• No results found

Etika Profesionale Dhe Ligjore

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Etika Profesionale Dhe Ligjore"

Copied!
36
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

ETIKA PROFESIONALE DHE

LIGJORE

(2)

NORMAT E MIRËSJELLJES PËR NËPUNËSIT CIVILË KUPTIMI QËLLIMI DHE FUSHA E VEPRIMIT

• Kodi i mirësjelljes për nëpunësit civilë është tërësia parimeve dhe normave, mbi bazën e të cilave do veprojnë të gjithë nëpunësit civilë.

• Kodi i mirësjelljes së nëpunësve civilë synon vendosjen e rregullave të sjelljes për nëpunësit civilë, mbrojtjen statusit të tyre si dhe rregullimin e të drejtave dhe

detyrave të nëpunësve civilë në raport me institucionet dhe qytetarët në përputhje me legjislacionin në

• Kodi i mirësjelljes do të nxisë cilësinë e shërbimeve publike për qytetarët, etikën në punë dhe interesin publik, duke u karakterizuar nga integriteti,

ndershmëria, objektiviteti dhe paanshmëria në përmbushjen e detyrave.

(3)

• Nëpunës civilë në kuptim të këtij Kodi janë të gjithë nëpunës të përcaktuar sipas ligjit në fuqi të Shërbimit Civil.

Nëpunës civil - personi i punësuar për ushtrimin

autoritetit administrativ publik në bazë të aftësisë kapacitetit, i cili merr pjesë në formulimin dhe

zbatimin e politikave, monitorimin e zbatimit të

rregullave dhe procedurave administrative, sigurimin e ekzekutimit të tyre dhe ofrimin e mbështetjes

përgjithshme administrative për zbatimin e tyre

• Personeli administrativ i punësuar në sistemin gjyqësor dhe prokurorial është pjesë e Shërbimit Civil të Kosovës dhe i nënshtrohet këtij ligji dhe legjislacionit përkatës në fuqi, me përjashtim të gjyqtarëve dhe prokurorëve

(4)

PARIMET E PËRGJITHSHME TË KODIT TË

MIRËSJELLJES PËR NËPUNËSIT CIVILË

• Nëpunësit civilë duhet t’i përmbushin detyrat tyre në pajtim me këto parime:

i) Parimi i ligjshmërisë: Nëpunësit civilë duhet kryejnë punët vetëm sipas ligjit. Nëpunësit civilë duhet të kryejnë shërbime dhe të merren vetëm çështjet për të cilat kanë autoritet ligjor.

ii) Parimi i trajtimit të barabartë dhe I

mosdiskriminimit: Nëpunësit civilë duhet të

respektojnë dinjitetin dhe barazinë e të gjithë njerëzve, pa asnjë dallim apo diskriminim.

(5)

iii) Parimi i neutraliteti politik: Shërbim besnik ndaj institucioneve qendrore dhe lokale, pa frikë apo

favorizim dhe pa marrë parasysh pikëpamjet politike apo anëtarësimin partiak. Nëpunësit civilë duhet

veprojnë në mënyrë të pavarur nga pikëpamja politike të mos pengojnë zbatimin e politikave, të vendimeve ose të veprimeve ligjore të autoriteteve të

administratës publike;

iv) Parimi i paanësisë dhe pavarësisë profesionale shërbimin civil nuk lejohet anshmëria, që do të thotë ketë një predispozitë në favor të një rezultati të

gjatë vlerësimit të një situate, duke shkaktuar si

rrjedhojë një dëm të pajustifikueshëm për interesin përgjithshëm ose për të drejtën e palëve të tjera

(6)

v) Parimi i sinqeritetit: Në kryerjen e detyrave

nëpunësi civil duhet të jetë i ndershëm, I paanshëm efikas, duke pasur parasysh vetëm interesin publik mosshfrytëzim i pozitës zyrtare apo i informatave për përfitim personal a për përfitimin e të tjerëve mosshfrytëzim I informatave apo përpjekja për mashtruar të tjerët dhe mosshfrytëzim i zbulimit informacionit të siguruar si rezultat i pozitës

por vetëm në pajtim me detyrat zyrtare.

• Nëpunësit civilë nuk duhet t’i paraqesin gabimisht apo t’i keqpërdorin informatat, apo të bëjnë

(7)

vi) Parimi i ndershmërisë procedurale: Nëpunësit civilë gjatë punës së tyre në mënyrë të ndershme duhet të përfillin procedurën për zbatimin e

për të respektuar vlerat dhe dinjitetin e personave të tjerë.

vii) Parimi i respektimit: Nëpunësi civil duhet jetë i sjellshëm në marrëdhënie me qytetarët shërben dhe me eprorët, kolegët e vartësit e Nëpunësi civil duhet të sillet gjithnjë në mënyrë tillë, që besimi i publikut në ndershmërinë,

paanshmërinë dhe efektivitetin e shërbimit public të ruhet e të rritet;

(8)

viii) Parimi i përdorimit racional të mjeteve financiare

publike:. Nëpunësit civilë duhet të përdorin mjetet

financiare publike vetëm për qëllime publike. Asnjë

nëpunës civil nuk do të devijojë, keqzotërojë, ekspozojë apo të përdorë në mënyrë të pavarur mjetet financiare publike.

ix) Parimi i shmangies së konfliktit të interesave Nëpunësi civil duhet të mos lejojë që interesat e private të bien ndesh me pozitën e tij publike, të

shmangë konfliktet e interesave dhe të mos shfrytëzojë asnjëherë pozitën për interesin e tij privat;

x) Parimi i transparencës: Garantimi se proceset Shërbimin Civil do të jenë të hapura për publikun Shërbimi Civil do të ruajë konfidencialitetin e

informacionit, që ka në zotërim, por pa cenuar zbatimin e detyrimeve që dalin nga Ligji për qasje në dokumente zyrtare.

(9)

RREGULLAT E MIRËSJELLJES SË

NËPUNËSVE CIVILË

Nëpunësit civilë duhet të veprojnë të udhëhequr

nga pavarësia në punë, integriteti personal

ndershmëria.

Nëpunësit civilë duhet t’u qasen punëve dhe

detyrave në mënyrë të drejtë dhe efikase.

Nëpunësit civilë duhet t’i shfrytëzojnë mjetet

financiare publike në mënyrë të drejtë dhe

(10)

• Nëpunësit civilë nuk duhet, në asnjë mënyrë, keqpërdorin pozitën e tyre zyrtare dhe të bëjnë publikeinformatat, që marrin gjatë ushtrimit detyrës së tyre, për interesin e tyre personal interesin e dikujt tjetër.

• Nëpunësit civilë gjatë ushtrimit të detyrës së zyrtare duhet të krijojnë dhe të ruajnë besimin organit ku punojnë dhe të jenë në gjendje të krijojnë një raport të këtillë me ata të cilëve iu shërbejnë.

(11)

Nëpunësit civilë duhet t’i përmbushin obligimet

e tyre në mënyrë të paanshme, duke iu

përmbajtur dispozitave ligjore ne fuqi.

Nëpunësit civilë nuk duhet t’i bëjnë publike

informatat konfidenciale të komunikuara në

kuadër të organit ku punojnë ose të lejojnë

informatat e këtilla të jenë marrë nga dikush

tjetër.

(12)

MASAT MBROJTËSE

• Nëse nëpunësi civil konsideron se nga ai kërkohet veprojë në kundërshtim me ligjin, etikën në punë të sillet në mënyrë të pahijshme, që rezulton në

shkeljen e rregullave të kodit të mirësjelljes, shkeljet këtilla duhet të paraqiten tek organi kompetent

pajtim me procedurat dhe rregullat e kodit të mirësjelljes.

• Nëpunësit civilë duhet të përmbahen prej situatave në çfarëdo mënyre pengojnë marrjen e vendimeve drejta dhe efikase e që kanë të bëjnë me politikat Shërbimit Civil për arsye të frustrimeve personale dëm të ushtrimit të detyrës zyrtare. Në këto situata nëpunësit civilë u përmbahen rregullave të parapara me ligj ose duhet të paraqesin dorëheqjen.

(13)

• Nëpunësit civilë, edhe pasi që të pushojnë së ushtruari detyrën, duhet të vazhdojnë t’I

përmbahen ruajtjes së konfidencialitetit lidhur detyrën e ushtruar deri në momentin kur në çfarëdo mënyre ka pushuar së punuari.

• Nëpunësit civilë duhet të ruajnë sekretin e të detyrave që kryhen. Ata lejohen të deklarojnë të sekretit të detyrave që kryejnë vetëm kur

udhëzohen ose autorizohen me shkrim nga një autoritet epror dhe kompetent i parashikuar

(14)

AKTIVITETI POLITIK DHE NËPUNËSI CIVIL

• Nëpunësi civil mund të jetë anëtar i ndonjë partie politike ose i ndonjë organizate tjetër politike

duhet të përmbahet nga angazhimi I tij aktiv aktivitetet politike.

• Çdo nëpunës civil në vend udhëheqës, që është

anëtar i ndonjë partie, organizate a shoqate politike e shoqërore, gjatë kryerjes së punës në Shërbimin Civil, duhet të pezullojë aktivitetin partiak, mban asnjanësi dhe i ndalohet të kryejë propagandë partiake.

(15)

• Nëpunësi civil në vend udhëheqës nuk mund

ushtrojë detyrën e tij ose të zhvillojë propagandë të mirë a në dëm të njërës apo tjetrës parti,

organizatë ose shoqat politike. Atij I ndalohet bartës i postit në parti, në çfarëdo niveli të

organizimit të partisë ose shoqatëspolitike • Nëpunësi civil nuk bën të jetë I diskriminuar,

mohohen të drejtat për shkak të përkatësisë partiakeapo bindjeve të tij politike.

• Nëpunësi civil mund të merret me veprimtari sindikale dhe të jetë anëtar I sindikatave të ndryshme, në pajtim me ligjin.

(16)

USHTRIMI I DETYRËS NË MËNYRË TË

PAVARUR

• Nëpunësit civilë ushtrojnë detyrat e tyre në mënyrë profesionale, me përgjegjësi dhe të pavarur, pa u ndikuar nga jashtë.

• Nëpunësit civilë duhet t’i përmbushin detyrat në mënyrë të hapur dhe të atillë që mundëson marrjen e informatave të palëve të interesuara mundësinë e dialogimit me qytetarët dhe

(17)

SJELLJA E NËPUNËSIT CIVIL NDAJ

QYTETARIT

Gjatë ushtrimit të detyrës nëpunësit civilë duhet

i) të respektojnë parimin e barazisë, duke përjashtuar çdo sjellje diskriminuese ndaj individëve.

ii) të përmbahen nga kufizimi i të drejtave të

qytetarëve, përveç kur një kufizim i tillë është I bazuar me ligj.

iii) të sillen në mënyrë të përmbajtur dhe me

ndjeshmëri ndaj qytetarëve, posaçërisht në raste

mortore, shqetësuese, si dhe me një kujdes të veçantë ndaj njerëzve të moshuar dhe atyre me nevoja speciale

(18)

SJELLJA E NËPUNËSIT CIVIL NDAJ STAFIT

POLITIK

Nëpunësit civilë duhet të ofrojnë njohuritë

dhe aftësitë e tyre në mënyrë që të

mbështesin dhe të zbatojnë me nder dhe

paanshmëri politikat e përcaktuara nga

institucionet e caktuara.

Nëpunësit civilë, në kuadër të organit

kompetent, duhet t’i ofrojnë stafit përkatës

politik raporte të detajuara dhe të informojnë

në detaje dhe me korrektësi.

(19)

SJELLJA E NËPUNËSIT CIVIL NDAJ

UDHËHEQËSVE

• Nëpunësit civilë nuk bën ta pengojnë politikën veprimit të autoritetit udhëheqës.

• Nëpunësit civilë duhet t’i ushtrojnë detyrat e bazuar në planin dhe drejtimet e përcaktuara autoriteti udhëheqës.

• Nëpunësit civilë duhet t’i diskutojnë të gjitha

problemet që shfaqen gjatë ushtrimit të detyrave me autoritetin udhëheqës, si dhe të diskutojnë gjetjen e zgjidhjeve më efikase

(20)

Në rast të emërimit të ri të autoritetit

udhëheqës, nëpunësit civilë duhet të

informojnë atë me kohë dhe në mënyrë të

saktë për të gjitha çështjet, në mënyrë që

sigurojnë vazhdimësinë e punës në institucion

Nëpunësit civilë duhet të informojnë

autoritetinudhëheqës për arsyet e mungesës

nga puna, si dhe për ndonjë problem të

mundshëm, që do të ketë ndikim negativ

punë dhe në ambientin e punës apo pengesat

shfaqura në procesin e punës.

(21)

SJELLJA E UDHËHEQËSVE NË SHËRBIMIN

CIVIL

• Udhëheqësit duhet të jenë shembull I mirësjelljes për stafin që e udhëheqin, si dhe t’I përmbahen

rreptësisht kodit të etikës gjatë ushtrimit të detyrës • Udhëheqësit duhet të respektojnë personalitetin

mendimet, si dhe të nxisin bashkëpunimin e

që udhëheq, e njëkohësisht ruajnë edhe të drejtën për vendimmarrje.

• Udhëheqësi duhet t’i mbrojë të drejtat e stafit udhëheq dhe në asnjë mënyrë nuk bën t’iu

(22)

• Udhëheqësit duhet të vlerësojnë në mënyrë

barabartë, objektive dhe efikase sjelljen e personelit të cilin e udhëheqin.

• Udhëheqësi duhet t’i ofrojë stafit që e udhëheq mundësi të barabarta të ngritjes profesionale motivim për ngritjen e efektivitetit në punë , te rregulta .

• Udhëheqësit duhet të kërkojnë nga personeli respektojë orarin e punës.

• Udhëheqësit nuk duhet të pranojnë propozime

jashtë për favorizimin eventual të ndonjë nëpunësi civil.

(23)

SJELLJA E NËPUNËSIT CIVIL ME STAFIN

• Nëpunësit civilë, gjatë ushtrimit të detyrës, reciprokisht duhet të sillen me mirësjellje, pa parasysh nacionalitetin, bindjen fetare, politike gjininë, gjendjen shëndetësore dhe familjare • Nëpunësit civilë duhet të respektojnë punën tjetrit si dhe të bashkëpunojnë në mënyrë që ngrisin efikasitetin dhe cilësinë në punë.

• Kritika ndaj kolegëve në punë duhet të jetë e dhe profesionale.

• Marrëdhëniet ndërmjet nëpunësve civilë bazohen në respektin e ndërsjellë, si dhe në ruajtjen e

(24)

SJELLJA E NËPUNËSIT CIVIL NDAJ MJETEVE

TË INFORMIMIT

• Nëpunësit civilë nuk duhet të bëjnë publike informatat në lidhje me punën e tyre pa lejen udhëheqësit të tyre dhe në asnjë mënyrë nuk të japin informata të pasakta.

• Nëpunësit civilë nuk bën të zbulojnë informatat sekrete në lidhje me punën.

• Gjatë dhënies së deklaratave publike, nëpunësit civilë gjithnjë duhet të japin titullin e pozitës

mbajnë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të japin mendime personale në lidhje me çështjet në

(25)

SJELLJA E NËPUNËSIT CIVIL GJATË

PREZANTIMIT TË ADMINISTRATËS

Nëpunësit civilë kur prezantojnë

administratën e shërbimit civil duhet të

prezantojnë administratën e jo mendimet

tyre personale.

Nëpunësit civilë duhet të promovojnë

të mbrojnë pozicionin e vendit të tyre

(26)

KONFLIKTI I INTERESAVE

• Konflikti i interesave është situata në të cilën një

nëpunës civil ka një interes personal të tillë, qe ndikon ose mund të ndikojë në paanshmërinë ose

objektivitetin e kryerjes së detyrës zyrtare. Në rast një konflikti te interesave personale dhe të

përgjithshme, nëpunësi civil duhet të veprojë në me interesin e përgjithshëm.

• Interesat personale të nëpunësit përfshijnë çdo përparësi për veten, familjen, të afërmit deri në shkallën e dytë për personat ose organizatat, me nëpunësi ka ose ka pasur marrëdhënie biznesi ose

lidhje politike. Konflikti i interesave përfshin, gjithashtu çdo lloj detyrimi financiar ose civil të nëpunësit.

(27)

PROFESIONALIZMI

Gjatë ushtrimit të detyrave të tyre nëpunësit

civilë duhet të kenë njohuri profesionale

lidhje me punën, të jenë modest si dhe të

demonstrojnë seriozitet në punë.

Nëpunësit civilë duhet të punojnë vazhdimisht

në ngritjen e aftësive të tyre profesionale

Nëpunësit civilë, gjatë ushtrimit të detyrave

tyre, duhet të tregohen të hapur ndaj

detyrave të ofruara si dhe të gatshëm për

zbatimin e tyre.

(28)

DHURATAT DHE FAVORET

• Nëpunësit civilë nuk duhet të pranojnë nga asnjë

person apo subjekt tjetër të holla, dhurata, mikpritje apo ndihma, lidhur me detyrat e tyre zyrtare dhe

kontaktet e bëra, përveç nga organi I punësimit

cilin punojnë, ose informatat e siguruara në detyrën tyre.

• Nëpunësi civil nuk duhet të kërkojë ose të pranojë dhurata, favore, pritje ose çfarëdo përfitim tjetër

fshehje të humbjeve të mundshme, si dhe premtime për to, për veten, familjen, të afërmit, për personat organizatat me të cilat ka marrëdhënie, që ndikojnë duket sikur ndikojnë në paanësinë e kryerjes së

apo janë ose duket sikur janë shpërblim për mënyrën kryerjes së detyrës zyrtare.

(29)

KOHA E PUNËS

Nëpunësi duhet ta shfrytëzojë kohën e punës

në mënyrë efektive për realizimin e detyrave

zyrtare. Kjo kohë nuk shfrytëzohet për asnjë

qëllim tjetër, përveç se në rastet kur

shfrytëzimi i saj për qëllime të tjera është

autorizuar zyrtarisht, në përputhje me

(30)

VESHJA DHE PARAQITJA E NËPUNËSIT

CIVIL

Veshja dhe paraqitja e nëpunësit duhet

jenë serioze, për ta përfaqësuar sa më

denjësisht administratën publike.

Rregullat e hollësishme për veshjen dhe

paraqitjen e nëpunësve në institucionet

administratës publike përcaktohen me

rregulloret e brendshme të nxjerra nga

Ministria e Shërbimeve Publike/Departamenti

I Administrimit të Shërbimit Civil (DASHC).

(31)

MBIKËQYRJA E ZBATIMIT TË KODIT TË

MIRËSJELLJES NË SHËRBIMIN CIVIL

Mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit të mirësjelljes

në Shërbimin Civil të Kosovës në vazhdimësi

do ta bëjë Ministria e Shërbimeve

Publike/Departamenti i Administrimit të

Shërbimit Civil (DASHC).

Çdo mosmarrëveshje për masën disiplinore

shqiptuar kundër një nëpunësi civil,

shqyrtohet, me kërkesën e tij, nga një

komision I ankesave i ngritur në organin

në sektorin ku ai punon.

(32)

ZBATIMI DHE MASAT DISIPLINORE

• Njësia e personelit është e detyruar t'ia bëjë të ditur nëpunësit, me rastin e punësimit të tij, detyrimet

dalin nga ky Kod dhe që duhen respektuar nga nëpunësi.

• Nëpunësi ka për detyrë të sillet në përputhje me Kod dhe, për këtë arsye, informohet për dispozitat dhe për çdo ndryshim ose shtesë. Nëpunësi duhet

kërkojë këshillim nga njësia e personelit të institucionit kur është i pasigurt për të vepruar.

• Njësia e personelit të institucionit, për raste të veçanta këshillohet edhe me Ministrin e Shërbimeve

(33)

• Dispozitat e këtij Kodi janë pjesë e kushteve të

punësimit të nëpunësit. Shkelja e tyre është shkak për marrjen e masave disiplinore.

• Eprori direkt i nëpunësit civil ka përgjegjësi të

kontrollojënëse ai zbaton rregullat e sanksionura këtë Kod dhe të propozojë ose të marrë masat

duhura disiplinore për shkeljet e tij.

• Nëpunësit civilë që shkelin parimet e etikës, të përcaktuara në këtë Kod, kur veprimet e tyre përbëjnë vepër penale, ndëshkohen me masat disiplinore, sipas procedurës së përcaktuar në legjislacionin për statusin e nëpunësit civil.

(34)

REGJISTRIMI I MASAVE

Çdo institucion i Shërbimit Civil të Kosovës

duhet të komunikojë, brenda 10 ditëve nga

marrja e masës në Ministrinë e Shërbimeve

Publike/Departamentin e Administrimit

Shërbimit Civil të Kosovës, çdo masë

disiplinore të marrë kundër një nëpunësi

Departamenti i Administrimit të Shërbimit

Civil të Kosovës i regjistron të gjitha masat

disiplinore në Regjistrin e Shërbimit Civil

Kosovës.

(35)

DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE

Dispozitat e këtij kodi, si dhe legjislacioni

fuqi, që lidhet me funksionimin e Shërbimit

Civil të Kosovës, janë të detyrueshme për

gjithë nëpunësit civilë.

Çdo nëpunës civil, që fillon punën në radhët

e Shërbimit Civil të Kosovës, nënshkruan

deklaratë, me anën e së cilës ai pajtohet

dispozitat e këtij kodi.

(36)

References

Related documents

Outcome monitoring: A process of collecting and analyzing data to measure the performance of a programme, project, partnership, policy reform process and/or “soft” assistance

The attitude scale included 4 subscales and multiple items: improving quality of care (4 items), maintaining professional competence (3 items), fulfilling professional

This paper presents an application of a recently developed approach by Matteson and James (2012) for the analysis of change points in a data set, namely major financial market

But for future work the performance of the proposed integrated target detection and tracking schemes using CS for WVSN-based surveillance applications is to be compared to

Pored utjecaja pojedine sorte, također je promatran te utvrđen utjecaj svakog tretmana na koncentracije selena u zrnu pšenice kao i na odnošenje selena prinosom

Enablement is closely related to the requirement for utility, [which] prevents mere ideas from being patented. In a nonprecedential opinion dealing with cold fusion, the

Minneapolis, MN 55402-3903 Email: [email protected] Shay Dvoretzky Jones Day 51 Louisiana Avenue, NW Washington, DC 20001-211 Email: [email protected] Scott Matthew

If a court finds that the buyer learned of the shrink-wrap terms after after the parties entered into a the parties entered into a contract, the court might conclude that those