• No results found

P.ekonomi

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "P.ekonomi"

Copied!
25
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

1. ROLI, POZITA DHE RËNDËSIA E EKONOMISË SË APLIKUSHME NË SHKENCËN EKONOMIKO -JURIDIKE

Kryerja e aktivitetit ekonomik në masë të konsiderueshme varet nga siguria juridike, pra pushteti publik-shteti është i obliguar të siguroje kushte për funksionimin e prodhimit. Sigurimi i tempit të zhvillimit ekonomik, mundësia e shkollimit dhe standardi jetësor i popullsisë nuk varen vetëm nga niveli i efikasitetit të prodhimit, por edhe nga politika e shpërndarjes së të ardhurës. Stabiliteti i çmimeve dhe fuqia blerëse e parasë nuk varen nga politika monetare, por edhe nga normat juridike me të cilat garantohet dhe sigurohet konkurrenca efektive.

Disa autorë, ekonominë e aplikueshme që e zbaton shteti, e definojnë si “aspekti ekonomik i politikës shtetërore në kuptim të gjerë”, kurse interaksioni i gjithanshëm i faktorëve ekonomik, politik dhe shoqëror në jetën publike është shkak i paraqitjes së përgjithshme të kërkesës për menaxhim efikas dhe adekuat të ekonomisë nga ana e shtetit.

Funksionimi i sistemit ekonomik, juridik dhe politik është i kushtëzuar nga roli, funksioni dhe ndërhyrja e shtetit, dhe anasjelltas. Ndërhyrja e shtetit në jetën e ekonomisë është e rregulluar me norma ligjore. Shteti aprovon masa dhe instrumente të ndryshme me anë të të cilave e rregullon funksionimin e jetës ekonomike.

Aplikimi – zbatimi i normave juridike me të cilat rregullohet funksionimi i sistemit ekonomik paraqet aktivitet të pushtetit publik me interes të veçantë.

Ekonomia e aplikueshme është shkencë praktike. Detyrë speciale e ekonomisë së aplikueshme është të tregoj për gjendjen faktike në fushën e ekonomisë, pastaj aspektet kritike të saj, dhe së fundi u propozon organeve të legjislacionit dhe administratës masa adekuate për degët e ekonomisë.

Ekonomia e aplikueshme është shkencë e cila miret me realitetin ekonomik të ekonomisë kombëtare. Studion ligjshmëritë e zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi.

Ekonomia e aplikueshme është disiplinë e pastër kombëtare, i përshkruan, normon dhe propozon zgjidhje problemeve ekonomike brenda ekonomisë kombëtare. Ekonomia e aplikueshme është disiplinë speciale ekonomike, njëkohësisht edhe komperative, krahason ekonominë e vendit me ekonominë e shteteve tjera.

- Të gjithëve na intereson të dimë çfarë është gjendja dhe çka po ndodh në ekonominë tonë kombëtare, por gjithsesi edhe në ekonominë botërore, dhe çka mund të presim në periudhën e ardhshme.

- Të gjithë presim me padurim lajme të mira nga jeta ekonomike, shtrohet pyetja cilat janë lajme të mira dhe të këqija:

LAJMET E MIRA (premtuese) a) Shtimi i produktivitetit të punës; b) Shtimi i të ardhurës reale për banor; c) Shtimi i punësimit;

d) Shtimi i eksportit të produkteve industriale;

e) Përmirësimi i pozitës së ekonomisë kombëtare në tregtinë botërore. LAJME TË KQIJA (shqetësuese)

a) Rënia e të ardhurës;

b) Shtimi i ngarkesës kreditore në raport me të ardhurën; c) Shtimi i punës jashtë orarit;

d) Shtimi-rritja e papunësisë, në vend të punësimit të plotë; e) Rënia e standardit të popullsisë.

Problemet më kruciale ekonomike që e mundojnë shoqërinë bashkëkohore konsiderohen: - Inflacioni,

- Papunësia,

- Shpenzimet për armatim, - Deficiti buxhetor,

- Varfëria dhe pabarazia,

(2)

Ekonomia e aplikueshme është shkencë e cila studion rolin e shtetit në zhvillimin ekonomik brenda çdo ekonomie kombëtare duke i kushtuar kujdes të njëjtë prodhimit, shpërndarjes, këmbimit dhe konsumit. Po ashtu, studion masat dhe instrumentet që i ndërmerr dhe aplikon shteti në realizimin e rolit të tij në fushën e ekonomisë.

Paraqitja e doktrinave ekonomike që pasqyrojnë rolin e shtetit dhe ndërhyrjen e shtetit në ekonomi në kuptimin modern është e lidhur me:

a) Paraqitjen e kapitalizmit,

b) Shkencës ekonomike moderne, dhe c) Diferencave ideologjike në politikë.

(sistemin ekonomiko-social e shprehin në kuptim të serive të gjërave që e karakterizojnë: a) Prona,

b) Përpunimi dhe shfrytëzimi i informatave, c) Procesi i marrjes së vendimeve, dhe d) Rregullat e sjelljes)

I. Teoria e re e sistemit ekonomiko-social

Kjo teori është e lidhur me paraqitjen dhe ndikimin e “tri revolucioneve” teknologjiko-shkencore: - Revolucionit automatiko – kibernetik,

- Revolucionit ushtarako – teknologjik, dhe - Revolucionit social.

II. Teoria e kapitalizmit kolektiv

Kjo teori thekson se janë ndryshuar kushtet dhe rrethanat themelore të marrëdhënieve pronësore. Kjo teori është e lidhur me emrin e autorëve Gordon Minz dhe Adolf Berles, të cilët në shpjegimet e tyre nisen nga tri konstatime:

- Nga diferencimi apo disperzimi i “pronës aksionare”, - Nga “ndarja” shkëputja e pronës nga kontrolla,

- Nga “shpërndarja” e aksioneve në mes të numrit të madh të aksionarëve. III. Teoria e konvergjimit të kapitalizmit bashkëkohor dhe socializmit

Vetit e kësaj janë:

- Nënvizon ngjashmëritë e ngritura të dyja sistemeve respektivisht vijat e përbashkëta, - Kapitalizmi po fiton gjithnjë e më shumë veti të socializmit, ndërsa socializmi po fiton

gjithnjë e më shumë veti të kapitalizmit bashkëkohor,

- Zhvillimi dhe aplikimi i shkencës, teknikës dhe teknologjisë po sjell deri te konvergjimi i kapitalizmit dhe socializmit. Po krijohet një shoqëri e re e ashtuquajtur shoqëria e “Tipit të përzier”.

Autorët në shpjegimin e kësaj teorie kanë për bazë dy aspekte kryesore: a) Tekniko-teknologjike, dhe

(3)

2. TIPET - MODELET E SISTEMEVE EKONOMIKE Modelet e sistemeve ekonomike më karakteristike sot konsiderohen:

1. Modeli Amerikan; 2. Modeli Gjerman; 3. Modeli Japonez; 4. Modeli Suedez

5. Modelet e sistemeve administrativo – komandues, 6. Modeli i ish shteteve socialiste, modeli Kinez dhe Rus 1. Modeli Amerikan – karakterizohet:

- Me aktivitet ndërmarrës të përmbajtur, - Nuk e shtron çështjen e barazisë sociale,

- Është i bazuar në produktivitet të lartë dhe i orientuar në arritjen e suksesit personal. 2. Modeli Gjerman:

- Konsiderohet model i ekonomisë sociale të tregut,

- Shteti aktivisht ndikon në çmimet, doganat dhe normat teknike të produkteve,

- Modeli funksionon me sintagmën: mirëqenie për të gjithë, mirëqenie nëpërmjet garës konkurruese në treg.

3. Modeli Japonez karakterizohet:

- Me temp të ngadalshëm të shtimit të standardit jetësor të popullsisë,

- Si rezultat i karakteristikës së parë çmimet kushtuese të produkteve janë më të ulta, - Përparësi i jepet interesit shtetëror ndaj atij individual.

4. Modeli Suedez karakterizohet:

- Me komponent të fuqishme sociale,

- I orientuar në zvogëlimin e përmbajtur të dallimeve sociale, - Prodhimi bartet në nivel të firmave private,

(4)

III.1.

Bartësit e ekonomisë së aplikueshme i klasifikojmë në tri grupe kryesore: a) Organet shtetërore, organet publiko – juridike, organizatat politike; b) Organizatat Ndërkombëtare;

c) Trupat operative (firmat) – ndërmarrjet.

III.1.1. Organet shtetërore bartëse të ekonomisë së aplikueshme

Ekonomia e Aplikueshme paraqet përpjekjen e bartësve të saj që me mjete të caktuara të arrij qëllimet e caktuara në një rreth të caktuar. Në emër të shtetit udhëheqin organet shtetërore, të cilat aprovojnë dispozita të ndryshme ligjore dhe sigurojnë aplikimin e tyre. Numri i këtyre organeve është i madh, i paraparë me kushtetut, ligje dhe akte tjera.

Këto dokumente përcaktojnë: numrin, llojin, përbërjen, kompetencat, raportet reciproke dhe mënyrën e punës.

Organet shtetërore në qdo shtet më pak apo më shumë janë bartëse të ekonomisë së aplikueshme. Struktura e organeve në Kosovë që kujdesen për hartimin dhe aplikimin e normave juridike në fushën ekonomike janë:

a) Kuvendi organi më i lartë ligjvënës,

b) Qeveria si organi ekzekutiv i kuvendit, dhe

c) Ministrit dhe organet tjera administrative në kuadër të Qeverisë.

III.1.1.1. Organet Publiko – Juridike

Organet publiko – juridike që kryejnë funksione publike në fushën e ekonomisë janë: 3. KOMPONENTËT E EKONOMISË SË APLIKUESHME 1. Rrethi-ambienti Fizik 2. Rrethi-ambienti Ekonomiko-shoqëror 1. Instrumentet në Analizat Ekonomike; 2. Instrumentet në Teorinë Ekonomike 1. Organet shtetrore, org. publiko-juridike, dhe org. politike; 2. Organizatat Ndërkombëtare; 3. Firmat-ndërmarrjet 1. Materialo-prodhuese; 2. Ekonomiko-sociale; 3. Politiko-sociale Qëllimet e Ekonomisë së Aplikueshme Bartësit e Ekonomisë së Aplikueshme Instrumentet e Ekonomisë së Aplikueshme Rrethi-ambienti i Ekonomisë së Aplikueshme Bartësit e Ekonomisë së Aplikueshme

(5)

a) Odat ekonomike, dhe b) Bursat

ODAT EKONOMIKE – janë institucion i karakterit publiko – juridik, harmonizojnë interesat e anëtarëve të saj me ato të shoqërisë. Lajmërohen si bartëse direkte të ekonomisë së aplikueshme. Formohen me qëllim të mbrojtjes dhe përparimit të ekonomisë dhe pjesëve të saj.

Dallojmë dy lloje të odave ekonomike:

1. Odat ekonomike evropiane – kontinentale – të cilat kanë karakter juridiko – publik

formohen me ligj dhe anëtarësimi është i obligueshëm.

2. Odat ekonomike anglo – saksone – janë të karakterit juridiko – privat dhe anëtarësimi

është i vullnetshëm.

BURSAT – janë tregje të përhershme në të cilat veprojnë rregulla dhe uzansa të veçanta. Bursat ndahen në:

1. Valuto-devizore (bëhet shitblerja e parave të huaja), 2. Bursat Efektive (shitblerja e letrave me vlerë),

3. Bursa e mallrave-produkteve (në to bëhet shitblerja e mallrave të ndryshëm apo të veçantë),

4. Bursat e shërbimeve (shitblerja e shërbimeve të ndryshëm).

Punët në bursa lidhen:

a) Promte (të menjëhershme), dhe b) Me termin.

Themelimi i bursave bëhet me dispozita ligjore.

3.1.1.2 Organet politike

Partitë që janë në pushtet, nëpërmjet parlamentit dhe ministrive angazhohen në realizimin e programit të tyre ekonomik.

Sindikata është formë më masovike e organizimit të punëtorëve. Karakteri dhe veprimtaria e kësaj organizate në kohë dhe hapësirë është ndryshuar.

Në jetën politike dhe ekonomike paraqiten akter dhe grupe të ndryshme që ndikojnë në krijimin dhe formulimin e ekonomisë së aplikueshme duke ushtruar presione të ndryshme në organet shtetërore, të tilla janë: “grupet e presioneve”, shoqatat e kapitalistëve, etj.

(6)

Këto organizata klasifikohen në:

a) Organizatat ndërkombëtare në kuadër të OKB-së b) Organizatat ndërkombëtare jashtë përbërjes së OKB-së c) Organizatat ndërkombëtare të shteteve në zhvillim 3.1.2.A. Organizatat ndërkombëtare në kuadër të OKB-së

- Këshilli ekonomiko-social – është organ i OKB-së, angazhohet të ndihmojë në krijimin e kushteve për një mirëqenie dhe stabilitet më të madh. Këshilli studion dhe jep

rekomandime për çështje ndërkombëtare nga lëmi i kulturës, arsimit, shëndetësisë dhe çështjeve ekonomiko-sociale.

- Banka Ndërkombëtare për zhvillim dhe rindërtim (IBRD) – është krijuar në vitin 1944 në

Uashington, përkrah projekte për rindërtim dhe zhvillim ekonomik. Banka është formuar për dy qëllime:

a) Për rindërtimin e vendeve të shkatërruara nga lufta, dhe

b) Jep investime në zhvillimin më të shpejt ekonomik të shteteve të pazhvilluara të botës.

Kreditë iu jepen shteteve dhe ndërmarrjeve me garancione shtetërore. Mjetet e bankës formohen nga deponimet e shteteve anëtare. Deponimi është i caktuar në formë të kuotës. Banka punon me principin e shoqërisë aksionare, ka statusin e vet, ndërsa organet e bankës janë: Këshilli i guvernatorëve ku çdo shtet dërgon nga dy anëtar, zakonisht guvernatorët e Bankës qendrore dhe zëvendësi i tij. Këshilli ekzekutiv, ka s’paku 12 anëtar, nga të cilët 5 i emërojnë shtetet anëtare me deponim më të madh.

- Fondi Monetar (IMF) – është institucion i specializuar i OKB-së, fushë veprimi i tij është:

çështjet monetare dhe financiare me interes të përbashkët për vendet anëtare, është formuar në vitin 1944, selin e ka në Uashington. Mjetet i siguron nga kontributi i vendeve anëtare. Organi më i lartë është këshilli i guvernatorëve, çdo shtet jep nga dy anëtar sipas rregullit këta janë ministrat e financave ose guvernatorët e bankës qendrore apo zëvendësit e tyre. Detyrat e Fondit janë:

a) Stabilizimi i valutës nacionale,

b) Heqja e kufizimeve devizore në pagesat ndërkombëtare, dhe c) Krijimi i marrëdhënieve në mes valutave të disa shteteve.

- Organizatat Ndërkombëtare e Punës (ILO) – është formuar pas luftës së Parë botërore në

kuadër të lidhjes së popujve. Pas luftës së dytë botërore e ka fituar statusin e institucionit të OKB-së. Selinë a ka në Gjenevë. Qëllimi i saj është që me marrëveshje ndërkombëtare të siguroj kushte më të mira të punës dhe pozitë më të mirë të punëtorëve. Anëtarë të ILO-s janë shtetet të cilat e pranojnë statutin e saj. Organi më i lartë është konferenca e përgjithshme. Në mbledhjet e përkohshme çdo shtet dërgon nga 4 delegat (dy përfaqësues të qeverisë , një i

punëdhënësve dhe një i punëmarrësve).

Konferenca bjen rekomandime mbi: a) Bashkimin e lirë në sindikata,

b) Kohëzgjatjen e punës dhe caktimin e mëditjeve minimale,

c) Mbrojtja e grave në punë dhe pengimin e punës së fëmijëve të mitur, d) E drejta në pushim dhe mbrojtje shëndetësore.

ILO ka këshillin ekzekutiv dhe organin administrativ profesional Byron Ndërkombëtare të Punës.

(7)

- Organizata për zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (OECD) – përfshin 24 shtete anëtare më

të zhvilluara perëndimore dhe paraqet një lloj të përpjekjes për integrim ekonomik.

Forcat triumfuese BRSS, SHBA, B. e Madhe dhe Franca janë takuar në Moskë më 1947, për rindërtimin e Evropës së shkatërruar, mirëpo marrëveshja nuk u arrit. Atëherë SHBA dalin me një program për rindërtimin e Evropës i njohur me Planin Marshall. Në vitin 1947 Franca dhe B. e Madhe i thirrin të gjitha shtetet evropiane në një konferencë, ku kanë marrë pjesë vetëm 16 shtete perëndimore. Në këtë konferencë u formua komiteti për Bashkëpunim Ekonomik Evropian dhe ai i veçantë për ushqim dhe bujqësi, energjetik, transport dhe fuqi punëtore. SHBA aprovojnë Ligjin për bashkëpunim ekonomik, me këtë ligj është paraparë ndihma prej 12 milion dollarëve me afat kthimi prej 3 vjet.

Ndihma kishte për qëllim:

a) Pengimin e ndikimit politik të BRSS,

b) Forcimin në këtë drejtim të aleatve të saj, dhe c) Krijimin e partnerëve ekonomik gjegjës.

- Bashkësia Ekonomike Evropiane (UE) – formohet me marrëveshjen e Romës të vitit 1957

dhe atë si “Unioni i përbashkët ekonomik, paqësor dhe politik” i gjashtë shteteve të zhvilluara kapitaliste të Evropës perëndimore: Gjermanisë, Francës, Italisë dhe shteteve të Beneluks-it.

Qëllimet e themelimit janë:

- Të vendosur që me aksione të përbashkëta të sigurojnë përparim ekonomik dhe shoqëror të vendeve të tyre.

- Me shpresë se evitimi i pengesave ekzistuese do të krijojë mundësi për ekspazion më të madh ekonomik, barazi në tregti dhe lojalitet në konkurenc.

- Të interesuar që të forcojnë unitetin e ekonomive të tyre dhe të sigurojnë zhvillim ekonomik.

- Nga dëshira që me politik ekonomike të përbashkët të kontribuojnë në heqjen graduale të kufizimeve në qarkullimin ndërkombëtar.

- Me qëllim që të vërtetoj solidaritetin që e lidh Evropën me shtetet tej oqeanike dhe me dëshirë që të kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e këtyre shteteve, në pajtim me parimet dhe principet e përmbajtura në rezolutën e OKB-së.

- Të vendosur që të kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe lirisë.

3.1.2.B. Organizatat ndërkombëtare ekonomike në vendet në zhvillim 1. Shoqata e Amerikës Qendrore e Tregtisë së lirë (CAFTA) 1960, 2. Shoqata Latino-Amerikane e Tregtisë së Lirë (LAFTA) 1961, 3. Shoqata e Karaibeve të Tregtisë së Lirë (CARIFTA) 1967, 4. Organizata e përbashkët Afro-Malgashe (OCAM) 1965, 5. Unioni Doganor dhe Ekonomik i Afrikës Qendrore 1965, 6. Bashkësia Ekonomike e Afrikës Lindore 1966,

7. Në vitin 1967 në Afrikë u themeluan edhe tri organizata rajonale me karakter ekonomik: a) Tregu i përbashkët i Afrikës Lindore,

b) Unioni Doganor i Afrikës perëndimore, dhe c) Tregu i përbashkët Arab i lindjes së afërme.

8. Në Azi më të njohura janë dy organizata ekonomike ndërkombëtare rajonale:

a) Kooperimi regjional për zhvillim i themeluar më 1964 (Pakistani, Irani dhe Turqia), dhe b) Shoqata e vendeve të Azisë Jug-Lindore, e themeluar më 1966.

9. Organizata e vendeve Arabe prodhuese të Naftës OPEC-u, e themeluar më 1969 (Iraku, Arabia Saudite, Xhamairia Arabe e Libisë dhe Kuvajti).

(8)

Ndërmarrja paraqet subjekt të pavarur ekonomik dhe person juridik, e cila prodhon të mira materiale ose kryen shërbime të caktuara për nevojat e tregut. Ajo kryen veprimtari të caktuar ekonomike dhe paraqet tërësi ekonomike, teknike dhe shoqërore dhe ofron shërbime të ndryshme në suaza dhe parime të sistemit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Ndërmarrja është subjekt juridik i së drejtës që ushtron veprimtari ekonomike me qëllim të realizimit të fitimeve.

Format e Ndërmarrjeve

Në shtetet me sistem centralist dominojnë ndërmarrjet me pronësi shoqërore, të cilat menaxhohen në mënyrë administrative dhe udhëhiqen nga organet përkatëse shtetërore.

Në ekonominë e tranzicionit, marrë globalisht, format më të rëndësishme organizative të ndërmarrjeve janë:

- Ndërmarrjet në pronësi publike, me të cilat menaxhon shteti dhe janë në pronësi të shtetit, të cilat kryejnë veprimtari dhe shërbime publike.

- Ndërmarrje private, të gjitha ato që janë në pronësi private dhe që kryejnë veprimtari të ndryshme ekonomike dhe shërbime.

- Ndërmarrje të përziera, të cilat në forma të ndryshme bashkohen me qëllim të ngritjes së efikasitetit në afarizëm dhe të fitimeve më të mëdha.

Sot në rrethana bashkëkohore në të gjitha ekonomitë në të cilat funksionon ekonomia e tregut, kemi forma tjera të ndërmarrjeve. Ndër më të zakonshmet janë:

a) Ndërmarrjet e pavarura individuale – i formojnë personat fizikë, të cilët edhe janë pronar të firmës. Këto zakonisht janë ndërmarrje të vogla dhe themelohen në lëmenj shërbyes, e shumë pak në lëmenj prodhues. Karakteristik kryesore është se pronari i firmës njëherit është edhe menaxher i firmës, të punësuarit zakonisht janë anëtarët e familjes, që nuk do të thotë se nuk punësohen edhe punëtor nga jashtë, pronari drejtpërdrejt merr vendime afariste dhe komunikon me punëtorët, pronari bën vetëfinancimin e firmës pasi që bankat pak e përkrahin afarizmin e tyre, pronari disponon me tërë fitimin dhe përgjigjet për obligimet ndaj shtetit etj.

b) Shoqëria me përgjegjësi të pakufizuar (solidare) – bëhet me marrëveshje mes anëtarëve të saj dhe të gjithë anëtarët përgjigjen për obligimet me tërë pronën që posedojnë. Të gjithë anëtarët janë të barabartë ndaj të drejtave dhe detyrimeve.

c) Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar – themelohet në bazë të marrëveshjes së anëtarëve të shoqërisë, të cilët bashkojnë punën dhe mjetet me qëllim të formimit të një ndërmarrje të përbashkët për të kryer veprimtari të caktuar me përgjegjësi të kufizuar. Me rastin e participimit në kapitalin themelues, shumat e investitorëve nuk është e thënë të jenë të barabarta, pra secili prej tyre merr pjesë me shumë të caktuar, sipas interesit që e shpreh për këtë shoqëri. Përgjegjësit e anëtarëve ndaj obligimeve janë të kufizuara, varësisht nga vlera e avancuar e mjeteve financiare. Në ndarjen e fitimit anëtarët e shoqërisë marrin pjesë në mënyrë proporcionale me kapitalin e avancuar. Po ashtu, edhe me rastin e likuidimit të shoqërisë, pjesëmarrja e investitorëve në kompensim të pasurisë do të jetë në proporcion me kapitalin e avancuar.

d) Shoqëritë aksionare (SHA) – paraqesin formën më organizative të ndërmarrjeve të mëdha, që formohen me bashkimin e shumë kapitaleve individuale në një kapital të përbashkët që quhet kapital aksionar, i cili krijohet ma participimin e avancimeve që i jep aksionari me blerjen e numrit të caktuar të aksioneve. Me këtë rast aksionarëve u jepen letrat me vlerë që quhen aksione (fletëaksione), me të cilat caktohet vlera nominale e aksionit dhe e drejta në pjesëmarrje të fitimit. Madhësia e kapitalit aksionar varet nga themeluesi dhe vlera e aksioneve. Ndërsa, shumën më të ulët të nevojshme për themelimin e shoqërisë aksionare e përcakton qeveria apo organi i autorizuar prej saj. Aksionarët pjesën e fitimit mund ta marrin në dy forma:

- Përmes Dividentës, që do të thotë se poseduesit e aksioneve për çdo aksion që posedojnë marrin një shumë të caktuar nga ndërmarrja ku i kanë aksionet, dhe

- Përmes riinvestimit, që d.m.th. se shoqëria aksionare mund të mos ua shpërndaj fitimin aksionarëve, por atë pjesë ta investojë në fondet kryesore që në të ardhmen do t’u shtohen fitimet e mbajtësve të aksioneve.

(9)

e) Shoqëria komanditore – paraqet formën e ndërmarrjeve të përziera dhe përbëhen prej dy lloj aksionarësh: të brendshëm dhe të jashtëm. Aksionarët e brendshëm udhëheqin dhe përgjigjen për detyrimet e kompanisë me tërë pasurinë e tyre. Ndërsa pjesa e jashtme e aksionarëve nuk merr pjesë drejtpërdrejt në udhëheqje dhe afarizëm, ndonëse mund të japin sugjerime dhe nuk përgjigjen për obligimet e ndërmarrjes, por gëzojnë pjesëmarrjen në fitimin e ndërmarrjes, proporcionalisht me pjesën e tyre.

Pos formave të sipër cekura të bashkimit të ndërmarrjeve në fazën monopolistike të kapitalizmit paraqiten edhe forma më të larta të organizimit të ndërmarrjeve, e më kryesore janë:

1. Kartelet, 2. Trustet, 3. Koncernet, 4. Korporatat, 5. Holdingu etj.

1. KARTELET – paraqesin formën më të hershme dhe më të thjeshtë të bashkimit të ndërmarrjeve kapitaliste në shoqëritë aksionare. Në kartele bashkohen dy e më shumë ndërmarrje me qëllim të realizimit të qëllimeve të tyre afariste në fusha të caktuara dhe duke kryer aksione të përbashkëta të arrin rritje të profitit. Ekstra profiti i arritur nuk ndahet në ndërmarrjet anëtare të kartelit, por atë e mbajnë për vete ndërmarrjet të cilat edhe e fitojnë. Organizata të ndryshme që hynë në kartel bëjnë marrëveshje të ndryshme për të ardhur deri te përfitimet më të mëdha financiare, që më kryesore janë:

- Karteli për kufizimin e çmimeve, - Karteli në kufizimin e prodhimit, - Kartele për ndarjen e tregjeve,

- Karteli për shfrytëzimin e patentave dhe të licencave.

2. TRUSTET – paraqesin bashkimin e disa ndërmarrjeve të së njëjtës degë në një ndërmarrje të përbashkët me qëllim të vënies së monopolit në treg. Ai udhëheq politik të përbashkët afariste dhe në interes të të gjitha ndërmarrjeve të bashkuara në trust. Për dallim nga karteli, ku pjesëmarrja e ndërmarrjeve në fitim bëhej proporcionalisht nga avancimi i kapitalit, këtu fitimi ose ekzekutimi i ndërmarrjeve më rentabile derdhen në fondin e akumulimit të tërë trustit.

3. KONCERNET – paraqesin formën më të lartë të bashkimit të ndërmarrjeve në ekonominë e tregut, përkatësisht në kapitalizëm. Me rastin e bashkimit këtu ndërmarrjet plotësisht e humbin pavarësinë e tyre juridike. Në koncerne bashkohen ndërmarrje të degëve të ndryshme.

4. KORPORATAT – Statusin e korporatave e gëzonin ato ndërmarrje të cilat në kuadër të disa lëmenjve ekonomik organizonin veprimtari ekonomike që kishin karakter të ndërmarrjeve shtetërore, çka d.m.th. se udhëheqeshin nga organet shtetërore. Kishin karakter publik.

5. HOLDINGU – paraqet shoqëri e cila në aktivën e vet ka vetëm aksione të shoqërive të tjera. Shoqëria Holding mund të udhëheq dhe të kontrolloj aktivitetet në fushën e prodhimit dhe në sektorin komercial të shoqërive të cilat janë në kuadër të saj.

(10)

III.1.4. Sistemi bankar

Sistemi financiar paraqet një nënsistem shumë të rëndësishëm të sistemit të përgjithshëm ekonomik. Ndërkaq, sistemi bankar paraqet pjesë të sistemit financiar, kurse bankat janë instrument më të rëndësishëm të këtij sistemi. Sistemi bankar kryen një sërë shërbimesh si të sektorit ekonomik dhe jo ekonomik ashtu edhe të popullsisë duke bërë sistemin e pagesave.

Bankat janë organizata ekonomike të cilat merren me: a) Pranimin dhe ruajtjen e parave të gatshme, b) Huazimin e parave,

c) Me ndërmjetësimin në qarkullimin e pagesave, dhe d) Marrjen dhe dhënin e kredive për klient të tyre.

Në çdo shtet ekziston një sistem bankar, që marrë globalisht, përbëhet prej dy niveleve: a) Niveli i parë – në të cilin bën pjesë vetëm Banka Qendrore apo Banka e Emisionit,

b) Niveli i dytë – ku përfshihen të gjitha llojet e bankave dhe institucioneve të tjera financiare.

Banka Qendrore (Emetuese)

Në krye të sistemit bankar të çdo vendi qëndron Banka Qendrore, dhe është i vetmi institucion financiar dhe zen vendin kryesor në sistemin financiar të vendit përkatës. Në çdo shtet ekziston vetëm një bankë unike qendrore apo emetuese, kjo bankë është nën kontrollin e plotë të shtetit.

Banka qendrore në kuadër të sistemit financiar dhe sistemit bankar kryen funksione të rëndësishme, ndër më kryesore konsiderohen:

1. E drejta për të emetuar para në trajtë valute zyrtare shtetërore në monedha dhe kartëmonedha, 2. Siguron likuiditetin e sistemit bankar, si atë kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar,

3. Mbikëqyr punën e bankave komerciale, 4. Bën licencimin e bankave komerciale,

5. Ruajtjen dhe depozitimin e metaleve fisnike, si dhe paraqitet në rolin e arkës shtetërore. Bankën qendrore e drejton guvernatori.

Bankat e nivelit të dytë

Parashihen me dispozita ligjore dhe i nënshtrohen bankës qendrore. Mund të jenë private dhe shtetërore. Formohen me lejen e bankës qendrore. Për të themeluar këto lloje të bankave, themeluesi duhet të sigurojë kapitalin themeltar, lartësinë e së cilës e cakton Banka Qendrore.

Bankat mund t’i dallojmë edhe nga aspekti i territorit ku veprojnë, ku dallojmë: Banka Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Të parat veprimtarin e kryejnë brenda territorit të vendit dhe iu shërbejnë nevojave kombëtare të vendit. Ndërsa ato ndërkombëtare, veprimin e tyre e zhvillojnë në shumë shtete, formohen me bashkimin e kapitalit të disa shteteve.

(11)

III.2.

Me qëllimet në ekonominë e aplikueshme nënkuptojmë një gjendje të ardhshme e cila dëshirohet të arrihet, e cila ndryshon nga e tanishmja, dhe e cila nuk realizohet vetvetiu nga proceset e ndryshme që ngjajnë, por, arrihet me aksion të dobishëm dhe të përshtatshëm të të gjithë subjekteve vendimmarrëse.

Qëllimet lidhin të tashmen dhe të ardhmen, mbajnë në vete shumë dimensione, mirëpo, gjatë seleksionimit dhe caktimit të tyre posaçërisht duhet pas parasysh këto dimensione:

1. Dimensionin noramtivo - vleror. Ky dimension shpesh është i tejtheksuar, sepse buron nga dëshira autonome e të tjerëve, d.m.th. në momentin e marrjes së vendimeve duhet të respektohen edhe dëshira e pjesëmarrësve të tjerë në proceset ekonomike dhe shoqërore.

2. Dimensioni prognozues – njohës. Sipas këtij dimensioni pjesëmarrësit të cilët i caktojnë dhe i definojnë qëllimet ekonomike dhe shoqërore duhet të kenë aftësi të njohjes të realitetit ekzistues të ekonomisë kombëtare, në mënyrë që ti prognozojnë – parashikojnë sa më saktë lëvizjet dhe trendet e zhvillimeve ekonomike dhe sociale.

3. Dimensioni politiko – aksionar. Këtu kemi të bëjmë me aktivitetin politik dhe akcional që ndërmarrin hartuesit dhe zbatuesit e qëllimeve ekonomiko – sociale. Duhet patjetër të zhvillohet një aktivitet i ngjeshur në programin e qëllimeve, me qëllim që të informohen qytetarët dhe t’i pranojnë qëllimet e propozuara.

Uniteti i qëllimeve arrihet me krijimin e një rendi të caktuar, ku qëllimet e ulëta dhe të vogla i nënshtrohen (subordinohen) qëllimeve të larta.

Shumë autorë i klasifikojnë qëllimet e ekonomisë së aplikueshme në disa grupe:

1. Qëllimet Materialo – prodhuese – të cilat kanë të bëjnë me anën ekonomike të jetës dhe janë pjesë e riprodhimit shoqëror, grupohen në tri nëngrupe:

a) Qëllimet që i përkasin procesit të punës, b) Qëllimet e fazës së veçantë të prodhimit, dhe c) Qëllimet e rezultatit të prodhimit.

Këto qëllime kanë këto karakteristika:

- Jepen për tërë territorin e vendit, por mund të jepen edhe për regjione të caktuara,

- I përkasin forcave prodhuese të shoqërisë,

- Janë të kuantifikueshm – të matshme.

2. Qëllimet Ekonomiko – Sociale: karakteristikat e tyre janë:

- Vështir identifikohen,

- I përkasin marrëdhënieve në prodhim dhe strukturës ekonomike të shoqërisë,

- Të gjitha nuk mund të shprehen,

- Vështirë kuantifikohen – maten, dhe vështirë përcaktohet realizimi i tyre,

- Shprehin interesin e klasave shoqërore apo shtresës së caktuar të shoqërisë,

- Zbatohen në dy situata të ndryshme dhe atë:

a) Pas rënies së sistemit të vjetër ekonomiko – social, dhe

b) Gjatë krijimit të një sistemi të ri, respektivisht marrëdhënieve të reja.

3. Qëllimet Politiko – sociale: mund të klasifikohen:

- Qëllimet e kushteve të përgjithshme të jetesës dhe të punës, - Qëllimet e zhvillimit të disa veprimtarive jo ekonomike, - Qëllimet më të përgjithshme.

Qëllimet e Ekonomisë së Aplikueshme

Qëllimet e Ekonomisë së Aplikueshme

Qëllimet Materialo - Prodhuese Qëllimet Ekonomiko - Sociale Qëllimet Politiko - Sociale

(12)

3.3.

Instrumentet kanë shumë kuptime, dhe atë:

a) Instrumentet paraqesin madhësi ekonomike, b) Janë element i sistemit institucional,

c) Dhe së fundi instrumentet janë mjete me të cilat realizohet një detyrë apo shumë detyra të caktuara ekonomike.

Na paraqiten dy kategori të cilat duhet patjetër t’i njohim, këto janë: 1. DETYRAT, dhe

2. MASAT.

DETYRAT – formalisht mund ti definojmë si gjendje e dëshiruar, gjegjësisht si kahje apo rrugë drejt së cilës duhet ecur.

Profesori nga Belgjika, Kirchen, në analizat e tija qe ka bërë ka ardhur deri te definimi i 12 detyrave më të rëndësishme dhe atë:

 Grupi i parë i detyrave të cilat janë të natyrës konjukturale dhe me afat të shkurtër marrin pjesë: 1. Punësimi – inkuadrimi i plotë,

2. Stabilizimi i çmimeve,

3. Përmirësimet në bilancin e pagesave.

 Grupi i dytë përfshin detyrat e natyrës strukturale, këto janë detyra të caktuara në afat të gjatë, të tilla janë:

4. Zgjerimi i prodhimit,

5. Ndryshimet në faktorët e prodhimit, 6. Përmbushja e nevojave kolektive,

7. Përmirësimet në shpërndarjen e të ardhurës dhe pasurisë,

8. Dhënia e prioriteteve dhe masave mbrojtëse regjioneve dhe degëve të ekonomisë.  Në grupin e tretë marrin pjesë detyrat që janë më pak të rëndësishme:

9. Përmirësimi i konsumit personal, 10. Siguria në furnizim,

11. Ndryshimet në strukturën e popullsisë, 12. Zvogëlimi i orarit të punës.

MASAT – Me masa nënkuptojmë përdorimin e instrumenteve në moment të caktuar me qëllim të kryerjes së një apo më shumë detyrave.

Masa në ekonominë e aplikueshme mund të jenë:

a) Zvogëlimi i tatimit në të ardhura ose aprovimi i buxhetit etj, b) Heqja e ndonjë mase, p.sh. heqja e kontrollit direkt.

Zakonisht vendimet për heqjen e masave bëhen në shumë etapa. Instrumentet e Ekonomisë së

(13)

Instrumentet në Analizat EkonomikeInstrumentet në Analizat Ekonomike

Ins. nga grupi i financave publikeIns. Kredito-MonetareKursi Devizor (valutor)Ins. e Kontrollit DirektReformatInstrumetet e njohjesInstrumentet IntervenueseInstrumentet InternacionaleInstrumentet StrukturaleInstrumentet e Pol. Ekonomike Vijuese

POLITIKA EKONOMIKE

Profesor Kirchen instrumentet i ka klasifikuar në dy grupe kryesore:

I.

Instrumentet në analizat ekonomike – ndahen në pesë grupe, dhe atë: 1. Instrumentet nga grupi i financave publike

Këto instrumente kanë të bëjnë me të hyrat dhe të dalat publike të shtetit dhe saldon e tyre. Në kuadër të këtij grupi instrumentesh bëjnë pjesë instrumentet e politikës fiskale (doganat, akcizat,

tatimet etj). Instrumentet nga ky grup janë kompetencë e shtetit, por mund t’i nxjerrim edhe prej

nivelit më të ulët.

Te këto instrumente është me rëndësi afati, nuk guxohet të vonohet në aplikimin e tyre.

2. Instrumentet kredito-monetare

Me politikën monetaro-kreditore intervenohet në nxitimin e zhvillimit ekonomik, duke përcjellë masën e parasë në qarkullim dhe duke u dhënë kredi subjekteve ekonomike dhe firmave private me kushte të volitshme.

Këto instrumente karakterizohen me shpërndarje shumë të madhe institucionale, shteti i ndërmerr në mënyrë të befasishme dhe janë të fshehura. Profesori Kirchen i thekson 17 lloje të instrumenteve të tilla të cilat i grupon në 4 kategori:

a) Huat dhe kredit shtetërore, b) Operacionet në tregun e hapur, c) Instrumentet kreative bankare, dhe

d) Instrumentet që ndikojnë në huat dhe kredit e institucioneve tjera.

3. Kurset devizore (valutore)

Janë instrumente të veçanta dhe nuk ndahen në grupe të posaçme. Kanë tri karakteristika të rëndësishme:

a) Janë instrumente të forta,

b) Bëjnë ndryshime të fuqishme në ekonomin kombëtare, dhe

c) Ndikojnë në mënyrë emotive ngase me këto shprehet raporti i valutës nacionale ndaj valutave tjera.

Ndryshimi i kursit shkakton rritjen e çmimeve dhe ndryshime në shpërndarjen e të ardhurës. Kurset devizore mund të jenë:

a) Fikse dhe individuale, b) Të llojllojshme dhe fikse, c) Unike dhe rrëshqitëse.

(14)

4. Instrumentet e kontrollës direkte

Janë të fuqishme, shkaktojnë efekte të shpejta, shfrytëzohen në periudha të krizave, në mënyrë që në afate të shkurta t’i zgjedhin problemet e grumbulluara ekonomike. Janë më pak efikase në afate të gjata. Dyfish janë të dobishme, janë selektive dhe shkaktojnë efekt të madh.

Profesor Kirchen operon me 16 lloje të instrumenteve të këtilla, i klasifikon në 3 kategori:

a) Instrumentet e kontrollit të marrëdhënieve të jashtme, b) Kontrolli i çmimeve dhe shërbimeve,

c) Lloje tjera të kontrollit në ekonominë nacionale (investimet, eksploatimi i burimeve

natyrore dhe burime tjera ekonomike dhe racionalizimi i harxhimeve).

5. Reforma e sistemit

Këto instrumente janë prezent në 4 grupet e më parshme, dhe ekzistojnë brenda sistemit ekzistues ekonomik. Të gjitha ndryshimet që ngjajnë brenda këtyre instrumenteve mund të kuantifikohen – maten. Me ndihmën e këtyre instrumenteve reformohet sistemi gjegjësisht ndërrohet struktura e tij, dhe atë me anë të ndryshimeve ligjore. Efikasiteti i reformave të sistemit varen nga interpretimi i ligjit.

Instrumentet e reformave të sistemit klasifikohen në 3 grupe: a) Instrumentet cilësore,

b) Instrumentet e reformës institucionale të cilat direkt i përkasin prodhimit, dhe

c) Instrumentet të cilat i krijojnë institucionet ndërkombëtare të cilat kufizojnë veprimin e lirë të qeverive.

II.

Instrumentet në teorinë ekonomike - ndahen në pesë grupe, dhe atë:

1. Instrumentet e njohjes

Këto instrumente shfrytëzohen në përgatitjen e vendimeve, sidomos në momente të vështira ekonomike dhe sociale, p.sh. pas luftërave. Shikuar nga aspekti i ekonomisë kombëtare, këto instrumente kanë të bëjnë kryesisht me: sistemin e çmimeve, të të ardhurave, punësimin, politikën

fiskale, tatimin etj.

Ndër instrumentet më të rëndësishme të këtij grupi janë pasqyra: tabelat input – output dhe e bilanceve ekonomike.

2. Instrumentet intervenuese

Për kah natyra janë Kompleks dhe Global.

Për kah karakteri janë: Buxhetor dhe Monetar, direkt vijnë nga pushteti publik dhe me ndihmën e tyre drejtpërdrejt preket në bazën e sistemit ekonomik.

3. Instrumentet internacionale

I rregullojnë marrëdhëniet ekonomike në tërë territorin e shtetit, por mund t’i rregullojnë edhe brenda regjionit të tij, sektorit apo degës, me qëllim që të lehtësohet qarkullimi i mallrave, kapitalit, njerëzve etj.

4. Instrumentet strukturale

Në afate të gjata ndryshojnë bazën e funksionimit të ekonomisë kombëtare të saj. Këto njëkohësisht janë instrumente sistemore.

5. Instrumentet e politikës ekonomike vijuese

Këto instrumente shërbejnë për vendosjen në afat të shkurtër të gjendjes e cila ka devijuar nga parimet e caktuara ekonomike. Këto më së shpeshti përdoren në bujqësi, hulumtime shkencore etj. Këto instrumente përbëhen nga tërësia e vendimeve të cilat kanë të bëjnë me kthimin më të shpejtë tek detyrat e caktuara dhe të dhëna më parë.

(15)

Gjatë seleksionimit të instrumenteve duhet pasur parasysh dy anë:

Ana politiko – sociale, e cila fuqimisht ndikon në zgjedhjen e instrumenteve. Në disa shtete grupet e

qytetarëve nuk janë indiferent në zgjedhjen dhe ndikimin e instrumenteve sepse aplikimi i tyre mund t’u shkaktoj, respektivisht t’i sjell në pozitë të pavolitshme ekonomike dhe sociale.

Ana teknike. Kjo tregon në fakt se qeveria mund të vijë në situatë të palakueshme nëse duhet në

mënyrë precize të definon disa efekte. Në këto raste qeveria duhet të veproj në mënyrë elastike në konceptin e zgjidhjes së ndonjë problemi në planin kombëtar.

3.4.

Në pyetjen se cila është fusha ku vepron ekonomia e aplikueshme dhe ku duhet të aplikohet, respektivisht ku e tregon suksesin apo dështimin, përgjigja është në rrethin ambientin e caktuar.

Ne do ti përdorim dy kuptime:

a) Hapësira – rrethi fizik apo ekologjik-natyra, dhe b) Rrethi ekonomiko – shoqëror.

Rrethi – hapësira fizike – përcaktohet në mes të pikave, drejtimeve, hapësirës dhe vëllimit.

Elementet e strukturës së një ekonomie kombëtare janë vendosur në hapësirë të caktuar fizike dhe si të atilla shkaktojnë pasoja ekonomike.

Rrethi shoqëroro – ekonomik – paraqet tërësinë e marrëdhënieve prodhuese në territorin e

caktuar e cila nuk është e thënë se është e barabartë në fushën shoqërore. Rrethi shoqëror paraqitet si pasojë e veprimtarive ekonomike njerëzore. Mund të definohet si tërësi e marrëdhënieve prodhuese në procesin e prodhimit.

Rrethi - ambienti e Ekonomisë së Aplikueshme

(16)

4. EKONOMIA KOMBËTARE 4.1. Kuptimi i ekonomisë kombëtare

Në literaturën profesionale ekonomike kuptimi i ekonomisë kombëtare përkufizohet në mënyra të ndryshme. Kjo rrjedh nga fakti se ekonominë kombëtare e përbëjnë shumë subjekte ekonomike dhe institucione të tjera që me veprimin e tyre gërshetohen në jetën praktike dhe kanë varshmëri reciproke dhe funksionale në mes vete.

Në enciklopedinë ekonomike jugosllave ekonomia kombëtare përkufizohet si “tërësi e mjeteve të prodhimit, të cilat veprojnë në periudhë të caktuar dhe në sistem të marrëdhënieve prodhuese dhe të qarkullimit, i cili shpreh shfrytëzimin e atyre mjeteve dhe rezultatet e punës shoqërore”. Ndërkaq, termi ekonomi përkufizohet si “tërësi e veprimtarive prodhuese në sferën e prodhimtarisë materiale, të qarkullimit dhe të konsumit të të mirave materiale ekonomike dhe shërbimeve të caktuara”.

Pra, siç vërehet nga kjo që u tha më sipër është vështirë të jepet definimi përkatës i ekonomisë kombëtare. Por, sido që të jetë, marrë në tërësi, ekonominë kombëtare mund ta definojmë si varg të forcave prodhuese dhe të subjekteve ekonomike të shoqërisë së caktuar, të cilat marrin pjesë në procesin e riprodhimit të zgjeruar të ndërlidhura me marrëdhënie të caktuara ekonomike e shoqërore.

Kur flitet për ekonominë kombëtare, atëherë mendohet në ekonominë brenda kufijve të një vendi.

Ekonominë kombëtare e përbëjnë të gjitha të mirat materiale, si dhe personat fizik dhe juridikë që kryejnë veprimtari ekonomike dhe shërbime të ndryshme brenda kufijve të shtetit të caktuar, e të cilët gjenden nën juridiksionin e tij.

Në kuadër të ekonomisë kombëtare ekziston sistemi unik juridik, sistemi unik ekonomik, sistemi unik monetar-kreditor, njësia e njëjtë monetare, sistemi i përbashkët i tregtisë së jashtme, tregu unik i brendshëm etj.

4.2. Struktura e ekonomisë kombëtare

Në literaturën ekonomike ndarja sektoriale e ekonomisë kombëtare bëhet në bazë të këtyre parimeve:

a) Parimi teknologjik.

Në bazë të këtij parimi ekonomia kombëtare ndahet në lëmenj të ndryshëm ekonomik. Kjo është ndarje konvencionale dhe përfshin lëmenjtë kryesor ekonomik, të cilët janë:

1. Industria e xehtaria, 2. Bujqësia dhe peshkimi, 3. Pylltaria,

4. Ekonomia e ujërave, 5. Ndërtimtaria,

6. Komunikacioni dhe lidhjet, 7. Tregtia,

8. Hoteleria dhe turizmi, dhe 9. Zejtaria.

b) Parimi institucional.

Sipas këtij parimi ekonomia kombëtare ndahet në: 1. Ndërmarrje,

2. Ekonomi shtëpiake,

3. Institucionet e administratës së përgjithshme, 4. Ekonomi fshatare, dhe

(17)

c) Parimi funksional.

Sipas këtij parim, ekonomia kombëtare ndahet në disa sektorë, të cilat kanë funksion të ndryshëm në riprodhimin e zgjeruar. Për nevoja të zhvillimit ekonomik dhe analiza tjera ekonomike duhet hartuar bilancet që përfshijnë sektorët:

1. Sektori i prodhimtarisë,

2. Të hyrat dhe të dalat e popullsisë,

3. Të hyrat dhe të dalat e lëmenjve joprodhues, 4. Konsumi personal dhe i përbashkët,

5. Sektori i investimeve, dhe

6. Sektori i marrëdhënieve me botën.

4.3. Begatia e prodhuar

Në jetën e përditshme me begati kuptojmë pasuri, diçka që është e kundërt me varfëri. Ndërkaq, në literaturën ekonomike me termin begati kuptojmë tërësinë e të mirave të cilat i ka një shoqëri, nëse ato të mira janë të dobishme për njeriun. Andaj, me begati të prodhuar kuptojmë të gjitha të mirat materiale që janë rezultat i punës së njeriut.

Begatia e prodhuar ndryshe nga pasurit natyrore është rezultat i punës së njeriut dhe paraqet të mirat e gjithmbarshme të prodhuara materiale, të cilat një vend i ka në momentin e dhënë. Kur kësaj i shtojmë pasurinë natyrore dhe saldon e kërkesave dhe obligimeve ndaj botës, fitojmë madhësinë e begatisë kombëtare.

Andaj, begatia kombëtare, marrë parimisht, përfshin pasuritë natyrore dhe begatinë e prodhuar. Marrë globalisht, begatia e prodhuar ndahet në dy fonde:

1. Fondet kryesore, dhe 2. Fondet xhiruese.

FONDET KRUESORE. Funksionin bartës të zhvillimit ekonomik në çdo vend e kanë fondet

kryesore. Fondet kryesore ndahen në:

a) Fondet kryesore në lëmenj ekonomik, b) Të mira publike, dhe

c) Lëmenj joekonomik.

Ekzistojnë disa forma për të shprehur vlerën e fondeve prodhuese, e më të rëndësishme janë: 1. Vlera furnizuese,

2. Vlera e tanishme (reale), 3. Vlera e re, dhe

4. Vlera e tregut.

Vlera furnizuese paraqet vlerën furnizuese të mjeteve, duke i inkorporuar aty edhe shpenzimet e transportit dhe të instalimit.

Vlera e tanishme (reale) fitohet kur nga vlera furnizuese heqim vlerën e harxhuar të amortizimit. Vlera e tanishme e fondeve kryesore paraqet një tregues shumë relevantë në shtruarjen dhe zbatimin e politikës makroekonomike.

Vlera e re paraqet vlerën që duhet paguar, sikur të blihet mjeti i cili tanimë gjendet në përdorim. Me fjalë të tjera, për vlerën të fondeve kryesore merret çmimi aktual që ato pajisje e kanë në treg.

Vlera e tregut paraqet vlerën e cila do të arrihej me rastin e shitjes së mjeteve përkatëse në treg. Pra, vlera e tregut shpreh vlerën konkrete të fondeve kryesore prodhuese sipas çmimeve aktuale në treg.

FONDET XHIRUESE. Në literaturën profesionale ekonomike, me fonde xhiruese zakonisht

nënkupton stoqet apo rezervat. Rezervat klasifikohen në:

1. Rezerva afariste në ndërmarrjet ekonomike 2. Të mirat konsumuese në amvisëri, që ndahen në:

a) Të mirat konsumuese afatgjate: mobilet, pajisjet në teknikën e bardhë etj. b) Të mirat gjysmë afatgjate: veshmbathjet etj.

(18)

5. SISTEMI DEVIZOR

5.1. Kuptimi i sistemit devizor

Sistemi devizor paraqet varg dispozitash ligjore me të cilat rregullohet, kufizohet ose ndalohet qarkullimi i mallrave dhe i shërbimeve me botën, të fituarit dhe të disponuarit me deviza, si dhe të gjitha pagesat me deviza, si dhe të gjitha pagesat me botën.

Për nga forma sistemi devizor mund të jetë:

a) Sistem i ashpër (centralist) devizor – është atëherë kur me dispozita ligjore rregullohet çdo qarkullim i

mallrave dhe i shërbimeve me botën, çdo pagesë dhe arkëtim nga bota, si dhe fitimi dhe disponimi me deviza.

b) Sistemi i lirë devizor – është atëherë kur me dispozita ligjore është rregulluar vetëm një pjesë e

qarkullimit të mallrave dhe e shërbimeve, vetëm disa pagesa dhe arkëtime me botën, apo vetëm disa forma të fitimit dhe të disponimit me deviza.

Në kuadër të sistemit devizor dhe të funksionimit të tij, dispozitat ligjore janë ato me të cilat rregullohen këto çështje: pagesat në afarizëm me botën, blerja dhe shitja e devizave, fitimi dhe disponimi i devizave,

mënyra e funksionimit të tregut devizor, kontrolli devizor, mënyra e nxjerrjes dhe të futjes së devizave dhe e letrave me vlerë etj.

1. DEVIZAT – paraqesin para të huaja me të cilat disponon shteti, subjekti juridik apo personi fizik në

botën e jashtme. Aktualisht devizat janë të gjitha kërkesat e arkëtuara në botë në mjete të jashtme të pagesës.

2. Valuta – për kah kuptimi i vendit shpreh paranë e huaj, me të cilat disponon një vend, pa marrë

parasysh prejardhjen e tyre.

3.

Kursi devizor (intervalutor) – paraqet çmimin e valutës së huaj të shprehur në njësinë monetare të

vendit dhe anasjelltas. Me fjalë të tjera, kursi devizor paraqet raportin vlerësor në mes monedhës së vendit dhe valutës së huaj.

Kursi devizor mund të jetë direkt dhe indirekt.

Kursi devizor direkt shpreh raportin e valutës nacionale ndaj valutës së huaj, përkatësisht sa njësi monetare të vendit duhet dhënë për një njësi ose njëqind njësi të valutës së huaj, si p.sh. 1$=140lek. Ndërkaq, mënyra indirekte e shprehjes së kursit devizor e paraqet formën inverse të kursit të drejtpërdrejt, pra shpreh vlerën e një njësie të valutës nacionale ndaj valutës së huaj, p.sh. 140lek=1euro.

4. Tregu devizor – përfshin blerjen dhe shitjen e devizave të valutave të ndryshme për valutë të vendit,

në mes bankave dhe personave të tjerë në kuadër të një vendi, apo në mes vendeve të ndryshme.

5. Veprimtaria devizore – paraqet tregtinë me mjete të huaja të pagesës edhe atë të devizave si formë e

pagesës dhe e kambialeve, e çeqeve dhe e valutave në formë të njësisë monetare. Në kuptim të ngushtë të fjalës, punët devizore paraqesin tregtinë në mes bankave paguese.

5.2. Faktorët nga të cilët varet struktura dhe vëllimi i tregut

Ekzistojnë faktorë të shumtë të cilët ndikojnë në formimin, vëllimin dhe strukturën e tregut kombëtar, me ç’rast po i përmendim vetëm më kryesorët, e që janë:

a) Vëllimi dhe struktura e prodhimit të ekonomisë kombëtare, b) Lartësia e të ardhurave kombëtare dhe shpërndarja e tyre, c) Pajisja teknike e tregut,

d) Faktori subjektiv, {ndikimi i popullsisë në tregun kombëtar është i ndryshëm, por ai kryesisht shprehet

nëpërmjet:

1. Numrit të popullsisë,

2. Strukturës socio – ekonomike,

3. Strukturës moshore, gjinore dhe fetare e popullsisë.} dhe e) Komunikacioni.

(19)

5.3. Masat për stabilizimin e tregut

Në ekonominë e tregut, përkatësisht në kushtet e formimit të raporteve të lira në mes ofertës dhe kërkesës, është e mundshme edhe paraqitja e çrregullimeve apo e mos stabilitetit në tregun kombëtar. Mund të thuhet se stabiliteti i tregut kombëtar shprehet përmes stabilizimit të nivelit të çmimeve. Në çoftë se në një vend nuk keni çrregullime në nivelin e çmimeve, atëherë themi se fjala është për treg stabil, përkatësisht ekonomi stabile të atij vendi.

Në teorinë dhe praktikën e zhvillimit ekonomik është konstatuar se jo stabiliteti i tregut në ekonominë kombëtare (si dhe atë të botës) shprehet përmes mos stabilitetit të nivelit të çmimeve. Prandaj, edhe në ekonominë e tregut, për stabilizimin e tregut është i nevojshëm intervenimi i shtetit, i cili mund të bëhet me masa dhe instrumente të ndryshme të politikës aplikative ekonomike. Masat me të cilat intervenon shteti në stabilizimin e tregut mund të jenë të ndryshme, me ç’rast ne po i përmendim vetëm më të rëndësishmet:

a) Masat administrative – i ndërmerr shteti me qëllim të stabilizimit të tregut kombëtar. Ato paraqesin masat me të cilat shteti në mënyrë të drejtpërdrejt intervenon në sferën ekonomike, përkatësisht në rregullimin e raporteve në mes ofertës dhe kërkesës. P.sh. nëse importi i mallrave çrregullon rrjedhat ekonomike në vend, rrit apo zvogëlon ofertën agregate.

b) Masat ekonomike – Në kushtet e ekonomisë së tregut, masat ekonomike janë më adekuate, me të cilat ndikohet në stabilizimin e tregut. Stabilizimi i tregut me masa ekonomike nuk i cenon të drejtat subjektive ekonomike që ato në mënyrë të pavarur t’i rregullojnë raportet ekonomike në mes vete. Marrja konkrete e këtyre masave varet prej situatës që ekziston në tregun kombëtar. P.sh. çështja e punësimit, përkatësisht e papunësisë, do të zgjidhet në bazë të ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore në tregun e punës.

c) Masat me karakter afatshkurtër – janë ato me të cilat shteti intervenon në treg, prej të cilave menjëherë, përkatësisht pas marrjes së tyre, mund të priten efektet e stabilizimit të raporteve reciproke në mes të ofertës dhe kërkesës në tregun kombëtar. P.sh. në këto masa mund të bjerë zvogëlimi i kredive për disa qëllime apo për shfrytëzues të caktuar, që ka për qëllim ndalimin e inflacionit dhe stabilizimin e çmimeve, që drejtpërdrejt shprehet në stabilizimin e tregut kombëtar.

d) Masat me karakter afatgjatë – ndikojnë në evitimin e shkaqeve të mos stabilitetit të tregut kombëtar. Efektet e tyre nuk janë të menjëhershme, siç ishte rasti te masat me afat të shkurtër, por në një periudhë të gjatë kohore ato ndikojnë në stabilizimin e tregut vendor. Në këto masa mund të numërohet, bie fjala, shfrytëzimi më racional i kapaciteteve ekzistuese, shfrytëzimi sa më racional i repromaterialit, ngritja e produktivitetit të punës, importimi apo eksportimi i mallrave etj. Të gjitha këto dhe masa tjera ndikojnë në kohë të gjatë në stabilizimin e tregut kombëtar.

(20)

Prej masave tjera, që ndikojnë në harmonizimin e raporteve në mes ofertës dhe kërkesës, duhet përmendur:

Rritjen e vëllimit të prodhimit- vjen duke shfrytëzuar në shkallë më të madhe

kapacitetin me ngritjen e nivelit të produktivitetit të punës, rritjen e turneve të punës etj., e cila ndikon në rritjen e madhësisë së të mirave materiale të destinuara për treg me kapacitet ekzistues.

Importin – po ashtu ndikon në rritjen e fondit të mallrave në tregun kombëtar. Pra, në

këtë rast importi i mallrave rrit ofertën efektive dhe përdoret me qëllim të harmonizimit të raporteve në mes ofertës e kërkesës. Kjo bëhet atëherë kur në tregun kombëtar mungon ndonjë lloj i mallit, e për të plotësuar nevojat e konsumatorëve dhe për të luftuar monopolin në tregun e brendshëm bëhet importi i atyre mallrave.

Shfrytëzimin e rezervave të mallrave – paraqet masë me të cilën ndikohet në rritjen e

ofertës, p.sh. nëse paraqitet mungesa e artikujve kryesorë ushqimorë në treg, bëhet ngritja e nivelit të çmimeve të tyre dhe në këtë mënyrë trungohet standardi jetësor i popullatës. Shteti për të evituar këtë çrregullim në tregun kombëtar, nga rezervat e veta shtetërore nxjerrë në treg sasi të caktuara të këtyre artikujve dhe në këtë mënyrë furnizon me këta artikuj dhe pengon rritjen e çmimeve, përkatësisht çrregullimin e tregut. dhe

Zvogëlimin e masës monetare – paraqet masën me të cilën ndikohet në zvogëlimin e

kërkesës efektive në tregun kombëtar. Siç dihet, rritja e kërkesës efektive drejtpërdrejt shprehet në ngritjen e nivelit të çmimeve dhe në këtë mënyrë shkaktohet çrregullimi i tregut vendor.

Njëra ndër masat më kryesore për zvogëlimin e kërkesës efektive, është zvogëlimi i parasë në qarkullim, i cili në rend të parë bëhet nëpërmjet restrikcionit të politikës kreditore. Ndërkaq, ecurit e mëdha inflatore shkaktojnë çrregullime të mëdha në ekonomi, d.m.th. mos stabilitet në treg.

(21)

6. MATJA E NIVELIT T JETESËS DHE POLITIKA KONSUMUESE

6.1.Kuptimi i nivelit jetësor

Niveli jetësor i popullsisë së një vendi varet nga shkalla e zhvillimit të forcave prodhuese të vendit përkatës, në një anë, dhe në anën tjetër shpreh shkallën sasiore dhe cilësore të përmbushjes së nevojave materiale dhe jo materiale të njeriut. Për përcaktimin e nivelit jetësor merren tregues të shumtë ekonomik e jo ekonomik, ndonëse ata zakonisht agregohen në 4 grupe indikatorësh kryesor, e që janë:

a) Treguesit e përgjithshëm – shprehin standardin jetësor, janë të shumëllojshëm dhe sipas tyre matet shkalla e plotësimit të nevojave ekzistenciale të popullsisë.

b) Treguesit diferencial – bëjnë përcaktimin e dallimeve të nivelit jetësor në mes disa grupeve socio – ekonomike të popullsisë së një vendi.

c) Treguesit e punës – përcaktojnë kushtet e punësimit, përkatësisht papunësisë, kushtet e vendit të punës, koha e punës, pushimi në punë, përshtatjes së vendit të punës, mosha në raport me vendin e punës etj. dhe

d) Treguesit politiko – shoqëror – përcaktojnë pozita shoqërore dhe politike të njeriut, si: ndikimi i tij në jetën politike, në udhëheqje, në marrjen e vendimeve dhe udhëheqjen me ndërmarrje dhe në marrjen pjesë të drejtpërdrejt në shpërndarjen e të ardhurave edhe në fazat e tjera të prodhimit. Lartësia e të ardhurave kombëtare të përgjithshme shpreh nivelin e arritur të zhvillimit të forcave prodhuese të vendit përkatës.

6.2.Konsumi final

Komponentët kryesor të konsumit final janë: a) Konsumi personal

b) Konsumi shtetëror dhe c) Investimet

KONSUMI PERSONAL (C)

Konsumi personal paraqet konsumin e përgjithshëm të popullsisë së një vendi në periudhë të caktuar kohore. Duke u mbështetur në përmbajtjen e konsumit individual, marrë globalisht, mund të themi se ai përbëhet prej dy komponentëve kryesor:

Prej mjeteve monetare, dhePrej konsumit natyror.

Marrë në përgjithësi, të gjitha nevojat personale të popullsisë mund të ndahen në:

Parësore (primare) apo të detyrueshme, ku bëjnë pjesë ushqimi, veshmbathja, banimi dhe produkte tjera pa të cilat nuk mund të ekzistoj njeriu;

Dytësore (sekondare), që janë më pak të nevojshme, në krahasim me të parat, për ekzistencën e njeriut, e ku marrin pjesë pushimet verore, udhëtimet e ndryshme, argëtimet etj.

Luksoze, që paraqesin diçka më ekstra për ekzistencën e njeriut, në krahasim me nevojat e dy grupeve paraprake.

KONSUMI SHTETËROR (SHOQËROR)

Përbëhet prej dy komponentëve kryesor dhe atë nga:

Konsumi i përbashkët, me të cilat mjete zhvillohen veprimtaritë publike, që shërbejnë për

plotësimin e nevojave të përbashkëta, që përbëhen nga këta lëmenj: shëndetësia, arsimi, kultura, shkenca, mbrojtja sociale, kultura fizike, arti etj.; dhe

Konsumi i përgjithshëm, që e përbëjnë mjetet e dhëna për veprimtari jo prodhuese, e që

janë të nevojshme në jetën e përditshme të popullsisë, siç janë organet shtetërore: administrata, gjyqet, organet përfaqësuese, organizatat shoqërore, sigurimi, odat ekonomike, mbrojtja e popullsisë etj.;

INVESTIMET

Paraqesin pjesë të produktit shoqëror apo të të ardhurave kombëtare, të cilat si komponent e konsumit final shpenzohen në konsum prodhues. Derisa mjetet investive gjenden në procesin e prodhimit, flitet për konsum final, mirëpo me rastin e kryerjes së procesit të prodhimit apo ngritjes së objektit dhe aktivizimit të tij nga aspekti ekonomik, atëherë kryhet edhe procesi investiv, me ç’rats më nuk flitet për të mira investive, por për fonde kryesore.

(22)

7. POLITIKA E TREGTISË SË JASHTME 7.1.Kuptimi dhe faktorët që e kushtëzojnë tregtinë e jashtme

7.1.1. Kuptimi i tregtisë së jashtme

Tregtia e jashtme paraqet një veprimtari të rëndësishme të lëmit të tregtisë dhe ekonomisë në përgjithësi, e cila merret me marrëdhëniet ekonomike të një vendi me vendet tjera të botës në sferën e shitjes dhe të blerjes së mallrave dhe kryerjen e shërbimeve. Andaj, tregtia e jashtme përfshin veprimet tregtare të eksportit dhe të importit të mallrave, përkatësisht të transaksioneve ekonomike të vendit me vendet e tjera të botës. Në kushtet e zhvillimit bashkëkohor ekonomik ndërkombëtar nuk mund të ketë ekonomi autokratike. Edhe vendet më të zhvilluara të botës pa tregti të jashtme nuk mund t’i plotësojnë nevojat e veta e as të zhvillohen. Tregtia e jashtme paraqet pjesë shumë të rëndësishme të ekonomisë kombëtare dhe mund të definohet në:

 Në kuptim të ngushtë, me ç’rast kuptojmë eksportin dhe importin e mallrave, dhe

 Në kuptimin e gjerë, me ç’rast kuptojmë, pos importit dhe eksportit të mallrave, edhe shërbime të ndryshme.

Nga aspekti makroekonomik tregtia e jashtme, marrë globalisht, mund të definohet si këmbim mallrash dhe shërbimesh të ndryshme të një vendi me vendet e tjera të botës, e cila në vete ngërthen dy komponent kryesor:

1. Eksportin. Thënë në mënyrë më të thjeshtë, eksporti paraqet shitjen e mallrave dhe të shërbimeve të ndryshme të një vendi me vendet tjera të botës. Me fjalë të tjera, eksporti paraqet formë të tregtisë së jashtme, nëpërmjet veprimtarisë së të cilit një vend luan rolin e furnizuesit me të mira materiale dhe shërbime të ndrysme ndaj vendeve të tjera.

2. Importin. Me import kuptojmë blerjen e të mirave materiale dhe shërbimeve të ndryshme. Pra, nëpërmjet kësaj forme të tregtisë së jashtme bëhet importimi i të mirave materiale që paraqesin nevojën, për t’u siguruar riprodhimi i zgjeruar, e të cilat nuk prodhohen apo nuk mund të prodhohen në vendin përkatës. Andaj, importi mundëson të bëhet furnizimi me të mira materiale deri te të cilat në mënyrë tjetër nuk mund të vihet, për nevoja të ekonomisë kombëtare.

Me politikë të tregtisë së jashtme kuptojmë një sërë masash me të cilat shteti ndikon në qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve me vendet tjera të botës. Këtu hyjnë rregullativa të ndryshme juridike e ekonomike me të cilat rregullohen transaksionet ekonomike të vendit përkatës me ekonomitë e vendeve tjera të botës.

Në politikën e tregtisë së jashtme, nga forma dallojmë dy sisteme kryesore:

Sistemin e tregtisë së lirë, që paraqet atë formë të politikës së tregtisë së jashtme sipas të cilës marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare zhvillohen në mënyrë të lirë, pa përzierjen e shtetit.

Sistemin e proteksionizmit, me tregti të jashtme duhet kuptuar sistemin e tërë masave mbrojtëse që ndërmerr një shtet me qëllim të mbrojtjes dhe nxitimit të zhvillimit të ekonomisë së vetë kombëtare. Me fjalë të tjera, këtë sistem në tregtinë e jashtme bën të mundshme të importohen dhe eksportohen mallra të kontrolluar, sistem ky që eviton rrezikun ndaj ekzistencës dhe zhvillimit të ekonomisë së vendit.

7.1.2. Faktorët që e kushtëzojnë tregtinë e jashtme

Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare janë të domosdoshme dhe kushtëzohen nga një varg faktorësh, e më të rëndësishmit janë:

a) Shpërndarja e pabarabart e pasurive natyrore,

b) Zhvillimi i pabarabart dhe kushtet e ndryshme të prodhimit, c) Niveli i shpenzimeve të prodhimit,

d) Zhvillimi i komunikacionit etj.

7.2.Instrumentet kryesore të politikës së tregtisë së jashtme

Të gjitha instrumentet e tregtisë së jashtme i ndajmë në: I. Masat nacionale apo të shtetit, dhe

(23)

II. Masat ndërkombëtare

I. MASAT AUTONOME TË NJË VENDI (SHTETI)

Këto masa paraqesin formën kryesore të organizimit të politikës së tregtisë së jashtme në kuadër të ekonomisë kombëtare. Këto masa, si formë e zbatimit të politikës së tregtisë së jashtme, mund të ndahen në:

1. Masat organizative të politikës së tregtisë së jashtme – Në pajtim me sistemin ekonomiko – shoqëror çdo vend përcakton formën dhe mënyrën e organizimit të tregtisë së jashtme. Në këtë drejtim na paraqiten sisteme të ndryshme të organizimit të tregtisë së jashtme, e më karakteristike janë:

Sistemi decentralist i organizimit të tregtisë së jashtme,

Sistemi gjysmë decentralist i organizimit të tregtisë së jashtme,

Sistemi centralist i organizimit të tregtisë së jashtme.

2. Masat rregullative të tregtisë së jashtme. Me këto masa shteti përpiqet që të ndryshojë afarizmin e subjekteve ekonomike në tregtinë e jashtme në pajtim me qëllimet që i ka përcaktuar t’i realizojë me politikën e tregtisë së jashtme në ekonominë kombëtare.

Këto masa, sipas veprimit të tyre, në tregtinë e jashtme mund të ndahen në: a) Masat që ndikojnë në lartësinë e çmimeve, dhe

b) Masat që ndikojnë në sasinë e mallrave.

A) Masat me të cilat ndikohet në lartësinë e çmimeve

Qëllimi kryesor i këtyre masave është që nëpërmjet lartësisë së çmimeve të mallrave të importuara dhe të eksportuara të ngritët aftësia konkurruese e ekonomisë kombëtare, duke zvogëluar importin e duke rritur eksportin. Në kuadër të këtyre masave numërohen:

1. Doganat, dhe

2. Masat jashtëdoganore.

DOGANAT – paraqesin një lloj tatimi që i paguhet shtetit me të cilin ngarkohet malli me prejardhje të vendit apo të jashtëm, i cili kalon kufirin shtetëror, pa marrë parasysh se a është fjala për mallin e importuar, të eksportuar apo transit.

Doganat si instrument i tregtisë së jashtme kryesisht kanë karakter të mbrojtjes së ekonomisë kombëtare, si dhe burim kryesor të mjeteve buxhetore të shtetit. Dallojmë disa lloje doganash. Ndarja e doganave bëhet sipas kritereve të ndryshme.

Sipas qëllimit, doganat ndahen në:

- Dogana fiskale – të cilat paraqesin burim financiar mjaft të rëndësishëm të të hyrave

publike të shtetit. Mjetet nga doganat grumbullohen vetëm nga shteti nëpërmjet organeve të veta përkatëse dhe shërbejnë për plotësimin e nevojave të popullsisë, dhe

- Doganat ekonomike apo mbrojtëse – kanë për qëllim mbrojtjen dhe nxitimin e zhvillimit të

ekonomisë kombëtare. Me dogana ekonomike rritet aftësia konkurruese e ekonomisë së vendit në tregun e brendshëm dhe në tregun ndërkombëtar. Nëpërmjet doganave mbrojtëse shteti ndikon në nivelin e çmimeve të prodhimeve të mallrave në ekonominë e vendit.  Sipas origjinës së mallrave, doganat ndahen në:

- Doganat eksportuese, - Doganat importuese, dhe - Doganat transite.

Sipas mënyrës së doganimit, dallohen:

- Doganat ad valorum (vlerësore) – zbatohen në mënyrë të barabartë dhe njësoj në të gjitha llojet e mallrave, edhe pse çmimet e tyre mund të jenë të ndryshme.

- Doganat specifike – përcaktohen për çdo lloj malli veç e veç, varësisht se për qfarë lloj malli bëhet fjalë.

Sipas mënyrës së veprimit, dallohen doganat:

- Doganat diferenciale – karakterizohen me qasje të ndryshme të mallit, varësisht nga cili vend vjen malli, me çfarë mjetesh të komunikacionit importohet etj.

- Doganat preferenciale – paraqesin dogana diferenciale, me tendencë që një vend apo një lloj i caktuar i mallit të favorizohet në krahasim me një vend apo lloj tjetër të mallit.

Pos llojeve të cekura të doganave, në praktikën ekonomike hasim edhe në lloje tjera të doganave si:  Doganat luftarake dhe retrosive,

(24)

 Dogana ndëshkuese,  Doganat ani-dumping.

MSAT JASHTËDOGANORE – përfshijnë kryesisht instrumentet e politikës

monetare kreditore, të politikës fiskale, të tarifave të komunikacionit etj. Në grupin e masave jashtëdoganore, më të rëndësishme janë premitë, që zakonisht u jepen ndërmarrjeve eksportuese, shum rrallë atyre importuese.

B) Masat që ndikojnë në sasinë e mallrave që u nënshtrohen transaksioneve të jashtme. Në kuadër të këtyre masave të politikës së tregtisë jashtme bëjnë pjesë:

1. Ndalesat – paraqesin masë shtetërore dhe instrument të rëndësishëm të politikës së tregtisë së

jashtme, me të cilat ndalohet importimi, eksportimi apo transiti i të gjitha, apo disa llojeve të mallrave, që vlen për të gjithë apo vetëm për disa vende.

Ndalesa e importit bëhet me motive të ndryshme të sigurisë shëndetësore apo morale, ndërsa ndalesa e eksportit zakonisht arsyetohet me motive të sigurisë së ekonomisë kombëtare.

Pos këtyre ndalesave, ekzistojnë edhe ndalesa të motivuara me shkase politike, që ndryshe

quhen embargo.

2. Sistemi i lejeve – me të cilin shteti përcakton në mënyrë të përpiktë llojet dhe sasitë e mallrave që mund të importohen apo eksportohen. Nëse një mall nuk është në sistemin e lejeve, ai nuk mund as të importohet e as të eksportohet.

3. Kontingjenti – paraqet dispozita me të cilat lejohet madhësia maksimale e importit apo e eksportit të prodhimit të caktuar në periudhë të caktuar kohore.

II. MASAT NDËRKOMBËTARE

Këto masa mund të jenë me karakter bilateral dhe multilateral. Si instrument më kryesor i politikës së tregtisë së jashtme, që bënë pjesë në këtë grup të masave, janë: kontratat ndërkombëtare ekonomike, me anë të të cilave rregullohen marrëdhëniet e ndërsjella ekonomike mes dy e më shumë vendeve.

Në kontratat ndërkombëtare ekonomike zakonisht hasim parimet: - Parimi (klauzola) i favorizimit më të madh,

- Parimi preferencial,

- Parimi i tretmanit nacional.

7.3.Kuptimi i bilancit të tregtisë së jashtme dhe i pagesave

Zhvillimi ekonomik kombëtar i një vendi matet me treguesit më relevant makroekonomik, si: bruto – produkti shoqëror, produkti shoqëror, të ardhurat kombëtare etj. për një banor. Ndërkaq aktiviteti ekonomik ndërkombëtar i një vendi shprehet nëpërmjet tregtisë së jashtme.

Pasqyrën reale të këmbimit ndërkombëtar çdo vend e paraqet nëpërmjet: a) Bilancit të tregtisë së jashtme, dhe

b) Bilancit të pagesave.

Kuptimi i bilancit të tregtisë së jashtme

Bilanci i tregtisë së jashtme paraqet marrëdhëniet e ndryshme ekonomike të një vendi me vendet e tjera të botës. Bilanci i tregtisë së jashtme paraqet raportin në mes vlerës së mallrave të eksportuara dhe mallrave të importuara.

Kuptimi i bilancit të pagesave

Bilanci i pagesave përfshin të gjitha llojet e transaksioneve ekonomike të shprehura në vlerë të një vendi ndaj vendeve tjera të botës. Bilanci i pagesave pasqyron të gjitha kërkesat dhe borxhet e një vendi ndaj vendeve tjera. Bilanci i pagesave paraqet raportin ndërmjet të hyrave dhe të dalave, përkatësisht kredisë (kërkesës), që paraqet eksportin, dhe debisë (borxhin) që paraqet importin.

References

Related documents

The attitude scale included 4 subscales and multiple items: improving quality of care (4 items), maintaining professional competence (3 items), fulfilling professional

in DVP model 1 – in which both legs are settled on a gross basis – a delivery fail blocks only the trade legs involved (although this may in turn cause consequential fails if

This research reveals that awareness of the overall crisis in retirement readiness is broad based with both public and private sector workers, 87 and 88 percent respectively,

Participants did not experience a significant change in emotional state during the interview session, as scores were at the positive end of the scale, t (23) = 0.65, p = .53.

WHT Official Tax Code Financial Accountingè Financial Accounting Global Settings è Withholding TaxèExtended Withholding TaxèBasic SettingsèDefine Official Withholding Tax

In summary, our findings indicate that the contribution of normal aging may increase with age and the rate of MS- specific atrophy may decrease with age in thalamic and whole-

But for future work the performance of the proposed integrated target detection and tracking schemes using CS for WVSN-based surveillance applications is to be compared to

Basic bank accounts do not normally allow you to go overdrawn, so if you are paying bills by direct debit or standing order you need to make sure that you have enough money in