Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

16  41  Download (0)

Full text

(1)

Pyetjet nga E drejta kushtetuese

1. Çfar domethënije ka e drejta kushtetuese?

Termi e drejtë kushtetuese ka domethënie të dyfishtë. Përdoret për të shënuar një degë të veçantë të sistemit të së drejtës pozitive të një vendi, sistem normash juridike që kanë vlerë kushtetuese, si dhe për të shënuar disiplinën shkencore e cila merret me studimin e sendërtimit të normave, përkatësisht të së drejtës kushtetuese pozitive në praktikë.

2. Kur është paraqitur e drejta kushtetuese si deg e së drejtës?

E drejta kushtetuese paraqitet nga shekulli XVIII në Evropë dhe më pas edhe në Amerikë, kur u paraqitën kushtetutat e para të shkruara. E drejta kushtetuese në esencë është paraqitur atëherë kur janë paraqitur edhe shtetet e para dhe është një ndër degët më të vjetra të së drejtës sepse ka të bëjë: me ato rregulla, adete,

konvencione që ndikuan në paraqitjen e pushtetit politik dhe të organizatës politike. 3. Çka nënkuptojm me drejtën kushtetuese si disiplin shkencore juridike?

E Drejta kushtetuese si disiplinë shkencore merret me studimin e së drejtës kushtetuese si degë e së drejtës, me sqarimin, interpretimin e normave të cilat rregullojnë materien kushtetuese, me formulimin e instituteve juridike. 4. Kur u paraqit e Drejta kushtetuese si disiplin shkencoro juridike ?

E drejta Kushtetuese si shkencë paraqitet shumë më vonë, krahas paraqitjes së kushtetutave të para të shkruara nga fundi i shek.18 dhe 19, fillimisht në Itali, Francë, Angli, SHBA etj.

5. E drejta kushtetuese, emërtohet në disa emërtime, cilat jan ato ?

Mvarësisht nga vendi në vend, e dr. Kushtetuese si shkencë juridike dhe politiko juridike emërtohet ndryshe-ndryshe. Në historikun dhe teorinë e së dr. Kushtetuese prej kohëve më të hershme kjo e drejtë është emërtuar sipas dy termeve:

1. E drejtë kushtetuese 2. E drejtë shtetërore,

3.në disa vende edhe si e drejtë publike.

6. Emërtimi i së drejtës kushtetuese, si e drejt kushtetuese, bazohet?

E drejta kushtetuese e fitoi bazën e vet teorike nga filozofia juridiko-natyrore dhe nga pikëpamjet demokratike të lidhura me popullin dhe kombin e veçmas me individin. 7. Emërtimi i së drejtës kushtetuese, si e drejtë shtetërore, bazohet?

Termi E drejtë shtetërore është sajuar nën ndikimim e teorisë së Hegelit në

Gjermani. Përfaqësuesit e teorisë juridike gjermane që e përqafuan këtë teori ishin : L. Laband Jhe Georg Jellinek, profesor të së drejtës shtetërore.

Sipas kësaj teorie, “esenca e rregullimit politik është pushteti dhe organizimi I tij. 8. Dallimi mes të drejtës kushtetuese dhe drejtës shtetrore?

Dallimi mes të drejtës kushtetuese dhe drejtës shtetrore qëndron aty se në të

drejtën shtetërore kushtetuta konsiderohej si akt i rëndomtë juridik e jo ligj themelor i shtetit. Ajo nuk e njihte të drejtën natyrore sikur tek e drejta kushtetuese, dhe sovraniteti nuk i takonte popullit, por shtetit.

9. Në cilin fakultet u paraqit emërtimi e Drejta kushtetuese për herë të par si lëndë mësimore?

Për herë të parë emërtimi i kësaj disipline shkencore u paraqit në Fakultetin Juridik në Ferarë të Italisë në vitin 1797 " Dirito constituzionale " edhe ate, nën ndikimin direkt të teorisë juridike frenge.

(2)

10. Cili është kuptimi i së Drejtës.kushtetuese si shkencë dhe si deg e së drejtës positive të një vendi të caktuar?

Kuptimi i së dr. Kushtetuese si shkencë dhe si degë e drejtës pozitive, ështe kuptim pozitivo-juridik, materialist ose sociologjiko-politik dhe teorik apo shkencor.

11. Çka nënkuptojmë me kuptimin pozitivo juridik?

Kuptimi më i përgjithshëm i së dr. Kushtetuese si shkencë dhe si degë e drejtës pozitive, ështe kuptim pozitivo-juridik. Sipas kësaj teorie E drejta kushtetuese nënkupton sistemin e rregullave (normave) juridike me karakter kushtetues të cilat rregullojnë marrëdhëniet shoqërore e politike të pushtetit shtetëror që janë të kodifikuara në një dokument të përbashkët që e quajmë KUSHTETUTË. 12.Çka nënkuptojm me kuptimin materialist?

Sipas këtij kuptimi E drejta kushtetuese nënkupton të drejtat ekzistuese qe materializohen në jetën e një vendi,si dhe edrejta pozitive me të gjitha raportet realo-formale e normative, pavarësisht se kto norma a janë ose jo të kodifikuara në një kushtetutë.Ky kuptim është karakteristik për Anglinë, për teorecientët dhe shkencën juridike

13. Çk është randësia e se Drejtës kushtetuese?

Rëndësia e saj buron nga disa faktorë të ndryshëm që kësaj discipline i sigurojnë një vend qendror në sitemin juridik e kushtetues.

1Kjo degë bënë mbrojtjen e vlerava më të rëndësishme të qyteterimit siç është : qeverisja e drejtësisë, bashkëjetesa paqësore përmes lirive të njeriut dhe pushtetit, rregullon marëdhënjet themelore politike, si një lëmi parësore e marëdhënjeve shoqërore në përgjithësi etj.

2E drejta kushtetuese paraqet degë themelore të së drejtës, sepse normat

kushtetuese i nxjerr organi më i lartë shtëtërorë (Kuvendi) e që kanë fuqinë më të lartë juridike, si dhe është bazë për të drejtat tjera sepse burim i saj themelor është kushtetuta.

3E drejta kushtetuese si disiplinë shkencore ka rëndësi të veçantë politiko-juridike. Rëndësia e saj është e dyflshtë: teorike dhe pedagogjike, si dhe ajo mësohet në shumë shkolla dhe universitete për arsimimin e kuadrove profesionale dhe speciale në lëminë e shkencave shoqërore.

14. Cili është objekti i së Drejtës kushtetuese?

Si objekt i së drejtës kushtetuese mund të jenë normat pavarësisht se a janë të shkruar-kodifikuara, të pa shkruara

15. Cilat janë metodat e së Drejtës Kushtetuese?

Në teorinë e së dr.kushtetuese janë të njohura disa metoda si: 1.Metoda normative ose dogmatike

2.Metoda politikologjike 3.Metoda aksiologjike

16. Çka nënkuptojmë më metodën dogmatike?

Metoda dogmatike është metodë themelore dhe më e vjetër e studimit të së drejtës kushtetuese si degë e së drejtës. Përmes saj pasqyrohet përmbajtja e normave dhe e rregullave juridike me të cilat rregullohen raportet politike dhe institucionet e saj në një vend.

(3)

Metoda politikologjike ka të bëj me analizën e funksionimit të institucioneve dhe proceseve politike. Përmes saj studiohet zbatimi konkret i normave dhe rregullave kushtetuese në praktikë.

18. Çka nënkuptojm me metodën aksiologjike?

Metoda aksiologjike-Me ndihmën e kësaj metode zbulohet përmbajtja e vlerave juridike të sanksionuara me norma dhe rregulla kushtetuese si dhe sendërtimi i tyre në praktikë.

19. Çka nënkuptojm me burimet formale?

Burimet formale të së drejtës kushtetuese janë aktet e përgjithshme juridike të formës së shkruar që janë në fuqi, me të cilat rregullohet materia kushtetuese dhe nga të cilat burojnë aktet individuale,

20. Cilat janë burimet formale?

Burimet formale mund të jenë ekskluzive dhe të përziera. 21.Çka nënkuptojm me burimet materiale?

Burimet materiale të së drejtës kushtetuese janë faktorë që ndikojnë dhe kushtëzojnë formimin e normave kushtetuese. Burimet materiale jane në lidhshmëri të ngushtë me ato formale.

22. Cilat janë burimet materiale?

Burimet materiale mund të karakterizohen në dy mënyra:

a). Doket kushtetuese, konventat, normat e përgjithshme ndërkombëtare, praktika gjyqësore dhe faktet juridike.

b). Teoria juridike, doktrinat politike, programet e partive politike etj. 23. Çka nënkuptoj me aneksin kushtetues?

Aneksi kushtetues është shtojcë e posaçme e kushtetutës, i cili bashkë me tekstin normativ të kushtetutës paraqet një tërësi.

24. Cka nënkuptojmë me amandamentin kushtetues?

Amandamenti kushtetues është akt i cili paraqitet në kushtct e ekzistimit të kushtetutës në një vend. Me të bëhet plotësimi i kushtetutës ekzistuese ose ndryshimi dhe zëvendësimi i normave të caktuara të saj.

25. Cka paraqesin burimet formale ekskluzive dhe cka ato të përziera

Burimet formale ekskluzive paraqesin aktet kur në tërësi rregullojnë materien kushtetuese ndërsa burimet formale të përziera paraqesin aktet të cilët përveç materies kushtetuese regullojnë edhe materie tjetër juridike

26. Cka paraqesin Konentat kushtetuese?

Konventat kushtetuese janë rregulla të pashkruara të parlamentit dhe qeverisë të një vendi që mbështeten dhe dalin nga pikëpamjet e përgjithshme dhe praktika shumëvjecare.Konventat kushtetuese janë veçori e Anglisë, e SH.B.A, dhe pjesërisht e Francës.

27. Numëro kuptimet e kushtetutës?

Në shkencën juridike janë të njohura disa kuptime të kushtetutës: a). Formal

b). Material c). Politik d). Filozofik dhe e). Teorik

(4)

Në kuptimin formal kushtetuta është akt juridik i shkruar dhe i kodifikuar, me fuqi më të lartë juridike, i miratuar nga organi më i lartë shtetëror sipas procedurës së

veçantë, e cila dallohet nga procedurat e tjera të nxjerrjes së ligjeve 29. Kushtetuta në kuptimi material, nënkupton ?

Në kuptimin material vjen në shprehje esenca shoqërore e kushtetutës.Në këtë kuptim kushtetuta paraqet tërësi normash juridike me të cilat rregullohen bazat e rendit shoqëror, shtetëror e juridik të një vendi.

30. Kushtetuta në kuptimi politik, paraqet ?

Në kuptimin politik kushtetuta paraqet deklaracion të proklamuar solemnisht, që përmban rregulla për kufizimin dhe kontrollin e pushtetit politik. Përfaqësues i këtij drejtimi është amerikani Karl Levenshtajn.

31. Kushtetuta në kuptimin filozofik, paraqet ?

Në kuptimin filozofik kushtetuta është shprehje e vullnetit më të lartë me të cilat vendoset rendi brenda shtetit dhe kosmosit Përfaqësues është Aristoteli.

32. Cilat janë llojet e kushtetutave? Llojet e kushtetutave janë:

a). Kushtetuta të shkruara b). Kushtetuta jo të shkruara c). Kushtetuta të kodifikuara d). Kushtetuta jo të kodifikuara e). Kushtetuta të forta dhe

J). Kushtetuta të buta(fleksibile, elastike) g). Kushtetuta të dhuruara, pakte kushtetuese h). Kushtetuta të miratuara nga kuvendi kushtetues j). Kushtetuta reale

k). Kushtetuta fiktlve

l). Kushtetuta realo-programatike

ll).Kushtetuta programatiko-deklarative dhe

m) kushtetuta normative,si dhe nominale dhe semantike 33.Cila është kushtetuta e parë e shkruar?

Kushtetuta e SH.B.A-ve e miratuar në vitin 1787 cila filloi të zbatohet në vitin 1789 pas marrjes së detyrës së presidentit të parë G. Ëashington-it, paraqet kushtetutën e parë të shkruar në historinë bashkëkohore.

34. Çka janë kushtetutat e forta?

Kushtetutat që i miraton dhe ndryshon organi i posaçëm apo ai i rregullt, por i miraton sipas procedurës së posaçme dhe me shumicë votash e cila është më e madhe se ajo e nxjerrjes së ligjeve konsiderohen kushtetuta të forta.

35. Çkajanë kushtetutat buta?

Kushtetutat që miratohen nga organi i cili nxjer ligje të rëndomta, ose sipas procedurës për nxjerjen e këtyre ligjeve konsiderohen kushtetuta të buta 36. Çka janë kushtetutat reale?

Kushtetuta reale konsiderohen ato kushtetuta që shprehin gjendjen ekzistuese reale në shoqëri.

37. Çka janë kushtetutat fiktive?

Kushtetuta fiktive konsiderohen ato kushtetuta që nuk zbatohen në praktikë, që e fshehin gjendjen ekzistuese dhe u shërbejnë partive në pushtet për ta maskuar

(5)

pushtetin e tyre autokrat.

38. Cilat jënë vetit e kushtetutës?

Së pari Kushtetuta është ligj themelor i një vendi. Me kushtetutë caktohet organi dhe procedura e nxjerjeve të ligjeve dhe përmban rreguila juridike të përgjithshme. Dispozitat e saj kanë fuqi më të lartë juridike në raport me dispozitat ligjore. Së dyti, ku'shtetuta ka vetin e aktit më të lartë juridik, ku nga kushtetuta buron dhe mbështetet i tërë rendi jurldik i një shteti.

Së treti kushtetuta ka vetin e aktit ideo-politik. Së katërti paraqitet si akt programoro-deklarativ 39. Çka, regullon përmbajtja e kushtetutës?

Se çfarë përmbajtje do të ketë kushtetuta mvarret nga vullneti i kushtetutvënësit Ai ëhtë i lirë të caktoj përmbajtjen, strukturën, vëllimin dhe çështjet tjera që do t'i rregullojë me kushtetutë.

Kushtetuta përmban liritë dhe të drejtat e njeriut dhe shtetasit, të gjitha kushtetutat përmbajnë dispozita kushtuar pushtetit shtetëror.

40. Prej çka përbëhet kushtetuta?

Shumica e kushtetutave përbëhen nga preambula dhe pjesa normative 41. Në sa forma miratohet kushtetuta?

Në praktikën kushtetuese janë të njohura tre forma të miratimit të kushtetutës për nga aspekti i sovranitetit popullor, ato janë :

a). Miratimi i drejtëpërdrejtë nga populli përmes referendumit b). Miratimi nga ana e organit (kuvendit) kushtetutvënës

c). Miratimi nga ana e organit të rëndomtë (legjislativ) përfaqësues. 42. Cilat janë mënyrat për ndryshmin e kushtetutës?

Ekzistojnë tre mënyra sipas të cilave mund të ndryshohet kushtetuta, ato janë : a). Ndryshimi me anë të referendumit kushtetutvënës

b). Nga ana e kuvendit kushtetutvënës c). Nga ana e organit të rregullt legjislativ 43. Nga e ka prejardhjen kushtetuta?

Elementet e para të kushtetutës në kuptimin formal paraqiten në Greqinë dhe

Romën e Vjetër. Aristoteli në veprën e tij " Politika " i pari përdor termin "politeia "-kushtetuta

44.Cilat janë kushtetutat e para të shkruara?

Anglia është vendi i parë ku është paraqitur dokumenti i quajtur " Instrumenti Qeverisjes "- " The Instrument of Government " në vitin 1653, i cilikonsiderohej si kushtetutë e parë e shkruar, Kushtetuta e parë në Evropë paraqitet në Francë në vitin 1791, ajo e dyta e pastaj edhe e dyta e njohur si Kushtetuta e Montanjarit në vitin 1793, Kushtetuta e SH.B.A-ve e miratuar në vitin 17871 cila filloi të zbatohet në vitin 1789

45. Cilat ishin shkaqet e paraqitjes së kushtetutave të shkruara?

Disa mendojnë se në zbatimin e kushtetutave të shkruara në Amerikën Veriore kanë ndikuar mendimtarët e shek.XVIII, sipas të cilëve normat duhet formuluar në dokument të shkruar-kushtetutë dhe ajo të trajtohet si Kontratë shoqërore për formimin e shtetit.

46. Kur u paraqit kushtetutshmëria?

(6)

uparaqiten kushtetutat e para të shkruara.

47. Çka nënkuptojm me kuptimin pozitivo juridik të kushtetutshmëris?

Sipas kuptimit pozitivisto-juridik me kustetutshmëri nënkuptojmë pajtueshmërinë me kushtetutë të të gjthë akteve më të ulta nga ajo më e lartë kushtetuta.

48. Çka nënkuptojm me kuptimin politik të kushtetutshmëris?

Në kuptimin politik me kushtetutshmëri kuptojmë zbatimin e kufizimeve dhe të masave mbrojtëse në ushtrlmin e pushtetit politik.

49. Çka nënkuptojm me kuptimin politiko-juridik të kushtetutshmëris? Në kuptimin politiko-juridik, me kushtetutshmëri nënkuptojmë ekzistimin e rregullave themelore kushtetuese-shoqërore në bazë të së cilave organizohet, ushtrohet dhe kufizohet pushteti politik..

50. Çka nënkuptojm me parimin e ligjshmëris?

Për nga përmbajtja , parimi i ligjshmërisë është parim politiko-juridik,ai formalisht nënkupton pajtueshmërinë e akteve materiale me të gjitha aktet juridike më të ulëta me ligjin.

51. Çka nënkuptojm me sundimin e së drejtës? Termi sundim i së drejtës përdoret në dy kuptime : ·Të ngushtë

·Të gjërë

Në kuptimin e ngushtë Sundimi i së drejtës nënkupton parimin dhe praktikën e nënshtrimit të të gjithë akteve të legjislativit dhe ekzekutivit, Në kuptimin e gjërë me Sundimin e së drejtës ose me iigjshmëri nënkuptojmë vënien e të gjitha organeve të pushtetit, çdo individ nën kushtetutë dhe ligj.

52. Nga cilat organe bëhet mbrojtja e kushtetutshmëris?

Në teorinë kushtetuese krahasuese na paraqiten tre sisteme të kontrollit: nga ana e organit legjislativ, nga ana e organit t veçantë kushtetues ose polittk dhe nga ana e gjykatave.

53. Pushteti kushtetutëdhënës dhe legjislativ,konsiston në? Pushteti kushtetutdhënës dhe legjistlativ konsiston në 54. Pushteti ekzekutiv, konsiston në?

1Të shpall gjendje lufte, dhe të nënshkruaj traktatin e paqes 2Të konvokoj dhe shpërbëjë parlamentin

3Të emërtojë anëtarët e qeverisë. 55. Pushteti gjyqësor,konsiston në?

·Pushteti gjyqësorë konsiston në Normat juridike

·Vlerësimin e sjelljeve të njerëzve në shoqëri sipas normave juridike dhe ·Zgjidhja e kontesteve që paraqiten në shoqëri

56.Cilat janë parimet kryesore të ushtrimit të pushtetit shtetëror? 1.parimi i unitetit të pushtetit shtetërorë

2.parimi i ndarjes së pushtetit shtetërorë

57. Parimi i unitetit të pushtetit shtetëror, nënkupton?

Uniteti i pushteti është formë e rregullimit të raporteve midis pushtetit legjislativ, ekzekutiv-administrativ dhe gjyqësor, sipas të cilit:

1. Që të tre pushtetet i ushtron një organ i vetëm.

2. Secilin nga tre pushtetet e ushtrojnë organet e veçanta, por organi përfaqësues e ka epërsinë mbi dy të tjerët.

(7)

58. Parimi i ndarjes së pushtetit, nënkupton?

Kjo teori së pari vjen në shprehje në Angli, që ngushton pushtetin e pakufizuar të monarkut. Sipas parimit të ndarjes së pushtetit organet e asnjërit pushtet nuk mund të përzihen në veprimtarinë e organeve të tjerë të pushtetit , pushteti shtetëror bazohet në ndarjen si: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

59. Cilat jan sistemet e ushtrimit të pushtetit shtetëror të bazuar në parimin e unitetit?

1. Sistemi i Konventës 2. Sistemi i Kuvendit

60. Sitemet autokratike nënkuptojnë dhe trego format?

Sistemi autokratik është formë e organizimit dhe ushtrimit të pushtetit ku i tërë pushteti gjendet në duar të një individi i cili e ushtron atë në mënyrë të pakufizuar. Format e qeverisjes autokratike janë

:Aristokracia,Oligarkia,Plutokracia,Tirania,Despotia,Diktatura etj. 61. Sistemi i kuvendit nënkupton?

Sipas sistemit të kuvendit, organi ligjdhënës-Kuvendi është organ më i lartë i pushtetit, ai është bartës i të gjithë funksioneve të pushtetit i cili i zgjedh organet e tjera apo i emëron për një kohë të caktuar. Puna e organeve administrativoekzekutive dhe gjyqësore është e bazuar në aktet të cilat i nxjerr organi më i lartë

-kuvendi dhe natyrisht se për punën e vet i përgjigjen Kuvendit. 62. Sistemi i konventës nënkupton?

Ky është sistem i organizimit horizontal të pushtetit ku pushteti legjisiativ dhe ekzekutiv është përqendruar në atë legjislativ (konventin ), ndërsa ai gjyqësor është i ndarë. Ky sistem për herë të parë është paraqitur gjatë Revolucionit Francez (1789) gjatë kohës së Jakobinëve. Konventi ka zgjedhur Këshillin e Shpëtimit Publik, i cili ka udhëhequr pushtetin ekzekutiv.

63. Cilat jan sistemet e ushtrimit të pushtetit shtetëror të bazuara në parimin e ndarjes së pushtetit?

kemi tre sisteme të ndarjes së pushtetit: ·Sistemin presidencial

·Sistemin parlamentar ·Sistemin e përzier 64. Sistemi parlamentar, nënkupton?

Sistemi parlamentar është sistem i ushtrimit të pushtetit mbështëtur në parimin e ndarjes së pushtetit,sistem i cili është karakteristik për nga raporti specifik midis parlamentit –pushtetit legjistlativ dhe të qeverisë –pushtetit egzekutiv.

Parlamentarizmi për herë të parë u paraqit në Angli me qëllim që të kufizohet pushteti i monarkut dhe parlamenti shëndrrohet në faktor kryesor të pushtetit politik.

65. Sistemi presidencial, nënkupton?

Ky sistem është sistemi më konsekuent i mbëështetur në parimin e ndarjes së

pushtetit , Sistemi presidencial është formë e rregullimit dhe organizimit të pushtetit në të cilën është zbatuar ndarja rigoroze pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv. Së pari është zbatuar në SH.B.A. me Kushtetutën e vitit 1787.

(8)

pushtet duhet t'i punojë ato punë që i takojnë, dhe duhet të jetë sa më i pavarur nga dy pushtetet tjera.

66.Sistemi i përzier (parlamentarpresidencial), nënkupton?

Ky sistem paraqet nje sistem hibrid të organizimi dhe ndarjes së pushtetit shtetëror. Ky sistem shquhet për nga kombinimi i parimeve dhe rregullave të sistemit

parlamentar dhe atij presidencial.Ky sistem njihet edhe si parlamentaro-presidencial ose anasjelltas.

Zbatimi i saj është si rezultat për krijimin e qeverive stabile dhe eliminimin e kualicioneve të gjëra e cila ka shkaktuar kriza politike të shpeshta. Ky sistem më shumë zhvilohet si formë e presidencializmi të çrregullt se sa parlamentarizmit racional. Në raport me dy sistemet e mëparshme, ky është i ri. Për herë të parë u paraqit në Finlandë me Kushtetutën e vitit 1919, pastaj në Austri -1934, Francë 1958, etj.

67. Ku dhe kur lindi parlamenti?

Parlamentarizmi për herë të parë u paraqit në Angli për të kufizuar pushtetin e monarkut

68. Parlamenti paraqet?

Eshtë organ më i lartë përfaqësues në shtetin bashkëkohor, i cili ushtron pushtetin legjislativ dhe në disa raste edhe atë ekzekutiv.Në vende të ndryshme, ky organ përfaqësues, emërohet ndryshe si: kuvend, konvent, sovjet, kongres, sejm, megjlis, sabor, sobranje. Parlamenti paraqitet me paraqitjen e kushtetutave, për arsye se kushtetuta shënon kalimin gradual të pushtetit nga aristokratët dhe autokracia në borgjezi nacionale. Fjala parlament vjen nga gjuha latine "parlare " që d.t.th. me folë 69. Cilat janë funksionet e parlamentit?

0Funksioni kushtetutëvënës 1Fubksioni i rregullt legjislativ 2Funksioni normativ

70. Shefi I shtetit, paraqet?

Shefi i shtetit është institucion i cili perfaqeson shtetin brenda dhe jashtë.

71. Cilët janë liritë dhe të drejtat personale? a)E drejta në jetesë

b)Liria e personalitetit të njeriut c)E drejta e jetës personale dhe private

d)Liria e qarkullimit dhe e zgjedhjes së vendbanimit e)Pacenueshmëria e banesës

f)Pacenueshmëria e fshehtësisë së letrave 72. Cilët janë liritë dhe të drejtat politike? a)E drejta e zgjedhjes

b)Liria e bashkimit c)Liria e të menduarit

d)Lirla e ndërgjegjes (përcaktimit) të njeriut e)Liria e besimit

f)Liria e shtypit

(9)

a)E drejta e pronësisë b)Liria e punës c)E drejta për punë

d)E drejta në orar të kufizuar të punës e)E drejta për shkollim

f)E drejta e shtetësisë

74.Ku qëndron dallimi në mes monarkis dhe republikës?

Dallimi në mes Monarkisë dhe Republikës qëndron aty se Kryetari i shtetit në republikë zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe nga ana e parlamentit,

mandati i tij është i kufizuar ndërsa në Monarki Kryetari apo monarku zgjidhet në bazë të parimit të trashëgimisë me mandat të përjetshëm dhe nuk ka përgjegjësi politike ndaj organeeve shtetërore.

75. Si zgjidhet Kryetari i Republikës në sistemin parlamentar dhe në sistemin presidencial?

Në sistemin parlamentar shefi I shtetit zgjidhet nga parlamenti dhe I përgjigjet atij ndërsa në sistemin presidencial zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta nga qytetarët. 76. Trego disa funksione të përgjithshme të shefit të shtetit?

1Ai eshtë perfaqesues legjitim i shtetit me autorizime te gjera ekzekutive dhe politike 2ai emëron dhe shkarkon perfaqesuesit diplomatik të shtetit të tij në botën e jashtme 3pranon letrat akreditive dhe kredenciale te perfaqesuesve te huaj diplomatik. 4jep mirenjohjet dhe dekoratat shtetërore,

5bënë faijen e kryesve te veprave penale, etj.

6propozon mandatarin per formimin e qeverisë, kandidatët per gjykates te gjykatave me te larta te shtetit, të gjyqtareve dhe gjykatave kushtetuese si dhe

funksionarët tjerë shtetëror

7emeron dhe shkarkon gjyqtaret e gjykatave ushtarake 8është komandant suprem i forcave të armatosura

9ai është i autorizuar të shpall gjendjen e luftës apo te rrezikut të drejtperdrejt nga lufta

77. Qeveria, paraqet?

Qeveria, sikur edhe shefi i shtetit, është organ i pushtetit ekzekutiv. Mirepo, per dallim nga institucioni i shefit të shtetit, i cili ekziston në të gjitha shtetet, pa marrë parasysh formën e qeverisjes shtetërore, qeveria si organ i pushtetit ekzekutiv ekziston vetëm në shtetet parlamentare të cilat aplikojne sistemin bicefal të pushtetit ekzekutiv.

78. Kush e shpërndan Parlamentin e Kosovës?

Kuvendi shpërndahet nëse për atë deklarohet shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

79. Numro disa komisione të përhershme të Kuvendit të Kosovës?

Komisioni për cështje kushtetuese, komisioni për legjislacion, komisioni për ekonomi dhe financa, komisioni për informim, komisioni I mbrojtjes, komisioni per politik të jashtme, komisioni imunitaro-mandatar etj.

80. Kompetencat themelore të Kuvendit ? 1nxjerr dhe ndryshon Kushtetutën;

2nxjerr ligje dhe bën interpretimin autentik të ligjeve; 3i cakton detyrimet publike;

(10)

4nxjerr buxhetin republikan dhe llogarinë përfundimtare të buxhetit; 5nxjerr planin hapësinor të Republikës;

6ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare; 7vendos për luftën dhe paqen;

8merr vendim për ndryshimin e kufijve të Republikës;

9merr vendim për asocim dhe dalje nga bashkimi ose bashkësia me shtetet e tjera;

10shpall referendumin;

11vendos për rezervat e Republikës; 12themelon këshilla;

13zgjedh Qeverinë e Republikës së Kosovës;

14zgjedh gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës; 15bën zgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin edhe të bartësve të tjerë të funksioneve publike dhe funksioneve të tjera të caktuara me Kushtetutë dhe me ligj;

16ushtron kontroll dhe mbikëqyrje politike mbi Qeverinë dhe mbi bartësit e tjerë të funksioneve publike të cilët përgjigjen para Kuvendit;

17jep amnisti dhe

18kryen punë të tjera të caktuara me Kushtetutë. 81.Cila gjuhë është zyrtare në Republikën e Kosovës?

Në mbarë Republikën e Kosovës dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuhën maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.

Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin sëpaku 20% të popullatës, gjithashtu është gjuhë zyrtare, si dhe shkrimi i saj, ashtu siç është përcaktuar me kushtetutë.

82. Kush e zgjedh Kryetarin e R Kosovës dhe kush mund ta shkarkoja ate?

Kryetari I RM zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta ndërsa Për marrjen e imunitetit Kryetarit të Republikës vendos Gjykata Kushtetuese e

Republikës së Kosovës me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i gjyqtarëve.

83. Kompetencat e Kryetarit të R Kosovës?

1cakton mandatarin për formimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës; 2emëron dhe revokon me dekret ambasadorët dhe përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në botën e jashtme;

3pranon letrat kredenciale dhe revokuese të përfaqësuesve të huaj diplomatik;

4propozon dy gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës; 5propozon dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës; 6emëron tre anëtarë të Këshillit për Siguri të Republikës së Kosovës; 7emëron dhe shkarkon edhe bartës të tjerë të funksioneve shtetërore dhe publike të caktuara me Kushtetutë dhe me ligj;

8jep dekorata dhe mirënjohje në pajtim me ligjin; 9bën faljen në pajtim me ligjin dhe

10kryen detyra të tjera të caktuara me Kushtetutë.

84. Pushtetin gjyqësorë në Maqedoni e ushtrojnë këto gjykata, edhe ate?

(11)

85. Gjykatën ushtetuese të R Kosovës kush e zgjedh dhe sa antar i ka?

Gjykatën Kushtetuese e përbëjnë nëntë gjyqtar. Kuvendi i zgjedhë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

86. Trego disa funksione të Gjykatës Kushtetuese të R Kosovës? Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës:

1vendos për pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën;

2vendos për pajtueshmërinë e dispozitave të tjera dhe të kontratave kolektive me Kushtetutën dhe me ligjet;

2i mbron liritë dhe të drejtat e njeriut e të shtetasit, që kanë të bëjnë me lirinë e bindjes, ndërgjegjes, mendimit dhe shprehjes publike të mendimeve,

bashkimin dhe veprimin politik dhe me ndalimin e diskriminimit në bazë të gjinisë, racës, fesë, përkatësisë kombëtare, sociale dhe politike;

3vendos për konfliktin për kompetencë midis bartësve të pushtetit ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor;

4vendos për konfliktin për kompetencë midis organeve të Republikës dhe njësive të vetadministrimit lokal;

5vendos për përgjegjësinë e Kryetarit të Republikës;

6vendos për kushtetutshmërinë e programeve dhe statuteve të partive politike dhe të shoqatave civile dhe

7vendos edhe për çështje të tjera të caktuara me Kushtetutë. 87.Kompetencat e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës: 8zgjedh dhe shkarkon gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë;

9vërteton ndërprerjen e funksionit të gjyqtarit; 10zgjedh dhe shkarkon kryetarët e gjykatave; 11përcjellë dhe vlerëson punën e gjyqtarëve;

12vendos për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve; 13vendos për marrjen e imunitetit të gjyqtarëve;

14propozon dy gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nga radha e gjyqtarëve dhe

15kryen punë të tjera të caktuara me ligj.

88. Cilat subjekte paraqesin propozimin për ndrishimin e Kushtetutës së R Kosovës?

Propozim për t’i hyrë ndryshimit të Kushtetutës të Republikës së Kosovës mund të paraqesin Kryetari i Republikës, Qeveria, së paku 30 deputetë ose 150.000 shtetas.

89. Vendimin për ndryshimin e dispozitave të Kushtetutës që kan të bëjnë me të drejta e pjestarëve të komunitetetve, me cilën shumicë të votave e miraton Kuvendi i R Kosovës?

shumica prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, në të cilën duhet të ketë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve të cilët u takojnë komuniteteve që nuk janë shumicë në Republikën e Kosovës. 90. Struktura e Marrveshjes së Ohrit?

1. Parimet themelore 2. Ndërprerja e armiqësive

3. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar 4. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë

(12)

5. Procedurat e posaçme kuvendore 6. Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve 7. Shprehja e identitetit

8. Implementimi 9. Anekset

10. Dispozitat përfundimtare

91. Cfar funksioni ka Avokati i popullit?

Avokati i popullit i mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të shtetasve të cilat u janë shkelur nga e administratës shtetërore dhe nga organet dhe organizatat e tjera që kanë autorizime publike.

92. Ku qëndron dallimi i zgjedhjes së Qeverisë në mes sistemeve parlamentare dhe presidenciale?

Qeveria në sistemet parlamentare e zgjedh parlamenti ndërsa tek sistemet presidenciale presidenti formon

kabinetin e tij i cili në fakt edhe e ushtron rolin e Qeverisë. 93. Cilat jan modelet e Qeverisë?

1 Qeveri parlamentare• ·2 Qeveri e kabinetit

·3 Qeveri teknike apo e ekspertëve ·4 Qeveri e shpëtimit kombëtarë ·5 Qeveri në hije

94. Qeveria parlamentare, nënkupton?

Quhet ajo qeveri e cila formohet dhe funksionon sipas rregullave parlamentare. 95. Ku është prezente Qeveria e kabinetit dhe si zgjidhet ajo?

Qeveria e kabinetit haset në Angli, Federatën Ruse etj,dhe emërohet nga parlamenti, kryeministri pas marrjes

mandatit nga shefi i shtetit e formon kabinetin anëtarët e të cilit i zgjedh vetë. 96.

Qeverija në hije, paraqet?

Paraqet qeveri opozitare e cila funksionon si kundërqeveri e ekzekutivit zyrtar. 97.

Qeverija teknike apo e ekspertëve, paraqet?

Është qeveri me karakter jashtpartiak, në të vërtet këtë qeveri e përbëjnë ekspertët nga radhët e partive ndryshme përkatësisht ekspert qqë nuk i takojnë asnjë partie politike. 98. Qytetarët (shtetasit) ne jetën publike të shtetit, marin pjes përmes?

Nëpërmjet zgjedhjeve.

99.E drejta e zgjedhjes së përgjithëshme, nënkupton?

Sot e drejta e zgjedhjeve të përgjithshme e emërtuar si " e drejtë e votës së përgjiihshme " paraqet një parimet themelore të sistemit të zgjedhjeve. Me sistemin e zgjedhjeve të përgjithshme kuptojmë të drejtën përgjithshme për të marrë pjesë në zgjedhje nëse e kanë mbushur moshën madhore, pa dallim race, besimi,

seksi, përkatësie kombëtare, shkallë arsimimi, kulture, gjendje ekonomike, etj. 100. E drejta e Barabart e votës, nënkupton?

Me këtë të drejtë kuptojmë fuqinë e votës së shtetasit dmth shtetasi ka të drejtën e një vote.

(13)

Zgjedhjet pluraliste, të barabarta, të drejtpërdrejta, votimi i fshehtë etj.

Me këtë të drejtë kuptojmë fuqinë e votës së shtetasit dmth shtetasi ka të drejtën e një vote.

102. Cilat janë format e drejtpërdrejta të realizimit të sovranitetit të popullit? ·1 Referendumi

·2 Plebishiti ·3 Iniciativa

·4 Vetoja e popullit

103. Parimi i shumicës (sistemi mazhoritar), paraqet?

Sipas këtij sistemi mandatin e fiton ai kandidat , apo lista e kandidatëve e cila fiton shumicën e votave në njësi zgjedhore.

104. Parimi i përfaqësimit proporcional, nënkupton?

Secila parti ose grup politik që merr pjesë në zgjedhje fiton numrin e mandatëve në përpjëstim me numrin votive që ka fituar në zgjedhje.

105. Kushtetuta e SHB-së, kur është sjell, trego cilsit e saj, sa nene i ka dhe tre nenet çka rregullojn dhe sa i her është amadamentuar?

U miratua nga Kuvendi Kushtetues " Constitutional Conventio " në Filadelfi më 17 shtator 1787. Kuvendi përbërë nga përfaqësuesit e zgjedhur në 12 dhe 13 shtetet e

pavarësuara të Amerikës Veriore. Ajo hyn në qershor të vitit 1788, pas ratifikimit nga 2/3 të njësive federale. Prej vitit 1791 kjo kushtetutë është me 26 amandamente, prej të cilave 24 janë në fuqi.

107. Cilat janë mënyrat e ndryshimit të kushtetutave? ·1 Ndryshimi me anë të referendumit

·2 Nga ana e kuvendit kushtetutëvënës ·3 Nga ana e organit të rregullt legjistlativ

108. Në sa periudha ndahet procesi zhvillimit kushtetues në botë? Procesi i zhviilimit kushtetues ndahet në tre periudha :

a) Nga fundi i shekullit XVIII dhe gjatë shekullit XIX b) Midis Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore

c) Pas Luftës së Dytë Botërore

109. Cka nënkuptojmë me kustetutshmëri Sipas kuptimit pozitivisto-juridik dhe sa forma kushtetutëshmërisë juridike kemi?

-Sipas kuptimit pozitivisto-juridik me kustetutshmëri nënkuptojmë pajtueshmërinë me kushtetutë të

akteve më të ulta nga ajo. D.t.th. kur i tërë rendi juridik mbështetet në hierarkinë e akteve të përgjithshme

juridike, ku bazën e hierarkisë së tyre e paraqet kushtetuta si ligj themelor. Sipas këtij kuptimi ekzistimi kushtetutës siguron kushtetutshmërinë.

Format e kushtetutshmërisë juridike janë: ·1 Formale

·2 Materiale

110. Cilët janë elementet kryesore të shtetit ligjor? Si elemente kryesore janë :

·1 Njohja e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe shtetasit ·2 Legjitimiteii i pushtetit

(14)

·4 Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria ·5 Gjykatat e pavarura

·6 E drejta e pronës private dhe veprimtarisë së lirë ekonomike. 111. Cilat janëmënyrat e ndarjes apo përcaktimit të mandateve? Egzistojnë dy sisteme të ndarjes së mandateve:

a) Sistemi i shumicës - mazhoritar b) Sistemi i perfaqësimit proporcional

112. Cilët janë elementet e nocionit të shtetit? ·1 populli,

·2 territori

·3 pushteti sovran.

113.Në sa mënyra realizohet sovraniteti? Sovraniteti zakonisht realizohet në dy mënyra :

·1 Nëpërmjet formave të të vendosurit të drejtëpërdrejtë të shtetasve dhe

·2 Nëpërmjet përfaqësimit politik të trupit zgjedhor në organet e caktuara shtetërore. 114.Cilët janë format e shefit të shtetit?

·1 Shefi individual i shtetit

·2 Shefi kolegjial ose kolektiv i shtetit 115.Cka pareqet Qeveria në RM?

Qeveria e Republikës së Kosovës është bartëse e pushtetit ekzekutiv.

Të drejtat dhe detyrat e veta Qeveria i ushtron në bazë dhe në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve.

Qeverinë e përbëjnë Kryetari dhe ministrat.Kryetari dhe ministrat nuk mund të jenë deputetë në Kryetari gëzon imunitet. Për imunitetin e tij vendos Kuvendi. Kryetari dhe ministrat nuk i nënshtrohen në forcat e armatosura.

Funksioni Kryetar i Qeverisë dhe ministër është i papajtueshëm me ushtrimin e të tjera funksioneve profesioneve publike. Organizimi dhe mënyra e punës së Qeverisë

rregullohet me ligj.

117.Në sistemet politike demokratike bashkëkohore si vlera juridike janë?

Rendi, qetësia, liria, drejtësia, dinjiteti i njeriut, e vërteta, siguria etj. 118. Cilat Kushtetuta më të rëndësishme ishin të periodes pas luftës së Dytë botërore?

Kushtetutat më të rëndësishme të kësaj periode janë : 1Kushtetuta e Italisë e vitit 1948

2Kushtetutu e Itulisë e vitit 1949 3Kushtetuta e Francës e vitit 1958 4Kushtetuta e Kinës e vitit 1982

5Kushtetuta e Federatës Ruse e vitit 1993 119. Cka nënkupton parimi i ligjshmërisë?

Ligjshmëria nënkupton qeverisjen e drejtësisë, garantimin e lirive dhe të drejtave të shtetasit, akteve individuale, normave të ligjit, etj. Ligjslimëria mbështetet në nënshtrimin e të drcjtës pozitive në fuqi, pra të ligjit. Instrumentet juridike për sigurimin e ligjshmërisë janë : ekzistimi i pushtetit të institucionalizuar, ekzistimi i gjykatave të pavarura dhe autoritative, etj.

(15)

shkëndijat e para?

Institucioni i lirive dhe të drejtave të njeriut paraqet institucionin më të rëndësishëm juridik, dhe paraqet bazën e së Drejtës Kushtetuese. Nga ky institucion vërehet sa sa është demokratike një shtet dhe një shoqëri dhe është institucion mjaft i ri në

doktrinën e së drejtës.

Shkëndijat e para të proklamimit dhe garantimit të disa të drejtave të shtetasve i hasim në Kartën e Madhe të Lirive të shpallur në vitin 1215 nga mbreti i Anglisë John Lackland, dhe në disa ligje që nxirren në Norvegji, Çeki, Poloni,etj.

121. E drejta e zgjedhjeve nënkupton disa të drejta dhe ate :

0Të drejtën e shtetasve të zgjedhin përfaqësuesit e vet që njihet si " e drejtë aktive".

1Të drejtën e shtetasit që të zgjedhen për përfaqësues që njihet si e drejtë pasive".

2Të drejtën e shtetasit që të kandidohet për përfaqësues.

3Të drejtën e shtetasit që të vendosin përqështje të rëndësishme përmes referendumit.

122. Si bënë ndarjen Filozofi freng Monteskie të sistemeve politike? 0republikë,

1monarki 2despoti.

123. Cilat janë Atributet e pushtetit shtetëror? 1pavarësia,

2kontinuiteti 3pandashmëria.

124. Ekzistojnë disa lloje të procedurës gjyqësore ? 1Penale

2Kontestimore 3Jashtëkontestimore 4Përmbarimit

125. Kush e ushtrojnë Pushtetin gjyqësor në RM?.

Pushtetin gjyqësor në RM e ushtrojnë gjykatat Gjykatat janë të mëvetësishme dhe të pavarura. Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës e të ligjeve dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën.

Janë të ndaluara gjykatat e jashtëzakonshme. Llojet, kompetencat, themelimi, suprimimi, organizimi dhe përbërja e gjykatave, si dhe procedura para

tyre, rregullohen me ligj, i cili nxirret me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

126. Gjyqtarit i ndërpritet funksioni i gjyqtarit: 0nëse atë e kërkon vetë;

1nëse e humb përgjithmonë aftësinë për ushtrimin e funksionit të gjyqtarit, të cilën e vërteton Këshilli Gjyqësor i Republikës së Kosovës;

2nëse i plotëson kushtet për pension të pleqërisë;

3nëse është dënuar me vendim të plotëfuqishëm gjyqësor për vepër penale me dënim të pakusht me burg prej së paku 6 muaj dhe

4nëse është zgjedhur ose emëruar në funksion tjetër publik, përveçse kur funksioni i gjyqtarit pushon nën kushtet e caktuara me ligj.

(16)

5Gjyqtari shkarkohet:

6për shkak të shkeljes së rëndë disiplinore që e bën të padenjë për ushtrimin e funksionit të gjyqtarit të paraparë me ligj dhe

7për shkak të ushtrimit jo profesional dhe jo të ndërgjegjshëm të funksionit të gjyqtarit nën kushtet e caktuara me ligj.

127. Çka nënkuptojm me burimet STANDARDE?

Janë aktet e përgjithshme juridike me karakter të ndryshmë të cilët I hasim në çdo vend si psh.aktet kushtetuese, aktet ligjore, rregulloret e pyunës të organeve përfaqësuese, dekretligjet etj.

128.Cka paraqesin Kushtetutat realo-programatike?

Paraqesin realitetin egzistues dhe njëkohësisht përcaktojnë kahjen e zhvillimit të mëtejmë

129. Cilët janë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe shtetasit dhe me cka mbrohen ato?

1Liritë dhe të drejtat personale 2Liritë dhe të drejtat politike 3Të drejtat sociale dhe ekonomike

Ato mbrohen me kushtetute së pari nga kushtetutat e brendshme pastaj Karta e OKB gjithashtu Komisioni Evropian për të Drejtat e Njeriut, Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut

130. Në historikun e së drejtës së zgjedhjeve janë paraqitur dy forma të votimit dhe ate?

1Votimi i hapët publik 2Votimi i fshehtë

131. Numëro teori të ndryshme mbi shtetin? 1Teoritë biologjike organistike

2Teoritë idealiste-objektive 3Teoritë e dhunës

4Teoritë funksionaliste 5Teoritë Marksiste

Figure

Updating...

References