëhej në menyrë efektive atëhere nxënësit do të mësojnë më mirë dhe më shpejtë,nga ajo që kishin mësuar me mjetet e zakonshme.

Përdorimi i teknologjisë me zotësi mundëson arritjen dhe plotesimin e qëllimeve mësimore për një kohë më të shkurtër dhe më pak punë për mësuesit dhe nxënësit.

Megjithse jemi në shekullin e 21 dhe teknologjia ka përparuar shumë.,përsëri në shkollën tonë teknologjia është e pakët.Në shkollë ndodhen vetem dy kabinete informatike,me nga 15 kompjutera të rregullt dhe një klasë me tabelë elektronike dhe në një shkollë me një numër shumë të madh nxënësish,ky numer është i pamjaftueshem.

1- Si ka ndikuar teknologjia gjate ketyre viteve ne mësimdhënje ?

-Për shkak të teknologjisë kanë ndodhur shumë ndryshime të rëndesishme në mësimdhënje. Teknologjia ka bër nje përmirsim të dukshëm në mësimdhenje dhe ka pasur një ndikim tepër pozitiv.

(5)

Kjo ndodhi sepse futja e teknologjisë në shkollë nuk mund te themi se qe e menjehershme por erdhi gradualisht.

3- A mendoni se teknologjia në shkollë ka qenë nje hap i rëndësishëm për të ecur përpara ? Dhe a ka pasur ndikim pozitiv ajo ?

-Sigurisht që teknologjia ka qen nje hap tepër i rëndesishëm në procesin mësimor.po ajo ka pasur nje ndikim shume pozitiv,si për nxënësit por ashtu edhe për mësuesit sepse ne sot jetojmë në një botë të rrethuar nga teknologjia dhe pa teknologjin gjithcka do te ishte shumeë e

vështire.

4- A i mirmbajnë nxënësit kompjuterat dhe paisjet e tjera teknologjike në shkollën tonë ?

-Le të themi se akoma nuk kemi nje edukat mbi përdorimin e kompjuterave dhe paisjeve të tjera teknologjike.Sepse shohim her pas here dëmtimin she shkatërrimin e tyre nga nxënësit.

5-Sa kompjutera gjenden në gjendje të mirë pune në shkollën tonë ?

- Ne shkollë kemi 2 kabinete informatike me nga rreth 15 kompjutera,gjithsej afersisht 30 kompjutera në gjëndje të mirë punë.

6-A është i mjaftueshem ky numer kompjuterash për shkollën tonë ?

-Jo nuk mund të themi se është i mjaftueshëm sepse kemi një numër shumë të madh nxënësish,gjë e cila Çon në dëmtimin e këtyre kompjuterave shpesh herë.

Si mund ta parandalojme? A jane aktivitetet sportive ne ndihme te parandalimit te obezitetit? Obeziteti tek adoleshentete eshte nje shqetesim ne rritje per shume prinder. Jeta sedentare, pijet me shume sheqer, perdorimi i ushqimeve te keqija dhe predispozitat gjenetike e kane kthyer kete problem ne epidemi. Femijet mbi peshe dhe qe jane obeze paraqesin me shume rreziqe lidhur me shendetin ne te ardhmen, duke perfshire semundjet e zemres, kaceri, diabeti e shume te tjera. Megjithate prinderit mund te luajne nje rol shume te rendesishem ne parandalimin e obezitetit tek femijet,qe ata te mos vuajne pasojat ne adoleshence. 1. Kerkojini femijes suaj qe te beje sa me shume aktivitete fizike. Kur femijet jane te vegjel, lejojini te provojne sporte te ndryshme dhe gjeni se cfare u pelqen. Mbajtja e femijeve tuaj aktive do te mundesoje qe ata ta mbajne larg mbipeshen gjate kohes qe hyjne ne vitet e para te adoleshences.

2. Inkurajojini femijet te luajne perjashta dhe limitoni kohen qe ata shohin televizor dhe qe luajne video game. Qendrimi brenda ndikon ne shtimin ne peshe. Cojini femijet ne park, ne nje pishine ose cojini te bejne ski ose snowboard. Mesojini femijes suaj se te qenit sa me aktive nuk eshte e veshtire dhe mund te jete shume argetuese. Jepni nje shembull te mire duke u ushtruar per vete.

3. Mesojini femijes suaj rendesine e te ngrenit ne menyre te shendeteshme dhe jepni shembull per kete.

Jepuni femijeve drithera, proteina, fryta e shume perime. Nese mesohen me ushqim te shendetshem qe te vegjel, kane me shume mundesi qe me kalimin e moshes kjo te mos ndryshoje.

4. Parapergatisni vaktet. Pergatitja e ushqimeve ne shtepi mund te jete e veshtire kur jeni ne pune dhe gjithe oraret i keni te zena. Te pakten, minimalisht duhet te gatuani dy here ne jave.

5. Eleminoni pijet me shume sheqer nga dieta e femijes suaj. Kalorite shtese mund te kthehen lehtesisht ne kile te teperta. Konsumi i sasive te medha te ujit jo vetem qe eshte dicka pozitive per shendetin e femijes suaj, gjithashtu ajo promovon renien ne peshe ne menyre shume te shendeteshme.

(6)

Fjalori modern i të rinjve tanë përveç fjalëve në shqip, në zhargonin e tyre tani zënë një pjesë të madhe dhe huazimet nga gjuhët e huaja. Kryesisht pjesë e zhargonit të tyre janë bërë fjalët nga gjuhët angleze, turke por edhe spanjolle dhe kjo për shkak të telenovelave që po transmetohen në kanalet tona televizive.

Nje adoleshente thote qe: “Nganjëherë unë me shoqet e mia kur dëshiroj që dikush të mos na kuptoj se çfarë i them, atëherë i flas me disa fjalë që vetëm ne merremi vesh. Zakonisht fjalët i kthejmë mbrapsht dhe tingëllojnë më ndryshe në kuptimin e tyre. Ka shumë fjalë si p.sh. fjala ‘mirë’ në ‘rim’, apo ‘nice’ të cilën e përdorim jashtëzakonisht shumë.

Por ka edhe shumë e shumë fjalë të tjera të cilat e përbëjnë fjalorin tonë të sotëm”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Gjuha dhe format e të folurit, me të cilat të rinjtë tanë komunikojnë në rrjetet sociale, janë krejtësisht jashtë të të folurit apo të të shkruarit të shqipes standarde dhe kjo i dëmton të rinjtë në zbatimin e kësaj të fundit. Këtë fakt nuk e mohon edhe Shkodran Gashi i cili shumë fjalë të huaja tashmë po i përdor edhe në rrjetet sociale. “Rrjeti social Facebook, është bërë rrjeti më i frekuentuar nga shoqëria jonë me të cilën po jetojmë. Këtu mund të shohësh lloj-lloj fjalësh, lloj-lloj shprehjesh të cilat ndoshta edhe nuk i ke parë dhe dëgjuar ndonjëherë. Por ja që kjo është koha ne të cilën po jetojmë”, shton ai. Disa nga të rinjtë tanë fjalët e zhargonit nuk i përdorin në praninë e prindërve, sepse më pas mund të qortohen nga ta. Njomza Hyseni pohon se kur gjendet në shtëpi nuk flet me gjuhën e njëjtë të cilën e flet me shoqërinë. “Në shtëpi nuk e kam shprehi të përdor zhargone të fjalëve të cilat nuk i kupton familja ime, por kur jam me shoqërinë patjetër se po”, shton ajo.

Ambientet shkollore janë vendi ku më së shumti të rinjtë përdorin zhargone të ndryshme, mbase edhe mësimdhënësit e tyre në të shumtën e rasteve nuk i kuptojnë shprehjet e tyre. “Është fakt që ne të rinjtë kur jemi në ambientin shkollor na pëlqen më shumë të flasim në gjuhën tonë. Por këtë e praktikojmë edhe kur jemi nëpër kafene apo vende të tjera.

Dashuria… C’eshte dashuria? Dashuria eshte ajo ndjesi qe na ben te fluturojme , eshte ajo semundje qe nuk mund te sherohet me ilace apo bime kuruese. Dashuria eshte sacrifice, eshte si trendafili i eger, I bukur dhe shplodhes , por I gatshem per te nxjerre gjak nese cenohet . Kjo ndjesi eshte simbol I perjetesise , e c’rrenjos teresisht sensin e kohes tek ne, shkaterron cdo kujtim te nje fillimi dhe cdo frike te nje fundi. Dashuria eshte njekohesisht sfida me e madhe e njerezimit, sepse vetem ajo mundet te te mbylle syte , te te largoje arsyen, te te beje te mos jesh I afte te kontrollosh me trupin tend. Eshte burgimi me I embel qe njeriu mund te provoje, aty ku cdo gje rrotullohet rreth vetem atij personi.Pse? Pse cdo artist boteror ka shkruar per dashurine, ose ka pikturuar, folur ? Sepse dashuria eshte kaq intriguese, kaq e pakuptimte dhe mbreselenese ne te njejten kohe. Edhe pse dashuria solli vdekjen e heronjve te Shakespearit romeos dhe zhulietes, edhe pse nisi luften e Trojes, edhe pse vrau qindra- mijera te tjere, ajo vazhdon te jete droga e ketij njerezimi, ilaci pa te cilin cdo gje eshte bosh. Shume mund ta percaktojne dashurine si nje sfizofreni e pranuar nga shoqeria, dhe ne vetvete ashtu eshte. Ti e humb veten brenda vetes tende, dhe nuk arrin ta kuptosh ; papritur je ky njeriu tjeter, ky njeriu I dashuruar, qe eshte I gatshem te ktheje te gjite jeten e vete ne nje grrumbull hiri per ate dashuri. Dashuria, tragjedia me e thelle, arma me e forte, armiku me I keq si dhe aleati me I mire, bukuri dhe trishtim, zhgenjim dhe dhimbje, lumturi dhe lot… Dhe e di cila eshte gjeja me e frikshme te pranosh se je ne dashuri? Je thjesht lakuriq , e vendos veten ne rrugen e dëmit, dhe ul poshte te gjitha mbrojtjet e tua. Pa rroba, pa arme. Askund per tu fshehur, teresisht I prekshem , dhe e vetmja gje qe te mbetet te besh eshte te besoj qe ajo dashuri do te rikthehet dhe do te te shpetoje. Dhe ne fund ne gjithmone pranojme ate dashuri qe mendojme se meritojme, por sa keq qe mendja jone di kaq mire te na serviri iluzione, iluzione boshe, pa fund. Te flasesh per dashurine nuk mjafton asnje hapsire kohore, sepse nuk mund te gjesh kurre fjalet e duhura per ta pershkruar, dhe askush nuk do ta kuptoje, derisa ta provoje… dhe vetem atehere do ta dij, une, ti dhe cdokush.

(7)

Shumica e grave e kuptojnë martesën si një qëllim në jetë, megjithëse disa përmendin se motivi i tyre për t’u martuar ka qenë dëshira për t’u larguar nga shtëpia e prindërve, varfëria apo dhuna. Nga bashkëbisedimi me gratë, martesa përshkruhet si një normë dhe gjendje e dëshiruar për statusin social të grave. Akoma ekziston tradita patriarkale e martesave me shkes. Gratë presin që martesa t’u krijojë mundësinë për një jetë të mirë dhe të lumtur, por shumë shpesh ajo u shëndrohet në një tabllo poshtërimi, tensioni, kërcënimi dhe konflikti, dhe jo mundësi për plotësimin e ëndrave.

Përballimi me realitetin Për shumë gra, realiteti është krejt i ndryshëm nga ëndra e tyre për një martesë ideale. Rezultatet e studimit tregojnë se burrat e dhunshëm janë pró roleve dhe përgjegjësive tradicionale familjare. Bashkëshortët e dhunshëm rezulton se janë imponues në marrjen e vendimeve familjare, ndërkohë që për gratë duan që t’i mbajnë shtëpinë, të kujdesen për fëmijët dhe t’u binden atyre. Një burrë mund të reagojë në mënyrë të dhunshme nëse bindet që gruaja e tij nuk e kryen si duhet rolin e saj, apo i kalon kufijtë e të drejtave duke ndërhyrë në

kompetencat e tij. Gratë supozohet se duhet të kënaqen me rolin e tyre si bashkëshorte dhe nëna, dhe të pranojnë se duhet të sakrifikojnë edhe jetën e tyre për hatër të martesës.

Dhuna e ushtruar

Nga rëfimet e grave, rezulton se abuzimi është një fenomen kompleks dhe i formave të ndryshme që variojnë nga poshtërimi, kërcënimi, izolimi social, seksi me dhunë dhe rrahja. Dhuna ndaj grave bëhet e vazhdueshme dhe shpesh thellohet nga më e lehta në akte dhunë tepër serioze. Dhuna fizike fillon nga një shpullë e deri tek goditja me armë. Shumë gra jetojnë me frikë jo vetëm për jetën e tyre por edhe për jetën e fëmijëve dhe familjes së tyre. Përvoja e grave të dhunuara seksualisht vërteton se dhuna bëhet e vazhdueshme dhe varion nga forma jo fizike të saj si tallje, kërcënime, fjalë poshtëruese dhe presion për t’i detyruar të kryejnë seks pa dëshirën e tyre, e deri në rrahje dhe

përdhunim. Dhuna fizike shpesh shoqërohet me tentative për të kontrolluar ndërveprimet shoqërore të grave dhe lëvizjet e tyre. Disa burra i ndalojnë gratë që të shkojnë në punë. Pjesëmarrëset në studim përmendin si formë të abuzimit edhe abuzimin ekonomik. Kontributi financiar i grave në famile nuk ndikon apo zvogëlon pozitat dominuese të burrave të tyre në familje.

Të qenit grua e abuzuar Dhuna fizike e vazhdueshme, e shoqëruar me abuzime emocionale, seksuale dhe ekonomike shkakton efekte të shumfishta tek gratë. Për disa gra, abuzimet bëhen aq të padurueshme sa fillojnë të mendojnë edhe vetëvrasjen. Pasojë e dhunës së burrave nuk janë vetëm mavijosjet, plagët dhe frakturat. Abuzimi është shkak i shumë gjymtimeve fizike, dështimeve dhe lindjeve të parakohëshme. Prandaj nuk është aspak çudi që gratë që janë abuzuar fizikisht, psikologjikisht apo seksualisht, kanë shqetësime emocionale. Shenjat më të zakonshme që përmendin gratë janë ankthi, depresioni, lodhja, nervozizmi, dhimbjet e kokës dhe probleme të mospërqëndrimit dhe pagjumësisë. Ato përmendin edhe ftohjen emocionale. Abuzimi i partnerëve shkatërron vetëvlerësimin e gruas dhe ndjenjën e kompetences si person, grua, bashkëshorte, nënë dhe punonjëse. Disa gra i konsiderojnë pasojat psikologjike të abuzimit më serioze se efektet fizike të tij. Me kërkesën e partnerëve, gratë gjithashtu rrallojnë aktivitetet sociale. Këtë e bëjnë nga turpi ose për të mbrojtur fëmijët dhe miqtë.

Shqetësimi për fëmijët

Fëmijët janë tejet të ndikuar nga jetesa në një mjedis dhune, frike dhe kërcënimi, pavarësisht nëse ata dhunohen ose jo fizikisht. Tek fëmijët krijohen shumë probleme emocionale, njohëse dhe të sjelljes. Nënat e tyre dëshmojnë se ata kanë rezultate të këqia në mësime, janë të turpshëm, shmangin kontaktet shoqërore, kanë ndjenjën e fajit, janë të acaruar dhe me sjellje agresive. Disa fëmijë kanë ankesa

psikosomatike si dhimbjet e kokës dhe të barkut, ose shfaqin sjellje regresive si urinimi në krevat gjatë natës ose pagjumësi. Nënat janë tepër të shqetësuara se fëmijët e tyre do të përsërisin të njëjtat sjellje të dhunshme si edhe baballarët.

Përballimi i dhunës Përfundimet tregojnë se gratë, bazuar në faktorët socialë, kulturorë, familjarë dhe personalë, përdorin strategji të ndryshme për t’ia dalë mbanë situatave abusive. Një hap i rëndësishëm për përballimin e dhunës është procesi i njohjes së shkaqeve të saj. Megjithëse informatorët kanë identifikuar shkaqe të shumëfishta të dhunës në familje, gratë përpiqen ta shpjegojnë atë kryesisht të lidhur me ndryshimet e mëdha sociale që kanë ndodhur në Shqipëri pas vitit 1991. Dhuna e burrave ndaj grave paraqitet si një sëmundje mes shumë të tjerash. Nisur nga ky këndvështrim, natyra gjinore e dhunës nuk pasqyrohet ashtu si duhet. Shkaqe të tjera që përmenden shpesh janë përdorimi i alkoolit dhe xhelozia e burrave. Dhuna në familje krijohet edhe si rrjedhojë e problemeve emocionale të burrave si depresioni ose mungesa e vetë-vlerësimit. Disa gra të tjera i konsiderojnë burrat si qënie njerëzore agresive prej natyre. Meqënëse janë gratë ato prej të cilave pritet që të kujdesen për mbarëvajtjen e familjes, nuk është aspak çudi që 30 gra nga 55 të intervistuara besojnë akoma se ato duhet të sakrifikojnë nevojat e tyre personale për të rindërtuar marrëdhëniet dhe për ta mbajtur familjen të bashkuar, ndërkohë që 19 gra i kanë lënë partnerët e tyre.

(8)

Përshëndetje miq të librit!

Kur bëmë sondazhin tonë herën e fundit, shumica dërmuesve e pjesëmarrësve kërkuan t’u ofronim më shumë informacion për librat në përgjithësi, dhe sigurisht për librat e rinj në veçanti. Në përmbushje të kësaj kërkese, këtu te Shtëpia e Librit përpiqemi që periodikisht t’ju informojmë dhe sugjerojmë në lidhje me librat e rinj që dalin në botim. Për më tepër ju ftojmë të konsideroni librat në vazhdim.

Burra qe urrejne grateBurra që urrejnë gratë, Stieg Larsson (roman)

Një libër mahnitës, që do t’ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t’i bëjë historitë e Shekspirit të

ringjallen pikërisht aty. Arsyeja e gjithë këtyre është e thjeshtë: hakmarrja.

Vajzat me çelës në qafë, Lindita Arapi (prozë bashkëkohore)

Sa rëndon mbi ne e shkuara, e jona e etërve, e gjyshërve? Sa e mbajnë mbi vete pasardhësit barrën e dhimbjes e padrejtësitë që ndjenë të parët? A kapërcen vuajtja brezat, duke u transmentuar në kohë, duke u kthyer në peng që vranëson të tashmen e pasardhësve? A shëron rrëfimi vuajtjen? Kjo është zanafilla e romanit të Lindita Arapit.

Jeta e fshehtë e Salvador Dalisë, e treguar nga ai vetë (biografi)

Salvatore Dali është një nga origjinalët më të mëdhenj të shekullit XX. Tablotë e tij gjeniale janë të njohura, madje edhe për ata që nuk shfaqin ndonjë interesim të veçantë për artin pamor. Ndërsa zbulimet tronditëse lidhur me jetën e tij, si dhe arsyetimet e holla ironike për njerëzit e sendet, i japin mundësi lexuesit që, me sytë e mjeshtrit të madh të të parit të botës, ta shikojë botën që e rrethon ndryshe nga ç’është pranuar nga të gjithë.

*I sëmuri mental shkon te psikiatri.

Doktori për t`u bindur se sa ëshë i sëmurë, i thotë: -A mund ta mbushësh me ujë një kazan që nuk ka fund?

-Po doktor, por të shoh si e mbush ti gjysmën, pastaj unë e mbushi gjysmën tjetër.

*Qenia njerezore me te vertete nuk eshte perfekte, por megjithate duhet kuptuar duke pasur parasysh epoken ne te cilen eshte krijuar.

*Nje molle ne dite bejne 365 molle ne vit.

*Takohen dy shoqe në stacionin e autobuzit pas shumë kohësh dhe pasi përshëndeten i thotë njëra : A jeni fejuar ? Jo ia kthen tjetra .Po çfar po prisni ? Autobuzin .

*Ishin njehere tre plaka te semura me skleroze(skleroze eshte semundje qe shkakton harrese) qe shkojne per vizite te plaka e katert edhe kjo e semure me skleroze. U futen brenda dhe kjo si nikoqire ju beri kafe.pas 15 min ju tha “u me rafte pika qe sju bera nje kafe” dhe u ngrit dhe ju beri edhe nje tjeter. Pas 15min te tjera po e njejta gje….. E keshtu plaka nikoqire ju beri nja 5 kafe. Pas nja 2 oresh u ngriten miket dhe nikoqirja i percolli te dera. Sa mbylli deren plaka nikoqire, filluan plakat ta shajne “po ajo kurrnacja si sna beri nje kafe!”

*Nje anglez shkon ne Shqiperi per te ndihmuar ne nje fashat te Birrelit.

Duke ecur ne kembe neper pyell bashke me kryeplakun i pihet uje. Kryeplaku shef nje p pellg dhe ulet ne gjunje per te pire:

-Anglezi i thote:

-O maj got( oh my God )= O zot i madh ) -Hec or ti dashke dhe gote ne mes te pyllit.

*-Doktor kam ble aparat për dëgjim. -Shumë bukur, po burrin, si e ke? -Lirë more doktor lirë , vetëm 20 euro.

(9)

Shkenca ka përparuar në nivele shumë të larta, përsa i përket çështjeve të planetit tonë dhe gjithçka rreth universit.

Por, ekzistojnë disa detaje rreth Tokës që mund t'u kenë "shpëtuar", apo i mbajnë të fshehta. Sot po paraqesim 9... fakte të pabesueshme që ndoshta nuk i dinit për planetin tonë.

Kanë kaluar shumë vite, ndoshta shekuj që kur u braktis ideja se Toka është e sheshtë, si dhe koncepti se gjithkush nga ne tashmë dimë gjithçka rreth plantit tonë.

Por, jeni të sigurt se dini gjithçka për Tokën? Atëherë:

1. Toka nuk është e rrumbullakët!

Nëse Toka është sferike, përpos kësaj, për shkak të fuqive gravitacionale të saj, nuk përbën një cikël perfekt. Në realitet ekziston një "gungë" rreth meridianit për shkak të saj. Rrezja polare e Tokës është 3.949.99 milje, ndërsa rrezja e meridianit është 3.963.34 milje. 2. Emërtimi "Earth" vjen nga Anglosaksonët me fjalën Erda.

Të gjithë plantët e tjerë të universit, e kanë marrë emrin e tyre nga perënditë e lashta, veç Tokës, planetit tonë. Fjala Angleze, "Earth" buron nga fjala anglosaksone Erda, që do të thotë "tokë, arë etj." dhe besohet se ka moshë 1.000 vjeçare. Por, si për ironi të fatit, planeti ynë mbulohet nga 71% e sipërfaqes së tij me ujë dhe është i vetmi planet në gjithë universin që njihet deri më sot që ka këtë elementë të çmuar.

3. Dita nuk ka 24 orë!

Njerëzit vazhdojnë të thonë se nuk... kemi orë të mjaftueshme në dispozicion gjatë ditës dhe kanë të drejtë! Nuk janë 24 orë. Po, po, është e vërtet. Koha reale që i nevojitet planetit tonë për të kryer një rrotullim të plotë rreth boshtit të tij, është 23 orë 56 minuta dhe 4 sekonda. Kjo është ajo që ne e quajmë ditë yjore. Ditë diellore, koha që i duhet diellit që të kthehet në të njëjtën pikë në meridian, ndryshon shumë, thuajse 16 minuta gjatë gjithë vitit, për shkak të vendndodhjes së tij në orbitë.

4. Toka është planeti i vetëm me pllaka tektonike!

Shkencëtarët besojnë se Toka përbëhet nga 7 pllaka tektonike të cilat transferohen në drejtime të ndryshme, deri në 4 inç për vit. Kur përplaset njëra pllakë tektonike me tjetrën, sipas teorisë, krijohen male, ndërsa kur largohen nga njëra-tjetra, krijohen lugina. 5. Toka ka një planet binjak që quhet "Hyjnor"!

Shkencëtarët besojnë tashmë se dikur nuk kishim vetëm në orbitë rreth diellit. Toka kishte një planet "binjak" me madhësinë e Marsit, që quhej "Hyjnor" dhe ishte 60 gradë, qoftë para apo pas planetit tonë. Por, para 4.533 miliardë vite dritë, ky planet u përplas me Tokën. Pjesa më e madhe e këtij planeti u bashkua me Tokën, ndërsa pjesa e mbetur krijoi Hënën.

6. Misteri i orbitës perfekte të Hënës!

Duhet theksuar se ekzistojnë disa gjëra të cilët nuk njihen, si për shembull, qendra e Hënës është 6.000 këmbë më pranë Tokës, gjë që do i shkaktonte më shumë paqëndrueshmëri, por orbita e saj është thuajse perfekte.

Hëna mbulohet nga një pluhur i cili mban erë baruti, edhe pse përbëhet nga materiale të ndryshme. Gjithashtu, ndërsa nuk ekziston "anë e errët" e Hënës, forca e gravitetit të Tokës, e bën hënën të ngadalësojë në mënyrë të atillë saqë Hëna të rrotullohet vetëm një herë gjatë gjithë muajit, ndaj dhe ne

shikojmë gjithnjë vetëm njërën anë të Hënës.

Madje ekziston një koiçidencë, që Dielli është 400 herë më i madh se Hëna, por 400 herë është Hëna më e vogël se Toka, dhe të duket në hapësirë si të kenë të njëjtën madhësi.

7. Më shumë se 90% e oqeaneve vijon të mbetet e paeksploruar!

Ndoshta mund të dimë shumë rreth Hënës dhe Marsit, por e vërteta është se sapo kemi filluar të hulumtojmë dhe të eksplorojmë oqeanet e pafund. Deri më sot është hulumtuar vetëm 10% e oqeaneve të pafund. Oqeanet disponojnë 97% të ujit të globit dhe 99% të botës së kafshëve. Janë zbuluar vetëm 212.906 specie të ndryshme detare, kurse parashikohet që të ekzistojnë 25 milionë akoma specie të cilat nuk janë zbuluar ende.

8. Temperatura më e ulët që është regjistruar ndonjëherë në Tokë ishte -89.2 °C

Antarktida është rajoni më i ftohtë i planetit tonë. Temperatura më e ulët natyrale që është regjistruar ndonjëherë arriti -89.2 °C, u shënua nga stacioni i Vostokut në Antarktidë më 21 qershor 1983. Përkundër, temperatura më e lartë u regjistrua në 13 shtator 1922 në El Azizia të Libisë, ku termometri shënoi 57 °C.

9. Lartësia me e madhe e Tokës nuk është Everesti!

Është e vërtet se është njëri prej maleve (alpeve) më të njohura në botë dhe është 8.848 m mbi nivelin e detit, konsiderohet si Maja e Tokës. Megjithatë, duke marrë parasysh se Toka nuk është tërësisht e rrumbullakët në formë perfekte, çdo gjë që është pranë meridianit është shumë më pranë yjeve. Kjo do të thotë se edhe pse malet Chimborazo në Ekuador janë vetëm 6.268 m mbi nivelin e detit, por pikërisht ngaqë ndodhen sipër një "fryrje" janë shumë më larg qendrës së Tokës, pra shumë më pranë yjeve dhe shumë më lartë se Everesti.

(10)

References

Related documents

Ravi states it is critical that people follow the conditioning procedure as you get very uneven coat formation on the surface if you use High Amps for long periods.. When you go

P2 : It is suggested that women in China were less involved in activities in past twelve months that would help to start a new business and they had less expectation than men to

The virtual absence of EST activity and the - if at all – very low expression of SULT1E1 in the testis are in striking contrast to the high efflux of sulfonated estrogens from

The distance between the halogen atom and the water molecule as well as the σ-hole angle C-Hal–H 2 O are marked in red: (A) co-crystal structure of KuFal194 (5, yellow) in the

enhance the representation of the probability density function of the model state without increasing the ensemble size. Xu, 2013: Development of a mesoscale ensemble

Does this program need specialized accreditation in order for a graduate to become licensed by the State or to earn a national professional certification, so graduates of this

Department of Health Infant and Toddler Early Intervention Program, First Steps, requires training for early intervention providers in the State of Mississippi... This application

Attending a self-help group will offer you the opportunity to be a part of a group in which there are positive role models who have increased their self- awareness and hope