HALIL XANI
101
QYFYRET E NASTRADINIT
Poezi
PRISHTINË, 2009...
Halil Xani
101 Qyfyret e Nastradinit
Poezi
Recenzentë: Janë shumë - Emrat e tyre i gjeni kah fundi
Lektura dhe gjithë përgatitja e librit: Autori (si për veti)
Kopertinën e bëri ( pa pagesë, pa përtesë, me kujdes),
piktori e skulptori me Akademi të mbaruar, Visar Kabashi
...
Prishtinë, 2009...
Këtë libër ia kushtoj vëllait tim Dautit, ( i lindur më 1945 dhe i vrarë në luftën e
fundit më 1999) nga i cili që në fëmijëri kam mësuar shumë anekdota të Nastradinit
por edhe përralla e tregime të tjera. Faleminderit, vëlla, që më frymëzove të shkruaj
dhe më fale aq shumë mahi nga jeta jote.
Autori
...
“O Zot, shyqyr që nuk e kam një hektar fytyrë. Nuk di si do të rruhesha”
Daut Xani
...
NË VEND TË PARATHËNIES
Kishin qenë katër nxënës: Nastradini, Muhedini, Osmani dhe Hasani. Ata kishin mësuar te një hoxhë, burrë i drejtë dhe besimtar. Hoxha e merrte qengjin, i bënte dua, e therte dhe përsëri qengji ngjallej si më parë.
Një ditë e thirrën hoxhë mësuesin në një gosti. Para se të shkonte, hoxha i porositi: Mos e prekni qengjin pa ardhur unë!
Kur shkoi hoxha, nxënësit folën midis tyre:
Edhe ne dimë ta therim qengjin. Po e therim e po i bëjmë duanë, e ngjallim përsëri dhe hoxha s`ka për ta marrë vesh.
E therën qengjin dhe e hëngrën për darkë. Pastaj i kënduan duanë, por duaja nuk zuri dhe qengji nuk u ngjall.
Kur erdhi hoxha i pyeti: Ku është qengji?
E therëm. Kush e theri? E theri Osmani.
Të thershin!-tha hoxha.-Po kush e vari? Muhedini.
Të varshin!-mallkoi hoxha.-Po kush e ropi? Hasani.
Të rjepshin!-mallkoi hoxha. Pastaj u kthye nga Nastradini, i cili nuk kishte hapur gojën deri atëherë.
Po ti Nastradin, çfarë bëje?
Unë qeshnja me këta budallenjtë që e therën qengjin pa qenë ti dhe bënin sikur e dinin duanë.
Qeshtë tërë dynjaja me ty deri sa të bëhet qameti!-tha hoxha i dëshpëruar dhe mallkimi i tij zuri vend.
Osmanin e therën më vonë për punë të këqija, Muhedinin e varën, Hasanin e ropën, kurse Nastradini u bë gazi i botës që kur ishte gjallë e deri në ditët tona.
………
NASTRADININ E PYESIN, AI PËRGJIGJET SHKURT:
-nastradin, ku është mesi i botës?
-Aty ku e kam lidhur gomarin. Po nuk besuat, mateni. -Nastradin, sa yje ka në qiell?
-Sa ka qime gomari im.Po nuk besuat, i numëroni. -Nastradin, sa pika ujë ka deti?
-Ndaloni lumenjtë që unë t`i numëroj pikat. -Nastradin, pse qesh kur je keq?
-Qesh, se çdo e keqe e ka të mirën prapa.
-Nastradin, po të japin myzhden se të ka bërë mbreti pasha? -Lërini ato gënjeshtra, se kjo nuk mund të ndodhë,
por ma thoni edhe një herë se më vjen mirë. -Nastradin, sipas teje, cila është gjëja më e rëndë? -Kur ha kallaballëku e unë i shikoj.
-Nastradin, ku është e vërteta?
-Pse a ka të vërtetë që t`u them ku ndodhet a?
………..
1. MBAJE MURIN
Nastradinit plak Një ditë i tha një fqi Po i huton njerëzit Me ty shumë çudi. Hoxha u mendua I tha fqiut dikur Po shkoj për qitape Mbaje ti këtë mur. Në shtëpi Nastradini Ndejti nja një orë Fqiu ende murin E mbante me dorë. Lëshoje tash murin O fqi i uruar
Ja kështu si ty
Të gjithë i kam hutuar.
2. NASTRADINI DHE GRATË E TIJ
Nastradini kishte pasur dy graAto grindeshin bënin bela Herë njërën herë tjetrën i thirri Iu dhuroi të dyjave para floriri. Nuk kaloi një kohë e gjatë Prapë filluan të ziheshin gratë Sapo bëheshin të dyja tok Njëra-tjetrën e kapnin për flokë. Një ditë prej ditësh hoxha i zuri Të dyja në “bankë të zezë” i vuri Ç`keni që ziheni mori të shkreta E shihni me pelë përdore ju gjeta. -Efendi, i thanë na trego
Cilën më shumë prej nesh e do? -Atë që i dhashë floririn e dua unë
Ato shkuan në të vetat punë Dhe kurrë më nuk u zunë.
3. SA KËMBË I KA GOMARI
Nastradini hipur në gomarTakohet me një udhëtar Me hoxhën u mahit udhëtari E pyeti sa këmbë ka gomari. Nastradini zbriti ia numëroi Pastaj me zë atij i tregoi -Unë e di-tha ai-po pse zbrite Sa këmbë ka gomari a nuk e dite? -Jo, jo unë e dita edhe pa zbritë Po thashë më mirë kështu të të bind.
4. NASTRADINI KËPUCËT ME VETE
Nastradinin e shohin do çobanëT`ia marrin këpucët e bëjnë plan -Jemi të vegjël këtu po rrimë kot Këto mollët lart s`i arrijmë dot. Ai i zbathi këpucët, s`i la në tokë I mori të dyjat i lidhi për shokë Ata u habitën kështu kur e panë -Lëri hoxhë këpucët-fëmijtë i thanë. -Po ju shkundi mollë e hani sa të doni E sa për këpucët ju kot më këshilloni Mallin afër vetes unë gjithëherë e dua Ku ta di pastaj nga më qet rruga mua.
5. KU TË DOJË MUSHKA
Nastradini hipur në mushkë Kokëlartë qëndronte si krushkë Mundohej për freni ta drejtonte Po ajo kryeneçe nuk e dëgjonte. Pas pak u takua me një njeri -Për ku je nisur o hoxhë efendi -Besa s`po di as vetë kah po shkoj Le të më çojë mushka kah të dojë.6. NASTRADINI RA NGA KALI
Nastradini hipur në kalë të vetNa ishte nisur për në qytet Kali u tremb e hodhi përtokë I erdhi inat e panë disa shokë.
Rrokotel në tokë u hodh plaku Larg i shkoi çallma i rridhte gjaku Shokëve që qeshnin hoxha iu thotë -Kali i trembur mua më rrëzoi kot. Unë edhe ashtu desha t`i zbres Nuk i rri hipur kalit teknefes -Mirë po thua o hoxhë jarani A hip njeriu në shalë shejtani.
7. NGJITJA BISHTIN NËSE DO
Një ditë Nastradini vajti në qytet Në treg ta shiste gomarin e vet Iu afrua njëri bishtin po ia matë -Desha ta blej po paska bisht të gjatë. Kështu ai i tha e iku pazaritHoxha ia shkurtoi bishtin gomarit Më vonë i tha një tjetër teveqel -Desha ta blej po qenka bishtcubel. -Jo, jo, i tha hoxha hiç mos u largo Në xhep ia kam bishtin ngjitja nëse do.
8. KAH DUHET ECUR
Kishte pas vdekur Një njeri
Nastradini imam Xhemati pas tij E pyeti hoxhën Njëri n`mes të xhades -A duhet ecur para Apo pas xhenazes? Ia ktheu hoxha: -Dëgjo ore hut Kryesorja është T`mos jesh n`tabut.
9. NASTRADINI
NË SHKODËR
Kur këndej NastradiniTë gjithë i bëri përrallë Tha do të shkoj n`Shkodër Malli më ka marrë.
U takua me fëmijë E nisën bisedën Për kopshtari. Iu tha Nastradini -Kah ne lum baca Rriten lakrat Një nuk e zë kaca. Kur hodhi shikimin Nga liqeni pa bardhësi Çka punohet atje Ju lutem fëmijë. -Ato janë bujashka Mjeshtrit po punojnë Për lakrat e juaja Kaca po ndërtojnë. U ndal efendia Me vete u mendua -Po kthehem-tha prapa Këtu s`ka bukë për mua.
10. NASTRADINI, VAJZA DHE MULLIRI
Nastradini kishte planifikuarNjë mulli për ta ndërtuar Vuri themelet në një lëndinë Por lumë s`kishte n`atë rrethinë. Një ditë e bija bukën kur ia çoi Nisi me babahoxhën të bisedojë -O baba, njerëzit këtu kur të vijnë Kuajt e qetë, ujë ku do të pijnë? Hoxha të bijës ia dha hakun Hodhi çekiçin drodhi mustakun Rrofsh moj bija ime e mbarë Pse s`më pyete në ditën e parë.
11. NASTRADINI POSTIER
Nastradini njëherëNa u bë postier E dërgoi një letër Deri n`fshatin tjetër. Atje kishte dasmë Gjëmonte tupani Ky që ish i uritur Shkoi te kazani.
Pasi hëngri mirë Plaku po i thotë As adresë as letër Nuk lexohen dot. Nuk është me rëndësi O plak mjekërbutë Isha shumë i uritur Ta solla me ngutë. Pasi fshiu me mëngë Mjekër e mustakë I mori izën plakut Iku poshtë sokakut.
12. DY SHPULLA KADISË
Njëri i tha kadiut në sokak Nastradini dy shuplakë i ka hak Jam dakord veç a je asi djali Ti mbaro punën, se unë të fali. Hoxha mbante faqen me dorë Kadi-tha-njëri më bëri horë Unë s`i bëra gjë atij gomarit Që m`ra shpullë n`mes pazarit. I pandehur të shpall fajtor Jepja hakun hoxhës në dorë Por, o i nderuar zotri kadi Paratë që thua, i kam n`shtëpi. Nastradini e kuptoi hilen Që kadiu deshi t`i lë ngilen Ia dha dy shpulla kadisë Dhe u nis drejt shtëpisë. Kadi-i tha-s`kam kohë të pres Paratë e mia merri ti serbes.13. PARE JO E AFAT PO
Nastradinit një komshiI kërkoi hua disa flori I tha-nëse m`i jep paratë I dua me një afat të gjatë.
Aiiiih, tha hoxha më vjen keq S`kam para t`betohem me pleq E për vade s`të kthej duarthatë Merr sa të duash nga unë afat.
14. QEVERITARËT NË BOSTAN
Nastradini ish në kopshtin e tijNga rruga u kthyen tre jabanxhi E mori thikën Nastradin plaku E u preu shumë bostan si gjaku. Para se të shkojnë këta udhëtarë U ngarkuan me bostan si gomarë Hoxha u tha-o burra a bën ta di Mos ju të tre, punoni në qeveri.
15. QENI NUK DIN
ARABISHT
E luti hoxhën një komshiQë t`i shkruante një hajmali Nga qentë kish frikë shumë I shtireshin edhe në gjumë. Të këshilloj-tha lum jarani Një shkop me veti ta mbani Se qenit s`i bëhet me gisht Kur nuk merr vesh arabisht.
16. KADIA FSHINË RRUGËN
Në qytet grinden dy komshiRrugën s`e fshij, jo fshije ti Gjëmonte lagjja e qarshia Puna vajti deri te kadia. Pse grindeni u tha hoxha Ajo është rrugë e qytetit Rrugën le ta fshijë kadia Ai është pjesë e pushtetit
17. MBUSH KAZANIN
U zgjua hoxha me tëlinat plot I vinte vështirë të shoqes t`i thotë O plaka ime ëndërr të keqe pashë Nga maja e minares disi gati rashë. Mos qofsha n`lëkurën tënde burrë Se unë nga frika isha pshurrë Besa o plakë shko mbush kazanin Se edhe unë e paskam bërë namin.
18. NË GJUMË ME KUR`AN
Nastradin po qanë djaliNjë ilaç a do t`i gjesh Nisja grua këndo kur`an Pastaj djali fle si qengj. E kam provuar me xhematin Kur u lexoj kur`an n`xhami I zë gjumi veç gërhatin E jo s`po fle ky axhami.
19. DJALI
I NASTRADINIT KËNGËTAR
Nastradini kish një djalëTërë ditën ai këndonte Një ditë fqinjët u ankuan Se me këngë po i pengonte. Do të më falni more burra Qentë e juaj lehin natë e ditë Asnjëherë unë s`u ankova E zëri i djalit po ju mërzitë.
20. NASTRADINI MBI
KOKË TË KAUT
Nastradini mendohej një natëT`i ulej kaut mes brirësh të gjatë E kur Murroi po kotej në tokë Ai iu ul këmbëkryq mbi kokë. E hodhi larg si leckën teraku Hoxha u alivanos i rridhte gjaku
I tha t`shoqes mos qaj o e mira Se në fund m`u plotësua dëshira.
21. MISHIN E HËNGRI MACA
O grua thirri NastradiniTri kile mish n`qiler i lash Na bëj gati darkë të mirë Më ka ënda supë e gullash. Gruaja vetë e hëngri mishin Kujtoi hoxha s`e merr vesh E kur erdhi i lodhur nga puna I vuri n`sofër veç përshesh. Hoxhës sytë i qitnin gaca Pyeti gruan ç`u bë me mishin Ah qyqja unë e hëngri maca Derisa doja ta bëj çervishin. Nuk i besoi hoxha i ngrati Në kandar macën e mati I dolën vërtetë tri kile Ama këtu kishte dhe hile.
22. ZJARRI NË BARK
U kthye nga puna Nastradini U ul të pushojë buzë votrës Gruaja e vyer shtroi darkën Çorba vlonte skaj sofrës. Kur kërkoi lugën e parë Hoxha doli me nxitim Bërtiste sokakut zjarr-zjarr Ndihmë, po digjet barku im.23. M`I JEP SYZET TA SHOH ËNDRRËN
Të lutem grua m`i jep syzetShiko i kam diku në dollap Ç`të duhen syzet në mesnatë Mos po don t`lexosh qitap.
Çfarë qitapi budallaqe Isha në ëndërr sapo rashë Dua ëndrrën ta shoh të madhe E jo të vogël ashtu si e pashë.
24. NASTRADINI VRAU
KËMISHËN
Doli Nastradini natën në oborrKëmisha n`litar iu duk si njeri U kthye brenda mori koburen E qëlloi këmishën "bri më bri". Në mëngjes doli për të parë Kë në oborr e kishte vrarë U kthye shpejt gruas po i thotë Na ziej një hallvë të mirë sot. Shyqyr në këmishë s`qëllova varë Se mbrëmë veten do ta kisha vrarë.
25
NASTRADINI
PSHTYU PASHËN
E thirri pasha në sarajeNastradinin mikun e vet Eja i tha që të shikosh Si rron pasha n`salltanet. Shkeli mbi qilim Persie Pa perdet e mira të dynjasë Fërkoi sytë mos ishte ëndërr Ishte gjallë a ishte në parajsë. Hall insani hall nevoja
Me këlbazë iu mbush goja Sillu pështillu s`diti tjetër Ia përplasi pashës n`mjekër. Më fal o pashë ty tungjatjeta
Se vend më të ndytë këtu nuk gjeta.
26.
BAKLLAVAJA
I çojnë Nastradinit bakllava n`tepsi Aty qëllon mysafir edhe nipi i tij
Dhe sa më mirë për t`u siguruar I thotë nipit kjo është e helmuar. Del hoxha jashtë nipin s`e merr Ai në dhomë e bëri një sherr Tha do të mbytem prej mërzisë E t`i bëri djali hyxhym tepsisë. Kur u kthye hoxha i ngratë Tepsinë e gjeti gati të thatë More nipçe se ç`ma punove Ti u kënaqe, mua më helmove.
27. MJALTIN NË BESË
I tha fqiu po shkojTe miqtë e mi një natë E solla të ma ruash Këtë qyp me mjaltë. Në mjaltë si arusha Hoxha kish merak E afroi pranë qypin E lëpiu pak nga pak. Kur ia preku fundin N`bark ia nisi lufta Këndonte shahadet Nga vdekja e kapi tuta. Kur u kthye fqiu
E mori qypin e thatë E kuptoi pse hoxha Këndonte salavatë.
28. KUSH SHET BOSTAN
Nastradini ngarkoi gomarin Me bostan nga kopshti i vet Pasi i bëri ca orë rrugë Arriti në treg në qytet. Hajde bostan, hajde bostan Me zë të lartë hoxha vikatiKurse pas tij si për inat Ia, ia, ia, bëri veshgjati. Hej, ç`është me ty kjo punë Shet bostan ti apo shes unë?
29. ÇKA LIND-VDES
Hoxha te fqinja mori kazan Për do punë të shtëpisë Pas dy ditësh kur ia ktheu Me të i dha dhe një kusizë. Ç`është kjo hoxhë i uruar Unë t`dhashë vetëm kazanin Ishte me barrë është shtuar Merre, merre ia pafsh hajrin. Hoxha prapë mori kazanin Por fqinjes s`ia ktheu fare Mekot zonja ia kërkoi Jo tha vdiq, e çova në varre. Filloi grindja dhe shamata Tërë natën deri n`mëngjes I tha hoxha është n`qitap Gjithçka lind edhe vdes.30. NXEHTËSI NË ARABI
Hoxhës i tha një fqiSe ka qenë në Arabi Ish vapë mos pyet hiç Njerëzit dilnin lakuriq. Po tha hoxha e di unë Ishte keq për një punë Se pa veshje ata të ngratë S`dalloheshin burrat nga gratë.
31. AMANETI I HOXHËS
U sëmur keq NastradiniAi hoxhën gati e çmendi Në vend që t`i jepte zemër. -Hoxhë po shkon n`ahiret A po len ndonjë amanet? -Amanet grua e ju fëmijë Kësi doktori mos leni n`shtëpi!
32. VAJZË APO DJALË
Nastradinin thirri mbreti Se e kish gruan me barrë Mendo mirë t`ia qëllosh E ka vajzë, apo e ka djalë. Mendo mirë e mos qit hoka Po s`e gjete të shkoi koka. Para e prapa ecte gruaja Hoxha e shikoi me kujdes Kah po shkon m`duket vajzë Kah po vjen, djalë, serbes. Pas do kohe, thonë mbreti I çoi selam hoxhës plak Ty të lumtë se ia qëllove Djalë e vajzë lindën binjakë.33. NASTRADINI U FSHEH
Një zabit në një nahijeMblidhte gomarë për angarie Kur dëgjoi Nastradini plak U fsheh mirë nën parmak. Erdh i tha fqinji i parë Pse po fshihesh s`je gomar O e di pasha shpirtin Po s`kam besë në zabitin.
34. NJERI PËR NJERIUN
Dikur në fshatin e hoxhës Erdh një pashë me namFshati zgjodhi Nastradinin Që t`i dilte atij në selam. Pasha pasi e shikoi hoxhën Pa fije turpi i tha ndër sy A nuk kishte njeri fshati Po hakaret të zgjodhën ty. Nëse ma keshë bukurinë Ti e keshë perëndinë Sa për dije këqyre plakun Në çdo pyetje ta jap hakun.
35.FIQËT PËR KOKË
Në fshat shkon një qeveritar Dalin e presin plot fshatarë Asnjëri s`ishte duarthatë Por kishin nga një dhuratë. Nastradini thonë ra në hall Se nuk kishte ndonjë mall Ra n`hall t`i çonte ftonj a fiq Apo të mos shkonte hiç. Çoi vetëm fiq te qeveritari Nga inati i kërcei kandari Ia dha për kokë të shkretit Qeveritari i keq i mbretit. Tha hoxha:Lavdi Zotit gruaja më shpëtoi Që m`dha fiq e s`më dha ftonj.
36. NASTRADINI
E BERBERI
Me një barrë dru në gomarNastradini shkon në pazar Iu afrua njëfarë berberi -A i shet krejt drutë o njeri? Nastradini zbarkoi gomarin Berberi i mori edhe samarin Por s`vonoi as gjysmë ore Nastradini shkoi n`rrojtore.
-O berber a bën të py`ti Sa bën t`rruhem vet i dyti? Pasi u mor vesh për pazarin Nastradini ia ofroi gomarin. E pranoi gabimin berberi dinak Ia ktheu samarin Nastradinit plak.
37.GOMARI 10 GROSH
Thonë një ditë pazariHoxhës i humb gomari Bëri be ai me abdes
Po e gjeta 10 grosh e shes. Pas dy ditësh dy batakçi Ia çojnë gomarin n`shtëpi Kemi dëgjuar o plak i mirë Se gomarin po e shet lirë. Ç`bëri plaku Nastradin Maçorrin ia hodhi n`shpinë Kush i jep- tha 100 lira n`dorë Ia jap gomarin me maçorr.
38. NASTRADINI NË HAMAM
Nastradini shkoi në hamamS`e bënë hesap as për njeri U vesh ngadalë asgjë nuk foli E pagoi larjen 10 fish me flori. Kur shkoi hoxha herën e dytë Shërbëtorët i fërkuan sytë E pritëm keq herën e kaluar Po shumë hakun na e ka paguar. I dhanë rizë të re e sapun
Njëri tha e laj unë, tjetri unë Kreu punë Nastradini e doli Ua pagoi një grosh e foli: Dje ua mbusha grushtin plot
Ua pagova shërbimin për sot.
39.ÇKA HAN KRISHTI NË QIELL
Njëherë hoxha në një xhamiVërtetë thonë ia nxori bishtin Nuk fliste për H. Muhamedin Por mbante vaiz për krishtin. Pas namazit një grua e pyeti Aman hoxhë për dritë e diell Ti s`na tregove sot me qitap Çka han e pin krishti në qiell. Ka një muaj jam në mes jush Nuk më pyete si rroj unë plaku E për krishtin që nuk duket Si ushqehet të ka kap meraku.
40. NUK DI PERSISHT LETRA TURQISHT
Njëherë një analfabetiI vjen letër nga qyteti Shkoi te hoxha i vjetër T`ia lexojë këtë letër.
Shkarravinës i lëshoi një sy: -S`mund ta lexoj tha pasha ty E para unë nuk di persisht E dyta letra qenka turqisht. U zemrua shumë ai fakiri Pse mban çallmë si rrotë mulliri Nëse për çallmë e ke vërtetë Ta jap i tha hoxha-lexoje vet.
41. DËNIMI I DHELPRËS
Hoxha njëherë ra në katandi I tha gruaja kërko punë njeri Hoxha kërkoi deri në aksham Por askush nuk e deshti imam. Duke u kthyer kah një malDy veta dhelprën e bënin suhal Ma falni mua o njerëz të mirë Dënimi im është më i vështirë. I vuri çallmën n`maje t`kresë Dhe ia lidhi xhyben në mes Tash ju miq u tha fleni rehat Hoxheshën s`e merr asnjë fshat.
42. HOXHA ME THIKË
Rrugës për në xhamiNastradini ecte serbes Dy zabitë të qytetit Ia panë thikën në brez. A je në vete i thanë Bart armë ti or mik Jo tha s`është armë Gomën e kam si thikë. O zabitë, ju nuk dini E m`shikoni me habi Se gabimet në libra S`ndreqen me qysqi.
47. KAFSHIMI I VESHIT
Njëri te kadia akuzoi komshinë Ma kafshoi veshin për perëndinë Mos i beso, o kadi gënjen ky nalet S`e kafshova unë, veshin kafshoi vet. Ra n`hall si t`i gjykonte kadia i vjetër Shkoni n`shtëpi-u tha- eni një ditë tjetër Kadia vet provoi ta gicë veshin pak Por u rrëzua për muri e u la në gjak. Pastaj kur i erdhën klientët e tij E panë kadinë ish bërë si haxhi Dëgjo ore njeri veshin mos kafsho Se e thyen kokën veshin e harro.44. DËSHMITAR I RREJSHËM
Një mik hoxhën e thërret dëshmitar Kish kontest për grurin me një fshatar Kadi efendi erdha për të dëshmuar Arën me elb mikut ky ia ka dëmtuar. Hoxhë, kujdes i dha vërejtje kadiu Për arën me grurë ankohet komshiu Kur njeriu rrejshëm n`gjyq dëshmon Nuk prish punë grurë e elb i ngatërron.
45. MË I KEQ KRYETARI
Bëri Nastradini një gabim E çuan te kryetari në qortim Por kur e çuan herën e dytë Gati kryetari ia nxori sytë. Turp të kesh nga mjekra Hoxhë a ia din rendin Ti e din se të ndershmit Këtu s`e kanë vendin. Më falni zotri kryetar Unë po vi qe dy herë Po ku është fytyra jote Që këtu rrin përherë.
46. KADIA KA HARRUAR KOKËN
Nastradini pa kadiun në dritareU afrua në kapixhik i trokiti Doli shërbëtori pa turp fare Me zë të lartë hoxhës i bërtiti. Largohu se nuk ka këtu kadi Në natje në pazar ka shkuar Mirë, po ju besoj more zotri Por kokën si e paska harruar.
47. HUMBI GOMARI I KOMISARIT
Ka çuar fjalë komisariDuhet të dilni ta kërkoni Nga ndëshkimi të shpëtoni. Shkonte hoxha duke kënduar Edhe gomarin duke kërkuar Po të këndohet i tha një fqi Pse mos deshe të qaj si fëmi. Mos harro mbaj mend o i uruar Gomari i huaj lypet duke kënduar.
48. ME GOMAR PËR BARË
-Hoxhën me gomar në fushë Një natje e takoi një fqi Për ku jeni nisur hoxhë Kështu së bashku ju të dy. -Thuaj mirëmëngjesi o i mbarë Shkojmë për ty të marrim barë.49. U TAKUAN BABË E DJALË
-Grindeshin dy veta në pazarU afrua hoxha për t`i ndarë Ata pastaj vazhduan me grindje Ti je gomar, njëri i tha me bindje. -Ia ktheu pastaj i dyti të parit Ti je gomar e i biri i gomarit Kur i dëgjoi hoxha këto fjalë Këta tha qenkan babë e djalë.
50. HOXHA NDËRPREU
LETRËN
Nisi hoxha ta shkruante një letërT`ia dërgojë një mikut të vjetër Deshi ta njoftonte për shumë risi Por mbi kokë i rrinte një komshi. Po e ndërpres këtu o mik më falë Se mbi kokë po më rrin një kalë Më duket m`i merr fjalët nga goja Se po i lexon ende pa u tharë boja.
Nastradin farë borxhi s`të kam Ti po thua, po unë kalë nuk jam Pusho mos kërce si zorra n`prush Ti vet e lexove, nuk të tha askush.
51. DIKUR KËNDOJ NDRYSHE
Duke kërkuar gomarin në bregore Hoxha këndonte këngë popullore A po të këndohet një fqi e pyeti Po more se ende më mban ymyti. Po s`e gjeta edhe dy ditë a tri Atëherë do t`ia marr një elegji.52.KREVATI I NGUSHTË
Pas vdekjes së gruas së parë Nastradini u martua përsëri Ditët e para thonë i kaluan Me gruan tjetër për mrekulli. Kur hoxha lëvdoi gruan e parë E gruaja lavdoi tjetrin burrë Nisi shtrati t`u bëhej i ngushtë Nuk u bënë rehat më kurrë. Një natë hoxha me batanije Shkoi u shtri përmbi parmak Kënaqu-tha ti me burrin e parë Edhe unë me timen po rri pak.53. VAJZËS I RA SHPULLË
Nastradini vajzën e çoi në krua I ra shpullë, të mos merrte në thua Ç`faj të bëri vajza hoxhës i thonë Kur ta thejë shtambën bëhet vonë. Kjo është metodë e mësimit Me reforma të reja të edukimit.54. ME NJË KËMBË NË XHAMI
Merrte abdes hoxhaIu shterr uji nga ibriku Pa larë njërën këmbë Për në xhami iku. U habitën xhemati S`kishin parë çudi Të falej hoxha në derë E jo brenda n` xhami. Pse m`shikoni burra U tha hoxha po ju ves S`bën të hyjë brenda Këmba pa abdes.
55. NASTRADININ
E HARRUAN
Një ditë të bukur vereNastradinin e martuan Të gjithë hëngrën e pinë Por dhëndrrin e harruan. Nusja priste dhëndrrin Dhëndrri asgjëkundi Dolën ta kërkojnë Dasmorët dhe katundi. E gjetën të strukur Mezi u foli me gojë Kush hëngri pilafin Te nusja le të shkojë.
56. NASTRADINI GRUAJA E XHEBRAILI
Ëndrra hoxhën e ka zgjuar:Vishu grua n`rroba t`nusërisë Vër florinjtë në gjoks e duar Eja afër këtu dua të më rrishë. Gruaja kërcente nga gëzimi Veç sa s`hidhej sikur flutur
U hodh nga shtrati pëshpëriti Tash më shih sa jam e bukur. Ma more për ters fjalën o grua S`u durua i tha shoqes ndër sy Xhebraili po më sillet rrotull mua Thashë të sheh të bukur, të merr ty.
57. ME GRA S`BËHET MUHABET
Njëherë hoxha shtirej i trullosurBëhej se s`dinte për të llafosur Nga dritarja e shikoi komshinë Grua si e quajnë Ali bojaxhinë? More njeri tallesh me mua Ti emrin vet a s`po ia thua O grua të lus më falë pra Desha të di çfarë zanati ka. Vërtet po tallesh n`vete a je Po edhe zanatin bojaxhi-e the Auu, desha të them unë i ziu Ku banon ky Ali Komshiu. Eh tha hoxha, tash u binda vetë Se me gratë s`bëhet muhabet.
58. SHTËPIA NË RROTË
Hoxha nisi të ndërtojë shtëpi Që me natje i shkoi një njeri O hoxhë të them pa shibla Shtëpia e re bëhet kah kibla. Kështu i tha e iku komshiu Tjetri i tha le derën kah veriu Pastaj erdhi një më i vjetër Derën lëre kah lindja patjetër. Më tutje anekdota na thotë Ai ndërtoi shtëpi mbi rrotë.59. SHTËPIA TE ARA
Hoxhë efendi të më këshillosh Shtëpinë time nuk e kap dielli Oborri im keq më duket si kosh Asgjë nuk duket vetëm qielli. Që e kap dielli ke ndonjë arë? E pyeti hoxha këtë jabanxhinë Nëse don të dalësh nga ky kosh Atje në arë ta çosh shtëpinë.60. NASTRADINI I
HEDH UJË DETIT
Nastradini, thonë fqinjët e vetShkoi njëherë të lahej në det E kapi etja s`mundi të durojë Ujin e detit iu desh ta provojë. Iu rrudh goja nga njelmësia Nisi me detin të grindet efendia E kur hoxha e humbi durimin Jo shumë larg e gjeti burimin. E mbushi një qyp ujë, hoxha plak Ia hodhi detit, tha le ta shijojë pak.
61. TE ARGJENDARI KOKA GOMARI
Hyri Nastradini në një argjendariMjeshtri deshi të tallet me myshteri Zotri ne s`shesim stoli argjendarësh Por nëse do kemi koka gomarësh. Besa i tha hoxha po të shkuaka pazari Të paska ngelur veç një kokë gomari.
62. AMANETI I HOXHËS
Pandehte hoxha se do të vdiste Kërkoi t`ia sjellin laps e letër Amanetin vetë e la të shkruar Ta varrosin në një varr të vjetër.
Kur vijnë engjëjt të më gjykojnë Varrin tim të vjetër do ta kalojnë.
63. LE TË IKIN FSHATI
Fshati me imamin gjendjen acaruan Banorët te kadia n`hoxhën u ankuan Ose imami ynë t`largohet nga fshati Ose në xhami s`do të falet xhemati. Urgjent hoxhën e thirri kadiu E këshilloi të gjejë punë gjetiu Dëgjo kadi edhe mendimin tim As unë s`i dua, por po bëj durim. Le të ikin fshati, ata bëjnë fshat Edhe unë pa ta do të jem rehat T`i pajtonte ishte punë e kotë Pse m`ngatrroni, palëve iu thotë.
64. GABIMI NË QYP
Hoxha kishte lëndën te kadiu n`qytet Por ishte e kotë ta ndreqte pa ryshfet Një qyp të madh hoxha e kishte ble Deri në grykë e kishte mbushur me dhe. Dy gisht tëlyen i kishte vënë përmbi Ia çoi në zyrë i tha për ty është kadi Menjëherë kadia mori penë e bojë Dokumentin hoxhës saora i rregulloi. Kadia më vonë e kuptoi dredhinë Urdhëroi rojet ta zënë dilinxhinë Letra është gabim, kadia po t`lypë Jo, tha hoxha, gabimi është në n`qyp.
65. HOXHA SHET SHKALLË
Me shkallë kaloi murin e komshisë Lehi qeni doli i zoti i shtëpisë Ç`bën hoxhë në kopshtin tim vallë Siç po e sheh erdha të shes shkallë.Më thuaj hoxhë mos e ke gabim Me sa e di pazar s`është kopshti im S`të vjen turp nga mjekra e bardhë Merri këto shkallë e ik nga ke ardhë.
66.
HOXHA E KUSARI
Diku në lumë i mbytet gomari Nuk vonoi erdhi njëfarë kusari Ç`ke në hejbe fol hoxhë efendi Kam ushqim e rroba, por jo flori. Vazhdoi kusari me pyetjet e tija A e din tash çka po bën perëndia E kuptoi hoxha u ndal u mendua Pyetje e vështirë është kjo për mua. Nëse do përgjigjen o lum djali Zbrit ti poshtë unë të hipi n`kali E sheh ç`bën perëndia o lum miku Hoxha i ra kamxhi kalit dhe iku.67. HOXHA I FSHEHU PARATË
Hoxha kishte kursyer ca paraI fshehu në një vrimë në tra
U sigurua se s`mund t`i gjente kush Doli me gomar të punojë në fushë. U kthye nga ara hoxha me natë Ku i kishte lënë s`i kishte paratë E kapi kokën mendjen e vrau Si është e mundur lart të hip kau. Një fqi duke i fshehur e kish hetuar Vrimën në tra me bajgë ka mbuluar.
68. HANË QENGJIN
PARA KIAMETIT
Do miq t`Nastradinit e planifikojnëT`ia presin qengjin e ta mashtrojnë Hoxhë i thanë-dëgjo gjëmon deti Nesër shkatërrohet bota nga kiameti.
Na e prej qengjin-njëri i thotë Të ngopur të dalim nga kjo botë Hoxha atëherë e kuptoi dredhinë Ndezi një zjarr te liqeni n`lëndinë. Pas mishit i ranë miqtë liqenit Hoxha te zjarri s`luajti prej vendit U mendua pak hakun t`ua marrë Të gjitha rrobat ua vuri në zjarr. Ngelëm lakuriq, o plak a je n`veti Ç`ju duhen rrobat nesër vije kiameti.
69. HOXHA BUDALLA
Hoxha në mulli njëherë Merrte grurë nga thasët tjerë Shtirej kinse për mahi
Mbushte me grusht thasët e tij E pyeti mullisi kur e pa
Ç`po bën kështu or vëlla O më falë jam budalla Bëj ç`më pret koka Ia ktheu si me hoka.
70. IA VODHËN KAZANIN
Kazanin në strehë me ujë përplot Më ndihmo ta marrim gruaja i thotë Se mos po na e vjedh ndonjë hajdut Hoxha së qeshuri gati u këput. Je budallaqe vërtet grua moj Njëqind okë kush mund t`i çojë Po hajduti kish shprazë kazanin E kish marrë kish kaluar gardhin.71. THOTË HOXHA KA SHKUAR HOXHA
Hoxha lë nxënësit në oborrVetë hyri brenda ndejti gjatë Fëmijtë nisën të mërziten
Dikur nisën të bëjnë shamatë. Hoxha s`është këtu gruaja u thotë Mos bëni zhurmë ikni në shtëpi Por për t`i bindur ishte e kotë I thanë e kemi një orë histori. Doli në dritare hoxha i vjetër Përse bëni shamatë o të uruar Shtëpia ka edhe një derë tjetër Mbase andej hoxha paska shkuar.
72. MBI GOMAR E HEJBET
NË SHPINË
Nastradini kish mbaruar pazarHejbet në shpinë, hipë n`gomar Pse kështu e pyeti një komshi Po i ndihmoj pak se është i ri. Mjaftë po më bart mua gjithkah T`ia ngarkoj edhe hejbet-gjynah.
73. FAJTOR SE IA VODHËN GOMARIN
Vajti hoxha në ahur për gomarTë shkojë t`i kryejë punët në arë Porsa derën i shkreti kishte çelur E pa se gomarin ia kishin vjedhur. Doli atë ditë në treg në qytet Ua tregoi miqve hallin e vet Gati e çmendën duke e qortuar Pse hoxha ahurin s`e kish siguruar. Mirë more burra hoxha ua drodhi A unë e kam fajin, apo ai që e vodhi?
74. BARI TAZE MOS BËN NAZE
Shkonte hoxha rrugës pas gomaritGomari ndalej i merrte erë barit Hoxha me drapër i mbushi një thes Tha në mbrëmje në grazhd ia qes.
Vërtet në mbrëmje ia hodhi Ta hajë barin që vet e zgjodhi Vet e zgjodhe i tha të mirë taze Haje tash e mos bën naze.
75. IU MBYT GOMARI
Nastradini ishte edhe kopshtar Shiti kastravecë bleu gomar Duke kaluar lumin me rrëmbim Ia mori vala gomarin në pakthim. U ndal e shikoi e gjakftohtë tha Gomari i kastravecave kësi fati ka.85. KËRRIÇI NË SHKOLLË
Hoxha pati një kërriç për qejfi E donte shumë i jepte sanë e bari I shkoi mendja t`i mësonte këndim Rreth qafës i vuri gjerdan prej ari. Shkoi e pyeti myftiun për shkollë Pse tallesh me mua o njeri i mjerë Si duket s`qenke aq mendjehollë Kërriçi im nuk është si të tjerë. Po u morën vesh hoxha me Myfti Një javë kërriçi të zërë dituri I tha Myftiu mos pyet si e qysh Ia hoqa arin mos t`i biesh mësysh.77. KUR PYETET GOMARI
Fqiu: Nastradin më huazo gomar
Për mulli e kam një barrë.
Hoxha: Po shkoj ta pyes është nën hije Po qe se do gomari le të vije.
Gomari:S`mund të jem argat i Jakupit
Se ai më shan-ysh gomar i mutit.
78. GOMARI NË XHAMI
Një fshatari, i humb gomari Halli i tij, shkoi në xhami
Lut Myftinë, të pyet njerëzinë Mos i kish pare, kush gomar. Len qitapin, pyet xhematin A ka kush, këtu prej jush Që ndojherë, s`ka pi verë S`pi cigare, s`ndjek gra fare. U hutuan, t`gjithë u qetësuan Çka dëgjuan, veshëve s`iu besuan Nga safi një urtak, ngritet pak O hoxha jonë, mua më kërkon? Jam musliman, unë me iman N`jetën time, s`kam gabime I tha Miftarit, t`i thotë fshatarit Tungjatjeta, gomarin ta gjeta.
79. I BESOI GOMARIT
Shkoi te hoxha një komshi I tha të lutem o hoxhë efendi Ma jep gomrin në mal të shkoj Ta jap fjalën shumë s`e ngarkoj. Hoxha e gënjeu fshatarinSe e ka n`mulli gomarin Ky i besoi dertli i ngrati Ia, ia, ia, bëri veshgjati.
Gomarin o hoxhë e paske këtu Ti më the se n`mulli e ke qu Hyh, shfryu hoxha jazëk milet
S`më beson mua po gomarit që pëllet.
80. HOXHA LËSHOI PULAT NË PAZAR
Hoxha kishte mbushur koshinMe këndez e do pula të mira Posa mbërrini me to n`pazar Ua hapi derën i lëshoi të lira. Ato ikën hallakamë
Hoxha gjelit i çoi selam Nëpër terr këngën po e di Gjeje rrugën shko n`shtëpi.
81. LUTJA PËR DHI
I tha fshatari- hoxhë efendi Të më shkruash lutje për dhi Keq është zgjebosur e shkreta Askund ilaç nuk i gjeta. Merr këtë hajmaliPër dhinë që ke në stan T`ia vësh në mushama Po lyeje edhe me katran.
82. ULE TI, ULE TI
Sivjet ishte dimër i vështirë Një rrenc hoxhës një natë i tha Macja tra më tra duke kërcyer Është ngri ka ngelur n`hava. E dëgjoi Nastradini këtë njeri I tregoi te ta çka ka bërë vaki Një shqiponjë një ditë me diell Ngriti gomarin lart në qiell. Fshatari gënjeu hoxhën Hoxha gënjeu fshatarin Ule i tha poshtë macen Jo ule ti gomarin.83. BASHKËRRENCI
Nastradini me një shok të tij Shkuan në një qytet jabanxhi Ç`kemi të re andej njëri e veti Nuk besoni t`u them u kall deti. E pamundur, por hoxha s`po tallet As unë s`e pashë detin kah kallet Po kjo që u them është e vërtetë Peshq të pjekur unë hëngra vet.84. E ÇOI PËR UJË
Shkoi njëri te hoxha Shumë iu lavdërua Ti gënjen gjithë botën Por nuk mundesh mua. Dëgjo i thotë hoxha Më dukesh kodosh Por as ty kësaj radhe Nuk do të kthej bosh. Unë të çoj te kroi Me vrap duke kënduar Por edhe të kthej prapa Ujin pa e kërkuar. Mbushi njeriu grushtat Deshi të pi i parë Hidhe i tha hoxha S`kemi dëshmitarë. U kthyen te shokët Hoxha drodh mustakun Ia ktheu mburravecit A ta dhashë mirë hakun.85. LIDHE KALIN NË GJUHËN TIME
Bam-bam i trokitiNë derë një jabanxhi O i zoti shpisë thirri A ka këtu njeri? Kur ia hapi derën Gati e mori malin Kur pa mysafirin Që kishte dhe kalin. Ku ta lidhi atin I tha mysafiri
Lidhe në gjuhën time Këtu e ke më së miri.
86. RRUSHI NJË SHIJE KA
Nastradini shiste rrushE rrethuan fëmijët e vocërr Mendoi me vete është sevap Të gjithëve u dha nga një kokërr. Pse o hoxhë s`na jep më shumë Thonë e pyeti një vocrrak Rrushi ka të njëjtën shije Hëngre shumë o hëngre pak.
87. HOXHA SHPËRBLEI BRETKOCËN
Hoxha me gomarPo kthehej nga mali Kafsha u afrua Të pijë ujë moçali. I rrëshqiti dheu Po mbytej veshgjati Hoxha veç shikonte U mërzit i ngrati. Nga këcimi i bretkocës Gomari seç u tremb Shpejt i nxori këmbët Nga dheu që u shemb. Hoxha nxor nga xhepi Në ujë i hodhi një lirë Të mirën e bretkocës Ia shpërblei me të mirë.
88. NË LITAR TER MIELL
-Hoxhë- i tha vajza e fqinjit të parë -Do të më japësh hua një litar? -Më vjen keq pasha dritë e diell Por e kam të zënë duke terur miell. E shoh, i tha hoxha, të duket e pamend Kështu të thonë, kur s`të japin një send.
89. HOXHA RA NGA FIKU
Nastradini u rrëzua nga fiku Në dyshek gjëmonte si fëmi E vizitoi një ditë një miku Pse i tha bërtet s`je axhami. Ti s`kë rënë nga fiku zotrote Hajt këput qafën te shtëpia jote.90. ZBRIT POSHTË HIP LART
Hoxha pushonte n` katin e dytë Ishte shtri kishte mbyllur sytë Një lypës fort i trokiti në portë Duke i thënë eja zbrit pak poshtë. Zbriti hoxha, derën ia hapiE pa lypësin për dore e kapi Pasi u ngjitën shkallëve lart I tha hoxha Zoti të dhashtë. E pyeti lypësi -pse lart më ngjite I tha hoxha se ti poshtë më zbrite.
91. KËRKONTE GJUMIN
E takoi Nastradinin zabiti i mbretit Një natë me hënë rrugës së qytetit Je në vete or plak ç`kërkon këndej M`ka humbur gjumi s`po mund ta gjej.92. AMANETI I HOXHËS
Para se të vdiste, hoxha la amanet Ta varrosin vertikal me këmbë përpjetë Kur bota t`përmbyset në çdo pëllëmbë Unë tha do të ngritem drejt në këmbë.
93. GJYSMËN PËR GJYSMËN
Thonë Nastradini qe nëna e vakisëAi kishte pasur një shtëpi të vjetër Do ta shes tha gjysmën e shtëpisë Me ato para e blej gjysmën tjetër.
94. HOXHA NË TË ZEZA
Për t`i tallur gratë nga fshati Një ditë hoxha u vesh në të zi Kur e pyetën në drekë xhemati U tha -vdiq babai i fëmijëve të mi.95. HAJNIN E PRITI NË VARREZA
Njëri ia vodhi tespitë e zezaHoxha shkoi ta priste në varreza I thanë iku hajni, ai filloi të nxehet Ngado të shkojë këtu do të kthehet.
96. NATALITETI
Njëri e pyeti hoxhën për natalitetin Aiii, ia kthei hoxha ia nxore lezetin Kjo punë do të shkojë sikur jep e merr Derisa të ketë vend në parajsë e n`ferr.
97. MË DUKET UNË JAM TI
Hoxha takohet me njërin, sy më sy Ti s`më njeh mua, unë s`të njoh ty Nga kapela ti më dukesh jam unë Sa keq jam ngatërruar, o dreq o punë.98. GOMARI I HOXHËS KADI
I humbi gomari, hoxha u bë zehër Lum ti i thanë t`u bë kadi n`shehër Jo, po më bëhet qejfi o miqtë e mi Që arriti gomari im të ndajë drejtësi.99. A GJEN PLAKU FËMIJË
Hoxhë, të martohet njeriu në pleqëri Me vajzën e re a mund të ketë fëmijëNëse të rinjtë e fshatit i sillen ngapak Jo vetëm një, por gjen edhe binjakë.
100. DERË PËR DERË
Hoxhës i vodhën derën e shtëpisë Ai shkoi e vodhi derën e xhamisë Pasi allahu gjithçka dëgjon e sheh Edhe këtë hajdutin sigurisht e njeh Nëse ai ma kthen derën e shtëpisë Edhe unë e kthej derën e xhamisë.
101. THASHETHEMET RRITEN
Se si rriten gjërat deshi ta provojë Kam bërë një ve, shoqen e mashtroi Ajo sapo e takoi një shoqe te mullini I tha se i ka bërë dy ve Nastradini. Ajo tjetrës shoqe ia përcolli dje A dëgjove hoxha i kish bërë tri ve Fjalë pas fjale dëgjoi baba mbret Se 98 ve i ka bërë hoxha vet. E thirri n`pallat e priti me nge Hajde Nastradin me 99 veGabim e ke mbret erdha të të bind Se një e nisa unë tash u bënë 100.
………..
……… fund ……….
Shënime për autorin
Halil Xani u lind më 1952 në fshatin Polac të Skenderajt. Shkollën fillore e mbaroi në Polac e Skenderaj ku e kreu edhe gjimnazin. Studioi në degën e Gjuhës dhe të Letërsisë shqipe në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.
Nga viti 1974 e deri në vitin 1976 punoi arsimtar i gjuhës shqipe në shkollën fillore të Qirezit, kurse në shkollën fillore të Polacit nga viti 1976 e deri në vitin 1983. Nga viti 1983
e deri në vitin 1990, punoi gazetar në Radio Mitrovicë, deri atëherë kur policia serbe i dëboi punëtorët shqiptarë nga puna dhe mbylli programin shqip.
Pas luftës së fundit, nga një vit punoi gazetar në të përditshmet “Dita” dhe “24 orë” në Prishtinë si dhe dy vite drejtoi programin e radio Drenicës.
I martuar që nga viti 1975. Ka tre bij e dy bija. Katër fëmijët e martuar i kanë 6 bij e dy bija, pra gjyshërit kanë 8 nipa e mbesa!
Tash pesë vite është i papunë. Jeton dhe vepron në Polac të Skenderajt. Pos vjershave për fëmijë të cilat i botoi që nga viti 1971 e këndej në gazeta e revista të ndryshme që dilnin në Prishtinë e Shkup, shkruan edhe humor.
Në vitin 1996 botoi përmbledhjen e parë me titull “Ndal Drenushë”, librin e dytë me titull “Unë e babi mjeshtër” e botoi në vitin 2005, ndërkaq ka në dorëshkrim dy libra me mahi të ndryshme, një libër me titull “Vargje me gjemba” si dhe një libër tjetër po ashtu me vjersha për fëmijë.
Vjershën e parë e shkroi në klasën e pestë të shkollës fillore.
Në vitet 70, ka botuar në revistën e gjimnazit " Shkëndijat e Drenicës" në Skenderaj,
Më 12, shkurt 1971 për herë të parë në gazetën BAT, ka botuar tregimin me titull "Kush flet në radio", pastaj ka botuar në "Rilindja për fëmijë", Pionieri, Gazeta e Pionierëve, Flaka e vëllazërimit, Fatosi, Gëzimi, Thumbi, Zëri i rinisë, Kosovarja,
Bujku (Revistë për bujqësinë), Bujku (pas ndalimit të rilindjes qe bërë gazetë ditore), Shëndeti, Kosovatransi ( gazetë e kolektivit), Morri,(rëvistë e humorit)
Pjesë humoristike ( etj ) ka pasur me të madhe në:
-Radio Mitrovica ( vitet 83-90), Radio Prishtina (Programi i dytë, 83-90), "Dita", "24 orë", "Zëri" ditor, "Kosova sot", "Epoka e re", "Bota sot" (vjersha), "Vizioni" (revistë e PTK-së), “Republika”-revistë e ilustruar, Radio Drenica, Skenderaj, Radio Kosova, Prishtinë, Radio Mitrovica ( e re), Mitrovicë, Radio Ylberi, Mitrovicë, Radio Globi, Mitrovicë,
Ka marrë pjesë në shumë orë letrare në shkolla, pastaj me Karvanin e shkrimtarëve të Kosovës…
Me shkrimet e tij të zhanreve të ndryshme është prezent nëpër shumë faqe të internetit. ………
Këto janë vetëm disa nga komentet e lexuesve të shumtë të krijimtarisë së poetit drenicak Halil XANI, nga i gjithë globi….
……… Kanë thënë (pa hajgare) për Halilin
1.Në emër të Stafit të Radio Dardanisë nga Hässleholmi i Suedisë, dhe në emrin
tim personal ju përshëndes i nderuar dhe ju përgëzoj për punën dhe krijimtarinë tuaj. Ju dëshirojmë suksese, shëndet dhe gjitha të mirat edhe në të ardhmen.
Me respekt: Ali Rexhepi, Norvegji, Më 19 korrik 2005
2. Respekt i nderuari Halil! Uroj qe veprat tuaja në dorëshkrim, tashmë të gatshme për botim, sa më shpejt të shohin dritën dhe të bien në duart e lexuesve, aty ku edhe e kanë vendin dhe ku meritojnë të gjenden. Adem Berisha, Rahovec.
3. Të falënderoj për këto vargje të cilat më pëlqyen shuuuuuumë (ha,ha,ha, me shumë u-ja). Ishin një freski në këtë ditë të zymtë që po mbretëron këtu.
Ti edhepse nuk po "punon" zyrtarisht, prapë je duke punuar sepse je duke shkruar libra të cilat njerëzit me kënaqësi po i lexojnë. Kjo është puna më e mirë që mund ta bësh, dhe me vjen mirë që materialisht po qëndron mirë dhe nuk je i detyruar të punosh çkado.
Shumë të fala nga Finlanda, Drita, 21 janar 2006.
4. Poezia e Halil Xanit më pëlqeu mjaftë. Eh po, si të mos pëlqen puna e një krijuesi të madh me përmasa realiste me një invencion të fuqishëm artistik, me një ndërtim të kujdesshëm të krijimtarisë, si është poeti ynë i madh z.Halil Xani…
Shaban Cakolli, Gjermani, 2008.
5. Halil, poezitë shumë të mira! I lexova rastësisht në albanur. Përshëndetje, Liri Loshi, Kanada,31 tetor 2005.
6. Baci Halil i lexova vjershat tua dhe do t`i lexoj prapë, shuuuuuuuuuuuuuuumë më kanë pëlqy.
Lulëzim Kabashi, Egjipt. 2 qershor 2006.
7. I nderuar Halil, të falënderoj shumë për poezitë që m`i ke dërguar. Mua më pëlqyen shumë dhe këtë mëngjes ma bëre më interesant dhe më të mirë.
Dr. Osman Veliu, Mitrovicë, 12 qershor 2006.
8. S'po mund të pres pa të thënë: "Vërtetë të lumtë.... Puna e duhur në kohën e duhur..." e më gjatë nesër...Më duhet ta lexoj dhe të mendoj edhe unë: "qysh kaq mirë ia ke qëllue... mue sonte më ke gëzue!"
Të dëshiroj shumë të mira... Mr.Ismet Hasani, Suedi, 8 nëntor 2006. 9. Flm që po na freskon me këso krijimesh.
Të fala Çerkin Ibishi, 7 prill 2007, Mitrovicë. 10. Shumë e bukur poezia satirike, Halil. Urime. Radije Hoxha, Prishtinë , 30 maj 2007.
11.I nderuari Zoti Xani, ju dëshiroj punë të mbarë dhe krijimtari të begatë. Përshëndetje, Ibish Neziri, Zvicër, 30 gusht 2005
12.Tung, Halil Xani, Mua më vjen mirë që jeni të suksesshëm. Njeriu vetëm duhet të besojë në vetveten dhe në liritë e veta dhe të tjerat vijnë nëse ne përpiqemi ta ndryshojmë veten dhe rrethin...
Tung, Tim Shkupi, Londër 7 dhjetor 2005.
13. I nderuari Halil, më vjen mirë që jeni mirë dhe që vazhdoni me pasionin tënd për folklorin.
Përshëndetje! Dr. Shefkije Islamaj, Prishtinë, 14 mars 2006.
14. I nderuari Halil! U gëzova pa masë që i gjeta disa krijime tuaja. Shumë të fala nga unë miku juaj,
Imriu. Norvegji,14 shtator 2007.
15.Halil i nderuar, …ç'keni nëpër dorë tani, veç shkrimeve publicistike dhe humorit tuaj? Unë i lexoj me kënaqësi shkrimet tua.
Mehmet Bislimi, Zvicër, 11 dhjetor 2007.
16. Përshëndetje Lilë. E lexova vjershën që ma ke dërgu edhe ne faqen tuaj dhe vërtetë më pëlqei shumë. Shumë domethënëse sidomos tash kur jemi çkepë si zogjët e qyqes në të katër anët e botës.Një porosi që duhet mbajtur në
mend,gjithësesi.Suksese!
17. Tungjatjeta, z. Xani! Në internet pash se kishit shkrime të shumta letrare – kryesisht në poezi. Të dëshiroj punë të mbarë në veprimtarinë letrare!
Të fala, Beqir Elshani, 13 janar 2008.
18.Halil i nderuar, Jam i gëzuar që kemi krijues si ti, por shkrimet tua po na mungojnë. Për ty shpesh e kam biseden kur flas me Imri Trenën në Zeri i Arbërit, me Shemsi Rukovcin dhe shumë miqë e shokë ketu në Suedi, Norvegji, besa edhe Danimarkë e më gjerë se në shtetet skandinave ti je i njohur si poet dhe si njeri i mirë.
Me respekt, Sabri Vilanci me familje nga Suedia, 24 mars 2008.
19. I NDERUARI Halil Xani! O VALLAHI NA KËNAQE...SOT DITËN MË KË KËNAQUR ME "NASTRADIN HOXHËN. I KE FORT TË MIRA. TË LUMTË. O Halil, u gëzofsh!
Me respekt, Mr. Ismet M. Hasani – Suedi, 9 qershor 2007
20. Halil, ti vërtet shkruan humor të mirë. Më shkruaj menjëherë, të fala, Daut Demaku, 2007, Prishtinë
21. Halil, miku im. I mora tekstet e tua. Më pëlqyen shumë. Të fala me respekt Luan Daka. Prishtinë, 25 dhjetor 2007,
22.I dashur Halil, mirëmëngjesi! U hapen të dy dërgesat dhe u kënaqa duke i lexuar me përkushtim!
Suksese të reja! Kadri Mani, 6 maj 2008, Prishtinë
23. Me aq sa lexova në faqen tuaj, ju jeni një shqiptar që vini shqiptarinë mbi gjithëçka. Do të kisha dëshirë që krijmet tuaja të m`i dërgoni në këtë email adresë pasi unë rrallë po hy në faqet e shqiptarëve në internet. Urimet më të mira për ju dhe familjen tuaj në çdo fushë të jetës.
Me respekt të veçantë, Agim Bacelli, New York.18 korrik 2008
24. Më pëlqeu shumë edhe poezia e Juaj, që i shkonte për shtati poezisë sime! Shëndet, suksese dhe gjithë të mirat për Ju, zoti Xani!
Me nderime: Demir Krasniqi,6 shtator 2008, Gjilan.
25.Shumë i nderuari z. HALIL XANI, Tejmase më pelqyen poezitë tuaja dhe disa herë i lexova me një përjetim të thellë. Më bëhej se po shikoja ndonjë skenë filmi. Urime dhe suksese të pandalshme në veprimtarinë tuaj krijuese për mua shumë, shumë të pelqyeshme. Më krijohet përshtypja se POETI ( Halil Xani) është një ALI ASLLAN i dytë tash në shekullin njëzet e një.
Me respekt dhe dashuri, Adem Berisha, Rahovec
26. Përshëndetje. Ti qenke një autor i vërtetë i cili meriton shumë duartrokitje. Më kanë pëlqyer shumë shkrimet tua.
Komplimente ke nga unë... ALBANA , Prishtinë, 8 qershor 2008. 27. Z. Halil:
Ju falënderoj për vëmendjen. Të ju them të drejtën jam bërë ekspert i shqipes vulgare, duke përkthyer letra nga burgu...
Të fala të përzemërta, Ullmar Qvick, (Albanolog nga Suedia), 20 shtator 2008 . ………..
………. ………..