Proc.Penale-pjesa posaqme.doc

46 

Full text

(1)

E drejta e Procedurës Penale- Pjesa e posaçme Prof: Rexhep Murati Pyetje për ushtrime

–I-1.Çka kuptojmë me të drejtën e Procedurës penale të veçantë ?

Me të drejten e Procdurës Penale të veçantë kuptojmë rrjedhën e procedures penale. Objekt i saj është rrjedha e procedures penale.

2.Cilat forma te Procedures Penale i njeh e drejta jonë e Procedures Penale ? E drejta jonë e procedurës penale njeh tri forma të procedurës penale në shkallë të parë: 1. Proceduren e rregullt e cila zhvillohet ne gjykaten Themelore

2. Procedurat Alternative te cilat zhvillohen ne Departamentet perkatese te Gjyaktes Themelore dhe

3. Proceduren ndaj te miturve, e cila zhvillohet ne Departamentin per te mitur te Gjykates Themelore perkatese.

3.Cilat janë sipas rregullit Stadet e Procedurës Penale ? Sipas rregullit procedura penale perbehet prej 3 stadeve, ato janë:

1. Procedura paraprake ( paragjyqesore) perfshine: a)fazen e hetimit, b) te akuzimit te te pandehurit e cila perbehet nga ngritja e aktakuzes dhe kontrollimi i aktakuzes ;

2. Procedura penale kryesore e cila perbehet nga keto faza: a) pergaditja e Shqyrtimit gjyqesor, b) Shqyrtimi gjyqesor , c) marrja dhe shpallja e aktgjykimit;

3. Procedura sipas mjetit juridik

4.A është e thënë që Procedura Penale të kaloj në të gjitha etapat e Procedures Penale ? Jo nuk është e thene që procedura penale te kaloj nëpër të gjitha etapat e Procedures Penale, Psh: Procedura Penale mund të niset në stadin e pare- paraprak dhe per shkak të rrethanave të ndryshme, po ne atë stad të behet pushimi i procedurës.

5 .Çka kuptojme me Proceduren Parapenale ?

Per te filluar procedura penale kusht eshte qe te jete zbuluar Vepra Penale dhe personi kunder te cilit ekziston dyshimi se ka kryer vepren penale ( i dyshuari) si dhe provat te cilat kete dyshim e bejne te bazuar. Pra -Procedura ne te cilen behet zbulimi i vepres penale dhe kryeresit te saj quhet procedure parapenale.

6.Cilat organe vijne në shprehje ne Proceduren Parapenale ?

Organet te cilat vijne ne shprehje ne Proceduren Parapenale jane: prokurori i shtetit, policia dhe gjyqëtari i procedurës paraprake;

7. Çka kuptojmë me veprimet jo-formale te Policise dhe qfarë rëndesie kanë në Proceduren Penale ?

Si veprime tipike jo formale të policise janë veprimet te cilat i ndermerr (sipas nenit 70 parag.3). Policia mund te kerkoj informacione te nevojshme nga qytetaret ; kryej kontroll te perkohshem te automjeteve e udhetareve dhe valigjeve te tyre; qe per kohe te nevojshem te kufizoj levizjen ne zona te caktuara; te ndermmar masa lidhur me identifikimine personave dhe sendeve; te

(2)

ndermarr masa per te gjetur personin ose sendin i cili kerkohet; qe ne prani te personit pergjegjes te kontrolloj objektet dhe lokalet e organeve publike dhe te shqyrtoj dokumentet e caktuara qe ju perkasin atyre; te sekuestroj sende te cilat duhet te mirren sipas KP te Kosoves ose mund te sherbejnë si prova ne Proceduren Penale, të zbuloj, mbeldh dhe ruaj prova nga vendi i ngjarjes ; te merr ne pyetje deshmitaret apo te dyshuarit e mundshem; të ndermarr masa per te parandaluar ne rrezik te menjehershem per publikun dhe te ndermarr masa dhe veprime tjera te percaktuara me ligj.

Rëndësia e veprimeve JO FORMALE te policisë ne Proc. Penale konsiston ne ekzaminimin e vendit te ngjarjes si dhe mbledhjen e provave relevante lidhur me rastin konkret.

8. Çfare autorizimesh ka policia sipas KPP-se kur ekziston dyshimi i arsyeshëm se është kryer V.P. e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare ?

Sipas KPP-se nese ekziston dyshimi i arsyeshem se eshte kryer V.P. e cila ndiqet sipas detyres zyrtare, policia ka autorizim, te ndermarre te gjitha masat e nevojshme qe te zbuloj

vendndodhjen e kryeresit, te ndaloj kryeresin ose ndihmesin e tij nga fshehja ose arratisja, te zbuloj dhe ruaj gjurmet dhe provat te tjera te V.P. dhe sendet tjera te cilat mund te sherbejne si prove, dhe te mbledh te gjitha informacionet te cilat mund te perdoren ne proceduren penale. 9. Ne çfare kushtesh dhe per sa kohe mund te ndaloj me se shumti policia personat qe gjenden ne vendin e kryerjes se V.P. ?

Policia ka te drejte qe t’i ndaloj dhe te marr informacione nga personat qe gjinden ne vendin e kryerjes se V.P. kur ka gjasa qe mbledhja me vone e informacioneve te rendesishme per

procedure do ta zvarriste proceduren apo do te shkaktonte veshtiresi te tjera. Ndalja mund te behet me se shumti 6 ore.

10. Çka kuptojme me HABES CORPUS dhe kur vjen ne shprehje ne proceduren tone penale ? Me HABES CORPUS kuptojme institucionin ligjor i cili garanton lirine personale te individit ne menyre qe te parandaloj arrestimet arbitrare. Institucioni HABES CORPUS ne proceduren tone penale vjen ne shprehje me rastin e caktimit te paraburgimit.

11.Çka kuptojme me arrest te perkohshem , Kush eshte i autorizuar ta zbatoj ate dhe si veprohet ne kete rast ?

Me arrest te perkohshem kuptojme arrestimin e personit te dyshuar se ka kryer V.P. Arrestin eshte i autorizuar ta zbatoj policia. Prokurori i shtetit sa me shpejte qe eshte e mundur pas arrestimit, por jo me vone se 6 ore nga koha e arrestimit, i leshon personit Aktvendim me shkrim mbi ndalimin, pastaj Prokurori i shtetit brenda 24 oresh pas arrestimit i paraqet gjyqetarit te proedures paraprake kerkesen per caktimin e paraburgimit, gjyqtari i procedures paraprake jo me vone se 48 ore nga arresti mbane seance degjimore per te vendosur nese i pandehuri duhet te mbahet ne paraburgim.

12.Ne qfare kushtesh mund te jete prove e pranueshme per Gykaten deklarimi i te pandehurit i dhene Policise ose Prokurorit te shtetit ?

Deklarimi i te pandehurit dhene policies ose Prokurorit te shtetit mund te jete prove e

pranueshme ne Gjykate vetem kur i pandehuri merret ne pyetje me se voni para perfundimit te hetimit, perveq kur procedura rezulton me pushim.

(3)

13.Ne qfare kushtesh mund te jete prove e pranueshme per Gjykaten deklarimi i deshmitarit i dhene ne Polici ose para Prokurorit te Shtetit ?

Deklarimi i deshmitarit I dhene ne polici mund te jete prove e pranueshme per gjykaten kur ekziston vetem nje mundesi per marrjen e proves se rendesishme ose kur ka rrezik potencial se kjo prove nuk do te mund te merrej gjate shqyrtimit gjyqesor.

14 .Qka kuptojme me Kallzim Penal ?

Me kallezim penal kuptojme aktin me te cilin njoftohet Prokurori i shtetit per V.P. dhe kryeresin. Forma e kallzimit penal nuk eshte e parapare me ligj. Arsye per kete eshte qe edhe qytetaret te mund te kontribuojne ne zbulimin e V.P dhe kryeresve qe pa ndonje formalitet te veqante te paraqesin V.P dhe kryeresit.

15.Ne qfare menyre mund te paraqitet Kallzimi Penal ?

Forma e kallzimit penal nuk eshte e parapare me ligj. Kallezimi penal mund te paraqitet me shkrim, me mjete teknike te komunikimit dhe gojarisht .

16. Qka kuptojm me Kallezimin obligator dhe qka me ate fakultativ ?

Kallezimi eshte obligator per organet shteterore se te gjitha organet publike detyrohen qe ti paraqesin V.P qe ndiqen sipas detyres zyrtare per te cilat jane informuar apo jane ne dijeni ne ndonje menyre tjeter. Kallezimi eshte fakultativ per qytetaret sepse shihet nga fakti qe qdo person ka te drejte te kallezoj V.P qe ndiqet sipas detyres zyrtare. Per qytetaret kallezimi penal parimisht eshte fakultativ.

17.Cilat organe me se shpeshti paraqesin Kallezimin e detyrueshem Penal?

KPP obligon te gjitha Organet publike qe ti paraqesin V.P te cilat ndiqen siaps detyres zyrtare. Me se shpeshti kallezim te detyrueshem penal paraqesin : policia , disa sherbime te posaqme (ispencione etj) si dhe qytetaret si persona te trete.

18.Cilat jane pasojat e Kallezimit te rrem dhe kur Kallezimi paraqitet me GOJE, qfare obligimi ka organi te cilit i paraqitet ?

Per lajmerim apo Kallezim te rrem nje person sipas KPK mund te denohet me burgim prej 3 muaj deri ne tri vjet . Organi i cili e pranon, e paralajmeron pesonin per pasojat e Kallezimit te rreme. Per kallezimet e pranuara permes telefonit ose mjeteve tjera tekomunikimit behet shenim zyrtar.

19. Kur qytetaret detyrohen qe te lajmerojne V.P. ?

KPP parasheh se qytetaret kane te drejte ti kallezojne V.P te cilat ndiqen sipas detyres zyrtare dhe kane per detyre ta bejnë kete kur mos lajmerimi i V.P , paraqet V.P. (neni 79 parag 1). 20. Ne qfare menyre tjeter perveç Kallezimit Penal Prokurori i Shtetit meson per kryerjen e V.P. te cilat ndiqen kryesisht ?

Menyrat tjera mund te jene te mesuarit e drejteperdrejte dhe te terthort. Ne menyrat e te mesuarit te drejteperdrejte bene pjese te mesuarit pesonal mbi V.P ( si qytetare ne rruge, kinema, tubime , radio , tv etj) dhe ne te mesuarit e terthort bejnë pjese perfoljet ( fama) mbi V.P .

21.Cilat jane vendimet e Prokurorit te shtetit lidhur me Kallezimin Penal ? Vendimet e P. te shtetit lidhur me kallezimin penal jane:

(4)

1. E hedh kallezimin penal; 2. Kerkon informata plotesuese 3. Fillon zbatimin e hetimeve 4. Ngrit aktakuze

Pyetje për ushtrime –II-

1.Cili subjekt procedural ka autorizime dhe pergjegjesi per te zbatuar hetimet dhe me qfare vendimi fillojne hetimet ?

Sipas KPP ne fuqi , Prokurori i shtetit ka autorizime dhe pergjegjesi per zbatimin e hetimit. 2.Cili eshte Qëllimi i Hetimeve ?

Qellimi i hetimeve eshte mbledhja e provave dhe te dhenave te nevojshme per te vendosur se a do te ngritet aktakuza apo te pushohet procedura si dhe mbledhja e provave, sigurimi i te cilave ne shqyrtim gjyqesor do te ishte i pamundur ose i veshtiresuar.

3.Cilat jane autorizimet kryesore te Gjyqetarit te Procedures Paraprake

Autorizimet kryesore te gjyqetarit te Procedures Paraprake jane: ai mund te merr vendim lidhur me veprimet hetimore qe kane te bejne me kufizimin e te drejtave dhe lirise se individit, drejton seancen per konfirmimin e aktakuzes, si dhe mund t’ia caktoj masen e paraburgimit te

pandehurit.

4.Ne cilat raste Prokurori i shtetit ose i pandehuri mund te kerkojne qe te zbatohet mundesia hetuese e veqante ?

5.Ne qfare kushtesh Prokurori i shtetit gjate hetimeve merr ne konsiderim kerkesen e te pandehurit dhe te demtuarit per te marre prove konkrete ?

Prokurori i shtetit merr proven e tille kur ekziston rrezik per humbjen e proves, kur prova e till arsyeton lirimin e te pandehurit nga paraburgimi ose kur ekzistojne shkaqe te tjera te arsyeshme per marrjen e proves.

6.Kujt i dergohet Aktvendimi mbi zbatimin e hetimeve ?

Prokuroi i shtetit ka per detyre qe nje kopje te Aktvendimit te hetimit t’ia dergoj pa vonese gjyqetarit te procedures paraprake .

7.A eshte e lejuar ankesa kunder Aktvendimit mbi zbatimin e hetimeve ? Po ne afat prej 3 ditesh.

8.Cilat elemente i permban Aktvendimi per zbatimin e htimeve ? Aktvendimi per zbatimin e hetimeve permban keto elemente :

a) te dhenat pesonale te personit kunder te cilit do te zbatohet hetimi, b) kohen e fillimit te hetimit,

c) peshkrimin e vepres e cila tregon elementet e V.P, d) emertimin ligjor te V.P,

e) rrethanat dhe faktet qe e justifikojne dyshimin e arsyeshem per V.P ,

(5)

deri ne momentin e nxjerrjes se Aktvendimit. 9.Qka kuptojme me Zgjerimin e Hetimeve ?

Nese prokurori i shtetit gjate hetimit meson për kryerjen e nje vepre tjeter penale ose per nje te dyshuar tjeter, prokurori i shtetit mund te filloj hetim te ri per vepren e re penale apo te

dyshuarin, ose mund te zgjeroj hetimin ekzistues.

10. Qka kuptojme me Pezullimin-nderprejen e hetimeve dhe ne cilat raste vjen te nderprerja e hetimeve ?

Me pezullimin- nderprerjen e hetimeve kuptojme paraqitjen e pengesave procedurale per zhvillimin e metejme te Procedures Penale.

Pezullimin e hetimit e bene prokurori i shtetit me aktvendim ne keto raste:

1. I pandehuri pas kryerjes se V.P. vuan nga nje çrregullim ose paaftesi e perkoheshme mendore ose nga nje semundje tjeter e rende;

2. I pandehuri eshte arratisur ose ekzistojne rrethana te tjera te cilat perkohesisht e pengojne ndjekjen me sukses te te pandehurit.

11. Qka kuptojme me pushimin e hetimeve dhe ne cilat raste vjen deri te pushimi i hetimeve ?

Hetimi pushohet me aktvendim te prokurorit te shtetit me çrast faktikisht procedura pushohet ne pergjithesi.

Hetimi pushohet kurdo qe eshte vertetuar nga provat e mbledhura se: 1.Nuk ekziston dyshimi i arsyeshem se i pandehuri ka kryer V.P; 2.Vepra e kryer nuk eshte veper qe ndiqet sipas detyres zyrtare; 3.V.P. eshte parashkruar,

4. V.P eshte perfshire ne falje ; ose amnistin e leshuar para miratimit te Kushtetutes se RKS-se ose

5. V.P eshte përfshire e leshuar para miratimit te kushtetutes se RKS-se 6. Ekzistojne rrethana ne amnistin tjera te cilat e perjashtojne ndjekjen.

12. Kush propozon dhe kush vendos perkitazi me zgjatjen e hetimeve dhe sa mund te zgjasin gjithsejte hetimet ?

Pasi prokuroi i shtetit ti kete filluar hetimet ai detyrohet qe ato ti perfundoj brenda dy viteve. Perjashtimisht gjyqetari i procedures paraprake mund te autorizoje nje vazhdim deri ne 6 muaj te hetimit ne rastet kur hetimi penal eshte i nderlikuar, si rast i nderlikuar konsiderohet kur ne nje hetim jane te perfshire kater e me shume te pandehur. Kjo do te thote se hetimi mund te zgjase me se shumti dy vite e gjysme.

13.A eshte e lejuar ankesa kunder Aktvendimit mbi zgjatjen e hetimeve, nese eshte e lejuar cilet subjekt procedural kane te drejte ne ankese dhe kush vendos perkitazi me te ?

I pandehuri dhe i demtuari kane te drejte te paraqesin deklarate me shkrim lidhur me kerkesen e prokurorit per vazhdimin e hetimeve, por Prokurori i shtetit ne kerkesen per vazhdimin e hetimit mund te kerkoje nga gjyqetari i procedures paraprake qe i pandehuri dhe i demtuari te mos njoftohen mbi hetimin dhe kerkesen per vazhdim, kur kjo eshte e nevojshme per perfundimin me sukses te hetimit.

(6)

14.Ngritja e Aktakuzes shprehje e cilit parim eshte ?

Ngritja e Aktakuzes eshte shprehje e Parimit akuzator – nemo IUDEX SINE ACTORE. 15. Qka kuptojme me Procedurat Alternative dhe cilat jane ato?

Me Procedura alternative kuptojm procedurat te cilat ndihmojne ne zgjidhjen me te shpejt dhe me efikase te qeshtjeve penale. Procedura Alternative jane:

a) rastet e pezullimit te perkohshem te procedures penale,

b) rastet kur Prokurori nuk detyrohet te filloj ndjekjen ose mund te heqe dore nga ndjekja, c) procedura e ndermjetesimit,

d) marrveshja per pranimin e fajesise, e) lirimi nga denimi dhe

f) deshmitaret bashkepunues

16. Theksoni rastet kur Prokurori i shtetit mund te pezulloje perkohesisht proceduren penale?

Prokuroi i shtetit me pelqimin e te demtuarit mund te pezulloj ndjekjen per V.P. te denueshme me gjobe ose me burgim deri ne tri vjet, nese i pandehuri merr per siper se do te permbush detyrime te caktuara siq jane: eliminimi ose kompenzimi i demit, pagesen e nje kontributi ndaj nje institucioni publik ose humanitar apo fondeve per kompenzimin e viktimave te V.P., kryerja e punës ne dobi te pergjithsme etj. Kur i pandehuri i permbush detyrimet brenda 6 muajve, prokurori i shtetit e hedh kallzimin penal ose e pushon heitmin.

17. Kur Prokurori i shtetit nuk detyrohet te ushtroj ndjekjen ose mund të heqë dorë nga ndjekja?

Prokurori i shtetit nuk detyrohet të filloj ndjekjen penale ose mund të heqë dorë nga ndjekja ne dy rasteË

a) kur ligji parasheh që gjykata mund ta lirojë nga denimi kryerësin e V.P. ndërsa prokurori i shtetit nga rrethanat aktuale të çështjes çmon se gjykimi pa sanksion nuk është i

nevojshëm dhe

b) kur kryerësi I V.P. të dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit sinqerisht pendohet për V.P. dhe ndalon pasojat e dëmshme të V.P. ose kompenson dëmin e shkaktuar.

18. Çka kuptojmë me procedurën e ndërmjetësimit dhe kur vjen në shprehje ajo? Instituti i ndërmjetësimit pqaraqet një formë të re të zgjidjes së mosmarrveshjeve ndërmjet palëve në rrugë jashtë gjyqësore. Në procedurën e ndërmjetësimit kryerësi i V.P. dhe viktima me vullnetin e tyre të lirë arrijnë marrveshje lidhur me konfliktin ekzistues dhe për dëmin e

shkaktuar me V.P.

Kjo mënyrë për një kategori të V.P. është e pranishme në legjislacionet bashkëkohore si alernativë për zgjidhjen më efikase dhe më të shpejtë të çështjeve penale.

19. Çka kupojmë me marrveshjen për pranimin e fajësisë ?

Marrëveshja për pranimin e fajësisë nënkupton negocimin e kushteve të marrveshjes me shkrim për pranimin e fajësisë ndërmjet prokurorit të shtetit dhe të pandehurit.

(7)

Marrëveshja për pranimin e fajësisë nënkupton negocimin e kushteve të marrveshjes me shkrim për pranimin e fajësisë ndërmjet prokurorit të shtetit dhe të pandehurit, në bazë të së cilës i pandehuri dhe prokurori i shtetit pajtohen për akuzat e përfshira në aktakuzë, ndërkaq i pandehuri pajtohet të pranojë fajësinë në shkëmbim për pajtimin e prokurorit të shtetit që ti rekomandoj gjykatës dënim më të but, ashtu siç parashihet me ligj ose të merr parasysh konsiderime të tjera në interes të drejtësisë.

21. Çfarë benefitesh mund të gëzoj i Pandehuri me rastin e arritjes së marrveshjes për pranimin e fajësisë ?

Me rastin e pranimit të fajësisë i pandehuri mund të ketë benefite për caktimin e denimit , mirëpo varësisht se në qfarë etape e pranon fajësinë.

a) për marrveshjet e arritura në shqyrtimin gjyqësor i pandehuri mund të denohet së paku 90% të minimumit të denimit të përcaktuar me dispozitat përkatëse të Kodit Penal b) për marrveshjet e arritura para shqyrtimin gjyqësor i pandehuri mund të denohet së paku

80% të minimumit të denimit të përcaktuar me dispozitat përkatëse të Kodit Penal

c) për marrveshjet e arritura para shqyrtimin gjyqësor në rastet kur i pandehuri merr pjesë si dëshmitarë bashkëpunues dhe siguron prova në procedurë penale, mund të denohet së paku 60% të minimumit të denimit të përcaktuar me dispozitat përkatëse të Kodit Penal d) për marrveshjet e arritura para shqyrtimin gjyqësor në rastet kur i pandehuri merr pjesë si

dëshmitarë bashkëpunues në hetim të fshehtë dhe siguron prova në procedurë penale, mund të denohet së paku 40% të minimumit të denimit të përcaktuar me dispozitat përkatëse të Kodit Penal

e) Nëse marrveshja me shkrim mbi pranimin e fajësisë negociohet para ngritjes së aktakuzës kundër të pandehurit i cili ka arritur marveshje paraqitet aktakuzë e veçantë

22. Çka kuptojmë me lirimin nga dënimi ?

Lirimi nga dënimi i kryerësit i cili nuk është dëshmtiarë bashkëpunues në rastet kur kryerësi vullnetarisht bashkpunon dhe kur bashkëpunimi i tijë ka parandauar vepra tjera penale ose ka rezultuar me ndjekje të suskseshsme të kryerësve të tjerë të veprave penale.

Sipas KPP edhe lirimi nga dënimi i kryerësit në rastet e bashkëpunimit vullnetar me prokurorin e shtetit bënë pjesë në procedurat alternative.

23. Çka kuptojmë me dëshmitarin bashkëpunues ?

Instituti i dëshmitarit bashkëpunues është institut me natyrë juridike mikste të prëzier,

përkatësisht hibride, me elemente sa të të pandehurit aq edhe të dëshmitarit. Instituti i dëshmitarit bashkëpunues bënë pjesë në procedurat alternative.

24. Kur në të vërtet ngritet Aktakuza ?

Aktakuza ngritet si rezultat i zhvillimit te hetimit kur Prokurori i shtetit konsideron se

informacionet me te cilat ai disponon, per V.P. dhe kryeresin e saj paraqesin baze te mjaftueshme per ngritjen e aktakuzes . Aktakuzën ekskluzivisht e ngrit Prokurori i shtetit ( me KPP të më parshëm aktakuzë ka mund të ngirt edhe paditësi subsidiar)

(8)

Aktakuza përmban elemente të domosdoshme dhe fakultative.

Elemente të domosdoshme janë: përcaktimin e gjykatës ku do të mbahet shqyrtimi gjyqësorë ; emrin dhe mbiemrin e të pandehurit dhe të dhënat e tij personale; të dhënat nëse është shqiptuar paraburgimi dhe sa kohë ka zgjatur ose masat e urdhëruara kundër të pandehurit për sigurimin e pranisë së tijë, nëse ai ndodhet në liri dhe nëse ai është liruar para ngritjes së aktakuzës, sa është mbajtur në paraburgim; kohën dhe vendin e kryerjes së V.P., objektin në të cilin është kryer dhe mjetin me të cilin është kryer V.P. ; emërtimin ligjor të V.P. duke iu referuar dispozitave të Kodit Penal; rekomandimin për provat që duhet prezentuar në shqyrtimin gjyqësor së bashku me emrat e dëshmitarëve dhe ekspertëve, shkresat që duhet lexuar dhe sendet që duhet marrë si provë. 26. Çka përfshin shqyrtimi fillestar lidhur me kontrollimin e Aktakuzës ?

27. Çka përfshinë shqyrtimi i dytë gjatë fazës së kontrollimit të Aktakuzës ?

28.Cili subjekt procedural kujdeset që Aktakuza të jetë përpiluar sipas Ligjit ? Që aktakuza të jetë përpiluar sipas ligjit kujdeset Gjyqëtari i Procedurës paraprake. 29.Brenda cilit afat Paditësit mund të përmirësoj Aktakuzën ?

Paditësit mund të përmiresojnë Aktakuzen Brenda afatit prej 3 ditësh.

30. Si vepron Gjyqëtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues në shqyrtimin e dytë kur Aktakuza përfshinë ndonjë provë të papranueshme ?

Gjyqetari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues kur aktakuza përfshinë ndonjë provë të papranueshme merr Aktvendim të posaçëm për deklarimin e provës së papranueshme dhe për këtë e informon prokurorin e shtetit .

31.Kur Aktakuza përmbanë propozim për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit ose lirimin e tijë , kush vendos lidhur me paraburgimin dhe në çfarë afati ?

Kur aktakuza përmbanë propozim lidhur me caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit ose lirimin e tij nga paraburgimi vendos kolegji prej 3 gjyqëtarësh, brenda 48 oreve nga ngritja e aktakuzës.

32. Kur i pandehuri ndodhet ne paraburgim dhe Aktakuza nuk përmban propozim për lirimin e tijë, kush dhe në çfarë afati vendos për zgjatjen ose pushimin e paraburgimit ? Kur i pandehuri ndodhet në paraburgim dhe aktakuza nuk përmbanë propozim për lirimin e tij, vendos kolegji prej 3 gjyqëtarësh në afat prej 3 ditësh, nga dita e pranimit të aktakuzës, shikon sipas detyrës zyrtare nëse ende ekzistojnë arsyet për paraburgim dhe merr Aktvendim për

zgjatjen e paraburgimit.

33. Cilat materiale më së largu deri me ngritjen e Aktakuzës, Paditësi ia vë në dispozicion- siguron mbrojtësit, nëse këto materiale mbrojtësit nuk I janë dhënë më parë gjatë hetimit ? 1.Proçesvërbalet, deklarimet ose pohimet e nënshkruara apo të pa nënshkruara nga i pandehuri;

(9)

2. emrat e dëshmitarëve të cilët Prokurori i shtetit ka ndërmend t’i thërret për deshmim dhe çdo deklarim të mëhershëm të dhënë nga dëshmitarët e till;

3. Të dhënat mbi identifikimin e personave për të cilët Prokurori i shtetit di se posedojnë prova të pranueshme dhe shfajësuese ose informata lidhur me çështjen dhe çdo proçesverbal të

deklarimeve të nënshkuara nga personat e tillë per këtë çështje;

4. Rezultatet e ekzaminimit fizik dhe mental, testet shkencore ose eksperimentet e bëra lidhur me çështjen;

5. Kallëzimet penale dhe raportet e policisë dhe

6. Përmbledhjet ose referencat për provat materiale të mbledhura gjatë hetimit.

34. Cilat materiale dhe në çfarë afati , mbrojtja ka për obligim t’ia siguroj paditësit ? Mbrojtja ka për obligim t’ia siguroj paditësit këto materiale:

1. Njofton Prokurorin e shtetit për qëllimin e njoftimit të alibit, duke precizuar vendet ku i pandehuri precizon të ketë qenë në kohën e kryerjes se V.P., emrat e dëshmitarëve dhe çdo provë tjetër që e mbështet alibin;

2. Njofton Prokurorin e shtetit për qëllimin e prezentimit të arsyeve për përjashtim të

përgjegjësisë penale, duke precizuar emrat e dëshmitareve dhe çdo provë tjetër që e mbështet arsyen e tillë, dhe

3. Njofton Prokurorin e shtetit për emrat e dëshmitarëve të cilët mbrojtja synon t’i thërret për të dëshmuar.

Pyetje për ushtrime –III-

1. Qka kuptojme me përgaditjen e Shqyrtimit gjyqësorë ?

Me përgaditjen e Shqyrtimit gjyqësor kuptojmë kohën kur gjykata pas shqyrtimit të gjithanshëm të provave vendos për arsyeshmërin e aktakuzës.

2. Cili subjekt procedural përgaditë Shqyrtimin gjyqësor dhe me çfarë Vendimi ky subjekt i fillon përgadtijet për Shqyrtim gjyqësorë ?

Shqyrtimin gjyqësor e përgadit gjyqëtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, përgatitjet i fillon kur konstaton se në shkresa të lëndës gjenden shënime dhe informata të papranueshme ai merr aktvendim të posaçëm për shpalljen e tyre të papranueshme.

3. Ne qfare afati kohor Kryetari i trupit gjykues cakton Shqyrtimin gjyqësor pasi që Aktakuza të ketë marrë formn e prerë ?

Kryetari i trupit gjykues pasi që aktakuza të ketë marrë formën e prerë, shqyrtimin gjyqësor e cakton Brenda 1 muaji.

4.Ku mbahet Shqyrtimi gjyqësor ?

Shqyrtimi gjyqësor mbahet në selin dhe ne lokalet e gjykatës, në raste të caktuara kur lokalet e gjykatës nuk janë të përshtatshme për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor ose për shkaqe të tjera të arsyeshme, kryetari i gjykatës mund të caktoj që shqyrtimi gjyqësor të mbahet në ndonjë ndërtes tjetër, apo me lejen e kryetarit të gjykatës më të lartë edhe në vend tjetër por në e territorin e gjykatës kompetente.

5.Cilet subjekt procedural- penal thirren ne Shqyertimin gjyqësor ?

(10)

thirren:

I akuzuari, mbrojtesi i tij, prokurori i shtetit, i dëmtuari, përfaqesuesi ligjor, perfaqesuesi i autorizuar si dhe përkthyesi, gjithashtu thirrën dëshmitarët dhe ekspertët të cilët i ka propozuar prokurori i shtetit në aktakuzë dhe i akuzuari.

6. A mundet kryetari i trupit gjykues vetë të urdhëroj mbledhjen e provave të reja, nëse po për hir të cilit parim ?

Kryetari i trupit gjykues edhe pa propozimin e palëve mund të urdhëroj mbledhjen e provave të reja për shqyrtimin gjyqësor, për hir të parimit të DREJTPËRDREJTË.

7. Çka kuptojmë me gjyqëtarët plotësues ?

Kur gjatë shqyrtimit gjyqësor të drejtuar nga trupi gjykues i përbërë nga një gjyqëtar dhe dy gjyqëtar laik, faktet në të cilat bazohet aktakuza tregojnë se për shqyrtimin e V.P. është kompetente gjykata e përbërë nga trupi gjykues prej dy gjyqëtarëve dhe tre gjyqëtarëve laik, atëhere plotësohet trupi gjykues dhe fillon rishtas ( sipas KPP të mëparshëm)

8. Cilat parakushte (supozime) duhet të plotësohen për mbajtjen e Shqyrtimit gjyqësor ? Si parakushte (supozime) të cilat duhet të plotësohen për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor paraqitet prania e subjekteve themelor të procedurës penale dhe paraimisht e mbrojtësit.

9. Si manifestohet në rrjedhën e Shqyrtimit gjyqësor mospërmbushja e supozimeve për mbajtjen e Shqyrtimit gjyqësor (p.sh: mosprania e Prokurorit të shtetit, te pandehuri etj) ?

Në qoftë se në shqyrtimin gjyqësor i cili është cktuar në bazë të aktakuzës se Prokurorit të shtetit, nuk ka ardhur Prokurori i shtetit, shqyrtimi gjyqësor duhet të shtyhet, nëse nuk paraqitet i

pandehuri i cili është thirrur me rregull në shqyrtim gjyqësor dhe mungesen nuk e arsyeton, kryetari i trupit gjykues lëshon urdhërarrestin ose e shtyen shqyrtimin gjyqësor dhe urdhëron që i akuzuari të shoqërohet për në seancën e ardhshme, kur i pandehuri e arsyeton mungesën para arrestimit të tij kryetari i trupit gjykues e revokon urdhërarrestin.

10.Theksoni etapat e Shqyrtimit gjyqësor ?

Gjithë aktivitieti në Shqyrtimin gjyqësor në kuptimin e gjerë zhvillohet në disa etapa: 1) Hapja e seancës gjyqësore

2) Fillimi i shqyrtimi gjyqësor ( kryesor) dhe deklarimi i të akuzuarit dhe

3) paraqitja e provave ( procedimi i provave që përfshinë fjalën hyrëse, provat e paraqitura nga prokurori i shtetit, nga i dëmtuari, nga mbrojtëi si dhe fjalën përfundimtare

11. Cilat veprime procedurale bëjnë pjesë në hapjen e Shqyrtimit gjyqësor ?

Gjyqëtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues bën hapjen e senacës me çrast shpall lëndën penale e cila është objekt i shqyrtimit, si dhe përbërjen e trupit gjykues kur çështja gjykohet në trup gjykues. Mandej shikon se a janë plotësuar supozimet e shyqrtimit gjyqësor. Kur konstaton se ska pengesa për zhvillimin e shqyrtimit gjyqësor fillon me verifikimin e identittetit të të akuzuarit, përveç të dhënave mbi dënimet e mëparshme, të cilat sipas rregullit lexohen në fund të prezentimit të provave dhe udhëzon atë që me kujdes ta përcjell zhvillimin e shqyrtimit, e gjithashtu e udhëzon se mund të paraqes fakte dhe të propozoj prova për mbrojtjen e vet, se mund të bëjë pyetje të bashkë akuzuarëve, dëshmitarëve dhe ekspertëve, të bëjë vërejtje

(11)

dhe të jep shpjegime rrethë deklarimeve të tyre. Pastaj udhëzohet i akuzuari për të drejtën e heshtjes dhe të mos përgjigjet në pyetje të shtruara, nëse përgjigjet nuk detyrohet të akuzoj veteveten ose të afërmit e tij e as të pranoj akuzën, dhe të drejtën që të mbrohet vet ose me ndihmën e mbrojtesit.

12. Kur fillon Shqyrtimi gjyqësor ?

Me leximin e akuzës fillon shqyrtimi gjyqësor i çështjes penale konkrete. Pas leximit të

aktakuzës gjyqëtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues duhet të vlerësoj se i akuzuari a e ka kuptuar akuzën. Kur çmon se i akuzuari nuk e ka kuptuar akuzën , kërkon nga prokurori që tja shpjegoj atë ashtu që i akuzuari të mund ta kuptoj pa vështirësi. Kur gjyqëtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues bindet se i akuzuari e ka kuptuar akuzën i jep mundësinë që të pranojë ose jo fajësinë.

13.Kur merret në pyetje i akuzuari (gjatë shqyrtimit gjyqesor) i cili ka pranuar aktakuzën në të gjitha pikat e aktakuzës dhe kur nëse nuk e pranon fajësinë ose nuk deklarohet lidhur me fajësinë?

I akuzuari gjatë shqyrtimit gjyqësor i cili e ka pranuar aktakuzën per të gjitha pikat e aktakuzës, gjyqëtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupi i gjykues çmon se pranimi është bërë ne pajtim me dispozitat e KPP, anashkalohet prezentimi i provave dhe shkohet direkt në fjalën përfundimtare, ndërsa kur i akuzuari nuk e pranon fajësin ose nuk dëshiron të bëjë deklarat lidhur me të, qka nënkupton se pretendon pafajësinë, shqyrtimi gjyqësor vazhdon me prezantimin e povave, ndërsa i akuzuari merret në pyetje në fund të procedurës provuese .

14. Çka përfshinë fjala hyrëse ?

Personat në fjalën hyrëse mund të ju referohen provave të pranueshme, ligjit në fuqi dhe mund të perdorin tabela, diagrame, transkripte të kasetave të lejuara nga gjykata, përmbledhje dhe

krahasime të provave nëse ato bazohen në prova të pranuehsme, si dhe zmadhim të ekzemplarëve të tyre për ti demostruar ose për ti paraqitur si ilustrim gjykatës.

15. Qka kuptojme me procedurën e provave, qka i paraprinë dhe çka vjen pas saj ?

Me procedurën e provave kuptojmë prezentimin e provave gjatë shqyrtimit gjyqësor të cilat kanë të bejnë me V.P., si dhe argumentimin e të gjitha fakteve që gjykata i konsideron të rëndesishme për një gjykim të sakt dhe të drejtë. Procedurës së provave i paraprinë fillimi i shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimi i të akuzuarit lidhur me akuzën, ndërsa pas procedurës se provave vjen fjala përfundimtare e palëve.

16. Me qfare rradhe bëhet prezentimi i provave ? Prezantimi i provave bëhet sipas rradhës:

1) Fjala hyrëse

2) Provat e paraqitura nga prokurori i shtetit

3) Provat e paraqitura nga i dëmtuari, nëse ka të dëmtuar 4) Provat e paraqitura nga mbrojtësi dhe

5) Fjala përfundimtare

17. Ne cilat raste në shqyrtimin gjyqësor nuk lejohet të merret në pyetje personi nën moshën 16 vjeq ?

(12)

parimisht nuk lejohet marrja e personit të till në pyetje nëse dëshmia e tijë është marrë në procedurë paraprake dhe nëse trupi gjykues çmon se pyetja e sërishme nuk është e nevojshme. Në vend të kësaj e lexon proçesvërvalin e mëparshëm.

18. Në qfare kushtesh megjithatë trupi gjykues mund ta marrë në pyetje personin nën moshën 16 vjeqare ?

Trupi gjykues mund ta marrë ne pyetje personin nën moshen 16 vjeqare duke vendosur që ta përjashtoj publikun.

19. Qka përmbanë fjala përfundimtare e palëve dhe me çfar rradhe e marrin fjalën palët ? Personat në fjalën përfundimtare mund tu referohen provave, procedurës, ligjit në fuqi, karakterit dhe sjelljes së dëshmitarëve gjatë procedurës gjyqësore. Me atë rast ata mund të përdorin tabela, diagrame, përshkrime incizimesh, si dhe zmadhim të ekzemplarëve të tyre për ti demostruar ose paraqitur si ilustrim në gjykatë.

Së pari fjalën e merr prokurori i shtetit, pastaj i dëmtuari, mbrojtësi dhe në fund i akuzuari . 20. Si manifestohet roli i kryetarit të trupit gjykues në mbajtjen e Shqyrtimit gjyqësor ? Kryetari i trupit gjykues ka për detyrë që trupi gjykues të formohet sipas ligjit dhe të pengohet pjesëmarrja e gjyqëtarit i cili duhet të perjashtohet. Kryetari i trupit gjykues drejton shqyrtimin gjyqësor dhe fton palët, të demtuarin, perfaqesuesin ligjor, perfaqesuesit e autorizuar, mbrojtesin dhe ekspertet per t’i paraqitur provat e tyre, po ashtu ka detyrë që të kujdeset për shqyrtimin e gjithanshëm dhe të drejtë të çështjes, për zbulimin e së vërtetës dhe për mënjanimin e çdo gjëje që e zvarrit procedurën.

21.Per cilat çështje vendos kryetari i trupit gjykues dhe për cilat trupi gjykues ?

Kryetari i trupit gjykues vendos për propozimet e palëve kur për to nuk vendos trupi gjykues, ndërsa për propozimet për të cilat nuk ekziston pëlqimi i palëve dhe për propozimet për të cilat pajtohen palët, por kryetari i trupit gjykues nuk i ka miratuar, vendos trupi gjykues.

22.Cilat masa disiplinore dhe dënime disiplinore mund të shqiptohem për mbajtjen e rendit dhe qetësisë në Shqyrtimin gjyqësor ?

Gjyqëtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues menjeherë pas hapjes së seancës gjyqësore mund të iu tërheq vërejtjen palëve të pranishme që të sillen si duhet dhe të mos e pengojnë punën e gjykatës. Kur vërejtja nuk ka suskes atëherë gjyqëtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues disponon edhe masa tjera me të cilat e siguron rendin në shqyrtim gjyqësor, në këtë drejtim ai disponon me mundësinë e largimit nga gjykatorja dhe dënim me të holla deri në 1000 euro.

23.Cilat masa disiplinore dhe dënime displinore i shqipton kryetari i trupit gjykues dhe cilat trupi gjykues ?

Kryetari i trupit gjykues si masë disiplinor mund të urdhëroj kontrollin e personave te cilet asistojne ne shqyrtimin gjyqësor, ai disponon edhe me mundësin e largimit nga gjykatorja dhe dënim me të holla deri ne 1.000€, ndersa trupi gjykues mund t’ia mohoj të drejtën për të mbrojtur ose për të përfaqesuar klientet e tyre në shqyrtimin gjyqësor.

(13)

Të akuzuarit mund t’i shqiptohet dënimi me të holla, por mund të largohet përkohësisht ose gjatë shqyrtimit gjyqësor.

25. Theksoni rastet e përjashtimit të publicitetit në shqyrtimin gjyqësor ? Rastet e perjashtimit te publicitetit ne shqyrtim gjyqesor jane:

1. ruajtja e fshehetesise zyrtare;

2. ruajtja e informacionit te fshehtë i cili do të rrezikohej nga shqyrtimi i hapur; 3. ruajtjen e rendit dhe respektimin e ligjit;

4. mbrojtjen e jetës personale ose familjare të të akuzuarit, të dëmtuarit ose pjesëmarrësve tjerë në procedurë penale;

5. mbrojtjen e interesave të fëmijëve ose

6.mbrojtjen e të dëmtuarve dhe dëshimtarëve siq parashihet në kapitullin XIII te ketij Kodi. 26. Shpjegoni nese lejohen regjistrimet fotografike, filmike, televizive dhe regjistrime tjera me anë të pajisjeve teknike të seancës të shqyrtimit gjyqësor (nese jo pse nuk lejohen) ? Regjistrimet forografike, filmike, televizive dhe regjistrime te tjera me anë të pajisjeve teknike të shqyrtimit gjyqësor nuk lejohen. Me propozim të palës ose kryetarit të gjykatës, Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës përjashtimisht mund të lejoj incizimet e lartëcekura në ndonjë shqyrtim gjyqësor konkret. Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës i informon palët sa më shpejt që të jetë e mundur për propozimin e gjykatës, në rast të propozimit të palës e informon palën kundërshtare.

Pala mund t’i paraqes kundërshtim me shkrim Kryetarit të Gjykatës Supreme te Kosovës brenda 7 ditësh nga pranimi i propozimit.

27. Kush megjithatë mund të lejoj regjistrimet fotografike-filmike, televizive dhe

regjistrimet tjera me anë të pajisjeve teknike të seancës për konfirmim të aktakuzës ose shqyrtimit gjyqësor ? Regjistrimet forografike, filmike televizive dhe regjistrime të tjera me ane te paisjeve të seancës për konirmimin e aktakuzës ose shqyrtimit gjyqësor mund t’i lejoj Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës.

28.Qka kuptojme me proçesverbalin e shqyrtimit gjyqësor dhe cilat rregulla vlejnë për mbajtjen e tijë ?

Me procesverbalin e shqyrtimit gjyqesor kuptojme procesverbalin me shkrim i mbajtur gjate shqyrtimit gjyqesor, per gjithe veprimtarin e cila zhvillohet ne shqyrtimin gjyqesor, per mbajtjen e procesverbalit vlejne rregullat te cilat i vendos gjyqëtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues.

29.Kush e nënshkruan proçesverbalin e shqytimit gjyqësor ?

Procesverbalin e shqyrtimit gjyqesor e nenshkruajne: gjyqëtari i vetëm gjykues ose kryetarii trupit gjykues, proçesmbajtësi dhe palët e pranishme .

30. Qka kuptojme me ndryshimin dhe zgjerimin e aktakuzës ?

Me ndryshim të aktakuzës kuptojmë kur prokurori i shtetit gjatë shqyrtimit gjyqësor konstaton se provat e analizuara tregojnë se gjendja faktike e paraqitur në aktakuzë është ndryshuar, ndersa me zgjerim të aktakuzës kuptojmë rastet kur gjatë shqyrtimit gjyqësor konstatohet se i akuzuari ka kryer edhe tjetër V.P.

(14)

31.Kur vjen ne shprehje shtyerja dhekur ndërprerja e shqyrtimit gjyqësor ?

Shtyerja e shqyrtimit gjyqësor vjen në shprehje kur paraqitet nevoja për mbledhjen e ndonjë prove të re, bie fjala për nevoja për pergatitjen e mbrojtjes, ose gjate shqyrtimit gjyqësor

vërtetohet se te i akuzuari, pas kryerjes se V.P. është paraqitur çrregullim ose paaftësi mendore e përkohshme ose kur ekzistojnë pengesa të tjera për zbatim të suksesshëm të shqyrtimit gjyqësor, kurse

Ndërprerja e shqyrtimit gjyqësor vjen në shprehje për pushim, për shkak të kalimit të orarit të punës qe brenda një kohë të shkurtër te mblidhen prova te caktuara për përgatitijen e aktakuzës së zgjeruar ose të ndryshuar ose për pergatitje të mbrojtjes.

32. Shpjegoni rrjedhën-ecurinë e seancës për Këshillim dhe Votim ?

Pas fjalës përfundimtare trupi gjykues tërhiqet për seancë për këshillim dhe votim ku merret Aktgjykimi. Në këtë seancë, nën udhëheqjen e kryetarit të trupit gjykues, gjithashtu përpilohet proçesverbal i seancës për këshillim dhe votim të cilin e nënshkruajnë të gjithë anëtarët e trupit gjykues dhe proçesmbajtësi. Proçesverbali për këshillim dhe votim mbyllet në zarf të posaçëm. Qasje në këtë proçesverbal mund të ketë vetëm gjykata e cila e shqyrton mjetin e paraqitur juridik dhe pas shikimit sërish e mbyll në një zarf tjetër dhe konstaton se e ka shqyrtuar. 33.Kush e nënshkruan proçesverbalin e seancës për këshillim dhe votim ?

Procesverbalin për këshillim dhe votim e nënshkruajnë të gjithë anetarët e trupit gjykues dhe procesmbajtësi.

Pyetje për ushtrime -IV-

1.Çka kuptojme me AKTGJYKIM ?

Akgjykimi është vendim gjyqësor i cili merret dhe shpallet në emër të popullit dhe njëherit përfaqëson zbatimin e Kodit Penal në një rast konkret. Nëpërmjet tij zbatohen masat e shtërgimit shtetëror kundër atyre që është vërtetuar se kanë kryer ndonjë V.P.

2.Theksoni rastet kur shqyrtimi gjyqësor përjashtimisht përfundon me Aktvendim ? Shqyrtimi gjyqësor përjashtimisht përfundon me Aktvendim, kur hedhet akuza sipas nenit 358 te KPP ose kur shqiptohet masa edukuese ndaj te miturit (n.73 par.3 i KDM).

3. Sa lloje të Aktgjykimeve , gjykata mund ti merr ?

Gjykata mund t’i merr dy lloje te aktgjykimeve: aktgjykimi meritor dhe jo meritor.

4. Qka kuptojme me Aktgjykimin Meritor dhe Jo meritor (specifiko aktgjykimin meritor dhe jo meritor ?

Aktgjykimi meritor eshte aktgjykim me te cilin çështja kryesore e cila është paraqitur si lënde e procedurës si bie fjala : (V.P. e te akuzuarit, pergjegjesia e tij personale dhe eventualisht

shqiptimi i sanksionit) zgjidhet tërësisht.

(15)

Aktgjykim jo-meritor ( aktgjykimi formal) nënkuptojme aktgjykimin me të cilin refuzohet aktakuza.

5.Cilat jane pjesët e AKTGJYKIMIT ?

Aktgjyimi përbëhet prej tri pjesëve, ato jane: hyrja, dispozitivi dhe arsyetimi. 6.Theksoni rastet kur gjykata mund të merr Aktgjykim refuzues

Gjykata mund te marr aktgjykim refuzues kur:

1. kur prokurori i shteit është tërhequr nga aktakuza, nga hapja deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor

2. kur i akuzuari për të njëjtën V.P. është dënuar me vendim të formës së prerë, ose është liruar nga akuza, ose procedura kundër tij është pushuar me aktvendim të formës së prerë 3. kur V.P. është parashkruar ose vepra është përfshir me amnesti o falje, ose kur ekzistojnë

rrethana të tjera që e përjashtojnë ndjekjen penale. 7.Theksoni rastet kur gjykata mund të hedhë Aktakuzën ?

Trupi gjykues me aktvendim mund ta hedhë aktakuzën kur:

1. procedura eshte zbatuar pa kerkesen e paditesit te autorizuar;

2. kur ka munguar propozimi i kerkuar i te demtuarit ose leja e organit publik kompetent, apo nese organi public competent e ka terhequr lejen;

3. ekzistojne rrethana tjera te cilat perkohesisht e pengojne ndjekjen.

8.Theksoni rastet kur gjykata mund të merr Aktgjyim lirues ?

Gjykata mund të merr aktgjykim lirues me të cilin i akuzuari lirohet nga akuza nese: 1. vepra me të cilën akuzohet i akuzuari nuk përbënë V.P.;

2. ekzistojnë rrethana që e përjashtojnë përgjegjësinë penale;

3. nuk është provuar se i akuzuari ka kryer V.P. për të cilën është akuzuar, me çrast gjithashtu duhet të jepet aktgjykimi lirues

9. Qka përmanë Dispozitivi i Aktgjykimit dënues ? Gjykata ne aktgjykim dënues shënon:

1. se për cilën vepër shpallet fajtor, me shënimin e fakteve dhe të rrethanave që e prëbëjnë V.P. si dhe të atyre nga të cilat varet aplikimi i dispozitës së caktuar të Kodit Penal;

2. emërtimin ligjor të V.P. dhe dispozitat e ligjit penal të zbatuara gjatë marrjes së aktgjykimit;

3. dënimin e shqiptuar të akuzuarit duke përfshirë edhe dënimin alternativ nga neni 49 i KPK si dhe faktin se dënohet ose sipas dispozitave të Kodit Penal lirohet nga dënimi 4. urdhërin për shqiptimin e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitimin e lkryerësve të

varur nga droga ose alkooli, ose konfiskimin e dobisë pasurore që i nënshtrohet konfiskimit

5. vendimin për llogaritjen e paraburgimit ose të dënimit të mëparshëm të mbajtur 6. vendimin për shpenzimet e procedurës penale , për kërkesën pasurore juridike si dhe

për caktimin se a duhet shpallur aktgjykimin e formës së prerë në shtyp, radio apo televizion.

(16)

10.Pasi gjykata të merr Aktvendim brenda çfarë afati duhet ta shpall atë ?

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, gjykata duhet të shpallë aktgjykimin menjëherë, po që se nuk mund ta bëjë menjëherë, atëhere duke caktuar diten dhe vendin, shpalljen duhet ta bëjë brenda 3 ditesh.

11.Ne prezencë të cilëve subjekt proceduralo-penal shpallet Aktgjykimi ?

Aktgjykim shpallet në praninë e palëve dhe të pjesmarrësve tjerë duke e lexuar publikisht dispozitivin dhe duke komunikuar shkurtimisht arsyet e aktgjykimit.

12.Cili eshte origjinali i Aktgjykimit?

Dispozitivi i aktgjykimit i shënuar në procesverbal të shqyrtimit gjyqësor paraqitet si original për atë pjesë të aktgjykimit.

13.Kur publiku është përjashtuar nga shqyrtimi gjyqësor si bëhet shpallja e Aktgjyykimit ? Kur publiku eshte perjashtuar nga shqyrtimi gjyqesor, me rastin e shpalljes së arsyeve të

aktgjykimit trupi gjykues duhet të vendos a do të përjashtoj publikun dhe në çmasë do ta bëjë atë. Si bazë për përjashtimin e publicitetit në këtë moment mund të jenë vetëm ato shkaqe që

shërbejnë për përjashtimin e publicitetit nga shqyrtimi gjyqësor.

Dispozitivi lexohet me zë dhe të gjithë të pranishmit gjatë leximit duhet të qëndrojnë në këmbë. 14. Si vendos gjykata përkitazi me paraburgimin me rastin e marrjes së Aktgjykimit në shqyrtimin gjyqësor me të cilin i akuzuari dënohet me burgim ?

Nëse gjyqëtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues shqipton dënim me burgim të akuzuarit i cili gjindet në paraburgim atëherë ia vazhdon atë.

I akuzuari i dënuar me burgim i cili gjindet në paraburgim , me kërkesën e tijë mund të transferohet me aktvendim të gjyqëtarit të vetëm gjykues apo te kryetarit të trupit gjykues në institucion për mbajtjen e dënimit edhe para se aktgjykimi të merr fpormën e prerë.

15. Si vendos gjykata përkitazi me paraburgimin jashtë shqyrtimit gjyqësor (në kolegj gjyqësor)?

16. Kush e përpilon Aktgjykimin dhe në çfarë afati përpilohet Aktgjykimi nga shpallja e tij me shkrim?

Gjyqëtari i vetëm gjykues ose kryetari I trupit gjykues duhet ta përpiloj me shkrim Aktgjykimin brenda afatit prej 15 ditësh nga momenti i shpalljes kur i akuzuari gjindet në paraburgim, kurse në raste të tjera brenda 30 ditësh.

17. Kush e nënshkruan Aktgjykimin dhe kujt i dërgohet Aktgjykimi ?

Aktgjykimin e nënshkruajnë gjyqëtari i vetëm gjykues ose kryetarii trupit gjykues dhe poçesmbajtësi. Pastaj kopja e vërtetuar e Aktgjykimit i dërgohet palëve.

(17)

dhe mos përputhja e Aktgjykimit origjinal me kopje etj. ?

Gabimet në emra dhe numra si dhe gabimet tjera të qarta në të shkruar dhe llogaritje, të metat sa i perket formës dhe mospajtueshmërisë së aktgjykimit të hartuar me shkrim me origjinalin i përmirëson me aktvendim të posaçëm gjyqëtarii vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues sipas kërkesës së palëve ose kryesisht (neni 371 par. 1 ).

Pyetje për ushtrime –V- Mjetet juridike

1. Mjetet juridike në cilën fazë të procedurës bëjnë pjesë ? Mjetet juridike bëjnë pjesë në fazën e tretë të procedurës.

2. Shpjegoni nëse është e detyrueshme procedura përkitazi me mjetet juridike ?

Procedura përkitazi me mjetet juridike është e detyrueshme përkundër garancive procedurale të garantuara në procedurë, që kanë për qëllim gjetjen e të vërtetës, përkundër faktit se me

aktvendim synohet vërtetimi i gjendjes faktike ashtu siç është zhvilluar ngjarja me rastin e kryerjes së V.P., nuk përjashtohet mundësia që aktgjykimi i shkallës së parë të jetë jo i drejtë . 3. Shpjegoni pse Aktgjykimi i shkallës së parë përkundër përpjekjes së gjykatës për të konstatuar të vërtetën, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Aktgjykimi të jetë jo i drejtë dhe jo i ligjshëm

Shkaqet të cilat sjellin deri te aktgjykimi jo i drejtë dhe jo i ligjshëm mund të jenë të ndryshme : lajthimet e ndryshme, çmuarja e gabueshme e provave ose dalja në shesh e provës pasi që është dhënë aktgjykimi, mos profesionalizmi, mbi ngarkesa e gjykatës etj.

4.Qka kuptojme me mjetet juridike në përgjithësi ?

Me mjetet juridike ne pergjithesi kuptojme veprimet procedurale me te cilat palet dhe personat tjere te autorizuar ne procedure e atakojne vendimin te cilin e konsiderojne jo të drejtë dhe jo të ligjshëm, dhe kërkojnë që gjykata e mjetit juridik, pasi të vërtetoj bazueshmerinë e thënieve të tyre ta ndryshoj ose ta prish atë vendim.

5.Ne qka konsiston arsyetimi kryesor për përdorimin e mjeteve juridike ?

Arsyetimi dhe qëllimi kryesor i ekzistimit të mjeteve juridike është eliminimi i pasojave të vendimit gjyqëesor të padrejtë dhe të pa ligjshëm dhe krijimi i kushteve për marrjen e vendimit të drejtë dhe të ligjshëm.

6.Cilat janë efektet e ekzistimit të mjeteve juridike (efekti preventiv dhe negativ) ? Ekzistimi i mjeteve juridike ndikon në mënyrë Preventive te gjykatat e shkallës së parë për të marrë vendime të drejta dhe ligjore. Nuk përjashtohet edhe mundësia e ndikimit negativ të mjeteve juridike, kjo vjen në shprehje kur gjyqëtari i shkallës së parë në vend që të merrë

vedimin sipas bindjes së vetë të lirë, ai vendos në opsesionin se çka do të thotë gjykata e shkallës së dytë.

7. Si shprehet mundësia e përdorimit të mjeteve juridike në unifikimin e praktikës gjyqësore ? Mundësia e përdorimit të mjeteve juridike në unifikimin e praktikës gjyqësore shprehet në parimin e shumë-shkallshmërisë së gjykatave, që mundeson që për një çështje penale të vendosin më shumë gjykata.

(18)

9. Qka përfshijnë mjetet juridike në kuptim të ngushtë dhe çka në kuptim të gjerë të fjalës ? Mjetet juridike në kuptim të ngushtë konsiderohen të gjitha mjetet juridike me të cilat atakohet vendimi gjyqësor, ndërsa mjetet juridike në kuptim të gjerë përfshijnë përveq mejteve juridke në kuptim të ngushtë edhe kërkesa tjera të lejuara me ligj (psh. Kundërshtimi i aktakuzës, ankimi, lutja për kthim në gjendjen e mëparshme, kërkesa për përjashtimin e gjyqëtarit, përgjigja në ankesë, kërkesa për ndërprerjen e paraburgimit etj)

10. Si klasifikohen mjetet juridike ?

Mjetet juridike klasifikohen në mjete të rregullta juridike dhe mjete të jashtëzakonshme juridike, mjetet juridike me karaktert devolutiv dhe jo devolutiv, mjete juridike me karakter suspenziv dhe jo suspenziv.

11. Cilat janë mjetet e rregullta juridike e cilat janë mjetet e jashtëzakonshme juridike ? Mjetet e rregullta juridike jane: ankesa kundër aktgjykimit dhe ankesa kundër aktvendimit, kurse si mjete të jashtëzakonshme juridike konsiderohen kërkesa për rishikimin e procedures penale, kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të denimit dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë. 12.Cili është kufiri ndarës ndërmjet mjeteve të rregullta juridike dhe të jashtëzakonshme ? Kufiri ndarës është forma e prerë e vendimit gjyqësor ( kështu mjeti i rregullt përdoret kundër vendimit që nuk ka marrë formen e prerë dhe si i till e pengon arritjen e formës së prerë, kurse mjetet e jashtëzakonshme vetëm kundër vendimeve të formes së prerë).

13. Çka kuptojmë me karakterin devolutiv dhe jo-devolutiv të mjeteve juridike dhe çka me karakter suspenziv dhe jo-suspenziv të mjeteve juridike ( specifikoni mjetet juridike te cilat kane kete karakter) ?

Me karakterin Devolutiv kuptojmë se lidhur me mjetin juridik të paraqitur duhet të vendos gjykata e rangut më të lartë nga ajo e cila ka dhënë vendimin i cili sulmohet, ndersa me karakterin Jo-devolutiv kuptojmë mjetin juridik kur gjykata vendos në të njëjtën përbërje. Mjetet juridike kanë karakter Suspenziv kur e pezullojnë (ndalin) ekzekutimin e vendimit gjyqësor, ndersa me karakterin Jo-suspenziv kuptojmë kur sipas rrethanave të rastit konkret, gjykata mund të vendos pezullimin e ekzekutimit të vendimit derisa të përfundoj procedura (ankesa kundër aktvendimit mbi paraburgimin, mbi marrjen e lejës së udhëtimit etj).

14. Cilat vendime i merr gjykata e shkallës së parë duke vendosur lidhur me ankesë ? Gjykata e shkallës se parë duke vendosur lidhur me ankesë merr vendim kur mjetet juridike janë me karakter jo devolutiv.

15. Theksoni pesonat e autorizuar që kanë të drejtë në ankesë ?

Sipas KPP-së ankesë mund të paraqesin prokurori i shtetit, i akuzuari, mbrojtësi, përfaqësuesi ligjor i të akuzuarit dhe i dëmtuari.

16. Cilat elemente duhet t’i përfshijë ankesa ? 1.Të dhenat për aktgjykimin i cili ankimohet; 2.Arsyet (bazën) e ankimimit të aktgjykimit; 3.Arsyetimin e ankesës;

(19)

dhe

5. nënshkrimin e ankuesit.

17.Për qfarë arsye mund të paraqes ankesë i dëmtuari ?

I dëmtuari mund të ushtroj ankesë ndaj aktgjykimit vetëm për vendimin e gjykatës lidhur me sanksionet penale, për vepra penale kundër jetës dhe trupit, për V.P. kundër integritetit seksual, për V.P. kundër sigurimit të trafikut publik si dhe për shpenzimet e procedures penale.

18.Kur mund të paraqet i dëmtuari ankesë nga të gjitha bazat për atakimin e Aktgjykimit ?

Aktgjyikimi mund të ankimohet për shkakë të :

1. shkeljes esenciale të dispozitave të Procedurës Penale; 2. shkeljes se ligjit penal;

3. vërtetimit të gabueshem ose jo të plotë te gjendjes faktike ose

4. vendimit lidhur me sanksionet penale konfiskimit të dobisë pasurore, shpenzimeve të Procedurës Penale, kërkesave pasurore-juridike, si dhe per shkak te vendimit mbi publikimin e aktgjykimit.

19. A mund të revokohet heqja dorë nga ankesa ? Heqja dorë dhe tërheqja nga ankesa nuk mund të revokohet.

20. Si vepron gjykata me ankesë të paraqitur nga i akuzuari i cili nuk ka mbrojtës ose i dëmtuari i cili nuk ka përfaqësues të autorizuar nëse ankesa nuk është hartuar sipas ligjit ?

Nëse ankesën e ka paraqitur i akuzuari i cili nuk ka mbrojtës ose kur ankesën e ka paraqitur i dëmtuari i cili nuk ka përfaqesues të autorizuar, kurse ankesa është e mangët, gjykata e shkallës së parë e thërret ankuesin qe brenda afatit të caktuar të plotesoj ankesën me parashtresë me shkrim ose në procesverbal pranë asaj gjykate. Nëse ankuesi nuk e ploteson ankesen dhe gjykata nuk mund të konstatoj se cilit aktgjykim i referohet, e hudhë ankesen.

21. Si vepron gjykata me ankesë të paraqitur nga i akuzuari i cili ka përfaqësues të autorizuar ose prokurori i shtetit nëse ankesa nuk përmban elementet të cilat i përcakton ligji ?

Nëse ankesën e ka paraqitur i dëmtuari i cili ka perfaqesues te autorizuar, nëse ankesa nuk përmbane elementet të cilat i percakton ligji, bazën, arsyetimin ose të dhenat lidhur me aktgjykimin dhe nuk mund të konstatohet se cilit aktgjykim i referohet gjykata e hedh aktgjykimin

22. Theksoni arsyet për ushtrimin e ankesës ?

Aktgjykimi mund të ankimohet me ankesë për shkak të të metave reale ose juridike deri te të cilat arrihet për shkak të lëshimeve dhe gabimeve të subjekteve procedural, në rend të parë të gjykatës penale.

Andaj bazë ( arsye) për ankesë janë të metat të cilat figurojnë ( ose së paku ankuesi pretendon se figurojnë) në Aktgjykim .

(20)

23. Theksoni shkeljet esenciale ( qenësore) të dispozitave të procedurës penale ? Shkeljet esenciale të dispozitave të Procedurës Penale janë: shkeljet absolute dhe relative. 24. Çka kuptojmë me shkeljet absolute dhe çka me shkeljet relative të dispozitave të procedurës penale ?

Me shkeljet absolute te dispozitave te Procedurës Penale kuptojmë ato shkelje për të cilat ekziston supozimi se nuk mund të ekzistoj aktgjykimi i drejtë po që se ai permbanë ndonje shkelje absolute, ndersa me shkelje relative kuptojmë kur një shkelje relativisht konsiderohet si esenciale në mënyre që me sukses te atakohet aktgjykimi

25 .Kur kemi shkelje të LIGJIT ?

Sipas nenit 385 shkelja e ligjit Penal ekziston nese eshte cenuar Kodi Penal në çështjen: 1. nese vepra per te cilen ndiqet i akuzuari nuk eshte V.P;

2. nese ekzistojne rrethana qe perjashtojne pergjegjesine penale;

3. nese ekzistojne rrethana qe perjashtojne ndjekjen penale, e sidomos nese ndjekja penale eshte parashkruar ose ndjekja eshte perjashtuar per shkak te amnistis ose faljes ose çështja eshte gjykuar me aktgjykim te formes se prere;

4. nese lidhur me V.P. e cila eshte objekt i akuzes eshte aplikuar ligji i cili nuk mund te aplikohet; 5. nese ne marrje te vendimit per denim, denim alternative, verejtje gjyqesore ne marrjen e vendimt per masen e trajtimit te detyrueshem, per rehabilitim apo per konfiskim te dobise pasurore te fituar me V.P. gjykata ka tejkaluar kompetencat ligjore;

6. nese jane shkelur dispozitat mbi llogaritjen e paraburgimit dhe te denimit te mbajtur. 26. Qka kuptojme me vërtetimin e gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike ?

Me vertetimin e gabueshem ose jo të plote te gjendjes faktike kuptojme te metat e aktgjykimit lidhur me gjendjen faktike. Vërtetimi i gabueshem i gjendjes faktike ekziston kur gjykata ka vërtetuar gabimisht ndonjë fakt vendimtarë (relevant) apo kur përmbajtja e dokuemntit, proçesverbalit mbi provat e shqyrtuara ose të inçizimit teknik vënë në pikëpyetje saktësinë ose besnikërinë e vëretimit të fakteve të rëndësishme. Vërtetimi jo-i plotë i gjendjes faktike ekziston kur gjykata nuk ka vërtetuar ndonjë fakt vendimtar.

Pyetje për ushtrime

–VI-1. Përshkruani procedurën lidhur me ankesë në gjykatën e shkallës së parë ?

Ankesa kundër aktgjykimit të shkallës së parë paraqitet nga subjekti i autorizuar për ankesë në afat ligjor prej 15 ditësh në kopje të mjaftueshme. Gjithë veprimtaria lidhur me ankesë zhvillohet në dy pjesë, në gjykatë të shkallës së parë ( iudex a quo ) dhe në gjykatë të shkallës së dytë (

iudex a quem ).

2. Çka kuptojmë me përgjigjen në ankesë ?

Kundër aktvendimit të kryetarit të trupit gjykues të shkallës së parë me të cilin hedhet ankesa lejohet ankesë në gjykatë në shkallë të dytë. Gjyqëtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues një kopje të ankesës ua dërgon palëve kundërshtare të cilat në afat prej 8 ditësh kanë të drejtë të paraqesin përgjigje të saktë. Pas këtij afati gjyqëtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues ia dërgon ankesën së bashku me përgjigje në ankesë dhe të gjtiha shkresat e lëndës gjykatës e cila është kompetente për ta shqyrtuar ankesën (neni 388 par.2).

(21)

3. Përshkruani procedurën lidhur me ankesë në gjykatën e shkallës së dytë ?

Kur aneksa së bashku me shkresat e lëndës arrin në gjykatën e Apelit, ato i dorëzohen kryetarit të kolegjit të caktuar sipas orarit të gjykatës. Kryetari i kolegjit ankimor shikon se a është ankesa e afatshme dhe e lejuar dhe vepron në pajtim me nenin 399-400. Nëse nuk ka vend për hedhjene ankesës, atëherë kryetari i kolegjit e cakton gjyqëtarin raportues. Duhet të ceket se Gjykata e Apelit merr vendim në seancë të kolegjit ose në shqyrtim gjyqësor.

4. Në çfarë kufij shqyrtohet aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë të atakuar me ankesë ?

Gjykata e Apelit pikësëpari duhet ta shqyrtojë aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë në të gjitha pikat e atakuara me ankesë, por gjithmonë sipas detyrës zyrtare duhet të shikoj nëse:

1. ekzistojnë shkelje absolute të dispozitave të KPP nga neni 384 par.1 dhe nenparag 1,2,6 dhe 8 deri 12)

2. në kundërshtim me KPP është mbajt shqyrtimi gjyqësor në mungesë të akuzuarit 3. në rastet e mbrojtjes së domosdoshme shqyrtimi gjyqësor është mbajtur pa pranin e

mbrojtësit

4. është shkel ligji penal në dëm të të akuzuarit neni 385.

5. Çka nënkupton parimi tantum devulutum quantum apelatum ?

E drejta jonë e procedurës penale parimisht qëndron në parimin tantum devulutum quantum

apelatum d.m.th., Gjykata e Apelit e shqyrton akgjykimin e shkallës së parë vetëm në pjesën e

atakuar me ankesë, ndërsa pjesët tjera të aktgjykimit konsiderohen res juridicata . 6. Cilat janë vendimet e Gjykatës së shkallës së dytë lidhur me ankesë ?

Duke shqyrtuar aktgjykimin e atakuar me ankeë, Gjykata e Apelit në seancë kolegji ose në shqyrtim gjyqësor, ka mundësi ta hedh, ta rrefuzoj ose ta aprovoj ankesën. Varësisht nga kjo gjykata mund të merrë këto vendime :

1. e hedhë ankesën si të pa afatshme ose si të pa lejuar

2. e rrefuzon ankesën si të pa bazë dhe vërteton aktgjykimin e gjykatës themelore

3. e prish aktgjykimin dhe çështjen ia kthen gjykates themelore për rigjykim dhe vendim 4. e ndryshon aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë

7. Çka kuptojmë me rigjykim ?

Kur gjykata e Apelit duke vendosur lidhur me ankesën ose kryesisht e prish aktgjykimin e shkallës së parë, të gjitha shkresat e lëndës ia kthen gjykatës së shkallës së parë për rigjykim të sërishëm.

Me këtë rast gjykata e shkallës së parë e hap shqyrtimin gjyqësor në të cilin merr për bazë aktakuzën e mëprashme, ose pjesën e aktakuzës e cila ka të bëjë me pjesën e prishur të aktgjykimit.

8. Çka kuptojmë me benficium cohaesionis ?

Benficium cohaesionis ( beneficioni i bashkangjitjes) është beneficion të cilin e hasim në

(22)

Esenca e këtij beneficioni është se gjykata është e detyruar që përshtatshmërit për të cilat ka konstatuar se ekzistojnë për të pandehurin i cili ka përdorur mjetin juridik, ti zbatojë edhe ndaj të pandehurve të tjerë edhe pse ata nuk kanë paraqitur mjet juridik ose jo në atë drejtim.

9. Kur është e lejuar ankesa kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së dytë ?

Ankesa kundër Gjykatës së Apelit , sipas nenit 407 të KPP, mund të paraqitet në rastet vijuese: 1. kur Gjykata e Apelit e ndryshom aktgjykimin lirues të gjykatës themelore dhe e

zëvendëson me aktgjykim dënues prë të akuzuarin ose

2. kur me aktgjykimin e Gjykatës themelore ose Gjykatës së Apelit i është shqytipuar dënimi me burgim të përjetshëm

10. Theksoni karakteristikat kryesore të ankesës kundër aktvendimit ?

Pala e cila e kundërshton aktvendimin e gjykatës themelore duhet të tregoj se shkelja e së drejtsë së garantuar me ligj dhe Kushtetutë I shkakton asaj dëme tëparevokueshme. Lidhur me ankesat kundër aktvendimit të gjykatës themelore sipas rregullit vendoset në seancë të kolegjit të Gjykatës së Apelit, me përjashtim të rasteve kur parashihet ndryshe me KPP.

Pyetje për ushtrime -VII- Mjetet e Jashtëzakonshme juridike

1.Çka kuptojmë me mjetet e jashtëzakonshme juridike ?

Me mjete të jashtëzakonshme juridike kuptojmë mjetet të cilat janë të drejtuara kundër vendimeve të formës së prerë, ku vendimi i formës së prerë vetëm përjashtimisht mund të atakohet dhe të ndryshohet.

Atakimi i aktgjykimit me mjet të jashtëzakonshëm juridik mund të bëhet për shkak të lajthimeve të natyrës faktike apo të gabimeve juridike.

2.Theksoni mjetet e jashtëzakonshme juridike ? Mjetet e jashtëzakonshme juridike jane:

1. rishikimi i procedures penale;

2. kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme te denimit dhe 3. kërkesa për mbrojtjen e ligjëshmerisë.

3. Qka kuptojme me rishikimin e Procedurës Penale ?

Rishikimi i procedurës penale është mjet i jashtëzakonshëm juridik, me anë të cilit kundërshtohet vendimi gjqësor i formës së prerë për shkaë të vëertetimit të gabuar të fakteve.

Me anë të këtij mjeti juridik mundësohet mënjanimi i gabimeve ose lajthitjeve gjyqësore në çështjet e gjykuara në formë të prerë për sa i përket vërtetimit të fakteve.

4.Cilat janë format e Rishikimit ? Format e rishikimit jane:

1. vazhdimi i Procedurës Penale,

2. rishikimi jo i drejtë i Procedurës Penale dhe 3. rishikimi i drejtë i Procedursë Penale.

5. Qka kuptojme me vazhdimin e Procedurës Penale ?

(23)

ngjajshme me rishikimin. KPP i Kosovës në nenin 421 parashikon mundësinë e vazhdimit të procedurës penale në dy raste :

1. kur aktakuza është hedhur poshtë sipas nenit 253 paragrafi 2 ose 2. kur aktakuza është hedhur poshtë sipas nenit 358

6.Theksoni rastet e rishikimit jo të drejtë të Procedurës penale ? Rastet e rishikimit jo të drejtë janë:

1. kur në dy ose më shume aktgjykime kundër të njëjtit person të dënuar janë dhënë në formë të prerë disa dënime pa i zbatuar dispozitat për shqiptimin e denimit unik për veprat e kryera në bashkim ;

2. Kur me rastin e shqiptimit të dënimit unik sipas dispozitave për vepra penale në bashkim (neni 80 I KPP të Kosovës) gjithashtu është marrë parasyshë dënimi i përrfshirë në dënimin unik të caktuar me aktgjykim të mëparshëm në pajtim me dispozitat mbi veprat penale në bashkim ose

3. kur aktgjykimi i formës së prerë, më të cilin për disa V.P. është dhënë dënimi unik, nuk mund të ekzekutohet në ndonjë pjesë të tijë për shkak të amnistisë, faljes ose për shkaqe tjera.

7.Theksoni rastet e Rishikimit të drejtë të procedurës penale ? Proccedura Penale me aktgjykim te formes se prere mund te rishikohet:

1. kur provohet se aktgjykimi është bazuar ne dokument te falsifikuar ose ne deklarim te rrem te deshmitarit, te ekspertit ose te përkthyesit;

2. kur provohet se aktgjykimi është pasojë e V.P. të kryer nga gjyqtari, ose personi qe ka ushtruar veprime hetimore;

3. kur zbulohen fakte të reja ose prezentohen prova të reja të cilat vetë ose së bashku me provat e mëparshme janë të përshtatshme që të arsyetojne lirimin e personit të dënuar ose dënimin e tij sipas ndonjë dispozite më të butë penale;

4. kur një person për të njejten V.P. është gjykuar disa herë ose kur disa persona jane gjykuar për vepër të njejtë penale të cilën ka mundur ta kryej vetëm një person ose disa prej tyre

5. kur në rastin e gjykimit për vepër penale të vazhduar ose vepra tjera penale të cilat sipas ligjit përfshijne disa vepra të njëjta ose të ndryshme, zbulohen fakte të reja ose paraqiten prova të reja, të cilat tregojnë se i dënuari nuk ka kryer V.P. që është përfshirë në vepër penale për të cilën ai është denuar dhe ekzistimi i fakteve të tilla do të ishte me ndikim vendimtar në caktimin e dënimit.

8. Cila Gjykatë vendos lidhur me rishikimin e procedurës penale ?

Lidhur me rishikimin e procedurës penale vendos kolegji shqyrtues prej tre gjyqëtarësh i Gjykatës Themelore e cila e ka gjykuar në procedurën e mëprashme.

9. Shpjegoni nëse është i lejuar rishikimi sipas KPP-së vetëm në dobi , ose vetëm në dëm të të Padehurit ose është i lejuar parimisht në dobi të pandehurit dhe përjashtimisht në dëmë të pandehurit ?

Sipas KPP neni 423 parag 2, procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë parimisht mund të rishikohet në favor të të pandehurit, e vetëm përjashtimisht në dëmë të të pandehurit .

(24)

10. Në cilat raste lejohet rishikimi në dëmë të të pandehurit ?

Rishikimi ne dëme te pandehurit lejohet nëse vërtetohet se aktgjykimi është mbështetur në dokument të falsifikuar, në deklarim të rremë ose në vepër penale të kryer nga i pandehuri ose personi i cili vepron në emër të tijë kundër dëshmitarit, ekspertit, përkthyesit, prokurorit të shtetit, gjyqëtarit ose të afërmëve të tyre, procedura penale mund të rishikohet edhe në dëm të të pandehurit.

11.Çka kuptojmë me kërkesën për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit ?

Kërkesa për zbutje të jashtëzkonshme të dënimit është mjet i jashtëzakonshëm juridik i cili mund të ushtrohet vetëm në dobi të të pandehurit. Me kërkes për zbutje të jashtëzakoshme të dënimit kërkohet që aktgjykimi i formës së prerë të ndryshohet për sa i përket vendimit lidhur me dënimin.

12. Kush e paraqet kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit ?

Kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit mund ta paraqesin prokurori i shtetit kur procedura është zhvilluar sipas kërkesës së tij, i dënuari dhe mbrojtësi i tij.

13.Cilës Gjykatë i paraqitet kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit ? Kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit i paraqitet Gjykatës Themelor e cila e ka marrë aktgjykimin.

14.Kush vendos lidhur me kërkesën për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit ? Lidhur me kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit vendos Gjykata Supreme e Kosovës.

15. Qka kuptojme me Kërkesën për Mbrojtje të Ligjshmërisë ?

Me kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë kuptojmë atë kërkesë e cila paraqitet kundër vendimeve të formës së prerë ose kundër Procedurës Gjyqësore e cila u ka paraprirë këtyre vendimeve të formes së prerë, kur pretendohet se me të është shkelur ligji.

16.Cilet subjekt mund të paraqesin kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë ?

Kërkesën përmbrojtje të ligjshmërisë mund ta paraqesin : Kryeprokurori i shtetit, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij.

17. A ka afat për paraqitjen e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë, nëse ka, sa është ky afat dhe për cilin subjekt vlenë ( specifiko rastet kur kërkesën e paraqet i pandehuri dhe kur kërkesën e paraqet prokurori i shtetit ) ?

Afati për paraqitje të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë, përveq për Prokurorin e shtetit është tre muaj nga forma e prerë e vendimit përkatës, nëse me vendimin e Gjykatës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut, është vërtetuar se me vendim të formës së prer janë shkelur të drejtat e njeriut në dëmë të të pandehurit, afati për paraqitjen e kërkeses për mbrojtjen e ligjshmerisë llogaritet nga dita kur vendimi i Gjykatës Evropiane mbi të drejtat e njeriut i dorëzohet të pandehurit. 18.Cila Gjykatë vendos përkitazi me kërkesën për mbrojtjen e ligjshmeërisë ?

Figure

Updating...

References

Updating...

Related subjects :