Skripta
1. Nocioni i të Drejtës së Procedurës Penale
E drejta e procedurës penale bën pjesë ne legjislacionin penal, e cila e lufton krimialitetin dhe ka per detyrë juridikisht të rregulloj procedurën penale ku duhet të ndriçohet dhe të zgjidhet çeshtje penale. Si në të kaluarën si në të tashmen duhet të ndërmirren masa preventive per parandalimin e kriminalitetit.
“Procedura penale është një tërësi e veprimeve juridikisht të rregulluara që kryhen në mënyre sistematike nga organet e caktuara shteterore dhe personat tjerë të cilat nërmerren me rastin e supozimit konkret se është kryer vepër penale, qëlimi i të cilave është konstatimi se a është kryer vepra penale, dhe nëse po, që ndaj kryerësit të zbatohet dënimi ose masat tjera të cilat i përcakton e drejta penale materiale.”
KAPITULLI 2
TIPET THEMELORE TË PROCEDURËS PENALE
1. Tipat themelor historik të procedurës
penale
E drejta e procedures penale, si çdo dege tjeter juridke, formohet dhe zhvillohet në përputhje me kushtet historike konkrete të zhvillimit të marrëdhënieve shoqerore. Zhvillimi historik i procedurës penale si teresi tregon se ajo rrjedh prej veprës penale. Çdo procedurë penale, pa marre parasysh periudhën historike apo formacionin ekonomiko-shoqëror në të cilin është zbatuar, në essence i takon ndonjërit prej këtyre tri tipave themelor. Ndarja e procedurës penale në tri tipa themelor me tepër ka karakter skematik në mënyrë që më lehtë të verehen karakteristikat themore të tyre.
a
. Tipi akuzator
b. Tipi inkuizitor
c. Tipi mikst
a
2.1 Procedura akuzatore penale, si formë më e vjeter e procedures penale ka prejardhjen nga e drejta orientale. Formen e vet më të persosur e fiton ne Greqi dhe në Romën e vjetër. Ky tip me disa ndryshime, vazhdon të zbatohet edhe në periudhën e feudalizmit të hershem, ndersa ne Angli zbatimi i saj është i vazhueshëm.
2.1.1 Karakteristikat themelore të tipit
akuzator të Procedurës Penale: Funksionet themelore janë të ndara ashtu që secilin funksion e ushtron një subjekt i posaçëm. Funksionin e ndjekjes e ushtron paditësi, funksionin e mbrojtësit i pandehuri ndërsa atë të gjykimit gjykata. Ndjekja zakonisht bëhet me padi private të cilën e ushtron personi i dëmtuar me vepër penale. Në kohën e Republikës Romake mund të ushtrohej actio popularis, padi popullore. Në këtë tip ende nuk mund të flitet për ndjekje sipas detyrës zyrtare ex officio. Funksionin e mbrojtjes e ushtron i pandehuri vet ose me mbrojtësin e tij. Pozita e të pandehurit ne ketë tip është maksimalisht e favorshme. Gjykata e ushtron funksionin e gjykimit në bazë të iniciativës së dhënë me padi nga ana e paditësit secila palë kishte të drejtë të paraqesë provë dhe ti kundërvihet palës kundërshtare. Karakteristika tjetër e procedurës akuzatore penale ishte se në të nuk kishte kurrfarë procedure paraprake në të cilën do të mblidheshin prova.
2.1.2 Anët positive dhe negative të tipit
akuzator: Anë pozitive konsiderohet pozita mjaft e favorshme e të pandehurit, ndërsa anët negative që janë manifestuar shpesh gjatë zhvillimit historik të këtij tipi janë se duke e lënë të pandehurin në një pozitë procedurale mjaft të favorshme ky tip nuk mbronte vetëm të pandehurin e pafajshëm por edhe atë fajtor.
b
. Tipi inkuizitor i procedurës penale
3.1 Pas rënies së Republikës së Romake, perandorët romakë koncentruan në duart e veta të gjitha funksionet shtetërore te cilat ushtronin përmes nëpunësve të vetë. Kështu edhe gjyqësia me nuk ushtrohet nga gjyqtarët laik siç veprohej në procedurën akuzatore por nga gjyqtar profesional të përgatitur enkas për këtë qëllim. Vetë procedura penale ishte tepër formale dhe për njohjen e saj nevojitej dije juridike e posaçme. Faktor tjetër që dallon nga tipi akuzator ishte se vepra penale më nuk konsiderohej vetëm çështje private e të dëmtuarit por fitoj karakteristikën e një delikti për ndjekjen e të cilit duhej të kujdesej shteti. Në këtë tip rol të rëndësishëm ka luajtur edhe Kisha Katolike. Meqenëse nën juridiksionin e saj ishin të gjithë personat fetar personat e lidhur me tokë me pronësinë e saj. Kështu gjatë shekullit 12 dhe 13 procedura akuzatore zëvendësohet me procedurën inkuizitore.
3.1.1 Karakteristikat themelore të tipit
inkuizitor të Procedurës Penale: Përballë të pandehurit më nuk qëndron paditësi privat por inkivirenti (hetuesi) në duart e të cilit janë besuar të tre funksionet e procedurës penale. I pandehuri konsiderohet subjekt ndaj të cilit zhvillohet procedura. Inkivireti fillon ndjekjen penale sipas detyrës zyrtare në momentin kur konstaton se ka kryer vepër penale personi i caktuar. Mirëpo duhet theksuar se inkivirenti përveç ushtrimit të ndjekjes duhej të kujdeset edhe për realizimin e mbrojtjes së të pandehurit, detyra kryesore e tij ishte të mbledh prova të nevojshme për vërtetimin e fakteve prej të cilave varet përgjegjësia penale e të pandehurit për të cilin kolegji merr vendim. Procedura penale zhvillohej nëpër dy stade, stadin e hetimit dhe atë të gjykimit, stadi i hetimit prej edhe nga e ka marrë emrin tipi inkuizitor është faza më e rëndësishme e këtij tipi.
3.1.2 Anët pozitive dhe negative të tipit
inkuizitor: Dobësia themelore e procedurës inkuizitore është se në të bëhet përqendrimi i funksioneve të procedurës në duart e një subjekti procedural dhe se pozita procedurale e të pandehurit vështirësohet shumë.
Karakteristikë historike është zbatimi i torturës apo shtypjes jo humane ndaj të të pandehurit. Gjatë kësaj periudhe është përdorur edhe tortura që shpesh ka sjellë deri te gjykimi i personave te pafajshëm. Është me rëndësi të theksohet se edhe përkundër karakteristikave të vetë negative, me vetë faktin që shteti filloj të bënë ndjekjen penales sipas detyrës zyrtare, kjo periudhë paraqiste një hap përpara në zhvillimin e procedurës penale.
c
4.1 Zbatimi i procedurës penale inkuizitore në një periudhë të gjatë ka ndikuar që opinioni publik nuk ishte i drejtuar kundër saj. Jurisprudenca e ashpër ishte normale edhe për mendimtarët më të mëdhenj të asaj kohe. Mirëpo me ndryshimin e rrethanave shoqërore në Francë të cilat pasuan me liberalizmin ekonomik, kjo pati ndikim edhe në zhvillimin e mëtejmë të procedurës penale. Në shekullin e 18 u bënë ndryshime të mëdha në procedurës penale në riformimin e saj. Revolucioni borgjez francez në vitin 1789 bëri reformimin e procedurës penale e kështu edhe në vitin 1808 kodi i Napolon Bonapartës. Me këtë kod konsiderohet tipi i ri i procedurës penale.
4.1.1 Karakteristikat themelore të tipit mikst:
Ky tip ka formën e procedurës kontradiktore, në të i pandehuri prapë fiton ciklin e subjektit procedural me të drejta dhe obligime të
caktuara. Ndjekja bëhet sipas detyrës zyrtare nga ana e organit të veçantë prokurorit publik por ekziston mundësia që ndjekjen ta bënë paditësi subsidiar apo ai privat. Gjykimi
zhvillohet në dy faza në fazë të hetimit dhe atë të gjykimit. Faza e hetimit përfshinë elemente të procedurës penale inkuizitore hetimi është në kompetencë dhe në mbikëqyrje të
prokurorit publik. Në fazën e gjykimit vijnë
zakonisht elementet e procedurës akuzatore si: parimi i publicitetit, parimi i gojor, i
drejtpërdrejtë, kontradiktor, parimi i
pjesëmarrësve laik në procedurën gjyqësore, vlerësimi i provave nga ana e gjykatës.
4.1.2 Anët pozitive dhe negative të tipit mikst:
Gjatë aplikimit të këtij tipi në dekadat e fundit të shekullit 20 dolën në pah disa të meta të tij sidomos në zbatimin e procedurës paraprake. Ekzistojnë disa arsye për ndryshimin e
procedurës paraprake, së pari me aktivitetin hetimor të gjyqtarit hetues si subjekt
procedural, kufizimin e aktivitetit të policisë duke hezituar për provat e mbledhura që ti plasojë në gjyq. Së dyti në gjykatë pa nevojë bëhet punë e dyfishtë për vërtetimin e fakteve, një herë nga gjyqtari hetues e pastaj e njëjta përsëritet nga trupi gjykues në shqyrtim
KAPITULLI 3
RAPORTI I TË DREJTËS SË PROCEDURËS PENALE ME DISIPLINAT TJERA SHKENCORE
1. Raporti i procedurës penale me të drejtën penale materiale
Cilësia e përbashkët e të drejtës së procedurës penale, e të drejtës penale si dhe e të drejtës së ekzekutimit të sanksioneve penale është se ato përmbajnë dispozita juridike të cilat shteti i ka hartuar lidhur me zbatimin e sanksioneve penale ndaj kryesve të veprave penale me ta cilat luftohet kriminaliteti. Më pare është theksuar se e drejta penale materiale,
përcakton veprat dhe sanksionet penale ndaj kryesve, ndërsa e drejta e procedurës penale përcakton formën dhe mënyrën e ndërmarrjes së veprimeve procedurale të cilat kryhen me rastin e supozimit konkret se është kryer një vepër penale. E drejta penale do te ishte vetëm e drejt e shkruar ne letër si e tillë nuk do të
mund te zbatohej po te mos ekzistonte e drejta e procedurës penale e cila rregullon
procedurën penale përmes se cilës zbatohet vet e drejta penale materiale edhe e kundërta, e drejta e procedurës penale nuk do të kishte objekt sikur te mos ekzistonte e drejta penale sepse po te mos ekzistonte e drejta e penale e cila përcakton veprat penale dhe sanksionet penale nuk do të kishte fare nevoje për fillim dhe zbatim të procedurës penale.
2. Raporti i procedurës penale me ekzekutimin e sanksioneve
penale
E drejta e procedurës penale ka lidhje të ngushtë me të drejtën e ekzekutimeve të sanksioneve penale. Si degë e të drejtës penale në kuptimin e gjerë e drejta e
të dispozitave juridike me të cilin rregullohet procedura e ekzekutimit të dënimeve dhe masave për trajtim te detyrueshëm, si dhe masave te diversitetit dhe masave edukuese ndaj të miturve. Prandaj lidhshmëria ndërmjet këtyre dy degëve juridike është e qartë sepse pa vendimet gjyqësore të cilat merren në
procedure penale nuk do të kishte nevojë as për ekzekutimin e sanksioneve penale.
3. Raporti i procedurës penale me procedurën civile
Procedura civile si degë e sistemit juridik është procedure gjyqësore në të cilën gjykata vendos në bazë të kërkesës se palës paditëse.
Përkufizimi themelor ndërmjet te drejtës se procedurës penale dhe procedurës civile mund te behet ne baze te objektit te tyre i cili
ndryshon për nga përmbajtja e tij, deri sa në procedure penale gjykata duhet te zbardh dhe të zgjedh çështjen penale duke shqiptuar
sanksionin penal ndaj kryesit, ne procedure civile gjykata vendos për kontestet nga
marrëdhëniet personale familjare. Ndjekja penale bëhet ex officio sipas detyrës zyrtare.
4. Raporti i te drejtes së procedurës penale me disa disiplina shkencore
Procedura penale është e lidhur ngusht me: kriminalistiken,
mjekesinë ligjore,
psikiatrinë gjyqësore,
psikologjinë gjyqesore etj.
4.1.1 Kriminalistika ndihmon përmes zbatimit të metodave teknike, natyrore dhe të
mdetodave tjera shkencore bashkohore ëe cilat i huazon nga shkencat teknike e natyrore.
Ndihma e kriminalistikës është theksuar
sidomos në fazen e parë të procedures penale. Sot nuk mund të mendohet gjurmimi i veprave penale pa zbatimin e teknikës kriminalistike. 4.1.2 Mjeksia ligjore ndihmon në procedurën
penale për zbardhjen e çështjes penale duke e trajtuar aspektin medicinal të saj.
4.1.3 Psikiatria gjygjesore ne procedurën
penale vie në shprehje kur paraqitet nevoja për ta verifikuar gjendjen shpirtërore të kryersit te veprës penale ne situate kur në procedurën penale paraqitet dyshimi se kryerësi lengon nga ndonje semundje mendore apo se veprën penale e ka kryer në ndonjë gjendje tjeter.
4.1.4 Psikologjia gjyqesore si shkencë studion ligjshmeritë rreth formimit dhe manifestimit të vetedijes së njeriut e cila ka rendesi per
procedurën penale. KAPITULLI 4
1. Burimet e të drejtës së procedurës penale
1.1 E drejta e procedurës penale është e drejtë ligjore pozitive, e cila rregullohet me KPP të Kosoves. Organizimi i ograneve të cilat
veprojnë në procedurë penale ose në lidhje me procedurën penale rregullohet me ligje që i nxjerr Kuvendi i Kosoves. Burimet e të drejtës së procedurës penale mund të ndahen në dy kategori kryesore, në burimet e brendshme dhe burimet e jashtme të të drejtës së
procedurës penale:
1.1.1 Burimet e brendshme të të drejtës së procedurës penale: që më tutje ndahen në:
a.burimet themelore: Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penal .
b.burime plotesues :Kodi penal I Kosoves , Ligji mbi gjykatat e rregullta , Ligji prokurorin
publike , Ligji mbi avukaturen dhe ndihmen juridike.
1.1.2 Burimet e jashtme-ndërkombëtare të të
drejtës së procedurës penale: Kodi i
Procedurës Penal E parasheh mundesinë e zbatimit të së drejtës ndërkombëtare në procedurën tonë penale në tri raste: Rasti i pare ka të bëjë me imunitetin procedural penal, rasti tjeter në të cilin KPP parasheh zbatimin e te drejtes nderkombetare ka të
bejne me ndihmen juridike nderkombetare dhe me zbatimin e marreveshjeve nderkombëtare në ceshtje juridike penale.
KAPITULLI 5
PARIMET E PROCEDURËS PENALE
1. Parimet e procedurës penale
1.Parimi i oficialitetit të ndjekjes penale, 2.Parimi i legalitetit të ndjekjes penale, 3.Parimi akuzator,
4.Parimi i gjykimit të drejt dhe në kohë të arsyeshme, 5.Parimi prezumimi i pafajësisë,
6.Parimi i se vërtetës ,
7.Parimi kontradiktor dhe i barazisë se paleve, 8.Parimi i drejtpërdrejtë,
9.Parimi gojor dhe i gjuhës, 10.Parimi i publicitetit, 11.Parimi in dublo pro reo,
12. Parimi i kompensimit të dëmit dhe rehabilitimi etj. 1.1.1
Parimi i oficialitetit të ndjekjes penale
:Inciativa për ndjekje penale teorikisht mund të rregullohet në dy menyra, ashtu që inciativa dhe vet ndjekja të varet nga deshira e të dëmtuarit apo që ndjekja penale të vihet si
detyre e një organi të posaçëm i cili ndjekjen e bën sipas detyrës zyrtare duke u mbështetur në interesin e përgjithshem shoqeror. Shumica dërmuese e veprave penale në procedurën
tonë penale ndiqen sipas detyrës zyrtare nga prokurori publik, pavarësisht së a deshiron i demtuari ta ndjek penalisht të pandehurin apo jo.
1.1.2
Parimi i legalitetit të ndjekjes penale
: Në tëdrejtën tonë zbatohet parimi i legalitetit. Prokurori publik detyrohet të fillojë ndjekjen penale kur ekziston dyshimi i arsyeshëm se është kryer vepra penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare. Prokurori publik kur konstaton se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për ndjekje tërhiqet. Parimi i legalitetit ka disa përjashtime p.sh në rastet te të cilat për vënien në lëvizje të procedurës nevojitet propozimi i të
dëmtuarit, apo leja paraprake e organit
kompetent i prokurorisë publike si dhe rastet kur prokurori publik duke u mbështetur në parimin e arsyeshmerisë në ndonjë rast
konkret e pezullon, e pushon apo e shmang ndjekjen penale.
1.1.3
Parimi akuzator
: Sipas këtij parimiprocedura penale mund të fillohet dhe të zhvillohet vetëm nëse për këtë ekziston kërkesa e paditësit të autorizuar. Ky parim manifestohet përmes premisës nemo iudex
sine actore qe donë të thotë nuk ka gjykim pa
akuzë. Funksionin e ndjekjes e ushtron paditësi i autorizuar (prokurori publik) e cila ndiqet ex officio, paditësi subsidiar dhe ai privat e inicion ndjekjen penale. I pandehuri konsiderohet palë e barabartë me paditësin ai funksionin e
ndjekjes e bën vet ose me anë të mbrojtësit profesional. Funksionin e gjykimit e ushtron
gjykata, gjykata nuk mund të zhvilloj
procedurën penale pa akuzë të paraqitur nga paditësi i autorizuar.
1.1.4
Parimi i gjykimit të drejtë dhe në kohë të
arsyeshme
: Konventa Evropiane mbi të drejtat enjeriut parasheh se çdo njeri në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve te tij civile ka të drejtë për një gjykim të drejtë dhe të hapur brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e krijuar sipas ligjit. Vendimi shpallet publikisht. Çdo njeri i dënuar nga një gjykate për kryerjen e një vepre penale ka të drejtë të kërkoj që dënimi i tij, të
shqyrtohet një gjykate më të lartë. Askush nuk mundet ti nënshtrohet gjykimit për vepër
penale për të cilën njëherë gjykata ka dhënë aktgjykim të formës së prerë në këtë parim pra gjykata nuk duhet të zvarrit rrjedhën e
procedurës gjyqësore.
1.1.5
Parimi i prezumimit të pafajësisë
: Ky parimështë paraparë në të mirë të pandehurit dhe shërben si kundërpeshë për barabartësinë e tij me paditësin e autorizuar. Çdo njeri që
akuzohet për vepër penale ka të drejte të konsiderohet i pafajshem perderisa të mos provohet e kundërta në shqyrtim publik në të cilin janë siguruar të gjitha garancitë e
nevojshme për mbrojtjen e tij.
1.1.6
Parimi i se vërtetës materiale
: Çështja e sëvërtetës si dhe ajo e gënjeshtrës është shume e vjetër, me mijëvjeçare është zhvilluar luftë ndërmjet të së verteses dhe gënjeshtrës. Problemi i së vërtetës në përgjithsi
manifestohet si problem mjaft i nderlikuar. Ne procedurën penale, nocionin e së vertetes e shoqërojnë dhe atributet materiale edhe
formale. Mjetet për njohjen e së vërtetës për ndonje fakt janë mendja arsyeja, intelekti dhe pervoja.E verteta absolute e cila eshte e
pranishme, pikembeshtjetjen e ka në analizë të pastër mendore. E verteta relative më tepër mbështetet në pervoj dhe fitohet në rrugë mendore perceptuese.
1.1.7
Parimi kontradiktor dhe i barazisë se armëve
:Është parim procedural themelor i cili u
mundëson palëve pozitë juridike të barabartë me rastin e ushtrimit të funksioneve të tyre dhe përfaqësimit të interesuarve të tyre legjitim. Konsiderohet se palët janë të barabarta ku ju mundëson participim në
procedurë njëherit duke i dhënë të drejta dhe autorizime të njëjta p.sh me rastin e
propozimit për marrjen e provave, shikimit të shkresave. Ky parim shprehet nëpërmjet
premisës audiatur et altera pars kjo do të thotë se gjykata para se të merrë vendim lidhur me çështjen penale, çdoherë ta dëgjoj edhe palën tjetër ky parim vjen në shprehje edhe në tipin akuzator dhe mikst të procedurës penale.
1.1.8
Parimi i drejtpërdrejtë
: Të gjitha faktet tëcilat shërbejnë si bazë për një vendim gjyqësor, dhe të gjitha provat me të cilat
vërtetohen faktet e tilla duhet të shqyrtohen edhe të verifikohen në shqyrtim gjyqësor, ky parim manifestohet përmes kontaktit të
drejtpërdrejt të gjykatës me palët proceduralo-penale dhe me provat materiale.Per vlerësim të drejte të materialit provues nuk majafton të dihet vetem përmbajtja e proves së
parashtruar, por është me rëndësi të shihet edhe mënyra se si ato i paraqiten gjykates, qëndrimi i të pyeturit, reagimi i tij në pyetjet kontrolluese. Rendesia e parimit të
drejtpërdrejtë shihet edhe nga fakti se gjykata e shkallës së dyte nuk mund ta ndërroje
gjendjen faktike të vertetuar nga gjykata e shkallës së pare, perveç nëse hap shqyrtim gjyqësor.
1.1.9
Parimi gojor dhe i gjuhës
: Parimi gojortregon se palët proceduralo-penale dhe pjesëmarresit tjerë në procedurën penale
duhet ti paraqesin deklarimet e tyre verbalist. Po ashtu, të gjitha provat duke përfshire edhe provat material të cilat shërbejen si bazë për aktgjykim, duhet të paraqiten gojarisht
përkundër faktit se ato janë paraqitura me shkrim apo në ndonjë mënyre tjeter dhe si të tilla gjenden në shkresat e lëndes. Pjestari në procedurë i cili nuk e flet gjuhën e procedimit ka të drejtë të flasë gjuhën e vet dhe të jetë i informuar përmes përthimit pa pagese që sigurohet përmes një përthyesi të pavarur.
1.1.10
Parimi i publicitetit
: Parimi i publiciteti nëtë drejtën e procedurës penale konsiston në të drejtën dhe mundesinë e qytetareve të
interesuar që të prezantojnë dhe ndjekin veprimtarinë e gjykatës gjatë ndriçimit dhe zgjedhjes së ceshtjes penale konkrete. Parimi i publicitetit në punën e gjykates manifestohet në forma të ndryshme, duke e njoftuar
Kuvendin në ecuritë e kriminaliteti me rastin e paraqitjes së raporteve periodike dhe duke e mundësuar praninë e personave të tretë në gjykimin konkret. Publiciteti i përgjithshem nënkuton të drejten e qytetareve që të
prezantojnë në shqyrtim gjyqesor me rastin e ndriçimit dhe zgjedhjes së një çështje penale konkrete në kuadër të mundesive hapsinore të gjykatores në të cilën zhvillohet gjykimi.
Ne gjykim perjashtohet publiku ne procedur per te mitur ne procedur kur i pandehuri dhe i demturi jane lidhje familjare.
1.1.11
Parimi in dubio pro reo
: Në procedurënpenale synohet gjetja e të vërtetës materiale, konstatimi i tëvërtetës bëhet nëpërmjet
vërtetimit të fakteve relevante prandaj gjykata ka për detyrë që saktësisht dhe tërësisht ti
vërteton faktet që janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të ligjshëm, ajo duhet me vëmendje dhe përkushtim maksimal
profesional të vërtetoj faktet kundër të
pandehurit dhe ato në dobi të tij. Konsiderohet se faktet janë vërtetuar në mënyrë të plotë po qe se gjykata pas vlerësimit të të gjitha
provave të mbledhura sipas bindjes së
brendshëm. Ska dyshim se vendimi me te cilin shqiptohet sanksioni penal ndaj të pandehurit ose vendimi se nuk ka bazë që ndaj tij të
aplikohet sanksioni penal apo vendime me të cilin konsiderohet se nuk ka kushte që gjykata të lëshohet në vërtetimin e përgjegjësisë
penale te tij.
1.1.12
Parimi i kompensimit të dëmit dhe
rehabilitimi
: Duke u meshtetur në nenin 6 tëKonventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut dhe në dokumentet tjera ndërkombetare, parasheh që çdo person i cili është denuar, arrestuar, ndaluar ose paraburgosur në mënyrë të paligjshme ka të drejtë në
rehabilitim të plote, shperblim të drejtë nga mjetet buxhetore dhe në të drejta të parapara me ligj.
OBJEKTI THEMELOR DHE SEKONDAR I PROCEDURËS PENALE
1. Objekti themelor i procedurës penale
Objekti themelor i procedurës penale është
çështja penale ose disa çështje penale. Çështja penale është ngjarje reale e cila me
përmbajtjen e vet tregon një vepër penale konkrete dhe kryesin e saj për të cilën
zhvillohet procedura penale. Objekt themelor mund të jetë lënde shqyrtimi dhe vërtetimi vetëm në procedurë penale.
2. Objektet sekondare te procedurës penale jane
a. Kërkesa pasurore juridike b. çështjet prejudikuese dhe
c. shpenzimet e procedurës penale.
2.1.1 Kërkesa pasurore juridike: Me rastin e
kryerjes veprës penale, personit të dëmtuar mund ti shkaktohet dëm i caktuar. Për shkak te lidhshmërisë që ekziston ndërmjet veprës
penale dhe dëmit të shkaktuar, i dëmtuari ka mundësi që në procedurë penale të paraqes kërkesë pasurore juridike me propozim që
gjykata penale ta zgjedh atë ndonëse zgjedhja e çështjeve pronësore është objekt i
procedurës civile dhe zgjidhet në procedurë kontestimore. Procedura për zgjedhjen e
kërkesës pasurore juridike quhet procedurë ad – hezione procedurë e bashkangjitur.
2.1.2 Çështja prejudikuse: Me çështje
prejudikuese nënkuptojmë një çështje juridike për zgjedhjen e së cilës është kompetente
gjykata në procedurë tjetër, në procedurë
civile kontestimore, jashtë kontestimore ose në procedurë përmbaruese por jo në procedurë
penale, ose është kompetent ndonjë organ tjetër shtetëror. Zgjidhja e kësaj çështje
juridike nga gjykata penale ka efekt vetëm për lëndën penale. Çështjet që mund të paraqiten si çështje prejudikuse mund të jenë të
ndryshme por duhet të jenë që kanë të bëjnë me të drejtën penale materiale me martesë afërsi gjinore me cilësinë e personit.
2.1.3 Shpenzimet e procedurës penale:
Procedura penale përbehet prej një morie veprimesh procedurale të cilat janë të
sistematizuara dhe ushtrohen sipas nje rendi të caktura. Me rastin e kryerjes se tyre
shkaktohen dhe shpenzime te caktuara. Sipas KPP shpenzimet e procedurës penale janë:
2.1.3.1 Shpenzimet për deshimtarë, ekspert, përkthyes, specialistë, stenografim, regjistrime teknike dhe per kqyrjen e vendit ku bëjnë
pjesë shpenzimet e udhëtimit dhe kompensimi për fitimin e humbur për të gjithë personat e siperpermendur.
2.1.3.2 Shpenzimet e transportit të të pandehurit
2.1.3.3 Shpenzimet per shoqerimin e te panderhurit apo personit te paraburgosur 2.1.3.4 Shpenzimet e transport dhe te udhetimit te personave zyrtar
2.1.3.5 Shpenzimet e mjekimi te te pandehurit gjate kohes sa gjendet ne paraburgim
2.1.3.6 Shpenzimet paushalle
2.1.3.7 Shpërblimi dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtjes, shpenzimet e nevojshme të paditesit
privat dhe te paditësit subsidiar dhe të përfaqesueseve të tyre ligjor si dhe
kompensimin dhe shpenzimet e nevojshme të përfaqesuesve të autorizuar.
2.1.3.8 Shpenzimet e nevojshme për të
demtuarin dhe perfaqesuesin e tij ligjor si dhe kompensimet dhe shpenzimet e nevojshme të perfaqesuesit të autorizuar.
KAPITULLI 8
1. Subjektet themelore të procedurës penale
1.1 Duke u mbështetur në parimin akuzator ne procedurë penale ekzistojnë tri funksione
themelore, funksioni I ndjekjes, i mbrojtjes dhe i gjykimit.
Rrjedhimisht, subjektet themelore të procedurës penale janë:
1.1.1 Prokurori i Shtetit, 1.1.2 I pandehuri; dhe 1.1.3 Gjykata.
2.
Prokurori i Shtetit
2.1 Funksionin e ndjekjes penale në procedurë e ushtron paditesi i autorizuar. Në procedurën penale paditesi i autorizuar është prokurori publik.
2.1.1 Prokuria e shtetit: Në të drejtën tonë zyra
e prokurorit te shtetit eshte organ i pavarur, përgjegjës për hetimin e veprave penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare apo me
propozimin e të dëmtuarit. Prokuroria shtetit është përgjegjëse për ushtrimin e ndjekjes së kryerësve të veprave penale, për mbikëqyrjen e punës së policisë gjyqesore gjatë hetimit të personave të dyshuar për kryeren e veprave penale dhe për mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve per fillimin e procedurës
bëjnë pjese edhe veprime tjera të përcaktura me ligj.
Sipas Kodit të ri të Procedurës Penale që ka hyrë në fuqi me 1 Janar të vitit 2013,
prokuroria ndahet në Prokuroritë Themelore,
Prokurorinë e Apelit dhe Prokurorinë e Shtetit (duke përfshirë Prokurorinë Speciale si pjesë të Prokurorisë së Shtetit). Rregullimi i
prokurorisë publike bazohet në disa parime të veçanta:
2.1.1.1 Parimi i hierarkisë(subordinimit): që
nënkupton varshmërinë e prokurorisë të nivelit më të ulët nga prokuroria e nivelit më të lartë. 2.1.1.2 Parimi i devolucionit: që nënkupton të
drejtën e prokurorit publik të nivelit më të lartë që të ndërmerrë dhe drejtpërdrejtë vetë ti ushtrojë punët nga kompetenca e prokurorit publik të nivelit më të ulët.
2.1.1.3 Parimi i substitucionit: që nënkupton të
drejtën e prokurorit publik të nivelit më të lartë që kryerjen e ndjekjes penale ose disa veprime të caktuara ti bartë nga një prokurori publike e rangut më të ulët në një prokurori publike të rangut të njëjtë.
2.1.1.4 Parimi i vendosjes në mënyrë
monkrate: që nënkupton se prokurori publik
në një prokurori publie mundet vet ta kryerje ndjekjen penale në një qështje penale
konkrete. Ky parim ka të bëjë me mënyrën e funksionimit të prokurorive publike ku një prokuror i caktuar është përgjegjësi kryesor për qështjen penale konkrete.
3. I pandehuri
3.1 Nocioni: Është subjekt qëndror në
zhvillohet në rastin kur ekziston dyshimi i themeltë se ai ka kryer vepër penale. Si subjekt procedural ka disa të drejta dhe obligime edhe disa masa shtrënguese.
I pandehuri në procedurë panale me paditësin është palë e barabartë. Cilësinë e të
pandehurit në procedurë penale mund ta fitoj çdo person fizik i cili posedon ftesën për të vepruar. Aftësia për të vepruar i të pandehurit manifestohet nëpërmjet moshës së caktuar
dhe gjendja shëndetësore dhe shpirtërore e tij. Personi i cili në momentin që ka kryr vepër
penale nuk i ka mbushur 14 vite konsiderohet fëmij dhe ndaj tij nuk mund të zhvillohet
procedura penale. Si subjekt themelor i
pandehuri e bënë vetë mrojtjen ose me anë të mbrojtësit profesional, i pandehuri ka të drejtë të atakoj vendimin gjyqësor me ankesë dhe me mjete te jashtëzakonshme juridike.
3.2 Mbrojtësi i të pandehurit: Është e drejtë
themelore për të pasur mbrojtes i pandehuri ka të drejtë të mbrohet vet edhe me anë të
mbrojtësit profesional e i cili është anëtarë i odës së avokatëve. Mbrojtësi i të pandehurit është person profesional me kualifikim juridik i cili ndihmon të pandehurin në realizimin e
funksionit të mbrojtjes. Në raste të caktuara i pandehuri duhet të ketë mbrojtës patjetër.
EKZISTOJNE KETO LLOJE TE MBROJTJES
1.Mbrojtja obligatore 2.Mbrojtja per te varfer 3.Mbrojtja fakultative
MBROJTJA OBLIGATORE
Procedura penale nuk mund te zbatohet pa mbrojtes .Sipas KPP mbrojtja eshte
1.Nga marrja ne pyetje per here te pare kur i pandehuri eshte memec, shurdh ose shpreh cregullime apo paaftesi mendore, 2.Gjate marrjes ne pyetje ne paraburgim dhe gjate kohes derisa i pandehuri gjendet ne
paraburgim , 3.Nga ngritja e aktakuzes kur aktakuza eshte ngritur kunder tij per veper penale qe
parashihet denimi me te pakten 8 vjet burgim. 4.Ne procedure sipas mjeteve te
jashtezakonshme juridike kur i pandehuri eshte memec, shurdh ose shpreh cregullime apo
paaftesi mendore ose eshte shqiptuar denimi afatgjate. 5.Poashtu mbrojtja eshte obligatore kur te
pandehurit qe nuk ka mbrojtes duhet ti dorezohet aktgjykimi me te cilin i eshte shqiptuar denimi me burgim efektiv, kurse dorezimi nuk mund te behet ne adresen e meparshme. Ne kete rast mbrojtesin qe e
cakton gjykata e ushtron kete detyre derisa ti zbulohet adresa e re.
6.Mbrojtja eshte obligatore edhe ne procedure ndaj te miturve.
7.Poashtu edhe ne procedure te vecante per shqiptimin e mases se sigurimit per mjekim te detyrueshem psikiatrik dhe ruajtje poas
prokurorite propozoje kete mase
4. Gjykata
4.1 Gjykata është subjekt themelor i
procedurës penale. Ajo në procedurën penale ushtron funksionin e gjykimit. Gjykata në
ushtrimin e funksionit të saj është e pavarur dhe vendos në bazë të ligjit.
4.2 Në përgjithësi kemi tri lloje të kompetencave:
b. Kompetencën territoriale dhe
c. Kompetencën personale dhe funksionale: a. Kompetenca Lëndore: Kompetenca lëndore
përcaktohet në bazë të llojit dhe rëndësisë së veprës penale. Bazë për përcaktimin e kësaj kompetence është vepra penale e cila është objekt i gjykimit. Si kriter themelor për
përcaktimin e kësaj kompetence merret lloji dhe lartësia e dënimit e paraparë për veprën penale të tillë. Mirëpo ekzistojnë edhe disa vepra penale të përcaktuara në mënyrë
taksative te të cilat lloje dhe lartësia e dënimit të paraparë me kod penal nuk ndikojnë në atë se në kompetencën e cilës gjykatë do të
zgjedhen, për ato vepra penale shprehimisht janë lënë në kompetencën e një lloj të
gjykatave.
b.
Kompetenca Territoriale: Kompetenca
territorial është e drejtë dhe detyrë e gjykates me kompetencen lendore që të ndriqoj dhe ta zgjidhë një ceshtje penale nga territori i vet. Kompetenca territorial percaktohet duke pasur parasysh raportin e veprës penale dhe të
kryerësit të saj në vendin në të cilin vepron një gjykatë. Ajo përcakton se cila gjykatë nga
gjykatat e rangut të njëjtë duhet të shqyrtojë qështjen penale konkrete. Rregullat e
procedurës penale i përcakton Kodi i
Procedurës Penale i Kosovë. Ai parasheh kritere të ndryshme sipas të cilave del se ekzistojnë dy lloje të kompetencave
territoriale, si vijon:
Kompetenca territoriale e rëndomtë
Kompetenca territoriale e jashtëzakonshme
4.2.2.1 Kompetenca territoriale e rëndomtë: Kompetenca territoriale në parim i jepet
kryer ose është tentuar vepra penale ose brenda vendit ku është shkaktuar pasoja.
Vendi i kryerjes së veprës penale është kriter themelor sipas të cilit caktohet kompetenca territoriale e rëndomtë. Kriteret tjera për
caktimin e kësaj kompetence aplikohet vetëm nëse nuk dihet vendi i kryrjes së veprës
penale.
4.2.2.2 Kompetenca territoriale e
jashtëzakonshme: Caktimi i kompetencës
territoriale në mënyrë të rëndomtë është rregull ndërsa caktimi i kompetencës
territoriale të jashtëzakonshme është
përjashtim. Meqë kriteret e rëndomta nuk
kryejnë çdoherë punë në procedurë, aplikohen kritere të tjera të jashtëzakonshme. Në këtë drejtim KPP parashehë disa mënyra të caktimit të kompetencës territoriale: kompetencën
sipas lidhjes reciproke të veprave penale, kompetenca e urdhëruar, dhe kompetenca e deleguar.
c.
Kompetenca Personale dhe Funksionale: Në
raste të tilla fjala është për kompetencën
personale kompetenca e tillë vjen në shprehje në dy raste:
4.2.3.1 Kompetenca personale aplikohet nëse i pandehuri është ushtarak, për gjykimin tij
është kompetent gjykata ushtarake dhe kur i mituri kryen vepër penale për gjykimin e tij është kompetent trupi i posaçëm gjykues për të mitur.
4.2.3.2 Kompetenca funksionale është e afërt me kompetencën lëndore, ajo përcaktohet në bazë të llojit të veprimeve dhe punëve që
penale rreth ndriqimit dhe zgjidhjes së një
qështje penale ndahet në stade të caktuara në të cilat veprimet i ushtrojnë subjekte të
ndryshme, si bie fjala gjyqtari i procedurës paraprake dhe kolegji gjyqësor prej tre
gjyqtarësh. KAPITULLI 9
SUBJEKTET SEKONDARE TË PROCEDURËS PENALE
1. Subjektet sekondare të procedurës penale
1.1 Perveq subjekteve themelore të procedurës penale, në procedurë hasim edhe pjesëmarres tjerë prodedural të cilët mund të paraqiten gjatë gjithë rrjedhës së procedurës penale ose në fazat e ndryshme të saj. Subjektet
sekondare të procedurës penale përfshijnë: 1.1.1 Të dëmtuarin; (i demtuari ka te drejte ne ankes vetem per denim e jo edhe per procedur)
1.1.2 Përfaqësuesin Ligjor; (mund te jete prindi te te miturit ose kujdestari te personi pa zotesi veprimi)
1.1.3 Përfaqësuesin e Autorizuar; ( Avokati)
1.1.4 Personat e tretë; (Perkthyesi , deshmitaret, ekspertet)
1.1.5 Ndihmësit procedural.
(procesmbajtesi,Stenografisti,xhiruesi). 2. I Dëmtuari
2.1 Përshkrimi: Sipas Kodit të Procedurës
Penale i dëmtuari është person të cilit me anë të veprës penale i është shkelur ose rreziuar një e drejtë personale ose pasurore. I dëmtuari paraqitet si subjekt sekondar te veprat penale të cilat prokurori publik i ndjekë sipas detyres zyrtare (ex officio), mirëpo nëse prokurori
publik nuk e fillon njekjen ose tërhiqet nga ndjekja penale e filluar, i demtuari ka mundesi
te paraqitet si paditës subsidiar dhe paditësi subsidiar bëhet subjekt themelor i prodedurës penale në këtë rast drejtperdrejtë e ushtron funksionin e ndjekjes.
2.2 Të drejtat e të dëmtuarit: I dëmtuari
angazhohet për realizimin e suksesshëm të ndjekjes penale të ushtruar nga prokurori
publik. Ai mund ti propozoj organit procedues të kryejë veprime të caktuara hetimore. I
dëmtuari gjithashu ka të drejtë që gjate
hetimit të vë në dukje fakte dhe të propozoje prova të cilat janë të rëndësishme për
vërtetimin e veprës penale, për zbatimin e kryerësit te veprës penale, për vërtetimin e kërkesës pasurore juridike. I demtuar ka të drejtë ti ankohet gjyqtarit të procedurës
paraprake kundër aktvendimit për pushimin e hetimeve. I dëmtuari dhe përfaqesuesit e tij procedural kanë të drejtë ti shikojnë kopjet ose fotografojne shkresat dhe provat materiale që i disponon gjykata ose prokurori publik nëse
legjitimohet interesi i tij.
2.3 Kërkesa pasurore juridike: Me rastin e
kryerjes së veprës penale nga i pandehuri personit të dëmtuar mund ti shkaktohet dëm material dhe moral. Ndjekja bëhet sipas
detyrës zyrtare ose me padi private. Propozimi për realizimin e kërkesës pasurore juridike në procedurë penale mund ta paraqesë personi i cili është i autorizuar për ta ushtruar këtë kërkesë në kontest civil. Kërkesa pasurore mund të paraqitet në tre drejtime: Me të personi i autorizuar mund të kërkoj
kompenzimin e dëmit të shkaktuar, kthimin e sendit dhe prishjen e veprimit juridik të
caktuar. I dëmtuari me kërkesë pasurore
me vjedhjen e sendit me vepër penale, i dëmtuari po ashtu me kërkesë pasurore juridike mund të kërkoj prishjen e veprimit juridik i cili ka karakter juridiko pasuror p.sh kontrata e lidhur me forcë ose duke e vënë në palën e dëmtuar në lajthim.
3. Përfaqësuesi ligjor
Për kryerjen e veprimeve procedurale në procedurën penale nevojitet që pala
proceduralo penale krahas posedimit të
aftësisë për të figuruar si palë të posedoj edhe aftesinë procedurale, nëse palës i mungon
aftësia procedurale atëherë mund të realizoj veprimin procedural përmes përfaqësuesit ligjor. Përfaqësuesi ligjor vepron në emër të personit të përfaqësuar që në procedurë ti jap të gjitha deklaratat në emër të të autorizuarit. Si përfaqësues ligjor mund të paraqitet prindi i të miturit ose kujdestari personit pa zotësi
veprimi. Mungesa e përfaqësuesit ligjor të paditësi subsidar dhe të paditësi privat është shkelje esenciale.
4. Përfaqësuesi i autorizuar
4.1 Është personi i cili për kryerjen e
veprimeve procedurale e ka angazhuar pala procedurale e aftë ose i palës së paaftë, të
cilët dëshirojnë që të përfaqësohen në mënyrë profesionale. Mirëpo se personit të
përfaqësuar i mungon aftësia procedurale atëherë angazhimin e perfaqësuesit të autorizuar e bënë përfaqësuesi i tij ligjor. Së këndejmi si i dëmtuar ka përfaqësues të autorizuar:
4.1.2 Është në mardhënie familjare me të pandehurin
4.1.3 Procedura sipas rregullit zbatohet për vepra penale kundër integritetit seksual
4.1.4 I dëmtuari ka çrregullime ose paaftësi mendore
4.1.5 Gjykata çmon se i dëmtuari është i pazoti për tu mbrojtur dhe se i nevojitet ndihma e përfaqësuesit të autorizuar.
5. Personat e e trete
Perveq subjekteve themelore, në Procedurën Penale marrin pjesë edhe disa persona të tretë të cilët sipas rregullit janë të pa interesuar per rrjedhën e Procedurës Penale. Këta persona janë deshmitarët, ekspertët, profesionistët etj. Pozitën procedurale të të cilëve e rregullon
KPP, por ata nuk konsiderohen si subjekte procedurale sepse nuk figurojnë në ndonjë raport lidhur me objektin e procedurës as me subjektet procedurale.
6. Ndihmësit procedural
Ne procedurë penale ekzistojne pjesemarres tjerë të cilët i ndihmojne gjykates në ushtrimin e funksionit të gjykimit duke kryer punë
teknike. Si të tillë janë: procesmbajtësi, stenografisti, xhiruesi, përkthyesi, si dhe
prindërit dhe kujdestari në procedurë ndaj të miturve dhe personeli gjyqësor.
KAPITULLI 10
AKTET AKUZUESE DHE VENDIMET GJYQËSORE
1. Aktet akuzuese
ndjekjes penale nga ana e paditësit të autorizuar dhe paraqet supozimin e parë procedural për zanafillen zhvillimin dhe përfundimin e raportit proceduralo penal. Rrjedhimisht në procedurë penale ekzistojnë këto akte akuzuese:
a.Kallzimi penal; b. Aktakuza;
c. Padia private;
d. Propozimi i prokurorit publik për shqiptimin e masës edukative ose te dënimit ndaj të
miturit; dhe
e. Propozimi i prokurorit publik për shqiptimin e masës trajtimi i detyrushëm psikiatrik.
Kallëzimi penal - Është akt te cilin sipas
rregullit mund ta paraqet i dëmtuari ose cilido nga qytetaret dhe për veprat te cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare duhet ta paraqesin
organet shtetërore ne rend të parë policia kur ekziston dyshimi i arsyeshëm se është kryer vepra penale. Kallzimi i drejtohet prokurorit publik kompetent.
Aktakuza - Me të kërkohet që gjykata pas
mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor të pandehurin ta shpall fajtor. Për këtë arsye KPP në mënyrë të përpiktë e ka rregulluar përmbajtjen e saj. Aktakuza përmban.
1.Emri dhe mbiemri i të pandehurit me të
dhënat e tij personale dhe të dhënat lidhur me paraburgimin.
2.Emërtimin ligjor të veprës penale duke ju referuar dispozitat e kodit të përkoshëm penal. 3.Koha dhe vendin e kryrjes së veprës penale 4 Përcaktimi i gjykatës para të cilës do të mbahet shqyrtimi gjyqësor.
në shqyrtim gjyqësor .
Propozimi i arsyetuar i prokurorit për
shqyrtimin masës edukative apo dënimit ndaj të miturit Në ligjin penal për të mitur të
Kosovës akti akuzues me të cilën inicohet dhe mbahet në rrjedhë procedura ndaj të miturve quhet propozim i arsyetuar për shqyrtimin e masës edukative apo dënimit. Propozimi i prokurorit publik duhet të përfshij të dhënat personale të të miturit përshkrimin e veprës penale emërtimin ligjor të veprës penale me përcaktimin e dispozitave në KPP
2. Vendimet gjyqësore
Vendimet gjyqësore në përgjithësi janë: 2.1.1 Aktgjykimet,
2.1.2 Aktvendimet; dhe 2.1.3 Urdhëresat.
Aktgjykimi - Është vendim gjyqësor me të cilin zgjidhet çështja penale konkrete. Me të
zgjidhen si çështjet juridiko-penale ashtu edhe çështjet proceduralo-penale. Prandaj
aktgjykimi i formës së prerë ka fuqinë e ligjit për çështjen penale konkrete dhe nëpërmjet tij zbatohen masat e shtrëngimit shtetëror kundër atyre që është vërtetuar se kanë kryer ndonjë vepër penale.
Aktvendimi - Është gjithashtu vendim gjyqësor me të cilën sipas rregullit zgjidhen çështjet procedurale e jo çështjet kryesore.Me
aktvendim vendosen çeshtjet të cilat kanë të bëjnë me drejtimin e procedurës penale si p sh aktvendimi mbi zbatimin e hetimeve,
aktvendimi mbi shtyrjen ose ndërprerjen e shqyrtimit gjyqësor dhe çështjet tjera të cilat mund të paraqiten në formë të mospajtimit të
gjykatës dhe palëve penale.
Urdhëresa - Është vendim i gjykatës ose i
ndonjë organi tjetër i cili nuk është aktgjykim e as aktvendim. Ndonjë dallim parimor ndërmjet aktvendimit dhe urdhrit nuk ka. Edhe urdhëri zakonisht përdoret për drejtimin e procedurës penale dhe për kah forma është vendim i
thjeshtë i cili sipas rregullit nuk mban fare arsyetim. Ekzistojnë shumë situata të cilat
vendosen me urdhër. p sh urdhëri për urdhërin e të pandehurit, urdhëri për caktimin e
shqyrtimit gjyqësor etj.Vendimet gjyqësore merren në individuale dhe kolegjiale.Në mënyrë individuale vendos gjyqtari i
procedurës paraprake- lumare, ndërsa në mënyrë kolegjiale trupi gjykues i vogël dhe i madh dhe kolegji prej tre gjyqtarësh.
FORMA E PRERE E VENDIMEVE GJYQESORE
Aktgjykimi e fiton formën e prerë kur më nuk mund të atakohet me ankesë, ose ankesa nuk është e lejuar,
Aktgjykimi e fiton formën e prerë në momente të ndryshme: 1. Kur palët kanë hequr dorë nga mundësia e paraqitjes së ankesës,
2.Kur ka kaluar afati ligjor për ankesë e ai nuk është shfrytëzuar.
EKZEKUTUSHMERIA E VENDIMEVE GJYQESORE
Aktgjykimi para se të ekzekutohet patjetër duhet të fitoj formën e prerë. Në të kundërtën nuk mund të bëhet fjalë për ekzekutimin e tij. Aktgjykimi me formë të prerë ekzekutohet kur të bëhet dorëzimi i tij dhe kur për ekzekutimin e tij nuk ka pengesa ligjore. Po ashtu edhe
aktvendimet para se të ekzekutohen duhet të fitojnë formën e prerë. Mirëpo deri sa
fituar formën e prerë, disa aktvendime
ekzekutohen edhe pa e fituar formën e prerë si p sh aktvendimi mbi caktimin ose heqjen e
paraburgimit aktvendimi mbi zbatimin e hetimit etj.
MJETET JURIDIKE DHE PARASHTERESAT TJERA
Me mjete juridike pala sulmon vendimin
gjyqesor me te cilin nuk eshte I knaqur . Vendimi gjyqesor qe nuk ka formen e prere ne kushte te percaktuara mund te ankimohet me ankese si mjeti rregullt juridik . Vendimet gjyqesore te formes se prere mund te sulmohen me mjete te jashtezakonshm
juridik Parashtresat –jane pjese te shkresave
penale.
Si te tilla konsiderohen ankimi Ankimi : i te pandehurit te Prokurori publik per veprimet e policies, I te paraburgosurit, i
personit kunder te cilit eshte zbatuar masa e fshehte dhe teknike e vezhgimit dhe hetimit, lutja per kthim ne gjendje te meparshme etj PJESA 3
MASAT PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË PANDEHURIT DHE PENGIMIN E KRYERJES SË VEPRËS PENALE
KAPITULLI 1
MASAT E DREJTUARA NDAJ TË PANDEHURIT
1. Masat e drejtuara ndaj të pandehurit
Masat për sigurimin e të pandehurit për
pengimin e kryerjes së veprës penale janë të llojllojshme dhe ekzistojnë këto masa:
1.
2.Urdhërarresti
3.Premtimi i të paditurit se nuk do ta braktis vendqëndrimin
4.Ndalimi për t iu afruar vendit ose personit të caktuar
5.Paraqitja në stacion policor 6.Dorëzania
7.Arresti shtëpiak 8.Paraburgimi
1.1 Thirrja: Është formë themelore përmes të
cilës realizohet prania e të pandehurit në procedurë penale. Thirrjen të pandehurit ja dërgon gjykata. Thirrja bëhet duke i dërguar thirrjen në zarf të mbyllur i cili përmban: emrin dhe adresën e gjykatës e cila e dërgon thirrjen, emrin dhe mbiemrin e të pandehurit,
përcaktimin e veprës penale me të cilën
ngarkohet, vendin, ditën dhe orën kur duhet të paraqitet i pandehuri, njoftimin se thirret në cilësinë e të pandehurit njoftohet se nëse nuk i përgjigjet ftesës së gjykatës dhe nuk e
arsyeton mungesën ai do të sillet forcërisht para gjykatës. Kur i pandehuri nuk mund ti përgjigjet ftesës për arsye të ndryshme
shëndetësore atëherë ai mund të pyetet në vendin ku gjendet.
1.2 Urdhërarresti: Gjyqtari i procedurës
paraprake mund të lëshoj urdhërarrest sipas detyres zyrtare, me kërkese të prokurorit
publik ose me rrethana të ngutshme me anë të policise kur ekzistojnë kushtet për caktimin e paraburgimit ose kur i pandehuri është thirrur me rregull por nuk paraqitet dhe nuk e
arsyeton mungesën. Urdhërarresti jepet me shkrim dhe përfshin: emrin dhe mbiemrin e të pandehurit dhe të dhëna të tjera personale të njohura për gjyqtarin përcaktimin e veprës
penale me të cilën ngarkohet në urdhërarrest jepet vula zyrtare dhe nënshkrimin e gjyqtarit që urdhëron arrestimin. Urdherarrestin e
ekzekuton policia. Po që se i pandehuri e refuzon atë që jia dergon oficeri policor, athere ai shoqerohet me force.
1.3 Premtimi i të paditurit se nuk do ta braktis
vendqëndrimin: Kjo masë konsiston në
kufizimin e lirisë së qarkullimit të pandehurit pa heqje të lirisë dhe zbatohet kur egziston frika se i pandehuri gjatë zhvillimit të
procedurës mund të fshihet në vend të
panjohur ose të shkoj në botën e jashtme. Për këtë arsye gjykata mund të kërkojë premtimin se nuk do të largohet nga vendqëndrimi.
Premtimi i tillë shënohet në procesverbal. Zbatimi i kësaj mase është mundësi për të
cilën vendos gjykata. Nëse nuk e mban fjalën ai mund të paraburgoset, por edhe në këtë rast mund të zbatohet kjo masë edhe me dorezani. Personit në fjalë gjykata mund t’ia marrë edhe pasaportën me aktvendim.
1.4 Ndalimi për t iu afruar vendit ose personit
të caktuar: Gjykata mund të ndaloj të
pandehurin për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar kur ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale dhe ka arsye për të besuar se ai do të shkatërroj provat, se do të ndikoj te dëshmitarët ose rrethanat e posaqme tregojnë se ai do të përsërisë veprën penale. Aplikimi i kësaj mase mund të zvoglojë rrezikun e sipërtheksuar. Gjykata vendosë për këtë masë me aktvendim të arsyetuar.
1.5 Paraqitja në stacion policor: Gjykata
vendos që i pandehuri të paraqitet në stacion policor nëse ekziston dyshimi i bazuar se i
pandehuri ka kryer vepër penale dhe besohet se i pandehuri do të fshihet. Gjykata vendos për këtë masë me aktvendim të arsyetuar. Ne këtë aktvendim shënohen kushtet e plotësuara për caktimin e masës. Aktvendimi i dërgohet të pandehurit dhe stacionit policor. Nëse i
pandehuri shkelë aktvendimin, gjykata urdhron paraburgim. Nëse i pandehuri e shkel
aktvendimin mund të paraburgoset, mund edhe ti konfiskohet edhe leja e udhëtimit.
1.6 Dorëzania: Si masë për sigurimin e pranisë
së të pandehurit në procedurë penale
nënkupton deponimin e shumës së caktuar të parave nga i pandehuri apo dikush tjetër në emër të tij si zëvendësim për paraburgim kur paraburgimi do të caktoj apo është caktuar për shkak te rrezikut nga ikja apo rrezikut se do të kryej vepër penale. Së pari gjykata mund të urdhëroj që i pandehuri të mbrohet në liri me dorëzani ose të lirohet nga paraburgimi me dorëzani kur plotësohen kushtet vijuese:
ekziston dyshimi i caktuar se i pandehuri do të kryej vepër penale, bazë tjetër është se i
pandehuri shmanget- ik dhe kushti tjetër nga i pandehuri se nuk do të braktis vendqëndrimin apo nuk do të largohet pa lejen e gjykatës. së dyti është kur gjykata mund ta zbatoj
dorëzanin te personi në të cilin është i bazuar se ka kryer vepër penale e bazë e vetme për paraburgim është se i pandehuri mund ta vazhdoj veprën e mbetur në tentativë.
Megjithatë duhet pasur parasysh faktin se
dorëzania sipas kësaj mund të aplikohet vetëm për veprat penale të dënueshme me të paktën 5 vjet burgim. Caktimi i dorëzanisë mund të shoqërohet me marrjen e dokumentit të
1.7 Arresti shtëpiak: Gjykata mund të caktojë
me aktvendim të arsyetuar arrestin shtëpijak për të pandehurin nëse egziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale dhe plotësohen kushtet për caktimin e
paraburgimit. Gjykata me aktvendim vendos se i pandehuri nuk guxon të largohet nga
vendbanimi ose vendqëndrimi, ose nga institucionet për trajtim ose përkujdesje. Gjykata mund të ndalojë ose të kufizoj
kontaktin me personat të cilët ai nuk jeton apo nuk jan të varur nga i pandehuri. Gjykata mund të vendosë ta lirojë të pandehurin në kohë të caktuar nga arresti shtëpiak kur kjo është domosdo për kryerjen e ndonjë nevoje
jetësore. Gjykata vet e mbikëqyrë zbatimin e masës së arrestit shtëpiak drejtpërdrejt ose përmes policisë
1.8 Paraburgimi: Është masa më e rëndë për
sigurimin e pranisë së të pandehurit në
procedurë penale meqë me të bëhet kufizimi i lirisë së tij. Ska dyshim se liria është një prej të drejtave themelore të individit e garantuar me të drejtën ndërkombëtare dhe me të drejtën vendore. Qështja e paraburgimit është me delikatja ne procedurën penale dhe duhet sa më shpejt qe te redukohet. Është me rëndësi të theksohet së KPP duke e rregulluar çështjen e kufizimit paraprak të lirisë, bënë fjalë për arrestimin, ndalimin dhe për paraburgimin. Arrestimin e personit të dyshuar e bënë
policia, kur një person kapet në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale e cila ndiqet sipas detyrës penale, policia apo çdo person tjetër është i autorizuar ta arrestoj atë përkohësisht edhe pa urdhër të gjykatës, arrestimi përfshin momentin e kufizimit të lirisë së personit.
Arrestimi dhe ndalimi policor autorizohet nga prokurori publik.
1.8.1 Shkaqet për caktimin e paraburgimit: Kjo masë siguruese caktohet kundër personit kur ekziston dyshimi i bazuar se a ka kryer vepër penale, kur ekziston ndonjëri nga keto kushte: 1.8.1.1 Kur ai fshihet identiteti i tij nuk mund te vërtetohet ose kur ekzistojne rrethana të tjera që tregojnë se ekziston rrezik i ikjes së tij.
1.8.1.2 Kur ka arsye për të besuar se ai do ti asgjësoj fsheh ose ndryshoj provat e veprës penale ose kur ekzistojnë rrethana se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale. Etj 1.8.1.3 Kur sjellja e tij, karakteristikat, rrethanat në të cilat është kryer vepra,
ambienti apo kushtet në të cilat jeton tregojn rrezikun se ai mund të përseris veprën.
1.8.2 Caktimi i paraburgimit: Paraburgimin e cakton gjyqtari i procedurës paraprake i
gjykatës kompetente në bazë të kërkesës së prokurorit publik në seancë dëgjimi ku janë të pranishëm personi i arrestuar prokurori publik dhe mbrojtësi. Kur personi i arrestuar nuk
angazhon mbrojtës brenda njëzatekatër (24) orëve ose deklaron se nuk do të caktoj
mbrojtës gjykata ja cakton mbrojtësin sipas detyrës zyrtare. Në seancë dëgjimi prokurori paraqet arsyet se pse cakton paraburgimin. Gjyqtari i procedurës paraprake e cakton paraburgimin me aktvendim me shkrim i cili përmbanë:Emrin dhe mbiemrin e personit i cili paraburgoset dhe te dhenat tjera personale ,kohen e arestimit,kohen e sjelljes se tij,kohen e marjes ne pyetje ,ve,pe,me te cilen akuzohet, bazenligjore per paraburgim, njoftimin per te
drejten ne ankese dhe arsyetimin e fakteve vendimtare. Kundër aktvendimit mbi
paraburgimin pala e pakënaqur mund të
paraqes ankesë në kolegj prej tre gjyqtarësh brenda afatit 24 orësh.
1.8.3. Vazhdimi i paraburgimit: Në bazë të aktvendimit të gjyqtarit të procedurës
paraprake i pandehuri mund të mbahet në paraburgim mëse shumti një muaj. Pas këtij afati i pandehuri mund të mbahet në
paraburgim vetëm në bazë të aktvendimit gjyqësor mbi vazhdimin e paraburgimit. Para ngritjes së aktakuzës paraburgimi nuk mund të zgjas më shumë se tre muaj si rregull nëntë muaj përjashtim kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme më pak se pesë vjet burgim, dhe gjashtë muaj si rregull
dymbëdhjetë muaj përjashtim kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me burgim mbi pesë vjet. Paraburgimi mund të
vazhdohet vetëm me propozim të prokurorit ku ai tregon se edhe më tutje ekzistojnë kushtet për paraburgim.Vazhdimi i paraburgimit
vendoset me akvendim te kolegjit prej tre gjyqtaresh.Lejohet ankesa por nuk e pezullon aktvendimin.Pas ngritjes se aktakuzes deri ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor paraburgimi mund te hiqet ose te caktohet vetem nga trupi gjykues apo ne mungese te tij kryetari . Më në fund duhet të theksohet se personit që i është hequr lira dhe është paraburgosur i lejohet që ti njoftoj menjëherë familjen- të afërmit.
1.8.4 Zbatimi i paraburgimit : Me paraburgim
bëhet kufizimi i lirisë së personit, gjatë zbatimit të praburgimit nuk guxon të fyhet personaliteti dhe dinjiteti i të paraburgosurit, mund të zbatohen vetëm kufizime të
nevojshme. Ndaj personit të paraburgosur mund të zbatohen vetëm kufizimet e
nevojshme që të pengohet ikja ose
marrëveshja e cila do të ishte e dëmshme për zhvillimin me sukses të procedurës, poashtu parashihet se në të njëjtin lokal nuk mund të vendosen personat që nuk i përkasin gjinisë së njëjtë dhe ata persona të cilët kanë marrë
pjesë për kryerjen e veprave penale. I
paraburgosuri duhet ti përmbahet rregullave te instuticionit të paraburgimit.Ndaj të
pandehurit ekziston prezumimi i pafajsisë, i paraburgosuri mund të ketë kontakt me
persona tjerë me dijeni dhe në mbikqyrje të Gjyqtarit. I paraburgosuri duhet ti përmbahet rregullave të institucionit të paraburgimit, përndryshe gjyqtari mund të shqiptojë dënim disiplinor duke ndaluar vizitat.
KAPITULLI 2
MASAT PËR SIGURIMIN E PROVAVE MATERIALE DHE INTERESAVE PASURORE
1. Masat për sigurimin e provave materiale
1.1 Gjatë zhvillimit të procedurës penale shpeshëherë nevojitet të mblidhen sende të cilat kanë të bëjnë me provat materiale që gjenden në posedim të të pandehurit ose të personave tjerë e ato janë:
1.1.1 Kontrolli i banesës dhe i personit;
1.1.2 Masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit; dhe
1.1.3 Marrja e konfiskimit të perkohshëm të sendit;
1.1.4 Veprimi me sendet e dyshimta; 1.1.5 Masat për sigurimin e interesave pasurore.
2. Kontrolli i banesës dhe i personit
Urdhërin për kontrollin e banesës dhe personit e jep Gjyqtarit i procedurës paraprake .
Kontrolli bëhet në bazë të urdhërkontrollit i cili jepet sipas urdhërit të prokurorit publik, ndërsa në raste të ngutshme sipas kërkesës me shkrim të policisë
gjyqësore.Urdhërkontrolli përfshin
identifikimin e shtëpisë, lokalit ose përsonit. Urdhërin për kontrollimin e banesës dhe
personit n e zbaton policia gjyqësore brenda 48 orve. Gjyqtari i procedurës paraprake
urdheron kontrollin me kerkese te prokurorit publik kurse në të ngutshme sipas kerkeses me shkrim te policise gjyqesore.
Kontrolli i një femre zbatohet vetëm nga femra. Kontrolli i personit mund të jetë edhe intim i cili zbatohet nga mjeku ose infermjerja e kualifikuar. Me rastin e kontrollit përpilohet procesverbali në të cilin shënohet rrjedha e kontrollit dhe pastaj nënshkruhet nga personi i kontrolluar ose nga personi të cilit i është kontrolluar shtëpia, banesa lokali etj. Kontrolli mund të bëhet pa praninë e dëshmitarve nëse prania e tyre nuk mund të sigurohet. Kur policia bën kontrollin pa urdhër gjyqësor, policia duhet të njoftoj prokurorin publik dhe gjyqtarin e procedurës paraprake. Policia mund tw zbatoj kontrollin pa urdher apo pa dëshmitar kur ekzekuton aktvendimin mbi sjelljen forcerisht tw personit ose kur bwn arrestimin e tij nwse dyshon pwr armwmbajtje apo ndonjw mjet sulmi ose mundohet ti fsheh sendet tw Cilat deshmojn per kryerjen e vepres.
3.1 Përfshijnë:
3.1.1 Vëzhgim i fshehtë fotografik ose me video;
3.1.2 Monitorim i fshehtë i bisedave; 3.1.3 Kontrollim i dërgesave postare; 3.1.4 Përgjimi i telekomunikimeve;
3.1.5 Përgjim i komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik;
3.1.6 Dërgim i kontrolluar i dërgesave postare;
3.1.7 Shfrytëzim i mjeteve për përcjellje të vendndodhjes;
3.1.8 Blerje e simuluar e ndonjë sendi; 3.1.9 Stimulim i veprës së korrupsionit; 3.1.10 Hetim i fshehtë;
3.1.11 Regjistrim i thirrjeve telefonike; dhe 3.1.12 Zbulim i të dhënave financiare;
4. Konfiskimi (sekuestrimi) i përkoshëm i sendeve
Sipas kodit penal, sendet të cilat mund të
shërbejnë si provë në procedurën penale duhet të konfiskohen. Këto sende merren dhe
përkohsisht mbahen në mbikqyrje të prokurorit publik.Personi i cili i mban sendet ka për
detyrë që ti dorëzoj ato pas kërkesës së
gjykatës. Personi i cili refuzon ti dorzoj sendet mund të dëhohet me gjobë deri 250 euro.Nëse edhe më tutje refuzon, rrezikon të dënohet me burg. Burgu zgjat derisa të dorzohet sendi.
Arrestimi mund të urdhërohet vetëm nga
gjykata. Sendet të cilat mund të sekuestrohen janë shkresat edhe dokumentet e organeve shtetërore dhe ndërmarjeve. Kur bëhet
sekuestrimi përpilohet lista e tyre, kur kjo nuk është e mundur futen në zarfë.