• No results found

Kole Krasniqi Terrorizminderkombetar

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Kole Krasniqi Terrorizminderkombetar"

Copied!
413
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

Dr. sc. Kolë KRASNIQI

TERRORIZMI

NDËRKOMBËTAR

Botim i dytë

Prishtinë 2010

(2)
(3)

terrorizmit ndërkombëtar”, të mbrojtur në korrik të vitit 1998 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Vjenës

Mentorë:

Prof. Dr. Franz CSÀSZÁR Prof Dr. Frank HÖPFEL Terrorizmi Ndërkombëtar Botim i dytë

Recensentë:

Uni. Prof. Dr. Franz CSÀSZÁR

Fakulteti Juridik i Universitetit të Vjenës Prof. Dr. Ismet SALIHU

Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës Uni. Prof. Dr. James F. ALBRECHT

St. John’s University (NYC), USA Lektorë:

Dr. Ragip MULAKU

Instituti Albanologjik i Prishtinës Dr. Shukrie RAMA

Universiteti për Paqe dhe Zhvillim i Kombeve të Bashkuara Dizajni:

Hekuran Rexhepi

Të drejtat e autorit mbrohen. Nuk është e lejuar rishtypja ose fotokopjimi i librit, në tërësi ose pjesërisht, pa lejen e autorit.

(4)

TERRORIZMI

NDËRKOMBËTAR

Botim i dytë

Prishtinë 2010

(5)
(6)

FALËNDERIM

Falënderoj të gjithë ata, që në çfarëdo mënyre kontribuuan në për-fundimin e këtij studimi.

Për ndihmën dhe këshillat e ofruara profesionale, falënderoj profesorët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Vjenës, Prof. Dr. Franz Császár dhe Prof. Dr. Frank Höpfel. Ndërkaq, për përkrahjen e ofruar morale, falënderoj profesorin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Ismet Salihun dhe Prof. Dr. James F. Albrecht nga St. John's University të Nju Jorkut.

Gjithashtu, çmoj lart edhe vendimet e Prokurorisë Austriake dhe ato të kryetarit të Gjykatës Penale të Vjenës për lejimin e studimit të lëndëve dhe akteve të ndryshme zyrtare, që ishin objekt i këtij studimi.

Me një falënderim të posaçëm i drejtohem Kryetarit të Senatit të Gjykatës së Lartë Civile të Vjenës Dr. Herald Krammer, i cili, edhe pse isha shtetas i huaj, më punësoi në cilësinë e praktikantit gjyqësor në Gjykatën e Lartë të Vjenës, dhe kështu ndikoi në zgjidhjen përfundimtare të problemeve të qëndrimit dhe financim-it të studimeve të mia të doktoraturës në Austri.

Për mirëkuptimin e treguar, falënderoj bashkëshorten time dhe fëmijët e mi. Dr. Kolë KRASNIQI

(7)
(8)

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE ... 14

HYRJE ... 15

KRIMINALITETI POLITIK ... 18

1. Kuptimi ... 18

2. Format e manifestimit të kriminalitetit politik ... 19

3. Terrorizmi si formë e kriminalitet politik ... 20

TERRORI DHE TERRORIZMI ... 22

1. Kuptimet historike ... 22

2. Kufijtë e dallimit të terrorit nga terrorizmi ... 23

2.1. Kuptimi i terrorit ... 24

2.2. Kuptimi i terrorizmit ... 25

3. Faktorët e shfaqjes së terrorizmit ... 28

3.1. Shkaqet sulmeve bashkëkohore terroriste ... 31

4. Përpjekjet për përkufizimin e terrorizmit ... 32

5. Tipologjia e dhunës terroriste ... 34

5.1. Terrorizmi nacionalist ... 36

5.2. Lëvizjet terroriste si metodë e luftës nacionalçlirimtare ... 37

5.3. Lëvizjet terroriste në shtetet demokratike ... 38

6. Dallimi në mes të terrorizmit dhe luftës guerile ... 38

7. Dallimi i terrorizmit dhe luftës guerile sipas të drejtës ndërkombëtare ... 41

7.1. Ushtria Çlirimtare e Kosovës sipas të drejtës ndërkombëtare ... 42

8. Terrorizmi si alternativë e luftës së armatosur ... 43

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR NË VËSHTRIM TË PËRGJITHSHËM ... 45

KUPTIMI I TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR ... 45

1. Kuptimi i përgjithshëm ... 45

1.1. Kuptimi sipas objektit të veprimit ... 46

1.2. Kuptimi sipas viktimës, vendit të ngjarjes, kryesit të veprës dhe qëllimit të veprimit ... 46

2. Qëllimet e veprimeve terroriste ndërkombëtare ... 47

3. Perkufizi.mi i terrorizmit ndërkombëtar ... 48

4. Karakteri transnacional i terrorizmit ndërkombëtar ... 50

(9)

5. Terrorizmi ndërkombëtar si problem i paqes dhe sigurisë botërore ... 53

5.1. Kuptimi dhe përmbajtja e sigurisë shoqërore ... 54

5.2. Siguria nacionale dhe ndërkombëtare ... 55

TERRORIZMI BASHKËKOHOR NDËRKOMBËTAR ... 57

1. Rrymat terroriste ndërkombëtare ... 59

2. Bashkëpunimi terrorist ndërkombëtar ... 60

3. Bashkëpunimi mes grupeve terroriste në Evropë (Euroterrorizmi) ... 62

3.1. Ideologjia e Euroterrorizmit ... 64

3.2. Koordinimi i dhunës terroriste në Evropë ... 65

4. Terrorizmi postmodern ndërkombëtar ... 67

LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE ... 69

EUROTERRORISTËT ... 69

1. Euroterroristët gjermanë ... 69

1.1. Fraksioni i Armatës së Kuqe ... 71

1.2. Celulat Revolucionare dhe Zora e Kuqe ... 77

1.3. Kronikë e sulmeve terroriste të grupeve majtiste gjermane ... 80

2. Euroterroristët francezë ... 83

2.1. Aksioni Direkt (AD) ... 84

3. Belgjikë ... 86

3.1. Celulat Komuniste Luftarake ... 86

4. Itali ... 88

4.1. Brigadat e Kuqe ... 89

TERRORIZMI NACIONALIST ... 94

1. Irlanda Veriore ... 95

1.1. Armata Republikane Irlandeze ... 97

1.2. Kronikë e sulmeve terroriste të IRA-s ... 102

2. Spanjë ... 105

2.1. Euskadi Ta Askatasuna ... 107

2.2. Sulmet kryesore terroriste të Euskadi Ta Askatasuna ... 112

TERRORIZMI PALESTINEZ ... 117

1. Rrënjët historike ... 117

1.1. Lëvizja cioniste dhe palestinezët ... 117

1.2. Themelimi i shtetit izraelit ... 118

1.3. Lindja e Organizatave Çlirimtare Palestineze ... 120

2. Organizata për Çlirimin e Palestinës ... 121

3. Levizja për Çlirimin e Palestinës ... 125

(10)

4.1. Sulmet terroriste ndërkombëtare të „FPÇP“ ... 131

5. Vetëtima (Al - Saika) ... 134

6. Shtatori i Zi ... 135

6.1. Sulmet terroriste ndërkombëtare të „Shtatorit të Zi“ ... 137

7. NAYLP „Rinia Kombëtare Arabe për Çlirimin e Palestinës“ ... 139

8. Brigadat e Martirëve Al - Aqsa ... 140

8.1. Kronikë e sulmeve të Brigadave të Martirëve Al - Aqsa ...143

9. Grupi i Abu Nidalit ... 145

9.1. Sulmet kryesore terroriste ndërkombëtare të grupit të Abu Nidalit ... 150

10. Grupet aktuale politike dhe formacionet e armatosura palestineze ... 153

11. Strategjia e operacioneve terroriste ndërkombëtare palestineze ... 154

12. Sulmet e grupeve tjera terroriste ndërkombëtare palestineze ... 156

13. Bilanci i konfiktit izraelito – palestinez ... 157

TERRORIZMI ARMEN ... 159

1. Grupet terroriste armene ... 162

2. Strategjia e sulmeve terroriste armene ... 165

3. Metoda dhe taktika e sulmeve terroriste ... 167

4. Sulmet gjakmarrëse të grupeve terroriste armene ... 168

TERRORIZMI ISLAMIK ... 173

1. Kontestet mbi ekzistimin e terrorizmit islamik ... 173

2. Rrënjët e terrorizmit islamik ... 175

3. Nocionet e ndryshme fetare në kontekst të terrorizmit islamik ... 178

4. Karakteristikat themelore të terrorizmit islamik ... 180

5. Taktika e sulmeve vetëvrasëse ... 181

5.1. Aktorët e sulmeve vetëvrasëse ... 183

5.2. Taktikat e tjera të veprimit të terroristëve islamikë ...185

6. Shfaqja e terrorizmit bashkëkohor islamik ... 188

7. Irani dhe terrorizmi islamik ... 189

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE ... 193

1. Afwaj al-muqawama al-lubananiya (Al - Amal) ... 193

2. Hezb-Allah (Partia e Allahut) ... 194

2.1. Kronikë e raporteve ndërmjet organizatave Al - Amal dhe Hezb-Allah ...200

2.2. Kronikë e sulmeve terroriste të organizatave Al - Amal dhe Hezb-Allah ... 201

3. Harakat Al - Muquawama Al - Islamiya ... 203

3.1. Kronikë e zgjedhur e sulmeve terrotiste të Hamasit ... 209

4. Xhihadi Islamik Palestinez ... 215

4.1. Kronikë e sulmeve terrotiste të Xhihadit Islamik Palestinez ... 218

(11)

5.1. Degët e Al-Qa´idës ... 232

5.2. Kush është Osama bin Laden? ...236

5.3. Sulmet terroriste që mund t’i përshkruhen Al - Qa’idas ... 243

6. Vëllazërimi Mysliman ... 247

7. Al-Gama’a al-Islamiyya ... 251

7.1. Kronikë e sulmeve terroriste të Grupit Islamik ... 256

8. Al-Jihad Al Islami ... 258

8.1. Kronikë e zgjedhur e sulmeve terroriste të Al-Xhihad Al Islami ... 261

9. Procesi gjyqësor kundër „të dëbuarve nga Shqipëria” ... 262

10. Front Islamique du Salut (FIS) ... 264

11. Mujahedeen-e Khalq (MEK) ... 268

12. Muxhahedinët arabë ... 270

13. Grupet terroriste islamike pakistaneze ... 272

14. Jemaah Islamiyah (JI) ... 273

15. Grupi Abu Sayyaf ... 276

16. Ushtria Islamike nga Adeni ... 279

17. Sulmet e grupeve tjera terroriste islamike ... 280

TERRORIZMI DJATHTIST ... 290

1. Kuptimi i ekstremizmit djathtist ... 290

2. Elementet ideologjike të ekstremizmit djathtist ... 291

3. Terrorizmi djathtist në Evropë ... 292

4. Eurofashizmi ... 294

SULMET E GRUPEVE TË TJERA TERRORISTE ... 296

SULMET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE NË AUSTRI ... 317

SULMET TERRORISTE PALESTINEZE NË AUSTRI ... 319

1. Rrëmbimi në Marchegg ... 319

2. Sulmi kundër selisë së OPEC-ut në Vjenë ... 320

3. Sulmi kundër një sinagoge në Vjenë ... 325

4. Atentati kundër Heinz Nittel ... 325

5. Sulmi i dytë kundër një sinagoge në Vjenë ... 325

6. Sulmi terrorist në aeroportin e Vjenës ... 326

7. Taktika e sulmeve terroriste palestineze në Austri ... 327

SULMET TERRORISTE ARMENE NË AUSTRI ... 328

1. Vrasja e ambasadorit Tunligyl ... 328

2. Sulmi kundër Erdogan Özen ... 329

(12)

SULMET TERRORISTE ISLAMIKE NË AUSTRI ... 332

1. Sulmi kundër përfaqësive franceze në Vjenë ... 332

2. Një sulm i pasqaruar terrorist ... 332

3. Rrëmbimi i një aeroplani të kompanisë Air France ... 333

4. Vrasja e te kurdëve në Vjenë ... 333

SULMET E TERRORISTËVE MAJTISTË NË AUSTRI ... 335

1. Plaçkitja në Landek ... 335

2. Plaçkitja e një banke në Vjenë ... 335

3. Sulmi kundër Drejtorisë së Policisë Federale të Vjenës ... 336

4. Rrëmbimi i Palmersit ... 336

SULMET E TERRORISTËVE DJATHTISTË NË AUSTRI ... 339

1. Montimi i bombës në shtëpinë e Simon Wiesenthalit ... 339

2. Montimi i një bombe në shtëpinë e prof. Alexander Giese ...339

3. Sulmi kundër firmës Schöps në Salzburg ... 340

4. Sulmi kundër firmës Schöps në Vjenë ... 340

5. Sulmi kundër Qendrës Dokumentare Izraelite ... 340

SULMET TJERA TERRORISTE NË AUSTRI ... 342

1. Sulmi kundër përfaqësisë spanjolle të fluturimeve Iberia ... 342

2. Vëna e zjarrit në Ambasadën e Afrikës Jugore ... 342

3. Sulmi kundër përfaqësive irakiane në Vjenë ... 343

4. Përpjekja për kryerjen e një sulmi terrorist në Vjenë ... 343

5. Sulmi kundër Ambasadës Angleze dhe përfaqësisë izraelite EL - AL ... 345

6. Përpjekja e parë për vrasjen e Al Ghadansit ... 346

7. Bombardimi i një institucioni financiar hungarez në Vjenë ... 347

8. Sulmi kundër Saudi-Arabien Airlinies në Vjenë ... 347

9. Ardhja e një letre të Allahut në Vjenë ... 348

10. Përpjekja e dytë për vrasjen e Al Ghadansi ... 348

11. Sulmi terrorist kundër Ambasadës së Perusë në Vjenë ... 349

12. Vendosja e zjarrit në përfaqësinë e një zyre turke të fluturimeve ... 349

13. Vrasja e Umar Israilov në Vjenë ... 350

ANALIZË E PËRGJITHSHME E SULMEVE TË HUAJA TERRORRISTE NË AUSTRI ... 351

1. Koha e kryerjes ... 351

2. Bartja e konflikteve nacionale në arenën ndërkombëtare ... 352

3. Rekrutimi i terroristëve ndërkombëtarë ... 352

4. Zgjedhja e objektit të sulmit terrorist ... 353

(13)

6. Rrëmbimet e personave ... 353

7. Vënia e mjeteve eksplozive ... 354

8. Bilanci i sulmeve terroriste ... 354

9. Motivet e sulmeve terroriste ... 355

10. Sqarimi dhe reagimi ... 356

PERSONALITETI I TERRORISTIT NDËRKOMBËTAR ... 358

1. Elementet subjektive ... 358

2. Formimi i organizatave terroriste ... 360

2.1. Numri i anëtarëve të organizatave terroriste ... 361

2.2. Elementet kriminale në organizatat terroriste ... 362

2.3. Ndarja e organizatave terroriste ... 362

3. Komandimi i organizatës terroriste ... 363

4. Planifikimi i operacioneve terroriste ndërkombëtare ... 364

5. Burimet financiare të terroristëve ndërkombëtarë ... 365

6. Armatimi i terroristëve ndërkombëtarë ... 367

PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR ... 370

1. Irani ... 371 2. Kuba ... 373 3. Sudani ... 374 4. Siria ... 375 5. Libia ... 377 6. Iraku ... 381

GRUPET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE ... 384

RESUME ... 387

SHKURTESAT ... 392

(14)

VORWORT

„Internationaler Terrorismus“, also weltumspannend auftretende, oft tödliche Gewalt zum Erreichen überindividueller politischer Ziele ist zum Alltagsereignis geworden. Auf den unterschiedlichsten Ursachen beruhend und in vielfältigen Formen auftretend, weist der Internationale Terrorismus allzu oft ein durchgängiges Charakteristikum auf: Der hohe Blutzoll, den Unbeteiligte zu entrichten haben, sei es, dass sie gezielt als Mittel zum Zweck missbraucht wer-den, sei es, dass sie zufällig einem Anschlag zum Opfer fallen.

Die vorliegende Arbeit von Professor Dr. Kolë Krasniqi beruht auf seiner vor zehn Jahren in Wien verfassten Dissertation. Zwar entzieht sich letztlich das Phänomen des Internationalen Terrorismus einer vollständigen und kategorial klaren Erfassung nach eindeutigen Kriterien. Dr. Krasniqi ist aber eine wis-senschaftlich fundierte, lebensnahe und anschauliche Darstellung gelungen von Geschichte und Erscheinungsformen dieses universellen Krieges ohne Militär, ohne Kriegsrecht und ohne Völkerrecht, der heute jeden von uns an jedem Platz der Welt erreichen kann. In der Vielfalt der konkreten Vorfälle treten die zu Grunde liegenden allgemeinen Kriterien hervor. Die weltweiten Bemühungen zur Eindämmung des Internationalen Terrorismus werden dargestellt.

In diesem letzteren Zusammenhang darf allerdings nicht verschwiegen wer-den, dass viele der heute aktuellen oder diskutierten Bekämpfungsmaßnahmen zugleich ein beträchtliches Gefahrenpotential für die Privatsphäre des Staatsbürgers bergen. Dieses Risiko nimmt in dem Ausmaß zu, in dem der Internationale Terrorismus seine Angriffe ausweitet und intensiviert. Staatliche Maßnahmen gegen Terrorismus können so gerade jenes demokratisch-rechtsstaatliche Zusammenleben schädigen, das sie schützen sollen. Sie dürfen daher stets nur nach kritischer, ver-antwortungsbewusster Abwägung und äußerst maßhaltend eingesetzt werden.

Ich freue mich, dass Dr. Krasniqi seine wissenschaftliche Karriere auf einem theoretisch anspruchsvollen und praktisch sehr bedeutsamen Gebiet fortgesetzt hat. Für seine akademische Lehrtätigkeit wird die Arbeit über den Internationalen Terrorismus eine wertvolle Hilfe sein. Ich wünsche dem Buch viel Erfolg!

Dr. Franz Császár

Professor i. R. für Kriminologie Universität Wien, Rechtswissenschaftliche Fakultät

(15)

PARATHËNIE

„Terrorizmi ndërkombëtar“ si dhunë vdekjeprurëse, e manifestuar kudo në botë me qëllim të realizimit së interesave jopersonale, është bërë dukuri e përdit-shme. Ky fenomen që bazohet për shkaqe të shumta dhe paraqitet në forma të ndryshme, ka një karakteristikë permanente: gjakderdhjen e njerëzve të pafajshëm, si në rastet kur ata keqpërdoren si mjet për realizimin e qëllimeve të caktuara, ashtu edhe në rastet kur ata bëhen viktima të rastësishme të një sulmi terrorist.

Ky studim i profesor Dr. Kolë Krasniqit, është i bazuar në temën e tij të doktoraturës së shkruar para dhjetë vjetëve në Vjenë. Fenomeni i terrorizmit ndërkombëtar kohëve të fundit është paraqitur me një kuptim më të plotë dhe me një përmbajtje më të diferencuar. Kështu edhe Dr. Krasniqi përmes këtij studimi të thelluar shkencor, e ka përshkruar qartë dhe në mënyrë objektive zhvillimin historik dhe format e manifestimit të kësaj lufte globale, që zhvillohet pa ushtri dhe pa respektuar të drejtën ndërkombëtare të luftës dhe rregullat tjera të së drejtës ndërkombëtare. Në këtë mënyrë terrorizmi ndërkombëtar mund të zbato-het në të gjitha pjesët e botës dhe kundër çdo personi. Në shumëllojshmërinë e rasteve të studiuara, janë manifestuar edhe kriteret e përgjithshme të terrorizmit ndërkombëtar. Në këtë drejtim vërehen edhe përpjekjet e shtuara në nivel global për pengimin e shfaqjes së terrorizmit ndërkombëtar.

Në këtë aspekt nuk duhet heshtur përballë disa masave të kontestuara për luftimin e terrorizmit, të cilat mund të paraqesin edhe rrezik potencial për të drejtat dhe liritë private të qytetarit. Në realitet, këto masa mund të marrin përpjesëtime të mëdha, vetëm atëherë kur terrorizmi ndërkombëtar i intensifikon dhe i zgjeron sul-met e veta terroriste. Mirëpo, masat e tilla shtetërore në qoftë se zbatohen pa kritere të caktuara atëherë mund ta dëmtojnë shtetin ligjor dhe demokratik, në vend që ta mbrojnë atë. Për këto arsye, të gjitha masat shtetërore për luftimin e terrorizmit, duhet zbatuar vetëm pas vlerësimit kritik të arsyeshmërisë së tyre dhe gjithmonë në mënyrë adekuate dhe proporcionale me nevojat e tyre.

Më vjen mirë që Dr. Krasniqi e ka vazhduar karrierën e vet shkencore në këtë lëmi aq pretenduese teorike dhe aq kuptimore praktike. Padyshim se ky studim i terrorizmit ndërkombëtar, do të jetë një ndihmesë e madhe për punën e tij akademike. Andaj këtij libri i dëshiroj shumë suksese.

Dr. Franz Császár Profesor i Kriminologjisë

(16)

HYRJE

Zbatimi i dhunës së motivuar politike kundër rendit juridik ndërkombëtar, nuk është dukuri e re. Gjatë të gjitha kohëve të kaluara historike janë evidentuar sulme të ndryshme terroriste, mirëpo për dallim nga sulmet e kohëve të mëparshme, këto të fundit, për shkak të formave dhe përmasave të reja, që manifestohen në çdo aksion terrorist, ndikojnë, jo vetëm në çorganizimin e jetës politike të një shteti, por edhe në shkaktimin e krizave dhe konflikteve të ndryshme ndërshtetërore me paso-ja të gjera ndërkombëtare. Kështu, për shembull, vraspaso-ja e Franc Ferdinandit në Sarajevë shkaktoi Luftën e Parë Botërore; vrasja e 241 ushtarëve amerikanë në Bejrut, solli tërheqjen e bazave ushtarake amerikane nga Libani; shpërthimi i një bombe në Berlinin Perëndimor, provokoi sulmin ushtarak amerikan kundër Libisë; minimi i disa ndërtesave në Rusi ishte shfrytëzuar si pretekst për okupimin e Çeçenisë; sulmi i 11 shtatorit të vitit 2001, kundër ShBA-së, shkaktoi një recesion global ekonomik të përcjellë me kriza të shumta politike; vendosja e mjeteve shpërthyese në disa trena të udhëtarëve në Madrid, ndikoi në ndërrimin e forcave politike në Spanjë dhe tërheqjen e ushtarëve të tyre nga Iraku, etj.

Ky fenomen, i cili pa dyshim që hyn në radhën e veprave më të rënda krim-inale, gjithmonë në të kaluarën historike është shfaqur atëherë, kur personat

radikalë ose grupe të ndryshme terroriste, të pakënaqura me raportet ekzistuese nacionale ose ndërkombëtare, janë përpjekur për ndryshimin e tyre. Mirëpo, në

drejtim të realizimit të këtij qëllimi të tyre revolucionar, terroristët ose grupet e ndryshme radikale politike, nacionale ose fetare, si dhe regjimet e shumta diktato-riale, duke mos zotëruar mundësi (reale) institucionale, kanë zbatuar forma të ndryshme të dhunës terroriste me qëllim të ndërrimit ose ruajtjes së raporteve të caktuara politike. Në këtë drejtim, për njërën palë, zbatimi i dhunës terroriste kon-siderohej si mjet i domosdoshëm dhe legjitim për fitimin e të drejtave të uzurpuara politike, ndërsa për palën tjetër, vijimi i një politike agresive ndërkombëtare, të karakterizuar edhe me mënjanimin fizik të kundërshtarëve politikë, kishte qëllim parësor ruajtjen e stabilitetit, respektivisht forcimin e pushtetit të tyre shtetëror.

Vala e konflikteve politike, e cila e kishte kapluar njerëzimin gjatë viteve ‘60 të shekullit XX, solli edhe kristalizimin e terrorizmit ndërkombëtar, duke i dhënë atij një shkëlqim krejtësisht të ri. Posaçërisht shkalla e lartë e rreziksh-mërisë, e shoqëruar me elementin tejet dinamik të ndërkombëtarizimit, kishin

(17)

ndikuar që fenomeni terrorist, në asnjë variant të manifestimit të vet, tashmë të mos kuptohej ose trajtohej vetëm si problem nacional, por si proces i filluar ndërkombëtar, gjegjësisht si dukuri kriminale ndërkombëtare, e cila nuk respekton rregulla të veprimit dhe kufij politikë. Kjo mund të kuptohet edhe nga fakti se mjetet moderne të komunikimit dhe lidhjeve, me anën e të cilave, qytetarët bren-da disa orëve mund të lëvizin nga njëra pjesë në pjesën tjetër të botës, u mundëso-jnë edhe grupeve të ndryshme terroriste lëvizje maksimale dhe propagandë opti-male gjatë kryerjes së veprave të tyre gjakatare. Këtu, pra, kemi të bëjmë me një fenomen unikat kriminal, në të cilin vendi i veprimit dhe ai i pasojës mund të jenë mijëra kilometra larg njëri-tjetrit.

Numri gjithnjë e më i madh i grupeve terroriste, qëllimi dhe karakteri i tyre i komplikuar politik, viktimat e shumta, si dhe kuptimet e ndryshme të nocionit ter-rorist, e parashtrojnë kërkesën imperative për përkufizimin ekzakt të kuptimit të terrorizmit në përgjithësi, dhe të atij ndërkombëtar, në veçanti. Pra, duhet flakur praktikat e deritashme, kur i njëjti person, në të njëjtën kohë dhe për të njëjtën vepër në njërën bashkësi shoqërore, është trajtuar dhe gjykuar si kriminel, ndërsa në tjetrën është respektuar si hero dhe patriot. Një përkufizim universal i kuptimit të terrorizmit, pa dyshim që do të kishte ndikuar në gjykimin unik dhe luftimin efikas të këtij fenomeni kriminal ndërkombëtar.

* * *

Një studim i mirëfilltë i terrorizmit ndërkombëtar, për shkak të komplek-siteteve të ndryshme, që përmbante në vete, nuk ishte e mundur që të bëhej duke e vështruar këtë fenomen vetëm nga një kohë, pozicion ose aspekt i caktuar. Ky realitet, e sidomos dëshira që të jap një kontribut modest shkencor, më detyruan që nga pozita e një studiuesi pragmatik, të konsultoj literaturën e autorëve me pikë-pamje dhe qëndrime të ndryshme ideologjike. Përveç shumë burimeve të tilla kra-hasimtare, janë shfrytëzuar edhe materiale të shërbimeve të ndryshme profesion-ale, si dhe raporte nga simpoziumet ndërkombëtare.

Që në fillim të studimit të këtyre burimeve, ishte kuptuar mesazhi shqetë-sues i prezantuar në hipotezën e skicuar si në vijim:

- terrorizmi me tërë kompleksitetin dhe format e manifestimit të vet, gjith-monë kishte qenë produkt i konflikteve të ndryshme nacionale, gjegjë-sisht brendashtetërore ose i atyre ndërshtetërore;

- terrorizmi ndërkombëtar nuk është asgjë tjetër veçse reflektim i konflik-teve të ndryshme nacionale, gjegjësisht brendashtetërore në arenën ndërkombëtare;

(18)

shfry-tëzuar si mjet i luftës ideologjike në mes sistemeve ose rrymave të ndryshme politike.

* * *

Nga aspekti metodik, varësisht nga tematika e shqyrtuar, është bërë edhe ndarja e këtij punimi në pjesë, kapituj dhe nënkapituj të ndryshëm. Këtu fillimisht dhe në mënyrë të detajuar është shqyrtuar kuptimi i përgjithshëm i fenomenit ter-rorist dhe kufijtë e ndarjes së tij nga të gjitha format e tjera të dhunës politike. Pastaj janë shtjelluar karakteristikat themelore të terrorizmit nacional, në përgjithësi, dhe atij ndërkombëtar, në veçanti, si dhe janë shpjeguar faktorët rele-vantë dhe favorizues, që kanë ndikuar në paraqitjen e grupeve dhe autorëve të ndryshëm terroristë. Me qëllim të kuptimit më të mirë të kësaj problematike, në nënkapituj dhe kapituj të ndryshëm, varësisht nga tipi i tyre, janë paraqitur edhe organizatat kryesore terroriste ndërkombëtare.

Nisur nga fakti se kjo dukuri komplekse si temë e doktoraturës është studi-uar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Vjenës, me një vështrim të posaçëm, janë analizuar edhe sulmet e grupeve të huaja terroriste në Austri. Për studimin e këtyre rasteve, si burime shkencore janë shfrytëzuar aktet zyrtare të gjykatave, prokurorive dhe organeve të tjera kompetente shtetërore si dhe materiali informa-tiv i shërbimit të sigurimit shtetëror austriak. Ishte kënaqësi e veçantë kur në këto akte, krahas përshkrimeve të detajuara të rrjedhës së ngjarjeve, ishin gjetur të prezantuara edhe informacionet kryesore të siguruara nga shërbimet e ndryshme profesionale nacionale dhe atyre ndërkombëtare, që kishin të bënin me organiz-imin, veprimin dhe financimin e grupeve ose organizatave të huaja terroriste, të cilat kishin vepruar në territorin austriak ose kundër interesave austriake. Në akte të tilla zyrtare, ishin depozituar edhe dekretet shtetërore ose ishin përshkruar në mënyrë të autorizuar qëndrimet e kreut shtetëror austriak lidhur me zgjidhjen e krizave të ndryshme politike, përkatësisht diplomatike, të shkaktuara nga kryerja e sulmeve të ndryshme terroriste ndërkombëtare në Austri. Në të njëjtat akte zyrtare, në mënyrë tejet taksative, ishin paraqitur edhe autorizimet juridike në bazë të të cilave, organet kompetente austriake i kishin ndërmarrë aksionet e tyre komplekse taktiko-operative në drejtim të zbulimit ose burgosjes së personave dhe grupeve të huaja terroriste, që kishin operuar në territorin austriak.

(19)

KRIMINALITETI POLITIK

1. Kuptimi

Termi ”kriminalitet politik“ për herë të parë është përdorur gjatë Revolucionit Borgjez - Francez në kuptimin e përshkrimit të agjitacionit politik, i cili zhvillohej kundër Republikës se Re1. Kriminaliteti politik, si aktivitet i

orientu-ar kundërshtetëror, pa dyshim që ka një motiv krejtësisht tjetër nga aktivitetet e zakonshme kriminale si, p.sh., nga veprat penale kundër jetës dhe trupit, veprat penale kundër pasurisë, veprat penale kundër shëndetit të qytetarëve, veprat penale kundër sigurisë së personave dhe pasurisë së tyre, etj. Kjo do të thotë se veprat penale politike, për dallim nga format e tjera të veprimit kriminal, janë të karakter-izuara me motivimin politik të kryesve të tyre2.

Motivi i kryerjes së veprave penale politike, sado që të jetë i fshehur në vendin e ngjarjes, para gjykatës paraqitet qartë ngase kriminelët e rëndomtë, për dallim nga kryesit e veprave penale politike, zakonisht me ndihmën e gënjeshtrave, korrupsionit ose ndikimeve të ndryshme në dëshmitarë, përpiqen që t’i mohojnë veprat e tyre. Ndërkaq, kryesit e veprave penale politike parimisht qëndrojnë pas veprave të kryera. Këta, duke e mbrojtur publikisht doktrinën e tyre politike, pra edhe para trupit gjykues, përpiqen edhe në këtë mënyrë të ndikojnë si në drejtim të rritjes së simpatisë së tyre politike ashtu edhe në rekrutimin e anëtarëve të rinj.

Në bazë të motivit të kryesve të veprave penale politike, mund të konkludo-jmë se kriminaliteti politik në thelbin e vet nuk ka karakter privat, por është i natyrës publike. Kjo do të thotë se këtu kemi të bëjmë me “një formë specifike të reagimit ndaj rrethanave konkrete të jetës shoqërore, respektivisht me një alternativë të cak-tuar politike“3. Përveç elementit specifik të motivit, kriminaliteti politik dallohet

nga të gjitha format e tjera të veprimit kriminal edhe në bazë të përkufizimit të tij. Në shkencën bashkëkohore janë të njohura këto përkufizime të kriminalitetit politik:

1

Polis; politikë; qytet - shtet në Greqinë e vjetër, Felchlin Peter, Das politische Delikt - Entwicklung, Band 3 der Zürcher Studien zum Strafrecht, Zürich 1979, f. 71; Krahaso: Dr. Wolf Middendorf, Der Fall Frankfurter, Zeitschrift für die gesamte Strafrechtswissenschaft, Nr. LXXXIX 1977, f. 571.

2

Drik Blasius, Geschichte der politischen Kriminalität in Deutschland (1800 - 1980), Frankfurt am Main 1983, f. 12 - 13.

3

(20)

- Përkufizimi juridiko-ligjor. Sipas këtij përcaktimi me nocionin

krimi-nalitet politik, nënkuptohen të gjitha deliktet dhe veprat penale politike të cilat, si të tilla, shprehimisht janë të parapara me ligjin penal të një shteti.

- Përkufizimi psikologjik. Në bazë të këtij përcaktimi, për karakterizimin

e një vepre penale është me rëndësi vendimtare motivi i kryesit. Pra, pavarësisht nga vepra e kryer, në qoftë se autori i saj ka motiv politik, atëherë edhe vepra e tij duhet cilësuar si vepër penale politike.

- Përkufizimi realist. Ky përcaktim, i quajtur edhe si

psiko-sociald-inamik, e cilëson një vepër penale si politike në të gjitha rastet kur autori, viktima ose ndonjë institucion i strukturuar shoqëror e cilëson atë si vepër penale politike. Që nga çasti i cilësimit të parë të veprës së cak-tuar penale si politike, ajo duhet trajcak-tuar si e tillë edhe nga pjesëmarrësit e tjerë në procedurë.

Çdo shoqëri, kohë dhe shtet, e ka kriminalitetin e vet politik. Kjo formë e veprimit kriminal është paraqitur gjithmonë kur forcat e caktuara politike me mjete të ndryshme kriminale, janë përpjekur për ndërrimin ose ruajtjen e rendit ekzistues shoqëroro-politik. Pra, në të gjitha kohët dhe shtetet ka ekzistuar një strukturë alternative politike, manifestimet kriminale të së cilës, në dallim nga format e tjera të aktivitetit kriminal, janë emërtuar si “kriminalitet politik“4. Thjesht, me nocionin

kriminalitet politik kuptohen të gjitha “aktivitetet kriminale të drejtuara kundër një sistemi shtetëror, regjimeve politike, përfaqësuesve shtetërorë, vendimeve si dhe

orientimeve të ndryshme politike“5. Në shumë aspekte të jetës shoqërore,

krimi-naliteti politik është pasqyrë reale e sistemit politik.

2. Format e manifestimit të kriminalitetit politik

Në dallim nga veprat e tjera penale, kriminaliteti politik zakonisht mani-festohet në mënyrë kolektive. Kjo do të thotë se, shumë rrallë kryhen vepra penale politike në mënyrë individuale. Pra, veprat penale politike, kryhen nga organizata ose grupe të ndryshme personash, të cilët veprojnë jo me qëllim të zgjidhjes së problemeve të tyre individuale, por për ndërrimin e raporteve të caktuara shoqërore6.

4 Politische Kriminalität, Mayers Enzyklopädisches Lexikon, Band 14, Wien 1987, f. 24.

5 Në literaturën bashkëkohore janë shqyrtuar shumë pak veprat penale politike të kryera nga përfaqësuesit e regjimeve

demokratike. Krahaso: Uwe Backes, Politischer Extremismus in demokratischen Verfassungsstaaten, Opladen 1989, f. 110.

6 Cituar sipas L. J. Macfarlane, Political Disobedienze, London 1971, f. 12; Shiqo edhe Klaus von Beyme, Terrorismus

(21)

Veprat penale politike kryesisht janë të karakterizuara me shkallë të lartë të planifikimit, përgatitjes dhe ekzekutimit brutal të tyre. Zakonisht, ekzekutimi i veprave penale, është i karakterizuar me një stil të pazakonshëm aksional të shoqëruar me agresivitet, brutalitet dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Pikërisht, në bazë të këtyre elementeve jonormale, synohet edhe ndikimi në rritjen e sim-patisë dhe përkrahjes së dëshiruar shoqërore.

Në praktikën bashkëkohore, janë të njohura këto forma të manifestimit të kriminalitetit politik:

- Veprat penale politike, të kryera nga pushtetet demokratike ose në kuadër të tyre. Këto vepra zakonisht janë të drejtuara kundër qytetarëve

ose sistemit shtetëror të një shteti demokratik, kundër qytetarëve të huaj ose shteteve të huaja. Karakteristikë kryesore e këtyre veprave penale është keqpërdorimi i aparatit shtetëror për interesa të ndryshme egoiste politike7. Këtu është fjala për korrupsionin dhe keqpërdorimet e

shër-bimeve të ndryshme shtetërore në drejtim të spiunimit, dëmtimit dhe komprometimit të kundërshtarëve politikë.

- Veprat penale politike, të drejtuara kundër aparatit shtetëror ose për-faqësuesve të tij. Këto vepra penale, zakonisht, kryhen nga grupe të

ndryshme të rebeluara politike dhe, si të tilla, janë të parapara në mënyrë të qartë dhe taksative edhe me ligjin penal të një shteti. Këtu kemi të bëjmë me veprat klasike penale politike si, p.sh., atentatet, sabotimet, spiunimet, rrëmbimet, etj. Në bazë të elementit të dhunës së zbatuar politike, këto vepra penale quhen ndryshe edhe vepra terroriste.

- Veprat penale politike të kryera nga aparati shtetëror i një shteti dik-tatorial kundër shtetasve të vet. Këtu është fjala për terrorin e ushtruar

shtetëror, i cili zakonisht ushtrohet me qëllim të ruajtjes së pushtetit të caktuar politik8. Në shtetet e ndryshme totalitare shkelen në mënyra

bru-tale të drejtat kushtetuese dhe ato elementare qytetare. Madje, nuk janë të rralla as rastet e improvizimit të kryerjes së veprave të ndryshme penale me qëllim të dënimit të kundërshtarëve politikë ose të krijimit të preteksteve për mënjanimin e tyre.

3. Terrorizmi si formë e kriminalitet politik

Në përgjithësi, kuptimi i veprave penale politike varet nga sistemi politik i një shteti. Në një shtet, një vepër penale mund të cilësohet si vepër terroriste,

ndër-7Mbi format e kriminalitetit politik: Hans J. Schneider, Kriminologie, Berlin 1987, f. 867 - 868. 8 I. Fetscher u. a. , BMI. Analysen zum Terrorismus 1, Ideologien und Strategien, Opladen 1981, f. 17.

(22)

sa në të njëjtën kohë, në një shtet tjetër, vepra e njëjtë, mund të vlerësohet si akt heroik ose anasjelltas. Ky rivalitet, në kuptimin ose karakterizimin e kriminalitet politik, nuk ka ekzistuar vetëm në shtetet me sisteme të ndryshme shoqërore-poli-tike. Ekzistojnë edhe rastet kur në të njëjtin shtet, një vepër e cilësuar si terroriste, pas një kohe të caktuar është trajtuar dhe vlerësuar si heroike ose anasjelltas.

Kjo vihet re sidomos kohëve të fundit kur kuptimi i veprave penale politike dhe ai i terrorizmit gjithnjë e më tepër po merr kahje të njëanshme. Në realitet, kuptimi i terrorizmit është shqyrtuar dhe analizuar në mënyra të ndryshme, mirëpo shumë pak vërehen diskutimet kritike lidhur me veprat penale politike, të kryera në kuadër ose nga përfaqësuesit e ndryshëm shtetërorë të sistemeve demokratike. Në këtë drejtim vërehet edhe përpjekja e autorëve të ndryshëm për unifikimin e kuptimit të kriminalitetit politik me terrorizmin dhe terrorizmit me lëvizjet revolu-cionare, përkatësisht me luftërat çlirimtare. Këta autorë, në punimet e tyre të shum-ta, nuk e kanë shqyrtuar terrorin shtetëror, por kryesisht janë orientuar në studimin dhe gjykimin e veprave të ndryshme penale politike të drejtuara kundër shtetit. Këtë mangësi shkencore, ata e argumentojnë me tezën se shumica e shteteve e zba-tojnë terrorin shtetëror si përgjigje ose reagim natyror ndaj terrorizmit.

Nga shumë aspekte, qëndrimet e tilla paraqesin vetëm njëanshmëri të qartë politike. Këtu nuk synoj të kontestoj të drejtën e ndonjë autori për studimin e dukurive të ndryshme kriminale dhe përgjithësisht shoqërore, nga aspekti i dëshiruar, por të theksoj se në mes formave të ndryshme të veprimit terrorist, nuk ekziston ndonjë dallim cilësor. Dallimi i vetëm që ekziston në mes terrorit shtetëror dhe terrorizmit, ka të bëjë me organizimin dhe qëllimin e dhunës së ushtruar poli-tike.

Së paku dy elemente duhet të plotësohen në mënyrë që një vepër penale politike të cilësohet ose të trajtohet në kontekst të veprës terroriste. Elementi i parë ka të bëjë me shkallën, përkatësisht, nivelin e organizimit të kryerësit, ndërsa i dyti ka të bëjë më strukturën dhe përmasat e reagimit shoqëror, respektivisht shtetëror ndaj veprës së kryer. Pra, vetëm atëherë kur „aktiviteti i dhunshëm politik avanco-het në qendër të vëmendjes, reagimit dhe të frikës shoqërore, flasim për aktivitet terroriste“9. Të gjitha aktivitetet terroriste, duhet t’i nënshtrohen gjykimit të drejtë

dhe dënimit të merituar nga e tërë bashkësia ndërkombëtare.

(23)

TERRORI DHE TERRORIZMI

1. Kuptimet historike

Terrori dhe terrorizmi janë nocione, kuptimi i plotë i të cilave në literaturën shkencore ende nuk është sqaruar. Shikuar historikisht, fjala “terreur”, frikë,

panik, për herë të parë është përdorur gjatë Revolucionit Borgjez - Francez10, në

kuptim të dënimeve drakonike të shqiptuara nga gjykatat revolucionare, kundër armiqve të Republikës së Re11. Që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme, fjala

“ter-ror”, shërben si sinonim i gjendjes shpirtërore të frikës individuale, si pasojë e

pre-sionit të caktuar politik, si dhe për shpjegimin e pozicionit kolektiv përballë një rreziku të caktuar (terreur panique)12.

Tradicionalisht me fjalën “terror”, është kuptuar zbatimi i dhunës politike me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetërore gjatë fazave të ndryshme revolu-cionare të karakterizuara me kërcënime dhe zbatime të ndryshme të dhunës poli-tike. Këtu terrori, si dhunë e instrumentalizuar, zakonisht propagandohet në mënyrë të stilizuar, si mjet i domosdoshëm për mënjanimin e konflikteve të ndryshme politike, rivendosjen e rendit, qetësisë publike ose harmonisë shoqërore“13.

Ndërkaq, me fjalën “terrorizëm”, kuptohen veprat e ndryshme penale të drejtuara kundër shtetit, të kryera nga individët ose grupet e ndryshme të person-ave në shtetin e vet ose në shtetin e huaj, me qëllim të ndikimit në realizimin e qël-limit të caktuar politik14.

10 „Terreur“ do të thotë tmerr i shkaktuar nga frika. Gjendja shpirtërore dhe fizike e personit të frikësuar duhet të jetë në nivel

të dridhjes së tij trupore. Më gjerësisht: Mario Wandruszka, Was weiß die Sprache von der Angst? Botuar në librin: Wilhelm Bitter, Angst und Schrecken in theologischer und psychotherapeutischer Sicht, Stuttgart 1959, f. 19.

11 Nga tetori i vitit 1793 e deri në korrik të vitit 1794, nën udhëheqjen e Robespierres, pushteti Jakobin kishte likuiduar rreth

16,500 persona. Ushtrimi i egër i terrorit shtetëror kundër kundërshtarëve politikë, kishte ndikuar në humbjen e simpatisë popullore ndaj Roberspierre. Me 28.07.1794, Roberspierre ishte rrëzuar nga pushteti dhe, në të njëjtën ditë ishte pushkatuar. Më gjerësisht: Iring Fetscher, Analysen zum Terrorismus 1, Ideologien und Strategien, Opladen 1981, f. 17.

12 Handbuch politisch - sozialer Grundbegriffe in Frankreich 1680 - 1820, München 1985, f. 89 - 90. 13 Peter Waldmann, Terrorizmus, Provokation der Macht, München 1998, f. 13 - 18.

14 Kurt Rebmann, Probleme und Möglichkeiten der Bekämpfung des internationalen Terrorismus, Neue juristische

(24)

2. Kufijtë e dallimit të terrorit nga terrorizmi

Nga aspekti shkencor, është më se i domosdoshëm shpjegimi dhe analizimi i kuptimit dhe i raporteve që ekzistojnë në mes të këtyre dy termave të ngjashëm gjuhësorë. Terrori dhe terrorizmi nuk kanë kuptim dhe nuk janë dukuri identike. Dallimi që ekziston në mes të këtyre dy nocioneve, respektivisht në mes të këtyre dy dukurive, ka të bëjë me faktin se terrori është dhunë shtetërore, e cila zbatohet me qëllim të ruajtjes ose të rivendosjes së pushtetit shtetëror, ndërsa terrorizmi është zbatimi i dhunës politike nga aktorët e ndryshëm jashtështetërorë me qëllim të ndërrimit ose marrjes së pushtetit15. Këto dy dukuri, nga aspekti i dhunës së

zbat-uar dhe agresionit politik, qëndrojnë në raporte dialektike.

Terrori dhe terrorizmi, i fillojnë operacionet e tyre luftarake, jo me qëllim të luftimit të armikut të caktuar, por kundër qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur. Këtu, konfrontimi që ekziston në mes terrorit dhe terrorizmit nuk ka për qëllim mar-rjen ose sigurimin e pushtetit, por duke e zbatuar dhunën e pakufizuar kundër njëri-tjetrit, synohet arritja vizionare e qëllimit të lartë politik. Në këtë drejtim, terrori, ndonëse nuk është qëllim parësor, ai e praktikon zhdukjen sistematike të qytetarëve.

Ndërkaq, terrorizmi shfrytëzohet si instrument për përgatitjen e një situate revolucionare me qëllim të përmbysjes së pushtetit shtetëror. Në rast suksesi, nga regjimi i ri zakonisht zbatohet terrori me qëllim të konstituimit të pushtetit të sapokrijuar shtetëror.

Pra terrori është mjet për mbajtjen e një pushteti totalitar, respektivisht „është zbatim i dhunës politike nga institucionet e ndryshme shtetërore me qëllim

të ruajtjes ose të rivendosjes së pushtetit shtetëror, ndërsa terrorizmi është veprim i organizuar i dhunës politike nga aktorë të ndryshëm jashtështetërorë, me qëllim të ndërrimit të raporteve të caktuara shoqërore në drejtim të sigurimit të dinjitetit të dëshiruar politik ose njerëzor“16.

Kështu mund të konkludohet se terrori dhe terrorizmi, në format e shfaqjes dhe në ndikimet e tyre psiko-politike, shpeshherë nuk dallojnë nga njëri-tjetri. Kjo shihet sidomos atëherë, kur terrori përpiqet që të manifestohet si terrorizëm. Një paqartësi e tillë mund të mënjanohet vetëm atëherë, kur, argumentohet qëllimi i veprimit të dhunshëm politik. Në këtë drejtim, duhet pasur parasysh faktin se ter-rorizmi gjithmonë vepron në drejtim të destabilizimit të pushtetit të caktuar shtetëror, ndërsa terrori, vepron në drejtim të kundërt17. Nga kjo, mund të thuhet se

15 Frank Besneler, Vorgesehene Lektionen zur Geschichte des Terrorismus, në: Rudolf Wasserman, Terrorismus contra

Rechtsstaat, Darmstadt 1976, f. 15.

16Friedrich Hacker, Terror, Mythos - Realität - Analyse, Zürich 1973, f. 21.

(25)

terrori dallon nga kuptimi i terrorizmit dhe se dallimi themelor në mes këtyre dy dukurive, qëndron në faktin se terrori ushtrohet nga lart, pra nga aparati shtetëror, ndërsa terrorizmi zbatohet nga poshtë, respektivisht nga individët ose grupet e ndryshme politike jashtështetërore, të cilët e orientojnë dhunën e tyre politike kundër sistemit politik ose, kundër pushtetit shtetëror të një shteti të caktuar.

2.1. Kuptimi i terrorit

Fjala “terror”, është internacionalizim i drejtpërdrejtë i fjalës latine me të

njëjtin emër, me të cilën nuk nënkuptohet vetëm gjendja shpirtërore e frikës ose panikut shoqëror, por, para së gjithash, e ka kuptimin e veprimeve të ndërmarra me qëllim të shkaktimit të ndjenjave të tilla. Pra, terrori si formë e frikës individ-uale ose panikut shoqëror, nuk do të thotë vetëm frikë e individit ose e disa indi-vidëve të caktuar, por ndjenjë e frikës dhe e panikut kolektiv, të shkaktuara nga kërcënimi i një rreziku konkret. Këtu duhet pasur parasysh faktin se edhe krizat ekonomike ose katastrofat e ndryshme natyrore, mund të shkaktojnë frikë ose panik shoqërore, mirëpo ato nuk ushtrojnë terror, ngaqë terrori është veprim njerëzor i orientuar në drejtim të shkaktimit të ndjenjave (të tilla) të frikës shoqërore18.

Me këtë kuptim, terrori paraqitet si proces i caktuar shoqëroro-politik, në të cilin përfshihen tri palë pjesëmarrëse: organet e ndjekjes, të ndjekurit politikë dhe,

pjesa tjetër e popullsisë, e cila nuk i takon asnjërës nga këto dy kategori.

Në realitet, terrori nuk është vetëm raport në mes të të ndjekurit dhe ndjekësit, por pasojat e ushtrimit të tij, reflektohen fuqishëm në opinionin e gjerë shoqëror. Një dukuri e tillë njëherësh është edhe strategji politike e regjimeve totalitare. Me zbatimin e terrorit, regjimet totalitare nuk dëshirojnë vetëm përhap-jen e frikës dhe panikut në masat e gjera popullore. Pra, e keqja e këtyre regjimeve nuk qëndron vetëm në sadizmin e tyre. Regjimet diktatoriale shumë më tepër e zbatojnë terrorin si instrument për realizimin brutal të interesave të tyre politike. Në këtë drejtim duhet kuptuar edhe motivin për zbatimin e terrorit. Një motiv i tillë ka të bëjë edhe me dobësinë politike të regjimit. Regjimet diktatori-ale e kanë të qartë faktin se, kundërshtari i tyre politik nuk mund të mënjanohet vetëm me mjete demokratike. Gjithashtu, ato janë të bindura se në rast të konfron-timit eventual publik me kundërshtarin e tyre politik, mund të shkaktohen edhe revolta masive me pasoja të padëshirueshme. Nga këto arsye, regjimet diktatori-ale, i autorizojnë mekanizmat e tyre të dhunës për ushtrimin e lirë të terrorit mbi

(26)

popull, me bindjen se vetëm me dhunë, mund të arrihen qëllimet ose efektet e dëshiruara politike19.

Terrori, si instrument i dhunës politike, zakonisht praktikohet gjatë dy fazave të zhvillimeve politike:

- Në fazën e konstituimit të regjimeve totalitare. - Gjatë kësaj faze, terrori

shtetëror zbatohet si mjet për dalje nga krizat e ndryshme politike. Në këtë fazë të zhvillimeve shoqërore, respektivisht gjatë ose pas krizave serioze politike, shtetet e ndryshme totalitare e zbatojnë terrorin shtetëror, si mjet të reagimit (ashtu si propagandohet), ndaj terrorizmit të palës tjetër20.

- Pas fazës së konsolidimit të regjimeve diktatoriale. - Gjatë kësaj faze,

ter-rori shtetëror zbatohet si mjet i rivendosjes së stabilitetit të brendshëm politik. Për dallim nga situata e parë, e cila është kaotike (kryengritjet, rev-olucionet, grushtshtetet), dhe si e tillë as nga aspekti juridik e as nga ai politik, nuk është e mundur të kontrollohet ose të dirigjohet, në situatën e dytë, shtetet e ndryshme totalitare e zbatojnë terrorin shtetëror, si preven-tivë të përgjithshme duke i eliminuar kundërshtarët e ndryshëm politikë në emër të ligjit. Pra, në këtë fazë të pasigurisë politike, dhunën shtetërore e karakterizon brutaliteti dhe masiviteti i viktimave. Këtu procesi i mënja-nimit të kundërshtarëve politikë, merr përmasa shumë më dramatike sesa

gjatë luftërave qytetare21. Kjo mund të kuptohet vetëm nëse i hedhim një

vështrim praktikave të diktaturave të kaluara fashiste ose komuniste në Serbi, Irak, Iran, Afganistan, Turqi, Algjeri, Shqipëri, etj.

Shumë regjime totalitare, në forma të ndryshme dhe mënyra të kundërligjshme, i kanë torturuar dhe mënjanuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë mënyrë, regjimet e ndryshme totalitare e kishin zbatuar terrorin shtetëror si mjet të frenimit të proceseve të filluara natyrore demokratike, gjegjësisht si mjet të detyrim-it të popullsisë për besnikëri të caktuar poldetyrim-itike. Në këtë mënyrë, terrori, duke e man-ifestuar dhunën shtetërore të regjimeve totalitare, i argumenton ato edhe si regjime destabilizuese.

2. 2. Kuptimi i terrorizmit

Në kuptimin aktual, fjala “terrorizëm”, për herë të parë është përdorur në

19 Terrori shtetëror duhet dalluar nga shteti policor dhe represioni shtetëror. Shteti policor (shteti + policia) nënkupton një

formë të qeverisjes në të cilën udhëheqja shtetërore përmes organeve të veta ekzekutive e kontrollon dhe e mbikqyrë jetën private dhe publike të qytetarëve. Ndërsa represioni shtetëror ushtrohet atëherë kur shërbimet e ndryshme sekrete e mbikëqyrin jetën private dhe publike të qytetarëve, i ndjekin, i dënojnë dhe i torturojnë kundërshtarët e tyre politikë, etj.

20 Franz Wöderman, Terrorismus, München 1977, f. 27.

(27)

Rusi gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX. Që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme, format e ndryshme të dhunës politike të drejtuara kundër shtetit, kishin fil-luar të emërtohen si „veprime terroriste“. Këtë kuptim „terrorizmi“ e ka ruajtur deri në ditët e sotme. Në realitet, në kuptimin politiko-historik, me nocionin

ter-rorizëm, fillimisht janë kuptuar të gjitha format e dhunës politike të drejtuara kundër shtetit22. Gjithashtu, edhe në kuptimin juridik dhe politik, me fjalën

terror-izëm, kuptohet zbatimi i formave të ndryshme të dhunës ilegale, me qëllim të shkaktimit të ndjenjave të frikës dhe panikut shoqëror, si mjet të detyrimit për real-izimin e qëllimit të caktuar poilitik23. Dallimi thelbësor në mes të veprave penale

terroriste dhe atyre klasike kriminale (vrasjet, rrëmbimet e personave, plaçkitjet, etj.) ka të bëjë me qëllimin e tyre. Dhuna terroriste është e drejtuar zakonisht kundër aparatit (të caktuar) shtetëror ose përfaqësuesve të tij me qëllim të ndikim-it në realizimin e interesave të caktuara polndikim-itike. Kjo do të thotë se, dhuna

terror-iste parimisht nuk është e drejtuar kundër qytetarëve të rëndomtë ose grupeve të ndryshme shoqërore, por kundër shtetit dhe përfaqësuesve të tij24.

Zbatimi i dhunës terroriste, zakonisht paraqitet në varësi dialektike me fushatën politike, me kryengritjen e armatosur ose, me ndonjë përpjekje për grushtshtet. Mirëpo, nuk janë të rralla as rastet kur terrorizmi paraqitet edhe në for-mën e vet të pastër25. Në këto raste, aksionet terroriste dallohen nga kryengritjet e

armatosura dhe aksionet e tjera eruptive për marrjen e pushtetit (grushtshteteve), në bazë të qëllimit të veprimit strategjik.

Terrorizmi është veprim afatgjatë strategjik që ka një qëllim krejtësisht tjetër nga luftërat ndërshtetërore, kryengritjet e armatosura, grushtshtetet ose luftërat qytetare26. Qëllimi i terrorizmit nuk është okupimi, përkatësisht çlirimi i

territorit ose shkatërrimi i bazës materiale të armikut27. Terrorizmi nuk synon as

22 Franklin Ford, Reflexionen über den politischen Mord in Europa im 19. und 20. Jahrhundert, në: Mommsen/Hirschfeld,

Stuttgard 1982, f. 226.

23 Iring Fetscher u. a., Analysen zum Terrorismus 1, Opladen 1981, f. 21. 24 Autorë të veprave penale terroriste mund të jenë:

- autorët individualë.- Këta veprojnë në mënyrë të veçantë dhe të pavarur nga të tjerët; nuk ekziston ndonjë raport konkret ose formë e bashkëpunimit në mes autorëve të veprës terroriste;

- autorët e përbashkët.- (bashkëkryesit e veprës).- Edhe pse vepra terroriste është kryer në bashkëveprim, nuk ekziston identiteti i përbashkët grupor ose qëllimi për veprim të përbashkët dhe sistematik në mes aktorëve;

- grupet terroriste.- Në mes anëtarëve te grupit, krijohen raporte të caktuara organizative me qëllim të veprimit të përbashkët terrorist. Anëtarët e këtyre grupeve, në raport me të tjerët, veprojnë me ndjenjën „ne“ respektivisht me identitetin e tyre grupor;

- organizatat terroriste.- Këtu kemi të bëjmë me bashkimin e dy e më shumë grupeve të strukturuara në mënyrë organizative dhe hiearkike me qëllim të veprimit të përbashkët terrorist.

25 Krahaso: Walter Laquer, Terrorismus, 1987, f. 95; Franz Wörderman, Terrorismus, 1977, f. 28 - 30; Iring Fetscher,

Analysen zum Terrorismus 1/1981, f. 21 - 23.

26 Carl Friedrich, Pathologie der Politik, në librin: Manfred Funke, Terrorismus, Athenäum 1977, f. 14.

27 Wolfgang de Boor, Terrorismus, Der „Wahn“ der Gesunden, në librin: Ursachen des Terrorismus in der Bundesrepublik

(28)

dobësimin e pushtetit, ashtu si thuhet nganjëherë. Me sulmet e ndryshme terroriste,

shumë më tepër dëshirohet reagimi pozitiv i opinionit të caktuar publik ndaj aksioneve të tilla28. Se cili është qëllimi i aksioneve terroriste, tregon edhe

shem-bulli i organizatës terroriste ruse „Narodnaja Volja“: „qëllimi i aksioneve tona

është komprometimi i aparatit shtetëror, argumentimi i mundësisë për organizimin e një kryengritjeje të armatosur, ngritja e frymës revolucionare, forcimi i besimit të popullit, si dhe krijimi i një kuadri luftarak“29.

Ndërkaq, kuptimin dhe përmbajtjen e „terrorizmit“ në mënyrë bindëse e shp-jegon eksperti i shquar anglez, prof. dr. Paul Willikson. Sipas tij, terrorizmi është:

- armë e të pafuqishmit;

- armë plotësuese (dhe jo e vetme) e një lëvizjeje revolucionare;

- armë e përdorur në mënyrë konspirative nga grupe relativisht të vogla; - armë, e cila mund të ketë efekt të paparashikuar; dhuna terroriste mund

të dalë jashtë kontrollit dhe të shndërrohet në forma të tjera të konflik-teve politike30.

Nga ana tjetër, eksperti i njohur gjerman, Kreis, i përshkruan këto veçori karakteristike të terrorizmit:

- terrorizmi nuk është vetëm përpjekje për realizimin e ndryshimeve, respektivisht qëllimeve të caktuara politike, por është kërcënim ose zba-tim i drejtpërdrejtë i dhunës fizike;

- është veprim i organizuar i personave. Kjo do të thotë se aktet e ndryshme terroriste zakonisht nuk kryhen nga autorë individualë por nga grupe të ndryshme të personave;

- terrorizmi gjithmonë ka qëllim të caktuar politik, pavarësisht nga vlerësimi i tij si i drejtë dhe legjitim ose jo31.

Nga kjo, mund të konkludohet se terrorizmi si dhunë e motivuar politike, kryesisht është i drejtuar kundër organeve dhe institucioneve të ndryshme shtetërore ose atyre ndërkombëtare. Vrasjet e përfaqësuesve shtetërorë ishin dhe mbeten qëllim parësor i shumë lëvizjeve terroriste. Mirëpo, ekzistojnë edhe raste kur „në kontekst të theksuar revolucionar”, vriten edhe qytetarët e thjeshtë ose rivalët politikë. Vrasje të tilla shpeshherë e ngatërrojnë edhe kuptimin e terrorit me terrorizmin32.

28 Iring Fetscher u. a., Analysen zum Terrorismus 1, Opladen 1982, f. 21.

29 Narodnaja Volja, 1880. Cituar sipas: Roland Gaucher, Saboteure und Attentäter, Köln 1967, f. 24; Krahaso: M. Funke,

Terrorismus, Athenäum 1977, f. 15.

30 Paul Willikson, Political Terrorism. London 1974, f. 126.

31 Karl Markus Kreis, Der Internationale Terrorismus, Sicherheitspolitik vor neuen Ausgaben, Schriften des

Forschungsinstitutes der Deutschen Gesellschaft für auswärtige Politik, Bonn 1979, f. 390.

32 Giessmann, Hans J. , Terrorismus - Globales Problem und Herausforderung, në: Globalisierung und nationale

(29)

Konkretisht, me fjalën „terrorizëm“ kuptohet kërcënimi ose përdorimi i

dhunës fizike kundër personave ose kundër pasurisë së tyre, të kryera nga indi-vidët ose grupe të ndryshme terroriste me qëllim të arritjes së efekteve të dëshiru-ara politike. Në të shumtën e rasteve, aktet e ndryshme terroriste kryhen me

kërkesë të aparateve të ndryshme shtetërore ose kundër tyre. Kjo do të thotë se aktorë terroristë nuk janë vetëm individët ose grupet e ndryshme aventuriere, mer-cenare ose revolucionare, por edhe shtetet e caktuara, të cilat në forma të ndryshme zbatojnë terrorizmin jo vetëm kundër popullit të tyre por edhe kundër shteteve dhe popujve të tjerë33.

Motivi i një shteti për zbatimin e terrorit shtetëror, është fakti se ai e ndien veten të dobët për konfrontim politik me kundërshtarin. Nga kjo arsye, terrorizmi praktikohet si strategji e përshtatshme e influencës së tërthortë34. Karakteristikë

krye-sore e kësaj forme të terrorizmit është organizimi dhe ekzekutimi i aksioneve terror-iste me një precizion të lartë ushtarak, gjë që dëshmon edhe për nivelin profesional të autorëve të tyre. Në të gjitha rastet, kur aktorët terroristë kontrollohen, ndihmohen ose në mënyra të ndryshme influencohen nga një shtet i caktuar, kemi të bëjmë me dukur-inë e terrorizmit shtetëror, përkatësisht, me përkrahjen shtetërore të terrorizmit35. 3. Faktorët e shfaqjes së terrorizmit

Që nga fillimi i përdorimit praktik të termit „terrorizëm“, kishin filluar edhe përpjekjet për studimin e faktorëve që kishin ndikuar në shfaqjen e tij. Mirëpo, për shumë kohë me radhë, këto studime ishin zhvilluar nga pozita të njëanshme shken-core, duke u bazuar kryesisht në vështrime të ndryshme individuale ose në ato shoqërore, pa vërejtur faktin se terrorizmi shfaqet vetëm si kompleks i ndikimeve dialektike të këtyre dy rrethanave.

Në këtë pikëpamje, edhe Cesar Lombrozo kishte menduar se ekziston një raport kushtëzues në mes bombahedhësve dhe sëmundjeve të ndryshme (të shkaktu-ara nga mungesat e vitaminave), që ishin të përhapura kryesisht te popujt e viseve të ndryshme të Evropës Jugore36. Në mënyrë të ngjashme kishin menduar edhe disa

shkencëtarë të tjerë, të cilët e kishin përshkruar terrorizmin si një të keqe absolute, si

33 Hans Joachim Schneider, Kriminologie, Berlin 1987, f. 873.

34 Tilmann Chladek, Die westlichen Demokraten im Kampf gegen den i. T. , Europa Archiv 1987, f. 577.

35 Krahaso: Buchs, Thierry; Girardin, Luc und Hervé Sanglard, 2001 „Visuelle Konfliktanalyse - Ein

Visualisierungswerkzeug für multidimensionale Konfliktanalyse“ ASMZ, Vol. 11, f. 17 - 21

36 Sipas C. Meves, kryesisht dy elemente ndikojnë në krijimin e terroristit. Elementi i parë ka të bëjë me zhvillimet e

deformuara neuro-psikologjike që nga fëmijëria, ndërsa i dyti me ndikimet e fuqishme të ambientit jetësor në kohën e pubertetit dhe adoleshencës. Krahaso: Christa Meves, Psychologische Voraussetzungen des Terrorismus, në: Wolfgang de Boor u. a. Ursachen des Terrorismus in der Bundesrepublik Deutschland, Berlin 1978, f. 73.

(30)

një formë të çmendurisë, që i ka rrënjët e veta kryesisht në sëmundjet e ndryshme psikike. Sipas këtyre teorive, terroristët janë personalitete jonormalë, respektivisht persona psikopatë dhe si argument të jetës së tyre jonormale, ishin përshkruar gjurmët që mbesin pas çdo aksioni terrorist, si: fanatizmi, urrejtja e shfrenuar, ndjenja e lartë e hakmarrjes, mungesa e mëshirës ose karakteri i ulët njerëzor37.

Pos këtyre qëndrimeve, ekzistojnë edhe përpjekje shkencore për shpjegimin e varfërisë, presionit të caktuar atmosferik, ndërrimin e fazave të hënës ose periud-have të ndryshme të thatësisë - si faktorë kriminogjenë që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shfaqjen e terrorizmit. Në këtë drejtim ka edhe të tillë, si shkencë-tari i njohur anglez, Willikson, i cili, si shkaktare të drejtpërdrejtë të shfaqjes së ter-rorizmit e konsideron familjen e shkatërruar, ngaqë sipas tij „terroristët janë krye-sisht tipa të dështuar në jetë“38.

Pranimi i tezave të lartshënuara, të cilat e shpjegojnë shfaqjen e terrorizmit si rezultat të çrregullimeve të ndryshme psiko-fizike ose të ndikimeve të ndryshme kozmike, përkatësisht atmosferike, është i paarsyeshëm. Në të vërtetë, nuk mund të kontestohet fakti se një numër i caktuar i terroristëve kanë vuajtur nga epilepsia, tuberkulozi ose nga sëmundje të tjera. Në këto raste, terrorizmi mund të jetë manifes-tuar edhe si variant special i deformimeve, përkatësisht i zhvillimit të mangët neuro-psikik. Mirëpo, kjo nuk mund të përgjithësohet ngaqë analiza të shumta shkencore kanë dhënë rezultate krejtësisht të kundërta. Në realitet, janë të paqarta argumentet shkencore, të cilat i vënë në dyshim aftësitë dhe nivelin e lartë intelektual të terror-istëve. Kështu, psikologu që kishte studiuar terroristin japonez, Koso Okamoto (i cili në maj të vitit 1972 kishte shkaktuar një masakër në aeroportin izraelit, Lod), e për-shkruante atë si personalitet absolutisht normal dhe racional psiko-fizik. Rezultate të ngjashme japin edhe shumë analiza të tjera, të bëra në Gjermani te pjesëtarët e ndryshëm të organizatës terroriste ”Fraksioni i Armatës së Kuqe”39.

Gjithashtu edhe paraqitja e terrorizmit në kontinuitet të zhvillimit të ndjenjës së individualizmit të tepruar, përhapjes së literaturës dekadente ose rrethanave të ten-sionuara shoqërore, është i pakompletuar. Në këtë kontekst, Emma Goldman shpje-gon se anarkistët terroristë nuk e kanë zbatuar dhunën politike vetëm nga indoktrin-imi i tyre me literaturë ose propagandë anarkiste40, por nga presioni i lartë i

37 Wolfgang de Boor, Terrorismus: Der „Wahn“ der Gesunden, në librin: Ursachen des Terrorismus in der Bundesrepublik

Deutschland, Berlin 1978, f. 123.

38 Willikson Paul, Terrorism and the Liberal State, Houndmils/Basingstoke: Macmillan Education, Second Edition, 1987, f. 34. 39 Friedrich Hacker, Terror, Mythos - Realität - Analyse, München 1973, f. 131.

40 Anarkizëm (sipas Imanuel Kannt) do të thot “rend pa pushtet”, ndërtimi dhe funksionimi i pushtetit shtetëror pa mekanizëm

të dhunës. Fjala Anarki është edhe sinonim i kaosit politik që mbretëron në një shtet, p.sh., „në Bagdad mbretëron anarkia“.

Kjo nuk do të thotë se atje funsionon një pushtet pa mekanizëm të dhunës por për zbatimin e kundërligjëshëm të dhunës dhe mosfunksionimin e pushtetit shtetror. Ndërkaq fjala indoktrinim do të thotë manipulim me vetëdijen e qytetarëve përmes

(31)

rrethanave shoqërore, i cili ndikonte aq fuqishëm sa që për natyrën e ndjeshme të ter-roristëve, jeta shoqërore bëhej e padurueshme41. Në kuadër të këtij qëndrimi, flet

edhe fakti se disa dukuri ose ngjarje politike, si dhuna brutale, gjegjësisht reprezal-jet e përreprezal-jetuara madje edhe luftërat e zhvilluara në një vend krejtësisht treprezal-jetër (Vietnam, Lindje të Afërt, Çeçeni, Afganistan, Bosnje, Irak etj.) në disa raste kishin ndikuar në identifikimin e elementeve të ndryshme sensibël me viktimën dhe i kishin nxitur ata në aksione të ndryshme hakmarrëse. Në realitet, identifikimet e tilla dhe ndjenjat e solidaritetit me viktimën, kishin ndikuar edhe në formimin e disa organi-zatave të fuqishme terroriste në pjesë të ndryshme të botës42.

Sipas shembujve të ndryshëm historikë, përpjekjet e popujve të ndryshëm për liri politike ose fetare, gjegjësisht për barazi ose pavarësi nacionale, në të shumtën e rasteve kanë rezultuar me kryengritje të armatosur ose terrorizëm. Mirëpo, kjo dukuri nuk është një rregull. Ekzistojnë edhe raste, kur përpjekjet e popujve të ndryshëm për një kohë të gjatë ose edhe përgjithmonë kanë mbetur vetëm në kornizat e lejuara politike të diktatorit. Kjo do të thotë se, ekzistojnë rrethana dhe faktorë të caktuar shoqërorë, të cilët ndikojnë në mënyrë të drejtpër-drejtë në manifestimin e formave të caktuara të dhunës së organizuar politike. Se cilët janë ata faktorë, tregon më së miri shkencëtari i mirënjohur anglez, prof. dr. Walter Laqueur, i cili thotë: „terrorizmi gjithmonë i ka rrënjët atje ku ekzistojnë

regjimet totalitare, ku shtypen pakicat nacionale ose ku sovraniteti i popujve dhe liria e tyre është vënë në dyshim. Mirëpo, pikërisht atje, paraqitja e dhunës

terror-iste është e kushtëzuar me ngritjen paralele të nacionalizmit dhe demokracisë”43.

Si shembull konkret në këtë drejtim, prof. Laqueuri merr një studim ndërkombëtar për efektet e zbatimit të dhunës politike në 84 shtete të botës. Në këtë studim është konstatuar se „represioni i kufizuar gjithmonë kishte sjellë desta-bilitet, ndërsa represioni i egër kishte sjellë efekte të kundërta“44. Ky konstatim nuk

është befasues ngaqë në situata të okupimit efektiv dhe të diktaturës së egër në të cilën policia ka në dispozicion autorizime të pakufizuara, mundësitë për organiz-imin e terrorizmit ose të një kryengritjeje të armatosur, janë minimale. Më konkretisht, atje ku policia ka mundësi ta mbajë nën kontroll të plotë lëvizjen, komunikimin, qarkullimin dhe aktivitetet politike të qytetarëve, lëvizjet politike kundër pushtetit janë të pasuksesshme. Shembuj konkretë në këtë drejtim ofrojnë

41 Që nga Lombroso kishin filluar studimet e gjendjeve të ndryshme neuropsikologjike, si tërbimi, urrejtja dhe agresiviteti, si

faktorë të mundshëm kriminogjenë që ndikojnë në shfaqjen e terrorizmit. Në këtë drejtim ishin vërejtur edhe studimet e rrethanave të ndryshme trashëguese. Sidomos matjet e kafkave të terroristëve kishin qenë të moderuara. Më gjerësisht: Walter Laqueur, Interpretationen des Terrorismus, Fakten, Fiktionen und politische Wissenschaft; M. Funke, Terrorismus 1977, f. 38.

42 John Bunzl. Gewalt ohne Grenzen, ÖIIP, Wilhelm Braumüller 1992, f. 6.

43 Walter Lauqeur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 11 - 23. 44 Walter Lauqeur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 196.

(32)

edhe diktaturat e kaluara fashiste ose komuniste, të cilat deklaronin me krenari se në territoret e tyre „nuk ka terrorizëm ose kriminalitet të organizuar“ (në Shqipëri, në Bashkimin Sovjetik, në Kinë, etj.) . Ngjashëm kishte deklaruar në Deyton edhe krimineli i luftës, Millosheviç për Kosovën. Mirëpo, si në Kosovë, ashtu edhe në shumë vende të tjera të botës, në rrethanat e shfaqjes së mundësive të para, ishin shfaqur edhe mekanizmat për „mbrojte ose çlirim nacional“.

3.1. Shkaqet e sulmeve bashkëkohore terroriste

Sipas disa autorëve, njëri prej shkaqeve kryesore të sulmeve bashkëkohore ter-roriste, është edhe pozita dhe roli udhëheqës i ShBA-së në botë45. Sipas tyre, gjatë

deka-dave të fundit, një numër shumë i madh i sulmeve terroriste, është i drejtuar kundër

interesave të ShBA-së. Këto sulme zakonisht “argumentohen” në lidhshmëri të

ndryshme me “hegjemonizmin amerikan” dhe arsyetohen me faktin se ShBA-të kanë rol dominues në konfliktin Arabo-Izraelit”; në vitin 1953, së bashku me Britaninë e Madhe e kishin udhëhequr „Operacionin Ajax“ në Iran, që kishte rezultuar me rrëzimin e kryeministrit Mohammad Mossadegh dhe ardhjen në pushtet të Shahut Mohammad Reza Pahlavi; në vitin 1992, kishin pushtuar Irakun, në vitin 2001, kishin pushtuar Afganistanin dhe në vitin 2003, përsëri kishin pushtuar Irakun, etj.46

Kështu, sipas disa mendimtarëve nga shtetet e Lindjes dhe bota arabe, këto inter-venime të shpeshta ushtarake të ShBA-së dhe përkrahja e gjithanshme e Izraelit dhe pushteteve të tjera “totalitare”, vlerësohen si shkaktarë kryesorë të sulmeve bashkëko-hore terroriste kundër interesave të ShBA-së dhe aleatëve të saj perëndimorë47.

Përveç këtyre shkaqeve, disa terroristë bashkëkohorë sulmojnë interesat e ndryshme perëndimore edhe nga frustrimet e krijuara si për rolin gjithnjë e më të fuqishëm dhe udhëheqës të ShBA-së në botë, ashtu edhe për bindjet e krijuara se, popujt e tyre janë të privuar nga përfitimet që sjell rendi i ri botëror dhe globaliz-mi48.

45 Në fund të viteve ‚90 të shekullit të kaluar, ShBA-të për qëllime ushtarake, kishin investuar rreth 300 miliardë dollarë që

do të thotë më shumë se 20 shtetet më të zhvilluara të botës, që kishin investuar si vijon: Britania e Madhe 37 miliardë, Franca 40 miliardë, Gjermania 33 miliardë, India 10 miliardë, Japonia 45 miliardë, Kina 12 miliardë $, etj. Më gjërësisht: Melanie Reddig, Analysen des transnationalen Terrorismus: soziologische Perspektiven, VS Verlag für Sozialwiesenschaften, Düseldorf 2007, f. 165.

46 Melanie Reddig, Analysen des transnationalen Terrorismus: soziologische Perspektiven, VS Verlag für

Sozialwiesenschaften, Düseldorf 2007, f, 58

47 Që nga themelimi, shteti Izraelit ka pranuar ndihma të ndryshme amerikane, në vlerë 81.3 miliardë dollarë. Më gjërësisht:

Melanie Reddig, Analysen des transnationalen Terrorismus: soziologische Perspektiven, VS Verlag für Sozialwiesenschaften, Düseldorf 2007, f. 105

48 H.P. Kitschelt, Staatsversagen, Globalisierung und Regimekonflikt. Urspruenge des heutigen Internationalen Terrorismus

im Nahe Osten, in Die Globale Frage. Empirische Befunde und ethische Herausforderungen, edited by Peter Koller (2006),

References

Related documents

Even if you do not use RFC 1918 addresses your- self, your caching nameserver may be a source of bogus queries. This behavior can occur if you have a service, such as an SMTP or

Patients were divided into two groups according to the result of upper GI endoscopy: Group 1: included 30 patients with liver cirrhosis and portal hypertension, with upper GI

The virtual absence of EST activity and the - if at all – very low expression of SULT1E1 in the testis are in striking contrast to the high efflux of sulfonated estrogens from

Their success came in spite of missing the league's leader in red-zone touchdown catches (Julius Thomas) and playing one game with Demaryius Thomas hindered by a bruised ankle

Department of Health Infant and Toddler Early Intervention Program, First Steps, requires training for early intervention providers in the State of Mississippi... This application

Does this program need specialized accreditation in order for a graduate to become licensed by the State or to earn a national professional certification, so graduates of this

New Buildings Existing Buildings Energy-Efficient Construction of KfW-Efficiency Houses - loans - up to € 50,000 - Repayment Bonus - Home owners Energy-Efficient Refurbishment

If a court finds that the buyer learned of the shrink-wrap terms after after the parties entered into a the parties entered into a contract, the court might conclude that those