• No results found

Paraja

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Paraja"

Copied!
53
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

DEPARTAMENTI FINANCE – KONTABILITET Punoi: Lindita TAÇI Udhëhoqi: Adriatik KOTORRI Tiranë 2009

(2)

Hyrje

Në kushtet e procesit të globalizimit një nga problemet me të cilat përballen vendet e vogla në tranzicion është ekonomia informale. Një nga rrugët për të zbutur efektet negative dhe pasojat e

ekonomisë informale është mirëpërdorimi i parasë në ekonomi.

Në rastet e kryerjes së shumicës së transaksioneve me para në dorë, ka shumë aktivitete që nuk do të kishin mundësi të mateshin saktë e më pas të lejojnë shtetin e Bankën Qëndrore të ndërmarrë politika të tjera sociale, ekonomike dhe monetare.

Si levë kryesore për formalizimin e të gjitha veprimeve ekonomike do të konsiderohej kanalizimi e gjithë veprimtarisë nëpërmjet sistemit bankar të pagesave i cili ka si funksion në vetin pikërisht reduktimin e përdorimit të CASH-it.

(3)

Punimi është ndarë në tre kapituj

Kapitulli i parë. Koncepte të Përgjithshme për rolin e bankave në emetimin, emisionin, dhe administrimin e monedhës.

Këtu është trajtuar roli i parasë, funksionet e saj, tregusi i ofertës së parasë, si dhe roli i Bankës Qendrore dhe i sistemit bankar në

përgjithësi në mirë administrimin e parasë.Gjithashtu është kryer një analizë e situatës aktuale, gjetja e shkaqeve të përdorimit masiv të cash-it në ekonomi dhe rrugët për përmisime të mundëshme.

Kapitulli i dytë. Administrimi i parasë dhe përdorimi i parave “në dorë” cash.

Këtu janë analizuar rrugët per zvoglimin e perdorimit të cash-it në ekonomi, nga ku rezulton se një nga rrugët kryesore është zhvillimi i një sistemi pagash eficent.Gjithashtu është paraqitur edhe puna e kryer nga Banka e Shqipërisë për reduktimin e cash-it.

Githashtu është theksuar se për administrimin e parasë dhe

zhvillimin e një sistemi pagesash bashkohore si, rrugë për lëvizjen e parave midis bankave, klientëve, shoqërive tregtare dhe

institucioneve. Banka e Shqipërisë ka të përcaktuar një strategji të zhvillimit afatmesëm si dhe një sërë rregullash dhe udhëzimesh. Kapitulli tretë. Konkluzione dhe Rekomandime.

Këtu janë paraqitur disa gjetje dhe fenomene të ekonomisë informale në Shqipëri dhe rrugët për reduktimin e tyre

(4)

PËRMBAJTJA

KONCEPTE TË PËRGJITHSHME PËR ROLIN E BANKAVE NË EMETIMMIN, EMISIONIN DHE ADMINISTRIMIN E MONEDHËS. 1.1 Kuptimi i emetimit dhe i emisionit të monedhës, paraja dhe funksionet e saj

1.2 Oferta e parasë

1.3 Roli i Bankës Qendrore në administrimin monetar dhe fizik të parasë

1.4 Agregatet monetar 1.5 Vlefta e parasë 1.6 Inflacioni

1.7 Roli i bankave të nivelit të dytë në krijimin e parasë

ll. ADMINISTRIMI I PARASË DHE PËRDORIMI I PARAVE “NË DORË” CASH.

2.1 Problemet e administrimit të parasë”cash” në Shqipëri 2.2 Përdorimi i transaksioneve në “cash” dhe e ardhmja e tij

2.3 Ekonomia informale dhe ndikimi negativ i përdorimit të cash-it 2.4 Zhvillimi i sistemit të pagesave dhe reduktimi i cash-it

2.4.1 Sistemi i pagesave dhe reduktimi i sistemit te cash-it

2.4.2 Zhvillimet e instrumenteve elektronik dhe sistemit te pagesave në vitet e fundit në Shqipëri.

2.4.3 Vrojtime mbi sistemin bankare dhe problemet e tij 2.4.4 Fushata anti-cash

2.4.5 Administrimi i cash-it, llogaritja e tregusve përkatës

(5)

I. KONCEPTE TË PËRGJITHSHME PËR ROLIN E BANKAVE NË EMETIMIN, EMISIONIN DHE ADMINISTRIMIN E MONEDHËS. 1.1 Kuptimi i emetimit dhe i emisionit të monedhës,paraja dhe funksionet e saj.

Paraja, kaq e përdorshme në ekonomi, është një produkt që emetohet nga Banka Qendrore e një vendi dhe administrohet për të mbajtur një ekonomi të qendrueshme në parametra standardë.

Por cfarë do të thotë të emetosh paranë?

Termi “Emetim„ i parasë (issue, issuing) hedhjen në qarkullim të parasë kombëtare, me kurs ligjor1.

Me termin emetim është i lidhur “Emisioni”.

Termi “emision„ i parasë pasqyron shumën e parasë së emetuar, ose shumën e parasë gjendje në arkat e Bankës së Shqipërisë dhe gjendje jashtë arkave të saj.

Banka e Shqipërisë (në vijim BSH),mbështetur në kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Ligjin “Për Bankën e Shqipërisë„ është emetuesja e vetme e parasë -Lek - në vend.

Por ç’përfaqëson në vetvete paraja dhe çfarë funksionesh ka ajo, në mënyrë që institucioni emetues i parasë, të ndërmarrë një sërë politikash për miradministrimin e saj?.

Paraja 2, në përkufizimin e ngushtë është thjeshtë

kartëmonedhë dhe monedhë që ne përdorim në jetën e përditshme; por për ekonomistët paraja përkufizohet si çdo gjë

1 Ligji 8962 “Për Bankën e Shqipërisë”

(6)

që përgjithësisht pranohet për blerjen e mallrave, kryerjen e shërbimeve ose në shlyerjen e borxheve.

Janë gjetur disa përkufizime për funksionet e parasë3, kështu

merkantilistët e kanë identifikuar paranë si mirëqënie, ekonomistë klasikë (p.sh Jon Stuart Mill),e kanë konsideruar paranë si një mbulesë e padukshme e ekonomisë reale.

Që nga mesi i shek. 20-të, një grup i njohur si monetaristë kanë tërhequr vemendjen për rritjen e rolit të parasë në të ardhurat kombëtare dhe në qendrueshmërinë e ekonomisë.

Përmenden tre ndër funksionet më të rëndësishmet të parasë në fushën financiare:

- Paraja shërben si mjet këmbimi, ajo është një mjet komod (letër ose metal) e nxjerrë zyrtarisht (shtypur dhe emetuar) për matjen e vlerës së të mirave dhe shërbimeve, funksion i cili korrespondon me motivin e mbajtjes së parave për transaksione.

- Shërben si ruajtëse e vlerës. Kur një objekt është blerë për të ruajtur vlerën e tij në të ardhmen, atëherë vlera e parasë të shpenzuar për të (objektin) transferohet për të ardhmen. Në këtë funksion paraja është një formë e pasurisë, e cila mund të përdoret për të transferuar fuqinë blerëse nga e tashmja në të ardhmen.

- Paraja shëben si njësi llogaritëse. Kur vlera e një të mire përdoret shpesh për të krahasuar vlerën e të mirave të tjera, ose përdoret të emërtoj detyrimet, atëherë paraja funksionon si njësi llogaritjeje.

Në mënyrë skematike tre funksionet e parasë do ti paraqisja;

1.

(7)

2. 3.

Skema nr. 1. Funksionet e parasë.

Pra, nisur nga funksionet e renditura më sipër rezulton se tregu pa paranë do të kërkonte një këmbim direkt të një malli me një mall tjetër ose një drejtim tjetër tregu, por utiliteti i tregut pa paranë është i pamundur.

Ajo çka e bën aktive paranë, është fakti që njerëzit besojnë në të dhe janë të gatshëm ta pranojnë si mjet pagese.

Nga sa sipër, termi para i referohet dy koncepteve4;

a) njësi abstrakte e llogarive, në kuptimin se cila eshtë vlera e ruajtur dhe e detyruar për t’u kthyer;

b) diçka e vendosur gjerësisht për kryerje pagesash.

Forma e parasë është në trajtë kartëmonedhe, monedhe metalike, çeku, letër me vlerë.

1.2 Oferta e parasë5

Historikisht rolin e parasë e kanë luajtur shumë aktive si ari, kartëmonedhat, llogaritë e çeqeve etj.

Shpesh lind pyetja se cilët aktive janë përfshirë në treguesin e parasë?

Për të matur paranë duhet të gjenden ekzaktësisht se cilat aktive janë përfshirë në të.

Sipas trajtimit teorik të kësaj çështjeje në aktivin e parasë merret në konsideratë vetëm funksioni i parasë si mjet këmbimi dhe për rrjedhojë këtu përfshihen vetëm aktivet të cilat funksionojnë në mënyrë të qartë si mjet këmbimi, kartëmonedhat,

4 http://www.Definition, of money&r=67

(8)

monedhat, llogaritë e çeqeve dhe kartat e kreditit të cilat mund të përdoren për blerje mallrash, kryerje pagesash dhe shlyerje detyrimesh dhe si të tilla përfshihen në ofertën e parasë.

Por, ka edhe aktive të tjera të cilat nuk janë aq shumë likuide, të tilla si llogaritë e kursimit, të cilat mund të kthehen në para të prekshme dhe që teorikisht nuk janë perfshirë në aktivet e parasë.

Çfar përfaqëson oferta e parasë?

Oferta e parasë (M), është një rezervë mjetesh likuide, e cila mund të shkëmbehet lirshëm me mallra dhe shërbime si dhe të shlyej borxhe.

Oferta e parasë shpreh shumën e parave në dispozicion për transaksionet dhe investimet në ekonomi dhe që shpesh njihet si stoku i parasë.

E thëne më thjeshtë, oferta e parasë është rezultat i bashkëveprimit midis Bankës Qendrore, Sistemit të Bankave Tregtare, publikut, njësive ekonomike dhe institucioneve të tjera,ku Banka Qendrore realizon kontrollin përfundimtar të këtij rezultati.

Përcaktimi i ofertës së parasë shërben si bazë për llogaritjen e bazës monetare të një vendi, e cila përfshin paratë në qarkullim, plus rezervat e bankave tregtare, pranë Bankës Qendrore.

Pra, duke alternuar kuptimin e parasë letër me funksionet e saj, del që: Paraja është një nga mjetet më të rëndësishme të ekonomisë, e cila i bën qeveritë ta konsiderojnë drejtimin monetar si pjesë integrale të ekonomisë së tyre, ku Banka Qendrore ka përgjegjësinë e drejtimit dhe kontrollit të ofertës së parasë.

1.3 Roli i bankës qendrore në administrimin monetar dhe fizik të parasë

(9)

Banka qendrore është institucion financiar i cili ndërmjetëson kalimin e fondeve përkohësisht të lira nga njësitë sufiçitare në njësi defiçitare të ekonomisë, por ajo c’ka banka qendrore ofron më tepër është fakti që ajo shndërron maturitetin e fondeve (pra krijon mundësinë që fondet e lira në afatshkurtër të njësive suficitare të mund të përdoren si fonde në afatgjatë nga njësitë deficitare.)

Nga ana tjetër, banka qendrore si bankë e qeverisë shërben për të krijuar të ardhura në buxhetin e saj, por shërben edhe si koordinatore e borxhit të qeverisë gjatë periudhës fiskale.

Nëpërmjet politikave monetare, banka qendrore kryen një tërësi veprimesh dhe përdor disa mjete (instrumente) për arritjen e objektivave të saj. Ajo pavarësisht se ka disa objektiva, në çdo kohë përqendrohet në atë objektiv i cili ka ndikim negativ makroekonomik për një periudhë të dhënë6.

Pra banka qendrore zë vendin kryesor në institucionet financiare dhe luan rolin kryesor për ofertën e parasë në treg, nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave të saj monetare.

BSH ka si objektiv themelor dhe përgjigjet përpara Kuvendit për; Arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve

Në funksion të këtij objektivi BSH synon zhvillimin e ekonomisë, uljen e numrit të të papunëve dhe sigurimin e një bilanci të qëndrueshëm pagesash.

Gjithashtu,në funksion të objektivit themelor,BSH ka mandatin për hartimin dhe zbatimin e politikës monetare në Shqipëri.

6Po përmend këtu praktikën e bankës qendrore Gjermane, e cila në vitin 1970, periudhë hiperinflacioniste, u

(10)

Lindita TAÇI

BSH e mbështet politikën e saj monetare rreth një programi monetar vjetor,si pjesë e një programi më të gjerë masash të njohur si program financiar7,i cili mbështet SKZHES8 dhe qendron në themel të

marrëveshjes PRGF9 midis Shqipërisë dhe FMN.

Në këtë mënyrë programi monetar shërben për lidhjen e politikës monetare të BSH me politikat e tjera makroekonomike dhe veçanërisht me politikën fiskale.

Politika monetare përcakton mjetet dhe instrumentet që duhet të përdoren për të arritur objektivin kryesor, stabilitetin e çmimeve në ekonomi dhe ka të bëjë me kontrollin që ushtrohet nga BSH ndaj parasë në ekonomi dhe, që më pas, e lejon atë të kontrollojë ofertën e parasë.

Duke synuar stabilitetin e çmimeve, politika monetare mund të ketë efekte pozitive në ekonomi në kuptimin afatgjatë. Në vetvete kontrolli i ofertës së parasë ka të bëjë me

kontrollin mbi zgjerimin apo ngushtimin e bazës monetare e cila ekuilibrohet me kërkesën për para.

Me synimin e harmonizimit të kërkesës dhe të ofertës së parasë, BSH përdor disa instrumente kryesore10 që janë instrumentet monetarë direkte dhe instrumente

monetarë indirekte.

7 Fisher S. (1994) “The role of macroeconomics factors in grouth”, Journal of Monetary Economics,

Vol 32, page 485-512.

8 SKZHES (Strategji Kombëtare për Zhvillimin Ekonomik dhe Social, e cila synon të lidhë

përparësitë e zhvillimit social dhe ekonomik të vendit me burimet financiare.

9 PRGF – Programi për rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë, është një marrëveshje e cila

përfshin mbështetjen financiare të reformave me hua koncensionare.

10 M. Muça ; A. Stavri “Bazat teorike të programimit monetar, rasti i Shqipërisë” qershor 2000.

Programi financiar është një tërësi politikash makroekonomike dhe strukturore, të cilat synojnë të arrijnë objektivat e rritjes dhe të zhvillimit të vendit.

Programi financiar synon të rregullojë problemet e bilancit të pagesave dhe të sigurojë një rritje të qëndrueshme ekonomike nëpërmjet balancimit të kërkesës me ofertën.

(11)

Instrumentet direkte janë përdorur në periudhën e tranzicionit dhe kanë të bëjnë me kontrollin direkt të ofertës monetare. Në këtë periudhë mungonte konkurrenca në sektorin bankar dhe kërkesa për rezerva bankare nuk ishte e ndjeshme kundrejt normave të interesit. Në këtë periudhë si instrument direkt u përdor racionimi i kreditit nga banka qendrore, shpesh me anë të shitjeve publike, duke i lejuar bankat t’i rialokonin rezervat në tregun monetar midis njëra-tjetrës.Arsyeja e mungesës së konkurrencës ishte prania e bankave me pronësi shtetërore, të cilat vareshin nga BSH, nga kreditë preferenciale dhe nga tavanet e kreditit. Për më tepër sistemi bankar i trashëguar në Shqipëri rezultonte i pazhvilluar.

Por ka edhe një sërë faktorësh të tjerë që impononin përdorimin e instrumenteve direkte.

Përfshirja në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” e kufizimeve për financimin e defiçitit buxhetor, shënoi kthesën në këto raporte.

Sot BSH përdor instrumente indirekte të cilët kanë të bëjnë me politikat që ajo u imponon bankave të nivelit të dytë me synimin që nëpërmjet tyre të ndikojë në harmonizimin e kërkesës me ofertën e parasë.

Qëllimet finale te Instrumentet Qëllimet e

Politikave te BSH ekonomike te BSH ndermjetme te BSH

Skema nr.411 Lidhja shkakësore midis disa politikave të bankës qendrore me

qëllime te politikave në ekonomi.

11 Money and the Central Bank, Austrian National Bank.p. 36-39.

Stabilitet çmimesh Kursi i këmb. Politika e kurseve të këmbimit Rritje ekonomike Punësim i lartë Norma të ulëta interesi Furnizimi me para i ekonomisë Politika lombard Politika e minim. tërezervës Ekuilibër i

bilancit pagesave Politika e tregut

(12)

Konkretisht si ndikojnë disa nga këto instrumente në zhvillimin e një ekonomie stabël.

Normat e interesit, tregojnë çmimin e parasë dhe varen nga kërkesa dhe oferta e saj në treg.

Kurset e këmbimit. Kursi “fiks„ është kursi zyrtar i këmbimit të disa prej monedhave të huaja kundrejt lekut,i cili llogaritet çdo ditë pune dhe publikohet nga BSH.

Kursi i këmbimit, i llogaritur sipas metodave të caktuara, përdoret nga të interesuarit për qëllime statistikore,krahasuese, kontabilizuese, vlerësuese dhe tregëtuese12.

Rezerva e detyrueshme13, është një instrument të cilin BSH e përdor për

stabilizimin e normave të interesit në treg dhe për mungesat në likuiditete. BSH ju kërkon bankave të nivelit të dytë të mbajnë rezerva minimale në llogaritë e tyre pranë saj, konform rregullave të përcaktuara.Baza e rezervës minimale, e mbajtur për çdo bankë, përcaktohet në lidhje me bazën e rezervës së detyruar. Baza e rezervës përcaktohet në përputhje me zërat e bilancit kontabël të raportuar në BSH. Baza mbi të cilën llogaritet shuma e minimumit të rezervës së detyruar të bankave janë detyrimet që rezultojnë nga pranimet e fondeve,detyrimet jashtë bilancit si dhe instrumente borxhi të emetuara nga bankat duke zbritur detyrimet midis bankave,detyrimet e bllokuara,depozitat me maturim mbi 2 vjet, marveshjet e riblerjes etj.

Norma e rezervës së detyrueshme është e shprehur në përqindje (10%) dhe mund të ndryshohet me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të BSH.

BSH, për periudhën e mbajtjes së minimumit të rezervës së detyruar të bankave në lekë dhe në valutë paguan interesa sipas përkatësisë në llogaritë e tyre rezervë në BSH. Kjo njihet si remunerim i rezervës së detyrueshme dhe llogaritet në fund të çdo muaji.

Pra sa më e qendrueshme të jetë ekonomia dhe sa më shumë elementë teknikë të jenë përcaktuar, aq më shumë Banka Qendrore përdor instrumente të tërthorta.

12 Udhëzimi “Mbi mënyrën e llogaritjes së “fiksit” të kursit të këmbimit të lekut, në Bankën e

Shqipërisë”.

(13)

Pra, është pikërisht BSH ajo që kryen studime për të përcaktuar treguesin më të përshtatshëm të ofertës së parasë në treg e më pas të ndikojë në stabilitetin e çmimeve, normën e inflacionit, investimet në ekonomi etj.

1.4 Agregatët monetarë

Përmendëm më sipër se është detyrë e BSH harmonizimi i ofertës së parasë,si një tregues që merr në konsiderate sjelljen midis publikut, sistemit bankar dhe autoriteteve monetare.

Por si llogaritet kjo ofertë?

Njihen dy kritere në përcaktimin e ofertës së parasë të cilat aplikohen edhe nga Banka e Shqipërisë. Këto kritere janë;

a) kriteri i transaksionit, i cili e vë theksin në funksionin e parasë si mjet këmbimi dhe

b) kriteri i likujditetit, i cili bazohet në funksionin e parasë si mjet rezerve dhe si standard i pagesave të ardhshme.

Agregatët monetarë janë:

Agregati M1 » identifikohet me paranë (e gatshme) gjendje pranë arkës së Bankës së Shqipërisë, bankave të nivelit të dytë si dhe paranë jashtë bankave, me likujditet 100%;

Agregati M2 » M1 + depozitat me afat 3, 6/mujore dhe 1 vjeçare, shkalla e likuiditetit më e ulët;

Agregati M3 » 2 + gjithë depozitat në valutë të huaj.Ky agregat kontrollohet nëpërmjet instrumenteve të tërthortë.Në BSH ky tregues llogaritet mbështetur ne teorinë sasiore të parasë (raporti i PBB me shpejtësinë e parasë).

Banka qendrore mund të ndikojë vetëm mbi stokun nominal të parasë, ose në paranë jashtë bankave (M1), ndërsa totali i

(14)

depozitave dhe ndarja e tyre në raporte të caktuara (lek, valutë të huaj) janë preferencë e publikut.

Konkretisht BSH synon për një ekuilibër sa më të mirë të këtyre dy treguesve, gjë që ka çuar në stabilitetin e çmimeve të tregut për mallrat dhe shërbimet.

Politika monetare e BSH përqendrohet fillimisht në sasinë e mjeteve (aseteve) financiare që shërbejnë si bilanc transaksionesh – zakonisht paraja në qarkullim plus depozitat pa afat (M1).

1.5. Vlera e parasë.

Sipas një përkufizimi të thjeshtë do të thoshim se:vlera e parasë mat sasinë e mallrave e të shërbimeve që blihen me njësinë e parasë.

Sa i takon matjes të sasisë së mallrave dhe shërbimeve që mund të blejë paraja, përdoret indeksi i çmimeve14 dhe ka të bëjë

pikërisht me fuqinë blerëse të parasë.

Pra paraja ka vlerë reale dhe emërore (nominale);

Vlera reale e parasë përcaktohet nga çmimet e mallrave e të shërbimeve që ajo do të blejë në ekonomi.

V

lera nominale e parasë është ajo e përcaktuar që në momentin e emetimit të saj.

Banka qendrore në vendimmarrjet ekonomike,mban në konsideratë luhatjen e fuqisë blerëse të parasë, pra vlerën reale të parasë dhe jo vlerën nominale të saj.

Në rastë se për një periudhë të dhënë kohe, nuk ka ndryshim në nivelin e çmimeve (teorikisht, pasi në praktikë nuk mund të ndodh

(15)

një gjë e tillë), atëherë dhe vetëm atëherë vlera reale e parasë është e barabartë me vlerën nominale.

1.6 Inflacioni.

Nisur nga përcaktimet e bëra për kërkesën dhe ofertën e parasë, konkludohet se harmonizimi i tyre është shumë i rëndësishëm për një ekonomi.

BSH është pikërisht institucioni që kujdeset për harmonizimin e raportit kërkesë ofertë të parasë, ky tregues pasqyron inflacionin.

Inflacioni përcakton raportin e kërkesës me ofertën e parasë dhe përgjithësisht përkufizohet si një rritje e vazhdueshme e nivelit mesatar të çmimeve të mallrave e të shërbimeve .

Inflacioni është një tregues i cili ndikon negativisht si në procesin e prodhimit, ashtu edhe në stabilitetin shoqëror të vendit dhe përmbledh në vetvete dy momente:

- nënçmimin e parasë në raport me mallrat dhe shërbimet; - nënçmimin e kapitalit monetar (parasë).

Gjatë viteve të tranzicionit BSH i ka kushtuar vemendje të veçantë këtij treguesi, pasi ai është shumë domethënës për ekonominë.

Kështu, norma mesatare vjetore e inflacionit ka ardhur duke u ulur, për periudhën 1995-2005 , ajo grafikisht paraqitet15.

Grafiku nr. 1. Norma vjetore e inflacionit në përqindje, për periudhën 1995-2008.

15 Banka e Shqipërisë, Raportet vjetore të viteve 1995-2000, Raportet vjetor Mbikëqyrja Bankare

(16)

Norma vjetore e inflacionit në përqindje 1995-2008

0,00%

10,00%

20,00%

30,00%

40,00%

50,00%

19

95

19

96

19

97

19

98

19

99

20

00

20

01

20

02

20

03

20

04

20

05

20

06

20

07

20

08

Sikurse shihet edhe në grafik periudha e viti 1997 pasqyron një normë tepër të lartë inflacioni, e cila na sjell ndërmend rritjen e parasë në qarkullim, zhvlerësimin e “LEK-ut„ prirjen e dollarizimit të parasë, rënien e aftësisë së parasë për të vepruar në mënyrë efiçiente në funksionin e saj si ruajtëse e vlerës.

Shkaqet që çojnë në inflacion;

• rritja e kostos së mallrave e shërbimeve (për shkak të rritjes së pagave, rritjes së çmimit të naftës etj.);

• kërkesa e ekonomisë për para është më e lartë sesa oferta e parasë;

• krijimi i parave nga ana e qeverisë. Në rastet e kontrollit të inflacionit, shpesh banka qendrore has në rezistencë me qeverinë.

Le ta shpjegojmë se çfarë ndodh në rastin e një norme të lartë inflacioni.

Në situatën e një norme të lartë inflacioni qeveria përpiqet të përfitojë “seignorance”16 nga primi i parave të marra hua nga banka qendrore apo nga

monetarizimi i defiçitit buxhetor, i cili është i barabartë me krijimin e parasë me fuqi të lartë.

Duke krijuar një para me një normë që kalon nivelin e çmimeve, atëherë krijohen teprica të bilanceve në cash, gjë që ngre nivelin e përgjithshëm të çmimeve. Në vendet në tranzicion, një pjesë e madhe e defiçitit buxhetor është e monetarizuar,

16 Seigniorage- fitimi për qëverinë/bankën qendrore, që rrjedh nga diferenca midis vlerës nominale të

(17)

për këtë arsye kur kjo pjesë tenton të rritet dhe është një burim për rritjen e inflacionit. Pikërisht aftësia e qeverisë për të kontrolluar burimet reale nëpërmjet emetimit të parave njihet si “seignorage”17 (koncept ky që lidhet me të

ashtuquajturën taksë e inflacionit).

1.7 Roli i bankave të nivelit të dytë në krijimin e parasë

Bankat janë ndërmjetës financiarë të cilat i nënshtrohen mbikëqyrjes nga ana e Bankës së Shqipërisë, me qëllim sigurimin e funksionimit të shëndoshë të sistemit bankar dhe ruajtjen e integritetit dhe stabilitetit të tij.

Ato merren me tregtimin e kapitalit “para” dhe kryejnë funksione të rëndësishme në ekonomi.

Bankat kryejnë disa funksione18 të tilla si; funksioni

monetar,funksioni kreditues,funksioni i investimit,funksioni i drejtimit të sistemit të pagesave, funksioni i shërbimit etj. Në kryerjen e këtyre funksioneve, bankat e nivelit të dytë janë mekanizmat që realizojnë tregun e kapitaleve dhe të parasë.

Sot në Shqipëri zhvillojnë veprimtarinë e tyre 16 banka dhe degë të bankave të huaja.Të gjitha bankat ofrojnë shërbime të përgjithshme të pagesave me brenda për klientët e tyre.

Banka e Shqipërisë përcakton kuadrin rregullator për këtë qëllim duke përfshirë edhe sistemin e pagesave jo cash. Bankat i kryejnë të gjitha pagesat ndërbankare, duke përfshirë edhe ato të iniciuara nga klientët e tyre, nëpërmjet llogarive pranë Bankës së Shqipërisë.

17 Në vendet e zhvilluara maksimumi seignorage vlerësohet 1-2% e GDP, kurse për vendet në zhvillim

5-10% e GDP.

(18)

Veprimtaria bankare karakterizohet nga gërshetimi i dendur i rrymave të hyrjeve dhe të daljeve monetare dhe nga kërkesa për harmonizimin e tyre.

Bankat e nivelit të dytë kujdesen që fluksi i hyrjeve të favorizojë, në kohën e duhur, në mënyrë ekonomike dhe në sasinë e mjaftueshme, fluksin e daljeve.

Likuiditetet e bankave janë ato që tregojnë aftësinë e bankës për të përballuar, në çdo rast dhe në mënyrë ekonomike, kërkesat për shlyerje dhe tërheqje dhe për të kryer me rregullaritet e përpikmëri pagesat që kërkon gjithë veprimtaria.

Likuiditeti garantohet nga krijimi i rezervave të përshtatshme dhe nga krijimi i besimit tek publiku.

Sistemi bankar ka një sërë treguesish të cilët flasin për reduktimin apo shtimin e cash-it në ekonomi.

 Kështu, rritja e shumës së kredive flet për rritjn e investimeve të ndryshme, por edhe për orientimin e parasë drejt investimit dhe jothesarizimit të saj.

 Rritja e numrit të depozituesve flet për rënien e fluksit të përdorimit të parasë cash, pasi shumica e kursimeve përkohësisht të lira depozitohen;

 Shtimi i numrit të transaksioneve midis bizneseve flet për kufizimin e përdorimit të cash-it, dhe për përdorimin gjithnjë e më gjerë të mjeteve elektronike të pagesave etj., çështje këto të cilat do t’i konsiderojmë në vijim të kësaj mikroteze.

(19)

2 ADMINISTRIMI I PARASË DHE PËRDORIMI I PARAVE “NË DORË’’ CASH.

2.1. Kuptimi dhe problemet e administrimit të parasë ‘’cash’’,ne Shqiperi.

Të administrosh paranë do të thotë të harmonizosh raportin e kërkesës me ofertën në treg, të menaxhosh kufirin e parasë në qarkullim, të krijosh mundësi për një infrastrukturë të qarkullimit të saj midis bankave/ bizneseve e bankave/ klienteve e bankave/ institucioneve e bankave.

Megjithëse vihet re një monitorim i vazhdueshëm i agregatëve monetarë dhe një zhvillim i sistemit bankar, përsëri është një fakt që Shqipëria hyn ndër vendet që përdorin masivisht cash-in në transaksionet e ndryshme në ekonomi. Është e vështirë të gjenden tregues të saktë për matjen e masës së përdorimit të cash-it si mjet pagese, por një tregues nga i cili mund të gjykohet është raporti në përqindje i parasë në qarkullim ndaj Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).

Nëse do t’i referohemi treguesit të raportit të parasë në qarkullim kundrejt PBB,ky indeks vitet e fundit është luhatur rreth normës 27 për qind.

Vitet e tranzicionit karakterizohen nga një nivel i lartë i parasë në qarkullim, megjithë kontributin e BSH për të hartuar politika monetare drejt përafrimit të standardeve të bankave perëndimore.

(20)

Kështu, në vitin 1993, vit që shënonte kalimin nga një ekonomi e centralizuar në një ekonomi tregu, emetimi i monedhës bëhej sipas nevojave të Qeverisë19

funksion të mbulimit të defiçitit buxhetor dhe ndërmarrjeve shtetërore për pagesa, si dhe të kërkesës së pupullsisë për para cash. Kjo pasi në këtë kohë nuk kishte programe monetare, aq më tepër nuk mund të bëhej fjalë për rritje të parasë në raport me PBB.

Pikërisht këtë vit u panë disa kufizime që BSH filloi të vendosë për të penguar rritjen e pakontrolluar e të paargumentuar të rezervave valutore të bankave tregtare, duke ushtruar presion në administrimin efektiv të tyre.

Në këtë periudhë u vu re që bankat kur kishin probleme me likuiditetet (për shkak të pozicionit neto në valutë) kërkonin t’i zgjidhnin problemet e tyre me rifinancime nga BSH. Nga ana e saj, BSH detyrohej të shtonte emisionin e monedhës e më pas të mbante pasojat e një veprimi të tille.

Në vitin 1994 paraja në qarkullim rezultonte të ishte 57% më e lartë se në vitin 1993, dhe tendenca e saj, pas viteve 97-98, ka ardhur duke u ulur, por vihet re një rritje në vitet 2004-2005. Arsyeja e kësaj shtese të parasë në qarkullim është rritja e pagave në këto vitet e fundit.

Një shifër e lartë e parasë në qarkullim flet për një ekonomi joformale, të bizneseve dhe individëve, ku çdo gjë realizohet me veprime në cash, dhe për më tepër një ekonomi e tillë lë hapësira për mosraportime të sakta të të ardhurave të bizneseve, të taksave të derdhura etj, kjo gjë duket edhe po të llogarisim treguesin e parasë në qarkullim për frymë, i cili gjithashtu flet për një tendencë në rritje. 2.2 Arsyet e përdorimit masiv të transaksioneve në cash dhe e ardhmja e tij.

Shtrohet pyetja, pse është e paraqitur në këto nivele prania e cash-it në ekonomi?

(21)

Kjo pasi lëvizjet e cash-it janë të zakonshme për transaksionet direkte “ballë për ballë”, me vlerë të vogël, midis individëve, ose midis një individi dhe një firme tregtare me pakicë.

Legjislacioni i shumicës së shteteve kërkon që cash-i të pranohet si mjet pagese për të gjithë tipet e transaksioneve, pa kërkuar identifikime të mëtejshme.

Pagesa në cash përbën një transferim final dhe të menjëhershëm të vlerës dhe, monedha e marrë në këtë pagesë mund të ripërdoret menjëherë nga marrësi për pagesa të mëtejshme.

Pra cash-i është mjeti i pagesës që pranohet më lehtë në të gjitha shoqeritë, sepse

- ka kurs ligjor dhe mbart konceptin e shlyerjes së

pakthyeshme;

- është i lirë dhe eficient sidomos për transaksione

direkte dhe me vlerë të vogël.

Sidoqoftë, ka disa disavantazhe që shoqërojnë përdorimin e cash-it: - mbajtja e cashit në nivele të larta nuk krijon kushte për formalizimin e shumë aktiviteteve (bizneseve) ekonomike;

- mbajtja e cash-it nuk sjell asnjë përfitim, sepse nuk përbën investim.

- mbajtja e sasive të mëdha të cash-it përbën risk për sa i përket sigurisë dhe, gjithashtu, shton kostot e transportit.

Ajo që është shqetësuese për ekonominë shqiptare është fakti se, ndryshe nga vendet e tjera, cash-i nuk përdoret vetëm për kryerjen e transaksioneve të vogla nga individët, por edhe për pagesa transaksionesh tregtare me vlerë të madhe por gjithësesi vitet e fundit kjo tendencë ka filluar të zvogëlohet. Gjithmonë e më shumë këto transaksione kryhen nëpërmjet bankës.

Nga këndvështrimi i bankës, administrimi i cash-it ka kosto të lartë, sidomos në kushtet e Shqipërisë, ku transportimi dhe ruajtja e

(22)

aktivitet. Megjithatë, bankat nuk preferojnë të aplikojnë komisione frenuese, pasi janë të interesuara të tërheqin klientelën me çfarëdo lloj çmimi.

Cila është e ardhmja e cash -it?

Megjithëse duket sikur diçka ka lëvizur në formalizimin e ekonomisë shqiptare, mund të themi se ka vend për përmirësime të dukshme në kufizimin e cash-it. Banka të ndryshme ofrojnë këto lloj shërbimesh që zvogëlojnë përdorimin e cash-it

Ndër prirjet e kohëve të fundit, mund të përmenden:

1. Vazhdimi i përdorimit të cash -it si instrumenti kryesor i pagesës për transaksionet në pikat e shitjes, sidomos për sa i takon volumit në numër të pagesave (por jo në vlerë).

Kjo kërkesë e vazhdueshme për cash-in reflekton faktin që pagesat në cash janë ato me vlerë relativisht të vogël. Shumica e tyre janë nën 10$ ose shuma ekuivalente në monedha të tjera dhe ato përbëjnë vetëm 5% të vlerës totale të pagesave.

Nga ana tjetër, nivelet e ulëta të normave të interesit bëjnë që të jetë e ulët kostoja oportune e mbajtjes së cash-it.

Por, duhet pranuar që këtu ndikojnë edhe anët pozitive të përdorimit të cash-it si:

 mungesa e riskut të kreditit;  anonimati.;

 menjëhershmëria; dhe  finaliteti i transaksionit.

Një faktor tjetër që kontribuon në këtë drejtim është detyrimi ligjor për të pranuar cash-in si mjet pagese.

(23)

Ndoshta, ekzistenca e një numri gjithnjë në rritje të ATM-ve e cash-dispenser ka ndikuar, nëpërmjet rritjes së lehtësisë për të gjetur

cash, në drejtim të uljes së kostos së tij.

2. Zhvendosja nga cash -i drejt pagesave elektronike jo- cash nxitur nga zhvillimet në teknologjinë e informacionit.

Tendenca e largimit nga pagesat cash drejt atyre elektronike jo-cash ka një kohë të gjatë që vihet re. Faktori më i rëndësishëm që ka ndikuar në këtë levizje ka qenë zhvillimi i teknologjive të reja të informacionit për ekzekutimin dhe përpunimin elektronik të pagesave. Përhapja e shpejtë e teknologjisë së informacionit, ndikoi në uljen e kostove të ofrimit të shërbimeve të pagesave, duke rritur në këtë mënyrë, shanset për fitime për ofruesit e shërbimeve.

Por, sidoqoftë një pjesë e mirë e teknologjisë së re të pagesave dhe shumë nga instrumentet e reja të pagesave, mund të kërkojnë kosto fillestare për përdoruesit, të cilat bëjnë që, të pakten fillimisht, kërkesa të kufizohet. Këto kosto përfshijnë: pajisje kompjuterike për banking individual, terminale shitësish, linja të dedikuara për komunikimin, kosto implementimi e instalimi, të cilat janë të konsiderueshme, sidomos nëse individët nuk i përdorin këto pajisje edhe për qëllime të tjera, të mos harrojmë këtu edhe kostot për mësimin e përdorimit të kësaj teknologjie të re.

Për më teper, janë edhe parametrat ligjorë apo të sigurisë që ndikojnë në kërkesën për teknologjinë.

Po nga ana tjetër, përhapja e këtyre instrumenteve ka ngritur shqetësimin që, bankat qendrore mund të mos jenë në gjendje të kryejnë funksionet e tyre bazë: politika monetare dhe emetimi i parasë ligjore.

Efekti kryesor i instrumenteve elektronike në pagesa është në ofertën e parasë .

(24)

Komponenti kryesor në pasivet e bankës qëndrore është “paraja në qarkullim„. Zëvendësimi i saj do të reduktonte shumë përmasat e bilancit të bankës dhe, në këtë mënyrë, do të minimizoheshin mundësitë e saj për të ndërhyrë në treg dhe për të kontrolluar likuiditetin.

Shqetesimi mund të përmblidhet në dy drejtime;

- Zgjerimi i përdorimit të ‘e-money’ do të reduktojë fitimet “seigniorage”20 të bankës qëndrore.

- Falsifikimet eventuale në “e-money” do të turbullonin sistemin bankar e financiar.

Duke iu përgjigjur këtij shqetësimi, CPSS/BIS ka nxjerre disa raporte21

mbi impaktin që mund të këtë “e-money” në veprimtarinë e bankave qendrore të vendeve të G10, me këshillën që, bankat qëndrore duhet t’i monitorojnë me kujdes zhvillimet në “e-money”.

Disa të dhëna lidhur me vendet e zhvilluara.

Për të gjykuar nëse përdorimi i cash-it në Shqipëri është në nivele të larta , treguesit e përmendur më sipër mund të krahasohen ato të vendeve të zhvilluara. Është pikërisht ky krahasim që na bën të themi se Shqipëria ka nivel të lartë të përdorimit të cash-it.

Statistika për G1022

Vëzhgimet tregojnë se cash-i mbetet ende instrumenti më i rëndësishëm për transaksionet direkte. Ky konstatim vlen jo vetëm për ekonomitë në zhvillim, por edhe për vendet e zhvilluara të grupit G10. Megjithatë, fakti që cash-i përdoret për pagesa me vlera të vogla, bën që ai të ketë një përqindje shumë më të vogel në vlerën totale të instrumenteve të pagesave, megjithëse të madhe në totalin e volumit të tyre.

20 Seigniorage- fitimi për qëverinë/bankën qëndrore, që rrjedh nga diferenca midis vlerës nominale të

monedhave e kartemonedhave të emetuara dhe kostos shumë më të ulët të prodhimit të tyre.

21 ‘Implications for Central Banks of the Development of Electronic Money’(BIS, October 1996)

‘Survey of electronic money developments’ CPSS publications n.48 (november 2001)

(25)

Një analizë studimore krahasuese23 e bërë nga BIS (Bank for

International Settlements), tregon se ky indeks për vendet e G10 është mesatarisht 5,5 për qind.

2.3 Ekonomia informale dhe ndikimi negativ i përdorimit masiv të cash-i në ekonomi

Përmendëm më sipër disa koncepte teorike si paraja, oferta e parasë, politikën monetare, agregatët monetare, instrumentet direkte dhe indirekte që BSH përdor për arritjen e objektivit kryesor që është stabiliteti i çmimeve.

Por çfarë do të thotë një ekonomi formale dhe çfarë lidhje ka përdorimi i madh i cash-it me ekonominë joformale?

Që një ekonomi të jetë formale do të thotë gjithë veprimtaria e institucioneve, bizneseve dhe individëve të zhvillohet e përshtatet konform ligjeve, rregullave të përcaktuara nga insitucionet përkatëse.

Përdorimi masiv i cash-it në ekonomi, do të thotë që shumica e transaksioneve (veprime e shit-blerjes, investimeve, pagesave etj.) midis institucioneve, institucioneve dhe bizneseve,midis bizneseve, midis bizneseve dhe klientëve të kryhen me para në dorë.

Në rastin e kryerjes të shumicës së këtyre veprimeve me para në dorë (cash), atëherë ka shumë aktivitete të cilat nuk do të kishin mundësi të mateshin saktë e më pas të lejojnë shtetin e Bankën Qendrore të ndërmarrë politika të tjera sociale e ekonomike.

Fakti që BSH arrin të ruaj stabilitetin e çmimeve në ekonomi, të mbajë një nivel të ulët inflacioni, të ndjekë dhe të menaxhojë një sërë treguesish të tjerë monetarë; si dhe INSTAT të përcaktojë PBB, nivelin e varfërisë, nivelin e punësimit etj., do të thotë që ka

(26)

një nivel të caktuar të veprimit të ekonomisë formale dhe asaj joformale.

Por në nivelin aktual të përdorimit të cash-it në Shqipëri tregon se ka akoma shumë për të bërë. Impakti kryesor që jep përdorimi masiv i cash-it, është fakti që shumica e treguesve të aktiviteteve të bizneseve të vogla dhe të individëve nuk raportohen të saktë, për rrjedhojë nuk mund të matësh saktësisht numrin e të punësuarve, nivelin e të ardhurave (individ, biznes, qeveri), nivelin e rritjes, nivelin e zhvillimit social, nivelin e varfërisë etj.

Si levë kryesore të formalizimit të gjithë veprimtarisë ekonomike do të konsideroja kanalizimin e gjithë veprimeve (transaksioneve të përmendura më sipër) nëpërmjet sistemit bankar të pagesave, i cili ka si funksion të vetin pikërisht reduktimin e përdorimit të cash-it në ekonomi.

2.4 Zhvillimi i sistemit të pagesave rrugë për reduktimin e përdorimit të cash-it .

2.4.1 Çfarë përfaqëson sistemi i pagesave, si e redukton ai përdorimin e cash-it

dhe funksionet e tij.

Termi “sistem pagesash”24’ i referohet instrumentev,

,organizmave, procedurave si dhe sistemeve të informacionit e të komunikimit që përdoren për të iniciuar dhe transmetuar informacione pagese nga urdhëruesi te përfituesi dhe për të shlyer pagesat, pra për transfertat e parave.

Një rol të rëndësishën në reduktimin e përdorimit të cash-it, luan krijimi i një infrastrukture të lartë teknologjike për kryerjen e

(27)

transaksioneve midis bizneseve e bankave, midis klientëve e bizneseve,midis institucioneve financiare në vend.

Në fund të fundit, dalja e parave jashtë bankave ka të bëjë me lëvizjen dhe përdorimin fizik të parasë.

E atëherë çfarë mund të bëhet që kjo lëvizje të reduktohet duke përdorur instrumente të tjerë?

Pikërisht kërkohet zhvillimi i sistemit të pagesave,i cili është një ndër mjetet më të rëndësishme për reduktimin e përdorimit të cash-it. Për këtë BSH po i kushton gjithnjë e më tepër rëndësi zhvillimit të sistemit të pagesave dhe ka ndërmarrë rolin e liderit në procesin e reformave të sistemit të pagesave.

BSH po punon, prej kohësh për realizimin e dy sistemeve bashkëkohore për shlyerjen e pagesave ndërbankare. Në këtë proces ajo luan rolet;

hartuese zbatuese rregulluese.

Sistemi i Pagesave ka tri funksione tepër të rendesishme në ekonomitë e sotme25. Ai mund të konsiderohet:

1) Një element jetësor në infrastrukturën financiare të ekonomisë . Midis sistemit të pagesave dhe stabilitetit financiar ekziston një ndërveprim i dukshëm. Çdo mosfunksionim i sistemit mund të sjellë efekte negative, serioze, në tregjet financiare ku ai shërben. Nga ana tjetër, kriza e një tregu apo institucioni financiar ka impaktin e vet në sistemin e pagesave.

2) Një kanal i nevojshëm për menaxhimin ekonomik efektiv nëpërmjet instrumenteve të politikës monetare. Përdorimi me efektivitetin e duhur i instrumenteve të politikës monetare, kërkojnë

(28)

domosdoshmërisht që sistemi i pagesave me vlerë të madhe të jetë efiçient, në mënyrë që të sigurojë shlyerjen e këtyre transaksioneve në kohë reale.

3) Një mjet për promovimin e efiçiencës ekonomike . Vetëm me një sistem pagesash efektiv, kur paratë arrijnë në kohë në destinacion, ato mund të përdoren në mënyrë produktive. Sistemi i Pagesave është ai që siguron arteriet për të zhvilluar tregtinë dhe forma të tjera të aktiviteteve ekonomike në një vend.

Elementet që përbëjnë sistemin e pagesave, siç e përmendëm edhe në definicionin e tij, janë:

instrumentet e pagesave;

organizatat/institucionet pjesëmarrëse; procedurat e paracaktuara;

sistemet e informacionit dhe të komunikimit.

Pa hyrë në analizën e secilit element të sistemit të pagesave, përmendim se ka dy lloje instrumentesh pagese:

1- instrumente cash;

2- instrumente jo-cash (të cilat mund të kategorizohen, nisur nga trajta fizike e tyre) si;

- instrumente letër dhe - instrumente elektronike.

Në kundërshtim me logjikën, shuma e sasisë së cash-it në qarkullim po rritet dhe, dendësia e përdorimit të cash-it si mjet pagese po mbetet konstante.

(29)

2.4.2 Zhvillimet e instrumenteve elektronik dhe sistemit te pagesave në vitet e fundit në Shqipëri.

Në vitet e fundit janë hedhur hapa të mëdha për reduktimin e nivelit të cashit. Vihet re futja e instrumenteve të reja si “standing order„26, “direct debit„27, pagesat

e pagave në llogari etj., por që akoma nuk mund të thuash se janë përhapur gjerësisht.

Ka hyrë përdorimi masiv i ATM (Automatic Teller Machines ose

cashpoint) dhe i kartave plastike, të cilat kanë qenë pika më e

rëndësishme në agjendën e sistemit bankar në bashkëpunim me BSH dhe grupet e tjera të interesit. Kështu, numri i ATM-ve u rrit shumë shpejt28

Por edhe kartat e kreditit kanë gjetur përdorim të gjerë. Si “Visa„ ashtu edhe “MasterCard„ janë aktive në Shqipëri dhe pjesa më e madhe e bankave janë anëtare të njërës prej tyre duke ofruar kartat përkatëse.

Megjithatë, përdorimi i kartave është ende i kufizuar për shkak të numrit ende të vogël të njësive të shërbimit që pranojnë pagesa në mënyrë elektronike, të një mendësie që ende favorizon mbajtjen e

26 standing order- urdhër që klienti i jep bankës për të paguar periodikisht, në një datë të caktuar, një

shumë të caktuar për një perfitues të caktuar (këste kredie, pagese qëraje, prime sigurimi etj.)

27 direct debit-autorizim paraprak që klienti lejon bankën e tij të debitojë llogarinë e tij në baze të faturës

apo instruksioneve që paraqit klienti perfitues (Një kompani sherbimesh utilitare:en.el.,tel,etj.)

(30)

parasë në formën e cash-it, si edhe të nevojës për rritje të të ardhurave të një pjese të mirë të përdoruesve29.

Për rrjedhojë, edhe për një periudhë kohe e cila mund të rezultojë më e shkurtër sesa mendohet aktualisht, kartat plastike ka të ngjarë të përdoren më tepër si instrumente për të tërhequr kartëmonedhat nëpërmjet ATM-ve, sesa për pagesa elektronike (karta debiti apo krediti).

Megjithatë, kartat plastike mund të luajnë një rol të rëndësishëm për konsolidimin e marrëdhënieve me klientët dhe mund të shërbejnë si një element i mirë nxitës për tregtimin nga bankat edhe të produkteve bankare më të sofistikuara ndaj kësaj baze klientësh dhe më gjerë.

Banka qendrore30, duke u fokusuar në politikat më të mira në

sistemin e pagesave, duhet të marrë rolin e liderit në mbështetjen e ndryshimeve të domosdoshme për kooperimin midis sistemit bankar dhe sektorit publik. Banka qendrore duhet të përfshijë politikat e sistemit të pagesave kurdoherë që ato kërkohen.

Nëse nuk ka ndonjë kontratë apo marrëveshje, banka qendrore duhet të organizojë marrëveshje apo mbledhje periodike midis mbikëqyrësve të sistemit të pagesave, mbikëqyrësve të sistemit bankar dhe agjensive të tjera për të koordinuar politikat e zhvillimit të sistemit të pagesave, mund të krijohen komisione të brendshme për koordinimin e këtyre politikave.

Në vendet me ekonomi tregu të zhvilluar, këto 20 vitet e fundit vihen re dy faktore të rendësishëm:

29 Një pjesë e mirë e përdoruesve i përket administratës shtetërore, në kuadrin e iniciativës së

autoriteteve për të reduktuar nivelin e cash-it në ekonomi.

(31)

a) Rritje masive në numrin e transaksioneve dhe, ç’është më e rëndesishme në vlerën e qarkulluar në sistemet e pagesave31.

Këtë shtim e ka sjellë rritja e shpejtë e aktiviteteve të tregut financiar në botë, si dhe pagesat që këto aktivitete gjenerojnë. b) Zhvillimet e mëdha teknologjike kanë bërë të mundur që

fondet të levizin shumë më shpejt nëpër sistemet e pagesave. Si rezultat, vitet e fundit, ka një vlerësim dhe kuptim më të drejtë të rolit kyç që sistemet e pagesave luajnë në një ekonomi tregu.

Zhvillimet e fundit politike-ekonomike të vendit tonë për t’u bërë pjesë e organizmave më të lartë botërorë si edhe rruga për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, e ka vënë qeverinë shqiptare përballë sfidave të mëdha.. Një ndër të cilat është edhe formalizimi i ekonomise gjë që ndikon në përcaktimin e parametrave papunësisë, varfërisë, rritjes ekonomike etj.

Ashtu sic e kemi përmendur edhe më sipër, reduktimi i CASH dhe përmirësimi i sitemit të pagesave është një rrugë e cila ndihmon ndjeshëm në rritjen e ekonomisë formale.

Gjatë viteve të fundit i gjithë sistemi i pagesave të punonjësve

buxhetor kaloi nëpërmjet sistemit bankar. Kjo gjë është vënë si kusht edhe për shoqëritë private dhe organizata të ndryshmë që operojnë në terrriton shqiptar. Duhet thënë se edhe bankat kanë bërë

investime të mëdha në përmirësimin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të shumëllojshme.

1- rritja e numrit të ATM-ve dhe POS Makina ATM (Automated Teller Machines)

642 prej të cilave:

1 - ATM me funksion tërheqje cash 642 2 - ATM me funksion urdhër transferta 59 3 - ATM me funksion depozitim cash 73

31 Në vendet e G10 vlera totale vjetore e qarkulluar në sistemin kombëtar të pagesave llogaritet të jetë

(32)

Terminale PO S (Point of Sale ) 2953 prej të cilave :

1- terminale PO S me funksion tërheqje cash

907 2- terminale pagesash EFTPO S 2915 Terminale për përdorimin e parasë

elektronike

Numri i terminaleve ATM dhe POS32

Në fund të vitit 2008, në Republikën e Shqipërisë operojnë 16 banka, të

cilat ofrojnë shërbime pagesash në 438 degë/agjenci bankare në të gjithë

vendin. Gjatë këtij viti, janë shtuar gjithashtu makinat ATM dhe terminalet PO S për përdorimin e kartave, me një rritje përkatësisht prej 45 dhe 61 për qind, krahasuar me numrin e tyre në fund të vitit 2007.

Vitet e fundit, një formë mjaft e njohur për kryerjen e pagesave është edhe

përdorimi i instrumenteve të pagesave elektronike, instrumente të cilat po

përdoren gjithnjë e më shumë edhe në Shqipëri. Në 31 dhjetor 2008, vërehet një rritje prej 17 për qind e numrit të kartave në qarkullim, krahasuar me fundin e vitit 2007. Peshë të konsiderueshme në këtë rritje kanë patur kartat e kreditit të emetuara gjatë këtij viti, me një rritje prej 53 për qind, kundrejt fundit të vitit 2007.

Numri i kartave sipas funksioneve 31 dhjetor 2008

Karta me funksion cash-i 512,232

Karta me funksion pagese 498,003

prej të cilave:

1- karta debiti 482,072

2- karta krediti 15,931

Karta me funksion para elektronike

(33)

Numri total i kartave në qarkullim 512,232 prej të cilave:

- karta me më shumë se një funksion 498,003 Përdorimi i kartave bankare 33

Gjatë vitit 2008, në total u procesuan 8,205,143 transaksione me karta, me një qarkullim total vjetor prej 93.7 miliardë lekësh. Nga totali i

transaksioneve, rreth 96 për qind përbëjnë tërheqje cash nga ATM -të, tregues ky i një ekonomie me përdorim të lartë të cash-it. Thënë ndryshe, në përpjesëtim me numrin e popullsisë57 në Shqipëri, në fund të vitit 2008, mesatarisht një në gjashtë persona është mbajtës i një karte. Çdo kartëmbajtës kryen jo më shumë se 16 transaksione në vit, nga të cilat, 15 transaksione janë tërheqje cash nga banka. Pra, përdorimi i instrumenteve të pagesave elektronike nga publiku është ende në hapat e parë, krahasuar me statistikat e raportuara nga vendet e rajonit.

Në fund të vitit 2008, ishin gjashtë banka që ofronin shërbime “home banking”, në formën e produkteve që mundësojnë aksesimin e

llogarisë

bankare nga shtëpia, nëpërmjet një linje interneti apo një software-i, që

banka i vë në dispozicion klientit të saj.

Përdorimi i këtij shërbimi lidhet ngushtë me ekzistencën e infrastrukturës

si dhe aftësinë e klientëve për të përdorur internetin dhe teknologjitë bashkëkohore. Krahasuar me vitin 2007, gjatë vitit 2008 vërehet një rritje e numrit dhe e vlerës së transaksioneve “home banking”, përkatësisht prej 108 për qind dhe 116 për qind.

Home banking 2006 2007 2008

(34)

Numri i transaksioneve 19,096 42,447 88,26 1 Vlera e transaksioneve (miliardë

lekë)

16.83 48.49 104.8

8 Përdorimi i home – banking 34

2.4.3. Të dhënat nga vrojtimi mbi sistemin bankar dhe problemet e tij. 35

Duke analizuar rezultatet e një vrojtimi të kryer nga BSH, del se shkaqet e këtij fenomeni duhen kërkuar në dy plane:

 Pse publiku shqiptar s’është familjar me bankat?

 Pse bankingu shqiptar është i limituar në instrumentet e pagesave që përdor?

Pyetja e pare.

Arsyet e kësaj situate i kanë rrënjët në shkaqe ekonomike, politike e sociale.

Së pari , sistemi bankar shqiptar i postdemokracisë, është mjaft i ri.

Vetëm pas vitit 1997, me shuarjen e firmave piramidale, mund të flasim për një sistem bankar efiçient dhe kompetitiv. Pra, nuk është krijuar ende kultura e nevojshme e punës me bankat.Individit shqiptar i duhet kohë që të ndryshojë imazhin e bankës,nga një institucion vetëm depozitimi të parasë, në një ofrues shërbimesh pagese.

Së dyti, Shqipëria ndodhet ende në listën e vendeve të varfëra, me

të ardhura për fryme shumë të ulëta.Kjo bën që, jo vetëm për hir të mentalitetit që përmendëm më lart, por edhe për shkak të pamundësisë së rezervave financiare, të paktë janë ata individë që kanë një llogari rrjedhëse.

34 Raporti i Stabilitetit financiar 2008, B.Sh.

(35)

Nga statistikat e numrit të depozituesve rezulton se edhe ky numër vitet e fundit ka ardhur duke u rritur .

Së treti, kriza e vitit 1997 dhe falimentimi i skemave piramidale ka

humbur besimin e një pjesë të publikut me bankat.

S

ë katërti , edhe kriza ekonomike ka ndikuar në humbjen e besimit të

publikut, e cila i përban si faktorët ekonomik, politik dhe ata social. Pyetja e dyt ë

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të kuptojmë pse biznesi shqiptar është, pergjithësisht, larg bankave dhe pse ai është skeptik në përdorimin e instrumenteve të reja të pagesave.

Rezultatet e vrojtimeve të kryera nga BSH, tregojnë se, për komunitetin e biznesit shkaqet kryesore janë:

Mungesa e konfidencialitetit , mund të quhet si shkaku kryesor që bizneset nuk afrohen në banka.

Një pjesë e mirë e bizneseve në Shqipëri nuk deklarojnë të

ardhurat reale të tyre për t’iu shmangur detyrimeve fiskale.

Kështu, ata do ta ndjenin veten të zbuluar, në rast se do t’i kryenin të gjitha transaksionet e tyre nëpërmjet bankës. Edhe procedurat e aprovuara së fundi për deklarimet në zbatim të ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, bëjne që një pjesë e konsiderueshme e transaksioneve me vlerë të madhe të mos kanalizohet në kanalet bankare.

Mjedisi dhe shërbimi që ofron banka , megjithë përmirësimet, duhet thënë se është akoma larg standardeve ndërkombëtare.  A rbitrariteti i organeve tatimore e konkretisht shqetësim

paraqet dispozita e ligjit “Për procedurat tatimore„që i jep të drejtë nëpunësit të zyrës së tatimeve jo vetëm të bllokojë dhe

(36)

konfiskojë llogaritë e debitorëve, por ngarkon me përgjegjësi bankën dhe e detyron ate të debitojë llogarinë e klientit edhe pa pëlqimin e këtij të fundit.

Rezultatet e intervistave me bankierë të niveleve drejtues të bankave të nivelit të dytë tregojne se:

 Shumica e bankave private i ofrojnë pothuaj të gjitha instrumentet-letër të pagesave,por pak përdoren nga klientët instrumentet e reja si “standing order”dhe “direct debit”.Arsyet kryesore të këtij mospërdorimi përmenden:

a) Përdorimi i këtyre instrumeneteve kërkon kooperim me

kompanitë e shërbimeve utilitare për pagesën direkte të faturave. Këto kompani sidomos ato shtetërore (KESH, Telekom), nuk janë të interesuara për këtë shërbim. Ata kanë një rrjet të gjerë kioskash për arkëtimin e faturave dhe nuk u pëlqen të lëvizin nga kjo praktikë.

b) Për pagesën e TVSH-së, janë të autorizuara disa banka,

ndërkohë që, jo vetëm bankat, por edhe klientela është mjaft e interesuar për këtë shërbim, pasi pagesat për TVSH-në jaTVSH-në zakonisht me vlera të mëdha dhe kërkohet shlyerje brenda ditës.

 Pagesat elektronike kanë një përdorim shumë të kufizuar dhe disa nga arsyet për këtë janë:

a) Ndërtimi i rrjetit kombëtar të makinave elektronike të pagesave (ATM-ve, POS e EFTPOS) gjykohet i vështirë dhe me kosto të lartë, për shkak të infrastrukturës së linjave të

(37)

komunikimit36. Bankat e ndjejnë veten të pafuqishme për të

realizuar dhe mirëmbajtur këtë investim.

b) Bankierët mendojnë se,edhe sikur të realizohet ky investim, klientela shqiptare është e papërgatitur për të përdorur kartat në mënyrë masive, kështuqë ata janë të pamotivuar për t'u përfshirë në këto investime.

 Një pjesë e mirë e bizneseve nuk ndihen komodë në banke, sepse ata bankën e identifikojnë me shtetin:

a) ata që fshehin të ardhurat, në bankë ndihen të kontrolluar; b) plotesimi i shumë procedurave deklarimi dhe dokumentacioni

(ligji kundër pastrimit të parave, vërtetimi i zhdoganimit të mallit etj.) bëhet shkak për vonesa e pakënaqësi;

c) e drejta që ka punonjësi i tatimeve të bllokojë e konfiskojë llogaritë, dëmton mjaft marrëdhëniet e bankës me komunitetin e biznesit. Kjo e drejtë normalisht mund t'i takoje vetëm gjykatës dhe jo punonjësve të admistratës shtetërore;

d) Mungesa e një rrjeti të përshtatshëm shërbimesh për kryerje pagesash në mënyrë elektronike. Ka shumë pak kompani tregtare të cilat ofrojnë mundësinë e kreditimit me karta.

Ka një konkurrence të padrejtë të bankave me tregun joformal të këmbimeve valutore, të cilët duhen kufizuar në shumën e transaksionit që kryejnë (ndoshta vetëm për vlera fare të vogla). 2.4.4. Fushata anti –cash.

Nëse do t’i referohemi dy treguesve:

- raporti para/ kundrejt PBB (grafiku) dhe - paraja në qarkullim për person (grafiku),

shohim se këto tregues qëndrojnë akoma në nivele të larta.

(38)

Duke pasur parasysh këto tregues shqetësues, objektiv strategjik i BSH është :

“Rritjen e qarkullimit të parasë nëpërmjet bankave, gjë që do të sillte si rezultat minimizimin e përdorimit të cash-it në ekonomi”.

Gjithë aktiviteti i BSH në këtë fushë ka synuar nxitjen dhe përmiresimin e sistemit të pagesave, në funksion të arritjes së këtij objektivi.

Në kuadrin e reduktimit të masës së pëdorimit të cash-it Banka e Shqipërisë në vitin 2003 ndërmori fushatën “ Për reduktimin e përdorimit të cash-it në ekonomi„, në të cilën u angazhuan struktura të veçanta të BSH si dhe gjithë institucionet financiare në vend (Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, DP Tatimeve, DP Doganave, KESH, Albtelekom, si dhe përfaqësues nga shoqata e bankierëve).

Fushata kishte dy orientime: 1) Masa administrative; 2) Edukimi i publikut.

Ajo çfarë u vu re gjatë kësaj fushate ishte fakti që në Shqipëri, deri në vitin 2003 vepronin rreth 90 perqind biznese të vogla të cilat realizonin transaksionet e tyre kryesisht në cash.

Vëmendja në këtë fushatë iu kushtua interesimit të drejtpërdrejtë për rritjen e qarkullimit të parasë në kanalet bankare. Kjo për arsyen se, transaksionet jashtë bankave favorizojnë dhe mbulojnë evazionin fiskal që është një nga problemet e rëndësishme të financave shqiptare.

Një arsye tjetër, po aq e drejtpërdrejtë është, gjithashtu, ajo që lidhet me fondet e buxhetit të shtetit, pasi reduktimi i transaksioneve në

cash dhe rritja e volumit të lëvizjes së parasë në banka përshpejton

ciklin e qarkullimit të parasë në llogaritë e buxhetit, duke bërë të mundur përmirësimin e administrimit të saj.

(39)

Ministria e Financave dhe në mënyrë të veçantë, adminstrata tatimore e doganore që janë vjelësit kryesorë të të ardhurave të shtetit u konsideruan ndër partnerët kryesorë të kësaj fushate, e cila shtroi domosdoshmërinë të ndryshimeve në legjislacion edhe të forcimit e zbatimit të tij të atij ekzistues, për ato aspekte qe kanalizojnë trasaksionet e biznesit nëpërmjet bankave.

Duke vlerësuar këtë nismë të BSH, do të theksoja se ky proces duhet mbështetur dhe me elemente të tjerë të rëndësishëm si informimi dhe edukimi i komunitetit të biznesit, pa mirëkuptimin dhe mbështetjen e të cilit nuk mund të garantohet reduktimi i cash-it. Ky bashkëpunim, që e ka bazën në interesat e përbashkëta, i shërben më së miri përmirësimit të klimës së biznesit dhe afrimit, përherë e më pranë bankave.

Nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë që llogaria bankare nuk është dhe nuk përbën një privilegj vetëm për biznese. Ajo përbën tashmë një normalitet për çdo qytetar të shoqërive të zhvilluara. Edhe qytetari shqiptar që aspiron të jetë pjesë e qytetërimit europian duhet t’i japë fund traditës së vjetër të mbajtjes dhe përdorimit të

cash-it.

Këtë shembull e kanë dhënë sot shumë institucione të administratës publike, të cilët kanë hapur llogari bankare për çdo punonjës të institucioneve shtetërore.

Ajo çfarë konstatohet është pamundësia e disa bankave për t’iu përgjigjur shpejtë dhe në kohë me infrastrukturë, kërkesave për tërheqjen e rrogës së nëpunësve.

Disa nga aspektet më të rëndësishme ku u mendua të arrihej ishin37:

(40)

Kalimi i pensioneve nëpërmjet llogarive bankare. Siç dihet, pensionet janë në shuma akoma më të vogla se pagat e administratës. Kjo e bën akoma më pak të volitshme shpërndarjen e tyre nëpërmjet sistemit bankar. Megjithatë, edhe në këtë rast ekziston ideja e krijimit të incentivave të mësipërme dhe prandaj duhet tentuar edhe në këtë drejtim. Ajo që është kryesore në të dyja rastet ndikimi sado i vogël do të jetë i pranishëm e për rrjedhim do të krijohen premisat për të krijuar hap pas hapi një traditë të re.

Detyrimi i biznesit të madh dhe të vogël për të përdorur llogaritë bankare. Sipas disa sondazheve numri i bizneseve që kryejnë pagesat nëpërmjet transfertave bankare është në rritje. Megjithatë, për shumë arsye ekziston besimi se një pjesë e madhe e tyre vazhdon të kryhet në cash. Veçanërisht kur bie fjala për pagesa të vogla, sidomos ato midis biznesit të vogël me atë të madh. Në këtë pikë, pjesë e këtij programi u bë përpjekja për të imponuar zbatimin e ligjit për përdorimin e llogarisë bankare për shuma mbi 500 mijë lekë.

Publikimi dhe sqarimi i kuptimit të akteve ekzistuese ligjore dhe nënligjore të lidhura me çështjen në fjalë. Ekziston një bazë ligjore, për të cilën duhet të pranojmë se nuk kemi njohuri të plota, ndërkohë që nga ana tjetër nuk kemi privilegjin që të bëjmë propozime për amendamente. Për këtë qëllim mbetet që një ekspert i jashtëm, ndoshta nga FMN, GTZ apo ndonjë institucion tjetër, të rekrutohet për të studiuar bazën ligjore ekzistuese dhe për ta përputhur atë me prioritetet dhe objektivat që BSH vendosi në këtë program.  Saktësimi i mundësive që ekzistojnë për të likuiduar detyrimet mujore

(energji, ujë, telefon) të administratës shtetërore nëpërmjet transfertës bankare. Ashtu siç është thënë dhe më sipër, ky moment është konsideruar si një motiv i fortë për punonjësit e

(41)

administratës publike për të shmangur përfundimisht rradhët e gjata në likuidimin e detyrimeve mujore që ata kanë.

2.4.5 Aspekte të administrimit të parasë fizike cash, llogaritja e

treguesve të monedhës në qarkullim, shpejtësisë së qarkullimit të

parasë, mbajtja e

një strukture konformë kërkesave të ekonomisë

Një aspekt tjetër i administrimit të cash-it ka të bëj me paranë fizike (si para në kartëmonedhë e në monedhë metalike).

Flitet për reduktim të cash-it, por nga ana tjetër kemi edhe domosdoshmërine e parasë fizike. Ka momente të tilla kur kërkesa për para është e lartë dhe është detyrë e BSH të përballojë një situatë të tillë.

Po përmend vitin 1995, kur si rezultat i një norme të lartë inflacioni dhe i shifrës së lartë të monedhës në qarkullim, BSH planifikoi dhe shtypi kartëmonedhën me vlerë më të madhe 500 Lekë, vlera e të cilës do të plotësonte kërkesën e lartë për para cash.

Referuar strategjisë së BSH, por edhe eksperiencave të bankave të tjera qendrore, BSH siguron një gjendje “Stok” të parasë fizike, e cila është e domosdoshme për çdo situatë emergjente për më tepër se dy vjet.

Sasia e monedhës në qarkullim është si një rezervë e cila diktohet nga ;

- rritja ekonomike;

- rritja e numrit të të punësuarve; - rritja/ulja e normës së interesit; - ndryshimi i çmimeve;

References

Related documents

Here we show that a speci…c subset of the Weber set of a total clan game with zero worth for the clan coincides, when restricted to the non-clan members, with the core of the

GE Waukesha factory-supplied lube oil filtration system is utilized and a lube oil analysis program is followed (see Table 13), with visual inspection of power cylinder components

A: Yes. Because, according to the Supreme Court, such type of evidence strengthens the presumption of innocence of the accused. That it is unlikely that a person

Does this program need specialized accreditation in order for a graduate to become licensed by the State or to earn a national professional certification, so graduates of this

Aiming to optimize the calculations of mechanical aeration requirements in Litopenaeus vannamei marine shrimp cultures, oxygen consumption was quantified in

This comprehensive impact assessment study (IAS) has a detailed adoption study and on- farm survey to fully understand the various dimensions of impacts and

To provide services, a telecommunications service provider must follow the rules on connection, management of telecommunications resources, telecommunications standards and norms,

In our Q1 2011 North American B2B Technology Marketing Tactics And Benchmarks Online Survey, we found that, on average, marketing is the source of only 27% of the pipeline at tech