• No results found

E-Drejta-e-Procedures-Penale9999.doc

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "E-Drejta-e-Procedures-Penale9999.doc"

Copied!
204
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

E DREJTA E PROCEDURËS PENALE

Çdo procedurë që udhëheq një organ i autorizuar për të zbatuar ligjin ka parimet e veta themelore. Edhe procedura penale i ka parimet e veta dhe ato përmbahen në dispozitat e Kapitullit të parë të Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale të Kosovës, në tekstin vijues KPPPK. Shumica nga këto parime në të njëjtën kohë janë edhe parime të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të parapara në Kapitullin e dytë të drejtat dhe liritë themelore.

Në krahasim me legjislacionin e mëparmë në këtë lëmi risitë kryesore janë parimet mbi paanshmerinë e gjykatave, parimi akuzator dhe ai mbi barabarësinë e armëve të palëve në procedurë. Parimi akuzator dhe ai i ndjekjes penale sipas detyrës zyrtare dhe legaliteti i ndjekjes penale janë dhënë në dispozitat e nenit 6 të KPPPK.

Paditës të autorizuar për të ndërmarrë ndjekjen penale janë prokurori publik, i dëmtuari dhe paditësi subsidiar.

Për veprat penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare prokurori publik detyrohet të fillojë procedurën penale përveq në rastet nga dispozitat e neneve 226 dhe 227 të KPPPK.

Për veprat penale që ndiqen në bazë të propozimit të të dëmtuarit prokurori publik me rastin e fillimit të procedurës penale duhet të dëshmojë në gjykatë së ka siguruar propozimin të tillë.

Bazë për të filluar ndjekjen penale është ekzistimi i dyshimit të arsyeshëm së një person ka kryer vepër penale që ndiqet sipas detyës zyrtare apo propozimit të të dëmtuarit. Dyshimi i arsyeshëm është një dyshim i nivelit më të ultë së dyshimi i bazuar që duhet të ekzistojë kur nga gjykata duhet marrë vendime për kufizimin e lirive të personave të dyshuar apo urdhëruar masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit me rastin e zbatimit të së cilave poashtu cenohen të drejtat dhe liritë e qytetarit.

Prokurori publik ndërmerr ndjekjen penale sipas detyrës zyrtare për të gjitha veprat penale të parapara në Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës, në

6 3

(2)

tekstin vijues KPPK dhe në ligjet tjera për të cilat me ligj nuk thuhet shprehimisht se ndiqen sipas padisë private.

Për veprat penale që ndiqen sipas padisë private paditës i autorizuar është i dëmtuari.

Paditës subsidiar është i dëmtuari në rastin kur prokurori publik hedh kallzimin penal, pushon hetimin e filluar apo tërhiqet nga aktakuza.

Parimi i barabarësisë së armëve nënkupton barabarësinë e palëve në procedurë. Procedura penale mund të zbatohet pranë policisë, duke përfshirë edhe procedurën para oficerit të autorizuar të Shërbimit Doganor të Kosovës, prokurorit publik dhe gjykatës dhe që të tri këto organe përveq së janë të detyruara që me vëmendje dhe përkujdesje të njëjtë dhe me përkushtim maksimal profesional të vërtetojnë të gjitha faktet me rëndësi në procedurë janë të detyruar që të gjitha ato fakte t`ia vëjnë në dispozicion dhe shfrytëzim edhe palës kundërshtare.

I pandehuri në procedurë ka të gjitha të drejtat që i ka prokurori publik përveq atyre që ky i fundit i ka si organ shtetëror. Institutet e reja të procedurës, mbrojtja e të dëmtuarit dhe dëshmitarit, mundësia hetuese e jashtëzakonshme, kërkesa e të

pandehurit për mbledhjen e provave

duke pasur parasysh edhe të drejtën e tij që ta kundërshtojë çdo provë me marrjen në pyetje sigurojnë parimin e barabarësisë së armëve.

KAPITULLI II - KOMPETENCAT E GJYKATAVE A. KOMPETENCA LËNDORE

Për vendosjen e çështjeve penale kompetente janë gjykatat komunale, ato të qarkut dhe Gjykata Supreme e Kosoves. Gjykatat ekonomike dhe ato për kundërvajtje nuk kanë kompetencë të vendosin çështjet penale.

Gjykatat komunale kanë kompetencë lëndore të vendosin lidhur me veprat penale të dënueshme me gjobë ose me dënim burgimi gjerë me pesë vjet për veprat penale për të cilat është parapa dënimi me gjobë apo me burgim gjer më tri vjet vendos një gjyqëtar i vetëm ndërsa për ato vepra penale për të cilat është paraparë dënimi me burgim mbi tri e gjerë me pesë vjet vendos trupi gjykues i përbërë nga një gjyqëtar dhe dy gjyqëtar laik.

Gjyqtari i procedurës paraprake vetëm vendos për urdhërimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, zbatimit të procedurës që siguron mundësi të jashtëzakonshme të hetimit, vendosjes lidhur me ankesat e caktuara në procedurën e hetimit që zbaton prokurori publik, urdhërimin e masave për sigurimin e pranisë së të pandehurit, pengimin e rikryrerjes së

(3)

6 4

(4)

veprës penale dhe sigurimin e suksesshëm të zhvillimit të procedurës penale, etj.

Gjyqtari për konfirmim të aktakuzës zbaton dhe vendos në procedurën e konfirmimit të aktakuzës.

Gjykatat e qarkut, në shkallë të dytë, kanë kompetencë lëndore të vendosin ankesat e paraqitura kundër aktgjykimeve të gjykatave komunale të marra në shkallë të parë ndërsa në shkallë të parë të vendosin çështjet penale që paraqesin vepra penale të dënueshme me dënim burgimi mbi pesë vjet dhe me burgim afatgjatë. Veprat penale për të cilat këto gjykata, në bazë të ligjit, kanë kompetencë të vendosin në shkallë të parë edhepse veprat janë të dënueshme me burgim gjer më pesë vjet ose më pak janë ato nga Rregullorja e UNMIK-ut 2004/ 2 mbi Pengimin e Pastrimit të Parave dhe veprave të ngjashme penale.

Gjykata Supreme e Kosovës vendos çështjet penale sipas ankesave në shkallë të dytë; në kushtet e caktuara edhe në shkallë të tretë, kur vendos, në raste të caktuara, lidhur me konfliktin e kompetencës dhe sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike.

B. KOMPETENCA TERRITORIALE

Kompetenca territoriale e gjykatave caktohet në bazë të vendit të kryerjes apo tentimit të kryerjes së veprës penale ose vendit ku është shkaktuar pasoja e saj. Vendi i kryerjes apo tentimit për kryerjen e veprës penale është vendi në të cilin ka vepruar kryesi ndërsa vendi ku shkaktohen pasojat nuk do të thotë së duhet të përputhet detyrimisht me vendin e kryerjes apo tentimit të veprës penale. Sipas nenit 33 të KPPK vendi i kryerjes së veprës penale është vendi ku ka vepruar kryesi, vendi ku kryesi ka qenë i detyruar të veprojë dhe nuk ka vepruar apo vendi ku është shkaktuar pasoja ndërsa vendi i tentimit të veprës penale është vendi ku ka vepruar kryesi apo vendi në të cilin është dashur të shkaktohet pasoja sipas dashjes së kryesit.

Me ligj mund të parashihet kompetencë e posaqme territoriale kur në kuader të disa gjykatave komunale që janë në kuadër të kompetencës territoriale të një gjykate të perbashkët të qarkut, neni 21 paragrafi 2 i KPPPK. Kjo kompetencë parashihet varësisht nga kushtet e punës dhe ngarkesës së gjykatave.

Për të gjykuar një vepër të vazhduar penale kompetencë territoriale ka secila nga gjykatat në territorin e së cilës është kryer ndonjë nga veprat penale që është në përbërje të veprës së vazhduar penale ndërsa për një vepër të përhershme kompetente është secila nga gjykatat me kompetencë lëndore në territorin e së cilës brenda një kohe të caktuar kanë zgjatur pasojat. Nëse

6 5

(5)

E DREJTA PENALE (MATERIALE)

një kryes privon në mënyrë të kundërligjshëm një person nga liria në Prishtinë, pastaj e mban nga disa ditë nëpër edhe 6 qytete tjera të Kosovës kompetente është secila nga gjykatat në territorin e së cilës personi i tillë është mbajtur i privuar nga liria si dhe gjykata në territorin e së cilës personi është privuar kundërligjshem nga liria ndërsa përparësi ka Gjykata pranë së cilës së pari është dorëzuar akti për fillimin e procedurës.

Për të gjykuar një vepër penale të kryer në aeroplan kompetente është gjykata në territorin e së cilës aeroplani është i regjistruar. Kompetencë për të gjykuar veprat penale të kryera nëpërmjet gazetës është gjykata në territorin e së cilës gazeta është shtyp ndërsa në rastin kur nuk dihet vendi i shtypjes apo ai është jashtë shtetit atëherë gjykata në territorin e së cilës është shpërndarë gazeta.

Për të gjykuar veprën penale shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës kompetencë territoriale ka gjykata në të cilën kryesi i pandehuri është dashur të bëjë pagesën e mjeteve të mbajtjes apo ushqimit.

Kompetenca territoriale mund të kalohet nga një gjykatë në gjykatën tjetër me kompetencë lëndore në rastet kur gjykata kompetente është e penguar për shkaqe juridike ose reale të zbatojë procedurën. Kompetenca territoriale mund të kalohet vetëm për vendosjen e një lënde individualisht të caktuar e jo edhe për të gjitha lëndët që i ka në punë një gjykatë. Kompetenca territoriale një herë e kaluar mbetet tek ajo gjykatë gjer në perfundimin e procedurës me vendim të formës së prerë.

Kompetenca lëndore nuk mund të kalohet. Kur një gjykatë e qarkut gjykon një person të fajësuar për vepra penale nga kompetenca e vet lëndore dhe për vepra penale nga kompetenca lëndore e gjykatës komunale apo kur gjykon të bashkëpandehurit nuk kemi të bëjmë me kalimin e kompetencës lëndore. Nëse një person është akuzuar për veprën penale Vrasje nga neni

146 apo Lëndim i rëndë trupor nga neni 154 paragrafi 2 ndërsa disa persona tjerë për pjesëmarrje në rrahje nga neni 155 paragrafi 1 i KPPK atëherë gjykata e qarkut është kompetente të gjykojë edhe personat e akuzuar për veprën penale pjesëmarrje në rrahje neni 33 par. 3 të KPPPK.

C. MUNGESA DHE KONFILIKTI I KOMPETENCËS

Pasojat e mungesës së kompetencës lëndore evitohen me mjetet juridike. Një ndër arsyet e kundërshtimit të një vendimi gjyqësor është edhe ai i dhënë në dispozitën e nenit 403 par. 1 nënparagrafi 6. Moskompetenca territoriale nuk mund të shpallet pas konfirmimit të aktakuzës dhe këtë moskompetencë nuk mund ta kundërshtojnë palët.

Për kompetencën e vetë lëndore dhe territoriale gjykatat janë të

(6)
(7)

E DREJTA PENALE (MATERIALE)

detyruara të kujdesen sipas detyrës zyrtare. Gjykata që vlerëson se nuk ka kompetencë lëndore apo territoriale për të vendosur një çështje penale do të shpallet jokompetente dhe gjykatës komptente do t`ia dërgoj lëndën pasi aktvendimi mbi shpalljen e jokompetencës të merr formën e prerë.

Kujdesi për kompetencën lëndore dhe territoriale ka bazën në nenin 2 të KPPPK sipas së cilit vetëm gjykata kompetente e pavarur dhe e paanshme mund ti shqiptojë kryesit të veprës penale sankcionin penal në procedurë të filluar dhe zbatuar në bazë të KPPPK.

Konfliktin e komptencës në mes të gjykatave e zgjedh gjykata drejtëpërdrejtë më e lartë. Kur shkaktohet konflikt i kompetencës në mes të gjykatave komunale në kuader të një gjykate të përbashkët të qarkut kompetente është gjykata e qarkut ndërsa në rast konflikti të kompetencës në mes të dy gjykatave komunale që nuk janë në kuadër të një gjykate të përbashkët të qarkut, apo në mes të dy gjykatave të qarkut kompetente është Gjykata Supreme e Kosovës.

KAPITULLI III - PËRJASHTIMI

A. ARSYET E PËRJASHTIMIT

Dispozitat për përjashtimin e një gjyqtari apo gjyqtari laik, në tekstin vijues gjyqtari, shërbejnë për të siguruar paanshmërinë e gjyqtarit në vendosjen e një çështje penale konkrete.

Për tu plotësuar kushti për përjashtimin e gjyqtarit nga nënparagrafi 1 i paragrafit 1 të nenit 40 gjyqtari duhet të jetë i dëmtuar me veprën penale për të cilën ai zbaton procedurën. Me këtë rast nuk është me rëndësi fakti se gjyqtari nuk ka paraqitur kërkesë pasuroro-juridike për kompenzimin e dëmit. Edhe në rastin kur gjatë shqyrtimit gjyqësor i akuzuari kryen një vepër penale kundër gjyqtarit që gjykon gjyqtari duhet përjashtuar pa marrë parasysh se për këtë vepër a vendoset të gjykohet menjëherë sipas mundësisë së dhënë në dispozitën e nenit 377 par.1 i KPPPK apo kjo vepër penale gjykohet veçmas në një procedurë tjetër. Gjyqtari i tillë do të duhej përjashtuar edhe për gjykimin e çështjes të cilën e gjykonte në shqyrtimin gjyqësor gjatë të cilit i akuzuari ndaj tij kreu vepër penale sipas paragrafit 3 të nenit 40 sepse ky fakt paraqet një rrethanë që e vënë në dyshim paanshmërinë e tij.

Sipas kësaj baze gjyqtari përjashtohet edhe në rastin kur ai është përfaqësues i autorizuar i të dëmtuarit. Nëse përfaqësues i autorizuar i të dëmtuarit ka qenë para se të emërohet gjyqëtar edhe kjo është bazë për

(8)
(9)

E DREJTA PENALE (MATERIALE)

përjashtimin e tij sipas paragrafit 3 të nenit 40 nga se edhe ky fakt paraqet rrethanë që e vë në dyshim paanshmërinë e tij.

Për t’u plotësuar kushti për përjashtimin e gjyqtarit nga nënparagrafi 2 i paragrafit 1 të nenit 40 gjyqtari duhet të jetë në martese apo bashkësi jashtëmartesore, i afërt në gjini të drejtë gjaku në cilën do shkallë, i afërt në vijën anësore gjer në shkallën e katërt apo të krushqisë gjer në shkallë të dytë me ndonjërin nga këta pjesëmarrës në procedurë, të pandehurin, mbrojtësin e tij, paditësin, të dëmtuarin apo përfaqësuesin ligjor apo të autorizuar të të dëmtuarit.

Afria e gjakut në vijë të drejtë apo anësore krijohet si me bashkësi martesore ashtu edhe me bashkësi jashtëmartesore.

Shkallët e afrisë së gjakut në vijë të drejtë fitohen me numërimin e lindjeve që janë në mes të paraardhësit dhe pasardhësve dhe ata janë në gjini të gjakut po aq shkallë sa ka edhe lindje. Në vijën anësore të gjinisë së gjakut shkalla e afërsisë llogaritet me lindjet nga një i afërm gjer te paraardhësi i përbashkët dhe nga paraardhësi i përbashkët gjer te i afërmi tjetër.

Gjinia e krushqisë bazohet në lidhjen e martesës dhe formohet në mes të një bashkëshorti dhe të afërmve të bashkëshortit tjetër sipas gjinisë së gjakut kështu që shkalla e gjinisë së gjakut në të cilën një nga bashkëshortët është në afri me një person tjetër është shkallë e njëjtë e krushqisë së bashkëshortit tjetër me atë person. Gjinia e krushqisë nuk pushon me vdekjen e bashkëshortit ndërsa pushon nëse martesa zgjidhet apo shpallet e pavlefshme.

Ne bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për Familjen, i Kosovës, bashkësia faktike apo jashtëmartesore është e barabartë me bashkësinë martesore në aspektin e të drejtave dhe detyrimeve në mes të të afërmeve në vijë të gjakut të njerit nga bashkëshortët jashtëmartesor formohet gjinia e krushqisë e bashkëshortit tjetër jashtëmartesor.

Për tu plotësuar kushti për përjashtimin e gjyqtarit sipas nënparagrafit

3 të paragrafit 1 të nenit 40 gjyqtari duhet të jetë në raport të kujdestarit apo nën kujdestari ligjore, fëmijë i adoptuar ose prind adoptues ose ushqyes apo i ushqyer me të pandehurin, mbrojtësin e tij, paditësin apo të dëmtuarin.

Raporti i kujdestarit ligjor, nënkujdestarisë ligjore, adoptimit apo ushqimisë duhet bazuar në vendim të organit gjegjës dhe nuk krijohet me gjendje faktike, nëse raporti i tillë është faktik është arsye që përjashtimi të kërkohet sipas paragrafit 3 të nenit 40.

Për tu plotësuar kushti për përjashtimin e gjyqtarit sipas nënparagrafit

4 të paragrafit 1 të nenit 40 gjyqtari duhet të ketë marrë pjesë në procedurë në çeshtjen konkrete penale si paditës, mbrojtës, përfaqësues ligjor apo i autorizuar i të dëmtuarit apo paditësit apo në të njëjtën çështje të jetë marrë në pyetje si dëshmitar apo ekspert.

(10)
(11)

E DREJTA PENALE (MATERIALE)

Lëvizja e kuadrave nga avokatura në gjyqësor dhe në kuadër të gjyqësorit nga gjykatat në prokurori dhe anasjelltas krijon mundësinë e paraqitjes së rrethanave për përjashtim të gjyqtarit sipas kësaj baze ligjore.

Për t’u plotësuar kushti për përjashtimin e gjyqtarit sipas nënparagrafit 5 të paragrafit 1 të nenit 40 gjyqtari duhet të ketë marr pjesë në marrjen e vendimit në gjykatën më të ultë apo të ketë marr pjesë në marrjen e vendimit që kundërshtohet me ankesë në të njëjtën gjykatë.

Në rastin e parë kemi dy gjykata: atë më të ultën në të cilën gjyqtari ka marrë pjesë në marrjen e vendimit që vendoset në gjykatën tjetër në shkallë të dytë lidhur me ankesën ndërsa në rastin e dytë kemi një gjykatë. Në rastin e dytë janë kryesisht vendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake për masat e sigurisë së pranisë së pandehurit në procedurë apo vendimi për hudhjen e aktakuzes i gjyqtarit për konfimimin e aktakuzës.

Gjyqtari që ka marr pjesë në marrjen e vendimit që është i formës së prerë nuk përjashtohet në vendosjen e një çështje penale në të cilën lidhur me kërkesën për rishikimin e procedurës penale është lejuar rishikimi nga se në këtë rast gjyqtari ka një material të ri që i mundëson atij ta vlerësoj lirshëm dhe edhe të merr vendim tjetërfare nga që ka marr më parë.

Me dispozitat e paragrafit 2 të nenit 40 regullohet përjashtimi nga trupi gjykues dhe nga procedura për konfimimin e aktakuzës. Nga trupi gjykues përjashtohet gjyqtari që në të njëjtën çështje penale ka marrë pjesë në procedurën paraprake apo atë për konfirmimin e aktakuzës ndërsa nga procedura e konfirmimit të aktakuzës përjashtohet gjyqtari që ka urdhëruar paraburgimin.

Marrja pjesë e një gjyqëtari në shqyrtimin gjyqësor kur ai është dashur të përjashtohet për arsyet nga neni 40 par. 1 dhe 2 paraqet shkelje esenciale të dispozitave të procedurës

penale neni 403 paragrafi 1 nënparagarfi 2 i KPPPK.

Arsye për përjashtimin e gjyqtarit sipas paragrafit 3 të nenit 40 është dyshimi në paanshmërinë e tij. Janë shumë të ndryshme rrethanat që sjellin gjer të dyshimin në paanshmerine e gjyqtarit dhe ato duhet vlerësuar gjithnjë në rastin konkret.

Anulimi i aktgjykimit lidhur me ankesën nuk është arsye për përjashtimin e gjyqtarit nga rigjykimi i të njëjtës çështje penale sipas paragrafit 3 të KPPPK. Me KPPPK nuk parashihet mundësia që gjykata e shkallës së dytë të urdhërojë që shqyrtimi gjyqësor të mbahet pranë një trupi tjetër gjykues sikur ishte zgjidhja ligjore me ligjin e mëparme të procedurës penale. Kjo mundësi ekziston vetëm në çështjet penale që gjykohen me ligjin e mëparme në fuqi ashtu si është rregulluar me dispozitat e nenit 550 të KPPPK.

(12)
(13)

E DREJTA PENALE (MATERIALE)

B. PROCEDURA E PËRJASHTIMIT E INICUAR NGA GJYQTARI

Gjyqtari kur gjen se ka arsye nga neni 40 par.1 dhe 2 për përjashtimin e tij menjëherë njohton kryetarin e gjykatës. Ai duhet menjëherë të ndërprej marrjen e çfarëdo lloj veprimi procedural në çështjen konkrete penale ndërsa nëse gjen se ka arsye për përjashtimin e tij nga neni 40 paragrafi 3 ai poashtu duhet të njohtoj kryetarin e gjykatës mirëpo mund të ndërmerr deri në vendimin lidhur me përjashtimin, vetëm ato veprime procedurale që domosdo janë të nevojshme për të penguar shtyrjet ose vonesat e palejushme në procedurë.

Nëse një gjyqtar i procedurës paraprake pasi ka marrë vendim për caktimin e paraburgimit të pandehurit dhe para dërgimit të vendimit të tillë palëve mëson për ndonjë arsye për përjashtimin e tij ai sipas paragrafit 2 i nenit 41 ai duhet edhe t`ua dërgojë vendimin palëve sepse vonesa në dërgimin e vendimit paraqet vonesë të palejueshme në procedurë.

Kryetari i gjykatës për përjashtimin e gjyqtarit në bazë të njohtimit për arsye të përjashtimit nga ana e gjyqtarit, sikur edhe kryetari i gjykatës më të lartë me rastin e njohtimit nga kryetari i gjykatës më të ultë për ekzistimin e arsyerave për përjashtim nuk marrin ndonjë vendim me shkrim për përjashtim e gjyqtarit dhe kryetari i gjykatës gjyqtarin që duhet përjashtuar e zëvendëson me një gjyqtar tjetër.

C. PROCEDURA E PËRJASHTIMIT E INICUAR NGA PALËT

Kërkesa e palës për përjashtimin e gjyqtarit duhet të identifikojë me emër gjyqtarin përjashtimi i të cilit kërkohet. Për arsyet nga paragrafet 1 dhe

2 të nenit 40 për përjashtimin e gjyqtarit pala detyrohet të paraqes kërkese posa të mësoj për arsyet e përjashtimit e më së largu gjerë në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ndërsa për arsyet nga paragrafi 3 më së voni para fillimit të shqyrtimit gjyqësor.

Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit duhet të përmbaj bazën ligjore për të cilën përjashtimi kërkohet dhe faktet në të cilat mbështet kërkesa e që tregojnë për ekzistimin e arsyerave për përjashtim.

Për përjashtimin e gjyqtarit në bazë të kërkesës së palës vendos me aktvendim kryetari i gjykatës në të cilin gjyqtari ushtron funksionin ndërsa për përjashtimin e kryetarit tëgjykatës vendos kryetari i gjykatës drejtëpërdrejtë më të lartë. Për përjashtimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës vendos seanca e përgjithshme e gjykatës Supreme të Kosovës.

Aktvendimi me të cilën refuzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit mund të kundërshtohet me ankesë të posaqme ndërsa

(14)

7 0

(15)

E DREJTA PENALE (MATERIALE)

kërkesa pranohet dhe

aktvendimi për refuzimin e kërkeses të marr pas ngritjes së aktakuzës nuk mund të kundërshtohen me ankesë të posaqme por vetëm me ankesë kundër aktgjykimit.

D. PËRJASHTIMI I PROKURORËVE PUBLIK

Dispozitat për përjashtimin e gjyqtarëve përshtatshmërisht zbatohen edhe për përjashtimin e prokurorëve publik. Prokurori publik mund të përjashtohet për të njëjtat arsyera për të cilat mund të përjashtohet edhe gjyqtari.

Në pajtim me ligjin mbi prokurorinë publike prokurorin publik janë të autorizuar ta përfaqësojnë zëvendës prokurorët publik dhe për përjashtimin e tyre vendos prokurori publik.

KAPITULLI IV - PROKURORI PUBLIK

Prokurori publik sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës emërtohet me emrin Prokurori i Shtetit.

Prokurori Publik ka, sipas dispozitës së nenit 46 paragrafi 1 i KPPK, pesë detyra apo përgjegjësi themelore: për hetimin e veprave penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare apo propozimit të të dëmtuarit, për ushtrimin e ndjekjes penale ndaj personave që kryejnë vepra të tilla penale, mbikqyrjen e policisë gjyqësore gjatë hetimit të personave të dyshuar së kanë krye vepra penale, mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve për fillimin e procedurës dhe kryerjen e punëve tjera të parapara me ligj.

Në punën e prokurorit publik me rastin e trajtimit të çështjeve individuale nuk mund të ndikoj asnjë organ tjetër shtetëror.

Për ndjekjen e kryesve të veprave penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare apo propozimit prokurori publik nuk është i vetmi paditës i autorizuar nga së ndjekjen për këto vepra penale nën kushtet nga neni 62 paragrafet 1 dhe 2 i KPPPK mund t’a ndërmarr edhe i dëmtuari si paditës subsidiar.

Hetimin e veprave penale prokurori publik e kryen nëpërmjet ndërmarrjes së veprimeve hetimore me të cilat ai siguron prova që mbeshtesin vendimin e tij për të pushuar hetimin apo ushtruar aktin akuzues.

Ndjekjen penale prokurori publik e ushtron me paraqitjen e akteve akuzuese pranë gjykatës dhe përfaqësimin e tyre në shqyrtimin gjyqësor.

Me mbikqyrje të punës së policisë gjyqsore gjatë hetimit të personave

(16)
(17)

E DREJTA PENALE (MATERIALE)

të dyshuar dhe mbledhjen e informacioneve dhe të dhënave për fillimin e procedurës penale nënkuptojmë mbikqyrjen e policisë gjyqësore kur ajo ndërmerr veprime hetimore për të cilat e autorizon prokurori publik, neni 221 paragrafi 4 dhe mbikqyrjen e punës së policisë gjyqësore në fazën paraprake të procedurës penale, neni 200 par. 3 i KPPPK.

Punët tjera të parapara me ligj që i kryen prokurori publik janë të përcaktuara me Ligjin mbi Prokurorin Publike dhe me KPPPK e të cilat nuk janë përmend në këtë dispozitë ndërsa janë punët lidhur me mjetet e jashtëzakonshme juridike jo vetëm në lëmin penale por edhe në ato civile, jashtëkontestimore, administrative, transferimin e të gjykuarve apo të pandehurve, etj.

Nga pesë detyrat dhe përgjegjësitë e përmendura të prokurorit publik kryesor janë hetimi i veprave penale dhe ndjekja penale e kryesve të tyre. Këto detyra dhe përgjegjësi prokurori publik i ka në faza të ndryshme të procedurës penale. Në fazën e procedurës paraprake ai ka të drejtë dhe detyrë të ndërmarrë masa për zbulimin e veprave penale dhe kryesve të tyre, në procedurën e hetimit të ndërmarrë veprime hetimore, në procedurën pranë gjykatës paraqet dhe perfaqëson aktet akuzuese, paraqet ankesa kundër vendimeve gjyqësore që nuk kanë marrë formën e prerë dhe mjete të jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

Kompetenca lëndore dhe territoriale e prokurorit publik është e caktuar me Ligjin mbi Prokurorinë Publike.

KAPITULLI V - PARAQITJA E PROPOZIMIT PËR NDJEKJE PENALE, PËR PADI PRIVATE DHE PËR NDJEKJE PENALE SUBSIDIARE.

A. PARAQITJA E PROPOZIMIT PËR NDJEKJE PENALE

Ndjekja penale për vepra penale për të cilat me ligj është e paraparë se ndiqen në bazë të propozimit të të dëmtuarit varet ekskluzivisht nga i dëmtuari dhe prokurori publik nuk mund të fillojë ndjekjen nëse nuk ka një propozim të tillë. Propozimi për ndjekje sikurse edhe padia private mund të paraqitet në afat prej tre muajsh nga dita kur i dëmtuari apo përfaqësuesi i tij ligjor ka mësuar për veprën penale dhe kryesin e saj.

Prokurori publik është paditës i autorizuar për të ndërmarrë ndjekjen penale për vepra penale që ndiqen sipas propozimit dhe i dëmtuari atij duhet paraqitur propozimin për ndjekje. Propozimin e dhënë një herë i dëmtuari mund ta tërheq gjer në përfundim të shqyrtimit gjyqësor dhe nëse e tërheq në shqyrtimin gjyqësor prokurori publik duhet të tërhiqet nga akuza. Propozimi i

7 2

(18)

tërhequr një herë nuk mund të paraqitet sërish.

Në emër të fëmijës dhe personit të privuar nga zotësia për të ndërmarrë veprime juridike propozimin për ndjekje mund ta paraqes përfaqësuesi i tyre ligjor ndërsa nëse i dëmtuari vdes gjatë afatit për paraqitjen e propozimit propozimin mund ta paraqesin bashkëshorti/ja i tij/saj martesor apo jashtëmartesor, fëmijët, prindërit, prindërit adoptues, fëmijët e adoptuar apo vëllezërit dhe motrat.

Me rastin e paraqitjes së aktit akuzuas në gjykatë prokurori publik duhet të dëshmojë se ka propozimin e të dëmtuarit për ndjekje penale me çka dëshmon se është paditës i autorizuar.

B. PADIA PRIVATE

Paditës i autorizuar për ndjekje penale për veprat penale që ndiqen sipas padisë private është i dëmtuari. Nëse i dëmtuari është fëmijë apo person i privuar nga zotësia për të ndërmarrë veprime juridke paditës i autorizuar është përfaqësuesi i tyre ligjor, bashkëshorti, bashkëshorti jashtëmartesor, fëmijët, prindërit, prindërit adoptues, fëmijet e adoptuar dhe vëllezërit dhe motrat e të dëmtuarit nëse i dëmtuari vdes gjatë afatit për paraqitjen e padisë private.

Padia private mund të paraqitet në afat prej tre muajsh nga dita kur paditësi ka mësuar për veprën penale dhe për kryesin e saj. Paditësi privat mund të tërhiqet nga padia private gjer në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.

C. NDJEKJA PENALE SUBSIDIARE

Paditësi subsidiar është paditës i autorizuar për ndërmarrjen e ndjekjes penale për vepra penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare në rastin kur prokurori publik hedh kallzimin penal, pushon hetimin apo tërhiqet nga aktakuza para shqyrtimit apo gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Në rastin e hedhjes së kallzimit penal, neni 208 par. 3, të pushimit të hetimit, neni 224 paragrafi 2 i KPPPK, prokurori publik e njohton të dëmtuarin për të drejtën të ndërmarrë ndjekjen penale në afat prej tetë ditësh nga dita e pranimit të njohtimit ndërsa në rastin kur prokurori publik tërheq akuzën para fillimit të shqyrtimit gjyqësor gjykata e njohton të dëmtuarin për të drejtën e ndërmarrjes së ndjekjes penale ndërsa në shqyrtimin gjyqësor për këtë të drejtë të dëmtuarin e njohton poashtu gjykata, neni 63 paragrafi 1.

Paditësi privat dhe ai subsidiar në procedurë që zbatohet sipas padisë private apo subsidiare i kanë të gjitha të drejtat që i ka prokurori publik

(19)

7 3

(20)

përveq atyre që ky i ka si organ shtetëror.

Nëse me pëlqimin e të dëmtuarit prokurori publik pezullon, pushon apo shmanget nga ndjekja penale, nenet 226 dhe 227 të KPPPK i dëmtuari e humb të drejtën e ndërmarrjes apo vazhdimit të ndjekjes penale.

Paditësi privat, paditësi subsidiar si dhe përfaqësuesit e tyre ligjor apo të autorizuar janë të detyruar ta njohtojnë gjykatën për çdo ndryshim të adresës apo vendqëndrimit sepse pamundësinë e dorëzimit të thirrjeve për ardhje në shqyrtimin gjyqësor për arsye të ndryshimit të adresës a vendqëndrimit konsiderohet si tërheqje nga padia, neni 60 paragrafi 1 dhe 63 paragrafi 1 i KPPPK.

KAPITULLI VI - MBROJTËSI

I dyshuar, neni 151 nënparagrafi 1 i KPPPK, është personi për të cilin policia ose autoritet e ndjekjes penale kanë dyshim të arsyeshëm se ka kryer vepër penale por ndaj të cilit procedura penale nuk ka filluar ndërsa i pandehur, neni 151 paragrafi 2 i KPPPK është personi kundër të cilit zbatohet procedura penale dhe nënkupton personin ndaj të cilit zbatohet hetimi, personin e akuzuar dhe atë të dënuar.

Që të dy këta kanë të drejtë të kenë mbrojtës në të gjitha fazat e procedurës penale pa marrë parasysh dënimin e paraparë për veprën penale. Është detyrë e organit që zbaton ligjin, policisë, prokurorit publik, gjyqtarit të procedurës paraprake ose kryetarit të trupit gjykues, kjo përfshin edhe gjyqtarin që zbaton procedurën për konfimimin e aktakuzës, neni 151 nënparagrafi 14 i KPPPK, ta udhëzojnë të dyshuarin a të pandehurin për të drejtën e tij për të angazhuar mbrojtës dhe se mbrojtësi ka të drejtë të marrë pjesë gjatë marrjes së tij në pyetje.

Asnjë provë e marrë me dëgjimin e të dyshuarit a të pandehurit nuk është provë e pranueshme nëse në procesverbal nuk është shënuar udhëzimi në të drejtën për angazhimin e mbrojtësit dhe deklarimi i të dyshurit apo të pandehurit lidhur me këtë udhëzim.

Nga e drejta në mbrojtje nuk mund të hiqet dorë në rastet e mbrojtjes së detyrueshme. Personat nën moshën tetëmbëdhjetë vjeqare nuk mund të heqin dorë nga e drejta në mbrojtje pa pëlqimin e prindit, kujdestarit apo përfaqësuesit të qendrës për punë sociale. Nga e drejta në mbrojtës nuk mund të heqin dorë edhe personat me shenja të çrregullimit apo paaftësisë mendore.

Mbrojtës mund të angazhojnë vetë i dyshuari a i pandehuri ndërsa nëse ata nuk e bëjnë këtë atij, por jo edhe përkundër vullnetin të tij, mbrojtës mund ti angazhojnë edhe bashkëshorti apo bashkëshorti jashtëmartesor, personi në vijë të drejtë të gjakut, prindi adoptues, fëmija i adoptuar, vëllau, motra dhe ushqyesi.

(21)
(22)

Mbrojtës mund të jetë vetëm avokati i regjistruar në Odën e Avokatëve dhe nën kushte të caktuara atë mund ta zëvendësojë edhe praktikanti i avokatit. Praktikanti i avokatit nuk mund të paraqitet pranë Gjykatës Supreme të Kosovës ndërsa në çështjet penale që kanë të bëjnë me vepra penale të dënueshme me dënim burgimi me të paktën 5 vjet praktikanti i avokatit mund t’a zëvendësojë avokatin vetëm nëse ka të dhënë provimin e judikaturës.

Teksit ligjor i nenit 72 paragrafi 1 është në kundërshtim me tekst në gjuhën angleze dhe serbe dhe ka shkaktuar keqinterpretime në praktikë. Ka pasur raste kur nuk u është lejuar të ushtrojnë detyrën e mbrojtësit mbrojtësve që janë në vijë të drejtë të gjinisë së gjakut me të pandehurin. në tekstin në gjuhën shqipe, pas fjalëve “as personi që është” duhet shtuar fjalët “me ta në gjini gjaku në vijë të drejtë…” që do të thotë me paditësin a të dëmtuarin e jo edhe me të pandehurin.

Mbrojtjen e detyruar e kushtëzojnë vetitë fizike dhe psikofizike të të pandehurit, paraburgimi dhe sankcioni i paraparë për vepër penale. Për shak të vetive fizike dhe psikofizike mbrojtës duhet të kenë që nga marrja e parë në pyetje të padehurit memec, të shurdhër dhe ata me shenja të çrregullimeve ose paaftësisë mendore pa marrë parasysh peshën e veprës penale. Pesha e veprës penale nuk është me rëndësi as me rastin e mbrojtjes së detyruar për gjatë marrjes në pyetje në paraburgim dhe kohës sa zgjatë paraburgimi.

I akuzuari ndaj të cilit është ngritur aktakuza për vepër penale për të cilën mund të shqiptohet dënim me burgim tetë ose më shumë vjet duhet të ketë poashtu mbrojtës që nga ngritja e aktakuzës.

Mbrojtja është e detyruar edhe në procedurën sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike nëse i gjykuari është i shurdhër, memec ose shpreh shenja të çrregullimit apo paaftësisë mendore.

Në rastin e mbojtjes së detyrueshme nëse i pandehuri nuk angazhon mbrojtës dhe atij nuk i angazhojnë mbrojtës as personat që kanë këtë të drejtë, mbrojtësin, sipas detyrës zyrtare dhe varësisht nga faza e procedurës penale,e cakton policia prokurori publik apo gjykata në shpenzime publike.

Mbrojtësi në parim i gëzon në procedurën penale të gjitha të drejtat që i gëzon i pandehuri, neni 77 par. 1.

KAPITULLI VII - I DËMTUARI

Veprat penale mund të shkaktojnë pasoja të ndryshme

për të

dëmtuarin dhe për këtë, e sidomos në rastet e veprave penale kundër integritetit seksual, dhunës familjare apo gjinore, policia, prokurori publik dhe gjykata duhet të kenë parasysh nevojat e tyre

(23)

të arsyeshme.

7 5

(24)

Në procedurë penale i dëmtuari ka të drejtë të paraqes kërkesë pasurore-juridike, të paraqes fakte dhe prova për vërtetimin e veprës penale dhe të kërkesës pasurore juridike, të propozojë prova, t’u parashtrojë pyetje të pandehurve, dëshmitarëve dhe ekspertëve dhe të sqarohet lidhur me provat, të jep deklarata dhe të shikojë procesverbalet, shkresat dhe sendet që shërbejnë si prova.

Ne të shumtën e rasteve i dëmtuari nuk ka arsimim juridik dhe nuk din për këto të drejta prandaj prokurori publik, gjyqtari i procedurës paraprake dhe kryetari i trupit gjykues kanë për detyrë ta njohtojnë ate për këto të drejta dhe faktin se i dëmtuari është njohtuar për to duhet shënuar në procesverbal.

Te dëmtuarit me qëllim të mbrojtjes së interesave të tij, në rastin kur ai është fëmijë, është në marrëdhënie familjare me të pandehurin, është viktimë e veprave penale trafikimit me njerëz apo veprave penale kundër integritetit seksual, kur ai ka çrregullime ose paaftësi mendore dhe kur gjykata vlerëson se ai është i pazoti për të mbrojtë interesat e veta, nëse ai apo përfaqësuesi i tij ligjor nuk angazhojnë përfaqësues të autorizuar, përfaqësuesin e autorizuar do t’a caktojë gjykata apo organi që zbaton procedurën paragjyqësore, në shpenzime publike.

KAPITULLI VIII - AFATET

Afati është koha brenda së cilës pala e autorizuar duhet të ndërmarrë veprimin e caktuar procedural. Afatet janë ligjore dhe gjyqësore. Afatet ligjore janë ta parapara në KPPPK ose KPPK ndërsa ato gjyqësore i cakton gjykata. Afatet ligjore të parapara në KPPPK janë afate procedurale ndërsa ato në KPPK janë afate materialo-juridike.

Afatet ligjore nuk mund të vazhdohen përveq në rastet kur këtë shprehimisht e lejon ligji si është psh. rasti nga neni 306 paragrafi 2 kur gjyqtari i procedurës për konfirmim të aktakuzës mund t`ia shtyjë afatin prej tri ditesh prokurorit publik për përpilimin e aktakuzës në pajtim me dispozitat e nenit 305 të KPPPK.

Afatet llogariten me orë, rastet e ankesave kundër aktvendimit mbi caktimin e paraburgimit, neni 283 paragarfi 3, në ditë që janë ankesat kundër aktvendimeve të gjykatës të marrë në shkallë të parë, neni 432 paragrafi 1, kundër aktgjykimeve të shkallës së parë, neni 398 paragrafi 1. Ndërsa në muaj janë afatet për paraqitjen e propozimit për ndjekje penale dhe padi private, neni 54 par1., apo kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë sa i përket të pandehurit dhe mbrojtësit, neni 452 paragrafi 3.

Në vite llogariten kryesisht afatet material-juridike si është llogaritja

(25)
(26)

e parashkrimit të ndjekjes penale apo parashkrimit të ekzekutimit të dënimit dhe me kalimin e tyre shuhet një e drejtë e organit kompetent për ndjekje penale apo ekzekutimin e dënimit.

Lidhur me paralajmërimin e ankesës apo paraqitjen e ankesës kundër aktgjykimit apo aktvendimit mbi konfiskimin e dobisë pasurore gjykata mund t’i lejojë vetëm të pandehurit kthimin në gjendjen e mëparme nën kushtet nga neni 96 i pandehuri duhet të mos ketë paralajmëruar ankesën apo paraqet ankesën për shkaqe të arsyeshëm. Cilat janë shkaqet e arsyeshme është çështje faktike mirëpo gjykatat kanë marrë se është shkak i arsyeshëm lëshimi i gjykatës për të shënuar në aktgjykim të drejtën në ankesë. I pandehuri duhet argumentuar shkaqet e arsyeshme në kërkesën për kthim në gjendjen e mëparme. Kjo e drejtë është e lidhur vetëm me personalitetin e të pandehurit dhe nuk i njihet mbrojtësit të tij.

KAPITULLI IX - SHPENZIMET E PROCEDURËS PENALE

Shpenzimet e procedurës penale janë shpenzimet e procedures që janë shkaktuar lidhur me procedurën penale.

Shpenzimet e policisë të bëra në procedurën e zbulimit të veprës penale dhe kapjes së të dyshuarit nuk bijnë në shpenzime të procedurës penale ndërsa shpenzimet për mbrojtësin e caktuar sipas detyrës zyrtare nga policia dhe ato të bëra lidhur me kqyrjen në vendin e ngjarjes bijnë në barrë të shpenzimeve të procedurës penale.

Shpenzimet për dëshmitar përfshijnë shpenzimet e transportit, ushqimit dhe fitimin e humbur ndërsa për ekspertë, përveq këtyre, edhe kompenzimi për ekspertim.

Shpenzimet e transportit të të pandehurit janë shpenzimet e transportit për sjelljen e tij në gjykatë të bëra qoftë lidhur me urdhër-arrestin për sjelljen e tij në gjykatë, neni 270, apo për sjelljen e tij në gjykatë nga institucioni në të cilin ai është në paraburgim apo shërim.

Shpenzimet e nevojshme për mbrojtësin dhe përfaqësuesve të autorizuar të paditësit privat dhe paditësit subsidiar, kur këta janë avokat, janë shpenzimet e tyre të udhëtimit dhe kompenzimit në bazë të tarifës që shërben për avokat ndërsa kur ata i cakton sipas detyrës zyrtare organi që zbaton procedurën në bazë të tarifës së UNMIK-ut mbi kompenzimin e shpenzimeve avokatëve të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Të gjitha shpenzimet e procedurës penale përveq atyre për të cilat thuhet shprehimisht se nuk do t’i paguaj i paguan i pandehuri kur ai shpallet fajtor. I pandehuri nuk do ti paguaj shpenzimet e procedurës penale kur ndaj tij pushohet procedura penale apo me aktgjykim lirohet nga aktakuza apo

(27)
(28)

ndaj tij aktakuza refuzohet dhe në këtë rast shpenzimet bijnë në barrë të mjeteve buxhetore të prokurorit publik nëse ai ka pushuar procedurën apo të gjykatës kur i pandehuri lirohet nga aktakuza apo aktakuza ndaj tij refuzohet.

Kur i pandehuri lirohet nga aktakuza apo ndaj tij refuzohet aktakuza në procedurë të zbatuar në bazë të padisë private apo padisë së paditësit subsidiar shpenzimet e procedurës penale i bartin paditësi apo paditësi subsidiar.

Kur procedura penale pushon për arsye se i dëmtuari tërheq propozimin për ndjekje në shqyrtimin gjyqësor shpenzimet i paguan i dëmtuari nëse i pandehuri nuk është pajtuar ti paguajë vet.

Shpenzimet paushale janë shpenzimet që caktohen në bazë të ndërlikueshmerisë dhe kohëzgjatjes së procedurës penale.

Gjykata mund ta lirojë të pandehurin nga detyrimi i pagimit të shspenzimeve të procedurës penale në momentin kur merr vendim për këto shpenzime. Për shpenzimet e procedurës penale gjykata rëndom vendos me aktgjykim mirpo nëse në kohën e marrjes së aktgjykimit mungojnë të dhënat për këto shpenzime vendos me aktvendim të posaqëm procesmbajtësi. Aktvendimin e tillë duhet ta aprovojë kryetari i trupit gjykues.

I pandehuri mund të lirohet nga detyrimi i pagesës së shpenzimeve penale me aktgjykim nëse gjatë shqyrtimit gjyqësor vërtetohet se pagesa e shpenzimeve do të rrezikonte gjendjen materiale të tij apo personave që ai është i detyruar t`i mbajë.

Në rast së këto arsyera konstatohen pas marrjes së vendimit të formës së prerë me të cilin i pandehuri është detyruar ti paguaj shpenzimet e procedurës penale vendimin mbi lirimin nga pagesa e tyre e merr kryetari i trupit gjykues me aktvendim të posaqëm.

I pandehuri mund të lirohet tërësisht apo pjesërisht nga detyrimi i pagimit të shpenzimeve të procedurës penale.

KAPITULLI X - KËRKESAT PASURORE-JURIDIKE

Kërkesën pasurore-juridike mund ta paraqaes vetëm personi i autorizuar dhe vetëm gjer në përfundimin e procedurës penale. Kërkesa mund të paraqitet në procedurën paraprake pranë prokurorit publik dhe gjykatës. Prokurori publik me rastin e marrjes së të dëmtuarit në pyetje si dëshmitar dhe policia gjyqësore nëse marrjen e tij në pyetje e kryen në bazë të autorizimit të prokurorit publik duhet të udhëzojnë të dëmtuarin në të drejtën e paraqitjes së kërkesës pasurore-juridike në procedurën penale ndërsa nëse i dëmtuari nuk është deklaruar lidhur me këtë para ngritjes së aktakuzës ai udhëzohet se këtë kërkesë mund ta paraqes gjer në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.

7 8

(29)

E DREJTA PENALE (MATERIALE)

Personi i autorizuar për të paraqitur kërkesën pasurore-juridike duhet ta paraqet atë qartë dhe të ofrojë prova që mbështesin kërkesën. Prova që mbështesin një kërkesë të tillë janë ato që në kontestin civil mbështesin kërkesëpadinë.

Persona të autorizuar për të paraqitur kërkesën pasurore-juridike janë personat që kanë legjitimitet aktiv për paraqitjen e kërkesës së tillë në kontest civil. Në rastin e dëmtimit të pasurisë në pronësi publike, shtetërore a shoqërore kërkesën pasurore-juridike mund ta paraqes personi vetë përgjegjës që në bazë të ligjit është i autorizuar të kujdeset për atë pasuri apo nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar.

Pasojë e veprës penale, në mes tjerash, mund të jetë marrja e sendit, shkaktimi i dëmit apo krijimi i ndonjë raporti juridik me ndërmarrjen e veprimeve juridike. Për këtë arsye me kërkesë pasurore juridike mund të kërkohet kompenzimi i dëmit, kthimi i sendit apo prishja e një raporti juridik të krijuar me ndërmarrjen e veprimeve juridike të cilat në të njëjtën kohë paraqesin vepër penale.

Sipas ligjit mbi marrëdhëniet detyrimore dëmi shkaktohet me zvogëlimin e pasurisë, dëmi real dhe pengimin e shtimit të saj, fitimi i humbur që paraqesin dëm pasuror si dhe shkaktimi i dhembjeve fizike, psiqike apo frikës që paraqesin dëm jopasuror.

KAPITULLI XI - MARRJA DHE KOMUNIKIMI I VENDIMEVE

Organet që marrin pjesë në zbatimin e ligjit gjatë procedurës penale vendimet i marrin në formë të aktgjykimit, aktvendimit dhe urdhëresave. Aktgjykimin mund ta merr vetëm gjykata ndërsa aktvendimet i merr gjykata, prokurori publik dhe policia. Në procedurën pranë gjykatës aktvendimet i merr trupi gjykues, kryetari i trupit gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake.

Në gjykatë aktgjykimet i merr kryetari i trupit gjykues si gjyqtari i vetëm, në bazë të kompetencës lëndore, neni 22 paragrafi 2 dhe trupi gjykues.

Aktgjykimi kur gjykata gjykon në trup gjykues mirret pas këshillimit gojor dhe votimit të cilin e drejton kryetari i trupit gjykues dhe ai voton i fundit. Nuk ka rregulla për radhën e votimit përveq për kryetarin e trupit gjykues. Praktika ka aprovuar radhën e votimit ashtu që i pari voton anëtari më i ri i trupit gjykues. Këshillimi gojor dhe votimi mbahen me dyer të mbyllura.

Çështjet për të cilat votohen janë të dhëna në ligj me radhë të cilës duhet përmbajtur. Së pari votohet për faktin se a u provua se i pandehuri ka

7 9

(30)

kryer vepren penale, për përgjegjësinë penale, dënimin dhe sankcionet tjera penale ose trajtimin e detyrueshëm, shpenzimet e procedurës penale, kërkesat pasurore juridike, konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale dhe në fund për çeshtjet tjera që duhet vendosur, caktimin apo heqjen e paraburgimit, arrestit shtëpiak, etj.

Në parim vendimet në formë të aktgjykimit u komunikohen palëve gojarisht nëpërmjet të shpalljes së aktgjykimit e cila mund të shtyhet më së shumti tri ditë nga dita e marrjes së aktgjykimit. Me rastin e shpalljes së aktgjykimit prezenca e palëve, mbrojtësit, të dëmtuarit dhe përfaqësuesve ligjor apo të autorizuar të të dëmtuarve nuk është e domosdoshme. Pala që është prezente menjëherë në procesverbal mund të paralajmërojë ankesë. Aktgjykimet e gjykatës të marra në shkallë të dytë dhe të tretë dhe ato të marra me rastin e mjeteve të jashtëzakonshme juridike nuk shpallen dhe për to palët njohtohen me marrjen e tyre me shkrim.

Në parim, aktvendimet nuk komunikohen gojarisht. Palëve në procedurë aktvendimet u dërgohen në kopje të shkruara. Aktvendimi i prokurorit publik mbi fillimin e hetimit nuk i dërgohet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij.

KAPITULLI XII - DORËZIMI I SHKRESAVE

A. SHKRESAT PËR TË CILAT NUK ËSHTË I DETYRUESHËM DORËZIMI PERSONAL

Për të gjitha shkresat tjera për të cilat nuk është thënë shprehimisht me ligj se duhet dorëzuar personalisht, personit që i dërgohen nuk është i domosdoshëm dorëzimi personal. Të tilla janë të gjitha vendimet gjyqësore ndaj të cilave nuk është e lejuar ankesa me përjashtim të thirrjes që i dërgohet të pandehurit nën kushtet e parapara shprehimisht me ligj.

Anëtaret e rritur të familjes së personit që i dërgohet shkresa dhe personi i cili është i autorizuar të pranojë shkresat në vendin e punës ku punon i pandehuri janë të detyruar të pranojnë

shkresën nëse i pandehuri nuk gjendet në banesë apo në vendin e punës ndërsa shkresat e tilla nuk janë të detyruar ti pranojnë kujdestari, fqinji apo personi i punësuar në të njëjtin vend të punës me personin të cilit shkresën duhet dorëzuar.

B. SHKRESAT PËR TË CILAT ËSHTË I DETYRUAR DORËZIMI PERSONAL

Pa marrë parasysh se ka apo nuk ka mbrojtës, detyrimisht të 8

(31)

E DREJTA PENALE (MATERIALE)

pandehurit duhet t’i dorëzohet personalisht thirrja për marrjen e tij në pyetje në procedurën paraprake, për seancën për konfirmimin e aktakuzës dhe për shqyrtimin gjyqësor.

Kundër aktakuzës, propozim akuzës dhe padisë private i pandehuri nuk mund të paraqet ndonjë mjet juridik dhe kur ai nuk ka mbrojtës këto shkresa poashtu duhet dorëzuar atij personalisht.

Në rastin kur ai nuk ka mbrojtës vendimet e gjykatës, aktgjykimi dhe aktvendimet kundër të cilave është e lejuar ankesa apo ankesa e palës kundërshtare në të cilën ai ka të drejtë të paraqes përgjigje dhe për të cilat afati për paraqitjen e ankesës apo përgjigjes në ankesë rrjedh nga dita e dorëzimit poashtu i dorëzohen personalisht të pandehurit mirëpo këto mund ti dorëzohen edhe personit që cakton i pandehuri. I pandehuri mund të caktoj ti dorëzohen shkresat çdo personi i cili ka zotësi të ndërmarr veprime juridike.

Në paragrafin 3 të nenit 127 është paraparë një mbrojtje e detyrueshme që nuk parashihet në dispozitat e nenit 73 të KPPPK. Kjo kushtëzohet me dënimin e shqiptuar me burgim pa marrë parasysh kohëzgjatjen e tij. Kur të pandehurit me aktgjykim të gjykatës së shkallës së parë i shqiptohet dënim me burgim dhe atij nuk mund ti dorëzohet aktgjykimi gjykata atij i cakton një mbrojtës sipas detyrës zyrtare të cilit duhet dhënë një afat të nevojshëm për tu njohtuar me shkresat e lëndës. Paraqitja e ankesës kundër aktgjykimit në bazë të ligjit nuk është e detyrueshme mirëpo mbrojtësi i tillë do të duhej detyrimisht të paraqes ankesë.

Kur me aktgjykim të gjykatës së shkallës së parë nuk është shqiptuar dënim me burgim dhe të pandehurit nuk mund ti dorëzohet aktgjykimi apo ankesa e pales kundërshtare për arsye se ai nuk gjendet në adresen e mëparme atëhere atij nuk i caktohet mbrojtës sipas detyrës zyrtare por shkresa që duhet dorëzuar vihet në stendën, tabelën e shpalljeve, të gjykatës.

Kur i pandehuri ka mbrojtës, aktakuza, propozim akuza, padia private, aktgjykimi, aktvendimi kundër të cilit lejohet ankesa dhe ankesa e palës kundërshtare i dorëzohen personalisht atij dhe mbrojtësit dhe me këtë rast afati i paraqitjes së mjetit juridik rrjedh nga dita e dorëzimit të shkresës të pandehurit. Po qe se aktgjykimi apo aktvendimi ndaj të cilit mund të ushtrohet ankesa dhe ankesa e palës kundërshtare nuk mund ti dorëzohen të pandehruit që ka mbrojtës ato vetëm shpallen në stenden, tabelën e shpalljeve, të gjykatës dhe pas kalimit të afatit konsiderohet së dorëzimi është kryer me rregull.

Shpallja e shkresave në stendën e gjykatës është veprim procedural dhe me rastin e ndërmarrjes së tij duhet hartuar procesverbal në të cilin do të konstatohet data e shpalljes së shkresës dhe data e heqjes së saj nga stenda e gjykatës. Me dispozitën e nenit 86 është paraparë së për çdo veprim të kryer gjatë procedurës penale shkruhet procesverbal, sipas mundesisë, në të njëjten kohë kur ndërmirret veprimi.

(32)
(33)

E DREJTA PENALE (MATERIALE)

Nëse i pandehuri ka më shumë mbrojtës dhe kemi të bëjmë me shkresa që duhet dorëzuar të pandehurit dhe mbrojtësit atëherë ato shkresa u dorëzohen të gjthë mbrojtësve të tij mirëpo dorëzimi i shkresës kryhet me rregull nëse ajo i dorëzohet vetëm njërit prej mbrojtësve.

KAPITULLI XIII- SHIKIMI I SHKRESAVE

Me shikimin e shkresave të lëndës nënkuptohet shikimi, kopjimi dhe fotografimi i tyre.

Shpenzimet e kopjimit dhe fotografimit të shkresave të lëndës bijnë në barrë të pjesëmarrësit në procedurë që bënë kopjimin dhe fotografimim e tyre dhe janë shpenzime të nevojshsme të tyre të cilat kanë të drejtë ti kërkojnë në procedurë penale dhe për të cilat vendos organi që zbaton procedurën.

Shikimin, kopjimin dhe fotografimin e shkresave të lëndës e lejon prokurori publik apo gjykata varësisht se në zotërimin e kujt janë ato.

I pandehuri dhe mbrojtësi nuk kanë nevojë të legjitimojnë interesin e tyre për shikimin e shkresave, kopjimin e tyre apo fotografimin ndërsa të dëmtuarit, përfaqësuesit e tyre ligjor dhe të autorizuar duhet legjitimuar interesin e tyre për shikimin, kopjimin apo fotografimin e shkresave apo provave.

Arsyet për ti mohuar këtë të drejtë mbrojtësit janë rrezikimi i qëllimit të hetimit, jetës apo shëndetit të njerëzve, në radhë të parë dëshmitarëve dhe privatësisë së tyre dhe mbrojtja e informatave konfidenciale.

Nëse shikimin, kopjimin apo fotografimin e shkresave e refuzon prokurori publik vendimin përfundimtar e merr gjyqëtari i procedurës parapraake ndërsa nëse gjyqëtari i procedurës paraprake refuzon kërkesën e tillë lidhur me shkresat a provat që i zotëron ai, atëherë vendimin përfundimtar e merr kolegji prej tre gjyqëtarësh.

Të dëmtuarit, përfaqësuesve të tyre ligjor dhe të autorizuar në parim nuk u lejohet shikimi, kopjimi apo fotografimi i shkresave pa u marrë në pyetje në veti të dëshmitarit nëse i dëmtuari duhet marrë në pyetje në këtë veti.

(34)
(35)

E DREJTA PENALE (MATERIALE)

PJESA E DYTË

KAPITULLI XIV- DISPOZITAT E PËRGJITHSHME LIDHUR ME PROVAT Gjykata, prokurori publik dhe policia janë të detyruar që me rastin e marrjes së provës të respektojnë rregullat e parapara me KPPPK dhe ligj që rregullojnë mënyrën e marrjes së provës konkrete.

Ndër provat e papranueshme janë deklarata e të pandehurit dhënë para prokurorit publik apo policisë në kundërshtim me dispozitat e neneve

155 paragrafi 1, 231 paragrafet 2 dhe 3 ose nenit 234 par. 2, deklarata e dëshmitarit dhënë prokurorit publik apo policisë e cila nuk mund të kundërshtohet me marrjen në pyetje në ndonjë fazë të mëvonshme të procedures, neni 156 par. 2, dhe deklarata e dëshmitarit e dhënë në kundërshtim me dispozitat e neneve 159, 160 dhe 155, provat e mbledhura nëpërmjet kontrollit nën kushtet e parapara në nenin 246, provat e marra nëpërmjet masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, neni 264 paragrafi 1, etj.

Mbështetja e aktgjykimit në provë të papranueshme paraqet shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, neni 403 paragrafi 1 nënparagrafi 8.

Çështja e pranueshmërisë së një prove mund të shqyrtohet në kërkesë të palëve apo nga gjykata sipas detyrës zyrtare çdo herë kur gjykata në mungesë të kërkesës së palëve dyshon në ligjshmërinë e provës.

Gjykata vendos lidhur me pranueshmerinë e një prove me aktvendim dhe ajo menjëherë veçon provën nga shkresat e lëndës dhe në të mund të ketë qasje vetëm kolegji prej tre gjyqëtarëve në procedurën e vendosjes lidhur me ankesën e paraqitur kundër aktvendimit me të cilën prova është shpallur e papranueshme. KAPITULLI XV- DËSHMITARËT

Dëshmitari mund të jep njohtime për vepren penale, kryesin e veprës penale apo ndonjë rrethane të rëndësishme për veprën penale siq janë njohja e sendeve, personave, etj.

Dëshmimi është detyrë e çdo personi që thirret në këtë veti në gjykatë duke përfshirë edhe të dëmtuarin. Personi mund të jetë shtetas i Republikës së Kosovës apo shtetas i huaj. Nga kjo rregull bëjnë përjashtim

8 3

(36)

vetëm dëshmitarët e privilegjuar nëse nuk lirohen nga detyra e ruajtjes së fshehtësisë zyrtare apo ushtarake nga organi kompetent dhe mbrojtësi të cilit i pandehuri nuk i ka kërkuar të dëshmojë.

Dëshmia përmbahet në ato çështje që dëshmitari i ka mësuar me anë të shqisave të pamurit dhe të dëgjimit lidhur me ato ngjarje që kanë ndodhur në të kaluarën. Dëshmitari mund të ketë mësuar për çështjet për të cilat kërkohet nga ai të dëshmojë edhe pas kryerjes së veprës penale dhe edhepse nuk ka qenë prezent në vendin ku është kryer vepra penale. Dëshmitari mund të pyetet edhe për mbresat e tij gjatë shikimit dhe dëgjimit mirëpo duhet vlerësuar me kujdes peshën provuese të mbresave.

Dëshmitarët mirren në pyetje gojarisht prandaj nuk është e lejuar marrja në pyetje e dëshmitarit me shkrim. Nëse ai është i shurdhët apo memec ai mirret në pyetje me ndihmën e përkthyesit i cili mund të komunikojë me të me anë të shenjave. Nëse një perkthyes i tillë nuk ekziston atëherë me ndihmën e një personi i cili mund të komunikojë me dëshmitarin.

Në procesverbal mbi marrjen e dëshmitarit në pyetje nga ana e policisë, prokurorit publik apo gjyqëtarit të procedures paraprake sipas mundësisë së jashtëzakonshme hetuese, neni 238, dëshmitari duhet të udhëzohst në të drejtat e tij dhe ky udhëzim dhe deklarimi i tij lidhur me udhëzimin duhet shënuar në procesverbal.

Dëshmitari anonim, neni 170 paragrafi 1 dhe 171 paragrafi 1 dhe 172 paragrafi 1 nuk pyetet për të dhënat personale, moshën dhe raportet me të dëmtuarin dhe të pandehurin.

Deklarata e dëshmitarit në procesverbal duhet shënuar me fjalët e dëshmitarit dhe në vend të tyre nuk duhen shënuar fjalë të cilat dëshmitari nuk i kupton, psh, nëse dëshmitari thotë se dikush kishte veshur setër nuk duhet shënuar se ai person kishte të veshur sako apo nëse dëshmitari thotë se në kohën e kryerjes së veprës penale vetëm sa kishte filluar të zdritej nuk mund të shënohet së vetem sa kishte filluar agu, e të ngjashme. Shpeshherë ndodh që në procesverbal të shënohen fjalë që kinse i ka thënë dëshmitari, e edhe personat tjerë që dëgjohen në procedurë ndërsa për kah niveli i arsimimit të përgjithshëm dhe jurdik të tyre shihet sheshazi se ato nuk janë fjalë të tyre por të atij që dikton procesverbalin.

Ne procedurën e hetimit dëshmitarët gjithnjë dëgjohen ndaras. Ballafaqimi i dëshmitarëve mund të bëhet edhe në procedurën e hetimit sipas rregullave që ky veprim procedural ndërmirret në shqyrtimin gjyqësor.

Me marrjen e dëshmitarit në pyetje në shqyrtimin gjyqësor prezentohen provat.

Dëshmitarët e propozuar nga paditësi i merr i pari në pyetje paditësi ndërsa në bazë të propozimit nga mbrojtja apo i pandehuri, së pari i merr në pyetje mbrojtësi apo i pandehuri.

8 4

(37)

E DREJTA PENALE (MATERIALE)

Dëshmitaret e marrur në pyetje në shqyrtimin gjyqësor, përveq kur dëshmitari është fëmijë, neni 361 par. 3, në parim nuk lejohen të dalin nga gjykatorja përveq nëse këtë ua lejon kryetari i trupit gjykues. Para së të japë lejen për largim, kryetari i trupit gjykues duhet të dëgjojë palët. Qëllimi i dëgjimit të palëve është të vërtetohet nëse ata kanë nevojë që dëshmitari të ballafaqohet me ndonjë dëshmitar tjetër apo me të akuzuarin.

Gjykata mund të kërkojë nga dëshmitari të japë betimin ndërsa nëse dëshmitari betimin e ka dhënë në procedurën paraprake gjykata i njohton të pranishmit se dëshmitari është nën betim.

PJESA E TRETË

PROCEDURA PENALE

KAPITULLI XVI - KALLZIMI PENAL

A. MËNYRAT E PARAQITJES SË KALLZIMIT PENAL

Paraqitja e obligueshme e veprave penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare vlen vetëm për organet shtetërore të të gjitha niveleve, lokal dhe qendror dhe ndërmarrjeve publike që menaxhojnë me mjete publike. Ky obligim vlen pa marrë parasysh se organi shtetëror apo ndërmarrja publike ka apo nuk ka njohuri për kryesin e mundshëm të veprës penale. Paraqitjen e veprës penale të zbuluar gjatë ushtrimit të detyrës janë të detyruar ta bëjnë personat zyrtar dhe personat përgjegjës.

Qytetarët kanë të drejtë të paraqesin veprat penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare. Ata janë të detyruar të paraqesin vetëm veprat penale të dënueshme me burgim afatgjatë.

Kallzimi penal përmban sa me tepër që është e mundshme të dhëna për veprën penale dhe kryesin dhe mund të paraqitet me shkrim, me mjete teknike të telekomunikimit apo gojarisht.

Personi që dëshiron të paraqet gojarisht kallzimin penal duhet të paralajmërohet për pasojat e kallimit të rremë dhe fakti së ai për këtë është paralajmëruar duhet shënuar në procesverbal që hartohet me rastin e pranimit të këtij lloji të kallzimit penal.

8 5

(38)

Kallzimi penal i paraqitet prokurorit publik dhe nëse ai nuk ka kompetencë lëndore a territoriale të vendos për të ai i’a dërgon kallzimin penal prokurorit publik kompetent.

B. DETYRAT DHE AUTORIZIMET E PËRGJITHSHME TË POLICISË

Policia ka për detyrë hetimin e veprave penale, ndërmarrjen e masave për parandalimin e fshehjes apo zhdukjes së provave, gjetjen e kryesit, sendeve me të cilat është kryer vepra penale apo që janë përfituar me vepër penale dhe mbledhjen e informatave që mund të përdoren në procedurën penale.

Për vepra të kryera penale apo të tentuara kur tentativa është e dënueshme e që ndiqen sipas detyrës zyrtare policia është e detyruar ta njohtojë prokurorin publik menjëherë dhe jo më vonë së njezetekatër orë nga momenti kur policia mëson për veprën e kryer apo të tentuar penale. Ky njohtim i bëhet prokurorit publik nga se ai drejton dhe mbikqyr punën e policisë në fazën paraprake të procedures penale.

Për të përmbushur këto detyra policia është e autorizuar të mbledh informacione nga personat e ndryshëm si për veprën penale ashtu edhe për kryesin e mundshëm, të kryej kontrolle të përkoheshme me qëllim të sigurimit të provave apo kapjes së kryesit, të kufizojë lëvizjen në zona të veçanta për të penguar asgjësimin apo dëmtimin e provave, të marrë masa për identifikimin e personave dhe sendeve me qëllim të zbulimit të kryesit, gjetjes së deshmitarëve apo identifikimit të sendeve me të cilat është kryer vepra penale apo që janë perfituar me vepër penale, të organizojë kontrollime me qëllim të gjetjes së personave apo sendeve që kërkohen, të kontrollojë lokalet e punës dhe shqyrtojë dokumentet që mund të shërbejne si prova, të konfiskojnë sendet që duhet të konfiskohen sipas KPPK, ta dergojë të dëmtuarin për ekzaminime mjekësore dhe të ndërmarrë masa dhe veprime tjera të parapara me kod.

Për veprimet e ndërmarra në bazë të këtyre autorizimeve polica përpilon shënim zyrtar ose procesverbal.

C. DETYRAT DHE AUTORIZIMET E PROKURORIT PUBLIK

Kallzimi penal është parashtresë dhe ai mund të mospërmbajë të gjitha ato të dhëna të nevojshme në bazë të të cilave prokurori publik do të mund të merrte vendimin e caktuar. Në raste të këtilla prokurori publik mund

8 6

(39)

E DREJTA PENALE (MATERIALE)

të kërkojë nga policia gjyqësore mbledhjen e të dhënave të duhura të nevojshme për marrjen e vendimit lidhur me kallzimin penal dhe policia gjyqësore është e detyruar të veprojë sipas kërkesave të ligjshme të prokurorit publik.

Prokurori publik, të dhënat e duhura mund t’i mbledhë edhe vet apo nëpërmjet organeve publike.

Mbledhja e të dhënave të duhura kur prokurorit publik i paraqitet kallëzim penal ndaj kryesit të panjohur të veprës penale nënkupton mbledhjen e të dhënave lidhur me zbulimin e kryesit dhe të dhënave që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

Prokurori publik hedh kallëzimin penal kur gjenë se nuk ka prova që tregojnë në ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprën penale për të cilën është paraqitur kallëzimi penal apo ndonjë vepër tjetër e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare. Paraqitësi i kallëzimit penal mund të mos kualifikojë juridikisht veprën penale apo asaj mund t’i jap kualifikim të gabuar dhe prokurori publik nuk është i lidhur me kualifikimin juridik të veprës penale të dhënë në kallzimin penal dhe është i detyruar të vlerësojë se a ka dyshim të arsyeshëm se i dyshuari ka kryer vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare.

Arsyet tjera për të cilat prokurori publik hedh kallëzimin penal janë se vepra penale nuk ndiqet sipas detyrës zyrtare, është parashkruar ndjekja penale, vepra penale është përfshirë me amnisti apo falje, i dyshuari gëzon imunitet dhe ai nuk i është hequr nga organi kompetent dhe kur ekzistojnë rrethana tjera që përjashtojnë ndjekjen penale. Rrethana tjera janë mosha, nuk mund të ndiqet penalisht fëmija nën moshën katërmbedhjetë vjeqare, vepra është kryer nga personi që nuk është penalisht përgjegjës, etj.

Detyrë e prokurorit publik është t’a njohtojë të dëmtuarin për hedhjen e kallëzimit penal, arsyet e hedhjes dhe ta udhëzojë në të drejtën të ndërmerr ndjekjen penale si paditës subsidiar apo privat.

Qëllimi i njohtimit të policisë për hudhjen e kallëzimit penal të paraqitur nga ajo është që në të ardhmen, për çështjet e njëjta, policia të mos paraqet kallëzim penal.

KAPITULLLI - XVII

ARRESTIMI I PËRKOHSHËM DHE NDALIMI NGA POLICIA

Prokurori publik mbikqyr punën e policisë gjyqësor në fazën e procedurës paraprake dhe në bazë të kësaj është detyrim i policisë që atë t’a njohtojnë pa vonesë e me së largu njëzet e katër orë pasi ajo të njohtohet për

(40)
(41)

E DREJTA PENALE (MATERIALE)

dyshimin se është krye vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare.

Dispozitat e këtij kapitulli flasin për arrestimin e përkohshëm, privimin nga liria dhe ndalimin.

Arrestimi i përkohshëm nga neni 210 është veprim procedural që policia ndërmerr në fazën e procedures paraprake, në të shumtën e rasteve pa urdhër të gjykatës apo autorizim paraprak të dhënë nga prokurori publik. I autorizuar për të arrestuar përkohësisht një person të kapur në flagrancë gjatë kryerjes së një vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare përveq policisë është edhe çdo person tjetër.

Arrestimi i përkohshëm i personit të kapur në flagrancë gjatë kryerjes së një vepre penale nuk është vepër penale privim i kundërligjshëm nga liria edhe nëse me vone vertetohet së vepra penale nuk është që ndiqet sipas detyrës zyrtare por vepër penale që ndiqet sipas padisë private apo kundërvajtje. Kur një kryes hyn në një objekt shitjeje dhe me dashje të përfitoje fitim të vogël të kundërligjshëm pasuror përvetëson sendin me vlerë nën 25 euro kryen vepër penale Vjedhje e imtë që ndiqet sipas padisë private. Kryesin e tillë mund ta arrestojë policia, çdo qytetar dhe çdo punëtor në objektin e shitjes ngase në momentin e kryerjes së veprës penale policia apo personi që arreston me bazë kanë mund të besojnë se ai po kryen një vepër penale të vjedhjes e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare.

Personi i arrestuar mund të ndalohet shtatëdhjetë e dy orë nga momenti i arrestimit dhe atij, jo më vonë se gjashtë orë nga arrestimi duhet dorëzuar vendimin mbi ndalimin i cili duhet të përmbajë të dhënat nga neni

211 par. 5 dhe të drejtën në ankesë e cila nuk pezullon vendimin e lidhur me të cilën vendos gjyqtari i procedurës paraprapake.

Nuk është infromuar drejtë për arsyet e arrestimit personi që nuk e flet gjuhën në të cilën informohet nga polici nëse nuk i është siguruar një përkthyes i pavarur apo nuk është deklaruar në procesverbal se e kupton gjuhën në të cilën njohtohet për arsyerat e arrestimit. Ky përkthim është falas, neni 214 paragrafi 1 nënparagrafi 4.

I arrestuari është i detyruar të jep të dhënat mbi identitetin e tij dhe duhet të informohet se edhe vetëm mosmundësia e vërtetimit të identitetit të tij është bazë për caktimin e paraburgimit, neni 281 paragrafi 1 nënparagrafi

2 pika (i), e me këtë edhe për ndalimin e tij.

Duke heshtur dhe mos u përgjegjur në asnjë pyetje të bërë i arrestuari i realizon të drejtën që të mos detyrohet të mbrohet dhe të mos e akuzojë vetveten të afërmit e tij apo ta pranojë fajësinë, neni 11 paragrafi 2.

Policia duhet ti mundësojnë të arrestuarit të realizojë të drejtën e ndihmës së mbrojtësit. I arrestuari ka të drejtë në mbrojtës sipas zgjedhjes së tij; në mbrojtës që i angazhojnë personat nga neni 69. paragrafi 9 dhe në mbrojtës sipas detyrës

(42)

8 8

References

Related documents

EXAMPLE: An undamaged Heavy Cruiser is hit by enemy fire, taking 6 damage points. The first row of hull boxes is marked off, requiring a threshold roll for each system on the SSD. A

Although this study cannot assess speci fic effects of changes to glycosylation sites on HA receptor speci ficity, results presented here suggest that there were no signi

Increased activation in parietal and fronto-temporal regions has also been reported in a study investigating the effects of learning arithmetic during one

Begitupun dalam model Kesuksesan sistem informasi DeLone & McLean yang digunakan Falgenti dan Pahlevi (2013) dalam penelitian sebelumnya, pengukuran transfer

In cell extracts from cultures expressing wild-type cry2 proteins, photoreduction and flavin radical formation is followed by slow reoxidation after return to darkness (Figure 3A,

measuring the emission spectra of the isolated uranyl cal- ixarene complexes were selected based on the UV-Vis and excitation spectra of the free calixarene and uranyl salt solu-

While a substantial sum, the number is less than a third of the $14.5 billion that the Brazilian National Development Bank (BNDES) loaned to finance infrastructure projects

This comprehensive impact assessment study (IAS) has a detailed adoption study and on- farm survey to fully understand the various dimensions of impacts and