• No results found

PEG 4000 D) Xhelatina

In document tekno 1.2.3 (Page 110-117)

Përgj. e saktë B

64. Cila nga bazat e mëposhtme është bazë e pomadave të tretshme në yndyrna? A) Lanolina

B) Alkooli cetilik C) Parafina D) Kolesteroli Përgj. e saktë C

65. Cila nga bazat e mëposhtme është bazë e pomadave emulsione? A) Stearina

B) Parafina C) Vazelina

D) Alkooli cetilstearilik Përgj. e saktë D

66. Shpejtësia e sedimentimit mund të rritet në qoftë se: A) Rritet madhësia e grimcave

B) Rritet dendësia e mjedisit shpërndarës C) Rritet veshtullia

D) ulet madhësia e grimcave Përgj. e saktë A

67. Cila nga lëndët e mëposhtme nën veprimin e një force do të sillet si trup pseudoplastik? A) Vaji i lirit B) Uji i mentës C) Celuloza D) Alkooli etilik Përgj. e saktë C

68. Sedimentimi është dukuri e paqëndrueshmërisë së: A) Tabletave

B) Tretësirave ujore C) Emulsioneve D) Tretësira vajore Përgj. e saktë C

69. Prova e akantozës për pomadat bën pjesë në kontrollin: A) organoleptik

B) kimik C) reologjik

D) biologjik dhe klinik Përgj. e saktë D

70. Aparati Erweka shërben për : A) matjen e fortësisë së tabletave

B) matjen e qëndresës mekanike të supozitorëve C) matjen e fortësisë së ujit

D) matjen e qëndrueshmërisë së pomadave Përgj. e saktë B

71. Në provat e kontrollit reologjik të pomadave nuk bën pjesë: A) Prova mbi aftësinë e përhapjes

B) Përcaktimi i veshtullisë C) Prova e akantozës D) Përcaktimi i depërtimit Përgj. E saktë C

72. Treguesi i ujit është një nocion që shërben për të vlerësuar: A) pH-in e ujit që përdoret për pomadat

B) Aftësinë e përthithjes së ujit nga bazat e pomadave C) Fortësinë e ujit që përdoret për kremrat

D) Aftësinë e emulgatorëve për ta mbajtur ujin Përgj. e saktë B

73. Depërtuesmatësi mat:

A) Shkallën e përhapjes së pomadave

C) Shkallën e konsistencës së pomadave D) Ndikimin e lëndëve vepruese në epidermë Përgj. e saktë C

74. Prova e akantozës përcakton trashjen e epidermës që ndodh faktikisht në : A) Shtresën e brirëzuar

B) Shtresën germinative C) Shtresën gjembore D) Shtresën e shndritshme Përgj. e saktë C

75. Faktori i akantozës konsiderohet i parëndësishëm nëse është në vlerat: A) 2-4

B) 1,6-1,9 C) Mbi 4 D) 1-1,5 Përgj. e saktë D

76. Për të mënjanuar shpërbërjen, parashikohet që për pomadat emulsione të shtohet 0,1- 0,2% nipaginë e tretur në: A) Fazën vajore B) Në ndërfazë C) Në të dyja fazat D) Në fazën ujore Përgj. e saktë D

77. Për të mënjanuar shpërbërjen, parashikohet që për pomadat me baza të ndjeshme ndaj oksidimit të shtohen 0.03% α-tokoferol në fazën:

A) Fazën vajore B) Në ndërfazë C) Në të dyja fazat D) Në fazën ujore Përgj. e saktë A

78. Pastat përdoren kur duam një efekt: A) Sistemik

B) Antireumatizmal C) Lokal

D) Antipiretik Përgj. e saktë C

79. Lënda vepruese depërton më shumë kur trupëzohet në: A) Pasta

B) Pomada pezulli C) Pomada emulsione D) Pomadat yndyrore Përgj. e saktë C

79. Lënda vepruese depërton më pak kur trupëzohet në: A) Pomada hidrofile

B) Pomada pezulli C) Pasta

D) Pomadat yndyrore Përgj. e saktë C

80. Shpejtësia e ndarjes së fazave në një emulsion mund të zvogëlohet në qoftë se: A) Rritet shkalla e shpërndarjes së fazës së brendshme

B) Ulet dendësia e mjedisit shpërndarës C) Ulet veshtullia e mjedisit shpërndarës D) Ulet energjia e lirë e sistemit

Përgj. e saktë A

81. Kur një emulsioni me emulgator oleatin e natriumit i shtojmë një elektrolit si kloruri i kalciumit ndodh dukuria e :

A) Sedimentimit B) Skremimit

C) Inversionit të fazave D) Koaleshencës Përgj. e saktë C

82.Numratori Koulter nuk pwrdoret nw kontrollin e cilwsisw sw: A) Emulsioneve

B) Pezullive C) Pluhurave D) Pomadave Përgj. e saktë D

83. Me anën e Numratorit Koulter masim:

A) ngarkesën e grimcave të fazës së brendshme B) numrin e grimcave të fazës së brendshme C) shkallën e shpërndarjes së grimcave D) ngarkesën elektrike të sistemit Përgj. e saktë C

84. Shkalla e flokulimit është raporti midis vëllimit të sedimentit dhe vëllimit fillestar të pezullisë. Vlera ideale e tij është:

A) 2 B)1.5 C) 1 D) 0

Përgj. e saktë C

85. Gjatë kontrollit të cilësisë së një pezullie peshorja “Figurovski” shërben për: A) Përcaktimin e peshës së pezullisë

B) Përcaktimin e sasisë së sedimentit

C) Përcaktimin e shpejtësisë së sedimentimit D) Përcaktimin e vëllimit të sedimentit

Përgj. e saktë C

86. Gjatë kontrollit të cilësisë së një pezullie aparati elektronik Koulter shërben për: A) Përcaktimin e përmbajtjes sasiore të lëndës vepruese

B) Përcaktimin e shpejtësisë së lëvizjes së grimcave C) Përcaktimin e madhësisë dhe numrit të grimcave D) Shkallën e flokulimit të fazës së shpërndarë Përgj. e saktë C

A) metodën kapilare

B) metodën e rënies së rruzullit C) metoda me rrotullim

D) metoda me mikroskop Përgj. e saktë D

88. Potenciali zeta matet me anë të zetamatësit dhe është karakteristik për: A) Pezullitë

B) Emulsionet C) Pomadat D) Supozitorët Përgj. e saktë A

89. Për të përcaktuar shpejtësinë e sedimentimit të pezullive shpesh përdoret termi i: A) Periudhës së dyfishimit

B) Periudhës së përgjysmimit C) Periudhën e shflokulimit D) Periudhën e qetësisë Përgj. e saktë B

90. Cila nga provat e mëposhtme të kontrollit të cilësisë nuk janë specifike vetëm për sistemet terapeutike transdermale (STT)?

A) Shkalla e ngjitjes

B) Qëndrueshmëria e membranave

C) Shpejtësia e çlirimit dhe depërtimit të lëndës vepruese D) Përcaktimi sasior i lëndës vepruese

Përgj. e saktë D

91. Cila nga rrugët e mëposhtme nuk përdoret nga lënda vepruese për të depërtuar në lëkurë?

A) Përmes folikulave

B) Përmes hapësirave ndërqelizore C) Përmes qelizave

D) Përmes matricave Përgj. e saktë D

A) Komponimet makromolekulare B) Lëndët tensiovepruese

C) Lëndët njomëse D) Lëndët ngjyruese Përgj. e saktë A

93. Në grupin e koloideve të shoqërimit nuk bëjnë pjesë: A) Lëndët ngjyruese

B) Lëndët njomëse C) Lëndët tensiovepruese

D) Komponimet makromolekulare Përgj e saktë D

94. Përqendrimi micelar kritik (PMK) është përqendrimi: A) Më i ulët në të cilin shfaqen micelat

B) Më i lartë në të cilin shfaqen micelat C) Jonik i micelave

D) Plazmatik i micelave Përgj. e saktë A

95. Reologjia nuk ka rëndësi:

A) Për operacionet e ndryshme farmaceutke B) Gjatë përdorimit të përgatesave farmaceutike C) Për fiziologjinë

D) Për anatominë Përgj. e saktë D

96. Sistemet e shpërndara heterogjene nuk karakterizohen nga: A) Shkalla specifike e shpërndarjes

B) Homogjeniteti

C) Prania e shumë fazave

D) Paqëndreshmëria termodinamike e kinetike Përgj e saktë B

97. Cila nga format e mëposhtme farmaceutike bën pjesë në sistemet e shpërndara heterogjene?

A) Tretësirat ujore B) Tretësirat vajore C) Pomadat yndyrore D) Emulsionet Përgj. e saktë D

98. Sipërfaqja ndarëse është karakteristikë e: A) Pezullive

B) Tretësirave ujoro-elektrolitike C) Tretësirave vajore

D) Pomadave yndyrore Përgj e saktë A

99. Cili nga faktorët e mëposhtëm nuk përfshihet drejtpërdrejt në formulën e Stoks-it ? A) Rrezja e grimcave të fazës së shpërndarë

B) Veshtullia e mjedisit shpërndarës C) Tensioni sipërfaqësor

D) Diferenca midis dendësive të dy fazave Përgj. e saktë C

100. Formula e Stoks-it nuk përdoret për: A) Emulsionet

B) Kremrat C) Aerosolet D) Tretësirat Përgj e saktë D

KUICET E TEKNOLOGJISË FARMACEUTIKE

In document tekno 1.2.3 (Page 110-117)

Related documents