Bazat e Sipermarrjes
Full text
(2) Teksti është miratuar dhe financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Titulli: “Bazat e sipërmarrjes” Autorë: Marsela Robo (Temat 1-2, 8-9 dhe 11) dhe Andrea Xhavara (Temat 3-7 dhe 10). Botues: SHTËPIA BOTUESE E LIBRIT UNIVERSITAR Adresa: Rruga e Durrësit, Nr. 219, Tiranë, Shqipëri. (: + 355 4 2225659; [email protected]. Këshilli botues i ShBLU-së Kryetare: Lirika Çoçoli Anëtarë: Klara Shoshi, Nirvana Lazi, Valbona Gjergo Spartak Kumbaro, Marjeta Pengo. © Shtëpia Botuese e Librit Universitar, 2012. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shumëfishimi me çdo mjet apo formë pa lejen me shkrim të botuesit.. Redaktore përgjegjëse:. Klara Shoshi. Redaktore letrare:. Klara Shoshi. Arti grafik dhe kopertina:. Klara Shoshi. Recensues:. M.B.A. Gentiana Josifi MA. Gjergj Teneqexhiu. ISBN 978-99927-0-629-9. 2.
(3) PËRMBAJTJA E LËNDËS Hyrje 5. Tema 1. NJOHURI TË PËRGJITHSHME MBI SIPËRMARRJEN 1.1. Kuptimi, funksionet e sipërmarrjes dhe kërkesa për të 1.2. Karakteristikat dhe kompetencat e sipërmarrjes 1.3. Lidhja e sipërmarrjes me përfitimin social-ekonomik . 7 8 14 20. Tema 2. SIPËRMARRJA DHE VEPRIMTARIA NJERËZORE . 25 2.1. Aftësitë sipërmarrëse 26 2.2. Lidhja midis qëllimeve të sipërmarrjes dhe veprimtarive njerëzore 29 2.3. Natyra, qëllimi dhe modelet e veprimtarive njerëzore (ekonomike dhe joekonomike) 32 2.4. Rreziqet dhe dështimet e sipërmarrjes 37. Tema 3. SIPËRMARRJA DHE BIZNESI 43 § 1. Format e sipërmarrjes 45 § 2. Sistemi i sipërmarrjes private 49 § 3. Faktorët e prodhimit 53 § 4. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (nvm) dhe roli i tyre në zhvillimin social-ekonomik të vendit 57 § 5. Format e organizimit ligjor të biznesit 61 § 6. Fillimi i një biznesi të vogël 65 § 7. Punë praktike. Simulimi i hapjes së një biznesi 69. Tema 4. ORGANIZIMI I BIZNESIT 73 § 1. Organizimi i punës në një biznes dhe mjedisi i konkurrencës § 2. Organizimi i punës në një biznes dhe makromjedisi § 3. Organizimi i brendshëm i një biznesi § 4. Menaxhimi i një biznesi dhe cilësia e tij § 5. Cikli i jetës së një biznesi § 6. Struktura vertikale e organizimit të biznesit § 7. Struktura horizontale e organizimit të biznesit § 8. Punë praktike 1. Simulimi i ndërtimit të strukturës organizative të një biznesi të vogël të profilit profesional § 9. Punë praktike 2. Simulimi i organizimit të punës së një firme prodhimi/shërbimi të profilit profesional . 75 79 83 87 91 95 99. 104 105. Tema 5. TREGU DHE SJELLJA KONSUMATORE . 109 § 1. Nocione bazë të tregut 111 § 2. Llojet e tregut 115 § 3. Segmentimi i tregut 119 § 4. Sjellja konsumatorë 123 § 5. Procesi i blerjes 127 § 6. Punë praktike. Kërkimi i tregjeve të synuara 132 § 7. Punë praktike. Ju, si konsumator 133. 3.
(4) Tema 6. INSTITUCIONET FINANCIARE 135 § 1. Institucionet financiare dhe roli i tyre në mbështetje të biznesit 137 § 2. Bankat dhe shërbimet bankare 141 § 3. Kreditimi 145 § 4. Tregu i kapitaleve 149 § 5. Menaxhimi financiar i biznesit 153 § 6. Punë praktike 1. Mbledhje informacioni mbi shërbimet bankare 157 § 7. Punë praktike 2. Aplikimi për një kredi 159. Tema 7. NJOHURI PËR MARKETINGUN 163 § 1. Marketingu. Katër P-të. Produkti § 2. Çmimi në marketingun miks § 3. Vendi dhe promovimi në marketingun miks § 4. Plani i marketingut. Punë praktike § 5. Punë praktike. Prezantimi i planit të marketingut . 165 170 174 178 185. Tema 8. LEGJISLACIONI DHE ETIKA E BIZNESIT . 187 188 191 195 198. 8.1. Njohuri mbi etikën e biznesit 8.2. Kuadri ligjor i biznesit 8.3. Autoritetet dhe institucionet e biznesit 8.4. Kontratat, llojet dhe përmbajtja e tyre . Tema 9. LEGJISLACIONI I PUNËS 205 9.1. Legjislacioni i punës dhe rëndësia e tij 9.2. Të drejtat dhe detyrimet në Kodin e punës 9.3. Kontrata e punësimit 9.4. Aplikimi për punë dhe fillimi i marrëdhënieve të punës 9.5. Përfundimi i marrëdhënieve të punës . 206 208 212 218 221. Tema 10. LLOGARITJE TË THJESHTA EKONOMIKE . 225 § 1. Kosto dhe elementet e saj 227 § 2. Llogaritja e nevojave për pajisje dhe materiale 231 § 3. Hartimi i preventivit të materialeve dhe llogaritja e kostos për to 235 § 4. Kostot e punës 239 § 5. Shpenzimet operacionale 243 § 6. Llogaritja e kostos së njësisë 247 § 7. Caktimi i çmimit 251 § 8. Llogaritja e fitimit 255 § 9. Pasqyrat financiare të biznesit 259 § 10. Punë praktike 254. Tema 11. ASPEKTE TË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT. 4. DHE KOMUNIKIMIT (TIK) NË BIZNES . 269. 11.1. Përdorimi i TIK-ut në biznes 11.2. Biznesi elektronik dhe tregtia elektronike . 270 272.
(5) HYRJE “E rëndësishme është të mos kesh frikë të kapësh shansin. Të provosh, nuk është dështimi më i madh. Sapo gjen diçka të cilën dëshiron ta bësh, guxo, bëje dhe bëje mirë!”. Dihet nga të gjithë se për të jetuar duhet të fitosh para. Babai juaj, nëna, vëllai dhe të tjerë mund të jenë të angazhuar në veprimtari nëpërmjet të cilave ata sigurojnë jetesën për familjen. Pas mbarimit të studimeve ju do të jeni në një udhëkryq: do të përballeni me dilemën e zgjidhjes së pyetjes se çfarë do të bëni në jetë. Shumica dërrmuese e qenieve njerëzore e drejtojnë veprimtarinë e tyre në drejtim të fitimit të jetesës, gjenerimit të pasurive dhe përmirësimit të standardit të tyre jetësor. Para jush shtrohen një sërë pyetjesh: A e keni menduar ndonjëherë të ardhmen tuaj? Si e keni planifikuar të siguroni jetesën? Parapëlqeni të keni një punë në një organizatë apo do të donit të fillonit një biznes tuajin? Ju mund të zgjidhni karrierën tuaj nga dy kategori të gjera opsionesh – punësim me pagë apo sipërmarrësi. Termi “karrierë” nënkupton një mundësi të vazhdueshme, gjithnjë në zhvillim, gjithnjë duke zgjeruar si për rritjen dhe zhvillimin personal, ashtu edhe të biznesit. Sipërmarrja mund të jetë si një opsion për karrierë në biznesin tuaj në vend të punësimit me pagë. Mësuesi që jep mësim në shkollë, punëtori që punon në fabrikë, doktori që punon në spital shtetëror apo menaxheri i punësuar në një biznes janë shembuj të njerëzve të cilët janë të punësuar dhe fitojnë para përmes rrogës ose pagës që u jepet nga punëdhënësi. Kjo mënyrë e të fituarit të jetesës njihet me termin punësim me pagë. Nga ana tjetër, një tregtar, një pronar fabrike, një biznesmen, një mjek që ka klinikën e tij, fitojnë të holla duke nxjerrë fitime për veten nga puna e tyre. Këta janë shembuj të njerëzve të cilët janë të vetëpunësuar. Nëse zgjedhja jote është për një punë, atëherë ju do të punoni për të tjerët. Në rast se ju zgjidhni vetëpunësimin, atëherë do të punoni për veten tuaj.. 5.
(6) Marsela Robo Midis këtyre kategorive ka edhe një të tretë: individë të ndryshëm të vetëpunësuar, të cilët jo vetëm krijojnë punë për veten e tyre, por gjithashtu hapin mundësi punësimi edhe për shumë të tjerë. Këta mund të quhen si “sipërmarrës”. Në këtë tekst ju do të mësoni më shumë si për kuptimin, rëndësinë dhe funksionet e sipërmarrjes, ashtu edhe për cilësitë e sipërmarrësit dhe aftësitë që duhet të zotërojë ai për të ngritur dhe zhvilluar sipërmarrje të vogla. Marsela. 6. Robo.
(7) Tema Njohuri të përgjithshme mbi sipërmarrjen. Çështjet 1.1. Kuptimi i sipërmarrjes, funksionet dhe kërkesa për të 1.2. Karakteristikat dhe kompetencat e sipërmarrjes 1.3. Lidhja e sipërmarrjes me përfitimin social-ekonomik 1.4. Procesi i zhvillimit të sipërmarrjes. Objektivat Në përfundim të kësaj teme do të jeni të aftë:. . Të shpjegoni kuptimin, funksionin dhe rëndësinë e sipërmarrjes. Të renditni funksionet, karakteristikat dhe kompetencat sipërmarrëse. Të shpjegoni lidhjen midis sipërmarrjes dhe aspektit social-ekonomik, si dhe të përshkruani procesin e zhvillimit të sipërmarrjes në ditët e sotme.. Fjalë kyçe Sipërmarrje, sipërmarrës, kompetencë, aftësi, përfitim social-ekonomik, punësim, vetëpunësim. 7.
(8) Marsela Robo. 1.1. Kuptimi i sipërmarrjes, funksionet. dhe kërkesa për të Siç u tha edhe në hyrje të këtij libri, ju keni disa mundësi zgjedhjeje për karrierën tuaj. Ju mund të zgjidhi të punoni për të tjerë dhe të paguheni me rrogë, mund të vetëpunësoheni dhe të paguani vetveten ose të krijoni biznesin tuaj ku të nxirrni fitim për vete, por edhe të punësoni të tjerë. Në tabelën më poshtë jepen ndryshimet kryesore midis mënyrave për të bërë karrierë.. Punësimi me pagë. Sipërmarrja. Punon për të tjerët Ndjek urdhrat Punë rutinë Fitimi është fiksuar, kurrë negativ. Shef i vetes Bën planet e tua Aktivitet krijues Mund të jetë negative ndonjëherë, në përgjithësi bilanci është pozitiv Krijon pasuri, kontribuon në GDP Mund të zgjedhësh nga fusha: - e industrisë - e tregtisë ose - e shërbimeve. Nuk krijon pasuri Mund të zgjedhësh midis: - shërbimeve qeveritare, - sektorit publik, - sektorit privat. Figura 1.1. Diferenca ndërmjet punësimit me pagë dhe sipërmarrjes. Sipërmarrja është një nga opsionet për karrierën tuaj. Në rastin kur ju do të krijoni dhe çoni përpara një sipërmarrje, do të quheni sipërmarrës. Por çfarë kuptojmë me “sipërmarrës” dhe “sipërmarrje”? Një sipërmarrës është personi i cili fillon një sipërmarrje. Ai kërkon ndryshimin dhe i përgjigjet atij. Ka disa përkufizime për sipërmarrësin. Kështu p.sh, ekonomistët e shohin atë si faktorin e katërt të prodhimit, së bashku me tokën e punës, fuqinë punëtore dhe kapitalin, ndërkohë që sociologët mendojnë se ka komunitete dhe kultura të caktuara të cilat e promovojnë sipërmarrjen dhe në këtë rast themi se këto kultura kanë shumë iniciativë. Të tjerë akoma mendojnë se sipërmarrësit nuk janë gjë tjetër veçse shpikësit që dalin me ide të reja për produktet, tregjet ose teknikat. Për ta thënë shumë thjesht,. 8.
(9) BAZAT E SIPËRMARRJES. një sipërmarrës është dikush që percepton mundësi, organizon burimet e nevojshme për ta shfrytëzuar këtë mundësi dhe në fund e shfrytëzon atë. Kompjuterat, telefonat celularë, makinat larëse, ATM-të e bankave, kartat e kreditit, shërbimet postare dhe shërbimet e fast food janë të gjithë shembujt të ideve sipërmarrëse të cilat u konvertuan në produkte apo shërbime. Më poshtë do të rendisim disa përkufizime tipike dhe përfaqësuese të termit “sipërmarrës”. Origjina e fjalës sipërmarrës rrjedh nga frëngjishtja “entrependre” që ka kuptimin e dikujt që ndërmerr diçka ose i cili është një “shko ndërmjet”. Riçard Kantilon (Richard Cantillon), (viti 1725): Sipërmarrësi është një person që paguan një çmim të caktuar për një produkt për ta rishitur atë me një çmim të pasigurt, duke marrë në këtë mënyrë vendime për sigurimin dhe përdorimin e burimeve e për pasojë duke pranuar edhe rrezikun e sipërmarrjes. J.B. Thuaj (viti 1803): Sipërmarrësi është një agjent ekonomik që bashkon të gjitha mjetet e prodhimit – tokën e dikujt, forcën punëtore të dikujt tjetër dhe kapitalin përsëri të dikujt tjetër dhe në këtë mënyrë prodhon një produkt. Nga shitja e produktit në treg ai paguan qiranë e tokës, pagat e punëtorëve, interesin mbi kapitalin dhe ajo që mbetet është fitimi i tij. Ai i transferon burimet ekonomike nga një zonë me produktivitet të ulët në një zonë me produktivitet më të lartë dhe të ardhura më të mëdha. Shumpiter (Schumpeter), (viti 1934): Sipas tij, sipërmarrësit janë shpikësit të cilët prishin një proces të qëndrimit në vendnumëro të produkteve dhe shërbimeve ekzistuese dhe e përdorin atë për të ngritur produkte dhe shërbime të reja. Dejvid Mac Klilend (David McClleland), (viti 1961): Sipërmarrësi është një person me kërkesa të mëdha për arritur diçka, është mjaft energjik dhe bartës i rrezikut. Piter Druker (Peter Drucker), (viti 1964): Sipërmarrësi është në kërkim të ndryshimit, i përgjigjet atij dhe shfrytëzon mundësitë. Shpikja është një mjet i veçantë për një sipërmarrës në mënyrë që përmes një sipërmarrjeje efektive ai të konvertojë një burim në një burim tjetër. Kilby (viti 1971): Thekson rolin e një sipërmarrësi imitues i cili nuk shpik vetë, por imiton teknologji të shpikura nga të tjerët. Ai thotë se sipërmarrësit janë shumë të rëndësishëm në ekonomitë në zhvillim. Albert Shapiro (Albert Shapero), (viti 1975): Sipërmarrësi merr iniciativën, pranon rrezikun e dështimit dhe ka një lokus të brendshëm të kontrollit (vetëkontroll) të zhvilluar.. Kuptimi i termit “sipërmarrje” dhe funksionet e saj Në literaturën e cila përshkruan proceset e biznesit mund të gjenden shumë përkufizime të sipërmarrjes. Përkufizimi më i hershëm i sipërmarrjes, që daton nga shekulli i tetëmbëdhjetë, fokusohej në përshkrimin e saj si një proces ekonomik i cili. 9.
(10) Marsela Robo mban rrezikun e blerjes me çmime të caktuara dhe të shitjes me çmime të pasigurta. Më vonë, termi zgjerohet duke e përfshirë konceptin e sipërmarrjes te faktorët e prodhimit dhe duke i bërë kështu nga tre në katër të tillë (toka, puna, kapitali dhe sipërmarrja). Ky përkufizim i çoi të tjerët në pyetjen nëse sipërmarrja kishte ndonjë funksion unik apo ajo ishte thjesht një formë e menaxhimit. Kohët e fundit, në përcaktimin e sipërmarrjes u shtua koncepti i inovacionit. Shpikjet dhe risitë mund të lulëzojnë në shumë kategori: risi procesi, risi e tregut, risi produkti, risi faktori dhe risi organizative. Përkufizimet më të fundit e kanë përshkruar sipërmarrjen si përfshirje në krijimin e ndërmarrjeve të reja, ndërsa sipërmarrësin si themelues. Sipërmarrja mund të përshkruhet si proces i veprimit që një sipërmarrës ndërmerr për të krijuar ndërmarrjen e tij. Sipërmarrja është një veprimtari krijuese. Ajo është aftësia për të krijuar dhe për të ndërtuar diçka praktikisht nga hiçi; është aftësia për të nuhatur mundësi atje ku të tjerët shohin kontradikta, kaos dhe konfuzion. Sipërmarrja ka të bëjë me aftësinë dhe gatishmërinë për të marrë përsipër projektimin, organizimin dhe menaxhimin e një veprimtarie të frytshme, pavarësisht rreziqeve të mundshme, me qëllim fitimin. Në ekonomi, sipërmarrja është konsideruar si një faktor prodhimi, krahas faktorëve të tjerë që janë toka, puna, burimet natyrore dhe kapitali. Pra, ajo përbëhet nga veprimtari të shumta të cilat përfshijnë krijimin, konceptimin dhe drejtimin e një ndërmarrjeje. Sipërmarrja si kompetencë kyçe përfshin krijueshmërinë, inovacionin dhe marrjen e rrezikut si dhe aftësinë për të planifikuar dhe menaxhuar projekte me qëllim arritjen e objektivave. Sipërmarrja është disiplina e cila ka një bazë teorike të njohurive. Ajo është rezultat kompleks i faktorëve social-ekonomikë, psikologjikë, teknologjikë, ligjorë dhe të tjera. Sipërmarrja është një proces dinamik dhe i rrezikshëm. Ajo përfshin një shkrirje të kapitalit, të teknologjisë dhe të talentit të njeriut. Sipërmarrja është njësoj e zbatueshme si për bizneset e mëdha, ashtu edhe ato të vogla; si për aktivitetet ekonomike, ashtu edhe ato joekonomike. Sipërmarrje të ndryshme mund të kenë disa tipare të përbashkëta, por secila prej tyre patjetër do të ketë disa karakteristika të ndryshme dhe unike. Sipërmarrja është një proces. Ajo nuk është kombinim i disa ngjarjeve të rastit, ajo është kërkim i qëllimshëm dhe i organizuar për ndryshim, i kryer pas analizave sistematike të mundësive në një mjedis. Sipërmarrja është filozofi, është mënyra se si dikush mendon dhe vepron dhe për këtë arsye ajo mund të ekzistojë në çdo fushë të jetës: të biznesit ose të qeverisjes, në fushën e arsimit, të shkencës dhe të teknologjisë, zbutjen e varfërisë apo çfarëdo tjetër.. Funksionet e sipërmarrjes Disa nga funksionet kryesore të sipërmarrjes janë: 1. Identifikimi i mundësive sipërmarrëse. Ka shumë mundësi në botën e biznesit. Këto janë të bazuara në nevojat themelore të njeriut, si: ushqimi, veshja, arsimimi. 10.
(11) BAZAT E SIPËRMARRJES. etj., të cilat janë vazhdimisht në ndryshim. Këto mundësi nuk realizohen nga njeriu i zakonshëm, por nga sipërmarrës shqisat e të cilëve janë më të zhvilluara se të tjerët. Pra, një sipërmarrës duhet t’i mbajë sytë dhe veshët hapur dhe të jetë vazhdimisht në kërkim, të jetë krijues, me imagjinatë dhe novator. 2. Kthimi i ideve në vepra. Sipërmarrësi duhet të jetë në gjendje për të kthyer idetë e tij në realitet. Ai mbledh informacion në lidhje me idetë, produktet, praktikat që i përshtaten kërkesës në treg. Hapa të mëtejshëm janë marrë për të arritur qëllimet në dritën e të dhënave të mbledhura. 3. Studimi i fizibilitetit. Është një studim paraprak që ndërmerret për të kuptuar dhe për të vërtetuar nëse idetë që ju keni për një biznes apo projekt mund të realizohen në praktikë dhe, nëse po, a do të jetë ky biznes fitimprurës. Pra, studimi i fizibilitetit shërben për të gjykuar mbi mundësitë e ngritjes së një biznesi, si dhe leverdisshmërinë e tij. Nëpërmjet tij i jepet përgjigje pyetjes: “Ia vlen apo jo të investohet për biznesin në fjalë?” Aty bëhet një analizë e të gjitha aspekteve të biznesit, faktorëve të jashtëm që ndikojnë mbi të, si edhe faktorëve të brendshëm. Nëse rezultati i studimit të fizibilitetit është i favorshëm, atëherë kompanisë ia vlen që të vazhdojë me investimin për këtë biznes. Nëse jo, atëherë nuk duhet harxhuar kohë dhe nuk duhet rrezikuar për të investuar në një biznes që ka më tepër mundësi të përftojë humbje sesa fitim. 4. Sigurimi i burimeve. Sipërmarrësi ka nevojë për burime të ndryshme: para, materiale dhe njerëz, për drejtimin e ndërmarrjes me sukses. Funksioni thelbësor i një sipërmarrësi është që të sigurojë gatishmërinë dhe ekzistencën e të gjitha këtyre burimeve. 5. Ngritja e sipërmarrjes. Për ngritjen e një sipërmarrjeje, sipërmarrësi ka nevojë të përmbushë disa formalitete ligjore. Gjithashtu ai përpiqet për të gjetur një vend të përshtatshëm, për të dizenjuar lokalet, për të instaluar makineri dhe bën shumë gjëra të tjera. 6. Menaxhimi i ndërmarrjes. Sipërmarrësi ka një funksion të rëndësishëm: të drejtojë ndërmarrjen. Ai menaxhon njerëzit, materialet, financat dhe organizon prodhimin e mallrave dhe shërbimeve. Vetëm një organizatë që menaxhohet si duhet jep rezultatet e dëshiruara. 7. Rritja dhe zhvillimi. Pasi ndërmarrja arrin rezultatet e dëshiruara, sipërmarrësi ka për të shqyrtuar një gol tjetër më të lartë për rritjen e saj të duhur dhe të zhvillimit. Sipërmarrësi nuk është i kënaqur vetëm me arritjen e një qëllimi të caktuar, por ai vazhdimisht përpiqet të arrijë përsosmërinë.. 11.
(12) Marsela Robo. Kontrolloni veten Plotësoni fjalitë: Opsionet për karrierë janë: 1 ______________ 2 ______________ 3 ______________ Quhet punësim me pagesë kur ____________________________________________ Quhet vetëpunësim kur __________________________________________________ Sipërmarrja dallon nga biznesi i thjeshtë nga ________________________________. Fjalët kyçe Identifikoni 6 fjalë kyçe të përdorura në këtë mësim _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________. Kontrolloni progresin tuaj Jepni dy shembuj për secilin: Shërbime qeveritare ______________________________________________________ ________________________________________________________________________ Sektori publik ___________________________________________________________ ________________________________________________________________________ Sektori privat ___________________________________________________________ _________________________________________________________________________ Industria ________________________________________________________________ _________________________________________________________________________ Tregtia dhe shërbimet _____________________________________________________ _________________________________________________________________________. 12.
(13) BAZAT E SIPËRMARRJES. Kontrolloni progresin tuaj Identifikoni 3 ide sipërmarrëse _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________. 13.
(14) Marsela Robo. 1.2. Karakteristikat dhe kompetencat. e sipërmarrjes Thënë me një fjali, sipërmarrja i referohet aftësisë së një individi për të kthyer idetë në veprime konkrete. Ajo përfshin krijimtarinë, novacionin dhe marrjen përsipër të rrezikut të llogaritur, si dhe aftësinë për të planifikuar dhe për të menaxhuar projektet në mënyrë që të arrihen objektivat e vendosur. Kjo mbështet të gjithë veprimtarinë e përditshme si në shtëpi, ashtu dhe në shoqëri, i bën punonjësit më të vetëdijshëm për kontekstin e punës së tyre dhe më të aftë për t’i shfrytëzuar më mirë mundësitë e tyre dhe siguron një bazament të fortë për sipërmarrësit për të krijuar dhe çuar përpara një aktivitet social ose tregtar. Ekzistojnë dy koncepte për sipërmarrjen: -. Koncepti i ngushtë i sipërmarrjes si “aftësi për të filluar dhe çuar përpara një biznes”.. -. Koncepti më i gjerë i sipërmarrjes si “aftësi komplekse për të ndërmarrë iniciativa, për t’u përballur me rreziqet dhe për të arritur suksesin gjatë jetës”.. E rëndësishme është të kuptohet që sipërmarrja nuk është vetëm një kategori ekonomike dhe nuk duhet të lidhet vetëm me temën e themelimit të ekzistencës. Të menduarit dhe të vepruarit sipërmarrës vërehet në të gjithë sistemin funksional të shoqërisë që nga ekonomia, feja, shkenca, politika, edukimi e deri te sporti. Çdo individ, në bazë të aftësive që ka, mund të jetë sipërmarrës në një fushë të caktuar. Edhe në veprimtarinë tonë të përditshme ne të gjithë jemi nga pak sipërmarrës. Por sipërmarrësit e mirëfilltë, ata të cilët guxojnë dhe realizojnë vepra të mëdha, kanë disa aftësi më të spikatura që i dallojnë nga njerëzit e zakonshëm. Këto janë të ashtuquajturat aftësi sipërmarrëse. Gama e gjerë e aftësive që shihen si sipërmarrëse dhe që janë të dobishme për sipërmarrësit, përfshin si tiparet (cilësitë) personale, ashtu edhe aftësitë e fituara. Sipërmarrja është përpjekja për identifikimin e mundësive të tregut, rregullimin e burimeve për të sjellë një ide të re në një situatë praktike dhe investimin e këtyre burimeve për të arritur përfitime afatgjata. Duke veçuar karakteristikat kryesore të sipërmarrjes, do të thoshim se sipërmarrja është: *. 14. Veprimtari krijuese: përfshin risinë e produkteve dhe teknikave duke mbajtur parasysh kërkesat e tregut;.
(15) BAZAT E SIPËRMARRJES. *. Proces dinamik: mban parasysh ndryshimin e mjedisit të jashtëm;. *. Aktivitet i qëllimshëm: i destinuar për të sjellë fitime ose ndryshime në treg;. *. Mbartëse e rrezikut: vendimet sipërmarrëse janë të mëdha dhe nuk mund të rikthehen lehtë dhe të përfshijnë pjesë të madhe të investimeve.. Kompetencat e sipërmarrjes Në dhjetëvjeçarin e fundit, sipërmarrja dhe sjelljet sipërmarrëse kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë objektiva të rëndësishëm për arsimin dhe politikat e të mësuarit gjatë gjithë jetës si në Bashkimin Europian (BE) në tërësi, ashtu edhe në shtetet anëtare në veçanti. Ajo shihet si burim i fleksibilitetit dhe si risi, si krijuese e vendeve të punës për ekonominë dhe, në të njëjtën kohë, si mundësi interesante për zhvillimin dhe mirëqenien ose begatinë individuale dhe qytetarinë. Po cilat janë ato që quhen kompetenca sipërmarrëse? Në literaturën për karakteristikat dhe kompetencat e një sipërmarrësi mund të veçohen tri të tilla kryesore: • aftësitë sipërmarrëse kyçe, • sipërmarrësi si menaxher, • sipërmarrësi si sipërmarrës.. Aftësitë sipërmarrëse kyçe Sipërmarrja është parë shpesh si mënyrë jetese. Pjesa më e madhe e autorëve (në literaturën e sipërmarrjes) fokusohen në karakteristikat dhe cilësitë e një personi sipërmarrës. Zhvillimi i një “fryme sipërmarrëse” është parë shpesh si kriter kryesor dhe i rëndësishëm, që ndikon në vendimin për t’u bërë sipërmarrës dhe që ky sipërmarrës të jetë i suksesshëm në këtë fushë. Si cilësi të sipërmarrjes mund të rendisim motivimin, nevojën për autonomi dhe pavarësi, krijimtarinë dhe origjinalitetin, marrjen e iniciativës, marrjen përsipër të rrezikut, kërkimin e mundësive, paraqitjen e qëllimeve sfiduese, vetëbesimin, kontrollin e brendshëm dhe durimin. Këto cilësi mund të quhen edhe aftësi sipërmarrëse kryesore (kyçe). Këto aftësi kryesore, jo vetëm janë të zbatueshme në një gamë të gjerë të aktiviteteve sipërmarrëse, por ato duhet të jenë edhe të konkretizuara, pra të vihen në veprim. Gjithashtu, është e rëndësishme të bëhet dallimi midis aftësive sipërmarrëse që ndihmojnë në ideimin dhe realizimin e një sipërmarrjeje të ndershme, nga aftësitë për të mashtruar. P.sh, aftësia për të studiuar tregun dhe për të kapur mundësinë më të mirë për të hyrë fuqishëm në të, me qëllim sigurimin e fitimit, është aftësi sipërmarrëse. Ndryshe nga kjo, mashtrimi me shifrat, taksat, tatimet, fitimin etj. (i ashtuquajturi “kontabiliteti krijues”), me qëllim fshehjen e realitetit të biznesit, nuk është aftësi sipërmarrëse.. 15.
(16) Marsela Robo Autorë të ndryshëm, të cilët janë marrë me studimin e sipërmarrjes, theksojnë që sipërmarrësit kanë një fiksim të vërtetë ndaj pushtetit dhe një nevojë të fortë për të mbajtur gjithçka nën kontroll, dëshirë për pavarësi dhe etje për sukses. Ata e urrejnë autoritetin, por kanë, në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm, vetëm një dëshirë të kufizuar për të ndërmarrë rreziqe, pasi ata janë persona që llogaritin gjithçka, madje më tepër edhe se individët që luajnë bixhoz. Nevoja për llojin e sipërmarrësit udhëheqës vizionar dhe të fortë ndihet më shumë si kur fillohet një aktivitet sipërmarrës, ashtu edhe në periudhat e ndryshimeve të mëdha. Shpesh lidhjet midis sipërmarrjes dhe punësimit shikohen si shumë të ngushta. Të dyja janë karakterizuar nga një theks mbi fleksibilitetin, kreativitetin, zgjidhjen e problemeve etj. dhe janë parë shpesh si një zhvillim i mëtejshëm përgjatë linjave të njëjta (për shembull, si vetëpunësimi). Por duhet bërë një dallim midis sipërmarrjes “së vërtetë” (duke filluar një biznes) me sipërmarrjen në punë ose punësimin (ndoshta duke vendosur në mes vetëpunësimin). Dallimet bëhen të dukshme pikërisht në ndryshimin që ekziston midisi funksionit të sipërmarrësit si menaxher dhe funksionit të tij si drejtues i një biznesi. Edhe pse kompetencat kyçe ndonjëherë shihen si tipare të personalitetit (“ju jeni një sipërmarrës i lindur”), shumë prej këtyre aftësive mund edhe të zhvillohen gjatë jetës.. Sipërmarrësi si menaxher Kompetenca e dytë kryesore ka të bëjë me rolet e sipërmarrësit si menaxher: planifikimin, organizimin, menaxhimin financiar, udhëheqjen dhe kontrollin. Në shumë raste, analizat përqendrohen në aftësitë për menaxhimin e një ndërmarrjeje. Dallohen gjashtë lloje aftësish të sipërmarrësit si menaxher: menaxhimi operacional, menaxhimi i personelit dhe organizimi, administrimi financiar, menaxhimi i marketingut, menaxhimi financiar dhe hartimi i një plan biznesi. Krahas funksioneve tradicionale, të tilla si: planifikimi, organizimi, udhëheqja dhe kontrolli, një biznes i vogël përballet me sfida të reja të menaxhimit. Kjo gjë bëhet më e theksuar në rastin e rrjeteve kombëtare dhe ndërkombëtare të bizneseve, kur një sipërmarrje luan rolin e një nënkontraktori furnizues ose ka ekskluzivitetin e një korporate të madhe. Në mënyrë që të jenë të aftë të operojnë me sukses në strukturat e reja të biznesit dhe në rrjetet e lidhura me to, sipërmarrësi-menaxher i biznesit modern duhet të zhvillojë edhe kompetenca të reja siç janë: të pasurit e një perspektive ndërkombëtare dhe vëzhgimi i ndërlikimeve të mundshme, mundësive dhe rreziqeve në një mjedis biznesi global; të kuptuarit e zinxhirit rrethues të prodhimit dhe rrjetit të sipërmarrjeve ose sinjalet e ndryshimeve të tregut dhe tendencave më të reja teknike.. Sipërmarrësi si drejtues biznesi Kompetenca e fundit sipërmarrëse dhe më interesantja përqendrohet në mënyrë më të qartë në rolin e sipërmarrësit si drejtues biznesi. Për të filluar me sukses një. 16.
(17) BAZAT E SIPËRMARRJES. sipërmarrje, për ta drejtuar atë në treg dhe për të siguruar mbijetesën dhe rritjen e saj, nevojiten kompetencat “e duhura” sipërmarrëse. Kjo kompetencë ka të bëjë me performancën individuale të profesionistëve, qofshin këta sipërmarrës ose të punësuar. Ajo tregon gamën e plotë të problemeve profesionale apo sipërmarrëse që profesionistët ose sipërmarrësit duhet të përballojnë dhe të zgjidhin. Një sipërmarrës kompetent duhet të jetë në gjendje të përdorë njohuritë, qëndrimet dhe aftësitë në mënyrë të tillë që të jetë në gjendje të merret në mënyrë efektive me detyrat, problemet, dilemat dhe mosmarrëveshjet, që rrjedhin, për shembull, nga konkurrenca e fortë apo kërkesat në ndryshim të konsumatorëve. Sipas Konsorciumit Ndërkombëtar për Arsim për Sipërmarrësi mund të veçohen katër kompetenca të tilla:. Kompetenca e parë e rëndësishme është aftësia për të njohur dhe për të. analizuar mundësitë e tregut. Ajo përbëhet nga një kombinim i veçantë i trajtimit të rrezikut, përmbajtjes dhe tregut. Sipërmarrësit duhet të përcaktojnë riskun si një mundësi për të përdorur ekspertizën e tyre, më tepër sesa si një arsye e mundshme për dështim. Ata mund të gjejnë mundësitë në kërkim të mënyrave më të mira për të kryer një punë përmes shpikjeve, shërbimeve dhe qasjeve të reja ose përmes eksplorimit të një segmenti të caktuar të popullsisë, e cila mund të përgjigjet për një prej produkteve të reja, duke vënë në shënjestër mënyrën e jetesës ose nevojat, duke dhënë një produkt ose shërbim më të lirë sesa ai që është aktualisht në dispozicion, duke aplikuar një teknologji të re për të zgjidhur problemet e konsumatorëve në mënyra të ndryshme ose për të gjetur një vendndodhje të biznesit i cili është më i përshtatshëm për konsumatorët.. Kompetenca e dytë është aftësia për të komunikuar, për të identifikuar. mendërisht, për të bindur dhe për të diskutuar me konsumatorët, klientët, furnizuesit e shërbimit, konkurrentët, ofruesit dhe aktorët e tjerë në mjedisin e biznesit, duke kuptuar më mirë nevojat, pritshmëritë, kufizimet dhe kërkesat të tyre. Një sipërmarrës duhet të veprojë me përgjegjësi ndaj mjedisit social që e rrethon dhe komunitetit.. Kompetenca e tretë është krijimi i lidhjeve, aftësia për të themeluar lidhje. me persona dhe aktorë të tjerë të biznesit, për të mësuar në mënyrë të ndërsjellë, krijimi i sipërmarrjeve bashkëpunuese dhe veprimtarive të tjera të përbashkëta, që synojnë arritjen e objektivave të përbashkët. Sipërmarrësit kanë komunitetin e tyre ku operojnë (Gielen e të tjerë, 2003). Një pikë thelbësore është zhvillimi i orientimit global dhe i konceptimit për botën si një fushë potenciale e punës dhe e ndikimit në biznes (Gibb, 1998). Sipas Gib, sipërmarrësit do të ballafaqohen (në nivelin e shoqërisë) me zhvillime të tilla si: zgjerimi i tregun ndërkombëtar, konkurrenca në rritje, zgjerimi i teknologjisë së komunikimit, ndërkombëtarizimi i standardeve të cilësisë, një gamë më e gjerë dhe me shtrirje të ndërlikuara e teknologjive të procesit të punës, nevoja e konsumatorit për më tepër diferencim, risi, shërbimet dhe vlerë të shtuar dhe një ndikim të fortë në tregtinë ndërkombëtare nga një numër i kufizuar i korporatave.. 17.
(18) Marsela Robo. Kompetenca e katërt, sipas Gib (1998), integron aftësitë kyçe të sipërmarrjes. me aftësinë thelbësore për t’u marrë me botën e vërtetë të sipërmarrjes. Sipërmarrësit duhet të jenë në gjendje të jetojnë me pasigurinë e përditshme dhe madje edhe ta shijojnë këtë situatë. Një sipërmarrës duhet të zhvillojë sjellje dhe karakteristika sipërmarrëse personale, të ndërveprojë me biznesin dhe të mësojë prej përvojave më të mira të të bërit biznes (qarkullimi i njohurive të mbështetura në rrjetet personale dhe internet/email). Një seri e mëtejshme kompetencash është e lidhur me zhvillimin e organizatave sipërmarrëse dhe të të mësuarit, menaxhimin e biznesit dhe një orientim strategjik fleksibël.. Në nivel organizate, sipërmarrësit duhet të merren më shpesh me më shumë përgjegjësi dhe pasiguri si rezultat i ristrukturimit, zvogëlimit dhe decentralizimit të organizatave. Sfida më e madhe është menaxhimi i palëve të interesuara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në kombinim me një shkallë të lartë pasigurie dhe paparashikueshmërie. Në krye të organizatave të biznesit, ata duhet të marrin parasysh rritjen e numrit të bizneseve të vogla dhe të mesme dhe, me konfigurimin e ri të aftësive të specializuara dhe shërbimeve, ata duhet të jenë më konkurrues, duke hapur, në të njëjtën kohë, mundësi të reja. Sipas Tolentino (1998), kjo është arsyeja pse krijimi i një ekipi është aq i rëndësishëm për një sipërmarrës fillestar. Delegimi i përgjegjësive te një ekip punonjësish apo edhe këshilltarësh të jashtëm i mundëson sipërmarrësit të përqendrohet në kompetencat e tij bazë, por gjithashtu hap rrugët për të përmirësuar frytshmërinë dhe gjenerimin e ideve krijuese në procesin e menaxhimit.. Kontrolloni progresin tuaj Cilat nga pohimet e mëposhtme janë të vërteta dhe cilat janë të rreme? (i) Sipërmarrësi ndërmerr rreziqe në konvertimin e ideve në vepra. (ii) Sipërmarrësit në vetvete janë lojtarë bixhozi. (iii) Sipërmarrësi përpiqet vazhdimisht për përsosmëri. (iv) Sipërmarrësit nuk lindin, por bëhen të tillë. (v) Sipërmarrësi gjeneron punësim për të tjerët. (vi) Sipërmarrësi është person i pavarur. Shkruani dy fjali me fjalët tuaja për secilin nga këto koncepte: a) Studimi i fizibilitetit _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________. 18.
(19) BAZAT E SIPËRMARRJES. b) Sigurimi i burimeve _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________ Plotësoni fjalinë: Kompetencat sipërmarrëse janë ____________________________________________ _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________. 19.
(20) Marsela Robo. 1.3. Lidhja e sipërmarrjes me përfitimin social-ekonomik Në vitin 1890, Alfred Marshall ishte i pari që njohu zyrtarisht rëndësinë e sipërmarrjes si një faktor prodhimi. Në traktatin të tij të famshëm “Parimet e ekonomisë”, Marshall pohon se ka riformuluar katër faktorët e prodhimit të cilët deri atëherë ishin: toka, puna, kapitali dhe organizimi, duke zëvendësuar këtë të fundit me sipërmarrjen. Sipas tij, organizimi është faktori koordinues, i cili i mbledh faktorët e tjerë së bashku, dhe Marshall besonte se sipërmarrja është elementi shtytës i organizimit. Nëpërmjet një organizimi krijues, sipërmarrësit krijojnë mallra të rinj ose përmirësojnë “planin e prodhimit të një malli të vjetër”. Në mënyrë që ta bëjnë këtë, sipërmarrësit duhet të kenë një kuptim të plotë për industritë e tyre dhe duhet të jenë udhëheqësit e natyrshëm. Sipërmarrja kontribuon në tërësinë e pasurisë shoqërore, duke krijuar tregje të reja, industri të reja, teknologji të reja, forma të reja institucionale, vende të reja pune dhe rritje neto të produktivitetit real. Punët e krijuara përmes aktiviteteve të sipërmarrjes çojnë drejtpërdrejt në shpërndarjen e barabartë të të ardhurave dhe kjo arrin kulmin në arritjen e standardeve më të larta të jetesës për popullsinë. Në këtë mënyrë do të rriten gjithashtu edhe burimet në dispozicion të qeverisjes. Kështu, ato do të mundësojnë që sipërmarrja të ofrojë shërbime sociale, si spitalet dhe shkollat, zhvillimin e infrastrukturës dhe të ruajë ligjin dhe rendin. Kapitalizmi, sistemi i iniciativës së lirë private, është i ngritur mbi parimin themelor se konkurrenca midis firmave do t’u shërbejë me mirë plotësimit të nevojave të shoqërisë. Në ekonominë e tregut, sistemi i sipërmarrjes private ka arritur rezultate të paparashikueshme në rritjen e mirëqenies ekonomiko-sociale të njerëzve. Nëpërmjet sipërmarrjes realizohen të drejtat themelore të njeriut, të cilat janë: prona private, fitimi, liria e zgjedhjes dhe konkurrenca. Përfitimet social-ekonomike nga sipërmarrja janë:. 1. Sipërmarrja krijon punësim. Ekzistenca e aktiviteteve të biznesit ndikon te punësimi. Bizneset e themeluara kanë nevojë për njerëz që të punojnë për ta.. 2. Sipërmarrja përmirëson cilësinë e jetës. Njerëzit kanë nevojë të punojnë për të mbijetuar, për të plotësuar nevojat e tyre dhe për të kënaqur dëshirat e tyre.. 20.
(21) BAZAT E SIPËRMARRJES. 3. Sipërmarrja kontribuon për një shpërndarje më të barabartë të të ardhurave. Sa më shumë aktivitete sipërmarrëse të ketë në një zonë të caktuar, sidomos në fshatra, aq më shumë banorët e këtyre zonave kanë mundësi të punësohen aty duke shmangur kështu largimin e tyre në vende të tjera.. 4. Sipërmarrja përdor burimet. Ne mund të përdorim, t’i përpunojmë dhe t’i shndërrojmë burimet tona natyrore për gjëra më të dobishme.. 5. Sipërmarrja sjell përfitimet sociale përmes qeverisjes. Burimet e mbledhura nga qeveria kthehen përsëri në dobi të njerëzve në formën e shërbimeve, projekteve të infrastrukturës, objekteve shkollore dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë.. 21.
(22) Marsela Robo. Përmbledhje e kreut 1 Fjalor Sipërmarrës: Sipërmarrës është individi i cili fillon një sipërmarrje. Çdo individ që siguron të ardhurat në formën e biznesit, kontraktimit apo aktivitetit të lirë. Sipërmarrje: - Procesi i veprimit që një sipërmarrës ndërmerr për të krijuar ndërmarrjen e tij. Aftësia e një individi për të kthyer idetë në veprime konkrete. Ajo përfshin krijimtarinë, novacionin dhe marrjen përsipër të rrezikut të llogaritur, si dhe aftësinë për të planifikuar dhe menaxhuar projektet në mënyrë që të arrihen objektivat e vendosur. - Pothuajse çdo biznes apo organizatë mund të quhet sipërmarrje, mundësisht e drejtuar nga një sipërmarrës. Edukimi për sipërmarrësi: Koncepti i të mësuarit për sipërmarrësi konsiston në të gjitha format e edukimit dhe trajnimit, formale dhe joformale, të cilat kontribuojnë për krijimin e shpirtit dhe sjelljes sipërmarrëse me ose pa objektiva ekonomikë. Kompetenca e sipërmarrjes: Njohuri, aftësi dhe sjellje sipërmarrëse Vetëpunësim: I vetëpunësuar është ai individ i cili ka një punë apo një aktivitet, më vete apo me një grup të vogël njerëzish, me ose pa punonjës me rrogë. Shpikës: Individi që krijon diçka të re, një produkt, një treg apo teknikë. ATM (Automatic Teller Machine): Bankomat për tërheqjen e parave me kartë. Lokusi i kontrollit: Shkalla në të cilën një individ mund të ndikojë në jetën dhe veprimtarinë e tij. Një sipërmarrës beson se ai personalisht është përgjegjës për suksesin apo dështimin dhe jo faktorët e jashtëm si p.sh. fati apo të tjerë. Fizibiliteti: kryerje/realizueshmëri/plotësueshmëri Studimi i fizibilitetit: është një studim paraprak që ndërmerret për të kuptuar dhe për të vërtetuar nëse idetë që ju keni për një biznes apo projekt mund të realizohen në praktikë dhe, nëse po, a do të jetë ky biznes fitimprurës. Pra studimi i fizibilitetit shërben për të gjykuar mbi mundësitë e ngritjes së një biznesi, si dhe leverdishmërinë e tij. Nëpërmjet tij i jepet përgjigje pyetjes: “Ia vlen apo jo të investohet për biznesin në fjalë?” Aty bëhet një analizë e të gjitha aspekteve të biznesit, faktorëve të jashtëm që ndikojnë mbi të, si dhe faktorëve të brendshëm. Nëse rezultati i studimit të fizibilitetit është i favorshëm, atëherë kompanisë ia vlen që të vazhdojë me investimin për këtë biznes. Nëse jo, atëherë nuk duhet harxhuar kohë dhe nuk duhet rrezikuar për të investuar në një biznes që ka më tepër mundësi të sjellë humbje sesa fitim.. 22.
(23) BAZAT E SIPËRMARRJES. Kompetenca: Aftësia e individit për të demonstruar përmbushjen e një detyre në një kontekst të dhënë. Kompetenca profesionale: Tërësia e njohurive (Nj), shprehive (Sh) dhe qëndrimeve (Q) që demonstron një individ gjatë përmbushjes së detyrave të punës sipas standardeve të kërkuara, në kushte të caktuara. Aftësi: Fuqia ose kapaciteti i një individi për të vepruar fizikisht, mendërisht, ligjërisht, moralisht, financiarisht.. ♦ Pyetje për vetëvlerësim 1. Shpjegoni dallimin midis punësimit me pagë, vetëpunësimit dhe sipërmarrjes. 2. Diskutoni funksionet kryesore të sipërmarrjes. 3. Shpjegoni rolin e sipërmarrjes në zhvillimin social – ekonomik. 4. “Sipërmarrësit nuk lindin, por bëhen të tillë!” Komento rreth kësaj.. ♦ Intervista Intervistoni një sipërmarrës të suksesshëm nga drejtimi/profili juaj profesional. Kërkojini atij/asaj të zgjedhë dhe të diskutojë pesë cilësitë sipërmarrëse që ai/ajo beson se e kanë ndihmuar të bëhet një sipërmarrës/sipërmarrëse i suksesshëm/e suksesshme.. ♦ Veprimtari praktike Çdo nxënës zgjedh një sipërmarrës nga historia njerëzore (mundësisht nga fusha që lidhen me drejtimin/profilin tuaj profesional) dhe bën një kërkim shkencor rreth tij duke përdorur si udhëzues pyetjet e mëposhtme, për të zbuluar se çfarë e çoi drejt suksesit këtë sipërmarrës apo shpikës. Përdorni internetin dhe bibliotekën për të gjetur një informacion të përgjithshëm mbi sipërmarrësin e zgjedhur dhe përqendrohuni te pyetjet e mëposhtme: 1. Çfarë sipërmarrjeje/biznesi e bëri këtë person të famshëm? 2. Çfarë dështimi iu desh të përballonte ky person në ndërtimin e mundësisë së biznesit? 3. Çfarë po ndodhte në Amerikë në kohën që zhvillonte aktivitetin ky sipërmarrës? 4. Cilat janë cilësitë personale që e ndihmuan atë të bëhet i suksesshëm? 5. Cili ishte formimi (arsimimi dhe përvojat) e personit që kontribuoi në mundësitë e tij/e saj? 6. A mund të jetë ky person një model për nxënësit e sotëm? Pse?. 23.
(24) Marsela Robo Zgjidhni sipërmarrësin tuaj të preferuar nga lista e mëposhtme dhe zhvilloni kërkimin për të sipas udhëzimeve të mësipërme:. William Durant, General Motors Henry Ford, Kompania e makinave Ford Motor John Fitch and Robert Fulton, shpikësit e anijes me avull Johann Philipp Reis and Alexander Graham Bell, telefoni Thomas Alva Edison, shpikës (llamba elektrike) Benjamin Franklin, shpikës dhe botues John Mauchly and Presper Eckert, George Washington Carver, shkencëtar UNIVAC (Universal Computeric Automatik) - kompjuteri i parë komercial i prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. dhe shpikës i gjalpit të kikirikut. Herman Hollerith/Thomas J Watson, IBM. Charles Goodyear, vullkanizimi i gomave Steve Jobs/Steve Wozniak, Apple Elias Howe and Isaac Singer, makina Orville and Wilbur Wright, aeroplani qepëse Gail Borden, qumështi i kondensuar Levi Strauss, Levi Strauss & Co. Rowland Hussey Macy – Shitës me Bill Gates and Paul Allen, Microsoft pakicë Dave Thomas, fast food Wendy Wallace C Abbott, Laboratorët Abbott Samuel Colt, pistoleta me mulli Eugene McDermott, Texas Instruments Andrew Carnegie, procesi tungsten i King Gillette, Kompania Gillette (brisqet) çelikut. Henry John Kaiser – industrialist, ndërtues anijesh. Eli Whitney, makina zhveshëse e pambukut. Charles Darrow, krijuesi i lojës Monopoli Joseph Engelberger – babai i robotikës George Eastman, aparatet fotografike Steve Jobs (1955-2011) - shpikës dhe Kodak krijues i kompjuterit personal, Ipod, Iphone dhe Ipad. 24. Wally Amos, Biskotat e famshme Amos.
(25) Tema SIPËRMARRJA DHE VEPRIMTARIA NJERËZORE. Çështjet 2.1. Aftësitë sipërmarrëse 2.2. Lidhja midis qëllimeve të sipërmarrjes dhe veprimtarive njerëzore 2.3. Natyra, qëllimi dhe modelet e veprimtarive njerëzore 2.4 Rreziqet dhe dështimet e sipërmarrjes. Objektivat Në përfundim të kësaj teme do të jeni të aftë:. Të renditni aftësitë kryesore të një sipërmarrësi. Të shpjegoni lidhjen midis sipërmarrjes dhe veprimtarisë njerëzore në aspektin ekonomik dhe joekonomik.. Të tregoni me shembuj konkretë të modele të veprimtarive njerëzore. Të analizoni shkaqet e dështimeve të sipërmarrjes.. 25.
(26) Marsela Robo. 2.1. Aftësitë sipërmarrëse Nga sa thamë më sipër, sipërmarrësi “është individi i cili kërkon mundësi, ndërmerr iniciativa bazuar në rrezik dhe nëpërmjet sipërmarrjeve të reja vendos se si të përdorë burimet në mënyrë sa më efektive. Ai është i udhëhequr nga nevoja për arritje dhe jo gjithmonë motivohet nga fitimi, por e përdor fitimin si masë të suksesit.” Nëse nga njëra anë sipërmarrja mund të emërtohet si “shpirt sipërmarrës ose sipërmarrje” (me shpirtin sipërmarrës kuptohet një qëndrim që njeh dhe organizon shanset), nga ana tjetër, edukimi sipërmarrës thekson komponentin edukues, d.m.th. arsimimin e një tipi sipërmarrës ose të të mësuarit për sipërmarrje. Pra, sipërmarrja mund të mësohet që në bankat e shkollës. Koncepti i “edukimit sipërmarrës” (Entrepreneurship Education) vjen nga SHBA-ja, ku edhe është zhvilluar më tej si koncept. Edukimi për sipërmarrësi nuk duhet të ngatërrohet me studimin e mirëfilltë të biznesit dhe të ekonomisë, pasi qëllimi i edukimit për sipërmarrësi është që të promovojë krijimtarinë, inovacionin dhe vetëpunësimin. Inkurajimi i shpirtit të sipërmarrjes është thelbësor për krijimin e vendeve të punës, përmirësimin e konkurrencës dhe zhvillimin ekonomik. Kompetenca e sipërmarrjes në ditët e sotme pranohet gjerësisht si një kompetencë bazë, që mund të ofrohet nëpërmjet të mësuarit gjatë gjithë jetës. Si aftësi sipërmarrëse mund të përmendim: • aftësi menaxhuese - aftësia për të menaxhuar me sukses kohën dhe njerëzit (veten dhe të tjerët); • aftësi komunikimi; • aftësi për të shitur ide dhe për të bindur të tjerët; • aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur; • aftësi për të planifikuar, për të koordinuar dhe për të organizuar në mënyrë efektive; • aftësi bazë në financë; • aftësi për të bërë kërkime të efektshme (p.sh, për tregjet në dispozicion, furnizuesit, klientët dhe konkurrencën); • aftësi për të qenë i vetëmotivuar dhe i disiplinuar; • aftësi për t’u përshtatur; • aftësi shpikëse dhe mendim krijues; • aftësi për të marrë përsipër shumë detyra;. 26.
(27) BAZAT E SIPËRMARRJES. • • • • • •. aftësi për të ndërmarrë përgjegjësi dhe për të marrë vendime; aftësi për të punuar nën presion; këmbëngulje; aftësi konkurruese; gatishmëria për të marrë rreziqe; aftësi për t’u lidhur dhe për të krijuar kontakte me të tjerë.. Përveç këtyre aftësive më të përgjithshme të renditura më sipër, ka edhe disa aftësi të tjera më specifike apo të lidhura në mënyrë të veçantë me biznesin. Këtu përmendim: • aftësinë për të hartuar një plan biznesi për një sipërmarrje të re; • aftësinë për të hedhur në treg dhe për të shitur një produkt të ri apo ide; • aftësitë financiare, si mbajtja e ditarit në kontabilitet dhe llogaritja e taksave; • aftësitë njohëse dhe zbatuese të legjislacionit përkatës. Natyrshëm lindin pyetjet: Janë të lindura apo fitohen aftësitë sipërmarrëse? A mund të trashëgohet shpirti sipërmarrës ose sipërmarrësia dhe nëse po, atëherë si? Profesori amerikan i sipërmarrjes Brukhauz shpjegon mundësitë e edukimit sipërmarrës duke bërë një krahasim: “A mund të mësohet dikush që të bëhet artist? Po, është e mundur t’u mësosh njerëzve teorinë e ngjyrave, kompozimin, teorinë e artit dhe aftësi të tjera artistike. Por nuk mund të mësohet asnjeri që të bëhet një Pikaso apo Van Gog i dytë”. E njëjta gjë ndodh edhe me të mësuarit për sipërmarrësi. Mund të edukohen disa prej aftësive sipërmarrëse, por veçanërisht aftësitë që janë të vështira për t’u transmetuar, si p.sh.: aftësia për rezistencë, besimi në vetvete dhe ideja për të bërë biznes, janë të lindura, nuk mund të mësohen. Disa karakteristika personale kyçe, të cilat i bëjnë njerëzit të jenë sipërmarrës të suksesshëm, janë: Vizioni: Sipërmarrësi i suksesshëm duhet të ketë një vizion të qartë dhe të shprehur saktë lidhur me risinë dhe dobinë që sipërmarrja e tij do të sjellë në treg. Ai është tërësisht i përkushtuar ta bëjë këtë vizion realitet, duke marrë përsipër edhe rrezikun. Vendosmëria: Sipërmarrësi i suksesshëm duhet të jetë plotësisht i vendosur të arrijë sukses, madje edhe përballë dyshimeve të familjes, të miqve të ngushtë dhe të kolegëve. Kjo vendosmëri duhet të ushqejë përpjekjen e tij të palodhshme për ta realizuar vizionin. Motivimi: Sipërmarrës kapërcen të gjitha pengesat në rrugën e tij për ta bërë vizionin realitet. Fokusimi (përqendrimi): Sipërmarrësi duhet t’i mbajë sytë hapur gjatë gjithë kohës e mos të lejojë kurrë që koha e çmuar, energjia dhe burimet e tjera të shpërqendrohen prej projektit. Devotshmëria: Sipërmarrësi duhet të jetë krejtësisht besnik ndaj projektit, ta pëlqejë punën e projektit dhe të jetë thellësisht i përkushtuar ndaj ideve dhe besimeve në të cilat bazohet ky projekt.. 27.
(28) Marsela Robo Aftësitë: Sipërmarrësi duhet të ketë disa aftësi të caktuara për të zhvilluar një produkt ose shërbim apo për të realizuar një ide dhe të gjejë mënyrën për ta vënë atë në punë Pasioni: Sipërmarrësi duhet ta dojë me të vërtetë atë çfarë ai/ajo është duke bërë, në mënyrë që jo vetëm të mos i duket punë e rëndë, por ta përjetojë atë si diçka që i sjell kënaqësi dhe që ai dëshiron ta bëjë. Përshtatshmëria: Sipërmarrësi duhet të jetë në gjendje të përshtatet vetë dhe të sigurohet personalisht që organizata ka aftësi të përshtatet ndaj sfidave të reja. T’u lejojë njerëzve të shprehin pikëpamjet e tyre dhe t’i identifikojë problemet dhe mundësitë. Demonstrimi i vetënjohjes: Sipërmarrësi duhet të jetë në gjendje të njohë potencialet dhe dobësitë e veta dhe të huazojë shkathtësitë, të cilat i mungojnë, përbrenda ekipit të tij. Të menduarit krijues: Sipërmarrësi duhet të jetë në gjendje të mendojë përtej idesë inovative dhe të merret me shumë çështje që kanë të bëjnë me biznesin, si p.sh., tregu global, ndryshimet teknologjike dhe fuqia e shumëllojshme punëtore.. Të diskutojmë ♦ Cilësitë e mia sipërmarrëse Vini përpara vetes listën e karakteristikave dhe tipareve sipërmarrëse dhe zgjidhni nga kjo listë ato cilësi që ju mendoni se i keni. Mendoni dhe diskutoni për kohën dhe vendin [shtëpi, shkollë, gjatë kohës së lirë apo ushtrimit të pasioneve (hobby) tuaja] kur ju i keni shfaqur këto cilësi. Ndani përvojat tuaja ndërmjet jush duke e filluar diskutimin me fjalitë e mëposhtme: - Unë mendoj që jam sipërmarrës, sepse ... - Më kujtohet një kohë kur unë kam për të treguar se ... - Duke qenë sipërmarrës më bën të ndihem ..., sepse ... - Duke qenë sipërmarrës është e dobishme për mua, sepse ... - Duke qenë sipërmarrës është e dobishme për miqtë e mi/shokët/ familjen, sepse ... ♦ Zgjidhni një sipërmarrës të suksesshëm të cilin do të donit ta kishit si model. Analizoni dhe vlerësoni se çfarë e bën atë të jetë i suksesshëm. A mendoni se i keni dhe ju ato aftësi?. 28.
(29) BAZAT E SIPËRMARRJES. 2.2. Lidhja midis qëllimeve të sipërmarrjes. dhe veprimtarive njerëzore Siç u theksua në temat paraardhëse, sipërmarrja është procesi i krijimit të diçkaje që është ndryshe nga ajo që ekziston dhe që fiton më shumë vlerë në saje të përkushtimit, të kohës dhe të përpjekjeve, duke përfshirë rrezikun financiar, fizik dhe social për të përfituar një shpërblim financiar ose një kënaqësi personale.. 1. 2. 3. 4. 5.. Një nga autorët më në zë të sipërmarrjes, Shumpiter e lidhi sipërmarrjen me krijimin e pesë “kombinimeve të reja” bazë, të cilat ishin: Hedhja në treg (prodhimi) e një produkti të ri; Futja e një metode të re prodhimi; Hapja e një tregu të ri; Pushtimi i një burimi të ri oferte; Kryerja e një organizate të re të industrisë.. E para, hedhja në treg (prodhimi) e një produkti të ri, ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies njerëzore. Katër kombinimet e tjera çojnë në uljen e kostove dhe jo drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies njerëzore. Shpesh dëgjojmë se në mënyrë që të kemi më shumë sipërmarrje, kemi nevojë për individët më krijues. Por cilët janë tipat (llojet) e sipërmarrjeve? Nëse do t’i referohemi përcaktimit ekonomik të konceptit të sipërmarrjes (si një veprimtari që prodhon fitim), atëherë do të rezultonin 3 tipa kryesorë: sipërmarrje produktive, sipërmarrje joproduktive dhe sipërmarrje shkatërruese. Aktivitetet sipërmarrëse në thelb janë të ndryshme në varësi të llojit të organizatave dhe të krijimtarive të përfshira. Shkalla e sipërmarrjes shkon nga projektet vetjake (edhe sikur sipërmarrësi të jetë përshirë me kohë të pjesshme) te ndërmarrjet e mëdha të cilat krijojnë më shumë mundësi për punësim. Shumë sipërmarrje të niveleve të larta kërkojnë financime ose burime parash, në mënyrë që të ngrenë kapitalin e tyre për të ndërtuar biznesin. Në ditët e sotme është rritur shumë mbështetja dhe motivimi për sipërmarrjet dhe sipërmarrësit e ardhshëm. Vetë kuptimi i termit “sipërmarrje” është zgjeruar duke përfshirë elemente të cilat nuk lidhen domosdoshmërisht me hapjen dhe zhvillimin e një biznesi, por edhe me elemente të tilla si, p.sh., kuptimi i sipërmarrjes si një mendim i veçantë (mendimi. 29.
Outline
Related documents
Udhëzimet e Shoqatës për Shërbime Referale dhe për Përdorues sugjerojnë disa lloj pyetjesh që mund t’i bëjmë përdoruesit, të tilla si “Çfarë keni gjetur
Rezultatet paraprake mund të ndryshojnë nga ato për- fundimtare të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011, të cilat do të prodhohen vetëm pas përfundimit të përpunimit
Masat që mund të shqiptohen ndaj të miturve janë: masat e diversitetit dhe masat edukative. Kohëzgjatja e çfarëdo mase apo dënimi të shqiptuar duhet të përcaktohet me vendim
55. zakonisht fjalia ka fillimin, mesin dhe fundin. Lexuesi nuk mund të jetë i sigurt për strukturën e fjalisë derisa të arrij në fund kështu që një fjali e gjatë e shtyn
“romanin” e tyre me disa romane të tjera për fëmijë si: “ Përpjekjet e një fëmije fshati për të mësuar ”, ” Kujdesi për nënën e sëmurë”, “ Ndihma për vëllanë”
alternative dhe për riintegrimin shoqëror të personave të dënuar,për të ndihmuar në ekzekutimin e masave edukative ndaj të miturve,si atyre brenda institucionale ashue dhe atyre
Vlerësimi i padenjësisë për trashëgim për disa shkaqe( shkeljen e detyrimit për mbajtje dhe mosdhënie të ndihmës trashëgimlënësit) kujdeset zyrtarisht gjykata, Ndërsa për
Lidhjet dhe kufijtë e së drejtës civile me degët tjera të drejtësisë – E drejta civile ka lidhje edhe me disa degë të drejtësisë, por për arsye të zhvillimit