Revista Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Full text

(1)
(2)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 2

Revista “Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes”

Këshilli Botues

Gjen. Maj. (Rez) Maksim Malaj Kryetar Kolonel (Rez) Thimi Hudhra Anëtar

Z. Igli Hasani Anëtar

Z. Hristian Naumov Anëtar

Redaktor

Z. Hristian Naumov Art design

Aferdita Hysaj E Drejta e Autorit

Copyright © 2013 nga Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë

Copyright © 2013 by the National Center for Security and Defence (NCSD) of the Albanian Ministry of Defence.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në Revistën “Vizion Strategjik – Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes” janë tërësisht të autorit/ autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht politikat apo pozicionet zyrtare të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Autori/ Autorët e shkrimeve të Revistës “Vizion Strategjik – Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes” nuk do të jenë subjekt i ndëshkimit për shprehjen e lirë të qëndrimeve e pozicioneve të tyre individuale edhe sikur përmbajtja e tyre të mos jetë në përputhje me qëndrimet zyrtare të institucioneve qeveritare.

Njëkohësisht, autori/ autorët mbajnë përgjegjësi për shpifjet, shtrembërimet e fakteve, sharjet si dhe kopjimet e pa referuara të krijimeve dhe mendimeve të autorëve të tjerë.

Për çdo informacion të mëtejshëm për botimin e kësaj Reviste, mund të kontaktoni në adresën e mëposhtme:

- Mail: Departamenti i Publikimit dhe Bashkëpunimit (Redaksia e VS), Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes,

Bulevardi Zhan D’Ark, Nr. 31, Tiranë, Shqipëri - Nr. Tel: 00355692845179

- Email: vizionstrategjik@mod.gov.al dhe ncsd@mod.gov.al

Ky botim i Revistës “Vizion Strategjik – Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes” gjendet në website http://www.mod.mil.al/ Në rast se nuk mund të merrni informacionin që kërkoni ne internet lutemi të kërkoni një kopje të tij në këtë adresë e-mail: qksm@mod.gov.al

(3)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 3

PËRMBAJTJA

Editoriali i Drejtorit të QKSM ______________________________________________________________________ 4

Fjala hapëse e konferencës nga Gjeneral Major (R) Maksim Malaj _____________________________ 5

Fjala përshëndetëse e Prof.Dr. Sali Berisha, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë _______ 7

Fjala përshëndetëse Zotit Alexandër A. Arvizu, Ambasador i SHBA në Tiranë ________________ 9

Fjala përshëndetëse e Zotit Franco Frattini, Kryetar i Këshillit Italian të Atlantikut ________ 11

Fjala e Zotit Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë ________________ 14

Fjala e Zonjës Edit Harxhi, Zëvendësministre e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ______ 18

Fjala e Zotit Zoran Sajinovic, Asistent Ministër i Mbrojtjes i Bosnje-Hercegovinës _________ 20

Fjala e Zotit Viktor Koprivnjak, Asistent Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë_____ 23

Fjala e Zotit Talat Xhaferi, Ministër i Mbrojtjes i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë_ 25

Fjala e Zotit Panagiotis Karampelas, Zëvendësministër i Mbrojtjes Kombëtare i Republikës së Greqisë _________________________________________________________________________________________ 30

Fjala e Zotit Agim Çeku, Ministër i Forcave të Sigurisë i Republikës së Kosovës ____________ 32

Fjala e Cdr. Nusret Hanjalic, Drejtor i Bashkëpunimit Dypalësh, Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi ________________________________________________________________________________________________ 34

Fjala e Zotit Shefqet Bruka, Drejtor i Qendrës Ndëristitucionale Operacionale Detare të Republikës së Shqipërisë _________________________________________________________________________ 37

(4)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 4

Editorial

I dashur lexues,

Në cilësinë e Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe të Mbrojtjes (QKSM), ju paraqes këtë botim të parë të Revistës “Vizion Strategjik – Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes”. Kjo është një Revistë 4 mujore e QKSM në shqip dhe anglisht.

Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes është një institucion i ri kërkimor. Misioni i saj është të mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e shtetit me studime e kërkime në interes të reformave në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit për përmbushjen e misionit kushtetues të tyre dhe të detyrimeve të integrimit në NATO dhe BE.

Revista “Vizion Strategjik – Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes” është revistë e elitës civilo- ushtarake në fushën e sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale. Ajo synon të promovojë përpunimin e mendimit shkencor, debatin konstruktiv, analizat racionale, argumentimin logjik, e mendimin alternativ për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Revista është e hapur për të gjithë studiuesit, kërkuesit dhe ekspertët qeveritarë apo jo qeveritarë. Ajo synon të bëhet organ i debatit shkencor në fushën e sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale. Si Revistë e pavarur, ajo mbron të drejtat e autorit, qëndron kundër plagjiaturës, dhe mbështet vlerat aplikative të shkrimeve kërkimore.

QKSM e nis rrugëtimin e saj me botimin e punimeve të Konferencën Rajonale mbi “Sfidat e Sigurisë në Adriatik dhe Jon”, një konferencë e organizuar kohët e fundit nga Qendra, ku morën pjesë drejtues të lartë dhe ekspertë të institucioneve kombëtare dhe rajonale që kanë interesa në det, së bashku me disa institucione të specializuara ndërkombëtare.

Konferenca vlerësoi rëndësinë e hapësirës detare të vendeve të rajonit tonë për sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, zhvillimit ekonomik, rezervave ujore e nënujore, rritjes së industrisë turistike etj. Ajo identifikoi gjithashtu rreziqet dhe sfidat e pritshme ndaj sigurisë detare, si trafiqet e paligjshme, krimi i organizuar, terrorizmi, ndotja e mjedisit detar etj., dhe shtroi nevojën e një bashkëpunimi më të “zgjuar” në nivel kombëtar, bilateral dhe rajonal.

Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes do të vazhdojë të botojë studime, analiza, projekte kërkimore dhe konferenca, të cilat trajtojnë çështje të rëndësishme të axhendës së sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale.

Me këtë rast, janë të mirëpritur të gjithë kërkuesit, studiuesit, analistët dhe ekspertët vendas dhe të huaj për të kontribuar me shkrimet e tyre në këtë Revistë.

Rrugë të mbarë!

Drejtor i QKSM Gjeneral Major (R) Maksim MALAJ

(5)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 5

Gjeneral Major (R) Maksim MALAJ

Drejtor i QKSM

Fjala e Hapjes e Konferencës mbi “Sfidat e Sigurisë në Adriatik dhe Jon”

i drejtor i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes, një qendër e themeluar kohët e fundit nga Ministria e Mbrojtjes, është kënaqësi dhe privilegj për mua të hap këtë seancë të parë të Konferencës mbi "Sfidat e sigurisë së Adriatikut dhe Jonit"!

Siç jeni në dijeni, kjo konferencë është organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Kjo Konferencë nderohet nga personalitete, si Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, zoti Berisha; Ambasadori amerikan, zoti Arvizu, Kryetari i Këshillit Italian të Atlantikut dhe Qendrës Ndërkombëtare mbi Sigurinë Brent Scowcroft, zoti Franko Frattini. Shkëlqesi, ju falënderoj për kohën juaj të çmuar në këtë konferencë.

Unë gjithashtu shpreh vlerësimin për pjesëmarrjen në këtë konferencë të delegacioneve të Ministrave, Ambasadorëve, përfaqësuesve dhe atasheve ushtarakë nga vendet e rajonit tonë. Faleminderit për praninë tuaj.

Së bashku me personalitete të nivelit të lartë të përmendur tashmë, kjo konferencë gjithashtu sjell së bashku përfaqësues të shquar nga organizatat ndërkombëtare në fushën e sigurisë së gjerë ose detare, të tilla si Qendra Marshall, SELEC, JIC TC, ICITAP etj. Faleminderit paraprakisht për pjesëmarrjen tuaj dhe përvojën që ju do të ndani me ne.

Ne jemi gjithashtu të privilegjuar që kemi pjesëmarrës nga 15 institucione të sigurisë kombëtare, institucione qeveritare dhe jo-qeveritare. Më lejoni të bëj një falënderim për të gjitha organizatat e përfaqësuara këtu.

S

(6)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 6

Tani, disa fjalë në lidhje me temën kryesore të konferencës. Ne do të diskutojmë sot rreth një çështje shumë të rëndësishme për vendet tona, qeverive tona dhe gjithë rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon.

Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi, përhapja e Armëve të Shkatërrimit në Masë, trafikimi ilegal i drogës, njerëzve dhe armëve, pirateria, ndotja detare - janë të një natyre trans-kombëtare ose globale. Këto rreziqe mund të kapërcejnë kufijtë pa pyetur për pasaporta dhe viza, dhe ne nuk mund t’i injorojmë ato me lehtësi.

Në këtë kontekst, besoj se të gjithë biem dakord që këto sfida kërkojnë më shumë se përpjekje individuale për t’u menaxhuar me sukses. Është e nevojshme të adoptojmë zgjidhje inteligjente dhe të aplikojmë veprime të përbashkëta Kjo është arsyeja pse, kjo konferencë ka sjellë së bashku të gjitha vendet dhe qeveritë tona për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira në fushën e sigurisë detare.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, unë kam besim të plotë se, me kontributet dhe diskutimet tuaja të frytshme, konferenca do të gjenerojë ide të freskëta dhe të frytshme, zbulime dhe rekomandime për bashkëpunimin e ardhshëm të vendeve tona.

Kjo konferencë do të ketë dy panele. Në panelin e parë do të diskutojnë personalitetet e ftuara, kurse paneli i dytë, do të bashkë-moderohet nga Ministri Imami dhe z Franko Frattini dhe do të përqendrohet në perspektivat kombëtare, si dhe në qasjet ndër-institucionale dhe rajonale.

(7)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 7

Prof.Dr. Sali BERISHA

Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

ë pari, dëshiroj të përshëndes përzemërsisht organizatorët e kësaj konference për një çështje shumë të rëndësishme, e cila ka të bëjë me sigurinë e këtij rajoni, por edhe më gjerë se ky rajon.

Detet e rajonit bashkojnë të gjitha vendet, nga veriu në jugun e Ballkanit dhe janë dete në të cilat lundron një fluks i jashtëzakonshëm tregtar nga e mbarë bota në drejtim të Evropës dhe nga mbarë Evropa në drejtim të kontinenteve të tjera. Këto dete bashkojnë disa vende që kanë ndër potencialet më të jashtëzakonshme turistike të planetit.

Trashëgimia historike i ka bërë këto vende të lakmuara nga e gjithë bota, për t’u vizituar për pasuritë mahnitëse kulturore që kanë. Detet e këtij rajoni janë ndër më të pasurat e planetit.

Natyrisht, me shumë propabilitet, në nëntokën e tyre ka rezerva shumë të mëdha hidrokarburesh, por ky rajon ka edhe një specifikë tjetër të madhe dhe kjo specifikë është se si krahu juglindor i Aleancës së Atlantikut të Veriut është direkt i kufizuar me zona të cilat ende nuk kanë stabilitetin e duhur dhe, në këtë kontekst janë më të lidhura apo mund të shfrytëzohen më shumë nga organizata dhe rrethe terroriste si baza për të ndërmarrë veprime qoftë në këto dete, qoftë në vende të tjera të Evropës.

Të gjithë këta faktorë së bashku bëjnë të domosdoshëm një përpjekje serioze të madhe. Pra gjithë kjo rëndësi e madhe dhe këto potenciale të këtij rajoni bëjnë të domosdoshëm sundimin e ligjit në detet tona, të ligjit kombëtar dhe ligjit ndërkombëtar. Ky është kushti më themelor për të garantuar sigurinë e tyre. Kjo kërkon një përpjekje shumë të madhe. Unë ju garantoj se Shqipëria përpiqet në mënyrën më serioze për një luftë me tolerancë zero ndaj dhunimit të ligjit në ujërat e saj territoriale.

Në këtë kontekst, ne për vite të tëra ndaluam disa mjete lundruese të vogla, skafet, të cilat nuk ishin gjë tjetër përveç se industri e krimit të organizuar. U shpëtuan me

S

(8)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 8

qindra e qindra jetë, por u bë edhe një koordinim më i shkëlqyer i përbashkët me autoritetet italiane në luftën ndaj krimit të organizuar. Sot, falë një ndihme shumë të çmuar që Roja Bregdetare dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë, ndihmës që Italia mike i ka dhënë Shqipërisë, përpjekjes sonë për të prodhuar në vend anije bregdetare në një partneritet me autoritetet holandeze, ngritja e Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale të Detit, të gjitha këto së bashku kanë forcuar fibrën e kontrollit të ujërave territoriale nga autoritetet shqiptare. Një koordinim i mirë me dy vendet fqinje funksionon dhe është i vazhdueshëm.

Mendoj se edhe më shumë duhet të bashkërendojmë përpjekjet për të garantuar flukset e mëdha tregtare, për të garantuar rrugët energjetike që mesa duket do të fillojnë shpejt të lëshojnë shtat. Dhe ky është vetëm fillimi. Ky projekt është projekti i parë i madh, po flukse të tjera të mëdha energjetike nga Mesdheu, nga rajoni, janë potenciale të mundshme. Pra në këtë koordinim të përbashkët vendet tona duhet të marrin përgjegjësi për rajonin, për dete më të sigurta në rajon dhe më gjerë.

Siç theksoi miku im Franko Frattini, ky është një rajon i madh evropian, rajon i cili në Evropën e rajoneve duhet të ketë vendin, peshën, rëndësinë dhe perspektivën e tij. Ky është një rajon me potenciale të jashtëzakonshme, por në qoftë se e vështron, ky është rajoni ku mungojnë më shumë se në çdo rajon tjetër projektet e mëdha evropiane. Konsolidimi i konceptit do të bindë vendimmarrësit se zhvillimi i këtij rajoni është interesi jetik më i mirë i të gjitha rajoneve të tjera të Evropës, pasi këtu potencialet janë ndoshta më të mëdha se kudo, por këto janë për t’u shfrytëzuar dhe për t’u zhvilluar.

Prej 20 vitesh diskutohet Korridori i 8-të, e cila është rruga natyrale e njerëzimit.

Kur them njerëzimin, kam parasysh edhe dy kontinente të tjera. E vërteta është që ai Korridor është segment i Egnatias, por është në një mënyrë segment i Rrugës së Mëndafshit. Unë ftoj që të bëjmë gjithçka për ndërtimin e tij. Qeveritë e vendeve tona, pavarësisht nga vështirësitë, duhet ta ndërtojnë atë korridor. Duhet ta ndërtojnë atë Korridor si një korridor zhvillimi, promovues zhvillimi të fuqishëm për vendet e tyre, por edhe për rajonin dhe më gjerë.

Anëtarësimi në NATO i Shqipërisë dhe Kroacisë e ka bërë më të sigurt rajonin. Uroj dhe dëshiroj që vendet fqinje të rajonit, të ecin me hapa të shpejta dhe kanë mbështetjen e plotë të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit të tyre në Aleancën e Atlantikut të Veriut, çka vetëm do ta bënte rajonin më të sigurt dhe do të ishte një hap i rëndësishëm në sigurinë e mëtejshme të krahut juglindor të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Edhe njëherë ju falënderoj shumë për këtë konferencë që keni organizuar dhe, në emër të qeverisë, ju përcjell urimet më të mira.

(9)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 9

Z. Aleksandër ARVIZU

Ambasador i SHBA në Tiranë

ua të falënderoj posaçërisht ministrin Arben Imami, për organizimin e kësaj konference dhe drejtorin e parë të Qendrës Kombëtare për Sigurinë dhe Mbrojtjen të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Major (R), Maksim Malaj për organizimin dhe drejtimin e kësaj konference.

Konferenca e sotme përfaqëson një hap të parë, në një rrugë të gjatë shumëvjeçare drejt bashkëpunimit rajonal për të përmirësuar sigurinë rreth deteve Adriatik dhe Jon dhe gadishullin e Ballkanit. Si e tillë, axhenda është hartuar jo vetëm për paraqitjen e sfidave të sigurisë në rajon, por edhe disa nga përpjekjet për të adresuar këto sfida.

Në botën e sotme të globalizuar të komunikimit pothuajse të menjëhershëm, kërcënimet me të cilat përballemi nuk njohin zona të caktuara të përgjegjësisë, kufij ndërkombëtarë, apo ndarje gjeografike. Prandaj, ne duhet të punojmë së bashku në mënyrë që të adresojmë këto kërcënime duke kapërcyer qasjet tona të fragmentuara dhe duke zhvilluar strategji të karakterizuara nga përpjekje me fleksibilitet dhe integritet.

Plasaritjet e krijuara prej ndarjes së fragmentuar të përgjegjësive, shfrytëzohen nga ata që mund të krijojnë pasiguri dhe do të kërkojnë të anashkalojnë ligjet e trojeve tona. Vetëm duke i mbyllur ato plasaritje dhe ndarje ne mund të adresojmë në mënyrën më të mirë sfidat e sotme të sigurisë. Mjeti kryesor për ta bërë këtë është komunikimi i hapur, i vazhdueshëm dhe transparent. Shkëmbimi i hapur i informacionit nuk dobëson sigurinë e brendshme. Ai bën të kundërtën.

Në shkallë ndërkombëtare, NATO përfaqëson aleancën më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë dhe kjo nuk do të ekzistonte pa komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbim të informacionit.

D

(10)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 10

Në shkallë kombëtare, Qendra Ndër-Institucionale Operacionale Detare, ose QNOD, këtu në Shqipëri përfaqëson një manifestim të përpjekjeve për të krijuar një komunikim të hapur dhe koordinim ndërmjet ministrive. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka mbështetur QNOD-në që nga fillimet e saj dhe në 18 muajt e kaluar ka ndihmuar në zhvillimin e saj të vazhdueshëm nëpërmjet një numri konkret stërvitjesh dhe aktivitetesh trajnuese.

Në fakt, ne do të kryejmë dy stërvitje të tjera në gusht. Këto stërvitje janë rritur në pikëpamje të kompleksitetit dhe, në muajt dhe vitet e ardhshëm, ato do të vazhdojnë të promovojnë dhe të forcojnë komunikimin dhe bashkëpunimin mes shtatë ministrive shqiptare të përfaqësuara në kuadër të QNOD. Vetëm përmes bashkëpunimit dhe koordinimit, QNOD mund të prodhojë sigurinë detare të nevojshme që Shqipëria të përfitojë nga potenciali ekonomik që ekziston përgjatë bregdetit të saj prej 320 kilometrash të gjatë.

Megjithatë, sado e fortë të bëhet QNOD nëpërmjet zhvillimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të komunikimit dhe koordinimit ndër-ministror, nuk mund të arrihet një siguri e plotë pa bashkëpunim rajonal.

Kjo është arsyeja përse jemi sot këtu për të diskutuar. Ashtu si progresi i QNOD-së është i ngadalshëm, por i qëndrueshëm, arritja e bashkëpunimit rajonal kërkon kohë dhe përpjekje më të mëdha. Por, çdo udhëtim me vlerë nis duke bërë një hap të parë, dhe sot këtu në Tiranë, në Shqipëri, ne po bëjmë hapin e parë.

Falënderoj Kryeministrin Berisha për vizionin e kësaj konference, Ministrin Imami dhe Drejtorin Malaj për gjithë punën e vështirë në organizimin e saj. Ambasada e SHBA mirëpret marrjen e hapave së bashku me Shqipërinë dhe partnerët e saj rajonalë për të adresuar sfidat e sigurisë së botës së sotme të ndërlidhur dhe të ndërvarur.

(11)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 11

Z. Franko FRATTINI

Kryetar i Këshillit Italian të Atlantikut

am veçanërisht i kënaqur që ndodhem sot në Tiranë, veçanërisht për të diskutuar këtë temë të rëndësishme.

Italia ka luajtur një rol shumë aktiv në nisjen e "Iniciativës Adriatiko-Joniane", gjatë Konferencës mbi "Zhvillimin dhe Sigurinë në detet Adriatik dhe Jon", në maj të vitit 2000 në Ankona.

Kjo iniciativë përfshin të gjitha shtetet përreth deteve Adriatik dhe Jon dhe qëllimi i saj "synon promovimin e zhvillimit në këtë fushë me qëllimin final ambicioz për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian". Unë mbetem i bindur se ky qëllim ambicioz do të ndihmojë jo vetëm vendet e rajonit, por dhe ndërtimin e një Evrope më të bashkuar.

Korridoret e transportit, tubacionet e prodhimit të energjisë, energjia e gjelbër, ekonomia blu, tregëtia dhe investimet, lëvizja e njerëzve, mbrojtja e mjedisit, transporti detar dhe një hapësirë më e sigurt detare, janë sektorë ku ekziston nevoja për të zbatuar projekte strategjike duke krijuar kushtet për inovacion dhe konkurueshmëri.

Vizioni është për të ndihmuar në zhvillimin e një fushë të rëndësishme, të ndërlidhur me Evropën Qendrore, me pjesët lindore dhe perëndimore të Evropës, por edhe me rajonin e Mesdheut. Në fakt, nuk ishte rastësi që Deklarata e Përbashkët që Këshilli i Adriatikut dhe Jonit firmosi në Ankona në maj 2010, shpalli krijimin e një makro-rajoni. Dhe ju të gjithë e dini se, si Ministër i Jashtëm i Italisë, kam luajtur një rol shumë aktiv në këtë çështje.

Unë jam i kënaqur kur shoh se ky koncept i krijimit të një “makro-rajoni Adriatiko- Jonian”, i ndërlidhur me makro-rajonet e tjera, tani përdoret si nga Komisioni Evropian ashtu dhe nga Parlamenti Evropian.

J

(12)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 12

Më lejoni të shqyrtojmë për një moment - sidomos kur flasim për sfidat e sigurisë së rajonit Adriatiko-Jonian, e cila është tema e konferencës sonë - ndërvarësinë me makro-rajonin e Mesdheut.

Mendoni, për shembull, për perspektivat e përbashkëta mjedisore, bujqësore, dhe çështjet sociale si emigracioni dhe tregjet e punës por edhe për çështje të tilla si rrugët e transportit dhe energjisë.

Duke parë sfidat e sigurisë, përveç trafikut tregtar detar, detet Adriatik dhe Jon dhe Deti Mesdhe, janë përdorur nga rrjetet kriminale, për trafikimin e qenieve njerëzore dhe armëve, të cilat gjithashtu janë shfrytëzuar nga rrjetet terroriste trans- nacionale.

Terrorizmi ka një dimension ndër-kufitar dhe prandaj kërkon bashkëpunim ndër- kufitar, nëpërmjet shkëmbimit të inteligjencës, sigurisë së kufijve, mbrojtjen e infrastrukturave të rëndësisë së veçantë, menaxhimin e pasojave, ndërgjegjësim më të mirë për kërcënimet, zhvillimin e aftësive të duhura kundër-terrorizmit dhe angazhim më të madh mes organizatave ndërkombëtare, të tilla si NATO dhe BE, si dhe shtetet e interesuara në nivel trans-nacional.

Siguria Detare - si në aspektin e bashkëpunimit trans-nacional midis agjencive të zbatimit të ligjit dhe të inteligjencës ashtu dhe në drejtim të mbrojtjes ndaj sulmeve terroriste të infrastrukturave të rëndësisë së veçantë dhe të rrugëve të furnizimit me energji - është një sfidë e përbashkët e sigurisë për vendet në rajonin Adriatik dhe Jon, si dhe për ato në rajonin e Mesdheut.

Detet Adriatik dhe Jon janë linja të rëndësishme të transportit të pasagjerëve, mallrave dhe energjisë, rëndësia e të cilave do të vazhdojë të rritet, sidomos kur shikojmë zhvillimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Unë shpresoj që të gjitha palët e interesuara do të konfirmojnë angazhimin e tyre përkatës për të lëvizur në fazën operacionale të këtij projekti që Italia, Shqipëria dhe Greqia, mes të tjerash, e mbështesin fort.

Kapacitetet depozituese në Shqipëri, gjithashtu do të mundësojnë sigurinë e furnizimit me gaz për tregjet evropiane edhe në rast të ndërprerjeve operacionale.

Qartësisht, siguria e kësaj infrastrukture kritike kundër sabotimit ose sulmeve terroriste përfaqëson një interes të përbashkët të sigurisë për të gjitha vendet që do të përfitojnë nga Gazsjellësit Trans Adriatik. Siguria e infrastrukturës dixhitale të TAP nga sulmet kibernetike do të jetë gjithashtu e rëndësishme.

Unë do të doja të theksoja, në përfundim të fjalës sime, se Koncepti i Ri Strategjik i NATO-s nënvizon rëndësinë e përpjekjeve ndërkombëtare për të siguruar aftësitë e nevojshme kundër sulmeve apo ndërprerjeve të linjave jetike të transportit dhe komunikimit, nga të cilat varet tregtia ndërkombëtare, siguria e energjisë dhe mirëqenia. Ky koncept gjithashtu thekson rëndësinë e sigurisë bashkëpunuese në ballafaqimin me sfidat e sigurisë trans-nacionale, të tilla si krimi i organizuar, terrorizmi ndërkombëtar, siguria e energjisë dhe siguria kibernetike.

(13)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 13

Është e rëndësishme të theksohet se vendet që i përkasin rajonit të Adriatikut dhe Jonit janë anëtarë, partnerë, ose aspirojnë të bëhen anëtarë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Bindja ime e thellë është se nuk ka mundësi të tjera alternative për të gjitha vendet e këtij rajoni, sesa integrimi i plotë Euro-Atlantik.

Jam i bindur se përpjekjet e përbashkëta midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian do të jenë vendimtare për të menaxhuar në mënyrë efektive sfidat e sigurisë për makro-rajonin Adriatiko-Jonian. Për këtë qëllim, megjithatë, nevojitet drejtim dhe udhëheqje e fortë politike.

Mbrojtja e qytetarëve dhe siguria e tyre është dhe duhet të mbetet një prioritet maksimal për të gjitha qeveritë demokratike. Ne, partnerët evropianë, nuk duhet të konsiderohemi si "fuqi të buta", si shtojcë për ofruesin kryesor të sigurisë, SHBA.

Pra, qëllimi më i rëndësishëm politik - për të ardhmen e NATO-s dhe në kohërat e krizës ekonomike - është përfshirja më e fortë e partnerëve evropianë, duke inkurajuar zgjidhje të koordinuara politike se ku ne mund të shkurtojmë dhe ku kemi nevojë për investime të reja dhe se si të organizojmë më mirë një ndarje të punës mes aleatëve. Me pak fjalë, na duhet të punojmë edhe më shumë drejt bashkëpunimit se sa dublikimit, duke përdorur tërësisht nismën "Mbrojtja e Zgjuar".

Kam thënë se Ballkani Perëndimor është në mënyrë të pakthyeshme pjesë e Evropës. Dhe si e tillë duhet të jetë gjithashtu një komponent i rëndësishëm i një Aleance Atlantike të fortë, të bashkuar dhe vizionare, përmes një proçesi tashmë të nisur me sukses dhe se ne të gjithë jemi të përkushtuar për ta inkurajuar dhe mbështetur atë.

(14)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 14

Z. Arben IMAMI

Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë

aleminderit zotërinj Ministra, Ambasadorë, si dhe Zonja e Zotërinj pjesëmarrës në Konferencën Rajonale mbi "Sfidat e Sigurisë së Adriatikut dhe të Jonit ".

Jemi mbledhur në këtë konferencë për dy qëllime kryesore: Së pari, si të shfrytëzojmë mundësitë e ofruara nga zona detare përreth nesh në interes të zhvillimit të përbashkët rajonal, dhe së dyti; si të adresojmë dhe të organizojmë një përgjigje më të mirë rajonale ndaj sfidave që mund të përballemi në këtë hapësirë detare, jetike për të gjithë ne.

Si vende anëtare të NATO-s apo si partnerë, ne jemi tani të gjithë më të vetëdijshëm për rëndësinë e projekteve të përbashkëta që mund të ndihmojnë për të sjellë vendet tona të vogla rajonale më afër, përmes një bashkëpunimi më të ngushtë dhe gjithëpërfshirës, të interesuar në mënyrë direkte në një qasje të konceptit të NATO-s për një Mbrojtje të Zgjuar.

Rajoni i Adriatikut dhe Jonit është i përbërë nga vende anëtare, aspirantë apo partnerë të NATO-s. Ato gjithashtu janë anëtarë, kandidatë ose kandidatë potencialë të BE-së. Sipas mendimit tim, në qëllimin tonë të përbashkët për një zonë më të sigurt dhe të begatë detare, ne mund të përfitojmë nga sukseset dhe arritjet e njëri- tjetrit, por gjithashtu mund të mësojmë edhe nga praktikat më të mira të njëri- tjetrit.

Të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë konferencë kanë akses ose ndodhen në afërsi të zonës së Adriatikut dhe Jonit. Vendi im, Shqipëria, ndan një vijë bregdetare prej rreth 410 km, nga të cilat 240 km në detin e Adriatikut dhe 170 km në atë të Jonit.

Gjithashtu, pothuajse çdo vend në rajon, direkt dhe indirekt, gëzon avantazhet dhe përfitimet e kësaj hapësire detare.

F

(15)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 15

Duke e konsideruar këtë zonë detare si një aset të vlefshëm për qytetarët tanë, qeveria shqiptare e ka kthyer atë në një fushë prioritare të zhvillimit, duke:

- rritur masat e sigurisë në zonat detare, veçanërisht në lidhje me ruajtjen dhe mbikëqyrjen detare;

- lehtësuar bashkëpunimin ndër-qeveritar në lidhje me ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të burimeve natyrore dhe habitateve;

- mbështetur lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve;

- krijuar klimën më të favorshme për mbështetjen e veprimtarive turistike;

- promovuar partneritet të ngushtë dhe politika të fqinjësisë së mirë me vendet që ndajnë të njëjtat ujëra.

Këto masa kanë ndihmuar në shndërrimin e zonës ujore të detit Adriatik dhe Jon në një hapësirë të mundësive të shumta për zhvillimin e vendit.

Shqipëria, dhe besoj se edhe vendet tuaja, janë tërësisht të interesuara dhe sigurisht janë të vendosura për të kapërcyer të gjitha rreziqet dhe sfidat e zonës detare, të cilat kanë rezultuar se janë me komplekse dhe që na përfshijnë të gjithë ne, në fenomene të tilla si: terrorizmi; krimi i organizuar; trafikimi ilegal i qenieve njerëzore; i armëve dhe lëndëve narkotike; materialeve të rrezikshme; kontrabanda detare; ndotja e mjedisit; aksidentet detare; siguria e porteve, etj.

Në këtë kontekst, ne mund të prezantojmë me krenari një nga vendimet më të mira që Qeveria e Republikës së Shqipërisë ndërmori për një zonë më të sigurt detare, duke krijuar Qendrën Ndër-institucionale Operacionale Detare (QNOD).

Krijimi i kësaj qendre, ishte përfundimi i një qasje ndër-institucionale në një qëllim të përbashkët: rritjen e vazhdueshme të nivelit të sigurisë detare, përmes aktiviteteve të zbatimit të ligjit pa kompromis kundër të gjitha aktiviteteve të paligjshme në det.

Ky ishte një objektiv i vlefshëm për Ministrinë e Mbrojtjes, të Brendshme, të Bujqësisë, të Financës, etj. Bashkëpunimi i disa institucioneve në një Qendër të vetme, u bë i mundur nëpërmjet harmonizimit të tre shtyllave kryesore të qasjes ndër-ministrore që kemi adoptuar:

1. Ndërtimi i një strategjie kombëtare gjithëpërfshirëse;

2. Financimi dhe investimi i vazhdueshëm;

3. Zhvillimi i kapaciteteve të kërkuara nga të gjitha institucionet pjesëmarrëse.

(16)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 16

Nga ana tjetër, korniza ligjore, ndarja dhe koordinimi i përgjegjësive të dallueshme nga institucionet e përfshira kërkonte një sërë përpjekjesh në mënyrë që ato të ishin funksionale dhe ndër-operacionale. Për këtë qëllim:

- U krijua me një ligj të veçantë Qendra Ndër-institucionale Operacionale Detare (QNOD). Ligji përcakton të gjitha detyrat dhe aftësitë për secilin institucion sipas llojit të misionit të tyre.

- QNOD ka kontrollin operacional të kapaciteteve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Transportit, dhe Ministrisë së Financave etj.

Bashkëpunimi i ministrive që kanë interesa në det është duke u bërë gjithnjë e më i konsoliduar;

- QNOD ka një sistem modern të mbikqyrjes detare të bazuar në teknologjinë më të përparuar “Lockheed Martin”, pajisje dhe sisteme të teknologjisë së lartë, të tilla si “TIMS” dhe “MEMEX”;

- QNOD përdor dhe kapacitetet e Rojës Bregdetare të Ministrisë së Mbrojtjes, anije roje të patrullimit të bregdetit të prodhuara në RSH në bashkëpunim me kompaninë holandeze “Damen”;

- QNOD gjithashtu përdor helikopterët “Cougar” të Ministrisë së Mbrojtjes për operacionet e kërkim-shpëtimit në det, të cilët kanë prioritet në operacionet e kërkuara në hapësirën detare.

Unë përfitoj nga ky rast, për të falënderuar në mënyrë të veçantë Departamentin e Mbrojtjes dhe Ambasadën e SHBA-ve për mbështetjen e QNOD në kryerjen e trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta, si dhe mbështetjen për modernizim. Të gjitha këto kanë ndihmuar në krijimin e aftësive të plota profesionale të Qendrës.

Përpjekjet e deritanishme të kësaj qasje të integruar kanë dhënë rezultate të rëndësishme. Unë do të përmend këtu vetëm disa prej tyre:

- Mbi 60 operacione të Kërkim- shpëtimit në det (SAR) janë kryer për të ndihmuar qytetarët vendas, të huaj dhe turistë;

- Mbi 10 ton lëndë narkotike janë bllokuar në periudhën 2010-2013;

- rreth 130 inspektime në bord janë kryer vetëm gjatë vitit 2012;

- rreth 2.9 ton lëndë narkotike janë sekuestruar në operacionet anti-trafikim;

- 6 automjete dhe 14 njerëz janë bllokuar dhe ndaluar me veprimtari të paligjshme, etj.

Jam i sigurt që kolegët e mi nga vendet e rajonit do të sjellin përvojat e tyre në këtë drejtim në luftën për përballimin e sfidave të sigurisë në hapësirën e tyre detare.

(17)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 17

Kjo është një përmbledhje e përpjekjeve kombëtare të Republikës së Shqipërisë si një praktikë e mirë në çështjet e sigurisë në hapësirën detare në Adriatik dhe Jon. Ne jemi të interesuar për të shkëmbyer pikëpamjet dhe perspektivat tona kombëtare dhe ne jemi të gatshëm për të ndarë me njëri-tjetrin praktikat tona më të mira, në interes të bashkëpunimit të mëtejshëm në hapësirën e përbashkët detare.

Sipas mendimit tim, si anëtarë, partnerë, kandidatë ose kandidatë potencialë të NATO-s ose BE-së, është koha e duhur për të shkuar përtej organizimit dhe qasjeve kombëtare, duke hapur rrugë dhe formate të gjera të veprimit. Sfidat Ndër- shtetërore dhe rajonale kërkojnë qasje inteligjente të bazuara mbi zgjidhjet ndër- shtetërore dhe rajonale. Sfida Adriatiko-Joniane është njëra prej tyre.

Ne kemi diskutuar, ndonëse shkurtimisht mbi këto çështje edhe në raste të tjera të ndryshme, siç janë takimet tona të A-5, diskutimet dypalëshe dhe të tjera formate bashkëpunimi. Unë kujtoj se vende të tilla si Kroacia, Mali i Zi së bashku me Italinë kanë shprehur tashmë mjaft interes në bashkëpunime të tilla.

Në këtë kontekst të përgjithshëm, më lejoni të inkurajoj të gjithë, për më shumë përpjekje të përbashkëta, qoftë dy e më shumë palëshe dhe rajonale, të ndjekura nga qasje inteligjente.

Së fundi, më lejoni të përdor këtë konferencë për të dhënë një mesazh promovues për Qendrën e krijuar kohët e fundit për Studime të Sigurisë dhe të Mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe Drejtorin e kësaj qendre, Gjeneral Maksim Malaj, ish- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Kjo konferencë është aktiviteti i parë i iniciuar dhe realizuar nga kjo qendër.

I uroj gjithë të mirat kësaj Qendre dhe ju ftoj për të hapur një dritare të re të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e kërkim - zhvillimit.

(18)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 18

Znj. Edit HARXHI

Zëvendësministre, Ministria e Jashtme e Shqipërisë

shtë kënaqësi e veçantë të marr pjesë sot në punimet e Konferencës Rajonale mbi Sfidat e Sigurisë Adriatiko-Joniane, sfida këto që padyshim tejkalojnë dimensionet kombëtare. Hapësira detare Adriatike dhe Joniane, përveç se një zonë gjeografike e përbashkët dhe me interes të madh për bashkëpunim ekonomik, mbetet një sfidë në dimensionin e sigurisë rajonale.

Kjo konferencë e organizuar sot në Tiranë, nuk është vetëm një dëshmi e progresit të gjithanshëm të Shqipërisë, por edhe një moment reflektimi mbi transformimet pozitive të rajonit tonë. Të gjithë ndihemi të inkurajuar nga progresi i deritanishëm në rajon, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin rajonal, i cili synon realizimin e aspiratave të përbashkëta të vendeve të rajonit për integrimin e plotë Euro-Atlantik në një të ardhme të afërt.

Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike, jo thjesht për pozitën e tij të rëndësishme gjeografike, por edhe për faktin që vlerat demokratike, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, janë tashmë të konsoliduara, duke i shërbyer kështu paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë dhe përtej tij.

Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare dhe nismat rajonale për sigurinë në këto dy dete. Që nga viti 2007 Shqipëria është pjesëmarrëse në Operacionin detar të NATO-s kundër terrorizmit

“Active Endeavour” në Mesdhe. Shqipëria ka demonstruar angazhim tepër serioz në luftën kundër trafiqeve të paligjshme në hapësirën detare duke ndërvepruar intensivisht me vendet fqinje, si Italia. Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë është angazhuar për ta bërë vendin palë të konventave ndërkombëtare mbi detin, si ato që lidhen me kërkim-shpëtimin në det; me të drejtën e detit; me aktet e paligjshme në lundrimin detar; me trashëgiminë kulturore ujore; me ruajtjen e pasurive ujore etj.

Ë

(19)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 19

Kam kënaqësinë të përmend se kjo konferencë përkon me mbajtjen dy ditë më parë (27 maj 2013) në Bruksel, të Takimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës Adriatiko-Joniane, ku Shqipëria mori për të dytën herë Presidencën e kësaj Nisme, për periudhën Qershor 2013 - Maj 2014. Ky angazhim ilustron më së miri përkushtimin serioz të Shqipërisë ndaj bashkëpunimit rajonal, si dhe synimin për të qenë aktor aktiv në këtë bashkëpunim. Dua të theksoj se Presidenca jonë në Nismën Adriatiko-Joniane, përkon dhe me një moment nga më të rëndësishmet e këtij organizmi rajonal: Strategjinë e BE-së për Makro-Rajonin e Adriatikut e Jonit.

Ne kemi besim të plotë se ky dokument strategjik për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, do të miratohet në fund të vitit 2014, gjatë presidencës italiane të BE, ku një pjesë e rëndësishme do të jetë edhe strategjia e detit.

Në kontekst të presidencës shqiptare të Nismës Adriatiko-Joniane, do të sugjeroja që t’i kushtohet një vëmendje edhe dimensionit të sigurisë detare dhe asaj energjetike, veçanërisht rrugëve të komunikimit detar, sigurisë së porteve, si dhe korridoreve energjike në Adriatik dhe Jon.

Për të përballuar sfidat globale dhe ato rajonale të sigurisë, nevojitet më tepër bashkëpunim, ndërveprim dhe partneritet mes nesh. Si vende partnerë, kandidatë potencialë, kandidatë apo anëtarë të NATO-s, apo të BE-së, mendoj se ka ardhur koha të jemi më të guximshëm duke tejkaluar organizimet dhe përqasjet kombëtare, duke i hapur rrugë formateve shumëpalëshe e rajonale, në përballimin e sfidave të përbashkëta. Sfidat e Adriatikut dhe Jonit janë një prej tyre. Në këtë kontekst, do të vlerësoja dhe inkurajoja përpjekjet e përbashkëta për forcimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër të hapësirës Adriatiko-Joniane, si dhe për gjetjen e përqasjeve

“smart” në këtë drejtim.

Duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese, shpreh besimin se ky takim do të çojë më lart nivelin e bashkëpunimit, si dhe përballimin me sukses te të gjitha sfidave të sigurisë me të cilat përballet ky rajon, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.

(20)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 20

Z. Zoran SAJINOVIC

Ndihmës Ministër, Ministria e Mbrojtjes e BiH

oti drejtues i konferencës, të nderuar ministra, shkëlqesi, miq e kolegë, është një kënaqësi dhe nder për mua të marr pjesë në diskutimin e sotëm të një teme shumë të rëndësishme; “Sfidat e Sigurisë në Detin Adriatik dhe Jon”.

Në fjalën time dëshiroj të reflektoj mbi nevojën për të identifikuar qartazi sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni ynë dhe të propozoj masa për të mos lejuar që sfidat e identifikuara të bëhen kërcënime të sigurisë, por për t’i kthyer ato në mundësi të reja dhe në terren për avantazhe konkurruese.

Në fillim më lejoni të përcjell urimet më të mira të Ministrit të Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, Z. Osmic, për një konferencë produktive dhe konstruktive, i cili për shkak të disa angazhimeve të marra më parë, nuk mund të merrte pjesë në këtë konferencë.

Fillimi i shekullit të 21-të, jo vetëm për Rajonin e Adriatikut e Jonit, por globalisht, ka qenë i karakterizuar nga fenomeni i sfidave të reja të sigurisë. Lufta, si burim tradicional i rrezikimit të sigurisë, që për fat të keq preku një pjesë të madhe të Evropës Jug-Lindore gjatë viteve 90, është shndërruar dhe (për fat të mirë) i është ulur rëndësia, ndërkohë që vendin ia kanë zënë sfidat e reja të sigurisë.

Nga kërkimet e panelit të nivelit të lartë të OKB-së, rezulton se kërcënimet kryesore me të cilat përballet bota e sotme janë: varfëria, sëmundjet ngjitëse, dhe degradimi i mjedisit; konfliktet mes dhe brenda shteteve; armët bërthamore, radiologjike, kimike dhe biologjike; terrorizmi; krimi i organizuar trans-nacional.

Kërcënimet e mësipërme janë të pranuara si të tilla, edhe nga shtetet dhe organizata të tjera. Dallimi i vetëm është prioriteti dhe niveli i zhvillimit. Përveç kërcënimeve të

Z

(21)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 21

zakonshme, ato që lidhen në mënyrë të veçantë me rajonin e Evropës Juglindore janë korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Studiuesit e çështjeve të Sigurisë sugjerojnë se kërcënimet dhe sfidat e sigurisë janë në procesin e transformimit të mëtejshëm - nga ato tradicionale konvencionale dhe lehtësisht të parashikueshme - në kërcënime të pazakonta, dinamike, burime të ndërthurura dhe të vështira për t’u kuptuar.

Krahas kërcënimeve të identifikuara dhe të përpunuara të sigurisë, të përmendura më sipër, rajoni ynë ka trashëgiminë e rezervave të mëdha të armëve dhe municioneve të tepërta, veçanërisht të armëve të kalibrit të lehtë. Nga njëra anë është posedimi i paligjshëm (mbetjet nga luftërat e kaluara dhe aseteve të fshehura nga civilë) dhe në anën tjetër posedimi i ligjshëm, por problematik (teprica të mëdha në forcat e armatosura, ...). Në të njëjtën kohë, demokracitë e reja, shtetet në tranzicion, shoqëritë post-komuniste dhe ato post-konfliktuale nën diktaturë të zgjatur, shihen si objektiva më të ndjeshëm dhe më të rrezikuar.

Të gjitha këto fakte tregojnë qartë se rajoni ynë është terren potencial për kërcënime të reja të sigurisë. Për t’u përballur me këto sfida, nevojitet një strategji gjithëpërfshirëse, e cila të përfshijë një rajon sa më të gjerë dhe shoqërinë brenda tij.

Kjo është plotësisht në përputhje me nevojat dhe pritshmëritë e qytetarëve tanë për demokraci, sundimin e ligjit dhe të gjitha aspekteve të sigurisë brenda një shoqërie.

Pra, shumë sfida sigurie dhe pyetje të hapura, por cilat janë përgjigjet? Përgjigjet me siguri duhet të përfshijnë një reformë gjithëpërfshirëse të sektorit të sigurisë;

bashkëpunim rajonal të bazuar në program dhe të orientuar në detyra, si dhe në fund integrim të plotë i të gjitha vendeve të rajonit në strukturat ekonomike dhe të sigurisë Euro-Atlantike.

Gjithsesi, rajoni i Evropës Juglindore, shpeshherë i konsideruar si pjesa më e paqëndrueshme e Evropës, sot, krahas sfidave të shumta të pazgjidhura, tregon përmirësim të konsiderueshëm në marrëveshjet e bashkëpunimit, mes vendeve të NATO-s dhe BE-së dhe vendeve që aspirojnë të bashkohen apo partnerizohen me këto dy organizata.

Por, disponueshmëria e burimeve të nevojshme për të përkrahur dhe mbështetur projektet e bashkëpunimit rajonal, mbeten problem.

Gjatë muajve të fundit është thënë shumë, por shumë pak është bërë në pikëpamje të sinkronizimit dhe efikasitetit të bashkëpunimit në Evropën Jug-Lindore. Unë do të propozoja që çdo aktivitet dhe projekt i Evropës Jug-Lindore duhet të koordinohet dhe të sinkronizohet pavarësisht formateve të ndryshme të iniciativave rajonale. Për këtë arsye, ne duhet të aplikojmë një qasje të ndërvarur dhe shumëplanëshe, në të cilën të gjitha përpjekjet rajonale, të implementuara nën organizata të ndryshme, duhet të rishikohen dhe të jenë në shërbim të arritjes së një zgjidhje të përbashkët.

(22)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 22

Për më tepër, ne mbështesim harmonizimin dhe racionalizimin e takimeve të organizuara nën organizata të ndryshme rajonale, si dhe harmonizimin e takimeve të të njëjtit nivel nën iniciativa të ndryshme të rajonit.

Së fundi, më lejoni të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ministrin Imami, për mikpritjen e madhe dhe atmosferën përgjithësisht shumë kreative dhe pozitive që rrethon këtë konferencë.

(23)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 23

Z. Viktor KOPRIVNIAK

Ndihmës Ministër, Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë

ë pari, më lejoni të falënderoj mikpritësit shqiptarë për organizimin e kësaj Konference dhe që na dhanë mundësinë për t’iu drejtuar pjesëmarrësve nga vendet e rajonit.

Do të doja të shprehja disa fjalë lidhur me sigurinë detare, sepse Detet Adriatik dhe Jon kanë burime natyrore me rëndësi të madhe për zhvillimin e vendeve tona.

Si pjesë e rajonit Adriatiko-Jonian, Kroacia është shumë e interesuar për rritjen e aftësive vepruese ndaj rreziqeve të sigurisë në det. Në këtë drejtim, ne po zhvillojmë një strategji që synon sinergji të përbashkët burimesh njerëzore dhe teknike në nivel kombëtar.

Në kontekstin e aderimit të afërm të Kroacisë në Bashkimin Evropian, ne mund të presim sfida të reja detare, me të cilat po përballen të gjitha vendet e tjera të Mesdheut. Në mënyrë që t’u përgjigjemi këtyre sfidave, institucionet shtetërore po krijojnë baza dhe parakushte ligjore; mundësi njerëzore të përshtatshme dhe burime materiale për operacionet e kontrollit të kufirit detar; për luftën kundër kalimeve të paligjshme të kufirit; terrorizmit; krimit të organizuar; përhapjes së Armëve të Shkatërrimit në Masë; peshkimit të paligjshëm, si dhe për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe mbrojtjes mjedisore. Deti Adriatik është lehtësisht i cënueshëm ndaj ndotjeve të ndryshme, dhe është e drejta jonë për të vënë në funksion një sistem efektiv të përgjigjes ndaj krizave, për parandalimin e incidenteve të mundshme.

Për të zhvilluar kapacitetet e veta, Republika e Kroacisë merr pjesë në mënyrë aktive në shumë iniciativa rajonale për sigurinë detare. Forcat Detare të Kroacisë janë anëtare aktive të Projektit ADRION përfshirë në Nismën Adriatiko-Joniane, e cila është në mbështetje direkte të zbatimit të Objektivave të Kapaciteteve të Forcave Detare. Ne mbështesim gjithashtu iniciativën e Marinës Italiane për krijimin e Forcës së Gatshme Detare ‘ADRION On Call’. Ministria jonë e mbrojtjes është nënshkruese e marrëveshjes për shkëmbimin e informacionit mes Shtabeve

S

(24)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 24

Operacionale të Forcave Detare të Detit Mesdhe dhe të Detit të Zi, përmes projekteve “Qendra Virtuale Rajonale e Trafikut Detar” dhe “Rrjeti Trans Rajonal Detar”.

Për më tepër, Kroacia mbështet çdo iniciativë për krijimin e një imazhi të vetëm radari dhe baze të dhënash në rajonin Adriatiko-Jonian. Ndër prioritetet në bashkëpunimin tonë rajonal duhet të jenë operacionet e kërkim-shpëtimit, me qëllim rritjen e sigurisë detare.

Shumë vende, përfshirë dhe Kroacinë, po përballen me shumë vështirësi financiare dhe organizative në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm në përgjigje të krizave, gjë që na drejton drejt bashkëpunimit dhe mbështetjes së përbashkët, në mënyrë të veçantë në raste fatkeqësish të mëdha, ku burimet e një shteti të vetëm janë të pamjaftueshme.

Ne jemi të bindur se; – në kontekstin e krizës aktuale financiare – koncepti i

“bashkimit dhe përdorimit” të përbashkët të strukturave kombëtare, burimeve financiare dhe ekspertizës, mund të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve tona për përballjen e sfidave të sigurisë. Në këtë aspekt, Strategjia e BE për rajonin Adriatiko-Jonian do të shërbejë si një stimul shtesë për sinkronizimin e përpjekjeve të përbashkëta në mbrojtjen mjedisore; përdorim të përgjegjshëm dhe racional të burimeve detare, si dhe rritje të sigurisë detare, për të siguruar përparim dhe zhvillim të qëndrueshëm të vendeve tona.

Si konkluzion, më lejoni të shpreh bindjen time se ne disponojmë forcën e mjaftueshme për të gjitha sfidat më të cilat po përballemi, si dhe aftësitë për të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme në nivel kombëtar dhe përtej-kombëtar, me qëllim ofrimin e stabilitetit, sigurisë dhe përparimit në Rajonin Adriatiko-Jonian.

(25)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 25

Z. Talat XHAFERI

Ministër i Mbrojtjes i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë

shtë një kënaqësi e veçantë të jem sot këtu me Ju në Tiranë dhe më lejoni t'ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë nga Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Imami. Jemi mirënjohës për përpjekjet e Republikës së Shqipërisë që të organizojë një konferencë mbi sfidat dhe perspektivat rajonale të sigurisë bashkë me të gjitha vendet e Nismës Adriatiko-Joniane dhe Ballkanit Perëndimor .

Ardhmëria e Republikës së Maqedonisë, si dhe e të gjitha vendeve Ballkanike është në BE. Na gëzon fakti që Republika e Kroacisë pas një muaj do të bëhet anëtarja e 28-të e BE-së dhe që të gjitha vendet tjera në Ballkanin Perëndimor sot ndodhen në të njëjtën rrugë evropiane. E njëjta gjë pritet nga të gjitha nismat rajonale, të përkrahin këtë rrugë dhe të ndihmojnë në përgatitjen e të gjitha vendeve ballkanike për anëtarësim në BE. Me këtë rast më lejoni që shkurtimisht të flas mbi perspektivat e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE, mbi kontributin tonë të përkushtuar në bashkëpunimin rajonal, si dhe mbi mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e tij.

Perspektivat e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE

Republika e Maqedonisë, sikur edhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, e kanë vendin në Evropë, por akoma i gjithë rajoni nuk është i integruar në BE. Afërsia gjeografike, trashëgimia historike, ndërvartësia e madhe midis shteteve, miqësitë e shumta, lidhjet e forta etnike dhe kulturore na bëjnë me dije se të gjitha shtetet nga Nisma Adriatiko-Joniane dhe Ballkani Perëndimor përkasin në një Rajon të vetëm.

Duke marrë parasysh karakteristikat specifike të Rajonit tonë të mrekullueshëm, ndërvartësinë sa më të madhe midis ekonomive kombëtare, ndikimin e BE-së dhe NATO-s, si dhe ndikimet e globalizimit, gjithë këto në masë të madhe përcaktojnë sfidat dhe mundësitë e zhvillimit dhe sigurisë në vendet e Rajonit. Lëvizja e lirë e

Ë

(26)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 26

njerëzve, mallrave dhe shërbimeve janë dobi të shumta nga integrimet evropiane, por njëkohësisht edhe sfida të mëdha. Migracioni ilegal, prania e terrorizmit, tregëtia me njerëz, drogë dhe armë janë sfida sigurie me të cilat përballen të gjitha vendet e Rajonit. Sfidat dhe problemet e përbashkëta kërkojnë edhe zgjidhje të përbashkëta, dhe vetëm së bashku mund të bëjmë shumë më tepër gjatë përballjes me të njëjtat.

Mësimet e nxjerra nga e kaluara na tregojnë se kjo është një qasje ku përfitojnë të gjithë pjesëmarrësit (win-win approach). Zgjerimi i BE-së dhe bashkëpunimi i fuqishëm rajonal dhe bilateral janë përgjigja më e mirë ndaj sfidave të përbashkëta dhe investimi më i madh për një Evropë të bashkuar dhe në prosperitet. Parë nga perspektiva jonë, me integrimin në BE nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnje- Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia do të mund të flitet për një Evropë të bashkuar dhe BE më të fuqishme si një aktor global në skenën ndërkombëtare.

Edhe Qeveria dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të vetëdijshëm se prioritetet strategjike - anëtarësimi në BE dhe NATO - mund të realizohen përmes:

zbatimit të reformave kombëtare; zhvillimit të bashkëpunimit rajonal dhe ruajtjes së marrëdhënieve ndërfqinjësore; si dhe me anë të kontributit të vazhdueshëm në sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe euroatlantik.

Qeveria është fuqimisht e përkushtuar në reformat kombëtare në të gjitha sferat me qëllim të fuqizimit të perspektivave evropiane. Edhe sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian nga viti 2012 Republika e Maqedonisë ka arritur progres të përgjithshëm të mirë dhe jemi plotësisht të përgatitur për të filluar negociatat për anëtarësim në BE, sa më shpejt të jetë e mundur. Në pritje të fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, Dialogu Aderues i Nivelit të Lartë (HLAD) ka futur një dinamizëm të ri në procesin integrues të Maqedonisë në BE. Arritjet kyçe përfshijnë zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, rritjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor, vazhdimin e reformave të administratës publike, reformimin e rregullave zgjedhore, si dhe avancimin e ekonomisë së tregut. Mes të tjerash, konsiderueshëm është përmirësuar edhe përfaqësimi i drejtë etnik dhe adekuat nëpër institucionet shtetërore. Në Ushtri, personeli i bashkësive etnike të jo-shumicës përbën rreth 27% të personelit ushtarak.

Në këtë pasqyrim pozitiv mbi reformat kombëtare përfshihen edhe reformat në mbrojtje. Ato vazhdimisht janë të drejtuara drejt zhvillimit progresiv të kapaciteteve ushtarake të dislokueshme ndërvepruese të Forcave tona të Armatosura.

Transformimi në rrjedhë i Armatës do të përfundojë në vitin 2015 me qëllim të zhvillimit të 50% të njësive dhe kapaciteteve të dislokueshme nga forcat e këmbësorisë të ushtrisë për kontribut në mbrojtjen kolektive të NATO-s dhe në operacionet shumëkombëshe të bashkuara, të udhëhequra nga NATO, BE dhe OKB.

Siç është e njohur, Republika e Maqedonisë është vazhdimisht e përkushtuar në kontributin afatgjatë në operacionet ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO, BE dhe OKB. Më konkretisht, sot japim kontribut në tre operacione ndërkombëtare

(27)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 27

(ISAF, EU ALTHEA dhe UNIFIL) me rreth 3% nga forcat e këmbësorisë të Ushtrisë.

Gjithashtu, si vend nikoqir vazhdojmë të sigurojmë edhe mbështetje logjistike të konsiderueshme për KFOR-in që nga viti 1999.

Republika e Maqedonisë vazhdimisht kontribuon në Politikën e Përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Në operacionin e EU ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë japim kontribut të vazhdueshëm nga viti 2006, ndërsa në vitin e kaluar për herë të parë morëm pjesë edhe në Grupin Luftarak të BE-së, më saktë në EUBG 2012/2. Ne presim që në të ardhmen të inkuadrohemi në EU BG të formuar kryesisht nga vendet e këtij Rajoni.

Kontributi në operacionet e udhëhequra nga NATO, BE dhe OKB mbetet prioritet i lartë për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Sidoqoftë, ambicjet tona në aspekt të kontributit nuk ndalojnë këtu. Vendi im, si një anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare dhe partner i përkushtuar afatgjatë i Aleancës, është plotësisht i përgatitur të vazhdojë me kontributin e vet edhe pas vitit 2014 në drejtim të arritjes së qëllimit tonë të përbashkët; – një Afganistan i sigurt, demokratik dhe në prosperitet. Në këtë kuptim, jemi të gatshëm të japim kontributin tonë në misionin e ri në Afganistan për trajnim, këshillim dhe përkrahje – përkrahje vendimtare.

Republika e Maqedonisë: promovues i bashkëpunimit rajonal

Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore paraqesin një pjesë thelbësore në progresin e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE. Ne jemi pjesëmarrës aktiv në nismat rajonale, përfshirë Procesin e Evropës Juglindore (South East European Cooperation Process-SEECP), Këshillin Rajonal për Bashkëpunim (Regional Cooperation Council - RCC), Marrëveshjen e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë (Central European Free Trade Agreement - CEFTA), Traktatin e Komunitetit të Energjisë (Energy Community Treaty), Marrëveshjen Evropiane për Hapësirë Ajrore të Përbashkët (European Common Aviation Area Agreement), SEDM, Kartën e Adriatikut- SHBA (The US-Adriatic Charter), …

Të vetëdijshëm se përforcimi i bashkëpunimit rajonal është një nxitës efektiv për arritje të stabilitetit politik dhe ekonomik, si dhe për integrimin në BE dhe NATO, Republika e Maqedonisë është fuqishëm e përkushtuar në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit rajonal në të gjitha fushat, përfshirë këtu edhe mbrojtjen.

Bashkëpunimi rajonal në mbrojtje përfshin konsultime të rregullta politike në forma të ndryshme, trajnime dhe stërvitje të përbashkëta, pjesëmarrje në qendrat trajnuese rajonale, formimin e njësive ushtarake ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrje të përbashkët në operacionin e udhëhequr nga NATO në Afganistan - ISAF.

Ne jemi të interesuar për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin rajonal në të gjitha fushat. Konkretisht, në bashkëpunimin në mbrojtje mundësitë janë të mëdha:

trajnime dhe stërvitje të përbashkëta, edukim, projekte të përbashkëta në frymën e mbrojtjes së mençur (Smart Defense), në mirëmbajtjen e kapaciteteve të

(28)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 28

përbashkëta (SEEBRIG, EUBG), si dhe në kontributin e përbashkët në operacionet ndërkombëtare .

Në kuadër të procesit SEDM bashkërisht kemi arritur rezultate të konsiderueshme.

Brigada Shumëkombëshe nga Evropa Juglindore (SEEBRIG) është projekti më i dalluar në këtë proces. Mbështesim vendosjen e SEEBRIG në operacionet e udhëhequra nga NATO, BE apo nga OKB.

Bashkëpunimi i afërm dhe i frytshëm rajonal me SHBA - Vendet e Grupit të Adriatikut (formati А-5), paraqet një formë shumë të suksesshme për përfshirje të të gjitha shteteve në Rajon, përfshirë këtu edhe Republikën e Kosovës. Mes të tjerash, bashkë kontribuojmë në ISAF, dhe planifikojmë që në Afganistan bashkë të kontribuojmë edhe pas vitit 2014. Në axhendën tonë kemi disa projekte të përbashkëta në fushën e trajnimeve, zhvillimit të kapaciteteve dhe aftësive të përbashkëta të dislokueshme, stërvitje të përbashkëta e tjera. Mbi projektet e përbashkëta do të bisedojmë në takimin e ardhshëm të Ministrave të Mbrojtjes të SHBA – Kartës së Adriatikut që do të mbahet në Ohër, Republikën e Maqedonisë, më 14 qershor 2013.

Të vetëdijshëm se reformat kombëtare në mbrojtje, në kushte të krizës ekonomike dhe buxhete të shkurtuara në mbrojtje, janë një sfidë e re e madhe, bashkë kemi filluar disa projekte rajonale. Me këtë rast dëshiroj të theksoj dy prej tyre. Projekti i parë është Iniciativa për qasje rajonale ballkanike në mbrojtjen ajrore (BRAAD) nën udhëheqjen e Kroacisë dhe me përkrahje nga NATO. I dyti është zhvillimi i Forcave të Përbashkëta Rajonale për Qëllime Mjekësore apo Forca të Përbashkëta Ballkanike për Qëllime Mjekësore. Projektin e dytë e zhvillojmë me ndihmën e Mbretërisë së Norvegjisë dhe SHBA-ve. Ne jemi të interesuar për zgjerimin e këtij projekti me më shumë vende dhe për shpërndarjen e forcave mjekësore në operacione të udhëhequra nga BE, OKB apo NATO.

Njëra nga shtyllat kyçe të politikës sonë të jashtme është ndërtimi i marrëdhënieve të afërta me vendet fqinje dhe vendet e Rajonit: Shqipërinë, BeH, Kroacinë, Greqinë, Italinë, Kosovën, Malin e Zi, Slloveninë dhe Serbinë. Në sferën e mbrojtjes mund të flasim për një bashkëpunim të ngushtë në mbrojtje dhe për përkrahje të ndërsjellë në më shumë fusha. Këtu dëshiroj të theksoj se oficerë të ARM-së shkollohen në pothuajse të gjitha vendet e Rajonit, ndërsa sot në Akademinë tonë shkollohen kadetë nga Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi. Në të ardhmen dëshirojmë të shohim edhe studentë nga vendet e tjera në Akademinë tonë Ushtarake.

Zgjerimi i BE-së është kontributi i vërtetë drejt paqes, sigurisë dhe prosperitetit të kontinentit evropian. Kjo është përgjigje për kërkesat legjitime nga vendet e Ballkanit Perëndimor për integrim në Evropën e bashkuar. Anëtarësimin e fundit të Kroacisë në BE e konsiderojmë si angazhim drejt politikës së dyerve të hapura për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Procesi i integrimeve evropiane është instrument për përforcimin dhe përshpejtimin e procesit të tranzicionit demokratik të aspiruesve dhe transformimin e tyre në një treg të suksesshëm ekonomik.

(29)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 29

Zgjerimi i BE-së përgjithësisht ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin gjithëpërfshirës të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë frymë, Nismën Adriatiko-Joniane e shohim si një promovues të integrimit evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përshëndesim gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit rajonal në një mënyrë të zhdërvjellët dhe përfshirëse. Kjo Nismë ofron mundësi të konsiderueshme për avancimin e bashkëpunimit në më shumë sfera, përfshirë edhe mbrojtjen. Strategjia e BE-së për makro-rajonin e Pishinës Adriatiko-Joniane duhet të ofrojë një stimul shtesë për bashkëpunimin rajonal me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Deti Adriatik dhe Deti Jon natyrshëm lidhin territoret e vendeve anëtare të kësaj Iniciative, por gjithashtu, lidhshmëria e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës me këto dy dete është e fuqishme në shumë aspekte.

Shfrytëzoj këtë rast edhe një herë të theksoj interesin e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësim në Nismën Adriatiko- Joniane. Sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më mirë do të jetë.

(30)

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 30

Z. Panagiotis Karampelas

Zëvendësministër i Mbrojtjes Kombëtare i Republikës së Greqisë

ëshiroj t’ju shpreh falënderimet e mia për organizimin e kësaj konference interesante me subjekt të një rëndësie të veçantë për Greqinë, siç janë sfidat e sigurisë në rajonin e Adriatikut dhe të Jonit. Po ashtu, dua t’ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë të ofruar për ne në Tiranë.

Gjithashtu më lejoni të përgëzoj Shqipërinë për integrimin e saj të suksesshëm në NATO, si dhe Kroacinë për anëtarësimin e afërt në Bashkimin Evropian; të dyja janë të rëndësishme për rajonin dhe për Bashkimin Evropian.

Siguria detare në pellgun e Adriatikut dhe Jonit nuk është vetëm një shqetësim i madh i shteteve bregdetare të rajonit, por është gjithashtu e një rëndësie të madhe për Evropën në tërësi. Në të vërtetë, rrugët detare përgjatë pellgut, lidhin tregjet e Evropës Qendrore me partnerët përtej detit në Amerikë, Azi dhe Lindjen e Mesme.

Siç u theksua dhe në Planin e fundit të Veprimit të BE-së për Adriatikun dhe Jonin, ekziston nevoja për të mbështetur dhe zhvilluar një "kulturë biznesi" në rajon, nëpërmjet përfshirjes aktive të palëve të interesuara dhe ndërveprimit më të madh të sektorëve të biznesit, të kërkimit dhe atij politik e publik.

Ne besojmë se në fushën e bashkëpunimit ushtarak dhe veçanërisht në fushën e Sigurisë Detare, shtetet tona kanë arritur më parë në përfundimin se zbatimi i politikave të fuqishme të sigurisë detare është i rëndësishëm për mirëqënien e qytetarëve dhe stabilitet më të gjerë të rajonit të Mesdheut.

Në dritën e kësaj analize, vendimet e fundit të nismës ADRION, si nënshkrimi i një marrëveshje shumëpalëshe mbi Sigurinë Detare dhe interkonjeksioni i të gjitha sistemeve të vetme të mbikëqyrjes, me qëllim arritjen e kuptimit të përbashkët të situatës detare, janë hapa në drejtimin e duhur për të ardhmen.

D

Figure

Updating...

Related subjects :