• No results found

E Drejta Familjare

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "E Drejta Familjare"

Copied!
21
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

1. Si mund te kuptohet e drejta familjare? E drejta familjare mund të kuptohet në dy aspekte: - a) si pjesë përbërëse e sistemit juridik, dhe - b) si disiplinë shkencore.

E drejta familjare si pjesë përbërëse e sistemit juridik–përfshin tërësinë e normave juridike, që rregullojnë familjen dhe martesën, si dhe marrëdhëniet që lindin nga to. E drejta familjare si disiplinë shkencore–përfshinë tërësinë e studimeve që i referohen

rregullimit juridik të familjes dhe martesës, si dhe marrëdhëniet që lindin nga to.

2. Cili është objekti i se drejtës familjare?

Janë familja, martesa dhe marrëdhëniet që lindin nga ato. Po ashtu, e drejta familjare rregullon e studion edhe institucionet dhe marrëdhëniet e tjera që lindin nga familja dhe martesa ose që kanë lidhje të ngushta me to, siç janë: marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve, midis personave në gjini, adoptimi dhe kujdestaria.

3. Çka është familja?

Është institucion qendror në të drejtën familjare. Familjes mund ti qasemi nga aspekte të ndryshme, psh., nga aspekti juridik, sociologjik, psikologjik, etj. Nga aspekti juridik familja zakonisht përkufizohet si grup themelor shoqëror i njerëzve të lidhur me martesë e gjini, midis të cilëve ekzistojnë të drejta dhe detyra të parashikuara me ligj. Në familje behët lindja, ruajtja, mirërritja dhe edukimi i fëmijëve, proces ky i përtëritjes së shoqërisë. Veçori tjetër është së familjen e përbëjnë personat e lidhur me martesë (e në bashkësi jashtëmartesore) dhe në gjini (prindi natyror martesor ose jashtëmartesor, adoptuesi, fëmija martesor ose jashtëmartesor dhe i adoptuar, si dhe kushërinjtë e tjerë, psh., vëllai, motra, gjyshi, njerku, njerka, thjeshtri, thjeshtra, etj.

4. Çka është martesa?

– është institucion qendror në të drejtën familjare. Edhe martesës mund ti qasemi nga aspekte të ndryshme. Nga aspekti juridik, martesa zakonisht përkufizohet si bashkëjetese e vazhdueshme (jo e përkohshme, as e përhershme) e burrit dhe e gruas (hetero-seksuale), e rregulluar me ligj.

5. Çka është bashkësia jashtëmartesore?

Përkufizohet në analogji me martesën, do të thotë si bashkësi e jetesës e vazhdueshme e burrit dhe e gruas, por e pa rregulluar me ligj.

6. Çka është adoptimi?

Është marrëdhënie prindërore familjare midis adoptuesit dhe të adoptuarit me të porsalindurit e tij. Me adoptim themelohet familja sipas adoptimit.

7. Çka është Kujdestaria?

Është institucion që përfshin marrëdhëniet midis kujdestarit dhe të kujdesurit.

8. Çka janë marrëdhëniet juridike familjare?

– Janë pjesë e marrëdhënieve faktike familjare të rregulluara me ligj. Marrëdhënieve faktike familjare u jep karakter juridik rregullimi i tyre me norma juridike. Si marrëdhënie themelore juridike familjare janë:

-marrëdhëniet midis bashkëshortëve, -midis bashkëshortëve jashtëmartesor, -midis prindërve e fëmijëve,

(2)

-midis personave në gjini,

-midis adoptuesit e të adoptuarit dhe marrëdhëniet midis kujdestarit dhe të kujdesurit. Të gjitha këto marrëdhënie mund të jenë të natyrës thjesht personale, thjesht pasurore dhe të përziera. Sa i përket mënyrës së themelimit marrëdhëniet familjare mund të jenë formale dhe solemne si dhe joformale, ose konsensuale.

9. Çka subjektet e marrëdhënieve juridike familjare?

- Subjekte të marrëdhënieve juridike familjare janë personat fizikë: bashkëshortët, bashkëshortët jashtëmartesorë, atë, nënë, vëlla, motër, atë adoptues, nënë adoptuese, kujdestar, etj. Subjektet e marrëdhënieve juridike familjare disponojnë zotësinë juridike, ndërsa zotësia për të vepruar nuk është gjithnjë e domosdoshme. Në të drejtën familjare kërkohet zotësia për të vepruar për lidhjen e veprimeve juridike, që kanë të bëjnë me personalitetin, si psh; lidhja e martesës, lidhja e adoptimit, ushtrimi i detyrës prindërore, njohja e amësisë, atësisë, etj.

10. Kush mund te jete objekt i mardhenjeve juridike familjare?

- Objekt i marrëdhënieve juridike familjare mund të jenë veprimet (bërjet ose mosbërjet), sendet dhe të mirat personale. Objekt i këtyre marrëdhënieve nuk mund të jetë personi fizik (njeriu). Lindjen, ndryshimin dhe pushimin e marrëdhënieve juridike familjare e shkaktojnë faktet juridike në formë të ngjarjeve, veprimeve dhe afateve. Si ngjarje mund të jenë: lindja, vdekja, etj. Si veprime: njohja e atësisë, amësisë, kundërshtimi i tyre, etj. Afatet mund të jenë: zgjatja e ndërprerjes së bashkësisë së jetesës, zgjatja e martesës, zgjatja e miturisë, afati për paraqitjen e padisë, etj.

11. Ne sa mënyra mund te vështrohen metodat e se drejtës familjare? – Mund të vështrohen në dy aspekte:

a) si metodë shkencore dhe

b) si metodë e rregullimit juridik të marrëdhënieve familjare.

A) Metoda e së drejtës familjare – si metodë shkencore, përfshinë veprimet dhe mjetet me anë te të cilave shkenca e së drejtës familjare mbledh njohuri mbi objektin e vet. Metodat që zbatohen më shpesh në të drejtën familjare, janë:

a) metoda juridike dhe b) metoda sociologjike.

A. metoda juridike – nëpërmjet kësaj metode behët përshkrimi dhe shpjegimi i normave juridike ashtu si janë të rregulluara në të drejtën pozitive, dmth., përcaktohet domethënia juridike e normës, çka parasheh ajo normë.

B. metoda sociologjike – nëpërmjet saj analizohen dhe shpjegohen arsyet e ekzistimit të një norme juridike, roli shoqëror i saj, shkalla e pasqyrimit të realitetit objektiv në normën juridike, etj.

B) Metoda e rregullimit juridik të së drejtës familjare – përfshin trajtat e rregullimit juridik të marrëdhënieve familjare. Normat juridike në të drejtën familjare kanë karakter kryesisht urdhërues.

12. Çka janë detyrat e se drejtës familjare?

- Detyrat e se drejtës familjare– janë: a) të hulumtojë trajtat dhe metodat e rregullimit juridik që ndihmojnë mbrojtjen dhe forcimin e familjes; b) të bëj demokratizimin dhe përsosjen e normave juridike dhe t’ia përshtatë ato nevojave të kohës; c) të sanksionojë barazinë midis anëtarëve të familjes; ç) të luftojë gjurmët e trashëguara të zakoneve prapanike në familje dhe martesë, etj.

(3)

Mund të ndahet në pjesë të ndryshme, varësisht nga kriteret që merren për bazë: a) sipas llojit të marrëdhënieve juridike familjare: 1. Të drejtën martesore, 2. Të drejtën prindërore dhe 3. Të drejtën e kujdestarisë; b) sipas karakterit personal a pasuror të marrëdhënieve juridike familjare: 1. Të drejtën familjare personale dhe 2. Të drejtën familjare pasurore; c) sipas llojit të institucioneve qendrore: 1. Martesën, dhe 2. Familjen; ç) sipas vëllimit të përfshirjes së marrëdhënieve juridike familjare: 1. Të drejtën familjare në kuptim të ngushtë dhe 2. Të drejtën familjare në kuptim të gjerë; d) sipas llojit të dispozitave juridike familjare: 1. Të drejtën familjare materiale dhe 2. Të drejtën familjare procedurale. Ligji mbi martesën dhe marrëdhëniet familjare i Kosovës (LMMFK) I v. 1984, ka miratuar ndarjen e së drejtës familjare në të drejtë martesore, të drejtë prindërore dhe të drejtën e kujdestarisë.

14. Çka janë burimet formale te se drejtës familjare?

- Burime formale te se drejtës familjare – konsiderohen: a) ligji, b) zakonet, c) praktika gjyqësore dhe ç) doktrina juridike.

15. Çka janë burimet plotësuese te se drejte familjare?

– Përbëjnë ligjet me të cilat nuk rregullohen në mënyrë të drejtpërdrejtë marrëdhëniet familjare, por preken në mënyrë të tërthortë disa çështje që janë të rëndësishme për këtë degë të së drejtës, psh., ligji penal, e drejta trashëgimore, e drejta e procedurës civile, e drejta e procedurës penale, e drejta statusore, etj.

15. Cilat janë funksionet e familjes?

Si funksione më të shpeshta të familjes përmenden: a) funksioni seksual dhe riprodhues, b) funksioni ekonomik, c) funksioni edukues dhe arsimor, ç) funksioni mbrojtës dhe d) funksioni shoqërizues.

A) Funksioni seksual dhe riprodhues – ky funksion përfshin në vete dy nënfunksione: marrëdhëniet intime midis bashkëshortëve (komponenti seksual) dhe lidhjen e fëmijëve (komponenti biologjik).

B ) Funksioni ekonomik – nëpërmjet këtij funksioni sigurohet baza materiale e familjes dhe e martesës. Edhe ky funksion përfshin dy nënfunksione: prodhimin dhe konsumin e të mirave materiale.

C ) Funksioni edukues dhe arsimor –nënkupton detyrën e familjes që të kujdeset për edukimin e drejtë të fëmijëve dhe për arsimimin e tyre në pajtim me dëshirat dhe prirjet që kanë. Edukimi i fëmijëve behët kryesisht në familje dhe në institucione përkatëse, dmth. në institucione edukuese.

Ndërkaq, arsimimi i fëmijëve behët në institucione përkatëse arsimore. Familja ka për detyrë që të kujdeset për arsimimin duke i siguruar kushte optimale për mësim të mirëfilltë.

Ç ) Funksioni mbrojtës – përfshinë trajtat e ndryshme të mbrojtjes, që u siguron familja anëtarëve të saj. Në të kaluarën ekzistonin lloje të ndryshme të mbrojtjes familjare: mbrojtja fizike (hakmarrja dhe gjakmarrja), mbrojtja ekonomike, mbrojtja juridike, mbrojtja profesionale, mbrojtja mjekësore, etj. Sot në familje kanë mbet vetëm mbrojtja ekonomike, detyrimi i ushqimit (alimentacionit) midis anëtarëve të familjes dhe në të drejtën e trashëgimit.

D ) Funksioni shoqërizues – qëndron në shoqërizimin ose në socializmin e fëmijëve nëpërmjet familjes. Fëmija nëpërmjet familjes i vë lidhjet me shoqërinë. Fëmija në familje i merr njohuritë e para mbi shoqërinë dhe dukuritë e ndryshme me karakter shoqëror. 16. Si behet klasifikimi i familjes?

(4)

Mund të klasifikohen: a) sipas mënyrës së themelimit, dhe b) sipas rrethit të anëtarëve që përbëjnë familjen. Familja mund të klasifikohet edhe në bazë të kushteve gjeografike, përbërjes së plotë dhe jo të plotë të saj, në bazë të bartësit të autoritetit në familje, etj. 17. Çka është Gjinia?

– Përkufizohet si lidhje midis dy apo më shumë personave, e pranuar nga e drejta e zakonet, lidhje kjo e karakterit biologjik, ekonomik, moral, religjioz, etj. Gjinia mund të shikohet si kategori biologjike, sociale dhe juridike. Një marrëdhënie juridike mund të jetë e pranuar nga shoqëria, por të mos jetë e pranuar nga e drejta, dhe anasjelltas. Por, mund të ndodh që një lidhje biologjike të mos jetë e pranuar as nga shoqëria dhe as nga e drejta. Me LMMFK njihen 3 lloje të gjinisë: a) gjinia e gjakut, b) gjinia e krushqisë dhe c) gjinia e adoptimit. Në jetën e përditshme ekzistojnë edhe lloje tjera të gjinisë, por ato nuk janë të pranuara nga LMMFK, si psh., gjinia e qumështit dhe gjinia e kumbarisë.

18. Çka është gjinia e gjakut?

- Gjinia e gjakut – është lidhje familjare midis dy a më shumë personave që rrjedhin njëri prej tjetrit ose nga një kryeprind i përbashkët (eponim), që është e pranuar nga e drejta ose zakonet. Gjinia e gjakut llogaritet sipas vijave dhe shkallëve. Ekzistojnë dy lloje të vijave: vija e drejtë dhe vija e tërthortë. Vijën e drejtë e përbëjnë personat që rrjedhin njëri prej tjetrit, psh., stërgjyshi, gjyshi, baba, djali, nipi, stërnipi, etj. Vijën e tërthortë e përbëjnë personat që rrjedhin nga një kryeprind i përbashkët, psh., vëllezërit e motrat, ose fëmijët e vëllezërve dhe të motrave.

Fëmijët që rrjedhin nga një nënë dhe nga një baba janë në gjini të plotë të gjakut, kurse ata që janë vetëm nga babai apo vetëm nga nëna janë në gjini jo të plotë. Shkallët në të vërtetë janë lindjet. Sa lindje ka, po aqë ka edhe shkallë, por duke mos llogaritur lindjen e kryeprindit ose të personit të cilët i llogaritet gjinia. Gjinia e gjakut mund të jetë martesore dhe jashtëmartesore. Gjinia martësore e gjakut themelohet me lindjen e fëmijës në martesë. Gjinia jashtëmartësore e gjakut themelohet me lindjen e fëmijës jashtë martesës. Në kuadrin e së drejtës familjare gjinia e gjakut është pëngesë martesore pikërisht në vijë të drejtë pa kufi, kurse në vijë të tërthortë përfundimisht deri në shkallën e katërt.

19. Çka eshte gjinia e krushqise?

- Gjinia e krushqisë (affinitas) – kjo gjini është lidhja midis njërit bashkëshort dhe të afërmeve të bashkëshortit tjetër, psh., midis dhëndrit dhe vjehrrës, resë dhe vjehrrit, njerkës dhe thjeshtrit, si dhe njerkut e thjeshtrës. Gjinia e krushqisë llogaritet njësoj sikurse gjinia e gjakut me një plotësim që ka të bëjë me faktin se në atë shkallë në të cilën ndodhet edhe njëri bashkëshort me të afërmit e vet, po në atë shkallë ndodhet edhe bashkëshorti tjetër me ata persona, por në gjini të krushqisë. Kjo gjini themelohet me martesë, por pushimi i martesës nuk e shuan atë, sepse gjinia e krushqisë është marrëdhënie e përhershme.

20. Çka është gjinia e adoptimit?

- Gjinia e adoptimit–Kjo gjini është lidhje e cila themelohet me aktin juridik, pra me marrëveshjen e adoptimit midis midis adoptuesit dhe të adoptuarit me të paslindurit e tij. Gjinia e adoptimit në të drejtën familjare paraqet pengesë martesore. I adoptuari dhe të paslindurit e tij kanë të drejtë ta trashëgojnë adoptuesin, dhe anasjelltas, nëse plotësohen kushtet e parapara me ligj.

21. Si behet planifikimi i familjes?

– Në disa vende behët me qëllim të kufizimit apo të shtimit të natalitetit, kurse të ne nuk është konstituuar as si kufizim dhe as si shtim i natalitetit, por si e drejtë e njeriut që të

(5)

vendos lirisht mbi lindjen e fëmijëve. Planifikimi i familjes është ndarë nga shteti dhe është ngritur në nivel të së drejtës së njeriut.

22. Cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet midis se drejtës familjare dhe se drejtës civile?

– Në të kaluarën e drejta familjare si degë e së drejtës dhe si disiplinë shkencore ishte në kuadër të së drejtës civile. Sipas sistemit institucional, e drejta civile ndahej në 3 pjesë: në persona, në padi dhe në sende. E drejta familjare përfshihej në persona dhe padi. Ndërsa sipas sistemit të pandekteve e drejta civile ndahej në 4 pjesë: e drejta reale, e drejta e detyrimeve, e drejta familjare dhe e drejta trashëgimore. Midis të drejtës familjare dhe së drejtës civile ekzistojnë disa dallime, që janë: a) për nga objekti; b) për nga metoda e rregullimit juridik, c) për nga sanksionet, ç) për nga forma e veprimeve juridike dhe, d) për nga afatet.

23. Cilat janë dallimet midis se drejtës familjare dhe se drejtës civile për nga objekti?

-. Dallimet midis së Drejtës familjare dhe së Drejtës civile për nga objekti – objekt i së drejtës familjare janë marrdhënjet familjare të karakterit personal dhe pasuror. Mardhënjet familjare të karakterit pasuror nuk janë qarkulluese. Ndërkaq, objekt i së Drejtës civile janë marrdhënjet pasurore midis qytetarëve, të cilat janë qarkulluese.

24. Cilat janë dallimet midis se drejtës familjare dhe se drejtës civile për nga metoda e rregullimit juridike?

– Normat e së Drejtës familjare kanë kryesisht karakter urdhërues, kjo do të thotë se palët, me marrëveshje midis tyre, nuk mund të ndryshojnë ose edhe të përjashtojnë zbatimin e atyre normave. Ndërkaq, normat e së Drejtës civile kanë kryesisht karakter diapozitiv, që do të thotë se palët me marrëveshje midis tyre mund të ndryshojnë ose edhe të përjashtojnë zbatimin e atyre normave.

25. Cilat janë dallimet midis së drejtës familjare dhe së drejtës civile për nga sanksionet?

– Sanksionet në të drejtën familjare janë personale dhe indirekte (psh., nëse shkilet bashkëshortësia nuk do të përdorët dhuna, por mund të kërkohet shkurorëzimi), kurse në të drejtën civile janë pasurore dhe të drejtpërdrejta.

26. cilat janë dallimet midis së drejtës familjare dhe së drejtës civile për nga forma e veprimeve juridike?

– Veprimet juridike në të drejtën familjare janë kryesisht formale dhe solemne, kurse në të drejtën civile kryesisht joformale, pëlqimore (konsensuale).

27. Cilat janë dallimet midis së drejtës familjare dhe së drejtës civile për nga afatet?

– Marrëdhëniet në të drejtën familjare kanë karakter të vazhdueshëm, andaj nuk kufizohen me ndonjë afat. Në rastet kur marrëdhëniet familjare dhe çështjet e ndryshme janë të afatizuara, gjykata sipas detyrës zyrtare kujdeset për këto afate. Kurse në të drejtën civile marrëdhëniet zakonisht janë të afatizuara dhe gjykata kujdeset për këto afate vetëm sipas kërkesës së palëve.

28. Çka është e drejta martesore?

– Edhe e drejta martesore mund të kuptohet në dy aspekte: a) si pjesë përbërëse e së drejtës pozitive familjare, dhe b) si pjesë përbërëse e shkencës juridike mbi të drejtën familjare. A. E drejta martesore si pjesë përbërëse e së drejtës pozitive familjare –

(6)

përfshinë tërësinë e normave juridike që rregullojnë martesën dhe marrëdhëniet martesore. E drejta martesore është pjesa më e rëndësishme e së drejtës familjare, sepse rregullon martesën dhe pjesërisht bashkësinë jashtëmartesore si dy trajta themelore për themelimin e familjes. E drejta martesore mund të ndahet në të drejtën personale martesore (rregullon marrëdhëniet personale midis bashkëshortëve) dhe të drejtën pasurore martesore (rregullon marrëdhëniet pasurore midis bashkëshortëve). B. E drejta martesore si pjesë përbërëse e shkencës juridike mbi të drejtën familjare – përfshinë tërësinë e studimeve, që i referohen rregullimit juridik të martesës dhe marrëdhënieve martesore.

29. Kush e përben objektin e se drejtës martesore?

Objektin e rregullimit/studimit të së drejtës martesore e përbëjnë martesa dhe marrëdhëniet martesore, dmth., studion lidhjen e martesës (kushtet dhe procedurën), efektet juridike të martesës, mënyrat e pushimit të martesës, pasojat e pushimit, etj. 30. Cilat janë parimet themelore te se drejtës martesore?

– janë: a) parimi i laicitetit, b) mbrojtja ligjore e martesës, c) barazia midis burrit e gruas, ç)parimi i monogamisë, dhe d) martesa si bashkësi e vazhdueshme, e shkëputshme vetëm në raste të parapara me ligj. A. Parimi i laicitetit – qëndron në rregullimin juridik të martesës dhe të marrëdhënieve martesore me norma ligjore dhe lidhja e saj para organeve shtetërore.

B.

Parimi i mbrojtjes ligjore të martesës – martesa gëzon mbrojtje ligjore, e cila shprehet sidomos në mbrojtjen juridike familjare dhe juridike penale.

C.

Parimi i barazisë midis burrit e gruas – kjo barazi zbërthehet në të drejtat dhe liritë e njeriut, qoftë në cilësi të qytetarit ose në cilësi të bashkëshortit.

Psh., njeriu si qytetar ka liri të plotë të lidhë apo të mos lidhë martesë. Në shumë sisteme juridike gruaja është e barabartë me burrin, po ashtu edhe në LMMFK.

Ç.

Parimi i monogamisë – qëndron në lidhjen e martesës midis një burri dhe një gruaje. Poligamia, qoftë si poligjin a poliandri nuk është e lejuar. Nuk është e lejuar as bigamia, përkundrazi ajo është e inkriminuar si vepër penale. Një person nuk mund të lidhë martesën e dytë pa i pushuar martesa e parë në ndonjë mënyrë të parashikuar me ligj.

D. Martesa është bashkësi e vazhdueshme, e shkëputshme vetëm në rastet e

parashikuara me ligj – martesa nuk mund të kufizohet në pikëpamje të zgjatjes kohore. Ajo nuk është bashkësi as e përkohshme dhe as e përjetshme. Shkaqet e pushimit të martesës nuk mund ti ndryshojnë bashkëshortet, ato janë të parashikuara me ligj.

31. Cilat janë komponentët themelore te martesës?

- Komponentët themelore te Martesës – janë: a) martesa është bashkësi jetese e dy personave me sekse të kundërta, b) martesa është bashkësi jetese e vazhdueshme, c) martesa është institucion i rregulluar me ligj, dhe ç) martesa është bashkësi e lirë.

A. Martesa është bashkësi jetese e dy personave me sekse të kundërta – dmth., bashkësi hetero seksuale.

B. Martesa është bashkësi jetese e vazhdueshme – martesa nuk është bashkësi jetëse e përkohshme dhe as e përhershme. Ajo nuk mund të lidhet me kusht që të zgjas për një çast ose deri në vdekje, ngaase zgjatja e saj është e paparashikueshme, dmth., është e vazhdueshme.

C. Martesa është bashkësi jetese e rregulluar me ligj – sidomos marrëdhëniet kyçe në martesë janë të rregulluara me dispozita ligjore me karakter urdhërues. Disa marrëdhëie

(7)

që janë natyrore dhe morale, nuk janë të rregulluara me ligj, por me norma të moralit ose realizohen vetvetiu midis bashkëshortëve.

Ç. Martesa është bashkësi e lirë – kjo do të thotë se martesa është bashkësi jetese e themeluar me vullnetin e lirë të të fejuarve. Asnjë qytetar nuk mund të detyrohet të lidh martesë dhe as të pengohet në lidhjen e saj, përveç në rastet kur nuk janë plotësuar kushtet e parashikuara me ligj.

32. Cka është natyra juridike e martesës? – Në teori ekzistojnë disa pikëpamje:

a) martesa është kontratë civile si çdo kontratë tjetër e këtij lloji, psh., si kontrata e shitblerjes, e huas, etj. Kjo pikëpamje e vë theksin në mënyrën e themelimit të martesës; b) martesa është institucion juridik a shoqëror. Kjo pikëpamje nxjerr në spikamë gjendjen që krijohet me themelimin e martesës, dhe normat juridike që e rregullojnë këtë gjendje; c) martesa nuk është as vetëm kontratë dhe as vetëm institucion juridik, sipas kësaj pikëpamje, martesa për nga themelimi është kontratë, por jo civile, dmth., që është një kontratë e veçantë, kurse për nga përmbajtja dhe gjendja që krijohet, është një institucion juridik.

33. Cka eshte përmbajtja dhe qëllimet e marteses?

– Përmbajtja e martesës është jetesa e përbashkët. Jetesa e përbashkët është berthama e martesës. Qëllimet e martesës janë: a) qëllimi natyror – përfshinë marrëdhëniet intime midis bashkëshortëve dhe lindjen e fëmijve; b) qëllimi moral i martesës – qëndron në llojet e ndryshme të ndihmës së dyanshmëe midis bashkëshortëve, që mund të jetë e natyrës materiale (nëpërmjet ushqimit) dhe morale (nëpërmjet këshillave, ngushllimeve, etj.); c) qëllimi shoqëror i martesës – qëndron në faktin së martesa është bazë e familjes, e familja është bazë e shoqërisë. Në martesë realizohen edhe interesat e shoqërisë, prandaj shoqëria ka për detyrë që me instrumente juridike dhe me instrumente tjera të krijojë kushte të nevojshme për martesë të harmonishme. Në martesë në rend të parë realizohen interesat personale, lumturia personale, fati personal, etj.

34. Cilat janë kushtet për lidhjen e martesës – ndahen: 1. kushtet materiale dhe 2. kushtet formale.

1. Kushtet materiale – janë: a) kushtet thelbësore, b) mosekzistimi i pengesave të martesës, c) mosekzistimi i ndalesave, dhe ç) lidhja e martesës me qëllim të jetesës së përbashkët.

35. Cilat janë kushtet thelbësore?

- Kushtet thelbësore – jan: a) dallimi i seksit – martesën mund ta lidhin vetëm dy persona me sekse të kundërta, mirëpo, psh., mund të ndodh që martesën e lidhin një grua me një person biseksual-hermafroid, dhe në qoftë së të ai mbizotëron seksi femror, martesa e tij do të jetë e paqenë-joekzistuese, absolutisht nule; b) hiri i palëve – vullneti i lirë i të fejuarve. Deklarimi i vullnetit nga personat e tretë nuk është i plotëfuqishëm, përjashtimisht lejohetnë raste të sëmundjes, por me prokurë. Hiri i palëve nuk mund të kufizohet me farë kushti apo afati kohor; dhe c) forma e parashikuar me ligj për lidhjen e martesës – përfshinë kompetencat e organit para të cilit lidhet martesa sipas ligjit.

36. Cilat jane pengesat e marteses dhe klasifikimi?

– Pengesat janë faktet ose rrethanat që pengojnë lidhjen e martesës së plotëfuqishme, dhe mosrespektimi i tyre sjell anulimin e martesës. Sipas LMMFK-së, pengesa martese janë: ba) mungesa e vullnetit, bb)martesa ekzsistuese, bc) sëmundja psikike dhe paaftësia për të gjykuar, bç) gjinia dhe bd) mituria.

(8)

37. Si ndahen keto pengesa martesore?

- Në teori të gjitha këto pengesa martese ndahen në disa grupe: a<pengesa martese që terheqin nulitetin absolut të martesës (janë ato tek të cilat shkelen interesat personale dhe ato të përgjithshme të shoqërisë, siç janë: martesa ekzistuese, sëmundja psikike dhe paaftësia për të gjykuar dhe gjinia) dhe pengesat që terheqin nulitetin relativ të martesës (janë ato tek të cilat shkelen vetëm interesat personale, siç janë: mituria dhe mungesa e vullnetit); b<pengesa martese absolute (janë ato që veprojnë ndaj të gjithë personave, siç janë: martesa ekzistuese, sëmundja psikike dhe paaftësia për të gjykuar dhe mituria) dhe pengesa martese relative (janë ato që veprojnë ndaj personave të caktuar, e që është gjinia); c<pengesa martese të evitueshme (janë ato që mund të evitohen me lejen e organit kompetent, siç janë: mituria mbi 16 vjeç dhe gjinia e krushqisë) dhe pengesa martese të paevitueshme (janë ato që nuk mund të evitohen me vendimin e asnjë organi, siç janë: martesa ekzistuese, sëmundja psikike e paaftësia për të gjykuar dhe gjinia e gjakut); ç<pengesa martese të përkohshme (janë ato që zgjasin për një kohë të caktuar, siç janë: mituria, martesa ekzistuese, sëmundja psikike e paaftësia për të gjykuar) dhe pengesa të përhershme (janë ato që nuk pushojnë me kalimin e kohës, siç është gjinia). 37. Çka është mungesa e vullnetit si pengesë martesore?

Ekziston atëherë kur vullneti i deklaruar nuk përputhet me vullnetin e vërtetë (të brendshëm) për shkak të

a) dhunës ose kanosjes dhe b) lajthitjes.

a) Dhuna ose kanosja ekziston kur vullneti për lidhjen e martesës është deklaruar nga frika e shkaktuar nga një kanosje serioze, që behët kundër tij apo kundër ndonjë personi të afërm.

b) Lajthitja ekziston atëherë kur vullneti i deklaruar nuk përputhet me vullnetin e vërtetë për shkak së nuk i di disa fakte e rrethana, të cilat po ti dinte nuk do të deklaronte vullnetin.

38. Si mund te jete lajthitja?

- Lajthitja mund të jetë: a) lajthitja mbi personin fizik (ekziston atëherë kur njëri nga të fejuarit mendon së po lidhë martesë, psh., me personin A, dhe në të vërtetë ai lidhë martesë me personin B. Këto raste j anë të rralla në praktikë.); b) lajthitja mbi personin qytetar (ekziston atëherë kur njëri nga të fejuarit është prezentuar rrejshëm me emër, mbiemër, datëlindje, vendbanim, etj. Ku në të vërtetë ky person nuk është ai që hiqet së është); c) Lajthitja mbi cilësitë thelbësore (ekziston atëherë kur njëri nga të fejuarit nuk ka njohuri për të metat e të fejuarit tjetër, të cilat janë të asaj natyre që, po ti dinte nuk do të deklaronte vullnetin, psh., sëmundja e vazhdueshme (kronike), e rrezikshme ose e rëndë,paftësia seksuale, shtatëzania e gruas para martesës me ndonjë person tjetër, etj. 39. Cka eshte mungesa ekzistuese si pengesë martesore?

Mungesa ekzistuese është pengesë martese, që tërheq nulitet absolut, e paevitueshme, e përkohshme dhe absolute.

40. Cka eshte sëmundja psikike dhe paaftësia për të gjykuar si pengesë martese?

Eshtë kur një person vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë psikikie ose është i paaftë të gjykojë normalisht, psh., shizofrenia, paranoja, deliriumet, etj. Paaftësinë për të gjykuar e shkaktojnë edhe shkaqe të tjera, psh., marrëzia, alkoolizmi, narkotizmi, etj. Këta persona me këto të meta nuk mund të martohen sepse nuk mund të gjykojnë drejtë dhe ekziston mundësia që ti trashëgojnë të metat e tyre në të paslindurit. Këto sëmundje janë pengesë

(9)

martese nëse kanë ekzistuar para lidhjes së martesës. Sëmundjet psikike dhe paaftësia për të gjykuar është pengesë martese që shkakton nulitet absolut, e paevitueshme, e përkohshme dhe absolute.

41. Cka eshte gjinia si pengesë martesore?

Gjinia është pengesë martese, qoftë ajo: a) e gjakut – në vijë të drejtë në pakufi dhe në vijë të tërthortë deri në shkallën e katertë. Gjinia e gjakut është pengesë martese që shkakton nulitet absolut të martesës, e paevitueshme dhe relative; b) e krushqisë – në vijë të drejtë në shkallë të parë, psh., nuk mund të martohen vjehrri e reja, vjehrra e dhëndrri, njerku e thjeshtra, njerka e thjeshtri. Gjinia e krushqisë është pengesë martese që shkakton nulitet absolut, e përhershme, relative, por e evitueshme, sepse gjykata kompetente për shkaqe të arsyeshme, mund të lejojë lidhjen e martesës; c) gjinia e adoptimit – e plotë ose jo e plotë është pengesë martese. Adoptimi i plotë në vijë të drejtë në pakufi, kurse në vijë të tërthortë deri në shkallën e katertë. Adoptimi i plotë është pengesë martese që shkakton nulitet absolut, e përhershme, relative dhe e paevitueshme. Adoptimi jo i plotë në kahun zbritës në shkallë të parë, dmth., adoptuesi nga njëra anë dhe i adoptuari me të paslindurit e tij nga ana tjetër. Adoptimi jo i plotë është pengesë që shkakton nulitet absolut, relative, por mund të jetë e përkohshme dhe e vitueshme, sepse adoptimi jo i plotë mund të shkëputet dhe gjykata për shkaqe të arsyeshme të lejojë lidhjen e martesës. Gjinia e adoptimit e plotë dhe jo e plotë është pengesë për shkaqe morale.

42. Cka eshte mituria si pengesë martesore?

– Eshtë kur një person nuk ka arritur moshën madhore, 18 vjet, mirëpo, personi mbi 16 vjet mund të propozimin gjykatës kompetente për martesë, e cila në konsulltim me organin e kujdestarisë dhe pas verifikimit të fakteve merr vendimin për lejimin apo moslejimin e martesës. Personi që nuk i ka mbushur 16 vjet nuk mund të martohet. Kjo mituri është pengesë martese që shkakton nulitet absolut, e përkohshme, absolute dhe e paevitueshme, kurse mituria prej 16-18 vjet është pengesë martese që shkakton nulitet relativ, e përkohshme, absolute dhe e vitueshme.

43. Cilat jane ndalesat e marteses dhe llojet?

– Janë fakte a rrethana që ndalojnë lidhjen e martesës. Mosrespektimi i tyre nuk sjell anulimin e martesës, por përgjegjësinë penale për personat me keqbesim, që dmth., me gjithë së kanë pasur dijeni ata kanë heshtur. Sipas LMMFK-së kujdestaria është pengesë martese (midis kujdestarit dhe të kujdesurit, por vetëm sa të ekzistojë marrëdhënia e kujdestarisë). po që së ndodh që me gjithë këtë ndalesë të lidhet martesa, ajo martesë do të mbet në fuqi, por marrëdhënia e kujdestarisë do të pushon dhe personat që kanë ditur për këtë do të përgjigjen penalisht. Dallimet themelore midis pengesave dhe ndalesave të martesës – mospërfillja e pengesave të martesës shkakton sanksione juridike familjare, që kanë të bëjnë me anulimin e martesës dhe sanksione juridike penale, që kanë të bëjnë me përgjegjësinë penale të personave pjesëmarrës në lidhjen e martesës, që e kanë kryer me mirbesim. Kurse mospërfillja e ndalesave të martesës shkakton vetëm ssanksione juridike penale, pra nuk shkakton anulimin e martesës.

44. Cka eshte lidhja e marteses me qellim jeteses se perbashket?

– Jeta e përbashkët e bashkëshortëve është përmbajtje themelore e martesës. Pa jetë të përbashkët nuk ka martesë, pa të mund të këtë vetëm martesë formale. Në praktikë ka raste që lidhen martesa jo me qëllim të jetesës së përbashkët, por për ndonjë qëllim tjetër, psh., që njëri ta realizojë trashëgimin e pasurisë së tjetrit, fitimin e shtetësisë, etj.

(10)

Nëse në procedurë gjyqësore vërtetohet së martesa nuk është lidhur me qëllim të jetesës së përbashkët, martesa do të anulohet. Kjo martesë në teori quhet fiktive. Problem të veçantë përbëjnë të ashuquajturat “martesa in extremis”, që lidhen në momentin e fundit të jetës së personit. Ka mendime që këto martesa duhet të anulohen, por për sëcilin rast duhet të vërtetohen të gjitha rrethanat relevante dhe nëse kostatohet ekzistimi i qëllimit të jetesës së përbashkët, martesa e tillë nuk ka arsye të anulohet, edhe pse është lidhur në çastet e fundit të jetës. Në të kundërtën martesa e tillë anulohet.

45. Cka eshte fejesa?

Përkufizohet si premtim reciprok, joformal i dy personave me sekse të kundërta se në të ardhmen do të lidhin martesë, dmth., se fejesa është marrëveshje joformale, pra, një lloj parakontrate. Kjo marrëveshje nuk proshon efekte juridike personale, dmth., nuk sjell detyrimin e lidhjes së martesës, edhe pse qëllimi i saj është lidhja e martesës.

46. Si mund te pushoj fejesa?

- Fejesa mund të pushojë: a) me lidhjen e martesës – sepse qëllimi i saj ishte martesa; b) me vdekjen – është mënyrë e natyrshme e pushimit të fejesës. Me vdekjen pushon subjektiviteti i të fejuarve; c) me shkëputje – shkëputja mund të jetë: me marrëveshje dhe e njëanshme (me mirbesim-kur i fejuari e shkëput fejesën në mënyrë të njëanshme por për shkaqe të justifikueshme, dhe me keqbesim-kur i fejuari e shkëput fejesën në mënyrë të njëanshme, por pa arsye, pa ndonjë shkak). Pasojat e pushimit të fejesës – janë: a) kthimi dhuratave (i fejuari që kërkon shkëputjen e fejesës me mirëbesim, ka të drejtë në kthimin e dhuratave, kurse ai që kërkon shkëputjen me keq besim, nuk ka të drejtë në kthimin e dhuratave dhe është i detyruar në kthimin e dhuratave që ka marrë) dhe kompensimi i dëmit (i fejuari që bën shkëputjen me mirbesim, ka të drejtë në kompensim të dëmit-shpenzimet e përgaditjes për martesë, kurse i fejuari që shkëput fejesën me keqbesim, është i detyruar ta kompensojë dëmin.

47. Cilat janë format e lidhjes se martesës?

martesat mund të lidhen në mënyrë joformale dhe formale. Joformale është kur për lidhjen e martesës mjafton deklarimi i thjeshtë i vullnetit të palëve, kurse ajo formale ekziston kur për lidhjen e plotfuqishme të martesës duhet plotësuar forma e veçantë e deklarimit të vullnetit, e parashikuar me ligj. Forma e lidhjes së martesës mund të jetë fetare dhe civile. Forma civile mund të jetë fakultative dhe e detyrueshme. Sipas LMMFK-së lidhja e marteLMMFK-sës bëhet në formë të detyrueshme civile.

48. Cka është procedura per lidhjen e marteses?

– Përfshin dy faza: a) veprimet paraprake për lidhjen e martesës dhe b) kurorëzimin. 49. Cilat janë veprimet paraprake për lidhjen e martesës?

– Përfshijnë paraqitjen e vullnetit për lidhjen e martesës nga personat që kanë qëllim të lidhin martesën, dmth., nga të fejuarit. Paraqitja e vullnetit për lidhjen e martesës bëhet para ofiqarit të kuvendit komunal, në formë të shkruar-me fletëparaqitje ose me gojë të shënuar në procesverbal. Rekomandohet që në fletëparaqitje të shënohet edhe marrëveshja për mbiemrin e ardhshëm, kësaj duhet ti bashkangjitet edhe çertifikata e lindjes, nëse ka ekzistuar martesa më parë, edhe dokumenti i shkurorëzimit ose anulimit të saj. Ofiqari i shqyrton të gjitha dokumentet e paraqitura dhe nëse janë plotësuar

(11)

kushtet, merr vendim për lidhjen e martesës dhe në marrëveshje me të fejuarit cakton daten për lidhjen e martesës, nëse nuk janë plotësuar kushtet ofiqari u komunikon me gojë së nuk mund të lidhin martesë.

50. Cka kuptojme me kurorëzim?

Me kurorëzim kuptojmë tërësinë e veprimeve që mundësojnë drejtpërdrejtë lidhjen e martesës. Pra, kurorëzimi është finalizim i lidhjes së martesës. Kurorëzimi bëhet në formë civile dhe kjo formë është e detyrueshme me ligj. Bëhet në mënyrë solemne, publikisht dhe në lokale të caktuara, në komuna apo zyra të vendit. Përjashtimisht mund të bëhet edhe jashtë zyrave të komunës, nëse këtë gjë e kërkojnë të fejuarit për shkaqe të arsyeshme (sëmundja, vuajtja me burg, etj). Në aktin e kurorëzimit marrin pjesë dy të fejuarit, delegati i komunës, ofiqari dhe dy dëshmitarë. Të fejuarit marrin pjesë personalisht në kurorëzim. Në rastet me arsye të posaçme njëri nga të fejuarit mund ti lejohet përfaqësuesi, i cili duhet të këtë prokurë speciale. Ajo prokurë vlen 90 ditë nga data e vërtetimit të saj. Deklarimi i të fejuarve bëhet me “po” ose “jo”, “pajtohem” ose “nuk pajtohem”, etj.

50. Cilat jane efektet juridike te fejeses?

– Janë: a) efekte juridike në zotësinë për të vepruar të bashkëshortëve, b) efektet juridike personale, c) efektet juridike personale pasurore, dhe ç) efektet juridike pasurore.

51. Cka jane efektet juridike të martesës në zotësinë për të vepruar të bashkëshortëve?

– Si rregull, martesa nuk e zgjeron dhe as nuk e ngushton zotësinë juridike për të vepruar të bashkëshortëve, por ka raste kur gjykata ja lejon të miturit 16-18 vjet lidhjen e martesës për shkaqe të arsyeshme, dhe me këtë rast ai fiton zotësinë për të vepruar, qëllimi është barazimi i bashkëshortëve.

52. Cka jane efektet juridike personale të martesës?

– Mund të quhen edhe të drejta dhe detyra të natyrës personale midis bashkëshortëve. Dmth., u përkasin vetëm bashkëshortëeve dhe janë të natyrës intime dhe morale. Ndahen në dy lloje: a) të drejtat dhe detyrat e natyrës personale midis bashkëshortëve, për të cilat nuk mund të bëjnë marrëveshje (sepse janë të rregulluara me norma urdhëruese, me LMMFK parashihen: jeta e përbashkët e bashkëshortëve, pavarësia e bashkëshortëve në zgjedhjen e punës dhe profesionit, besnikëria bashkëshortore, dhe ndihma reciproke midis bashkëshortëve), dhe b) të drejtat dhe detyrat e natyrës personale midis bashkëshortëve, për të cilat ata mund të bëjnë marrëveshje (janë të rregulluara me norma dispozitive dhe bashkëshortet ato mund ti ndryshojnë me marrëveshje, ato janë: caktimi i vendbanimit, mbajtja e ekonomisë së përbashkët familjare, caktimi i mbiemrit dhe çështja e shtetësisë).

53. Cka jane efektet juridike personale-pasurore të martesës?

– Këto janë në të vërtetë të drejta dhe detyra midis bashkëshortëve. Ato janë: a) ushqimi i bashkëshortit të pasiguruar – është e drejtë dhe detyrë e natyrës personale-pasurore midis bashkëshortëve. Çështja e ushqimit shtrohet në rastet kur bashkëshortët nuk qojnë jetë të përbashkët. Kushtet për ushqimin e bashkëshortit të pasiguruar, janë: të mos jetë i zënë me punë ose të jetë i paaftë për punë, të mos këtë mjete të duhura për ekzistencë, të mos jetë fajtor për ndërprerjen e jetës së përbashkët, dhe bashkëshorti që jep ushqimin duhet të këtë tepricë të mjetëve për ekzistencë. b) ushqimi i familjes – përfshinë ushqimin e bashkëshortit dhe të fëmijëve. Është detyrë e të dy bashkëshortëve në mënyrë solidare. c) përgjegjësia për detyrimet e krijuara rreth plotësimit të nevojave të

(12)

përditshme në bashkësinë martesore a familjare – nënkupton pagimin e shpenzimeve për plotësimin e këtyre nevojave në mënyrë solidare nga të dy bashkëshortët (vetëm për nevojat e përditshme, jo edhe për luks), siç janë: ushqimi, veshmbathja, banesa, rryma, uji, etj. Përgjegjësia solidare e bashkëshortëve ekziston edhe për detyrimet të cilat sipas dispozitave të përgjithshme i ngarkojnë të dy bashkëshortët, si psh., pagesa e tatimit ligjor, shpërblimi i dëmit, etj., që e kanë shkaktuar bashkërisht.

54. Cka jane efektet juridike pasurore të martesës?

Janë marrëdhëniet e natyrës pasurore midis bashkëshortëve, rregullohen me regjim pasuror martesor. Me regjim pasuror martesor kuptojmë tërësinë e normave juridike që rregullojnë, nga njëra anë, marrëdhëniet pasurore midis bashkëshortëve, dhe nga ana tjetër, marrëdhëniet pasurore të bashkëshortëve ndaj personave të tretë.

a) kuptimi i pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve. – pasuria e përbashkët e bashkëshortëve përbëhet nga pasuria që kanë fituar bashkëshortët me punë gjatë bashkësisë martesore. Pra, për fitimin e pasurisë së përbashkët duhen plotësuar dy kushte: fitimi i pasurisë me punë dhe ekzistimi i martesës, d.m.th. i jetesës së përbashkët në martesë.

b) Dallimet midis pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve – pasuria e përbashkët e bashkëshortëve është institucion i së drejtës familjare, ndersa bashkëpronësia është instititucion i së drejtës civile. Në pasurinë e përbashkët nuk dihen hiset a pjesët e titullarëve as në mënyrë ideale derisa të bëhet pjesëtimi i saj, kurse në bashkëpronësi dihen hiset a pjesët e bashkëtitularëve në mënyrë ideale. Si titullarë të pasurisë së përbashket, janë persona me cilësi të caktuar-bashkëshortët, kurse në bashkëpronësi si titullarë janë zakonisht qytetarët. Të drejtat e bashkëshortëve mbi sendet e paluajtshme, që janë objekt i pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve, regjistrohen në emër të të dy bashkëshortëve, kurse të drejtat e bashkëpronarëve mbi sendet e paluajtshme, që janë objekt i bashkëpronësisë, regjistrohen në emër të secilit bashkpronar.

c) Natyra juridike e pasurisë së përbashkët – pasuria e përbashkët e bashkëshortëve rregullohet me norma urdhëruese. Në pasurinë e perbashkët bashkëshortët paraqiten si një subjekt i vetëm. Të drejtat reale dhe kërkesore që përbëjnë pasurinë e përbashkët, u takojnë që të dy bashkëshortëve, thuajse secili është titullar i plotë mbi ato të drejta. ç) Përbërja e pasurisë së përbashkët – pasuria e përbashkët e bashkëshortëve përbëhet prej masës së pasurisë që e quajmë aktiv dhe nga masa pasurore që e quajmë pasiv. Aktivi i pasurisë së përbashkët përbëhet nga e tërë pasuria që është krijuar me punë gjatë jetës së përbashkët në martesë. Kjo e drejtë shprehet në trajtë të drejtave reale (e drejta e pronësisë, e hipotekës, etj.) dhe të drejtave nga marrëdhëniet e detyrimeve (kamatat, kompensimi për fitimin e humbur, etj.). Pasivi i pasurisë së përbashkët përbëhet nga shpenzimet për administrimin dhe disponimin e pasurisë së përbashkët, psh., tatimi, qiraja, rryma, etj., si dhe detyrimet tjera që ngarkojnë pasurinë e përbashkët, psh., shpenzimet për ushqimin e familjes, shpenzimet për dëmin e shkaktuar nga bashkëshortët, etj.

d) evidencimi i të drejtave të bashkëshortëve mbi sendet e paluajtshme në regjistrat publik – të drejtat e bashkëshorteve mbi sendet e paluajtshme që përbëjnë pasurinë e përbashkët, evidencohen në regjistrat publike në emër të dy bashkëshortëve, si pasuri e përbashkët e papërcaktuar. Në rastet kur në këta regjistra është regjistruar si pronar i pasurisë së përbashkët vetëm njëri, do të konsiderohet së regjistrimi është bërë edhe në emër të bashkëshortit tjetër, përveç rasteve kur evidencimi është bërë në bazë të kontratës me shkrim të lidhur nëpërmjet bashkëshortëve.

dh) administrimi dhe disponimi i pasurisë së përbashkët – administrimi i pasurisë së përbashkët përfshin marrjen e masave e të veprimeve të zakonshme për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e sendeve që përbëjnë pasurinë e përbashkët, si psh., pagimi i tatimit, i

(13)

qirasë, etj. Kurse disponimi i pasurisë së përbashkët përfshin marrjen e masave e të veprimeve, me të cilat bëhet tjetërsimi dhe ngarkimi i sendeve që përbëjnë pasurinë e përbashkët, psh., shitja e shtëpisë së përbashkët, vënia e hipotekës mbi tokën e përbashkët, etj.

e) pjesëtimi i pasurisë së përbashkët – mund të bëhet gjatë ekzistimit të martesës dhe pas pushimit të saj. Gjatë martesës, pjesëtimi i pasurisë mund të bëhet me kërkesën e njërit ose e të dy bashkëshortëve, si dhe me kërkesën e kreditorit të njërit apo e të dy bashkëshortëve, kurse pas pushimit të martesës, pjesëtimi bëhet me rastin e vdekjes së njërit nga bashkëshortët, sipas kërkesës së trashëgimtarit, me rastin e shkurorëzimit, etj. pjesëtimi bëhet me marrëveshjen e bashkëshortëve. nëse ata nuk merren vesh pjesëtimi bëhet në procedurë kontestimore pranë gjykatës kompetente. Gjykata konstaton vlerën e sendeve dhe bën pjesëtimin e pasurisë duke u caktuar hiset. ë) kuptimi i pasurisë së veçantë – pasuria e veçantë e secilit bashkëshort mund të fitohet para martesës dhe gjatë martesës. Pasuria që kanë sjell bashkëshortët në bashkësinë martesore, pavarësisht si e kanë fituar, përbën pasurinë e veçantë të secilit prej tyre. Edhe pasuria e trashëguar dhe dhuratat para ose gjatë martesës, trajtohet si pasuri e veçantë.

f) kontratat midis bashkëshortëve – bashkëshortët mund të lidhin ndërmjet vete kontrata të ndryshme, me të cilat themelojnë të drejta e deturime të caktuara, si psh., kontrat të shitblerjes, të huas, etj. Këto kontrata kanë karakter pasuror. Bashkëshortët mund të lidhin edhe kontrata tjera që nuk kanë karakter pasuror drejtpërdrejtë, por kanë të bëjnë me pasurinë: marrëveshja mbi administrimin, disponimin ose pjesëtimin e pasurisë së përbashkët.

55. Si behet zgjidhja e marteses?

– Bëhet në disa mënyra: a) me anulim, b) me shkurorëzim, c) me shpalljen e bashkëshortit të zhdukur për të vdekur, dhe ç) me vdekjen. Tri rastet e para kanë të bëjnë me mënyrën juridike të zgjidhjes së martesës, kurse rasti i katertë ka të bëjë me mënyrën natyrore të zgjidhjes së martesës.

56. Kur behet anulimi i marteses?

– Anulimi i martesës bëhet kur nuk janë plotësuar kushtet për lidhjen e plotfuqishme të martesës. Anulimi i martesës mund të jetë: 1) absolut dhe 2) relativ.

57. Kur behet anulimi absolut i martesës?

– Bëhet atëherë kur ekzistojnë shkaqet që kanë për pasojë nulitetin absolut të martesës, e që janë: a) martesa ekzistuese, b) paaftësia për të gjykuar, c) gjinia, ç) shmangia nga qëllimi i martesës, e) mosrespektimi i procedurës për lidhjen e martesës, dhe ë) mituria deri në 16 vjet.

58. Kur egziston martesa ekzistuese si shkak i nulitetit absolut?

– Ekziston atëherë kur është lidhur martesa e dytë pa e zgjidhur martesën e parë. Mirëpo, ekzistojnë dy raste kur martesa e dytë mbetet në fuqi megjithë ekzistimin e martesës së parë. Në rastin e parë, kur bashkëshortët në procedurën për anulimin e martesës së tyre paraqesin së martesa e mëparshme nuk është e plotfuqishme, procedura do të pezullohet dhe në procedurë të re do të gjykohet për plotfuqishmërinë e martesës së parë. Nëse martesa e parë anulohet, martesa e tyre e dytë do të mbetet në fuqi. Rasti i dytë ekziston atëherë kur martesa e mëparshme pushon në ndonjë mënyrë të parashikuar me ligj (me vdekjen, me shpalljen e bashkëshortit të zhdukur për të vdekur dhe me shkurorëzim) gjatë kohës sa zgjatë martesa e dytë.

(14)

59. Kur egziston paaftësia për të gjykuar si shkak i nulitetit absolut të martesës?

– Ekziston atëherë kur personi që ka lidhur martesë, është i paaftë për të gjykuar për shkak të ndonjë sëmundje psikike ose për ndonjë shkak tjetër. Paaftësinë për të gjykuar nuk e shkakton çdo sëmundje psikike, por vetëm trajtat e tyre të rënda, si dhe shkaqe tjera, si psh., marrëzia, alkoolizmi, etj. Paaftësia për të gjykuar nuk nënkupton paaftësinë totale të gjykimit, por vetëm paaftësinë për të gjykuar normalisht. Persona të tillë sipas mjeksisë mentale janë: idiotët, imbecilët dhe debilët. Paaftësia për të gjykuar është shkak i nulitetit absolut të martesës nëse ka ekzistuar në momentin e lidhjes së martesës, kurse nëse lind gjatë jetesës në martesë, është shkak i shkurorëzimit.

60. Kur egziston gjinia si shkak i nulitetit absolut?

– Ekziston atëherë kur martesa është lidhur midis personave në shkallë të ndaluar me ligj të gjinisë së gjakut, gjinisë së krushqisë dhe gjinisë së adoptimit. Gjinia e gjakut është shkak i nulitetit absolut në vijë të drejtë pa kufi dhe në vijë të tërthortë deri në shkallën e katertë. Gjinia e krushqisë në vijë të drejtë deri në shkallën e parë. Gjinia e adoptimit të plotë është shkak i nulitetit absolut njësoj sikurse gjinia e gjakut, kurse gjinia e adoptimit jo të plotë është shkak i nulitetit absolut midis adoptuesit, nga njëra anë, dhe të adoptuarit me të paslindurit e tij nga ana tjetër.

61. Kur egziston shmangia nga qëllimi i martesës si shkak i nulitetit absolut të martesës?

– Ekziston atëherë kur kashkëshortët nuk e kanë lidhur martesën me qëllim të jetës së përbashkët, por për ndonjë qëllim tjetër. këtu ekziston mospajtimi i vullnetit të brendshëm me atë të deklaruar. Sipas LMMFK-së kjo lloj martese që bëhet për realizimin e trashëgimit ligjor, pensionit familjar, etj., është nule. Martesa e tillë është fiktive. Sipas LMMFK-së parashihet një përjashtim, kur martesa nuk është lidhur për qëllim të jetesës së përbashkët, por ndërkohë është krijuar më të vërtetë jeta e përbashkët midis bashkëshortëve, atëherë kjo martesë nuk do të anulohet.

62. Kur egziston mosrespektimi i dallimit të sekseve si shkak i nulitetit absolut? – Ekziston atëherë kur martesa nuk është lidhur nga persona me sekse të kundërta.

63. Kur egziston mosrespektimi i kompetencës së organit për lidhjen e martesës si shkak i nulitetit absolut të martesës?

– Eshtë atëherë kur martesa nuk është lidhur para tij, dhe konsiderohet nule.

64. Kur eshte mosrespektimi i procedurës për lidhjen e martesës si shkak i nulitetit absolut të martesës?

– Eshtë atëherë kur nuk janë kryer veprimet konstituive në procedurën e kurorëzimit. Ky shkak përfshinë edhe mospraninë e bashkëshortëve me rastin e lidhjes së martesës, ku në vend të tyre i dergojnë përfaqësuesit e tyre.

65. Cka eshte mituria si shkak i nulitetit absolut të martesës?

– Mituria deri në moshën 16 vjet është shkak i nulitetit absolut të martesës, sepse nuk ka arritur pjekurinë fizike dhe psikike për martesë.

66. Kur ekziston anulimi relativ i martesës?

– Ekziston atëherë kur ekzistojnë disa pengesa martesore të caktuara me ligj, të cilat mund të shkaktojnë anulimin e martesës vetëm sipas padisë private. Shkaqe të nulitetit relativ janë: a) dhuna ose kanosja, b) lajthitja, c) mituria, dhe ç) paaftësia për të gjykuar.

(15)

67. cka eshte dhuna ose kanosja?

– Eshtë shkak i nulitetit relativ të martesës kur njëri nga të fejuarit martesën e ka lidhur nga frika për shkak të kanosjes serioze nga ana e të fejuarit tjetër ose e ndonjë personit të tretë.

68. Cka eshte lajthitja?

– Eshtë shkak i nulitetit relativ të martesës kur njëri nga të fejuarit ka pasur pasqyrë të gabuar mbi rrethanat e caktuara pa qenë i vetëdijshëm për këtë.

69. Cka eshte Lajthitja mbi personin fizik

(është atëherë kur njëri nga të fejuarit ka menduar se po e lidh martesën, psh., me personin A, por në të vërtetë ai ka lidhur martesë me personin.

70. Cka eshte lajthitja mbi personin qytetar?

– Ekziston atëherë kur njëri nga të fejuarit e ka lidhur martesën me një person të caktuar, që nuk është ai për të cilin hiqet, sepse ka dhënë shënime të rreme për emrin, mbiemrin, datëlindjen, etj.).

71. Cka eshte lajthitja mbi cilësinë thelbësore?

– Eshtë atëherë kur njëri nga të fejuarit ka pasur pasqyrë të gabuar mbi disa cilësi të të fejuarit tjetër, të cilat po ti dinte nuk do të lidhte martesën, si të tilla janë: sëmundjet e përhershme, të rrezikshme dhe të rënda, paaftësitë seksuale, shtatëzania e gruas para martesës me një person tjetër, etj.

72. Cka eshte mituria?

– është shkak i nulitetit relativ nëse personi që ka lidhur martesën, është në moshën 16-18 vjet. Në procedurën për anulimin e kësaj martesë, gjykata kompetente për shkaqe të arsyeshme, mund të refuzojë padinë për anulimin e martesës dhe martesën e tillë ta lërë në fuqi.

73. Cka eshte paaftësia për të gjykuar?

– Eshtë shkak i nulitetit relativ të martesës nëse ajo ka pushuar gjatë martesës, dmth., kur i sëmuri është shëruar.

74. Kush ka te drejte ta paraqes padin per anulimin e marteses per shkaqe te nulitetit absolut?

– Padinë për anulimin e martesës për shkaqe të nulitetit absolut kanë të drejtë ta parqesin: bashkëshortët, personat e tretë që kanë interes të drejtpërdrejtë juridik dhe prokurori publik, kurse për shkaqe të nulitetit relativ kanë të drejtë: bashkëshortët dhe prindërit a kujdestari. Për shkaqe të nulitetit absolut afati i paraqitjes së padisë nuk është i kufizuar, nuk parashkruhet, ndersa për shkaqe të nulitetit relativ afati i paraqitjes së padisë është i kufizuar. Për dhunën dhe lajthitjen, afati është 1 vit që nga dita kur ka pushuar dhuna ose është diktuar lajthitja, nëse bashkëshortët kanë jetuar së bashku gjatë asaj kohe. Të mituria prindi ose kujdestari i të miturit ka të drejtë ta paraqes padinë deri sa ta arrinë moshën madhore, kurse bashkëshorti që ka lidhur martesë në kohën kur ka qenë i mitur, të drejtën e padisë e ka 6 muaj pasi ti këtë mbushur 18 vjet. Të paaftësia për të gjykuar, padia paraqitet brenda afatit prej 1 viti nga pushimi i paaftësisë për të gjykuar. procedura për anulimin e martesës zhvillohet pranë gjykatës së qarkut dhe është kontestimore.

(16)

75. Cilat jane dallimet midis nulitetit absolut dhe relativ të martesës?

– Në raste të nulitetit absolut të martesës shkelen, përveç interesave personale të bashkëshortëve, edhe interesat e përgjithshme shoqërore, kurse në raste të nulitetit relativ të martesës shkelen vetëm interesat personale të bashkëshorteve. Të nuliteti absolut, rrethi i personave që kanë të drejtë ta paraqesin padinë për anulimin e martesës është më i gjerë, kurse të nuliteti absolut më i ngushtë. Të nuliteti absolut afati është i pakufizuar, kurse të ai relativ është i kufizuar.

76. Cilat jane pasojat e nulitetit të martesës?

– Janë të njëllojta pavarësisht se për cilin lloj të nulitetit të martesës është fjala. Pasojat lindin nga momenti i plotfuqishmërisë së aktgjykimit mbi anulimin e martesës. Pasojat e nulitetit të martesës janë dy llojesh: a) pasoja juridike familjare dhe b) pasoja juridike penale.

a) pasojat juridike familjare të nulitetit të martesës – kanë të bëjnë me çështje statusore dhe pasurore lidhur me fëmijët dhe më bashkëshortët, psh., nëse kanë fëmijë, së kujt ti jepet fëmija për edukim dhe ruajtje, kurse të bashkëshortët kanë të bëjnë me mbiemrin, me pjesëtimin e pasurisë së përbashkët, me të drejtën e trashëgimit, etj.

b) pasojat juridike penale të nulitetit të martesës – kanë të bëjnë me përgjegjësinë juridike penale të bashkëshortëve në qoftë së në veprimet e tyre që kanë krijuar shkakun e shkurorëzimt, ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale.

77. Kush konsiderohet martesa e paqenë (joekzistues)?

– LMMFK nuk e njeh institucionin e martesës së paqenë. Shkaqet që e shkaktonin këtë martesë janë shndërruar në shkaqe të nulitetit absolut të martesës. Sipas ligjit mbi martesën të Kosovës (1974), e paqenë konsiderohej martesa që është lidhur pa u plotësuar kushtet thelbësore për lidhjen e saj, psh., dallimi i sekseve, hiri i palëve, forma e parashikuar me ligj.

78. Cka eshte vdekja si menyre e zgjidhjes se marteses?

– Vdekja është mënyrë e zakonshme e zgjidhjes së martesës së plotëfuqishme. Zgjidhja e martesës me vdekjen shkakton pasoja sidomos lidhur me: a mbiemrin, b) pjesëtimin e pasurisë së përbashkët, c) të drejtën e trashëgimit, ç) çështjet statusore, etj.

79. Si behet shpallja e bashkshortit te zhdukur për të vdekur si mënyrë e zgjidhjes së martesës?

– Shpallja e bashkëshortit të zhdukur për të vdekur barazohet me vdekjen. Person i zhdukur konsiderohet ai të cilit nuk i dihet vendbanimi a vendqendrimi dhe në bazë të rrethanave të rastit besohet që ka vdekur. Në teori njihet edhe personi që mungon të cilit nuk i dihet vendbanimi a vendqendrimi, por besohet të jetë gjallë. Vetëm personi i zhdukur shpallet për të vdekur e jo edhe personi që mungon.

80. Cilat jane kushtet për shpalljen e bashkëshortit të zhdukur për të vdekur? – Të vdekur mund të shapllën këta persona: personi që nuk ka pasur lajme për 5 vjet të fundit dhe që ka mbi 60 vjet; personi për të cilin nuk ka pasur lajme gjatë 5 vjeteve të fundit dhepër të cilin besohet nuk është gjallë; personi që është zhdukur në fatkeqësi natyrore (termet, zjarr, vërshim, aksident, etj., për të cilin nuk ka pasur lajme gjatë 6 muajve nga dita e pushimit të rrezikut; personi që është zhdukur gjatë luftës dhe që nuk ka pasur lajme gjatë 1 viti nga dita e mbarimit të luftës.

(17)

81. Cila eshte procedura për shpalljen e bashkëshortit të zhdukur për të vdekur? – Një person të zhdukur e shpall për të vdekur gjykata e komunës me procedurë jashtëkontestimore. Shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur mund ta kërkojnë këta persona: bashkëshorti i gjallë, secili që ka interes të drejtpërdrejtë juridik, prokrori publik dhe avokati publik kur duhen mbrojtur interesat pasurore të shtetit, kur ekziston nevoja që shteti të paraqitet si trashëgimtar. Gjykata pasi të këtë marrë kërkesën bën hetime duke mbledhur shënime, dhe më pas bën shpalljen në gazetën zyrtare dhe në tabelën e gjykatës, nëse është e nevojshme edhe në mjete të informimit, ku fton të zhdukurin që po të jetë gjallë të paraqitet brenda 3 mujsh, nëse në këtë kohë nuk paraqitet gjykata merr vendim për shpalljen e tij të vdekur apo e refuzon kërkesën për shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur.

82. Cilat jane pasojat e shpalljes së bashkëshortit të zhdukur për të vdekur?

– Si moment i vdekjes konsiderohet momenti i caktuar në vendimin e gjykatës, sepse dita e vdekjes nuk duhet. Nga ky moment zgjidhet martesa. Po që së ndodh që personi i zhdukur të jetë i gjallë dhe të kthehet, ai ka të drejtë të kërkojë revokimin e vendimit, me të cilin është shpallur i vdekur, mirëpo ai në martesë nuk hyjë, sepsemartesa e tij ka pushuar, por ka të drejtë të bëj martesë të re po që së bashkëshortët dëshirojnë prapë të martohen.

83. Cka eshte shkurorëzimi si mënyrë e zgjidhjes së martesës?

– Zgjidhja e martesës me shkurorëzim dallohet thelbësisht nga zgjidhja e saj me anulim. Martesat e vlefshme të plotëfuqishme nuk anulohen, por mund të bëhet shkurorëzimi i tyre. Dallimi i themelor midis anulimit të martesës dhe shkurorëzimit, është se anulohet vetëm martesa e pavlefshme, kurse bëhet shkurorëzimi vetëm i martesës së vlefshme. 84. Cili eshte kuptimi dhe veçoritë e shkurorëzimit?

– Shkurorëzimi zakonisht përkufizohet si zgjidhje e martesës së vlefshme (të plotfuqishme), gjatë jetës së bashkëshortëve, për shkaqe të parashikuar me ligj dhe në procedurë gjyqësore (me vendimin e gjykatës). Elementet e shkurorëzimit janë: ekzistimi i martesës së vlefshme, shkurorëzimi bëhet sa të jenë gjallë bashkëshortët, shkurorëzimi bëhet vetëm për shkaqet e parashikuara me ligj, dhe shkurorëzimi bëhet në procedurë gjyqësore.

85. Cili eshte historiku i shkurtër i shkurorëzimit?

– Shkurorëzimi është institucion i lashtë, dukuri përbërëse dhe e pandashme e martesës. Volteri thoshte së shkurorëzimi lindi disa javë pas martesës. Shkurorëzimi ishte në favor të burrit, dhe shkaqet kryesor kanë qenë: mospasja e fëmijëve (sidomos djem) dhe shkelja e besnikërisë bashkëshortore.

86. Cka eshte shkurorëzimi si dukuri?

– Sot shkurorëzimi ka marrë përmasa të mëdha, dhe sa vjen e shtohet. Shkaqet e shkurorëzimeve lidhen me aspektet sociologjike, juridike, ekonomike, psikologjike, etj. tek ne familja është në proces tranzicioni, të shndërrimit nga një familje patriarkale në një familje demokratike. Emancipimi i gruas shkakton shtimin e numrit të shkurorëzimeve, sepse sa më tëpër që thellohet ky proces ajo bëhet më e barabartë dhe e pavarur nga burri. Shkollimi, ngritja profesionale dhe pavarësia ekonomike janë disa nga shkaqet. 87. Cilat jane sistemet e shkurorëzimit në botë?

(18)

– Ekzistojnë dy sisteme: a) sistemet që ndalojnë shkurorëzimin - shtetet në të cilat ka ndikim e drejta kanonike: Spanja, Irlanda, Monako, etj., ku në vend të shkurorëzimit lejohet ndarja nga shtrati dhe tryeza, mirëpo martesa juridikisht ekziston; dhe

b) sistemet që lejojnë shkurorëzimin - dallojmë disa sisteme, si psh., shtetet që kanë liri absolute të shkurorëzimit shtetet që kanë për bazë të drejtën e Sheriatit (shtetet muslimane), sistemi tjetër i cili lidhet me të drejtën franceze, ku shkurorëzimi lejohet si sanksion (si pasojë e fajësisë), etj. me LMMFK është miratuar sistemi i shkurorëzimit, ku merren për bazë shkaqet e përgjithshme objektive, psh., çrregullimi serioz dhe i vazhdueshëm i marrëdhënieve martesore, por edhe shkaqe të veçanta, psh., zhdukja, sëmundja psikike dhe paaftësia për të gjykuar, ndërprerja e jetës faktike, etj.

88. Cilat jane shkaqet e shkurorëzimit sipas LMMFK?

– Janë: çrregullimi serioz dhe i vazhdueshëm i marrëdhënieve bashkëshortore, mosrealizimi i qëllimit të martesës dhe shkurorëzimi me marrëveshje.

89. Cilat jane shkaqet e shkurorëzimit sipas Ligjit mbi martesën të Kosovës (1974)?

– Janë: jeta e padurueshme e bashkëshortëve, shkelja e besnikërisë bashkëshortore, atentati kundër jetës së bashkëshortit, keqtrajtimi, fyerjet e rënda dhe jeta e padurueshme, lënia qëllimkeqe dhe e parsyeshme, sëmundja e paarsyeshme, sëmundja psikike e pashërueshme dhe paaftësia e vazhdueshme për të gjykuar, zhdukja, dënimi penal, ndërprerja e gjatë e jetës faktike dhe shkurorëzimi me marrëveshje.

90. Si shkon procedura e shkurorëzimit?

-Eshtë e rregullar me LMMFK si procedurë e veqantë. Kjo procedurë është e veqantë dhe dallohet nga procedura civile për shkak të natyrës së marrëdhënieve së marrëdhënieve juridike familjare dhe të natyrës së kontesteve martesore. Në procedurën e shkurorëzimit zbatohen edhe rregullat e procedurës civile, por vetëm në mënyrë subsidare. Si rregull procedura e shkurorëzimit fillon me padinë, por në rastet e shkurorëzimit me marrëveshje mund të fillojë edhe me propozimin për shkurorëzim me marrëveshje. Padinë për shkurorëim kanë të drejtë ta paraqesin vetëm bashkëshortet. Trashëgimtarët nuk mund ta paraqesin padinë për shkurorëzim, por vetëm mund të vazhdojnë procedurën e nisur nga bashkëshortët. Gjatë kohës së shtatëzanisë se gruas ose derisa fëmija i tyre të mos mbushë 1 vit, bashkëshortët mund të kërkojnë shkurorëzim vetëm me marrëveshje. Kur është fjala për bashkëshortët e sëmurë psikikisht ose të paaftë për të gjykuar, padinë për shkurorëzim mund ta paraqes kujdestari i tij me lejen paraprake të organit të kujdestarisë. Paditësi mund të terheqë padinë deri në mbylljen e seancës kryesore pa pëlqimin e bashkëshortit të paditur, kurse pas mbylljes së seancës kryesore e deri në përfundimin e procedurës në formë të prerë, këtë mund ta bëjë vetëm me pëlqimin e bashkëshortëve. Bashkëshortët mund ta terheqin edhe propozimin e përbashkët për shkurorëzim me marrëveshje derisa gjykimi mbi shkurorëzimin të mos marrë formën e prerë. Në rastet kur nga propozimi heq dorë njëri nga bashkëshortët, do të konsiderohet së propozimi i përbashkët është tërhequr. Në procedurën e shkurorëzimit mund të paraqitet kundërpadia nga bashkëshorti tjetër deri në përfundimin e seancës kryesore. 91. Cilat jane fazat e procedurës së shkurorëzimit?

- Janë: a) tentimi për pajtimin e bashkëshortëve, b) caktimi i masave të përkohshme për vendosjen dhe ushqimin e bashkëshortit të pasiguruar, c) seanca kryesore dhe ç) marrja e vendimeve.

(19)

92. Cilat jane pasojat e shkurorëzimit?

– Prodhon dy llojesh: a) ndaj ishbashkëshortëve dhe b) ndaj fëmijëve. 93. Cilat jane pasojat e shkurorëzimit ndaj ishbashkëshortëve?

– Janë të lidhura me: mbiemrin, pjesëtimin i pasurisë së përbashkët, të drejtën e trashëgimit, dhuratat, të drejtën e banimit, ushqimin e bashkëshortit të pasiguruar, dëmshpërblimin dhe shpënzimet gjyqësore.

94. Cilat jane pasojat e shkurorëzimit për fëmijë?

Gjykata, me aktgjykimin mbi shkurorëzimin e martesës, vendos edhe për ruajtjen dhe edukimin e fëmijëve të mitur të bashkëshortëve. mbi ruajtjen dhe edukimin e fëmijëve mund të merren vesh prindërit. Nëse prindërit nuk merren vesh, gjykata duke u nisur në radhë të parë nga interesat e fëmijëve, vendos së kujt do ti besojë ruajtjen e fëmijëve, duke marrë parasysh edhe dëshirën e fëmijëve nëse i kanë mbushur 10 vjet. Prindi të cilit i janë besuar fëmijët, të drejtën prindërore e ushtron efektivisht, ndersa prindi tjetër nuk e ushtron të drejtën prindërore efektivisht, për të cilën edhe më tutje është titullar. Prindi që nuk ushtron të drejtën prindërore, ka të drejtë të mbajë kontakte personale me fëmijën.

95. Cka eshte bashkësia jashtëmartesore?

– Përkufizohet si bashkësi jetësore e vazhdueshme e një gruaje dhe e një burri, e parregulluar me ligj. Bashkësia jashtëmartesore, si martesa, ngrihet mbi parimin e monogamisë, sepse ajo është bashkësi jetese e një gruaje dhe një burri, dmth., heteroseksuale.

96. Si behet themelimi i bashkësisë jashtëmartesore?

– Mënyra e themelimit të bashkësisë jashtëmartesore dallohet thelbësisht nga mënyra e themelimit të martesës. Ky dallim veçanërisht është i shprehur në pikëpamje të kushteve formale, e më pak në pikëpamje të kushteve materiale. Martesa themelohet me hirin e palëve, që duhet të deklarohen në formën e parashikuar me ligj. Ndersa, bashkësia jashtëmartesore themelohet me hirin e lirë të palëve, pra, në mënyrë joformale ose edhe në mënyrë konkludente, dmth., me themelimin e bashkësisë së jetesës në mënyrë faktike. Për të qenë e plotfuqishme bashkësia jashtëmartesore, duhet të plotësohen këto kushte: ekzistimi i jetës së përbashkët, jeta e përbashkët të vazhdojë një kohë të gjatë dhe të mos këtë pengesa martese.

97. Kush jane subjekte të bashkësisë jashtëmartesor?

- Janë vetëm personat fizikë me zotësi juridike dhe me zotësi veprimi. 98. Cilat jane llojet e bashkësisë jashtëmartesore?

Janë: a) e çastit (përfshinë marrëdhëniet intime momentale midis burrit dhe gruas), b) e përkohshme (përfshinë marrëdhëniet intime momentale të burrit dhe gruas, por që zgjasin një kohë të caktuar, më të gjatë), dhe c) e vazhdueshme (përfshinë jetën e përbashkët të vazhdueshme midis burrit dhe gruas dhe i ngjet martesës).

99. Cfare lloje tjerash të bashkësisë jashtëmartesore?

- Bashkësia jashtëmartesore e personave të mitur dhe e personave madhor, e lirë dhe jo e lirë, ligjore dhe joligjore. C. ngjashmëritë dhe dallimet themelore midis bashkësisë

References

Related documents

• TST preferred among high risk clinical groups in resource-limited setting like the Philippines (Strong recommendation, low quality evidence); Routine LTBI screening using TST

The virtual absence of EST activity and the - if at all – very low expression of SULT1E1 in the testis are in striking contrast to the high efflux of sulfonated estrogens from

We propose two new constructs, web accessibility and vision impairment level, and suggest that these constructs moderate the effects of UTAUT constructs on

Aimed at anyone currently working on RPIOL or APIOL, undergraduates on outdoor courses and employers who work with young people Presenter: David Jewit and Mark Hickman are

Table 4: Daily Capital Charges for Precious Metals Panel A: Gold Model RiskMetrics GARCH GARCH-t GARCH-FHS.. Panel B: Silver Model RiskMetrics GARCH

With reference to the conception of a particular scene from the film, I will first describe the methods used in relation to the pro-filmic encounter, and then the methods used

To handle the workload heterogeneity and mitigate the reactiveness of trigger-based techniques, we de- signed and implemented an algorithm that relies on three simple

If a court finds that the buyer learned of the shrink-wrap terms after after the parties entered into a the parties entered into a contract, the court might conclude that those