E Drejta Sendore_info shkurt

15  Download (0)

Full text

(1)

1. Nocioni i së drejtës sendore

E drejta sendore eshte dege pozitive se drejtes e cila perfshinnormat juridike sendore me te cilat rregullohen mardhinet ndermjetindivideve lidhur me sendrin e caktuar.E dr.Sendore na meson servitutin,pronesin,pengun dhe barren sendore.. Pra, pronari është titullar me autorizime të veçanta, p.sh., ka të drejtën e përdorimit (ius utendi), shfrytëzimit (ius frutendi) dhe të disponimit (ius ubutendi) mbi sendin e caktuar

1. Parimet e së drejtës sendore

1.1.1 PARIMI I ABSOLUTITETIT TË TË DREJTAVE SENDORE: Me parimin e absolutitetit të të

drejtave sendore nënkuptojmë faktin se të drejtat sendore janë përfaqësuesi kryesor i të drejtave absolute, çka do të thotë se janë ato të drejta që veprojnë erga omnes ndaj të gjithëve. Të drejtat sendore nuk kanë veprim vetëm ndaj një personi të caktuar, por ato kanë të bëjnë me çdo person i cili në ndonjë mënyrë mund ta pengojnë ushtrimin e së drejtës subjektive sendore

1.1.2 PARIMI I NUMËRIMIT TAKSATIV (NUMERUS CLAUSSUS): Te pronësia dhe të drejtat e tjera

sendore, për vetë faktin se janë të drejta sendore me karakter absolut, ekziston detyrimi që të dihet saktësisht se cilat janë ato të drejta dhe kujt i takojnë. Titullarët mund të jenë bartës vetëm të atyre të drejtave sendore që i njeh e drejta pozitive. Ligji është ai i cili cakton si numrin, ashtu dhe përmbajtjen e tyre

2. Ligji mund të parashikojë edhe të drejta të tjera sendore. Në të drejtën tonë, të drejtat sendore janë:

3.

4. 1.1.2.1 E drejta e pronësisë, 5. 1.1.2.2 E drejta e servituteve, 6. 1.1.2.3 E drejta e pengut,

7. 1.1.2.4 E drejta e barrëve sendore; dhe 8. 1.1.2.5 E drejta e ndërtimit.

PARIMI I PUBLICITETIT: Të drejtat sendore janë të drejta të karakterit absolut. Prandaj,

është e nevojshme që të gjithë personat e tretë të dinë se kujt i takon e drejta e caktuar. Pra, personat duhet të dinë se kujt i takon e drejta, p.sh., pronësia, servituti, pengu, etj. Parimi i publicitetit, kur bëhet fjalë për sendet e paluajtshme, manifestohet me aktin e regjistrimit të së drejtës së pronarit a të ndonjë të drejte tjetër sendore në librat publikë. Parimi i publicitetit, kur bëhet fjalë për të drejtat mbi sendet e luajtshme, manifestohet me ushtrimin e pushtetit faktik mbi sendin. Në këtë rast mjet i publicitetit është posedimi i sendit

1.1.4 PARIMI I SPECIALITETIT (SPECIFICITETIT): Me parimin e specialitetit nënkuptojmë

faktin se të drejtat sendore konstituohen mbi sendet individualisht të përcaktuara. Pra, e drejta e pronësisë ekziston mbi secilin send veç e veç që posedon pronari. Nëse ka njëqind

(2)

tavolina, nuk thuhet se është pronar i të gjitha tavolinave, por thuhet se ka të drejtën e pronësisë mbi secilën tavolinë

1. Burimet e së drejtës sendore

2. 1.1.1 BURIM NË KUPTIMIN MATERIAL është ajo forcë që e krijon të drejtën në përgjithësi, pra edhe të drejtën sendore në veçanti. E drejta krijohet nga vullneti i përfaqësuesve të popullit, të cilët realizojnë demokracinë indirekte brenda një strukture shtetërore me të drejtë të nxjerrjes së ligjeve të veta.

3.

4. 1.1.2 BURIME NË KUPTIMIN FORMAL që pranohen botërisht janë ligji, aktet nënligjore dhe e drejta zakonore. Kjo vlen edhe për Kosovën. Ndërkaq, praktika gjyqësore dhe doktrina shkencore mbeten një temë e hapur. Kjo nuk do të thotë se këto nuk janë burim formal subsidiar i së drejtës sendore.

1. Nocioni i Sendeve

Në kuptimin civilo - juridik, send (res), është pjesa materiale e natyrës që gjendet në pushtetin e njeriut dhe mbi të cilin ekziston e drejta e pronësisë ose ndonjë e drejtë tjetër sendore”;

Sendi paraqitet si objekt i së drejtës së pronësisë dhe të drejtave të tjera sendore.

2. Ndarja e sendeve

2.1 Në sistemet e ndryshme juridike, ndarja e sendeve bëhet duke u mbështetur në kritere të ndryshme. Ndarja tradicionale e sendeve bëhet si vijon:

2.1.1 SENDET E LUAJTSHME DHE TË PALUAJTSHME: Në sendet e paluajtshme bëjnë pjesë: toka

dhe të gjitha sendet e ngulitura, përkatësisht të lidhura për tokën, si, për shembull, ndërtesa dhe sendet e instaluara në ndërtesë. Qëllimi të qëndrojnë përherë: gypat e ujit, përçuesit e rrymës. Pasojnë sendet e lidhura organikisht me tokën: drunjtë, pemët, pastaj ekzistojnë edhe sendet të cilat konsiderohen të paluajtshme, edhe pse në fakt janë të luajtshme; këto ndryshe quhen paluajtshmëria sipas destinimit, kur plotësohen dy kushte të caktuara: pronari t’i ketë futur në paluajtshmëri dhe lidhja të jetë e përhershme.

Nocioni i sendit të luajtshëm në të drejtën tonë pozitive nuk është i përcaktuar me ligj, por këtë e bën teoria juridike, sipas së cilës send i luajtshëm konsiderohet ai send që mund të mbartet prej një vendi në vendin tjetër pa i ndryshuar esencën, ndërsa send i paluajtshëm është ai send i cili nuk mund të mbartet prej një vendi në tjetrin pa e ndryshuar esencën.

(3)

2.1.2 SENDET NË QARKULLIM DHE JASHTË QARKULLIMIT: Në çdo sistem juridik ka sende të cilat

nuk mund të jenë në qarkullim juridik dhe atëherë këto nuk trajtohen si sende në kuptimin juridiko-civil. Andaj, lirisht mund të thuhet se për t’u trajtuar send, ai duhet të jetë objekt i pronësisë, përkatësisht i ndonjë të drejte tjetër sendore. Kjo do të thotë se një send i tillë është i kalueshëm nga një titullar te tjetri. Akti i kalimit nga një titullar te tjetri kushtëzon ndarjen e sendeve në qarkullim dhe sendeve jashtë qarkullimit.

Sendet të cilat nuk mund të jenë në qarkullimin juridik konsiderohen si të mira të përgjithshme dhe këto nuk mund të jenë objekt i ndonjë të drejte sendore, sepse janë në funksion të plotësimit të nevojave të përbashkëta të të gjithë njerëzve. Në këtë grup të sendeve bëjnë pjesë: ajri i lirë në atmosferë, deti i hapur, lumenjtë etj.

2.1.3 SENDET NË QARKULLIM TË KUFIZUAR: Në sistemin juridik ku ekziston ekonomia e tregut,

qarkullimi i sendeve jo vetëm që duhet të jetë i lirë, por kërkohet edhe vënia në qarkullim e sendeve pa kurrfarë kufizimi. Mirëpo, kjo nuk është e mundur të bëhet deri në fund dhe përveç që kemi sende jashtë qarkullimit, ekziston edhe një tërësi e sendeve të cilat mund të vihen në qarkullim, por në mënyrë shumë të kufizuar. Kufizimi mund të ketë për qëllim aspektin shëndetësor, sigurinë e shtetit dhe të qytetarëve. Në këto raste, sendi mund të vihet në qarkullim vetëm pasi të sigurohet leja nga organi kompetent. Në qarkullim të kufizuar sot janë, për shembull, armët, mjetet narkotike, shumica e barnave etj.

2.1.4 SENDET E KONSUMUESHME DHE TË PAKONSUMUESHME: Sendet e konsumueshme janë të

gjitha ato sende të cilat konsumohen ose pësojnë zvogëlim të dukshëm të vlerës së tyre me një të përdorur. Sende të pakonsumueshme konsiderohen toka, ndërtesat, që janë edhe sende të paluajtshme, por edhe sendet e tjera të luajtshme, të cilat nuk harxhohen me një të përdorur, për shembull veshmbathja.

2.1.5 SENDET INDIVIDUALE DHE TË SHQUARA SIPAS GJINISË (GJENERIKE): Në literaturën

juridike dallojmë edhe ndarjen në sende individualisht të përcaktuara apo sende të shquara sipas gjinisë. Sende të shquara sipas cilësisë, koniderohen ato sende të cilat janë unike në gjininë e tyre, për shembull vetura unikate. Sendet e shquara për nga gjinia nuk mund të asgjësohen kurrë, ndërsa ato individualisht të përcaktuara mund të asgjësohen.

2.1.6 SENDET E ZËVENDËSUESHME DHE TË PAZËVENDËSUESHME: Send i zëvendësueshëm është

ai në vend të të cilit mund të vijë sendi tjetër i ngjashëm, me veti të njëjta dhe me destinim dhe vlerë të njëjtë. Sende të pazëvendësueshme janë, për shembull, fotografia (piktura) e një artisti, kali për vrapime me cilësi të veçanta.

2.1.7 SENDET E PJESTUESHME DHE TË PAPJESTUESHME: Sende të pjesëtueshme janë sendet të

cilat mund të pjesëtohen (ndahen) në pjesë të llojit të njëjtë, pa e humbur vlerën e tyre, janë sende të pjesëtueshme. Sende të papjesëtueshme janë ato sende që nuk mund të ndahen në sende të njëllojta, sepse do ta humbnin cilësinë dhe vlerën e tyre.

(4)

2.1.8 SENDET E THJESHTA DHE TË PËRBËRA: Send i thjeshtë është ai send që paraqet një tërësi

natyrale të një gjinie, p.sh., një copë stofi, guri, shtylla etj., përkatësisht sendi i thjeshtë është objekti që është i thjeshtë nga vetë sendi, pjesët e të cilit nuk njihen (duken). Send i përbërë, është sendi i cili përbëhet prej shumë pjesësh të ndryshme, p.sh. një sako.

2.1.9 SENDET KRYESORE DHE AKSESORE: Send kryesor konsiderohet ajo pjesë e sendit që

përmban në vete karakteristikat e tërë sendit, i cili mundet të jetë objekt i ndonjë të drejte sendore, ndërsa aksesore quhen pjesët përbërëse pa të cilat sendi kryesor do të pushonte të ishte me të vërtetë ai që ka qenë. Send aksesor është ai send (pjesë e sendit) që është në funksion të sendit kryesor. Sendet aksesore në këtë rast janë ose aksesorë në kuptimin e ngushtë ose pertinencë e sendit kryesor.

2.1.10 SENDET TUBË (UNIVERSITATES RERUM): Në disa raste ekziston mundësia që sendet të

paraqiten si tubë sendesh, përkatësisht universitates rerum. Tubë sendesh kemi atëherë kur përbëhen nga sendet e llojit të njëjtë, përkatësisht sende të llojeve të ndryshme, por në një vend të caktuar. Kur bëhet fjalë për tubë sendesh të llojit të njëjtë, si shembull merren librat në bibliotekë etj. Ndërkaq,kur bëhet fjalë për tubë sendesh të llojeve të ndryshme, por të vendosura në një vend, si shembull merren depotë e mallit.

2.1.11 SENDET TRUPORE DHE JO TRUPORE: Ndarja në sendet trupore (res cosporales)

dhe sendet jotrupore (res incorporales) ekziston që nga e drejta romake. E drejta pozitive civile e pranon këtë ndarje, për shkak se objekt i së drejtës sendore janë edhe disa të drejta. Në legjislacionet ku nuk konsiderohen sende vetëm pjesë trupore të natyrës, ekziston mundësia e njohjes edhe e sendeve jotrupore

1. Nocioni i Posedimit

Posedimi, si institut juridik, paraqet një gjendje faktike të mbrojtur nga e drejta pozitive (e zbatueshme). Posedimi nuk konsiderohet e drejtë sendore, por vetëm pushtet faktik (ekonomik) mbi sendin

Posedimi nuk është asgjë tjetër, përveçse pushtet faktik ndaj sendit

2. Rëndësia e posedimit

Rëndësia e posedimit për të drejtën civile, në përgjithësi, dhe për të drejtën sendore, në veçanti, është shumë e madhe. Poseduesi i sendit supozohet të jetë pronar ose titullar i ndonjë të drejte tjetër sendore. Poseduesi i sendit apo i së drejtës, edhe pse ka vetëm pushtetin faktik, ai në një mënyrë gëzon edhe mbrojtje juridike. Pastaj posedimi, sidomos ai me mirëbesim dhe i ligjshëm, paraqet fakt juridik që

(5)

ka ndikim në fitimin e së drejtës së pronësisë a të ndonjë të drejte tjetër, përkatësisht mund të shkaktojë shuarjen e ndonjë të drejte sendore të titullarëve të tjerë.

Poseduesi, edhe në rastet kur nuk është pronar, mund të përgjigjet për dëmin, duke ushtruar pushtetin faktik mbi sendin, përkatësisht ai përgjigjet për sendet e rrezikshme në bazë të përgjegjësisë objektive

3. Krijimi dhe shuarja e posedimit

Posedimi, i cili paraqet pushtetin faktik mbi sendin, lind (krijohet) me konstituimin e pushtetit faktik ndaj sendit ose së drejtës, që është objekt i posedimit. Posedimi, pra, ekziston nga momenti kur poseduesi, i cili mund të jetë person fizik apo juridik, e vë sendin nën pushtetin fizik të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të tij. Poseduesi, zakonisht, është edhe pronar i sendit, por posedues mund të jetë edhe vjedhësi i sendit, gjetësi i sendit etj., i cili nga sendi që e ka në posedim nxjerr përfitime ekonomike dhe sillet sikurse sendi është i tij.

4. Fitimi i posedimit

4.1 Posedimi fitohet me anë të veprimeve juridike, me trashëgim dhe me pushtim. Posedimi është fituar kur poseduesi krijon pushtetin faktik mbi sendin, qoftë duke e themeluar me veprim të njëanshëm (fitimi origjener) ose kur ky është bartur (fitimi derivativ):

4.1.1 Fitimi Origjiner i posedimit do të thotë fitim i posedimit pa vullnetin a kundër vullnetit të poseduesit të deritanishëm. Në këtë rast, fitimi bëhet pa marrë parasysh paraardhësin. Posedimi mbi sendet e luajtshme bëhet me marrjen e tyre, ndërsa në sendet e paluajtshme, me fillimin e shfrytëzimit të tyre, si, bie fjala, me lëvrimin e tokës bujqësore etj.

4.1.2 Fitimi Derivativ është një mënyrë tjetër e fitimit të posedimit dhe do të thotë që fitimi i posedimit bëhet me vullnetin e poseduesit paraardhës, çka nënkupton kalimin e posedimit nga një posedues në poseduesin tjetër. Fitimi derivativ bëhet, pra, me dorëzimin e sendit dhe dorëzimi i sendit nënkupton konstituimin e posedimit.

5. Bashkëposedimi dhe posedimi i përbashkët

5.1 Bashkëposedimi është i mundshëm te të gjitha të drejtat që mund të kenë më shumë titullarë, p.sh., edhe tek e drejta e pronësisë, e servitutit; te bashkëposedimi, pushteti faktik i poseduesit ushtrohet

(6)

sipas pjesëve alikuote etj. Bashkëposedimi ekziston nëse sendin e caktuar,të cilin bashkëposeduesit e përdorin sipas pjesës alikuote, ai që ka 1/3 e pushtetit faktik e përdor sendin 1 herë në krahasim me atë që ka 2/3 e pushtetit faktik, i cili e përdor sendin 2 herë më shumë se i pari.

5.2 Posedimi i Përbashkët është i mundshëm kur dy e më shumë persona e ushtrojnë pushtetin faktik mbi sendin dhe nuk dihet vëllimi i ushtrimit të pushtetit faktik derisa të ndahet sendi i përbashkët në posedim. Kur bëhet fjalë për pronësinë e përbashkët, nuk pranohet ushtrimi i pushtetit faktik në mënyrë të pavarur.

LLOJET E POSEDIMIT

1. Posedimi i drejtpërdrejtë dhe posedimi i tërthortë

1.1 Posedimi i Drejtpërdrejtë ekziston atëherë kur personi i drejtpërdrejt ose përmes të autorizuarit e ushtron pushtetin faktik mbi sendin.

1.2 Posedimi i Tërthortë ekziston kur personi pushtetin faktik mbi sendin e ushtron përmes personit tjetër, të cilit në bazë të frytëzimit, kontratës mbi pengun, qiranë, shërbimin, i ka dhënë sendin në posedim të drejtpërdrejtë; për poseduesin e parë ky lloj posedimi është posedim i tërthortë (indirekt), ndërsa mbajtësi i sendit në bazë të punës juridike e ka posedimin e drejtpërdrejt, por edhe posedimin e nxjerrë, sepse pushteti faktik i tij buron nga pushteti faktik i atij që e ka kaluar atë me anë të punës juridike.

2. Posedimi i ligjshëm dhe i paligjshëm

2.1 Posedimi i Ligjshëm është posedim i cili mbështetet mbi një bazë juridike të vlefshme (punët juridike, vendimet, okupimi etj.)

2.2 Posedimi i Paligjshëm është posedim që mbështetet mbi një bazë juridike të pavlefshme.

3. Posedimi i vërtetë dhe jo i vërtetë

3.1 Posedimi i Vërtetë është ai që fitohet mbi një bazë të rregullt (në mënyrë të rregullt), me dorëzim të lejueshëm të sendit në pushtet faktik. Posedimi i vërtetë ose i qetë është ai që nuk është fituar me forcë, mashtrim ose me keqpërdorim të besimit (p.sh. i jepet libri në përdorim, por poseduesi pastaj nuk e kthen).

3.2 Posedimi jo i Vërtetë është në rastet kur posedimi bëhet me forcë, mashtrim ose keqpërdorimi të besimit, atëherë ai është posedim jo i vërtetë. Ky lloj posedimi bëhet i vërtetë pas kalimit të kohës, brenda së cilës personi nga i cili është marrë sendi nuk ka ndërmarrë veprime për ta mbrojtur të drejtën e vet tëposedimit.

(7)

4. Posedimi me mirëbesim dhe me keqbesim

4.1 Posedues me mirëbesim është ai që nuk di ose, sipas rrethanave të arsyeshme, nuk duhet të dijë se sendi që e posedon nuk është i tij. Posedimi është me mirëbesim kur poseduesi nuk ka ditur ose nuk ishte i detyruar të dinte se posedimi i tij është i paligjshëm

4.2 Posedues me keqbesim është ai që ka ditur se e posedon pa autorizim sendin e huaj ose sipas rrethanave ekzistuese ka mundur të përfundojë se në pushtetin e vet faktik e ka sendin e huaj. Posedimi është me keqbesim kur poseduesi ka ditur ose duhet ta dinte se posedimi i tij është i paligjshëm, p.sh., kur pushteti faktik krijohet me vjedhje.

MBROJTJA DHE SHUARJA E POSEDIMIT

1. Mbrojtja e posedimit

1.1 Posedimi nuk është e drejtë sendore, megjithatë posedimi gëzon mbrojtje juridike. Për mbrojtjen e posedimit ligji lejon vetëmbrojtjen si mjet i mbrojtjes së posedimit si dhe paditë poseduese (Padinë për Pengimposedim dhe Padinë për Rikthimin e Posedimit).

1.1.1 Vetëmbrojta mund të përdoret në kushtet kur është përgjithësisht e lejueshme vetëndihma. Çdokush mund ta zmbrapsë me forcë sulmin e drejtpërdrejtë të paligjshëm mbi objektin e posedimit të vet. Pra poseduesi ka të drejtë për vetëndihmë kundër çdo subjekti të cilit ia ka marrë sendin, që e shqetëson në mënyrë të kundërligjshme në ushtrimin e posedimit . Për ta përdorur ndihmën, duhet të plotësohen disa kushte dhe këto janë:

1.1.1.1 Rreziku të jetë i drejtpërdrejtë, 1.1.1.2 Vetëndihma të jetë e nevojshme dhe

1.1.1.3 Veprimi me vetëndihmë t’u përgjigjet rrethanave të rrezikut.

1.1.2 Paditë poseduese janë sumare (përmbledhëse), gjë që do të thotë të shkurtëra dhe të shpejta. Kur vendos për çështjet që kanë të bëjnë me posedimin, Gjykata duhet të veprojë urgjentisht. Ajo vendos jo me aktgjykim si te konfliktet e tjera civile, por me aktvendim. Për paraqitjen e padive poseduese, për shkak të sumaritetit (shkurtësisë) të procedurës, përkitazi me konfliktet poseduese është caktuar një afat i shkurtër. Padia poseduese, qoftë për pengim, qoftë për rikthim, duhet të paraqiten brenda afatit prej 30 ditësh, nga dita kur paditësi ka marrë vesh për marrjen e objektit të posedimit. Ekziston edhe afati më i gjerë prekluziv prej një viti. Kemi dy lloje të padive poseduese:

1.1.2.1 Padia për Pengimposedim: paraqitet kur kemi pengim të posedimit. Personi i cili cenohet në posedimin e një sendi mund të kërkojë brenda gjashtë (6) muajve, pushimin e

(8)

cenimit të posedimit dhe mospërsëritjen e tij në të ardhmen. Kjo e drejtë nuk i takon poseduesit i cili ka fituar posedimin me dhunë ose fshehurazi.

1.1.2.2 Padia për Rikthimin e Posedimit: Poseduesi jo vetëm që mund të pengohet në ushtrimin e pushtetit faktik, por mundet edhe ti merret objekti i posedimit. Në këto raste kërkohet rivendosja në posedim ose rikthimi i objektit (sendit) në posedim. Për këtë situatë paraqitet padia për rikthimin e posedimit.

2. Shuarja e Posedimit

2.1 Posedimi është pushtet faktik mbi sendin. Posedimi mund të shuhet si vijon: 2.1.1 Me humbjen e pushtetit faktik mbi sendin, humb edhe posedimi. 2.1.2 Me shkatërrimin e sendit që është objekt i posedimit

2.1.3 Me bartjen e sendit në personin tjetër (p.sh me shitje, me dhuratë etj).

2.2 Në rastin kur sendi i kthehet poseduesit, respektivisht pronarit në bazë të padisë për rikthimin e sendit në posedim ose në bazë të padisë për mbrojtjen e pronësisë..

1. Nocioni i pronësisë

“E drejta e pronësisë është e drejtë sendore, e cila bartësit të saj i mundëson posedimin, përdorimin, shfrytëzimin dhe disponimin e sendit të caktuar brenda kufijve të caktuar me ligj.”

Bashkëpronësia dhe Pronësia e Përbashkët

3.1 Bashkëpronësia: Është e mundur që një send individualisht i përcaktuar të jetë objekt edhe i dy e më tepër personave. Pra të këtë më shume subjekte me të drejtë pronësie mbi të njëjtin send.

3.2 Pronësia e Përbashkët: Pronësia i përbashkët është e drejta e pronësisë që e kanë dy ose më shumë persona mbi të njëjtin send. Por ashtu që pjesët e tyre nuk janë të përcaktuara por edhe nuk mund të disponojnë me to, deri sa të zgjas gjendja e pronësisë së përbashkët.

(9)

5. Fitimi i pronësisë

Pronësia është pushtet juridik. Pronësia mund të fitohet në dy mënyra: origjinere dhe derivative. Kjo e fundit ekziston atëherë kur dikush e nxjerrë të drejtën e vet të pronësisë nga e drejta e paraardhësit, kurse origjinere atëherë kur pronari të drejtën e vet pronësore nuk e nxjerrë nga e drejta e paraardhësit, por nga faktet e tjera juridike.

1. Fitimi origjinar i pronësisë

1.1 Titujt juridikë për fitimin e së drejtës së pronësisë në mënyrë origjinare janë si vijon:

1.1.1 Okupimi (Occupatio) Okupimi është titull juridik për fitimin e pronësisë në mënyrë origjinare. Okupimi do të thotë marrja e sendeve të askujt (res nullius) në posedim, më dashje që mbi to të themelohet pronësia.

1.1.2 Parashkrimi fitues: Usucapio është titull i fitimit të pronësisë, duke e mbajtur sendin në posedim për një kohë të caktuar. Pra me kalimin e kësaj kohe, poseduesi me mirëbesim bëhet pronar.

1.1.3 Fitimi i pronësisë nga jopronari: Personi me mirëbesim fiton të drejtën e pronësisë mbi sendin e luajtshëm të marrë me kompensim nga jopronari, i cili, në kuadër të veprimtarisë së vet, vë në qarkullim sende të tilla, dhe të cilit pronari ia ka dorëzuar sendin në posedim në bazë të punës juridike që nuk paraqet bazë për fitimin e pronësisë, si dhe në shitje publike.

1.1.4 Thesari (Thesarus) Gjetja e thesarit është titull juridik për fitimin e pronësisë në mënyrë origjinare. Është një titull juridik i pranuar në të gjitha kodet civile dhe ligjet e tjera që rregullojnë fitimin e pronësisë. Thesar, në kuptimin e ligjit, konsiderohen paratë, ari, argjendi, guri i çmueshëm dhe sendet e krijuara nga metalet e çmueshme, që janë fshehur dhe kanë qëndruar një kohë aq të gjatë saqë pronari nuk mund t’u dihet. Pra thesari paraqet vlerë të madhe pasurore, të fshehur dhe së cilës nuk i dihet pronari.

1.1.5 Krijimi i sendit të ri: Sendi i ri ekziston kur personi, me material të vet dhe me punën e vet, krijon ndonjë prodhim të ri, kur ai e fiton pronësinë mbi atë prodhim (send) të tij. Frytet e sendit, po ashtu, janë send i ri dhe i takojnë pronarit.

1.1.6 Gjetja e sendit të humbur: Nëse pronari të cilit i ka humbur sendi nuk lajmërohet brenda një viti nga dita e gjetjes së sendit, sendi ose paratë për sendin e shitur i dorëzohen në posedim gjetësit të sendit. I humbur është ai send i luajtshëm që nga pushteti i pronësir ose poseduesit ka dalë rastësisht, kështu që ai nuk e din se ku ndodhet sendi i tij.

1.1.7 Bashkimi i sendeve të luajtshme: Bashkimi është krijimi i tërësisë fizike nga sendet e luajtshme të pronarëve të ndryshëm, pa marrëveshjen e tyre. Bashkëimi i sendeve të luajtshme mund të paraqitet në formën e ngjitjes së sendeve ose të përzierjes së sendeve. Rasti i parë ekziston kur një pjesë e tokës i bashkëngjitet tokës tjetër si rezultat i veprimit të rrjedhës së lumit. Në të drejtën sendore, ky rast i bashkimit të paluajtshmërisve quhet Avulsio. Ndërsa rasti kur paluajtshmëria bashkohet

(10)

1. Mbrojtja e pronësisë

1.1.1 Padia e reivindikimit (Actio Reivindicatio): Padia e reivindikimit është padi e pronarit jo-posedues kundër poseduesit jo-pronar, duke kërkuar nga ky i fundit t’i dorëzojë sendin në posedim ose, siç thuhet në ligj: “Pronari mund të kërkojë me padi nga mbajtësi (nëdorësi), kthimin e sendit të caktuar në mënyrë individuale”. Padia e rivendikimit nuk parashkruhet

1.1.2 Padia Publiciane (Actio Publiciana): Actio publiciana është padi për kthimin e sendit, të cilin e paraqet poseduesi uzukapient i mëparshëm kundër poseduesit aktual (të tanishëm). Në këtë padi provohet themeli më i fortë juridik. Paditësi provon se themeli juridik i tij është më i fortë se ai i poseduesit.

1.1.3 Padia negatore - Actio Negatoria :Me padi mohuese (negatore) pronari - posedues kërkon mbrojtje nga shqetësimet që nuk kanë të bëjnë më marrjen e sendit. Edhe kjo padi ka të bëjë me mbrojtje të pronësisë. Te padia mohuese pronari nuk zhvishet nga pushteti faktik mbi sendin e poseduar - ai sendin e ka në posedim.

Humbja e së drejtës së pronësisë

mënyrat e humbjes së pronësisë ndahen në humbje relative dhe absolute.

1.1.1 Humbje relative të pronësisë kemi atëherë kur ndodh ndërrimi i pronarëve, ashtu që e drejta pushon vetëm për pronarin e mëparshëm dhe kjo në bazë të vullnetit ose pavarësisht nga vullneti.

1.1.2 Humbje absolute të pronësisë kemi kur e drejta e pronësisë shuhet dhe zhduket nga jeta juridike, p.sh., kur sendi kalon në pronësi shoqërore ose bëhet res nullius ose shkatërrohet a humbet individualitetin e vet sendi (krijohet send i ri).

1.2 Kalimi i së drejtës së pronësisë me anë të kontratës ose një pune tjetër juridike si dhe braktisja, paraqesin mënyrë vullnetare të kalimit të pronësisë nga vetë pronari. Nëse e drejta e pronësisë humbet në bazë të vendimeve të organit kompetent shtetëror ose drejtpërdrejt nga ligji, bëhet fjalë për humbje të së drejtës së pronësisë kundër vullnetit të pronarit të gjertanishëm.

E drejta e pronesis shtrihet ne thellesi dhe lartesi aq sa pronarit i nevojitet

1. Nocioni i të Drejtës Fqinjësore

E drejta fqinjësore është e drejtë e titullarit të paluajtshmërisë që ta përdorë paluajtshërinë e fqinjit për ushtrimin e plotë të pushtetit të së drejtës së pronësisë së tij. Kjo e drejtë mund të ekzistojë vetëm midis pronarëve të paluajshmërive fqinje. E drejta fqinjësore është rregullator i kufizimit të së drejtës së pronësisë

(11)

E drejta fqinjësore ekziston mbi parimin e reciprocitetit (ndërsjellësisë).

Nocioni i të Drejtës së Servitutit

E drejta e servituteve është e drejtë sendore mbi sendin e huaj, e cila titullarit të vet i mundëson ta shfrytëzojë sendin e tjetrit ose të kërkojë që pronari i sendit të kufizohet në shfrytëzimin e së drejtës së vet, në interes të titullarit të së drejtës së servitutit. Parimisht, titullari i së drejtës së servitutit ka autorizime të përdorë sendin e huaj në një vëllim të caktuar.

Parimet e Servitutit

2.1.1 Parimi sipas të cilit servituti ka të bëjë me sendin e huaj; Parimi se servituti ka të bëjë me sendin e huaj, i përcakton vendin kësaj të drejte sendore në grupin e të drejtave sendore mbi sendin e huaj. Shikuar historikisht, gjithmonë është thënë se e drejta e servitutit mund të ekzistojë vetëm mbi sendin e huaj

2.1.2 Parimi sipas të cilit servituti nuk mund të ekzistojë në të vepruar; Me këtë parim nënkuptojmë faktin se pronari i pasurisë shërbyese - pronari i pasurisë i cili është i ngarkuar me servitut duhet vetëm të durojë që titullari i servitutit të kryejë veprime të caktuara ose duhet të heqë dorë nga kryerja e disa veprimeve, të cilat, përndryshe, do të kishte të drejtë t’i bënte, si titullar i së drejtës së pronësisë. Pronari i pasurisë shërbyese kurrsesi nuk duhet të bëjë veprime pozitive në favor të titullarit të servitutit.

2.1.3 Parimi i restriksionit të servitutit; Parimi i ushtrimit me kujdes të servitutit ose, siç quhet ndryshe, parimi i restrikcionit, do të thotë se titullari i së drejtës së servitutit duhet ta ushtrojë të drejtën e vet në mënyrë që ta ngarkojë a ta dëmtojë sa më pak tokën shërbyese

2.1.4 Parimi i pacenueshmërisë së servituteve: Parimi i patjetërsueshmërisë vetvetiu nënkupton se servitutet nuk mund të tjetërsohen pa tjetërsimin edhe të vetë pasurisë shërbyese, përkatësisht të pasurisë dominuese. Kjo do të thotë se servituti gjithmonë ndan fatin e pasurive dhe jo të pronarëve

Llojet e servituteve

Si kriter i ndarjes së servituteve merret fakti nëse servituti është krijuar në dobi të pronarit të përhershëm të një paluajtshmërie apo në dobi të një personi të caktuar. Në qoftë se servituti është krijuar në dobi të pronarit të përhershëm të një paluajtshmërie, ai quhet servitut sendor (real) dhe nëse është krijuar në dobi të një personi të caktuar, ai quhet servitut personal

Llojet e servituteve sendore

: servitutet sendore (reale) ndahen në: servitutet tokësore (Fushore) dhe servitutet shtëpiake (Urbane)

(12)

Fitimi i servituteve sendore

Servituti sendor mund të fitohet mbi tri baza juridike:

5.1.1 Me veprim juridik; që në të shumtën e rasteve janë kontratat; 5.1.2 Me testament;

5.1.3 Me vendim të gjykatës; përkatësisht organit shtetëror, domethënë me aktgjykim të gjykatës, që shërben si titull juridik për fitimin e së drejtës së servitutit dhe në bazë të këtij vendimi, e drejtat e servitutit regjistrohet në librat publikë;

5.1.4 parashkrimi fitues, që do të thotë se e drejta e servitutit fitohet me kalimin e kohës, duke ushtruar vazhdimisht atë. Servituti sendor mund të krijohen edhe për një kohë të caktuar.

5.2 Fitimi mund të jetë në mënyrë derivative, (në bazë të punës juridike ose vendimit gjyqësor) ose në mënyrë origjinere: (me parashkrim fitues). Për fitimin derivativ është e nevojshme të ekzistojë baza juridike (iustus titulus), e cila më së shpeshti është kontrata dhe mënyra e fitimit (modus acquirendi), d.m.th., regjistrimi në librat publikë

Humbja e servituteve sendore

6.1 Të drejtat sendore, pra edhe e drejta e servituteve, siç janë fituar, ashtu edhe mund të shuhen. Kushtet që zakonisht çojnë në shuarjen e të drejtës së servituteve janë përafërsisht këto:

6.1.1 Servituti sendor shuhet me heqjen dorë të titullarit të tokës dominuese;

6.1.2 Servituti sendor shuhet me shkatërrimin e tokës dominuese ose tokës shërbyese;

6.1.3 Servituti sendor shuhet nëse i njëjti person fiton të drejtën e pronësisë edhe mbi tokën dominuese, edhe mbi tokën shërbyese;

6.1.4 Nëse servituti sendor ka qenë i kontraktuar për kohë të caktuar ajo shuhet me kalimin e kohës;

6.1.5 Servituti sendor shuhet nëse përgjithmonë bie fitimi (interesi) për tokën dominuese.

7. Mbrojtja e servituteve sendore

7.1 Për mbrojtjen e së drejtës së servituteve ekziston padia e quajtur padi konfesore (actio confesoria). Këtë padi ka të drejtë ta ngrejë personi i cili ka të drejtën e servitutit ndaj çdo personi të tretë si dhe ndaj pronarit të paluajtshmërisë shërbyese. Për mbrojtjen e servituteve kompetente është gjykata komunale

(13)

E drjta e padise ekziston ndaj te gjitheve(erga omens) qe do te thote se munde te paditet jo vetem pronari i sendit por edhe qdo person i trete qe e pengon ushtrimin e se drejtes se servitutit ose e mohon ekzistimin e se drejtes se servitutit perosnal.

2. Llojet e Servitutit Personal

2.1 Servitutet personale janë vetëm tri: uzufrukti (frutgëzimi), përdorja (usus) dhe servituda e banimit (habitatio). objekt i së drejtës së servitudave personale, parimisht, janë sendet e paluajtshme, por ekziston mundësia, si përjashtim, të jetë edhe sendi i luajtshëm (te servituti personal uzufrukti).

Nocioni i Pengut

E drejta e pengut është e drejtë sendore mbi sendin e huaj, në bazë të së cilës kreditori mund të realizojë (paguan) kërkesat e veta nga vlera e sendit të lënë peng, (nëse debitori nuk e plotëson detyrimin e arritur) para debitorëve të tjerë, pa marrë parasysh se në duart e kujt ndodhet sendi i lënë peng; ose: “Pengu është e drejtë sendore, në bazë të së cilës titullari i tij - pengmarrësi a kreditori i pengut mund të kërkojë pagesën e kërkesave të tija nga sendet, nëse ata nuk paguhen brenda afatit të caktuar”

E drejta e pengut është e drejtë aksesore, sepse si e drejtë kryesore është e drejta e kërkesës. Me peng vetëm sigurohet kërkesa e kreditorit.

Parimet e të drejtës së pengut

2.1 Si parime të së drejtës së pengut do të merren në shqyrtim:

2.1.1 Parimi i aksesoritetit të së drejtës së pengut: E drejta e pengut është një e drejtë e varur nga e drejta kryesore, që në këtë rast është e drejta e kërkesës. Kjo e siguron kërkesën. Nëse kërkesa është e anulueshme, atëherë edhe pengu nuk mund të qëndrojë.

2.1.2 Parimi i oficialitetit të së drejtës së pengut: Me parimin e oficialitetit nënkuptojmë faktin se realizimi i së drejtës së pengut apo përmbushja e së drejtës së kërkesës nga sendi i lënë peng bëhet gjithmonë në rrugë zyrtare; në këtë rast mendohet për rrugën gjyqësore.

2.1.3 Parimi i specialitetit: çka do të thotë se e drejta e pengut ekziston, përkatësisht fitohet vetëm në sendin e caktuar, i cili mund të jetë i pengdhënësit apo personit të tretë dhe e drejta e pengut ekziston vetëm për kërkesën e caktuar.

2.1.4 Parimi i papjesëtueshmërisë së pengut: Parimi i papjesëtueshmërisë së pengut nënkupton faktin se e drejta e pengut, për nga natyra e vet është e papjesëtueshme. I tërë sendi i lënë peng siguron kërkesën gjersa nuk përmbushet në tërësi. Pra, pengu siguron tërë kërkesën, kurse sendi i tërë i lënë peng siguron kërkesën.

2.1.5 Parimi i prioritetit: Parimi i prioritetit ose i përparësisë kohore, ndihmon në përcaktimin e së drejtës së përparësisë me rastin e përmbushjes së kërkesave të ndryshme nga sendi i lënë peng. Zgjidhja e përmbushjes së kërkesave të siguruara me sendin e njëjtë - për kreditorë të ndryshëm, bëhet duke u mbështetur në parimin e prioritetit të së drejtës së pengut.

(14)

Ndarja e të drejtës së pengut sipas themelimit:

3.1.1 Të drejtën e pengut të kontraktuar: E drejta e pengut të kontraktuar është forma më themelore dhe më e shpeshtë e së drejtës së pengut. Kjo e drejtë krijohet në bazë të kontratës.

.1.2 Pengun ligjor: momentin kur përmbushen (plotësohen) faktet e parashikuara me vetë dispozitat”. Tek e drejta e pengut ligjor nuk është i nevojshëm deklarimi i vullnetit të palëve kontraktuese

3.1.3 Pengun gjyqësor: E drejta e pengut mund të themelohet edhe me vendim të organit shtetëror, përkatësisht organit gjyqësor. Në këto raste, vendimi i gjykatës paraqet titull juridik për fitimin e së drejtës së pengut

Ndarja e të drejtës së pengut në bazë të objektit

Sipas objektit të së drejtës së pengut, ekzistojnë dy lloje të së drejtës së pengut: e drejta e pengut të dorës dhe e drejta e pengut të hipotekës. E drejta e pengut të dorës (pignusi) ekziston gjithmonë kur objekt i së drejtës së pengut është sendi i luajtshëm. Ndërkaq, konstituimi i së drejtës së pengut mbi sendin e paluajtshëm gjithmonë e nënkupton hipotekën

Titujt për fitimin e së drejtës së pengut të dorës

Pengu i dorës fitohet në bazë të punës juridike, vendimit gjyqësor dhe ligjit.

Shuarja e së drejtës së pengut mbi sendet e luajtshme

Kushtet e shuarjes së pengut mbi pasurinë e luajshme janë si vijon

6.1.1 pengdhënësi dhe pengmarrësi bien dakord për këtë;

6.1.2 detyrimi i siguruar është përmbushur ose ka pushuar së ekzistuari;

6.1.3 kolaterali (duke përfshirë çdo të ardhur të pagueshme nga polica e sigurimit) pushon së ekzistuari;

6.1.4 kolaterali ndryshohet ose kombinohet me një send ose të drejtë tjetër në mënyrë të tillë që ai

pushon së ekzistuari në formë të identifikueshme ose të ndarë;

6.1.5 kolaterali bëhet pjesë e një sendi ose e një të drejte tjetër në mënyrë të tillë që pasuria e lënë

peng dhe sendi ose e drejta tjetër bëhen të transferueshme si një zë i vetëm; 6.1.6 kolaterali bëhet pronë e pengmarrësit; etj

(15)

1. Nocioni i barrës sendore

Barra sendore është e drejtë sendore në sendin e huaj, e cila I mundëson titullarit të vet që nga pronari i paluajtshmërisë të realizojë bërjë ose dhënie në mënyrë periodike. Barra sendore edhe pse duket se është e njëjtë me servitutin, ajo dallon ngase këtu kemi veprim pozitiv të titullarit të

paluajtshmërisë.E drejta e barrës sendore ekziston pa marrë parasysh kush bëhet pronar i paluajtshmërisë së ngarkuar me barrë sendore

Nocioni i të drejtës së ndërtimit

E drejta e ndërtimit është e drejtë sendore e kufizuar në tokën e tjetërkujt e cila e autorizon bartësin e saj që në sipërfaqen e asaj toke ose nën të, të ketë ndërtesën e vet, ndërsa pronari aktual është i obliguar ta durojë këtë.

Titullari i të drejtës së ndërtimit është edhe pronar i ndërtesës për kohës sa zgjat e drejta e ndërtimit. E drejta e ndërtimit, jo vetëm që mund të trashëgohet, por ajo mund të jetë edhe objekt i hipotekës.

Figure

Updating...

References

Related subjects :